Antonij Todorov, Dobrin Kanev, Ilija Angelova, Ivan Radev, Ivelin Nikolov, Liljana Kaneva, Magdalena Dikova, Tatjana Buruxhieva, Julian Georgiev
MENAXHMENT I POLITIK Mbledhi dhe redaktoi:
Dobrin Kanev Fondacioni “Friedrih Ebert”, Zyra në Shkup Shkup, 2003
5
Për botuesin: Fondacioni-Friedrih-Ebert Byroja Shkup Milinka Trajkovska Botimi i parë – viti 2001 Fondacioni “ Friedrih Ebert”- Byroja rajonale Sofje Shkola për menaxhimin politik, Sofje, viti 2001 • • • • • •
Dobrin Kanev, përmbledhës dhe redaktor Antonij Todorov, Dobrin Kanev, Emilija angelova, Ivan Radev, Ivelin Nikolov, Liljana Kaneva, Magdalena Dikova, Tatjana Buruxhieva, Julian Georgiev, autorë Dimitar Stojanov – Dimo, artist Menaxhimi politik Fondacioni “Friedrih Ebert”- Byroja rajonale Sofje Shkolla për menaxhimin politik
Përktheu: M-r Nazmi Maliqi Lektor: Liri Lena Shtypi: “INVEST- TREJD”- Shkup Tiraxhi: 600 SIP- Katalogjizimi në publikimin, Biblioteka popullore dhe univerzitare “Shën. Klimenti i Ohrid” –Shkup 32.008.1/2(035) Menaxhimi politik/ Antonij Todorov, Dobrin Kanev, Ilija Angelova, IvanRadev, Ivelin Nikolov, Liljana Kaneva, Magdalena Dikova, Tatjana Buruxhieva,Julian Georgiev; përmbledhës dhe redaktor Dobrin Kanev; përkthyes Nazmi Maliqi,Shkup Fondacioni Friedrih-Ebert, Byroja Shkup 2002- 292 faqe. Ilustrime, tabela; 24 cm Fusnota për tekstin. Bibliografia: 289-292 ISBN 9989-109-02-8 1. Todor, Antonij a) Menaxhimi politik- doracak COBISS-ID 50191114
6
Përmbajtja Parathënie Prathënie e botimit maqedonisht Kreiu i Parë: MENAXHIMI ORGANIZATIV Menazhimi i kohës në politik Për aftësinë e politikanëve për të menaxhar Kohën.... Ç‘na pengon për të organizuar më mirë kohën tonë? Si ta organizojmë kohën tonë? Puna ekipore Nevoja e punës ekipore në politik Marrim pjesë në ekip me anët tona të dobta dhe të forta Indikatori Majers- Brigs Rregullat themelore për punë më të mirë ekipore Takimet punuese dhe kshillimet Shkathtësia për udheqje dhe fsacilitim në procesin grupor Probleme dhe zgjidhje Mardhënjet reciproke “Udheqës- personel” Organizimi i takimeve punuese dhe këshilimeve Menexhimi gjatë situatave të konflikteve Mardhënjet ndërnjerëzore Konfliktet Llojet e konfliktit Mënyrat e zgjidhjes së konflikteve Zhvillimi i bisedave Llojet e bisedimeve Kushtet për mbajtjen e suksshshme të bisedimeve Periudhat e bisedimeve Pengesa gjatë gjetjes së zgjidhjeve
Kreu i dytë: ANALIZA POLITIKE Informata politike
7
Mbledhja e informatave politike Burimet e informatës politike Organizimi i informatës Puna me informatën politike Dokumentat analitik në politikë Dokumenti për qëndrimin politik Raporti për paralajmërim me kohë Argumeni Poitik Ndikimi i argumentave Krijimi i argumentave “Pro” dhe “kundër”
Kreu i tretë. KOMUNIKIMI POLITIK Strategjia e Komunikimit Propaganda, manipulimi, konflikti Teknikat themelore propaganduese të ndikimit Komunikim ose konflikt? Strategji diskurzive të komunikimit Komunikimi verbal dhe joverbal Gjuha politike Komunikimi joverbal Puna me mediumet Specifikat e mediumeve të caktuara Mediatrajnimi Dhënja e intervistave Fjalimi politik Struktura dhe specifikat e fjalimit politik Fjalimi paraelektoral Mbajtja i fjalimit
Kreu i katër. FUSHATA PARAELEKTORALE Përgatitjet për fushatën paraelektorale Strategjia e fushtës paraelektorale Elementet kruesore Plani i fushatës paraelektorale Grafik-ekzemplari i fushatës paraelektorale Organizimi i fushatës
8
Shtabi paraelektoral Puna me zgjedhësit Puna me gupet e dedikuara Platformat paraelektorale dhe porositë Vendi dhe rëndësia e programeve paraelektorale Procesi i përpunimit të programit Fjalimet paraelektorale Bashkëpunimi me mediumet në situatën paraelektorale Media plani Materiali i shtypur në reklamat paraelektorale Problemet gjatë shfrytëzimit të mediumeve audiovizuele LITERATURA
9
PARATHËNIE
