Disa fjalë për lexuesit Çështja hotiane që nga vitet 80-ta të shekullit të kaluar, ishte dhe mbeti preukopim tejet i madh për kombin shqiptar në përgjithësi, e sidomos për një pjesë të inteligjencës shqiptare dhe për familjen e Tij, në veçanti. Ky intelektual i madh, politikan, filozof, diplomat, publicist, historian, jurist, sociolog, eseist etj, me reputacion të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar i cili vetëm për shkak të përkatësisë së Tij kombëtare, bindjeve politike, potencialit të madh intelektualo-shkencor, u vu në shënjestër të klikës serbofashiste të shtetit militarist shoveno-çetnik që akoma po quhet Jugosllavi (Serbi dhe Mali i Zi). Ky mendimtar i devotshëm, mendjemprehtë, largpamës, dinjitoz, i urtë, i hareshëm, guximtar, i palëkundur, i pa thyer, i pamposhtur, kolos i kombit tonë, në këto dy dekadat e fundit të shekullit që posa e lamë pas, u burgos disa herë, u maltretua, dhe u torturua në mënyrën më brutale. Kundër këtij tribuni popullor pushteti serbo-çetnik, sllavo-ortodoks zbatoi metoda të lloj-llojshme të tipit më të vrazhdë e më të ndyer, duke i zbatuar me një përpikëri e perfiditet të papresedan të tipit racist, dhe duke ia kaluar ndoshta edhe atyre të inkuizicionit mesjetar. Përkundër gjithë asaj dhune shumëvjeqare që është ushtruar kundër Ukshin Hotit, ky hero kombëtar me një stoicizëm, me një rezistencë të madhe e me moral të lartë e të fortë, kisha me thënë edhe të pazëvendësuar, iu bëri ballë të gjitha sfidave të armikut gjakatar, gjer në këto ditët kur po e kërkojmë se ku ndodhet, për fatin e të cilit nuk po dihet akoma asgjë. Në këtë elaborim të shkurtë nuk kam për pretendim të flasë për veprën e këtij vigani, sepse, po konsideroj se gjer në një masë na është e njohur vepra e tij gjithë shqiptarëve e në veçanti inteligjencës, duke përfshirë edhe diasporën. Njëherit konsideroj se veprën e Mr. Ukshin Hotit në të ardhmen do ta elaborojnë, zbërthejnë dhe deshifrojnë njerëz me titull të lartë shkencorë, si akademikë, doktorë shkencash, juristë, publicistë profilesh të ndryshme që kanë për obligim, sepse kjo çështje është edhe obligim i tyre moral. Kjo është dhe mbetet detyrë e ajkës së inteligjencës sonë të pangarkuar dhe painfektuar nga sindromat e urrejtjes, xhelozisë nga e cila, mjerisht, ne shqiptarët nuk jemi imun. Kam përshtypjen se ky sindrom është mjaft prezent në mjediset tona e për fat të keq ka përfshirë edhe një pjesë të inteligjencës e cila sikur viteve të fundit ajo po zgjerohet, dhe po frikohem se po merr përmasa të mëdha dhe po shndërrohet në epidemi, sepse virusi i saj si duket ka marrë përmasa bukur të mëdha. Kjo dukuri e shëmtuar ishte prezent para, gjatë, e sidomos pas luftës sepse shqiptarët nuk kanë qëndrime të përbashkëta lidhur me shumë çështje madhore të cilat janë preukopim i tërë popullatës shqiptare në Kosovë. Është për çudi se si numër i madh intelektualësh shqiptar me shkrimet e veta nuk e sensibilizuan opinionin
lidhur me çështjen e të gjithë të burgosurve politikë shqiptar, duke përfshirë edhe Mr.Ukshin Hotin. * * * Akademikë prof. Dr. Esat Stavileci duke folur rreth situatës politike në Kosovë e më gjerë para intelektualëve të komunës së Rahovecit tha: “Kur nuk kemi të pëlqejmë-pëlqejmë atë që kemi” për të vazhduar më tutje: “Nuk kemi Shqipëri kombëtarisht të pacunguar, nuk kemi Kosovë me status të përkufizuar, nuk kemi Kosovë Lindore nga të huajt të pasunduar, nuk i kemi shqiptarët në Maqedoni nga të drejtat themelore kombëtare të paprivuar, i kemi shqiptarët në Mal të Zi kombëtarisht të pakonsiliduar, kemi Çamërinë pothuaj të harruar, kemi shqiptarët në Turqi gati të asimiluar, kemi diasporën kombëtarisht të pabashkuar, nuk kemi politikë shqiptare të ndërtuar dhe nuk kemi diplomaci kombëtare të unifikuar. Çështja shqiptare lidhet ngushtë me zhvillimet e ngjarjeve në të gjitha trojet etnike shqiptare, ne nuk duhet befasuar kur dëgjohen zëra për ndarjen e Kosovës. Kjo flitet kur zërat e politikanëve serb dëgjohen shumë më larg se sa atyre shqiptarë. Politikat shqiptare veprojnë të pabashkërenditura, të copëtuara dhe pa platformë të përbashkët. Shtrohet pyetja, se deri kur do të ulemi në tryeza ndërkombëtare pa i shtruar sofrat kombëtare. Pse nuk hartojmë qëndrime të përbashkëta në këto çaste delikate, kur bëhen skenarë të llojllojshme serbosllavo-maqedone dhe pse janë ata më të afërt se sa shqiptarët me shqiptarë. Mungesa e një konsensusi i Bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjes së Kosovës ndikoi në mospërfilljen e vullnetit të shqiptarëve në Kornizën Kushtetuese. Këtu ka pasur ndikim përkëledhja e regjimit të ri të Beogradit dhe pagatishmëria jonë që të përballemi me problemet në këto dy vitet e fundit. Ky dokument duhet të mirrte parasysh realitetin e ri të krijuar në Kosovë. As Rambujeja e as Rezoluta 1244 nuk mund të jetë çelës për zgjidhjen definitive të çështjes së Kosovës. