Biografi e Autorit u lind më 23.02.1979 në Prishtinë. Shkollën fillore “Nazim Gafurri” e kreu në Prishtinë për të vazhduar në Medresenë e mesme “Alauddin” po ashtu në Prishtinë. Në kohën sa studionte në Medresenë, kishte prezanturar me disa shkrime në revistën e shkollës “Nurul-Kur’an”. Një ndër temat e tij që kishte nxitur debat dhe ishte e argumentur shkencërisht për kohën, ishte “Origjina dhe fillet gjinisë njerëzore”. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet universitare në Stamboll, fillimisht memorizimin e KUR’ANIT famëlartë përmendësh. Pasi keqësohet situata në Kosovë dhe populli shqiptar i saj po përjetonte masakrat më makabre të këtij shekulli dhe bëhet i padurueshëm vazhdimi i studimeve, i ndërprenë ato sikur shumë studentë të tjerë shqiptarë dhe në qerrshor të të vitit 1998, nëpërmjet aeroportit Nënë Tereza të Rinasit kthehet për t’u mobilizuar në brigadat operacionale stërvitore të QSU –së të UÇK-së, fillimisht në Babinë. Pas stërvitjeve disa mujore dhe përgaditjeve taktiko- teknike për luftë, formohen grupet e para luftarake për veprime operacionale për tu përballur me 09. Prill 1999 në frontet e betejës së Koshares që nga fillimi i luftimeve, e deri kur plagoset me 31 maj dhe për të vazhduar pa i ndërprerë veprimet luftarake - altilerike deri në çlirimin përfundimtarë. Edhe në fazën përgaditore – stërvitore në qendrat ushtarake në Babinë, Papaj etj, ka shkruar me dhjetra poezi dhe monologje kushtuar motivit dhe luftës për liri. Me përfundimin e Luftës, vazhdoi së punuari në Shtabin e Përgjithshëm të TMK- në me gradën e
dhe njëkohësisht vazhdoi së publikuari në gazetat ditore punime që
përkujtonin madhështinë e luftës së Kosharës. Tutje pa u ndalur filloi mbledhjen e materialit arkivor nga Brigada 138” Agim Ramadani”, për ta finalizuar veprën e tij të parë prej 668 faqesh me titull; – dimensionet e luftës së Koshares dhe format e saj”, botuar në vitin 2006 nga shtëpia botuese në Prishtinë, kushtuar epopesë së luftës në Koshare.
Në proceset politike statusore në të cilën po kalonte Kosova, autori ka të publikuar dhjetra analiza dhe komente politike që kishin të bënin me gjendjen faktike e politike në Kosovë. Prej tyre veqojmë; “Negociatat shtesë dhe çështja e statusit”,“Politika evropiane dhe çështja e statusit”,”Koncepte strategjike përtej statusit”,“ Multietniciteti kconcept inegzistent për Kosovën”,”Ballkani, në periferi të rendit të ri botëror”,“SHBA –ja, BE-ja dhe statusi final i Kosovës” etj. Aktualisht është në përfundim të studimeve akademike në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, njëkohësisht është edhe Redaktor i revistës elektronike të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë në Universitetin në Prishtinë. Në kohën e studimeve autori
ka të prezantuar rreth tridhjetë punime
individuale dhe grupore në faqe të ndryshme të internetit dhe mjafton që në Google të shkruhet emri i aurorit Gashi dhe mund të verifikohen të gjitha. Së fundi ka të publikuar edhe iu është përgjigjur edhe temave si: “UÇK-ja dhe akuzat e Karla Delponte-s, publikimet e fundit të BBC” dhe “60 vjetori i Nato-s, Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia e saj” (rasti i antarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Nato) etj. Autori, gjithashtu ka në procedur të dorëshkrimit dhe priten në botim këta tituj: 1. tre vëllime me rreth 1050 faqe. 2. , kronologji ngjarjesh politiko – historike rreth Kosovës. 3.
dëshmorëve të Koshares.
4. , roman kushtuar 17 shkurtit 98, ditës së Pavarësisë. 5. , roman kushtuar filozofisë së religjionit.
Bahri M.Gashi
[email protected] Punuar me 20.05.2009, Prishtinë Fund