Qëllimi i këtij botimi është t’u propozojë politikanëve bullgar dhe ekspertëve bullgar mundësi për të përfituar aftësi analitike, organizative, të komunikimit dhe të udhëheqjes si dhe nëpërmjet ushtrimeve dhe trajnimeve, të afërta me praktikën dhe me përvojën personale të pjesëmarrësve të rrisë kompetencën e tyre në të vepruarit politik. Në kushte të sistemit demokratik politik nuk mund të paramendohet puna e suksesshme politike, pa aftësi dhe pa kompetencë për aktivitete politike dhe pa mjete profesionale të menaxhimit. Kjo posaçërisht vlenë për demokracitë e reja si ajo në Bullgari, ku shumicës së politikanëve u mungon kualifikimi i mjaftueshëm profesional dhe përvoja në lëmin e menaxhimit të politikës dhe të organizimit. Politikanët bashkëkohor çdo ditë ballafaqohen me sprova për t’i u konkuruar kundërshtarëve të tyre politik, të zhvillojnë debat të hapur politik dhe të jenë këmbëngulës në mendimin e vet, t’i prezentojnë qartë dhe në mënyrë të kuptueshme bindjet dhe qëllimet e tyre politike, të jenë efektiv në administratë, të udhëheqin veten dhe të tjerët. Ata janë iniciatorë të aktiviteteve të reja politike ose janë me tendencë që t’i ndryshojnë ato ekzistuese. Që të kenë sukses në të gjithë këtë, atyre u nevojiten njohuri dhe aftësi të posaçme, bazë për marrjen e vendimeve më të mira, dhe me këtë edhe ushtrimin e një politike efektive, që të lehtësojnë dialogun politik, të sigurojnë legjitimitetin e veprimeve politike, të shkojnë drejt niveleve më të larta të përkrahjes për strategjitë politike, që ndiqen dhe në këtë mënyrë të bëjnë të mundshme përkrahjen e vet politikanëve. Këto njohuri dhe aftësi së paku kanë dy anë. Njëra është kompetenca profesionale, njohuritë për esencën dhe përmbajtjen e politikës. Tjetra është aftësia për të shkaktuar mirëbesim në personalitetin vetiak dhe në qëndrimet vetiake politike. Nëse një politikan dëshiron të ushtrojë rol aktiv dhe të rëndësishëm, ai ka nevojë për këto njohuri dhe aftësi, specifike për nga përmbajtja dhe forma e tyre. Ky edicion është një udhëzues praktik se si të fitohen ose të
10
përmirësohen aftësitë në këtë aspekt të dytë. Kjo ka vënë para vehtes si detyrë që t’u përgjigjet këtyre pyetjeve: * Si të drejtohet me sukses koha e politikanëve? * Si të organizohet puna ekipore në politikë? * Si në mënyrë efektive dhe pa tronditje të drejtohen këshillimet dhe takimet punuese? * Si të drejtohet puna me bashkëpunëtorët ashtu që ajo të jetë efektive dhe të krijojë kënaqësi? * Si të zgjidhen konfliktet e krijuara? * Si të arrihet zgjidhja më e mirë gjatë negociatave? * Si më saktë të caktohet t’i pi i informatës politike që është e nevojshme; si të mirret ajo, si të vlerësohet dhe të shfrytëzohet? * Si arrihet në një qëndrim solid të arsyeshëm politik? * Si të prezentohet dhe të qëndrojë në mënyrë të argumentuar ky qëndrim para politikanëve dhe para opinionit më të gjërë? * Si në veprimtarinë politike të shfrytëzohen me sukses mjetet e komunikimi verbal dhe joverbal? * Si mund të rritet ndikimi i fjalimit politik? * Si janë rregullat e punës së suksesshme me mediumet? * Si të organizohen fushatat e suksesshme paraelektorale? Kuptohet, ky libër kursesi nuk përmbanë reçeta të patentuara për suksesin në veprimtarinë politike. Ky nuk pretendon që të paraqesë në mënyrë të vetme instancën e fundit, sepse politika është fushë e cila kërkon përgatitje të shumëfishtë, fantazi, inventivitet, bindje dhe durim. Ky përpiqet që tu japë politikanëve, ekspertëve dhe organizatave politike impulse për të mësuar nga mundësitë e tyre dhe për të nxitur fantazinë e tyre politike. Njëkohësisht, ky edicion përputhet edhe me praktikën. Ai jep këshilla praktike për punët e përditshme politike në situata konkrete. Pjesët e librit shumë herë janë provuar nëpër seminare të Shkollës të menaxhimit politik të formuar në vitin 2000, Byronë rajonale në Sofje dhe në Fondacionin “Friedrih Ebert”. Gjatë përpunimit të temave ekipi i autorëve përdorte metoda të ndryshme të caktuara botërore, posaçërisht metodën Akademisë politike të Fondacionit “Friedrih Ebert”, Bon. Mjeti ndihmës mësimor “Menaxhimi politik” është përshtatur jo aq sa “për të lexuar”, se sa “për punë”. Përdorimi i tij ndoshta nuk do të jetë aq i dobishëm pa ushtrime praktike. Në fakt, ky pjesërisht është përshtatur për
11
përgatitje individuale, por mund të shërbejë edhe si “doracak” për punë politike. Por qëllimi i tij kryesor është që të jetë bazë e ushtrimeve praktike dhe t’i nxisë politikanët dhe ekspertët e interesuar për një ushtrim të këtillë.
