Persiatje rreth synimit tonë
1
www.altruisti.com
Bismilahirr-rrahmenirr-rrahim1
Persiatje rreth synimit tonë... Shkruar nga: Mirsim Maliqi (më 9.21.2007, e premte) “Paqja qoftë mbi atë që pason udhën e drejtë. Unë adhuroj Allahun, i Cili është i Vetmi që duhet adhuruar. Ai është Zot i gjithë universit. Ai është i Madhërishëm. Vetëm Ai është strehim i paqes dhe sigurisë. (I Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi selam)2 "A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?" (Kur’ani: El-Muminun: 115) “O biri i Ademit, derisa të thirresh në Mua, dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të vijë Unë ty me falje aq të mëdha” (Hadith Kudsijj)3 “Jemi duke parë realitetin e hidhur të njerëzimit, kurse në horizonte jemi duke parë flamurin e shpëtimit që valon në mes të shkretëtirës dhe një kullë llambe ndriçimi që u bën dritë atyreve që janë zhytur në kënetë”. (Sejjid Kutub)4 Në vend të hyrjes Falënderimi5 i takon vetëm Allahut Zotit të botërave, paqa dhe shpëtimi i Zotit qoftë për Profetin Muhamed, shokët e tij, dhe mbi gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në ditën e krismës së Kijametit. Më tej: Veprat e mira fillojnë me fjalë të mira, zhvillohen dhe përfundojnë me to. I fillojmë duke e lavdëruar Madhërinë e Krijuesit tonë, Allahut, xhele shanuhu, në Dorën e të Cilit është e mira dhe e keqja, ulja dhe ngritja, dhënia dhe mosdhënia, fitorja dhe humbja, krenaria e poshtërimi. Gjithashtu, pasi që madhërojmë Krijuesin tonë, i dërgojmë përshëndetje krijesës më të zgjedhur të këtij Krijuesi Absolut (xhele ue ‘ala), i cili na e dërgoi këtë pishtar ndriçues me emrin Muhammed (salallahu alejhi ue selem) të na mëson ç’është teuhidi, 1
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit – Kjo është preambula e jetës- do thoshte një rob i Zotit! 2 Shih: Tabekat Ibn Sa’ad, vëll. 3, fq. 15 (Nëpërmjet: Sulltan Ahmed Kureshi, Letrat e Muhammedit a.s., Përkth: Mimoza Sinani, Logos-A, (Shkup, 2004), f. 104) 3 Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë se hadithi është hasen. 4 Shih: Sejjid Kutub, Fi Dhilalil-Kuran, 1/440. (Nëpërmjet: Bekir Halimi, Balsami i lumturisë, Albislam, Ramazan 1427h/2006) 5
Rreth fjalës hamd që përdoret gjatë madhërimit të Allahut Fuqiplotë, shih më gjërësisht: Kur’ani Përkthim me komentim në gjuhën shqipe, përktheu dhe komentoi H. Sherif Ahmeti, Medine 1413, f. 27, fusnota e parë
2
Persiatje rreth synimit tonë
www.altruisti.com
jeta, paqja, urtësija, mirëkuptimi, zemërgjërësia, lëmosha, bujaria, besnikëria, sinqeriteti, sakrifica, ndihma, dashuria dhe të gjithë komponentet e personalitetit islam. Gjatë lundrimit nëpër detin e meditimeve, duke drejtuar sytë drejt qiellit dhe yjeve, duke dëgjuar zhurmën e lehtë të dallgave të jetës, duke kujtuar të kalurën, duke u përballur me të tashmën, duke planifikuar të ardhmen, njeriu jo rallë herë ndeshet me pyetjet që ia parashtron vetvetës rreth “enigmave” të qarta. Ai përballet me pyetjet rreth jetës, qëllimit të saj, sfidat, vështirësitë, mundimet brenda saj dhe urtësinë e tyre, dhe shumçka tjetër që e bën të arsyeshme këtë jetë. Kjo mendje hulumtuese, është njëherit edhe logjikë e shëndoshë e cila e ka kuptuar qëllimin dhe vlerën e qenies njeri. Është ajo mendje që duke persiatur rreth kësaj jete, e ka kuptuar se Krijuesi i saj është i Gjithëditur, që nga Urtësija e Tij, krijesës njeri, ia ka dhënë natyrshërinë e pastër, dhe i ka dhënë aftësi për të kuptuar qëllimin e jetës të cilën e jeton. Jeta dhe shfrytëzimi i saj, ishin dhe janë temat kryesore të dijetarëve islamë, sociologëve, filozofëve e mendimtarëve të ndryshëm. Njëri prej tyre qe edhe poeti i dalluar gjerman Gëte. Në poezitë e tij shpesh shohim fjalë të dalluara prej një të mençuri, që janë vlera e poezisë gjermane me të cilën ai popull duhet krenuar. Një thënie e bukur e këtij kolosi, mendimtari, dijetari, poeti