Nje Paciente e Vecante Përgatiti Ilir Halili E Enjte, 19 Mars 2009 00:25
Pazienti i rradhes ishte nje vajze e re rreth te 25-26 vjeteve. Fillova ti mblidhja te dhenat mbi gjendjen shendetsore qe nga vizita e fundit. Gjate kesaj periudhe nuk kishte pasur asnje problem infektiv ose shtim te kolles ose ndonje problem tjeter. Infeksioni i fundit kishte qene nje bronkit qe kishte kaluar disa muaj me pare. Nuk perdorte ilace, gje qe me habiti disi sepse nuk me qellonte te shihja shpesh paciente ne ate ambulator qe te mos merrnin ilace . Me pak fjale kishte qene mire kohet e fundit. Pasi i mblodha ato pak informacione qe mund te duheshin per viziten e plote, i mora kartelen dhe e cova ne dhomen tjeter ku ishte doktorresha dhe nje vajze tjeter qe po ndiqte vizitat. Pasi e lexoi edhe nje here fleten e anamnezes (procedura e te mbledhurit te te dhenave) i kerkoi pacientes qe te zhvishej dhe na kerkoi neve ta vizitonim nga mushkerite. Vendosem fonendoskopin por nuk degjuam asnje zhurme patologjike qe mund te tregonte ndonje gje. Ajri futej dhe dilte pa qene i penguar nga ndonje gje dhe kjo bente qe te degjohej vetem ajo qe quanin "murmur vescicolare" , zhurme karakteristike e ajrit qe futet ne mushkeri kur keto jane ne gjendje te mire shendetsore. U largova per nje moment nga dhoma e vizites dhe kur u ktheva, pashe qe edhe doktorresha e kishte vizituar me fonendoskopin dhe i kontrolloi edhe barkun. Pastaj u drejtua nga une: - Afrohu dhe preke ne bark dhe me thuaj se cfare ndjen. U afrova dhe fillova ta prekja ne cdo kuadrant te barkut duke kerkuar ndonje reaksion muskular qe mund te tregonte dhimbje ose ndonje zone te ngurte qe mund te ishte jonormale. Ne ijen e majte u ndesha me nje tkurrje qe per nje moment nuk mu duk tkurrje muskulare dhe i thashe doktorreshes qe zona me dukej me e tendosur. - Cfare mund te jete?-me pyeti. E para gje qe me erdhi ne mendje ishte nje mase jashtqitjesh dhe u pergjigja me kete hipoteze por qe shume shpejt mu desh ta rivleresoja edhe nje here sepse kur e preka serish nuk u ndesha me te njejten tkurrje. Po ashtu pacientja nuk me kishte sinjalizuar probleme me jashtqitjet qe te mund te mendoja qe kishte nje staze (qendrim) fekale si pasoje e nje stipsi (veshtiresi me dale jasht si pasoje e fortesise se jashteqitjeve) dhe pranova qe kishte qene vetem nje tkurrje e muskulit. Por ajo qe ishte pak me siper nuk ishte me muskul. I kerkova te merrte fryme dhe shtyva faqen e gishtave ne drejtim te siperm dhe u sigurova qe ajo qe po prekja ishte nje organ. - Prezence e nje zmadhimi te shpnetkes (splenomegali) deri ne 2 cm nen harkun kostal. - Ok,tani provo dhe prek melcine. I kerkova serish te merrte fryme dhe u perpoqa te gjeje edhe shenjen minimale te melcise qe mund te me tregonte qe edhe melcia ishte e zmadhuar por kjo gje nuk dha rezultat. -Nje shpnetke e zmadhuar dhe nje melci qe nuk eshte e zmadhuar. Si eshte e mundur? - mu drejtua doktorresha. Idete qe me erdhen ne mendje ishin nje anemi e mundshme ose nje hipertension portal (rritje e presionit ne venen kave si pasoje e nje problemi qe pengon ecjen e gjakut neper te, kryesisht problem i melcise). "Problemi" me i madh ishte qe anamneza ishte negative per simptoma qe te mund te ne jepnin ndonje ndihme per te kuptuar pse-ne. Nje anemi qe te mund te justifikonte rritjen e shpnetkes do te shoqerohej me nje rritje me te madhe te shpnetkes ose me nje zbehje te lekures ose mund te shoqerohej nga shenja te tjera sic mund te jete lodhja. Nese do te ishte nje anemi shume e lehte nuk do jepte nje zmadhim te atyre dimensioneve. Nje hipertension portal do te shoqerohej fillimisht nga nje epatomegali (zmadhim i melcise) dhe vetem pas saj do kishte nje splenomegali...
1/2
Nje Paciente e Vecante Përgatiti Ilir Halili E Enjte, 19 Mars 2009 00:25
-nje hipertension portal do shoqerohej me nje zmadhim edhe te melcise ose me mire fillimisht do zmadhohej melcia dhe pastaj shpnetka - nderhyri doktorresha - Provo te ndjesh edhe nje here kraharorin. U perqendrova serish te gjeja ndonje zhurme por qe gjithsesi nuk do ishte me e mjaftueshme ne ate pike per te thene qe problemi mund te qendronte ne mushkeri. - Nuk arrij te dalloj gje nga pikpamja e frymemarrjes. Ndoshta ka te beje ndonje gje me zgjatjen e frymemarrjes? - Nejse, mos fillo tia futesh kot tani dhe ti provosh te gjitha . Atehere, pacientja qe keni para eshte nje paciente qe ka zemren djathtas (duhet te kisha degjuar te rrahurat e zemres!!!!), melcine majtas dhe shpnetken djathtas. Me pak fjale i ka te gjithe organet mbrapsh nga ato qe jemi mesuar ti shohim. Eshte ajo qe quhet "situs inversus" dhe eshte nje pasoje e sindromes se ciliave te palevizshme. Nje pjese e atyre me sindromen e ciliave te palevizshme kane kete gje. Ketu keni te beni me nje nendarje te kesaj sindrome qe merr emrin si sindroma e Kartagener-it. Nder gjithe pacientet qe kemi 4 ose 5 kane sindromen e ciliave te palevizshme. Keshtu qe ajo qe ke gjetur te zmadhuar nuk ishte shpnetka por melcia dhe ajo qe nuk arrite te prekje eshte shpnetka dhe tani besoj se llogarite dalin. Sic e shihni pacientja eshte ne nje gjendje te mire shendetsore dhe nuk ka probleme prej kesaj gjeje, pervec atij zmadhimi te melcise qe e ka pase dhe qe gjithsesi nuk ka dhene probleme...
2/2