Pse Jam Krujuar?

  • Uploaded by: Anyla
  • 0
  • 0
  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Pse Jam Krujuar? as PDF for free.

More details

  • Words: 1,604
  • Pages: 6
PSE JAM K RI JU AR D HE K USH JAM U NË?

Me emrin e Allahut Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e tij qoftë mbi Muhammedin [alejhis-selam], mbi familjen e tij të dashur, shokët e tij të sinqertë dhe mbi çdo njërin i cili e pason traditën e tij deri në Ditën e Kiametit. Dëshmojmë se i Vetmi i cili meriton adhurim është Allahu Një dhe i pa shok, gjithashtu dëshmojmë se Muhammedi [alejhis-selam] është robi dhe i dërguari i tij i fundit. Atë e falënderojmë dhe prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Ju përshëndesim me përshëndetjen e ngrohtë islame: “Esselamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.” Të nderuar vëllezër dhe motra mysliman/e, dijeni se obligim i robërve të Allahut është që të adhurojnë Krijuesin e kësaj Gjithësie dhe të mos i shoqërojnë rivalitet në adhurim, kurse Allahu është Ai që me mëshirën e tij i fut në Xhennet adhuruesit e tij të cilët nuk i shoqërojnë rivalitet në adhurim dhe dijeni se Allahu nuk i bën askujt padrejtësi dhe robin e tij të devotshëm e shpërblen për vepër të mirë nga 10 deri në 700 fish sevape, kurse mëkatarin për mëkat e ndëshkon vetëm sa peshon ajo vepër dhe asgjë më shumë. Ai është i mëshirshëm dhe falës pa dyshim. Ne jemi të obliguar të realizojmë amanetin [misionin] për të cilin jemi krijuar. Që jetën dhe vdekjen të ia kushtojmë Allahut të lartësuar me plotë përkushtim të përkryer në besimin e sinqertë ndaj fejës së lartmadhërisë së tij. Allahu e obligoi për adhurim njeriun dhe ia plotësoi të gjitha kriteret e mundshme që mundësojnë realizimin e adhurimit ndaj Krijuesit të tokës dhe të qiellit. Ne nuk duhet të jemi të luhatshëm në besim dhe të dyshojmë në ligjet e Zotit fuqiplotë. Allahu është me ata që mbajnë drejtësi dhe që janë durimtarë.

Ç’farë misioni duhet të realizoj unë? O ti njeri! A e din pse je krijuar? Nga ke ardhur, pse ke ardhur në këtë Dynja dhe si do të përfundosh pas vdekjes? A mendon ndonjëherë kush të krijoi, kush të furnizoi me shpirt dhe me këto gjymtyrë të përsosura të trupit? Kush është Ai që e krijoi këtë Univers, ku shkenca pohon se Gjithësia posedon 200 miliard galaktika dhe çdo galaktikë posedon nga 200 miliard yje, kush i krijoi këto? Po shtatë qiej dhe shtatë kontinente kush i krijoi? Kush e krijoi diellin dhe hënën, kush është zotërues i këtyre krijesave dhe planetëve të ndryshëm? Cila madhëri e plotfuqishme i krijoi, mos po mendoni rastësisht se u krijuan nga asgjëja [pa zanafillë]? Madhëria e Krijuesit të Universit në Kur’an thotë: “Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës [pa pasur asnjë shembull].” [Kaptina ElEn’am/101]

Kush ti dhuroi ty të gjitha këto të mira materiale dhe shpirtërore? Kush është Ai që e krijoi qiellin pa shtylla dhe tokën me mjeshtri të precizuar, kush e lëshon shiun nga lartë, kush i krijoi pasuritë e ndryshme që ju jetoni dhe vareni nga ato, kush është Ai?

Pa dyshim O njerëz se Allahu i lartësuar i krijoi këto me mëshirën e tij që të ju dhuroi të mira nga begatitë e tij ngase Allahu ju donë juve, kurse ju nuk e falënderoni dhe nuk iu nënshtroheni! I Lartësuar është Allahu dhe i përkryer në cilësitë dhe mjeshtrin e tij.