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët duhet të jetë permanent, por jo duke iu nënshtrua asaj tërësisht. Suspendimi i zonës së sigurisë është një gabim me paramendim i Bashkësisë ndërkombëtare, ngase serbët tregohen xhentëlmenë ndaj kërkesave të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Në Maqedoni ka një qëndrim përkëdhelës ndaj palës maqedone. Unifikimi i faktorit politiko-ushtarak në Maqedoni duhet përshëndetur. Bashkësia ndërkombëtare është dashur t’i ndalojë implikimet e vendeve fqinje në konfliktin maqedono-shqiptarë. Marrëveshjet sllavo-ortodokse janë të dëmshme për shqiptarët. Ne duhet të vetëdijesohemi për veprimet unike. Tani më shumë se kurrë na duhet toleranca nga jo toleranca, miqësia nga armiqësia, bashkimi nga ndarja”, tha akademiku i nderuar Stavileci. Ndërkaq Kadarea ynë i madh në fillim të artikullit të tij me titull “Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë” shkruan: “Në prag të mijëvjeçarit të tyre të tretë që është edhe mijëvjeçari e tretë i botës së sotme, shqiptarët i priste një befasi tragjike. Ishte e pa ngjashme me dramat e mëparshme ndaj ishte ndoshta edhe më e hidhur. Një vizatim në një gazetë franceze të atyre
ditëve e jepte tronditshëm thelbin e ngjarjes: njëra kokë e shqiponjës dykrenore, e zogut simbolik të shqiptarëve, përpiqej ta mbyste kokën tjetër. Marsi i egër i vitit 1997 do të hyjë në historinë e këtij vendi si marsi i vetëvrasjes. Nuk teprohet aspak po të thuhej se Shqipëria u përpoq të vetëvritej. Paroksizmi i këtyre sulmeve ishte pranvera e vitit 1997 kur turmat e vlugut shqiptarë, të nxitur, veç tjerash, edhe nga këta intelektual renegat, i vunë zjarrin, i vunë kazmen dëshmive më të çmuara të qytetërimit shqiptarë, arkivave, teatrove antike, muzeut të Gjergj Kastriotit etj! Populli shqiptar duhet të bëjë që të heshtin qyqet që tash ca kohë po i përndjellin vetëm fatkeqësi dhe vdekje. Ato qyqe duhet të heshtin në radhë të parë brenda tij, pastaj natyrisht rreth e rrotull. Shëndoshja shpirtërore do ta qetësojë nervozizmin e tij të skajshëm që nuk është veçse një shenjë lodhjeje. Kjo do të bëjë që mundësia e tij të kthjellohet, të jetë e aftë, të shestojë strategjinë e tij themelore: jetën e përbashkët në një atdhe. Asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tragjedi politike, asnjë trysni shtetesh, lobësh, apo organizmash ndërkombëtar nuk mund ta pengojnë kombin shqiptar që ta kryen atë që të gjitha kombet tjera të Evropës, plotësisht e kanë kryer bashkimin e tyre. Në familjen e popujve evropian kombi shqiptar është i vetmi sot që është shënjuar për të keq. Derisa të gjithë ecin në një mënyrë normale, ai i prerë mizorisht është i detyruar t’a bëjë rrugën si një i gjymtuar. Një njeri i vetëm po të leçitet (ndahet) kështu nga të tjerët agresohet, e jo madje një popull i tërë. Populli shqiptar as s’ka kryer krime e as s’ka faje për të larë përpara botës. Ndonëse ka dy mijë vjet që ekziston në këtë botë, ai as s’ka sulmuar kënd as s’ka zhdukur kënd, as s’ka pjellë doktrina për zhdukjen e të tjerëve. Shprehjet e tilla si “Shqipëri e Madhe” janë një tallje e një cinizmi i pashembullt në botën e sotme. Shqipëri e tkurrur në 28.000 kilometrat e saja, është e kërcënuar të fajësohet si e “madhe” në qoftë se do të arrijë numrin 45 ose 50 mijë kilometra, e shtetet tjera me shtrirje të përbindshme prej milionave kilometrash katrore, shtetet që kanë bërë krime të frikshme ndaj botës, që kanë pjellë teori më të zeza se mortajat, që kërcënojnë njerëzimin me armë bërthamore, nuk quhen të “mëdha”, tha i nderuari Kadare. * * * Bashkimi kombëtar integrues e fizik në një subjekt krijon forcën, ndërkaq forca garanton paqen, perspektivën, dhe duhet të jetë e drejtë ndërkombëtare që gjysmë Shqipëria me Kosovën Lindore dhe trojet tjera etnike shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri të shkëputura padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha (1912-1913), të ribashkohen në një Shqipëri etnike e cila do ta stabilizojë tërë regjionin e Ballkanit dhe Evropën Juglindore. Kështu që shqiptarëve kishte me iu kthyer një e padrejtë e madhe që u bë në të kaluarën dhe e cila po vazhdon edhe gjatë ditëve të sotme. Mjerisht, për këtë të padrejtë historike që iu bë shqiptarëve gjatë dy shekujve të kaluar u derdh shumë gjak, u martirizuan qindra, mijëra dhe miliona shqiptarë. Kujtojë se ka ardhë koha që pas shkatërrimit të perandorive pansllaviste-
