a zet Ga
FALAS BASHKE ME GAZETEN
MILOSAO/ NJE VARR PER TE VERTETEN E ESHTRAVE TE FISHTES S EK
Z KLU
ë lek 00 1 D +C
Kryeredaktore: Anila BASHA Zv/kryeredaktor: Erl MURATI - Granit SOKOLAJ
Tel:(04)359-104, Fax:(04) 359-116 E-mail:
[email protected]
E diel, 29 Korrik 2007
Viti XIII - Nr.3941
Çmimi, 50 lekë (1 euro)
OPINIONI I DITES
V
dekja e Artistes së Popul lit, Violeta Manushi, parë nën faktet e "Gazetës Shqiptare", për mos dhënien e ndihmës minimale nga ministri i Kulturës, Kryeministri dhe ko-
KRIZA E VARFËRISË SHPIRTËRORE Nga Arben MALAJ
muniteti i biznesit në çastet e vështira të fundit të jetës së saj dhe pjesëmarrja portokollare e tyre në ceremoninë e varrimit, e ritheksojnë krizën më të madhe që vazhdon ta rendojë ... Në faqen
IVE
21
KAPOBANDA I DURRESIT
RREFEHET LUL BERISHA “KUR U VRA KLOD SALIU, UNE ISHA NE TURQI”
Nga qelia i forti i qytetit bregdetar tregon se nuk ka lidhje me vrasjen e fundit. “Saliun s’e kam pasur as mik, as armik. Të penduarin e bandës e kam pasur në lagje, por s’e kam takuar asnjëherë” Në faqen 2-3
U ARRESTUA DJE NGA POLICIA, ISHTE ÇMENDUR PAS MASAKRES
ENTEL GASHI, KILLERI I CERRIKUT RREFEN VRASJET E K MARSIT ‘97
SUPLEMENTI
Jeta e re e Adem Demaçit Në faqen 13-16
NOTA E PROTESTES
Azerbajxhani: Shqipëria të anulojë shitjen e armëve
Në faqen 6
KRIZA ENERGJETIKE
Nga Fatmir POPJA
ishte nisur të derdhte lot dhe ta përjetonte gati në çmen duri ngjarjen e tmerrshme të 23 majit 1997 në Cërrik, ku një prej shkaktarëve ishte dhe vetë ai. Djali që në atë kohë ishte vetëm 21 vjeç, tashmë nuk mund ta fshinte faktin se kishte qenë një nga autorët e masakrës në qytetin e vogël, ku mbetën të vrarë gjashtë gardistë dhe kishte qëlluar në drejtim të tyre jo vetëm me armën që i kishte dhënë Met Bozi, një nga anëtarët e Komitetit të Shpëtimit, por edhe me antitank. Vijon në faqen 7
Lushnja pa bukë, s’punuan furrat për shkak të dritave
Në faqen 9
2- FAQJA E PARE
E diel 29 Korrik 2007
Â
BANDA E DURRESIT INTERVISTA
EKSKLUZIVE/ Për herë të parë nga qelia rrëfehet i konsideruari si kapobanda e Durrësit
Lul Berisha: Kur u vra Klod Saliu, isha në Turqi Flet për të penduarin, marrëdhëniet me Saliun dhe grupin e Dokles KLODIANA LALA
Foto kryesore Lulzim Berisha gjatë një seance gjyqësore
[email protected]
P
ikërisht në këto ditë të nxehta fundkorriku, Lulëzim Berisha ka vendosur të thyejë heshtjen. Nga qelia e burgut të sigurisë së lartë 302 në kryeqytet, i cilësuari si kapo i Bandës së Durrësit, rrëfen se vrasjen e Shkëlqim Saliut, vëllait të Klodian Saliut, i cili është konsideruar si kundërshtari i tij kryesor, e ka mësuar nga media, pasi në kushtet në të cilat ndodhet nuk ka ndonjë mundësi tjetër për të mësuar çfarë ndodh jashtë mureve të burgut. Por ajo çfarë e ka shqetësuar së tepërmi të akuzuarin, është fakti që pavarësisht se është në izolim të plotë, i faturohet një krim i tillë, edhe pse ende jo në rrugë zyrtare. Tipi i hekurt që deri më sot kishte preferuar të heshtte, ka vendosur të thotë diçka në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”. Nga qelia e burgut rrëfen për të vërtetën e akuzave të ngritura ndaj tij, për marrëdhëniet me vëllezërit Saliu, të cilësuarit nga policia si kundërshtarët e tij kryesorë, si dhe mohon faktin të ketë njohje me të akuzuarit si anëtarë të “Bandës së Durrësit” me të cilët po gjykohet. “Me Klodian Saliun kam pasur marrëdhënie normale shoqërore”, - shprehet ai. Ndërsa përfshirjen e tij në ngjarjen e pesë ditëve me parë e cilëson si qëllim dashakeq dhe të inskenuar nga qarqe të caktuara që kërkojnë me çdo kusht dënimin e tij, pasi nuk mundën ta ekzekutonin edhe pse i bënë katër atentate. “Mendoj se është diçka dashakeqe dhe e qëllimshme. Nuk e di nëse janë të njëjtat segmente që janë përpjekur të më eliminojnë fizikisht disa herë, por realisht e di që janë ata që kanë montuar akuza të paqena ndaj personit tim”, - vazhdon më tej Lul Berisha…. Si e mësuat lajmin e vrasjes së Shkëlqim Saliut? Lajmin e vrasjes se Shkëlqim Saliut e kam marrë vesh nëpërmjet mediave vizive, ditën e nesërme të ndodhjes së
Klodian Saliu
Shkëlqim Saliu
Policia: Vrasja për hakmarrje
V
Pesë ditë më parë vritet vëllai i Klodian Saliut
etëm pesë ditë më parë, në qytetin e Durrësit do të regjistrohej një ngjarje e rëndë krimi nale. Shkëlqim Saliu, 46 vjeç, u ekzekutua në lokalin e tij, në Spitallë të Durrësit, nga dy persona të maskuar ma skafandra, të cilët më pas u larguan me një motor pa targa. I plagosur në këtë ngjarje mbeti dhe Sterio Xhani. Pas verifikimeve, policia deklaroi se viktima është vëllai i Klodian Saliut, të riut që u ekzekutua me 27 shkurt të vitit 2005, në Maminas të Durrësit. Të njëjtat burime pohuan se në shënjestër të atentatit ishte dhe djali tjetër i familjes Saliu, Arjani, i cili fatmirësisht ishte larguar nga tavolina ku ishte ulur me të vëllanë saj dhe konkretisht në kanalin “Neës24”. Realisht atë natë nga forcat e policisë së burgjeve është kryer kontroll në dhomën time, por unë në atë moment nuk isha në dijeni për arsyet e këtij kontrolli. Saliu njihet si një nga kundërshtarët tuaj, çfarë mund të na thoni për këtë? Në lidhje me këtë pyetje, dua të sqaroj se unë këtë person nuk e njoh si ndonjë kundërshtar timin, nuk kam pasur ndonjë lloj marrëdhënieje apo konflikti me të, dhe po ashtu dhe vëllezërit e tij i njoh thjesht si qytetarë durrsakë. Pas vrasjes së 5 netëve më parë ishte emri juaj që u implikua. Sipas jush, është ndonjë gjë e qëllimshme?
pak minuta para se të ndodhte atentati. Pa kaluar as 48 orë nga kjo ngjarje, zyrtarisht do të deklarohej se është identifikuar njëri nga autorët e vrasjes së Shkëlqim Saliut, menaxher i disa lokaleve dhe ky ishte pikërisht Indrit Taullau, një prej 17 të akuzuarve të të ashtuquajturës Banda e Durrësit, i cili ka mundur t’u shpëtojë prangave. Hakmarrja do të cilësohej si motivi i kësaj ngjarjeje dhe dyshimet sërish do të binin mbi Lul Berishën, por sërish pa asnjë akuzë konkrete. E duket se do të mbeten vetëm dyshime, pasi Prokuroria nuk ka asnjë provë që të vërtetojë faktin se i izoluari në burgun e sigurisë së lartë të japë urdhër për ndonjë ekzekutim të mundshëm.
“
“Është e vërtetë që ditën që është vrarë Klodian Saliu unë kam qenë për mjekime në Stamboll (Turqi)” Implikimi i emrit tim në gazeta pas ndodhjes së kësaj ngjarjeje, natyrisht që është dashakeq dhe i qëllimshëm. Nuk e di nëse janë të njëjtat segmente që janë përpjekur të më eliminojnë fizikisht disa herë, por realisht e di që janë ata që kanë montuar akuza të paqena ndaj personit tim, akuza për të cilat realisht ndodhem në gjendje “arresti në burg” që prej më se një viti. Konkretisht
për këtë ngjarje, ndaj meje nuk është bërë ndonjë akuzë nga organet shtetërore, por kjo që përmendni ju është shfaqur në media, në interes të klaneve të caktuara. Pikërisht natën e vrasjes, policia e burgjeve ju ka ushtruar një kontroll të imtësishëm në qeli. Si u soll me ju dhe a u gjet ndonjë send i ndaluar? Siç shpjegova dhe më lart,
Disa nga të pandehurit e bandës së Durrësit në gjyq
pavarësisht se nga jeni vënë në dijeni ju për këtë fakt, është e vërtetë se në dhomën e izolimit ku unë ndodhem është kryer një kontroll. Në lidhje me imtësinë e tij, mund t’ju sqarojnë ata që e kanë kryer. Për mua ky kontroll, ashtu si dhe shumë të tjerë të mëparshëm, nuk përbën asnjë lloj problemi dhe nuk e konsideroj si shkelje të të drejtave të mia ligjore. Për sa i përket sjelljes së grupit gjatë kontrollit, nuk kam asnjë lloj pretendimi, pasi kanë qenë korrekt dhe në përputhje me rregullat. Lidhur me pyetjen për gjetjen e sendeve të paligjshme, është plotësisht e qartë që nuk është gjetur asnjë gjë e tillë, pasi natyrisht, po të ishte ndryshe, në lidhje me këtë
fakt do ishit njoftuar nga organet kompetente. Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me Klodian Saliun? Për sa u përket marrëdhënieve me personin Klodian Saliu, kam për të sqaruar se kam pasur thjesht marrëdhënie normale njohjeje, si çuna durrsakë, por për asnjë periudhë nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta apo mosmarrëveshje me këtë person, pasi nuk na ka lidhur asnjë gjë me njëri-tjetrin. Ju pretendoni se ditën që është vrarë Klodian Saliu, vrasje e cila ende nuk është zbardhur, keni qenë në Turqi për kurim. Si e vërtetoni një fakt të tillë?
EDISUD Spa, REDAKSIA: Redaktor i Politikës: Erl Murati, Redaktor i Specialeve: Artan Hoxha, Redaktor i Kronikës dhe Rretheve: Granit Sokolaj, Kultura: Admirina PEÇI, Ndërkombëtare: Elira Çanga, Faqet e Forumit: Ilda LUMANI Art Designer: Nevila SAMARXHI. ADMINISTRATA: Përgjegjëse e Financës: Lindita DODE, Shpërndarja: Gerti RUÇI, Cel 0682090378, Marketingu: Ilda ISUFI, Cel:0682074415-email:
[email protected], ADRESA: Ish-Drejtoria e Uzinës së Autotraktorëve, Tiranë - Tel:(04)359-104 Tel&Fax:(04) 359-116 Marketingu: 359-104. Tiranë, Internet: www.balkanweb.com, Email:
[email protected];
[email protected], SHTYPUR në “Konica color”
FAQJA E PARE - 3
Historia e të ashtuquajturës Banda e Durrësit. Berisha mohon akuzat
Ja kush është dhe përse akuzohet Lulëzim Berisha Hetimet që dërguan në pranga 15 persona të dy bandave rivale
E
mri i Lulëzim Berishës do të skedohej që herët nga policia. Biznesmeni me origjinë nga Kosova u akuzua që në vitin 1994 se ishte vënë në krye të të ashtuquajturës Banda e Durrësit dhe ndihmohej nga Klodian Saliu (i vrarë). Sipas Prokurorisë, dy miqtë bashkëpunonin ngushtë për të kryer aktivitetet e tyre të paligjshme, si trafik droge, prostitucioni dhe armësh, por
Është e vërtetë që ditën që është vrarë Klodian Saliu unë kam qenë për mjekime në Stamboll (Turqi). Për ndodhjen e kësaj ngjarjeje jam vënë në dijeni nga familjarët e mi në Durrës, në momentin që forcat e policisë kanë shkuar për të kryer kontroll në shtëpinë time. Kur familjaret iu kanë treguar se unë ndodhesha në Turqi, policisë i është dhënë numri im i telefonit celular turk. Drejtuesit e policisë së Durrësit më kanë marrë në telefon, duke komunikuar me mua për të
sqaruar ku ndodhesha. Fakti që unë ndodhesha në atë kohë në Stamboll është lehtësisht e vërtetueshme dhe nga organet e Drejtësisë është sqaruar plotësisht. Shumë nga të pandehurit në gjyq janë cilësuar nga Prokuroria si anëtarë të të ashtuquajturës Banda e Durrësit, në një kohë që po këta persona ju kanë bërë disa atentate. I njihni këta persona? Nëse po në çrrethana? Në lidhje me ekzistencën e të ashtuquajturës Banda e
asnjëherë ndaj dy të dyshuarve nuk pati ndonjë akuzë zyrtare. Kësaj bande do t’i faturoheshin dhe të gjitha vrasjet që kryheshin në qytetin bregdetar. Prokuroria deklaron se vrasja e Dritan Sallakut, në vitin 1998 e Viron Currit e Arjan Pajës, po të njëjtin vit, ekzekutimi i Marsel Sotirit, në vitin 1999, si dhe Dritan Dishës e Ervin Lames, ishin kryer nga anëtarët e kësaj bande, që sipas tyre drejtohej nga Berisha. Madje, Prokuroria citon se Berisha dhe Saliu, të cilët ishin miq të ngushtë, u përçanë pas prishjes për pazaret e drogës. Ishte pikërisht viti 2003, kur banda u shpërbë. Dy vite më vonë, me 27 shkurt 2005 në Maminas të Durrësit gjendet i vrarë Klodian Saliu, pronari i lokalit luksoz “Cikloar”.
Durrësit, unë jam vënë në dijeni nëpërmjet kërkesës për gjykim, të paraqitur nga organi i Prokurorisë pranë Gjykatës, në të cilën përfshihen 17 persona të pandehur. Që të ketë ekzistuar ndonjë Bandë e Durrësit, apo që unë të kem qenë anëtar apo drejtues i ndonjë të tille, nuk është e vërtetë. Pjesa më e madhe e këtyre të pandehurve janë persona që unë ua dëgjoj emrat për herë të parë, dhe në seancën gjyqësore, por edhe nga mediat kam marrë vesh se nuk janë durrsakë, por nga qytete veriore të Shqipërisë apo Kosova. Realisht, se çfarë veprimtarie kanë kryer ata, nuk di të them asgjë dhe nëse janë ata ose jo personat që kanë dashur të më vrasin, përsëri nuk di asgjë. Të gjitha dijenitë e mia për ato ngjarje i kam deklaruar përpara organeve kompetente, në momentin e ndodhjes së tyre. Emri juaj është lakuar në shumë ngjarje të rënda kriminale. Me çfarë provash do mbroheni për të treguar se jeni i pafajshëm, ashtu sikurse pretendoni? Për sa i përket implikimit të emrit tim në shumë ngjarje kriminale, në radhë të parë u takon organeve të Prokurorisë të paraqesin provat në lidhje me këto akuza. Ju sqaroj se deri në këto momente, as mua dhe as avokatit im, Arben Qeleshi nuk na është vënë në dispozicion asnjë lloj prove që të vërtetojë qoftë edhe për një moment këto akuza. E përmend këtë fakt, për shkak se
Lulëzim Berisha
Dyshimet ranë mbi Berishën, edhe pse zyrtarisht ndaj tij nuk ka ndonjë akuzë, edhe pse ditën e ekzekutimit të Saliut, Berisha nuk ndodhej në Shqipëri, fakt ky i vërtetuar tashmë. Vetë i pandehuri nuk ka pranuar asnjëherë të ketë lidhje me ndonjë ngjarje krim-
inale, megjithëse plot katër herë i është rrezikuar seriozisht jeta nga atentatet. Organi i akuzës pohon se janë pikërisht anëtarët e ishbandës së Klodian Saliut, frerët e të cilës i mori Indrit Dokle, që kanë tentuar me çdo kusht të ekzekutonin Lul Ber-
“
“Kam të drejtë të mendoj se ato janë më shumë të qëllimshme sesa pjesë e sensacionit gazetaresk, e them këtë pasi është shumë e qartë dhe e thjeshtë që Lulzim Berisha e ka absolutisht të pamundur që të urdhërojë apo komandojë kryerjen e ndonjë krimi nga Burgu 302, ku ndodhem” kjo përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të mia kushtetuese dhe më krijon dyshime të bazuara, se organet e Policisë dhe Prokurorisë janë përpjekur dhe po përpiqen që të “fabrikojnë prova” për të më deklaruar fajtor dhe për të më dënuar padrejtësisht, pasi kështu i intereson atij grupi njerëzish, të cilët deri tani nuk kanë arritur të më eliminojnë fizikisht. Për të gjitha ngjarjet unë kam dhënë deklarime të sakta dhe të plota përpara organeve të akuzës, duke kërkuar që të gjitha këto deklarime të verifikoheshin me imtësi dhe saktësi për të ndihmuar në zbulimin e të vërtetës. Prokuroria pretendon se ka tashmë një të penduar (Adriatik Coli), dëshmia e të cilit është vendimtare për të provuar akuzat ndaj jush. Çfarë marrëdhëniesh keni pasur me këtë person? Në lidhje me këtë pyetje, mund t’ju sqaroj se faktin që deklarimet e Adriatik Colit janë vendimtare për akuzat ndaj meje, e kam marrë vesh nëpërmjet artikujve të botuar në media, përfshirë këtu dhe gazetën tuaj, por për asnjë moment nga organi i akuzës.
Megjithatë, gjatë hetimeve kam këmbëngulur si vetë, edhe nëpërmjet avokatit tim, që të ballafaqohesha me këtë person, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe nuk është realizuar asnjëherë. Nga kërkesa për gjykim, jam vënë në dijeni se Adriatik Coli është i pandehuri që akuzohet për kryerjen e më shumë krimeve nga të gjithë të pandehurit e tjerë. Konkretisht, se çfarë deklarimesh ka dhënë ky i pandehur, as unë, as avokati im nuk kemi dijeni zyrtare, në përputhje me kërkesat e ligjit. Për sa u përket marrëdhënieve me këtë person, ju tregoj se tek shtëpia ime, tek “Lagjja e Re”, në afërsi të saj banonte dhe familja e tij. Në këtë periudhë kohë, Adriatik Coli ishte në burg në Gjermani dhe pjesëtarët e familjes së tij komunikonin në telefon me të nëpërmjet telefonit të shtëpisë time. Duke parë vështirësitë ekonomike të familjes së tij në atë periudhë, unë dhe familja ime jemi përpjekur t’i ndihmonim me sa ishte e mundur në atë kohë. Më pas e kam njohur këtë person kur ka ardhur në Shqipëri, pasi kishte dalë nga burgu, por me të nuk kam pasur asnjëherë ndonjë lidhje
ishën, por fatmirësisht pa ia dalë dot mbanë. Aktualisht, Dokle, i cili dyshohet se rekrutonte “ushtarë” me pagesë me qëllim që të vriste kundërshtarin e tij në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e mikut, Klod Saliu, ndodhet në bankën e të akuzuarve. Përveç të tjerash, Dokle akuzohet për vrasjen e Avni Gashit dhe Ilir Koldashit, krime të kryera në kryeqytet. Dy të akuzuarit si kundërshtarë Lul Berisha dhe Indrit Dokle përfunduan në qeli në fillim të vitit 2006. Berisha u arrestua në Maqedoni dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë. Ndaj të akuzuarve si kapo të bandave rivale ka nisur procesi penal në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Nën akuzë janë vënë dhe 15 persona të tjerë, kryesisht nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova.
të ngushtë shoqërore, apo marrëdhënie të tjera pune apo biznesi. Lidhur me deklarimet e tij, ju sqaroj dhe një herë se nuk kam dijeni dhe nuk më është vënë në dispozicion asnjë deklarim. Nëse jeni e interesuar në lidhje me të, mund të kontaktoni me avokatin e tij, të caktuar nga Gjykata. Me tërë këto akuza që iu atribuohen juve, mendoni se përbëjnë rrezik familjen tuaj? Informacionet e botuara gjatë gjithë periudhës që unë kam qenë në burg, si dhe në rastin e fundit për ngjarjen e ndodhur para 5 ditësh, në lidhje me personin tim, janë insinuata dashakeqe, të cilat mendoj se ndikojnë shume negativisht edhe për pjesëtarët e familjes time, që banojnë në Durrës. Kam të drejtë të mendoj se ato janë më shumë të qëllimshme sesa pjesë e sensacionit gazetaresk, e them këtë pasi është shumë e qartë dhe e thjeshtë që Lulëzim Berisha e ka absolutisht të pamundur që të urdhërojë apo komandojë kryerjen e ndonjë krimi nga Burgu 302, ku ndodhem. Përpjekja që çdo ngjarje që ndodh në rrethin e Durrësit t’i faturohet Lulzim Berishës ka si qëllim ngritjen e një opinioni të padrejtë në drejtim të personit tim, tani ne momentin e gjykimit të çështjes, për të krijuar një ndikim negativ tek organet e Drejtësisë, duke cenuar kështu pavarësinë e tyre. Gjithashtu, përbëjnë shqetësim dhe rrezik real për pjesëtarët e familjes time.
4- POLITIKE
E diel 29 Korrik 2007
Â
E DJATHTA QEVERISJA Kreu demokristian: Berisha të mos marrë në konsideratë vetëm 84 vota
Ndoka: Reforma në Drejtësi të mos lidhet me Sollakun PDK kërkon paqe politike mes pozitës dhe opozitës Tedi Blushi
D
emokristianët ndajnë mendime të ndryshme me aleatët e tjerë qeverisës sa i përket mënyrës së realizimit të reformës në sistemin e Drejtësisë. Vetë kreu i PDK-së, Nard Ndoka nuk e sheh të lidhur domosdoshmërish nisjen e kësaj reforme me emrin e përveçëm të kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Madje, ai shprehet se çdo përpjekje e njëanshme në këtë drejtim, do të ishte një dështim i thellë politik për të djathtën. Në një prononcim të djeshëm për mediat, Ndoka është shprehur se nisja e reformimit të institucioneve të Drejtësisë duhet të konceptohet si një përmirësim rrënjësor i punës në të gjitha hallkat e këtij sistemi dhe të mos mjaftohet thjesht me largimin e kreut të organit të akuzës. Për këtë qëllim, ai ka kërkuar nga maxhoranca dhe opozita arritjen e një konsensusi sa më të gjerë, që sikundër la të kuptohet, nuk mund të jetë si ai që zgjodhi Bamir Topin President të Republikës. “Ndryshimet duhet të bëhen me një konsensus sa më të gjerë. Nëse ne do të vazhdojmë thjesht duke siguruar 84 vota në mënyrë jo shumë të qartë dhe transparente,kjodotëjetënjëreformëgjysmake dhe që nuk besoj se do t’i shërbejë realizimit të reformave të kërkuara, as në sistemin e Drejtësisë dhe as në Kodin Zgjedhor, por do të krijojë probleme të shumta,dukeefuturpolitikënshqiptare në një rrugë pa krye”, argumentoi kreu demokristian, Ndoka. Duke u përpjekur të shndërrohet në promotorin e gjetjes së një ekuilibri politik mes numrave të maxhorancës dhe atyre të opozitës në Kuvend, ai është shprehur optimist se shumë shpejt mes palëve do të ketë një dialog për këto reforma. E megjithatë, kreu i PDK-së nuk ka harruar të konfirmojë mbështetjen e forcës së tij politike për maxhorancën qeverisëse. KONTRADIKTA Qëndrimi i shprehur dje nga Ndoka është në kontradiktë të plotë me atë të shprehur jo vetëm nga Kryeministri Berisha, por edhe nga figurat e tjera të së djathtës, që reformën në sistemin e Drejtësisë e shohin të lidhur ngushtë me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm,
Theodhori Sollaku. Madje, vetëm dy ditë më parë maxhoranca, nëpërmjet kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kreut të grupit parlamentar të PR-së, Arian Madhi bëri të ditur se tashmë ka gati të gjitha skemat që do të përdorë për të bërë të mundur shkarkimin e kryeprokurorit, duke ia servirur më pas Presidentit të ri të Republikës, Bamir Topi, që të marrë vendimin e mbetur peng nga paraardhësi i
tij, Alfred Moisiu. Gjatë një komunikimi me mediat, Madhi u shpreh se dy mundësitë që e djathta të arrijë qëllimin e saj për largimin e Sollakut, janë ose të kërkojë ngritjen e një komisioni të ri parlamentar për të hetuar rreth aktivitetit të tij, ose të rikonsiderojë konkluzionet e nxjerra nga komisioni parlamentar i cili u ngrit pas ardhjes në qeveri të Partisë Demokratike. “Sollaku përbën një fenomen që është
“
analizuar dhe publikuar nga maxhoranca për të gjithë aktivitetin e tij, i cili nuk i ka shërbyer me efektivitet luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit në Shqipëri”, - shpreh kreu u deputetëve republikanë. Nisur nga një vlerësim i tillë, sipas Madhit maxhoranca do të shohë të gjitha mundësitë ligjore për të mos lejuar më që Sollaku të qëndrojë në postin e kreut të Prokurorisë.
“
Qëndrimi i shprehur nga Ndoka është në kontradiktë të plotë me atë të shprehur jo vetëm nga Kryeministri Berisha, por edhe nga figurat e tjera të së djathtës, që reformën në sistemin e Drejtësisë e shohin të lidhur ngushtë me shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku.
NDOKA Reforma në sistemin e Drejtësisë nuk lidhet domosdoshmërish me emrin e përveçëm të Theodhori Sollakut. Çdo përpjekje e njëanshme në këtë drejtim, do të ishte një dështim i thellë politik për të djathtën
TOPALLI Ka pasur vetëm një vullnet të fuqishëm të qeverisë, të maxhorancës dhe lidershipit të saj për të luftuar korrupsionin, por tani e tutje do të hidhen hapat që do të sjellin edhe rezultatet e kërkuara
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar kërkon një deputet në Kuvend
LZHK: Duam Dash Shehin në zonën e Topit ose dalim vetëm “Eshtë tirons, e zëvendëson shumë mirë Topin” P
as përçarjeve të vëna re në kampin e majtë pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, tashmë duket se radha i ka kaluar maxhorancës. Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar i ka ofruar dje shumicës qeverisëse kryetarin e saj, Dashamir Shehin si kandidat të përbashkët për zonën elektorale nr. 31 në Tiranë, që ka mbetur pa përfaqësues në Parlament, pas zgjedhjes së Bamir Topit në postin e kreut të shtetit. Në të kundërt, kjo forcë politike ka paralajmëruar se nëse brenda së djathtës nuk gjendet konsensusi për Shehin, atëherë ajo do të dalë e vetme në këto zgjedhje të pjesshme parlamentare, që pritet të mbahen në muajin e
ardhshëm. Kandidimin e Shehit në këtë zonë, LZHK-ja e mbështet në cilësitë e tij si një figure me integritet moral dhe me një eksperiencë të konsiderueshme politike. Sikundër bëri të ditur sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Afërdita Zëri, “vendi i zotit Topi në Parlament duhet të zihet nga një personalitet me po atë origjinë dhe me po atë personalitet. Ndaj, nëse PD-ja nuk kupton në këtë rast arsyet politike pse LZHK-ja duhet të jetë e përfaqësuar në Kuvend, atëherë ne jemi të palëkundur në vendimin tonë, qoftë edhe për të garuar të vetëm”, - paralajmëroi Zëri, në emër të partisë që përfaqë-
son. Duke marrë parasysh numrin e konsiderueshëm të votave që Shehi ka marrë në këtë zonë në zgjedhjet e 2001, kur kandidonte për deputet nën siglën e PDR-së, një kandidim i tij më vete do t’i largonte në mënyrë të ndjeshme
vota së djathtës. Mjafton të përmendin se aso kohe, ai mundi të siguronte rreth 7.09 për qind të votave të përgjithshme, pra jo pak krahasuar me peshën politike të partisë që mbështeste në atë kohë, PDR-së, e cila ende nuk ishte provuar në elektorat. Ndërkaq, momentalisht nga selia blu mësohet se tre janë emrat që përfliten të garojnë për të qenë kandidatë në zonën elektorale nr. 31 në kryeqytet. Konkretisht, ata janë Gent Strazimiri, aktualisht zv/ ministër i Brendshëm, Arben Imami, aktualisht shef i kabinetit të Kryeministrit Berisha si edhe Edi Paloka, aktualisht drejtor i Agjencisë
Telegrafike Shqiptare. Kurse nga Partia Socialiste, për shkak të zhvillimeve brenda saj, ende nuk ka asnjë shenjë për të vendosur se kush do të jetë kandidati që do të bëhet pjesë e kësaj gare elektorale. Për kreun e ri të shtetit, Bamir Topi, dekretimi i parë që do të bëjë për një datë zgjedhjesh, do të jetë pikërisht data kur do të zhvillohen zgjedhjet në zonën nga ku ai u mandatua deputet në 3 korrik ‘05. Ai duhet të shpallë datën e zgjedhjeve për këtë zonë, 45 ditë pas dorëzimit të mandatit të ligjvënësit prej vetë atij. Nisur nga përcaktimi i Kushtetutës, zgjedhjet në zonën 31 në kryeqytet do të zhvillohen javën e parë të shtatorit.
POLITIKE - 5
Kreu i PS fillon organizimin e degëve për t’u përballur me shtatorin
Rama shpërndan sekretarët, marrin opinione për Nanon Do të mblidhen opinione edhe për 6 “tradhëtarët” DarinaTanushi
P
Grupi i nanoistëve, Stërkaj flitet te PR Grupi parlamentar i PS-së do të fillojë jetën kuvendore në shtator me 6 deputetë më pak. Pas përjashtimit të 6 “tradhtarëve”, sesioni i ri i vjeshtës do të nisë pak i vështirë për socialistët, sepse në votimet në Parlament nuk do të bllokojnë dot asnjë nismë apo votim të maxhorancës, nga humbja e 6 votave, por edhe prej pasigurisë që kanë votat e aleatëve. 6 deputetët nga ana tjetër, nuk dihet nëse do të bashkohen të gjithë bashkë nën drejtimin e ish-kryetarit Fatos Nano dhe të krijojnë një grup të ri, apo do të qëndrojnë të pavarur deri në fund të kësaj legjislature. Vetëm për Paulin Sterkajn thuhet se në shtator ai do të jetë pjesë e grupit të republikanëve, të cilët e kanë siguruar atë se do të ketë zonë të lirë sërish në zgjedhjet e ardhshme, zonën nga ku ka dalë deputet më 3 korrik 2005. Gjysma e dytë e muajit shtator do të zbulojë edhe axhendën e ish-kryetarit socialist, Fatos Nano, i cili e bëri të ditur këtë fakt në një nga mbledhjet e grupit parlamentar, në formë kërcënimi për Edi Ramën.
S-janisforciminestrukturave të saj në bazë. Të gjithë sekre tarëtrajonalëjanëshpërndarë në bazën e PS-së për të diskutuar meanëtarësinërrethzhvillimevemë të fundit në parti, por edhe për të vënënëvijëpunëtnëdegëtepartisë nëpërrrethe.Meurdhërtëkryetarit Rama, sekretarët rajonalë, të sapozgjedhur nga Asambleja Kombëtare,kanëfilluarkëtëfundjavë punënpërnjohjeneproblematikës në bazë. Por njëherësh më këtë proces, ata do të diskutojnë me të zgjedhurit edhe për situatën më të fundittëkrijuarbrendapartisë,pas “tradhtisë”së6deputetëveqëbashkuan votën me maxhorancën për të zgjedhur Presidentin e Republikës.Ndërkohë,sekretarëtrajonalë, të zgjedhur nga Asambleja Kombëtare,dotëbëjnëedhenjëtestpër tëparësesambështetjegëzonende në bazë ish-kryetari Fatos Nano, i cili pritet të nisë në shtator paralel me Ramën një tur në rrethet kryesoretëvendit.Përkëtënukkandonjë urdhërzyrtar,pordrejtuesiterinjtë PS-së shumë shpejt, pas një muaji, do të duhet të përballen edhe me programin e ish-kryetarit Fatos Nano, të cilin kryetari aktual, Edi Ramaepërjashtoingaprogramiitij politik. Të pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, dy prej sekretarëve rajonalë,AlfredDalipi,iqarkuttëKorçës dhe Marko Bello, për Beratin shpjeguan se tashmë duhet që të zgjedhurit socialistë në degët e PSsë, bashki e komuna, të zgjedhin koordinatorëtetyre.Atadotëbëjnë propozimet, të cilat do të vijnë në kryesinëePS-sëdhemëpastëpër-
PUSHIMET Socialistët janë duke vënë në vijë punët partiake pak ditë para se të nisen me pushimet e verës. Sekretarët dhe deputetët do të ndajnë mes tyre ditët e pushimeve brenda muajit gusht, për t’u rikthyer të gjithë në krye të detyrave përkatëse në shtator.