Sofje,dhjetor 2000 Mihael Vajhert Drejtor Byroja rajonale Sofje Fondacioni “Friedrih Ebert
doc.dr. Dobrin Kanev Udheqës shkencor Shkolla për menaxhim politik
12
PARATHËNIE E EDICIONIT MAQEDONAS Me kohë Bizmarku ka theksuar se “politika është aftësi e së mundshmes”. Peter Slloterdajk duke e komentuar këtë thënie, në stilin e vet do të nënvizojë se interpretimi i këtillë në vehte fsheh paralajmërimin për fëmijët e mëdhenjë të cilët në mënyrë të pa autorizuar e përvehtësojnë shtetin. Në fakt, në sytë e çdo burrështetasi serioz, fëmijë janë ata të rritur të cilët asnjëherë nuk kanë pasur mundësi të sigurtë të mësojnë të dallojnë të mundshmen nga e pamundshmja. Pikërisht për këtë arsye “aftësia e së mundshmes” është njëjtë si aftësia në lëmin e politikës për t’u mbrojtur nga brutaliteti i të pamundshmes. Aftësia politike gjendet në piedestalin e piramidës së racionalitetit që vendos marrëdhënie hierarkike ndërmjet asaj shtetërores dhe privates, ndërmjet urtësisë së atyre që sundojnë dhe interesit të grupit, ndërmjet të rriturve politik dhe fëmijëve politik. Nëse shprehja “aftësia e së mundshmes” shihet në mënyrë serioze, na jepet hapësirë për konotacione, të cilat prekin vet fillimin e lindjes së politikës. Prekin edhe kërkimin e Platonit për gjithë atë që duhet të posedojë një burrështetas dhe synimin e Aristotelit për zbulimin e mundësisë themelore për jetë të njerëzve në bashkësi. Politika, si teori por edhe si praktikë, lindi në shekullin e gjashtë para erës së re në qytetet e vogla të Greqisë antike, sepse atëherë u paraqit edhe demokracia si formë e jetës politike. Ekzistojnë shumë teori se përse pikërisht aty dhe pikërisht atëherë lindi politika dhe jo në Egjipt, në Mesopotami ose Sumer. Gjithashtu ekzistojnë edhe përgjigje të ndryshme, por njëra nga to na thotë se helenët e vjetër nuk donin të jetonin në shtete të mëdha dhe se kishin ndërthurur ndjenjën se janë të lirë dhe të barabartë. Poliset antike, përveç Athinës, Sirakuzës dhe Akragantës, kishin ndërmjet pesë dhe dhjetë mijë qytetarë. Idealin që Platoni e saktësoi në “ligjet” është fakti se Polisi duhet të jetë aq sa të mund të shihet i tërë nga maja më e lartë dhe se të gjithë qytetarët e tij duhet të vijnë në Kuvend. Grekët nuk mund as të mendonin se do të zgjedhin ndonjë që nuk e njihnin, ose do të mund të sillnin vendim pa diskutim demokratik. Edhe pse ishin të detyruar të durojnë
13
tiraninë, e njihnin vetëm pushtetin e njerëzve të denjë, që do të thotë pushtetin në bazë të ligjeve dhe të kushtetutës. Helenët konsideronin se lumturia është e mira më e madhe për numrin më të madhe të njerëzve dhe se politika është veprimtari, e cila duhet të mundësojë vënien e rregullit tek pjesa më e madhe e njerëzve në ndonjë bashkësi për t’i bërë të lumtuar dhe të gëzueshëm. Detyra e shtetit ka qenë të krijojë dhe të edukojë qytetar të mirë demokrat, të cilët do të krijonin ligje të mira dhe shtet të mirë. Politika ka qenë lidhur ngushtë me etikën. Kështu për shembull kur Pitagora dëshiron që dëgjuesve në Athinë t’ju shpjegojë lindjen e bashkësisë, të ligjeve dhe të rendit juridik, ai rrëfen për mitin e Prometheut dhe Epimeteut. Në fakt, kur Zeusi vendosi të krijojë krijesa të gjalla, dy vëllezërve, Prometheut dhe Epimeteut u dha një thesë me karakteristika të ndryshme, me detyrë që t’ua ndajnë drejt të gjithëve. Pasi Epimeteu nuk iu përmbajt parimeve, për krijesën e fundit dhe më të pambrojtur- njeriun, nuk mbeti kurgjë. Prandaj Prometheu e vodhi zjarrin nga perënditë dhe ua dhuroi njerëzve, por ata nisën të bëjnë armë, të luftojnë dhe të vrasin njëri tjetrin. Zeusi me habi e shihte këtë sjellje dhe vendosi t’u ndihmojë, duke u dhuruar