SHQIPËRIA, KOMBI MË I LASHTË I EVROPËS
Vilhelme Vranari( Haxhiraj) Shqiptarët janë pasardhësit më autentikë të pellazgëve Thrako-Ilirë Të nderuar vëllezër shqiptarë kudo ndodheni në botë! Më pëlqen kur flitet pë Adn Iliro-thrake. Vetëm them me keqardhje: Të shkretët fise pellazge, ilire apo thrake, që janë përdorur si mish për top për fitoret e të tjerëve. Një version i shkruar qysh në antikitet është ky: Indo-eurpopianët ( ku bëjmë pjesë ne, shqiptarët) 3000 vjet para lindjes së Krishtit nga Mongolia dhe Mesopotamia erdhën Pellazgët , u vendosën fillimisht në Trojë dhe ishujt, ku një pjesë u shpërngul drejt Karpateve. Më pas shkuan drejt jugë perëndimit në gadishullin ballkanik, ku njëra degë krijoi Ilirinë (shqiptarët e sotëm). Dega e dytë kapërceu Triesten dhe u vendosë në Venecia ( fisi venetët, që do të thotë të ardhurit) (shih Historia e themelimit të Venecias, që pranojnë se janë të ardhur nga Iliria). Një pjesë e tyre u drejtua më në jugë të gadishullit Apenin duke krijuar Toskanën. Dega e tretë vazhdoi rrugën drejt Gjenovës. Kjo u nda në tri nëndegëzime: njëra mori rrugën drejt Piemontes, e dyta drejt Francës dhe e treta drejt Gadishulit Iberik(Spanjë). Hisoriografia botërore dhe albanologët thonë se Galët dhe Keltët, që marshuan për pushtimin e Ishullit Britanik, kanë gjak ilir. Kjo është një dëshmi që vërteton lashtësinë e Arbërisë. Përsa u përket fiseve greke, të ardhur nga Izraeli, u vendosën në ishujt jonian, jo brenda Gadishullit Ballkan, në shek XVII para Krishtit. Të pasigurtë në mes të detit Mesdhe, u bashkuan dhe sulmuan Trojën. Aty gjetèn edhe Dardanèt HYjnor (Homeri). Kur nisi lufta e Trojës, Greqia në Ballkan nuk ekzistonte. Aty nga shek i VII- para Krishtit fiset helene, të cilët vendin e quajtën Eladhë, u vendosën vetëm në Gadishullin e Atikës dhe menjëherë nisën sulmin ndaj Argos, Pellazgos, Thesprotve Trakëve, thesalëve maqedonsve. Thesprotia ka nderin si vendi i parë i Perëndive ( ku gjendej Tempulli i Dodonës, ku u fal Akili (Ajaksi =Gjaksi që spjegohet vetëm për mes shqipes) para se të nisej në luftë. Mé vonë lindi Zeusi, kur tempulli u vnedosën në Majën e Olimpit. Ndalesën e fundit Akili e bëri në Butrint. Kjo tregon se: Kur grekët u vendosën në Gadishullin Ballkanik gjetën fise që kishin të
zhvilluar zejtarinë, bujqësinë, blegtorinë,tregëtinë, prodhimin e kripës, ndërtimin e anijeve dhe kishte nisur qytetërimi. Duke ndërtuar flotën më të madhe në Mesdhe, dhe dominim mbi të gjitha hyrjet e porteve të Mesdheut, ngjallën zilinë e Persve, romakëve, bizantinve... dhe shumë vonë sllavëve( në shek VII të erës sonë). (shkëputur nga studimi im që shpresoj ta shoh dritën e botimit ndoshta brenda dy viteve të ardhshëm). Përgëzime çdo shqiptari që hulumton qoftë edhe një fakt historik sepse gjithmonë janë munduar të hedhin baltë mbi lashtësinë dhe identitetin , autoktoninë e kombit tonë, më të lashtit në Evropë.