Milo: Palët në PS të bashkohen Aleati i vogël i PS-së, Paskal Milo u sugjeron palëve në PS që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të mos ndikuar negativisht edhe për koalicionin. Pas zhvillimeve të fundit në PS, aleati opozitar e shikon situatën në PS si shkak që mund të sjellë pasoja negative edhe në zgjedhjet e ardhshme. “Më e mira për PS-në, por edhe për të majtën në tërësi, do të ishte që të gjenden pikat e konvergimit të aktorëve kryesorë politikë në PS, sepse një ndarje tjetër e saj nuk do të sillte gjë tjetër, vetëm se fragmentarizimin e mëtejshëm të opozitës dhe ndikimin negativ të kësaj në momentin kur do të vijë ballafaqimi elektoral”, - u shpreh Paskal Milo. Tryeza e koalicionit opozitar nuk është mbledhur më që pas takimit që patën para raundit të tretë të votimit, ku u vendos të mbështetej Neritan Ceka në rast të tërheqjes së Bamir Topit. Tashmë është PS-ja që duhet t’u japë llogari aleatëve për “tradhtinë” e deputetëve të saj dhe për prishjen e planit të hartuar në tryezë. fundojëedhekyproces.Megjithatë, nëtakimetmetëzgjedhuritvendorë, sekretarët rajonalë nuk ka se si të shmangin bisedat dhe marrjen e mendimevepëratëçfarëndodhinjë javë më parë. Sekretarët rajonalë duket se po përgatitin edhe turin e kryetaritRama,qësiçkathënëvetë ai, do të nisë në shtator dhe do të zgjasërreth9muaj.Gjatëkësajperiudhe 9-mujore, Rama do të shpjegojë në bazë projektin e ri politik të drejtuar prej tij, për të rimëkëmbur PS-në dhe për ta orientuar atë drejt pushtetit.Pornjëaxhendëmëvete ka përgatitur të ketë po në shtator
edheish-kryetariFatosNano,gjithashtu në bazë. Përplasja NanoRama në bazë në shtator, pritet të sjellëtëtjeraproblemenëpartinëmë të madhe të opozitës, e cila nuk po shpëtondotngasherretbrendasaj. KRYESIA Ndërkohë,pritetqëditënehënë, kryetariRamatëmbledhëkryesinë erepërtëpërzgjedhuredhenënsekretarët,strukturëkjoereqëupropozua në Asamble. Të gjithë nënsekretarët,nëbazëtëstatutit,dotëjenë anëtarëtëAsamblesëdhedotëndihmojnë7sekretarëtnëpunëtetyre të përditshme. Ende nuk janë bërë
tëdituremratetyre,pornumridhe kriteretdotëduhettëcaktohennga njëtjetërmbledhjeAsambleje.Nga anatjetër,kryesiadotëduhettëpropozojëedheformatiminekomisioneve pranë Asamblesë, të cilat do të jenënjëstrukturëmëvetëpërtëpërgatitur programin e ri drejt qeverisjespërPS-në.Shumëshpeshkëto komisione,tëcilatdotëpërzgjidhen mes anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe janë quajtur edhe qeveria“hije”ePS-së,dotëjenënjëllojsikomisionetparlamentaredhe dotëvotohennënjëtjetërmbledhje asamblejenështator.
Ofertë sezoni
Me rastin e 10 vjetorit të Klinikës Për çdo fëmijë deri në 14 vjeç të vizituar, vëllai (motra) ose gjyshi (gjyshja) do vizitohet
falas.
Operimet, terapia intensive për rritjen e shikimet, 50%
ulje.
Më pak?... Vetëm falas! Adresa 1: Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, Yrshek Adresa 2: Përballë Prokurorisë së Përgjithshme, kati III (Në krah të Poliklinikës qëndrore, Tiranë) Tel: 048200424; Mob: 0692105591&0682074035
6 - POLITIKE
E diel 29 Korrik 2007
Â
TREGTIA E ARMEVE SKANDALI Nota e protestës mbërrin në tavolinën e Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha
Tedi Blushi
S
ikundër pritej, Azerba jxhani i ka dërguar dje një notë të fortë proteste Shqipërisë për trafikun e paligjshëm të armëve drejt Armenisë. Ka qenë ora 14:03, kur ministrit tonë të Jashtëm, Lulzim Basha i është dorëzuar në tavolinën e tij të punës letra zyrtare e homologut të tij azerbajxhanas, Elmar Mammadyarov, i cili e paralajmëronte për rrezikun e prishjes së marrëdhënieve dypalëshe. "Baku është kundër luftës dhe e konsideron shitjen e ngarkesave me pajisje ushtarake dhe armë ndaj Armenisë si një akt kundër Azerbajxhanit", - citojmë shprehimisht nga nota e protestës, që është publikuar e plotë në të gjitha agjencitë kryesore të lajmeve në Lindjen e Mesme. Referuar kësaj letre, Mammadyarov shprehet se marrëdhëniet e tilla ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë paraqesin një shqetësim serioz jo vetëm për popullin e Azerbajxhanit, por kanë një ndikim negativ në marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona. "Sikundër e dini, mbi 800 mijë azerbajxhanas janë shndërruar në refugjatë si rezultat i agresion armen dhe pastrimit etnik të ndërmarrë prej tij. Bazuar në rezolutën e Konferencës Islamike, që ka pasur për qëllim të parandalonte Armeninë të vijonte agresionin dhe t'i jepte fund konfliktit, shtetet anëtare të kësaj organizate nuk duhet të furnizojë me mjete luftarake dhe armë Armeninë si edhe nuk duhet të lejojnë që të tilla ngarkesa të kalojnë transit në vendet e tyre. Një fakt i tillë thyen normat dhe principet e ligjeve e konventave ndërkombëtare", - citojmë shprehimisht nga kjo letër. Për këtë arsye, Mammadyarov i ka bërë thirrje homologut të tij shqiptar, Basha që të ndërhyjë për anulimin e shitjes së armëve drejt Armenisë, duke marrë parasysh edhe marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, të konfirmuara në takimin e nivelit të lartë mes Presidentëve të të dyja vendeve muajin e kaluar në Stamboll, në kuadrin e samitit të BSECO. Ndërkaq, këtë letër po dje Mammadyarov ia ka
Azerbajxhani: Shqipëria të anulojë shitjen e armëve “Nëse nuk e bëni, prishim marrëdhëniet”
"Baku është kundër luftës dhe e konsideron shitjen e ngarkesave me pajisje ushtarake dhe armë ndaj Armenisë si një akt kundër Azerbajxhanit", - citojmë shprehimisht nga nota e protestës së Ministrisë së Jashtme azerbajxhanase.
Turqia ktheu ngarkesën e armëve Q
everia shqiptare rrezikon të prishë marrëdhëniet me një ndër aleatët më të ngushtë, Turqinë, për shkak të trafikut të armëve drejt Armenisë. Armenia është në një konflikt të hapur me fqinjin e vet, Azerbajxhanin dhe ky konflikt mund të marrë përmasat e mesit të viteve '90, ku mijëra vetë vdiqën në luftime. Siç dihet, në Azerbajxhan jeton një shumicë e konsiderueshme e popullsisë turke dhe shteti turk ka qenë historikisht sensibël ndaj këtij konflikti. Vendi ynë tentoi pak ditë më parë të shiste armë të rënda në Armeni, por Turqia e ndaloi këtë. Për të fituar disa qindra mijëra euro, Shqipëria rrezikon të prishë marrëdhëniet me aleatin e saj, Turqinë. Po të shtosh këtu faktin që Turqia është vend anëtar i NATOs, ku Shqipëria synon të anëtarësohet, skandali merr përmasa më të mëdha. Nuk është hera e parë që qeveria Berisha shet armë në vendet që janë në konflikt. Në mesin e viteve '90, Berisha shkeli embargon e OKB-së dhe trafikoi armë në mënyrë të paligjshme në Zaire dhe në Kongo. Autoritetet turke i kanë thënë jo kalimit nga territori i tyre i një sasie të konsiderueshme armatimi dhe municioni të ushtrisë shqiptare me destinacion Armeninë. Ato e kanë detyruar anijen shqiptare që të kthehet andej nga ishte nisur me gjithë ngarkesë. Një anije e flotës sonë detare, e ngarkuar rrafsh me kontenierë të mbushur plot e përplot me armatime, kryesisht me gryka zjarri të artilerisë së rëndë dhe me municione, është riankoruar këto ditë në portin e Durrësit. Anija kishte udhëtuar nga porti i Durrësit në drejtim të portit të Stambollit, e ngarkuar me 60 kontenierë të mbushur me armatim artilerie dhe me municionet përkatëse, me synim transitimin e tyre në shtetin armen.
"Nuk është ndonjë skandal. Problemet e Turqisë me Armeninë bënë që armët të ktheheshin mbrapsht dhe ato janë shkarkuar në portin e Durrësit", - deklaroi Ylli Pinari, presidenti i kompanisë shtetërore MEICO, që kryen tregtinë e armëve.
Armenia mohon se ka blerë armë shqiptare M
inistria e Mbrojtjes e Armenisë ka mohuar që të ketë kërkuar të blejë armë në Shqipëri. Ndryshe nga ç'kishte deklaruar Ministria e Mbrojtjes shqiptare, se "ngarkesa me 60 kontenierë ishte destinuar për në Armeni", autoritetet qeveritare të këtij vendi e mohojnë kategorikisht diçka të tillë. "Armenia nuk ka blerë kurrë armë nga Shqipëria dhe nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë", - tha koloneli Seyran Shahsuvaryan, i cili është zëdhënës i ministrit të Mbrojtjes armene, Serj Sargsian. Ndërkohë, kjo tërheqje e palës armene mund të justifikohet me faktin se armenët janë nën akuzën e Azerbajxhanit për terrorizëm dhe se po armatosen për të sulmuar pjesë të këtij vendi. Ndërkohë, Turqia është rreshtuar haptazi në krah të Azerbajxhanit. Ndërkaq, është mësuar se ditë më parë, një përfaqësues ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes armene kishte kontaktuar me përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare dhe kishte bërë porosinë për blerjen e një sasie të konsiderueshme grykash zjarri të artilerisë tokësore dhe asaj kundërajrore të kalibrave të ndryshëm, duke filluar nga topat 75 mm, e deri te topat obuz me kalibër 122 mm, të shoqëruara me kompletet e tyre të municioneve. Armenia, dikur pjesë e Bashkimit të madh Sovjetik, tregoi interes për armatimin që ofronte vendi ynë, pasi është i njëjtë me atë që disponojnë vendet e Lindjes. Kalibrat e armatimit dhe municioni është i njëjtë. Ushtria armene ka shfaqur nevojën më shumë për municione artilerie, pasi nuk merr më furnizim nga Rusia për shkak të konjukturave politike. Por kjo aferë dështoi, për shkak se Turqia nuk i dha "OK" armatimit tonë që të kalonte kufirin turk.
çuar për dijeni edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, ku Shqipëria bën pjesë, Ekmeleddin Ihsanoglu, kreut të Këshillit Evropian të Ministrave të Jashtëm të BE-së si edhe ministrit të Jashtëm të Pakistanit, Khurshid Kasuri. MINISTRIA E MBROJTJES Protesta e Azerbajxhanit vjen për arsye se Ministria jonë e Mbrojtjes tentoi të tregtojë armë në Armeni. 60 kontenierë me armatim u bllokua në kufirin turko-armen, ndërkohë që vetë Armenia është në një konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Drejtori i kompanisë qeveritare MEICO, Ylli Pinari deklaroi pak ditë më parë për "Gazeta Shqiptare", se ngarkesa me armë të rëndë e bllokuar në kufirin turk, ishte destinuar pikërisht të shkonte në Armeni. "Nuk është ndonjë skandal. Problemet e Turqisë me Armeninë bënë që armët të ktheheshin mbrapsht dhe ato janë shkarkuar në portin e Durrësit", - deklaroi presidenti i kompanisë shtetërore MEICO, që kryen tregtinë e armëve. Sipas tij, konfliktet që ekzistojnë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit nuk janë problem i Shqipërisë. "Nuk është problem i Shqipërisë, të gjitha procedurat janë në rregull dhe konform ligjit. Ne po shohim mundësinë për rrugë të tjera. Për Shqipërinë, Ministrinë e Mbrojtjes, apo firmën tonë, tregtia e armëve me Armeninë nuk përbën asnjë problem, sepse ndaj këtij shteti nuk ka asnjë lloj embargoje, nga asnjë organizatë ndërkombëtare. Nëse do të kishte embargo, do të ishte bërë skandal ndërkombëtar", - shpjegoi Pinari. Duket se është pikërisht kjo arsyeja pse marrëveshja ndërmjet Ministrisë sonë të Mbrojtjes, e përfaqësuar nga një subjekt i licencuar për tregti armësh dhe palës armene, nuk është prishur ende. Pasi mësohet se palët po kërkojnë rrugë të tjera për të realizuar transportin e armatimit të rëndë dhe të municionit përkatës.
AKTUALITET - 7
E diel 29 Korrik 2007
Vihet nën pranga Entel Gashi. Policia: Ka qenë në rolin e ekzekutorit
I arrestuari, i çmendur prej 10 vitesh nga Masakra e Cërrikut Zbardhet plotësisht skema. Në kërkim, dhe 4 të dyshuarit e tjerë Nga Fatmir POPJA
ELBASAN (Vijon nga faqja 1) ... Entel Gashi, tashmë 32 vjeç nuk i ka mbajtur as dje lotët, kur është thirrur për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me ngjarjen. E dinte se prej qelive të komisariatit nuk do të dilte më. E pikërisht kështu ka ndodhur. Pasi ka marrë të gjithë dëshminë e tij, përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka firmosur dhe urdhër-arrestin ndaj Gashit. Prangosja e vëllait të katër motrave e çon në tetë numrin e të arrestuarve të dyshuar si autorë të vrasjes së gjashtë gardistëve dhe plagosjes së disa të tjerëve. Për gjatë këtyre 10 vjetëve, shumëkush e njihte dhe e dinte lidhjen e tij me masakrën. Dhe vetëm pse kishte parë tmerr me sy, ku një nga personat që e kapi "dalldia" e armëve ishte edhe vetë ai, e kishte humbur logjikën, deri në çmenduri. Ndërkohë që nga dita e djeshme, 32 vjeçari, tmerrin që ka përjetuar kur ishte një nga autorët e masakrës, e ka zbardhur të plotë, ndoshta duke u "liruar" edhe nga barra e rëndë e krimit. HISTORIA I angazhuar në Komitetin e Shpëtimit, Entel Gashi, me urdhër të Met Bozit (i arrestuar pesë ditë më parë), ishte armatosur dhe vënë në shërbim të tij. Por asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte menduar se do të shndërrohej në një vrasës gjakftohtë, që tashmë po i rëndon në ndërgjegje. Ai ka pranuar se ditën e ngjarjes, nën urdhrat e dhëna nga Met Bozi ka qëlluar mbi gardistët, të cilët kishin mbërritur në qytetin e tij për të "çliruar" postën e policisë që ishte pushtuar nga banda e armatosur e Cërrikut, në krye të së cilës ishte Roland Xhepaxhi, dhe ky i arrestuar. Madje, ai ka pohuar se pa e ditur as vetë se si, është ngjitur në antitankun ku ndodhej Sokol Buzani (tashmë i vrarë) dhe nuk ka hezituar të qëllojë mbi gardistët. Por kjo ngjarje i ka ndryshuar krejt rrjedhën e jetës. Prej vitesh i papunë, 32-vjeçari Gashi kishte rrëfyer disa herë publikisht atë çfarë i kishte ndodhur, pa
NGJARJA Me 23 maj vitit 1997, forcat e repartit 711, që ishin në varësi të Gardës së Republikës në atë kohë, u nisën në drejtim të Cërrikut për ta çliruan nga duart e personave të ashtuquajtur si anëtarë të Bandës së Cërrikut, postën e policisë. Por ranë në pritën që banda famëkeqe që drejtohej nga Roland Xhepaxhiu, u bëri në qendër të qytetit të vogël. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbetën të vrarë gjashtë gardistë dhe u plagosën shumë të tjerë.
HETIMET Për vite të tëra, Prokuroria hetoi për të identifikuar autorët e kësaj masakre të përgjakshme. Dosja u rihap disa herë. Por së fundmi, Prokuroria e Krimeve të Rënda mundi që të identifikojë autorët e ngjarjes makabre që tronditi qytetin e vogël. Nga hetimet rezultoi se në masakër ishin përfshirë 14 persona, dy prej të cilëve Ardian Rama dhe Sokol Buzani ishin vrarë, ndërsa katër të tjerë ndodheshin në burg për vepra të tjera penale.
ARRESTIMI Vetëm pak ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar "Autoblinda", policia arrestoi disa nga të dyshuarit si autorë të masakrës së 23 majit 1997 në Cërrik, ku mbetën të vrarë gjashtë gardistë. Në pranga ra i cilësuari si kapo i Bandës së Cërrikut, Roland Xhepaxhi, Met Bozi, anëtar i këshillit bashkiak të Cërrikut dhe Llazar Bici, punonjës i elektrikut, të cilët në atë kohë ishin angazhuar në Komitetet e Shpëtimit.
NË KËRKIM Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur urdhërarrestet për katër të dyshuarit e fundit si autorë të masakrës së Cërrikut. Emrat e të shpallurve në kërkim nuk bëhen të ditur për arsye hetimore, por burime të sigurta saktësojnë se nga verifikimet e kryera, dy prej tyre rezultojnë të jenë jashtë shteti. Ndërkaq, për dy të tjerët nuk është bërë i mundur identifikimi i vendndodhjes.
KULIQI Përveç gjashtë gardistëve të vrarë në masakrën e Cërrikut, mbetën të plagosur dhe 15 uniforma blu. Një prej të plagosurve ishte edhe Agron Kuliqi, në atë kohë shef i sapoemëruar i Komisariatit të Policisë së Elbasanit, dhe aktualisht zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë, që drejton Departamentin e Hetimit të Krimeve. TË PANDEHURIT NË GJYKATË SHFAJËSOHEN DUKE AKUZUAR "SHOKËT" "Kemi marrë pjesë në masakrën e Cërrikut, por nuk kemi ekzekutuar asnjeri". Kështu janë justifikuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit e radhës si autorë të masakrës së përgjakshme të 23 majit 1997. Arjan e Alban Toska si dhe Bujar e Tomorr Buzani, janë paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, për t'u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre. Katër të pandehurit aktualisht ndodhen në qelitë e burgut, pasi janë dënuar për vepra të tjera penale. Para gjykatës ata kanë pranuar se kanë qenë pjesëmarrës në ngjarje, por nuk kanë qëlluar mbi gardistët. Burime të sigurta nga seanca pohuan se të pandehurit tentuan t'i hidhnin fajin njëri-tjetrit, por ky fakt nuk i ka shpëtuar nga masa e sigurisë "arrest me burg". Vetëm një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda mori të njëjtën masë sigurisë për të pandehurit Roland Xhepaxhiu, Met Bozi dhe Llazar Bici. guxuar të dorëzohej në polici. Vetëm kur është thirrur për të dhënë shpjegime, djali i vetëm nuk ka hezituar të mbërrijë në komisariat, edhe pse e dinte fare mirë se do të provonte shijen e hidhur të prangave. Burime nga Prokuroria pohuan se për
identifikimin e Gashit, përveç dëshmive të të pandehurve të tjerë, u erdhën në ndihmë dhe filmimet e bëra në këtë masakër, ku i riu ishte filmuar teksa qëndronte mbi antitank. MASAKRA Me 23 maj të vitit 1997,
SKEMA, JA CILËT JANË ORGANIZATORËT E MASAKRËS Duke iu referuar dëshmive dhe provave, Prokuroria ka arritur në përfundimin se organizatorët e masakrës së Cërrikut kanë qenë anëtari i këshillit bashkiak, Bozi dhe ish-anëtari i Komitetit të Shpëtimit, Bici. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, këta kanë kontaktuar me Land Xhepaxhiun dhe të tjerë elementë të bandave të Cërrikut, për të organizuar pritën, pas informacioneve që kishin marrë se po vinte policia dhe forcat speciale. Madje, dy të parët kanë siguruar edhe armatimet e nevojshme. Sipas dëshmive të dhënë nga prokurori, rezulton se i pari që ka hapur zjarr ndaj karvanit të policisë me automatik mësohet të jetë Ardian Rama. Ndërsa breshërisë së tij i janë bashkuar edhe të tjerët. Arjan Toska, i cili ndodhet aktualisht në burg, akuzohet se ka qëlluar me antitank ndaj karvanit. Kurse Sokol Buzani, vëllai i vrarë i Bashkim Buzanit, rezulton nga hetimet si personi që i është afruar autoblindit ku ndodheshin gardistët Sali Martini, Halit Haxhia, Bashkim Mella dhe Besnik Syla, dhe ka hedhur granatën brenda diagaçit. forcat e repartit 711, që në atë kohë ishte në varësi të Gardës së Republikës, u nisën drejt Cërrikut për të rimarrë sërish postën e policisë së qytetit, që kishte rënë në duart e bandave të armatosura, pa e menduar se shumë prej tyre nuk do të
ktheheshin më në familjet e tyre. Në qendër të qytetit të vogël, anëtarët e Bandës së Cërrikut, që drejtohej nga Roland Xhepaxhi u zunë pritë dhe hapën zjarr kundër tyre. Si pasojë, mbetën të vrarë gjashtë gardistë dhe u plagosën disa të tjerë. Për vite të tëra kjo
12.500 euro për të nxjerrë "vrasësin" nga burgu TIRANE- Një 33-vjeçar ka denoncuar dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, se i kishte paguar 12.500 euro një personi që i ishte prezantuar si prokuror, për t'i nxjerrë vëllanë nga burgu. Luftim Gjoni ka denoncuar se 2 muaj më parë kishte shlyer shumën e kërkuar, por qysh në këtë moment "sekseri" është zhdukur pa lënë gjurmë. Ndërsa i vëllai, Lulash Gjoni, vazhdon të shlyejë në qeli dënimin prej 15 vitesh burg për krimin e vrasjes. Gjoni ka dhënë edhe një emër, A.G., me të cilin i është prezantuar personi që i kishte premtuar se do e ndihmonte. Zyra e antikrimit ekonomiko-financiar, ku është depozituar denoncimi, duket se e ka marrë seriozisht këtë çështje. Oficerët kanë nisur verifikimet e thënieve të Gjonit, si dhe kanë nisur kërkimet për personin që i është prezantuar si prokuror. Deri në orët e mbrëmjes së djeshme, policia siguronte se personi në fjalë nuk ishte prokuror dhe se e kishte mashtruar Gjonin.
Tenton të djegë motrën dhe të ëmën në shtëpi TIRANE- Pas sherrit me të motrën, 50-vjeçari Bajram Kora ka tentuar ta djegë të gjallë së bashku me të ëmën në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në banesën private ku Bajrami jeton me të motrën, Margarita Kora dhe të ëmën. Ka lyer shtëpinë me benzinë në momentin që e ëma dhe e motra ishin brenda, por nuk ka mundur ta ndezë, pasi është pikasur nga këto të dyja. Fill pas denoncimit, policia i ka hedhur prangat Bajramit. Sipas policisë, ai ka qenë i dënuar dhe liruar, pasi ka shlyer 14 vite burg për vrasjen e së shoqes. dosje mbeti pa autor, por jo përgjithmonë. Tetë persona tashmë janë në pranga si të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Cërrikut, dy të tjerë kanë vdekur dhe katër janë shpallur në kërkim. Aktualisht, burime policore pohojnë se kanë zbardhur plotë sisht skemën e krimit dhe kanë identifikuar dhe katër të dyshuarit e tjerë. Nga verifikimet e bëra, dy nga të dyshuarit ndodhen jashtë Shqipërisë.
E diel 29 Korrik 2007 8 - AKTUALITET LAJM I VONE/ Arrestohet Breçani, donte të hakmerrej për vëllanë
Policia e Tropojës parandalon gjakmarrjen P
olicia e Tropojës ka mun dur të parandalojë një vrasje për hasmëri gjatë ditës së djeshme. Kështu, dje në mbrëmje, rreth orës 22.00, në afërsi të bashkisë së qytetit, policia ka arritur të ndalojë Astrit Breçanin, i cili me një kapele në kokë dhe duke mbajtur edhe një automatik
tip kallashnikov në një çantë shpine i kishte zënë pusi, viktimës së tij, Sabri Metalia. Por duket se këtë rradhë objekti si viktimë ka qenë me fat, sepse policia ka arritur të parandalojë në kohë një tragjedi për shkak të gjakmarrjes. Brenda një muaji e gjysëm
ai është hera e tretë që Breçani tenton të vrasë viktimën. Astriti ishte nisur nga Tirana për të vrarë pronarin e një lokali në Tropojë Sabri Metalia, i cili është vëllai i Ilir Metalia, që është në kërkim për vrasjen e vëllait të Astritit. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1998.
Ky është një ndër rastet e rralla që policia ka arritur të parandalojë një tragjedi që mund të kryehej për shkak të gjakmarrjes. Ndërkohë nga burimet policore mësohet se edhe objektivi viktimë, Metalia, më parë kishte kryer një vrasje në familjen Brecani. Megjithatë, oficerët e poli-
cisë duket se kanë marrë në kohë informacionin e nevojshëm për të paran-
daluar gjithë skenën e cila do të rihapte edhe një herë të gjithë tragjeditë familjare.
Policia: Gazetarët nuk kishin marrë leje për të bërë "lojën" me uniformat e Rrugores
Policia "zhvesh" dy gazetaret e "Fiksit" të veshura si police Procedohen në gjendje të lirë, rrezikojnë 2 vite burg
[email protected]
P
olicia e Tiranës "zh vesh" gazetaret e emi sionit "Fiks Fare", të TV Top Channel. Dy gazetaret, Amanda Raci, 19 vjeçe, nga Burreli dhe Arlinda Budina, 18 vjeçe, nga Tirana, sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kishin dalë të veshura si punonjëse të Policisë Rrugore në Kthesën e Pezës, në aksin rrugor Plepa-Ndroq-Tiranë, për të realizuar një pjesë të emisionit të tyre. Së bashku me dy gazetaret ishte edhe kolegu i tyre, Gentian Zeneli, i cili sipas të njëjtit njoftim ishte i veshur civil dhe i drejtonte dy "policet" me një radiomarrëse në dorë. Mungesa e marrjes së lejes nga organet e policisë, u ka kushtuar uniformat dy gazetareve "police", si dhe radiomarrësen Zenelit. Dhe si të mos mjaftonin këto, ata janë detyruar të kalojnë disa orë në ambientet e izolimit të Komisariatit numër 6 të Policisë në Kombinat. Tre gazetarët e "Fiks Fare" mësohet se kanë dhënë deklarimet e tyre me shkrim për gjithçka
TIRANE- Qelitë e izolimit të Komisariatit numër 5 të Policisë në Kamëz, janë të vetmet ambiente që mund të mbanin 37-vjeçarin me probleme mendore, Dali Gjici. Rreth orës 14.00 të pasdites së të premtes, Gjici ka kërcënuar për të disatën herë të vrasë familjarët e tij në banesën në lagjen e Bathores. Familjarët kanë mundur ta qetësojnë dhe t'i marrin thikën 37-vjeçarit. Por këtë herë nuk kanë menduar ta lënë me kaq. E kanë këshillur në mjaft raste kur ishte treguar
që kishte ndodhur, qysh nga ideja dhe deri në realizimin e filmimeve të mesditës së djeshme. SHOQËRIMI
Policia ka pretenduar se ishin sinjalizimet e qytetarëve të ardhura në sallën operative, që i kanë çuar shërbimet e Komisariatit numër 6 të Pol-
SEKUESTRUAR Policia u ka sekuestruar gazetarëve të emisionit "Fiks Fare", dy palë bluza ngjyrë blu të uniformës së policisë, dy jelekë fosforeshent të qarkullimit rrugor, dy palë funde të uniformës policore si dhe dy kapele policie dhe tre radio ndërlidhjeje. NENI 247 "Mbajtja pa të drejtë e uniformës, dokumentit ose e një shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose me burgim gjer në dy vjet".
icisë te gazetaret e veshura si police. Burimet policore kanë shkuar deri në deklarimin, se gazetaret-police u kishin vendosur edhe disa gjoba drejtuesve të mjeteve, që ishin të parët që kishin dyshuar se ato nuk ishin punonjëse të policisë. Situata është sqaruar menjëherë, pasi kanë mbërritur grupet e gatshme të policisë, të cilët kanë mësuar se "policet" simpatike në rrugë nuk ishin kolege të tyre, por gazetare. Ata kanë gjetur edhe furgonin nga ku filmoheshin veprimet. Nuk kanë kërkuar sqarime të tjera shërbimet e policisë, po u kanë kërkuar gazetarëve t'i sho-
Policia e arreston, është problematik
I sëmuri terrorizon familjen me thikë i dhunshëm. E kanë çuar edhe për mjekim, por siç duket edhe në këtë rast spitali numër 5 i trajtimit të të sëmurëve mendor nuk ka pasur një shtrat për të. Pasditen e së premtes, familjarët kanë bërë atë që i kishin premtuar se do të bënin nëse do i sulmonte sërish. Familjarët, të tmerruar kanë kërkuar ndihmën e policisë për të zgjidhur situatën në shtëpinë e tyre. Me të marrë sinjalizimin përkatës, në vendin e ngjarjes
kanë shkuar shërbimet e Komisariatit numër 5 të Policisë së Tiranës, të cilët kanë kryer shoqërimin për në ambientet e izolimit të 37vjeçarit Gjici. Policia ka siguruar të gjitha provat për dokumentimin e ngjarjes. Janë marrë dëshmitë familjarëve për rrethanat dhe për sjelljen e Gjicit. Sipas burimeve, pas konsultimit edhe me prokurorin është konluduar si masë sigurie, arresti për Gjicin. Një masë e tillë
për akuzën e kanosjes, është justifikuar nga burimet policore për shkallën e agresivitetit të 37-vjeçarit dhe rrezikun që ai mund të kryente ndonjë krim në familjen e vet. Gjithsesi, kjo është konsideruar si masë provizore për të, përderisa nuk ekzistojnë ambiente të specializuara për trajtimin e kësaj kategorie personash në burg. ge.xha.
qëronin në rajonin e policisë në Kombinat. Sipas burimeve, nga ana e gazetarëve nuk ka pasur kundërshtime, por edhe nga e policëve nuk
ishte e nevojshme përdorimi i forcës fizike. POLICIA Në komisariat, gazetareve u janë komunikuar nenet që kishin shkelur me daljen e paparalajmëruar të tyre të veshura si police. Gjithsesi, pas marrjes së deklarimeve, oficerët e antikrimit të komisariatit ia kanë referuar çështjen Prokurorisë për ndjekje penale. Gazetaret janë lënë të lira vetëm pasi kanë hequr dhe dorëzuar kapelat, bluzat dhe fundet e policisë, duke u larguar të veshura civile. Dy vajzat e "Fiks Fare" dhe gazetari Zeneli, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë nga gjobë, deri në 2 vite burg. re.kro.
Dyshohet se donte të vidhte telat e bakrit
Vdes nga korrenti në kabinën elektrike K
a shkuar me pinca dhe çelësa në dorë në kabinën elek trike që ndodhej pranë vendit të tij të punës, por ka gjetur vdekjen si pasojë e ndërhyrjes në tension. Altin Bushgjoka, 19 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues pranë Spitalit Ushtarak, është gjetur i karbonizuar brenda kabinës pranë ish-pularisë në Laprakë të Tiranës, rreth orës 16.30. Sipas policisë, pranë trupit të viktimës janë gjetur një palë pinca, disa çelësa të vegjël dhe një sasi kablli. Ngjarja nuk ka pasur dëshmitarë apo persona që mund të jenë në dijeni të motivit të kësaj ndërhyrjeje të 19-vjeçarit në kabinë. Viktima mësohet se punonte në një firmë private për grumbullim skrapesh dhe mbeturinash të tjera metalikë. Ndërsa burimet policore thanë për Gazetën, se firma ku punonte Bushgjoka furnizohej nga një kabinë tjetër elektrike, duke përjashtuar faktin se ai mund të kishte shkuar për të rregulluar ndonjë defekt elektrik në linjë. Trupi i pajetë, pasi i janë kryer veprimet hetimore parapake, i është dorëzuar familjarëve për të kryer ceremoninë e varrimit. Ndërsa policia ka piketuar dy pistat për motivin që e kishte shtyrë 19-vjeçarin të hynte në kabinë. E para, sipas policisë, është mundësia për të realizuar një lidhje të dytë të energjisë elektrike, për të pasur drita në momentin kur i stakohej kabinës ku ishte lidhur rrjeti elektrik i firmës. Por burimet nuk kanë përjashtuar mundësinë që viktima të ketë shkuar për të vjedhur panelet apo telat e bakrit për t'i shitur në firmën ku punonte. ge.xha.
EKONOMI - 9
E diel, 29 Korrik 2007
Â
SITUATA ENERGJETIKE
REBELIMI
Reagojnë bizneset: “Energjia ikën e vjen, nuk lajmëron asnjeri për oraret. Po na falimentojnë!”