thotë: “Jeta e padobishme është sikur vdekja e parakohshme”. Është po ky lloj i kësaj fjale me porosinë e këtij myslimani, që inspiroi shumë studijues të trajtojnë ç’ështjen e të jetuarit e jetës pa apo me një qëllim të caktuar. Të kërkosh të shtrenjtën... Sa shumë njerëz që i njohim e s’i njohim, sa shumë bashkëqytetarë tanë, koleg të studimeve e të punës, miq, e miq të miqve tanë, të fundosur në oqeanin e materializmit, synim final e kanë pasurinë. Këta tani më –siç thonë edhe vetë- janë bindur se e shtrenjta –sipas konceptit të tyre- arrihet me shumë mund. Për ata, tubimi i pasurisë i jep arsye kësaj jete të shkurtër, edhe pse tërë atë mund të madh, lodhje, pagjumësi, punë të pandërprere –të konkretizuar vetëm për këtë jetë- do e përfundojnë me një shuarje të hatashme, një përfundim të pritur por jo të mendur mirë. Është ithtësija e vdekjes që do t’iu arrijë atyre, neve, dhe të gjithëve, porse dikush në ato çaste, kur kufomën e palëvizshme të tij e mbajnë familja dhe miqt mbi supe, thotë: “Shpejtoni!”, e ndokush: “Ah, ku më dërgoni?!”. Është kjo pikë e përbashkët mes njerëzve me koncepte të ndryshme. Materialisti e ka kuptuar se e shtrenjta për të në këtë jetë fitohet me shumë mund, ndërsa besimtari i vërtetë e ka kuptuar se Xhenneti është shumë i shtrenjtë, dhe nuk fitohet lehtë, porse me shumë sakrificë. Një kujtim Zoti dërgon për krijesat e Veta: “Ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në
Persiatje rreth synimit tonë
3
www.altruisti.com
botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues”.6 Të krenohesh me të shtrenjtën... Në epokën në të cilën jetojmë, jo rrallë herë marrim bindje se në ekspansion janë fenomenet devijante. Ndonjëherë njeriu gjindet në momente të atillë të depresionit, që janë aq delikate, sa që mendon se gjithçka sot është utopi. Në mesin e shoqërisë sonë, ku fortunën njerëzit aktrojnë se kinse nuk e shohin, e ku të keqës i thurrin epitete, Allahu (subhanehu ue te’ala) i kaplon me udhëzimin e Tij disa qëllimmirë, të cilëve u jep dritë në zemrat e tyre, lumturi në shpirtra, dhe mirëqenie në vepra. Në librin e Zotit mësojmë se: “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën (për të pranuar) Islamin.”7 “Ky (Kur’ani) është udhëzim i Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e le të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues”8. Allahu (xhele ue ‘azz) na i zgjëroi zemrat,... Na bëri të mundshme të gëzojmë privilegjin më të madh në këtë botë, pra fitimin e statusit më të ndershëm, pra të qenit mysliman. Ne, me statusin tonë robër të Zotit, jemi në një liri që s’e posedon askush tjetër pos nesh, apo siç thoshte një dijetarë: “liri në formën më të përsosur të saj dhe në gradën më të lartë të saj” pasi që për sistem jete marrim Islamin (ligjin e Krijuesit tonë), dhe nuk robërohemi nga mendjet e mangëta njerëzore që janë të kufizuara. Të njoftohesh me të shtrenjtën... Islamin! “Fe është ndjenjë dhe njohje e detyrave të cilat themelohen në urdhërin e Zotit,-thoshte Kanti- por detyrat nuk kryhen vetëm pse janë urdhër, po pse janë shprehje e mendjes më të lartë”.9 Gjithashtu edhe në thëniet e poetit më të spikatur gjerman Gëte shohim një përkufizim të shkëlqyer ku thotë: “...po qe se Islami është devocion i Perëndisë, në Islam jetojmë e vdesim të gjithë”10. Në të dy thëniet e lartëshënuar shohim perceptimin e autorëve të tyre se, feja është natyrshmërija e njeriut, dhe është ajo që përputhet me logjikën e shëndoshë njerëzore. Të adhurosh Krijuesin, është vepra më e mirë, më e drejtë, më e arsyeshme dhe më dobirëprurse e krijesës. Një i kthyer në Islam, Captain Jalaludin Davidson për modestinë e ibadetit që bëjnë myslimanët thoshte: “Një natë udhëtoja përreth kanaleve të lundrueshëm të Egjiptit dhe shikoja dhe admiroja mënyrën e thjeshtë të adhurimit që njerëzit atje i bënin Zotit, por edhe më tepër mbase prekëse ishte devotshmëria e njeriut gjatë faljes së namazit, komunikimi i tij
