Globalizmi - Tema Diplomes

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Globalizmi - Tema Diplomes as PDF for free.

More details

  • Words: 5,754
  • Pages: 30
PASQYRA E LËNDËS

I.

Hyrje

II.

Përkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin

III.

Dimensionet e globalizimit

IV.

Probleme të globalizimit



Rreziqet ndërkombëtare



Shkaqet e fshehura të kërcënimeve



Mundësi për rritje ekonomike dhe ndërtimin e demokracisë



Procesi ndërkombëtar i vendimmarrjes në mënyrë kolektive

V. Perfundime VI. Literatura

1

I.

Hyrje Qëllimi i këtij punimi është të parashtrojë një sërë çështjesh që

kanë të bëjnë me globalizimin, dimensionet e tij si dhe problemet e rreziqet me të cilat ai përballet. Punimi është ndërtuar me 6 kapituj. Në kapitullin e dytë jepen një sërë përkufizimesh për termin globalizim si dhe përmenden aspekte të historikut te globalizimit si një proces në zhvillim. Në kapitullin e tretë i kushtohet

vëmendje

dimensioneve



globalizimit

si

atij

politik,

ekonomik, shoqëror, mjedisor, etj. Kapitulli i katërt parashtron një sërë nëncështjesh që lidhen me problemet pasojë të globalizimit. Theksi vihet mbi rreziqet

ndërkombëtare,

shkaqet

e

fshehura të

kërcënimeve

ndërkombëtare si dhe me mundësinë e rritjes së ekonomisë dhe ndwrtimin e demokracise. Disa paragrafë i kushtohen edhe procesit ndërkombëtar të vendimmarrjes në mënyre kolektive. Kapitujt në vazhdim pasojnë me përfundimet e nxjerra, pikëpyetjet për cështje të ndryshme që shtrohen nga kapitujt e mëparshëm si dhe me materialet e konsultuara për përgatitjen e këtij punimi.

2

II. Përkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin

Globalizimi është një çështje mjaft e rëndësishme të cilës i është kushtuar vëmendje e vecantë. Është një term që haset shpesh qoftë ne biseda të ndryshme e media, me pak fjalë në të tëra sferat e jetës, por që në fakt paraqet vështirësi kur na duhet të japim shpjegim të qartë e të saktë për kuptimin e tij. Më poshtë paraqiten një sërë përkufizimesh për globalizimin. Globalizimi është : Intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas...“ [Anthony Giddens] Intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë procesit



njëkohshëm



zgjerimit



tyre

lokal

[Ulrich Menzel] Është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si “kërcënim”, nga ana tjetër si “shans” [Johannes Varwick]

3

Varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit. [Meghnad Desai] Proces i lidhjeve në rritje mes shoqërive dhe problematikave. [Johannes Varwick] Çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit. [Schumann/Martin] "Globalizimi duket se është tregues karakteristik i shek. të 20-të, që sapo ka dalë. E megjithatë ai është në gojën e të gjithëve. Ne fakt bota është shndërruar në një horizont përvojash të shoqërisë. Mediat në mbarë botën informojnë se lidhjet e transportit janë globale, korporatat ndërkombëtare përfaqësohen në shumë vende të botës. Globalizimi përdoret edhe në mënyre argumentative për ndryshime të dëshiruara në politikë dhe ekonomi. Kjo shërben për inskenimin e shndërrimit politik. [Ernst-OttoCzempiel]

Ndërkombëtarizimi i ekonomisë botërore i ka fillimet e veta në mes të shek. të 19-të, pra korporatat ndërkombëtare në mesin e viteve '60 vetëm sa e kanë zgjeruar atë që kishin filluar më parë. Ato vazhdojnë të mos jenë të përfaqësuara në të gjithë botën. Zona e shtrirjes së vendeve industriale dhe vendeve-prag shtrihet në një rrip të ngushtë duke nisur nga Amerika e Veriut mbi Evropën Perëndimore deri në Azinë Juglindore.

4

Në veri dhe jug të kësaj zone globalizimi nuk ndihet shumë. Pra botës do ti duhet të presë edhe mjaft kohë derisa të globalizohet tërësisht për nga niveli i mirëqënies. Ka procese në botë të cilat kërkojnë rreze globale veprimi. Gjatë Luftës së Ftohtë një proces i tillë ishte kërcënimi me armë bërthamore. Përdorimi i tyre do të kishte patur efekte në mbarë botën, ndoshta do të kishte asgjesuar të gjithë globin. Ndotja e ajrit dhe e ujit si dhe ndryshimi i klimës janë përcaktuar si fatkeqësi njerëzore.. Këto procese nuk duhen nënvlerësuar, por duhen marrë seriozisht. Gjithsesi ato nuk e përligjin ngritjen e globalizimit në simbol të epokës. Por në termin e globalizimit luhatet edhe një kuptim tjetër sistematik. Globalizimi nuk përmban thjesht rreze veprimi, por edhe varësi.. Shtetet janë të lidhura me njëri-tjetrin. Ato nuk janë më të izoluara por janë të pavaruara kur bëhet fjalë për plotësimin e kërkesave të tyre politike. Ato varen nga njëri tjetri. Nëse flitet për globalizimin atëhere nuk mund të lihet pa përmendur ndërvarësia. Kjo mund të jetë dicka e re ose mund të ketë ekzistuar kohë më parë por nuk ka patur një përcaktim të saktë. Por edhe sot ndërvarësia nuk është globale. Këtë e tregon kriza e ekonomisë botërore e gjysmës së dytë të viteve '90. Fillesën e saj ajo e kishte në Azinë Juglindore dhe efektet në shtetet e industrializuara. Por këto vende nuk hynë në krizë. Ky efekt u shfaq në nivel rajonal por jo global.

