Gruaja, Gruaja, Gruaja!

  • Uploaded by: Fatmir Shehu
  • 0
  • 0
  • December 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Gruaja, Gruaja, Gruaja! as PDF for free.

More details

  • Words: 740
  • Pages: 2
Gruaja, gruaja, gruaja! Gruaja duhet të pregatis ushqim, të kujdeset për fëmijët, dhe ti bindet burit të saj!!!

Gruaja duhet ta bëjë këtë, gruaja duhet ta bëjë atë. Ajo duhet të pregatis ushqim, të kujdeset për fëmijët, dhe ti bindet burit të saj! A e gjykon Islami gruan në këtë mënyrë siq mendohet? Përgjigjja është e thjeshte dhe e qartë. Jo! Për të reflektu, disa prej neve bëhen shumë të bëzditshëm me gratë, dhe i gjithë fokusi dhe kritikat tona i drejtohen atyre, por çka për meshkujt? Pa asnjë mëdyshje ka shumë gjëra të cilat i parkasin gruas dhe që janë në të mirë të saj, sidoqoftë, ka poashtu edhe shumë gjëra tjera për meshkujt, por këto ose janë të injoruar apo të pa diskutuara ngaqë mashkulli gjithëherë është i paraprirë të iu shmanget të metave e tij, duke mos i diskutuar fare ato. Së pari, duhet të kuptojmë se burri dhe gruaja janë te ndryshëm dhe kanë rol të ndryshëm në islam. Allahu thotë në Kur'an: "Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send". (Kur'an 4-32) Në Islam, ne kemi shumë përgjegjësi të cilat duhet ti plotësojmë ndaj grave tona. Burri duhet të fitojë, të sigurojë veshëmbathje dhe ushqim për gruan e tij, dhe nuk i lejohet të merr asgjë nga të hollat që ajo ka në posedim. Profeti (paqja qoftë mbi të) tha: "Gratë tuaja kanë të drejtat mbi juve" (Buhariu) dhe përmbushja e këtyre të drejtave është indikator i frikërespektit ndaj Allahut Fuqiplotë. Burri do të pyetet nëse i ka përmbushur këto obligime. Nëse nuk i ka përmbush, atherë është një veprim i qartë i mos bindshmërisë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Athërë burra, a jemi duke i përmbushur këto obligime apo jemi duke u treguar mosbindës ndaj Allahut? Gruaja luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. Nëna e cila rrit fëmijët e saj në pajtueshmëri me mësimet islame është shtyllë e fortë e shoqërisë. Fëmijët të mirë arsimuar janë bazament i një shoqërie të fortë. Ponjashtu edhe burri luan pjesën e tij të rëndësishme për edukimin e fëmijeve të tij. Po, ai duhet të punojë, por dita i ka 24 orë, dhe 168 orë java. Jam i sigurt se shumicë prej neve nuk jemi kaq kohë të zënë; nëse ne e menaxhojmë kohën si duhet, ne mund të bëjmë kontribut pozitiv në edukimin e tyre. Shtrohet pyetja: sa prej burrave i ndrrojnë pelenat? Sa prej burrave zgjohen natën kur fëmiu i tyre qan? Supozoj se shumë pak. Çka për enët? Kur qe hera e fundit që ndonjëri prej neve i ka larë enët? Pse silleni sikur është

një obligim që s'ju përket? Pasi ta përfundoni darkën, çka do ju dëmtonte që ti merrni pjatët dhe ti lani ato? Në fakt asgjë, ne ushqehemi për të përbushur nevojën tonë, i lejmë pjatat ku janë dhe i japim si detyrim grave tona që t'i pastrojnë ato. Duke ndihmuar në larjen e enëve, ndrrimin e pelenave, dhe rregullimin e shtratit, gratë tona do të na duan edhe më tepër. Ne gjithashtu injorojmë veshjen dhe rregullimin për gratë tona. Pyetni veten, kur ishte hera e fundit që jeni dukur më së miri për gruan tuaj? Presim nga ajo që të kujdeset për fëmijët, të bëj ushqim, ta pastroj shtëpinë dhe të duket bukur për neve, por çka për ne? Nëse ushqimi nuk është pregatitur me kohë kur mbërrijmë në shtëpi apo nuk pëlqejmë shijen, si reagojmë? A e ndjekim sunetin dhe heshtim duke mos e kritikuar ushqimin e bërë? Ne duhet të ndjekim rrugën e të dërguarit tonë Muhamedit alejhi selam (paqja qoftë mbi të) në secilën pjesë të jetës sonë, dhe kjo përfishin edhe jetesën në familje. Gratë janë partnerët (shokët) tanë. Kur kemi probleme dhe nuk na dëgjon askush, gratë janë ato që na mbështesin dhe dëgjojnë problemet që kemi. Le të fillojmë nga sot që të bëjmë ndryshim pozitiv dhe të fillojmë të mendojmë dhe praktikojmë thënien e të dashurit tonë Muhamedit alejhi selam (paqja qoftë mbi të) të ketë thënë: Më i mirë ndër ju është ai i cili sillet më së miri me gruan e vet, dhe unë jam më i mirë prej juve me gratë e mia. (Ibn-Hibani)

Përktheu: Visar Korenica

Related Documents

Gruaja, Gruaja, Gruaja!
December 2019 3
Gruaja E Huaj
July 2020 2
Gruaja Ne Islam
May 2020 5

More Documents from "Anyla"

December 2019 17
May 2020 1
December 2019 14
April 2020 3
April 2020 6