Allahu i lartësuar na e sqaroi shkakun e krijimit tonë dhe obligimin tonë jetësor që kemi ndaj tij, ngase Allahu në Kur’anin e tij të bekuar thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” [Kaptina Edh-Dharijjat/56]

Po Ai vend ku ti ndodhesh tani duke i lexuar këto fakte të Zotit mos është krijuar nga asgjëja? Si ka mundësi të jeni në dyshim se A ekziston realisht një Qenje e mbinatyrshme dhe madhështore, logjikoni nëse jeni pronarë të dijës së shëndosh dhe të zotët e mendjes!

O ti që bredh rrugëve poshtë dhe lart, A mendon ndonjëherë se je në mbikëqyrje të vazhdueshme si natën ashtu edhe ditën nga Ai Zot i plotfuqishëm që të krijoi dhe begatoi, kurse ti pak je falënderues.

A mendon se u krijove kot dhe pa qëllim të caktuar? A e din që ti as një hap nuk mundesh ta lëvizësh pa mëshirën dhe urtësinë e Zotit. O ti që nuk je pasues i hairit por je pasues i sherrit, çka mendon sikur ty të të vij tash meleku i vdekjes, ndërsa ti ende nuk je përgatitur për jetën pas vdekjes, çka do ti thuash Zotit tënd?

Mjerë për shoqërinë tonë në çfarë gjendje ekziston, të gjithë të fundosur dhe të zhytur në mëkate, e harrojnë Allahun dhe vrapojnë pas pasurisë, autoritetit dhe epshit. Ndërsa atë që është më e rëndësishme që në çdo vend duhet kujtuar ata e harrojnë, e ajo është vdekja dhe dije se vdekjes nuk mund ti fshihet dhe shpëtoj askush.

Shikoje sot gjendjen tonë nëpër shkolla dhe fakultete se në çfarë niveli dhe shkallë të edukimit kanë arritur, por jo vetëm në institucionet arsimore por në çdo fushë dhe veprimtari jetësore. E pse i gjithë ky shqetësim dhe kjo gjendje katastrofale? A nuk e dinë ata që do të vdesin, a nuk e dinë ata që çdo njeri do ta troket derën e varrit dhe trupi për të cilin i kushtojnë rëndësi më së shumti se do të ju kalbet. A nuk e dinë ata se do të jetojnë në varreza deri në Ditën e Kiametit dhe pastaj do të ringjallen dhe do të japin llogari për çdo vepër që e kanë realizuar në Dynja dhe mandej secili nga ata ose do të hyj në Xhennet ose në Zjarrin e Xhehnnemit [Zoti na ruajt].

Pse vrapojnë pas një pasurie që të shkatërron, kurse pasurinë e vërtetë e refuzojnë, Pse? Dije se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Nuk është pasuri e vërtetë pasuria materiale, por pasuri e vërtetë është pasuria shpirtërore [besimi dhe adhurimi në Një Zot].”

Pra nuk ia vlen të anojmë më shumë tek pasuria materiale dhe ta lëmë anash pasurinë e vërtetë shpirtërore [besimin dhe adhurimin në Një Zot], ngase do të vij një ditë që pasuria materiale do të vdes dhe nuk do ti bëjë dobi njeriut pas vdekjes dhe më konkretisht për këtë e kemi fjalën e bekuar të Muhammedit [alejhis-selam] ku thotë: “Njeriu vdes dhe shkon tek varreza me tri gjëra: me pasuri, me familje dhe me vepra, pasuria dhe familja kthehen kurse veprat i mbesin dhe shkojnë me të [dhe vetëm ato i bëjnë dobi pas vdekjes].”

