Document 6

  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Document 6 as PDF for free.

More details

  • Words: 754
  • Pages: 4
Shqipëria dhe Ipodi im Bob Beryn

“Disa ditë janë pikuese”, thotë një nga këngët e grupit “U2” që këndohet në Zooropa, dhe sot është një ditë prej tyre. Stuhi të rënda gjatë natës kanë rrëzuar shtyllat e elektrikut në disa pjesë të Gjirokastrës, një qytet historik i Trashëgimisë Botërore i strukur në malet e Shqipërisë jugore. Leigh dhe unë paketojmë bagazhet në orën 4 të mëngjesit nën dritën e një llambe të vetme, para se të nisemi poshtë rrugicës me kalldrëm që mban gurrët shkëlqyeshëm në gjirin e saj, duke nxituar për të kapur autobusin që të shpie drejt Vlorës, portit të Adriatikut, ku ne do të marrim tragetin për udhëtimin e parë të gjatë prapa në Frisko. Viktori, një djalë i gjatë, rojtar nate i pleksur, zgurdullon sytë e tij dhe ndez disa qirinj në hyrjen e rezidencës mesjetare. Hijet shfaqen frikshëm nëpër rrëzë të mureve të trasha ndërsa ai na servir mëngjezin: vezë të ziera mirë, feta të trasha bukë ngjyrë kafe dhe një kile djathë feta shqiptare. Pastaj ai na gjen disa cadra dhe na përcjell deri tek stacioni i

autobuzit.

Unë pastroj pak mjegullën në dritare, kështu që ne mund të themi lamtumirë me shqiptarin e mirë që u përkujdes për ne, pastaj hedhim sytë përreth se si autobusi fillon të zvarritet poshtë kodrës së madhe. Pikat e shiut herë pas here na vizitojnë nga dritaret e autobuzit dhe ndonjëherë edhe nga kabina e tij disi e vjetëruar. E gjitha duket si një shaka por ja që ne jemi aty dhe e shohim me sy këtë ecje rrokapupthi të autobuzit zhurmues.

Një vajzë shqiptare me flokë të zeza bie në gjumë në sendiljen anash nesh. Telefoni i saj celular cingëron duke e ngritur nga gjumi me një melodi tipike shqiptare, apo dicka Mesi-disko që përkon me meloditë Lindore, një lloj techno-mix vallëzimi trupor, por çuditërisht playlist përfundon me këngën e Chubby Checkerit “Let's Twist Again”. Me një udhëtim të gjatë përpara, unë reflektoj mes kujtesës mbi veprimet e rastësishme e të mirësisë që kanë shënuar qëndrimin tonë në Shqipëri, një vend me probleme të vazhdueshme - problematik – që ka humbur reputacionin për mungesën e ligjit dhe që të vë në rrezik, edhe tani kur politika nuk merret vesh ende, pas gati njëzet vitesh demokraci. Megjithë paralajmërimet e para për një botë të tmerrshme, ne kemi gjetur asgjë nga ato pallavra, por kemi gjtur një popull me ngrohtësi dhe me një përshëndetje e respekt të hapur e të armatosur me ndjenjën e një populli të etur për të përqafuar botën e tyre jashtë kufijve të hapur kohët e fundit, një popull trim, dashamirës, i kulturuar dhe mikpritës, bukurosh si natyra e tij e cmuar.

Ja një fakt. Sa mbërritëm në Sarandë ishim në një kafene. Unë porosita një ekspres. Por menjëherë nuhata se s’kisha lekë të thyera të paguaj. U zura disi ngushtë, por i tregova kamarieres së bukur se isha në një hotel afër dhe pas disa minutash do të vija të paguaja. Por pa përfunduar fjalën, bukuroshja qeshi, tha nuk ka problem dhe me një buzëqeshje vazhdoi të më shërbente kafenë e shijshme dhe falas, pa pagesë. Në mënyrë të ngjashme, kur një ditë Leigh donte të postonte disa letra për në shtëpinë e tij në Kolorado, në Royal Hotel në Sarandë i shërbyen punonjësit dhe ata ia dërguan në postë. Por edhe pse orari që bëhej postimi ishte i vonë, stafi në mënyrë miqësore e

kreu

postën

dhe

tepër

saktë

e

korrekt.

Edhe kur drejtoheshim me pyetjet tona në anglisht mjaft të rrinj na përgjigjeshin thjesht dhe qartë në gjuhën e botës. Kështu Shqipëria nuk duhet paragjykuar më. Para se të nisesha për në Shqipëri mendoja për versione të shkruara në dy gjuhë të pyetjeve kryesore, por isha i zhgënjyer shumë. Dhe kthimin e qetë për në Vlorë e kisha si një autokritikë për veten, ata që paragjykonin dhe ata që mendojnë ndryshe … Unë nga ana ime vendosa ti kthehem iPodit dhe të dëgjojë “U2”: "Disa ditë janë të thata, disa ditë janë me lagështirë Disa ditë vijnë të pastër, ditët e tjera janë të poshtra Disa ditë të marrin më pak, por ditë të tjera më marrin më shumë Disa rrëshqasin mes gishtave tuaj dhe mbi dysheme ... ... Disa ditë janë të ngrysura, disa ditë kanë një gri Dhe disa ditë kanë kërcimin që nuk do ju lë të qetë Disa ditë ju dëgjoni një zë Duke ju shpënë në një vend tjetër Disa ditë janë më të mira se të tjerët ... "

Related Documents

Document (6)
June 2020 9
Document 6
December 2019 18
Document 6
June 2020 8
Document (6).docx
October 2019 5
Document 6.docx
December 2019 10
Document (6).docx
December 2019 3