turpin moral (aidos) dhe drejtësinë (dike). Atëherë njerëzit nisën t’i rregullojnë bashkësitë politike sipas drejtësisë, ligjeve dhe moralit. Domethënë, duhet të krijohej bashkësi politike e cila fuqimisht do t’i mbante njerëzit sëbashku. Kjo nuk do të ishte e mundshme të arrihej vetëm me drejtësinë dhe ligjet por duhej të kihej ndjenjë e fortë për obligimet morale dhe vlerat e caktuara, të cilave do t’u përmbahej bashkësia që të mund të ekzistojë. Më vonë politika është kuptuar krejtësisht ndryshe, u paraqitën teori të cilat e ndanin politikën nga morali. Makjaveli pohonte se politika është aftësi e të sunduarit me njerëzit. Hobsi gjatë revolucionit anlgez, duke shkruajtur Levjatanin, konkludoi se njerëzit janë egoist, agresiv dhe krijesa amorale, të cilët synojnë sundimin dhe dominimin ndaj të tjerëve. Këtë e kuptoi si gjendje e natyrshme në të cilën gjenden njerëzit, por edhe se duhet të dalin nga një gjendje e këtillë e luftës së të gjithëve kundër të gjithëve. Pasi njeriu është krijesë e arsyeshme, ai synon drejt marrëveshjes dhe harmonizimit. Qytetarët heqin dorë nga e drejta që çdo njëri vetë të posedojë sovranitetin duke ia lënë një gjë të tillë Sovranit mbretit, ose ndonjë trupi të
14
zgjedhur. Kështu ligjet i rregullojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe e kufizojnë lirinë që i cënon të tjerët. Duke u nisur nga qëndrimet e teorisë së marrëveshjes shoqërore teoria politike gjatë 300 vjetëve të fundit është duke kërkuar institucione për kontrollin e pushtetit, për të penguar keqpërdorimin e tij. Kështu në jetën politike vendoset Parlamenti; pushteti dhe opozita; ndarja e pushtetit në atë ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor; paraqitet mendimi publik që i mbron qytetarët nga të gjitha këto institucione. Politika sërish bashkohet (dhe jo vetëm deklarativisht me moralin, duke kërkuar me këtë rast koncezus nga qytetarët rreth disa çështjeve. Sot, në fakt nuk ekziston bashkësi politike e cila mund të qëndrojë në bazë të parimit se politika është përmbledhje e çfarëdo gjëje, se në të nuk ka kurrfarë morali, se kurrfarë marrëveshjesh nuk vlejnë dhe se mbështetet në sundim dhe dominim. Nuk mund të ekzistojë bashkësi e këtillë sepse ajo në kushte të këtilla do të shkaktonte humbjen e tërësishme të besimit në komunikimin reciprok. Morali, përkatësisht respektimi i parimeve të caktuara, paraqet supozimin themelor që të mund të komunikojnë njëri me tjetrin por edhe me botën. Në kushte të demokracisë së tërthortë, kur ju i zgjidhni përfaqësuesit tuaj dhe ata vendosin në vend tuaj, janë të mundshme manipulime të ndryshme, nëpërmjet të cilëve manipulohen njerëzit. Prandaj janë të nevojshme instrumente të kontrollit: ndarja e pushtetit; mendimi publik; shtypi i lirë i cili syçelë ndjek Parlamentin, Qeverinë, opozitën për të mos u tjetërsuar pushteti aq shumë nga populli që e ka zgjedhur. Gjatë kalimit në demokraci shumë “nxënës”, individë të kalitur teoritikisht në Maqedoni konsiderojnë se më esenciale është që njerëzit të çohen në një gjendje për të kuptuar se ç’është interesi i tyre, dhe kur ta mësojnë këtë, atëherë të nisin realizimi e atyre interesave. Për fat të keq dekadën e fundit në kushte të “lirisë dhe demokracisë” u tregua se njerëzit shpeshherë punojnë në llogari të dëmit të vet dhe se lehtë mund të manipulohen. Dikur mjaftonte vetëm t’u ofrohet diçka iracionale, çka do qoftë ajo dhe emocionalisht do t’i prekte. Ky është një sinjal i keq për njerëzit dhe paralajmëron se nuk nevojiten mekanizma të mëdha dhe përgjegjëse për t’u mbrojtur nga iracionaliteti, manipulimi i njerëzve, gënjeshtrat. Nuk është aspak e padëmshme kur ndonjë do të fillojë të tregojë
