Përkujtimi I Atij Që Lindi Dy Herë Hasan Baftijari

  • Uploaded by: Hasan Baftijari
  • 0
  • 0
  • July 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Përkujtimi I Atij Që Lindi Dy Herë Hasan Baftijari as PDF for free.

More details

  • Words: 1,676
  • Pages: 3
Përkujtimi i atij që lindi dy herë Nga: Hasan BAFTIJARI Lindja dhe shkollimi Sejjid Kutub, pronari i i librit Nën hijen e Kur’anit, u lind në shtator të vitit 1906, në Musha, qytetin Asjut, në Egjipt. Ishte më i madhi prej pesë fëmijëve. U regjistrua në shkollën fillore të fshatit në vitin 1912, por pas një kohe i ndërpreu mësimet për shkak të Kryengritjes që ndodhi në vitin 1919. Nëna e tij ishte një grua e devotshme fetare; dëshira e saj ishte që djali i saj të bëhet hafiz i Kur’anit. Në moshën dhjetë vjeçare Sejjid Kutub vërtet edhe u bë hafiz i Kur’anit Fisnik. Në vitin 1920 Sejjid Kutbi udhëtoi në Kajro, kurse më vonë familja e tij u transferua në Halvan, periferi të Kajros. Atje në vitin 1922 Sejjid Kutub u regjistrua në disa institute të mësuesisë, ndërsa në vitin 1925 në shkollën e mesme Texhlizije Darul Ulum. Gjatë periudhës sa ishte nxënës në shkollën e mesme, ai punoi tek axha i tij si gazetar. Në vitin 1929 e mbaroi shkollën e mesme dhe menjëherë u regjistrua në Universitetin e Kajros “Darul Ulum”, ku edhe diplomoi në fakultetin e letërsisë në vitin 1933. Sejjid Kutbi emërohet inspektor i shkollave në Ministrinë e Arsimit Menjëherë pas përfundimit të fakultetit, filloi të punojë në sferat e mësimdhënies. Emërohet si profesor në shkollën e mesme “Davudije”, ndërsa në vitin 1935 transferohet në një shkollë të mesme të qytetit Dimjat. Në vitin 1936 transferohet në qytetin Halvan, kurse, përfundimisht, në vitin 1940 u zgjodh inspektor i shkollave fillore dhe të mesme, duke pasur si përgjegjësi kontrollimin dhe përpilimin e programit shkollor në Ministrinë e Arsimit. Në vitin 1945, duke qenë ende inspektor në Ministrinë e Arsimit, botoi edhe librin e parë të tij Ilustrimi artistik në Kur’an. Në faqen e parë të librit qëndron thënia e tij e njohur që ia drejtoi nënës së vet: “Oj nëna ime! Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, kur Lexuesi i Kur’anit lexonte ajetet nga Kur’ani me zërin e tij të bukur, ti e dëgjoje me vëmendje dhe ëndje... Ishte kjo çiltërsia jote e madhe dhe dëshira po ashtu që edhe unë ta mësoj Kur’anin përmendësh dhe ta lexoj me zë të bukur. Oj nëna ime! Unë e mësova Kur’anin përmendsh, por Zoti nuk më dha zë të bukur ta lexoj; megjithatë, më dha mundësinë që ta komentoj atë...” Sejjid Kutub filloi të shkruajë artikuj në sferën e letërsisë dhe kulturës, mirëpo gradualisht artikujt e tij filluan të marrin ngjyrë politike, duke iu qasur problemeve shoqërore, nacionale, papunësisë, padrejtësive, shkallës së ultë të edukimit dhe problemeve të tjera brengosëse në Egjipt. Udhëtimi i Sejjid Kutbit për në Amerikë Në vitin 1948 Sejjid Kutbi u dërgua në Amerikë që t’i studiojë sistemet moderne të arsimit. Ky udhëtim që një kthesë e madhe në jetën e tij. Ai e paramendonte modernizimin perëndimor si diçka tërheqëse, mirëpo gjërat që i pa në Amerikë i ngjallën dyshime serioze në atë që besonte. Atje ai u gjet i vetmuar dhe i rrethuar nga një “det”

