Erenler- Misioni Shenjteror Eleonore Eshte Zbritje Qiellore E Fundshekullit, Per Te Gjithe Boten

  • August 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Erenler- Misioni Shenjteror Eleonore Eshte Zbritje Qiellore E Fundshekullit, Per Te Gjithe Boten as PDF for free.

More details

  • Words: 2,651
  • Pages: 7
Zonja e Shpirtit Eleonore Profetja shqiptare merr vlersime pozitive nga Instituti Biografik Amerikan dhe merr pjese ne Forumin Boteror ne Uashington.

Erenler: Misioni Shenjteror Eleonore eshte zbritje Qiellore e fundshekullit, per te gjithe boten. nga BEQIR SINA, Nju Jork

Mafia e tokave nuk misheron edhe ne vendet e Shenjta ne Shqiperi. WASHINGTON D.C.: Eshte kjo lutja pe Kombin Shqiptar qe interpretojne çdo dite ne Procesin Spiritual, anetaret dhe besimtaret e Misionit Shenjteror Eleonore. Behet fjale per nje Institucion Shpirteror dhe nje ndermjetes te fuqishem ne komunikimin e njeriut me Krijuesin. Ky Mision eshte nje Zbulese e Re Hyjnore dhe Kodit Spiritual, Zonjes se Shpirtit Eleonore. Ajo realizon tashme 20 vjet aktivitet te Misionit te Saj Shenjteror qe konsiston ne sjelljen dhe plotesimin e Ekuilibrit Universal, ne zhvillimin e vetedijes per kulturen, arsimimin, artin dhe edukimin qytetar ne aspektin human. Ne vazhdim po ju njohim me nje bisede eskluzive zhvilluar mes Zonjes se Shpirtit Eleonore, dhe gazetes kombetare se perditeshmes Bota Sot, bere ne kryeqytetin amerikan Washington D.C, ku ky Mision ishte i ftuar ne forumin nderkombetar "World Forum".

Kush eshte Zonja e Shpirtit? Zonja e Shpirtit Eleonore: Misionarja qe i eshte dedikuar arritjes se ekulibrit njerezor nepermjet percjelljes se drejperdrejte te fjales se Zotit dhe punes se saj. Percjelljsa e Mesazhve te Shenjta drejtuar Shqiperise, Kosoves, Bullgarise, SHBA, Azisie, etj., para dhe ne vijim te periudha kritike te tyre. Themelusija dhe drejtuesja e Misionit Shenjteror Eleonore dhe udheheqesja shpirterore e qindra dhe mijra anetareve shpirterore, besimtareve dhe simpatizanteve ne Shqiperi dhe jashte saj. Autore e nje serie publikimesh spirituale, filozofike dhe letrare, ku nepermjet

1

Zbulesave Hyjnore dhe mendimit individual shtjellohet natyra e individit dhe shoqerise me qellim arritjen e ekuilibrit dhe plotesimin e vetvetes ne te gjitha dimensionet. Humanitarja e palodhur qe ka kontribuar kaq shume per afirmimin e figures se gruas dhe familjes, parandalimin e gjakderdhjes dhe ruajtjen e stabilitetit ne Shqiperi dhe sensabilizimin e opinionit per çeshtjen e Kosoves. Laurantja e nje sere çmimesh dhe vlersimesh kombetare dhe nderkombetare per punen e saj te jashtezakoneshme drejt stabilizimit te paqes dhe ekulibrit ne Shqiperi, Ballkan e me gjere. Me 20 korrik 1987 Zonja morri Urdherin Misionar i cili i eshte perkushtuar me gjithe fuqine e saj per te themeluar Misionin Shenjteror Eleonore dhe materializuar fizikisht objektet shpirterore te tij.