Mungesa e dritave lë Lushnjen pa bukë “Një pjesë të bukës ua hodhëm bagëtive” LUSHNJE Mungesa e paparalajmëruar e energjisë elektrike përgjatë gjithë natës së mëparshme ka çuar dëm prodhimin e ndërmarrjeve të vogla të prodhimit të bukës, duke i lënë qytetarët të presin deri në drekë
GENC KONDI
Q
ytetarët e Lushnjes janë ndodhur mëngjezin e djeshëm përballë një situate të paparashikuar. Ata që kanë shkuar, si zakonisht, për të blerë bukën në dyqanet përkatëse, janë detyruar të kthehen dyarbosh, ose të pranojnë një mall, që ishte jashtë të gjitha standardeve ushqimore normale. Kjo, pasi, për gjithë natën, qyteti ka mbetur krejtësisht në “blackout”, me sa duket, si rezultat i një defekti në linjë, por që nuk ka pranuar ta riparojë askush, para se të zbardhë drita. Të pyetur nga Gazeta, prodhuesit e bukës në qytetin e Lushnjes kanë deklaruar se “vetëm derrat mund ta hanin atë çka mbeti përgjysmë nëpër furrat, ku mungonte energjia”. Qytetarët janë detyruar të presin në rradhë pranë furrave të bukës nga mëngjesi për të siguruar bukën që filloi të prodhohet pas riparimit të defektit. Problemi është se për ndërprerje të tilla nuk përgjigjet askush, thekson një nga prodhueset e bukës në Lushnje. Shkojmë të ankohemi tek punonjësi dezhurn i ndërmarrjes elektrike dhe ai na përgjigjet se i kemi prishur gjumin. Por, ne natën punojmë, thekson ajo, duke shtuar se e mirëkupton faktin që do të ketë edhe defekte nga mbingarkesa e këtyre ditëve të nxehta, por nuk kupton kurrsesi këtë neglizhencë skandaloze të punonjësve të ndërmarrjes elektrike. Një pjesë shumë të vogël arritëm ta nxjerrim në treg. Pjesa tjetër u shit për ushqim bagatish, thotë ajo për Gazetën. Ndërkohë, prej drejtuesëve të bizneseve në zonat turistike të këtij rajoni konfirmohet se edhe në zonat e tyre po aplikohet kufizimi i energjisë me orare të zgjatura. Arben Shametaj, përfaqësues i një firme konfeksioni në Fier, është shprehur për Gazetën se “më ka ardhur një porosi pune nga Italia, për të cilën më duhet angazhim total dhe energji, asnjë sekondë e munguar. Kam 10 ditë që
Fier/ Biznesi i vogël: Nuk paguajmë taksa pa energji G
jeneratorët në çdo cep të Fierit janë bërë protago nistët e këtyre ditëve. Tregtarët paralajmërojnë se nuk do të shlyejnë më detyrimet tatimore nëse do të jenë të kushtëzuar nga situata energjetike edhe gjatë muajit gusht. Të pyetur nga Gazeta, shumë prej tyre thonë se shpenzimet që bëjnë për të mbajtur në funksion gjeneratorët janë tepër të larta. Këto shpenzime janë të ndjeshme sidomos për atë kategori biznesi të vogël që ushtron aktivitet në mjedise me qira. Rreth 40% e tyre është në prag falimentimi, pasi situata ka ndikuar në uljen e prodhimit dhe volumit të tregtisë, pakësimin e fuqisë punëtore etj. “Jemi bërë për të qarë hallin. Në fund të muajit duhet të paguaj 400 mijë lekë të vjetra qira dhe nuk arrij ta siguroj këtë detyrim”, shprehet një tregtar që tregton sallameri pranë Bashkisë Fier. Jam i detyruar të përdor gjeneratorin, por jo më shumë se dy orë, se i bie që të punoj vetëm për të nxjerrë naftën e tij”, thotë ai. “Është për të vënë duart në kokë, vazhdon një qytetar aty ngjitur, që ka një fotostudio. Drita jo, ujë jo, po ku shkojnë taksat tona, votat tona?”. Kufizimet 5-6 orë në ditë kanë krijuar një kolaps të vërtetë edhe për atë pjesë të biznesit që konservon produkte ushqimore në kushte frigoriferike. Aktualisht në qytetin e Fierit ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 1.500 biznese të vogla. Dëmi ekonomik është i pallogaritshëm, sipas tregtarëve, të cilët në shumë rsate janë të detyruar të hedhin sasira të mëdha produktesh, të cilat nuk u rezistojnë dot temperaturave të larta.
energjia më mungon 6 orë gjatë ditës dhe po aq gjatë natës. Kush më kompenson mua ndërprerjen e kontratës së punës me firmën italiane që jam lidhur? Nëse ne, si biznes, paguajmë energjinë lek më lek, pse Filiali nuk më siguron energji?” Në të gjithë bizneset operuese të bregdetit të qarkut, energjia mungon në kuota të njëjta me qytetet.
Dilaver Yzedini, pronar i një bar-resorant-hoteli në zonën e Semanit, ka thënë se “energjia më mungon për afro 10 orë gjatë një ditënate. Kam pushues disajavorë, të cilëve duhet t’u përgjigjem me të gjitha kushtet. Nëse gjatë gjithë vitit presim sezonin e verës për pak të ardhura më shumë, na duhet tani që ato t’i shpenzojmë për kar-
FIER Rreth 40% e biznesit të vogël është në prag falimentimi, pasi situata ka ndikuar në uljen e prodhimit dhe volumit të tregtisë, pakësimin e fuqisë punëtore
GJIROKASTËR 20 biznesmenë të zonës së minoritetit, shumica e të cilëve ushtrojnë aktivitet në Dervicjan, kanë dorëzuar në degën e Tatim-Taksave të Gjirokastrës licencat
burant”. Një ditë më parë u njoftua se, të ndodhur përballë një situate të pazakontë e që po i çon drejt falimentimit të plotë, edhe shumë biznese private në rajonin e Dropullit të Poshëtm po mbyllin aktivitetin e tyre. Ndërsa, është bërë normale hedhja në rrugë e punëtorëve që janë punësuar në firma të ndryshme. Vetëm gjatë dy
LSI: Protesta në vend për dritat L
ëvizja Socialiste për Integrim do të vijojë pro testën popullore kundër situatës së furnizimit me ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin, Ka deklaruar kështu Petrit Vasili, sekretar i përgjithshëm i LSI. ‘Ne startuam me protestën në lagjen Kombinat të kryeqytetit. Ajo ishte vetëm një nga elementët e protestës shumëformëshe, që do të ketë reagimi qytetar. Ne kemi bërë publike që, përveç kësaj proteste, të tilla aksione kundërshtimi qytetar do të vijojnë në Elbasan, në Durrës, pas pak ditësh do të ketë në Lushnje e në qytetet e tjera, në qytetet më të mëdha të vendit. Por, paralelisht me këto, siç është në traditën e të bërit opozitë në mënyrë të veçantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ne do të vazhdojmë të kërkojmë mendimin e specialistëve më të mirë të vendit, për rrugëzgjidhjet alternative, cilatdo qofshin ato, për këtë çështje me interes kombëtar. Do të vazhojmë të propozojmë edhe elementë për zgjidhjen”, tha Vasili. Sigurisht, Partia Socialiste ka të njejtin mendim si ne që kriza është evidente dhe, gjitashtu, është pa rrugëdalje dhe ajo është artikuluar në mënyra të tjera. Ne, si parti, ju drejtuam qytetarëve nga foltoret e atyre komuniteteve që vuajnë në mënyrë ekstreme, shtoi ai.
ditëve të fundit, 20 biznesmenë të zonës së minoritetit, shumica e të cilëve ushtrojnë aktivitet në fshatin Dervicjan, kanë dorëzuar në degën e Tatim-Taksave të Gjirokastrës licencat e tyre. Bëhet fjalë për firma që punojnë me lëndë inerte, përpunim guri, druri, mermeri apo aktivitete industriale. Përfaqësues të këtyre bizneseve kanë dek-
laruar se mungesa e energjisë elektrike është për ta një katastrofë e vërtetë dhe se do t’i rikthehen punës vetëm nëse qeveria aktuale merr masa të menjëhershme për zgjidhjen në kohë të këtij problemi. Ndërkohë, pritet që shembullin e biznesmenëve minoritarë të ndjekin dhe disa firma të tjera të njohura që operojnë në qytetin e Gjirokastrës.
10 - SOCIALE BOLONJA
S
tudentët e Infermierisë dhe Gazetarisë kanë mbetur peng i suplementit të diplomës. Bëhet fjalë për ata të rinj që këtë vit akademik përfunduan ciklin e studimeve në këto dy degë me sistemin e Bolonjës. Në fakt, senati i Universitetit të Tiranës ka miratuar formatin e suplementit të diplomës (shtojca) që duhet të merrnin studentët në fund të ciklit të parë të studimeve, por nuk ka ndodhur kështu. Modeli i shtojcës është bërë publik në ceremoninë e diplomimit të tyre, por kjo ka qenë vetëm një kopje eta-
E diel, 29 Korrik 2007
Është miratuar formati.Ministria nuk ka lëvruar fondet
Suplementi i diplomës, nuk ka specialistë për ta plotësuar SHTOJCA Aplikohet në të gjitha ato vende që kanë nënshkruar Kartën e Bolonjës, ku u pa si prioritet lëvizja e lirë e studentëve në të tre ciklet e studimit dhe u kërkua që kjo të mbështetej në një dokumentacion të gjerë zyrtar, ligjor dhe akademik lon, pasi studentët kanë marrë diplomën tradicionale së bashku me listën e notave. Kështu, asnjë prej këtyre studentëve të diplomuar me Bolonjën nuk e ka në dorë ende dokumentin bazë që u hap rrugë ndjekjes së studimeve pasuniversitare 2vjeçare dhe do t’u krijonte lehtësi për aplikimin e tyre në
universitetet jashtë vendit tonë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj ka shpjeguar se gjithçka ka ngecur në plotësimin e shtojcës. “Suplementi është një dokument i rëndësishëm dhe që duhet plotësuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Ai i ngjan një regjistri në të cilin shënohen specifikat e secilës
lëndë, kreditet e marra nga të rinjtë (nota konvertohet në kredite), etj. Por kjo nuk është e lehtë për t’u bërë, - ka shpjeguar Rrokaj. - Duhen specialistë të mirëfilltë për të plotësuar suplementet, që ndryshojnë në varësi të specifikës që ka secila degë”. Rrokaj shton se për këtë i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit fonde për të siguruar specialistët që do të plotësojnë shtojcat e diplomave, por ende nuk kanë marrë një përgjigje. Ndërkohë që vetë studentëve u është thënë se
shtojca do të jetë gati nga muaji tetor, ndërsa ende nuk është caktuar tarifa që iu duhet të paguajnë studentëve për të pasur në dorë suplementin. Gjithashtu, të gjithë të rinjtë duhet të dorëzojnë një kërkesë pranë sekretarisë së fakultetit për t’u pajisur me shtojcën. Vetëm pak muaj, më parë
MASH-i deklaroi se të gjithë studentët që këtë vit akademik përfundojnë ciklin e parë të studimeve me sistemin e Bolonjës, së bashku me diplomën Bachelor, do të pajisen edhe me shtojcën e diplomës (suplementin e diplomës).
MASH do vendosë rregullat e lojës. Fakultetet do njihen me to në mes të shtatorit
ESMERALDA KETA
[email protected]
G
ara për drejtuesit e rinj të institucioneve publike të arsimit të lartë nis më 1 tetor. Data është zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme nga ministri i Arsimit, Genc Pollo, sipas të cilit në këtë datë do të nisë puna me ngritjen e komisioneve të zgjedhjeve. Ndërsa emrat e drejtuesve të rinj të universiteteve do të mësohen nga fillimi i nëntorit. Ndërkohë që rregulloren e zgjedhjeve e ka marrë në dorë Këshilli i Arsimit të Lartë, të cilën do t’ua dërgojnë dy javë përpara nisjes së këtij procesi, kur ligji i arsimit të lartë përcakton se rregullorja e zgjedhjeve përgatitet dhe miratohet nga vetë institucionet e arsimit të lartë. ZGJEDHJET NË UNIVERSITETE Në fakt, ato duhet të ishin shpallur kohë më parë, por tashmë zyrtarizohet data se kur do të nisë gara për autoritetet që do të drejtojnë në katër vitet e ardhshme universitetet publike. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, me anën e një urdhri ka shpallur dje fillimin e procesit zgjedhor në institucionet publike të Arsimit të Lartë (IAL). Urdhër ky që detajon se më 1 tetor 2007 fillon procesi zgjedhor për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike. Sipas këtij urdhri të ministrit, procesi i zgjedhjeve fillon në këtë datë, me ngritjen e komisioneve të zgjedhjeve, regji-strimin e kandidaturave, fushatën zgjedhore dhe aktin e votimit, periudhë kjo e cila paraprakisht mund të zgjasë afro 4 javë. E thënë ndryshe, vetëm në fillim të nëntorit do të mund të mësojmë emrat e
Universitetet, më 1 tetor nis gara për drejtuesit e rinj Ministri Pollo shpall fillimin e zgjedhjeve
Konferenca e Rektorëve
Kushtetuesja do vendosë për Ligjin e Arsimit të Lartë L igji i Arsimit të Lartë, i miratuar në fund të muajit maj, 2007, është kundërshtuar ashpër nga organet drejtuese të universiteteve publike. Ata janë shprehur kundër këtij ligji, për arsye se cenon autonominë e shkollave të larta dhe i jep më tepër kompetenca ministrit të Arsimit, duke krijuar një varësi të shkollave të larta prej dikasterit të Arsimit. Për këtë arsye, ata, përpara se ligji të kalonte për miratim në Parlament, propozuan ndryshimin e 25 neneve, por që ligji arriti të marrë votat me disa ndryshime të vogla. Më pas, konferenca e rektorëve i kërkoi ish –Presidentit Alfred Moisiu të mos dekretonte këtë ligj, që shënonte hapa mbrapa në autonominë e universiteteve. Por sërish ligji arriti të marrë edhe bekimin e Presidentit. Konferenca e Rektorëve ka deklaruar se i është drejtuar Kushtetueses për këtë gjë dhe ka shtuar se nëse ndodh që edhe ky institucion të shprehet në favor të ligjit, atëherë do t’i drejtohen Strasburgut për të zgjidhur përplasjen.
Mandati, një person mund të zgjidhet dy herë radhazi L igji i Arsimit të Lartë përcakton se organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë zgjidhen për një mandat 4vjeçar. Autoritetet drejtuese zgjidhen deri në dy herë radhazi në të njëjtin funksion. Autoriteti drejtues i një institucioni publik të arsimit të lartë, që konkurron në mandatin e dytë për të njëjtin funksion, duhet të sigurojë 60 për qind të numrit të vlefshëm të votave për t’u shpallur fitues. Rektori i një institucioni të ri publik të arsimit të lartë emërohet nga Presidenti i Republikës, sipas propozimit të bërë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, me një mandat njëvjeçar në drejtim. Ky mandat mund të përsëritet, por jo më shumë se dy herë radhazi. Mandati për organet dhe autoritetet e tjera drejtuese dhe administruese të një institucioni të ri publik të arsimit të lartë, është i njëjtë me atë të rektorit.
drejtuesve të rinj të shkollave të larta. Ministria e Arsimit ka sqaruar se ky proces do të zhvillohet mbështetur në rregulloren e zgjedhjeve, e cila pas konsultimeve miratohet nga MASH-i. Rregullorja do t’u vihet në dispozicion institucioneve publike të Arsimit të Lartë jo më vonë se dy javë përpara fillimit të këtij procesi, ndërsa aktualisht projekt-rregullorja po shqyrtohet nga Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës (KALSH). Në këto zgjedhje universitare, për herë të parë do të marrin pjesë në proces edhe studentët. Në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese, votat e studentëve dhe votat e personelit jo akademik përllogariten me përqindje, ato vlejnë 20 për qind në totalin e përgjithshëm të votave për studentët dhe 5 për qind në totalin e përgjithshëm të votave për personelin jo akademik. DREJTUESIT E RINJ Zgjedhja e autoriteteve drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë bëhet në këtë mënyrë: rektori i institucioneve publike të arsimit të lartë zgjidhet me votim të fshehtë nga i gjithë personeli akademik, personeli jo akademik dhe studentët e institucionit. Gjithashtu, edhe dekani zgjidhet me votim të fshehtë nga i gjithë personeli akademik, personeli jo akademik dhe studentët e fakultetit apo institutit të kërkimit dhe zhvillimit. Ndërsa përgjegjësi i departamentit apo qendrës së kërkimit dhe zhvillimit zgjidhet me votim të fshehtë nga i gjithë personeli akademik respektiv. Presidenti i Republikës emëron rektorin e zgjedhur, rektori emëron dekanin e zgjedhur, ndërsa dekani emëron përgjegjësin e departamentit.
AXHENDA
PARASHIKIMI
sot
Dielli lind në ora 07.03 dhe perëndon në ora 17.47
Lagështira 100 %
I MOTIT NE RRETHIN E
sot Temperatura e parashikuar për sot në TIRANË
Ø Ø
Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 0 km/orë
TIRANES
nesër
Maksimale
+38
Minimale
+23
E diel, 29 Korrik 2007
Temperatura e parashikuar për nesër në TIRANË
Ø Ø
Maksimale
Minimale
azeta Tiranës
11
e
+38 +25
Sërish përplasje mes dy institucioneve. Akuza të ndërsjella për paaftësi
Bashkia, ujë me bote për të shuar “etjen” e Tiranës Ujësjellësi: Kishte destinacion larjen e rrugëve ESMERALDA KETA
[email protected]
P
roblemet në furniz imin me ujë të pijshëm të kryeqytetit, janë kthyer në mollë sherri mes Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellësit. Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për të shuar “etjen” e banorëve dhe ka shëtitur lagje më lagje, duke u dërguar atyre bote me ujë. Por kjo nismë ka shkaktuar reagimin e UKT-së, e cila i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës të heqë dorë nga “bamirësia” e saj dhe të bëhet palë në zgjidhjen e situatës, pasi ajo është shkaktarja kryesore e krizës së ujit të pijshëm. Ujësjellësi ka deklaruar gjithashtu, se uji që shpërndan Bashkia me bote nuk plotëson parametrat higjienikë, pasi ai kishte si destinacion larjen e rrugëve. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës disa herë ka deklaruar se nëse Ujësjellësi do të ishte në varësi të saj, banorët e Tiranës do të kishin ujë 24 orë pa ndërprerje. UJË FALAS Ka qenë kjo nisma më e fundit që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës për të shuar etjen e banorëve të kryeqytetit. Me autobote të mëdha, ajo ka shkuar lagje më lagje dhe ka shpërndarë ujë falas për banorët. Kjo gjë ka vazhduar për dy ditë me radhë, ndërkohë që vetë qytetarët kanë përfituar nga kjo bamirësi për të mbushur kovat dhe bidonët. Më fatlumët kanë qenë ata të kateve të larta, ku uji mungon që prej disa ditësh, pasi nuk arrin të ngjitet. Por kjo ka shkaktuar reagimin e Ujësjellësit, që e ka akuzuar Bashkinë se po shpërndan ujë jashtë parametrave
Autoboti i Bashkisë duke shpërndarë ujë falas
AKUZA Uji nuk arrin të ngjitet deri në katet e larta dhe pasojë për këtë janë lejet e ndërtimit që Bashkia jep vend e pa vend, pa një plan urbanistik, duke shkaktuar probleme të mëdha në shtimin e presionit dhe në bllokimin e tubacioneve të ujësjellësit
Shkak lëvizja e shtyllave të energjisë elektrike
KESH përlaset me Bashkinë, bllokohen punimet në Unazë N
jë tjetër përplasje mi dis bashkisë së Tiranës dhe institucioneve në varësi të qeverisë. Kësaj here ngërçi që ka përfshirë këto marrëdhënie lidhet me Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Si pasojë kanë ngecur punimet në një ndër segmentet më të rëndësishme për lëvizjen e automjeteve në kryeqytetet. Bëhet fjalë për pjesën e Unazës nga Farmacia numër 10 e deri
tek Brryli. Shkak për këtë përplasje janë bërë sërish shtyllat e ndriçimit që ndodhen gjatë gjithë gjatësisë së këtij segmenti rrugor. Bashkia pretendon se fajtore është KESH-i, pasi ajo i ka kërkuar që të lëvizë këto shtylla, në mënyrë që të mund të vijojë punimet me ritmet e mëparshme. Por nuk ka gjetur mirëkuptimin e KESH - it. Krejt i kundërt është pretendimi që ngre Koorporata Elekteroenergjitike Shqiptare.
Ajo sqaron se lëvizja e shtyllave të ndriçimit nuk është detyrë e saj, por e firmës që po kryen punimet. Burime pranë KESh-it shpjegojnë se kjo gjë është e parashikuar që në momentin kur bëhet projekti për rehabilitimin e një segmenti rrugor. “Nuk është detyra jonë të lëvizim shtyllat që ndodhen përgjatë një segmenti rrugor. Kjo është detyrë e firmës që kryen punimet, sqarojnë burimet pranë KESH. – Ne jemi të detyruar,
që, kur firma na lajmëron se do të bëjë zhvendosjen e shtyllave të dërgojmë specialistët tanë që të mbikqyrin punimet në mënyrë që të mos ketë anomali”. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që KESH dhe Bashkia e Tiranës
përplasen për të njëjëtn arsye. Prej vitesh, Bashkia akuzon KESH-in se po e pengon në punën e saj duke mos i lëvizur shtyllat në rrugët që ata rehabilitojnë, ndërsa KESH - i justifikohet se nuk është kopetencë e saj.
higjienikë. UJËSJELLËSI “Dje, Bashkia e Tiranës ka vijuar “meshën” e saj të radhës dhe është parë nëpër disa lagje të Tiranës, duke shpërndarë ujë me bote, sipas saj, falas për qytetarët e Tiranës”, - ka deklaruar zyra e marrëdhënieve me publikun e Ujësjellës– Kanalizimeve. UKT-ja ka shtuar më tej se
institucioni i Bashkisë së Tiranës, përpara se të luajë rolin e institucioneve bamirëse, do të bëjë mirë që të bëhet palë në zgjidhjen e problemit. “Kujtojmë se ky institucion është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar, me mungesën e investimeve, apo dhe me pengesat që sjell vazhdimisht në lidhje me lejet e punimeve në rrugë dhe UKT. sh.a, me
gjithë kërkesat e vazhdueshme për bashkëpunim, nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me këtë institucion”, - thuhet më tej në deklaratën e Ujësjellësit. UKT-ja i referohet reagimit të banorëve, të cilët thonë se uji nuk shkon në katet e larta dhe pasojë për këtë janë lejet e ndërtimit që Bashkia jep vend e pa vend pa një plan urbanistik,
duke shkaktuar probleme të mëdha në shtimin e presionit dhe në bllokimin e tubacioneve të ujësjellësit. “Si përfundim, kujtojmë opinionin publik se botet e Bashkisë së Tiranës, e cila dje u shndërrua në mision bamirës, furnizohen nga Ujësjellësi i Tiranës për të larë rrugët e Tiranës, pra uji i konsumuar dje nga banorët ka qenë për tjetër des-
tinacion, si pasojë, botet që përdor Bashkia nuk janë brenda parametrave higjienik të kërkuar, - ka sqaruar Ujësjellësi. - Përfitojmë nga rasti t’i bëjmë thirrje Bashkisë së Tiranës që të lerë mënjanë propagandën e boteve dhe të bashkëpunojë në zgjidhjen e problemeve të hapura si pasojë e mungesës së bashkëpunimit nga ana e saj”.
12 - REKLAME
E diel, 29 Korrik 2007
Summer pages SPECIALE - 13
Redaktor përgjegjës: Ilda LUMANI,
Art Dizajn: Altin ALIAJ,
E-mail:
[email protected]
KUJDESI PER FEMRAT
RRËFIMI I PERSONALITETIT, QË BURGU E PENGOI TË GJENTE DASHURINË
Maskat për një fytyrë të mëndafshtë GUIDE
Fshati Dardhë freskia mes maleve
ADEM DEMAÇI
Jam në kërkim të gjysmës së shpirtit tim
14- SPECIALE
E diel, 29 Korrik 2007
ummer pages S
të gjysmës së shpirtit tim Rrëfimi i personalitetit, që burgu e pengoi të gjente dashurinë LARGIMI I larguar prej 9 muajsh nga Prishtina, ai është vendosur në një shtëpi me qera në një qytet të jugut, duke iu përkushtuar tërësisht krijimtarisë artistike
KUJTIMET Njeriu i pamposhtur për gjatë 28 viteve burg nga regjimi i Milosheviçit, është zhytur në kujtimet e tij të burgut, kohë që e pengoi të gjente dashurinë e vërtetë
shpirtit tim, që më ka mun- ashtu edhe ngjarjet e situguar tërë jetën. Kjo është e atat, janë maksimalisht obvërteta, ky jam unë dhe jektive. Vini re që nga titulkështu dua të më njohin njerëzit". "DASHURIA KUANTIKE E FILANIT" "DasROMANI huria k"Dashuria kuantike e Filanit", uantike është ky titulli intrigues i romanit, e Filanqë e ka "detyruar" shkrimtarin it", është Demaçi të marrë arratinë nga ky titulli Kosova. Është botimi i tij i pestë, intrigunjë roman autobiografik es i romanit, që e ka "detyruar" shkrimtarin Demaçi të marrë arratinë nga Kosova. Është botimi i tij i pestë, një roman autobiografik. "Të gjitha personazhet janë të vërteta,
“
“
N
ë qytetin e jugut të Sh qipërisë, u takuam dhe biseduam me liderin shpirtëror të Kosovës, Mandelën shqiptare, Adem Demaçi. I larguar prej 9 muajsh nga Prishtina, ai është vendosur në një shtëpi me qera në një qytet të jugut, duke iu përkushtuar tërësisht krijimtarisë artistike. Duket e pabesueshme për lexuesin që e njeh Adem Demaçin, por ja që është e vërtetë. Njeriu i pamposhtur për gjatë 28 viteve burg nga regjimi i Milosheviçit, zëri i fuqishëm i intelektualit kosovar në pranverën e vitit 1997, është zhytur në kujtimet e tij të burgut, kohë që e pengoi të gjente dashurinë e vërtetë. Burgu dhe dashuria, janë epiqendra e romanit "Dashuria Kuantike e Filanit", që del së shpejti nga shtypi. Demaçi është shprehur se, "ndjehem i lodhur. Këto i kam thënë qindra herë nëpër gazeta. Shkrimet politike më largojnë e nxjerrin nga bota ime artistike, që po e krijoj dhe do ta zgjeroj edhe më tej. Dëshiroj që lexuesi të njohë Adem Demaçin, ndryshe". Bashkëbisedimin tonë, ai pranoi ta bëjë publik ekskluzivisht për Gazetën Shqiptare. DASHURIA, QË I MUNGON DEMAÇIT Adem Demaçi nuk ka munduar ta gjejë dashurinë e vërtetë në jetë. Është një brengë, kjo që e bën atë të vuajë edhe sot. "Atje ku isha, nuk kisha si ta gjeja dhe mirë që nuk e kisha lënë pas vendit, se kjo do të më vështirësonte jetën dhe do të më shtonte mërzinë. Tash kam nevojë për atë gjysmën tjetër të shpirtit, por as tani nuk po e gjej dot", rrëfen gjithë sinqeritet ai. Ndoshta ka ardhur dita që Demaçi të gjejë, "shpirtin binjak" në tokën mëmë? "Ajo që dua t'ju them dhe që e kam trajtuar gjatë në këtë romanin tim, që po shkruaj. Është fakt se unë jam në kërkim të gjysmës tjetër të
A DEM D EMAÇI: Jam në kërkim
li. Dashuri kuantike, do të thotë dashuri e pastër, pa interesa meskine. Unë jam në
gjurmim të gjysmës tjetër të shpirtit tim, që më mungon", rrëfen Demaçi. Libri do të botohet nën kujdesin e shtëpisë botuese "Buzuku" në Prishtinë dhe së shpejti do të jetë në duart e lexuesit. "GjitQYTETI I JUGUT hçka ëPo, përse ka zgjedhur jugun e shtë e vShqipërisë për të shkruar këtë ërtetë në roman Adem Demaçi? "Sepse në roman, e këtë qytet kam gjetur gjithçka që përjetumë frymëzon. Se bukuria shton, ar, e ndfrymëzon, stimulon dhe përtërin. jerë, përveç emrit të Dardhës, personazhit kryesor. Në letrat e saj është dhënë natyrshëm, mjeshtërisht do të thosha, ndjenja më njerëzore, dashuria, ajo gjysma tjetër e
“
“
Nga Zenepe LUKA
shpirtit për të cilën vuaj". Po, përse ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të shkruar këtë roman Adem Demaçi? "Sepse në këtë qytet kam gjetur gjithçka që më frymëzon. Se bukuria shton, frymëzon, stimulon dhe përtërin. Natyra, mjedisi, luajnë rol në krijimtari, ndaj ndjehem mirë këtu". KRIJIMTARIA ARTISTIKE Nga viti 1953 deri në vitin 1958, Adem Demaçi ka botuar 20 tregime, që në vitin 1990 janë përmbledhur në librin me titull "Kur Zoti harron". Romani "Gjarpinj e gjakut" është botuar ne vitin 1958. Ndërsa romani tjetër
SPECIALE - 15
ummer pages S I
"Libër për vetëmohimin" u botua në vitin 1994. Poema politike "Tung vargu im", botuar në vitin 2003, ndërsa romani "Heli e Mimoza", u botua në vitin 2006. "Veprimtaria ime letrare, është politikë e kulluar, por e shprehur me mjete letrare artistike. Në këtë krijimtari mund të llogariten edhe shumë intervista, debate e polemika në radio e televizione, gazeta kombëtare e ndërkombëtare me përmbajtje politike", tregon ai.
njohur si njeriu radikal në men dimet e tij, njeriu që ka provuar me riskun e jetës së tij se sa ka bërë për Kosovën, si një nga mbështetësit kryesorë të formimit të UÇK-së dhe së fundmi i Lëvizjes për "Vetëvendosje", këtë herë, ky personalitet i Kosovës, vjen krejt ndryshe. Adem Demaçi na rrëfen gjithë modesti të kaluarën e tij, si dhe gjithë përpjekjet, për t'i tërhequr mendimet e tij të vlefshme për situatën në Kosovë, për lëvizjen "Vetëvendosja" dhe Albin Kurtin, që ka shërbyer si përkthyes në kohën që Demaçi ishte protagonist i UÇK-së. Kush është Adem Demaçi? Për njerëzit normalë, bota dhe interesi i të cilëve fillon e mbaron brenda unit, jam njeri fort fatkeq. Ndërsa, për njerëzit që veten e tyre e konsiderojnë si pjesë të njerëzimit dhe për më tepër, që individin e konsiderojnë si qenie kozmike, jam njeri fort fatlum. Si do ta komentonit këtë fakt? Ja përse. E para e të gjithave, sepse u linda njeri, që është krijesa më e përsosur e gjithësisë. Sepse u linda nga një nënë luaneshë, mendjehollë dhe fort bujare. Ajo më rriti, si i thonë asaj fjale, me thonj e me dhëmbë, më rrethoi me dashuri dhe përkushtim të pafund, më frymëzoi me guxim, me ndjenjën për dashuri dhe falje ndaj të gjithë njerëzve dhe me bindjen, se jeta pa liri, nuk ka kuptim. Sepse pata fatin, që për mësuese të kem zonjën Vezire Selimi, e cila na e bëri shkollën si vendin më të bukur dhe më të dashur dhe na frymëzoi me atdhedashuri e me gatishmërinë për flijim. Sepse pata fatin e madh që të kisha mësues z.Kolë Nikaj, një "magjistar" i vërtetë i edukimit dhe organizimit. Sepse pata fatin që të kem një profesorë të paharrueshëm zotërinjtë Zekerie Rexha, Salih Kolgeci, Anton Gurashi, Idriz Ajeti, Shefqet Veliu, Hajdar Jakupi e Faik Riza. Sepse pata fatin që të takoja e gëzoja përkrahjen e simpat-
Demaçi: Jam njeri fort fatkeq dhe fatlum...
28 vite jetë i humbi në burgjet serbe inë e z. Esad Mekuli, një pishtar i palodhshëm i kulturës dhe letërsisë sonë. Sepse pata fatin, që gjatë studimeve në Beograd, të dëgjoja ligjëratat e paharrueshme e brilante mbi Gëten nga Prof. Rashko Dimitrinjeviç. Sepse pata fatin, që isha biri i një populli, që kaloi dhe po kalon sfida të shumta, të gjata dhe fort të vështira. Unë Ademi i vogël, biri i nënës Nazife, vëllai i motrës Aishe, nipi i Ramadan Lahut, pata fatin, që bashkë me shumë e shumë të tjerë, të kisha forcë,
të zhduket "Tharmi" i lëvizjes liridashëse. Ky ka qenë thelbi i veprës sonë. Kam qenë i lumtur që kolonialistët serbë, pikërisht mua më zgjidhnin që të më shtypnin dhe të më thyenin, sepse e dija që jam i pathyeshëm. Pikërisht për këtë shkak qëndresa ime, shndërrohej në kurajë dhe frymëzim për të tjerët. Pas burgosjeve të mia, çohen edhe shumë ithtarë të lirisë. Efekti i represioneve ishte e kundërta e asaj çfarë planifikonin e dëshironin robëruesit tanë të egër. Momente të atilla,
ta shohim Kosovën të pavarur. Sigurisht erdhi koha për të vepruar ky ligj i jetës, pas sakrificës dhe një lumi gjaku që derdhi Kosova. Gjykoni se burgosja juaj dhe e intelektualëve të tjerë i dha shtytje shpërbërjes së Serbisë dhe ndarjes së Kosovës? Po. Nuk vonoi shumë dhe pas gjykimit tim të parë, në mars të vitit 1959, u hodhën poshtë planet etnike për ndërtimin e shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Kosovë. U mbajt një mbledhje e fshehtë e politik byrosë së LKJ-së nën
vullnet dhe energji, që përkundër represioneve të robëruesve të egër, të "palavitesha për një kohë të gjatë burgjeve të Serbisë, për të dhënë ndihmesën time më funksion të lirisë, të barazisë së popullit tim me të gjithë popujt e tjerë e në funksion të humanizmit të pakufizuar për të gjithë botën. A janë ndëshkuar autorët që burgosën Adem Demaçin? Mua më burgosi regjimi kolonialist dhe hegjemonist serb. Fajtorët ende nuk janë dënuar. Ata do të ndëshkohen vetëm kur Kosova të fitojë pavarësinë. Si i mposhtët 28 vite burg, mund të kujtoni disa nga momentet kulmore të qëndresës suaj. Sa afër apo larg ishte dashuria gjatë kohë qëndrimit në qeli z. Demaçi? Burgjet e mia nuk i kam konsideruar si ndonjë tragjedi ose katastrofë. Kam qenë i bindur, se, bashkë me shumë të tjerë, misioni ynë është që të mos lejojmë që
pra të qëndresës, ka shumë, por qëndresat e mia janë krejtësisht të vogla në krahasim me qëndresën e poetit-hero Fasli Graicevçi, i cili vdiq nga torturat e egra, pa thënë asnjë fjalë, apo në krahasim me qëndresën e Kadri Kusarit, apo në krahasim me qëndresën e Rexhep Males. Dhimbjet dhe pikëllimet ishin të shumta e të mëdha, por mbijetesa triumfoi. Në Kazamatin e "Sara Gradishkës, një ferr i vërtetë, gardianët dhe "edukatorët", më thoshin çdo ditë: "Këtu ke për t'i lënë eshtrat". - Të gjithë ata që kanë dërguar këtu, kam për t'i përcjellë - ju thosha unë me përbuzje. -Shpartallimin e Jugosllavisë, nuk ke për ta parë kurrë - më kërcënonin ata.- Kam për t'u parë unë, por keni për ta parë edhe ju, sepse ligjet e jetës, janë më të fortë se ligjet dhe armata tuaja - u thosha me plot bindje. Ja, erdhi dita që të ta shohim me sytë tanë, të përjetojmë mrekullinë, ëndrrën e brezave dhe
drejtimin e Velko Vllahoviçit, ku u shqyrtua në mënyrë kritike politika ndaj shqiptarëve dhe u bënë edhe disa lëshime, ndonëse shumë të vogla ndaj shqiptarëve në Kosovë edhe lidhur me marrëdhëniet me Shqipërinë. Pak kohë pas gjykimit të organizatës sonë, Lëvizja Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve, në shtator të vitit 1964, filloi zëvendësimi i kuadrove shqiptarë që nga nivelet më të larta partiake e shtetërore dhe deri në nivelet më të ulëta. Filluan të hartoheshin projekte në shkallë shtetërore për investime më të gjëra në ekonominë kosovare. Në verën e vitit 1966 u mbajt Plenumi i Brioneve të LKJ, ku u bënë lëshime më serioze në favor të shqiptarëve të Kosovës. Në këtë mënyrë, u krijuan baza më të gjëra për lëvizje më të fuqishme çlirimtare. Vit pas viti, u miratuan një numër amendamentesh në Kushtetutat e Serbisë e të Jugosllavisë në favor të Kosovës. Këto lëshime
bëheshin për të frenuar kërkesat gjithnjë e më energjike të shqiptarëve për Republikën e Kosovës. Në radhët e të gjitha këtyre lëvizjeve merrnin pjesë aktive shumë anëtarë të organizatës sonë të vitit 1964, e cila kishte karakter kombëtar, çlirimtar dhe demokratik. Me sa dimë, Adem Demaçi ka qenë protagonisti kryesor i UÇK-së. Cilat ishin shkaqet që u tërhoqët? Nuk kam qenë protagonist i krijimit të kësaj etape të UÇK-së. Protagonistë kanë qenë grupi i fuqishëm i Prekazit me në krye Jasharajt, bërthama e Gallapit me në krye Zahir Pajazitin, bërthama e Shalës së Balgprës me në krye Mehe Ukën dhe grupi i Glloxhanit të Rrafshit të Dukagjinit, në krye të cilësive qëndronte familja e Hajredinëve. Në të vërtetë rrënjët e UÇK-së burimore zënë fill nga kryengritjet shqiptare kundër otomanëve dhe pushtuesve serbë. UÇK-ja e ditëve tona, ishte një shfaqje moderne e përpjekjeve për liri të pjesëve të robëruara të shqiptarëve. Unë iu bashkova me UÇK-së në gjysmën e gushtit të vitit 1998. Detyra ime bashkë me shokët, që u bashkuan rreth meje, ishte që me mjete politike-diplomatike, të hapja shtegun që kryengritja jonë për liri e pavarësi të kurorëzohej me të drejtën për vetëvendosje të popullit të Kosovës në frymën e Rezolutës së Bunjat të dhjetorjanarit të viteve 1943-'44. Në momentin kur udhëheqja e atëhershme e UÇK-së, pranoi të shkonte në Rambuje për të nënshkruar statusin autonom të Kosovës nën Serbi, unë Albin Kurti dhe ata që ishin me ne, u tërhoqëm. Jeni vlerësuar për sakrificën që keni bërë, ndjeheni në vendin që ju takon z.Demaçi? Po. Vendi im është aty ku mbrohet mendimi i lirë, fjala e lirë dhe veprimi i lirë. Këto janë tri shtyllat e domosdoshme mbi të cilat mbështetet liria, demokracia e humanizmi. Këto janë ajri, uji e buka, pa të cilat nuk mund të bëhet jetë normale dhe pa të cilat, jeta nuk ka kuptim.
