Tereza

  • July 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Tereza as PDF for free.

More details

  • Words: 469
  • Pages: 2
Imazhi i Nënë Terezës shfaqet në SHBA Fatmir Terziu

Fotot nga Evan Schneider Edhe pse kohët e fundit për figurën më të madhërueshme të humanizmit, Nënë Terezën, janë hedhur disa ‘baltëra’ në emër të kërkimeve ‘akademike’, ajo vazhdon të mbetet imazhi rrëfyes në botën dhe kulturën botërore. Një fakt sa origjinal aq edhe fuqiplotë në këtë kohë vjen nga SHBA. Një grua në Massachusetts ka deklaruar se lutjet e saj janë përgjigjur me një imazh të Nënë Terezës që iu shfaq asaj në një dyqan kafeje, ka raportuar stacioni televiziv “Boston ËCVB”. Wendy Golini, një 43 vjecare, tha se ajo e di historinë e dashurive "surreale", por betohet se ajo pa imazhin e murgeshës katolike më 4 nëntor, pas lutjeve të saj. "Ashtu si shumica e njerëzve kohët e fundit, kjo rënie dhe krizë ekonomike ka lënë gjurmën e saj financiare mbi mua - duke shkaktuar shumë nevojë për besim dhe lutje. Unë po lutem çdo ditë tek Nënë Tereza," tha Golini. "Unë isha në dyqanin tim të kafes, duke menduar më shumë për faturat dhe fillova të lutem rreth saj dhe kur e fshva poshtë bordin, ajo u paraqit në bord si një imazh i qartë," shkruan Golini. "Unë kam dëshmitarë që ishin atje, dhe unë nuk jam e çmendur - kjo nuk është shaka," tha ajo. Golini ka deklaruar se ajo nuk ka thënë shumë për atë që pa, madje as miqve të saj, por familjes kur i tregoi edhe pse iu lut të mos shpërndanin lajmin, ata e bënë këtë pa vetëdije dhe me qëllim kureshtjeje, por lajmi mori erën. Ajo shton gjithashtu se askush nuk dëshiron të jetë budalla kur shikon një entitet hyjnor. Golini, një nënë e tre djemve, tha se kur ajo pa imazhin e saj për herë të parë ajo u ul në dysheme dhe bërtiti. Golini tha se problemet e saj financiare nuk janë zhdukur të gjithë, por ajo është duke parë përmirësim dhe se disa probleme janë duke u zvogëluar. “Mother Teresa, një grua shqiptare e lindur Agnese Gonxhe Bojaxhiu në vitin 1910, ishte themeluese e Motrave të Bamirësisë në Kalkuta, Indi, në vitin 1950. Ajo filloi një shkollë për fëmijët e lagjeve të varfëra atje dhe përfundoi një institut fetar që u njoh zyrtarisht nga Vatikani në vitin 1965”, u tha nga mediat që komentuan këtë lajm televiziv. Misioni i saj tani numëron 4.000 motra dhe ekziston në 123 vende anembanë botës. Misioni i saj kryesor është tu shërbejë të "varfërve të varfër." Ajo fitoi çmimin "Nobel" në vitin 1979 dhe vdiq në vitin 1997. Më pak se dy vjet pas vdekjes së saj, Pope John Paul II u hap rastin e saj për shqyrtim e kanonizimit, një hap

drejt shenjtërisë. Ajo ishte lumturuar në vitin 2003, që do të thotë ajo u njoh nga kisha si "e bekuar".

Related Documents