6
Kur’ani: Hadid: 20 Kur’ani: el En’amë: 125 8 Kur’ani: Zumer: 23 9 Shih: Musli Bajrami, Akaid, për klasën e II-të, Medreseja Isa Beu, (Shkup, 1423h/2002), f. 2 10 Shih: Halil Ibrahimi , Gëte, Islami dhe poezia, 7
Persiatje rreth synimit tonë
4
www.altruisti.com
drejtpërdrejtë me Zotin, dhe më në fund kuptova se nuk mundesha t’i ndjek doktrinat me të cilat isha rritur e edukuar” 11. Allahu (xhele shanuhu) ka thënë: “Feja e vetme e pranueshme tek Allahu është Islami”12, gjithashtu thotë: “Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm”13. I dashur vëlla dhe e nderuar motër (Allahu ju pastë në kujdesin e Tij!), feja e vërtetë e Zotit është Islami, fe që sistematizon jetën e njeriut. A nuk jemi sot vet dëshmitar të të gjithë çregullimeve që i janë kanosur shoqërisë njerëzore, në mungesë të këtij sistemi? Sot, sa shumë investohet në propagandë dhe reklamim kundër dukurive negative, kundër drogës, prostitucionit e kundër trafikimit e kundër Sidës, kundër alkoolit, duhanit e kontaktve të hershme intime e të paligjshme, e kundër abortit, porse prap ato janë prezente në përmasa të mëdha, dhe mu aty ku proklamohet vetëdijësimi dhe civilizimi i popullatës këto dukuri devijante janë më të shpeshta, dhe ato shtete kryesojnë në radhitje tek raportet e ndryshme statistikore. Për këtë, shumë bukur ka thënë filozofi i njohur grek Platoni se: “Kush sulmon dhe e shkatrron fenë, ai ka rrënuar themelin e shoqërisë”14. Ndërsa Volteri akoma më bukur u shpreh, kur tha se: “Vërtetë roli i Zotit dhe i jetës së mbrëmë është shumë i madh, për shkak se këto dyja janë dy themele të platformës së moralit”15. Sociologët dhe të gjithë ata që studijojnë problemet e shoqërisë, nga që do të shkojnë, do kthehen prap tek thënia e Murad Hoffamanit se: “Deri sa bota perëndimore e komunizmi ishin në kundërshtim, Islami konsiderohej si rrugë e tretë, si opcion ndërmjet dy filozofive. Por sot ai veten e sheh si rrugë alternative, si kurorë në botën përsëri dualiste”.16 Feja Islame është fe e mbarë njerëzimit, fe e shpallur nga i Madhi Zot, Krijuesi i çdo krijese. Është një fe pa mitologji, pa kler e pa hierarki. Mësimet e kësaj feje janë të përsosura, të thjeshta, të arsyeshme e të dobishme për të gjithë. Ato bazohen në Librin e Shenjtë, Kur’anin, i cili na mëson të lutemi: “O Zoti im! Më shto diturinë”17. Atyre që u shtohet dituria, kuptohet nëse përpiqen për të, u është shtuar mirësia e madhe, këta e kanë më lehtë për ta pranuar Fenë Islame. Përse? Sepse janë më të kuptueshëm dhe kuptueshmëria e tyre e gjen rrugën për t’i udhëzuar drejt Zotit.18 Feja Islame përmban dy parime karakteristike: 1) Vendos drejpeshimin në mes materies dhe shpirtërores; mes trupit dhe shpirtit; në këtë drejtim ajo i 11
Shih: Muhammed Haneef Shahid, Pse Islami është zgjidhja jonë e vetme, përkth: Jeta Sulejmani, Klubi Studentor, (Shkup, 2006), f. 63 12 Kur’ani: Ali Imran: 19 13 Kur’ani: el Bekare: 256 14 Shih: Musli Bajrami, f. 7 15 Shih: Ibid 16 Shih: Afet Beadini, Pse jomuslimanët e pranojnë Islamin?, SH.B. Thesari, (Gostivar, 2006), f. 71 17 Kur’ani: Ta Ha: 114 18 Shih: Mexhid Yvejsi, Përse e pranuam fenë Islame, Komiteti i bashkuar Saudit – Ndihmë për Kosovën, (Prishtinë, 2004), f. 39
Persiatje rreth synimit tonë
5
www.altruisti.com