16 - SPECIALE
E diel, 29 Korrik 2007
ummer pages S
Dardha, freskia mes maleve
FYTYRA Shumë thjesht dhe në mënyrë praktike fytyra juaj mund të ketë gjithë bukurinë dhe elasticitetin e mundur, duhet thjesht të kujdeseni fare pak dhe ajo do të shkëlqejë më gjithë rrezatimin e saj
lëkura
Maskat
e verës
K
Rregullat për të ruajtur freskinë e fytyrës suaj
për një lëkurë “të mëndafshtë” AIMONA VOGLI
N
jë lëkurë e shëndet shme dhe e kuruar mirë, përfaqëson një cilësi esenciale të pamjes sonë. Jo vetëm për anën estetike, por dhe për funksionin e këtij organi jetik. Shumë thjesht dhe në mënyrë praktike fytyra juaj mund të ketë gjithë bukurinë dhe elasticitetin e mundur, duhet thjesht të kujdeseni fare pak dhe ajo do të shkëlqejë më gjithë rrezatimin e saj. Kjo stinë ka tendencën, që mes larjve të shpeshta të fytyrës për shkak të pluhurit dhe diellit, të krijojë një thatësirë dhe dehidratim të lëkurës. Maskat janë një ndër trajtimet më të mira dhe më efikase, por ato jo gjithmonë kanë çmime të arritshme nga të gjitha. Kështu ju sugjerojmë dy maska të thjeshta për lëkurë të thatë dhe një hidratuese që mund t’i bëni në shtëpi tuaj. Do ta ndjeni lëkurën e butë si një përkedhelje dhe gjithë mirëqenie. RREGULLAT: Por për të marrë një rezultat të plotë nga maskat sidomos nga ato që do të duhet t’i kryeni vetë në shtëpinë tuaj, është e nevojshme të kini
parasysh se duhen ndjekur disa rregulla të caktuara. Të cila kanë të bëjnë me pastrimin e fytyrës përpara, mënyrën dhe mjetet e aplikimit, kohën e caktuar që i nevojitet një maske që të japë një veprim relaksues dhe efikas në lëkurën tuaj. 1. Bëj një pastrim të mirë të fytyrës duke përdorur produktet pastruese. 2. Pasi të keni aplikuar maskë shrihuni, maska jep me efekt nëse jeni në relaks. 3. Dëgjo një muzikë relaksuese, ku shumë e këshil-
lueshme është ajo me tinguj të natyrës. 4. Apiko maskën me një penel me qime të shpeshta dhe të buta. 5. Respekto kohën e duhur për çdo maskë. 6. Nëse dëshiron ta mbash më shumë maskën në fytyrë dhe nuk do që ajo të thahet, atëherë vendos mbi të një leckë të lagur. 7. Mos e aplikoni kurrë një maskë rreth syve dhe në pjesën e gojës. 8. Në qepalla për një efekt çlodhës ven-
Rregullat Stina e verës Por për të marrë një rezultat të plotë nga maskat sidomos nga ato që do të duhet t’i kryeni vetë në shtëpinë tuaj, është e nevojshme të kini parasysh se duhen ndjekur disa rregulla të caktuara.
Kjo stinë ka tendencën, që mes larjve të shpeshta të fytyrës për shkak të pluhurit dhe diellit, të krijojë një thatësirë dhe dehidratim të lëkurës.
guidë
dosni dy bustina çaji të përdorura. 9. Asnjëherë mos harroni ta shpërndani maskën dhe pjesën e qafës. MASKË ME BANANE PËR LËKURA TË THATA 2 banane të pjekura 2 lugë kos 2 lugë mjaltë Përzieni fort dhe mirë të gjitha elementët në mënyrë, që të krijojnë një masë uniforme. Aplikoje në lëkurë dhe e lini të veprojë për rreth 30 min, më pas shplani lëkurën me ujë të vakët. Kjo është një maskë ideale për lëkura të thata dhe normale. MASKË HIDRATUESE ME MENTE 1. 2 lugë krem Nivea, i mbajtur më përpara për 30 minuta në frigorifer 2. 2 lugë pure kastraveci (të shtypur mirë pasi i keni hequr farat) 3. Një gjethe mente të freskërt ose të tharë 4. Një lugë lëng limoni 5. Një vezë 6. I përzini bashkë deri sa të arrijnë një masë të qëndrueshme 7. E aplikoni maskën në fytyrë për rreth 20 minuta 8. Hiqeni atë duke e shplarë me ujë të vakët
ur lartësia i kalon 1.300 metra nga niveli i detit, vapa mbytëse dhe zhuritëse humbet rrugës për në Dardhën e dashur. Është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi 1344 metër Dardha ofron një klimë shumë të shëndetëshme e ajër të pastër. Në lartësitë e Furkës, pa hyrë në grykën që të shpie në Dardhë, sytë të përkëdhelen me majat edhe me luginat që përbën ky varg madhështor i Moravës; andej poshtë shihet Fusha e Korçës, pak më larg shquhet vargu i malit të Thatë përbri me ujërat e Liqenit të Pogradecit, kurse nga perëndimi shumë larg të përshendesin majat e larta të Ostrovicës. Pyjet rreth e rrotull Dardhës japin një erë gjithmonë të freskët dhe çlodhëse, ka gjithashtu ujëra të ftohta e të kulluara dhe ujëra minerale. POPULLIMI Ndonëse e largët dhe mes maleve, Dardha sidomos në stinën e verës bëhet një vend gjithonë më i populluar. Gjërat po ndyshojnë, ndërsa fshatit të njohur i janë afruar VIP-at, sinjali i telefonisë celulare, uji i pijshëm nëpër shtëpi dhe pjesa më e madhe e rrugës që të çon atje është shtruar me asfalt, madje është rritur edhe çmimi i tokës dhe i shtëpive, ndërsa janë shtuar ata që duan të kenë një strehëzë të tyren në atë fshat-pyll. VIZITORËT Atje lart, në Dardhë, në këtë të nxehtë përvëluese mund të gjesh ende pranverën. Të shumtë janë vizitorët, si banorë të Korçës por dhe nga më larg që shkojnë shijonë freskinë dhe qetësinë që ky vend të fal. Shumë nga ata ndalojnë në lëndinë dhe shumë të tjerë vazhdojnë rrugën për më lart, në fshat dhe akoma më thellë në magjinë e pyllit. Pushuesit, që preferojnë klimën malore akomodohen në Dardhë, në dy hotelet e saj por edhe në banesa private. Midis burimeve të shumta të ujërave të kulluara vizitorët do të gjejnë dhe atë të quajturin "Uji i Qelbur", që shërben si ujë kurativ për stomakun dhe veshkat. Shtëpitë e gurta, karakteristike, plotësojnë bukurinë e këtij fshati, por edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karakteristike të fshatit si petaniku me dy peta. E ARDHJMA Në këtë fshat turistik që ka shumë për t'i ofruar të gjithëve, mendohet se së shpejti do të ndërtohet një pistë skish dhe një teleferik nga një firma financuesi austriak "Strabag". Kjo do t'i shtojë akoma më shuë vlera, këtij fshati të njohur i ndodhur mes maleve, po aspak të harruar dhe elitar përsa i përket turizmit.
AXHENDA
PARASHIKIMI
sot
sot
I MOTIT NE RRETHIN E
Temperatura e parashikuar për sot në DURRËS
Dielli lind në ora 06.58 dhe perëndon në ora 17.51
Ø Ø
Lagështira 95 %
Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 4 km/orë
DURRESIT
nesër
Maksimale
+39
Minimale
+23
E diel, 29 Korrik 2007
Ø Ø
Maksimale
+38
Minimale
+22
17
azeta Durrësit
Temperatura e parashikuar për nesër në DURRËS
e
Dëmtohen rasatet. Rrezikojnë jetën me lëndë plasëse për të zënë peshk
Peshkatarët amatorë, gjah me dinamit Shkatërrohet flora dhe fauna e bregut durrsak
“
ARTUR KORRIKU
[email protected]
jahtarët e peshkut me dinamit e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre në Gjiun e Lalësit dhe Kepin e Rodonit. Sezoni i varfër me peshk për shkak të vapës dhe netëve të ndriçuar, i ka spostuar gjahtarët e ndaluar të cilët përdorin dinamit, në zona të largëta. Peshkatarët e anijeve kanë bërë të ditur se banorë të këtyre të zonave nuk e kanë harruar zanatin e vjetër, pasi i janë kthyer dinamitit. Peshkun e vrarë ata ja shesin restoranteve buze detit. Por pjesa më e madhe e këtij peshku përfundon në fund të detit, pasi peshkatarët që përdorin lëndë plasëse nuk disponojnë pajisje për zhytje të thella që ta nxjerrin gjahun e vrarë nga fundi i ujit. Bashkë me peshkun e rritur, ata kanë dëmtuar me miliona rasate, duke i larguar përfundimisht gjallesat nga bregu i detit. Do të duhen 10 vjet, thonë biologët, që flora dhe fauna e bregut të Durrësit të
“
G
Do të duhen 10 vjet, thonë biologët, që flora dhe fauna e bregut të Durrësit të ripërtërihet
DURRES
ripërtërihet. Ndërkohë, ende legjislativi ynë nuk ka hartuar asnjë ligj për ruajtjen e bregdetit nga gjuetia me dinamit. RREZIKU Peshkatarët amatorë shpeshherë rrezikojnë jetën e tyre me dinamit në dorë, në tentativë për të zënë peshk. Vetëm pak ditë më parë, një ngjarje e tillë është regjistruar në vendin tonë, ku një person duke gjuajtur peshk u masakrua, pasi i shpërtheu dinamiti në dorë. Amatorët e gjahut e hedhin dinamitin në det dhe
më pas peshkun që del në sipërfaqe e marrin dhe e shesin në restorante të ndryshme. Ata përfitojnë nga kriza në të cilën ndodhet sektori i peshkimit. Pak kohë më parë peshkatarët bojkotuan punën, pasi një vendim i qeverisë u hoqi naftën pa akcizë. Pasi ranë në një pakt të përbashkët me ministrin e Financave për një sasi nafte me akcizë, peshkatarët dolën sërish në punë. Por temperaturat e lartë të këtij muaji kanë bërë që krijesat ujore të largohen në thellësi, e peshkatarët të
kthehen me rrjetat bosh. PESHKATARET Për të gjuajtur peshk, amatorët zgjedhin kryesisht gjiret të cilat janë disi larg vëmendjes së strukturave. Ata shfrytëzojnë këtë duke gjuajtur me terezi, pa u shqetësuar aspak për dëmin që i shkaktojnë këtyre specieve. Restorantet e Durrësit prej disa kohësh porosisin tek këta gjuetarë. Duke qenë se peshku i sjellë nga peshkatarët e licencuar ka munguar prej disa muajsh, tashmë e vetmja mundësi ka mbetur peshku i importuar, ai i rezervateve apo i zënë nëpërmjet dinamitit dhe lëndëve të tjera plasëse.
h
h
Buxheti shtesë, biblioteka jashtë prioriteteve DURRES- Edhe pas miratimit të buxhetit shtesë, përsëri nuk është menduar për të ndërtuar një bibliotekë të re për qytetin e Durrësit. 150 mijë libra, të cilët përbëjnë arsenalin letrar të qytetit nr 2 të vendit, sërish do të jenë të destinuar që të qëndrojnë nëpër korridore dhe përtokë, në shtëpinë e tyre të vjetër e cila prej kohësh nuk është në gjendje që të përballojë nevojat e banorëve të Durrësit. Alarmi për një bibliotekë të re në Durrës ka vite që është dhënë, por deri tani asnjëra prej qeverive nuk ka marrë përsipër të investojë për ndërtimin e një godine të re, e cila do t'i përgjigjej nevojave qytetit i cili numëron gati 200 mijë banorë. Për çdo vit, në ministrinë përkatëse dërgo-
150 mijë libra, të cilët përbëjnë arsenalin letrar të qytetit nr 2 të vendit, sërish do të jenë të destinuar që të qëndrojnë nëpër korridore dhe përtokë het si prioritet në sektorin e kulturës nevoja për ndërtimin e një godine të re, pasi ajo ekzistuese prej kohësh shërben vetëm si depo librash dhe jo si institucion ku shërbehet në disa drejtime. Behet fjalë jo vetëm për shpërndarjen e literaturës, por edhe për salla studimi, ku dhe mund të organizohen aktivitete të ndryshme.
46 rezervuarë, jashtë përdorimit
United Nations Development Programme
ALBANIA
To the attention of individual, local service providers Call for Expressions of Interest in Services for UNDP Office in Albania The United Nations Development Programme in Albania is seeking Expression of Interests from interested parties who wish to be considered for the provision of following services. 1. Interpreter (institutional) 2. Translation (institutional) 3. Interpreter (individual) 4. Translation (individual) 5. Editing (individual/institutional) Companies/Individuals must provide a short (two pages maximum) note justifying their candidacy. They should provide evidence that they are qualified to carry out this assignment through company profiles, brochures, description of similar assignments, evidence that they have staff in sufficient number and with the appropriate skills, and evidence that they are capable of meeting UNDP Albania requirements. Companies/individuals will be selected in accordance with established UNDP procedures. Expressions of interest (EOI) must be delivered within the deadline of 13 August 2007 in a sealed envelope and with clearly marked service description to the address below. Administration Unit UNDP Office, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Villa 35, Tel: 233122 / 233148 / 233149 After evaluation of the responses a short list will be established for the companies/individuals to be considered for the Invitation to Bid (ITB) followed by the Long Term Agreements (LTA) with the UNDP Albania.
Thatësira po dëmton të mbjellat e sezonit DURRES- Kjo verë do të mbahet mend gjatë për thatësirën e tmerrshme që ka pllakosur. Edhe fermerët po i ndjejnë në kurrizin e tyre pasojat e saj. Në rrethin e Durrësit punohet vetëm në 50 për qind të sipërfaqeve të tokave. Por edhe ata pak njerëz të fshatit të cilët nuk e kanë braktisur bujqësinë, po shohin se si puna e tyre po shkon dëm. Një pjesë e mirë e prodhimeve të tyre, kryesisht në perimtari, po prishet, pasi mungon vaditja. Ndonëse në shkallë rrethi ekzistojnë 46 rezervuarë të cilët kanë
në gjendje miliona metra kub ujë, ai nuk mund të përdoret, pasi sistemi i kanalizimeve ka dalë krejtësisht jashtë përdorimi. Kjo situatë i ka çelur udhë tregtarëve të fruta- perimeve, që edhe në
këtë sezon, kur fare mirë tregu mund të mbulohej me prodhimet vendase, t’i importojnë ato nga jashtë, si nga Maqedonia, Greqia dhe një pjesë nga Italia. Ka vite që fermerët i menaxhojnë vetë rezervuarët, por ata nuk kanë qenë në gjendje që t’i venë ato në punë. Edhe disa projekte të cilat synonin ndërtimin e veprave të reja vaditëse, në të cilat parashikoheshin që fermerët të kontribuonin diçka nga xhepi i tyre duke siguruar miliona dollarë nga donatorë të huaj, nuk ka gjetur përkrahje prej tyre.
AXHENDA
PARASHIKIMI
sot
Dielli lind në ora 06.58 dhe perëndon në ora 17.51
Lagështira 95 %
I MOTIT NE RRETHIN E
sot Temperatura e parashikuar për sot në DURRËS
Ø Ø
Era do të fryjë nga Veriu me shpejtësi 4 km/orë
VLORËS
nesër
Maksimale
+26
Minimale
+13
E diel, 29 Korrik 2007
Temperatura e parashikuar për nesër në DURRËS
Ø Ø
Maksimale
+27
Minimale
+13
18
azeta Vlorës e
I kërkoi t’i jepte 800 euro djalit që punonte çoban. Kapet ndërsa tentoi të kalonte kufirin
Hidhet nga furgoni, kuptoi se do trafikohej Arrestohet 33-vjeçarja, mashtroi të miturin
N
SARANDE
jë fëmijë 14 vjeç ësh të hedhur nga fur goni me të cilin po trafikohej për në Greqi. Intuita e të miturit ka kapur fenomenin dhe për t’i shpëtuar lypjes në Greqi, është hedhur nga furgoni, rreth 1.5 kilometra pa mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Fëmija R.M, jetonte si endacak në Sarandë prej disa kohë, pasi i ati i kishte shkuar në Greqi. Por ai është pikasur nga një grua, e cila dyshohet se do ta trafikonte atë në Greqi. NGJARJA Do të trafikonte fëmijën për 800 euro në Greqi, por ndalohet nga policia në momentin që po tentonte të kalonte kufirin. Floresha Veizi, nga Saranda kishte gjetur një endacak nga Kuçova dhe e kishe pikasur për ta trafikuar në Greqi. 14-vjeçari me inicialet R.M ishte njohur me 33vjeçaren, nënë e dy fëmijëve, ndërsa ai kishte ardhur në Sarandë si çoban. I mituri ishte endacak në Kuçovë dhe kishte ikur nga vendlindja e tij për të punuar në Sarandë e për të fituar para, aq sa të mund të mbante frymën gjallë. Sipas policisë, Floresha Veizi, 33 vjeç, nga
“
Mashtrimi
Fëmija ishte lënë nga babai i tij tek gjyshja, dhe pas vdekjes së saj të afërmit e kishin lënë rrugëve. Kjo kishte bërë që ai të kërkonte gjithnjë të atin, deri në sakrificë
Ajo i ka thënë 14-vjeçarit t’i jepte 800 euro, pasi për një shumë të tillë kishte rënë dakord me babanë e tij, me të cilin kishte folur në telefon Shales e Sarandës, banuese ne Verve, e martuar e me dy fëmijë, është arrestuar me akuzën e trafikut të fëmijëve. Të njëjtat burime thanë se i shoqi i saj është dënuar në Greqi për trafik klandestinësh. Gruaja e ka mashtruar të miturin duke i thënë se do ta çonte tek i ati. Ajo i ka thënë 14vjeçarit t’i jepte 800 euro, pasi për një shumë të tillë kishte rënë dakord me babanë e tij, me të cilin kishte folur në telefon. TRAFIKU R.M, është munduar të punojë çoban, të lypë e gjithçka tjetër për te bërë shumën e parave që i ka kërkuar gruaja që i kishte premtuar bashkimin me të atin në tokën greke. Sipas policisë, pas arrestimit, 33vjeçarja ka pohuar se kishte rënë dakord me babanë
REFUZIMI Kur është afruar tek kufiri, djali ka kuptuar se çfarë po i ndodhte. Ai i ka kërkuar gruas që kishte njohur ta zbriste nga makina dhe se nuk dëshironte të shkonte tek i ati. e fëmijës që t’ia çonte në Greqi dhe ai do t’i jepte dhe shumën e eurove. Por gjate verifikimeve që kanë bërë blutë, ka rezultuar se ajo nuk kishte pasur kurrë ndonjë kontakt me babanë e fëmijës që do të trafikonte. Kjo ka hedhur dyshime se 14- vjeçari do të trafiko-
Projekti parashikon 24 orë ujë të pijshëm
Në shtator në Vlorë do të nisin punimet për një ujësjellës të ri VLORE - Projekti për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Vlorës, i konsideruar si një nga investimet më të rëndësishme, pritet të nisë nga zbatimi në muajin shtator të këtij viti. Lajmi bëhet me dije nga drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit së këtij qyteti. Ata shprehen se punimet janë parashikuar të përfundojnë pas 18 muajsh. Zbatimi i këtij projekti dhe supervizimi i punimeve financohet nga qeveria e Mbretërisë së Hollandës, me një vlerë prej 26.236 milionë euro. Me përfundimin e punimeve do të garantohet
një sistem i ri i ujësjellësi për qytetin e Vlorës dhe do të sigurohet një furnizim me ujë të pijshëm përgjatë 24 orëve dhe me presion të plotë. Kontraktore e këtij projekti është firma hollandeze “A.Hak International
B.V” dhe supervizore e punimeve firma tjetër nga ky vend, “Royal Haskoning”. Të dyja kompanitë janë mjaft të njohura dhe me përvojë ndërkombëtare në këtë sektor. Projekti parashikon rehabilitimin e 2 stacioneve ekzistuese dhe ndërtimin e një stacioni të ri pompimi, rehabilitimin e rezervuareve ekzistues 4000 metër kub dhe 650 metër kub dhe ndërtimin e një rezervuari të ri me kapacitet prej 6000 metër kub. Po ashtu, parashikohet rehabilitimi i rrjetit kryesor dhe shpërndarës me një gjatësi prej 55 km.
hej me qëllim që ta detyronin të lypte në Greqi. I MITURI Është nisur bashkë me gruan qe nuk e njihte mirë, por që i thoshte se kishte folur në telefon me babanë e tij. Nuk kishte asgjë për të bërë gati, pasi kishte ndërtuar vetë një
Plazhi i Sarandës
kolibe të vogël dhe aty jetonte i vetëm. Por kur është afruar tek kufiri, djali ka kuptuar se çfarë po i ndodhte. Ai i ka kërkuar gruas që kishte njohur ta zbriste nga makina dhe se nuk dëshironte të shkonte tek i ati. Fëmija ishte lënë nga babai i tij tek gjyshja, dhe pas vdekjes së saj të afërmit e kishin lënë rrugëve. Kjo kishte bërë që ai të kërkonte gjithnjë të atin, deri në sakrificë. Por edhe kjo sakrificë mbaroi
pikërisht gati në kufi, kur 14- vjeçari kuptoi se çfarë po ndodhte. Por “trafikantja” nuk ka pranuar ta zbresë, duke u munduar ta ndalonte djalin, i cili kërcënonte se do te hidhej nga furgoni nëse nuk do ta zbrisnin. Por gruaja nuk ka mundur ta ndalte, pasi fëmija ka mundur të hidhet nga makina. Fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është çuar në jetimoren e Sarandës.
United Nations Development Programme
VACANCY ANNOUNCEMENT
ALBANIA
UNDP Albania is looking to recruit individual Albanian consultants or think tanks with significant policy and research experience to engage in the writing the chapters of the National Human Development Report (NHDR) for Albania on the theme of Capacity Development. For further information please refer to the full announcement, the concept note and the report outline at www.undp.org.al Deadline for submission of documents is 10 August 2007.
AXHENDA
PARASHIKIMI
sot
I MOTIT NE RRETHIN E
sot
nesër
Temperatura e parashikuar për sot në SHKODËR
05
Dielli lind në ora 7. dhe perëndon në ora 17.47
Ø Ø
Lagështira 77 %
Era do të fryjë nga Jug-Lindja me shpejtësi 6 km/orë
SHKODRES
Maksimale
+36
Minimale
+21 0
E diel, 29 Korrik 2007
Temperatura e parashikuar për nesër në SHKODËR
Ø Ø
Maksimale
+37
Minimale
+23
19
azeta Shkodrës e
Kreu i Agjencisë takim me lokalët: Keni një muaj afat për vënien në vijë të procesit. Prefekti Cungu: Do marrim masa urgjente
Alarmi, bllokohet kompensimi i pronave Drejtori Besnik Muho: Procesi, shumë i vonuar, të paaftët të lënë detyrën ALARMI
BRIKENA SHLLAKU
[email protected]
Dy muaj më parë, ish-drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Justina Boriçi dha alarmin se qarku i Shkodrës renditet i fundit në shkallë vendi për sa i përket procesit të kthimit dhe të kompensimit të pronave. Në takimin e zhvilluar me drejtuesit lokalë të tre rretheve të këtij qarku, Boriçi ka kërkuar shpjegime për situatën e krijuar. “Më vjen keq, por më duhet të them se qarku i Shkodrës është shumë prapa me procesin. Zyra rajonale e Agjencisë së Pronave të qarkut të Shkodrës akoma nuk ka përfunduar marrjen e të dhënave nga institucionet e treta dhe kryesisht nga pushteti vendor”, - ka deklaruar Boriçi. Në takimin e bërë më 28 maj të këtij viti, ajo u shpreh se është e domosdoshme që edhe Shkodra, sikundër rajonet e tjera, të përfundojë hartën e vlerës, që edhe qytetaret shkodrane të përfshihen në kompensimin e pronave.
SHKODËR
C
ilido që nuk realizon detyrat dhe e shikon veten të paaftë, të lërë punën. Nuk ka kohë më për të pritur”. Kështu ka deklaruar gjatë një takimi urgjent me drejtuesit lokalë të Shkodrës, numri një i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Besnik Muho. Fakti që qarku i Shkodrës renditet i fundit në shkallë vendi për sa i përket ecurisë së procesit të kthimit dhe të kompensimit të pronave, ka bërë që Muho të flasë me tone shumë të ashpra dhe të kërkojë marrjen e masave urgjente në lidhje me këtë problem. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu si dhe drejtuesit më të lartë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive; të bashkive e të komunave të këtij qarku; drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka lënë një muaj afat për të vënë punën në vijë. Sipas Besnik Muhos, Shkodra vazhdon të jetë shumë prapa me hartimin e hartave të vlerës së pronave. Ndërkohë, prefekti Cungu ka pranuar zvarritjen e këtij procesi. Në
Prefektura e Shkodrës
VONESA Përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Shkodër kanë pohuar se procesi është vonuar, për shkak të mungesave të theksuara në dokumentacionin përkatës; problemeve të shumta me dosjet e ish-pronarëve; mbivendosjes së pronave si dhe çështjeve të shumta në gjykatë fjalën e tij, Maxhid Cungu është shprehur se ndonëse janë bërë shumë takime në lidhje me këtë çështje, ato nuk kanë dhënë rezultatin e duhur. Ndërsa specialistë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Shkodër, kanë pohuar se pa përpilimin e hartave të vlerës së pronave as që mund të flitet për kompen-
simin e pronarëve. TAKIMI Ndonëse ishte hera e parë që shkonte në Shkodër, kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Besnik Muho nuk ka nguruar të kritikojë ashpër për punën e dobët të bërë nga instancat përkatëse në këtë qark, në lidhje me hartimin e hartave të vlerës së pronave.
Projekti, në bashkëpunim me Universitetin
GTZ promovon hartën turistike të zonës së Thethit SHKODËR – Për herë të parë, GTZ-ja ka realizuar hartën turistike të Thethit. Zhvillimi i turizmit malor në Shkodër, ka qenë arsyeja që përfaqësuesit e GTZ-së gjermane në Shkodër në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit të Shkodrës për të bërë të mundur realizimin e kësaj harte turistike, ku bëhen publike bukuritë e Thethit, zonë kjo e pavlerësuar për bukuritë që ka. Promovimi i hartës turistike është bërë një ditë më parë, në ambientet e Grand Hotel Europa, me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve të interesuara
Thethi
për turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë këtij takimi, është deklaruar se është hera e parë që realizohet një projekt i këtij lloji dhe kjo me iniciativë të GTZ-së në Shkodër. Në hartimin e hartës turistike të Thethit kanë kontribuuar dhe pedagogë të Universitetit
“Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, të degëve: Gjeografi, Ekonomi dhe Turizëm etj. Edlira Kruja, përfaqësuesja e GTZ-së në Shkodër, ka pohuar se gjithçka është bërë për të promovuar turizmin malor, i cili është lënë në harresë të plotë.
Në takimin e organizuar dy ditë më parë në ambientet e prefekturës, zyrtari i lartë nga Tirana ka thënë se nga informacionet e marra, rezulton që ky qark të jetë një ndër zonat ku është punuar më dobët në shkallë vendi. “Mospërgatitja e hartave të pronave, ka bërë që Shkodra të mos jetë gati për procesin e kompensimit të pronave. Jeni shumë të vonuar me procesin, ndaj kushdo që nuk do të punojë apo nuk është i aftë të bëjë detyrën që i është caktuar, ta lërë atë”, - është shprehur Muho. I alarmuar për zvarritjen e procesit të kthimit e kompensimit të pronave, Besnik Muho ka
lënë një muaj kohë afat për të vënë në vijë punën e nisur. Nga ana tjetër, prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu ka pranuar problemet me të cilat janë përballur në këtë etapë. “Është e vërtetë që Shkodra është prapa me procesin e hedhjes në hartë të pronave. Ne kemi bërë shumë takime në lidhje më këtë çështje, por që nuk kanë dhënë rezultat, ka munguar efiçensa. Ndaj tani duhet të nisim konkretisht me punën, të përcaktohen detyrat për gjithsecilin, që dhe përgjegjësitë të jenë konkrete”, - është shprehur Cungu. MASAT Drejtuesit e Agjencisë Rajonale të Kthimit e Kompensimit të Pronave në Shkodër
kanë garantuar Besnik Muhon se do të marrin të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit. “Puna ka ecur ngadalë, pasi komisionet e mëparshme vetëm sa i kanë hapur dosjet e pronave. Janë me dhjetëra dosje që kanë mangësi të theksuara në dokumentacion”, - janë shprehur ata. Sipas përfaqësuesve të kësaj agjencie, procesi është vonuar edhe për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, të cilat janë detyruar t’i verifikojnë një për një. Ndërkaq, zvarritja e procesit në fjalë ka ardhur edhe nga problemet e shumta me dosjet e pronave të ishpronarëve, mbivendosjet e pronave si dhe çështjet e shumta në gjykatë.
United Nations Development Programme
REQUEST FOR PROPOSALS
ALBANIA
UNDP Albania is looking to hire the services of an experienced think tank that will support the preparation of the National Human Development Report on the theme of Capacity Development. Part of the NHDR report writing will rely on analysis of existing data on civil service performance in service delivery. These data need to be supplemented by more in-depth or current information, through primary data surveys. The think tank will work on the collection, analysis, and reporting of these data by means of stakeholder surveys of government employees and public service clients. For further information please refer to the Request for Proposals, the concept note and the report outline at www.undp.org.al Deadline for submission of documents is 10 August 2007.
20 - AKTUALITET
E diel, 29 Korrik 2007
Â
SITUATA E ZJARREVE EMERGJENCA
KOLONJË/ Kreu i Shtetit: SHISH e Prokuroria të ndëshkojnë zjarrvënësit
Katastrofa e zjarreve dërgon në Gërmenj Presidentin Topi, apel qytetarëve: Mbroni pasurinë kombëtare ALBANA ÇAKSHIRI
[email protected]
KUKËS Të paktën dhjetë vatra zjarri janë ende në veprim në rrethin e Kukësit, të cilat po shkaktojnë një katastrofë të vërtetë në pyje. Me gjithë masat e marra, flakët sa vijnë dhe përfshijnë dhe faqet e maleve të paprekura nga zjarri. Gjithashtu, mbeten problematike dhe disa vatra zjarri në rrethin e Hasit dhe atë të Tropojës.