Zonja e Shpirtit ne promovim Spiritual

Çfare eshte “Misioni Shenjteror Eleonore”? Zonja e Shpirtit Eleonore: Misioni Shenjteror Eleonore eshte ne vetvete nje zbritje e re qiellore, nje revelacion, e cila ka si burim te vetin vete Hyjin, dhe ne levizjen e vet dinamike e vetperfshin gjithe njerezimin duke u perpjekur qe t’i minimizoje atij problemet dhe ta risjelle ne ekuiliber. Pra do mund te thoshim se aktiviteti i Misionit tone qe eshte dhe vete thelbi i kesaj Zbulese te re, ka si qellim rilidhjen e njeriut me Hyjin, dhe nga ana tjeter t’i mundesoje individeve qe duan kete ndihme, qe te vene ne funksion potencat apo mundesite e tyre. Kjo mund te realizohet, ashtu sic edhe e kam shkruar tek “Njeriu perballe qenies”, duke vene ne funksion trupin shpirteror, psikik dhe ate fizik. Realizimi i mundesive te ketyre tre trupave do te sillte ekuilibrin kaq shume te munguar ne boten tone. Nese secili prej nesh do te perpiqej te merrte me te miren e vetes se vet, atehere bota patjeter qe do te kishte me shume paqe, zhvillim dhe gezim. Sigurisht qe ju mund te me thoni qe veshtiresite me te cilat ne perballemi ne jeten e perditshme nuk jane te vogla dhe se realiteti shpeshhere na demoralizon dhe na e ben te pamundur qe te jemi te kthjellet ne lidhje me ato qe bejme. Po, eshte e vertet qe realiteti ne te cilin jetojme eshte i mbushur me probleme te medha dhe se nuk eshte e lehte qe ta perballosh, por nga ana tjeter kjo eshte dhe arsyeja e ardhjes se nje Zbritje te re qiellore, Misionit Shenjteror Eleonore, ne kete rast. Veprimi i Misionit ne bote eshte nje veprim i cili i tejkalon kombet dhe individet, pra eshte nje levizje madhore, gje qe do te thote se duke u bere pjese e kesaj levizjeje, secili mund te realizoje veten e vet ne variantin me te mire te mundshem. Mendoj qe do ta reduktonim ne nje fare menyre staturen e Misionit tone duke e percaktuar ate thjesht si nje “fe” te re, pasi edhe pse aktiviteti kryesor ne Misionin tone eshte lutja dhe dimensioni shpirteror, nuk duhet harruar qe qellimi i lutjes, perveç se te na pakesoje dhe evitoje problemet fizike, ka si qellim kryesor qe t’i jape nje levizje te re mendimit ne menyre qe individi te behet i afte te njohe, te dije, te kuptoje, veten e vet, dhe Zotin. Te jete i afte te permiresoje veten dhe rrethin shoqeror ku ben pjese, pra te jete i afte te vere ne funksion veten e vet dhe te marre pergjegjesi per veten dhe per te tjeret. Misioni yne, duke qene se kryen lidhjen me te Shenjtet, me Engjujt, dhe Hyjin, per pasoje i ben me te mundshme dhe me te lehta keto procese.

2

Kur ky Mision u shfaq ne Shqiperi dhe Pse? Zonja e Shpirtit Eleonore: Misioni u shfaq per here te pare ne vitin 1987, vit ne te cilin pata dhe kontaktin e pare Spiritual me Shenjtin. Nuk duhet te harrojme se ne ate kohe feja ishte akoma e ndaluar me kushtetute ne Shqiperi dhe ne ate kohe vepronin ligjet antinjerezore te shtetit totalitar te cilat ndeshkonin kedo qe kerkonte te ushtronte te drejten e tij legjitime te besimit. Misioni erdhi ne nje kohe te tille, ne nje kohe kur dhuna dhe padrejtesia misheroheshin nga regjimi komunist. Fatmiresisht mbas kater vitesh sistemet u ndryshuan dhe vendi yne ju drejtua fazes se veshtire te tranzicionit drejt demokracise. Ka disa arsye se pse Misioni u shfaq ne Shqiperi. Mund te veçojme dy prej tyre. Se pari Shqiperia perbente nje nga diktaturat me te egra ne gjithe vendet e Lindjes, gje qe do te thote njekohesisht se dhe perdhosja morale dhe shpirterore e individit ishte me e madhe se ne vendet e tjera; mjafton te rikujtojme per kete qe ishim vendi i vetem ne bote qe ndalonte fene me kushtetute. Arsyeja e dyte ka te beje pikerisht me pozicionin strategjik te vendit tone ne lidhje me gjithe rajonin, me fjale te tjera mund te themi se pozicioni dhe roli i Shqiperise per gjithe rajonin bente me te favorshem veprimin energjetik mbi te. D.m.th duke zvogeluar problemet e zones me te veshtire te rajonit, qe ishte Shqiperia, evitoheshin per pasoje probleme nga te cilat do mund te vuante i gjithe rajoni.