ortodokse të krijuara artificialisht, Bashkësia ndërkombëtare do të ishte mirë që t’i përmirësojë gabimet e bëra me rastin e copëtimit të trojeve shqiptare, dhe të na kthejë hisen tonë që historikisht na takon. Po bëhet njëfarë zhurme kinse ndërrim kufijsh me forcë nuk ka. Të marrim parasysh Bosnjën në Paqen e Dejtonit (1995), atje u krijua Republika serbe dhe Hercegbosna kroate, madje edhe Republikë me ushtri në Republikë. A s’është ky ndërrim kufijsh?! Bashkësia ndërkombëtare masë duhet të ketë vetëm një “kuti”, si për Bosnjën, si për Kosovën, për Maqedoninë, për Lindjen e Mesme dhe për gjithë botën kudo që ndodhen konflikte në mes popujve për territore. Kur është fjala për komunitetin ndërkombëtar duke pasur parasysh, dhe duke mos mohuar për asnjë milimetër ndihmën e saj për Kosovën dhe rreth Kosovës, kam përshtypjen që nuk ka bërë të gjithë atë që është dashur dhe është obliguar ta bëjë. Akoma edhe pas dy viteve të Protektoratit mbi Kosovën nuk ka qasje të prerë për Kosovën. Edhe përkundër gjithë kësaj që ka ndodhur, me qindra mijëra të vrarë, me qindra varreza masive jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi, ajo përsëri sikur donë që të mbetemi edhe më tutje me Serbinë. Si duket kanë matë pulsin e shqiptarëve dhe kanë verifikua plasaritjet, farkimet, mosunifikimet, mospajtimet, dhe kështu ajo me mjeshtëri i shfrytëzon këto të meta. Ne gjatë tërë dekadës së kaluar pjesën lindore të Kosovës e kemi quajtur me emrin e vërtetë Kosovë Lindore, prej nga shumë shpejtë u zëvendësua ky term me emrin Lugina e Preshevës. Këtë term, si duket, e polli Beogradi, kur dihet se ajo pjesë deri në vitet pesëdhjeta ishte pjesë e Kosovës. Me rezolutën 1244 kufijtë e Kosovës kanë qenë të pacenuar prej nga shumë shpejt u bë ndarja e Mitrovicës ku praktikisht Kosova është e ndarë. Katër komunat e pjesës veriore të Kosovës funksionojnë me Beogradin. Atje pas hyrjes së KFOR-it francez u vranë me dhjetëra njerëz, u dogjën me qindra shtëpi dhe etnikisht u bë pastrimi i shqiptarëve të atij tereni. * * * Ka shumëçka për të folur, por bosht i kësaj teme është çështja e të burgosurve politik e në veçanti e Mr. Ukshin Hotit. Duke i pasur parasysh, e duke mos i mohuar asnjë çast të gjitha ato përpjekje që janë bërë nga populli ynë, e në veçanti nga rinia studentore, nga luftëtarët e UÇK-TMK-së, invalidëve të luftës lidhur me gjetjen dhe lirimin nga burgu i të gjithë të burgosurve shqiptarë së bashku me Ukshin Hotin, konsideroj se nuk janë shfrytëzuar e harxhuar gjer në maksimum të gjitha format e llojllojshme që kanë ekzistuar në formë protestash, peticionesh, memorandumesh, dërguar organeve të ndryshme ndërkombëtare, në mënyrë që trysnia e Bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë të jetë më e madhe për lirimin e të burgosurve dhe ndriçimin e fatit të të zhdukurve. Në protestat që u mbajtën në Prishtinë më 17.06.2001, administratorëve ndërkombëtar iu ankua për neglizhencën e tyre motra e Mr. Ukshin Hotit, Myrvete Kosumi duke thënë se nuk kanë bërë mjaft në zbardhjen e fatit të vëllait të saj. Sipas saj ai mbahet peng politik diku në Serbi, kurse pushtetarët
ndërkombëtar ende nuk e thonë fjalën e tyre lidhur me këtë çështje. Gjithashtu, sipas saj, edhe udhëheqja shqiptare që ka ndikim nuk ka bërë më shumë për Ukshinin edhe pse kanë mundur. Në mes tjerash ajo thotë: “A nuk mjafton që Ukshini i ka humbur 70 kushërinj, se Krusha e Madhe ka të zhdukur mbi 200 veta, se i tërë fshati është i djegur dhe ka mbetur vetëm me gra e fëmijë, se Ukshin Hoti ka humbur edhe vëllain, babën, kurse nëna i ka mbet me trauma, e fati i tij ende nuk zbardhet. Pse? Pse ende askush nuk ma thotë një fjalë që të m’i shërojë plagët e mia të rënda shpirtërore?” Ankesës së Myrvetes i’u bashkohen edhe shumë gra të afërta të familjes Hoti, por si duket askush nuk ka forcë t’u afrohet atyre e t’u thotë ndonjë fjalë të mirë ngushëlluese. Mllefin e tyre e shprehën edhe shumë nëna të mbetura pa burrat e pa fëmijët e tyre. Ndër to ishte edhe Fahrije Hoti së cilës burri iu kishte zhdukur, që nga 26 marsi 1999 dhe me këtë rast ajo tha: “Lirohen ata të cilët kanë bërë krime (fjala është për shkie - vërejtje e autorit) kurse djemtë e burrat tanë të pafajshëm mbahen