15
përalla të shkurtëra. Duhet kapur faktin se njerëzit lehtë manipulohen dhe se ndonjëherë në pluralizëm zhvillohet një lojë e çuditshme ndërmjet demagogut dhe masës: demagogu dëshiron të përfitojë masën dhe nisë të flasë për atë që njerëzit dëshirojnë ta dëgjojnë; por, pas një kohe të caktuar, demagogu nuk mund të flasë asgjë tjetër; në fillim ai e mashtron masën, ndërsa më vonë masa manipulon me të. Në këtë mënyrë aktivizohet tek ne etno-nacionalizmi si ideologji kolektive, kur kompromitohet një ideologji tjetër kolektive që e quanin socializëm. Por, kjo na ndodhi vetëm se nuk ka ekzistuar individualizmi, nuk ka pasur liberalizëm, parti politike të pavarura të themeluara në mënyrë autentike dhe sociale, sindikata reale të pavarura, shoqata dhe iniciativa që do ta zhvillonin frymën private - individuale. Në kushte të varfërisë së përgjithshme, materiale dhe shpirtërore, ne nuk kemi pika të vërteta pluraliste, të cilat mund t’i kundërvehen pushtetit dhe të mbrojnë pavarësinë e tyre. Gjithashtu, nuk kemi mundësi të ndërtojmë parti politike të cilat do të ishin të forta në aspektin kadrovik, të etabluara demokratikisht dhe të forta moralisht, për t’i u kundërvënë atyre që i përdorin të gjitha mjetet ekzistuese, të trashëguara nga socializmi dhe disponojnë gjithë pasurinë e vendit tonë, për të sunduar me “lehtësi të padurueshme”. Nuk mundëm të ndërtojmë as shoqëritë e zhvilluara demokratike civile. Po të kishim këtë, njerëzit do të ishin të pavarur, ekonomikisht stabil dhe imun ndaj kërcënimeve partiake ose “të reketarëve” dhe gjendja do të ishte krejt ndryshe. Në mungesë të kësaj që e përmendëm në skenën politike, me pak përjashtime kemi politikanë - karikatura. Na paraqiten liderë politik, njerëz që duhet ta drejtojnë shtetin, të krijojnë publik, të cilin e mbajnë me vullgarizma, intriga, nënçmime dhe primitivizëm. E gjithë kjo nuk është pa rëndësi, ajo i edukon masat, krijon kulturë politike më primitive, në të cilën nuk është me rëndësi përmbajtja, por sharjet që ia bëjnë njëri tjetrit, fyerjet dhe përplasjet. Kultura politike erodohet deri në atë shkallë sa që me politikë kuptohet çdo gjë, dhe konsiderohet se çdo gjë është e lejueshme. Nuk është mirë të përfitoni popullin me diç konkrete në zgjedhje, ndërsa pastaj të bëni diçka krejtësisht tjetër duke pohuar se ky është makiavelizmi ynë. Në kushte të këtilla kërkesa për ripërtërirje morale nuk është kurrfarë liturgjie, por vetëm kërkesë reale serioze. Mbështetja në vlerat
16
reale, respektimi i parimeve, zhvillimi i procedurave demokratike dhe ndërtimi i shoqërisë reale civile paraqet bazën e përparimit tonë. Ky libër, i përbërë nga disa autor bullgarë, ndërsa i botuar me ndihmën e fondacionit “Friedrih Ebert” paraqet mudësinë e jashtëzakonshme edhe për politikanët tanë, por edhe për politikologët, që të fitojnë njohuri dhe të mësojnë aftësi të shumta, të domosdoshme për cilin do aktor të skenës politike. Edhepse shumë politikanë në Maqedoni nuk pëlqejnë të lexojnë literaturë të këtillë, sepse janë të bindur se “kanë lindur” për politikë, libri me thjeshtësinë, me praktikën dhe me seriozitetin e vet me siguri do të nxisë interes edhe tek ata, nëse jo tani atëherë me siguri në atë moment kur do të ballafaqohen me mundësinë e mënjanimit të tyre nga skena politike. Dr. Gjorgje Ivanov
17
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
18
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË
Kreu i parë
MENAXHIMI ORGANIZATIV MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË
