Gazeta Shqiptare

  • November 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Gazeta Shqiptare as PDF for free.

More details

  • Words: 29,008
  • Pages: 32
SOT NE SUPLEMENTIN NDERKOMBETARE

PERKUJTIMI I HOLOKAUSTIT/ FABRIKA E SHINDLERIT KTHEHET NE MUZE Në faqet 22-27

Kryeredaktore: Anila BASHA Zv/kryeredaktor: Erl MURATI - Granit SOKOLAJ Tel:(04)359-104, Fax:(04) 359-116 E-mail:[email protected]

Viti XIII - Nr.3935

E hënë, 23 Korrik 2007

Çmimi, 50 lekë (1 euro)

OPINIONI I DITES

N

ë Kanun ka një fjalë të harruar që sot, në përdorimin e përditshëm gabim që nuk përdoret më: Hjekës. Ka ardhur koha që kjo

fjalë të dalë nga fletët e zverdhura e të zvjerdhura të Kanunit e të "legalizohet" sa më parë në gjuhën tonë të komunikimit të përditshëm. Natyrisht jo për...

SHQIPËRIA NËN HYQMIN E HJEKËSVE Nga Kiço BLUSHI

Vijon në faqen

13

KRYEMINISTRI POHON KONTAKTET ME OPOZITEN QE MUNDESUAN 85 VOTAT E TOPIT Shantazhi serb OPINION

BERISHA: NEGOCIOVA ME NANON PER PRESIDENTIN

Topi jep dorëheqjen nga funksionet: Do të jem shpirtërisht pranë PD-së. Biberaj, kandidat për kryetar të grupit parlamentar. Nano, prezent në ceremoninë e betimit

Në faqet 2-6

SOT NE SUPLEMENTIN SUMMER PAGES

HESHTIN DISKOT NE BREGDET, PO FLE BUJAR NISHANI Policia bllokon festën e mijëra pushuesve në Durrës Erion Veliaj: Gjumi është prioritet i kësaj qeverie Në faqet 17-21

i prerjes së marrëdhënieve diplomatike Nga KATOVICA Në faqen 15

EKONOMI

Kreditimi, si mund të pushosh me paratë e bankës Në faqen 7

GJIROKASTER

Gjykata rikthen 9 policë në punë Në faqen 12

MIRDITE

Kreu i bandës, si i shpëtoi forcave të Rendit Në faqen 10

E RE !!!

NGA 16 KORRIKU

SHOQERIA “ADRIA FERRIES” DYFISHON LINJEN DURRES - ANKONA ME NISJE TE PERDITSHME ME TRAGETET “RIVIERA DEL CONERO” DHE “TOSCANA”

Për informacione dhe prenotime në SHQIPERI: Në Tiranë, RIGEL, Sh.p.k., Gjergji Center, Kati i pestë, tel. 04 25 60 27

Në Durrës, RIGEL, Sh.p.k, Rruga “Dëshmorët e Kombit”, tel. 052 20 104,

e-mail: [email protected]

Për informacione dhe prenotime në ITALI: Në Ancona, Frittelli Maritime Group SpA L.Vanvitelli, 18, tel. 0039 071 50211621

e-mail: [email protected]

2 - FAQE E PARE

E hënë, 23 Korrik 2007

Â

MAXHORANCA

ASTRIT PATOZI Patozi ka mbështetjen e së ashtuquajturës rrymës “radikale” të përfaqësuar nga Topalli. Ai mbështetet nga kjo rrymë konservatore, që ka në themel të saj vështirësitë me të cilat u përball PD-ja pas ‘97-ës.

RIFORMATIMI

ALEKSANDER BIBERAJ Biberaj, edhe pse një deputet i ri, njihet për kontributet e tij në Partinë Demokratike si edhe një nga figurat më të preferuara në radhët e demokratëve e në veçanti nga ish-numri dy, Topi. Janë këto arsyet që ai ka premisat për të qenë një kryetar grupi.

“Klani” i Topallit, përplasje me moderatorët

PD, luftë bërrylash për funksionet e Topit Kreu i grupit kuvendor, Patozi ose Biberaj

M

betja vakant e pos figurat më të preferuara në tit të nënkryetarit të radhët e demokratëve e në partisë dhe e kreut veçanti nga ish- numri dy, të grupit parlamentar si pa- Topi. Janë këto arsyet, që ai sojë e zgjedhjes së Bamir To- ka premisat për të qenë një pit, President të Republikës, kryetar grupi. Por se kush do i ka hapur rrugën luftës së të kandidojë, do ta vendosë bërrylave në Partinë vetë grupi me dy-tre kandiDemokratike. Pikërisht, datura që paraqiten dhe që konkurrimi për këto dy poste do të votohen nga deputetët është në thelb dhe një haptas dhe jo fshehtas. Aktukonkurrim i fshehtë mes rry- alisht, nënkryetar i këtij grupi mave të ndryështë Ilir shme që synBano, por nuk ojnë pushtetin përflitet si brenda partisë Në vend të Topit kandidaturë në pushtet. Bupër të qenë mund të jetë një rime pranë sekryetar grupi. lisë blu kanë nga negociatorët Gjithsesi, kjo specifikuar dyçështje pritet e çështjes së tre deputetë që të shihet se si presidentit, mund të zënë do të zgjidhet, vendin e Topit, Astrit Patozi ose nëse Berisha sa i përket posta ketë nën Aleksandër Biberaj do tit të kreut të kontroll të grupit parplotë grupin lamentar. Këparlamentar, shtu, flitet për që nuk ishte një nga negociatorët e çësh- kështu gjatë drejtimit të Totjes së presidentit, Astrit Pa- pit, apo do të zgjedhë një figtozi si dhe për Aleksandër urë me integritet, gjë që e gaBiberajn, që aktualisht është rantojnë disa deputetë të PDnënkryetar i Asamblesë Par- së. Pozicioni i kryetarit të lamentare të KE-së. I pari, grupit parlamentar ka hapëPatozi, i cili ka shprehur am- sira që kryetari i tij të konfirbicien edhe për postin e sek- mohet si lider politik, ashtu retarit të përgjithshëm në PD, siç ishte për Topin, e cili e ka mbështetjen e së ashtu- shfrytëzoi mjaft mirë këtë quajturës rrymës “radikale” hapësirë. Ai disa herë ishte të përfaqësuar nga kryepar- kritik ndaj vendimeve në lamentarja Jozefina Topalli. bllok të PD-së dhe nuk ka Ai, kohët e fundit u promo- nguruar ta shprehë këtë në vua së fundmi nga Kryemi- Parlament, edhe pse vota e nistri Berisha, duke e caktuar tij për çështje të ndryshme ka atë si negociator me opozitën qenë e vetme. Kohët e funpër gjetjen e një konsensusi dit, Topi, duke u nisur gjithdhe si pasojë u kthye në monë nga qëndrimi i tij, qendër të vëmendjes së poli- kishte arritur të siguronte tikës por edhe mediave sh- një mbështetje të madhe, qiptare. Ndërsa Biberaj, edhe ndoshta edhe më të madhe pse një deputet i ri, njihet për se vet Berisha, i cili herakontributet e tij në Partinë herës i frikësohej rebelimit Demokratike, si edhe një nga të të vetëve.



Organizimi SEKRETARET Partia Demokratike po kërkon një riorganizim të saj në qendër dhe në bazë, me zgjedhje të reja të sekretarëve të saj si dhe me zgjedhje në disa degë, ku kjo parti humbi në zgjedhjet lokale të 2007-s.

Ndryshimet AFATI Të cilësuara fillimisht si domosdoshmëri dhe si një reagim mbas zgjedhjeve të 18 shkurtit, u duk se ndryshimet në kupolën e PD-së do të ishin të shpejta, por një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Konkurrenca SEKRETARI Një garë e hapur por e lënë përgjysmë, është edhe ajo për postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së. Arben Imami, drejtor i kabinetit të Kryeministrit Berisha, është i pari politikan që i shfaqi haptazi ambiciet e tij për të konkurruar për këtë post.

Ministri i Financave njihet si i afërt me Berishën

Bode-Imami, gara për postin e sekretarit të përgjithshëm P

rej disa muajsh, krye sisht pas ndryshimeve të fundit në qeveri, si edhe fill pas zgjedhjeve lokale të ’07-ës, e gjithë vëmendja e forumeve qendrore në PD është përqendruar tek ndryshimet që pritet të bëhen në nivel sekretariati. Gara e Arben Imamit për postin e sekretarit të përgjithshëm, i cili aktualisht mbahet nga ministri i Financave, Ridvan Bode, paraqet dhe shkallën më të lartë të interesit. Imami, ish-themeluesi i PD-së, i cili i përket frymës liberal-demokrate, pas prezantimit të kandidaturës së tij për këtë post hasi në kundërshtinë e fortë të frymës konservatore në

Ridvan Bode

Arben Imami

PD, që ka në themel të saj vështirësitë me të cilat u përball selia blu pas ‘97-ës. Kjo garë do të tregojë edhe tendencat brenda PD-së, nëse ajo do të rifillojë edhe njëherë procesin e stopuar prej muajsh të hapjes ndaj frymës së moderuar politike, apo do të bëjë prapaktheu drejt një

fryme politike konfliktuale, arrogante etj., të cilën ka kohë që po e manifeston. Pas zgjedhjes së Topit si president i vendit, gara pritet të jetë e ashpër për të gjitha funksionet partiake që janë vakante ose ku do të konkurrohet.



EDISUD Spa, REDAKSIA: Redaktor i Politikës: Erl Murati, Redaktor i Specialeve: Artan Hoxha, Redaktor i Kronikës dhe Rretheve: Granit Sokolaj, Kultura: Admirina PEÇI, Ndërkombëtare: Elira Çanga, Summer Pages: Ilda LUMANI Art Designer: Nevila SAMARXHI. ADMINISTRATA: Përgjegjëse e Financës: Lindita DODE, Shpërndarja: Gerti RUÇI, Cel 0682090378, Marketingu: Ilda ISUFI, Cel:0682074415-email:[email protected], ADRESA: Ish-Drejtoria e Uzinës së Autotraktorëve, Tiranë - Tel:(04)359-104 Tel&Fax:(04) 359-116 Marketingu: 359-104. Tiranë, Internet: www.balkanweb.com, Email: [email protected]; [email protected]

FAQE E PARE - 3

Kryeministri pohon kontaktet intensive me opozitës që mundësuan 85 votat për presidentin

Berisha: Negociova me Nanon për Topin “Ishin këto kontakte gjatë një muaji që i dhanë vendit kreun e shtetit” TEDI BLUSHI

S

Krerët e PD-së pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë

’ka qenë as vendim personal dhe as larg pamësi për hir të integrimit euroatlantik të vendit. Futja e shtatë deputetëve socialistë në seancën e votimit të katërt për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ka qenë as më shumë e as më pak, produkt i një pazari personal Nano-Berisha. Një marrëveshje nga e cila sipas avokat Ngjelës dhe që i referohet Adam Smithit, “përfitojnë të dyja palët, nuk humbet njëra dhe fiton tjetra”. Nëse për skeptikët kjo duket si një teori konspirative, ka qenë pikërisht lideri i maxhorancës që me gojën e tij e pohoi dje këtë fakt, pra që zgjedhja e Bamir Topit, President i Republikës, është produkt i negociatave me Nanon, të cilin Berisha preferoi ta cilësojë si faktori i rëndësishëm i opozitës. “Do të mbeten të pashlyeshme për mua ato negociata intensive ato kontakte të pandërprera, ato diskutime të hapura që u zhvilluan gjatë këtij muaji me të gjithë faktorët e rëndësishëm të këtij vendi në qeveri dhe opozitë, dhe unë

NEGOCIATAT “Faktorë të rëndësishëm ishin ata që i dhanë presidencës, Presidentin që meriton. Kam mbetur i kënaqur nga negociatat që unë kam bërë dhe kam vërejtur një shkallë përgjegjësie të lartë”, - është shprehur dje Berisha. mendoj se ishin ato që i dhanë presidencës, Presidentin që meriton. Kam mbetur i kënaqur nga negociatat që unë kam bërë dhe kam vërejtur një shkallë përgjegjësie të lartë”, - është shprehur dje Berisha, në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD-së, ku Topi dorëzoi zyrtarisht funksionet e deridjeshme partiake. Pra, edhe pse nuk e përmend

nominalisht në emër Fatos Nanon, Berisha është shumë i qartë. I qartë së pari, sepse Topi nuk u zgjodh President nga negociatat zyrtare mes maxhorancës dhe opozitës si edhe i qartë së dyti, sepse Topi u zgjodh President ditën që shtatë deputetë të PS-së, mbështetës publikë të Nanos, shkuan në seancën e votimit të katërt për kreun e ri të shtetit. Pra lihet të

nënkuptohet qartë se kur Berisha flet për “negociata me faktorë të rëndësishëm që i dhanë presidencës, Presidentin që meriton”, e ka fjalën pikërisht për negociatat me Fatos Nanon, që për ndihmesën e dhënë në këtë drejtim, Kryeministri Berisha preferoi ta falënderojë dje publikisht. Por kjo duket të jetë vetëm “maja e ajsbergut”. Zgjedhja e nënkryetarit të PD-së në postin e Presidentit të Republikës me votat e deputetëve socialistë, nuk është thjesht dhe vetëm një borxh moral, të cilin Berisha ia shleu Nanos duke e falënderuar publikisht për mbështetjen e dhënë. Në fakt, pazare të niveleve kaq të larta nuk hapen me fjalën “të lutem” dhe nuk mbyllen “me faleminderit, ta shpërblej në të tilla raste”. Nëse citojmë socialdemokratin Skënder Gjinushi, pazare të këtij lloji hapen “në shumën 500 mijë euro” dhe mbyllen “në shumën 3 milionë euro”. Ndërsa, nëse iu referohemi burimeve nga e djathta, “Berisha u ka premtuar 7 deputetëve socialistë t’u lërë zona të lira në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Kreu i qeverisë së Kosovës përshëndet zgjedhjen e presidentit

h

Çeku: Presidenti Topi, garanci për përkushtim

h

Topi: Nuk largohem shpirtërisht nga PD Z

gjedhja e tij si President i Republikës e ka lar guar vetëm fizikisht, Bamir Topin nga selia blu. Sikundër do të shprehej dje, pak çaste pas dorëzimit zyrtare të posteve të tij partiake “zgjedhja ime në postin e lartë të kreut të shtetit presupozon jo largimin shpirtëror nga kjo ndërtesë sepse dua të jem i sinqertë në 17 vjet aktivitet politik partiak më bëjnë që në memorien time të mbeten të pashlyera të gjitha ato kujtime që lidhen me këtë aktivitet pa të cilin unë nuk do të kisha mundësi të shfaqesha në skenën politike në Parlament dhe nuk do të kisha mundësi të shkoja në postin e kreut të lartë të shtetit”. Megjithatë në fjalën e tij të ndarjes zyrtare me partinë, ku militoi për më shumë se një dekadë ai garantoi të gjitha partite politike se do të shohin tek ai “Presidentin e Republikës, njeriun që s’do të merret me probleme partiake, por do të merret me probleme kushtetuese dhe ligjore, duke krijuar një frymë bashkëpunimi mes të gjithë faktorëve, që të gjithë së bashku të shkojmë drejt fitoreve të sfidave që kemi përpara”, përfundoi Topi.

Q

everia e Kosovës për shëndeti dje zgjedhjen e Bamir Topit në postin e kreut të shtetit shqiptar, si edhe i uroi atij një mandat të suksesshëm presidencial. “Vlerat e dëshmuara gjatë aktivitetit politik shumëvjeçar dhe mbështetja që gëzon ai në opinionin publik, janë garanci për drejtimin e Republikës së Shqipërisë me përkushtim dhe pjekuri, sipas parimeve kushtetuese. Ky zhvillim është i rëndësishëm për vendin, sepse i siguron mbarëvajtjen e projektit madhor të integrimeve euroatlantike, si dhe forcimin e stabilitetit dhe frymës së bashkëpunimit në rrafshin rajonal”, - thuhet në një njoftim të publikuar dje nga Zyra e Shtypit e qeverisë së Kosovës. Por ndërkaq, Pres-

Mesazhi

Agim Çeku

identi i ri i Republikës, Topi ka marrë urime për zgjedhjen e tij në këtë post nga e gjithë klasa politike kosovare. “Figura integruese dhe përvoja e deritanishme e zotit Topi janë bazë e fortë për të besuar se Shqipëria do të vazhdojë me vrull proceset e integrimit drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në urimin e kryetar-

it të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha drejt Topit. Ndërkaq, që fill pas publikimit të rezultatit përfundimtar të votimit të katërt për Presidentin e ri të Shqipërisë, atë e uroi edhe homologu i tij kosovar, Fatmir Sejdiu. Gjithashtu, urimin e saj e ka dhënë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e ka konsideru-

“Vlerat e dëshmuara gjatë aktivitetit politik shumëvjeçar dhe mbështetja që gëzon z. Bamir Topi në opinionin publik, janë garanci për drejtimin e Republikës së Shqipërisë me përkushtim dhe pjekuri, sipas parimeve kushtetuese”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës ar procesin si një sfidë të kapërcyer nga institucionet dhe politika e Shqipërisë. Kurse lideri i opozitës kosovare, Hashim Thaçi e ka konsideruar zgjedhjen me sukses të Topit si një fitore ndërinstitucionale të demokracisë shqiptare.

4 - POLITIKE

E hënë, 23 Korrik 2007

Â

PRESIDENTI PASOJAT

TAULANT DEDJA “Nuk ka asnjë lloj vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve nga Partia Socialiste, pasi normalisht ata mund të çregjistrohen vetëm nga organizata që i ka pranuar në parti. Kjo do të thotë se do të ikë Edi Rama nga Partia Socialiste dhe jo ne”

SABIT BROKAJ “Përjashtimi i disa deputetëve socialistë nga kjo parti, realisht e forcon më tepër PS-në si forcë politike. Çdo lloj pastrimi brenda një strukture, e forcon atë si forcë politike dhe në bashkimin e majtë çdo strukturë politike që pastrohet, e bën më të mundshëm bashkëpunimin dhe partneritetin me të”

Grupi parlamentar analizon miratimin e presidentit nga 6 përkrahësit e Fatos Nanos

PS, sot sherri për votimin e Topit Rama mbledh edhe krerët e rretheve. Dedja: Të ikë Edi Rama jo neve ARTEMIDA ÇOLLAKU [email protected]

MBLEDHJA Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka menduar që të “konsultohet” me drejtuesit e PSsë në rrethe dhe krerët e pushtetit lokal në zonat e fituara prej saj, për të vendosur më pas për hapat që do të hidhen nga kjo parti pas zgjedhjes së Presidentit të vendit. Konsulta do të zhvillohet edhe me grupin parlamentar të PS.

K

ryetari i Partisë So cialiste, Edi Rama ka thërritur sot në kryeqytet të gjithë krerët e degëve të PS-së në rrethe si dhe krerët e pushtetit lokal, ku fitues janë socialistët, për t’i njohur me situatën në të cilën ndodhet kjo parti, pas dështimit që pësoi në zgjedhjen e presidentit. Po kështu sot në mesditë, 6 deputetët “nanoistë” do japin llogari para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me shkeljen e vendimit politik të marrë në këtë formacion për të mos marrë pjesë në seancën ku u votua për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Në mbledhjen që do të zhvillohet paradite me krerët e PSsë në rrethe, pritet që të bëhet një analizë e hollësishme e situatës në të cilën ndodhet partia dhe do të vendoset edhe për hapat e mëtejshëm. Nuk dihet ende se cili do të jetë hapi i radhës që do të kryhet nga kjo parti, po të kemi parasysh faktin se para disa ditësh, kreu i saj Edi Rama nisi fushatën në rrethe, për të sensibilizuar bazën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Burime nga PS-ja shprehen se kjo pritet të jetë edhe pika më e nxehtë e mbledhjes së deputetëve socialistë, pas akuzave dhe kundërakuzave që janë shkëmbyer mes drejtuesve të PS-së dhe 6 deputetëve që morën pjesë në seancë, për të cilët pritet edhe një përjashtim nga grupi i partisë më të madhe opozitare. Pjesëmarrja e 6 deputetëve të PS-së në votimin e zhvilluar për

Brokaj thotë se pastrimi i bën mirë partive

LSI: Përjashtimi i “nanoistëve” e forcon Partinë Socialiste P

ërjashtimi i disa deputetëve socialistë nga kjo parti, realisht e forcon më tepër PS-në si forcë politike”. Kështu u shpreh dje kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sabit Brokaj gjatë një prononcimi për mediat. Brokaj u shpreh se Partia Socialiste ka shumë nevojë të pastrohet dhe përjashtimi i deputetëve “rebelë” do të ishte rruga më e lehtë për ta bërë një gjë të tillë”. “Çdolloj pastrimi brenda një strukture e forcon atë si

PRESIDENTI Duke komentuar zgjedhjen e Bamir Topit për President, Brokaj theksoi se “kjo zgjedhje është produkt i një pazari, i cili është realisht i turpshëm dhe kjo është drama në politikën shqiptare”. forcë politike dhe në bashkimin e majtë, çdo strukturë politike që pastrohet, e bën më të mundshëm bashkëpunimin dhe partneritetin me të”, - u shpreh Brokaj. Sipas tij, nisur nga situata në të cilën ndodhet politika shqiptare, ku realisht maxhoranca i mori të gjitha pushtetet, “opozita nuk ka alternativë tjetër,

veçse të forcohet dhe të bashkëpunojë më ngushtë nëse do që të konkurrojë për pushtetin”. Duke reaguar ndaj komenteve për një përçarje të mundshme mes partive opozitare, Brokaj theksoi se “ideja që do të përçahet e majta, është thjesht një diversion i mirëfilltë”.

zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, solli dorëheqjen e menjëhershme të kreut të grupit parlamentar të kësaj partie, Ben Blushi, dorëheqje e cila u bë disa minuta pas deklarimit të fitores së Bamir Topit në postin e Presidentit. Një akt i tillë u bë në shenjë proteste ndaj mosbindjes së 6 deputetëve të njohur tashmë si mbështetës të ishkreut të PS-së, Fatos Nano, një nga kandidatët për postin e kreut. PËRJASHTIMI Dy ditë më parë, ish-sekretari i PS-së për Burimet Njerëzore, Blendi Klosi u shpreh se 6 deputetët janë tashmë të vetëpërjashtuar pas pjesëmarrjes në seancën plenare, për të cilën grupi kishte marrë një vendim politik për të mos qenë i pranishëm. Por një gjë e tillë kundërshtohet nga deputeti tashmë i vetëshpallur i pavarur, Taulant Dedja. “Nuk ka asnjë lloj vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve nga Partia Socialiste, pasi normalisht ata mund të çregjistrohen vetëm nga organizata që i ka pranuar në parti”, - u shpreh Dedja dje gjatë një prononcimi për mediat. Madje sipas kësaj logjike, Dedja shprehet se “kjo do të thotë se do të ikë Edi Rama nga Partia Socialiste dhe jo ne”. “Deputetët do të vijojnë të jenë të pranishëm në mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së, pasi ky grup nuk merr vendime për përjashtime të deputetëve”, - u shpreh Dedja. Ai bëri të ditur se këto janë gjëra të parashikuara në statutin e partisë. “Ndërkohë që ka dy muaj që në PS nuk merret asnjë lloj vendimi”, - tha Dedja.

POLITIKE- 5

Zgjidhet sekretariati, kreu i grupit dhe kryesia e re

Revolucion në PS, ikin të gjithë përveç Ramës Të mërkurën, Asambleja zgjedh drejtuesit ARTEMIDA ÇOLLAKU [email protected]

EDI RAMA Pak ditë pas kongresit, kryetari i partisë, Edi Rama filloi kontaktet me socialistë të njohur për të plotësuar sekretariatin e partisë, që këtë herë, sipas burimeve do t’i ngjajë modelit të laburistëve, që do të thotë se sekretariati do të ngjajë më shumë me një qeveri‚ hije. Socialistët shqiptarë mendojnë që për çdo sektor të kenë nga një sekretar përgjegjës, duke e çuar në rreth 15 numrin e tyre. Ende nuk ka një listë të saktë të emrave të kandidatëve që do t’i paraqiten asamblesë për votim, megjithëse emrat vazhdojnë të përfliten.

Sekretarët në PS, garë për 8 poste

A

sambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet ditën e mërkurë, do të zgjedhë edhe anëtarët e sekretariatit të kësaj partie. Emrat më të përfolur për postin e sekretarit për Çështjet Ekonomike, Arben Malaj ose Andis Harasani, ndërkohë që në postin e Sekretarit për Çështjet Elektorale, është përfolur emri i Kastriot Islamit. Po kështu dy kandidaturat për postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun janë ajo e Erion Braçe si dhe e Saimir Tahiri aktualisht zëdhënës në selinë Rozë. Ndërkohë që në postin e sekretarit për Çështjet Juridike janë lakuar emrat e Arben Isaraj, Besnik Dervishi si dhe Ylli Manjani. Ndërsa emri i deputetit Fatmir Xhafa është përfolur për postin e Sekretarit Organizativ. Pritet që deputeti Blendi Klosi të mbajë sërish postin e Sekretarit për Burimet Njerëzore, e po kështu edhe Arta Dade që pritet të jetë sërish në postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ndërsa ish-kreu i grupit të PS-së, Ben Blushi pritet t’i rikthehet postit që ka pasur si Sekretar politik i PS.

