Tirana_university Krahasim Perkthimi Piro Tanku

  • Uploaded by: Piro Tanku
  • 0
  • 0
  • December 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Tirana_university Krahasim Perkthimi Piro Tanku as PDF for free.

More details

  • Words: 2,002
  • Pages: 10
TIRANA UNIVERSITY

Reshat Rexhepi Dega përkthim dhe interpretim konferencial, A N G L I S H T, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Detyra : Krahasim Përkthimi i veprës filozofiko-ekonomike “Kapitalizmi dhe Liria” të Milton Friedman, përkthyer nga Andri Nurellari

1. Hyrje 2. Organizimi i tekstit origjinal dhe reflektimi i tij në tekstin e përkthyer. 3. Paraqitja e gjuhës së tekstit në përkthim 4.

Përfundime

Introduction

Kapitalizmi dhe Liria është një libër nga Milton Fridman, i botuar në vitin 1962, ku diskutohet rolin e ekonomisë kapitaliste në shoqërinë e lirë. Ky libër ka shitur më shumë se 500 mijë kopje dhe është përkthyer në 18 gjuhë. Në një gjuhë të thjeshtë, Fridmani diskuton çështjen e lirisë ekonomike si një parakusht për lirinë politike. Ai e përkufizon termin liberal sipas parimeve të Rilindjes Europiane në kundërshtim me termat amerikanë që sipas tij janë shtrembëruar gjatë krizës së madhe të 29-s. Në mënyrë ironike, shumë amerikanë të kategorizuar si konservatorë kanë marrë shumë prej ideve të tij. Libri është shkruar në vende reale ku tregu mund dhe duhet të promovohet për arsye filozofike dhe praktike, me disa përfundime surprizuese. Ndërmjet koncepteve të tjera radikale, Fridmani mbron idenë e licensimit në mjekësi dhe sistemit të përkrahjes për arsimin privat.

Kapitalizmi dhe Liria është shkruar nga këndvështrimi amerikan. Ky libër u publikua pas dy dekadash pas Luftës së Dytë Botërore, një kohë kur kriza e madhe e 29-s ishte e freskët në kujtesën kolektive dhe Lufta e Ftohtë sapo kish filluar. Nën administratën e Kenedit dhe Ajzenhauerit, shpenzimet federale po rriteshin shpejt në zërat e mbrojtjes, mbështetjes sociale dhe infrastrukturës. Të dy partitë kryesore, Demokratë dhe Republikanë, mbështesnin rritjen e shpenzimeve në mënyrë të ndryshme. Kjo, ashtu sikurse dhe “New Deal”, u mbështet nga shumica e intelektualëve me justifikimin e teorisë kejnsiane të ekonomisë. Friedmani doli kundër asaj që ai e përshkruante si rritje e centralizimit dhe uljes së lirive të njeriut.

2. Organizimi i tekstit origjinal dhe reflektimi i tij në tekstin e përkthyer. Milton Friedmani, në librin e tij “Kapitalizmi dhe Liria” shkruan në një stil që në pamjen e parë mund të japë përshtypjen e një teksti mbi ekonominë, por ta lexosh midis rreshtave lexuesi ndërgjegjësohet mbi një stil shkrimi të përzier midis stilit gazetaresk dhe mësimor. Ky lloj shkrimi përfshin stilet e fjalimeve publike apo shkrimet mbi çështjet e ditës. Funksioni i këtij stili është të japë informacion, të paraqesë të dhëna dhe njohuri mbi një çështje të caktuar. Mund ta përkufizojmë këtë si stilin e veprimtarisë shoqërore dhe politike. Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, stili i veprimtarisë shoqërore dhe politike, faqe 217-239, Analiza e Tekstit dhe Pragmatika, Xhevat Lloshi. Këto tekste janë paksa të vështira për tu përkthyer për shkak të ekuivalencës në terminologji dhe sintaksës së komplikuar me fjali të gjata dhe përshkruese. Proza e Friedmanit është një prozë komunikuese. Shumica e fjalive janë në vetën e tretë por shpesh shikojmë prëdorimin e vetës së parë shumës, ndërsa për kohën e foljes, përdoret koha e tashme. Karakteristikat e sipërpërmendura duhet të kihen parasysh përpara procesit të përkthimit. Në këtë përkthim nga Adri Nurellari, teksti i origjinalit është ruajtur në detajet minimale, duke menduar kështu se përkthyesi i ka mbetur besnik tekstit. Më në detaje do të shikojmë mbi formimin dhe përkthimin e tekstit. Në kapitullin e parë të quajtur “The Relation between Economic Freedom and Political Freedom” do të argumentojmë organizimin e kapitullit dhe mënyrës së përkthimit. Duhet të merret në konsideratë se metoda e përkthimit e përdorur nga përkthyesi shqiptar është metodë e përkthimit semantik. Në këtë këndvështrim shembujt e mëposhtëm mund të jenë tërësisht ose pjesërisht përkthim fjalë për fjalë. It is widely believed that politics and economics are separate and largely unconnected; that individual freedom is a political problem and material welfare an economic problem