Për aftësinë e politikanëve për të menaxhuar kohën Të gjithë e dijmë se në punën e politikanëve koha është një nga faktorët më esencial. Të gjithë kemi përjetuar periudha, kur koha nuk na ka mjaftuar, për të përfunduar atë që e kemi planifikuar. Posaçërisht në periudhën e fushatave paraelektorale, kur janë të nevojshme shumë punë të bëhen paralelisht. Pothuajse nuk ka struktura organizuese në të cilën kohë pas kohe të mos paraqitet problemi i nevojës së organizimit më të mirë të kohës. Duhet të pranojmë faktin se edhe përkundër njohurive për këtë nevojë, në praktikë punët ndryshojnë fare pak. Kur ndodh një gjë e këtillë procesi është aq i mundimshëm sa thjeshtë na bën që të heqim dorë. A keni vërejtur se si mendojmë për organizimin e kohës sonë? Kjo pyetje aspak nuk na intereson kur punët zhvillohen mirë. Një gjë e tillë do të na dalë përpara atëherë kur do të paraqiten shenja e lodhjes, të ngarkimit, të ngacmimit dhe të stresit. Ndjehemi të pakënaqur nga vetvehtja, nga të tjerët, sikur fajtor të jetë e tërë bota. Bëhemi të mërzitshëm dhe të padurueshëm në familje, në rrethin e miqëve. Zhytemi gjithnjë e më shumë në problemet tona. Dhe vetëm atëherë do të konkludojmë se për të dalë nga ky rreth magjik është e domosdoshme të mësojmë të punojmë më mirë me faktorin kohë. Megjithatë, pak njerëz, pranojnë se menaxhimi i faktorit kohë është diç shumë i vështirë. Kjo prek përcaktimet tona jetësore, filozofinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Menaxhimi kohës në praktikë do të thotë të bëhet ndryshim, me qëllim që të
19
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv zbulohen mundësitë e reja në punë dhe në jetën e personalitetit. Ndryshime, nga ana e vet do të thotë gatishmëri që në mënyrë të vetëdijshme t’u vehet pikëpyetje stilit të ndërtuar të punës dhe të jetës, veprimtarive të përditshme rutinore, shprehive të caktuara, si dhe vet rregullimit të vendit të punës. Ndryshim do të thotë edhe vullnet për të hequr dorë nga ajo që mendojmë, se na pengon dhe se i pranojmë dallimet e së resë me të gjitha luhatjet, frikën dhe pasigurinë që del nga to. A e kemi parashtruar ndonjëherë pyetjen se ç’tip jemi nga aspekti i qëndrimit tonë ndaj faktorit kohë. * A jemi ai tip i cili i është rrekur punës që ta kryejë në momentin e fundit; të aktivizohet dhe të veprojë efektivisht vetëm atëherë, kur puna nuk duron kurrfarë shtyerje dhe në fund të arsyetohet, se edhe pse bëra ç’mos edhe kësaj radhe gjërat u rregulluan? * Ose, a jemi nga ai tip i njerëzve, të cilët e pranojnë mbi vete punën e tërësishme; rregullisht mbajnë ndjenjën se janë përgjegjës për çdo gjë, punojnë shumë, lodhen, dhe mendojnë se nuk është e mundur të kryhen të gjitha. Së fundi edhe ata shpesh janë të pakënaqur me vetvehten, kur vetë puna nuk është kryer tërësisht dhe ashtu si duhet; * Apo jemi nga ata tipa që nuk mund të refuzojnë kur do t’ju drejtohen për një lutje për diçka; eprorëve gjithsesi nuk mund t’u refuzohen gjërat, ndërsa edhe ndaj kolegëve duhet pasur mirëkuptim; a mundet veprimtaria politike pa këtë; në fund vuajmë jo vetëm ne por edhe e tërë puna; * A jemi nga ata tipa të njerëzve të cilët dëshirojnë të punojnë shumë, por në punën politike shpesh u mungojnë mundësitë; edhe përkundër përpjekjeve të tyre, ajo që e propozojnë nuk mund të hyjë në punë; ata u humbin kohë të tjerëve, për të shqyrtuar idetë dhe propozimet joadekuate. Këto janë vetëm disa nga tiparet karakteristike që i posedojnë njerëzit. Ato kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punën tonë në përgjithësi dhe pjesërisht, gjithsesi edhe me menaxhimin e kohës në politikë. Puna e politikanëve është shumë e lodhshme dhe nëse ai nuk e njeh mirë vetveten, aftësitë dhe prirjet e tija vetiake, me siguri nuk do të mund t’i përshtatet kohës, nuk do të mund t’i mbajë të gjitha ngarkesat.