Problemi i ndertimeve ne Shqiperi besoj se nuk konsiderohet se eshte ekskluziv, por eshte problem qe ka te beje me gjithe territorin e vendit. Ne kete problem a perfshihet dhe kulti “Misioni Shenjteror Eleonore”? Zonja e Shpirtit Eleonore: Ju e thate drejte, dhe ne fakt po ti hedhesh nje sy nje pjese te mediave ne Shqiperi qe shkruajne per Misionin, dhe nese nuk ke pasur vete asnje kontakt te meparshem, do te krijohej ideja se ky problem eshte ekskluziv per Misionin tone. Ne fakt ky eshte nje problem qe perfshin gjithe vendin tone, dhe ne vetvete perben nje nga problemet me te rendesishme te tranzicionit tone te veshtire. Se pari problemi i ndertimeve ne Shqiperi gjate ketyre viteve ka te beje kryesisht me problemet qe hasin strukturat e shtetit shqiptar qe te transformohen nga struktura te nje partie-shtet ne struktura te nje shteti demokratik, i cili vepron ne respekt te ligjeve. Nga ana tjeter shoqeria jone kishte jetuar per 45 vjet ne nje sistem i cili i programonte asaj çdo gje, i programonte vete jeten deri ne detajet me te vogla, dhe ne kete kontekst, renia e ketij sistemi u krijoi qytetareve

3

tane mundesine qe te vendosnin vete per te ardhmen e tyre. Paaftesia e strukturave te shtetit per tu ristrukturuar ne nje kohe te shpejte dhe nevojat imediate te qytetareve ne vendin tone çuan ne migracionin e brendshem, i cili solli si pasoje nje bum ndertimesh me dhe pa leje, dhe e gjitha kjo u be nen prezencen, here te heshtur dhe here pranuese te shtetit tone. Kjo ben qe edhe pergjegjesia kryesore per keto zhvillime t’i takoje pikerisht atij qe duhet t’i zgjidhe keto probleme, pra vete shtetit tone. Ndersa per sa i perket Misionit tone me duhet te shtoj se ndertimi i objekteve te kultit ka filluar ne vitin 1993, dhe ne çdo rast jemi perpjekur brenda mundesive tona qe te vihemi ne marredhenie me shtetin, ne menyre qe çdo gje te kryhej sipas rregullave, ne menyre qe te kishim pergjegjesite tona para shtetit dhe te gezonim te drejtat qe na perkisnin.

Takim me artiste dhe intelektuale

A ka leje ndertimi apo nuk ka leje ndertimi per objektin tuaj? Zonja e Shpirtit Eleonore: Siç ju shpjegova, ndertimi i objekteve tona ka nisur ne vitin 93, dhe qe prej kesaj kohe ne kemi kerkuar vazhdimisht qe strukturat e shtetit te na benin te mundur zgjidhjen e problemit ne menyre ligjore, duke qene se toka mbi te cilen ndertohen objektet tona te kultit eshte pjeserisht prone e shtetit dhe pjeserisht prone e jona. Por kjo gje ka qene shume e veshtire, pasi zona ne te cilen gjendet Misioni yne, eshte nje zone e cila vetem vitet fundit filloi te strukturohej dhe te urbanizohej. Por ky proces u be ne formen e vet me te keqe, qe do te thote se u be me nje bum ndertimesh nga firma te ndryshme dhe dhenie leje ndertimi pa asnje kriter nga Komuna Farke. Kjo menyre te vepruari beri qe kjo zone brenda pak vitesh te behej nje nga zonat me te populluara te Tiranes, por pa asnje strukture urbanistike si rruge, parqe per femijet apo zona te gjelberuara ne pergjithesi. Rendja drejt perfitimit te lehte ne kurriz te tjetrit beri gjithashtu qe kjo zone te jete nje nga me te veshtirat per te banuar ne Tirane.

