Radio Varshava lajmëron qe individët duhet të transferohen. Familja e Vladek Shpillman me të dëgjuar këtë lajm po mendonin se ku mund të fshihnin liken e tyre dhe një ore të çmuar pasi nuk mund t’i fshihnin në Bankën Gjermane. Henrik vëllai i tij thotë qe ti lënë mbi tavoline dhe ti mbulojnë me gazete se ndoshta ashtu nuk mund ti shikonin gjermanet. Por babai i tyre i fshehu leket në një violine brenda siç i tha Vladek dhe orën në një vazo lulesh siç i tha vajza e vet. Familja e Vladek ishte hebre ndaj dhe do transferoheshin. Hebrenjtë nuk ishin të lejuar të shëtisnin në park dhe kjo duket në një fragment ku Vladek kishte dal me mikeshën e tij Dorota dhe ajo e fton për të dale një shëtitje në park por ai thotë qe nuk lejohet për hebrenjtë. Madje ata edhe kur dilnin në rruge duhet të vendosnin një shirit në krahun e djathte edhe pse kjo ishte pa dëshirën e tyre. një ushtar gjerman ushtron dhune mbi një të moshuar qe po ecte mbi trotuar pasi ai nuk e përshëndeti. Hebrenjtë do të largoheshin brenda 31 Tetorit nga Varshava dhe do të jetonin në një lagje të re. Ne kushte të vështira ekonomike familja e Vladek shet pianon e tij për një shume të vogël prej 200 zlati. 31 Tetor 1942 Ne këtë dite fillon dhe transferimi i hebrenjve. Duke u mbledhur në vendin e caktuar hebrenjtë, vjen një ushtar gjerman dhe i detyron ata qe të kërcejnë në mënyrën me qesharake. Madje vuri të kërcente edhe një burrë qe po qëndronte me paterica. Një nate vone ndërsa në familjen e Vladek po behej debat për mënyrën e veshjes se tij dhe punën qe bënte ai pra qe luante në piano për disa parazite, vjen një makine naziste. të gjithë hebrenjtë me shpejtësi fikin dritat e dhomës. Ata trokasin në çdo dere. Shkojnë në një familje qe po hante darke dhe u jep urdhër atyre qe të çohen menjëherë në këmbë. Por mesa duhet vetëm njeri nuk iu bind ushtareve. një i moshuar i paralizuar. Por për fat të keq e marrin me gjithë karroce dhe e hedhin qe nga ballkoni i shtëpisë. Por nuk mjaftonte vetëm kaq por ushtaret kur do largoheshin kalojnë me makinën e tyre mbi trupat e hebrenjve sa me gjithë atë dhune edhe ai hebre qe mund të kishte mbetur gjalle do të vdiste. Vladek ishte në një lokal duke i rene pianos, kur për një moment vjen motra e tij dhe i thotë se gjermanet po merrnin shume hebrenj nder të cilët dhe Henrik të cilin e kishin arrestuar. Vladek shkon atje për ta shpëtuar por një gjerman Vitzak i kërkon atij shume para. Tek sa po rrinte e po priste se mos lirohej Henrik shikon një burrë plak të sa i merr një të moshuare kutinë e ushqimit dhe pa dashje e derdh ate në toke. Me pas shtrihet përtokë dhe e lëpin gjellën si të ishte një pjate e lare mire ndersa e moshuara largohet me kutinë bosh. Me pas Henrik lirohet dhe e akuzon Vladekun perse ishte ulur para Vitzakut. Henrik ndihet i uritur dhe shkon me të vëllanë për të ngrënë. Ai duhet të punonte për gjermanet në rast të kundërt do të internohej. Ata futen të gjithë si familje në punën për gjermanet. 15 Mars 1942 Një ushtar gjerman hyn në punën e tyre dhe u thotë qe të dalin të gjithë jashtë. Vladek e pyet se perse po i nxjerrin jashtë por ushtari gjerman nuk i përgjigjet por fillon ta godasë atë. Ata rreshtohen në oborr dhe disa prej tyre i nxjerrin një hap përpara ku doli edhe