Pra nxito ta ushqesh shpirtin duke adhuruar Krijuesin që të mban gjallë, atë që të mbikëqyr, atë që të ruan nga fatkeqësitë, atë që të mëshiroi dhe të begatoi me një dhuratë të madhe që ti përmes nënshtrimit ndaj saj mund ta fitosh Xhennetin, pra ushqeje shpirtin duke adhuruar Allahun përmes nënshtrimit të parimeve të përsosura islame.

Çdo njeri ka barrë mbi veten e tij, çdo njeri posedon një obligim që ky obligim ngërthen ndër vete punë dhe detyra të ndryshme, çdo njeri duhet të realizoj një mision, por sa kemi punuar ne për ta dërguar në vend amanetin për të cilin i premtuam Allahut se do ta realizojmë atëherë kur Allahu i krijoi shpirtrat. Pra dije njëherë e përgjithmonë se ti nuk je krijuar pa ndonjë qëllim të caktuar, ti nuk jeton vetëm që të hash dhe të pish, që ta ushqesh me kënaqësi dhe dëfrime epshin tënd, por je krijuar që ta adhurosh Zotin tënd që përmes atij adhurimi ta fitosh mëshirën në Ahiret. Pra ti nuk je asgjë tjetër pos një rob i Allahut dhe ke për detyrë që ta dërgosh në vend amanetin që ia dhe Allahut se do të iu nënshtrohesh dhe do ta adhurosh vetëm atë.

Islami si e vetmja fe e zbritur dhe e pranuar tek Zoti ty të fton në një rrugë që ndoshta fillimin e ka me sprova, sfida dhe sakrifica të mëdha por realisht fundin e ka me mëshirë dhe begati të pashtershme. Pra mos i shit begatitë e mrekullueshme të Ahiretit për një kohë [epsh] të shkurtër në Dynja ngase nuk ia vlen. Islami nuk të fton ty të bësh marrëzira, të bësh padrejtësi, të bësh krime, të zhytesh në amoralitet apo të flijohesh në emër të dikujt që nuk ia vlen, por të fton që të punosh dhe gjallërosh në sipërfaqen tokësore të Zotit, ta kujtosh dhe adhurosh sa më shumë atë dhe të krijosh shoqëri dhe kushte më të mira për jetë dhe zhvillim. Ti mund të triumfosh, ti mund të ngadhënjesh, ti mund të zhvillohesh dhe të përfitosh, por të gjitha këto kërkojnë punë, kohë dhe program. Dhe askund nuk mund ti gjesh pos në traditën e pastër islame [në Kur’an dhe Sunet]. Pra nxito ti pasosh hapat profetik, gjallëro dhe realizo misionin për të cilin je krijuar.

Mos vraponi pas epsheve dhe dëfrimeve të kësaj Dynjaje, të mos ju mashtroj kjo jetë e shkurtër, kjo jetë është sprovë, keni frikë Allahun sa të keni mundësi dhe shpresoni në mëshirën e madhe të tij dhe gjithashtu pendohuni para se të ju vijë meleku i vdekjes dhe para se të lind dielli nga perëndimi. E lusim Allahun [subhanehu ve teala] të i udhëzojë të devijuarit [të humburit] dhe me mëshirën dhe dëshirën e tij të na mundësojë të pendohemi dhe të kërkojmë falje nga Ai, ngase Allahu në Kur’an thotë: “Allahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.” [Kaptina En-Nisa/16]

Falënderojmë Allahun e madhëruar, kurse paqja dhe mëshira e tij qoftë mbi mbarë myslimanët e botës të cilët me sinqeritet ju përgjigjën thirrjes së ndershme të tij.

Bashkësia Islame e Kosovës - Këshilli i Bashkësisë Islame, Prishtinë Xhamia “Ebu Bekër Es-Sidik” - Prishtinë

Related Documents

Pse Jam Krujuar?
May 2020 3
Jam
October 2019 46
Jam
October 2019 59
Jam
May 2020 45
Jam
June 2020 34
Jam
December 2019 57

More Documents from ""