UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I MJEKËSISË
UNIVERSITETI I PRISHTINËS UNIVERSITY OF PRISHTINA UNIVERSITAS PRISHTINIENSIS
Mr.Sc.Dr. Halil Z. AJVAZI - OFTALMOLOG
Tromboza e venës qendrore e retinës-TVQR KLINIKA E SYVE NË PRISHTINË ARTIKULL NGA OFTALMOLOGJIA
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIC OF KOSOVA
Prishtinë, 06.06.2009
Tromboza e venës qendrore e retinës-TVQR Mbyllja e venës qendrore ose e degëve të saj ndodh me tre mekanizma kryesor: 1. Shtypja e venës nga jashtë; 2. Staza venoze; 3. Sëmundjet degjenerative të endotelit të venës. - Shtypja nga jashtë shkaketohet nga:HTA-(Hipertenzioni Arterial), arteioskleroza në dalje të venës nga papilla ose në kryqëzimin arterio-venoz. - Staza venoze zhvillohet në insuficiencen e zemrës, në hipertoninë, në trombozat e venës karotike, në shokun traumatik, në hiperproteinemite ose në rritje të viskozitetit të gjakut në sëmundjet e mushkërive. - Degjenerimi i endotelit të venës ndodh në hipertoni, në insuficiencën e zemrës dhe në diabet. Shenjat klinike: a- Humbja e menjëhershme e të pamurit-(në trombozën qendrore); b- Humbja e pjesshme e të pamurit-(në trombozt e degëve të saj); c- Turbullime të lëvizshme në të pamurit. 1.Shenjat fillestare:-(gjaku kalon në vitroz). Shenjat oftalmoskopike: - Hemorragji, të shpërndara, në formë flake dhe njollash me kufij të qartë, që kapin papillën e nervit optik; - Hemoragjitë shpërndahen në gjithë retinën -(retina e zhytur në gjak) në trombozën qendrore. Përhapen në sektorin rreth venës në trombozën e degëve dhe pranë degëve; - Mungon pulsimi i venës qendrore mbi papillë, venat e zgjeruara e tortuoze; - Retina paraqitet edematoze, shfaqen eksudate të buta në formë pambuku. 2.Shenjat e vonshme: - Veshja e venës në formën e këllëfit. - Shfaqja e vazave të reja në retinë ose në iris -(fenomen kompensator, që nuk zhvillohet më heret se tre muaj pas trombozes); - Gjendja mund të ndërlikohet me glaukomën dytësore→GNV (nga rubeoza e irisit dhe e këndit të dhomës). Diagnoza përcaktohet qartë me Oftalmoskop, Angio.me fluoroscein,etj Prognoza është e rëndë në trombozën qendrore. Mjekimi: - Parandalimi (tab.Aspirin /ac.acetil salicilik/ 70-100mg/ditor), - Antikoagulante (heparina), - Trajtimi me rreze laser i zonave ischemike të retinës për parandalimin e zhvillimit të vazave të reja dhe parandalimin e paraqitjes së -GNV.