ëmbëlsia

  • Uploaded by: Fatmir Shehu
  • 0
  • 0
  • April 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View ëmbëlsia as PDF for free.

More details

  • Words: 1,034
  • Pages: 3
Ëmbëlsia Cila është mënyra për ta bërë më të ëmbël jetën e njerëzimit? Autori: Nazim el Hakkani Marë nga libri: Amore Ëmbëlsia buron prej dashurisë. Sa me shumë dashuri të japësh në jetë aq më e ëmbël do të jetë ajo. Nëse nuk jep dshuri, jeta jote do të shëndërrohet në diçka të rëndë dhe të ashpër. Ai që kurrë nuk ndjen dashuri është njëlloj si trungu i thatë. Kur dashuria mbërrin në natyrë, ajo kthehet dhe mer ngjyrën e gjelbër, përshkon lulet, dhe kalon tek frytet e tyre. Kur dshuria mbërrin tek to në pranverë, ato nisin e buzëqeshin, kështu që tek sa marin dashuri e kthejne atë po me dashuri. A keni vënë re se si njerezimi rend kah vegjetacjoni natyral, se si këndellet duke e parë dhe duke ja shijuar aromat? Natyra i jep dashuri njerëzimit dhe njerëzimi i a kthen atë natyrës. Te tillë marin këtë dashuri nga Krijuesi i tyre, Ai i jep natyrës prej dashurisë se Tij, dhe ajo na e dhuron ne. Ju jeni krijesa më e rëndësishme, duhet të rrespektoni dashurinë hynore më shumë se çdo kush tjetër prej krijesave të Tij. Duhet të përhapni dasuhrinë përreth jush! Gjithçka që ju rrethon, kërkon dashurinë tuaj. Njerëzimi është përfaqësuesi më i rëndësishëm i dashurisë Qiellore. Ju duhet të jeni burim dashurie, ujëvara, përrenj lumenj dashurie, dete apo oqeane dashurie: A mundet një njeri të jetë një oqean dashurie? Përse jo? Isai (a.s) solli me vete dashurinë hynore. Shume njerëz posedojne një pjesë te saj, por nuk e lejojnë të rritet. Ato njerëz të veçantë të dërguar prej Allahut, janë harruar nga njerëzimi, në këmbim, njerëzit rendin pas nja dashurie pa kuptim, të përkohëshme zoologjike, një nivel kafshëror të të dashuruarit.

Niveli kafsheror i dashurisë, sjell me vete errësirë, trishtim zili xhelozi ndjenja të mbrapshta dhe ferrin për te gjithe njerëzinë. Ne duhet të përmirësohemi, të braktisim nivelin kafsheror të dashurisë duke arritur kështu një dashuri fisnike, të lartë dhe Hynore, të tillë që t'i përkas të Dashurit;

A mund t'ja arrini? Atëherë, dashuria juaj do të jetë më e ëmbël se mjalti. Ju mund të konsumoni nje

sasi të madhe mjalti, dhe në fund do të thoni se nuk mundeni më! Do të vazhdonit të konsumonit akoma edhe një sasi tjeter të ngjashme… po nëse unë ju them të konsumoni edhe nje sasi tjetër te tillë ai për ju nuk do të ketë më shijen e mjaltit, ai nuk do te ketë më asnjë lloj shije. Shija e dashurisë që ne po kërkojmë, nuk venitet në herën e dytë të tretë apo të katërt që e shijojmë. Po kërkojmë një dashuri, që kur begatoheni me të, kërkoni akoma e akoma më shumë prej tij. Kjo e bën jetën tuaj të ëmbël! Të dashuruarit kanë jetë të përjetshme. Atë e arrijne Atë që dashurojnë. Ai përgatit një botë të veçantë për to, një jetë private. Aty ju do të qëndroni si një hije ndër njerëz, ndërsa qënja juaj reale do të jetë në një botë të veçantë, krejt më vete. Asnjë i huaj nuk do të mund të hyj në të, kjo botë nuk do të ketë të ngjashëm. Gjithçka në të jep dashuri të vërtetë dhe mer dashuri të vërtetë nëpërmjet jush, dhe ju, në atë botë , do të jeni si një ujëvarë dashurie. Të gjithë Profetët kanë sjell rryma dashurie, por pjesa më e madhe e njerëzve janë larguar prej tyre. E njëjta gjë ndodh sot me hoxhallarët, njerëzit largohen nga këto burime dashurie, ato rendin pas një jete të mjerë. Cdo gjë përreth jush mund t'ju jap dashuri, por ajo është e përkohëshme, dhe si e tillë do të mbaroi shume shpejt, duke ju lënë kështu si një trung i tharë. Nëse një person ushqehet me ndonjë ushqim të kripur, do të ketë nevojë për ujë, do ta deshiroj ujin, do ta dashurojë atë... Nëse dikush jeton në një shkretëtirë do të kërkoi me ngulm ujë për të pirë, nëse shkon për të fjetur, do të ëndërroi ujin, e kur të zgjohet do të rend nga një burim në tjetrin për të pirë në to. Nëse ju ndieni dashuri Hynore në vetet tuaja, do të mund të arrini në burimin e kësaj dashurie, ai do t'ju bëj të shuani etjen nga prania e Tij hynore, jeta jotë do të jetë më e ëmbla. Asnjë prej mizorive të njerëzve nuk do t'ju prekë e nuk do ta largoi gjëndjen e gëzimit dhe kënaqësisë në të cilën ndodheni, asgjë nuk do t'ju largoi nga kjo botë vetëm juaja. Bota në të cilën ne të gjithë ndodhemi është e hidhur; vetëm dashuria Hynore, do t'ju transportoi në një botë private, të ëmbël, të cilen nuk do t'u duhet ta ndani me askënd, një botë plot gëzim, një botë e mrekullueshme në të cilën asgjë nuk do të mund t'ju bej keq. Si mund të arrijmë në këtë botë? Ju provoni t'ia kërkoni këtë sekret luleve, pemëve bimëve, ku vallë e marin dashurinë që i gjelbëron? Do t'ju flasin dhe do t'ju thonë se:" Na frymëzohet në

muajt e shenjtë, në netët e shenjta, në perjudhat e shenjta të ditës dhe të natës. Është një frymë Hynore e cila na bën të arrimë këtë ëmbëlsi, është një dashuri Hynore." Cdo lule çdo pemë qëndron zgjuar të gjithë natën, sidomos në pjesën e fundit të saj, pjesën më të shtrenjtë te natës: agimi. Në ato momente mbërrin një erë sekrete e fryrë prej ëngjëjve, kjo dashuri përshkon të gjithë botën, dashuria Hynore mbërrin me atx erë. O njerëz, ju kendelleni me trupin tuaj gjer në agim, e më pas flini. Trupi juaj i lodhur është si i vdekur tek sa flini, ju nuk jeni duke ja hapur zemrën asaj fryme të shenjtë që zbret çdo natë. Jeni të dehur, jeni të lodhur, jeni të mbaruar! Kështu që dasuhria Hynore nuk ka asnje efekt mbi ju, nuk ju arrin kurre!

Cili është ilaçi? Kujdesuni për atë dashuri Hynore, në mënyrë që të mos zhduket. Kujdesuni ashtu siç do të kujdeseshit për një lule të çmuar e te vyer. Kështu kjo dashuri do t'ju udhëzoi në një botë me plot ëmbëlsi, hare freski, paqe dhe dashuri...

Nga Italishtja: Vajada Keçi Manjani

More Documents from "Fatmir Shehu"

December 2019 17
May 2020 1
December 2019 14
April 2020 3
April 2020 6