Diplomacia Publike Ii

  • Uploaded by: Bekim Baliqi
  • 0
  • 0
  • April 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Diplomacia Publike Ii as PDF for free.

More details

  • Words: 782
  • Pages: 13
DIPLOMACIA PUBLIKE II Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

Politika e Jashtme dhe Diplomacia 





Politika e Jashtme është përmbledhje e veprimeve politike që rregullojnë marrëdhëniet dhe ndërveprimet e një shteti me shtetet apo organizatat e tjera në botë. Politika e Jashtme mbron interesat nacionale, sigurinë kombëtare, favoret ekonomike dhe kulturore si dhe qëllimet ideologjike e politike. Diplomacia si pjesë përbërëse e P. J. dhe si mjet, instrument efektiv i saj.

Diplomacia dhe format e saj.  



Diplomacia dypalëshe (bilaterale) Diplomacia shumëpalëshe (multilaterale) Diplomacia jozyrtare, e pazakonshme, telekomunikuese apo thjeshte Diplomacia Publike.

Diplomacia bilaterale

Diplomacia bilaterale nënkupton komunikimin mes dy palëve- dy shteteve përmes përfaqësuesve zyrtar te tyre.  „Sistemi Francez i diplomacise“ Harold Nicolson 1954.  Karakteristikat e këtij sistemi janë:Misionet diplomatike, fshehtësitë diplomatike, Protokolli dhe Profesionalizmi.  Diplomacia Sekrete- mban sekret informatat dhe është e lidhur edhe me spiunazh.  Shndërrimi i diplomacisë në profesion qoj në: Rekrutimin e kontrolluar Ekspertizen dhe Trajnimin e duhur Rangimin e caktuar Pagesën e rregulltë  Profesionalizmi në diplomaci çon edhe në krijimin e trupit diplomatik 

Diplomacia si Profesion N. Makiavelli, H.Groti, Abraham de Vikeforti si themelues teorik te diplomacise.  Shndërrimi i diplomacisë në profesion qoj në: Rekrutimin e kontrolluar Ekspertizen dhe Trajnimin e duhur Rangimin e caktuar Pagesën e rregulltë  Profesionalizmi në diplomaci çon edhe në krijimin e trupit diplomatik 

Trupi diplomatik 









E njohur edhe si corps diplomatique, si p.sh.targat e veturave me CD. Trupi diplomatik është bashkësia e diplomatëve që përfaqësojnë shtete të ndryshme në të njejtën kryeqytet dhe i cili funksionon mbi bazën e rregullave të caktuara. Zëdhënesi apo Dekani i trupit diplomatik është zakonisht doajeni i asaj bashkësie pra amabasadori më i vjetër dhe me më shumë përvojë ne ate vend. Protokolli është rregulli procedurave të diplomacisë Mobiliteti i stafit diplomatik, arsyeja t´i shmangen lokalizmit ose tendences qe te mos influencohen se tepermi nga vendi ku sherbejne.

Diplomacia multilaterale 









Rritja e numrit të shteteve, integrimet rajonale si p.sh BE. Teknologjitë e reja ne komunikim dhe lëvizje (p.sh shuttle diplomacy) Krijimi i Organizatave Ndërkombëtare (qeveritare dhe joqeveritare) sidomos pas L. 1 B. Kanalet e reja diplomatike, format e ndyshme të komunikimit etj. Diplomacia zhvillohet mes më shumë aktorëve në arenën ndërkombëtare.







Kompleksiteti i sistemit ndërkombëtar ndikon ne raportet mes shteteve dhe mënyrën se si ato veprojnë ndërmjet veti. Lidhja e Kombeve e me vone Kombet e Bashkuara si dhe shume Organizata regjionale hapin horizonte te reja ne P.J dhe diplomaci. Qasje te ndryshme për çështje të ndryshme, p.sh aspektet ekonomike, bërthamore kërkojnë reagim adekuat.

Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, 1961 









Kodifikimi i rregullave dhe unifikimi i sjelljeve diplomatike është bere përmes ligjit te diplomacisë qe mbrohet nga e drejta ndërkombëtare dhe njihet si KVMD. Arsyet ishin te shumta, si legale ashtu edhe politike. Rregullimi i privilegjeve, obligimeve dhe imunitetit te stafit diplomatik ne vendin nikoqir. Hyri ne fuqi tre vjet me vone, dhe u ratifikua nga shumica e shteteve. Pason edhe Konventa e Vjenës mbi Marrëdhënie Konsullore me 1963.





 

Sipas KVMD diplomateve iu sigurohet levizja e lire (p.sh BRSS kufizonte diplomatet vec 50 km rreth Moskes!) Transportimi i lire i arkivës dhe dukumenteve (Bagazhi diplomatik.) Informatat dhe komunikimi i lire. Imunitet respektivisht pacenushmeria ligjore ne shtetin nikoqir.

Funksionet e misioneve diplomatike sipas KVMD. Artikulli 3: 1. Funksionet e misioneve diplomatike, ndër tjerash, janë: a) Të përfaqësojë shtetin që e ka dërguar në shtetin që e ka pranuar b) Të mbrojë interesat e shtetit që e ka dërguar në shtetin që e ka pranuar si dhe shtetasit e vet, në përputhje me të drejtën nëdrkombëtare c) Të negociojë me qeverinë e shtetit që e ka pranuar d) Të përcaktoj me të gjitha mjetet ligjore kushtet dhe zhvillimin si dhe ti raportojë shtetit që e ka dërguar e) Të promovojë marrëdhënie miqësore midis shtetit që e ka dërguar dhe shtetit që e ka pranuar dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e shkencore

Detyrat e diplomatëve 









Përfaqësimi diplomatik- si prezantimi ne publik dhe ne mediat e vendit, promovimi i politikes se shtetit amë. Misionet diplomatike ose ambasadat kanë rendësi për prestigjin e vendit. Kultivimi i miqësisë qoftë në sferën politike apo komerciale-ekonomike. Negocimi, bërja qartë e synimeve, mbledhja e informatave dhe lobimi. Ndikim i ambasadorëve, diplomatëve dhe stafit diplomatik në Diplomacinë Publike dhe në Diplomacinë Kulturore.

Bibliografia









Kissinger, Henry: Diplomacia, Shtepia Botuese Laert, Tiranë, 1999 G.R. Beridge, M.K. Soper, T.G. Ote: Teorija Diplomatike. Prej Makiavelit te Kisinxheri, Dukagjini, Peje, 2007 Karen A Mingst: Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, AIIS, Tiranë, 2008 G.R. Berridge: Diplomacy. Theory and Practice, Palgrave, 2002

Related Documents


More Documents from ""