KOLONJË
Z
jarret masive të shënuara gjatë këty re ditëve të fundit në gjithë Shqipërinë, ku më i madhi është shënuar në Kolonjë, ka dërguar dje në skajin më juglindor të vendit, Presidentin e sapozgjedhur të Republikës, Bamir Topi. Kreu i shtetit ka zgjedhur për inspektim fshatin Gërmenj të këtij rrethi, ku flakët e zjarreve kanë shkrumbuar mbi 900 hektarë me pyje, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në këtë zonë me vlera për turizmin. Ai ka ndalur hapin në këtë fshat, ku edhe janë përqendruar forcat më të shumta të policisë dhe të ushtrisë për të mbajtur nën kontroll situatën. Pasi është njohur nga afër me dëmet e shkaktuara e që pohohen të jenë të pallogaritshme, Topi është shprehur i shqetësuar ndaj faktit se ka dyshime të shumta për zjarrvënie të qëllimshme. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës u ka bërë apel qytetarëve në të gjithë vendin që të denoncojnë pranë organeve të Drejtësisë të gjithë personat që me dashje apo padashje shkaktojnë rënien e zjarreve. Që nga Gërmenji, Bamir Topi ka kërkuar që të vihen në lëvizje strukturat e SHISH-it dhe të Prokurorisë për të ndjekur penalisht dhe vënien para ligjit të shkaktarëve njerëzorë të këtyre katastrofave. E ndërsa ka bërë apel për solidaritet në nivel kombëtar, Bamir Topi ka deklaruar se priten avionë nga Ukraina, Çekia, NATO si dhe helikopterë të KFORit për të ndërhyrë në zonat më problematike nga zjarret. ZJARRET Që prej një jave, faqet e malit në fshatin Gërmenj të Kolonjës, janë përpirë nga flakët. Dhjetëra vatra zjarri kanë krijuar një situatë të pazakontë, duke rrezikuar dhe jetën e qindra banorëve. Re të dendura tymi
NDIHMA Presidenti Bamir Topi në takim me drejtuesit lokalë në Gërmenj të Kolonjës
Lirohen 10 zjarrvënësit për mungesë provash VLORË - Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës, dje ka lënë të lirë 10 personat e arrestuar mbrëmjen e së martës, të cilët u akuzuan se kanë shkaktuar rënien e qëllimshme të zjarreve në Llogara e Karaburun dhe fshatin Dukat të këtij rrethi. Gjatë seancës gjyqësore, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Vladimir Sadiku ka kërkuar provat materiale që fajësojnë të pandehurit. E ndërsa është pohuar se arrestimi i barinjve ishte i ligjshëm, togat e zeza kanë shtyrë seancën për të hënën, pasi Prokuroria nuk ka mbledhur provat e mjaftueshme në ngarkim të tyre. Sipas togave të zeza, Viron Velaj, Petrit Beluli, Agron Aliçkaj, Alem Dedenika, Gjik Hunda, Bardhosh Bello, Sheme Xhelili, Muhamet Koshena dhe Jozo Bodo, u lanë të lirë edhe për faktin se kishte kaluar afati për vendosjen e masës së sigurisë ndaj tyre.
Tre në pranga, dyshohen për zjarrvënie PUKË – Mbrëmjen e së premtes, forcat e policisë së Komisariatit të Pukës kanë vënë në pranga vëllezërit Esat dhe Afrim Delija si dhe kushëririn e tyre, Patriot Delija, banues në fshatin Flet të këtij rrethi. Burime policore bëjnë me dije, se vëllezërit Delija, përkatësisht 23 dhe dhe 25 vjeç si dhe i afërmi i tyre, u arrestuan pasi dyshohen që të jenë shkaktarë të zjarrit të rënë në afërsi të fshatit Flet. si dhe nxehtësia e madhe e krijuar nga flakët, kanë rrezikuar asfiksimin e banorëve. Vetëm ndërhyrja e 100 forcave policore dhe të ushtrisë ka bërë të mundur që të mos ketë viktima në njerëz. Lokalët kanë
kërkuar ndihmën e dy helikopterëve nga Kosturi i Greqisë, të cilët për dy ditë kanë kryer spërkatje në këtë zonë problematike në vend. APELI I PRESIDENTIT Djegia e më shumë se 900 hektarëve me pyje, ka
BERAT Ditën e djeshme janë shënuar dy vatra të reja zjarri në rrethin e Beratit. Sipas burimeve policore, zjarri i parë është konstatuar rreth orës 13:00, në kodrinën e mbjellë me ullinj, në fshatin Poshnjë. Ky zjarr është shuar nga banorët, zjarrfikësit dhe forcat e Repartit të Reagimit të Shpejtë. Vatra e dytë është shënuar në një kodër të qytetit të Urës Vajgurore, ku janë djegur 10 ha me pisha.
dërguar dje në fshatin Gërmenj Presidentin e Republikës, Bamir Topi. I shqetësuar nga situata e krijuar, kreu i shtetit ka pohuar se duhet që vetë banorët të sinjalizojnë në kohë për zjarret dhe të japin ndihmën e tyre për mbrojtjen e parqeve e të pasurive kombëtare. “Kam zgjedhur zonën e Gërmenjit, pasi ka dëshmuar se është shembulli
Avioni ukrainas ndërhyn në Pukë e Malësi e Madhe S ituata e rëndë e krijuar nga zjarret e shumta, kanë bërë që edhe gjatë ditës së djeshme Forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe forcat e tjera të drejtuara nga Shtabet e Emergjencës në mbarë vendin të vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tyre. Një ndihmë e veçantë për shuarjen e zjarreve ka dhënë dhe avioni ukrahinas “Antonov 32”, i cili mbërriti në vendin tonë me kërkesë të qeverisë shqiptare. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit bëjnë me dije se avioni i ardhur nga Ukraina ka bërë spërkatje për shuarjen e katër vatrave të zjarrit të shënuara në zona të ndryshme të rrethit të Malësisë së Madhe. Gjithashtu, avioni “Antonov 32” ka bërë spërkatje në disa zona të Pukës, dhe veçanërisht në dy vatra zjarresh të fuqishme të shënuara në Qafë Malë dhe komunën Blerim të këtij rrethi. Po ky avion dje ka inspektuar një zjarr të fuqishëm në Liqenin e Zi në Tërnovë të Dibrës, ku është planifikuar të ndërhyjë ditën e sotme. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohojnë se avioni i ardhur nga Ukraina është planifikuar të ndihmojë për shuarjen e zjarreve në fshatin gËrmenjë të Kolonjës, si dhe në Shkodër. Po të njëjtat burime shprehen se mbetet problematike, sitauata në fshatrat Surroj e Kalimash të Kukësit dhe në fshatrat Fan e Kaçnar të Mirditës. Gjithsesi situata vlerësohet të jetë më positive se ditët e mëparshme.Ky vlerësim mbështetet në faktin se nuk ka më zjarre të reja dhe ato ekzistuese janë duke u izoluar me shpejtësi.
më i mirë edhe në nivel kombëtar, që ka treguar se kur ka një bashkëpunim dhe bashkëveprim të të gjitha forcave, mund t’i bëhet ballë situatave emergjente të çdo lloji”, është shprehur Topi. Ndërkaq, ai ka thënë se s’ka nevojë të bëjmë diferencime nëse këto fatkeqësi natyrore vijnë me dashje apo pa dashje, vetëm se për çdo rast do të veprohet me
forcën e ligjit. Sipas Presidentit, persona të papërgjegjshëm kanë shkaktuar një dëm të madh që duhet vite për t’u rikuperuar. Gjithashtu, kreu i shtetit ka pranuar se zjarret masive të shënuara gjatë kësaj kohe e gjetën vendin tonë të papërgatitur, pasi ka mungesa në mjete, por që kjo do të ndikojë për të ardhmen për situatat e veçanta të emergjencës në vend.
OPINION - 21
E diel 29 Korrik 2007
O P I N I O N
Kriza e varfërisë shpirtërore Nga Arben Malaj
(Vijon nga faqja 1) ... më shumë jetën tonë shoqërore, krizën e varfërisë shpirtërore. Reagimi i menjëhershëm pas disa fakteve që tregojnë për heshtjen dhe mungesën a angazhimit për ta lehtësuar sado pak artisten në sfidat e mbijetesës, është pikërisht titulli i këtij shkrimi. E turpshme, varfëria shpirtërore e shumë politikanëve dhe biznesmeneve. E turpshme, sepse qeveria jonë nuk është aq e varfër sa të ketë mungesë fondesh për asistencë financiare për operacionin e domosdoshëm të kësaj artisteje. Nuk është i varfër komuniteti i biznesit sa nuk asistojmë dot nga afër për të lehtësuar sado pak në situata kritike disa prej personaliteteve të artit, sportit dhe shkencës. Nuk janë "borxhet e trashëguara" ato që nuk ndihmojnë dot një artiste kaq të talentuar. Nuk besoj se ndonjë anëtar qeverie në ndonjë vend tjetër do të ishte ndjerë indiferent ndaj fatit të keq të një Artisteje Populli të vendit të tij. Nuk besoj se Kryeministri i një vendi, që pretendon se lexon dhe verifikon çdo sms që i niset për akuza kor-
rupsioni, nuk do të tregonte interesin më të vogël për t'i dhënë edhe asistencën e nevojshme financiare për kurim mjekësor, një Artisti/ Artisteje të Popullit të vendit të tij. Në këtë rast, heshtja është edhe korrupsion, korrupsion moral, aq më keq po të jetë korrupsion politik, n.q.s qeveria apo anëtarët e saj angazhohen për t'i respektuar Artistët e Popullit të tyre mbi preferenca personale apo politike. E turpshme për Dhomën e Tregtisë, e cila në çdo vend të botës sponsorizimin për njerëzit në nevojë, përfshir-
jen në projekte sociale, e kanë prioritet shumë më të madh se sponsorizimet direkte apo indirekte për preferenca edhe politike. Si mund të braktisen në momentet e vështira këto personalitete, që çdo vend i ka të pakta dhe i trajton si vlera të rralla të historisë së tij. Kemi status të veçantë për Presidentin, për Kryeministrin, për ministrat, për deputetët, ku prej tyre disa mund të jenë edhe rastësisht në pozicione që u sigurojnë statuse të privilegjuara, përf-
shi edhe për ndërhyrje shëndetësore në raste të veçanta. Është e qartë që asnjë Artist Populli nuk gjendet rastësisht në atë status, pavarësisht nga koha kur e ka marrë titullin, pavarësisht nga regjimi politik që i ka
bërë atë vlerësim, që në thelb dhe para së gjithash është pjesë e dhuntive dhe arritjeve të veçanta personale. Rasti i braktisjes së artistes së mrekullueshme, Manushi mund të jetë një pikënisje, jo për një debat të politizuar, por për një reformë të legjislacionit që i respekton keto personalitete. Duhet të gjejmë eksperiencat më të mira që bëjnë një vlerësim më të ekulibruar midis personaliteteve që kanë një statut të veçantë në historinë e një vendi, për shkak të meritave të tyre të veçanta në art, shkencë, sport dhe individëve që kanë status të përfituar nga votime politike. Në këtë rast, mundet që një grup deputetësh të përgatisin një amendament, i cili në përvojën ndërkombëtare merr emrin e personit apo të ngjarjes që është katalizatori i iniciativës ligjore. Amendamenti "Ma -
nushi", mund të jetë nga iniciativat e para ligjore të sesionit të ri parlamentar. Në variantin më të shkurtër, ai do të kishte vetëm një paragraf për personalitetet shkencore, artistike dhe sportive, duke u dhënë mbështetje financiare për rastin e asistencës, për sëmundjet, status jo më të vogël se statusin e deputetëve. Në këtë rast, këto personalitete do të respektohen, qoftë edhe në mënyrë të detyruar nga qeveritë, pa pritur që profili intelektual dhe kulturor i anëtarëve të qeverisë dhe politikës, të rezultojë gjithnjë më i madh se çdo preferencë personale apo partiake. Qeveritarët dhe politikanët kanë për vete përfitime dhe trajtime financiare të privilegjuara, ndoshta të padrejta kur i analizon edhe në raport me statusin që u japim jo vetëm në momente të vështira, personaliteteve të veçanta të shkencës dhe kulturës sonë.
22- SPECIALE
E diel, 29 Korrik 2007
PERGJIGJE PER LEXUESIT MIGEL & ANDIA
Një kombinim me 70% Migeli është shenja Shigjetarit, horoskopi Bricjapi. Andia është shenja
DASHI Të tjerët do t'ju akuzojnë se jeni shumë egoist.Është prirja juaj "ti bini pas" zgjedhjeve dhe interesave personale gjatë kësaj dite.Në fund të ditës ju do të jeni ai që humbet më shumë nëse mbeteni vetëm.
LUANI Kjo ditë do të shkojë shumë mirë.Bashkëpunimi do të jetë në maksimum dhe ju do të mund të merrni lajme shumë të mira gjatë kësaj dite.Nëse keni diskutime tregohuni me takt për ti zgjidhur ato lehtësisht.
Dashit,horoskopi Luani. Mund të themi se jeni n j ë ç i f t i b a s h k u a r. Gjatë këtij muaji do të
ILIR & ARBA
keni një marrëdhënie mjaft të mirë e të qetë. Migeli duhet të bëjë pak kujdes në fushën profesionale, mund t'i shfaqen probleme gjatë kësaj periudhe. Në drejtim me Andian duhet të tregoheni pak më tolerant dhe të arrini të arsyetoni edhe mbi dëshirat e saj.Në këtë mënyrë lidhja juaj do të ketë një jetë më të gjatë.
HOROSKOPI I SOTEM DEMI Gjithnjë kujtoni se mendimet, konkluzionet dhe strategjitë janë vetëm tuajat nëse nuk i bëni ato të ditura.Fjalët tuaja nuk janë më tuajat nëse i shqiptoni.Duhet ti mbani secret planet tuaja nëse doni ti mbroni ato.
VIRGJERESHA Do të mbyllni një marrëveshje nga e cila do të përfitoni shuma të mira materiale ndërsa për ata që janë në kërkim të profesionit të tyre sot parashikohen mundësi të reja punësimi. Tregohuni iniciator, mos lini t'ju ikë fati nga duart.
SHIGJETARI
BRICJAPI
Është e rëndësishme të tregoni kujdes për imazhin tuaj.Jepni argumente në diskutime. Pyesni për ato që doni të dini por në të njëjtën kohë mësoni edhe të dëgjoni të tjerët.
Kujdes.Mund të keni disa zënka por lërini të kalojnë dhe diskutojini më vonë në kohë.Edhe pse do t'ju duhet të bëni shpenzime të konsiderueshme në fund të kësaj dite do të keni mundësi të argëtoheni më tepër se zakonisht.
BINJAKET Do t'ju duhet të rregulloni axhendën në punë për shkak të një çështjeje familjare që interfe -ron me objektivin tuaj.Me sa duket një personi të afërt nuk duhet it besoni pasi nuk do të jetë dakord me ju.
PESHORJA Prindërit dhe të moshuarit dotë kenë nevojë për vëmëndjen tuaj në këtë ditë.Mbledhjet familjare jo vetëm që do të jenë të këndshme por dhe do t'ju ndihmojnë të afroheni më shumë me njëri-tjetrin.
UJORI Sot do të merrni ftesa nga disa miq të rinj.Nga këto takime mund të lindin dashuri të reja apo dhe mundësi punësimi. Mundohuni të merrni sa të mundni nga kjo ditë emrekullueshme.
GAFORJA Tregoni kujdes se mos gënjeheni nga dikush me një gjuhë të argjendë. Fjalët e ëmbla dhe të sheqerosura do t'ju përkëdhelin sedrën pasi në këtë ditë do t'ju bëjnë përshtypje mjaft gjëra.
Një kombinim jo i mirë me 38%. Arba është shenja Akrepit dhe horoskopi Virgjëresha. Iliri është shenja Luanit dhe horoskopi Peshorja. Zakonisht Iliri sillet më ashpër dhe ftohtë më tepër seç mund të duroni ju. Gjithashtu ai kërkon pavarësinë në një kohë që ju kërkoni përkushtim të plotë. Më kot mundoheni të përcillni tek ai nevojat tuaja për butësi. Ai është më i ftohtë dhe logjik
kundrejt jush që kërkoni ngrohtësi.Në marrëdhënie, por jo vetëm aty, ai kërkon dhe është shumë egoist në një kohë që ju jepeni me shpirt. Iliri nuk do të vonojë ta vlerësojë ëmbëlsinë e një lidhje të tillë, por ndoshta atëherë do të jetë shumë vonë për këtë lidhje.Gjatë këtij fillim muaji gjendja emocionale disi e papërqëndruar. Pak kujdes edhe me të ardhurat pasi nuk janë të kënaqshme dhe shpenzimet do të jenë të tepërta.
AKREPI Mendohuni mirë përpara se të flisni me eprorët tuaj.Përpiqunitë merrni vendimet shpejt dhe të mbaroni punë sa më parë.Tregohuni të tërhequr me kolegët tuaj kur të diskutoni rreth çështjeve të rëndësishme.
PESHQIT Puna do t'ju shkojë më së miri kur një projekt i rëndësishëm do të finalizohet. Evitoni të sfidoni autoritetet.Mos u tregoni tepër entuziast para të tjerëve.
DHJETËDITSHET E LUANIT NË QOFTË SE KENI LINDUR MË.... 16 Gusht. Ide të veçanta. Dëshirë për tu kundërshtuar të tjerëve. Aftësi artistike dhe talent muzikanti ju japin mundësinë të njihni sukses ne çdo mundim tuajin në botën e artit. Probleme me njerëz të afërt në çdo moment të jetës. Dëshira për të ndihmuar të tjerët mund t'ju sjellë zhgënjime të vazhdueshme. 17 Gusht. Mendje e zgjuar kritike dhe me parandjenjë të madhe. Mendim të fuqishëm dhe karakter nevrik mund t'ju sjellë tronditje. Në rast se zhvillohet interesi juaj për letërsinë dhe artin ju jep një imazh interesant.
SPORT - 23
E diel, 29 Korrik 2007
De Laurentis ofron 3 milionë, Kievo kërkon 5
SERIA A
Bogdani, synimi kryesor i Napolit
E
rjon Bogdani është emri i ri i merkatos së Napolit, që është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi. Dhe në fakt nuk bëhet fjalë për zëra mediatikë, por për një dëshirë të shprehur nga vetë trajneri Edi Reja dhe drejtori Pierpaolo Marino, dëshirë që presidenti De Laurent-
Erjon Bogdani
is është gati ta plotësojë. Sipas asaj që shkruan “Corriere Adriatico”, sulmuesi shqiptar ka karakteristika të shkëlqyera për të luajtur me Lavecin dhe Kalaion në sulmin napoletan. Napoli ka ofruar 3 milionë euro për shqiptarin, ndërkohë që Kievo kërkon 5 dhe në mes mund të futet një
Ideja e trajnerit Reja dhe drejtorit Marino, ka edhe miratimin e presidentit të klubit napoletan
lojtar. Për ta bërë situatën sa më serioze, në sit është publikuar edhe një video e sulmuesit shqiptar në rastin e ndeshjes kundër Palermos dy vjet më parë. Në atë takim, Bogdani realizoi tre gola, duke u shpallur lojtari më i mirë i Evropës për atë javë.
Fansat e klubeve zviceriane të Bazelit dhe Young Boys mbështesin vendimin ALTIN LATIFI
V
endimi i dhënë dy ditë më parë nga UEFA për dën imin me 3 mijë franga gjobë të trajnerit kroat Oto Bariç, ka kënaqur jo pak grupet e tifozerive homoseksuale. Dy prej këtyre, mjaft të njohura në Zvicër, aty ku është selia e UEFA-s, e kanë shprehur hapur kënaqësinë, duke qenë se janë prej kohësh në një betejë uljen e valës raciste në kontinentin europian. Bëhet fjalë për tifozët e Bazelit dhe të Young Boys, dy prej klubeve më të mëdha në kampionatin zvicerian. Në Bernë, “Ëandkorf Jungxx”, është një grup meshkujsh homoseksualë dhe lezbikesh, që është formuar në muajin shkurt dhe numëron 20 anëtarë. Sipas statutit të këtij grupimi, ky grup tifozësh dëshiron të tregojë se homoseksualiteti dhe futbolli nuk janë në kontradiktë mes tyre. Ata thonë se luftojnë kundër sulmeve homofobike, por edhe kundër racizmit, ekstremizmit dhe dhunës. “Nuk duhet të na përjashtojnë nga klubi”, ka thënë presidenti Simon Veber, në përgjigje të atyre që kishin reaguar keq në momentin e formimit. Si-
Dënimi i Bariç, gëzojnë tifozët homoseksualë Organizatorët: S’jemi e kundërta e futbollit
Askoli kërkon Taren, për Lacion Ok
N
ë mënyrë të habit shme, Lacio ka dhënë Ok-in për transferimin e Igli Tares në radhët e Askolit, një klub që në sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B italiane. Sipas asaj që ka bërë të ditur “Corriere Adriatico”, bardhekaltërit i kanë thënë “Po” ofertës së toskanëve, por Tare as që ka ndërmend të lëvizë për në B. “Shqiptari nuk i ka thënë “Jo”, por Serisë B”, ka qenë komenti i bërë nga drejtuesit e klubit të Askolit.
SULMUESI
3000 FRANGA Oto Bariç është dënuar me 3 mijë franga gjobë nga organet juridike të UEFA-s, pas komenteve homofobike të bëra në vitin 2004 në një intervistë për “Jutarnji List”.
pas Veber, reagimet më të mëdha kanë qenë mjaft pozitive. “Ne nuk shkojmë as në stërvitje e as në fazën përgatitore, ndërkohë që qëllimi është të japim një sinjal të fortë”, thotë ai. Slogani i tyre është i qartë: “Homoseksualët dhe lezbiket
janë të interesuar dhe i përkasin futbollit”. Një mesazh që do të rikujtohet edhe në finalet e kampionatit europian Euro 2008. Në Bazel, klubi “Queerpass”, i krijuar vetëm një javë më parë, ka të njëjtat objektiva. “Ne duam të japim një sinjal për
një shpirt tifozerie pozitiv, të diferencuar dhe paqësor, gjë që e dha edhe UEFA me dënimin e Bariç”, deklaron presidenti i saj Filip Grunenfelder. UEFA gjithsesi u ka dhënë një sinjal të qartë, se futbolli duhet t’i ndalojë shfaqjet raciste. Vetëm dy
Bariç i pati quajtur të sëmurë dhe të dobët njerëzit homoseksualë, që sipas tij s’mund të luajnë futboll ditë më parë, institucioni më i lartë i futbollit në Evropë, me kërkesë edhe të grupeve të të drejtave të njeriut dhe atyre të homoseksualëve, vendosi gjobitjen për herë të parë të një trajneri që kishte guxuar t’i shante në publik. Bariç mori gjobën e 3000 frangave, që më shumë sesa për aspektin financiar, ka rëndësi për anën morale. “Ne duam t’u tregojmë të gjithëve se jemi kundër shfaqjeve raciste apo homofobike”, deklaroi zëdhënësi i UEFA-s Uilliam Gailard. Marrë nga “24 Heures”
DEKLARATA
Morati: Lionel Mesi, pika ime e dobët
Blater shtang kontinentin e vjetër
Botërori, pas 15 vjetësh në Evropë K ampionati botëror duket se do të rikthehet në Evropë vetëm pas 15 vjetësh. Presidenti i FIFA-s Sep Blater ka deklaruar se Evropa nuk duhet të pretendojë të organizojë një në tre Botërorë, duke u shprehur se edhe kontinentet e tjerë janë të aftë për të pritur evenimente të këtyre përmasave. Blater ka sqaruar se Botërori 2018 duhet t’i takojë kontinentit amerikanoverior. Gjë që ka prerë shpresat e shumë vendeve të Evropës, të
MERKATO
Për Botërorin 2014, kandidatura e vetme e interesuar në Amerikën e Jugut është Brazili
cilat shpresonin në organizimin e Botërorit 2018. Blater ka sqaruar se një vendim i tillë do të merret duke parë sistemin e rotacionit. Vetëm nëse dy Amerikat do të konsiderohen të bashkuara në këtë sistem, Botërori do të rikthehet në 2018tën në kontinentin plak. Megjithatë, vendimi i takon Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Botërori i vitit 2010 do të organizohet në Afrikën e Jugut, ndërsa për atë të 2014-ës, pritet që të fitojë kandidatura e Brazilit.
L
ionel Mesi është pika e dobët e presidentit të Interit Masimo Morati. Kreu zikaltër ka deklaruar se do të bënte gjithcka për të marrë argjentinasin edhe pse e di që Barcelona është e vështirë ta shesë. “Ai është futbollisti që më zbavit më shumë në botë. Është nga ata që mund ta quaj një ëndërr, pasi e di se Barça nuk e lëshon kol-
laj”, kanë qenë fjalët e Moratit. E ndërsa Milan i ka vënë sytë mbi Ronaldinjon e Eto, numri 1 i Interit shprehet se dëshira e tij do të ishte marrja e atij që gjithnjë e më shumë konsiderohet pasuesi i Maradonës. Tek Interi, Mesi do t’i bashkohej pjesës tjetër të argjentinasve, duke filluar nga Krespo, Zaneti, Kruz, Burdizo apo Kambiaso.
Kapllani me grip, mungon në miqësore
E
dmond Kapllani vazhdon të vuajë një gjendje gripale, gjë që e ka bërë të humbasë disa ndeshje miqësore të Kalsruhes në kuadër të sezonit të ri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ka marrë pjesë në takimin e para dy ditëve kundër Hofenhajmit, që është fituar nga kampionët e Bundesligës 2 me rezultatin minimal 1-0. Sipas mjekëve të klubit, Kapllani ka një infeksion gripal, por do të rikthehet shumë shpejt në dispozicion të ekipit.
REAGIMI
Murati: Ja e vërteta për kombëtaren
E
dvin Murati ka sqaru ar se nuk është marrë nga askush në telefon në lidhje me ceremoninë e lamtumirës nga kombëtarja, që ishte parashikuar për të me rastin e ndeshjes kundër Holandës më 12 shtator në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. “Së shpejti do të tërhiqem, por nuk kam caktuar një datë dhe më takon personalisht mua ta vendos. Unë vazhdoj të ruaj marëdhënie të mira me FSHF-në dhe sidomos me presidentin Duka”, është shprehur Murati për albania-sport.com
24- REKLAME
E diel, 29 Korrik 2007
Post-festival
“Butrinti 2000” ringjall kryeveprat Bibloteke
Një pendë në dorën e gruas Redaktore përgjegjëse: Admirina PEÇI
[email protected]
Kinemaja
Endrra e pashpresë e Dali-së
NJE VARR për të vërtetën e eshtrave TE FISHTES
II- TEZA
Poeti Mistere Histori
E diel, 29 Korrik 2007
Përse 40 vjet pas dhunimit të varrit, “dy burrat me mbiemër të njohur” duken ende si të marrë në mbrojtje? A është e vërtetë se jugosllavët kërkuan hedhjen në Drin të eshtrave të poetit?Çfarë
fshihet pas heshtjes 16-vjeçare të dëshmitarit kyç?
NJE VARR për të vërtetën e eshtrave TE FISHTES Konrrad Gjolaj, gjithashtu françeskan dhe i burgosur, në veprën e tij të guximshme “Çinarët” (1996) i përmend thuajse shkarazi “vorret e përdhunueme të Fishtës, Mjedës…” ndërsa duke iu referuar vdekjes së Bernardin Shllakut, hedh dritë mbi vendin e mundshëm të tretjes së eshtrave të Fishtës, kur thotë se Shllaku ishte varrosë në Kishën Françeskane, por “me ‘revolucionin kultural’ edhe eshtnat e Tija u tretën buzë Drinazës, në afërsi të Bërdicës, bashkë me eshtnat e vllazënve të tjerë t’asaj Kishe”
IRHAN JUBICA
Pikëpyetje, shumë pikëpyetje
A
janë hedhur me të vërtetë në Drin eshtrat e Gjergj Fishtës? A mos kjo histori është më shumë një legjendë, që për shkak të ndjeshmërisë së publikut, rezultoi më funksionale se ajo letrarja e vitit 1963, me protagonistë një gjeneral dhe një prift? A është e mundur që i njëjti dëshmitar të ketë qenë i pranishëm edhe kur është dhunuar varri, që sipas një varrmihësi, ka qenë rreth dy metër larg pllakës së mbishkruar, edhe kur janë futur eshtrat në thes, edhe kur janë ngarkuar në karro edhe kur karroja ka ecur përgjatë qytetit nëpër një rrugë rreth 3 km deri në Drin? Drini qarkon një pjesë të mirë të Shkodrës, ndaj në ç’vend janë hedhur në Drin? Në ç’datë? Në ç’orë? Kush tjetër ishte dëshmitar? Cilët ishin varrmihësit? Po karrocieri? A e dinin varrmi-
hësit se për çfarë po gërrmonin? Po karrocieri, a e dinte se çfarë po hidhte në lumë? Kush i urdhëroi të gjithë këta njerëz? Po sikur eshtrat e Fishtës të mos jenë hedhur fare në lumë, por të jenë fshehur diku tjetër? Pse nuk i janë përgjigjur këtyre pyetjeve asnjë nga françeskanët që shkruan historinë e atij Kuvendi të famshëm? Pse nuk është shpallur një kërkim zyrtar i pjesës tjetër të eshtrave? A është e vërtetë se lufta ndaj besimit në Shqipëri, më së shumti ishte luftë kundër katolicizmit (dhe myslimanizmit), e udhëzuar apo frymëzuar nga ortodoksia sllave për shkak ndoshta të një xhelozie të vjetër të tyre ndaj katolikëve shqiptarë, meqenëse edhe numri i klerikëve ortodoksë të përndjekur është i papërfillshëm, sidomos në raport me besimet e tjera? Nuk janë pikëpyetjet e vetme që dalin duke lexuar dëshmitë aq të pakta e fragmentare të atyre që e jetuan atë kohë. Një pjese të këtyre pyetjeve tenton t’i përgjigjet ky shkrim, por natyrisht pyetja më thelbësore mbetet “Pse?”.
Jeronimi përsëri “…U shkatërruan kishat… Pranë altarëve të Krishtit u lidhën kuajt si në grazhd… Eshtrat e martirëve u nxorën nga varret”. Fjalët e përkthyesit “Shë Hieronim” ilir të Biblës në latinisht, sipas Bogdanit, duket sikur janë shkruar në vitin 1967, e jo dikund rreth vitit 400 të mijëvjeçarit të parë, e ndonëse i referohen dyndjes së hunëve, gotëve, skithëve e vandalëve në Ballkan e më gjerë, e japin më së miri tablonë përmbyllëse të luftës së komunistëve shqiptarë kundër besimit. Kjo luftë kishte nisur që në vitin 1945 me burgosjen, torturat, internimin, pushkatimin e mbi 200 klerikëve, me grabitjen dhe vjedhjen e autorësisë së arkivave unikale të kishave, vlera e të cilave më shumë se fetare ishte kulturore e historike shqiptare, me prishjen e 2300 objekteve me vlera arkitekturore të kultit. E pikërisht në vitin 1967, plot 1900 vjet mbas 29 qershorit të kryqëzimit dhe tretjes së varrit të apostullit të Krishtit, Shën Pjetrit, në Shqipëri u dhunuan dhe u tretën eshtrat e Shën Fishtës, “Apostullit të Madh të Shqiptarizmës”, siç e quan Koliqi. Në fakt, për faj të shqiptarëve ose jo, panteonit kurrë të ngritur të kombit i mungojnë shumë prej eshtrave të të vdekurve të mëdhej: varri i Gjergj Kastriotit u dhunua prej turqve, përpara se trupi i pajetë i Pjetër Bogdanit të hidhej në shesh po prej aziatikëve. (Zef Simoni shkruan se më 1946, pas torturave, edhe trupi i varur i priftit Mark Gjani iu hodh qenve e kockat u lëshuan në përrua.) As serbët nuk u mjaftuan vetëm me
TEZA - III
E diel, 29 Korrik 2007
Fishta pak orë pas vdekjes në Spitalin Civil të Shkodrës, foto “Marubi”
vrasjen e mbledhësit të Kanunit, Shtjefën Gjeçovi; “L’Osservatore Romano” i 30 janarit 2000 thotë se në të njëjtën mënyrë u sollën edhe komunistët me eshtrat e Jak Serreqit, Lazër Mjedës, Gaspër Thaçit, Ernest Cozzit, Bernardin Shllakut e Gjergj Fishtës. Në shumë shkrime përmendet edhe Dedë Gjo’ Luli, për të cilin herë thuhet se ka qenë varrosur pranë Fishtës, e herë në kapelën e vogël, në të majtë të altarit të Kishës Françeskane, bashkë me fretërit e lartpërmendur, por kjo nuk i pengoi komunistët ta njihnin hero, edhe pse ia tretën eshtrat.
