Dita E Bedrit

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Dita E Bedrit as PDF for free.

More details

  • Words: 507
  • Pages: 1
Forumi Rinor Islam, dega në Kërçovë. E shtunë 05.09.2009. Kërçovë Në organizim të Forumit Rinor Islam, dega në Kërçovë, për të pestën herë me radhw, në mënyrë tradicionale, në udhëheqje të studentit Xhemail Ahmedit u shënua Manifestimi me rastin e Ditës së Bedrit. Në fillim të pranishmit i përshëndeti dhe i falenderoj për prezencën kryetari i degës së FRI-së në Kërçovë, Xhabir Emini. “ Të nderuara motra dhe vllezër ne sonte jemi tubuar të shënojmë një datë shumë të rëndësishme të kalendarit islam. Qëlllimi ynë nuk është thjeshtë të festojmë fitoren e luftës së Bedrit, por jemi tubuar të festojmë dhe të kujtojmë ngadhnjimin e të vërtetës ndaj të pavërtetës, të besimit ndaj mosbesimit, ngadhnjimin e grupit të vogël që ishte nën përkujdesin e Allahut xh.sh. Kjo ishte një ditë, në të cilën u bë një kthesë e madhe në historinë njerzore, ishte dita ku filloi e mbara e muslimanëve”, tha ndër të tjera Xhabir Emini në fjalën e tij përshëndetëse. “Kujtim i Bedrit nuk duhet të harrohet dhe t’i mbetet analeve të historisë, por mësimet e Bedrit duhet ti kemi pjesë të jetës tonë, sepse edhe pse Bedri ndodhi para 14 shekujve, mësimet e Bedrit duhet t’i analizojmë dhe t’i vëndojmë në praktikën tonë të përdiçme, më tej theksoi Xhabir Emini. Ligjeratën me temë: “Urtësitë e Bedrit” në këtë Manifestim e mbajti nënkryetari i Forumit Rinor Islam në Maqedoni, Sali Shasivari nga Tetova. Gjatë prezentimit të tij para të pranishmëve theksoi se:”kur bisedojmë për Bedrin nuk flasim për një luftë të zakonshme, sepse kur flasim për Bedrin flasim për një luftë e cila solli paqë në shpirtërat e njerzimit në përgjithësi, kur flasim për luftën e Bedrit nuk flasim për një luftë e cila solli shkatërim por solli ndërtim, kur flasim për Bedrin flasim për luftë e cila solli pasoja pozitive për muslimanët, bile për tëtë njerzimin. Lufta e Bedrit, nuk ishte luftë e zakonshme, nuk ishte luftë për interesa, as luftë për hirë të një fisi, as luftë për hirë të një nacionaliteti, as luftë teritoriale, por ishte luftë parimesh, andaj edhe Kurani e potencon si të tillë. Kur’ani nuk e quan luftë, as në hadithet e pejgamberit, as në leksikonin islam nuk mun të gjejshë dikundë që të quhehet luftë, por Kur’ani këtë ditë e quan “gazve”, që do të thotë fitore, që ka për qëllim mbrojtje nga sherri. Ne përkujtojmë dhe shënojmë këtë ditë sikurse shumë popuj të tjerë që shënojnë datat e tyre historike. Ne në këtë ditë gjejmë prehje shpirtërore, jo pse kishte ndodhur luftë, por për faktin se në këtë luftë ka marrë pjesë gjenerata e artë, s’bashku me të dërguarin e Zotit, Muhamedi a.s.” tha gjatë ligjërimit Sali Shasivari. Në vazhdim pasoi një program kulturor me ilahije, recitime dhe pjesë teatrale, të përgaditur enkas për këtë mbrëmje. Manifestimi i Bedrit u mbështet nga donator nga Kërçova me rethinë. Manifestimi me rastin e Ditës së Bedrit u mbajtë te Pallati i kulturës pas faljes së namazit të taravisë. 06.09.2009 sektori për komunikim dhe media Kërçovë pran FRI-së, dega në Kërçovë

Related Documents

Dita E Bedrit
May 2020 1
Dita Pfd.pdf
May 2020 28
Dita Biosel.docx
April 2020 18
Dita Agents
November 2019 28
Dita Maturity Model
June 2020 12