Psikologji Kujtim Kasami Tema: Menazhimi i kohës “Ai, du ditët e të cilit janë të njejta (në arritje), është në humbje të sigurt”.(hadith, Sunen ud-Dejlemi) “Shfrytëzo pesë gjëra, para se të vijnë pesë tjera: shfrytëzoje rininë tënde para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të preokupohesh me probleme dhe jetën para vdekjes”. (hadith) Jemi dëshimtarë të gjithë ne, se jemi duke jetuar në një periudhë kohore, në të cilën periudhë koncepti kohë përdoret shumë shpeshë. Në të vërtetë çka kuptojmë me nocionin kohë? – me nocionin kohë/koha kuptojmë vazhdim e kalim i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj. nga e shkuara në të ardhmen dhe pa kthim prapa; gjatësia e qëllimit të çdo gjëje dhe e vazhdimit të dukurive e të ngjarjeve, që matet me shekuj, me vite, me muaj, me ditë me orë etj.1 apo në filozofi gjejmë këtë përkufizim: “formë objektive e egzistencës së materies dhe kusht themelor i lëvizjes së saj, që shpreh se sa zgjasinë sendet, dukuritë, ngjarjet ose proceset, se si vijnë këto njera pas tjetrës”2. Një diçka thelbësore që duhet patur parasysh është se të gjithë kemi të njëjtën sasi kohe. Nuk ka rëndësi nëse jemi të varfër ose të pasur, ne kemi të njejtin numër minutash për çdo ditë. Ajo që ka rëndësi është se çfarë bëni me kohën tuaj. Nëse e përdorni kohën në mënyrë racionale, ju do të përshtateni më mirë dhe do të përjetoni më pak stress. Nëse humbet koha, nuk ka shpresë për kthimin e saj. Andaj, koha është gjëja më e shtrenjtë që e posedon njeriu, dhe njeriu i mençur duhet t’i pret ditët sikurse kopraci që pret një pasuri të madhe: ai nuk len pas dore as diç të vogël, duke u mashtruar pas të 1
Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,fq.839-840, Tiranë,1980, 2 Po aty.
madhes, dhe mundohet që çdo gjë, sado që të jetë e imët, ta vë në vendin të cilin e meriton. Atë që e thonë të gjithë është se vlera e kohës është shumë e madhe; çdo orë, çdo çast për ne paraqet një vlerë. Nuk guxojmë të luajmë me të, nuk guxojmë ta kalojmë kohën kot. Anglezët thonë: “koha është flori”. Po, kjo është e vërtetë, mirëpo koha është edhe shumë, më tepër se kjo. Koha është çështje themelore e jetës së njeriut. Se sillemi ndaj kësaj dhuratë të Zotit, do të përcaktohet edhe i tërë qëndrimi ynë jetësor. Disa persona afaristë fillojnë me premisën se askush nuk mund të jetë i suksesshëm në afarizëm pa e pranuar ekuacionin= koha është e barabartë me paratë. Ne kurrë nuk do t’i lejonim njerëzve të na i vjedhin paratë e, megjithatë i lejojmë ata të na e plaçkisin kohën. Ne besojmë se koha është më shumë se paratë. Padyshim se njeriu si qenie e krijuar nga Allahu xh.sh është i obliguar me obligime dhe detyra të rëndësishme, ndaj të cilave njeriu i sinqertë nuk guxon të jetë indiferent. Çdo njeri ka misionin e vet në tokë ndaj kryerjesë së këtyre obligimeve. Është kërkesë immediate që të menaxhojmë drejtë kohën, këtë dhuratë të Allahut të madhëuar, nëse dëshirojmë të jemi të suksesshëm në veprimtarinë tonë. Administrimi i kohës është aspekti më i vështirë i përshtatjes për shumicën e njerëzve si në shkollë ashtu edhe jashtë saj në jetën e përditshme. Shumë prej nesh kanë vështirësi në administrimin e kohës. Ne priremi që t’i shtyjmë punët dhe të presim gjer në minutën e fundit. Shpesh nuk i zbatojmë afatet e vëna dhe harxhojmë shumë kohë duke u marrë me gjëra të parëndësishme. Kur nuk kemi program pune nuk dimë se cilat qëllime janë më të rëndësishme. Dhe jo rrallë herë ndodhë që të meremi me sende dytësore duke