Fjalët e kohës. Fishta që s’është 7 shkurt 1967. Gazetat “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”e “Puna” botojnë fjalimin pesërfaqesh, në dukje kundër burokracisë, që Enver Hoxha kishte mbajtë një ditë më parë në takimin e zgjeruar të disa organizatave të rinisë e Partisë së Punës. Disa ditë më vonë, fjalimin e botojnë edhe “Zëri i rinisë”, “Jeta e re” e çdo gazetë lokale në vend. Gazetari i KQ të PPSH-së Xhelil Gjoni njofton në “ZP”-në e 8 shkurtit se gjimnazistët durrsakë të “Naim Frashërit” kanë marrë një nisëm për ta çliruar vendin prej së vjetrës e prej fesë. Ky kryeartikull, në gazetën më të frikshme në vend, pasohet nga të tjerë shkrime që pasqyrojnë entusiazmin e rinisë për “dacibaot” që bllokojnë edhe dyert e kishave e xhamijave. Kinezëria kulturore përkrahet në Durrës nga shkolla “Mujo Ulqinaku”, e më pas nga i gjithë vendi. Në artikullin e gjatë “Kotësia dhe dëmi i paragjykimeve fetare” të ZP së 18 mar-
Në vitin 1967, plot 1900 vjet mbas 29 qershorit të kryqëzimit dhe tretjes së varrit të apostullit të Krishtit, Shën Pjetrit, në Shqipëri u dhunuan dhe u tretën eshtrat e Shën Fishtës, “Apostullit të Madh të Shqiptarizmës”,
siç e quan Koliqi
sit, Selami Tabaku, Arif Gashi dhe Gjon Jaku (ky i fundit i akuzuar prej një bashkëkohësi si një ndër “spiujt e parë të sigurimit në Shkodër, informatori kryesor për pjesën katolike”) akuzojnë Patër Anton Harapin (që më 1944 shkruante: “…për fe e atdhe… ky asht besimi e kjo asht Shqipnia që po na zhduket ndër duer”), Hafiz Ali Tarin (antizogist, teolog musliman që kishte mbajtur një fjalim të ndjerë në varrimin e Fishtës) e Sali Myftinë për lidhje të ngushta me pushtuesit. Fishta është kudo, por nuk përmendet askund. Fishta nuk përmendet as në një shkrim për shtypin në Shkodër, që Vehbi Bala boton në “Jeta e re”, ku ia ka dalë ta përjashtojë publicistin Gjergj Fishta nga kontributi i themeltar në krijimin e drejtimin e “Elcisë së zemrës s’Jezu Krishtit”, “Zanit të Shna Ndout” e “Postës së Shqypnies”, por sidomos të “Hyllit të Dritës” pa të cilin nuk ka as histori të shtypit shqiptar. Është koha kur në faqet e para të gazetave, nëpërmjet titujve të mëdhenj masat e ndërsyera kërkonin “t’i djegim”, “t’i shkatërrojmë” jo vetëm zakonet prapanike dhe mashtrimet e fesë. Një përfaqësi e lagjes “Kongresi i Përmetit” po në Shkodër, më 19 mars i shkruan një letër “shokut Enver Hoxha” ku e njofton se xhamijat që kishin në lagje po i kthenin nga qendra terri në institucione kulture. Aksione të tilla raportoheshin përditë nga radioja dhe gazetat, si në Gjepalaj, Durrës, Tiranë, Roshnik të Beratit, Kukës etj. E për ta mbajtur të ndezur zjarrin ku do të digjeshin armiqtë, më 16 prill Këshilli i Përgjithshëm i Frontit Demokratik të Shqipërisë i drejton një tjetër thirrje popullit “për t’u ngritur mbi të vjetrën”. Bashkë me fletërrufetë e panumërta ku
Për faj të shqiptarëve ose jo,
panteonit kurrë të ngritur të kombit i mungojnë shumë prej eshtrave të të vdekurve të mëdhej: varri i Gjergj Kastriotit u dhunua prej turqve, përpara se
trupi i pajetë i Pjetër Bogdanit të hidhej në shesh po prej aziatikëve
IV- TEZA
E diel, 29 Korrik 2007
Poeti Mistere
NJË VARR për të vërtetën e eshtrave
TË FISHTËS në emër të rinisë kërkohej ndalimi i fesë, kjo ishte ana e dukshme e asaj që ndodhi më 1967, vit që i parapriu ateizmit zyrtar e që kulmoi me hapjen në Shkodër të të vetmit muze ateist në botë. E padukshmja pjesë e këtij aisbergu qe fatale për shkak se kalonte nga zyrat e Sigurimit të Shtetit. E Sigurimi nuk ka bërë asnjë fletërrufe.
Thash e them ose “bâj e bjer” Historia e shkruar për herë të parë në një “RD” të fillimvitit 1991, përveç kopjimit nga njëra gazetë në tjetrën, do të qarkullonte si ata gojëdhënat, vërtetësia e të cilave, për shkak se i mvisheshin diktaturës komuniste të konfirmuar si gjakatare dhe e pashpirt, nuk kërkonte fakte konkrete, por mjaftohej me një pusullë anonime. Shumë prej autorëve që shkruan për Fishtën qysh prej erës së demokracisë e këtej, shprehen të sigurt se ka ndodhur pikërisht ashtu si shkruante më 1990, sipas Zef Pllumit, një anonim në sallën e klubit të rinisë “Heronjtë e Vigut”: Me urdhër të Bilal Parrucës, atëkohë kryetar i Komitetit Ekzekutiv si dhe kryetar i Frontit Demokratik të Shkodrës, eshtrat e Fishtës janë hedhur në Drin. Duket pra, se ky është kontakti i parë që jo vetëm Zef Pllumi ka pasur me lajmin për zhvarrimin e Fishtës, sepse në një shkrim tjetër, vetë Pllumi pyeste: “A u zbulue ndonjiherë vorri i vërtetë i Fishtës dhe a u hodhën në lum eshtnat e tij? Nuk mund [të] them kurrgja me siguri”. Këtë artikull të rifillimit të “Hyllit të Dritës” Pllumi e sjell në vitin 2001 në “Françeskanët e mëdhaj” dhe e rikonfirmon në 2006 në “Histori kurrë e tregueme”, por duke i bashkngjitur një shkrim ku, n’mes tjerash thuhet: “Kje natë. Simbas nji dishmitari okular, eshtnat e të vorruemit i nxuerën gjithë inad e i hodhën në Drin.” E më pas “…zoti Ferdinand Topalli, i cili dishmonte se e kishte pa me sy dikur kah i bajtën me karro eshtnat e Fishtës për me i hjedhë në Drin” (“Histori kurrë e tregueme”, 2006). Ndryshe nga Pllumi që shkrimeve të veta u shton nga ndonjë element, por pa e zbuluar të vërtetën, Konrrad Gjolaj, gjithashtu françeskan dhe i burgosur, në veprën e tij të guximshme “Çinarët” (1996) i përmend thuajse shkarazi “vorret e përdhunueme të Fishtës, Mjedës…” ndërsa duke iu referuar vdekjes së Bernardin Shllakut, hedh dritë mbi vendin e mundshëm të tretjes së eshtrave të Fishtës, kur thotë se Shllaku ishte varrosë në Kishën Françeskane, por “me ‘revolucionin kultural’ edhe eshtnat e Tija u tretën buzë Drinazës, në afërsi të Bërdicës, bashkë me eshtnat e vllazënve të tjerë t’asaj Kishe”. Ipeshkvi Zef Simoni, në të shumëcituarin në botë “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni, nga 1944-1990” (botuar një vit pas “Martirizimit të Kishës Katolike Shqiptare 1944–1990”, Tiranë, 1993), e rreshton Fishtën në një listë emrash të priftërinjve katolikë që iu tretën eshtrat, pa treguar asgjë konkrete se si, ku, kur e kush i ka bërë këto krime. Ndërkaq, me një akrobaci absurde Dhori Qiriazi arrin të mos e përmendë fare dhunimin e eshtrave të Fishtës, në librin e tij “Krishtërimi në Shqipëri”
M. Korça, në “Patër Gjergj Fishta… gjeniu pa varr” edhe pse nuk jep asnjë burim, e nuk citon asnjë dëshmitar, siguron se “ish
…edhe një natë e errët shkurti kur u përdhunua varri. Një palë eshtra flakeshin në Dri për ta asgjësuar …
Një foto historike
Lasgush Poradeci: Me Fishtën e Koliqin te Marubi më 1928 “…kur shkuam në Shkodër me Asdrenin,vajta në Kuvend te Gjergj Fishta, por nuk e gjeta. Kur atij i thanë se e kisha kërkuar, mori veturë dhe doli më kërkonte nëpër Shkodër. U takuam dhe shkuam në Kuvend. Atje Fishta më tregoi një poezi satirike për Viktor Emanuelin, por që nuk e mbaj mend tashti. Kjo -me tha, - ka me u botue pas dekës sime. Fishta ka qenë shumë i fortë si satirik. Une desha atëherë të botoja një studimin tim mbi Fishtën si satririk, por Ernest Koliqi më tha: Ti Lasgush, më mirë shkruaj për Fishtën si lirik. Dhe unë shkrova dhe e botova në revistën “Shkëndia” që e drejtonte Ernest Koliqi, artikullin “Fishta lirik”. “Lasgushi më ka thënë…” Petraq Kolevica, Tiranë 1992, Fq 62 që ndoshta duhej të kishte kushtimisht shumë të vërteta për persekutimin e klerit katolik, e posaçërisht të varreve të tyre, si një ndër krimet më barbare të kryera nga komunizmi. As Kapllan Resuli në “Fishta dhe të tjerë” (2001) nuk e përmend fare zhvarrimin e Fishtës, pavarësisht synimit të librit të tij. Në vitin 1992, ndërsa i jepte përgjigje akuzave që iu patën bërë për 50 vjet Fishtës, studiuesi fisnik Injac Zamputi nuk ka dashur me sa duket, të merret me çështjen e eshtrave. Megjithatë, brenda kapakëve të librit të tij “Fishta. Koha, njeriu, vepra”, botuesi F. Ferra e merr të mirëqenë dhunimin e varrit të Fishtës, kur shkruan “Veprën e Fishtës nuk arritën ta zhdukin, si zhdukën eshtrat e tij”. Natyrisht, libri me dy data “Gjergj Fishta. Jeta dhe vepra” i autorit Vehbi Bala nuk mund të kishte diçka për zhvarrimin e mistershëm të Fishtës, jo vetëm për shkak se në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985, ky autor kishte shkruar “tanë të zezat”, por edhe se lënda e librit daton shkurt 1961, pra 6 vjet përpara natës pa datë të dhunimit
të varrit. Një autor tjetër, M. Korça, në “Patër Gjergj Fishta… gjeniu pa varr” edhe pse nuk jep asnjë burim, e nuk citon asnjë dëshmitar, siguron se “ish …edhe një natë e errët shkurti kur u përdhunua varri. Një palë eshtra flakeshin në Dri për ta asgjësuar. … Bilal Parrucën caktuan që urdhërin ta jepte!” Në këtë frymë duket se janë hartuar mjaft artikuj. F. Radovani në “Një monument nën dhè” është i sigurt se “përveç françeskanëve të tjerë u dhunue vorri i Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta dhe … eshtnat… u tretën.” Edhe një ndër studiuesit më seriozë të letërsisë shqipe, Anton N. Berisha në librin e tij “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë”, (Prishtinë 2003), nuk e ndjen të nevojshme të citojë asnjë burim kur pohon: “Tërbimi i kuqalashëve ndaj këtij krijuesi madhor [Fishtës] dhe veprës së tij mbërriti deri në absurd: ia zhdukën varrin dhe eshtrat!”. Disa vjersha e skica të tashme të realizmit demokratik gjithashtu e marrin të mirëqenë dhunimin e varrit të Fishtës, veç me një të dëg-
TEZA -V
E diel, 29 Korrik 2007
Histori
juar. Në fund të vitit 1996, dy shkrime të njëpasnjëshme në RD për ceremoninë e rivarrimit të Fishtës, veç gafave panumërta nuk ofrojnë asgjë nga e vërteta; madje njëri prej tyre mund të konsiderohet i papërgjegjshëm: mbasi i ka quajtur disa herë eshtrat “mbetje të tretura të trupit të poetit”, A. Malja shkruan më 29 dhjetor se kisha françeskane e Shkodrës u prish gjatë vitit 1967 dhe “Me këtë rast humbën edhe eshtrat e At Gjergj Fishtës.” Vetëm një ditë më parë, I.Seci, në të njëjtën gazetë kishte përmendur disa herë se eshtrat e Fishtës ishin tretur nga barbarët komunistë, por pa dhënë as më të voglin detaj se si ka ndodhur kjo. Aty shkruhet gjithashtu se Fishta ka vdekur me 30 janar e jo dhjetor, se ka vdekur në vitin 1910 e jo 1940 etj.; gabime të mundshme teknike. Por padyshim, maja më e lartë e asaj që mund të quhet manipulim me çështjen, është një libër i sapobotuar me autor Pjetër Pepa. Rreth 15 nga 1600 faqet e dyvëllimshit “Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri” (2007), i kushtohen kapitullit me titullin “20 mars 1967. Hidhen në Drin eshtrat e Poetit Kombëtar Padër Gjergj Fishta”. Mbasi shpall qysh në titull lajmin, autori duket se pendohet në rradhët në vijim, kur shkruan: “Për të qenë i saktë me historinë, më duhet të them që nuk jam i sigurtë nëse, vërtet, në këtë datë u hodhën në Drin eshtrat e Poetit Kombëtar!” Dhe më pas: “U hodhën në Drin e gjithçka përfundoi me turp” (v.II, faqe 373). Edhe pse nuk e vë në dyshim hedhjen e eshtrave në Drin, autori nuk e gjykon të nevojshme të sqarojë lexuesit, por edhe historinë me të cilën pretendon të jetë i saktë, se si ndodhi akti e cilët ishin aktorët.
errët. Gjithmonë duke cituar At Konrrad Gjolajn nga libri i tij “Çinarët” (1996), konstatojmë se: Misto Treska, Kolë Jakova, Rasim Guri, Gjovalin Luka, Irakli Bozo, Tonin Jakova, Gjon Bushati, Muhamet Oruçi, Ahmet Daja, Sadetin Mandija, Ismail Barbullushi, Zija Dibra, Mark Ndoja, Arif Gjyli, Hajdar Delvina, Dulaç Lekiqi, Elez Mesi, Qazim Kapisyzi, Zoj Themeli, Fadil Kapisyzi, Hysni Ndoja, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Zoj Shkurti, Nesti Kopali, Gjon Prendushi, Çesk Shoshi, Hys Zaja, Pjetër Darragjati, Mestan Janiku, Aranit Çela, Tonin Miloti, Spiro Pane, Gjon Jaku, Rrahman Përllaku, Qamil Gavoçi, Gani Dizdari, Ahmet Çaku, Mahmut Kaja, Shaban Arra, Gaspër Leci, Martin Margilaj, Gac Mazi, Nuri Llazani, Stavro Frashëri, Çiril Pistoli, Sabri Hoti, Ethem Barbullushi, Gjon Banushi, Hamit Beqja, Ramiz Alia, Ylvi Dibra, Pjerin Kçira, Gjovalin Mazreku, Zef Bardhoku, Vehbi Çanga, Luigj Shala, Hulusi Hako, Dilaver Sadikaj, Pjetër Hasi, Mark Uli, Sadik Rama, Rustem Sykja, Nevzat Haznedari, Ndoc Deda, Vehibe Xhabija, Xhixhi Mazi, Xhuhere Mushani, Satber Jubani, Minire Haxhi, Kasëm Troshani, Xheudet Miloti, Hamdi Ulqinaku, Shyqyri Çoku, Asllan Lici, Rak-
Nga ta kapësh Ndoshta askush nuk dëshiron ta diskutojë vërtetësinë e (f)aktit të tretjes së eshtrave të Gjergj Fishtës, por pas shfletimit të mijëra faqeve libra e gazeta është e pamundur t’i rezistosh tundimit për të bërë pyetjen tjetër: kur? Ka kaq pak informacion në qarkullim, dhe koha për hapjen e arkivave të fshehta duket se nuk do të vijë asnjëherë në Shqipëri, sa është thuajse e sigurt se ndoshta për shkak të natyrës së çështjes, edhe kjo pyetje aq e thjeshtë e joimplikuese “Kur?” mund të mos marrë kurrë përgjigje. Për aq kohë sa të dyja datat e ofruara nuk mbështeten në dëshmi apo dokumente, do të ishte e gabuar të besohej si kohë e kryerjes së atij riti hienash qoftë nata e shkurtit, e pretenduar nga M.Korça, qoftë 20 marsi i përgënjeshtruar nga vetë P.Pepa.
Nominus svnt odiosa Është mëkat që Konrrad Gjolaj, ky burrë i dehur prej të vërtetës nuk ka shkruar asgjë për zhvarrimin e Fishtës, edhe pse të krijohet përshtypja se pikërisht kjo lëndë përbënte kapitullin që sikur i është hequr në çastin e fundit librit të tij “Çinarët”, së fundmi ribotuar nga françeskanët “me lejen e të parit të fesë”. Megjithatë, boshllëkun që krijojnë autorët e tjerë në veprat e tyre për Fishtën, në lidhje me pyetjen e rradhës “Kush e dhunoi varrin”, mund ta plotësojë rrëfimi i jashtëzakonshëm i fratit velipojak Gjolaj, alias Tomë Marku. Një ndër kapitujt e këtij libri të panderuar me asnjë “Pendë” prej MTKRS e madje jo fort të pëlqyer nëpër Shkodër e gjetkë për të vërtetat therëse, është ai kushtuar mësuesit të tij, njërit prej dy priftërinjve gjermanë të pushkatuar në Shkodër më 1946: Alfons Trackit. Përpara këtij kapitulli, vjershat e këngët e panumërta kushtuar mësueve janë të vogla, por le të kthehemi në çështje. Faqe pas faqeje, duke paraqitur gjendjen e klerit katolik qysh prej vitit 1945, At Gjolaj nuk heziton të japë një mori emrash të atyre që ishin protagonistët e sulmit mbi besimin, sulm që nuk u ndal me vdekjen. Viti 1967 nuk është dhe aq i largët, ndaj paraqitja e emrave të mëposhtëm mund t’ia kthejë kujtesën atyre që dinë diçka për këtë ngjarje të
priftërinj të tjerë, të cilët më vonë janë penduar e falur nga eprorët e kishës. Sipas Gjolajt, detyrat dhe përfitimet e secilit ishin të ndara: një pjesë ishin spiunë; një pjesë agjitatorë dhe bërtitës në salla gjyqesh kundër klerit; një pjesë përvetësuan veprat shkencore nga arkivat e kishave dhe u doktoruan, me studimet e Justin Rrotës, psh.; një pjesë ishin të pabesë me miqtë; një pjesë i kanë lyer duart me gjak duke torturuar për vdekje, duke gjymtuar këmbë, duke ngulur gozhdë në kafka, apo duke ekzekutuar të pafajshëm; një pjesë ndërmerrnin hetime, ngrinin akuza dhe nënshkruanin mandate vdekjeje; një pjesë ishin ordinerë, hajdutë, kriminelë, përdhunues; një pjesë… Është e qartë se përderisa bëhet fjalë për periudhën nga vitet 1945 e në këtej, pjesa më e madhe e emrave të akuzuar prej Gjolajt kanë vazhduar ta udhëheqin deri në fund luftën kundër fesë, pra edhe mbylljen e kishave e të xhamijave. Ndryshe nga anonimi i dhjetorit 1990 që citon Zef Pllumi, Konrrad Gjolaj nuk përmend emrin e Bilal Parrucës, një figurë aktive në jetën partiake, shoqërore, madje edhe gazetareske në Shkodrën e atyre viteve, por shtimi i këtij emri nuk përjashton mundësinë që dhunuesit e varrit të Fishtës të jenë disa prej emrave të lartpërmendur. Edhe konfirmimi apo hedhja poshtë e kësaj hipoteze të mbështetur në fakt, në një taban të qëndrueshëm, i takon gjithashtu të ardhmes, meqenëse së tashmes, dëshmitarët kanë vendosur t’ia mbyllin gojën. Prej kohësh jo vetëm në “gazetën gojore të Shkodrës” qarkullon një variant, sipas të cilit dy burra të së njëjtës familje, me të njëjtin mbiemër kanë kryer zhvarrimin dhe hedhjen e eshtrave në Drin. Por këto dy burra mbajnë mbiemrin e një prej anëtarëve të kuvendit të Shqipërisë. Pushteti i politikës, jo vetëm në Shqipëri, ka mbytur të vërteta dhe njerëz të mëdhenj, ndaj pyetjes se a janë emrat e të akuzuarve nga kjo “gazetë” në listën e mësipërme, apo ato emra ruhen jo vetëm prej politikës, por ndoshta edhe për arsye të reputacionit të besimit, më saktë se askush tjetër mund t’i përgjigjet dëshmitari i vetëm publik i zhvarrimit, F. Topalli, i cili flet nëpërmjet shkrimit të dikujt tjetër, por pa treguar asnjëherë se cili paska qenë ai status i tij kaq i fuqishëm, që i ka mundësuar praninë që në momentin e dhunimit të varrit e deri në hedhjen diku në Drin të eshtrave të Gjergj Fishtës, ndoshta në njërën nga ditët e para të prillit të largët 1967. Po në këtë qytet, një ish-punëtor kërkon shpërblim të majmë për të treguar vendin, ku sipas tij janë fshehur eshtrat e Fishtës, që ai pretendon se nuk janë hedhur në Drin. Se sa të drejtë ka në pretendimin e vet ky njeri, ndoshta nuk ka për t’u mësuar asnjëherë, jo vetëm se që prej 16 vjetësh ai nuk ka gjetur njeri t’ia blejë të vërtetën e tij, por dhe se ky variant është hedhur në treg, kohë më parë nga njerëz me kredibilitet të dyshimtë e me qëllime aspak të qarta. (vijon në numrin e ardhshëm)
Jo vetëm në “gazetën gojore të Shkodrës” qarkullon
ip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Bik Pepa, Kadrie Kopliku, Marie Vasili, Mita Leka, Bose Marku, Marie Siliqi, Laje Haxhia, Gjylafe Gjylbegu, Jovanka Perja, Violeta Stavri, Adlije Kazazi,Pal Mëlyshi, Xhemal Selimi, Adlije Bushati, Ndreko Rino, Mehmet Shehu, Shefqet Peçi, Faik Kapllani, Skënder Drini, Tano Banushi, Hasan Smaja, Lin Çollaku, Nush Baba, Asim Halili, Zef Shohi, Faik Minarolli, Ali Xhunga, Hilmi Seiti, Dhimitër Shkodrani, Jahe Tefiku, Mustafa Qilimi, Hilmi Hebovija, Loro Beltoja, Xhemal Dini, Angjelin Kumria, Fadil Ymeri, Ramiz Hafizi, Halit Isufi, Fadil Kraja, Jovan Vojushi, Selahedin Cena, Luigj Frangaj, Mikel Prennushi, Musa Kraja, Lin Simoni, Pjetër Hasi e Mark Tarri ishin njerëzit më aktivë të kohës në krye të luftës kundër fesë dhe njerëzve të fesë. Ai përmend edhe Ndoc Vasilin, xhakonin e ri, që më vonë, sipas tij do të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit në futjen e armëve në Kishë, si dhe disa
një variant, sipas të cilit dy burra të së njëjtës familje, me të njëjtin mbiemër kanë kryer zhvarrimin dhe hedhjen e eshtrave në Drin. Por këto dy
Kadare viziton varrin e Fishtës Në numrin e ardhshëm do të ndeshni, stacione të tjera nga ky mister. Dëshmi, fakte dhe analiza që synojnë të zbardhin enigmën. Por një stacion intrigues është ai që rrëfen një vizitë të fshehtë të Kadaresë te varri i Fishtës
burra mbajnë mbiemrin e një prej anëtarëve të kuvendit të Shqipërisë
VI-KRITIKE
Post Festival
E diel, 29 Korrik 2007
Edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit solli drama të moçme përpara publikut bashkëkohor.
Jeta-dashuria-lumturia-vdekja në buqetën e këtij festivali
PROF. DR. ADRIATIK KALLULLI
F
estivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000”, e ka marrë tashmë fytyrën e vet të plotë. Nga viti në vit, në arkadet dhe shkallët e gurta, të ngritura qindra vite më parë dhe në sheshin skenik nga më të moçmit në glob, rimarrin jetë tragjeditë, dramat dhe komeditë e pavdekshme të lashtësisë greke dhe të autorëve të shquar, të më vonshëm të njerëzimit. Në rrjedhën dhe vërtitjen e pandalshme të rrotës së historisë, gjeneratat ruajnë, ripërtërinë dhe marrin me vete rubinët e ndritshëm të artit, ato vlera shpirtërore moraloestetike që ndrisin vazhdimisht si diej të shpërndarë gjithandej globit për të ndriçuar udhët ende të errëta të ndërgjegjes njerëzore. Jetët njerëzore, të ngrira me fjalë, nisin të shkrijnë. Regjisorët dhe aktorët, këta ripërtëritës çudibërës dhe magjistarë të kthimit të fjalëve në jetë, zgjojnë bukuritë e fjetura qindra dhe mijëra vjet dhe ashtu të zgjuara, të gjalla, i sjellin midis nesh për të na dhënë ca mësime të vyera. Stërgjyshërit dhe katragjyshërit nuk rrëfejnë vetëm përralla, por edhe ca kode dhe norma morale që njerëzimi ende nuk i ka bërë të vetat. Kësisoj, tragjeditë dhe dramat që shpalosen në Butrint nuk janë vjeturina sunduku dhe qilaresh, por, problematika gjithënjerëzore, të moçme dhe të sotme, apo po të kujtonim sentencën brilante të regjisorit të shquar, Vasili Tzerzopulos, kur tha në diskutimin e tragjedisë “Prometeu i lidhur”. “Do të takohemi bashkarisht edhe pas dyzetmijë vjetësh dhe do të shikojmë aspak të çuditur se dhe atëherë Prometeu do të jetë i lidhur.....” Është për t’u vlerësuar fort fakti që të gjithë regjisorët dhe trupat pjesëmarrëse, kishin ngulmuar të sillnin në Butrint pjesë që kanë një përmbajtje intriguese dhe që kanë një impakt me spektatorin. Arti që nuk ngacmon publikun i përngjet “bukuroshes së fjetur”, imazheve të bukura, që në dallim nëpër ëndrra dhe që nuk kthehen kurrë në jetë. Arti që nuk ka kontemporanitet është i gjumtë dhe i panevojshëm. Kurse dramat që u shpalosën në Butrint të rrëmbenin, edhe pse shumica e tyre interpretojnë në gjuhë të tjera. Festivali i Butrintit, i këtij edicioni, u zotërua nga Euripidi. Tri shfaqje, nga shtatë që qenë gjithsej ishin të këtij tragjediani të pavdekshëm. Depërtues i jashtëzakonshëm, në koshiencën dhe subkoshiencën e njeriut, mund të quhet pa frikë pararendës i teorive të mëdha të Zigmund Frojdit. Prandaj ka edhe aq shumë përmendje dhe interpretime të mbarë veprës së tij. Edicioni i tetë “Butrinti 2000”, e çeli siparin me “Medean” e Euripidit. E solli në skenë ish-studenti shumë serioz, Mikel Kalemi Tepër i vëmendshëm në të gjitha ligjëratat teorike dhe fort i zellshëm në disiplinat profesion-
“Butrinti 2000” ringjall kryeveprat ale, Mikel Kalemi sakrifikoi behare të tëra me punë nga më të rëndat, vetëm e vetëm për të parë premierat e trupave greke që interpretojnë cilësisht tragjeditë e moçme. Përballja e tij e parë me këtë traditë ishte “Antigona” që u shfaq në Butrint në edicionin e gjashtë. Ishte një shfaqje që dëshmonte punë dhe disiplinë serioze të trupës së drejtuar prej tij, imagjinatë krijuese dhe përpjekje për kontemporanitet të natyrshëm. Pa disiplinë artistike nuk lind asnjë vlerë artistike. Në këtë përballje të re, regjisori Kalemi, shfrytëzoi dhe akumuloi paraprakisht përvojën e spektakleve të mëparshme por edhe një
varg interpretimesh teorike për këtë tragjedi që mban pezull që i transmetohet spektatorit, të cilit vazhdimisht i ndizet një dyluftim mendimesh. Por, në broshurën serioze që regjisori ka botuar për shfaqjen e realizuar prej tij, shkoqit qartë pozitën paraprake që ai ka zgjedhur. Medea, përgjithësisht gruaja që është nënë, e përjashton hakmarrjen. Në suksesin e shfaqjes së “Medeas” dha ndihmesën e saj të vyer aktorja e talentuar dhe me ambicie të fortë krijuese, Ema Andrea. Interpretuese e disa roleve të vështirapor edhe e krijimtarisë së disa poetëve të shquar të traditës sonë dhe të traditës botërore, ajo
zotëron një kulturë që i mundëson afrimin e roleve të vështira. Studentët e akademisë së Artit duhet të binden se aktrimi, interpretimi, ekzekutimi, në nivelet ku ka arritur arti, është i kushtëzuar nga akumulimet kulturore. Aktori, këngëtari, instrumentisti pa kulturë, i përngjajnë një shoferi që nuk njeh itinerarin që do të përshkojë. Suksesi mundësohet fort nga zgjedhja e personazhit kryesor. Shekspirologët vënë në dukej se autori i madh i rilindjes angleze, Williman Shekspir, kishte studiuar shumë thellë edhe Platonin edhe Euripidin. “Ku thith bleta, thith edhe unë”, pohon ai në një vargsentencë ku dëshmohet eruducioni i tij i jashtëzakonshëm dhe njohja e thellë e natyrës komplekse njerëzore. “.....njerëzit s’ia kanë haberin ndaj Erosit dhe gjithsa lidhet me fuqinë e tij”, pat thënë Aristofani në “Gostinë” apo “Bashkëpirjen” e Platoni, siç është sjell tash së voni në shqipe. “Nata e dymbëdhjetë”, një komedi e tij brilante që zhvillohet si ngjarje pikërisht në Iliri, ishte spektakli i Teatrit të Rinisë. “Nikolaj Bilev”, të Bullganjë”. Shfaqja e gjallë, ekspresive, me një- varg aktorësh të spikatur, që zotëronin saktësi në të folurin skenik, edhe pse kishin momente të bukura nuk arritën dot që të ruajnë një tempo-ritëm nga fillimi deri në fund. Diku-diku
KRITIKE -VII
E diel, 29 Korrik 2007
shfaqja na u duk e zgjatur, mbase edhe për faktin se që të shijosh plotësisht Shekspirin, do të thotë të ndjesh or’ e çast kontekstet e jashtëzakonshëm që ka ai. Këto kontekste është e pamundur t’i ndjekësh përmes titrimeve të zbehta, diku sipër skenës. Por, sidoqoftë, ato titrime që i patëm në çdo shfaqje të trupave të huaja ndihmonin sado pak për të kapur qoftë edhe thërrmija dhe kontekste autentike të dialogëve dhe monologëve të ngjeshur. Nuk mjafton kurrsesi që të kesh një tekst paraprak cilësor për një shfaqje të suksesshme. Lënda dramaturgjike cilësore kërkon patjetër edhe përpunimin regjisorial estetik dhe skenik. Trupa teatrore dramatike
e Beogradit (Serbi) solli në Butrint një tekst poetik të nobelistes gjermane, Elfride Jelinek. E kundërshtuar nga elita intelektuale e vendit të vet, armike e famës dhe e bujës artistike, ajo e tronditi dhe e befasoi opinionin publik, kur mori çmimin Nobel. “Një trilogji e vogël e vdekjes” që shërben si tekst-bazë për dramën në fjalë është thellësisht poetike, poetik, filozofik tërë asociacione idesh që rrjedhin shpesh së bashku si ujërat nëpër një kaskadë. Regjisori i shfaqjes, i mirënjohuri dhe i suksesshmi, Nebojsa Brandiç, sigurisht ka rrezikuar duke eksperimentuar këtë tekst poetik-filozofik shumë të vështirë. Të vështirë për t’iu përshtatur skenës, më të vështirë akoma për t’iu asimiluar prej spektatorit. Jeta, vdekja, kërcënimi i saj i vazhdueshëm, mbi çdo njeri dhe në çdo moment krijonin një atmosferë të trishtuar dhe fataliste ku nuk mungonin dozat e katharsit dhe të jetimit të jetës. Trupa interpretonte me ekspresivitet dhe sinkroni lëvizjesh, por si spektator nuk munda të ndjej thellësinë e tekstit dhe të mesazheve që sillte. Kishte plotësisht të drejtë arkitekti dhe artdashësi i pasionuar, Maks Velo, kur në diskutimin e tij pas shfaqjes së damës “Jonadab” të trupës teatrore të Shkupit, sugjeroi që për disa drama që kanë përmbajtje të ngjeshur filozofike, teologjike, etj, të jepet një përkthim paraprak. Vetëm kështu impakti me audiencën e publikut bëhet shumë i plotë. E bukura fjalë, e shenjta fjalë, e madhërishmja fjalë dramatike është komponent themelor i teatrit dhe kur publiku nuk arrin të kap atë në tërësinë e vet, them se nuk mund të kuptohet si duhet as interpretimi i aktorit. Sigurisht, për organizatorët e festivalit kjo është një barrë mbi barrë, por gjithsesi duhet bërë diçka, sepse kështu edhe qasja jonë ndaj veprës është shumë më e madhe dhe për pasojë edhe gjykimi ynë mbi trupën më
objektiv. Por ka edhe raste të rralla kur gjuha e huaj s’pengon. Në natën e katërt të festivalit patëm rastin të shijojmë një spektakël të mrekullueshëm magjik do të thosha të kompanisë teatrore “Collision” të Anglisë e ardhur për herë të parë në Shqipëri. Trupë me vetëm tetë vite jetë, ajo erdhi në Butrint me “Medean” e Euripidit. Vetëm pesë aktore dhe një aktor që interpretonte edhe Jasonin, edhe Kreonin edhe Egjeun, traditën, skenën si rrallë herë në të tetë edicionet e deritanishme. Një spektakël thellësisht estetik dhe artistik, një plotëri e larmishme dhe në të njëjtën kohë një harmoni që e bënin shfaqjen harmonike që e bënin shfaqjen unike, koherente, rrjedh gurgulluese prej fillimit në mbyllje. Zëra të plotë, melodiozë që thurnin një polifoni moderne dhe si atë të anëve tona, të ngjanin në një kor, ku tonet, timbrikat thureshin në një muzikalitet perfekt, duke krijuar si në një uverturë simfonie paralajmërimin tragjik për çdo të ndodhte më tej. Sigurisht që “Medea” e trupës shqiptare e lehtësoi dukshëm përmbajtjen dhe komunikimin me spektatorin. Për shkallën e komunikimit e lehtësoi dukshëm ai i folur skenik që
i tronditi të gjithë spektatorët, ca më shumë ata që kanë hedhur hapa të sigurt në zotërimin e anglishtes. Kam pas lexuar në një parathënie të drejtshqiptimit letrar të gjuhës angleze se autori i saj, i famshmi, Daniel Jones, shkruante se për të hartuar atë ishte mbështetur edhe në shqiptimin e teatrove prestigjioze të Londrës. Gurgullima gjuhësore përbënte një muzikë më vete, një vlerë thelbësore estetike. Përjashto ndriçimin e përsosur, e gjithë skenografia e shfaqjes nuk i kapërcente gjashtë shtatë kilogram peshë. Gjithë-gjithë pesë fustane të zinj që vishen në kësolla, një copë atllasi me ngjyrë të gjakut që përkundej sa andej këndej dhe dy çarçaf të bardhë, të bërë komp, që simbolizonin dy krijesat e pafajshme që do të shuhen. Loja e aktorëve, e brendshme, psikologjike, bindëse. “Medea” e Denis Evans të impononte heshtje përqendruese, të linde emocione dhe meditime të thella, respekt e nderim. për punën kolosale paraprake. Vetëm puna e madhe e bën të dukshëm talentin. Në konferencën e shtypit pat shumë pyetje për të. Por, të gjithë përgjigjet ajo i përmblodhi në këto fare pak fjalë thellësisht modeste
dhe kuptimplotë: “Kemi menduar pesë vite radhazi për këtë spektakël dhe javën e fundit jemi përfshirë dymbëdhjetë orë në ditë në prova. Kemi qenë skllavet e regjisores tonë të dashur, Tanushka Marah, që ishte njëherazi edhe udhëheqsja e korit, edhe aktore e përkryer, shtoi aty për aty: “Kanë qenë me të vërtet skllavet e mia të bindura, por edhe të Euripidit”. Stërmbesat e Shekspirit ishin plotësisht të denja për stërgjyshin e tyre të pakrahasueshëm. I ngarkuar ding me mbresa dhe emocione, sikurse kolegët që më rrethonin, thoshja dhe lutesha me vete: “Ç’të bëj që edhe studentët e talentuar të Akademisë së Arteve të shijojnë evenimente të tilla artistike. Le të dëgjojmë dëshirën time dikush që ka mundësinë të bëj dëshirën e mirë realitet”. Nuk kaluan as njëzetë e katër orë kur magjia skenike vazhdoi sërish me një magji tjetër. Kësaj radhe ishte trupa e Teatrit Nacional të Greqisë së Veriut, me veprën “Fjalët” të Dionisit, bazuar në Bakantet e Euripidit. Një asamble prej 21 aktorësh që krijuan 21 personazhe të individualizuar që u harmonizuan me një unitet ritmik, koreografik, plastik, mizanskenik dhe koral muzikor. Një festë e vërtetë, e gjallë, dinamike, herë-herë e trishtuar, e dhimbshme, e tëra e ngjeshur me valle, rite, këngë, nojma të folklorit grek por edhe me konfiguracione domethënëse që realizuan idetë dhe mesazhet e tragjedianit të madh dhe të regjisorit Tasos Ramzoz. Një spektakël premierë që përfaqësonte një punë shumë të madhe paraprake, një vlerësim të të gjithë komponentëve, një aftësi të sprovuar aktoreske dhe një respektim maksimal të individualitetit të secilit aktor. Është një shfaqje që meriton analizë të veçantë dhe që të lind sërish psherëtimën: Si të bëjmë që vlera të tilla të mëdha t’i njohin studentët tanë të aktrimit, regjisë koreografisë.
