Menaxhimi strategjik është teknikë të cilën mund ta shfrytëzoni për të krijuar të ardhme të favorshme dhe për t’i ndihmuar organizatës suaj për të prosperuar. Për ta krijuar këtë të ardhme të favorshme, duhet t’i angazhoni aksionarët e organizatës suaj (p.sh. secili që ka shprehur interesim në realizimin e qëllimeve të organizatës suaj) në parashikimn e të ardhmës së dëshirueshme dhe pastaj në punën e përbashkët për ta shëndrruar këtë vizion në realitet. Menaxhimi kryesor strategjik është që të kuptohet se njerëzit që komunikojnë dhe punojnë bashkërisht do ta krijojnë këtë të ardhme, dhe jo fjalët e shkruara në letër. Menaxhimi strategjik nuk zëvendëson aktivitetet tradicionale të menaxhimit siç është buxhetimi, planifikimi, monitorimi, marketingu, raportimi dhe kontrollimi. Në vend të kësaj, ai integron ato në një kontekst më të gjerë duke i pasur parasysh mjedisin e jashtëm, aftësitë e brendshme organizative, qëllimin dhe drejtimin e përgjithshëm të organizatës suaj. Menaxhimi strategjik është në harmoni me theksin lëvizjeve cilësore për përmirësim të vazhdueshëm. Në të vërtetë, theksi në parashikimin e nevojave të aksionarëve është komponentë e rëndësishme e analizës së jashtme. Natyrisht, organizatat që përvetësojnë filozofi të menaxhimit të cilësisë totale do të jenë më të përgatitura për t’u përballur me sfidat e konkurrencës në tregun global ekonomik.
Modeli i menaxhimit strategjik Blloqet ndërtuese të modelit të menaxhimit strategjik gjithëpërfshirës tregohen në fgurën 1—analiza e jashtme, analiza e brendshme, drejtimi strategjik, planet