A e dimë se ç’është në fakt koha? Shpesh e shfrytëzojmë frazën “nuk kam kohë”, pa u përqëndruar se a është kjo e logjikshme ose jo. Rëndom nuk kemi ndonjë send, ndonjë sasi të sendeve. Kur
20
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË do ta dëgjojmë këtë shprehje duhet të mendojmë se a mund të karakterizohet koha me fakte sasiore? Dhe në fakt, si janë specifikat e faktorit kohë? Koha mund të matet me sasi. Por ajo rregullisht rrjedh dhe nuk mund të vazhdohet më tepër se ç’është, me atë që disponojmë nga lindja deri në vdekje. Kjo është e pazëvendësueshme, e pandashme dhe nuk i nënshtrohet mbrojtjes (përveç në pikëpamjet tona subjektive). Nuk mundet si Fausti të brohorisim “O çast i këndshëm, ndalu t’i je aq i bukur!” dhe të ndalim kohën. Se a do ta shfrytëzojmë edhe si do ta shfrytëzojmë ajo varet në radhë të parë nga vullneti dhe dëshira jonë. Rëndomë njerëzit janë të pakujdesshëm, kur kalkulojnë me kohën e tyre. Njeriu është i prirur gjithnjë të mendojë se në jetën e tij ka shumë kohë, se do të ndajë kohë për diçka, nëse ajo është e qenësishme; se disa gjëra mund t’i shtyjë për më vonë, kur do të ketë më tepër kohë. Këto specifika të përgjithshme të kohës mund të na ndihmojë që të njohim raportin tonë me të. Por që të mund ta menaxhojmë më mirë neve duhet të kemi një pasqyrë më të lartë se sa kohë kemi mesatarisht, në lidhje me ligjet e natyrës. E dijmë se * Një natë e një ditë ka 24 orë; * Një javë ka 168 orë; * Një muaj ka 720 orë; * Një vit ka 8.640 orë. Nëse pranojmë se gjatësia mesatare e jetës është 70 vjet, atëherë njeriu disponon gjithsej 600.000 orë. Prej atyre gjatë 18 vjetëve të para, në fakt, rreth 150.000 orë i dedikohen zhvillimit dhe arsimimit të tij. 450.000 orë të tjera barabarsisht ndahen për gjuhë, për punë dhe për kohë të lirë. 1 ditë 1 javë muaji, gusht viti 1997 70 vjet prej 1 deri 18 vjet prej 18 deri 70 vjet
= = = = = = =
24 orë 168 orë 720 orë 8.640 orë 600.000 orë 150.000 orë 450.000 orë
gjumë 150.000 h
21
kohë e lirë 150.000 h
punë 150.000 h
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Konkluzat janë të qarta, por megjithatë, është e domosdoshme të ndahen disa prej tyre: * Koha është kapitali ynë më i çmueshëm; * Koha nuk mund të blehet me para; * Koha jonë gjithnjë shkurtohet; * Koha rrjedh rregullisht dhe e pandryshuar; * Koha është jeta jonë. Këtu nuk ekziston vend për dëshpërim. Përkundrazi. Një nga vlerësimet më optimiste për kohën pa dyshim është ai i Anshtajnit - “Më intereson në radhë të parë e ardhmja, sepse ajo është kohë në të cilën jetoj.” Çdo njeri disponon kohë, që i është caktuar me jetën, por asnjë nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë çka dëshiron. Të përkujtojmë mendimin “nuk është pak koha që e kemi, shumë është koha që nuk e shfrytëzojmë” (Seneka). Dhe të përpiqemi në këtë aspekt ta sqarojmë shprehjen “nuk kam kohë” dhe t’i japim domethënie pragmatike. Kjo do të mund të formulohej në këtë mënyrë: * Nuk do të ndajë kohë për të; * Tani s’është me aq rëndësi për mua; * Kam përparësi të tjera; * E vlerësoj shumë kohën prandaj nuk mund të ndajë kohë për një punë të tillë. Detyra: prezentoni në formë të tabelës ndarjen e një dite punuese tuaj normale si politikan sipas llojeve të veprimtarive dhe kohën e nevojshme për kryerjen e tyre. Përshkruani se çfarë veprimtarishë keni kryer dhe sa zgjatë dita juaj punuese normale..