jomuslimanësh. U trondit nga materializmi dhe ateizmi perëndimor. E brente prishja e moralit në Perëndim, sidomos liria seksuale. Po ashtu edhe racizmi i rrënjosur te perëndimorët. Ditëlindja e re e Sejjid Kutbit Sejjid Kutub u kthye nga Amerika në vitin 1950 dhe u emërua përgjegjës i Departamentit për studime kulturore në Ministrinë e Arsimit të Egjiptit. Kjo vazhdoi deri në vitin 1952, kur edhe dha dorëheqje nga posti në fjalë. Gjatë kësaj kohe ai kishte zhvilluar takime dhe kontakte të rregullta me udhëheqësinë e organizatës “Vëllezërit Muslimanë” në Kajro. Në vitin 1953, Sejjid Kutub i bashkëngjitet Lëvizjes “Vëllezërit Muslimanë”. Brenda një viti zgjidhet anëtar i Këshillit udhëheqës të kësaj organizate dhe bëhet kryesues i Departamentit për paraqitjen e Islamit. Jeta e tij ndryshoi rrënjësisht. Kjo hetohet qartë nga përgjigja që ai jepte kur dikush e pyeste mbi datëlindjen e tij, kur përgjigjej: “Kam lindur në vitin 1953”. Filloi të shkruajë intensivisht mbi Islamin, mbi reformimin e tij, mbi ndryshimin e individit dhe shoqërisë, mbi atë se si i zgjidh Islami problemet shoqërore... Ai e pa imperativ faktin se Islami duhet të dalë ngadhënjimtar në luftën ideologjike kundër marksizmit dhe kapitalizmit. Sipas këndvështrimit të Kutbit, edhe Lindja edhe Perëndimi ishin të njëjtë: që të dyja dëshironin që muslimanët ta shndërrojnë Islamin në një religjion të verbër, në çështje individuale e cila duhet praktikuar vetëm në shtëpi. Pas një goditje të suksesshme të ushtarëve të ashtuquajtur “Oficerët e lirë”, në Egjipt u arrit marrja e pushtetit prej duarve të mbretit Faruk. “Vëllezërit Muslimanë” i dhanë kësaj lëvizjeje përkrahje të plotë, pasi që kishin marrëdhënie të mira me “Oficerët e Lire”. “Vëllezërit Muslimanë” shpresonin se “Oficerët e Lirë” do ta përkrahnin dhe do ta ndihmojnë Islamin. Megjithatë, Xhemal Abdel Naseri nuk dëshiroi ta ndajë fuqinë e tij të re me askënd. Në bazë të akuzave për komplote dhe orvatje atentatesh, qeveria e re e shpalli Lëvizjen e “Vëllezërve Muslimanë” si organizatë ilegale, me ç’rast edhe arrestoi të gjithë liderët e saj, përfshirë edhe Sejjid Kutbin Burgimet e Sejjid Kutbit Sejjid Kutbi vuajti dënime në tri burgje të ndryshme: në burgun fortifikues, në burgun ushtarak dhe në burgun famëkeq të Ebu Zabalit. Vazhdimisht u torturua dhe u rrah në mënyrat më çnjerëzore. Pasi vuante nga sëmundja e mushkërive, në muajin maj të vitit 1955 u pranua në spitalin ushtarak. Me 13 korrik 1955 Gjykata Popullore e Egjiptit (tribunali i sapoformuar, i cili përfshinte Enver Sadatin) e dënoi Sejjid Kutbin me 15 vjet burgim. Veprimtaria letrare Sejjid Kutub veproi nëpër gazeta dhe revista që nga mosha e re, në të cilat botoi me qindra punime mbi letërsinë, arsimin modern, shkrime politike etj. Në vitin 1948 Sejjid Kutbi filloi të shkruajë edhe punime islame, duke rrahur në to problemet shoqërore, nevojën e popullit për Fenë Islame, nevojën e shoqërisë për një familje islame etj. Prej vitit 1953, pasi u bë edhe zyrtarisht pjesëtar i lëvizjes së “Vëllezërve Muslimanë”, u thellua me shkrimet e tij te revistat e vet Lëvizjes: “Vëllezërit Muslimanë” dhe “Thirrja”. Aty shkroi punime nga më të ndryshmet rreth mendimit të ri