5

Termi i globalizimit tregon drejt por jo shume qartë, se pozicioni i shtetit në fund të shek. të 20.-të ka ndryshuar në mënyrë të dyfishtë. Ai mbulohet nga proceset e ndërvarësisë, që i mundësojnë një shteti të arrijë qëllimet e veta vetëm atëherë kur shtetet e tjera bashkëpunojnë. Shteti ndërlidhet ngushtë me fqinjët e vet. Ky proces zhvillohet kryesisht në nivel rajonal. Vetëm pak procese si shkatërrimi i mundshëm atomik, ndotja e ajrit dhe ajo e ujit kanë një rreze veprimi mbarëbotërore. Kur debatohet për globalizmin si një cështje komplekse, duhen patur parasysh disa pika kryesore si:



heqja e kufijve dhe pasojat qe do t’u sjellë shteteve



rëndësia epokale që i atribuohet shpesh procesit të globalizimit



globalizimi, një proces i një tipi të ri apo proces që i ka fillesat e tij kohë më përpara



dallimi mes konceptit të globalizimit në kuptimin e ngushtë dhe ekonomik të fjalës dhe në kuptimin më të gjerë dhe social të fjalës.



roli qendror dhe tepër i rëndësishëm i varësisë reciproke.

Dimensioni ekonomik i globalizimit ka padyshim një rëndësi tepër të madhe dhe përbën një shkak dhe forcë të rëndësishme lëvizëse për

6

proceset e globalizimit në fusha të tjera. Por këtu nuk duhet anashkaluar fakti, që globalizimi përmbledh shumë më tepër se integrimin në rritje të ekonomisë botërore ndaj edhe nuk duhet reduktuar në procese thjesht ekonomike, çka vazhdon edhe sot të ndodhë shpesh. Por cilat janë dimensionet e tjera të globalizimit vec dimensionit ekonomik?

Le ti parashtrojmë këto dimensione si dhe të japim dhe

shpjegimet e nevojshme për secilin prej tyre.

7

III. DIMENSIONET E GLOBALIZIMIT

MJEDISI - Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në mënyrën më mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për probleme globale, të cilat kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë, në aspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale edhe atëherë kur ato dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.

8

EKONOMIA - Përsa i përket dimensionit ekonomik mund te thuhet se ai qëndron në plan të parë në shtypin e ditës ku trajtohen cështje të ndryshme si : rritja shumë e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare. POLITIKA – Politikës i duhet të përballet me probleme më masive. Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojne hapësirën e veprimit për politikën kombtare. Shumë probleme mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës për ti dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Kështu integrimi evropian premton sukses ndaj sfidave të gobalizimit. Politika e organizuar sikurse edhe më parë kryesisht në nivel territorial dhe kombëtar ka mbetur prapa në krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e më tepër në mënyrë ndërkombëtare apo globale, e çliruar nga kufinjtë dhe materia. Globalizimi nuk është përgjegjësi i vetëm për gjithcka që ndodh. Shpesh politikanët e përdorin globalizimin si argument për të arritur synimet e tyre. Ky aspekt bëhet i qartë nëse merren në analizë shembuj nga fusha e politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me globalizimin.

9

SHOQËRIA - Bota po shndërrohet në një “global village“, përveç komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjësia po dalin në skenë komunitete të reja komunikimi (Chat, E-Mail), por ato nuk zëvendësojnë dot hapësirat tradicionale të komunikimit. KULTURA – Si shembull për këtë dimension mund të marrim prodhimet e Hollywood-it të cilat mund të shihen në të gjithë botën. Duke patur parasysh këtë nuk mund të mohohet një lloj “Amerikanizimi“ i kulturës, por kjo nuk nënkupton që kulturat rajonale apo lokale po zhduken. Ndodh krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën pjesë pikërisht në dukuritë shoqëruese të globalizimit. Po të studiohen me vëmendje dimensionet e sipërpermendura vihet re se dimensionet janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin. Kështu mund të thuhet se problemet e mjedisit nuk mund të trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i ekonomisë dhe as nga ai i politikës. Ndërthurja ndërkombëtare e aktorëve dhe e fushave tematike bën pjesë tek ato që konsiderohen si veçantitë e globalizimit. Globalizimi nuk duhet konceptuar thjesht si një proces ekonomik por si një proces që ndërlidh në vetevete një sërë dimensionesh, gjë që e bën atë një forcë të rëndësishme lëvizese. Është e rëndësishme të kuptohet se jo gjithçka bën pjesë në globalizim apo përcaktohet prej tij në mënyrë vendimtare.

