Siperfaqe 641m2 bodrum. Ambient ne katin nen nivel 641 m2 me Hipoteke ,Prane Lion Park. Ambienti eshte i mire ndricuar natyralisht ,ka 3 hyrje ne drejtime te ndryshme te pallatit. Perdorimi i meparshem ka qene salle Fitnes biznes per te cilin eshte shume i pershtatshem sepse ka ambiente per: Dushe te ndara per femra e meshkuj, tualete te ndara per femra e meshkuj, ambient per garderobe per femra e meshkuj, salle aerobie te shtruar me parket e cila ka dhe tualet dhe uje te ngrohte , salla te medha per vegla force , ambient per zyre , ambient per ndihmen e shpejte . Ambienti mund te ndahet maksimalisht ne 3 ambiente sa dhe numri i daljeve sepse muret ndares mund te hiqen duke perfshire dhe siperfaqen e deshiruar dhe ambientet e deshiruara Ana veri-perendimore eshte nen nivel dhe ana jug-lindore eshte ne nivel e cila ka dhe nje fasade shume te madhe me pamje nga parku i liqenit artificial i tiranes. Avantazh kryesor eshte cmimi per pozicionin qe ka ne nje zone me levizje shume te madhe si dhe siperfaqja e madhe ne te cilen mund te asimilohen siperfaqet e deshiruara . Ambienti eshte i pershtatshem per dyqane te medha produktesh te ndryshme si elektroshtepiake apo dhe ushqimore ,salle fitnes , per shtypshkronje , shtepi botuese , per Pub , Bar Restorant etj.. Ambienti ndodhet ne nje zone shume te favorizuar sepse preferohet nga vendasit e te huajt per arsye se rrethohet nga disa rezidenca te huaja si Ambasada Amerikane, Institucionet Universitare si Fakulteti Filologjik, Fakulteti Ekonomik, si dhe rezidenca studentore , gjithashtu ndodhet prane parkut te gjelberuar te Tiranes. Per kete arsye ka nje levizshmeri te madhe.
Cmimi per shtije 1000€/m2, ose me qera 3200€ / muaj. Me hipoteke.