OTRANTO ESE GEZIM LLOJDIA Humbëtirë e madhe ujore.Qyteti në këmbët e tij,llapashitej nën kapotën ushtarake. të diktaturës.Njerëzit e ngritur me sytë e përgjumur nën cigrimën e atij dimri,kërkonin rishtazi një cop truall të ri. Mars,’91.Regjistorhet kohë e ftohtë,në të gjitha buletinet metrologjike.Frymarrja e përditshmërisë së qytetit ishte shtuar.Copra nga bisedat,që ndeshje në rrugë:Kanë filluar të nisen anije për në Itali... -Tre nga ato kanë kaptuar mezokanalin.S’duhet besuar ende,këta të vrasinËshtë vrarë.B.XH.. e kanë gjuajtur,sapo u nis ... Të shtëna armësh,që lëmonin e kafshonin muzgjet ishin reflekse,që shquheshin ndër më të shumtit e kohës.Nga versioni i asaj dite marsi kemi këtë rrëfim:Portin e vogël e kishin “mësirë”,refugjatët,të strehuar në një çast vetmie në atë marramëndje dhe rrëmujë të përgjithshme,ishin rrëmbyer motopeshkatore dhe ndonjë transportues tjetër detar.Tre ditët e para bilanci,që bëhej në kapiterinë e portit:”Rrëmbimi i mjeteve detare ishte kryer me brutalitet nga refugjatët eksodistë,të përbërë nga turma të mëdha.Si të veprojmë Stop”. Nën vrazhdësin e kohës ishte kërkuar çarja e madhe e përgjithmonë e komunizmit..Ata kishin lënë brigjet me pikëllimin,që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën e premtuar në perëndim.Ndërkohë,nga zyrat e larta të shtetit komunist mbrinin me togje mesazhet:”Mos i lini të ikin,përdorni edhe armët.” Të nesërmen :’I lini të ikin,se kemi zgjedhjet, përpara”.Togjet e zjarrit ndrisnin si yje,ato netë marsi të ftohta me acar.Porti i Vlorës.Qyteti jetonte me shpirtin tek deti.Dhe sa më lart,sa më i fuqishëm bëhej përgjërimi i nënave për djemtë,që iknin e iknin si kurrë ndonjëherë,aq më tepër vala eksodistëve trefishohej.Ishte e vetmja shpresë. Tre motopeshkatoret e para të ngarkuara me një dëndësi të atillë,sa për një kokër mollë nuk kishte vend,kapën bregun përtej mezokanalit.Lajmet e para se kishin mbritur e dha RAIUNO,RAIDUE,pothuajse tërë ditën. -Si ka qënë deti ?Pothuajse i tërbuar. -A kishte të vrarë,vetëm një.Ishte vrarë.E kishin qëlluar dhe kishte vdekur në kabinën e motopeshkatores.Ishte qëlluar me armë,nga mjetet detare të kufirit.Pandehja e botës,për të ishte ëndërra e perëndimit të shuar.Ai duke disponuar aftësin e ëndërimit,vritet pabesisht.Dhe bota ishte koshiente për fatëkeqësin e të marrëve,që në pozitat e tyre lëshuan urdhëra kësisoji.Mirëpo urdhëri i vrasjes,ishte zhdukur labirintheve,ku murosej krimi.