10

Edhe globalizimi ka kufijtë e tij. Ky aspekt duhet mbajtur parasysh si një hap më tej për një trajtim të diferencuar. Nga njëra anë bëhet fjalë për fushëprerje - ndryshueshmërisht të mëdha në varësi të dimensionit, nga ana tjetër bëhet fjalë për t'u distancuar nga pushteti i konceptit dhe përdorimit të tij të gjithëpranishëm, në mënyrë që të mund të arrijmë kufijtë e tij. Duhet pranuar që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror. Një prej tyre është edhe Interneti, I cili në shumë pikëpamje duket si shëmbëlltyra e globalizimit. Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në madhësi të paimagjinueshme anembane botës nuk do të kishte qenë i mundur pa këtë teknologji. Po kështu edhe organizimi i prodhimit të integruar në nivel ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera. Rritja shumë e madhe e tregtisë si një element tjetër qendror i globalizimit ekonomik është jo pak rezultat i faktit, që kostot e transportit kanë pësuar rënie të menjëhershme dhe që mallrat mund të transportohen shumë më shpejt. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për sektorin e shërbimeve. Produkte si software apo database mund të dërgohen në këndin tjetër të botës brenda pak sekondash me anë të transmetimit të të dhënave. Një aspekt tjetër që duhet përmendur si arsye për zhvillimin e dimensioneve të globalizimit është edhe fundi i Luftës së Ftohtë. Ndërsa 11

bota në konfliktin mes lindjes dhe perëndimit ishte ndarë në dy kampe, tanimë ky kufi i quajtur dikur si “Perdja e hekurt“ - nuk ekziston më që prej viteve 1989 - 1990. Shtetet e dikurshme të “Bllokut të Lindjes“ janë hapur tashmë ndaj tregut botëror. Me kalimin e kohës shume shtete kanë treguar se kanë besim te demokracia dhe ekonomia e tregut si parime bazë të organizimit të shtetit.

12

IV. PROBLEME TË GLOBALIZIMIT

Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një rol qendror luan vlerësimi objektiv i mundësive dhe rreziqeve. Globalizimi është një dukuri shumëdimensionale. Teknologjitë e informacionit bashkë me një sërë teknologjish të tjera po zhvillohen me shpejtësi dhe po përhapen gjerësisht. Tregtia po zgjerohet në mbarë botën po kështu dhe qarkullimi i kapitalit dhe investimeve private. Ndërvarësitë po shtohen në cdo fushë të jetës sonë. Këto zhvillime krijojnë mundësi reale për të rritur mirëqënien ekonomike, për të përhapur lirinë politike dhe për të nxitur paqen. Sidoqoftë këto zhvillime po krijojnë gjithashtu mundësi të mëdha për pabarazi shoqërore, po krijojnë pika të dobta si dhe po mbjellin farën e dhunës dhe konfliktit. Krizat ekonomike shtrihen nga njëri shtet në tjetrin dhe po sjellin situata globale të vështira. Të gjitha këto janë pjesë e asaj cka zakonisht i referohemi me emrin “globalizim” dhe të gjitha këto sjellin pasoja për sigurinë.1 Gjëja më e rrezikshme është se një sërë kërcënimesh janë bërë globale në qëllimet e tyre dhe më serioze në pasoja, kjo si rrjedhojë e përhapjes së njohurive e teknologjive të përparuara

dhe lëvizjes së

njerëzve. Po këto zhvillime ndërlidhur dhe me ndërveprimet globale 1

Robert O. Keohane and Joseph S. Nye, Jr., “Introduction,” inJoseph S. Nye and John D. Donahue, editors, Governance in a GlobalizingWorld, Washington, D.C.: Brookings Institution Press, 2000;

13

ekonomike në rritje ndikojnë në disa nga problemet që ndodhin në bazë të këtyre kërcënimeve ndaj sigurisë. Por në mënyrë paradoksale shumë nga këto aspekte të globalizimit ofrojnë mundësi të reja për të arritur rritjen ekonomike e demokracinë, duke neutralizuar kështu kërcënimet dhe disa nga faktorët qe i shkaktojnë ato. Rreziqet u shfaqën dukshëm në sulmet terroriste të 11 Shtatorit të cilat treguan se si AL-Kaeda mundi të shfrytëzojë në mënyrë efektive teknologjitë e reja të informacionit, rrjetet financiare globale, si dhe lehtësitë e krijuara për lëvizjen e njerëzve. Reagimi i komunitetit ndërkombëtar

gjithashtu

ka

përfituar

nga

disa

rezultate

të globalizimit, kryesisht në përparimet teknologjike në komunikacion dhe në armatimet luftarake. E ndërsa është ende shpejt për ta thënë përfundimisht këtë gjë ka të ngjarë që këto sulme mund të kenë si qëllim dekurajimin e

disa

rrymave të globalizimit ndërkohë që veprimet financiare po hetohen imtësisht dhe masat e sigurisë kufizojnë lëvizjen e njerëzve. Qellimi nuk është të shqyrtohen problemet e shumta të dala nga sulmet e 11 Shtatorit dhe as të përcaktohen lidhjet që ekzistojnë midis terrorizmit dhe globalizimit. Këtu shtrohen cështje më të gjëra që dalin nga aspekte të ndryshme të globalizimit , duke u përqëndruar më së shumti tek kërcënimet dhe mundësitë e ofruara me qëllim që të sugjerohet një mënyrë të re për të analizuar sigurinë në dekadat që pasojnë. Po kështu nje vëmendje e vecantë i jepet argumentit se si

14

siguria kombëtare dhe politikat ekonomike

ndërkombëtare

kanë

ndërhyrë secila në atë cka qenë përgjegjësia e tjetrës.