P

artia Socialiste do të përfshihet nga një re formë e thellë në strukturat drejtuese të saj. Kjo reformë do të përfshijë jo vetëm ristrukturimin e kryesisë dhe të sekretariatit të kësaj partie, por edhe drejtuesit e rinj të grupit parlamentar. Ditën e mërkurë, Partia Socialiste do të mbledhë asamblenë e re, e cila do të marrë vendimet e para të saj që pas zgjedhjes së anëtarësisë së re në kongresin e fundit që u zhvillua në 2 qershor të këtij viti. Pritet që jashtë kësaj strukture të jenë të gjithë anëtarët që tashmë kanë dalë kundër drejtimit që po i bën PS-së kryetari Rama. Ndryshe nga sa ishte parashikuar, që në këtë mbledhje të parë të asamblesë së re të zgjidhej sekretariati dhe kryesia e re, listës i janë shtuar edhe kreu i grupit të PS-së dhe nënkryetari i grupit. Ben Blushi dha dorëheqjen vetëm pak minuta pasi u zgjodh Presidenti i ri i vendit, si rezultat i shkeljes së vendimit politik nga 6 deputetë socialistë. Po kështu edhe nënkryetari i këtij grupi, Petro Koçi. Pak ditë pas Kongresit, kryetari i partisë, Edi Rama filloi kontaktet me socialistë të njohur për të plotësuar

KRYETARI I ASAMBLESË Asambleja Kombëtare do të zgjedhë kryetarin e saj, i cili do të kryejë funksionin që deri dje e kishte sekretari i përgjithshëm i partisë. Ish-sekretari i Përgjithshëm Pandeli Majko, i cili dha dorëheqjen pas zhvillimit të Kongresit të PS-së pritet të zëvendësohet nga po një ish-sekretari i përgjithshëm, Gramoz Ruçi KRYETARI I GRUPIT Asambleja do të vendosë ditën e mërkurë edhe emrin që do të drejtojë tani e tutje grupin parlamentar të PS-së. Ky post u mbajt nga Ben Blushi për gati dy muaj, i cili dha dorëheqjen vendimit të 6 deputetëve të PS-së për të shkelur vendimin politik të marrë në grup për mospjesmarrje në seancën e votimit të presidentit NËNKRYETARI I GRUPIT Pjesë e procesit të zgjedhjes nga asambleja do të jetë edhe posti i nënkryetarit të grupit të PS-së. Ky post është mbajtur për shumë kohë nga deputeti Petro Koçi, i cili kohët e fundit ka dalë kundër mënyrës se si po drejtohet PS-ja nga kreu aktual Edi Rama. Që pas këtij qëndrimi të bërë publik, Koçi e mban këtë post vetëm “de juro” KRYESIA Në rendin e ditës së mbledhjes së asamblesë është zgjedhja e anëtarësisë së re të kryesisë së Partisë Socialiste. Pritet që jashtë kësaj strukture të jenë të gjitha ata anëtarë që u identifikuan si “nanoistë” dhe që kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre kundër mënyrës se si po drejtohet Partia Socialiste sekretariatin e partisë, që këtë herë, sipas burimeve do t’i ngjajë modelit të laburistëve, që do të thotë se sekretariati do të ngjajë më shumë me një qeveri hije. Socialistët shqiptarë mendojnë që për çdo sektor të kenë nga një sekretar përgjegjës, duke e çuar në rreth 15 numrin e tyre. Ende

nuk ka një listë të saktë të emrave të kandidatëve që do t’i paraqiten asamblesë për votim, megjithëse emrat vazhdojnë të përfliten. NDRYSHIMET Burimet nga PS-ja bëjnë të ditur se janë duke u diskutuar edhe hyrje të reja në Asamblenë Kombëtare. Sipas tyre, për disa prej kry-

etarëve të bashkive që kanë rifituar mandatin në emër të PS-së, do të kërkohet që të bëhen pjesë e asamblesë, edhe pse nuk u zgjodhën nga kongresi. Bëhet fjalë këtu për kryetarët e bashkive Pogradec, Berat, Kuçovë, të cilët kanë rifituar mandatin e tyre në zgjedhjet e 18 shkurtit. Pritet që të bëhet ndonjë shtesë në rregulloren e funksionimit të asamblesë, për të shtuar edhe këta socialistë që i kanë ridhënë PSsë pushtetin në zonat e tyre. Për sa i përket emrave që do të bëhen pjesë e kryesisë së re, ata tashmë do të jenë nga pjesa e atyre që janë zgjedhur në Asamblenë Kombëtare, ashtu si edhe sekretarët. Këtë herë, në kryesi do të kenë mundësinë të hyjnë emra të rinj që janë aktivizuar kohët e fundit në PS. Kryetari Rama i ka hapur rrugën të rinjve që në fillimet e mandatit të tij. Sipas burimeve, përflitet që emrat që fillimisht do të propozohen nga kryesia e partisë, do të jenë përveç të vjetërve, Blushi, Fino, Dade, Meksi, Ruçi, Dokle, etj., edhe emra të rinj si Artan Lame, Ylli Manjani, të cilët janë aktivizuar në PS me marrjen e mandatit të kreut të PS-së nga Edi Rama.

6 - POLITIKE

E hënë, 23 Korrik 2007

Â

PRESIDENTI BETIMI

BETIMI I PRESIDENTIT SIPAS KUSHTETUTES

Në bazë të nenit 88 të Kushtetutës, Presidenti para Kuvendit bën këtë betim: “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, e do të respektoj të drejtat dhe liritë e ë rësin pava j mbro të do , asve shtet Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar. Presidenti mund të shtojë edhe: ‘Zoti më ndihmoftë!’”.

Ish-kreu i PS-së dhe përkrahësit e tij nuk i përgjigjen kërkesës së Ramës për bojkot

Nano “nderon” betimin e Bamir Topit Presidenti në detyrë Alfred Moisiu i dorëzon nesër Kushtetutën pasardhësit

I

sh-kryetari i PS-së, Fatos Nano dhe mbështetësit e tij do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri Bamir Topi. Këtë e pohoi dje për "Gazetën", njëri prej deputetëve socialistë, Taulant Dedja. Në seancën parlamentare të së martës, ku presidenti i ri i Republikës, Bamir Topi do të bëjë betimin para Kuvendit, pritet të jenë të pranishëm drejtuesit e institucioneve shtetërore si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Më tej, në bazë të ceremonialit, Topi do t'i drejtohet, Pallatit të Brigadave, ku zyrtarisht përmes një ceremonie, presidenti në detyrë, Alfred Moisiu, do t'i dorëzojë detyrën. Në këtë ceremoni janë të ftuar krahas deputetëve, drejtuesve të institucioneve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik, edhe kryetarët e partive. Ndërkohë pritet që gjatë ceremonive që do të zhvillohen me rastin e dorëzimit të detyrës të mungojnë deputetët e PS-së dhe drejtuesit e kësaj partie. Kjo mungesë është paralajmëruar nga Edi Rama, të cilët mesa duket do të ndjekin rrugën e bojkotit ashtu siç bënë gjatë 4 raundeve të votimit për zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë, vetë Moisiu nuk ka hezituar të përshëndesë Bamir Topin

KUSHTETUTA Pasi presidenti i ri Bamir Topi të bëjë betimin në parlament, presidenti në detyrë edhe për dy ditë të tjera do t’i dorëzojë atij Kushtetutën, ashtu siç bëri dhe ish-presidenti Meidani, kur i dorëzoi presidencën Moisiun.

në zgjedhjen e tij si president. Dy ditë më parë, presidenti i sapozgjedhur Topi, ka komunikuar në telefon me presidentin në detyrë. Ashtu siç e ka dhe tradita, Topin do ta presin me të shtëna topash në Pallatin e Brigadave, pasi ai të bëjë ceremoninë e betimit para atyre deputetëve të Parlamentit që do të pranojnë të jenë të pranishëm në ceremonitë zyrtare. Një pjesë e grupit parlamentar të PS-së mund të jenë të pranishëm në ceremoninë e zgjedhjes së kreut të shtetit. Ndërko-

hë, shumica e deputetëve socialistë nuk do të jenë të pranishëm në këtë ceremoni, për të treguar deri në fund se ata nuk janë dakord me mënyrën se si u zgjodh Presidenti i ri, pavarësisht se ishin deputetët e këtij grupi që shpëtuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pas betimit, presidenti Topi do t'i drejtohet të mërkurën në mëngjes selisë së Presidencës për të zëvendësuar në këtë detyrë presidentin aktual, Alfred Moisiun. Gjatë ditëve të fundjavës,

DEDJA Deputeti socialist, Taulant Dedja deklaroi dje se do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, Bamir Topi. Ai deklaroi se nuk sheh ndonjë arsye që ta bojkotojë ceremoninë duke qenë se Topi u zgjodh me një proces kushtetues. Krerët më të lartë të institucioneve do të marrin pjesë në ceremoninë që do të mbahet me rastin e ndërrimit të pushtetit presidencial. Bamir Topi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Ai tha se e i kishte kaluar ditët e fundjavës duke i kthyer mesazhe qindra dashamirësve që e kishin uruar me telefon dhe sms. Ai është takuar me shumë njerëz që e kanë përshëndetur për fitoren e një nate më parë për postin e Presidentit. Sipas tij, përveç urimeve të njerëzve të thjeshtë, ka marrë dhe shumë sms, ku njerëz të ndryshëm e urojnë për marrjen e postit të Presidencës. Zyra e shtypit e Parlamentit bëri të ditur me anë të një njoftimi për shtyp, se betimi i Presidentit të ri në Kuvend do të zhvillohet ditën e martë, në ora 18.00.

h

h

“Topi sjell moderacion”

Zogaj: Në shtator, zgjedhjet në Tiranë

D

eputeti i PD-së, Preç drejtim, ai shprehu bindjen se Zogaj, deklaroi dje Bam- “Bamir Topi do të sjellë më ir Topi do të sjellë më shumë shumë moderacion, por memoderacion në drejtimin e sh- gjithëse ai është zgjedhur në tetit, por edhe në ruajtjen e rrugë kushtetuese, në kushtet ekuilibrave politikë. Zogaj u e mungesës në sallë të opozitës shpreh se me zgjedhjen e Bam- gjatë votimit të tij, zoti Topi ir Topit në postin e do t’i duhet që të mbyllë këtë Presidentit, ne rikthejmë sër- hendek në punën e tij, gjë që ish në krye të Shtetit figurën e kam besim të madh se do ta politikanit, duke qenë se 5 vitet bëjë”. Lidhur me dorëheqjen që kaluan ishte një President e Topit nga dy postet parnga shoqëria civile. “Për men- tiake që ai mban, Zogaj thekdimin tim politikani është soi se së shpejti do të ketë një gjithmonë më afër natyrës së vendim dorëheqje. Ai theksoi problemeve që kanë institucio- se “brenda muajit shtator net, që ka shoqëria, pritet të zhvillohen për shkak të lidhjeve edhe zgjedhjet e së drejtëpërdrejta që “Brenda muajit pjesshme parka me këto probleme, pas shtator pritet të lamentare, ndaj rikthimi i polivendit vakant që lë tikanit kërkon më zhvillohen edhe në Kuvendin e Shshumë përgjegjësi zgjedhjet e qipërisë, zgjedhja e dhe angazhim”, tha pjesshme” Bamir Topit si Zogaj. Në këtë President”.

EKONOMI - 7

E hënë, 23 Korrik 2007

Â

KREDIA BANKARE PUSHIMET

FINANCIMI - Pas shtëpive dhe makinave, bankat e nivelit të dytë ofrojnë më shumë para për pushuesit

Përhapen gjerësisht më 2007-ën kreditimet për pushime, por ofrohen me tarifë më të shtrenjtë se vjet

Si mund të pushosh me paratë e bankës Kredia në lekë 15-18%, në euro 12% deri 7 vjet Genc KONDI

KREDITË PËR PUSHIME NGA BANKAT E NIVELIT TË DYTË

N

ë kuadër të rritjes së shpejtë të kreditimit të subjekteve privatë, bankat edhe këtë vit kanë siguruar një bilanc të mirë kredish të individëve me destinacion pushimet verore. Por, këta të fundit janë ndeshur me një shtrenjtim të papritur të kësteve. Është viti i dytë ose i tretë që shqiptarët u drejtohen institucioneve bankare për të siguruar paratë e duhura për pushime, të shtrenjta ose jo, por që nuk i kanë në dispozicion. Pas shtëpive dhe makinave, tanimë institucionet financiare të nivelit të dytë, të përhapura me degë në të gjithë vendin, kanë ofruar gjithnjë e më shumë para për pushuesit që dëshirojnë të vizitojnë Turqinë, vendet ekzotike, Egjiptin, por edhe të pushojnë brenda vendit me paratë e bankës. Natyrisht, për këtë ka kushte dhe kërkesa. Së pari, shqiptarët që kanë përfituar nga një kredi e tillë personale, janë ndeshur sivjet me pagesa më të larta për bankën, si në lekë, ashtu edhe në euro. Kjo, për shkak të tendencës në rritje që kanë pasur interesat bazë të këtyre monedhave gjatë këtij viti. Interesi 12-mujor i bonove të thesarit (që shërben si bazë për përcaktimin e kredisë në

Interesat në lekë

15-18%

Interesat në euro

Mbi 12%

BKT

80% të faturës, 2.000 USD, deri 3 vjet

Union Bank

100%, pa kufizim, deri 1 vit

Raiffeisen Bank

Deri 1 mln lekë, nga 6 muaj deri në 7 vjet, pa kolateral

Tirana Bank

Kushtet Kushti kryesor për marrjen e një kredie për pushime janë të ardhurat e individit, qëndrueshmëria dhe rregullsia e tyre. Janë analistët e kredisë pranë bankave ata që verifikojnë burimin e të ardhurave dhe aftësinë paguese të klientit lekë) është aktualisht rreth 8%, nga 6.7% që ishte në korrik të vitit të kaluar. Ndërkohë, edhe për kredinë në euro ekziston sivjet e njëjta tendencë. Interesi bazë njëvjeçar (eurobori) aktualisht është 4.3%, nga 3.3% që ishte në korrik të vitit të kalu-

Mundësia Pothuajse të gjitha bankat e nivelit të dytë ofrojnë kredi konsumatore, në të cilat përfshihet edhe kredia për pushime. Marrja e kësaj kredie është e thjeshtë dhe e shpejtë

ar. Çka do të thotë se këtë vit banka do të kërkojë që pushuesit kredimarrës t’i kthejnë më shumë para, sesa vitin e kaluar, 15-18% në lekë dhe mbi 12% në euro. OFERTAT Bankat e nivelit të dytë ofrojnë kredi për pushime nga 1,000 euro deri në 20,000 euro apo ekuivalentin e tyre në lekë ose dollarë. Kjo është një “kredi konsumatore”, por, e specifikuar vetëm për pushime, koha e shlyerjes është shumë më e shkurtër. Kështu, ajo llogaritet nga 1 vit deri në 3 vjet. BKT-ja jep kredi për pushime deri në 80% të vlerës së faturës së agjencisë së udhëtimit (nëse ka), por gjithmonë duke mos e kaluar shumën maksimale prej 2,000 dollarë ose barazvlefshmja në monedha të tjera. Afati maksimal i kredisë shkon deri në 3 vjet. Ndërkohë, Union Bank financon nevojat për kredi për pushime deri në 100% të vlerës së shpenzimeve për pushime të parashikuara nga klienti ose të çmimit të paketës turistike të ofruar nga agjencia turistike. Afati i shlyejes së kësaj huaje shkon deri në 1 vit.

Sigurisht, edhe me tolerancën e zgjatjes së afatit në varësi edhe të shumës së kërkuar. Interesi mesatar vjetor varion për monedhën euro 13%-15% dhe për monedhën lekë nga 16%-18%. Raiffeisen Bank financion pushimet me shuma, që fillojnë nga 100,000 deri në 1 milion lekë. Kredinë Personale e përfitojnë të gjithë ata individë nga mosha 18 deri në 65 vjeç, që kanë pagë të verifikueshme, pa kërkuar asnjë kolateral fizik, bazuar në aftësinë shlyrëse të individit. Ofrohet për një periudhë nga 6 muaj deri në 7 vjet. Tirana Bank ofron për këtë qëllim kredi deri në 10,000 euro vetëm për individë, që janë në gjendje të vërtetojnë të ardhurat e tyre mujore. Ajo jepet me një afat shlyerjeje deri në 5 vjet për një shumë deri në 10,000 euro ose ekuivalenten e saj në dy monedhat e tjera. Banka financon deri në 100% të shumës së kërkuar. Nga ana e saj, Banka Popullore të garanton pushime me 200,000 lekë kredi, por afati maksimal i huasë është deri në një vit. Përsa i përket shumës, ajo arrin maksimalisht deri në 200,000 lekë ose ekuivalentja e kësaj vlere në valutat e huaja. Banka Kombëtare e Greqisë ofron pushime me 5,000 euro deri në dy vjet shlyerje, gjithmonë e siguruar nga një garanci, e cila varion sipas shumës (një garant, dy të tillë, pengje etj)

Deri 10,000 euro, 5 vjet, 100% të shumës

Banka Popullore

200,000 lekë, deri në një vit

BK e Greqisë

5,000 euro deri 2 vjet

Leku, përsëri i fortë ndaj valutave kryesore Duket se nuk ka patur ndikim të dukshëm në frenimin e fuqizimit të lekut në këmbimet me valutat kryesore vendimi i Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit në 5,75% nga data 28 qershor e këtij viti. Në agjencitë e këmbimit valutor dje, një dollar u ble me 88.4 lekë dhe u shit me 88.9 lekë, ndërsa një euro u ble me 122 lekë dhe u shit me 122.4 lekë. Në këtë raport ka ndikuar edhe ardhja e emigrantëve për pushimet e verës në vend, fenomen ky, i përvitshëm. Sipas BSH, në vend ka presione inflacioniste, që mund të vijnë duke u forcuar

Monedha europiane, rekord historik ndaj USD Ka shënuar në tregjet financiare ndërkombëtare këto ditë rekordin e të gjitha kohërave euro, në shkëmbimet me valutën amerikane, dollar, duke u kuotuar në raportin një euro me 1,3827 dollarë. Ky është niveli më i lartë, i arritur ndonjëherë në shkëmbimet e monedhës europiane me atë të përtej-Atlantikut. Në muajin nëntor 2005 dollari ka arritur nivelin 1.165 kundrejt euros, duke qenë niveli më i fortë i tij që nga dhjetori i vitit 2003. Por, duket se tendenca e rritjes së ekonomisë gjermane dhe e gati të gjitha ekonomive të tjera të eurozonës ka sjellë forcimin e euros.

8 - EKONOMI

E hënë, 23 Korrik 2007

Â

FONDET E RRUGEVE PRIVILEGJET

KOMPANIA - Më 2006, amerikanët e Bechtel realizojnë një xhiro prej 7.581.485.496 lekësh (81,5 mln USD)

Dhjetë kompani, të privilegjuarat e administratës së tanishme qeveritare për fondet e rrugëve

Ku shkojnë paratë e rrugëve që ndërtohen? Bechtel, nga hiçi në Olimpin e VIP-ave të biznesit Genc KONDI

KOMPANITE E PERZGJEDHURA NGA QEVERIA PER NDERTIMIN E RRUGEVE

J

anë 10 kompani, “të priv ilegjuarat” që gëzojnë të drejtën e ndërtimit të rrugëve shqiptare, sidomos në realizimin e veprave më madhore të infrastrukturës së transportit. Prej tyre, vetëm katër kanë patur akses në këtë drejtim edhe gjatë vitit 2005. Të tjerat, duket se kanë dalë prej hiçit, për të kapur majat e biznesit në vend. Gjë, që nuk mund të realizohet lehtë, pa patur mbështetjen e fuqishme të strukturave të caktuara qeveritare. Në bazë të të dhënave, të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, që u referohen xhirove të realizuara nga kompani, që operojnë në fushën e ndërtimit të veprave të rëndësishme infrastrukturore në vend, del se gjatë vitit 2005 kompanitë që kanë realizuar shifra të larta xhiroje me vepra publike kanë qenë Albavia, Euroteorema Group, Trema Engineering 2 dhe Tris Ndërtim. Këto kompani gjenden përsëri gjatë vitit 2006, pikërisht të pranishme në këtë sektor të ekonomisë së vendit. Trema e ka dyfishuar xhiron e vet, duke kaluar nga 1 miliard në 2 miliardë lekë të reja; Tris-i shënon një rritje të vogël, duke kaluar nga 1,05 miliard në 1,127 miliard lekë. Euro-

teorema ka një rënie xhiroje, duke kaluar nga 739 milionë lekë, në 673 milionë në vitin 2006, kurse Albavia shënon rritje, duke kaluar nga një xhiro 551 milionë, në 668 milionë lekë në vitin e kaluar. Më 15 tetor të vitit të kaluar, kryeministri Berisha priti presidentin e kompanisë Bechtel, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Ai u shpreh i kënaqur që kjo vepër me rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë rajonin, do të realizohet nga një nga kompanitë kryesore dhe me më shumë eksperiencë në botë në ndërtimin e infrastrukturës së rrugëve. Kryeministri u shpreh se, përveç standardeve perëndimorë dhe cilësisë së lartë, angazhimi i kompanisë Bechtel do të ketë një rëndësi të

VIP-AT Gjatë vitit të kaluar, vetëm Vodafone Albania me 22 miliardë lekë dhe Albanian Mobile Communication me 21,5 miliardë arrijnë të kalojnë në vendet e para të biznesit, ndërkohë që Bechtel arrin të rradhitet menjëherë i treti në vitin 2006 madhe, pasi ajo do të japë eksperiencë inxhinierike dhe menaxheriale për të gjithë sektorin dhe bizneset e ndërtimit në Shqipëri. Prania e Bechtel ka qenë inekzistente gjatë vitit 2005 dhe më parë në vendin tonë. Nga niveli zero, ajo ka kapërcyer të gjitha kompanitë e tjera, që operojnë në Shqipëri, për të kaluar në një nivel xhiroje të paimagjinueshëm në kushtet e këtushme. Vetëm gjatë vitit të kaluar, ajo realizon një xhiro prej 7.581.485.496 lekësh të reja (81,5 milionë dollarë sipas kursit të këtij viti).