4 Mars ’91.Rimorkatori i vjetër,tre ditë ngarkuar,sakaq nuk kishte pëllëmbë në dysheme dhe ata,që mbeten,hypën sipër tyre.Turmat e mëdha prisnin,përtej,largoheshin veç në mesnatëQyteti nuk ndjente gjumë.Sytë e tij ,rridhnin lotë të patharë.Rimorkatori ishte në listën e të rrëmbyerve.Rrugën e aventurës e mori në muzg,mbasi kishte pritur tre ditë,ngjeshur në bankinë,shtrirë për të marrë një sy gjumë.Firoma e njërit përfundonte në faqen e tjetrit,që kishte tre ditë pa vënë brisk.Në ritmin e kësaj frymarrje,qielli ishte mbyllur pus dhe nata e ftohtë,acar,që të thanteKohë e mardhur,palcë dimri me erë ujqërish deti.Motorët e rimorkiatorit të vjetër,prisnin si më thikë hepimin e ujit,që formonte hinkën.Diku ai guçlonte,ecte përpara.Përballë një sprove të këtill, drejt ëndrrës së tokës së premtuar,në shpirtin e tyre ishte akumuluar dhimbja,që kishin pësuar atje,të pakrahë,të pa shpresë,të humbur dhe dhuna që vinte me një intesitet përflid,që grryente dhe përmbyste themelet e socializmit.Ishte erë e ftohtë,therëse e marsit ’91,që greu definitivisht themelet e atij rregjimi.Ata,përpara kishin shpresën.,vezullimi i dritave u ngjante me atë vegim magjik,në atë llahtari dhe në çast ,çehrja u ndëronte.Shumica,të rinj,me shpir të pastër,dhe të virgjër.Në rimorkiator,hera-herës,thyhej heshtja.U duk sikur,bryma e natës i mbuloi vezullimin e ëndrrës së tyre.Rimorkiatori çapiste thellë ujrat e kripura.Kishin mbështetur kokat në supet e tjetrit,në të njëjtin kohë.Pak përpara mesnatës,kur po afroheshin ujrave teritoriale.V.H,kishte lënë bukën me ullinj në dysheme.Djalloshi,ka braktisur vendin dhe nga marremendja ka shkuar tek tubot anësore,ka hedhur duart,por ah të atilla,atje s'kishte.Ka rënë në detin shkumë.Ka humbur në çast në hapësirë-zbrasti.Eshtë,çarë qielli,nga britma e tij e vetme.Oh !!!Era,qe ndalur papritur,qielli pus. -Ka rënë një njeri në det.Ndalojeni,për atë Zot,ç’bëhet ? Rimorkiatori mbasi ka ecur disa milje është kthyer ka shkuar ta gjejë gjurmët ndajmesnatën e trishtuar,të zymtë e të pistë.Ekzagjirisht ka ndodhur kështu.Gjurmët e djaloshit i kishte kafshuar deti.Mbas tij është hedhur në det një ushtar,për të shpëtuar,por deti i tmershëm i ka përpirë të dy.Kërkund gjurmë të dy jetëve s’u gjendën.I ranë kryq e tërthor. vendit,por atje mbretëronte deti pus dhe heshtjë e rëndë,thellësia dhe era që,nisi vrullshëm me të fshikulluar.Në rimorkiator,gjëndja,qe e trishtë.Duke u torturuar nga dhimbja pa pasur kujt t’ja rrëfënin veç vetes fatkeqësin e tyre,ata nuk mund të duronin dot dëshirën,që kishin për të derdhur lot.Ora,mesnatën kishte kapërcyer.Sorollatja në det u kushtoi edhe jetën.Ndërkohë,nga ana e përtejme rimorkiatori,që kishte ecur kuturi është qëlluar me top nga marina jugosllave,që u hakërrohej djelmoshave,përse këta shqiptar e braktisnin socializmin .Toruahumbur nga paniku ,nuk e kishin marrë dot vesh se për ku udhëtonte rimorkiatori i vjetëruar,kur ata ende të marrosur gati po ngrinin së ftohti.Në kuesturën italiane është marrë vesh fatkeqësia.Një helikopter i karabinjerisë ka fluturuar,në vendin e ndodhjes,kur era kishte pushuar,deti ishte i qetë dhe dita e zymtë.Helikopteri ka kërkuar disa orë,kur ka mbritur,pëfundimi ishte i parë:”Asgjë e re.”Ekspertët kanë konkluduar se në vendin e mbytjes,nuk u gjet asnjë gjurmë.Në këto ujra,ka rryma thithëse të fuqishme.Kishin bërë,ç’është e mundur,por rezultati kishte dalur negativ.Gjurmët e tyre nuk u gjetën.Si kudo,familja,atë dimër e kërkuan zyrave të kryqit të kuq,nëpër ministri për tu lidhur me shtetet fqinje,për të gjetur të paktën kufomën,por shurdhëria e shtetit dhe burokratëve ishte memece.Krejt lakuriqe përgjigjet:
-Mos iknin,çu duhej atje ja ku e kishin socializmin.!” Kështu ëndrra për një troll të ri, perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim.Për ata,që si varr u mbeti deti,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndërra, frika, dhe vdekja në fund.Kështu,kujtimet e dhjetra shqiptarëve,që i mori deti,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë.Një lutje prano ti udhëtar i detrave ,aty hidh një lule,se për të mbritur këtu në vendin tëndë,ata rrugët i shtruan me gjak.Deti ua lau qefinët e vdekjes, i mbështolli deti, i mbuloi në krahët e tij,në fundin e tij,dhe nga dhimbja gërryhen brigjet ngadalë,derisa të treten deri sa të mos mbetet asnjë dëshmitar okular,që të dëshmoj,kundër detit,absolutisht.Ja njohim fajet detit sigurisht,prandaj mbi të rëndojnë fajet e krimit sigurisht.