peng”. Mr. Ukshin Hoti ka bërë aq shumë për kauzën tonë kombëtare sa që të shkruhen me dhjetra libra e të mbahen me dhjetëra tryeza e simpoziume, nuk besoj se mundemi t’a lajmë borxhin ndaj këtij vigani e heroi kombëtar. Profesori ynë i nderuar është Konti shqiptar, Hegeli shqiptarë, Platoni shqiptarë, Aristoteli shqiptar, e së fundi edhe Sokrati i vuajtur shqiptar. Për punën që ka bërë profesor Mr. Ukshin Hoti për kombin tonë do ta mbajmë në kujtesë të vazhdueshme, do ta ruajmë me një fanatizëm dhe xhelozi të rrallë, në mënyrë që gjeneratave që do të vijnë pas nesh do t’u tregojmë atë që bëri profesori i nderuar dhe i tejçmuar për atdhetarizmin e për shqiptarët në tërësi. Gjeneratave të reja, vepra, puna, sakrifica, atdhedashuria, trimëria, burrëria, bujaria, fisnikëria, besnikëria, toleranca, devotshmëria e këtij intelektuali do t’u shërbejë si shembull dhe do të jetë udhërrëfyese për ndërtimin e personalitetin të tyre, dhe kur të vinë në pyetje çështja madhore me interes gjithëkombëtar të veprojnë ashti si ka vepruar ky martir. Unë duke qenë një simpatizantë i flaktë i këtij personaliteti i hyra kësaj pune duke u përpjekur që brenda mundësive të mija psikofizike t’a japë një kontribut modest për këtë gjeni të kombit tonë. Për pjesën e parë të librit kam marrë shënime nga libri i Mr. Ukshin Hotit dhe kam zgjedhur ato pjesë të cilat kam menduar se janë më të afërta dhe më të kuptueshme për lexuesin e thjeshtë. Kurse për pjesën e dytë të librit kam mbledhë shënime nga revista e gazeta të ndryshme. E tërë kjo punë është bërë me qëllim që sado pak të sensibilizohet opinioni kombëtar në mënyrë që çështja Hotiane sa më shpejt të zbardhet-ndriçohet. Kam konsideratë dhe respekt ndaj të gjithë atyre intelektualëve dhe autorëve që kanë shkruar për këtë njeri të madh, që në një mënyrë a një tjetër me shkrimet e tyre sado pak e kanë ngritur çështjen e tij. Kërkojë ndjesë që për arsye të gjendjes shëndetësore dhe mjeteve materiale nuk kam pasur mundësi të takohem me personalitetet për të shkëmbyer mendime lidhur me punën e tyre që kanë bërë për Ukshin Hotin. Pjesa dërmuese e të hollave që do të fitohen nga shitja e këtij libri do t’i ipen nënës dhe fëmijëve të Ukshin Hotit.
Dhe krejt në fund, lexues të nderuar, të gjitha të metat dhe mangësitë të cilat do t’i vëni në pah, për mua do të jenë të mirëseardhura. Jam i vetëdijshëm se libri nuk i përmbushë të gjitha kriteret që duhet poseduar e në veçanti atëherë kur shkruhet për njerëz të kalibrit të Mr. Ukshin Hotit, por iu kam përmbajtur parullës “Më mirë pak se aspak”. Për të gjitha lëshimet e bëra kërkojë ndjesë. Autori
Parathënie Politika nuk është zeje që mësohet, por është shkathtësi që lind e zhvillohet
Lexues të nderuar në dorë keni një libër, i cili të prishë gjumin dhe të çrregullon orarin e të ngrënit, pasi nuk lihet nga dora pa e përfunduar leximin e tij, sepse autori Fehmi Dalipi është munduar të mbledhë shumë shënime për ta shkruar një libër të artë për njeriun e artë, për yllin ndriçues të shqiptarisë, për perlën e politikës shqiptare, për emblemën e qëndresës shqiptare, për penën më të mprehtë të largpamësisë, për simbolin e vetëdijes kombëtare, për kapedanin e çështjes kombëtare, për filozofin e vërtetë të politikës shqiptare, për politikologun e botës shqiptare, për promotorin e bashkimit kombëtarë, për prometheun e shqiptarizmit dhe politikanin internacionalist me renome jo vetëm ballkanike, por edhe evropiane e botërore e ky është militanti Mr. Ukshin Hoti, i cili është i pari që i përkrahu studentët demonstrues në mbledhjen e Organizatës Bazë të Lidhjes Komuniste që u mbajt në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 1981. Solidarizimi i tij me kërkesat e studentëve për Republikën e Kosovës tregoi se ai pos sjelljeve profesionale kishte edhe sjellje internacionale. Diskutimi i tij ishte një surprizë për të gjithë të pranishmit, sepse burokratët nuk ishin mësuar të dëgjonin këso diskutimesh, që ishin tabu për atë kohë, por vetëm diskutime për dëshirën e tyre, diskutime të imponuara, dhe për çudi ky diskutim nuk mbeti si zëri në shkretëtirë, por hasi në kundërshtime të ashpra. Akademikët që ishin prezentë në atë mbledhje njëri që ishte marrë më se njëzet vjet me studimin e pakicave kombëtare në vendet e ndryshme të botës dhe të drejtat e tyre, tha se ne e kemi zgjedhur çështjen nacionale më së miri në botë. Ai për ta argumentuar këtë pohim bënte be dhe erfe, por harronte se betimi nuk është argument shkencor. Edhe sharjet janë argumente shkencore pasi polonezi Vladimir Zhelvis doktoroi në sharjet e botës, por për betimin nuk kam dëgjuar se është argument shkencor. Pas tij fjalën e mori akademiku tjetër i cili iu kundërvu diskutimit të thuktë e të arsyeshëm të Mr. Ukshin Hotit, i cili e mohoi tërë atë që e kishte pohuar vite me radhë. Këta