RREZIQET NDËRKOMBËTARE

Shumë nga aspektët e globalizimit ndërlidhen dhe kështu rriten rreziqet për një sërë kërcënimesh ndërkombëtare që nga prodhimi i armëve, pirateria në internet, dhuna etnike, krimi global, trafiku i drogës, degradimi i mjedisit dhe përhapja e sëmundjeve ngjitëse. Cfarë strategjish dhe veprimesh duhet të ndiqen për tu përballur me to? Teknologjitë e informacionit dhe sistemeve janë tiparet kryesore të globalizimit dhe janë bërë thelbësore për funksionimin e shumë sistemeve civile të rëndësishme

si komunikimi, energjia, transporti,

elektriciteti, uji dhe sistemet bankare. Problemi qëndron në faktin se ato janë tashmë pika të prirura ndaj përcarjes e piraterisë elektronike. Rreziqet që vijnë nga degradimi i mjedisit shpesh i kalojnë kufinjtë e një shteti. Rreziku më i njohur është ai i rritjes së temperaturës globale, që po shkakton thatësira shkatërruese, përmbytje dhe stuhira të forta. Të tjera rreziqe për mjedisin janë dhe ndotja e ajrit dhe ujit, zhdukja e pyjeve dhe biodiversitetit dhe mundësia e futjes së substancave toksike në zinxhirin ushqimor të njeriut. Po rritet rreziku që sëmundjet ngjitëse të përhapen në të gjithë botën me shpejtësi si pasojë e shtimit të baktereve që u rrezistojnë

15

ilaceve, vonesës në zhvillimin e antibiotikëve të rinj, shpërdorimit të ujit dhe të tokës, ndryshimeve klimaterike, ngritjes së qyteteve të mëdha me mangësi të theksuara në shërbimin shëndetësor, lehtësimit të lëvizjes së njerëzve nga njëri shtet në tjetrin dhe numrit në rritje të refugjatëve. Shërbimet Amerikane të inteligjencës parashikojnë që në 20 vitet e ardhshme

fitoret



luftën

kundër

sëmundjeve

ngjitëse

apo vdekjeprurese si HIV\AIDS dhe turbekulozi, të cilat po përhapen me shpejtësi do të jenë më të pakta.2 Dhuna e shkaktuar nga urrejtja etnike dhe fetare nuk është një dukuri e re . Sot ajo lidhet me lënien në hije të strukturave ekonomike tradicionale në një kohë kur tregtia globale po zgjerohet dhe ka shumë përcarje në strukturat politike ekzistuese të shkaktuara nga përhapja e teknologjive të informacionit. Këto

kërcënime

ndërkombëtare

shpesh

duket

se

janë të

shperndara dhe të paqarta. Duke qenë se marrëveshjet mungojnë, qeveritë po bëjnë shumë pak për tu dhënë atyre përparësi apo për të ndjekur strategji parandaluese të besueshme. Cështja është nëse komuniteti ndërkombëtar mund të përballojë marrjen e këtyre rreziqeve, duke

patur

prarasysh

se

sa

pak

përparësi

iu

dha

strategjive

parandaluese antiterrorizëm para sulmeve terroristë të 11 Shtatorit. Kjo nuk do të thotë se t’u japesh përparësi këtyre kërcënimeve apo të ndjekësh strategji parandaluese do të jetë e lehtë. Gjatë zbatimit të 2

National Intelligence Council, The Global Infectious Disease Threat and Its Implications for the United States, January 2000,pp 1-5.

16

strategjive parandaluese, qeveritë do të duhet të pregatitën për rrethana vetëm teorikisht të mundshme dhe shpesh do t’u duhet të bëjnë hap të vështirë përpara se të shfaqet rreziku i vërtëtë. Ata duhet të mbledhin informacion të saktë, të besueshëm dhe ta kenë në dispozicion përpara sa t’u jepet mundësia për të vepruar. Ata duhet të fitojnë mbështetjen politike për programet e tyre dhe të sigurojnë burime qe nuk kanë gjasa të jenë të suksesshme dhe pse masat parandaluese që janë të tilla kushtojnë më pak se sa përballja me tragjeditë

pasi ato të kenë

ndodhur. Edhe pse gjithmonë është mirë të bëhet një analizë e mëtëjshme, elementët kryesorë të strategjive parandaluese ndaj kërcënimeve jane mëse të qarta. Parandalimi i sulmeve kërkon standartë të reja sigurie dhe sisteme që sigurojnë paralajmërim më të hershëm si dhe strategji sulmi. Qeveritë duhet t’ua japin këtë informacion bizneseve privatë si brenda dhe jashtë vendit. Zvogëlimi i ngrohjes globale varet nga ndryshimet që duhet të bëhen në akitvitetet njerëzore si djegia e karburantit, gazolinës dhe qymyrit. Me 1997 Protokolli i Kiotos atmosferë të

gazrave të

u përqendrua në lëshimin në

efektit serë dhe prezantoi një strategji

parandaluese të besueshme

ku zotërimet që mrereshin ishin të

imponueshme dhe të detyrueshme me ligj. Mangësitë e saj qëndronin në faktin se u vendosen kufinj kohore të paarritshëm sidomos për SHBA-në