vëllai i Vladek dhe Alina. Personat e tjerë qe nuk i zgjodhën u kërkuan qe të shkonin të visheshin. Por një grua nga frika pyet një ushtar gjerman se ku do ti çonin por ai pa mëshirë nxjerr pistoletën dhe e vret në vend. 16 Gusht 1942 Pjesa qe mbeti do të shkonte të punonte. Shume hebrenj po vdisnin nga etja dhe uria. Disa mendonin se gjermanet do ti vrisnin ndërsa disa të tjerë mendonin se do ti çonin në kamp pune. Duke qëndruar aty jashtë ku ishin mbledhur gjithë hebrenjtë familja e Vladek takon Henrik dhe Alinen. Ata shikojnë një fëmijë teksa shet karamele aty pranë tyre dhe e thërrasin për të blere një karamele. Por nuk u dilnin leket prej 20 zloti dhe filluan të nxirte secili sa lek kishte. Me në fund e marrin dhe e ndajnë një karamele në copa të vogla për gjithë familjen. Me pas të gjithë hebrenjtë ngrihen dhe ecin përpara një treni. Por teksa po ecnin të gjithë një ushtar gjerman kap prej krahu Vladek dhe e nxjerr nga radha dhe i thotë atij të largohet pasi i shpëtoi jetën, pasi treni i cili do të nisej do ti çonte hebrenjtë në një furre për ti djegur. Babait të Vladek duke hipur në tren me gëzim, pasi ata e dinin se do të shpëtonin, i vjedhin violinën ku brenda kishte dhe leket e vjedhura. Gjithë personat qe mbeten u futen në pune ku ishte dhe Vladek. një dite ushtaret gjermane rreshtojnë të gjithë hebrenjtë, zgjedhin tete prej tyre, i shtrijnë në toke dhe fillojnë ti godasin me plumb në koke. Por për ironi të fatit kur vete tek personi i 8 i mbarojnë plumbat. Shpëtoi?! Jo! Mbushi pistoletën plot dhe e godet edhe atë në koke. Vladek duke punuar një dite mbi kokën e tij kalojnë disa avionë. Ai ngre kokën lart për ti pare por tullat qe kishte në kurriz i bien dhe këtë skene e shikon një ushtar gjerman. I thotë të zbresë nga shkallet dhe të shkoje poshtë. Ai fillon ta godasë forte me kamxhik dhe pastaj urdhëron 2 hebrenj qe të vijnë të marrin Vladek. Një dite tjetër ushtaret gjermane japin urdhër qe të gjithë hebrenjtë të dilnin jashtë por këtë here jo për ti vrare. Ata thonë se kërkojnë një pjesëtar qe të shkoje në qytet për të marre ushqime për të gjithë dhe t’ua ndaje atyre. Personin qe shkonte në qytet Vladek e kishte shok dhe ai i sillte Vladekut pistoleta nga qyteti duke i fshehur brenda në thesin e patateve. Këto pistoleta çdo nate i hidhnin pas murit. Por një dite kur vjen furnizimi një ushtar futet në dhomën ku gjendeshin ushqimet dhe e gjen atë duke hapur thesin. E pyet se cfare kishte thesi. Ai i thotë patate. Ushtari i thotë Vladek të zgjidhe thesin. Vladek nga frika se mos i gjente pistoletat nuk e hapte dot. Ushtari e shtyn Vladek dhe e hap thesin me thike. Kur e hap gjen grurë. Ushtari i thotë se po e gënjeu dhe një here do e vriste. Vladek donte të largohej. Ai i jep mikut të tij një adrese qe kur të shkonte në qytet të takonte një miken e tij dhe ti tregonte për Vladek. Pasi largohet Vladek shkon tek mikesha e tij e cila e ndihmon bashke me burrin e saj. Por ai nuk do të qëndronte tek ajo shtëpi pasi mund ta zbulonin. Ai do rrinte në një shtëpi tjetër ku grilat do i linte gjithnjë hapur. Burri i mikeshës se tij i jep një adrese ku ai të komunikonte nëse ai do të kishte probleme.