akademikë me diskutimet e tyre e vërtetuan se përçarja është armik i strategjisë e mik i disfatës. U vërtetua se kur nëna e Mr. Ukshin Hotit e përkundt Ukshinin në djep, bashkë me atë trup, një copë mish me dy sy, kishte përkundur edhe tragjedinë e tij, sepse shpeshherë njerëzve mençuria u ka sjellë tragjedi. Në atë kohë kur ai përkundej në djep, Shaban Polluzha luftonte dhe udhëhiqte kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë. Tani u vërtetua se pse gjatë viteve 1972-1981 i reduktonin ose i eliminonin fare paraqitjet e tija në TV-Prishtinën ose në shtyp, krijonin probleme përkitazi me trajtimin real të punimeve të Mr. Uikshin Hotit dhe vazhdimisht i merrnin meritat e luftës politike për vete, por nuk e praktikonin edhe marrjen e përgjegjësisë. Ata donin ta mësonin profesor Hotin, ta këshillonin se gjëja, funksionin që e kryente është “delikat” i “ ndjeshëm” e ai ishte “shumë i ri”, por Ukshin Hoti kishte unin e vet dhe aftësitë, oratorinë, poliglotizmin, mençurinë, drejtësinë, atdhetarinë, dhe nuk mund të bëhej taraf i askujt. Ai nuk ishte don kishot. Mu për këtë arsye ai foli me gjuhën e ndërgjegjes, me gjuhën e zemrës e gjuha e zemrës është gjuha e shpirtit. Shpirti nuk frikësohet as nuk shitet për kurrfarë interesi dhe nuk çan kokën fare se ç’flasin e ç’mendojnë të tjerët për të. Shpirti është në të tashmen me tërë energjinë e vet. Shpirti nuk është rob i së kaluarës, sepse krejt e kaluara është në të tashmen. Shpirti, duke qëndruar i plotë dhe i pandarë në të tashmen, gatuan të ardhmen, sepse edhe e ardhmja është në të tashmen. Çfarë mbjellim sot, korrim në mot. Gjuha e shpirtit është gjuha e interesit të përgjithshëm mbi interesin personal, është edhe gjuha e interesit të amshimit mbi interesin momental. Gjuha e shpirtit është gjuha e afrimit, e mirëkuptimit, e bashkëpunimit, e njërit për të gjithë dhe e të gjithëve për të gjithë. Mr. Ukshin Hoti ishte koherent. Ai ia kishte falur qenien popullit të vet, rinisë, sepse i kishte parë rrugët e qyteteve të Kosovës që ishin larë me gjakun e studentëve shqiptar, i kishte parë dhomat e konvikteve të lara me gjakun e studentëve dhe të shkatërruara nga policët vandalistë të sllavëve të jugut, i kishte parë shkallët e konvikteve të lara me gjakun e studentëve shqiptar, e kishte parë turmën e madhe të popullit që iu kishte bashkuar masës së studentëve, të cilët kërkonin të drejtat e tyre. Edhe autori i këtyre rreshtave të kësaj parathënie, si profesor dhe edukator i brezit të ri, iu kishte bashkuar radhëve të studentëve në çastin më kritik dhe mendonte, çuditej që askush nuk iu drejtonte kësaj turme për t’i përkrahur, për t’i ndihmuar në kërkesat e tyre. Atë natë, më kujtohet si sot policia sllave në qendër të qytetit të Prishtinës hodhi më se gjashtëdhjetë bomba lotsjellëse me dozë të palejueshme për ta shpërndarë turmën. E udhëheqja e Kosovës iku prej obligimeve të veta për ta udhëhequr popullin në një situatë më dramatike. Ajo ia kishte falur qenien tjetërkujt…Establishmenti kosovar nuk qante kokën për gjakun e derdhur, për dhjetëra të vrarë e të plagosur e qindra të burgosur e të sakatosur nga Serbia fashiste. Ata ishin dhënë pas luksit, duke u vozitur me vetura luksoze, duke i ruajtur kolltuqet e buta e duke marrë rroga të majme. Profesor Hoti të gjitha këto i dinte. Ai e dinte se të gjithë perlat e Kosovës i shfrytëzonte Serbia e populli jetonte në varfëri, e dinte se dhuna më e rëndë mbi njeriun është varfëria. Babai i tetë fëmijëve që kishte
një kasolle mbi kodrat e Trepçës bëri vetëvrasje, sepse s’kishte bukë për t’i ushqyer fëmijët. Flinte mbi ari e bënte vetëvrasje për bukë! Udhëheqja e Kosovës lëre që ia kishte kthyer shpinën popullit, por bashkë me establishmentin e Serbisë fashiste iu vërsul popullit të vet. Ajo me gjestin e vet tregoi se me sa pak mëshirë qeveriset bota. Ata i bënë apologjinë Serbisë e ajo i hapi krahët e kuçedrës. Mr. Ukshin Hoti ishte i vetëdijshëm se tufa e deleve duhet mbrojtur nga ujqit serbë. Ai ishte një politikan humanist dhe kurrë nuk e pranonte makiavelizmin si metodë. Koncepti i mbrojtjes së tij para gjyqit ishte, në fakt, një ese politik për sqarimin e keqkuptimeve serbe e shqiptare. Mr. Hoti e dinte se çështja