Besohet gjerësisht se politika dhe ekonomia janë të ndara dhe në një masë të madhe të palidhura; se liria e individit është problem politik dhe mirëqënia materiale problem ekonomik e se çdo lloj pakti politik mund te kombinohet me çdo lloj marrëveshjeje ekonomike. Nëse e shohim në detaje këtë fjali metoda e përkthimit na jepet me të parë. Me këtë nënkuptojmë se sintaksa dhe organizimi i fjalisë ruhet po njëlloj si në gjuhën e tekstit burimor. Fatkeqësisht, organizimi i tekstit dhe gramatikës në gjuhën shqipe nuk është e njëjtë si në gjuhën shqipe. Një shembull tjetër i metodës së zgjedhur është (f14, 30, Kapitalizmi dhe Liria); The possibility of co-ordination through voluntary co-operation rests on the elementary – yet frequently denied – proposition that both parties to an economic transaction benefit from it, provided the transaction is bi-laterally voluntary and informed. Mundësia e bashkërendimit nëpërmjet bashkëpunimit vullnetar bazohet tek propozimi elementar, edhe pse shpesh i mohuar, që të dyja palët përfitojnë nga një transaksion ekonomik, me kusht që transaksioni të jetë vullnetar dhe të dyja palët të jenë të mirinformuara. Edhe në këtë shembull karakteristikat e e gjuhës burimore janë ruajtur me verbëri. Fatmirësisht, kuptimi është i ruajtur por toni i fjalisë nuk është shqip. Një rast tjetër është pikësimi i fjalisë, ku ruhet po e njëjta shenjë pikësimi njëlloj si në tekstin origjinal. Në disa fjali mendimet janë ndarë me vizë në vend të dy pikave që duhen në gjuhën shqipe. Fatkeqësisht, kjo është ruajtur në të gjithë tekstin e përkthyer. Funksioni i vijës është të tregojë ligjërimin jo të drejtpërdrejtë në gjuhën shqipe. Psh (f13, L35, Kapitalizmi dhe Liria) The “really” important ethical problems are those that face an individual in a free society – what he should do with his freedom.

Problemet “vërtet” të rëndësishme etike janë ato me të cilat përballet individi në një shoqëri të lirë – çfarë duhet të bëjë ai me lirinë e tij.

Prezantimi i tekstit në shembullin tjetër është kaq besnik sa përkthyesi ka ruajtur të njëjtën paraqitje në radhë të argumenteve (f15-16, L37, Kapitalizmi dhe Liria); As in that simple model, so in the complex enterprise and money exchange economy, cooperation is strictly individual and voluntary provided: (a) that enterprises are private, so that the ultimate contracting parties are individuals and (b) that individuals are effectively free to enter or not into any particular exchange, so that every transaction is strictly voluntary. Sikurse në këtë shembull të thjeshtë, ashtu edhe në ekonominë komplekse të ndërmarrjeve dhe të shkëmbimit të parasë, bashkëpunimi është krejtësisht individual dhe vullnetar, me kusht që: (a) ndërmarrjet të jenë private, kështu që palët kontraktuese përfundimtare të jenë individët dhe (b) individët të jenë efektivisht të lirë të hyjnë ose jo në një shkëmbim të veçantë, në mënyrë që çdo transaksion të jetë krejtësisht vullnetar. Nëse deri tani kemi parë organizimin e tekstit në nivel fjalie është për tu parë edhe teksti në nivel grup emëror. Besnikëria ka arritur deri në atë pikë sa edhe brenda organizimit të grupit emëror, radhitja është po e njëjtë me atë të tekstit origjinal. Ky është shembulli që tregon besnikërinë e plotë ndaj tekstit origjinal. (f17, L18, Kapitalizmi dhe Liria); But this characteristic also has implications that go far beyond the narrowly economic. Por kjo karakteristikë ka pasojat e saj që shkojnë shumë prej atyre thjeshtësisht ekonomike. Siç shihen tek ky shembull, grupi emëror në fund të fjalisë është në gjuhën angleze narrowly economic. Në tekstin e përkthyer ruhet po e njëjta renditje mbiemër+emër “thjeshtësisht ekonomike”.

Disa nga fjalitë e tekstit origjinal nuk janë përkthyer në tekstin e përkthyer. Në fund, themi se organizimi i tekstit të përkthyer është i njëjtë me atë të tekstit origjinal dhe ruan po të njëjtat renditje, pikësime të fjalive dhe tekstin në tërësi.