Ambasciata d’Italia - Tirana DUKE FILLUAR NGA DATA 23 KORRIK 2007 PËR TË REZERVUAR TAKIM PËR NË AMBASADËN ITALIANE NË TIRANË, JENI TË LUTUR TË TELEFONONI VETËM NË NUMRIM E MËPOSHTËM

0900 404 4000

(100 L/min)

NGA E HËNA DERI TË PREMTEN ORA 8.00 DERI NË ORA 20.00

Consolato Generale d’Italia - Valona KOMUNIKATE PER SHTYP Informohen qytetarët se, duke nisur nga e hëna 23 korrik 2007, për të patur një takim për të paraqitur kërkesat për vizë apo legalizime mund te telefononi në numrin e ri

0900 404 4001

(100 L/min)

Shërbimi do të jetë aktiv çdo ditë, NGA E HËNA DERI TË PREMTEN ORA 16.00 DERI NË ORA 20.00

K om pania

X hiro 2006

X hiro 2005

B EC H T EL& EN K A

7.581.485.496

-

T RE M A E N G INE E R IN G 2

2.002.788.598

1.010.861.737

T RIS N DE R TIM

1.127.039.495

1.057.066.589

ANK

993.335.170

-

M A K ALB AN IA

958.836.286

-

J&P A V AX sha

785.533.043

-

M A LT A UR O

748.857.268

-

E UR O T EO R E M A G RO U P

673.515.052

739.103.613

A LB A VIA

668.929.058

551.938.613

E U RO T EO R E M A PE Q IN

533.220.493

-

REQUES T F OR EXPRESSIONS OF INTERES T REQUEST FOR INTEREST ALBANIA BUSINESS ENVIRONMENT REFORM AND INSTITUTIONAL STRENGTHENING PROJECT (BERIS) CONSULTING SERVICES IDA Credit No. 4239 ALB Project ID: No. P096643 This request for expressions of interest follows the general procurement notice for this project that appeared in Development Business No. 699 of March 31, 2007. The Government of Albania has received a credit from the International Development Association (IDA), and intends to apply part of the proceeds of this credit to payments under the contract for: Regulatory For Managing and Reform in Albania (Regulatory Impact Assessment (RIA), CapacityBuilding, Simplification, Monitoring and Evaluation) The services include technical assistance on: „ Prepare an inception report, including a detailed work plan for the continued design and i mplementation of a regulatory management system in Albania. „ Review of the GoA’s regulatory reform capacities „ Prepare recommendations for the detailed scope, development and operational aspects of a future RIA system in Albania „ Assist in the development of a legal strategy for implementing a RIA system, including drafting relevant laws and/or regulations „ Assist in the design and implementation of RIA pilots „ Prepare simple and operational RIA guidelines for regulators „ Develop and implement a RIA training programme for the public and private sector in Albania, including workshops for experts and stakeholders. „ Design and support the implementation of monitoring and evaluation system for regulatory reform and RIA in Albania „ Prepare a detailed work plan and a budget to support implementation and maintenance of a RIA system in Albania „ Establish a registry of business law „ Consolidation of Business Law „ Business Licensing system „ Inspection system in Albania „ Support the Department of Trade Policy (DTP) within METE (and any local consultants) during the implementation of the Regulatory Reform Platform The estimated duration of the contract is 2 years starting from January 2008 – July 2010 . The Ministry of Economy, Trade and Energy, now invites eligible consultants to indicate their interest in providing the services. Interested consultants must provide information indicating that they are qualified to perform the services (brochures, description of similar assignments, experience in similar conditions, availability of appropriate skills among staff, etc.). Consultants may associate to enhance their qualifications. A consulting firm will be selected in accordance with the procedures set out in Section II (Quality and CostBased Selection (QCBS)) of the World Bank’s Guidelines: Selection and Employment of Consultants by World Bank Borrowers (May 2004). Interested consultants may obtain further information at the address below from 08:00 to 16:30. Expressions of interest must be delivered to the address below by 3 August 2007. Ministry of Economy, Trade and Energy Blvd. Deshmoret e Kombit 1001 Tirana , Albania Att: Mrs. Jorida Cela - Specialist Tel: ++355 4 226301/222305 Fax: ++355 4 22 61 43 e-mail: [email protected]

AKTUALITET - 9

E hënë, 23 Korrik 2007

Â

INTERVISTA KRYEPOLICI

PREMÇI - “Në ditët në vijim pritet të finalizohen operacione të tjera në qarqe të ndryshme të vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit flet për rihapjen e dosjeve të vjetra dhe zbulimin e autorëve të tyre

“Do ndëshkojmë policët e inkriminuar” Premçi: S’do ti lejojmë të na prishin imazhin e policisë

D

rejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, në një intervistë të dhënë diten e djeshme u shpreh me tone të ashpra ndaj efektivave të Policisë së Shtetit që rezultojnë të implikuar në trafiqe të ndryshme apo që me dashje ndihmojnë trafikantët ti shpëtojnë ndëshkimit të ligjit. Premçi tha se policia prej kohësh ka bërë një studim për të gjitha dosjet e vjetra dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha dosjeve të vjetra. Në intervistën që numri një i Policisë Shtetit i dha Agjensisë Telegrafike Shqiptare theksohet fakti që struktura e Policisë është gjithmonë në reformim të vazhdueshëm. Mes të tjerash ai tha se “nuk ka vend në Policinë e Shtetit për punonjësit e inkriminuar dhe jo profesionistët”. Ditët e fundit Policia e Shtetit ka zbardhur disa ngjarje të vjetra, të cilat kanë qenë pushuar nga prokuroria. A do të kemi dhe në të ardhmen zbardhjen e krimeve të tjera të vjetra të pazbuluara? Policia prej kohësh ka bërë një studim për të gjitha dosjet e vjetra të pazbuluara. Në departamentin e Hetimit të Krimit janë krijuar grupe të posaçme, që në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë Kriminale po studiojnë dhe po kryejnë investigime për çështje të caktuara, të pazbardhura të pezulluara deri tani. Çështja e finalizuar e operacionit “Shkopeti” ka zbardhur një varg ngjarjesh të vjetra. Këto ngjarje të rënda kishin të bënin me vrasjet e punonjësve të policisë, me vjedhjen me armë të arkave të komunave dhe grabitjen e qytetarëve në një aks problematik për ato vite si Lurë-Rrëshen dhe BurrelMilot. Vlerësoj shumë reagimin e qytetarëve për të mbështetur punën e policisë në zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Në ditët në vijim pritet të finalizohen operacione të tjera në qarqe të ndryshme të vendit. Për asnjë çast nuk duhet të harrojmë që Policia e Shtetit ka detyrim ligjor jo vetëm të ruaj rendin publik, jo vetëm të parandalojë krimin, jo vetëm të godasë kur ndodh krimi, por të punojë me të gjitha mënyrat e ligjshme për të zbuluar dhe ngjarjet e vjetra kriminale, të cilat për arsye nga më të ndryshmet kanë mbetur të pazbardhura. Unë besoj se me

Aksionet “Në ditët në vijim pritet të finalizohen operacione të tjera në qarqe të ndryshme të vendit. Policia e Shtetit ka detyrim ligjor të ruaj rendin publik, të parandalojë krimin, ta godasë kur ndodh, por dhe të punojë për të zbuluar ngjarjet e vjetra”. masat e marra me organizimin e ri të Policisë së Shtetit dhe profesionalizmin e punonjësve të policisë ne do të bëjmë të mundur që një pjesë e mirë e këtyre ngjarjeve do të zbardhen duke çuar në vend drejtësinë dhe ligjin. A ka të inkriminuar në radhët e policisë? Kjo është një çëshjte që me të drejt ngjall interes dhe është në qendër të vëmendjes jo vetëm të institucioneve shtetërore, jo vetëm të shtypit, por edhe publikut të gjerë. Natyrisht që ky interesim është mjaft i justifikueshëm duke u nisur nga fakti se natyra e detyrave që kryen policia është delikate dhe me mjaft përgjegjësi, por edhe sepse janë evidentuar raste të shkëputura të implikimit të punonjësve të veçantë në veprimtari të kundraligjshme deri në veprimtari kriminale. Kjo është edhe arsyeja që siç e dini në Ministrinë e Brendëshme funksionon Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili ka për objekt parandalimin e kësaj veprimtarie kriminale. Ne kemi bashkëpunuar në mënyrë efektive me këtë shyërbim në mënyrë që të identifikojmë ata elementë të veçantë të korruptuar apo kriminal dhe të dy së bashku të bëjmë të mundur për t’i vendosur ata përpara përgjegjësisë penale. Këtu mund të përmend dy rastet e fundit, ku janë goditur dy rrjete kriminale në bazë të të cilëve kishte edhe punonjës policie. Njëri është rasti i përpara tre ditëve kur në Sarandë u ndaluan 6 punonjës policie për trafik klandestinësh drejt Greqisë dhe rasti tjetër po për trafik klandestinësh në Gjirokastër përpara një muaji, ku u arrestuan disa punonjës policie. Edhe në këtë plan kërkoj bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo rast korruptiv ose sjellje jo etike të punonjësve të policisë

Dosjet “Në departamentin e Hetimit të Krimit janë krijuar grupe të posaçme, që në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë Kriminale po studiojnë dhe po kryejnë investigime për çështje të caktuara, të pazbardhura të pezulluara deri tani”.

Inkriminimi “Kemi bashkëpunuar me SHKB-në që të identifikojmë ata elementë të korruptuar apo kriminalë dhe të bëjmë të mundur vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. Në dy rastet e fundit u goditën dy rrjete kriminale mes të cilëve kishte dhe punonjës policie”.

Reforma “Ligji i ri i Policisë së Shtetit u njeh të drejtën e rikthimit në punë punonjësve të policisë që ndodhen me pagesë kalimtare. Ata s’u larguan nga detyra për motive që lidhen me cilësitë apo parametrat e tyre, por nga shkurtimet e funksioneve organike”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi i ardhur në këtë detyrë vetëm disa muaj më parë

dhe i siguroj se masat ndaj tyre do të jenë të menjëhershme dhe shumë të ashpra. Nuk do lejojmë që punonjës të veçantë policie të prishin imazhin e gjithë Policisë së Shtetit. Sapo keni marrë detyrën, nëse më lejohet të themi, keni kryer një reformë nga e cila janë larguar nga detyra gati 800 punonjës policie? Policia e Shtetit ndodhet në reformim të vazhdueshëm. Kjo kushtëzohet nga shumë faktorë që lidhen me vetë policinë, por edhe me faktorë që përcaktohen nga kërkesat gjithmonë në rritje të shoqërisë. Të tillë unë do të evidentoja kryesishtë ata faktorë që lidhen me përmirësimin e performancës së policisë, të përmirësimit të parametrave të rendit dhe sigurisë publike në vend, të realizimit të prioriteteve të qeverisë ndaj luftës së krimit të organizuar dhe

korrupsionit etj, por ndërkohë ka edhe faktorë të tjerë që përcaktohen nga vetë kërkesat gjithmonë në rritje të policisë dhe të punonjësve të saj. Duke gjykuar nga këto rrethana besoj se përcaktohet më qartë nevoja për një reformim të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit. Kjo strukturë nuk mund të qëndrojë jashtë strukturave të administratës publike ku edhe këto të fundit gjatë kësaj periudhe u janë nënshtruar shkurtimeve në organikat e tyre. Për këtë qëllim, në zbatim dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave, është shkurtuar organika e Policisë së Shtetit me 800 punonjës policie, shkurtime të cilat janë bërë për ato funksione organike që janë gjykuar jo me ngarkesën e nevojshme apo edhe për funksione të tjera për të cilat është gjykuar se mund të përballohen me personel më

të pakët. Ne kemi vlerësimin se këto shkurtime organike nuk do të ndikojnë në efektivitetin e strukturave policore, përkundazi do të vënë më në pozita pune çdo punonjës policie. Pra duke përfunduar për këtë çështje dua të nënvizoj faktin se shkurtimet e punonjësve të policisë së Shtetit janë pasoja të reformave legjislative dhe strukturore që po zhvillohen në këtë institucion. Në media është përfolur se disa nga punonjësit e dalë në reformë mund të rikthehen sërish në detyrë. A është e vërtetë kjo? Po është e vërtetë. Kjo është një mundësi që është përcaktuar edhe në ligjin e ri të Policisë së Shtetit, i cili u njeh të drejtën e rikthimit në punë punonjësve të policisë që ndodhen me pagesë kalimtare. Është e natyrshme që këta punonjës policie nuk janë lar-

guar nga detyra për motive që lidhen me cilësitë dhe parametrat e tyre, por siç e thamë edhe më lart për shkak të shkurtimeve të funksioneve organike. Ne jemi duke përgatitur strukturat e reja të drejtorive të policisë në qarqe, por jemi edhe duke studiuar mundësinë që shumë funksione që aktualisht mbulohen me punonjës policie të mbulohen nga civilët. Në këto rrethana ne besojmë se do të lind nevoja që një pjesë e punonjësve të policisë me pagesë kalimtare mund të kenë shanset e ripranimit të tyre në polici. Të kthehemi edhe një herë te reforma, Misioni i Asistencës Policore të Komunitetit Europian në Shqipëri (PAMECA), ka deklaruar se reforma në polici nuk është bërë transparente. Çmund të na thoni për këtë? Pak më lart theksova nevojën për të bërë shkurtime dhe kriteret nga të cilat ne jemi nisur për të realizuar këto shkurtime. Treguesit kryesorë në këtë rast që na kanë imponuar të marrim vendimet përkatëse kanë qenë efektiviteti i çdo funksioni organik dhe realizimi i prioriteteve të policisë së shtetit. Në këtë kuadër ne jemi treguar shumë të kujdeshëm që të bënim sa më pak shkurtime në struktura të tilla si ato të luftës kundër krimit ruajtjes dhe kontrollit të kufirit etj. Por, nga ana tjetër ne nuk mund të pranonim, që funksione të caktuara apo individ të veçantë në polici nuk kishin rezultatet e dëshiruara. Në marrjen e këtyre vendimeve mund të ketë pasur edhe raste të veçanta të subjektivizmit, për të cilat herë pas here ne jemi konsultuar edhe me ekspertët e misioneve të huaja që na asistojnë dhe konkretisht të Misionit PAMECA dhe Programit ICITAP. Për këto arsye ne edhe për shkak të riorganizimit mund të shikojmë dhe të rivlerësojmë vendimet tona për individ të veçantë që kanë çfarë t’i japin policisë. Madje më duhet të nënvizoj se ne sapo kemi nisur në terren një projekt shumë të rëndësishëm për funksionimin e policisë, projektin për Patrullën e Përgjithshme të Policisë, projekt i cili është ideuar dhe po realizohet me asistencën e drejtpërdrejtë të Programit ICITAP në Shqipëri.

10 - AKTUALITET

E hënë, 23 Korrik 2007

Grabitet dhe dëmtohet lokali i Eurollotos, në kërkim autorët N

ë orët e para të mëngjesit të djeshëm, lokali i Eurollotos në pronësi të Enis Matës, në rrugën “Komuna e Parisit” ka rënë prehë e vjedhjes dhe dëmtimit nga persona ende të paidentifikuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit nr.2 të Policisë së kryeqytetit, të cilët kanë konstatuar vjedhjen e një televizori si dhe dëmtimin e katër makinave elek-

tronike për lojëra fati. Burimet policore janë shprehur se ende nuk është bërë e mundur të identifikohen autorët e kësaj ngjarjeje, ku duhet të kenë qenë të paktën dy persona. Të njëjtat burime janë shprehur se tashmë janë ngritur disa dyshime mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, e cila është cilësuar më shumë si hakmarrje sesa një vjedhje e mirëfilltë.

Tom Gjoku i shpëton policisë në Fier, por vetëdorëzohet pas 2 orësh

Gazmend JANKU [email protected]

O

TIRANE

peracionet e policisë për arrestimin e anëtarëve të së ashtuquajturës Banda e Mirditës, nuk shkuan sipas parashikimeve të bëra. Burime konfidenciale të gazetës bëjnë të ditur se i cilësuari si kryesori i kësaj bande, Nikoll Syziu ka mundur t’i shpëtojë prangave të policisë në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kur në të njëjtën kohë u zhvilluan tre operacione në vende të ndryshme për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande. I vetmi aksion i dështuar është ai për arrestimin e Nikoll Syziut. Sipas burimeve të gazetës, Nikolla kishte nuhatur afrimin e forcave të policisë pranë banesës së tij, duke u larguar menjëherë. Në këtë rast, të paktën për momentin, nuk kemi të bëjmë me ndonjë dekonspirim të operacionit të policisë, por thjesht me çështje fati. Bëhet e ditur se Nikoll Syziu ishte çuar në orët e para të mëngjesit për arsye personale dhe kishte konstatuar dritat e një mjeti që afrohej drejt banesës së tij. Duke pasur parasysh të kaluarën e tij kriminale, Nikolla u fsheh për të parë mjetin që afrohej drejt banesës së tij dhe kur ka konstatuar se mjeti i përkiste policisë, është larguar menjëherë nga mbrapa banesës së tij, duke i shpëtuar prangave. Nikoll Syziu, para se të krijonte bandën e tij, ka qenë efektiv i Komisariatit të Policisë së Rrëshenit. Pas largimit nga forcat e policisë, Syziu u kthye në një kërcënim serioz për ish-kolegët e tij, të cilët edhe i ka qëlluar me armë. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë shprehur se Nikoll Syziu, dyshohet si personi që planifikonte dhe organizonte goditjet që kryheshin nga banda. Duke qenë se Syziu kishte shërbyer në forcat e policisë, ai i

Kreu i bandës së Mirditës i shpëtoi aksionit të policisë Nikoll Syziu nuhati rrethimin e shtëpisë

Tenton të vrasë të atin, në arrati 32-vjeçari Një zënkë në familje për pak i ka kushtuar jetën 73-vjeçarit, Luftulla Dauti, i cili është sulmuar me mjete të mprehta nga djali i tij 32vjeçar, Leonard Dauti. Në vendngjarje kanë shkuar forca të Komisariatit nr.1 të Policisë së kryeqytetit, të cilat kanë nisur hetimet në mungesë ndaj Leonardit, i cili është larguar në drejtim të paditur pas tentativës për të vrarë të atin. Dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë për motive të dobëta.

SHKURT Në hetim gardisti qëlloi në ajër me pistoletë

Arjan Reci

Bardhok Syziu

ARRESTIMET Si rezultat i operacionit të mirëkoordinuar të koduar me emrin “Shkopeti”, Forcat e RENEA-s dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, arrestuan Tom dhe Bardhok Syziun, Tom Gjokun dhe Arjan Reçin, të cilët dyshohen për një sërë krimesh e grabitjesh, si anëtarë të Bandës së Mirditës të drejtuar nga personi i shpallur në kërkim, Nikoll Syziu njihte lëvizjet dhe mënyrën e reagimit të ish-kolegëve të tij, çka i jepte atij një avantazh për të goditur në zona ku policia nuk mund të afrohej brenda një kohe të shkurtër. OPERACIONI NË FIER Forcat e policisë nuk e kanë pasur të lehtë të vënë në pranga edhe anëtarin tjetër të kësaj bande, Tom Gjokun me banim në Fier. Burime të Gazetës kanë bërë me dije se Nikoll Syziu, që i shpëtoi policisë, ka lajmëruar me celular bashkëpunëtorin e tij Tom Gjokun, i cili arriti të largohej nga banesa e tij përpara se aty të mbërrinte policia. Por ndryshe nga Syziu, Gjoku nuk vendosi të arratisej përfundimisht. Mësohet se Gjoku ka komunikuar në celular me

bashkëshorten e tij, si dhe me disa nga efektivat e policisë, të cilët i kërkuan që ai të dorëzohej. Pas disa negociatash që zgjatën rreth 2 orë, Tom Gjoku pranon të dorëzohet vetë dhe pasi është ndarë me familjen e tij, është shoqëruar nga forcat e policisë në drejtim të Tiranës. ZBARDHJA Burime konfidenciale të gazetës janë shprehur se rihapja për të tretën herë e hetimeve për vrasjen e policit Gjon Paçuku në vitin 2002, erdhi pas dëshmisë së një personi, identiteti i të cilit mbahet sekret. Dëshmia e këtij personi ndihmoi organin e akuzës për identifikimin e anëtarëve të bandës, katër prej të cilëve ranë në prangat e policisë

Tom Gjoka

Tom Syziu

Gjykata: Burg pa afat për kushërinjtë Syziu G

jykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje, masën e sigurisë me “burg pa afat” për dy kushërinjtë Tom dhe Bardhok Syziu. Aktualisht, ndaj tyre është zyrtarizuar akuza e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të personit, të kryer në bashkëpunim dhe vrasje të mbetur në tentativë. Kjo akuzë ka të bëjë me vrasjen e policit Gjon Paçuku në vitin 2002, si dhe plagosjen e tre kolegëve të tij në tentativë për të ndaluar bandën të kryente grabitjen e radhës. Ndërkohë dy ditë më parë, togat e zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda kishin vendosur masën e sigurisë me “burg pa afat” edhe për dy bashkëpunëtorët e tjerë të kushërinjve Syziu. Tom Gjoku dhe Arjan Reçi, akuzohen gjithashtu për të njëjtat vepra penale të kryera në bashkëpunim. Ndërsa për kryesorin e kësaj bande, Nikoll Syziu, gjykata ka vendosur në mungesë masën e “arrestit me burg pa afat”, duke kryer në të njëjtën kohë edhe shpalljen e tij në kërkim nga policia.

katër ditë më parë. Personi që ka dëshmuar, ka ngritur dyshime se banda e Nikoll Syziut i ka vrarë të vëllain dhe për këtë arsye, ai vendosi të tregojë edhe mbi krimet e tjera të kësaj bande. Por burimet e gazetës bëjnë të ditur se disa nga krimet e kësaj bande janë pranuar

edhe nga dy nga katër të arrestuarit. Dëshmitë e tyre kanë qenë kryesisht për vrasjen e policit Gjon Paçuku dhe të tre kolegëve të tij, që mbetën të plagosur gjatë një aksioni për të ndaluar Bandën e Mirditës që të kryente grabitjet e radhës në vitin 2002.

Një zënkë në një karburant në periferi të Tiranës i ka kushtuar procedimin penal efektivit të Gardës së Republikës, Besnik Dajti, 36 vjeç. Ky i fundit, bëhet e ditur se ka qëlluar në ajër me armën e tij të shërbimit, pas një zënke që ka pasur me 21vjeçarin Gazmend Tanushi. Ky i fundit është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi policia i ka gjetur një pistoletë tip “Eajler” pa fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Vinçieri aksidenton me vdekje të motrën Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen Dyrmishi në lagjen Nr.5 të qytetit të Kavajës. Elsa Dyrmishi 27 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, teksa vinçi që drejtohej nga vëllai i saj Uran Dyrmishi 33 vjeç, ka rënë duke e zënë poshtë. Aksidenti ka ndodhur gjatë disa punimeve që Urani po kryente në banesën e tij. Të dhënat e para hetimore kanë konkluduar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmarrjes së masave të sigurimit teknik dhe ndaj Uran Dyrmishit kanë nisur hetimet në gjendje të lirë.

AKTUALITET - 11

E hënë, 23 Korrik 2007

KUKËS - Tri makina me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur dje drejt Kukësit. Paralajmërimi i banorëve të fshatit Shtiqen për protestë ditën e sotme, duket se ka motivuar policinë për të marrë masa gjer në këtë pikë, në mënyrë që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Qindra banorë të fshatit Shtiqen pritet të protestojnë në komunë, siç kishin paralajmëruar më herët. Para dy jav-

Enrik MEHMETI [email protected]

P

VLORË

ak ditë pas arrestimit të drejtorit të Vilave Qe veritare të Dhërmiut, policia e Vlorës ka arrestuar ortakun e tij në trafikun e lëndëve narkotike. Leonard Canaj është arrestuar dje, pasi nga hetimet ka rezultuar se është një ndër organizatorët e një rrjeti të trafikut të drogës, i cili u zbulua disa kohë më parë në aksin VlorëFier. Arrestimi i Canajt vjen pas prangosjes së ortakut të tij në trafik, Maksim Runaj. HETIMI Hetimet e nisura prej disa muajsh janë finalizuar dje me arrestimin e Leonard Canajt, 33 vjeç, lindur në Kute të Mallakastrës dhe aktualisht banues në Vlorë. Në bazë të hetimeve të nisura dhe arrestimeve të para të kryera në prill të këtij viti nga seksioni i luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, dje blutë kanë prangosur Leonard Canajn, duke e mbyllur dhe shkatërruar tërësisht grupin që prej kohësh trafikonte drogë në qytetin e Vlorës. Mësohet se për Canajn kish-

Banorët e Shtiqenit kërcënojnë bojkotimin e komunës

Specialët në Kukës për protestën e paralajmëruar ësh, ata bllokuan edhe hyrjen e administratës në komunë, në shenjë proteste për mungesën e ujit për vaditje, ujin e pijshëm etj. Komuna Shtiqën dhe disa fshatra të tjerë të komunës Bicaj, vaditin tokat e tyre me anë të një kanali të madh prej rreth 30 km të çelur 60 vjet më parë

dhe kishte futur nën vaditje rreth 2.500 ha. Ishte një nga veprat më të mëdha ujitëse në shkallë vendi. Vitet e fundit, mirëmbajtja e këtij kanali ka kushtuar disa miliona dollarë, ndërsa këtë vit as u bë fjalë që të hapej. Banorët thonë se kanali vaditës është jetik për ta, pasi ak-

tiviteti kryesor me të cilin ata mbahen gjallë është bujqësia. Ata tashmë kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë edhe punën në komunë. Paralajmërimi i tyre me nota agresive ka bërë që në Kukës të shkojnë forca speciale nga Shkodra, për të evituar incidente të mundshme. ar.za

Banorë të Shtiqnit në protestën e tri viteve më parë

Prokuroria e Vlorës kishte firmosur ndalimin. Ishte organizator i rrjetit të trafikut

SHKURT

Droga, arrestohet ortaku i drejtorit të vilave qeveritare

Arrestohen prostitutat, punonin për 2 mijë lekë

Pas Maksim Runajt, në pranga Leonard Canaj Roli Sipas policisë, Canaj ka pasur rolin e drejtimit të këtij rrjeti së bashku me Maksim Runajn. Ai ka kryer rolin e gjetjes së lëndës së parë narkotike në fshatrat e Vlorës si dhe në Lazarat, fakt që sipas policisë është i dokumentuar

te lëshuar urdhër-arrestin Prokuroria e Vlorës. Sipas burimeve zyrtare nga policia, grupi i cili kryesohej nga Canaj, prej kohësh kishte operuar në fushën e trafikut të drogës, ku përfshiheshin të gjitha llojet e drogave. Trafiku i organizuar kryhej

brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet kontakteve të vendosura nga bashkëpunëtorë të ndryshëm. AKSIONI Grupi i gatshëm i forcave të policisë është ndalur përpara lokalit në pronësi të Canajt, në afërsi të ish–Sh-

kollës së Naftës në Vlorë, dhe pa dhënë shpjegime kanë prangosur dy persona të cilët ndodheshin në lokal, njëri prej tyre ishte Canaj dhe tjetri i afërmi i tij. Pas disa orësh, i afërmi i Canajt është lënë i lirë, pasi nuk rezultoi i implikuar në çështjen për të

cilën akuzohej ai. Arrestimi i 33-vjeçarit Canaj, vjen pas dy rasteve të tjera të arrestimeve. Hetimet e kanë pikënisjen rreth 2 muaj më parë, ku forcat e policisë së Vlorës kanë organizuar një aksion për kapjen e një rrjeti trafikantësh që operonte në zonën e jugut. Pasi u infiltrua një agjent i sektorit të Antidrogës, u krye dhe lidhja për blerjen e një sasie prej 100 kg kanabissativa, e cila do të vinte prej fshatrave të Vlorës si dhe prej Lazaratit. Në vendtakim, lënda narkotike u soll nga tre persona, Klodian Troka Melsi Fallani dhe Devi Bendaj. Pas dokumentimit të provave, të tre personat u prangosën. Pas këtij rasti në datën 12 korrik, në lidhje po me këtë ngjarje u arrestua përgjegjësi i vilës presidenciale në Dhërmi, Maksim Runaj, i cili akuzohet si kreu i këtij trafiku.

Në Fier shpërthejnë dhe municione të ’97-ës

Zjarret djegin masive pyjesh, rrezikohen qendrat e banuara

N

ë periferi të Përrenjasit ka shpërthyer dje rreth orës 15:00, një zjarr masiv. Duke u favorizuar edhe nga era, në pak minuta zjarri është përhapur me shpejtësi në tërë shpatin e malit mbi qytet. Gjer në orët e vona të

natës së mbrëmshme, vetëm sa është lokalizuar vatra e zjarrit të shpërthyer, por nuk është bërë e mundur që të shuhet i tëri. Të dhënat e para japin shifrën e afro 10 hektarëve me pisha, të cilat janë djegur plotësisht.