lejon shfrytëzimin e begative që na i dhuroi Allahu, por kërkon të kryhen detyrat ndaj Tij: Namazi, agjërimi, lëmosha; duhet që feja Islame të pranohet si fe e masave të gjëra, e jo e një grupi të kufizuar; 2) Thirrja e tij është universale, të gjithë besimtarët janë vëllezër, janë të barabartë, pa dallim klase, race apo gjuhe. Përparësia e njërit ndaj tjetrit është morale, e themeluar në devotshmëri.19 Islami nuk është një fe e ndërlikuar, parimet e saj nuk janë të vështira për t’u kuptuar dhe as urdhëresat e zorshme për t’u vënë në zbatim. Përkundrazi, është fe e shpirtmadhësisë dhe lehtësisë, fe e një rendi të drejtë mbështetur në vëllazëri dhe përkrahje të ndërsjellë, fe ku etika morale ndërthurur në harmoni me rregullat shoqërore për të shtruar themelet e shoqërisë së paqës.20 Islami është sistem për jetën praktike të njeriut në të gjitha aspektet e saj. Ai është sistem, i cili imponon koncept ideologjik të përcaktuar, koncept bindës i cili interpreton natyrën e gjithësisë, duke konstatuar pozitën e njeriut në atë gjithësi si dhe qëllimin përfundimtar në të.21 Kur’ani na mëson se nuk ka dhunë në fe, duke u shprehur kundër çdo forme të dhunës. Të gjitha luftërat në Islam janë zhvilluar për të mbrojtur fenë dhe besimin.22 Përvec gjithë kësaj, Islami ndalon shtypjen, hakmerrjen dhe padrejtësinë ndaj armiqve në rast fitoreje ndaj tyre, ndalon kontrollin mbi burimet e pasurisë së kombit a njerëzve, si dhe formimin e regjimeve koloniale. Drejtësia dhe liria duhet të mbizotërojnë. Toleranca ndaj kulturave dhe njerëzve, duhet të rrespektohet gjithnjë.23 Me plot ndjenjë, krenari dhe gëzim për fitoren e saj, një motër e quajtur Xheni, për Islamin tonë të dashur thotë: “ISLAMI ËSHTË BEKIM PËR NJERËZIMIN”24, prandaj kuptojeni dhe pranojeni si të tillë, o njerëz. Dijeni se: “Një njeri që nuk ka botë të brendshme, është rob i rrethit ku jeton!” Të inkuadrohesh... “Idetë e mëdha, - thoshte Vauvenaguesi-, nuk lindin nga truri, por lindin nga zemra”. Sot, ata që dikur qenë të privuar nga kuptimi i të vërtetës, ndërsa tani më veçse janë njoftuar me të dhe Zoti atyre ua ka bërë të dashur atë në zemrat e tyre, kërkojnë të anëtarësohen dhe të bëhen ithtarë të tij. “Çdo religjion, i vërtetë apo i falsifikuar, çdo shoqatë, e dobishme apo e dëmshme, çdo parti, e mirë apo e keqe,- thoshte Ali Tantavi-, i ka themelet 19
Shih: Dr. Muhammed Hamidullah, Hyrje në Islam, Përkth: Bahri Aliu dhe Neshat Xheladini, (Shkup, 1985), f. 17 20 Shih: Muhamed Gazali, Feja jonë, Përkth: Klenti Tare, Fondacioni A.B.R.M. – W.A.M.Y., 2003, f. 1 21 Shih: Sejjid Kutub, Islami fe e ardhmërisë, Përkth: Osman Abazi, Nderi, (Kumanovë, 1416h/1996) 22 Shih: Muhamed Teufik Ahmed, Mesazhi Islam – Fe për të gjithë, Përkth: Feim Gashi, (Kavajë, 2004), f. 11 23 Shih: Edukata Islame – revistë shkencore, kulturore islame tremujore, Viti XXXIII nr. 73/ 2004, f. 194 24 Shih: Udhëtimi im në Islam, Furkan ISM, Shkup 1425h/2004, f. 17
Persiatje rreth synimit tonë
6
www.altruisti.com
dhe bazat e veta ideore, si dhe parimet ideologjike, të cilat e përcaktojnë qëllimin e saj dhe e orientojnë drejtimin e saj, duke u shërbyer anëtarëve dhe pasuesve të saj si statut. Ai që dëshiron të anëtarësohet në njërën prej shoqatave të përmendura, së pari analizon parimet e saj, e nëse pajtohet me to, me kurreshtje dhe me vetëdije i pranon pa kurrfarë dyshimi në to, kërkon të hyjë në shoqatën përkatëse, të inkuadrohet në radhën e anëtarëve dhe ithtarëve të saj, kështu që atëherë detyrohet që t’i kryejë të gjitha aktivitet me të cilat e obligon statuti i shoqatës dhe e paguan anëtarësinë e caktuar. Pas kësaj është i obliguar që me veprimtarinë e tij të tregojë sinqeritet në pranimin e parimeve dhe përcaktimeve të shoqatës, vazhdimisht duke u rikujtuar të mos veprojë diç që mund t’i kundërvihet asaj. Me moralin dhe sjelljet e tij ai duhet të paraqesë shembull të përkryer të atyre parimeve, si dhe të misionarit praktit të tyre.” 25 Dijetari eminent, Ibën Kajjim el Xheuziu, duke komentuar ajetin “Ty të falemi”26 thotë se ky nënshtrim ndaj Zotit bazohet në katër themele: në realizimin e asaj që e duan Allahu dhe Pejgamberi tij (salallahu alejhi ue selem), me çka janë të kënaqur, me fjalë të zemrës dhe shpirtit dhe me vepra të zemrës dhe pjesëve të tjera të trupit. Adhurimi është term që nënkupton këto katër themele. Vetëm ai që e vë në jetë sinqerisht ajetin Ty të falemi mund të konsiderohet ithtar i tij.27 Të