17

për reduktimin e rezatimit dhe nuk u përfshinë në këtë projekt shtetet kyc në zhvillim. Përvec vëzhgimit global dhe sistemeve vepruese ,shpërndarja e ilaceve dhe barnave mjekësore atje ku ato mungojnë ,është thelbësore për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Parandalimi i dhunës etnike varet nga të kuptuarit e shkaqeve të saj në cdo shtet, nga krijimi i sistemeve të këshillimit në zbatimin e politikave të duhura, paralajmërimin e nje konflikti si dhe nëse është e nevojshme ndërhyrje nga jashtë.3 Ndërmarrja e këtyre strategjive në praktikë do të thotë që qeveritë dhe bizneset privatë të marrin masa të reja dhe të kushtueshme për sigurinë e sistemeve të tyre të informacionit .Qeverive do t’iu duhej të shtrinin rregulloret brenda vendit dhe të përballeshin me humbjet tregtare që vijnë si pasojë e reduktimit të përhapjes së toksinave të efektit serë. Atyre do t’iu duhet të gjenin burime të tjera përvec atyre që janë vënë në dispozicion në luftën ndaj sëmundjeve ngjitëse deri më tani.4 Një komision mbi Makroekonominë dhe Shëndetin i mbajtur së fundmi përcaktoi se do të duhet një investim i pervitshëm prej 62 milionë dollarësh në shërbimin shëndetsor për të shpërndare mjekimet dhe shërbimet kryesore për më shumë se 2 milionë njerëz të cilët nuk I kanë këto. Kontributi që kërkohet nga vendet e pasura do të shkonte deri në gjysmën e shumës që ata po lëvrojnë në ndihmë të tyre. Qeverive do t’iu 3 4

Charles King, “The Myth of Ethnic Warfare,” ForeignAffairs, November/December 2001, pp. 165–170. Washington Post, January 31, 2002

18

duhej të vepronin edhe para se dhuna etnike të shkaktonte vuajtje të mëdha njerëzore. Pra cështja shtrohet nëse këto kërcënime ndërkombëtare janë aq serioze sa për të ndermarrë veprime politike të vështira të cilat janë të nevojshme qe strategjitë parandaluese të bëhen të besueshme.5

SHKAQET E FSHEHURA TË KERCENIMEVE NDERKOMBETARE

Fitime ekonomike të mëdha rrjedhin nga shtrirja në të gjithë botën e tregtisë nga mundësitë e

shumta për investime të huaja të

drejtpërdrejta dhe nga lëvizja me lehtësi e kapitalit nga shteti ne shtet . Por secili nga këto aspekte të globalizimit po lind pasoja ekonomike problematike në formën e papunësisë e zemërimit që vjen si pasojë e perceptimit të pabarazisë ekonomike dhe paqendrueshmërisë financiare. Këto vështirësi ekonomike ndikojnë në shkaqet e fshehura të formave të ndryshme



aktiviteteve

kriminale

ndërkombëtare,



mungesë

vëmendjeje ndaj sigurisë së mjedisit, shkurtime fondesh në shëndetsi dhe shërbime të tjera sociale,migracionin në shkallë të lartë dhe lëvizje të refugjatëve në një shkallë që qeveritë nuk e ndalojnë dot. Si pasojë këto krijojnë ambjentin ku shfaqen disa nga kërcënimet ndërkombëtare. Të trajtosh pasojat ekonomike problematike që sjell globalizimi është e

5

Report of the Commission on Macroeconomics and Health,Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic Development,Washington, D.C.: World Health Organization, December 20, 2001.

19

rëndësishme jo vetëm për arsye ekonomike por edhe për arsye të sigurisë. Crregullimet ekonomike dhe pakënaqësitë mund të trajtohen në parim, nëpërmjet arsimit ,programeve të sigurimeve ndaj papunësise dhe shëndetit dhe investimeve për përmirësimin e infrastruktures fizike dhe sociale.6 Problemi qendron në faktin se mbështetja politike për ndërhyrje të tilla nga ana e qeverive vjen me rënie dhe programet e sigurimeve shoqërore po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu përballuar me një ekonomi globale konkuruese dhe të integruar.

MUNDESI PER RRITJE EKONOMIKE DHE PER NDERTIMIN E DEMOKRACISE

Zhvillimi i ekonomise dhe teknologjise globale ofron mundësi për të nxitur mirëqenien ekonomike dhe lirine politike, e cila ofron mudësine për të reduktuar kërcënimet ndërkombëtare dhe në mënyre indirekte edhe shkaqet jo mirë të paraqitura. Por duke kuptuar këto mundësi nuk do të jetë as e lehtë dhe as e shmagshme. Pavarësisht nga suksesi i kohëve të fundit, progresi qe shihet në rritjen ekonomike dhe demokraci është kompleks, afatgjatë dhe nganjëherë ka natyrë të brishtë.