VIII- LETËRSI SHQIPE
Xheku im i dashur DHIMITER L. GJOKA
T
ek po krasis lulet, më afrohet pa u ndier qeni i pal latit ku punoj. Ai po lëpin buzët nga ndonjë konservë taze, që siç duket, shijoi rishtas. Më tund edhe bishtin, sikur unë të kem nevojë për komplimentat e tij. Pasi më shikon që s’e përfill, ngul prapanicën në barin e porsa qethur dhe po më lutet me vështrim paqësor: “ A mund të më fërkoni pak zverkun, zoti kopështar? E vështroj me të njëjtën finesë dhe i përgjigjem: “Unë jam zotëri, apo ti që të shërbejnë të gjitha zonjat e pallatit? As më thua laro, çfarë gëlltite që po më lëpin ato turiçkat e bukura? Mish, sigurisht. Ku begenisni bukë ju të përkëdhelurit e shoqërisë?! Më ka rëmbyer vlaga e punës, aq sa nuk ia kam ngenë as orës, e cila në këto raste, më vidhet e vrapon. Mirë që del, një zotëri në një ballkon duke u shtriqur e gogësitur dhe u befasova kur më tha se qe thyer dita. Prandaj po më thërrsin zorët si në grevë? Shumë rallë të të ofrojnë ndonjë kafe dhe ne të shpërngulurit nga skamja, turpërohemi ta kërkojmë. Propozimi për kafe, është rëndom, një aluzion i guximshëm që të çon në ujra të turbullta. Ishim mësuar me
pak në vendet tona. Tek ne, mund të mos kishte shoqia. Por zonja këtu, e ka aq gjë, veçse ajo nuk e di se ne ndruhemi, nën hien e atij zakoni që lamë pas. Pastroj gjethet tashmë pa merakun e zakonshëm dhe hyj në ashensor për në katin e përgjegjëses së pallatit. Ajo më paguan në çdo fund muaji një pagë qesharake, sa të mos më mungojë në shtëpi bukë e djathi. Flasim për fillimet tona, pasi shpërthyem telat e atij lloj kampi dhe nuk dijtëm se ku e mbajtëm vrapin. I raskapitur, mbështes shpinën përballë pasqyrës së ashensorit, ku më duket vetja më i bukur se çita. Atje ndjej lodhjen më të madhe se urinë. Tek dera e zonjës, ngre dorën, si dhe çdo ndjenjë tjetër për të dhe trokas me ndjeshmëri. Ajo ma hap derën duke përzënë përkëdhelisht dy mace nëpër këmbët e saj. Edhe pse i troshitur, i shikoj me zili ata maçokër tek po fërkonin këmbët e zonjës. Ajo më jep paratë, duke më thënë: -Që të mos zbres poshtë, a mund të të jap diçka t’i a vësh Xhekut tim të dashur? -Me gjithë qejf zonjë! Dhe ajo, duke tundur dorën si bebe, sikur dikë po përshëndet tej dritares, nxiton në kuzhinë dhe vjen e më ve në duar atë “ diçka-
DHIMITER L. GJOKA lindi në Vlorë në vitin 1950. Fillimet letrare i nisi nga Qeparoi, me gazetën e kohës, “Pionieri”. Nga Fushë- Arësi, shkroi si korrespodent vullnetar në shtypin e kohës. Në vitet 1993-95, mbështeti z. Kolec Traboinin, për krijimin dhe shpërndarjen e gazetës së parë shqiptare ne Greqi “Egnatia”. Bashkepunon edhe me pseudonimin Mitro Qeparoi ( emrin e fshatit te tij, të cilin ja përshtati gazetari Kolec Traboini) me analiza letrare në shtypin shqiptar në Greqi. Ka botuar vëllimin poetik “Çdo poezi një histori” (2001), vëllimin me tregime “Gjarpri i florinjtë” (2003) dhe romanin “Tunizia 22” (2005)
në”. Sa pa hyrë në ashensor, m’i gudulis hundët, një kundërmim provokues, si i mishit të pulës. Si nuk më ra të fikët nga ajo erë aq joshëse, sa befas, bëri nepsin tim të ulërijë. E pat personaliteti, thashë. Nuk e kam besuar gruan time që më pat thënë se një grekoamerikan, iu piqte qenve në zgarë, gjokse pulash. O zot,a shikon gjë?! I çjerr aluminoletrës një cep që ta shikoj më mirë. Mish pule vërtet dhe i porsa ngrohur. Aman! E pat ndërgjegja ime, m’u verbua me hiç gjë. Aq e vogël na ishte katandisur. Dhe na dukej se e kishim më të lartë se të botës… Mish ! pëshpëris dhe zgjohem nga ajo thirrje që më del si instiktivisht. Më bën të lëpihem si Xheku i saj i dashur. Duke gricur mbulesën, ndjej urinë më të madhe se lodhjen dhe nuk kuptoj se ashensori poshtë,
sikur po pret të dal. Dua, s’ dua, tani përjashta, më duhet të zgjedh një skutë. Mbështetem pas një kolone betoni, ku të mos dukem nga dritaret e pallatit kundruall, tek do ha. Nuk e pandeha që pas asaj dite të lodhëdhme, të duroj edhe një ngacmim kaq tundues. Për herë të parë, shikoj të më ndeshet ashpër edukata me urinë, si Xheku me macen. Uria nuk pjell idealizma, veçse... mos e provofshi. Nuk marr bukë me vete, se kudo që ta var, do të ma gjejnë macet, që uria i bënte akrobate. Me zonjën e fajëshme ndër mend, i fishkëllej Xhekut të saj të dashur. Ai del duke tundur një shkurre diku tek qoshi i kopështit të madh dhe vjen e më frenon para këmbëve. Nis të bëjë në vend numëro, me të dya këmbët e para, si nga padurimi, sa të shijojë kockën e parë, por jo se qe
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
E diel, 29 Korrik 2007
është i urritur. -Xhek – i tërheq vëmendjen, - leri nazet dhe lutjet, sepse, qëparë lëpije buzët. Do nënëshkruajmë bashkë, një marëveshje: Unë mishin, ti kockat. Në daç. Xheku hesht në shenjë pranimi. Sa e përlan në erë kockën e parë, e përtyp vetëm dy herë, e kapërdin dhe më qëndron si në fotografi, në pritje të së dytës. Ia hedh tjetrën në ajri, me të përdredhur, që ti mas urinë. E rrok si portier dhe vrapon tek shkurrja të gërmojë dhe ta fshehë për nesër.” Edhe qeni mendon për nesër, ndërsa unë me zor po nxjerr të sotmen”,mendova. E siguron dhe vjen të më qëndrojë përpara, si bust. Tani nuk ma tund më bishtin, se pret të mba fjalën sipas kontratës. -Xhek, po nuk e përtype mirë, do ta shkel marëveshjen. Të të ngecin kockat si heshta gjëkundi në gurmaz dhe vallë a ke sigurime mjekësore për operacion? Xheku më mbyll herë njërin sy dhe herë tjetrin, si të më qesëndisë: -Ha, ha! Kopështar i shkretë, si libri mjekësor që ka zonja për mua, patsh edhe ti. Ulem t’i përkëdhel ata turinjtë simpatikë Xhekut të saj të dashur, si duke e pyetur: Nga ne të dy, kush është qeni, dhe kush njeriu Maj 2005
ASTRIT HAJDINI
Q
ysh atëherë, kur ai ishte kthyer në Athinë, kishin kaluar gati dhjetë ditë nëpër këmbët e vëllezërve të saj, në një shtëpi si han në Kaminia, ku ai, ndryshe nga ç’e kishte pandehur ajo, s’do të ishte fare i zjarrtë e i tërbuar në shtrat pas asaj mungese njëmujore, se sido që krevatet ishin të vjetër e kërcisnin pak e do të ishte paturpësi ta mbushnin shtëpinë me zhurmat ritmike të seksit, qysh atëherë ajo, si me shaka, do t’i thoshte “do të ma paguash dy vjet këtë” dhe kjo “do të ma paguash dy vjet këtë” ishte një mllef i grumbulluar në ato ditë mes vëllezërve, ku ai duhej ta kishte gjetur një mënyrë si ta shprehte mallin seksual nga ajo mungesë gati njëmujore, pra qysh atëherë që ia kishte thënë atë, kishin kaluar pothuaj pesëmbëdhjetë muaj e ai vuante në çdo akt seksual me të shoqen dënimin e atyre dhjetë ditëve të mallkuara mes kunetërve. Para çdo akti seksual ajo mobilizohej të mos dorëzohej, e lejonte atë të hynte lehtësisht brenda saj, ndonjëherë fytyra i merrte atë pamjen e praruar të dorëzimit, rrallë edhe i ngulte gishtërinjtë mbi kurrizin e tij e rënkonte nga kënaqësia, ndërsa zakonisht karakterizohej nga një mërrëdhënie seksuale pasive, gjer në arrogancë. “Do të ma paguash...”, i kish thënë këtu e një vit e gjysmë më parë “të paktën për dy vjet” e ai ishte përgjigjur se për dy vjet do të ishte një plak i pavlefshëm, ia kish thënë me të njëjtin humor, me të cilin ajo e kish kërcënuar e megjithëse nga këto të thëna me shaka, kishte kaluar plot një vit e gjysmë, ishin shumë të rralla rastet kur ajo e jepte veten e kapërthehej me pasion dhe sa vinte rralloheshin edhe më shumë, madje së fundi ishin ndërprerë fare. Kishin një vit e gjysmë që banonon në një shtëpi në katin e parë, në rrugën “Boçari”, kalonin përgjithësisht mirë, dukeshin të lumtur, mbasditeve, kur ishin bashkë e shihnin filma humoristikë, ai pinte recinë e ajo coka-cola, kalonin
LETËRSI SHQIPE -IX
E diel, 29 Korrik 2007
vërtetë mirë deri në orën njëmbëdhjetë, kur zakonisht shtriheshin e fillonte befas një duel i çuditshëm, një përpjekje për t’u dukur të shkujdesur, ku zakonisht fitonte ajo, mbasi ai nuk mund ta frenonte tundimin që i shkaktonte mishi i saj e bënin një dashuri, ku ai e ndiente veten një kafshë të uritur, ndërsa ajo pothuaj flinte, disi e bezdisur dhe triumfuese. Shtëpia ishte e madhe, e qetë, ata jetonin në katin e parë dhe vetëm nga pranvera nikoqiri i shtëpisë filloi të lyente katin e dytë, shenjë kjo që do ta lëshonte me qira edhe atë e që shtëpia s’do të ishte më e qetë. Tri-katër ditë u lodhën e u bezdisën tmerrësisht nga zhurmat e ustallarëve, që bënin meremetime e lyenin nga mëngjesi deri në orën tetë të mbrëmjes, që kjo s’ishte asgjë para asaj që do të ndodhte pas disa ditësh, kur një familje kilene do të ishte vendosur në katin e dytë e një natë, ndoshta në të gdhirë, do të fillonte një trokitje në mur, një trokitje ritmike, e gjatë, që herë-herë rebelohej, herë topitej pak, gjallërohej përsëri, duke arritur ritmin e saj normal e befas egërsohej disa çaste dhe gjithë kjo lojë trokitjesh do të vazhdonte gati për një orë, derisa do të shuhej në çast e do t’i linte në një shurdhëri të plotë, disi të hutuar e të tronditur. “Ç’dreqin kanë?!” do të ankohej ai duke u kthyer në anën e djathtë. Ajo vetëm do psherëtinte e ai do shtonte një “hajt të më zërë gjumi tani”, më tepër i turbulluar sesa i inatosur. “Ndoshta kanë fëmijë të vogël”, do të kujtohej ajo, po ai s’e dëgjoi fare. Befas kishte rënë në të kaluarën si në një gropë fantastike, ku s’kishte fare vend për këtë monotoni ku kishin ngecur e që mundoheshin ta prishnin me kafe e recinë, po s’mundeshin e s’mundeshin, sidomos netëve, ku bëhej mbytëse fare me ato përpjekje të kota e të palodhura për ta mposhtur njëri-tjetrin për gjëra që aspak s’i kuptonin, që ndoshta në fillim kishin diçka interesante, po që tani, kur edhe ai po përfshihej në ethet e duelit e, megjithë epshin torturues, filloi të përdorë me mençuri armët e tij, që asaj ia cingërisnin nervat dhe e bë-
Net me të trokitura nin edhe më të mençur. Ishte gjithmonë ai që, megjithë rezistencën admiruese, i dorëzohej i pari, e tërhiqte nga vetja, e zhvishte me atë mënyrën e tij interesante, zhvishej edhe vetë, duke i flakur rrobat nga fundi i krevatit dhe, kur mbaronte qefin, si një dhelpër plakë që ishte bërë, e kuptonte fare lehtë edhe orgazmën e saj, veçse ndihej i pezmatuar dhe pothuaj i mundur nga këmbëngulja e saj për të mos u dhënë plotësisht e për të mos e marrë në fytyrë atë ngjyrën e mëndafshit të praruar. Papritur do të dëgjonin përsëri të trokiturat nga lart, pak pas mesit të natës, dhe do të ishin si herën e parë, në fillim me një ritëm të rregullt, që sa vinte harbohej, lodhej, sërish shpërthente më me një tërbim, gjersa do të pushonte menjëherë, duke i lënë ata të stepur e të ngrirë për më se gjysmë ore. Do të kalonin përsëri një javë monotone, me gjithfarë llogarirash për qiranë, ujin, dritat dhe këstin e muajit
ASTRIT HAJDINI u lind në Vlorë më 1954. Ka botuar tregime e poezi në “Drita”, “Nëntori”, “Zëri i Rinisë”, “Aks” e organe të tjera të shtypit duke tërhequr vëmëndjen e botës letrare. Ka botuar: “Një hënë e madhe mbi kokën time” (tregime) “Milioner prej brumi” (tregime) “Vdekja me fjongo”(poezi). Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
për kamerën, do të shtynin mbasditet e gjata me filma humoristikë, kafe e verë e do të prisnin netët si dy luftëtarë të vjetër, mbasi edhe ai kishte fituar mjaft përvojë, ishte bërë një kundërshtar tepër i rrezikshëm dhe e jepte veten gjithnjë e më rrallë, duke u përpjekur të ishte gjithnjë më i ftohtë ose të paktën i pababëzitur. E gjithë kjo histori, ndryshe prej ditëve, kur gjithçka ishte normale dhe e mbushur me biseda interesante e shaka nga më të kripurat, netëve ishte shndërruar në një epope të vërtetë, ku ajo s’tundej nga stoicizmi i saj e ai sa vinte e i përsoste mjetet e veta të luftës. Të enjten, rreth orës
pesë të mëngjesit, kur ishte i sigurtë se ajo ishte gjysmë e zgjuar, do të shihte një ëndërr me seks, do të rënkonte në fillim ngadalë e pastaj gjithnjë e më rëndë, do të bënte edhe ndonjë lëvizje të çrregullt si të ishte në gjumë, do dëgjonte një psherëtimë të sajën e, kur mendoi se fitoren e kishte pranë, do të dëgjohej zilja çjerrëse e orës, ajo do të ngrihej ngadalë e ai do të mendonte me pikëllim të pafund se ajo ishte larguar përgjithmonë e se kjo që ndodhte ishte një film me hije e të vdekur, ndjeu një frikë ogurzezë e u gëzua që paskësh ardhur mëngjesi e mund të largohej nga shtrati. Pas dy ditësh ishte radha
e saj ta shihte ëndrrën me seks; do të rënkonte po aq ëmbëlsisht sa ai e kishte dëgjuar qindra e qindra herë, do ta mbushte dhomën me ato bërbëlitje aq të pafajshme, që atë, ngaqë s’i besoi fare, e bënë të gurgullonte nga lumturia, që edhe ajo vuante si ai e që s’kishte ikur përgjithmonë e, megjithëse ishte mesnatë e s’u dëgjua ndonjë zile sahati, ai nuk i shkoi fare nëpër mend të vdekurit, u struk dinakërisht për të mos u dorëzuar dhe kaloi një natë të gjatë e të lodhshme, me një frikë se organi seksual, i tendosur në maksimum, do t’i shpërthente si ndonjë minë, duke i hedhur në erë. Në mëngjes, kur do të pinin kafe, të cilën ai e shoqëronte me një gotë raki që vinte një si erë shkrumbi, do të ndihej i lehtë e i gëzuar, ndërsa ajo, me sytë pak të nxirë nga lodhja, do të dukej vërtetë si një kukull e praruar, që kërkonte paqe. Pastaj do dëgjoheshin prapë të trokiturat e habitshme në mur, me atë ritmin lebetitës që ata e merrnin
me mend, do të ngrinin fare, kur ato do të bëheshin më të forta e më të shpeshta, do dëgjonin edhe frymën e njëri-tjetrit kur ata të lodheshin disi e kur të pushonin fare, ata do të rrinin për një kohë të gjatë në errësirë në një heshtje varri, ku vetëm tiktaket e plakura të sahatit dëgjoheshin, do të rrihnin shumë gjatë duke e ndier njëri-tjetrin që ishin zgjuar dhe do të ishte ajo e para që do t’i afrohej e ngjishej pas trupit duke i thënë atë “ të kam rraskapitur fare, më duket” e, megjithë lumturinë e çmendur që ndjeu, për një çast nguroi të përgjigjej, veçse ajo “të kam rraskapitur fare, më duket” dhe ai trup i përmalluar i së shoqes ia vranë krenarinë. Flaku rrobat e tij me inat, pastaj ndihmoi dhe atë, veçse jo vrazhdë, që të zhvishej e iu hodh me uri ujku përsipër. “Mish i mrekullueshëm!” do të rënkonte duke parë fytyrën e saj si një flamur të mëndafshtë, të praruar. Pigadha, 21.03.1999
X - BIBLIOTEKE
E diel, 29 Korrik 2007
B Një pendë në dorën e gruas Prej disa muajsh një grua mund të marrë pendën në dorë, e bindur, që
BIBLIOTEKE
krijesa e saj do të shkojë në destionacion, mjaft që të plotësojë kriteret cilësore. “Penda e gruas” e mundëson këtë…
Intervistë me drejtoren e revistës letrare “Penda e gruas”, Drita Teta
NGA ARTA MARKU
N
jë gruaje i du het të punojë dyfishin e një burri për të marrë gjysmën e suksesit. Bota është kështu…”. Isabelle Allende, do të shprehej pa ngurrrim në një intervistë të dhënë vetëm pak muaj të shkuar, për një lloj diskriminimi që i bëhet gruas, edhe pse suksesi që e mbështjell atë nuk është aspak sa gjysma e atij të një burri. Përkundrazi, kufijtë e suksesit të saj janë denjësisht të krahasueshme me ato të një burri maksimalisht të suksesshëm. E kështu në të njëjtin kontekst mund të hartohet një listë e pafundme me emra grash, shkrimtare qofshin apo artiste e jo më pak shkencëtare apo përfaësuese të të gjtha fushave të jetës. Por mesa duket gjithherë një grua, ka rastin të ndjejë në ajër, pengesat që ja vënë, të ndjejë mosbesimin mashkullor që nënkupton paskësaj këmbëngulje e përpjekje të gjata femërore për të arritur pikësynimin final. Mesa duket “bota është kështu”, anipse duket sikur gjërat kanë ndryshuar, sikur problemet e gruas nuk janë më, sikur rrugët e saj janë të hapura… Po, është e vërtetë, nuk është më si në fillimin e epokës së industrializimit kur gratë punonin më gjatë se burrat për të marrë gjysmën e pagës së tyre… E megjithatë ende ato “punojnë dyfish për të fituar gjyshëm e suksesist të burrave”. Fraza është pothuaj e njëjtë, vetëm paramtertat sipas të cilave bëhen matjet janë të ndryshëm. Tek e fundit, tashmë vetë gruaja kërkon më shumë se çkërkonte në shekujt paraardhës. Nuk është më koha kur ajo kërkon të dalë nga shtëpia, të pranohet të punojë…kurse grave në Shqipëri, artisteve e shkrimtareve u mungonte një botim specifik për to. Një re-
vistë letrare-kulturore, nëpërmjet të cilës ato të komunikonin me lexuesit. Të botonin krijimet e tyre e mandej analizat, komentet e kritikat për to. Ndërsa tani, prej disa muajsh një grua mund të marrë pendën në dorë, e bindur, që krijesa e saj do të shkojë në destionacion, mjaft që të plotësojë kriteret cilësore. “Penda e gruas” e mundëson këtë… -”Penda e gruas” është një titull tejet shpjegues për revistën të cilën identi-
fikon… E megjithatë, a do të thotë kjo se bëhet fjalë për një revistë feministe? -Revista kulturore informative “Penda e gruas” është një revistë feministe sepse mbështet krejtësisht krijimtarinë artistike dhe letrare të gruas dhe promovon vlerat e saj në fushën e kulurës. Ajo e ka gruan në titull, si autore por edhe si protagoniste, e mbështet dhe promovon në krijimtarinë e saj duke i dhënë lexuesit atë çka është më e mira. “Penda e gruas “
është vetëm për autoret femra, por që dëshiron të lexohet nga të gjithë. -Pse lindi nevoja e një reviste për gratë e kulturës? Mendoni se mungojnë hapësirat për to? Mendoni se më së shumti (gratë) ndodhen përpara dyerve të mbyllura? -Hapësirat për gruan artiste mungojnë ashtu si për gruan edhe në fushat e tjera të aktivitetit politik e shoqëror. Shoqëria mashkullore nuk e vlerëson gruan me të
njejtën masë sa edhe burrat. Ajo e ka të nevojshme që të ketë një botues që nuk do t‘i nxjerrë vështirësi për shkak se është grua. Ndaj edhe Revista jonë ka plotësuar atë boshllëk të mbetur në serinë e pafund të botimeve periodike, në të cilat gruas krijuese i mbetet vetëm fare pak vend. -E megjithatë nuk është koha e Musine Kokalarit. Tashmë mund të thuhet se jo pak emra shkrimtaresh gra kanë ndërtuar një profil të qartë dhe dinjitoz, janë njohur nga lexuesi e pranuar nga kritika: Çuli, Meksi, Dones, Lako, Lleshanaku... A mos ndoshta, edhe këto shkrimtare flasin për pengesa në rrugët e tyre...? E kam fjalën për pengesa maskiliste. -Sot diskriminimi i gruas artiste nuk është politik. Diskriminimi është për shkak të konkurencës, e cila përbën për burrat një sfidë vitet e fundit. Gruaja letrare e artiste është bërë më e dukshme në krijimtarinë e saj sepse edhe media është zgjeruar, janë krijuar lëvizje artistike të grave, shoqata kulturore që mbështesin gruan artiste. Dhe të gjitha këto jo pa shkak pasi gruaja mezi çan të tregun artistik të sunduar nga burrat. Autoret, të cilat ju cituat, nuk e kanë patur të lehtë të promovojnë veprat e tyre dhe të bëhen të njohura nga lexuesit. I është dashur shumë herë më shumë mund e “luftë” –term i cili nuk shkon per artistet- për të përballuar konkurencën e pandershme të burrave. Autoret e mësipërme janë pjesë e revistës, në bord dhe si bashkëpunëtore dhe mendimet e tyre i kanë shprehur edhe na faqet e revistës, në të katër numrat e saj. -Le ti kthehemi “pendës së gruas”: nuk
LIBRI - XI
E diel, 29 Korrik 2007 një konkulzion mbi këtë cështje? Cilat janë gratë shkrimtare, protagoniste në revistën tuaj, që e sfidojnë këtë përcaktim? -Ekziston ky opinion që më shumë më duket se amplifikohet nga vetë gratë. Realisht sipas një sondazhi të bërë nga ne, burrat blejnë më shumë libra dhe nuk tërhiqen nga tituj me autorë burra apo gra, por se sa reklamë i është bërë nga media, problematika, gjinia letrare, sa ka shkruar kritika, etj. Burrat nuk blejnë revista për gratë që flasin për kulinari, modë, kozmetikë etj. me të cilat është mbushur tregu, ndërsa autoret që janë mike të revistës tonë janë të afirmuara prej vitesh, kanë hyrë në antologjitë e shkollave; botimet e ekspozitat e tyre tashmë njihen edhe nga të huajt. Pastaj, me autoret qe sapo i kanë hyrë rrugës së artit , ne ia japim lexuesit si një zë i ri që premton dhe duhet përkrahur. -Një hapësirë për gratë sidomos bëhet e
“Penda e gruas” është një revistë feministe sepse mbështet krejtësisht krijimtarinë artistike dhe letrare të gruas dhe promovon vlerat e saj në fushën e kulurës. Ajo e
ka gruan në titull, si autore por edhe si protagoniste, e mbështet dhe promovon në krijimtarinë e saj nevojshme në rastin e emrave të paafirmuar ende. Sa vëmendje u jepni ju pendave të reja? Cili është kriteri i përzgjedhjes së tyre? A mund të finksionojë si një lloj trampoline revista juaj që emnrat e rinj të zgjidhen paskëtaj prej botuesve? Natyrisht që talentet e reja në të gjitha fushat e artit mbeten pjesa më e kujdeshme e jona. Ato vërshojnë në zyrat tona për të gjetur mbështetje. Jo të gjitha mund të bëhen shkrimtare apo artiste të ardhshme, por në përgjithësi aty ku spikat talenti jo vetëm e prezantojmë si autore të re, por edhe e afrojmë në rrethin e bashkëpunëtorëve për të qenë pjesë e revistës. -Midis letërsisë bashkokohore dhe asaj tradicionale; midis letërsisë shqipe
dhe të huaj; midis kritikës dhe krijimtarisë; midis letërisë dhe arteve të tjera… keni vendosur raporte? Përmbajtja e revistës mbështetet mbi rubrika të përhershme të cilat edhe përcaktojnë raportet. Por më shumë vend zë krijimtaria letrare, më pak artet pamore, pak muzika, etj ndërsa përsa i përket raportit midis letërsisë shqipe dhe asaj të huaj, varjon sipas materialeve. Jo në cdo numër është i njejti raport. Ato përafrojnë me njëra -tjetrën. -Letërsia në përgjithësi ndahet në kategori, nëse do ti quaja kështu: e verdhë, rozë, elitare…Paragjykoni në revistën tuaj midis këtyre kategorive, apo i përmbaheni konceptit: letërsi për të gjithë? Ne i përmbahemi konceptit vetëm letërsi cilësore. Jo cdo gjë që pëlqen lexuesi mund t‘i afrohet. Ne duam që të përmirësojmë shijen e lexuesit që kohët e fundit ka ulur pretendimet e tij me letërsi rozë apo të verdhë. Megjithëse nuk janë tamam të ndara ashtu. Letërsia edhe rozë e verdhë apo elitare mund të ketë vlerë. Gjithsesi, bëhet një seleksionim i kujdeshëm që mos të botojmë letërsi pa vlerë. -Ka dy elementë qe e bëjnë të brishtë ekzistencën e revistës suaj: të qenit letrare nga njëra anë dhe të qenit femërore nga ana tjetër (llogjika e tregut nuk i favorizon). A mund të flitet për ndonjë kontribut të mundshëm të botuesve, në funksion të mbarëvajtes së saj? A kanë qenë së paku botueset gra mbështetëse të kësaj revistë në cfarëdolloj mënyre? (kam parasysh këtu edhe atë financiare) Nuk favorizohet në treg sepse nuk është një revistë komerciale. Në të nuk ka reklama birre, kremi, apo dhoma gjumi. Kush dëshiron letërsinë e artin, kush ndjen kënaqësi dhe shplodhje pas leximit të një libri, pasi vështron një pikturë të bukur, kur muzika i heq lodhjen e dyshimin, do të jetë pranë nesh. Me këtë revistë nuk do bëjmë biznes:ajo do të mbajë veten. Ne do ta ruajmë me kujdes si nje vlerë që duhet përcjellë në vite. -Cila do të jetë e ardhmja e revisës panda e gruas? Duket sikur ka pak penda femërore në Shqipëri... -Nuk është e vërtetë. Dhjetra numra nuk mjaftojë për të dhënë atë çka gruaja shqiptare në vite ka dhënë për kulturën. Ato janë piktore, gazetare, aktore, këngëtare, poete e tregimtare... T‘i përmend emrat? Nuk do të na dilnin ditët.
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
me kap syri asnjë emër burri në revistën tuaj. I keni përjashtuar burrat, sepse nuk ndajnë një mendim me ju? Apo është një lloj sfide ndaj tyre? -Po, krijimtaria e burrave nuk gjen vend në faqet e revistës, sepse kanë boll vend ku të promovohen. Ato janë bashkëbisedues me ne në rubrikën Debat që është një rubrikë e përhershme. Debatit me to nuk i trembemi pasi së pari duam t‘i afrojmë si lexues dhe jam e bindur që do të jenë lexues të vëmendshëm, dhe përsa i përket sfidës jemi të lodhura tashmë duke tërhequr vëmendjen e tyre. Ato mund të shkruajnë gjithashtu edhe në rubrikën “Lexuesit tanë na shkruajnë”. -A nuk i trembeni kësisoj, rrezikut të krijimit të një monologu në vend të dialogut? -Monologu bëhet me veten ndërsa dialogu kërkon bashkëbisedues. Ne jemi shumë shoqërore dhe krijojmë dialog me lexuesit, mes nesh, me bashkëpunëtorët që i kemi nga brenda e jashtë vendit. Ne nuk shtrojmë probleme që duhet të zgjidhen me ndihmën e burrave. Ne i afrojmë atyre artin tonë, krijimtarinë në përgjithësi, bëjmë një analizë të situatës kulturore për të nxitur vlerat më pozitive dhe për t‘i hapur dritën jeshile çdo talenti në të gjitha fushat e letërsisë e artit. Por ama, talentet vetëm nga radhët e grave e vajzave. -Duke qenë një revistë e grave, nënkupton kjo se është edhe një reviste për gratë? A ju interesojnë burrat si lexues? Ndonëse jo shumë në numër, janë ndër lexuesit më të kujdesshëm. Na ndjekin në të gjitha numrat e revistës dhe japin edhe konsiderata. Ndofta stepen në fillim nga titulli i revistës, duke menduar se janë probleme vetëm të grave, por e gjejnë shpejt veten në të gjitha materialet. Të marrësh informacion për jetën e veprën e Silvia Plat, Fransis Harper, Andre Shedid, Virginia Ëoolf e më pas Diana Culi, Natasha Lako, Ornela Vorbsi, Luljeta Leshanaku e Elvira Dones, besoj se nuk është dicka që anashkalohet. Në panairin e fundit të librit shqip në Kosov, një lexues i revistës, të nesërmen na tha: Revistën e bleva për gruan, por ma parë e lexova unë me djalin”. -Meqë jemi këtu: ndodh shpesh që gratë i konsiderojnë si shkrimtare të lexuara kryesisht prej grave, një konsideratë kjo që shkrimtaret femra më të drejtë i acaron, pasi duket sikur krijohet një qark i mbyllur. A ju ka ndihmuar përvoja sado modeste me revistën tuaj, për të arritur
Libri i ri FILOZOFIA bashkëkohore në një histori ndryshe K
y libër është një tërheqje e butë drejt një bote gjysëm të mistershme që të grish përherë për tek filozofia. Gjuha e kthjellët interpretuese, skicimi me figuara i disa koncepteve, shembujt ilustrues të marrë nga jeta e përditëshme psikologjia, piktura e letërsia e bëjnë mjaft tërheqës këtë liber Jemi mësuar tashmë me një vështrim “të çuditshëm” ndaj botës që na ofron filozofia, ndonjëherë kemi ndjekur fillin e mendimeve të saj për të kuptuar se çfarë përmban kjo dije, e ndonjëherë kemi kërkuar çlodhje e kuptime për jetën tek ajo. Por sa herë jemi mjaftuar me disa dije të servriura më së shumti në trajtën e aforizmave të shënuara diku nëpër blloqe, ose nëpër librat e filozofëve, pa guxuar t’i hyjmë ndonjë punimi të mirëfilltë filozofik deri në fund për shkak te gjuhës tepër të ndërlikuar ose të përkthimit të mangët. Pikërisht kësaj gjuhe i kushtohet kujdes në këtë vëllim të parë të filozofisë bashkëkohore të botuar nga lektorja e historisë së filozofisë në Universitetin e Tiranës, Dr. Adriana Anxhaku. Përveç gjuhës së kthjellët interpretuese, skicimi me figuara i disa koncepteve, shembujt ilustrues të marrë jo vetëm nga jeta e përditëshme por edhe nga fushat e tjera herë psikologjia, e herë piktura (Pikaso, Klee) e letërsia (Prust)e bëjnë mjaft tërheqës këtë punim edhe për një lexues që akoma ruan një lloj kërshërie për këtë dije. Megjithëse i mbështetur në një cikël leksionesh të dhëna prej më shumë se 10 vjetësh për studentët e filozofisë e sociologjisë, por dhe ata të gazetarisë, materiali shkëputet nga fryma e vjetër didaktike dhe e thatë e të”mësuarit” filozofi dhe më tepër anon nga një udhëzim dhe një farë
Filozofi Bashkëkohore 1 AUTORE:Dr.Adriana Anxhaku BOTUES:”Afërdita” FAQE: 295 ÇMIMI:1000 lekë tërheqje të butë drejt një bote gjysëm të mistershme që të grish përherë për tek filozofia. Në këtë pjesë të parë gjejmë të rreshtuar autorë të njohur drejtpërdrejtë por edhe tërthorazi edhe në shqip, si për shembull, Zhan-Pol Sartrin, por të zbuluar në një anë pothuajse pak të prekur deri tani, kryeveprën e tij filozofike, “Qenia dhe hiçi”. Ose aty gjenden ekzistencialistë që lanë gjurmë në gjithë mendimin e kohës sonë si Karl Jaspers e Martin Hajdeger, pa harruar edhe fenomenologjistët Huserl e MerloPonti. Liria e zgjedhjes që na ofron shoqëria aktuale përbën një ndër boshtet që i bashkon këta autorë e që i bëri aq të njohur në mendimin bashkëkohor. Por, liria ka jo vetëm caqet e saj, ajo
përmban si kusht të domosdoshëm për ekzistencën edhe përgjegjësinë. Prandaj, këta filozofë ngulmojnë në mënyra të ndryshme te kjo ide: Nuk mund ta duash lirinë pa përgjegjësinë e zgjedhjes që ajo ofron. Autorja nuk na jep këtu një trajtim të shpejtë, “flash” të këtyre mendimtarëve, por një vështrim të thelluar në disa vepra kryesore, gjë që mund ta bënte secilën pjesë një monografi me rreth 5070 faqe për çdo autor. Kjo përbën edhe një nga veçantitë e këtij punim krahasuar me botimet e tjera tip enciklopedike për filozofinë, ku flitet për shumë filozofë por thuhet pak për ta. Diçka e tillë mund t’ju vlejë edhe atyre që hyjnë e përkthejnë filozofi, pa qenë specialistë të fushës.