marrësh për shembëlltyrë të zgjedhurin e Zotit... Muhammedin (salallahu alejhi ue selem)! Shumë mendimtarë dhe ideologji, në fillet e shfaqjes së tyre, fshehnin modelin e tyre. Më pas, ata gjatë ekspozimit të bindjeve të tyre tregonin se kë kanë zgjedhur për ta pasuar. Shembulli i myslimanit është se ai krenohet me modelin e tij që në fillim, ai e pason atë me dashuri dhe rrespekt, pasi që për këtë shembëlltyrë, Zoti i tij i Madhëruar i ka thënë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut”28, e ky është Muhammedi (salallahu alejhi ue selem). Një dijetarë islam, paraqet një përgjigje shumë përmbledhëse se kush është ky Profet i Zotit, duke thënë: “Muhammedi (salallahu alejhi ue selem) është i fundit nga të dërguarit dhe profetët. Emri i tij është Muhammed i biri i Abdullahut. Ai ka lindur në Mekë në vitin 570. Në rinin e tij, i Dërguari Muhammed (salallahu alejhi ue selem) ishte një kombinim i përkryer i cilësive më të mirë shoqërore. Ishte njeri shembullor me mendje të matur dhe gjykim të pagabueshëm. Shquhej për inteligjencë, për origjinalitet të mendimit dhe për zgjedhjen të duhur të mjeteve deri te caqet korrekte. Heshtja e tij e gjatë atij i ndihmonte për të përsëritur dhe për të hulumtuar më thellë të vërtetën. 25
Shih: Ali Tantavi, Prezentimi i përgjithshëm i fesë Islame, Përkth: Adnan Misini, (Shkup, 1421h/2001) 26 Kur’ani: el Fatiha: 4 27 Shih: Ibën Kajjim el Xheuzijje, Rrugët e njerëzve të devotshëm, Përkth: Dr. Sci. Selim Sylejmani, (Prishtinë, 2007) 28 Kur’ani: el Ahzab: 21
Persiatje rreth synimit tonë
7
www.altruisti.com
Mendja e tij e driçuar dhe natyra e tij e çiltër kishin rol të rëndësishëm në përvetësimin dhe në kuptimin e rrugëve të jetës, si dhe për t’i kuptuar individët, grupet dhe komunitetet. Ai u shmangej praktikave bestytnore, por merrte pjesë aktivisht në veprimtari të dobishme dhe konstruktive. Ai nuk u afrohej pijeve dehëse, nuk hante mish kafshe të therorizuar në alltare guri dhe nuk iu bashkohej idhujtarëve nëpër festivalet e tyre.” 29 Këtë njeri të madh, burrë shteti e kryefamiljarë, e njohën për së afërmi më së miri familja dhe shokët e tij. Për këtë, po përmendim një transmetim të bukur të Enes ibën Malikut (radijallahu anhu) i cili qe pjestar i gjeneratës së artë, e që rrëfen duke thënë: “Isha shërbëtor i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) dhjetë vite dhe asnjëherë nuk më tha as Uf dhe nuk më qortoi pse veprova kështu apo pse nuk veprova kështu. Ishte njeriu me moral më të lartë. Dora ime nuk ka prekur hazz e as mëndafsh më të butë se sa dora e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem), era e djersës së tij (salallahu alejhi ue selem), ishte më e mirë se sa era e parfumit më të mirë”.30 Një komperacion shumë të logjikshëm e të mbushur plot me art të bukur përshkruan dijetari i nderuar, Ebul Hasel Ali en-Nedevijj në një libër të tij, duke treguar për gjendjen e njerëzimit para dhe pas ardhjes së të zgjedhurit të Perëndise, dukë thënë: “Bota u ndryshua pas dërgimit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe duke iu falëndëruar atyre mësimeve madhështore, ashtu siç ndryshon klima, njerëzimi u transferua prej një stine e cila ishte e tëra me thatësi dhe vjeshtë, helm dhe nxehtësi, në një stinë e cila është e tëra pranverë, lule dhe kopshte nën të cilat rrjedhin lumenj, u ndryshuan natyrat e njerëzve, u ndriçuan zemrat me dritën e Zotit të tyre, kthimi tek Allahu (xhele shanuhu) mori përmasa të mëdha, njeriu njohu një oreks të ri të cilin nuk e kishte pasur zakon, shije të cilën nuk e kishte provuar dhe etje të cilën nuk e kishte njohur më parë”.31 Shembulli i jetës familjare të Muhammedit (salallahu alejhi ue selem), është sistem për arritjen e një mirëqenie dhe lumturije familjare e bashkëshortore. Për këtë çështje, një dijetar thotë: “Mendoj se rrënimi shoqëror dhe shpërbërja familjare, që ne kemi arritur, ka ardhur për shkak të largimit dhe mosnjohjes së historisë së jetës familjare dhe sociale të Profetit tonë Muhammed (salallahu alejhi ue selem). Dhe jo vetëm kaq, por kur e studijojmë jetën familjarë të Muhammedit (salallahu alejhi ue selem), ne nuk meditojmë sa duhet për të, e aq më tepër nuk i vëmë në jetë ato mësime dhe mesazhe që përcillen”.32
