DIPLOMACIA PUBLIKE VII-VIII Ass.Prof.Dr. Bekim Baliqi
n
Identiteti është qenësore në cështjen e Imazhit si dhe në përpilimin e politikës së jashtme.
Termi latin “Idem” do të thotë = i njëjte ose “identik” me diçka ose dikë.
Nocioni i identitetit kah fillimi i shek. XX-te përdorur nga psikologjia sociale, qoj te një ndryshim semantik dhe transformim në diskurs të tij.
Nga përshkrimi i thjeshtë i një raporti me objekte (“IDENTIK”) u kalua në raportin me subjekte (“IDENTIFIKIM ME”).
Preferencat politike janë të ndërlidhura me përkatësine etnike, kombëtare, shtetërore, fetare,
Identiteti është reflektim dhe derivat i faktorëve të shumtë të lidhura dhe komplementare ndërmjet veti, si kushtet ekonomike, rrethanat socio-politike, kulturore, historike etj. Identiteti ndahet në përgjithësi, në identitetin individual dhe në atë kolektiv. E para formë i përgjigjet më shumë pyetjes; Kush jam unë? – dhe me këtë merret në rend të parë psikologjia apo në një mase edhe sociologjia. Ndërsa, forma e dyta përfshin disa kategori si identitetin lokal, regjional por edhe etnik, rasor, religjioz, kulturor, politik etj. Dhe për këtë formë do të vlente pyetja; Kush jemi ne?
PërveçAnthony D. Smith-it, që veçon kategorinë Gjinore, Teritoriale dhe Shtresore edhe shume studies tjere bejne ndarje te Identiteteve ne dimensione te ndryshme. Politologu amerikan James D. Fearon konstaton se identiteti në përgjithësi ka domethënie të dyanshme, në njërën anë do të thotë kategori shoqërore dhe në anën tjetër identiteti bëhet burim i “vetë-përshkrimit” dhe vetë-respektimit individual. (Fearon, 1999: 2) Sipas Rogers Brubaker dhe Frederick Cooper për shpjegimin e identitetit përdoren kryesisht dy qasje teorike; teoria esencialiste dhe ajo konstruktiviste. Derisa e para thekson se identiteti ose identitetet janë te dhëna, e dyta qasje argumenton se identitet(-etet) është (janë) të konstruktuara, pra të shpikura.
Identitetet nuk janë të paracaktuara ose të paradhëna e as të natyrshme, por jane të formuara, të konstruara, fluide dhe në ambientin social e politik të ndryshueshme.
Ky fenomen njihet edhe si „shifting identetities“ (identitetet e ndryshueshme).
Identiteti nuk përmban kurrë vetëm një atribut, përkundrazi identiteti është gërshetim i një morri komponentësh dhe s´është diçka rigide por një fenomen permanent dinamik me karakter ndryshues dhe evolues.
Në kohën e sotme kur flitet për identitetin zakonisht mendohet në atë kombëtar, si një ndër format më të dalluara dhe më të rëndësishme të identiteteve kolektive.
Identiteti Etnik Të qenurit pjësetar i një grupi të caktuar etnik apo edhe religjioz, shpeshë por jo domosdo edhe përherë, nënkupton përkatesine në ate grup dhe identifikimin me pjesetaret e tjerë të atij komuniteti. „Bashkësia ´etnike` ndryshon nga komuniteti ´klanor`, pikërisht sepse ajo është thjesht një besim në ´të përbashkëtën` (Gemeinsamkeit), jo në një `komunitet´ (Gemeinschaft) si i dyti që përben veprimin e vërtete shoqëror.“ (Weber,i 2004: 129). Dmth. bashkësi etnike ka ose beson që ka gjera të përbashketa ndermjet veti por ende nuk është në atë shkallë organizimi që këto gjëra të krijojne nga ky grup një bashkësi të qëndrueshme. Thomas H. Eriksen pohon se se tipari dallues ndërmjet etnisë dhe kombit konsiston në raportin e tyre me shtetin. Derisa nacionalizmi synon që kufijte politike të jenë të perputhshme me ato kulturore, grupet etnike në shumicen e rasteve s´pretendojnë të kenë kontroll mbi shtetin ose te dominojnë në të (Eriksen, 1993: 6).
Në marrëdhënie dhe të drejtën ndërkombëtare kur flitet për «Popujt» ose «Kombet» mendohet, në fakt, në shtete. P.sh OKB-ja. Shtetesia apo qytetaria (citizenship) është një koncept politik e cila rrjedh prej marrëdhënieve të popullit me shtetin.“( Mccrone/Kiely, 2000 : 25) Shteti iu mundëson, ndërmjetëson ose imponon pjesëtarëve të vet në një masë edhe identitetin politik e atë kombëtar. Prandaj leternjoftimi quhet >ID< dmth karta e identitetit. Nëse në shekullin e kaluar certifikata e lindjes ishte dokument kyç i dëshmimit të përkatësisë, në kohën e globalizmit duket të jetë pasaporta ajo që e përcakton në formë zyrtare identitetin e dikujt.
Një shtet dhe një komb përfaqësohet zakonisht përmes simboleve te veta si flamuri, stema, himna etj. Mirëpo simbolet jo vetëm qe përfaqësojne ato janë edhe pjesë e identitetit. Ato janë >shenjat identifikuese< te nje vendi dhe janë shënjeuse të vlerave te tyre. Krenaria e nje vendi manifestohet me dhe permes simboleve, zakonisht flamurit. Prandaj politika e simboleve eshte pjese perberese e diplomacise dhe imazhit te cdo shteti. Si nje rivalitet simbolesh dhe imazhesh.
Bibliografia Alcoff, Linda.M/Mendetia, Eduardo (ed.) (2003): Identities. Race, Class, Gender and Nationality. Blackwell Fearon, James D. (1999): What is Identity (As we now use the word)? Stanford University Eriksen, Thomas Hylland (1993): Ethnicity and Nationalism. Anthropological Perspectives, London, Pluto Press Smith, Anthony D. (1991): National Identity. London, Penguin Ignatieff, Michael (2000): Gjaku dhe Perkatesia-Udhetime ne Nacinonalizmin e Ri. Tirane, Dituria, Weber, Max (2004): Studime sociologjike. Tiranë, Plejad