XII-TREG-ART
E diel, 29 Korrik 2007
FILMI I RI
“D ia D ry o ea f t d” he
FTeuta Koço
Një nga prodhimet më të fundit të botës së madhe të kinematografisë është filmi “Diary of the Dead”(Ditari i Vdekjes), një projekt ambicioz i regjisorit George Romero. Falë një produksioni që regjisori po e realizon në mënyrë të pavarur, komentet e para për filmin flasin për një realizim që i ka kapërcyer rregullat e Hollivudit. Një triller që konsiderohet si një hap madhështor në trajtimin filmografik për të vdekurit e gjallë. Një grup studentësh po xhirojnë një film në Pensilvani. Papritur lajmi merr dhenë.të vdekurit po kthehen në jetë duke përhapur panik te poullsia. Të rinjtë filmojnë gjithçka me kamerat e tyre.
“Diary of the Dead” Regjisor: George Romero Aktorët: Shaën Roberts, Megan Park, Chris Violette, Todd Schroeder, Michelle Morgan etj. Gjinia: Triller Viti: 2007
Në tallazet e një peisazhi
Tabloja është realizuar nga Adrian Devolli VEPRA E JAVES
P
eisazhet kanë thithur gjith një në gjirin e tyre piktorët. Edhe natyra shqiptare gjendet e përthyer në mjaft tablo. Dikush i ka qëndruar besnik, duke paraqitur edhe detajet më të vogla, ndërsa ndonjë tjetër ka marrë vetëm fillin e frymëzimit e në lojën e ngjyrave ka krijuar diçka të tijën. Edhe tabloja që do të prezantojmë këtë javë është një peisazh. Është realizuar nga piktori Adrian Devolli dhe bën pjesë në ekspozitën “Një autor, një vepër” që qëndron e hapur në galerinë e artit “Didart”. Kjo është një nga tablotë e përzgjedhura, për të qenë pjesë e retrospektivës së piktorëve që kanë ekzpozuar në këtë galeri. Ashtu si edhe në tablo të tjera të tij, Devolli i largohet peisazheve reale. E para gjë që të ofrohet është një grumbull pemësh të larta, të ngritura mbi një vijë uji. E verdha, e tek tuk edhe ngjyra e vyshkur e një gjethe, të bëjnë të mendosh se piktori ka udhëtuar në stinën e vjeshtës. Por loja e tij me një ngjyrë blu të çelur të krijon imazhin se pas këtyre
“Shooter” REGJISOR: Antoine Fuqua AKTORËT: Mark Wahlberg, Michael Pena, Danny Glover, Kate Mara, Elias Koteas ZHANRI: Aksion KOHA: 124 minuta ÇMIMI: 700 lekë Një qitës akuzohet se donte të vriste presidentin e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës. Duke pasur në anën e tij edhe një sërë ndodhish që i shkojnë kundër, ky njeri nis një luftë të dëshpëruar kundër kohës, për të vërtetuar pafajësinë e tij. Por ai gjithashtu po përpiqet t’i shpëtojë një organizate të fshehtë që kërkon ta zhdukë atë dhe të ruajë sekretet që ai ka zbuluar.
The Hitcher” REGJISOR: Dave Meyers AKTORËT: Sean Bean, Sophia Bush, Zachary Knighton, Neal McDonough, Kyle Davis etj. ZHANRI: Aksion KOHA: 83 minuta ÇMIMI: 700 lekë Një udhëtim i zakonshëm kthehet në një udhëtim të frikshëm vdekjeprurës për çiftin e ri Grace Andreës dhe Jim Halsey. Çdo gjë po shkonte shumë mirë derisa ata takojnë në një autostop John Ryder. Që nga ky moment udhëtimi i tyre kthehet në një fushbetejë për të zbuluar të vërtetën e këtij vrasësi.
“Peisazh” Autori: Adrian Devolli Përmasat: 54 x 54 cm Teknika: Vaj Çmimi: 500 euro Gjendet: Në fondin e galerisë “Didart”
F DVD-DVS
“Afghan Knights” REGJISOR: Allan Harmon AKTORËT: Pete Antico, Aaron Au, Steve Bacic, Joey Baker, Karina Carreck, Cynde Harmon ZHANRI: Dramë KOHA: 90 minuta ÇMIMI: 700 lekë I munduar nga fakti se pas largimit të tij nga Afganistani ai ka lënë pas një shok, një ish- Navy SEAL mbledh një grup forcash speciale për të përballuar një mision të fundit për të shpëtuar shokun e tij. Këtu fillon beteja e këtyre forcave për të mbijetuar.
pemëve, është një hapësirë e tërë detare. Adrian Devolli është diplomuar në vitin 1979 në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës. Deri në vizin 1989 ka punuar në Institutin e Monumenteve të kulturës si restaurator i veprave të artit e nëtë njëjtën kohë ndjek edhe studimet e Artit Bizantin. Nga viti ’89 deri në ’92-in punon si restaurator pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Në konkursin e madh të Arteve të Bukura, me rastin e 45-vjetorit të çlirrimit të vendit, u nderua me Çmimin e Parë. Veprat e tij janë paraqitur në ekspozita të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si në Shqipëri, Francë, Austri, Hollandë, Greqi etj.
“50 First Dates” Nga Peter Segal Me Adam Sandler, Dreë Barrymore, Rob Schneider, Sean Astin, Lusia Strus, Dan Aykroyd ZHANRI: Komedi KOHA: 99 minuta ÇMIMI: 700 lekë Henry Roth është një veteriner që jeton në Haëai dhe po gëzon shoqërinë e një vajze të bukur të quajtur Lucy. Ai mendon se tashmë ka gjetur vajzën e ëndrrave të tij kur mëson se ajo vuan nga humbja e kujtesës afatshkurtër dhe nuk do t’i mbajë mend ditët që ka kaluar me të.
“Crossover” REGJISOR: Preston A. Whitmore II AKTORËT: Anthony Mackie, Wayne Brady, Kristen Wilson ZHANRI: Dramë KOHA: 95 minuta ÇMIMI: 700 lekë Një talent i lindur për të luajtur basketboll Noah Cruise, ka vendosur që të bëhet doktor, pavarësisht se ëhstë një lojtar i mirë basketbolli. Së bashku me shokun e tij të ngushtë, ata kanë sis synim të fitojnë një ndeshje rruge basketbolli për të mundur rivalin e tyre Jewelz.
C CD-DVD
“Rroft interesi” Kështu e ka titulluar albumin e saj më të fundit këngëtarja kosovare Big Mama. E njohur për stilin e saj të veçantë, në albumin “Rroftë intersi” janë përfshirë disa këngë të transmetuara të saj, por edhe të reja. Këtë album mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitje për një çmim prej 600 lekësh. “Mos ja falni” I shfaqur së fundmi në televizionet muzikore shqiptare, Sinan Vllasaliu vjen në tregun shqiptar me një album të ri. I titulluar “Mos ja falni”, këngëtari kosovar prezanton këngët e tij më të reja, por pjesë e albumit do të jenë edhe bashkëpunimet, siç ishte ai me këngëtaren e njohur Gili. Albumi kushton 600 lekë. “Mallkimi” Albumeve të nxjerra së fundmi në tregun muzikor shqiptar, i shtohet edhe një produksion i ri. “Mallkimi” është titulluar albumi më i ri i këngëtarit kosovar Duda, i cili është njohur për publikun shqiptar në lëvrimin e rrymës hip-hop. Albumi gjendet në të gjitha pikat e shitjes për një çmim prej 6000 lekësh. “Hitet e pranverës” Këngët më të sukseshme shqiptare të transmetuara në radio dhe televizione gjatë periudhës së pranverës, tashmë gjenden në një përmbledhje të vetme. “Hitet e pranverës” është titulluar përmbledhja e hedhur në tregun muzikor. Në të gjenden këngë të Albertit, Mirsës, Bleros, jehona Sopit, Big Mamës, Leonora Jakupit etj. Përmbledhjen do ta gjeni për një çmim prej 600 lekësh.
T
E
KALENDAR -XIII
E diel, 29 Korrik 2007
A JAV ART
T E AT E R
EKSPOZITA
PORTO PALERMO
GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE
Art Kontakt Art në një kështjellë shekullore. Ky është projekti më i ri që do të marrë jetë në datat 10-13 Gusht në Kështjellën e Ali Pashës në Porto Palermo. Edicioni i parë i Festivalit “Art Kontakt” organizohet nga fondacioni EDS. Ky projekt integrohet në programin e Bashkimit Europian “Culture 2000”, duke sjellë një ngjarje artistike ku ndërthuren artet vizive, kërcimi bashkëkohor, muzikë eskperimentale, si dhe seminare në fushën e trashegimisë dhe turizmit kulturor. Në këtë projekt do marrin pjesë artistë nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Italia, Sllovenia, Greqia, Kosova, Serbia dhe Hungaria.
“4 her’ për me pa një grue” Në sallën Nr 2 të Galerisë Kombëtare të Arteve do të vazhdojë të qëndrojë e hapur ekspozita personale e artistes shkodrane Nirvana Baja Bushati. E titulluar “4 her’ për me pa një grue”, në të janë prezantuar 13 punë dhe një videoprojeksion.
QNK Ekspozitë mozaiku Në Odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës edhe gjatë kësaj jave do të vazhdojë të qëndrojë e hapur ekspozita personale me mozaik e artistit Saimir Strati. Përveç një pune të gjatë, Strati është i njohur për hyrjen në librin Gines me realizimin e portretit të Da Vinçit në gozhdë. Në këtë ekspozitë ai ka paraqitur rreth 20 punë të përzgjedhura nga 20 vite punë me mozaikët. Veprat e tij janë të përmasave të ndryshme dhe teknika e realizimit varion nga një punë në tjetrën.
K
Etnografia shqiptare, një pavijon në Muzeun Kombëtar
N
jë hapësirë rreth 1000 metra do t’i kushtohet etnografisë në Muzeun Kombëtar. “Kultura Popullore Shqiptare” është titulluar ekspozita që do të inagurohet në datën 31 korrik, ora 10.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Bëhet fjalë për një ekspozitë të përkohshme që do t’i paraprijë një seksioni të tërë të etnografisë. Deri më tani, ky dimeënsion i ka munguar muzeut. Objekte të nxjerra nga fondi dhe disa ekzistuese(të ekspozuara këto në një ekspozitë në kohën kur në drejtim ishte Moikom Zeqo) janë vendosur në vitrina. Janë rreth 450 objekte të artizanatit shqiptar. Në disa vitrina janë vendosur ob-
jektet e artizanatit shqiptar, e përkrah tyre edhe ato të atij qytetar, të shprehura këto në veshje, në stoli, në vegla muzikore, veglat e punës e objekte të nevojshme për ambjentet shtëpiake. Asgjë nuk është marrë nga Instituti i Kulturës Popullore, në të cilin ruhet një tjetër fond i pasurisë kulturore shqiptare. Janë 40 vitrina vertikale dhe 20 horizontale që do të tregojnë traditën kulturore shqiptare. Kjo ekspozitë do të vazhdojë të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë sezonit, dhe sipas drejtorit të MHKsë, do të jetë deri në një rikonceptim të mundshëm që do të bëhet me ngritjen e një seksioni të etnografisë.
KINEMA
“Dialog” Në Galerinë Kombëtare të Arteve do të vazhdojë të qëndrojë e hapur ekspozita ndërkombëtare e qeramikës e titulluar “Dialog”. Në të janë ekspozuar punët në qeramikë të rreth 40 artistëve shqiptarë dhe të huaj që përmes materialit të qeramikës kanë shprehur aftësitë e tyre artistike.
GALERIA "DIDART"
“Një autor një vepër” Deri në fund të muajit korrik në galerinë e artit “Didart” do të vazhdojë të qëndrojë e hapur ekspozita “Një autor, një vepër”. Në të janë ekspozuar punët e 14 piktorëve të ndryshëm, nga një punë për secilin. Veprat kryesisht janë kompozime, peisazhe dhe portetrete, të realizuara në teknikën e vajit, akrilikut, pastelit dhe akuarelit. Veprat janë pjesë e fondit të galerisë. Hyrja është e lirë.
GALERIA "DIDART" “Dyjetësi” Edhe gjatë kësaj jave në Galerinë “Zenit” do të vazhdojë të qëndrojë e hapur ekspozita personale e Nimfa Jaços. Janë rreth 40 punime kryesisht kukulla të ndërtuara prej vet asaj si dhe punime të qëndisura në copë. Çdo ditë: 10.00 13.00 dhe 16.00 - 21.00.
K KINEMA
“MILLENIUM 2” TIRANE
KINEMA IMPERIAL
“300” Në kinema “Millenium 2” në Tiranë do të shfaqet filmi “300” me regji të Zack Snyder dhe aktorët Gerard Butler, Lena Headey, Dominic West, David Wenham, Vincent Regan etj. Nga e hëna deri të enjten ora 10:00, çmimi 200 lekë, 12:30, 15:00, 17:30, 20:30, çmimi 300 lekë. Nga e premtja deri të dielën ora 10:00, çmimi 200 lekë, ora 12:30 dhe ora 15:00, çmimi 300 lekë, ora 17:30 dhe 20:30, çmimi 500 lekë.
Salla 1
“Shrek 3” Në sallën nr 1 të rrjetit të kinemave Imperial në “Sheraton”, deri në datën 2 gusht do të vazhdojë të shfaqet filmi “Shrek 3” me regji të Çhris Miller dhe Raman Hui dhe aktorët Mike Myers, Eddie Murphy, Çameron Diaz, Antonio Banderas, Julie Andreës etj. Orari i shfaqjeve nga e hëna në të diel dhe çmimi i biletës: ora 10.00, 12.30, 15.00, 17. 30, 20.00 çmimi 300 lekë.
“MILLENIUM ” KORÇE “Shooter” Në kinema “Millenium” në Korçë vazhdon të shfaqet filmi “Shooter” me regji të Antoine Fuqua dhe aktorët Mark Wahlberg, Michael Pena, Danny Glover, Kate Mara, Elias Koteas. Nga e hëna në të premte ora 17:00 dhe 19:30 çmimi 200 lekë.
“MILLENIUM ” ELBASAN “28 weeks later” Në kinema “Millenium” në Elbasan do të vazhdojë të shfaqet filmi “28 weeks later” me regji të Juan Carlos Fresnadillo dhe aktorët Robert Carlyle, Rose Byrne, Jeremy Renner, Amanda Ëalker, Shahid Ahmed etj. Ora 11:00, 100 lekë; ora 16:00, 150 lekë; 18:00, 150 lekë dhe 19:00, 200 lekë.
“MILLENIUM ” SHKODER “Mr. Bean Holiday” Në kinema “Millenium” në Shkodër do të shfaqet filmi “Mr. Bean Holiday” me regji të Steve Bendelack dhe aktorët Rowan Atikson, Ëillem Dafoe, Emma de Caunes etj. Orari i shfaqjeve nga e hëna në të diel dhe çmimi i biletave: ora 11:00, 100 lekë, ora 16:00, 150 lekë, dhe ora 18:00, 150 lekë.
SARANDË “Smokin’ aces” Edhe gjatë kësaj jave në Kinemanë verore të qytetit të Sarandës do të vazhdojë të shfaqet filmi “Smokin’ aces” me regji Joe Carnahan dhe aktorët Ryan Reynolds, Ray Liotta, Joseph Ruskin, Alex Roço, Wayne Newton etj.
Violeta e roleve të pavdekshme Lamtumirë dhe dhimbje për aktoren e madhe Violeta Manushi. Teto Ollga, ashtu si të gjithë e kanë njohur, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Kurora me lule dhe përlotje janë parë në hollin e Teatrit Kombëtar, aty ku prehej trup i i pajetë i artistes. Sëmundje të shumta e kishin munduar kohët e fundit. Kolegët dhe miq të saj kanë rrëfyer kujtimet e tyre. Ndërsa Violetës së skenës nuk iu plotësua dëshira. Përherë donte që fryma e fundit t'i dilte në skenë, dhe këtë e shpresonte në rolin që dramaturgu Rruzhdi Pulaha kishte shkruar për të. Dy ditë më parë të gjithë i kanë dhënë lamtumirën trupit, por jo kujtimit të saj.
Salla 2 “Blades of Glory” Në sallën nr 2 të kinemasë “Imperial” do të vazhdojë të shfaqet filmi “Blades of Glory” me regji të Josh Gordon dhe Will Speck dhe aktorët Will Ferrell, Jon Heder, Will Arnett, Amy Poehler, Jenna Fischer, William Fichtner etj. Orari i shfaqjeve nga e hëna në të diel dhe çmimi i biletës: ora 10.30, 13.30, 16.00, 18.30, çmimi 500 lekë ndërsa 21.00 dhe 23.00, 600 lekë. Salla verore “Blades of Glory” Edhe në sallën verore të kinema “Imperial” në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve do të shfaqet filmi “Blades of Glory” me regji të Josh Gordon dhe Will Speck dhe aktorët Will Ferrell, Jon Heder, Will Arnett, Amy Poehler, Jenna Fischer, William Fichtner etj. Nga e hëna në të diel, ora 21.00 dhe 23.00 çmimi 300 lekë.
XIV-KINEMA
Pasioni Nostalgjia Piktori Artistët
E diel, 29 Korrik 2007
U përpoq në të gjitha mënyrat: në fillim me Bunuelin e më pas me Hiçkokun, Pasolinin, Felinin. Ai u përpoq të shfaqte në ekran vizionet e
tij, por dështoi. Megjithatë ideja fikse për t’u futur brenda një arti që nuk i përkiste zgjati për gjithë jetën. Tashmë, Modern Tate Gallery po i kush-
ton një ekspozitë pikërisht këtij dështimi.
NGA NATALIA ASPESI
N
ë atë kohë Hollivu di po kërkonte tal ente të reja evropi ane, mundësisht të njohur për çrregulime, thyerje rregullash dhe transgresion, ata kërkonin artistë me temeprament të fortë, të aftë për të tërhequr vëmendjen dhe interesin mondan dhe mediatik të publikut të ri të masës. Me ato mustaqe të holla dhe të gjata në mënyrë qesharake, me sytë e zinj djallëzor, flokët e lagur, me një të dashur me origjinë ruse që ende vazhdonte të flinte me ishburrin e saj, poetin surrealist-komunist, Pol Elyar, Salvador Dali, që ishte i famshëm edhe për surealizmin e tij të theksuar, u duk se do të ishte gjahu më i madh i shitjeve dhe i industrisë gjithmonë e më të fuqishme të kinemasë amerikane. Artisti nga Katalonja, e kishte skanadalizuar botën jo vetëm me pikturat e tij dhe ekstravagancat, por edhe me dy filma që kanë ngelur në histroinë e kinemasë. Ai i xhiroi këto filma me mikun e tij Luis Bunuel. Në atë kohë revista “The Times” i kishte kushtuar këtyre filmave kopertinën e një numri. Megjithatë filmat ishin një dështim i vërtetë, të rinjtë intelektualë të kohës nuk ngopeshin kurrë me risi, si për shembull ato të George Romeos dhe Eli Roth. Megjithatë filmat e Dalisë u hoqën nga kinematë vetëm pas gjashtë ditësh shfaqje për blasfemi. Filmat ishin (“Një qen andaluzian”, 24 minuta, 1929) dhe (“Krishti që merret me orgji sadiste”). “Qeni andaluzian” i kishte bërë krejt papritur shumë të famshëm autorët e filmit, por protagonitët nuk patën të njëjtin fat. Pierre Batcheff, vdiq në moshën njëzetë e katër vjeç nga një overdozë në vitin 1932, ndërsa protagonistja femër e filmit, u lye e tëra me benzinë dhe i vuri flakën vetes në vitin 1954. Pothuajse, stili i filmit. Ideatorët e ekspozitës, të apasionuar pas stilit të rëmujshëm dhe tregtar të Dalisë, edhe tani po vazhdojnë të festojnë njëqind vjetorin e lindjes së tij, 4 maj 904, në
Ëndra e pashpresë e mjeshtrit të ëndrrave Fixheras. Duke qenë se tashmë çdo vepër e artistit, madje edhe ajo më e vogla është ekspozuar në çdo cep të botës, “Tate Modern” po i kushton një ekspozitë shumë të madhe Dalisë dhe Filmit. Është shumë interesante mënyra sesi ndërthuret lidhja midis veprave të artistit dhe punës së tij në kinema. Kinemaja, arti i shtatë, që nuk deshi ta merte seriozisht Dalinë, kërkonte ta përdorte dhe ta modelonte sipas standarteve të industrisë që sigurisht lidhet në mënyrë shumë të drejtë me fitimin. Por mbi të gjitha ishte ky lloj arti që nuk e përfilli fare artistin. Nga konflikti me kinemanë, të cilën ai e konsideronte si anti-artistike, pra shumë të rëndësishme nga ana surealiste, shtrigu mustaqelli doli i humbur: përveç dy filamve që bëri kur ishte shumë i ri nuk ka ngelur ndonjë gjë e madhe sot, disa skena, skenare të papranuar, ide të padëgjuara, shkrime të çmendura si dhe shumë portrete personazhesh që nuk janë joshur aspak prej tyre. Gjatë periudhës së pas luftës, Dali bëri protretin e produktorit Jack Warner në vitin 1951, por ishte e kotë sepse ai nuk e pranoi propozimin për të realizuar një dokumentar nga libri i tij 50 sekretet e zanateve magjike. Nuk pati ndonjë sukses kushedi se çfarë as portreti i dyjëzuar i Lorenc Oliverit (1955), shumë tërheqës dhe i bukur në jetën e vërtetë dhe me një hun-
dë shumë të madhe në filmin Rikardi i III. Megjithatë vepra më pak servile e Dalisë ngelet portreti i Shirly Tempelit, aktorja më e re e kinemasë, fytyra e vajzës së vogël, të famshme e cila ka një lakuriq nate mes flokëve. Trupi i saj përbëhet nga kocka dhe kafka njerëzore dhe është krejtësisht i kuq duke i përngjarë trupit të sfinksit. Ishte viti 1939 kur aktorja e re tashmë po shkonte drejt adoleshencës kështu që transformimi i saj nuk mund të kalonte pa u vënë re nga artisti, i cili po këtë vit kishte realizuar duke përdorur fotografi dhe penela, portretin e “Bullgarit të vogël” që po ha një mi, i cili varet i përgjakur nga goja e tij e kuqe. Shumë vjet më parë, i joshur nga egzagjerimet e Hollivudit, ai kishte pikturuar “Fytyrën e Mae Westit”, që mund të shihet si një apartament surrealist: goja si divan, sytë si piktura, flokët si tendë. Dalija vazhdonte të shkruante dhe të projektonte në mendjen e tij filma surealistë (“Dhija higjenike”, “Pesë minuta mbi surelaizmin”, “Kundër familjes”, “Babaouo”, “Misteret Surealiste të Nju Jorkut”), por që ishin të pamundur të realizoheshin nga çdo produktor që ishte në rregull nga trutë. Por ai dhe Gala, edhe për arsye financiare, donin të futeshin patjetër midis të famshëmve të Hollivudit, ku përveç mustaqeve të Adolphe Menjout dhe ekstazave të Greta Garbos, kishte tre shtylla surealiste, gjithmonë sipas piktorit: Harpo Marx (Animal Crackers), Cecil B. De Mille (Cleopatra) dhe Walt Disney (Silly Symphonies). “E takova Harpon për herë të parë në kopshtin e shtëpisë së tij, ishte lakuriq, me një kurorë trëndafilash në kokë, në mes të një pylli me harpa (nja pesëqind). Ajo,
po përkëdhelte një mjelmë të bardhë, të mrekullueshme duke e ushqyer me një statujë të Milos prej djathi që po e grinte nëpër telat e harpës më të afërt....”. Shpesh suerralizmi i Dalisë, por jo vetëm i tij, mbledh një mal me budallalëqe, si në rastin e vitit 1937. Megjithatë nuk ishte nga budallallëku që dështoi bashkëpunimi i tij i parë me kinemanë amerikane. Atij i ishte besuar skena e famshme e ëndrrës së dramatikut Moontide (Valë dashurie), me Jean Gabin dhe Ida Lupino, me regji të emigrantit antinazist Fritz Lang, që më pas u zëvendësua nga Archie Mayo. Puna filloi në 24 nëntor të viti 1941, trembëdhjetë ditë më vonë Shtete e Bashkuara të Amerikës hynë në luftë. Dhe jo vetëm industria e kinemasë u thër-
PERSONAZH -XV
E diel, 29 Korrik 2007
Dali dhe kinemaja rit për të bashkëpunuar me fitoren e ardhshme duke prodhuar filma optimist për popullin, por u zbulua gjithashtu se artisti i madh Moontide kishte simpati për fashistët dhe në shkurt të vitit 1934 Bretoni dhe surrealistë të tjerë e kishin përzënë nga grupi i tyre pasi ai “ishte njollosur në mënyrë të vazhdueshme nga akte antirevolucionare me qëllim që të lartësonte figurën joshëse të Hitlerit”. Por “Avida Dollars”, siç e kishte quajtur Bretoni duke e kthyer emrin e tij në një anagramë, vazhdon të ngelet një njeri eksentrik me famë, ishte pikërisht Alfred Hickoku që i besoi realizimin e sekuencës së ëndrrës së Spelboundit në filmin “Unë do të shpëtoj”, ku psikiatria Ingrid Bergman dashurohet me mashtruesin dhe ndoshta me vrasësin Gregori Peck.
Rezultati qe i tmerrshëm dhe sekuenca u hoq. Pjesa
tjetër e ëndrrës, nuk ishte dhe aq emocionuese, dhe jo për faj të Dalisë. Megjithatë ëndrra u ndërtua përsëri pa
ndihmën e artistit, titujt e filmit dolën në shkurt të vitit 1945, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për një shumë marramendëse, në atë kohë Dali përgatiti katër sekuenca shumë surrealiste dhe Frojdiane duke tmerruar producentin Selznick. Skena e ballos parashikonte kopje të palëvizshme që ishin në rrezik të pesëmbëdhjetë pianove që rrinin pezull mbi kokat e tyre. Producenti përdori disa modele të vogla për pianot dhe për të ruajtur përmasat përdori edhe dyzet xhuxha për kopiet. Rezultati qe i tmerrshëm dhe sekuenca u hoq.
Pjesa tjetër e ëndrrës, nuk ishte dhe aq emocionuese, dhe jo për faj të Dalisë. Megjithatë ëndrra u ndërtua përsëri pa ndihmën e artistit, titujt e filmit dolën në shkurt të vitit 1945, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U tha se një pjesë e skenave ishin bazuar në disa piktura të Salvador Dalisë. Mësuesi i palodhur nuk pati sukses as me Disneyn e tij të dashur, i cili e kishte thirrur për bashkëpunim në episodin gjashtë minutësh që duhet të kombinonte imazhe dhe viza-
time të ndryshme të animuara duke u frymëzuar nga kënga e famshme meksikane Fati. Sipas artistit filmi “duhet të ishte një tentativë për ta afruar publikun me surrealizmin, por shumë më thjeshtë sesa piktura dhe fjala e shkruar”. Nga ai projekt që nuk u realizua, sot kanë ngelur piktura dhe vizatime shumë të çuditshme (figura femërore me kërmij në vend të këpucëve dhe me një karrocë me fëmijë në vend të kokës, një vajzë e zhveshur që del nga një guackë dhe që zvarritet në bordurën e një pusi nga ku dalin globet në formë syri, të famshme sipas stilit të Dalisë). Dhjetë vjet më pas, në vitin 1957, Disney dhe gruaja e tij shkuan të takonin Galanë dhe burrin e saj, në shtëpinë e tyre në Port Lligat, në Spanjë, ku u diskutua
për një film tjetër bazuar në historinë e Don Kishotit, por edhe në këtë rast nuk u fol më tepër. Mustaqet po bëheshin gjithmonë e më të gjata dhe të holla, flokët gjithmonë e më të drejta dhe të psita, Galaja e cila e detyroi Dalinë të martohej me të, po bëhej gjithmonë e më koprace. Eksopzitat e tij nuk kishin fund. Vinin rresht njëra pas tjetrës. Ai shfaqej në Sorbonë për një konferencë në një Rolls Royce të bardhë mbushur me lulelakra. Kishte shpikur një fe të re që ishte “misticizmi bërthamor”, pritej nga Papa Piu XII, i bënte homazhe dikatorit Franko. Në jetën e tij vinte në radhë të parë Nanita, e cila kishte një hundë kaq të madhe saqë Dali e thërriste Luigji i XIV, më pas vinte Amanda Lear të cilës ai i kishte thënë: “Vetëm një dukeshë mund të më bëjë të prishem”. Megjithatë kinemaja vazhdonte ta shmangte. Megjithatë andej nga vitet pesëdhjetë ai gati-gati realizoi filmin “Karroca prej mishi”. Protagoniste duhet të ishte aktorja Ana Manjani, e cila sipas tij, ishte entuziazmuar nga roli i vajzës memece të një topalli të sëmurë që rrinte në një karocë, ajo e mbron karrocën duke tundur një kryq dhe nuk pranon asnjë nga meshkujt që i vijnë rrotull. Pati edhe tentativa të tjera që bezdisën edhe Frederiko Felinin si dhe Pasolinin. Ai kishte pikturuar një manifest por pa e mbaruar deri në fund, për filmin salo. Atij ju deshën tetë vjet dhe sigurisht nuk e mbaroi “Historia e rinocerontit dhe e harabelit”, që u filmua nga Robert Desharnes. Xhironte gjatë kohës që ai shkonte e vinte në Luvër duke dashur të kopjojë të famshmen Merlettaiadi Vermeer duke u kthyer në një studim kritik paranojak të pikturës dhe gjatë kësaj kohe në ekran shfaqeshin vetëm bri rinocerontësh. Përpjekja e fundit për kinemanë ishte ajo e vitit 1982, viti kur vdiq dhe Gala ishte gati nëtëdhjetë vjeç. Ai kishte nostalgji për Bunuelin, miku me të cilin kishte bërë të vetmit filma të njohur dhe me të cilin kishte dyzet vjet që nuk fliste; që në vitin 1939. Duke qenë se ishte shumë koprac, nuk i kishte dhënë një borxh në një moment shumë të vështirë. Ai i dërgoi ca telegrame duke i kujtuar letrat që i kishte dërguar çdo dhjetë vjet, të cilave Buneli nuk u ishte përgjigjur kurrë, dhe i propozoi të bënin përsëri një film sëbashku, një film me titullin “Djalli i vogël”. Këtë herë regjisori plak ju përgjigj por duke i thënë se kishte pesë vjet që e kishte braktisur kinemanë. Një vit më vonë, i prekur nga situata, Dali i kërkoi regjisorit spanjoll ta xhironte gjatë kohës që edhe pse shumë i lodhur këndonte një këngë për t’i bërë qefin mikut të tij dhe për t’i kërkuar falje. Megjithatë pjesa nuk ju dërgua kurrë Brunelit i cili vdiq ca ditë më vonë. Por edhe për Dalinë tashmë ishte shumë vonë. Atë vit ai realizoi pikturën e fundit, “Litar dallëndysheje” dhe po në këtë kohë doli dhe parfumi me emrin e tij. Galeritë e të gjithë botës mbusheshin plot me piktura fallco të Dalisë dhe ai, ndoshta më i famshmi ndër surrealistët, vdiq në janar të 1989 me një peng, thonë disa, që nuk ja doli dot mbanë të pushtonte Hollivudin.
XVI - REKLAME
E diel, 29 Korrik 2007