Ndërkohë prej 10 ditësh, zjarret në masivin e Gjallicës në Kukës po i afrohen fshatit. Komuniteti nuk ka qenë shumë i ndjeshëm për zjarrin, por edhe shteti ka bërë sehir prej kaq ditësh. 20 nëpunës të Pyjores bashkë me disa toga ushtarësh, janë në terren në përpjekje për të bërë diçka, por terreni i vështirë i ka sprapsur. Në një takim të mbajtur të shtunën në Kukës, i dërguari i qeverisë, Jemin Gjana la detyra për ngritjen e grupeve të punës në terren për shmangien e zjarreve. Zjarret kanë rënë

edhe në malin e Drobonikut, ku janë djegur disa hektarë pyje. Por zjarret janë bërë problematike edhe në Fier. Dje në mëngjes është njoftuar për një zjarr në Apoloni, por fatmirësisht ishin vetëm disa shkurre që kishin marrë flakë. Pasi kanë fikur atë vatër, është njoftuar për një zjarr tjetër në Vajkan të Fierit. Zjarri ishte i fuqishëm dhe rrezikonte që të kalonte edhe në disa shtëpi. Masivi i ullishtave shumëvjeçare dhe me prodhimtari në një sipërfaqe prej rreth 3 hektarë së bashku me disa shkurre,

janë djegur dhe përcëlluar nga flakët e zjarrit. Ndërhyrja e punonjësve zjarrfikës në vatrat e zjarrit është bërë më e vështirë. Kjo edhe për shkak të kërcitjes së fishekëve të zjarrit të lënë gjatë viteve të mbrapshta të ’97-ës. Gjithsesi, zjarri u shua dhe dëmet kanë qenë të mëdha. 3 ha ullishte janë djegur, ndërkohë që dhe varrezat publike të fshatit janë rrezikuar. Mendohet se zjarri është shkaktuar nga ndonjë qiri i ndezur në varet publike të këtij fshati, nga të afërmit e tyre.

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar dje tri femra, të cilat u kapën në flagrancë duke prostituuar. Arrestimi është bërë në një lokal në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”. Në bazë të një informacioni të ardhur në rrugë operative, policia ka shkuar dhe ka arrestuar M.SH 36 vjeçe, V.H 40 vjeçe dhe A.B 40 vjeçe. Policia ka shpallur në kërkim pronarin, A.K., i moshës 44 vjeç, i cili e kishte marrë këtë lokal në administrim dhe në ruajtje nga një person tjetër. Gjithsesi policia, 44-vjeçarin e akuzon për veprën penale të “mbajtjes së lokalit për prostitucion”. Ky i fundit është shpallur në kërkim, pasi gjatë kohës që policia ka ardhur në lokal, ai nuk ndodhej aty. Të arrestuarat punonin për 2 mijë lekë.

Ndjekje penalë për dy vëllezërit policë Prokuroria e Elbasanit ka nisur procedimin penal në gjëndje të lirë për dy vëllezër, punonjës të Gardës dhe të Policisë së Shtetit të cilët kanë kanosur dhe goditur me qytën e pistoletës dy vëllezër nga Shirgjani. Saimir Çekrezi 34-vjeç, nënoficer në Gardën e Republikës dhe vëllai i tij më i vogël, Algert Çekrezi 21-vjeç, me detyrë trup shërbimi në repartin “Shqiponja”, në orën 11.00 të ditës së shtunë janë konfliktuar me dy vëllezërit Arben e Bledar Tashi respektivisht 33-vjeç dhe 32-vjeç në fshatin Shirgjan. Sipas policisë konflikti ka nisur për motive të dobëta. Dy vëllezërit Tashi kanë përfunduar të plagosur në spital, por plagët e tyre nuk përbëjnë rrezik për jetën. Ndërsa dy vëllezërve policë u janë sekuestruar armët e zjarrit.

12 - AKTUALITET

E hënë, 23 Korrik 2007

U grindën dy ditë më parë për shkaqe ekonomike

Zhduken prindërit e 4 fëmijëve të mitur ELBASAN- Dy bashkëshortë janë zhdukur prej dy ditësh, duke lënë katër fëmijët e tyre “jetimë”. Pas një zënke me njëri-tjetrin, prindërit janë larguar nga banesa në drejtim të paditur, pa u lënë asnjë sinjal fëmijëve, të katërt në moshë të mitur. Ngjarja për të cilën tashmë është sinjalizuar policia dhe kanë nisur edhe

kërkimet, ka ndodhur në fshatin Bradashesh, 5 kilometra nga Elbasani. Prej dy ditësh, fëmijët kanë vuajtur urinë, pasi nuk kishin asgjë të hanin në shtëpi, kjo si pasojë edhe e varfërisë së tejskajshme të kësaj familjeje. Policia bëri të ditur se bashkëshortët e zhdukur janë Artan Kovaçi, 36 vjeç dhe Mar-

jeta Kovaçi, 34 vjeç. Gjer në orët e vona të darkës, policia nuk ka rënë në gjurmët e tyre, ndërsa fëmijët kanë shpjeguar se para se të largoheshin, ata ishin grindur me njëri-tjetrin. Mësohet se Artani sapo ishte kthyer nga Saranda, pas një migrimi vetëm prej dy javësh. Fëmijët kanë shpjeguar se pasi i ati

Drejtoria e Policisë në Gjirokastër detyrohet të paguajë 3 milionë lekë

Ismail XHAFERRI [email protected]

GJIROKASTER

D

rejtoria e Policisë së Gjirokastrës do t’u paguajë rrogën e një viti nëntë ish-policëve të pushuar në intervale të ndryshme kohore këto dy vitet e fundit. Ish-policët, Alush Aliko, Hodo Cani, Izet Ahmeti, Genci Kroi, Tahir Çela, Dilaver Beqiri, Edi Balili, Adriatik Logli dhe Çajup Aliko, janë larguar nga detyra me urdhër të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Por pas kësaj, ata e kanë quajtur të padrejtë motivin e largimit dhe për këtë i janë drejtuar individualisht gjykatës. Tashmë, Policia e Gjirokastrës do të nxjerrë nga buxheti i saj shumën prej 3 milionë lekësh për policët e shkarkuar, vendim i cili sipas gjykatës, ka qenë i padrejtë. Secili prej policëve të larguar nga detyra do të përfitojë përafërsisht 300 mijë lekë. GJYKATA Shkalla e Parë në Gjirokastër, në të cilën policët kanë kërkuar dëmshpërblim ose rikthim në punë, pasi ka studiuar dosjet dhe motivin e largimit për secilin prej tyre, ka vendosur që drejtoria e policisë t’u japë rrogën për një periudhë njëvjeçare, që nga dita e pushimit nga puna. Pjesa dërrmuese e policëve të pushuar nga puna, për një periudhë të gjatë kohe kanë shërbyer në pika të ndryshme kufitare në Kakavijë. Pushimi i tyre sipas drejtorisë së policisë, është bërë për favorizim të trafikut klandestin dhe motivacione të tjera të përngjashme. Por gjatë procesit gjyqësor dhe nga studimi i dosjeve që u krye për ta, nuk rezultoi asnjë vërejtje dhe asnjë masë. Drejtoria e policisë nuk mundi të argumentonte motivin e largimit të ish-punonjësve të saj. Gjithsesi, në përballjen midis ish-policëve dhe përfaqësuesve të Rendit përpara trupit gjykues është parë pozicioni i vështirë i

Gjykata rikthen në punë nëntë policët e shkarkuar Vendimi: I kanë shkarkuar padrejtësisht Policët Ndonëse kanë qenë tepër të kënaqur me vendimin e gjykatës, ish- policët kanë kërkuar që këto lekë të mos dalin nga arka e drejtorisë, por nga xhepat e ishdrejtuesve të tyre, të cilët kanë ndërmarrë veprime arbitrare politike dhe pa asnjë bazë ligjore

këtyre të fundit, që nuk kishin asnjë argument dhe asnjë bazë ligjore se përse nëntë policë janë flakur në rrugë. Aq më tepër kur disa prej tyre ka rezultuar se kanë qenë ndër më të përkushtuarit në këtë drejtori.

SFIDAT Në këtë këndvështrim, policët Hodo Cani dhe Alush Aliko, janë fiksuar në memorien e Policisë së Gjirokastrës, si dy ndër protagonistët kryesorë që në 14 shtator të vitit 1998 arritën

të përballnin sulmet me armë zjarri dhe të mbronin pikën doganore të Kakavijës nga djegiet dhe shkatërrimet e personave të papërgjegjshëm. Pas përfundimit të proceseve gjyqësore kanë reaguar edhe ish-

policët. Sipas tyre, motivi i vërtetë i pushimit të tyre nga puna është thjesht politik. Ata shtuan më tej se janë shenjestruar për t’u larguar nga radhët e policisë që pas ndërrimit të pushtetit politik pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005. “Kam dorëzuar kapelën jo për shkelje apo gabime gjatë ushtrimit të detyrës, pasi trafikantët e vërtetë tashmë janë zbuluar, por sepse Drejtoria e Policisë në Gjirokastër kërkonte të hapte vende pune për militantë të Partisë Demokratike, ashtu sikundër ndodhi realisht”, tha njëri nga ish-policët e shkarkuar. Nuk janë vetëm këta nëntë ish-punonjës policie, të cilëve së bashku, drejtoria e policisë duhet t’u japë një shumë prej 3 milionë lekësh. Në proces gjyqësor janë edhe ish-punonjës të tjerë të kësaj drejtorie.

Shkak amortizimi, pasi kishin kohë që nuk punonin

Mbyten tri peshkarexha të ankoruara në kalatën e Durrësit

DURRËS - Tri anije peshkimi janë mbytur dje në kalatat e peshkimit në Portin detar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tri peshkarexha të njohura me emrat “Sanxhito”, “Erzeni” dhe “Leskaj”, si pasojë e amortizimit të tyre të plotë kishin pësuar çarje dhe pas saj kishin marrë ujë, duke u fundosur totalisht. Nga mbytja shpëtoi vetëm një anije e katërt e quajtur “Era”, e lidhur edhe kjo me tri ani-

Shkaku Pronarët e anijeve të mbytura i kërkojnë ndihmë shtetit. Sipas tyre, shkak i kësaj ngjarjeje është mungesa e aktivitetit të anijeve për shkak të naftës pa akcizë që u hoq me vendim qeverie jet e tjera. Peshkatarët thithën ujin me pompë, duke shpëtuar peshkarexhën e katërt nga mbytja. Peshkatarët shpjegojnë se shkaku i amortizimit mund të ketë qenë qëndrimi i gjatë i peshkarexhave pa punë si pasojë e grevës. Dëmi deri tani nga

mbytja e tri anijeve ka arritur në mbi 150 mijë euro, kurse jashtë përdorimit ka dalë edhe 50 metra kalatë në port. Pronarët e anijeve të mbytura i kërkojnë shtetit ndihmë, pasi dëmi që atyre u është shkaktuar është tepër i madh dhe se ata nuk kanë

Anijet e mbytura në Durrës

asnjë mundësi për të blerë një anije tjetër. Sipas tyre, ata nuk janë të siguruar, pasi edhe sigurimet nuk e kanë në skemën e tyre këtë. Ata fajësojnë shtetin për këtë ngjarje. Kjo pasi sipas tyre, anijet janë amortizuar gjatë kohës që kanë ndenjur pa punë, për shkak të heqjes së naftës pa akcizë.

ishte kthyer pa lekë, e ëma ishte larguar duke thënë se do vriste veten; pak minuta më pas ka dalë i shoqi për ta kërkuar, por që nga ai moment asnjëri nuk është kthyer më në shtëpi. Kadri Xhija, babai i Marjetës pohoi se e kishte bërë ai denoncimin në polici. Në fillim kishte shpresuar se do të ktheheshin, por pasi kaluan dy ditë, ai sinjalizoi policinë për këtë ngjarje.

SHKURT Mbërrijnë në Kapshticë 1200 emigrantë KAPSHTICË- E diela ka sjellë në Kapshticë mbi 1200 emigrantë, që u janë larguar qyteteve greke për të kaluar pushimet në atdheun e tyre. Ditët përvëluese në shtetin grek kanë detyruar me qindra emigrantë shqiptarë të udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke përfituar dhe nga starti i lejes së kalimit, e cila ka nisur nga 3 korriku sipas qarkores greke. Vetëm gjatë ditës së djeshme, në orët e para të mëngjesit të kësaj dite, rreth 1200 emigrantë shqiptarë kanë hyrë në pikën e kalimit në juglindje të vendit, Kapshticë, e cila lidh Shqipërinë me Greqinë. Kanë qenë 6 autobusë të linjave të përditshme me Greqinë që kanë hyrë në Kapshticë pas mesnatës së të shtunës, ndërsa mbi 200 automjete të vogla kanë hyrë gjithashtu në vend nëpërmjet kësaj pike kalimi. Sipas komandantit shqiptar të pikës së kalimit, ndonëse ka pasur një fluks, ende lëvizja nuk ka arritur në pikun e saj.

Aksidentohet një familje, vdes fëmija

KAKAVIJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur dje në orën 16:00, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, tek kthesa e fshatit Shtepëz, mbi urën që po ndërtohet. Automjeti xhip tip “Nisan” me targa të huaja i ZM 46-47, me drejtues Jorgo Sani, 36 vjeç, lindur dhe banues në Berat, i cili udhëtonte nga Kakavija për në Berat, është përplasur me autoveturën tip “Golf 2” me targa të huaja YBA 61-85, me drejtues Neim Kanushi, 48 vjeç nga Zhapokik i Tepelenës. Si pasojë e kësaj përplasjeje, mjeti xhip tip “Nisan” ka dalë nga rruga e ka rënë poshtë urës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Vanesa Jorgo Sani 1 vjeç si dhe kanë mbetur të plagosur Jorgo Sani, drejtuesi i mjetit tip “Nisan”, bashkëshortja e tij Estathia Sani, vajza Aleksandra Sani, 10 vjeç si dhe vajza tjetër Margalena Sani, 2 vjeç.

OPINION - 13

E hënë, 23 Korrik 2007

O

P

(vijon nga faqja 1) ...të ringjallur Kanunin, por për t'u dhënë kuptim e shpjegim me një fjalë të vetme e të saktë të gjitha veprimeve e sjelljeve të jo pak prej njerëzve tanë publikë, veçanërisht atyre që me dushk e me para, me marifete e akraballëqe lepepeqerie janë bërë politikanë të shquar, deputetë, ministra, njerëz të rëndësishëm me votën e të cilëve përcaktohet fati ynë. Të jesh sot një hjekës i talentuar e i suksesshëm do të thotë të kesh të garantuar e të siguruar veten jo vetëm sot për sot, por edhe në të ardhmen pasurinë, famën, postin. Është një kohë e mrekullueshme për të qenë hjekës! Besoj se fjala hjekës është e vetmja që mund të shpjegojë me saktësi atë dukuri aq të dendur, natyrisht jo vetëm në politikën tonë, po edhe në përditshmërinë tonë që aq rëndom e bën absurditetin të ngjajë si një gjë normale, ndërsa pafytyrësinë, shitjen e dinjitetit dhe të nderit, pabesinë dhe pafytyrësinë të quhen mjete të domosdoshme, të ndershme e më se të natyrshme "për funksionimin e demokracisë sonë të brishtë". Në këtë vend që ende quhet Shqipëri kushedi për çfarë arsyesh gjenetike lindin e shumohen hjekës me shumicë. Ndoshta ndikon tradita, ndoshta e drejta zakonore është akoma më e fortë se e drejta kushtetutërore, ndoshta Maliqi ka qenë dhe është më i fortë dhe më vendimmarrës se Ligji…Për të mos e zgjatur, HJEKËS në Kanun quhet ai njeri që të shtiret si mik për kokë, besnik i familjes, sot i partisë ose i udhëheqësit, por që në një moment të caktuar ky, hjekësi pra, me vetëdije e me përkushtim shembullor e nxjerr "mikun" e vet në një shteg të sigurt ku e pret në pusi gjakësi, hasmi, kundërshtari i tij… Seanca e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë, në fund të fundit u përcaktua dhe u dominua nga vullneti i të paktën nja gjashtë hjekësve të tillë. Dhe ky është një fakt që do të shërbejë si një shembull unik e spektakolar i korruptimit politik në historinë tonë të re. *** Me të drejtë mund të pyetet: Pse është shtuar kohët e fundit aq shumë raca e hjekësve të kësollojtë kanunorë e katundarë nëpër partira, institucione e sidomos në Kuvend? Ç'fiton sot një hjekës, qoftë ky politikan, deputet, amator apo anonim, daç edhe profesionist apo një ishlider historik nga roli i tij, që shumëkujt mund t'i duket i shëmtuar? Naivët e sotëm nuk e dinë se inati ballkanik e shtyn një hjekës profesionit të çojë "mikun" në pusi, sepse ai gjykon sipas traditës së hjekësve: më nxirr mua një sy, që atij tjetrit, fqinjit, vllaut apo rivalit partiak t'i kërresh të dy sytë! Kjo është platforma e një hjekësi tradicional dhe historik. Ky

I

N

I

O

Shqipëria nën hyqmin e hjekësve Nga Kiço BLUSHI mekanizëm funksionoi dhe u vu në përdorim me mjeshtëri nga strategu i hjekësve shqiptarë, Berisha e jo vetëm nga ai, po edhe nga shefi i hjekësve pësëistë. Por pas kësaj, hjekësit që kanë kryer misionin, pra pasi kanë çuar "mikun" apo partinë e tyre në pusi , i vijnë edhe favore, nder e famë e rremë, bëhen të shquar (paçka se prej aktit të pabesisë) në të gjithë krahinën, përfitojnë prona të pamerituara, tendera, grada, emërime, mirëqenie, ofiqe, siguri, imunitet, legalizim të vetes në kryeqytet nga gazetat dhe nga televizionet si një prej vipave më të spikatur të shoqërisë…Një hjekës i lavdishëm kujton se me veprimin e vet bëhet jo vetëm i rëndësishëm, po edhe i pavdekshëm, sepse me hjekësinë e tyre ata mundën të bëjnë Shqipërinë me President!Po të mos donin ata Shqipëria nuk do të kishte President!E kjo nuk është pak!Ky fat nuk i vjen çdo lloj hjekësi!E pse se jo, një hjekës politik nuk e ka për turp e për marre të përfitojë edhe monedha të thata nën dorë…por ama as hjekësi dhe as prokurorët këtë nuk e quajnë korrupsion. Jo, ky nuk u quajtka korrupsion! Jo se këtë korrupsion nuk e dënon asnjë ligj, asnjë lloj prokurorie e gjykate, jo se veprimet e hjeksave politikë janë një nga ato "punët e mira që mund të bëhet me njerëz të ligj", as se Berisha e quajti "një fitore të madhe"ardhjen e votimin e hjekësve , poir se hjekësit megjithatë ka për t'i ndëshkuar fillimisht morali shoqëror dhe më pas historia, paçka se edhe vetë hjekësit kanë për të deklaruar se ata kanë kryer "një mision historik", se ata kanë vepruar për shpëtimin dhe për të mirën tonë! *** Në kuptimin e sotëm të sjelljes publike ky lloj hjekësi, i dalë nga bota e pamatë e hiçit, jo pa të drejtë e quan veten VIP mjaft të rëndësishëm, meqë ai ka në dorë fatet e atdheut, si ç'ishte zgjedhja apo mosgjedhja e Presidentit, rënia apo mos rënia e vendit në zgjedhje të parakohshme. Një hjekës profesionit, i ngritur në stadin e deputetit, ka të drejtë të besojë sinqerisht se ai është edhe një "konsensual" i vërtetë, një njeri që i takon të ndikojë në rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Dhe kështu ndodhi vërtet të premten e kaluar! Kjo u vërtetua në seancën e fundit parlamentare kur u zgjodh Qytetari i Parë i Shqipërisë! Pa votat e gjashtë hjekësve pësëistë nuk do të kishim jo vetëm Presidentin, po as Berishën e gjithëpushtetshëm! Pa hjekësinë e tyre ne do të na kishte marrë lumi! Ja përse një hjekës i tillë ka të drejtë të jetë e të ndjehet vërtet krenar!Krenar e fod-

ull jo vetëm se hjekësit me aktin e tyre dolën nga Kanuni e hynë më në fund në histori, po se ata do t'i nderojë edhe familja e tyre, edhe ajo e ish partisë-viktimë, në zinë përcjellëse të së cilës ata domosdo do të jetë më të pikëlluarit dhe, natyrisht edhe më të zhgënjyerit, me që ata iu gjendën pranë në ditën më të zezë të saj, po ja që nuk e shpëtuan dot! Ata do të gëzojnë përjetë mirënjohjen e kundërshtarëve të djeshëm të tyre që e dinë se pa ndihmën e hjekësve të vyer, pa marifetin e tyre për ta nxjerrë hasmin/partinë në shteg e në pusi, hakmarrja historike e Berishës nuk do të mund të kryhej. E sigurt është se hjekësit e PS-së kanë për të deklaruar në ditët që do të vijnë se ata vepruan kësisoj për të mirën e vetë PSsë dhe të elektoratit të tyre të dashur! Dhe ky është vërtet një akt që me siguri ka për të mallëngjyer sidomos ata që pas kësaj do të flenë me ëndrrën që një ditë edhe ata do të mund të bëhen një ditë hjekës politikë, ky profesion i mrekullueshëm që për një natë e për një votë të bën të famshëm! Ja përse të gjithë ata që janë shqiptarë të vërtetë e që akoma ndjehen sadopak të kulluar e krenarë duhet me gjithë zemër të ulin kokën, të falen e të urojnë: Të na rrojnë e inshallah të na shumohen në ditët që vijnë hjekësit tanë shpëtimtarë dhe konsensualë që nuk na lenë të biem në krizë e në amulli institucionale! Do Zoti dhe formojnë në vjeshtë një grup të mëvetshëm parlamentar, i cili me siguri do të quhet grupi parlamentar i hjekësve, për të qenë më të organizuar e më të vendosur në situatat e tjera të ngjashme me atë të së premtes së zezë që sapo kaloi kur u zgjodh Presidenti i Shqipërisë! Jo për gjë, por që të realizohen deri në fund të gjitha "reformat", ndryshimet dhe arrestimet që kanë mbetur pa u kryer nëpër ato institucione që kërkon Berisha! Ky është një kontribut përnjëmend historik i hjekësve të PS-së!I paçim me jetë hjekësat tanë të nderuar e ballëlart!Sepse pa ndihmën e tyre Shqipëria, largqoftë, do të kishte rënë në zgjedhje të parakohshme të cilat do të ishin një fatkeqësi e paparë kombëtare, pasi Berisha, bashkë me ndjekësit dhe hjekësit e vet do të na kishte lënë shëndenë njëherë e përgjithmonë! E bash për këtë arsye ne do të kishim mbetur jashtë NATOS, jashtë BE-së, pa investime, pa ujë e pa drita, pa rritje të pensioneve dhe të rrogave të zyrtarëve! *** Hjekësit nuk janë një dukuri as e re dhe as e panjohur në historinë tonë. Për të mos shkuar shumë larg, pa ndihmën e hjekësve

N

E

nuk do të kishte mundur as Zogu dhe as Enveri të shtynin pushtetin e vet as edhe një vit! E nuk besoj se gaboj po të them se pa ndihmën e çmuar të tyre, ata nuk do të kishin eliminuar dot gjithë ata "armiq të rrezikshëm të partisë"! Ishin hjekësit që ia çonin armiqtë dhe të dyshimtët në pusi Zogut e më pas Enverit. Por ama pa ndihmën e tyre as doktor Berisha nuk do të ishte udhëheqësi më jetëgjatë në të gjithë botën që dje quhej Lindje... Ky, pa diskutim është i vetmi që ka mbetur i palëkundur në drejtim që nga viti 1990 e këtej, natyrisht me ndihmën e vyer e të pazëvendësueshme të palodhur të racës së pastër të hjekësve shqiptarë. Berisha, me sa duket, shpreson e lufton dhe po e realizon qëllimin e vet që t'ia kalojë në pushtet, (por me vota ama!) edhe Enverit! Nuk është meritë e tij, natyrisht meritën e kanë hjekësit që ia çojnë në pusi armiqtë dhe kundërshtarët!Janë këta që e mbajnë në pushtet, janë po këta që kur të vijë momenti do ta nxjerrin edhe Berishën në shtegun e lig, d.m.th, në pusi, sikundër nxorën edhe Enverin e vdekur! Ky është rregulli numër një i tyre. Sapo një lideri i shket këmba, ata e nxjerrin në pusinë e atij që do të vijë… Pa ndihmën e mbështetjen e hjekësve as Enveri, as Saliu nuk do të kishin pasur këtë jetëgjatësi e këtë autoritet të padiskutueshëm në politikë! Është e frikshme të mendosh se edhe në vitin 2007 një njeri si Berisha të ketë grumbulluar aq shumë pushtet në duart e tij, jo nga vota popullore, jo nga zgjedhjet e drejta, po me ndihmën e hjekësave! Ja përse sot janë bërë aq të rëndësishëm hjekësit, ja përse gjashtë hjekës pësëistë kanë vlerë më shumë se të gjitha partitë e opozitës, edhe se kryetarët apo ish kryetarët e tyre që vetëquhen historikë. Në fund të fundit pa ndihmesën e hjekësve ne nuk do të ishim këta që jemi: në një tranzicion të pafundmë e në zgrip të një pusie politike gjithnjë e më të panjohur! Ja përse ne duhet të falënderojmë me gjithë zemër hjekësit tanë, sepse ata, pavarësisht nga cili krah apo nga cila parti vijnë, kanë për të qenë edhe për disa vjet zotër të nderuar dhe të respektuar në këtë vend e në këtë shoqëri! Popujt e tjerë, ata që si ne dolën nga Lindja dhe tash kanë hyrë në Perëndim më shpejt se ne, nuk kanë pasur Kanun, gjë që do të thotë se ata nuk e njohin dhe nuk e kanë as si term dhe as si koncept Hjekësin, këtë mjeshtër që i zgjidh problemet pa qenë e nevojshme të bëhen zgjedhje parlamentare! Këtë fat e kemi vetëm ne! E sa kohë që në Shqipëri do të vlerësohet një hjekës si një hero shpëtimtar, ky fat ka për të ndjekur! E për këtë nuk kemi të drejtë t' i ankohemi askurrkujt!