haruar gjërat primare apo farzet, të cilat i kemi obligim t’i kruejmë. Në shumë raste shpesh ndëgjojmë të thuhet që kam dalë të humb pak kohë! E vërteta është se kemi shumë obligime në jetën tonë të kësaj bote siç janë: obligimet ndaj Krijuesitë tonë, ndaj fesë tonë, ndaj kombit tonë, ndaj shoqërisë tonë,ndaj farefisit tonë, ndaj familjes tonë, ndaj vetvetes, dhe shumë angazhime dhe obligime të tjera që në këtë rast mund të përmendim edhe: aftësimin tonë në profesione të ndryshme, rezultatet në studime, përsosmërin në punë, të jesh në rrjedha me dinamizmin e kohës dhe shumë angazhime të tjera, kurse në anën tjetër kemi kemi kohën konstante vetëm 24 orë për çdo ditë dhe natë. Si rrjedhojë e kësaj na del se patjetër na nevojitet menaxhim i drejtë i
kohës tonë, ose thënë më ndryshe administrim i drejt i atij njëzetekatër-orshit. Ëilliams dhe Long (1983) diskutuan disa teknika për administrimin efektiv të kohës3. Para se fillojmë të zbatojmë teknikat e administrimit të kohës duhet të jemi të motivuar për të administruar kohën tonë. Një nga metodat më të thjeshta të analizës së përdorimit aktual të kohës, është mbajtja e shënimeve për çdo javë. Rreth gjysëm ore për gjatë gjithë ditës, duhet të mbajmë shënime se çfarë jemi duke bërë. Pastaj analizojmë sesa kohë është shpenzuar për aktivitete të ndryshme. Për shembull, ne mund të konstatojmë se jemi duke harxhuar më shumë kohë për vajtje-ardhje përditë në destinacionin tonë dhe më pak kohë për studim ose shoqërizim. Duhet të jemi veçanërishtë vigjilentë për vjedhësitë e mundshëm të kohës sonë, d.m.th. për aktivitetet që na marrin një sasi mjaftë të madhe kohe, por që nuk janë aq të rëndësishëm sa ç’janë disa aktivitete të tjera4. Njerzit e suksesshëm e kalojnë kohën e tyre duke i bërë gjërat, të cilat njerzit e dështuar nuk dëshirojnë t’i bëjnë. Shumë pak do të thotë të kihen qëllime dhe përcaktime në jetë, pos nëse secilit prej tyre u bashkangjitet një orar kohor. Vetëm atëher ne mund të lëvizim drejt këtyre qëllimeve dhe të arrijmë në përcaktimin tonë.5 Çdo ditë që lind nuk kthehet më, ajo nuk përsëritet deri në ditën e Fundit, prandaj duhet shfrytëzuar. Pejgamberi a.s na tregon se: Asnjë agim nuk lind pa thirjen e dy engjëjve:”O bir i Ademit, unë jam dita e re dhe dëshmoj veprimet e tua, prandaj më shfrytëzo më së miri, për shkak se unë kurrë nuk do të kthehem prap deri në Ditën e Gjykimit”. Çdo dite duhet shfrytëzuar me punë të dobishme dhe simbas një plani që e kemi përgaditur para se të lind ajo ditë, kështuqë kur të vijë mbrëmja të jemi krenar për ditën e kaluar. Sikur të gjithë të rinjtë ta dinin vlerën e kohës dhe të jenë të vendosur në menazhimin e drejtë të saj!. Nëse lexojmë për Imam Gazaliun: është i lindur më 450 sipas hixhrit, kurse kaloi në Ahiret në vitin 505 sipas hixhrit. Shkroi një bibliotekë të tërë, rreth 700 vepra. Pjesën më të madhe e përbëjnë mesazhet e pejgamberëve (risalet) të shkruara në 50-100 faqe. Mirëpo ai ka shkruar edhe një varg veprash shumë të rëndësishme 3
Psikologjia, Një hyrje koncize, T. F.Pettijohn,Botimi II, shtëpija botuese “Lilo”, Tiranë, 1996, fq.448 Po aty, 449. 5 H. Et-Talib, Udhëzues përgatitor për punonjësit islamikë,,Logos-A, Shkup, 1998, fq.200. 4