e Kosovës nuk mund të ishte më status quo, por duhej zgjidhur, sepse zvarritja e zgjidhjes do të sillte rrënim e jo përsosjen e saj të përgjithshme. Kërkesa për Republikë në esencë, nuk është asgjë tjetër veç se kërkesë për zhvillim të shpejtuar dhe të gjithanshëm ekonomik. Kosova Republikë nuk ndryshonte kurrfarë kufijsh, ndryshimi kërkon luftë. Ai i sqaroi të gjitha këto në gjykimin e pavend të tij në gjyqin e Prizrenit me 28 shtator 1994. Edhe armiqtë e dinin se Mr. Ukshin Hoti ishte i drejtë dhe me përgatitje politike të jashtëzakonshme. Këtë e vërteton edhe përgjigjja e gjykatëses serbe Nada Haxhi-Periq kur në pyetjen, pak naive, të një avokati: “Si mund ta dënoni kështu një të pafajshëm”? – ajo iu përgjigj “Mr. Ukshin Hoti, megjithatë nuk është i marrë sa të kujtojë se ia kam shqiptuar unë dënimin…”. Kjo thënie e saj ma përkujton një intervistë, pak pa vdekur, të Fillo Fillotës, i cili, në mes tjerash, në një pyetje për gjykimet e demonstruesve të studentëve shqiptar me 1981, iu përgjigj se ato ishin gjykime politike. Mr. Ukshin Hoti kërkonte që e drejta e popujve për vetëvendosje për fatin e përbashkët të bëhet parim universal gjithënjerëzor. Duke folur për çështjen shqiptare, për lirinë, demokracinë, republikën, shtetin, njeriun, kombin, ai nuk mund ta abstrahojë veten, sepse edhe vet ai është çështja, liria, demokracia, republika, shteti, njeriu, kombi. Siç thotë Bedri Halimi, libri i tij “Filizofia politike e çështjes shqiptare” është një abetare politike për popullin shqiptar, është një enciklopedi politike, ndërsa autori një enciklopedi e gjallë. Kosova ishte shndërruar në teatër tragjik, ku luheshin tragjeditë më të mëdha e më të hidhura njerëzore. Shpërngulja e rreth gjashtëqindmijë të rinjve shqiptarë për shkak të represionit serb nga Kosova përbënte, sipas Ukshin Hotit, njërën nga tragjeditë më të mëdha të Ballkanit, rezultat të pastrimit të qetë etnik. Një tragjedi përtej imagjinacionit të tragjedistit, është ajo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i civilizimit evropian. Historia e Shqipërisë është një shënim i gjatë shkeljesh, plaçkitjesh e gjakderdhjesh. Këngët e tyre tregojnë – theksojnë vetëm luftëra dhe trimërira. Të gjitha shkeljet e kanë përzhitur këtë vend me zjarr e me shpatë. Xhorxh Fred Uiliams (1852-1932), në mes tjerash, shkruan: “Dukej një detyrë njerëzore sheshit për të shqyer maskën e diplomacisë Europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj të lyer me gjak patriotësh dhe me shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi isha i detyruar e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive
Europiane, dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe Mal të Zi, sikurse patjetër isha i detyruar të bëja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë. Më ra shorti mua për të ngritur perden që t’i jepja dritë kësaj komedie, e cila qe loja më tragjike që është vënë në skenë prej duarve njerëzore. Ky akt qe ai që më ka hapur rrugën për t’iu lutur popullit të lirë të Amerikës të ndihmojë shqiptarët që po mundohen të luftojnë e të vdesin për lirinë dhe pavarësinë. Sir Edward Grey thotë: “Gjithë kombet e Europës të jenë të lirë të formojnë simbas dëshirës së tyre qeverisjen e tyre e t’i prijnë vetë përparimit të tyre në liri të plotë; ky ideal i jonë përfshin pa përjashtim gjithë kombet e Europës, të vegjël e të mëdhenj”. Serbia kurrë nuk deshi ta përfillë një dëshirë të tillë të popullit shqiptar, sepse ua kishin lënë amanet pseudoshkencëtarët e tyre, siç ishte, në mesin e tyre edhe Cvijiqi. Ai, në mes tjerash, shkruan: “Problemi i Kosovës shikuar edhe nga aspekti gjeopolitik nuk është i panjohur. Cvijiqi që i ka njohur mirë këto probleme që në atë kohë ka sugjeruar se Shqipërinë mund ta lejojmë të bëhet shtet, por pjesën e saj qendrore, pra edhe Kosovën, nuk mund ta lejojmë kurrsesi, sepse na prish punët njësive më të mëdha shtetërore, pikërisht për shkak të pozitës së saj strategjike të zemrës së Ballkanit dhe të rrugëve të çelura në shtatëmbëdhjetë pika. Të gjitha këto marrëzi të pseudoshkencëtarëve sllavë i dinte shumë mirë Ukshin Hoti, prandaj ngulte këmbë për Republikën e Kosovës, e kjo këmbëngulje ishte tragjedi për të. Kjo këmbëngulje e martirizoi, e bëri të madh, të njohur, të famshëm, por përfundoi në burg, sepse nuk e përkrahu askush, as politikanët, as shkencëtarët shqiptarë. Ai mbeti i vetmuar në luftë për t’i realizuar të drejtat e popullit. Ujku në përrallë kishte ndarë tre qetë Shtatë ditë kishte bërë dasmë.
