Kosova: Evropianet E Rinj

  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Kosova: Evropianet E Rinj as PDF for free.

More details

  • Words: 292
  • Pages: 1
Kosova: Evropianët e rinj

Krijimi i një imazhi të ri për Kosovën do të jetë synimi i një reklame 60 sekondëshe që ka fillaur të transmetohet që nga data 26 tetor 2009 në kanelet televizive më të mëdha botërore. Fushata mediatike është përgatitur nga konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi”, ndërkohë që promovimi i reklamës u be nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Personalitete të shquara dhe zyrtarë ndërkombëtarë gjithashtu ishin të ftuar në këtë ceremoni. “Është një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë me miqtë e saj, për të prezantuar hartën e vjetër të Evropës, për të prezantuar Evropën e re, apo planin e ri, me këtë energji të Kosovës të prezantojë shtetin e saj, të prezantojmë ambiciet e saj, të prezantojmë dëshirën e saj që të ecë lirshëm dhe të bashkëngjitet fuqishëm me bashkësitë e vendeve të botës demokratike”, tha me këtë rast presidenti Sejdiu. Kurse kryeministri Thaçi tha se me fillimin e kësaj fushate mediatike bëhet promovimi ndërkombëtar i Republikës së Kosovës para rrjeteve më të shikuara televizive botërore. “Sot së bashku me ju bëjmë promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Sot ne prezantojmë para rrjeteve më të shikuara televizive, imazhin e ri të Kosovës, imazhin e shtetit të ri të Kosovës, imazhin e Kosovës të pavarur, sovrane, demokratike dhe multietnike”, tha kryeministri Thaçi. Reklama televizive ka filluar të transmetohet në 6 kanale të mëdha ndërkombëtare, të tillë si: CNN, BBC World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport. Më vonë reklamat do të publikohen edhe në revista ndërkombëtare, të tilla si: “The Economist” dhe “Newsweek”. Konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi” ka fituar tenderin në vlerë 5,7 milionë euro. Fushata do të jetë shumë e gjerë dhe pritet të zgjasë dy vjet. http://www.youtube.com/watch?v=gqEUDeZJSCE

Related Documents