29
Shih: Mahmud Rida Murad, Islami me pak fjalë, Gjurma, (Prishtinë, 2001) Shih: Imam Tirmidhiu, Virtytet e të Dërguarit, Përkth: Agim Abazi dhe Talha Kurtishi, Nun, (Shkup, 2002), f. 104 31 Shih: Ebul-Hasen en-Nedevijj, Islami, ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin, Përkth: Bashkim Aliu, Furkan ISM, (Shkup, 1421h/2001), f. 105 32 Shih: Xhasim Muhammed Mutava, Muhammedi (alejhi-selam) në familje dhe realiteti ynë bashkëkohor, Përkth: Gentjan Fejzullaj, Furkan ISM, (Shkup, 1427h/2006), f. 7 30
Persiatje rreth synimit tonë
8
www.altruisti.com
Pasimi i rrugës së këtij të Dërguari të Zotit, është drejtimi i vetëm drejt virtyteve morale. Ai (salallahu alejhi ue selem), në një hadith thotë: "Jam dërguar që të plotësoj virtytet (e mira) morale".33 Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut e bindjuni Profetit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut (Kur’anit) dhe Profetit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo për ju është me e mira dhe përfundimi më i bukur”.34 Duke komentuar këtë ajet, Ibën Kajjimi thotë: “Këtu ai urdhëron për bindje ndaj Tij dhe bindja ndaj të Dërguarit të Tij. Ajetin e çel me thirrje në emër të besimit, që na lë të kuptojmë se ajo që kërkohet prej tyre është një domosdoshmëri e imanit, në emër të të cilit u thirrën.”35 Dhe më pas, pasi që përmend disa ajete për ilustrim që fillojnë me këtë thirrje, ai jep një përkufizim duke thënë se kjo thirrje ka këtë kuptim: “nëse ju jeni besimtarë, imani ju kërkon që të bëni atë e këtë, të cilat janë rrjedhoja dhe plotësuese të tij”.36 Të praktikosh, të thërrasësh, të sakrifikohesh e të durosh! “Kam ëndërruar që jeta të jetë e lumtur, -thotë Tagora-, kur jam zgjuar kam kuptuar se jeta është e vështirë. Kam punuar dhe jam bindur se te vështirësia qëndron lumturia”. E kemi përmendur që në fillim atë se, për të arritur tek e shtrenjta duhet sakrifikuar. Për të arritur tek Parajsa e Zotit e përgatitur për robërit e Tij, do të kalojmë në shumë vështirësi, sprova, fatkeqësi, pasi që rruga për atje nuk është e shtruar me lule porse me gjemba. “Ajo që i godet njerëzit të cilët besojnë në Allahun e Lartëmadhëruar, thotë Ibën Kajjimi-, ata janë të kënaqur me atë dhe për atë që durojnë ata presin shpërblim. Po që se ndonjëherë nuk pajtohen me atë që i godet, ata mbështetën në durim dhe në shpresë për shpërblimin e merituar. Kjo ua lehtëson barrën e sprovës dhe të fatkeqësiave. Atëherë kur iu kujtohet shpërblimi, do ta kenë më lehtë ta bartin vuajtjen dhe sprovën”.37 Kur mundimet dhe keqtrajtimet mbi besimtarët u shtuan- transmeton Buhariu (nr. 1612)-, veçanarisht ndaj të dobtëve, vjen Habb ibn El-Erethi te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) duke iu ankuar. Në emër të atyre që mundoheshin ai thotë: “A nuk po i lutesh Zotit të na ndihmojë? Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i thotë: Para jush kishte nga besimtarët që futeshin në gropë, pastaj merrnin sharrën dhe i sharronin me të aq sa bëheshin dy copash si dhe kriheshin me krehër hekuri, i cili ua çante mishin e kockat, por 33
Shih: “Sahihul-Xhami" nr. 2349 dhe "Vargun e haditheve të vërteta", nr. 45. (Nëpërmjet: Muhamed Hasen Jusuf , Me moral të mirë ngritemi lart, Përkth: Bekir Halimi, 2005, AlbIslam) 34 Kur’ani: Nisa: 59 35 Shih: Ibën Kajjim el Xheuzijje, Zahireja e shtegtarit për te Zoti i tij, Përkth: Alban Kodra, Nektari, (Tiranë, 2006) 36 Shih: Ibid 37 Shih: Ibën Kajjim el Xheuzijje, Urtësia e sprovës, Përkth: Behxhet Jashari, Sh.B. Dëshmia, (Shkup, 2007)
