U hodh shorti i Botërorit 2010 U hodh shorti për kampionatin botëror të vitit 2010. Në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, i 19-ti në historinë e futbollit, u hodh duke shuar kuriozitetet dhe shtuar emocionet. 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë njohur kundërshtarët e tyre. Në grupin C ndodhet Anglia e Fabio Kapelos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Algjeria dhe Sllovenia. Ndërsa një tejëtr grup tepër i fortë, është ai D, ku ndodhen Gjermania, Australia, Serbia dhe Gana. Holanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni përbëjnë grupin E, ndërsa në grupin F ndodhet kampionia e botës në fuqi, Italia, së bashku me Paraguajn, Zelandën e Re dhe debutuesit e Sllovakisë. Ndërsa grupi i fundit, grupi H, përbëhet nga kampionia e Evropës, Spanja, Zvicra, Hondurasi dhe Kili. Anglezwt ndoqwn kwtw hedhje shorti, si mijwra tw tjerw në një ceremoni spektakolare, të ndjekur nw ekranet televizive, internet dhe madje nw telefona-klipe në të gjithë botën. Botërori do të startojë me ndeshjen e grupit A Afrika e Jugut-Meksikë, në program më 11 qershor. Grupi i ferrit i dalë nga ky short është ai G, ku ndodhen Brazili, Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë dhe Portugalia. Gjithçka në këtë grup pritet të jetë një betejë mes tre prej skuadrave tepër cilësore aktualisht, siç janë Brazili, Bregu e Portugalia. Ndërkohë, në grupin A përveç Afrikës së Jugut e Meksika, ndodhen edhe Uruguaj dhe nënkampionia në fuqi e botës, Franca. Në grupin B, Maradona do të rikthehet në një kampionat botëror me një grup të ngjashëm me atë të vitit 1994. Ashtu si atëherë, Argjentina do të jetë në grup me Nigerinë e Greqinë, ndërsa skuadra tjetër nuk është Bullgaria por Koreja e Jugut. Kampionati botëror i vitit 2010 do të zhvillohet në datat 11 qershor deri më 11 korrik. Ai organizohet për herë të parë në kontinentin afrikan. Grupi A Afrikë e Jugut Meksikë Uruguaj France Grupi B Argjentina Nigeria Koreja e Jugut Greqia Grupi C Angli SHBA Algjeri Slloveni Grupi D Gjermani Australi Serbi Gane Grupi E
Holande Danimarke Japoni Kamerun Grupi F Itali Paraguaj Zelande e Re Sllovaki Grupi G Brazil Korea e Veriut Bregu i Fildishte Portugali Grupi H Spanje Zvicer Honduras Kili