Derisa Ukshin Hoti dergjej në burg, kolegët e tij, në vend që të mirren me punë shkencore, humbnim kohë nëpër mbledhjet e Lidhjes Komuniste duke diskutuar “Hiq e mos e këput” dhe duke menduar se do ta shpëtojnë veten dhe Federatën Jugosllave, por ata duhej ta dinin se Federata Jugosllave ishte një krijesë artificiale që nga fillimi dhe ajo prore krijoi tragjedi për popujt që mbeten në kufijt e saj. Për ta shkatërruar këtë “bashkësi” erdhi Sllobodan Millosheviqi, i cili lindi nga një paranojë. Ai ishte njeriu më i rrezikshëm në Evropë. Erdhi në pushtet pas fushatës antishqiptare. Ishte i etshëm për gjak. Ishte gjakpirësi më i madh në Ballkan, Evropë dhe botë. Ai ia kaloi edhe Bozho Jankoviqit. Të gjitha persekutimet e tmerrshme të historisë botërore janë tejkaluar nga veprat trishtuese të trupave të gjeneralit Jankoviq. Dhe, ja, tani e panë politikanët tanë se ku ishin, ku i qoi ahengu. Edhe ata u detyruan që para tytave të pushkës të dalin
nga zyret, t’i lëshojnë kolltukët e buta e disa prej tyre të përfundojnë edhe në burg pa miradinë e popullit, të cilët e kishin përbuzur, gjakosur, plagosur, sakatosur, vrarë, prerë, injoruar, shkatërruar e nëpërkambur, d.m.th. kishin lejuar që serbët të bëjnë pogrom dhe në këtë mënyrë e kishin humbur bazën, nuk ishin më kënd të udhëheqnin, sepse popullin e kishin në rrugë të përzënë nga të gjitha institucionet, fabrikat e vendeve të punës. Ata nuk kishin qenë të vetëdijshëm për këtë tragjedi që u vinte, nuk e kishin kuptuar se për atë popull ishin në ato kolltuqe, por ishin harbuar dhe s’qanin kokën për popull. Ky harbim i tyre bëri që të gjakoset intelektuali më i ndershëm i popullit shqiptar Mr. Ukshin Hoti nga banditët e barbarët serbë analfabetë e sadistë, që ishin të sëmurë nga urrejtja e të etshëm për gjak shqiptari. Në pyetjen e një gazetari: pse udhëheqësit kosovar nuk u vunë në kërkesat popullore për Republikë më 1981 Mr. Ukshin Hoti u përgjigj: “Sepse ishin shkëputur nga populli, ishin mediokerë dhe ishin mësuar që përjetësisht të marrin urdhëra qysh nga koha e LNÇ-së”. Udhëheqësit e Kosovës ishin bërë përkrahës të përbetuar të bufatorisë jugosllave, kështu që të torturoje, të vrisje e të burgosje shqiptarë në Jugosllavi ishte e lejueshme. Madje quhej një meritë, bile kriminelët avansoheshin për makabre. Fqinjtë kishin filluar herët t’ua përgatisnin këto tragjedi shqiptarëve, qysh në kohën e Ilia Garashaninit, i cili donte ta përgatiste Serbinë për xhandarë të Ballkanit. Ai për këtë bëri “miqësinë” serbo-greke. Duke u nisur nga rrethanat e kohës dhe duke mos pasur forca të duhura për t’u futur në luftë të hapur menjëherë, veçanërisht me Perandorinë Osmane, që ishte ende e fuqishme nga pikëpamja ushtarake, në vitin 1861 Serbia dhe Greqia filluan bisedimet për një marrëveshje. Ato bisedime filluan në Stamboll midis Ilia Garashaninit dhe Marko Renierit. Sipas përfaqësuesit grek, marrëveshja mund të arrihej vetëm atëherë kur Greqisë do t’i rezervohej Stambolli, mbarë Trakia dhe Maqedonia. Sipas përfaqësuesit serb, propozimi grek shprehte pretendime grabitçare tepër të mëdha, prandaj nuk e pranoi. Edhe Serbia kishte synime territoriale të mëdha. Por, më vonë, që të dy vendet “i lëshuan pe” njëra-tjetrës dhe u morrën vesh për ndarjen e sferave të interesit në vijën: Ohër-Prilep-Veles-Shtip-Kratovë-Gornja Xhuma-Stara Pllaninë. Në jug të kësaj vije do të vepronin organet propagandistike greke, ndërsa në veri të saj agjentë të Serbisë. Po atëherë një marrëveshje e ngjashme u arrit midis Garashaninit dhe Renierit lidhur me ndarjen apo copëtimin e Shqipërisë: Shqipërinë veriore bashkë me rrethin e Durrësit dhe me rrethin e Elbasanit do t’i merrte Serbia, ndërsa Shqipërinë e Jugut me rrethin e Beratit dhe rrethin e Korçës do t’i merrte Greqia. Mirëpo këto ishin llogari pa hangjinë, por megjithatë Kosova mbeti nën Serbi, në të cilën filloi gjenocidi qysh në vitin 1914 me ç’rast i mësuan edhe grekët që të bënin të njëjtën gjë në Çamëri dhe Maqedonët në Maqedoni. Të gjitha këto plane antishqiptare i dinte shumë mirë patrioti dhe atdhetari Mr.Ukshin Hoti. Ai e dinte edhe se çka kishte deklaruar Bzhehzinski në simpoziumin e mbajtur në Suedi, e dinte se me 1978 ishte gjiruar filmi në Londër për Jugosllavinë, në të cilën thuhej se Lufta e Tretë