6

Merilee.S. Grindle,”Ready or Not: The Developing World and Globalization”, ,” inJoseph S. Nye and John D. Donahue, editors, Governance in a GlobalizingWorld, Washington, D.C.: Brookings Institution Press, 2000; p.184-188

20

Provat tregojnë se rritja ekonomike redukton varfërinë dhe pabarazinë globale. Por kërkesat për rritje ekonomike nuk janë të bindshme. Ekonomistët sa vijnë e po bëhen më pak të sigurt për sa i përket qëllimit të këtyre kërkesave, rekuizitat e të cilave janë kritike. Në të njejtat cështje, ekzistojnë pak marrëveshje midis zyrtarëve dhe mbrojtjes së organizatave joqeveritare. Strategjitë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të reduktuar varfërinë tashmë kanë përfshirë cdo aspekt të politikës ekonomike të vendeve të ndryshme. Kushtet e mira të makroekonomisë (ekonimise fiskale dhe monetare) janë po aq të rëndësishme sa edhe themelimi i mikroekonomisë. Më pas në listë është shtimi i investimeve, si brenda dhe jashtë vendit, përmes liberalizimit të ekonomisë, privatizimit, dhe heqjes së pengesave tregtare. Përtej këtyre kërkesave urgjente të ekonomisë, po i kushtohet shumë vëmendje investimeve në kapitalin human (njerëzor), si arsimimi dhe shëndeti, dhe për krijimin e institucioneve efektive për qeverisje, duke crrënjosur korrupsionin, dhe duke vendosur norma ligjore të bazuara mbi barazinë. Disa parime janë të lidhura me demokracinë, përgjegjësitë publike, respektimin e dëshirës së shumicës së të drejtave të njeriut, shpalosje e lirë e mendimeve dhe respektimi i ligjit. Demokracia është shfaqur në të kaluarën kur disa ose të gjitha këto karakteristika u prezantuan: shumë forca politike që nuk janë të një blloku dhe që kanë një numër të arsyeshëm përfaqësuesish pro demokracisë; pak forca anti-demokratike

21

që pengojnë progresin demokratik, eksperiencë historike në politikën pluraliste, nje vendodhje të qetë, dinamizëm ekonomik, ose të paktën stabilitet; kushte të mira jetese për shumicën e qytetarëve.7 Në mënyrë të ndjeshme demokracia konsiderohet si një proces dhe jo si vendosja e disa institucioneve. Këto procese të rritjes

së ekonomisë

dhe të ndërtimit të

demokracisë janë gjithashtu të lidhura. Tranzicioni në një sistem demokratik është ndihmuar nga ndryshimet që shoqërojnë rritjen ekonomike, kryesisht transformimi i strukturave shoqërore, shpërndarja e pushtetit politik, zhvillimi i besimit ndërvetjak, dhe përmirësimi i ligjshmërisë të qeverisë. Demokracia fuqizon njerëzit, i jep atyre më shumë hapësira për të mobilizuar burimet ekonomike. Megjithatë, tranzicioni në një sistem demokratik ka një efekt dëmtues në rritjen e ekonomisë sepse shpesh shoqërohet nga paqendrueshmëri dhe konflikt. Modelet abstraktë të rritjes ekonomike dhe të demokracisë janë të dobishme, por nëse proceset do të kenë sukses ose do të dështojnë varet kryesisht nga situata dhe vendi përkatës. Ketu luan një rol të rëndësishëm faktori kulturë, pavarësisht nga ndjeshmëritë që lidhen me sygjerimin se ndryshimet kulturore kërkohen. Të përkthesh këto teori në direktiva praktike është problematike, dhe vështirësive i shtohen paqartësitë e kërkesave. Në të kaluarën përpjekjet e asistencës ndërkombëtare kanë dhënë rezulatate kryesisht 7

Thomas Carothers, Aiding Democracy Abroad: The Learning Curve,Washington, D.C.: Carnegie Endowment for International Peace, 1999, p.305

22

zhgënjyese. Arritja e qëllimeve në mënyrë shumë të mahnitshme deklarohen me shumë entusiazem bashke me burimet e garantuara, edhe pse ato rrallë kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Zotimi i burimeve llogariten si përqindje e GDPs dhe i referohen shume pak prodhimit të programuar. Në debatet aktuale diskutohen cështje të tilla si vlera e programeve të ndihmes ose emërtimi që duhet të marrin, si dhurim ose hua. Nëse synimi është për të kapur mundësitë në mënyrë që të nxitet rritja ekonomike dhe demokracia, ajo që kërkohet është që liderët e politikës të zgjedhin midis debateve dhe teorive konkuruese. Nje rrugë e mundshme mund të jetë për komunitetin ndërkombëtar të bien dakord me qëllimet reale dhe të besueshme ekonomike dhe sociale, direktivat për dispozitën e asistencës ndërkombëtare ekonomike, dhe hapa për të integruar programet për ndërtimin e demokracisë dhe për t’u përpjekur për të reduktuar varfërine. Kjo rrugë do të përfshije, së pari, bërjen të besueshme të Qëllimeve për Zhvillim të Mijevjecarit në OKB. Këto qëllime do të përmbushen në vitin 2015, arsimimi universal në nivelet fillore, përgjysmimi i varfërisë ekstreme, reduktimi i vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjec në 2/3 dhe vdekshmërinë e nënave në ¾. Për të arritur këto duhet të përcaktohen mirë dhe të merren masat e duhura për qëllimet, duhet llogaritur kostoja reale, dhe pastaj donatorët e qeverive duhet të marrin përgjegjësitë për të