14 - REKLAME

E hënë, 23 Korrik 2007

OPINION - 15

E hënë, 23 Korrik 2007

O

D

ëshpërimi sh tetëror e politik nuk është kurrë këshilltar i mirë për diplomacinë. Këtë po dëshmon sjellja e diplomacisë serbe për çështjen e pavarësisë së Kosovës, ku idetë, tezat apo alternativat e propozuara për zgjidhjen, po marrin çdo ditë forma më absurde e më surealiste. Në takimet dhe bisedimet e saj të ethshme dhe të përditshme për Kosovën në gjithë kancelaritë europiane dhe jo europiane, diplomacia serbe ka vënë në funksionim edhe kërcënimin e prerjes së marrëdhënieve diplomatike me çdo shtet, që do të njohë pavarësinë e Kosovës. Si kryeministri radikal V.Koshtunica, ashtu dhe ministri i tij i Jashtëm liberal, V.Jeremiç, nuk mendohen dy herë për ta hedhur nëpër tryezat e larta diplomatike në shumë kryeqytete këtë kërcënim zyrtar serb. Në pamjen e parë duket sikur kërcënimi u drejtohet të gjitha shteteve të botës, gjë që natyrisht e bën edhe më absurd. Por realisht nuk është ashtu. Sepse në Berlin më 17 korrik, kryeministri i Serbisë V.Koshtunica vetëm në mënyrë të tërthortë la të nënkuptohej kërcënimi diplomatik serb. Ndërsa kur vjen fjala për në rajon, zyrtarët serbë demonstrohen shumë agresivë, siç bëri ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, ku i shpalli paralajmërim Malit të Zi dhe shteteve të tjera të rajonit me një gjuhë të kohërave të perënduara që, "le të mos bëjnë ndonjë hap që më vonë do të jetë vështirë të kthehen mbrapsht". Sigurisht, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike është një akt dhe situatë e rëndë në marrëdhëniet mes dy shteteve. Çdo shtet dhe qeveri serioze duhet të mendohet dhjetë herë para se të ndërmarrë një hap të tillë kundrejt njërit apo tjetrit shtet, pa le më kundrejt gjithë shteteve të botës. Shkaqet dhe motivet duhet të jenë vërtet të rënda e natyrisht, shteti dhe qeveria e ka detyrë të llogarisë të gjitha efektet dhe pasojat për shtetin dhe popullin e vet. A i kanë menduar këto gjëra udhëheqësit e tanishëm të Serbisë, kur shpallin me lehtësi nëpër tryeza, forume, ekrane dhe mikrofona, se do të presin marrëdhëniet diplomatike me të gjitha shtetet që do të njohin Kosovën? Në botën e sotme, kërcën-

P

I

N

I

O

N

Shantazhi serb i prerjes së marrëdhënieve diplomatike



Diplomacia serbe ka vënë në funksionim edhe kërcënimin e prerjes së marrëdhënieve diplomatike me çdo shtet ime të tilla zakonisht vijnë nga megalomania apo nga krizat dëshpëruese politike e kombëtare. Në rastin e Serbisë, duket se janë të dyja. Megjithëse autori dhe promotori i kësaj teze kërcënuese është kryeministri radikal V.Koshtunica, ai në fakt nuk është origjinal. Sepse Serbia e ka vënë njëherë në jetë këtë kërcënim të saj. Në marsin e vitit 1999, kur Aleanca Atlantike ndërmori ndërhyrjen e saj humanitare kundër Serbisë për të ndalur genocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë, qeveria e presidentit Sllobodan Millosheviç preu marrëdhëniet me shtetet anëtare të NATO-s, me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën etj, si dhe me Shqipërinë. Këto marrëdhënie i rivendosi qeveria e presidentit V.Koshtunica, pasi erdhi në fuqi në tetor të vitit 2000, pas rrëzimit të Millosheviçit. Tani, Koshtunica merr në përdorim kërcënimin e metodës millosheviçiane të prerjes së marrëdhënieve diplomatike me gjithë shtetet, për shkak të Kosovës. A duhet marrë në konsideratë ky kërcënim, apo duhet parë thjesht dhe vetëm si një bllof diplomatik i Beogra-

Prishtina

Nga KATOVICA dit? Padyshim ai ngjall nënqeshje argëtuese tek diplomacia e Uashingtonit, Londrës, Berlinit apo Parisit. Por nga shtetet me përmasa dhe role më modeste në arenën ndërkombëtare, duket se ka vend për të qëndruar. Ai në fakt duhet marrë në konsideratë në dy drejtime. Drejtimi i parë është për të parë dhe kuptuar me qartë mënyrën e reagimit dhe të sjelljes ndërkombëtare, që po aplikon Serbia kundrejt komunitetit ndërkombëtar. Në një kohë kur OKB-ja, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm shpall se zgjidhja më e mirë është plani i Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën, kur BE ka shpallur se po ky plan është alternativa më e goditur dhe kur SHBAja ka shpallur se Kosova do të bëhet e pavarur në një mënyrë apo tjetër, Serbia reagon apriori kundër bashkësisë ndërkombëtare. Dhe shpall se jo vetëm është kundër të gjithëve, por edhe se është gati të luftojë kundër të gjithëve, duke prerë marrëdhëniet diplomatike me të gjithë. Kjo do të thotë se ai shtet është ende shumë larg parametrave dhe standardeve demokratike dhe moderne të bashkëjetesës ndërkombëtare. Kjo do të thotë se ai shtet është shumë larg parametrave dhe kritereve që kërkohen për integrimin e tij në strukturat euroatlantike. Kjo do të thotë se ai shtet është ende shumë larg të të kuptuarit të kohës dhe të normave demokratike të marrëdhënieve të sotme ndërkombëtare. Kjo do të thotë se indulgjenca e hapjes së bisedimeve me Serbinë për MSA-në nga BE-ja, apo

e pranimit të saj në Partneritetin për Paqe nga NATO, pa zbatuar asnjë kusht, nuk ka qenë një politikë e efektshme. Drejtimi i dytë për të marrë seriozisht këtë kërcënim të Serbisë ka të bëjë me rajonin. Një investigim i kujdesshëm i zhvillimeve nxjerr se kërcënimi i Serbisë ka pasur një farë efekti në disa shtete të rajonit dhe në qëndrimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Duket se ka një farë tërheqjeje nga disa qëndrime të qarta të disa shteteve ballkanike në drejtim të mbështetjes së planit të Ahtisaarit për pavarësinë e mbikëqyrur. Në mënyrë të pashpjegueshme, disa përfaqësues zyrtarë si presidenti i Malit të Zi apo zëvendësministri i Jashtëm bullgar, hedhin pa të keq këto ditë tezën që statusi i Kosovës duhet të ketë edhe miratimin e shteteve të rajonit. Kjo, në një kohë kur dihet se bota nuk po është në gjendje të bashkojë në një mendim Beogradin e Prishtinën lidhur me statusin, e jo të bashkojë p.sh, Shqipërinë, që është për pavarësinë e Kosovës, me Rumaninë që është për mbetjen e Kosovës nën Serbi. Disa prej udhëheqësve të rajonit duket se bëjnë një llogari të shkurtër përpara një alternative pa rrugëdalje, të cilën ua vendos atyre diplomacia serbe: "O me Serbinë, o me Kosovën!". Kjo është një mënyrë jolargpamëse e vështrimit të ecurisë së gjërave, sepse gjeopolitika e rajonit ka ndryshuar pas vitit 1999 dhe Kosova, don apo nuk don Ser-



Shantazhi serb i prerjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetet që do të njohin pavarësinë e Kosovës bia, do të jetë një shtet i ri në rajon, një shtet fqinj me disa shtete ballkanike. Llogaritë strategjike bëhen duke marrë në konsideratë marrëdhëniet me të gjitha shtetet në rajon dhe Kosova do të jetë pjesë e sistemit ndërkombëtar të shteteve në Europën Juglindore. A ka shanse reale që Serbia ta zbatojë kërcënimin e saj? Në planin teorik dhe emotiv shanset janë të mëdha, sepse në Beograd kemi një klasë dhe udhëheqje politike të dobët, e cila gjithë peshën e vet politike në elektorat dhe në popull e ka bazuar vetëm në kartën dhe lojën e nacionalizmit, njëlloj si Millosheviçi. Por e humbura do të jetë vetë Serbia. E para, sepse ajo nuk do të ndalojë dot procesin e pavarësimit të Kosovës, që është faza e fundit e mbylljes së krizës dhe e dezintegrimit të zgjatur dhe të dhimbshëm të ish-federatës komuniste jugosllave. Rusia nuk mund të rrijë të dobësojë peshën e vet ndërkombëtare, duke hedhur poshtë çdo ditë rezolutat e propozuara nga perëndimi, dhe as perëndimi nuk mund të presë pafundësisht derisa të marrë edhe votën ruse në

E

Këshillin e Sigurimit. Projekti i perëndimit që Solana shpalli më 17 korrik, për ta tërhequr çështjen e pavarësisë së Kosovës nga KS i OKB-së dhe për ta kaluar në forume të tjera, ku Rusia nuk ka veto, duhet të jetë një paralajmërim i qartë për Moskën se telenovelës së saj proserbe po i vjen fundi. E dyta, në eventualitetin e prerjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetet e tjera, Serbia do të hyjë në një vetizolim të plotë, që do të pengojë jo vetëm integrimin, por edhe zhvillimin e saj. Sepse shtetet e rajonit janë anëtare të Bashkimit Europian dhe të NATO-s, ku Serbia ka deklaruar se aspiron të hyjë, se shtetet e rajonit janë anëtare të Partneritetit për Paqe dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit, ku Serbia është pjesëmarrëse. Se shtetet e rajonit janë anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, ku Serbia është anëtare. Vështirë të dalë një lolofgari që mendon se Serbia do të fitojë duke e përjashtuar veten nga këto organizata e organizma. Aq më pak perspektivë ka ky shantazh serb në drejtim të shteteve të mëdha demokratike të botës si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca etj, që janë për pavarësinë e Kosovës. Sado e trullosur nga nacionalizmi, jo të gjithë në udhëheqjen serbe mendojnë se Serbisë i mjafton vetëm Rusia, për të jetuar e përparuar dhe jo të gjithë në Beograd janë të bindur në vërtetësinë e maksimës së udhëheqësit të partisë më të madhe serbe, asaj Radikale, Nikoliç, i cili deklaroi në mes të parlamentit serb se Serbia më mirë të jetë provincë ruse, sesa anëtare e BE-së. Shantazhi serb i prerjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetet që do të njohin pavarësinë e Kosovës, është pjesë dhe rezultat i mentaliteteve të vjetra bizantine dhe komuniste ballkanike, që bëhen çdo ditë e më absurde në kohërat moderne që jetojmë. Ai nuk duhet marrë vetëm në kuptimin e mirëfilltë e as duhet neglizhuar thjesht si një absurditet i radhës. Në këtë rast, absurditeti është shtetëror dhe promovuesi është një shtet, i cili ka treguar se është përpjekur shumë herë në histori t'i kundërvihet historisë, duke dëmtuar veten por edhe të tjerët.

16- REKLAME

E hënë, 23 Korrik 2007

Summer pagess SPECIALE - 17

Redaktor përgjegjës: Ilda LUMANI,

DIETA E VIP-AVE

Art Dizajn: Altin ALIAJ,

E-mail: [email protected]

GJUMI I MINISTRIT TË RENDIT, BUJAR NISHANI PRISH FESTËN NË TROPIKAL NË DURRËS

Ushqimi që hanë Alicia Keys dhe Eva Mendez MODA E SYVE

Ngjyrat që duhet të përdorim këtë verë

TROPIKAL Shëëëëështtttt, po fle ministri

18- SPECIALE

E hënë, 23 Korrik 2007

ummer pages S GJUMI I MINISTRIT TË RENDIT, BUJAR NISHANI PRISH FESTËN NË TROPIKAL NË DURRËS

NëTropikal

Shëëëëështttttt, po fle ministri NGA ILDA LUMANI

S

hëëëëështtttt, po fle ministri, lajmëruan disa sirena policie, të cilat ishin më të zbehta sesa volumi i bokseve të vendosura pafund, në diskon verore “Tropikal” në Durrës, por që gjithsesi jehona e tyre ishte ultimatum. Gjumi i ministrit të Rendit, Bujar Nishani aty pranë diskos, në rezidencat qeveritare “Kavalishenca” ka prishur natën e mbi 5 mijë njerëzve të ardhur jo vetëm nga Durrësi dhe kryeqyteti, por edhe nga turistët e huaj që gjendeshin aty. Fundjava që iku, në “Tropikal” ishte një festë e veçantë, që niste me një koncert të organizuar nga MJAFT-i dhe që ka vazhduar më pas me festën e përjavshme në “Tropikal”. Edicioni i 5-të i “MJAFT FEST” kishte sjellë dy grupet e njohura në botë “Morcheeba” dhe “APOLLO 440”. Një eveniment ky që solli një dyndje të madhe njerëzish jo vetëm nga Shqipëria por edhe më tej. Por pikërisht kur festa arriti kulmin, aty edhe mbaroi… Pa vajtur ende ora 02:00 e mëngjesit, pa zhurmë, një nga punonjësit e barit lajmëroi se aty party përfundonte. Asnjë shpjegim. Balerinat kubiste kanë zbritur me të shpejtë nga skena, njerëzit kanë

Të rinjtë përpiqen të mbajnë qetësi

MINISTRI

NJERËZIT

VELIAJ

Gjumi i Ministrit të Rendit Bujar Nishani, aty pranë diskos, në rezidencat qeveritare “Kavalishenca” ka prishur natën e mbi 5 mijë njerëzve të ardhur jo vetëm nga Durrësi dhe kryeqyteti, por edhe nga turistët e huaj që gjendeshin aty

Urdhëri i mbylljes së festës për shkak të gjumit të Ministrit të Rendit, Bujar Nishani shokoi gjithë njerëzit të cilët kishin ardhur për të kaluar një natë argëtimi në Tropikal, si çdo fundjavë

Nuk më çudit fare ky fakt, pasi një qeveri që ka prioritet gjumin dhe jo promovimin e turizmit mund të presësh çdo gjë. Një qeveri që paradite shkon në plazh dhe mbasdite fle gjumë nuk ka sesi të promovojë turizmin shqiptar.

“Hajde tani flini gjumë dhe ju se u bë vonë. Unë do fle, kështu që dua qetësi”

ndërprerë vallëzimet, kanë pirë me të shpejtë birrat dhe pijet alkoolike që kishin në duar dhe janë larguar të mërzitur. Truprojat e lokalit

janë kujdesur që njerëzit të dalin qetësisht dhe ndoshta janë mërzitur më tepër se të tjerët, pasi nuk mundën të çonin misionin e tyre deri

në fund. Ndërsa kamerierëve dhe punonjësve të tjerë u kanë ikur dëm planet se do të arrinin të kishin një natë me një bakshish të

majmë. Shumë pak vetë e morën vesh arsyen e vërtetë të ndërprerjes së festës, por që gjithsesi pati një reagim negativ tek të gjithë, ata që kishin menduar ta prisnin mëngjesin pranë detit dhe të dëgjonin muzikën e luajtur nga DJ e pub-it. Njerëzit të çoroditur janë larguar nga pub-i, ndërsa është dashur mbi dy orë që pub-i të zbrazej i tëri. MESAZHI I MINISTRIT Si çdo fundjavë,

kryeqytetasit iu drejtuan Durrësit për të kaluar një natë ritmike dhe energjike në “Tropikal”. Pas koncertit të organizuar në plazhin aty pranë diskos, ku ka interpretuar grupi kosovar rrock “Asgjë sikur dielli”, “Side Car Kisses” dhe të famshmit “Morcheeba”, të gjithë të pranishmit aty janë zhvendosur në festën që organizonte disko “Tropikal”. Ndërsa muzika ka arritur kulmin dhe

SPECIALE - 19

ummer pages S nga ILDA LUMANI

A

jo që ndodhi këtë fundjavë në dis kon verore “Tropikal”, në Durrës, të sjell në mendje vetëm ato vite të errëta të komunizmit, ku aty ku pushonte diktatori Enver Hoxha, edhe mushkonja duhej të merrte leje për të kaluar. E ndërsa nga ajo kohë kanë kaluar vite dhe janë ndërruar sisteme, nuk kanë ndryshuar njerëzit, drejtuesit tanë, që ripërtërihen me një format të ri, por me të njëjtat forma drejtimi. Urdhri i mbylljes së festës për shkak të gjumit të ministrit të Rendit, Bujar Nishani, shokoi gjithë njerëzit, të cilët kishin ardhur për të kaluar një natë argëtimi në “Tropikal”, si çdo fundjavë. “Më kujton xhaxhin Enver në vilat e Pogradecit. Në këtë qytet të vogël s’pipëtinte asgjë ato ditë kur pushonte diktatori”, - shprehet Kristi Pinderi, zëdhënës i MJAFT-it, që pasi kishte marrë sadisfaksion nga koncerti i “Morcheeba”, mori edhe një mesazh mjaft domethënës nga ministri i Rendit, Bujar Nishani. “Tani mua më flihet, kështu që duhet qetësi”. Dhe ky mesazh, që e morën gjithë njerëzit e

“Nuk më çudit fare ky fakt, pasi nga një qeveri që ka prioritet gjumin mund të presësh çdo gjë” adrenalina është ngritur në maksimum, festës i është dhënë fund për një motiv gati qesharak, por që në Shqipërinë tonë është më se normal. E ndërsa ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë sesa i rëndësishëm është gjumi i ministrit tonë të Rendit, nuk ishim fort të bindur se sa do të na kuptonin të gjithë ata turistë që gjendeshin aty, ndoshta edhe për herë të parë në një bregdet shqiptar.

Çfarë mesazhi u dhatë Zoti Ministër?! Mesazhin që “Hajde tani flini gjumë dhe ju, se u bë vonë! Unë do fle, kështu që dua qetësi!”. Ndërkohë që në këtë verë, qeveria shqiptare nuk organizon asnjë aktivitet promovues për turizmin shqiptar, ndalon edhe sipërmarrjet private të pub-eve, që ia kanë dalë mbanë deri më tani të sjellin në bregdetin shqiptar një atmosferë aspak ndryshe nga vendet e tjera.

SI PUSHONTE DIKUR DIKTATORI…

Urdhrat nuk diskutohen, por zbatohen PINDERI “Më kujton xhaxhin Enver në vilat e Pogradecit. Në këtë qytet të vogël s’pipëtinte asgjë ato ditë kur pushonte diktatori”, shprehet Kristi Pinderi, Zëdhënës i MJAFT, që pasi kishte marrë sadisfaksion nga koncerti i “Morcheeba”, mori edhe një mesazh mjaft domethënës nga Ministri i Rendit, Bujar Nishani. pranishëm në “Tropikal”, erdhi përmes vartësve të ministrit, të cilët me makinat e policisë dhe me si-

renat që shndrisnin edhe më tepër në atë natë korriku, urdhëruan që festa të mbarojë. Në vitin 2007, një

ministër të urdhëron edhe kur të flesh. Qetësia e tij është prioritet. Të tjerat nuk kanë rëndësi…

NGJASHMERIA

Erion Veliaj: Qeveria ka prioritet gjumin K

anë reaguar të gjithë njerëzit për atmosferën e papritur të krijuar në disko “Tropikal”. Disa duke mos u larguar nga pub-i edhe pse muzika mungonte. Të tjerët duke ngritur zërin në formë proteste, e kështu me radhë. I pyetur nga Gazeta, drejtuesi i Lëvizjes MJAFT, i pranishëm në festën e organizuar në “Tropikal” është shprehur se “Nuk më çudit fare ky fakt, pasi nga një qeveri që ka prioritet gjumin dhe jo promovimin e turizmit, mund të presësh çdo gjë. Një qeveri që paradite shkon në plazh dhe pas-

dite fle gjumë, nuk ka sesi të promovojë turizmin shqiptar. Ndërkohë që MJAFT sjell dy grupet mjaft të njohura në botë, sjell turistë, njerëz që ballafaqohen me një kulturë të re, promovon turizmin shqiptar, gjë që kjo qeveri nuk po e bën dhe me këta qeveritarë burokratë, do të thotë që qeveria jonë është vite dhe vite larg ndaj vizioneve tona për të promovuar Shqipërinë dhe për të sjellë turistë këtu. Kur ne arrijmë të sjellim 5.0006.000 njerëz në Shqipëri, policia të lajmëron se ministri duhet të flejë gjumë, ky është absurdi i kësaj situate”.

20 - SPECIALE

E hënë, 23 Korrik 2007

ummer pages S BJONDET KESHILLA Tonalitetet intensive të çdo ngjyre i përshtaten më shumë një lëkure të një moshe të pjekur, ndërsa ato më të lehta atyre më të reja.

Nëse jeni një bjonde me sy të gjelbër lyeni qepallat tuaja me ngjyrat naturale të rërës dhe kanellës, për të nxjerrë në pah më mirë të gjelbrën e irisit

Me“sytë” T

tek

ë gjallë, plot ekspre sivitet, emocion dhe forcë, sytë janë paqyrimi dhe shpre hja jonë më e mirë, pa pasur nevojën e fjalëve. Të kaltër, të gjelbër, ngjyrë kafe ose të zezë, herë shprehës të sensualitetit dhe ndjelljes, herë të ëmbëlsisë dhe pafajësisë, sido që ata të jenë dhe çfarëdo që të duan të shprehin, të gjithë do t’i dashuronin dy sy të bukur… I zbukuroni më shumë ata duke zgjedhur dhe ngjyrën që ju shkon më shumë dhe i bëni ata të duken të parezistueshëm. PORTOKALLIA, PËR SYTË BLU Roza, ngjyrë korali, portokallia dhe ngjyra tullë, janë të gjitha nuanca që vënë në dukje sytë me ngjyrë qielli. Përmbajnë pigmente të “ngrohta” dhe krijojnë një kontrast që bën më intensive ngjyrën e irisit. Veshja ideale për të shoqërur make up-ín, nëse ju jeni një bjonde, do të ishte një pikërisht një ngjyrë portolalli e lehtë pa shumë ngarkime të tepërta. Për femrat me tonalitete të gjështenjës dhe sy të kaltë kaltër, vjollca delikate është një ngjyrë ideale, ndërsa për folkëkuqet për t’i dhënë një ekulibër fytyrës me ngjyrën e flokëve, sfumaturat e të gjelbrës dhe gurkalit do të ishin mëse të pështatshme. BEZHË, PËR SY TË GJELBËR Nëse jeni një bjonde me sy të gjelbër lyeni qepallat tuaja me ngjyrat naturale të rërës dhe kanellës, për të nxjerrë në pah më

Roza, ngjyrë korali, portokallia dhe ngjyra tullë, janë të gjitha nuanca që vënë në dukje sytë me ngjyrë qielli

dhin tonalitet e gjështenjës. BRONZ, PËR SYTË GËSHTENJË Ngjyra kafe është universale dhe i shkon të gjithave. Por në rastin e syve dhe flokëve të errët duhet një sfumaturë e ngrohtë, kafe ose bronz dhe e kombinuar me një ngjyrë neutrale, si perla ose

Në rast se ju jeni një bjonde drejtohuni tek ngjyrat më të ftohta si ajo e plumbit, ju shkon më shumë për shtat

Liqenet e Lurës, diamantët e “Kurorës„

N

ngjyrat

mirë të gjelbrën e irisit. Por nëse nuk keni një lëkurë të bardhë do të ishte më e këshillueshme bluja e detit, ose bojqielli e zbardhur për të evituar një efek të zbehtë. Për tipin e femrës me flokët gështenjë dhe sytë e gjelbër, e përshtatshme do të ishte bordoja, ndërsa për flokëkuqet duhet të zgje-

guidë

vanilia, një alternativë tjetër do të ishte dhe e gjelbërta pak e thellë. Në rast se ju jeni një bjonde drejtohuni tek ngjyrat më të ftohta si ajo e plumbit, ju shkon më shumë për shtat, ndërsa flokëkuqet duhet të përqëndrohen në tonalitetet e hapura të bezhës ose të rërës, për të vënë në dukje dhe ngjyrë e flokëve tuaj. KËSHILLA PRAKTIKE Për të mos ngarkuar shikimin është më mirë të mos përdoren dy tone ngjyrash të përziera bashkë. Duhet përforcuar më shumë pjesa që është ngjitur më qerpikët për të krijuar një shikim më të thellë, më pas sfumohet duke realizuar një tonalitet me të hapur të ngjyrës në pjesën e harkut për të zmadhuar sytë. Tonalitetet intensive të çdo ngjyre i përshtaten më shumë një lëkure të një moshe të pjekur, ndërsa ato më të lehta atyre më të reja. Nëse keni sy në ngjyrë të hapur duhet të dini që janë shumë më të ndjeshëm ndaj produkteve që ju do të përdorni. Mund të zgjidhni çdo lloj toni, por duhet të kontrrolloni nëse janë të testuar kundër alergjive. Për një qëndrim më të mirë të tonit të syrit, mos vendosni krem hidratues në qepalla, por do të ishte më mirë kremipundër që krijon një bazë më të mirë fiksuese. Dhe për të mos skuqur sytë kur hiqni tualetin mos e fërkoni me pambukun më solucionin pastrues, por vetëm shtypeni me delikatëse. Më pas, për të tonifikuar të gjithë zonën rreth syve, shplaheni atë me ujë të ftohtë.

jë mrekulli e natyrës, mbushur me detaje poetike dhe piktoreske, është pajma që të ofrojnë këto “pikëza„ në skajin verior të vednit tonë. Me një sipërfaqje prej 1.280 hektarë, parku kombatar i Lurës, ndodhet në pjesën lindore të masivit malor të quajtur “Kunora e Lurës”. Me 14 liqenet e tij akullnajore ofrojnë një bukuri tërheqës në një lartësi nga 1.350-1.720 m. Midis këtyre Liqeneve më të mëdhej janë: Liqeni i Madh (32 hektarë), liqeni i Pishave (13 hektarë), liqeni i zi (8 hektarë) dhe liqeni i Luleve (4 hektarë). Në dimër këto liqene janë të mbuluara nga akulli. Në pjesën jugore të parkut gjendet një lëndinë e quajtur “Fusha e Pelave”, e cila të ofron një peisazh qetësues, pasi bimesia e saj është e përbërë me lule shumëngjyreshe dhe e mbushur me pemë halore. VALLËZIM MBI UJË Mund të quhet pikërisht kështu, harmonia dhe bukuria dhe të mbërthen kur shikon Liqenin i Luleve. Ndër më të bukurit në këto “grumbullim” që të lë pa fjalë. Nuk është shumë i thellë, por gjatë muajit maj ose më saktë nga fundi i këtij muaji fillojnë edhe çelin lulet që mbulojnë sipërfaqen e liqenit dhe krijojnë një pamje përrallore, që nuk të shlyhet nga kujtesa. TURIZMI Dhe pse fatkeqësisht lënë shumë pas dorë nga shteti, vendi është një mrekulli e vërtet. Me pak investime (sidomos në rrugë) mund të bëhet një pikë nga më të lakmuarat në Shqipëri dhe Evropë. Turistë të huaj vijnë nga gjithë Evropa, për të parë këtë perlë të natyrës, të shumtë janë ata anglez. Por nuk duhet harruar se dhe shumë personalitete të shquara e kanë admiruar këtë bukuri (mund të përmendim të ndjerin ish Ambasadorin amarikan në Shqipëri Josef Linpreht). Ky park ofron shumë mundësi për zhvillimin e eko-turizmit, sporteve dimrore, si dhe garave me kuaj, etj.