3. Paraqitja e gjuhës së tekstit në përkthim Ajo çka pamë më sipër ishte organizimi i gjuhës së tekstit. Tashmë do të shohim si kjo gjuhë është transmetuar në gjuhën e përkthimit. Në punën e përkthyesit, veçanërisht në tekste të tilla, është e rëndëishme të shikohen me kujdes disa terma të cilat janë të rëndësishme për të kuptuar tekstin. Në gjuhën angleze, e cila është një gjuhë polisemantike, fjalët marrin kuptime të ndryshme në kontekste të ndryshme, por në gjuhën shqipe fjalët më së shumti janë monosemantike. Në këtë kuptim, puna e përkthyesit është të zgjedhë një fjalë për tekstin e përkthimit që është shumë afër me kuptimin e fjalës në tekstin origjinal. Ne mund të themi me bindje se një nga fjalët kyç nuk është shumë afër me kuptimin e duhur të saj në tekstin e përkthyer. Kjo fjalë në tekstin original është “arrangement”. Në fillim të tekstit është përkthyer “rregullime”, më vonë “marrëveshje” dhe përsëri “rregullime”. Kuptimet e të dy fjalëve bëjnë të mendosh se fjala “arrangement” është më shumë afër kuptimit të fjalës “organizim”. Përmbajtja e librit flet për organizimin e shtetit dhe llojin e qeverisjes kështu që kuptimi i fjalës “organizim” në shqip është më afër kuptimit të fjalës “arrangement”. Një tjetër rast i këtyre defekteve është termi “engagement”. Në faqen 12, fjalia 27 teksti i përkthyer përmban brenda thonjzave grupin e fjalëve “kontrollit të angazhimit”. Në tekstin origjinal grupi i fjalëve është “control of engagement”. Fjala “engagement”, si në rastin e mësipërm, ka shumë kuptime, por në

këtë kontekst fjala nuk i afrohet aspak kuptimit të kontekstit. Më afër kuptimi është fjala “Punë”. Në një rast tjetër kemi fjalën “By-product”. Në tekstin e përkthimit është përkthyer si “nënprodukt”. Kjo fjalë është pranuar në leksikun e sotëm të gjuhës shqipe, kur flitet për ekonominë, por megjithatë ky libër është një pamflet i një ideologjie dhe si e tillë mund të ishte më shumë e lidhur më fjalën “nën-çështje”. Në fund, themi se mund të kishte më shumë variante për një fjalë në tekst, por konteksti është ai, i cili dikton mbi lidhjen e fjalëve me njëra tjetrën në përkthime dygjuhëshe.

Përfundime Kur Friedmani botoi “Kapitalizmi dhe Liria” askush nuk e mori seriozisht në vitin 1962. Më vonë, kur arriti sukses nëpërmjet “Djemve të Çikagos”, me aplikimin e teorisë së tij në Amerikën Latine, në vitin 1974 ai mori çmimin Nobel për ekonomi. Suksesi i librit është jo vetëm në anglisht por edhe në gjuhë të tjera dhe kjo është meritë e përkthimit dhe përkthyesve. Në mendimin tim, ky nuk është versioni më i mirë i përkthimit të këtij libri por mund ta quajmë një përpjekje. Fatkeqësisht, përkthyesi nuk është një profesionist, por një i dipllomuar për shkenca politike. Megjithëse mund të duket si një pengesë e vogël për të gjithë, është e rëndësishme të dihen disa parime kryesore të përkthimit. Ajo që është më e rëndësishme është që teksti i përkthyer është tërësisht si teksti origjinal. Megjithëse në parim pritet të arrihet kjo nga përkthyesi, toni, struktura dhe gjuha e komunikimit të tekstit të përkthyer nuk është shqip. Siç e pamë në fjalinë e parë, është e zakonshme që në gjuhën angleze të fillohet me fjalët “It is widely believed” por në gjuhën shqipe nuk fillohet fjalia menjëherë me folje “Besohet”.

Një tjetër pikë e rëndësishme, është termi i zgjedhur nga autori. Si u pa në paraqitjen e gjuhës së përkthyer disa nga termat që janë fjalë kyçe, në mendimin tim nuk janë përkthyer si duhet. Në fund të fundit, ky libër pritet të kuptohet nga të gjithë ata që duan ta lexojnë dhe të kuptojnë mbi ekonominë kapitaliste në ekonominë e lirë. Parë nga syri i kritikës së përkthimit ky tekst i përkthyer nuk vlerësohet me nota të larta dhe entuziaste. Ashtu si në shënimet e Fridmanit, ky libër i ka rezistuar kohës dhe ende shitet në masë të konsiderueshme. E njëjta filozofi duhet të zbatohet ndaj një vepre mjeshtërore në shkencat politike kur kemi të bëjmë me përkthimin e një teksti. Do të doja të përfundoja me thënien e Gabriel Garsia Markesit drejtuar përkthyesit të tij francez: “Mos përkthe atë që kam thënë unë, por atë që kam dashur të them.”

REFERENCAT Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, stili i veprimtarisë shkencore dhe teknike, Xhevat Lloshi, faqe 190-202 Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, stili i veprimtarisë shoqërore dhe politike, Xhevat Lloshi, faqe 217-239.

Capitalism and Freedom, Milton Friedman, 1962 Kapitalizmi dhe Liria, përkthyer nga Adri Nurellari, 2003

Related Documents


More Documents from ""