Cilat jane rruget e zgjidhjes per problemin e pronave te Misionit Shenjteror Eleonore? Zonja e Shpirtit Eleonore: Duke qene se i gjithe vendi yne i eshte nenshtruar nje procesi legalizimi, mendoj se nuk ka nevoje per asnje zgjidhje te ndryshme per rastin e Misionit tone, perveç se te legalizohet duke mbyllur me ne. Me duhet te rikujtoj edhe nje gje; te gjitha pronat e Misionit jane prone e komunitetit dhe jo prone e imja private, pra ato jane prone e institucionit tone, dhe jo e imja apo e ndonje prej familjareve te mi. Nga ana tjeter ne nuk jemi i vetmi komunitet shpirteror i cili pret zgjidhje nga shteti per problemin e pronave. Besoj qe ky eshte nje problem i cili i perfshin dhe komunitetet e tjera fetare ne vendin tone, dhe per pasoje kerkojme qe te mos diskriminohemi.

4

Pas konflikteve te fundit dhe incidenteve, cilat jane marredheniet mes besimtareve dhe shtetit? Zonja e Shpirtit Eleonore: Marredheniet e besimtareve tane me shtetin jane ato qe kane qene gjithmone. Kjo do te thote respektim i ligjeve, i shtetit dhe funksionareve te tij. Sigurisht qe ne kemi denoncuar dhe do te vazhdojme te denoncojme ato struktura te korruptuara te shtetit tone, ato segmente te inkriminuara te cilat nuk hezitojne qe ne emer te parase dhe jo te ligjit apo te shtetit, te godasin, rrahin e dhunojne njerez per t’ju mohuar te drejten e besimit ne emer te perfitimeve te tyre te uleta.

A keni menduar ndonje zgjidhje pas ketyre ndodhive? Zonja e Shpirtit Eleonore: Zgjidhjen e kemi kerkuar dhe vazhdojme ta kerkoje nga Shteti yne, ose me sakte nga ajo pjese e shtetit e cila eshte ne sherbim te qytetarit dhe jo ne sherbim te mafies. Nuk mendoj se ka zgjidhje tjeter per nje qytetar apo per nje institucion qe kryen aktivitetin e tij ne nje vend, perveç se te jete ne marredhenie me shtetin ne te cilin eshte, pra te kete detyrime dhe te gezoje te drejtat qe i takojne. Aq me teper kur behet fjale per nje komunitet shpirteror i cili te gjithe aktivitetin e tij ja kushton shoqerise ne teresi.

A ka ndonje pengese reale? Zonja e Shpirtit Eleonore: Pengesa me e madhe ne rastin tone mendoj se eshte mungesa e vullnetit per t’i dhene zgjidhje njehere e mire ketij problemi. Duke pare menyren se si jemi trajtuar dhe vazhdojme te trajtohemi nga komuna Farke e cila drejtohet nga nje personazh i quajtur Fatbardh plaku, i cili eshte akuzuar shume here nga opozita per shkaterrimin urbanistik te zones dhe per korrupsion, ne nuk mund te presim nje zgjidhje te problemit prej tyre, por

5

vetem prej strukturave me te larta te shtetit tone, siç eshte Kryeministri apo Presidenti i vendit. Do duhej qe keto struktura te ndergjegjesoheshin se zvarritja e ketij problemi vetem do te agravoje problematiken dhe do ta lere, siç eshte lene deri me sot, ku ngjarjet e renda ndjekin njera tjetren