SPECIALE - 21



ummer pages S

Duke ndjekur këto këshilla, Jessica Simpson ka arritur të humbasë kilet që kishte shtuar për shkak të prishjes së martesës

T

ROME

ashmë duhet t’u lëmë shëndenë të gjitha dietave me 1000 kalori në ditë dhe të gjitha ushqimeve të lehta. Këtë verë nuk do të shohim më ëndra të këqija dhe nuk do të privohemi për asgjë në të ngrënë. Sipas një studimi të realizuar nga kanali gastronomic Alice i grupit Sitcom, tek 430 burra dhe gra nga mosha 18 në 54 vjeç, të cilët të paktën një herë në jetën e tyre kanë mbajtur dietë, një në tre prej tyre (34 për qind) ka deklaruar se këtë verë nuk do të mbajë asnjë dietë. Po kush janë motivet? Është shumë e thjeshtë, të mbash një dietë është shumë e vështirë (21 %) dhe sepse pas një viti shumë stresues dhe lodhës, ata kanë si qëllim që këtë vit të çlodhen, madje edhe nga ana e ushqimit (19 për qind). Por si t’ia bëjmë që të kalojmë pushime të shijshme por edhe të humbim edhe disa kilogram, që kur të shkojmë në plazh të kemi një trup gjithmonë në formë? Zgjidhja, na shpjegon Francesca Topi, drejtoresha e kanalit Alice, është pikërisht regjimi ushqimor që po bëhet shumë i famshëm në Hollivud. “DIETA E PESË FAKTORËVE” Bëhet fjalë për një dietë që të siguron 1,200 kalori në ditë, ka qenë një ide e Harley Pasternakut, i cili u bazua kryesisht në pesë faktorë: duke ngrënë pesë vakte të vogla gjatë gjithë ditës; duhen ngrënë ushqime të pasura me fibra (drithra, fruta, sallata, etj); duhen ngrënë ushqime plot me proteina si mishi, peshku si dhe mish i vogël; duhet gatuar lehtshëm, në furrë; nuk duhen pirë pije alkoolike, pije të

Alicia Keys Eva dhe

Mendes

Hanë për mëngjes burrito me mish gjeli dhe djathë Dieta Bëhet fjalë për një dietë që të siguron 1,200 kalori në ditë, ka qenë një ide e Harley Pasternakut, i cili u bazua kryesisht në pesë faktorë: duke ngrënë pesë vakte të vogla gjatë gjithë ditës; duhen ngrënë ushqime të pasura me fibra gazuara apo me sheqer. Ja për shembull, duke ndjekur këto këshilla, Jessica Simpson ka arritur të humbasë kilet që kishte shtuar për shkak të prishjes së martesës. MENUJA “Në vend të mishit të mbushur me proshutë dhe djath me pure, Patrenaku këshillon pulë të furrës me fasule dhe zarzavate. Në vend të roleve meksikane me mish, fasuleve të pjekura, çokollatë të bardhë të shkrirë dhe një margarita si koktel, ai na këshillon një specialitet meksikan më të lehtë, fajitasin. Në vend të kapuçinos, një lloj frapeje me

çokollatë, një copë nga kofsha e viçit të shoqëruara me salcë, pure patatesh, bizele, fokaça dhe pudding bananesh, duhet të hani copa proshute të trasha me patate të ëmbla, misër, një mollë dhe një pudding me vanilje pa yndyrë. Së fundmi, në vend të involtineve me ton, oriz, makarona me gaforre dhe akullore, më mirë hani karakelca të skuqur me oriz, me pak kripë dhe vaj si dhe një portokalle”. VIP-AT HOLLIVUDIANË Ja dhe disa vipa të tjerë të Hollivudit që janë magjepsur nga dieta e pesë faktorëve: John Mayer, Alicia Keys, Eva Mendes, Mandy Moore. Faqja në interenet www.lifescript.com shpjegon: “Ata janë të gjithë klienta të Harley Pasternak-ut, njeriu ku të gjithë, duke filluar

Harley Pasternak ka krijuar dietën e pesë faktorëve, që karakterizohet nga numri 5

VIP-a John Mayer, Alicia Keys, Eva Mendes, Mandy Moore, janë të gjithë klienta të Harley Pasternak-ut, njeriu ku të gjithë, duke filluar nga artistë dhe arstiste të famshme, këngëtarë e këngëtare shkojnë për t’u kthyer përsëri në formën e tyre të mëparshme nga artistë dhe arstiste të famshme, këngëtarë e këngëtare shkojnë për t’u kthyer përsëri në formën e tyre të mëparshme. Ai ka krijuar dietën e pesë faktorëve, që karakterizohet nga numri 5, numër magjik, 5 vakte në ditë, 5 përbërës për çdo vakt, 5 faza të shkurtra me ushtrime në ditë”. Duke ndjekur këshillat e Parkerit, Alicia Keys dhe Eva Mendes kanë përfituar shumë, ato kanë ngrënë në mëngjes, copa pule deti dhe djath pa yndyrë, me burrito meksikane, më pas një sallatë të madhe me pulë dhe domate. Këngëtarja dhe aktorja Mandy Moore është shumë e apasionuar pas piatës së darkës, oriz integral me copa mish gjeli dhe pule me kontorno domatesh. Megjithatë pas kësaj diete janë çmendur edhe evropianët, ja për shembull italianja

Giulia Montanarini. Gjatë një etape në tjetërn të LunAxe Park Tour, biondja e emisionit Italian “La Fattoria”, (Ferma), po e ndjek me shumë kujdes këtë dietë. “PESË FAKTORËT” Gjithçka është e vërtetë. Mjafton të mendosh se sportistët dhe vetë ata që bëjnë dietat hanë nga gjashtë herë në ditë duke asimiluar shumë proteina, ata nuk i përzjejnë kurrë karbohidratet me ynyrnat. Sigurisht, dihet që është shumë e rëndësishme që të pish edhe shumë ujë, duke ngrënë edhe shumë fruta, më mirë në mëngjes, pasi sheqernat

Shumë e rëndësishme që të pish edhe shumë ujë, duke ngrënë edhe shumë fruta, më mirë në mëngjes



“Në vend të mishit të mbushur me proshutë dhe djath me pure, Patrenaku këshillon pulë të furrës me fasule dhe zarzavate që hamë në mëngjes na japin emergji për gjithë ditën. Por e gjitha kjo duhet shoqëruar me pak aktivitet fizik: për të eliminuar të gjitha yndyrnat e tepërta duhet ecur pak pas çdo vakti. Por gjëja kryesore është që dieta të ndiqet rregullisht, pasi nëse papritur nuk hamë më asgjë, shtojmë në peshë, pasi metabolzimi fillon të ngadalësohet. “Këto rregulla apo faktorë – na tregon Francesca Topi, drejtoresha e kanalit Alice – kanë sukses sepse e vënë në punë metabolizmin, e shpejtojnë atë. Duke ngrënë ushqime të pasura me fibra na ndihmon ta shuajmë urinë, na duket sikur jemi ngopur, ushqimet e pasura me proteina na ndihmojnë të rrisim vëllimin e muskujve tanë. Por sigurisht si në çdo dietë nuk duhet të harrojmë të pimë dy litra ujë në ditë dhe të bëjmë ushtrime sipas dëshirës: aerobi, fitness, kardio fitness, palestër, not, joga etj.” Kjo dietë po kthehet në tendencë, këtë gjë e tregon shitja në masë e mishit të bardhë. Kështu pra Gaetano De Lauretis, president i Avitalias, Shoqata e prodhuesve buqësorë kryesorë në Itali thotë: ‘Gjatë periudhës së verës kërkesa rritet shumë. Në përgjithsi është regjistruar një rritje e konsumit me 22 për qind (veçanërisht shitja e mishit të pulës 40 për qind dhe mishi i gjelit të detit 20 për qind). Në këtë periudhë rritet edhe kërkesa nga vendet e tjera veçanërisht kërkesa për mishin e gjelit të detit”. “ Rritja e kërkesës për mish të bardh shpendësh nuk më habit, sidomos në këtë periudhë, thotë De Lauretis, duke qenë se edhe pula edhe gjeli i detit, falë përqindjes së kalorive, janë shumë të mirë për të kaluar provën e robave të banjës.”

22 - SPECIALE Tani edhe në SATELIT

E hënë, 23 Korrik 2007

Nderkombetare Lajme, Analiza dhe Kuriozitete nga bota

Tani edhe në SATELIT

Redaktore përgjegjëse: Elira Çanga

TRANSFORMIMI

Konkursi për të ndërtuar muzeun e Shindlerit, është fituar nga arkitekti italian, Claudio Nardi

Në 8 mijë metra katrorë do të vendosen vepra të artit modern dhe bashkëkohor

Historia e Shindlerit është rrëfyer nga Spielberg. Punimet do të kushtojnë 10 milionë euro

Ish-fabrika e nikelimit të objekteve në Krakov është një prej simboleve të Shoahut

PERKUJTIMI I HOLOKAUSTIT/ Manifaktura ishte simboli i kurajos së një njeriu dhe dëshirës për jetë të mijëra të tjerëve

Fabrika e Shindlerit kthehet në muze Ajo strehoi 1.100 hebrenj të persekutuar nga nazizmi

A

jo ishte simbol i kura jos së një njeriu dhe dëshirës për jetë të mijëra të persekutuarve. Së shpejti do të kthehet në muze dhe këtë do ta realizojë një ekip profesionistësh italianë. Një fabrikë e vjetër, me një mbulesë prej tende, tipike për arkitekturën industriale të fillimit të viteve ‘900, e përfshirë në një strukturë të re që duhet ndërtuar së shpejti. Në total, rreth 8 mijë metra katrorë për të ndërtuar një muze të ri arti modern dhe bashkëkohor në Krakov. Fabrika e vjetër është manifaktura e nikelimit të objekteve të Oskar Shindlerit, sipërmarrësit gjerman që hyri në histori pasi arriti të shpëtojë nga Holokausti 1.100 hebrenj dhe u bë i famshëm në të gjithë botën nga filmi i Spielbergut, “Lista e Shindlerit”. Shindler lindi në një nga zonat e Çekosllavakisë së asaj kohe ku jetonte pjesa më e madhe e popullsisë me gjuhë gjermane. Aneksimi nga Gjermania naziste ishte për të nisja e një aventure të re që e çoi në Krakov, qyteti polak që për shumë kohë u bë shtëpia e tij. Në vitin 1942 njohu tmerrin: një sulm i përgjakshëm në geton e Krakovit. Vendosi të bëntë diçka për hebrenjtë dhe arriti të shpëtonte më shumë se një mijë me pretekstin se do t’i punësonte në fabrikën e tij. Ajo që tani do të kthehet në një muze. Kapanone të tëra për t’u transformuar, që duhen shkatërruar pjesërisht dhe që u duhen shtuar hapësirat e ekspozimit, shërbimet, kopshtet dhe korridoret lidhëse. Projekti që ka fituar

Kush është



SHINDLERI? Shindler lindi në një nga zonat e Çekosllavakisë së asaj kohe ku jetonte pjesa më e madhe e popullsisë me gjuhë gjermane. Aneksimi nga Gjermania naziste ishte për të nisja e një aventure të re që e çoi në Krakov, qyteti polak që për shumë kohë u bë shtëpia e tij. Në vitin 1942 njohu tmerrin: një sulm i përgjakshëm në geton e Krakovit. Vendosi të bëntë diçka për hebrenjtë dhe arriti të shpëtonte më shumë se një mijë me pretekstin se do t’i punësonte në fabrikën e tij. konkursin ndërkombëtar për realizimin e muzeut të ri është ai i arkitektit italian Claudio Nardi, që ka arritur të sfidojë 27 konkurentë të tjerë në garë duke fituart kështu të drejtën e nënshkrimit të kontratës për këtë qëllim. “Brenda 20 nëntorit duhet të jetë gati projekti përfundimtar dhe në gusht të vitit 2008 do të nisë puna për ndërtimin e muzeut me vlerë 10 milionë euro”, tregon Nardi, duke bërë të ditur edhe një detaj shumë kurioz. “22 projekte nga 18 të tilla u skualifikuan sepse nuk kishin vëzhguar me kujdes përshkrimin e objektit, sepse kishin tentuar të paraqisnin struktura shumë të forta, ndërkohë që nuk ka vend për të tilla, pasi duhet thjesht të ndërtosh mbi atë që është ndërtuar dikur, me shumë vë-

PROJEKTI Projekti që ka fituar konkursin ndërkombëtar për realizimin e muzeut të ri është ai i arkitektit italian Claudio Nardi, që ka arritur të sfidojë 27 konkurentë të tjerë në garë duke fituart kështu të drejtën e nënshkrimit të kontratës për këtë qëllim.



FABRIKA E VJETËR Fabrika e vjetër është manifaktura e nikelimit të objekteve të Oskar Shindlerit, sipërmarrësit gjerman që hyri në histori pasi arriti të shpëtojë nga Holokausti 1.100 hebrenj dhe u bë i famshëm në të gjithë botën nga filmi i Spielbergut, “Lista e Shindlerit”.

mendje dhe kujdes lidhur me kujtimet e një kohe të shkuar”. Projekti që Nardi ka nënshkruar me bashkëpunëtorët e tij Leonardo Maria Proli dhe Annamaria Tronci, ka bindur jurinë sepse ka arrituir të harmonizojë dhe t’i bashkangjisë kujtimeve të fabrikës së vjetër mordernen që na

propozon e ardhmja. Si? “Duke projektuar mbi të gjithë vëllimin një mbulesë tende me përbërje zinku dhe titani, të lëvizshme si një valë e madhe gri që mbulon të gjithë strukturën”, shpjegon arkitekti duke treguar projektin. Pjesën e përparme të muzeut që i bashkangjitet ndërtesës me

TRANSFORMIMI Fabrika e tij do të kthehet tani në një muze. Kapanone të tëra duhen t’u transformuar, disa duhen shkatërruar pjesërisht dhe u duhen shtuar hapësirat e ekspozimit, shërbimet, kopshtet dhe korridoret lidhëse.

ish-zyrat e fabrikës së Shindlerit që janë kthyer tashmë në muze kushtuar atij, korridori shëtitës me mbulesë prej 6 metrash të lartë për veorat e artit të dimensioneve të mëdha, paretet trasparente prej xhami dhe kuintat prej çimentoje që përmbyllin perimetrin e kompleksit. “Një projekt lin-

ear dhe i kushtueshëm, por jo një projekt i pazakontë dhe me shumë luks”, tregon arkitekti italian. Në këtë mënyrë do të nxirren në pah të gjitha veprat që i kushtohen kujtimit të Shindlerit dhe të hebrenjve që ai shpëtoi, kurajoja dhe dëshira për jetë e të cilëve i ndihmoi t’i mbijetonin Holokaustit.

NDERKOMBETARE - 23

E hënë, 23 Korrik 2007

ZBULIMET

HISTORIA

Disa zbulime shkencore të kohëve të fundit kanë sugjeruar se populli i etruskëve e ka origjinën nga Anadollia (sot gjendet në jug të Turqisë): këtë fakt e ka pohuar Alberto Pizza, profesor në Gjenetikën Njerëzore, në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Torino, pikërisht ne datën 20 të muajit që shkoi, gjatë Konferencës Evropiane mbi Gjenetikën Njerëzore 2007.

Në shekullin e pestë para Krishtit, Herodoti, historiani i parë i njohur, pohon në librin e tij Historitë, se etruskët kanë emigruar nga Libia (Azia e vogël perëndimore, sot Turqia jugore), për shkak të urisë që kishte rënë atje dhe erdhën në Umbria dhe në Toskanë. Versioni i Herodotit u kontestua në shekullin e I para Krishtit nga Dionis Di Alikarnas, i cili pretendonte se etruskët ishin pasardhësit e popullsisë lokale.

Zbulimi i jep fund debatit shekullor lidhur me origjinën e civilizimit 3000-vjeçar

gjetur shumë ngjashmëri midis toskanëve modernë dhe banorëve të ishullit të Egjeut verior, Lemno dhe të Anadollisë, rajoni jugor i Turqisë aktuale. NGA HERODOTI TEK GJENETIKA Në shekullin e pestë para Krishtit, Herodoti, historiani i parë i njohur, pohon në librin e tij Historitë, se etruskët kanë emigruar nga Libia (Azia e vogël perëndimore, sot Turqia jugore), për shkak të urisë që kishte rënë atje dhe erdhën në Umbria dhe në Toskanë. Versioni i Herodotit u kontestua në shekullin e I para Krishtit nga Dionis Di Alikarnas, i cili pretendonte se etruskët ishin pasardhësit e popullsisë lokale. Ky interpretim pati edhe të tjera (origjinë nordike, origjinë ballkanike etj), deri në vitin 1885, kur në Lemno u gjend një gur me dekoracione dhe të shkruara shumë të ngjashme me ato që ishin gjendur nëpër varret e etruskëve. Tregimi i Herodotit u ringjall dhe u pa me tjetër sy, por ai nuk mund të konfirmohej me siguri. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, kërkime të ndryshme kishin sjellë mjaft prova mbi origjinën aziatike të etruskëve: analiza e ADNsë së kockave të gjetura nëpër varre (një punë e vështirë dhe shumë komplekse”, - pohon Piazza, “që do të vazhdojë me metoda të reja”), si dhe kërkimet e ADN-së së racave së gjedhit tipik të Toskanës, janë shumë të ngjashme me atë të gjedhit që rritet në Turqi. Kjo gjë tregon se gjatë emigrimit të tyre, etruskët kanë marrë me vete edhe kafshët.

Qytetërimi i lashtë u “ndërtua” nga emigrantët e Lindjes

dividëve meshkuj, të cilët ishin nga Toskana (263), nga Italia e Veriut (306), Ballkani i jugut (359), ishulli i Lemnoit (60), Sicilia dhe Sardenja (276). Në Toskanë u zgjodhën zonat e Volterës (116), Murlos (86) dhe Cesentinos (61), këto në fakt kanë qenë vende të rëndësishme të qytetërimit etrusk si dhe në të shkuarën këtu nuk ka pasur shumë emigrantë. Në Konferencën e 2007ës, Alberto Piazza ka përdorur rezultatet e kërkimeve, që janë edhe pjesë e një studimi shumë të madh ndërkombëtar mbi emigracionin e njerëzimit bazuar në gjene-

Zbulimi ka ngjallur shumë entuziazëm në mjedisin dhe rrjetet shkencore të të gjithë botës...

tikë. Grupi i Piazzës ka ballafaquar genomën e 1.264 individëve meshkuj të cilët nuk kishin lidhje gjaku midis tyre, ata kanë kërkuar për ndryshime dhe ngjashmëri mes tyre. 37 gjenet e ADN-së mitokondritale

gjenden në mitokondrite, të organizuara në një molekulë, që gjendet në çdo qelizë në mijëra çifteve. Është një vijë transmetuese që vjen vetëm nga nëna, ku variacionet e sekuencave lindin v e t ë m nëpërmjet



Ky zbulim do t’i japë fund debatit shekullor mbi origjinën e një qytetërimi që kishte lindur 3.000 vjet më parë, në fillim të epokës së hekurit dhe që në fakt ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në lindjen e qytetit të Romës...



A

Etruskët, gjenetika zbulon misterin

është ndërtuar nga “emigrantët” e Lindjes së Mesme, qytetërimi, që u zhvillua dikur nga popujt, pasardhësit e të cilëve sot banojnë në Toskanë? Kjo pyetje është bërë që në shekullin e parë përpara Krishtit dhe ndoshta sot ka gjetur një përgjigje: falë një projekti ndërkombëtar, që merret me hartografinë gjenetike si dhe falë punës së shkencëtarëve të Universitetit të Torinos dhe të Pavias mbi genomën e mitokondritëve. Disa zbulime shkencore të kohëve të fundit na kanë sugjeruar se populli i etruskëve e ka origjinën nga Anadollia (sot gjendet në jug të Turqisë): këtë fakt e ka pohuar Alberto Pizza, profesor në Gjenetikën Njerëzore, në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Torino, pikërisht ne datën 20 të muajit që shkoi, gjatë Konferencës Evropiane mbi Gjenetikën Njerëzore 2007. Ai konfirmoi të gjitha ato zëra që kishin filluar të bëheshin gjithmonë e më këmbëngulës në forumet e rrjetit të universiteteve italiane. “Zbulimi” kishte ngjallur shumë entuziazëm në mjedisin shkencor, qoftë për metodën e përdorur (harta e genomës së mitokondritëve), qoftë edhe për faktin se ky zbulim do t’i jepte fund debatit shekullor mbi origjinën e një qytetërimi që kishte lindur 3.000 vjet më parë, në fillim të epokës së hekurit dhe që në fakt ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në lindjen e qytetit të Romës. SHENJA E NËNËS Gjatë këtij kërkimi janë vënë ballë për ballë ndryshimet gjenetike të 1.264 in-

bashkimit të sekuencave të mutacioneve të reja. Kjo gjë e kthen ADN në një arkiv molekular të emigrimit të grave që i kanë transmetuar ato: numri i mutacioneve që ndan një individ nga një tjetër është një tregues i periudhës kohore që i ndan ata nga një paraardhës i përbashkët, ballafaqimi i grupeve bën të mundur rindërtimin e spostimeve të grave në kohë dhe nëpër kontinente të ndryshme. Puna e Piazzës ka evidentuar një përqindje shumë domethënëse, madje aq domethënëse saqë mund të përcaktohet si “një e vërtetë e dukshme shkencore”, ai ka

Origjina e qytetërimit etrusk daton 3000 vjet më parë, në fillim të epokës së hekurit

24- REKLAME

E hënë, 23 Korrik 2007

NDERKOMBETARE - 25

E hënë, 23 Korrik 2007 Bëjmë shumë dhurata, një mesatare prej nëntë në vit, përveç atyre tradicionaleve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Të gjithë e duan atë dhe e konsiderojnë si një gjest të afeksionit, miqësisë, dashurisë dhe të gjithë duan të shpenzojnë para për miqtë dhe të afërmit...

Gratë bëjnë më shumë dhurata se meshkujt, sidomos nëse janë të dashuruara apo të impenjuara seriozisht në një lidhje. Më pak zemërgjerë për dhuratat janë beqarët dhe beqaret, që bëjnë më pak se pesë dhurata në vit.

Të gjitha këshillat për të zgjedhur dhuratën e duhur për të dashurën, miqtë dhe të afërmit...

