Shenime per autoren
Shejmond Basholli – Paçarada Eshte nga Kosova, shkollen fillore e mbaroi ne Vuciterne. Gjate shkollimit te mesem ne gjimnazin “Muharrem Bekteshi” ne viti 1981 shkroi librin me titull “NJE DITE QE S’HARROHET” kushtuar studentave qe u vrane ne demonstrate. Libri u ndalua dhe ajo, se bashku me familjen u be shenjester e regjimit serb. Asaj iu ndalua botimi i cfardo lloj punimi. Pas nje viti me ndihmen e ca familjareve dhe ndrrimin e ca
dokumentave ajo filloi shkollimin e mesem ne “Shtjefen Gjecovi” ne Prishtine. Sa vinte gjendja tensionohej dhe jeta e saj goditej nga regjimi serb, keshtu qe ne vitin 1988 u detyrua te emigroj se pari ne Budapest, pastaj neper disa vende te Europes. Ne vitin 1998 u vendos ne Londer ku mbaroi fakultetin e arkitektures ne Ëestminster UNI. Ajo ende punon dhe jeton ne Londer me familjen e saj te ngushte. Se shpejti do te botohet permbledhja e saj e pare me poezi”Gjurme e se kaluares” dhe libri me tregime “Dielli i shpreses sone”.
27.01.06 Londër DIELL I SHPRESES Harpës së këputur Desha ti’a lidh plagën Dhe zerit t’ia kthej Ngjyren e humbur Pas ca vitesh ne heshtje, Jetes po i kthehet kuptimi Fjales tingulli,
Dashurisë dielli… Ne vështrojm Shtrengojm duartë Dhe mbi carcafin e bardhë Te ardhmerisë Haprojmë Me tingullin e harpës ngarkuar Drejt diellit te shpresës sonë… 26.08.1984 Prishtinë
ETHE VITESH TE HESHTUR Te nxora Nder ato ethe Vitesh të heshtura Dhëmbjes sime, iu fute ne gji Streh bëre aty Ne ujvaren e vargut tim Qe shtron sofrën e dashuris sone… I humbur Ne pëlhuren e mallit te fjetur I trmbur, si vetmia n’k’te natë
Pertyp emrin tënd ne buze Nëpër muzgun e mbremjes Shoh njollat e se kaluares Hapat tane Qe shkelën balten e ngrohte Verbsin e syve të tu Qe thell, thell diku në mua e Shembin errësiren… Zbarkojn shtegtarët e vargut tim Si veladon te carë ne mallkime… 31.07.1985 Vuciternë
HAPROJ ME VJESHTËN Sonte Haproj me vjeshtën Kengen, emrin dhe dashurin tënde E Gjej ne cdo dallge te saj Shqetsimin tim te fshehur Ndër rrembat e thare E ndjej tek frymon Ne mallin e kënges sime Ne vargje Per emrin dhe dashurin tende . E vjeshta iken e trembur Me hapin tim te qalë
Pertej dhembjes sime Meditoj Ujem ti mbetem ëndrres Ne kujtimin tënd Tek bredhi me vjeshten Shtigjeve te dhëmbjes sime Plot lot… Prishtinë 1983 PERQAFIMI I ËNDRRUAR Sonte Gjumi diku me ështe tretur Ndjej dhemje, mall Digjem Ne përqafimin e ëndrruar Vall… Ne cilen kengë të kërkoj Ty, gjumin, harrimin Dashuria ime Me cilin varg Te luftoj vetmin time Ethet e pritjes që më mbysin Ngadal Pullazi i heshtjes rrenohet Hija jote me mbyt
Gota e veres thyhet Ne zbrazeti Pergjoj Perqafimin e ëndrruar Qe rigon malli… Prishtinë 1984
SHTEGTARJA
Brodha gjatë Ne damarët e kohës Shkela mbi dhembjet e heshtura Me emrin tend ne buzë Vall, do te pushoj dhembja e shpirtit Ne ketë nate te pa fund harrimi Tek shtegëtoj e lodhur pertej pavdekesisë Peng me driten e syve te tu Trete shtegetimeve te llahtarshme Me renkimin tim te fundit Hije ne trasten e kujtimit tim Mbete
Shtegëtimeve te llahtarshme Ne damarët e kohës Shtegëtoj dhe unë Ne krahët e ëndrrës se pa fund…