islam, rreth të kuptuarit të fesë dhe nevojës së etablimit të një udhëheqësie islame. U bë një nga mendimtarët më të njohur islamë në botë. Shkrimet e tij në gazeta e revista bën një reaksion të madh, kurse librat e tij të botuar ishin shumë të kërkuar. Gjatë kohës sa ishte në burg, Sejjid Kutbi u shpëtoi disa brutaliteteve të mëvonshme për shkak të shëndetit të tij të lig. Një kohë të gjatë ai e kaloi në spitalet e burgjeve. Gjatë kësaj kohe autoritetet e burgut u bënë më të butë. I lejuan atij që të lexojë dhe të botojë punimet e tij (çdo punim shqyrtohej me hollësi nga ana autoritetet e burgut para se të botohet). Kutbi kohën e tij ia kushtoi shkrimit të librave. Ishin këto vite në të cilat ai botoi komentin e tij të famshëm Nën hijën e Kur’anit. Ky koment u kompletua dhe u publikua në vitin 1964. Shenjat në rrugë është libri i tij i fundit. Ky libër konsiderohet kryevepra e tij, në të cilin përshkruhen fazat e ndryshme të rilindjes islame. Sejjid Kutub ka mbi 28 vepra të shkruara. Kutbi kishte shumë për të thënë për aktivistët islamë të cilët vetëm flasin dhe projektojnë plane mbi atë se si duhet të jetë shteti islam nëse themelohet ndonjëherë. Fjalët e thjeshta në formë dialogu dhe predikimi nuk mjaftojnë për të themeluar “sundimin e Zotit në tokë”. Kutbi thërriste në formimin e “pararojës” (elitë punëtorësh të bashkuar islamë). Ai aktivitetin e shihte si komponentë thelbësorë të individit islam. Sejjid Kutbi dhe shumica e autorëve të tjerë islamë ishin ata të cilët i thyen pengesat e mos aktivitetit dhe paqartësisë në mesin e studentëve në mbarë botën islame, duke i shndërruar ata prej spektatorëve në aktivistë. Rënia dëshmor Ishte ditë e hënë, 29 gushti i vitit 1966, kur u realizua dënimi me vdekje, gjegjësisht varje në litar ndaj dijetarit Sejjid Kutub. Pavarësisht shumë protestave që u organizuan në mbarë botën islame kundër kryerjes së këtij dënimi dhe telegrameve nga shumë mbretër të tokave arabe dhe dijetarë tjerë islamë, si Ebu Ala el-Mevdudi, Abdul Aziz Bib Baz, Abdullah Xhibrin, Bekër ebu Zejd, Abdurahman Dusri dhe shumë të tjerë, dënimi me varje u realizua në mëngjesin e ditës së hënë të 29 gushtit 1966. Trupi i tij pastaj u zhduk, kështu që edhe sot e kësaj dite askush nuk di se ku është varrosur trupi i Shehid Sejjid Kutbit, All-llahu e mëshiroftë. Kur u pyet me një rast Zejneb el Gazali, dijetarja dhe udhëheqësja e mirënjohur e grave anëtare të Lëvizjes “Vëllezërit Muslimanë”, se pse u vra Sejjid Kutbi, ajo u përgjigj: Lexo veprën Shenjat në rrugë. Namazin e xhenazes ia falën shumë muslimanë nga Lindja dhe Perëndimi, duke e kujtuar atë ditë si ditë pikëllimi. Shumë gazeta e revista në gjuhën arabe dhe në gjuhët tjera të botës e përkujtuan jetën dhe veprën e tij, shkruajtën për bindjet dhe shehidllëkun e tij. Idetë e Sejjid Kutbit patën ndikim të madh edhe në botën islame edhe në atë perëndimore. Rënia e tij si shehid dha një inspirim të veçantë për gjithë spektrin e skenës muslimane. Ai mbeti shembulli i këtyre ditëve: shembull i luftës deri në vdekje dhe i gatishmërisë për të dhënë jetën e tij për shkak të principeve. Edhe pse Sejjid Kutub është larguar fizikisht nga kjo botë, ai akoma jeton në kujtesën dhe zemrat e njerëzve që gjetën inspirim në jetën dhe veprën e tij. Fjalët dhe vepra e tij lexohen edhe sot e kësaj dite me po të njëjtën ëndje dhe interes. Për disa u bë inspirim mendimi i tij aktual mbi formimin e “pararojës”; për të tjerët tërheqja e vëmendjes në krijimin e një bindjeje individuale me ndihmën e Kur’anit dhe dashurisë ndaj All-llahut të madhëruar; për të tjerë udhëtimi i tij dramatik jetësor drejt zbulimit të vërtetës; kurse për disa besimi i tij i fuqishëm dhe qëndrimi krenar deri në rënien dëshmor. All-llahu e mëshiroftë Sejjid Kutbin dhe e bëftë Xhennetin Firdevs vendbanim të tij të ahiretit.

Related Documents

Q I
November 2019 14
Hasan
May 2020 29
I Miss Her
November 2019 8
Hasan Karaman
November 2019 37
And I Love Her- 6
May 2020 3

More Documents from ""

Mrekullia E Krijuesit
July 2020 11
July 2020 21
Xhami Ohrid
July 2020 6
July 2020 8