Tragjedia e Ballkanit - Poezi nga Jusuf Zenunaj Evropa në trupin e saj dhëmbin skllav e duron, lumë gjaku shtratin rrit bota përreth mbyll sytê pa u ndarë dita me natë ndërrohen kryelugatë. Tragjedia e Ballkanit nesër shndërrohet në përrallë kur u pushtua gjithësia; kush do të bësojë vallë se njerëzit në shekullin njëzet që të mbesin të gjallë në zëmër të Ballkanit hëngrën edhe bar?!! Klithmë e këngë (Dhjetra dëshmorëve, që u vranë më 1945 brenda një natë, në kullën e Popit të Istogut) Në të njëjtën kohë në të njëjtin vend lart ngrihej dolli poshtë lëshohej gjëmë. Nën dritë të llampës përreth me bajoneta në derë të mullirit fundin e kishte jeta. Rafalet klithmat i mundnin gjaku atë natë rrjedhën ia ndërroi lumit… Urimi për lindjen e dytë (Dëshmorit Naser Selimit) Fyellashtin era e fryn gjethet vjeshtake ia ndërrojnë melodinë si zogjtë e plagosur mbi të vrarin bien dasmorët humbën hapiin për valle dhëndrit homazhe i bëjnë ndër varre nusja pa duvak përbri vjerrës rri si shqiponjë malesh trupin e dëshmorit me flamur e mbulon
për Lindjen e Dytë e uron ! Rruga jonë (Kushtuar një mikut tim tiranas) Dy sy, një fytyrë me ëndërr në diell; unë në terr, ti me hënë rrugë të gjatë bëmë, hapi midis nesh në fund të shekullit njëzet prapë matet me jetë. Në vendlindje Edhe hapit të lodhur i ka hije pritja e lirisë para plumbit është madhështi, varret në vendlindje më shumë se lulet në mërgim kanë bukuri, edhe në shkrepa gjuha e nënës mbjell dashuri. Rugova Vetulla e Rrafshit të Dukagjinit ballë i Siparuntit plak, shqiponjat në Grykë ditë e natë djepat i tundnin në shtrëngatë, kur e niste vajin qyqja skifterët e jepnin kushtrimin, Rugova ushtonte flakë lëshonte Dukagjini… Poezi nga përmbledhja : «Klithmë e këngë» (Tiranë 1996) Nga Jusuf Zenunaj