Persiatje rreth synimit tonë
9
www.altruisti.com
kjo nuk i shkundte kurrë nga besimi i tyre. Pasha Allahun, kjo fe do të triumfojë me lejen e Allahut, aq sa udhëtari në Sana në Hadramavt nuk do t’i druajë askujt veç Allahut, por ju jeni njerëz që nguteni”.38 Ja, kjo është fuqija e imanit në Zotin e Madhëruar, fuqi kjo që për hirin e Zotit e bën njeriun të sakrifikojë, pasi që për të, Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të dashur se sa edhe vet vetja e tij. Shiko ç’lutje të bukur ka bërë një i mençur: “O Allah, regjistro dashurinë time ndaj Teje. Në zemrën timë mbjelle dashurinë ndaj çdo gjëje që Ti e dashuron. Ma mundëso që të jem i përkushtuar ndaj Teje, të veproj vetëm atë që ti e dashuron”.39 Kjo është pema e imanit, frytet e të cilit janë të shumta. “Sa e sa dobi, fryte dhe jetë të mirë jep besimi i shëndoshë në zemër dhe trup, -thotë një dijetar-, në këtë botë dhe në të ardhmën. Sa e sa fryte të bëra e të shijshme, ushqim të përhershëm, të mira të vazhdueshme dhe të pandërprera, gjëra të panumërta dhe dobi të pafundshme ka çitur pema e besimit. Në përgjithësi, të mirat e dynjasë dhe të ahiretit (botës së ardhme) dhe sigurimi nga të këqijat, të gjitha këto janë frytë të kësaj peme. Ngase kjo pemë kur të mbillet dhe t’i forcohen rrënjët e t’i hapen degët e të lulëzojnë ato dhe të piqen frytet e saj, atëherë këto të mira i bëjnë dobi poseduesit të kësaj peme, por edhe të tjerëve, në të dy botët.”40 Një ndër shtatë urdhëresat e të Dërguarit (sallallahu alejhi ue selem) që ia kishte thënë Ebu Dherr el Gaffarit (radijallahu anhu) si porosi profetike qe edhe kjo, siç tregon transmetuesi: “...më ka urdhëruar që të mos i friksohem në rrugë të Allahut kanosjes së kërcënuesëve...” 41 Në një hadith shumë domethenës, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem!) thotë: "Islami filloi si i huaj (garib)42 dhe do të kthehet i huaj ashtu siç edhe filloi, dhe Tuba43 është për të huajt (gurabatë)." Të pranishmit i thanë: O i Dërguarit i Allahut, kush janë ata? Tha: "Janë ata të cilët përmisojnë kur njerëzit prishin.”44 Në një version tjetër hadithi qëndron me këtë tekst: “I 38
Shih: Dr. Jusuf Kardavi, Mesazhi ynë në epokën e globalizmit, Furkan ISM, (Shkup, 1426h/2005), f. 172 39 Shih: Tolstoi për Muhammedin (salallahu alejhi ue selem), Përkth: Behxhet Jashari, Klubi Studentor, (Shkup, 2006) 40 Shih: Abdurrahman Nasir es-‘Saëdijj, Pema e besimit, Përkth: Gëzim Selaci, Gjurma, (Prishtinë, 1424h/2003) 41 Shih: AbdulKadër Arnauti, Porosi profetike, Pëkth: Rijad Misini, Gjurma, (Prishtinë, 2007) 42 Fjala arabe garib (shumës: guraba), shprehje më adekuate në gjuhën shqipe ka fjalën i huaj, porse më kuptimplotë do ishte fjala jabanxhi që përdoret tek shqiptarët që jetojnë në trevat ku flitet gegërishtja. Garib rrënjët etimolgojike i ka tek fjala gurbe/i huaj, i panjohur, e që përdoret edhe tek ne shqiptarët për mërgimtarët tanë në emigracion, pra gurbet, pasi që ata janë të huaj në ato vende ku jetojnë. 43 Rreth fjalës arabe Tuba gjuhëtarët kanë mendime të ndryshme. Shumë prej përkthyesve shqiptarë këtë fjalë e shqipërojnë “Lum”, pra “Lum për të huajt!”, ndërsa disa të tjerë s’e shqipërojnë fare, pra “Tuba për të huajt” nën justifikimin se fjala Tuba në hadithe të të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) është përdorur si emër i një peme në Xhennet, hijën e të cilës për ta kaluar duhet shumë vite kalërim, e që është përgatitur për gurabatë/të huajt, e ligjet e përkthimit thonë se emrat nuk përkthehen. 44 Rreth statusit të hadithit, shiko më gjërësisht: "Silsiletu el Ehadithi es Sahihah" me nr. 1273, të muhadithit shqiptar, Muhamed Nasirudin Albanit (Allahu e mëshiroftë!). Ky hadith është transmetuar nga Muslimi dhe Ibën Maxhe prej Ebu Hurejrës, po ashtu Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe
10
Persiatje rreth synimit tonë