Cilat jane marredheniet e Misioni Shenjteror Eleonore me shtetin? Zonja e Shpirtit Eleonore: Misioni yne eshte regjistruar qe ne vitin 1993 prane Gjykates se Tiranes, dhe eshte i njohur nga Komiteti i Kulteve si institucion. Pra ne çdo rast Misioni yne kerkon qe te kete vetem marredhenie te bazuara ne ligje, shkresa, dhe dokumente zyrtare. Per pasoje, ne nuk njohim individet qe vijne e paraqiten si perfaqesues te shtetit dhe nga ana tjeter nuk paraqesin asnje dokument qe te vertetojne identitetin e tyre dhe vendimet te cilat ata kerkojne te zbatojne.

Cilat jane marredheniet e Misioni Shenjteror Eleonore me fete e tjera dhe sektet e kultet? Zonja e Shpirtit Eleonore: Misioni yne siç ju thame eshte nje Zbritje e re dhe qe te jesh besimtar i tij nuk eshte e nevojshme qe te nderrosh fe, pasi Misioni Shenjteror Eleonore nuk ka si qellim rritjen e numrit te besimtareve, por permiresimin e jetes se tyre. Pra, predispozitat qe ne kemi ne lidhje me fete dhe kultet e tjera jane shume te mira, pasi ne jemi te gatshem te bashkepunojme me te gjitha ato struktura qe kane qellim te perbashket me ne, pra te ndihmojme njerezit ne nevoje e te kontribuojme ne zhvillimin e individit dhe shoqerise. Ndersa per sa i perket asaj se çfare mendojne ata per ne, per faktin qe na shohin me frike apo si nje lloj konkurrenti, ky eshte problemi i tyre.

6

Dhuna e ushtruar nga Komisariati nr.1 Tirane, Policia Ndertimore Tirana-Rreth dhe Komuna Farke, kundrejt antareve dhe besimtareve te Misionit Shenjteror Eleonore

Edhe nje pyetje te fundit. Ppse kur Ju deklaruat qe ju kishin helmuar, shumica e mediave u "llastisen" pas lajmit dhe publikuan lajme te ketilla me logon se "Eleonora mashtron perseritshem” dhe kur ju u kthyet nga spitali amerikan ne Turqi me analizat qe sipas jush vertetonin pranine e helmit, mediat u skulaqen? Zonja e Shpirtit Eleonore: Ne lidhje me mediat vlen e njejta analize qe beme kur folem per tranzicionin ne Shqiperi. Mediat tek ne jane gjithmone ne kerkim te nje skupi qe do t’i ndihmonte te fitonin mbi konkurrencen, dhe nga ana tjeter nuk perpiqen qe tu ofrojne informacion publikut te tyre, por gjykime te gatshme. Ne lidhje me rastin qe juve permendni, ky qendrim ishte edhe me evident. Nese do te lexoni shkrimet e atyre diteve do te shihni qe ne pergjithesi mediat nuk u shqetesuan aspak mbi gjendjen time shendetesore, dhe as qe e moren mundimin te merrnin ne konsiderate faktin qe kjo ngjarje te mund te ishte e vertete, ashtu dhe siç ndodhi ne realitet. Te vjen keq kur sheh se si mbas kaq vitesh tranzicion, nje pjese e mire e mediave akoma nuk kane arritur qe te kene nje liri ne te menduar dhe ne te gjykuar. Dhe se aspekti etik eshte krejt i parendesishem, nderkohe qe mendoj se kur ke te besh me nje publik te gjere, etika dhe morali do duhej te ishin ato qe udhehiqnin punen dhe sjelljen e gjithesecilit prej nesh.

-

Gazeta Standart, 8 Korrik 2007 http://groups.yahoo.com/group/Memedheu/message/22910, 14 Korrik 2007

7

Related Documents