23

arritur sukses duke plotësuar vendet bosh me burime shtesë ose duke përsëritur qëllimet. Elementi i dytë i kësaj rruge mund të jetë percaktimi i direktivave për programet e asistencës ekonomike në rang ndërkombëtar. Kjo do të kërkoje të merren vendimet midis koncepteve konkuruese për të kanalizuar ndihmën. Një koncept është që tu jepet asistencë fillimisht vendeve më të varfra, një tjetër është që të përqendrohet

vetëm tek

qeverisjet e mira dhe një tjetër është të kapërcehen qeveritë e korruptuara dhe të sigurohen fonde të drejtpërdrejta për organizatat private dhe individuale ku ka më shumë nevojë.8 Komplikimet dhe pasiguritë e lidhura me rritjen ekonomike dhe demokracinë sygjerojnë se programet e asistencës do të aplikohen sipas situatës në secilin vend, dhe nuk kanë për qëllim vetëm të arrijn qëllimet abstrakte, si qeverisje e mirë dhe tregti e lirë. Elementi i tretë në këtë rrugë mund të jetë të integrohet në programin e ndërtimit të demokracisë me qëllim që të reduktohet varfëria. Ndoshta kjo është sfida më e vështire, për shume arsye. I është kushtuar pak vëmendje nxjerrjes së mësimeve nga programet e asistences së demokracive të kaluara. Vëmendja e tyre është zhvendosur, në krijimin e instucioneve legjislative dhe juridike, në prezantimin e proceseve politike, në zhvillimin e shoqerisë civile dhe në liberalzimin e regjimeve. Përgjegjësia për këto programe bie gjithashtu në pjesë të 8

William Easterly, The Elusive Quest for Growth, 2001

24

ndryshme të shumë qeverive. Por qëllimet e rritjes ekonomike dhe ndërtimit të demokracisë duhet të përfitojnë nga planifikimi dhe zbatimi i tyre.

PROCESI

NDERKOMBETAR

I

VENDIMMARRJES

NE

MENYRE

KOLEKTIVE

Suksesi në gjithë këtë ndërmarrje varet nga suksesi i investimeve të

qeverive,

institucioneve

shumëpalëshe,

bizneseve

private

dhe

organizatave joqeveritare që ushtrohen jo vetëm nga ana globale por edhe në mënyrë kolektive. Megjithatë nuk duhet

përmendur se rolet dhe

përgjegjësitë e shteteve do të jenë identike ose se veprimet njëpalëshe nuk do të jenë të përshtatshme me raste. Veprime të tilla kolektive përballen me shumë pengesa, midis tyre është pavendosmëria nga ana e Amerikës për dëshirën e madhe për të qenë lidere, pikëpamjet e ndryshme brenda komunitetit ndërkombëtar, shtimi i dyshimeve si institucione financiare legjitime dhe të rëndësishme shumëpalëshe, dhe mungesa e përgjegjësisë në biznesin privat dhe të organizatave joqeveritare. Ndoshta më e rëndësishme është ekzistenca e proceseve politike për

vendimmarrjen

ndërkombëtare

kolektive.

Disa

kërcënime

mbarëkombëtare kanë qenë subjekt i Deklaratave të Kombeve të Bashkuara dhe konferencave si dhe komunikimit të G 7 / 8, që kanë

25

problemet më të rënda ekonomike të lidhura me aspekte të ndryshme të globalizimit. Në vitet 1990, G-8 për shembull luajti një rol duke përmirësuar bashkëpunimin e kontrabandës bërthamore dhe terrorizmit dhe ishte një iniciativë për fushatën e ndihmës Jubilee 2000. Kombet e Bashkuara përbëjnë vendin e takimit për negociatat botërore të Koyotos, iniciativën botërore për mbështetje të HIV/AIDS, Qëllimet e Zhvillimit të Mileniumit, dhe Bisedimet Botërore mbi Zhvillmimn e Vazhdueshëm. Problemi është se të gjitha këto përpjekje kanë dështuar në vendosjen e qëllimeve të vërtëta, duke përfshirë thjesht ndonjë masë përforcuese ose sigurimin e burimeve të nevojshme. Ajo çfarë duhet në të vërtetë është krijimi i një procesi vendimmarrës sa më efektiv në mbretërinë e politikës. Mundësia më interesante është G-8, ku qeveritë kanë si influencën ashtu edhe burimet për të vepruar në kohë dhe seriozisht. Duke qënë se G-8 ka një rol të tillë ekziston avantazhi për të krijuar grupe. Për momentin përqëndrimi është tek ato persona të painteresuar nga efektet e Globalizimit që janë përgjegjës për tu përgjigjur. Por ndryshimet më të mëdha do të jenë të nevojshme në mënyrën se si këto 8 qeveri do të përcaktojnë rolin e G8ës. Qeverive do t’u duhet shumë më tëpër sesa të vendosin vetëm objektiva të larta. Ato duhet ti zgjidhin problemet dhe jo t’i lenë mënjanë kur ato bëhen shumë të vështira, siç bënë në vitin 2001 me protokollin e Koyoto-s, dhe në vitin 2002 me konfliktin Arabi-Izrael. Vendimet e tyre