Dhuratat, gjesti që shpreh pasionin Femrat dhurojnë më shumë, beqarët janë më kurnacë

G

ratë bëjnë më shumë dhurata se meshkujt, sidomos nëse janë të dashuruara apo të impenjuara seriozisht në një lidhje. Më pak zemërgjerë për dhuratat janë beqarët dhe beqaret, që bëjnë më pak se pesë dhurata në vit. Por çfarë përfaqëson dhurata dhe pse na ngazëllen aq shumë ajo? Dhurata mbetet një mënyrë për të shprehur afeksion, dashuri, miqësi, kujdes për njeriun që do, që të pëlqen. Gjithmonë i jepet shumë rëndësi sinqeritetit të dhuratës, pra idesë që ajo është bërë me shumë zemër, që do të pëlqehet dhe që të ketë një vlerë afektive dhe simbolike. Janë shumë të paktë ata që e mendojnë dhuratën si një akt të detyrueshëm, që e lidhin atë me markën apo i japin rëndësi vlerës ekonomike të saj. Karakteristikat e një dhurate ideale nuk janë të lidhura me vlerën e saj, por me idenë. Kështu, njerëzit pëlqejnë më shumë të marrin një dhuratë të menduar mirë, që ka një vlerë afektive dhe është e shoqëruar me në mesazh të këndshëm. “Është mendimi ai që ka rëndësi”. Të paktën kështu mendojnë 67 për qind e evropianëve. Në Britani, 97 për qind e popullsisë pohon se vlerëson vetëm dhuratat e bëra me sinqeritet dhe entuziazëm, ndërsa në Gjermani, 95 për qind e njerëzve mendojnë se një dhuratë e shtrenjtë jo domosdoshmërish ka sukses. BURRAT GABOJNË GJITHNJË! Dihet se meshkujt nuk e kanë shumë të lehtë të zgjedhin dhuratën e duhur për ta vënë poshtë pemës së Vitit të Ri. Shumica e tyre blejnë gjithmonë dhuratën e gabuar. Duke shkaktuar kështu bezdi dhe gjendje jo shumë të këndshme. Të brendshme seksi, por me masë shumë të madhe, një mikser për kuzhinën, shumë i nevojshëm por aspak romantik, një furrë me mikrovalë, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, si një palë këpucë jeshile apo një çantë ngjyrë vjollcë. Zgjedhje e gabuar mund të jetë edhe një

Në Itali

Në Britani

Vetëm 12 për qind e të intervistuarve e riciklojnë dhuratën e pakëndshme, 6 për qind e hedhin poshtë, 1 për qind e shesin apo ua tregojnë të afërmve për të qeshur me të.

Rreth 47 për qind e anglezëve e shesin apo e riciklojnë një dhuratë që nuk u pëlqen.

Në Gjermani

Të gabuarat

Rreth 45 për qind e gjermanëve e ruajnë dhuratën e shëmtuar, më së shumti mund të kërkojnë ta këmbejnë, ta japin për bamirësi apo t’ia japin dikujt që e vlerëson më shumë.

Të brendshme seksi, por me masë shumë të madhe, një mikser për kuzhinën, shumë i nevojshëm, por aspak romantik, një furrë me mikrovalë, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, si një palë këpucë jeshile apo një çantë ngjyrë vjollcë.

fustan mbrëmjeje i markave më të njohura, si për shembull rasti i një djali i cili i shkroi një gazete për gra: “Unë nuk kuptoj asgjë, i bëra një dhuratë të shtrenjtë, një fustan i një marke shumë të njohur që i kishte pëlqyer shumë. Një nga ato fustanet disi transparent. Kur e hapi dhuratën u indinjua shumë. “Kush kujton se jam?”, - më tha. Madje fustani më kishte kushtuar një djall e

gjysmë”, - shtoi ai. EKSTRAVAGANCA Dhuratat e gabuara, ekstravagante apo të papërshtatshme, kanë ekzistuar me kohë. Thuhet se mbretëresha Saba i dhuroi mbretit Salomon 4 tonelata e gjysmë

me flori, ai i dha në këmbim disa dhurata të tjera dhe premtimin se do “të bënte ç’të donte ajo.” Nuk dihet nëse ai e mbajti premtimin. Në vitin 177 pas Krishtit, perandori i ardhshëm romak, Komodi, djalë i Mark Aurelit, i dhuroi

Po të dhuroj një titull... Në vitin 177 pas Krishtit, perandori i ardhshëm romak, Komodi, djalë i Mark Aurelit, i dhuroi nuses së tij të re titullin Augusta. Kush e di, ndoshta ajo do të kishte preferuar ndonjë bizhuteri apo flori.

Ari i lashtësisë Thuhet se mbretëresha Saba i dhuroi mbretit Salomon 4 tonelata e gjysmë me flori, ai i dha në këmbim disa dhurata të tjera dhe premtimin se do “të bënte ç’të donte ajo.” Nuk dihet nëse ai e mbajti premtimin. nuses së tij të re titullin Augusta. Kush e di, ndoshta ajo do të kishte preferuar ndonjë bizhuteri apo flori. Nuk mund të jenë të gjitha aq me fat sa Jennifer Aniston, e cila mori si dhuratë nga Brad Pitt, një vit përpara se të ndaheshin, të njëjtin jaht që Richard Burton i dhuroi Liz Taylorit. Ndërsa Stefano Ricucci i dhuroi Anna Falchit pas takimit të tyre të parë,

një fshesë me korrent. GABIMET Gabimet vazhdojnë të përsëriten gjithmonë. Sot, për shumë meshkuj dhurata që duhet t’u bëjnë grave të tyre është një stres më vete, madje ata mund të kenë edhe kriza paniku. Disa ekspertë që studiojnë sjelljet shoqërore tashmë dinë të shpjegojnë përsenë. Këtë na e tregon e përditshmja “The Times”, duke folur për një temë që disa meshkuj anglezë të kujdesshëm e kanë shumë për zemër. Janë bërë dy anketa, një nga “Tilburg University” në Holandë dhe një tjetër nga “Katholieke University”, në Belgjikë, janë marrë në pyetje 35 çifte dhe ja kush ka qenë rezultati: është më e lehtë të zgjedhësh një dhuratë për një të huaj sesa për gruan tënde. Luk Warlop, një prej autorëve të këtij studimi thotë: “Kur njeh dikë, mendon se di gjithçka për të”. Por në fakt gabohesh. ZGJIDHJET Sipas disa autorëve që kanë bërë një studim analog, të publikuar nga Gazeta e Kërkimeve për konsumin, e Universitetit të Çikagos, zgjidhja do të ishte që burrat të bënin pyetje, të mundoheshin të kuptonin se çfarë dëshirojnë gratë, në mënyrë që mos të shpenzojnë shumë dhe mbi të gjitha mos të bëjnë gabime fatale. Gjithmonë nëse nuk doni të bëni si disa burra me fat, të cilët mund t’ia lejojnë vetes të marrin në punë një këshillues personal, që paguhet më shumë se 200 stërlina në ditë dhe do të zgjedhin një dhuratë për gratë e tyre. Por kujdes edhe me dhuratat ekstravagante. David Parker, një menaxher nga Windsori, i ka dhuruar të dashurës së tij, një bluzë ku kishte stampuar fotografinë e tij dhe kishte shkruar poshtë: Ky është i fejuari im. Ajo e përdori këtë bluzë për të larë makinën. Davidi nxori një mësim të mirë nga ky episod dhe gjeti një mënyrë për të shmangur turinjtë e varur. Së fundi, duhet të theksojmë se çiftet që gabojnë në blerjen e dhuratave janë çiftet që nuk kanë kohë për të treguar çfarë u pëlqen dhe çfarë i bën të lumtur.

26 - NDERKOMBETARE

E hënë, 23 Korrik 2007

Mashkulli ideal është sportiv dhe shumë maço. Te femrat janë më të rëndësishme këmbët e të ndenjurat

ÇFARE TRUPI JU PELQEN NE PLAZH?

T

Gratë duan muskujt, burrat, linjat e kolme

rupa të shëndetshëm, të bukur, atletikë. Sfilatat e fundit e kanë “dekretu ar” mashkullin ideal për stinët në vazhdim: i Studiuesit fortë, sportiv dhe shumë maço. Dhe duket se kanë mbetur shumë prakanë pa ata që vazhdojnë të mendojnë deklaruar se ende se mashkulli latin, gjithë muskuj dhe i pashëm, është zëvburrat me endësuar në preferencat e grave nga ai djaloshi xhentil dhe i muskuj të kujdesshëm, që vishet me xhaketë dukshëm dhe kravatë dhe përdor kremra dhe shumë kozmetikë për të rregulluar ka në më pamjen e tij. Një studim i fundit i Universitetit të Kalifornias, në Los shumë Angeles, sjell sërish muskujt në partnerë plan të parë mes pjesëve të trupit të një burri. Kjo është gjëja e parë që seksuale sheh një femër te një mashkull para femërore dhe se të vendosë nëse do ta nisë avenSipas një studimi të kryer nga Universiteti i turën e dashurisë. Studiuesit kanë Miçiganit, gratë që kërkojnë një partner me të cilin për një kohë deklaruar se burrat me muskuj të të krijojnë një lidhje të fortë, zgjedhin në fakt njerëz dukshëm kanë më shumë partnerë xhentilë dhe besnikë, të ngjashëm me baballarët e më të gjatë seksuale femërore dhe për një kohë tyre. Dhe jo shumë të ndryshëm nga vetvetja se sa meshkuj më të gjatë sesa meshkuj me fizik të pamësuar me palestrën. “Gratë me fizik preferojnë muskujt te burrat dhe e shohin me përparësi këtë”, - thotë të pamësuar David Frederick, autor i studimit. Një studim i fundit i Universitetit të Kalifornias, në me Studimi gjithashtu hedh poshtë Los Angeles, sjell sërish muskujt në plan të parë idenë se gratë janë gjithnjë në mes pjesëve të trupit të një burri. Kjo është gjëja e pa le strën kërkim të burrave me më shumë të parë që sheh një femër te një mashkull para se të ardhura. Por kini kujdes, se prefervendosë nëse do ta nisë aventurën e dashurisë enca për burrat me muskuj është e kufizuar për kërkimin e një aventure seksuale, kur bëhet fjalë për mund të shkaktojnë rreziqe. tërheqjes fizike dhe të karakteris- nënshtruar ndikimeve të modës zgjedhjen e partnerit për një kohë Atëherë më mirë të zgjedhësh per- tikave të tjera mashkullore, ka dhe tendencave, më shumë se ato të gjatë, atëherë muskujt kalojnë në sonat me të cilët të mund të ndash zbuluar se nëse një trup femëror mashkullore. Por natyrisht, në të plan të dytë, - thekson studimi. Pra, situatat, idetë dhe pasionet. Për sa është i zhdërvjellët dhe ka përma- mirë e në të keq, aspekti fizik ka vazhdon kërkimi për njeriun ide- i përket aspektit fizik, nëse nuk sat e duhura, atëherë kjo godet në qenë gjithnjë privilegji i një gruaje, al. Dhe mes ciklesh të ndryshëm të mund të gjesh një perfeksion naty- mënyrë të paevitueshme vëmend- një lloj ftese për vizitë me të cilën mund të joshte jetës sonë, aspekti estetik mbetet ror, atëherë mund t’i drejtohesh bis- jen e një mashmeshkujt. Megjithnjë elementi determinues në turisë, për të krijuar një njeri “arti- kulli dhe nga me modelet zgjedhjet seksuale të një gruaje. Për ficial”. Kirurgjia estetike sot mund ana tjetër, edhe Media me modelet e saj të dia e saj të bukunjeriun e jetës, atë që do të donit të të ofrojë kompensime të rëndë- për gratë disa martoheshit dhe të krijonit një sishme. E dinë mirë këtë gjë gratë e aspekte fizike bukurisë dhe perfeksionit, risë dhe perfeksionit e ka kufamilje, është shumë i rëndësishëm intervistuara nga kompania “Fa- të mashkullit e ka kushtëzuar tej mase venshtëzuar tej karakteri i ngjashëm me atë të ba- cial Plastic and Recostructive janë bait dhe të qenit një version mash- Surgey”, në SHBA: 59 për qind e dimtare në zgjedhjen si femërore ashtu mase zgjedhjen si femërore kullor i vetvetes. Sipas një studimi tyre thonë se do të preferonin një zgjedhjen e edhe mashkullore ashtu edhe të kryer nga Universiteti i Miçigan- partner të përmirësuar me bisturi tyre. Kështu mashkullore. it, gratë që kërkojnë një partner me në pika të ndryshme sesa një part- për shembull, Së fundmi, shitë cilin të krijojnë një lidhje të fortë, ner plot defekte fizike. Pra, burrit të burrat e gjatë saj një grua do zgjidhen më me lehtësi si partnerë. jet e burrave duket se janë unizgjedhin në të donte t’i Në planin historik dhe atë të zhvil- formizuar mbi të njëjtat modele, pa fakt njerëz n d r y s h o n t e limit, individët me staturë të mad- iu dhënë tendencave kapriçoze. xhentilë dhe besnikë, të ng- Aspekti fizik ka qenë gjithnjë flokët, hundën, he, krijonin më shumë siguri dhe Sondazhet e fundit tregojnë se hiqte kishin më shumë aftësi në gjueti, pëlqehet më shumë gruaja e kolme, jashëm me ba- privilegji i një gruaje, një lloj t’i rrudhat dhe t’i që përbënte edhe burimin e parë të me forma të lakuara dhe pjesa që ballarët e tyre. ftese për vizitë me të cilën r i m o d e l o n t e jetesës. Përveç gjatësisë, ka edhe të bie më shumë në sy është ajo e Dhe jo shumë veshët. Dhe detaje të tjera fizike të një burri që ndenjurave, që konsiderohet edhe të ndryshëm mund të joshte meshkujt çfarë bën burri joshin një grua. Në “pole position” si pjesa më sensuale e trupit të një nga vetvetja. në këtë pikë? të preferencave femërore, sipas stu- gruaje. Pasojnë këmbët, barku, kërPra, nuk vlen Në fillim i merr dimit, është fiziku i lidhur, në vend thiza, shpina, buzët dhe vithet. Në dhe aq shumë teoria e të kundërtave që tërhiqen. këto dëshira prej gruaje si ofezë, më të dytë, është statura mesatare. Në vend të parë të karakteristikave Një tjetër studim i kryer në SHBA, pas ndërhyrjen me bisturi e bën fund është burri i shkurtër dhe i femërore që nuk pëlqehen, janë por kësaj here nga Universitetit i vërtet. Një studim i kryer nga dobët, një masë që nuk është se buzët shumë të fryra, gjoksi shumë Kornellit në Itaca të Nju Jorkut, antropologu kalifornian, Alan pëlqehet shumë. Dhe burrat nga i madh apo shumë i vogël, gjatëshpjegon se si gjërat e ndryshme Dixson, qëllimi i të cilit ishte të ver- çfarë nuk do të hiqnin dorë kurrë te sia e madhe dhe mungesa e na bëjnë më kurioz, por një ditë ato ifikonte impaktin në termat e një grua? Modelet femërore u janë kujdesit për veten.

Partneri afatgjatë

Burra me muskuj

Gruaja e kolme Sondazhet e fundit tregojnë se pëlqehet më shumë gruaja e kolme, me forma të lakuara dhe pjesa që të bie më shumë në sy është ajo e ndenjurave, që konsiderohet edhe si pjesa më sensuale e trupit të një gruaje.

Pjesët sensuale Pasojnë këmbët, barku, kërthiza, shpina, buzët dhe vithet. Në vend të parë të karakteristikave femërore që nuk pëlqehen janë buzët shumë të fryra, gjoksi shumë i madh apo shumë i vogël, gjatësia e madhe dhe mungesa e kujdesit për veten.

NDERKOMBETARE - 27

E hënë, 23 Korrik 2007

Pyetje & Përgjigje

Doni të doni cili ishte manuali i parë për seksin në historinë e njerëzimit, sa diktatura ka në botë apo cila është republika më e vogël? Lexoni në vazhdim kuriozitetet e javës...

CILI KA QENE MANUALI I PARE I SEKSIT NE HISTORI?

CILI ESHTE TRUKU PER TE MARRE BAKSHISH ME TE MAJME?

M

B

anuali i parë i seksit në histori ishte një tekst kinez i 2400 viteve më parë, që është zbuluar vetëm në vitin 1973, në varrin e Dai Marquis Licang, kryeministër i mbretërisë së Changsha-së në Kinë. Manuali ishte ndarë në gjashtë libërtha të shkruara në fleta mëndafshi, fleta bambuje dhe druri. Ai përmbledh materiale të traditës gojore, por edhe të teksteve më të vjetra, nga të cilat nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Libri ishte në qarkullim në Kinë deri në shekullin XVI, kohë kur u ndalua nga konfucianizmi. Por për çfarë fliste manuali i Licangut? Ai ishte një guidë e detajuar e raporteve seksuale që nga masazhet e deri te pozicionet, nga teknikat për të rritur kënaqësinë, deri te oraret më të përshtatshme. Në pranverë për shembull, këshillohej të bëhej dashuri pas mbrëmjes deri pas mesnatës, ndërsa në vjeshtë, në çdo kohë. Më pak tërheqëse dhe të këndshme ishin afrodiziakët e propozuar, nga larvat e deri te akrepat, gjithnjë për të rritur kënaqësinë.

akshishi nuk është një element gjithnjë në proporcion me shërbimin; një shërbim i shkëlqyer dhe një kuzhinë me katër yje, nuk nxisin përherë njerëzit të japin bakshishe të majme. Një studim i Universitetit të Kornellit, në Nju Jork, ka treguar në fakt se për të marrë bakshish duhet të përdoren disa truke të veçanta. Së pari, prekja e klientit është një detaj shumë i rëndësishëm. Pra, nëse e prek lehtë në shpatull klientin tënd, do të krijosh një atmosferë më miqësore me të. Së dyti, duhet ta shohësh në sy kur merr porosinë dhe kur e sjell atë si dhe kur e pyet nëse i shijoi ushqimi. Së treti, fletën e llogarisë duhet të sjellësh në tabaka të shoqëruar me disa karamele, për të ëmbëlsuar disi barrën e pagesës. Të tre truket janë shumë efikase për të siguruar bakshish të majmë.

SA DIKTATURA KA NE BOTE?

CILI ESHTE GURI I ÇMUAR ME I RRALLE NE BOTE?

E

shtë e vështirë të përgjigjesh. Sepse nuk ka një masë vlerësimi unike për të gjitha regjimet dhe nuk dihet me saktësi se cili regjim konsiderohet diktatorial. Në përgjithësi, diktatura nënkupton një formë qeverisjeje autoritare, ku pushteti përqendrohet në një organ të vetëm apo në duart e një personi, që u kufizon të drejtat njerëzve. “Freedom House”, në SHBA i klasifikon vendet si “të lira”, “pjesërisht të lira” dhe “jo të lira” dhe sipas raportit të fundit, nga një total prej 192 vendesh, 45 rezultojnë jo të lira. Pjesa më e madhe e vendeve jo të lira ndodhen në Afrikën subsahariane, Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, më pas në Amerikën Qendrore, vendet e Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

N jë gur i çmuar quhet i rrallë, vetëm kur gjendet në pak vende në tokë apo edhe në

një të vetëm, kur dimensionet e kristaleve të tij janë të vogla, ndaj është e vështirë të punohet, kualiteti i dëshiruar është i pakët apo kur ka ngjyra të veçanta në krahasim me varietetet e njohura deri tani. Këtyre kërkesa u përgjigje savoriti, një varietet jeshil i brilantit. Ai ndodhet në parkun nacional Tsavo, Kenia dhe Tanzani. Një tjetër gur i rrallë është Aleksandriti, që është zbuluar në malet Urale më 17 prill 1830, dita e 12-vjetorit të carit të ardhshëm rus, Aleksandri. Në dritë normale ai është i gjelbër, por nën dritën artificiale ai merr ngjyrë të kuqe. Edhe graniti mandarion dhe tormalina janë gurë të rrallë. Ashtu si dhe tanzaniti dhe guri blu.

CILA ESHTE REPUBLIKA ME E VOGEL?

R

epublika më e vogël në botë ka qenë Kospaja, në provincën e Perugias, mes viteve 1441-1826. Ajo lindi për shkak të një konflikti në përcaktimin e kufirit mes

republikës fiorentine dhe territorit papnor. Në vitin 1441, kur Papa Eugjeni kërkoi përcaktimin e kufirit të territorit të tij, dy komisionet e ngarkuara me këtë detyrë bënë një gabim duke lënë jashtë një rrip toke, një lloj ishulli të kufizuar nga të dyja anët. Ky rrip toke prej 330 hektarësh nuk i përkiste Papës, sepse ai kishte hequr dorë prej tij, dhe as republikës fiorentine, sepse ajo nuk e kishte pranuar. Ndaj u krijua një republikë e pavarur. Në vitin 1826, me anë të një marrëveshjeje mes Papës dhe Toskanës, ky territor u pranua në shtetin papnor.

28 - SPECIALE

E hënë, 23 Korrik 2007

PERGJIGJE PER LEXUESIT GETOARI & ELIANA

NJË KOMBINIM SERIOZ ME 65 % Getoari është shenja Gaforres dhe horoskopi Virgjëresha. Eliana është shenja Peshores dhe horoskopi Ujori.

Lidhja juaj, megjithëse është e gjatë në kohë, duket se është gjithmonë në formë shumë të mirë. Disa debate që mund t'ju lindin rreth mesit të Gushtit duhet të mundoheni t'i shmangni sa më tepër. Në lidhje

DRITANI & FLORENCA

me shëndetin, nuk keni probleme shqetësuese. Marrëdhënia në çift është e mirë dhe pa probleme të dukshme, megjithëse shpesh keni mendime të kundërta dhe debate. Toleranca duhet të jetë më tepër e theksuar në lidhjen tuaj. Muaji Gusht do të jetë tepër i ngarkuar emocionalisht, ndaj duhet të bëni edhe pak kujdes.Gjithashtu mbas këtij muaji situata do të jetë tepër pozitive për ju dhe familjen. Nuk mund t'ju them se do të keni probleme të dukshme, por disa shqetësime të cilat do të duhet pak kohë t'i kaloni për shkak të përqëndrimit planetëve në shenjën tuaj.

NJË KOMBINIM JO I MIRË ME 40 %

HOROSKOPI I SOTEM DASHI Ambjenti familiar nuk do ju dhurojë qetësinë që dëshironi sot. Mos u shqetësoni pasi e nesërmja do të jetë krejt ndryshe.Ju këshillohet të bëni sa më shumë shëtitje.

LUANI Mos merrni vendime të rëndësishme sot.Nëse do tju duhet ta bëni një gjë të tillë shtyjeni atë për një ditë tjetër, përndryshe mund të bëni gabime të pariparueshme për të ardhmen tuaj.

SHIGJETARI Do ju jepet një shans pozitiv për sa i përket fushës suaj sentimentale, me sharmin që do të zotëroni do arrini të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve dhe të bëni njohje të reja.

DEMI Nuk ndjeheni aspak të kënaqur me arritjet tuaja profesionale. Kërkoni diçka më shumë, por sot do të jetë e pamundur kjo gjë.Gjithsesi filloni të hartoni një plan të saktë për të ardhmen.

VIRGJERESHA Dita do të fillojë aspak e mirë por mbrëmja do të jetë krejt ndryshe. Tregohuni optimistë dhe dedikojani pjesën më të madhe të kohës marrëdhënies suaj me partnerin.

BRICJAPI Do të keni një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes suaj ekonomike, e cila vjen si rezultat i ideve tuaja të reja dhe aftësive të mira. Për një intervistë pune, do të keni mjaft mbarësi.

BINJAKET Mos u mundoni të realizoni të pamundurën për ju.Jo çdo gjë mund të arrihet.Kthehuni me këmbë në tokë dhe përfundoni detyrën që keni nisur.

PESHORJA Do të keni një ripërtëritje te jetës suaj sociale dhe shoqërore gjatë kësaj dite, e cila ju ka munguar se fundmi, duke ju bërë të ndodheni në qendër të vëmendjes.

UJORI Sot duhet të bëni kujdes në sjelljen tuaj ndaj partnerit,pasi mund të hasni debate me njëri tjetrin. Ju që jeni vetëm mund të bëni një njohje të re sentimentale, e cila do ju bëjë të ndiheni optimistë.

GAFORJA Motivimi do të jetë i lartë sot dhe do ndjeni një shpirt aventurier.Edhe pse jeni mjaft tërheqës dhe i vendosur mundësitë për të realizuar dëshirën tuaj do të jenë të pakta.

Dritani është shenja Demit dhe horoskopi Shigjetari. Florenca është shenja Akrepi dhe horoskopi Gaforrja. Mes jush ka shumë ndryshime që nuk mund të kapërcehen lehtë. Idetë tuaja janë dhe vendime gjithashtu, ndaj janë krejt të kundërta dhe në mes jush formohet një boshllëk. Dritani rri i nguruar ndaj forcës suaj dhe kështu që kjo lidhje është shumë

e vështirë të qëndrojë. Jeni dy persona që me pak mirëkuptim mund të kuptoheni dhe të jeni bashkë. Florenca! Ndodh që nganjëherë ju bëheni pak egoistë ose ndoshta ziliqarë ndaj Dritanit për shkak të arritjeve të tij. Madje shpesh herë e gjeni mjaft të vështirë si karakter dhe ju duhet shumë forcë dhe durim për të mbajtur një marrëdhënie stabël. Në marrëdhënie fizike jeni tepër të lidhur dhe të përkushtuar mbas njëri-tjetrit megjithëse për ju ky nuk është qëllimi i lidhjes tuaj.