Botërore do të fillonte pikërisht në Kosovë për shkak se atje jetojnë më të varfërit në vendin potencialisht më të pasur. Mr. Ukshin Hoti ishte njeriu, i cili diskretën e trurit e kishte plot dije dhe urtësi, prandaj deshi që t’i evitonte këto tragjedi në favor të gjithë popujve jugosllavë, sepse ishte internacionalist e jo sikur serbët ultranacionalista. Ai dëshironte që gjininë njerëzore ta shihte si në veprën e Hesoidit “Punët dhe ditët”. Preferonte kohën e artë, por fjalët dhe këshillat e tij s’i përfilli askush, pasi Serbia kishte vendosur ta hapte kutinë e Pandores. Populli serb ishte verbuar nga ultranacionalizmi, ai ishte i sëmurë nga urrejtja ndaj shqiptarëve. Në krye të shteti e kishte vënë Neronin me gurë të kuq në sy. Ata s’i përfillën as fjalët e diplomatëve botërorë. Në mbledhjen e KSBE-së që u mbajt në Moskë me 10 shtator 1991, ku shqyrtoheshin të drejtat dhe liritë e njeriut sekretari Xhejms Bejkeri i tha delegacionit të Serbisë: “Mos e përdorni forcën, mos luftoni, sepse me forcë nuk do të arrini asgjë vetëm mjerim, humbje dhe urrejtje”. Ashtu vërtetë u doli, siç u tha Bejkeri. Edhe pse mase një milion shqiptarëve ua krijuan për çati vetëm qiellin, prapëseprapë pësun. Gjatë tërë luftës Mr.Ukshin Hoti ishte në burg dhe përveq Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar – UNIKOMB që botoi librin e tij “Filozofia politike e çështjes shqiptare” dhe broshurën “Hoti dhe çështja shqiptare” si dhe Kadareja “Bisedë përmes hekurash”, intelektualët tanë pak bënin për të. Apeli i intelektualëve shqiptarë për lirimin e Mr. Ukshin Hotit hasi në vesh të shurdhër. Në filim të vitit 1997 shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare shkroi një letër protestuese, ku i vë në pah meritat dhe aftësitë e jashtëzakonshme të tij. Haki Torte plak 97 vjeçar nga Dibra, u shkruan organizatave për lirimin e Mr. Ukshin Hotit. Rexhep Qosja shkruante: “Ne po jetojmë “të lirë” nën pushtimin e Serbisë, Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bëjmë politikë “të lirë” nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore “president”, “deputet”, kryetar partie, etj. nën pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bën burg Serbie!… Për Mr. Ukshin Hotin më shumë kanë bërë të huajt se sa ne. Parlamenti Evropian debatoi pesë orë për çështjen e tij, Partia Transnacionale Radikale evropiane me qendër në Romë propozoi çmimin Saharov për të. E njëjta parti deshi ta pranonte si nënshtetas italian vetëm për ta shpëtuar nga kthetrat serbe, kurse Shqipëria refuzoi ta bëjë një gjë të tillë. Nuk dua këtu të shkruaj libër për libër, sepse autori Fehmi Dalipi, sikur bleta që mbledh nektarin lule më lule, bëri një kompilim të shkëlqyeshëm nga simpatia për këtë intelektual e patriot të madh, i cili u marterizua për popullin e vet. Ai, edhe pse nuk e njeh personalisht, por vetëm nga veprat e tij dhe shkrimet që u botuan për të, i hyri një pune kaq të mundimshme. Kush kishte për ta pasur një zemër kaq të madhe përveq autorit të këtij libri që t’i hyjë një pune të tillë, e cila kërkon harxhime të mëdha në këtë kohë kur Kosova po përballet me skamje, papunësi, mjerim. Por Fehmiu ishte i vendosur që të bëjë aq sa mundet për Mr. Ukshin Hotin, për fatin e tij, për
martirizimin e tij, ta lëvizë së paku një guri dhe ta aktualizojë çështjen e tij sadopak me shpresë se një ditë do të jetë në përqafimin tonë, të na gëzojë të gjithë dashamirëve, patriotëve, bashkëmendimtarëve të tij dhe rrethin më të ngushtë familjar, sepse Mr. Ukshin Hoti është një mahatma (shpirtmadh), një humanist, publicist, eseist, politikolog që nuk urren asnjë komb, asnjë racë, asnjë njeri, asnjë religjion, asnjë regjion. Po të ishte dëgjuar fjala e tij, po të ishte përfillur fjala e tij, po të ishte zbatuar mençuria, aftësia, oratoria, drejtësia, humanizmi, ideja e tij, sot ndryshe do të ishte Kosova. Nuk do të binin mijëra viktima, nuk do të digjeshin mijëra shtëpi, nuk do të shkatërrohej çdo gjë shqiptare, sepse dihet se fatkeqësitë më të mëdha njerëzimit gjithmonë ua kanë sjellë luftërat. Nezir Selmani, prof.
SHENIME PËR AUTORIN
Fehmi M. Dalipi është lindur më 10.10.1940 në fshatin Llocë, komuna e Gjilanit. Katër klasët e para të shkollës fillore i kreu në vendlindje, ndërsa katër të tjerat në shkollën fillore “Liria” të Pogragjës. Shkollën normale e kreu në Gjilan ndërsa fakultetin filozofik, dega e historisë, në Prishtinë. Ka punuar në shkolla të ndryshme të komunës së Gjilanit. Tani gjendet në pension. Pas themelimit të partive politike në Kosovë, Fehmiu është inkuadruar në partinë e Unitetit Kombëtar Shqiptar – UNIKOMB, dega në Gjilan, në fillim si anëtar dhe pastaj edhe anëtar kryesie.