26

duhet të përfshijnë masa konkrete dhe të zbatojnë një drejtim specifik. Ato duhet të rishikohen çdo vit dhe të përforcohen. Gjithashtu duhen gjetur mënyra/rrugë për të përfshirë edhe vende të tjera dhe më pas të zyrtarizohet një marrëveshje globale. Kjo do të kërkonte kalimin e vështirësive politike për të gjetur drejtues pa imponuar pikëpamjet e G-8-s. Ekziston gjithashtu precedenti i drejtuesve të meparshem të vendeve të tjera, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara , në takimet individuale të G-8ës. Problemi është që kjo përfshin opinione shumë formale dhe nuk shikohen si një mundësi për ti bashkuar ato dhe për të krijuar një politikë të përbashkët. Kjo rruge do ti kërkontë G-8ës që të përqëndrohej në kercenimin e sigurisë dhe mundësive ekonomike, ndërsa kthehet në procesin e vendosjes së marrveshjes që u aplikuan më parë në histori, kur G-7 mori vendime kolektive financiare. Proçesi dhe proçedurat e G-8ës mund të përshtaten shumë lehtë

në qoftë se Kombet e Bashkuara e panë të

nevojshme dhe morën këtë drejtim. Ende nuk dihet nësë shtetet e G-8ës arritën në një marrëveshje midis tyre . Pikëpamjet e tyre mund të jenë aq të ndryshme sa të mos arrijnë në një marrëveshje. Por në mungesë të një proçesi të vërtetë vendim-marrës , është e drejtë të thuash që është shumë larg arritja e një marrëveshjeje.

27

V.

PËRFUNDIME

Globalizimi tashmë është shndërruar në një term që po përdoret shpesh kohët e fundit në fusha të ndryshme të jetës. Konsiderohet nga studiues të ndryshëm edhe si një mundësi e mirë por edhe si një rrezik apo kërcënim për shtetet. Globalizimi ndërthur dimensione të ndryshme të cilat ndërveprojnë me njëra tjetrën. Një rëndësi të madhe ka dimensioni ekonomik i cili shërben si një forcë lëvizëse edhe për proceset e globalizimit në fusha të tjera. Një vend të rendësishëm zënë edhe dimensionet e tjera si dimensioni shoqëror ku bota thuajse është shndërruar tashmë në një “global village”; dimensioni politik ku shumë probleme mund ti jepet zgjidhje në rrafsh ndërkombëtar; dimensioni kulturor i cili i jep një shtrirje më të gjerë ndërgjegjësimit për kulturën lokale cka është një dukuri shoqëruese e globalizimit; si dhe dimensioni mjedisor ku ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale përbejnë probleme globale të cilat duhen trajtuar e zgjidhur në nivel global. Komuniteti ndërkombëtar i kupton shumë mirë

përmasat e

globalizimit dhe karakteristikat e kërcënimeve dhe mundësive që e shoqërojnë atë. Ajo çfarë mungon është marrëveshja mbi faktin se sa seriozisht duhen shikuar

kërcënimet e ndryshme ndërkombëtare.

28

Qeveritë nuk po ndërmarrin strategji serioze për të ndaluar këto kërcënime që të mos të marrin formë. Marrëveshjes i mungon gjithashtu mënyra se si të përdorin fondet ndërkombëtare për të përmirësuar rritjen ekonomike dhe demokracinë. Qëllimet

mbresëlënëse

janë

bërë

publike

dhe

burime



rëndësishme janë premtuar, por nuk ekziston asnjë strategji konkrete. Arritja e një marrëveshje në të gjitha këto fusha

është penguar nga

ndarja e përgjegjësive në shumë qeveri, ndërmjet atyre përgjegjëse

për

sigurimin

dhe

ato

përgjegjëse

për

që ishin ekonominë

ndërkombëtare. Përmasat e shumta të globalizimit kërkojnë një rrugë të re për të arritur sigurinë në dekadat e ardhshme. Kërcënimet e ndryshme ndërkombëtare që dalin në pah nga aspekte të ndryshme të globalizimit nuk mund të injorohen. Kombet e Bashkuara dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar duhet ti shikojnë mjaft seriozisht dhe të inkurajojë hartimin e strategjive dhe angazhimin e kryeqyteteve të mëdha politike. Ato gjithashtu kanë nevojë të përfitojnë menjëherë nga mundësitë që paraqet globalizimi për të nxitur rritjen ekonomike dhe të ndërtojnë demokracinë. .

29

VI.

LITERATURA 1. Carothers, Thomas, Aiding Democracy Abroad: The Learning Curve,Washington, D.C.: Carnegie Endowment for International Peace, 1999, p.305 2. Easterly, William, The Elusive Quest for Growth, 2001 3. Grindle Merilee.S.,”Ready or Not: The Developing World and Globalization”, ,” inJoseph S. Nye and John D. Donahue, editors, Governance in a GlobalizingWorld, Washington, D.C.: Brookings Institution Press, 2000; p.184-188 4. Keohane Robert O. and Joseph S. Nye, Jr., “Introduction,” inJoseph S. Nye and John D. Donahue, editors, Governance in a GlobalizingWorld, Washington, D.C.: Brookings Institution Press, 2000; 5. King, Charles “The Myth of Ethnic Warfare,” ForeignAffairs, November/December 2001, pp. 165–170. 6. National Intelligence Council, The Global Infectious Disease Threat and Its Implications for the United States, January 2000,pp 1-5. 7. Report of the Commission on Macroeconomics and Health,Macroeconomics and Health: Investing in Health for Economic Development,Washington, D.C.: World Health Organization, December 20, 2001.

8. Washington Post, January 31, 2002. article on the reduction of the deaths from malaria and tuberculosis by one-half by 2010 and for HIV/AIDS by one-quarter.

30

Related Documents

Diplomes
June 2020 2
Tarea Tema Tema Tema
October 2019 70
Tema
December 2019 3
Tema
June 2020 3
Tema
November 2019 7