për nga përmbajtja dhe vëllimi. Komenti (tefsiri) i tij përmban 15 libra të medhenj, “Ihjau-ulumid-din” 4 libra, “Mustafa” 2 libra, etj. Jetoi rreth 55 vjet. Nëse marrim parasysh fëmijërinë e tij dhe shkollimin, vetëm mund të themi se jemi të mahnitur se çfarë energjie dhe çfarë vullneti kishte ky njeri . Si ka ditur ta shfrytëzojë dhe ta përdori kohën me aq mençuri! Me punën e vet dha kontribut të madh në përhapjen e fesë Islame6. Ky është vetëm një shembull që përmendëm në këtë rast, por shembuj të këtillë ka me mijëra në historinë e njerzimit, nga të cilët ne duhet të marrim mësim. Për ta përdorur kohën që kemi në dispozicion me efektivitet, duhet që të përcaktojmë qëllimet. Në librin e tij të vitit 1973, “Si të arrini të kontrolloni kohën dhe jetën tuaj”, Alan Lakein, vë në dukje se njerëz të suksesshëm ka më shumë mundësi që të jenë ata që bëjnë një listë të qëllimeve ditore. Ndaj na duhet të bëjmë një listë me anë të së cilës mund të vëzhgojmë e kontrollojmë progresin tonë ditor. Kur e realizojmë çdonjerin prej qëllimeve tona, vëmë nga një vijë në listë. Duke patur vazhdimishtë një listë të tillë do të jemi të aftë ta kanalizojmë kohën tonë në projekte produktive. Me të përcaktuar qëllimet tona, na duhet të ekzaminojmë sjelljet që do të shpien në arritjen e këtyre qëllimeve. Nëse jemi të bindur se koha lëviz shpejtë në këtë periudhë postmoderne, dhe administrimi i drejtë me të(kohën) është imerativ i kësaj periudhe, padyshim takimi ynë me Allahun e Madhëruar është afër. Dhe padyshim në atë takim do të pyetemi se si kemi vepruar me kohën dhe si e kemi shpenzuar. I Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu aleji ve sel-lem) ka thënë: ”Në ditën e gjykimit, nuk do të lëvizë këmba e bijëve të Ademit, përderisa nuk përgjigjen për pesë gjëra: Si e kaluan jetën? Si e kanë harxhuar rininë? Si e kanë fituar dhe shpenzuar pasurinë? Dhe çka kanë punuar me diturinë e tyre?”7. Prej urtësive të cilat shpeshherë humbin nga vëmendja e popullatës së gjerë, është edhe kjo: “Obligimet janë më tepër se koha”. Koha assesi nuk qëndron e përmbajtur: ajo ose do të jetë mik i dashur, ose armik i rreptë8. Këto urtësi burojnë nga shpirti islam , dhe nga të kuptuarit e instruksioneve të larta të cilat të bëjnë të përfitosh nga jeta e kësaj bote për të mirën e jetës së amshueshme. Në të vërtetë, inspirimi i 6
Ismet U. Shehibrahimoviq, Fuqia e besimit-përsosmëri e shpirtit,Logos-A, Shkup, 1998, fq.109. Transmeton Tirmidhiu. 8 M. Gazali, Karakteri i Muslimanit,/për. B.Aliu/,Furkan ISM, Shkup,2001,fq.252. 7
njeriut që të shfrytëzojë çdo orë nga jeta e tij në vepra të mira, është meritë e All-llahut dhe fakt i cili flet për përkrahjen e Tij: “Po mëshira e Tij, u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jinni mirënjohës”9! Ne si robër të Krijuesit Tonë duhet të jemi mirënjohës ndaj begative dhe të mirave të Tij. I Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu aleji ve sel-lem) ka thënë:”Në dy begati shumica e njerzëve janë të papërfillur; ato janë: shëndeti dhe koha e lirë”10. Para se të përfundojmë këtë punim të përmendim edhe dy metodat që janë shumë efikase në shfrytëzimin e kohës dhe njëkohsishtë janë prej traditës profetike, edhe atë: 1.inkurajimi në kontinuitet të veprës, po edhe nëse ajo është e paktë, dhe përbuzja e të shumtës së ndërprer, dhe 2.fillimin e ditës prej mëngjesit; sistemi islam obligon zgjuarjen e plotë para lindjes së diellit, dhe e urren ndejën në orët e natës. Në një hadith thotë Pejgamberi a.s:”O Zoti im, bekoja ummetit tim kohën e hershme”.11 Katër gjëra nuk mund të kthehen kurrë më : fjala e thënë, shigjeta e hedhur, koha e kaluar dhe rasti i pashfrytëzuar.12
9
El-Kasas: 73 Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. 11 Transmeton Ebu Davudi. 12 Fjalë e urtë arabe. 10