www.altruisti.com
Dërguari i Allahut, një ditë kur ne ishim te ai tha: “Lum për të huajt”. E pyetën: “E kush janë këta o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Njerëz të mirë, të cilët do të jenë të paktë në mesin e njerëzve që janë shumë në numër. Ata që do t’i kundërshtojnë, do të jenë më shumë sesa ata që do t’i rrespektojnë.”45 Për fund! “...kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër”.46 Hasan El Basriu ka thënë ”Në ditën e Gjykimit Islami do të kalojë afër njerëzve dhe do të thotë “O Zot ky njeri më poshtëroi. O Zot, ky njeri më përkrahu. O Zot, kjo grua më përkrahu. O Zot kjo grua më poshtëroi” derisa të vijë te Omer Ibn Hatabi. Pastaj ai do të ja ngrit dorën e do të thotë ”Unë isha i huaj para se ky njeri të bëhet Musliman”47. I dashur vëlla dhe e nderuar motër (kënaqësia e Zotit qoftë mbi ju!), dijeni se rruga drejt realizimit të synimit tonë është e gjatë, e vështirë; kërkon sinqeritet, përkushtim dhe dashuri. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.”48 Jeta jonë është nën hijen e këtij ajeti, pasi që qëllimi i misionit tonë në këtë tokë është ta ardhurojmë Krijuesin tonë. Synimi ynë është arritja e kënaqësisë së Allahut. Një proverbë e bukur thotë: “Secili njeri ka një kontinent të pazbuluar në karakterin e tij, i bekuar është ai që tenton ta zbulojë atë!”. Të punojmë pra pandërprerë në përmirësinë e zemrave dhe veprave tona. Ne jemi krijesa, gabojmë, jemi nevojtarë për mëshirën e Mëshiruesit Absolut. Dikush kishte thënë se: “Nuk ka njeri që nuk gabon. Të qenit njeri matet me pranimin dhe korrigjimin e gabimit!”. Në rrugën tonë, me batica e zbatica le t’i mbështetemi Kujdestarin tonë Allahut (xhele xhelaluhu), dhe mos të humbasim shpresën në mëshirën e Tij, sepse kjo shkakton hidhërimin e Tij. I dashur vëlla dhe e nderuar motër (Allahu ju pastë në kujdesin e Tij!)! Jetën tënde përkushtoja Atij që ta dhuroi atë, bëhu i/e sinqertë dhe i/e devotshëm, dhe dije se siç kishte thënë një njeri: “Zoti nuk do t'ju shikojë medaljet, gradad apo diplomat, por cilësite që keni”.
prej Ibën Mes’udit, pastaj Ibën Maxhe edhe prej Enesit, po ashtu edhe Teberaniu nga Selmani dhe Sehël ibën Sa’d dhe Ibën Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!), sikur që thuhet në veprën “El-Xhemiu-s-sagir” (Nëpërmjet: Dr. Jusuf Kardavi, Fetva Bashkëkohore, vëll. 2, Furkan ISM, (Shkup, 1428h/2007), f. 46. 45 Transmetuar nga Abdullah ibën Amër (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gjindet në Musned. Shih gjërësisht rreth statusit të hadithit: Dr. Jusuf Kardavi, f. 48, fusnota e 40-të 46 Kur’ani: Ta Ha: 123-124 47 Shih: Amër Khalid, Krijuesit e Jetës, Episodi i gjashtë – Përsosmëria, pjesa e parë, , ueb faqja e tij oficiale. 48 Kur’ani: Dharijat: 56
Persiatje rreth synimit tonë
11
www.altruisti.com
Përgëzim për ty o/oj besimtar/re, po të pret Xhenneti përhershmëri pa mbarim, lezet pa mundim, gëzim pa pikëllim, pasuri pa varfëri, përsosmëri pa të meta dhe krenari pa poshtërim. Për fund, të bashkohemi të gjithë njëzëri në lutjet tona. O Zot, kërkojmë mbrojtje prej zemrës e cila nuk të ka frikë, prej syrit i cili nuk loton për Ty dhe prej duasë e cila nuk pranohet. O Zot, na i falë mëkatet, neve, prindërve tanë dhe gjithë myslimanëve. O Zot, Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë gabimet. O Zot, na bashko me të dërguarit e Tu, të sinqertit, dëshmorët, të devotshmit dhe me gjithë njerëzit e mirë në Xhennetet e Larta. Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut! 49
Shkroi: Robi i Mbretit të Qiejve dhe Tokës, Mirsim Maliqi Kumanovë, Maqedoni, më 21.9.2007 (Ramadan 1428), e premte!
49
Shkrimi është përpiluar një vit më parë, andaj mangësitë që gjinden në fusnota (ku disave u mungon numri i faqeve) e kam pasur vështirë t’i korigjoj, andaj e publikoj të këtillë shkrimin si e kam punuar vitin e shkuar, duke pritur mirëkuptimin e lexuesit.