AKREPI Sot ju ofrohet një mjedis mjaft harmonik në fushën profesionale dhe ju jepet mundësia të përmirësoni gjendjen tuaj ekonomike. Duhet të bëni kujdes me lëvizjet e pamenduara mirë!

PESHQIT Dita e sotme sjell përmirësim të kushteve të punës dhe lidhjet tuaja me kolegët. Do të merrni një ofertë te re punësimi .Gjithashtu ju jep një mundësi për të përmirësuar të ardhurat tuaja.

DHJETËDITSHET E LUANIT NË QOFTË SE KENI LINDUR MË.... 4 GUSHT Keni fitime të mëdha nga persona të mëdhenj në moshë dhe nga një trashëgimi. Më mirë tu shmangeni planeve të kota. Ndjenja e të lartit ndashta t'ju krijojë shumë armiq. T'i shmangeni lodhes shpirtërore dhe trupore. 5 GUSHT Natyrë studiuese dhe artistike që dëshiron mësimin. Kujdes të madh kur udhëtoni me anije. Aftësitë që keni në temat shkencore ndoshta do t'ju dhurojnë sukses në degën e filozofisë. Jeni i lindur profesor. Shumë tërheqës ndaj seksit tjetër..

KULTURE - 29

E hënë, 23 Korrik 2007

MBYLLET EDICIONI I TETË I FESTIVALIT TE BUTRINTIT. PRURJE DHE LARMISHMËRI SHFAQJESH, MUNGESË E DEBATEVE

OLIVERTA LILA

B

utrinti priti e për colli trupa te atrore. Erdhën nga vende të ndryshme, disa nacionale e disa edhe kompani të vogla private. Është i teti vit që Festivali Ndërkombëtar i Teatrit mbush skenën antike. Sipari është ngritur dhe ulur me shfaqje shqiptare. “Berberi i Seviljes”, prodhim i Teatrit Kombëtar me regji të francezit Eric Vigne, ka mbyllur edhe paradën teatrale. Ato që mbeten në fund janë përshtypjet. Por edhe ndonjë reflektim i mundshëm mbi vlerat artistike të shfaqjeve që u ngjitën çdo mbrëmje. Por boshi i debatit ka qenë i dukshëm. Teatri shqiptar e ka prezantuar veten me dy shfaqje. “Medea” e “Atelier 31” me regji të Mikel Kalemit dhe komedia “Berberi i Seviljes” me regji të francezit Eric Vigne. Boshti krahasues është plotësuar me shfaqje nga trupa bullgare, angleze, serbe, greke dhe maqedonase. Ndoshta i ndihmuar edhe nga kjo përballje, aktori Robert Ndrenika ka vënë në diskutim produksionet e Teatrit Kombëtar. Rasti konkret ka qenë shfaqja mbyllëse e festivalit. Rivënien e “Berberit të Seviljes” në skenën antike të Butrinit, Ndrenika e ka përkthyer në komentin e tij si një shfaqje të lehtë. Duke nënvizuar kështu mungesën e produksioneve të mëdha. “Pa vënë në dyshim vlerat e regjisorit dhe aktorëve dua të di se mbi ç’kritere bordi artistik vendosi që të përzgjidhte regjisorin Eric Vinje me këtë shfaqje. Në një kohë që në Shqipëri ka rreth 40 vjet që ka munguar bashkëpunimi me një regjisor të huaj, e mendohej të sillte një vepër me përmasa të tjera e vlera të madhe artistike”, ka nënvizuar në komentin e tij menjëherë pas mbarimit të shfaqjes në

Robert

Ndrenika



“Ka rreth 40 vjet që ka munguar bashkëpunimi me një regjisor të huaj, e mendohej të sillte një vepër me përmasa të tjera e vlera të madhe artistike”

“Shfaqjet e lehta të Teatrit Kombëtar”

Reagimi i aktorit për vlerat teatrale Butrint. Vënie që në fakt Kulturës, Rinisë dhe shfaqje të përmasave të mërisht këtë fakt edhe me pati probleme të mëdha Sporteve. Ky buxhet nuk mëdha”, -ka theksuar ajo “modën” e ndërrimit të përshtatëse për skenën. mjafton për të ndërmarrë duke e lidhur pashmangsh- drejtorëve, ku vetëm në 5 Drejtori i TK-së muaj janë ndërKristaq Skrami e ruar 2 të tillë, me ka gjetur përgjivizione të ndrygjen në ligjshshme ndaj teatI lindur në thellësitë e antikitetit, kori grek ka zbritur në skenën e mërinë që i është rit. Megjithatë Butrintit. Në të shumtën e shfaqjeve ka qenë i pranishëm. Diku ka dhënë bordit arskena e Butrintit qenë pasiv, por plotësues i domosdoshëm i tragjedisë, e diku është tistik për përzgjeështë konsiderukonceptuar më modern. Në të dyja M”medeat” atë shqiptare dhe andhjen e veprave, ar vend i papërgleze, ka paralajmëruar tragjedinë e madhe, ndonëse te kjo e fundit e ndërsa aktorja shtashëm për një shkurtuar në numër. I veçantë ka qenë kori i trupës serbe. Një kor që Luiza Xhuvani ia diskutim të tillë. është vënë në funksion të zbërthimit të hermetizmit të “Triologjisë së ka faturuar probSHFAQJA vdekjes” së nobelistes Elfride Jelinek. I magjishëm është cilësuar molemeve financia“Berberi i menti i ekstazës së Bakanteve te “Fjalët e Dionisit” të Teatrit Kombëtar re. “Ky është një Seviljes” ka patë Greqisë së Veriut. Kori nuk ka munguar edhe te “Jonadab” e trupës problem zinxhir sur firime të dukmaqedonase. Zgjedhja nuk ka qenë e lehtë. Regjisorët treguan se puna dhe i lidhur me shme në Butrint. me korin ka qenë një proces i vështirë, njëkohësisht i domosdoshëm. buxhetin e MinisNë mungesë të trisë së Turizmit, rotativës, skeno-

Magjia e korit

grafia e menduar për sallën e madhe të Teatrit Kombëtar, ka mbartur gjatë gjithë shfaqjes rrezikun e shembjes së saj. Rrotullimi i saj përmes njerëzve e ka ngadalësuar ritmin, ndërsa edhe ndriçimi ka pasur mungesat e tij. I vetëdijshëm për këtë regjisori Eric Vigne e ka quajtur një proces normal në jetën e teatrit për të kërkuar adaptimin. “Kjo pjesë mund të luhet gjithkund, edhe pse është krijuar në një skenë klasike. Në Butrint gjeti vendin e saj”. Ndërsa ka theksuar se nuk do t’i kthehej sërish konceptit të kësaj shfaqjeje. Për të, vend do të kishte bashkëpunimi me një vepër bashkëkohore shqiptare. FESTIVALI E përgjithshmja e edicionit të tetë të “Butrinti 2000” është cilësuar si shfaqje me prurje artistike. “Një festival që sa vjen e bëhet më komunikues, ku pjesëmarrja e trupave është e larmishme”, do ta cilësonte aktori Robert Ndrenika. Ndërsa francezi Vigne si një mundësi e mirë që iu dha të shihte teatër ballkanik, të cilin e ka ndjekur pak. Ka veçuar shfaqjen “Medea” të trupës angleze dhe veçanërisht “Jonadab” të Teatrit Kombëtar të Dramës së Maqedonisë. Por edhe edicioni i tetë i festivalit reflektoi mungesën e debatit kulturor. Diskutimet për çdo shfaqje ose u bënë nëpër tavolina, ose ishin mendime të thjeshta për prezantimin. Ajo që ra në sy për këtë edicion ishte vlerësimi që përgjithësisht iu bë interpretimit. Në të shumtën e shfaqjeve aktorët janë vlerësuar për lojën e tyre, edhe aty ku koncepti regjisorial kishte për të diskutuar, siç ndodhi me “Nata e dymbëdhjetë” e trupës bullgare, apo veçimi i personazhit të Medeas te trupa angleze dhe paraqitja e aktoreve femra në ekstazat e Bakanteve. Festivali është mbyllur me kaq. Ndërsa organizatorët synojnë rritjen në çdo vit.

30 - SPORT

ALTIN LATIFI [email protected]

N

ë gusht do t’i kërkoj Federatës rinovimin e kontratës. ishte kjo deklarata e trajnerit të kombëtares Oto Bariç një muaj më parë, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve. Rinovimi ose jo i teknikut kroat, është një kompetencë e presidentit të Federatës Armand Duka, i cili në një intervistë dhënë dje për “Gazetën Shqiptare”, pohon se ka një mendim pozitiv për zgjatjen e kontratës me 75 vjeçarin, teksa gjithashtu pranon se ende nuk e ka konsumuar një bisedë të tillë duke qenë se afatet kohore presin. President, Bariç në një intervistë në mediat austriake ka thënë që në muajin gusht do të kërkoj rinovimin e kontratës me Federatën Shqiptare. Si është pozicioni juaj për këtë dhe në të vërtetë a ka një ide sesi do shkojë kjo çështje? Të them të drejtën ende nuk jam ulur për të konsumuar me njeri një bisedë të tillë. Megjithatë, unë jam pozitiv për Bariç. Nuk kemi folur për çështje rinovimi ende. Gushti në fakt është pushim, megjithatë ndoshta flasim kur të vijë për ndeshjen miqësore. Është ende shpejt gjithsesi, por unë jam pozitiv. Ok, për disa lojtarë është folur për lamtumira, për Hasin është zyrtarizuar vetëm pak ditë më parë. Për cilët lojtarë është menduar të bëhen këto ndeshje? Shiko, ne si Federatë jemi të gatshëm të bëjmë ceremoni lamtumire për këdo lojtar që thotë se unë nuk jam më pjesë e kombëtares. Në lidhje me Hasin, ne kemi konsumuar një bisedë dhe ai ishte dakord që kjo të bëhej me Holandën, ndaj edhe u vendos. Ka pasur dhe lojtarë të tjerë, përshembull Murati, por ai do të luajë edhe për një vit, kështu që ne nuk mund të organizojmë ceremoni për të pa u tërhequr nga futbolli. Pak ditë më parë, u hodh shorti dhe le të themi mori jetë sezoni i ri i kampionatit. Si duket në sytë e presidentit të Federatës sezoni i ri, duke parë edhe rivalitetin që ka nisur që tani? Më duket shumë pozitiv dhe them se do të jetë me një

E hënë, 23 Korrik 2007

Presidenti i FSHF-së: Skuadrat në Evropë? Tregojnë rritjen e kampionatit

KALJARI

Duka: Jam pozitiv për rinovimin e Oto Bariç

Bogdani është zgjedhje e parë, kushton 3 mln

“Ndoshta flasim kur të vijë për miqësoren”

Bariç: Në gusht do kërkoj rinovimin

Pushimet, vjet shëtitje me kroçera, sivjet në Antalia

P

ushimet e verës? Këtë vit preferoj Antalian. Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka zgjedhur resurset e Turqisë për të bërë plazh, teksa një vit më parë ai bëri një shëtitje përqark deteve të Evropës me kroçera, një anije që brenda saj ngjan me jetën e një qyteti. Por, tani ka ndryshuar mendje. “Këtë vit do të shkoj në Antalia”, u shpreh kreu i Federatës së Futbollit në lidhje me këtë.

“Ne si Federatë jemi të gatshëm të bëjmë ceremoni lamtumire për këdo lojtar që thotë se unë nuk jam më pjesë e kombëtares”

SHQIPTARI

O

luftë më të madhe sportive. Ajo që vë re është se shumë skuadra i kanë nisur përgatitjet më shpejt nga sezonet e shkuara dhe kjo natyrisht që sjell zhvillime pozitive. Megjithatë të shohim, është ende shpejt.

VJEÇ Oto Bariç është 75 vjeç dhe ky mendohej se mund të ishte problemi kryesor për rinovimin e kontratës së tij nga ana e Federatës Shqiptare.

Në një intervistë dhënë para një muaji për agjencinë austriake të lajmeve, Oto Bariç ka deklaruar se në muajin gusht do të kërkojë nga FSHF zgjatjen e kontratës. “Në Shqipëri janë të kënaqur nga puna ime dhe them se kur të shkoj në gusht do të kërkoj që të ulemi të bisedojmë për rinovimin. Dua të mbaroj punën e nisur”, pati thënë Oto Bariç.

Skuadrat shqiptare në Kupat e Evropës këtë vit duket se janë pak ndryshe. Pavarësisht Teutës, Vllaznia kaloi një tur, Tirana dhe Besa duken pranë këtij objektivi... Në përgjithësi them se

është një ecuri pozitive, pasi janë dy skuadra që kanë shumë mundësi të kalojnë turin. Në fund të fundit kjo tregon edhe cilësinë e kampionatit tonë, që ndoshta nuk është edhe aq i keq sa ç’duket.

75

bjektivi i këtij viti është fit- PARISI imi i titullit “Njoh shumë njerëz që k a m p i o n , punojnë ende aty, por ndërsa vetë kam bërë një zgjedhje dua të shënoj dhe tani më duhet të 2-3 gola më punoj për klubin që shumë në kam firmosur”, ka krahasim me thënë Lorik Cana në sezonin e sh- lidhje me ish klubin e tij. kuar. Kanë qenë këto fjalët e Lorik Canës, në fe, teksa ka vlerësuar edhe intervistën e djeshme blerjet e reja që ka bërë klupër sitin football365.fr. bi. “Kemi një gjendje të Futbollisti i kombëtares mirë dhe ekziston mentalishqiptare shprehet opti- teti i duhur. Është kjo ajo mist se Marseja këtë vit që i duhet Marsejës. Këtë do të arrijë të fitojë tro- vit do të jetë ndryshe, pasi

PUSHIMET “Kalova pushime të mira në Kosovë me familjen time dhe në Shqipëri, por tani është koha për t’i lënë mënjanë këto dhe të përqendrohem tek sezoni i ri që na pret”.

aljari ka ripërsëritur dje se Erjon Bogdani është zgjedhja e parë e këtij klubi për sezonin e ri edhe pse janë blerë të rinjtë Matri e Akuafreska. Trajneri i sardëve Xhampaolo e ka shprehur prej kohësh dëshirën e tij për të patur në organikë sulmuesin e kombëtares shqiptare, por pengesa kryesore për t’u kaluar mbetet kërkesa e Kievos, që dëshiron 3 milionë euro për kartonin e 30 vjeçarit. Kaljari mund të bëjë edhe një përpjekje të fundit në muajin gusht, megjithatë në gjurmët e Bogdanit vazhdojnë të mbeten edhe Rexhina me Sienën, gjithashtu në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri. Gjithsesi, Bogdani ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje zyrtare.

VLERESIMI

Tek Burnley, të fiksuar pas Berishës

K

Cana kërkon titullin: Vetë do shënoj 3 gola më shumë Mesfushori i Marsejës: Blerje të mira

K

kemi shumë ndeshje për të luajtur, rreth 60. Blerjet? Zenden dhe Zianin i kisha parë edhe në të shkuarën, mendoj se do të sjellin më shumë eksperiencë dhe talent në skuadrën tonë. Dirigjentët na kanë thënë që 3 herë në katër vjet duhet të jemi në Ligën e Kampioneve. Kjo është shumë e rëndësishme. Në këtë klub megjithatë nuk ka probleme, ndryshe do të ishim në një krizë të vërtetë. Kjo, pasi të gjithë të ardhurit kanë qenë thuajse kapitenë në skuadrat e tyre”, ka deklaruar Lorik Cana.

a hyrë në fushë vetëm në pjesën e dytë, megjithatë i ka mjaftuar që Besart Berisha të konsiderohet një nga yjet e skuadrës së Burnley-t. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bërë vetëm pak veprime të bukura, por që kanë mjaftuar që mediat lokale ta quajnë një blerje shumë premtuese. Madje, në listën me emrat më të spikatur, ai figuron pas Uejd Elliot. Berisha ka luajtur në tre takime miqësore deri tani për skuadrën nga Championship, por ende nuk e ka gjetur rrugën e golit. Për të parë takimin e fundit kundër Midëllsboros, ishin të pranishëm 4 mijë tifozë të Burnleyt. Pjesa e parë përfundoi 1-0, ndërsa në të dytën ekipi nga Premier Liga arriti të barazonte.

SPORT - 31

E hënë, 23 Korrik 2007

Spanjolli triumfon mes polemikave në Çmimin e Madh të Evropës. Raikonen jashtë, Hamilton i nënti

Alonso fiton “llotarinë” në Gjermani Rrebesh shiu, parakalime dhe spektakël në Nurburgring ALTIN LATIFI

F

ernando Alonso rikthehet në ven din më të lartë të podit, pas fitores në Çmimin e Madh të Evropës, mbi cirkuitin e Nurburgring. Spanjolli ka triumfuar në një garë të shoqëruar me emocione dhe kthesa të papritura për shkak të tekave të motit në Gjermani, ndërkohë që ka përfituar jo pak edhe nga gabimet e skuderisë Ferrari. I dyti Felipe Masa, pas tij Mark Veber, ndërkohë që asnjë pikë për Kimi Raikonen dhe Ljuis Hamilton. I pari u detyrua të braktiste garën kur duheshin edhe 20 xhiro nga përfundimi, ndërkohë që Hamilton vuajti jo vetëm nisjen nga vendi i dhjetë, por edhe një dalje nga pista në fillim. Gara u ndërpre pas 5 xhirosh, për shkak të një shiu të rrëmbyeshëm që rrezikoi të gjitha makinat në pistë, teksa më i humburi ka dalë lideri i Botërorit Ljuis Hamilton, i detyruar ta rinisë nga vendi i fundit. Gjashtë makina dolën nga pista për ta kthyer në një parkim të vërtetë kthesën më të fortë të cirkuitit. Në fakt, në Gjermani, spektakli është dukur i kohëve të dikurshme. Kimi

DEBUTIMI

T

ë gjithë në delir për de butimin e Devid Bekham me fanelën e Los Anxhelos Galaksi. Miqësorja kundër Çelsit ka shënuar edhe ndeshjen e parë të anglezit me fanelën e skuadrës kaliforniane, ndeshje që u fitua nga londinezët e Murinjos me rezultatin 1-0. Vetëm 12 minuta lojë për Bekham, por që i ka mjaftuar për të fituar simpatinë e të gjithëve, tifozë, politikanë e aktorë. Të pranishëm ishin 27 mijë spektatorë, shumë prej të cilëve kishin blerë fanelën prej 100 dollarësh të ish kapitenit të kombëtares angleze. Dëmtimi në kavilje nuk e la Bekham që të luante për gjithë takimin e luajtur në “Home Depot Center” të Karsonit, afër Los Anxhelosit. Por, për të parë atë nuk ka munguar askush, duke përfshirë këtu edhe yjet në tribunën VIP. Ishte gruaja e tij Viktoria, aktorja Kejt Homs, bashkëshortja e

FORMULA 1

Sherri

Alonso në garën e djeshme

Menjëherë pas përfundimit të garës, Fernando Alonso i është drejtuar me fjalë Felipe Masës, duke e akuzuar se e kishte prekur me dashje në momentin e parakalimit. Midis tyre u zhvillua një debat me tone të larta. Raikonen ka bërë një xhiro me goma të thata nën shi, duke humbur terren ndaj Felipe Masës dhe Fernando Alonsos, të cilët kanë zënë shumë shpejt dy vendet e para. Pavarësisht agresivitetit, finlandezi i Ferrarit nuk ka mundur të përfundojë garën, duke i hapur rrugë betejës Masa-Alonso. 8 xhiro para përfundimit sërish shi dhe pilotët janë të detyruar të futen në bokse. Pas ndërrimit të gomave, është

spanjolli Alonso ai që dhuron spektakël, duke parakaluar Felipe Masën, pasi shkurtoi në fillim distancën prej 4.942 sekondash që e ndante përpara hyrjes në bokse. Kampioni i botës në fuqi ka treguar edhe njëherë grintën që e shoqëronte kur në pistë ishte Majkëll Shumaker dhe që shumë vetë mendonin se e kishte humbur. Mes dy makinave ka patur edhe një prekje, që ka hapur një polemikë jo të

NURBUGRING 1. F. Alonso 2. F. Masa 3. M. Veber 4. A. Vurc RENDITJA Hamilton 70 Alonso 68 Masa 59 Raikonen 52 Heidfeld 36 Kubika 24

vogël mes dy pilotëve në bokse. Për habinë e të gjithëve, Alonso ka akuzuar Masën se e ka prekur në mënyrë të vullnetshme në momentin e parakalimit, gjë që është konsideruar si qesharake nga piloti brazilian. Megjithatë në konferencën për shtyp, dy pilotët nuk kanë dashur të bëjnë shumë komente për këtë incident. Fernando Alonso ka fituar kështu garën e tretë sezonale, duke u ngjitur në kuotën e 68 pikëve, dy më pak se Ljuis Hamilton. Një sukses që er-

Masa: Mbeta i shokuar nga akuzat e Alonsos

P

as përfundimit të garës, Fernando Alonso dhe Felipe Masa kanë shkëmbyer replika të ashpra në parkimin e makinave. Spanjolli ka akuzuar pilotin e Ferrarit se e ka prekur me dashje. “Mbeta i shokuar kur Alonso erdhi dhe më tha këtë”, ka thënë Felipe Masa. “Nuk është aspak e vërtetë, nëse ai beson kështu, është më keq për të”, ka thënë braziliani. “Parakalimi ndodhi shumë afër, u prekëm dy herë”, ka thënë Alonso. Do të isha kënaqur edhe me vendin e dytë, duke e ditur që Hamilton ishte jashtë zonës së pikëve. Tani dua të shijoj këtë fitore”, tha spanjolli.

dhi si pasojë e strategjisë së mirë, por sidomos e grintës dhe gatishmërisë së spanjollit për të përfituar në momentet që kundërshtari nuk është duke ecur me ritmin normal. Me buzëqeshjen e Majkëll Shumaker, që e ka ndjekur këtë garë në këmbë, Çmimi i Madh i Evropës, në një pistë mes maleve të Gjermanisë, mund të konsiderohet më i bukuri i këtij sezoni. Në renditje, vendin e tretë e zë Felipe Masa me 59 pikë, ndërsa pas tij vjen Kimi Raikonen me 52.

Në tribunë, yje si Kejt Holms, Sharon Stone apo Shvarceneger

Hollivudi, në stadium për Bekham Los Anxhelos humb 0-1 në miqësoren me Çelsin YJET

HOLLIVUDI Kejt Holms, Sharon Stone apo Arnold Shvarceneger nuk kanë munguar në debutimin e Devid Bekham. Të pranishëm yje të NBA si Toni Parker apo Kevin Garnet si edhe bashkëshortja e Bekham, Viktoria.

mikut Tom Kruiz, ndërkohë që një tjetër aktore e famshme ishte Xhenifer Lov Hjuit, që ka parë ndeshjen e parë të saj të futbollit, ashtu si një pjesë e mirë e yjeve të Hollivudit. Të pranishëm edhe Xhon Hart apo Sharon

Stone, teksa nuk ka munguar as guvernatori i Los Anxhelos Arnold Shvarceneger. Debutimin e Devid Bekham, nuk e kanë humbur as yjet e NBA Toni Parker me të shoqen Eva Longoria si edhe Kevin Garnet. Të

gjithë të nderuar për faktin se Los Anxhelos mirëpret një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit botëror. Televizionet transmetuan më shumë nxemjen e Bekham, a thua se loja ishte e ndalur.

Kasano lihet i lirë, Reali s’e merr në Austri

A

ntonio Kasano, talenti barez, tani është një djalosh i vetëm në kërkim të një skuadre. Ai është lënë i lirë nga Reali i Madridit, që e ka nxjerrë në merkato, duke mos e grumbulluar madje as për fazën përgatitore në Austri. Është fundi i një historie të lindur një vit e gjysmë më parë me entuziazëm, kur Kasano kaloi nga Roma në Madrid për shifrën e 5 milionë eurove. Për të tani duket gati Interi, pasi futbollisti ka refuzuar kalimin tek Fenerbahçe. Reali i Madridit kërkon 4 milionë euro për të. Për fat të keq, ofertat zyrtare mungojnë ende.

Antonio Kasano

INTERI

Mançini do Çivun, por dhe Emerson

E

merson si Çivu. Për Roberto Mançinin të dy këta futbollistë janë të mirëpritur tek Interi. Mund të jenë ata dy blerjet e reja të klubit zikaltër. Mesfushori mendohej se do të kalonte tek Milani, por pas hezitimit të kuqezinjve, Emerson duket më pranë Interit. Ndërkaq, çështja e mbrojtësit mban prej kohësh pezull ambientin zikaltër. Roma dëshiron të mbyllë gjithçka brenda ditës së enjte, ditë kur do të bëhen edhe festimet me rastin e 80 vjetorit të klubit. “Nuk e di ende se çfarë do të bëhet me Çivun, të presim e të shohim”, ka thënë Mançini. Mungon vetëm takimi mes Masimo Moratit dhe Rosela Sensit për të përfunduar marrëveshjen. Roma kërkon 18 milionë, Inter jep 14.

32- REKLAME

E hënë, 23 Korrik 2007

Related Documents

Gazeta Shqiptare
November 2019 25
Gazeta Shqiptare 7.28
November 2019 24
Gazeta Shqiptare 10.8
November 2019 32
Gazeta Shqiptare 26.8
November 2019 11
Gazeta Shqiptare 9.8
November 2019 12
Gazeta Shqiptare 21.8
November 2019 22