19 Prill 1943
Një dite Vladek dëgjon të shtëna si dhe zjarr. Zjarri por përhapej nga hebrenjtë kundrejt ushtareve gjermane. Pallati ku jetonin hebrenj po digjej dhe po shkatërrohej. Hebrenjtë ishin brenda po digjeshin dhe disa prej tyre hidheshin qe nga ballkonet. 16 Maj 1943 Ushtaret gjermane ekzekutuan të gjithë hebrenjtë qe i kundërsulmuan dhe qe ngritën krye. Ushtaret gjermane zbulojnë armët qe Vladek fshehu. Me të dëgjuar këtë lajm burri i Dorotes shkon dhe i thotë Vladek qe të largohet se atë po e ndiqnin ose të qëndronte në shtëpi dhe po të shkonin ushtaret për ta kapur të hidhej nga dritarja. Te nesërmen poshtë pallatit Vladek shikon qe po vjen një makine gjermane dhe e bën gati karrigen për tu hedhur nga ballkoni. Por për fat të mire gjermanet nuk shkuan për të marre Vladek por kishin marre disa burra të tjerë. Vladek në një skamje të madhe fillon qe të haje edhe thërrime. Por duke mos mbijetuar dot aty Vladek mbledh rrobat për të ikur por kur del tek dera e shikon një grua dhe i kërkon karten e identitetit. Ajo e kupton qe është hebre dhe mundohet qe ta kape por ai largohet. Ai nxjerr adresën qe i kishte dhënë burri i Dorotes dhe shkon në atë shtëpi. Aty takon Doroten kur ajo i tregon se i vëllai i saj, Jureku, kishte vdekur. Ai i kërkon pak ushqim Dorotit pasi e kishte marre shume uria. Ajo i thote se ai do të shkoje në një shtëpi tjetër pasi Doroti bashke me burrin e saj do të largoheshin për disa kohe. Ai shkon në një shtëpi e cila ndodhej afër spitalit dhe afër policisë. Burri i Dorotes e porosit qe mos të beje zhurme dhe se do e mbylle derën nga jashtë. Ai në një dhome të shtëpisë shikon një piano dhe tundohet ti bjere por kujton fjalët e mikut të tij, i bie asaj vetëm me mendje. Çdo mëngjes atij i sillnin ushqim. Por një dite mikesha e tij bashke me burrin vjen për tu përshëndetur me Vladek pasi të do të largoheshin. Por kur vene tek shtëpia e gjejnë Vladekun të sëmurë rende pasi e kishte zënë verdhëza. Ata marrin një doktor për ta shëruar dhe ai u thotë se do të përmirësohet shpejt. 1 Gusht 1944 Disa hebrenj zënë ne befasi ushtaret gjermane dhe i vrasin ata. Pastaj u marrin armët. Përpara shtëpisë se Vladek shikonte çdo dite qe vriteshin hebrenj. Ai donte të largohej por nuk ikte dot pasi dera ishte e mbyllur nga jashtë. Gjermanet bombardojnë me top ne drejtim të hebrenjve qe ngritën krye ndaj tyre. Ndërtesën ku jetonte Vladek e djegin gjermanet por për fat Vladek shpëton dhe fshihet ne një ndërtesë të vjeter dhe të shkatërruar. Aty fillon të pise ujë me alga dhe të haje grurë. Kur del ne dritare shikon disa ushtare qe djegin kufomat e hebrenjve. Duke kontrolluar ne dollap për ndonjë gjë për të ngrënë ai gjen një konserve. Mundohet qe ta hape por i bie nga dora dhe i qëndron para këmbëve të një oficeri gjerman. Ai e pyet se cfare pune ka bere. Vladeku i thotë se i bie pianos. Por oficeri për ta vërtetuar këtë e çon përpara një pianoje dhe i thotë qe të filloje ti bjere. Oficeri mrekullohet nga talenti i Vladekut dhe nuk e vret por fillon qe ti sjelle çdo mëngjes ushqim. Një dite kur do largoheshin ushtaret gjermane ai vjen për të takuar Vladek dhe i jep kapotën e tij. Pasi largohen ushtaret gjermane aty vijnë ruset. Vladek del përpara tyre por ata kujtojnë se
është gjerman dhe fillojnë ta gjuajnë. Por me pas u thotë se është polak dhe se kapotën e gjermaneve e kishte veshur sepse kishte ftohte. Oficeri gjerman qe shpëtoi Vladek u kap nga ruset. Ai takon një mik të Vladek dhe i thotë nëse njihte ndonjë pianist. Ai e porosit qe ti thotë Vladek qe ai ndodhet aty. Vladek kishte filluar pune si pianist ne Radio Varshava. Miku i tij i thotë se ka takuar nje oficer gjerman dhe qe e pyeti për te. Ata shkojnë tek kampi por nuk gjejnë njeri. Vladek vazhdoi punen ne radio Varshava dhe jetoi deri ne 6 Korrik 2000. Deri ne moshën 88 vjecare. Ndërsa oficeri gjerman vdiq ne një kamp sovjetik.