Llojet e veprimtarisë
Koha
Si janë rezultatet? A kemi paraparë çdo gjë, që rëndomë e bëjmë gjatë ditës së punës? A kemi përfshirë kohën për biseda telefonike dhe sa është ajo? Sa kohë ndajmë për të pirë kafe? A ndërpritet puna jonë nga vizita të papritura dhe sa kohë na marrin ato? A paraqiten shpesh momente të paparashikuara dhe cilat janë ato? Sa kohë na nevojitet për përgatitjen dhe nënshkrimin e dokumentave? Sa kohë na merr
22
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË informimi për të kryer punën tonë? Por kur nuk do të ketë rrymë? Nëse nuk ka material zyre? Nëse është ftohtë në vendin e punës? Nëse nuk ekziston teknika e domosdoshme dhe duhet të dalë përjashta për të kryer punën tonë? Nëse nuk kemi në disponim automjet, për të arritur në vendin e caktuar për një aktivitet të veçantë? Këtij numërimi të gjërave mund t’u shtohen edhe shumë të tjera. Por qëllimi nuk është ky. Qëllimi ynë është: 1. Të konstatojmë cilat veprimtari nuk i kemi paraparë dhe sa kohë na marrin ato? 2. Sa është gjatësia mesatare e ditës sonë punuese? 3. A mund t’i përballojmë kësaj? 4. A mund të racionalizohet koha e jonë punuese? Njeriu në parim anon që të mos e shënojë punën e rëndomtë. Si punë konsiderohen vetëm detyrat e mëdha, ndërsa aktivitetet që e ndjekin atë nuk janë të shumta. Këto aktivitete “të parëndësishme” në fakt marrin shumë kohë, por ne nuk jemi mësuar drejt t’i vlerësojmë. Për shembull, është llogaritur që të shkruhet, formohet dhe adresohet një letër e rëndomtë zyrtare e llojit “e morëm informatën, u falenderohemi, mbetemi edhe mëtutje në kontakt me ju” nevojiten të paktën 20 minuta. Ne i quajmë aktivitetet e këtij lloji të kohës teknologjike, por rëndomtë nuk parashohim se sa pjesë të madhe të ditës së punës e kalojmë me to. Habitemi, kur eprorët pak më vonë, pasi e kanë caktuar detyrën, dëshirojnë t’u japin raport. Si është konkluza, e cila drejtpërsëdrejti ka lidhje me organizimin më të mirë të kohës? Koha është tërësi objektive që matet. Por pikëpamja e jonë për të është subjektive. Ta ilustrojmë këtë me dy shembuj nga përditshmëria. Paraqisni situatën që vijon: Shkoni me gruan tuaj në treg. Koha juaj është e kufizuar, sepse keni me mijëra obligime të tjera, por në të njejtën kohë ka edhe futboll. Ajo, në fakt kërkon të blejë këpucë - që njëkohësisht të jenë të lira por të jenë edhe elegante, kuptohet edhe t’i rrinë mirë. Shkoni nga një dyqan në tjetrin. Ajo i provon, ndërsa ju rrini e prisni. E shihni me inat orën tuaj dhe nervozoheni. Në fund ajo definitivisht i blenë këpucët dhe u thotë: “E sheh se sa shpejt e kryem?” Ndërkohë ndeshja e juaj e futbollit përfundoi.
23
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Dhe e kundërta. Niseni me gruan tuaj në treg. Në këtë moment ndodh që vetura të mos ndizet. Ju e hapni kapakun dhe i thoni gruës suaj: “prit një minut”. Pastaj vërtetohet se defekti është më serioz. E thirrni edhe fqiun që t’u ndihmojë dhe në fund vetura ndreqet. Ju duket sikur e gjithë kjo punë u krye për disa minuta. Por gruaja juaj tani më ka bërë pazarin dhe me inat u bërtet se keni humbur tërë ditën me këtë veturë. Këto shembuj të rëndomtë na bëjnë të konkludojmë. Pranimi subjektiv dhe vlerësimi i ngjarjeve ndikojnë ndaj ndjenjës sonë për kohën.
Çka na pengon për të organizuar më mirë kohën tonë? Tani më konstatuam se pikëpamjet tona subjektive për kohën ndonjëherë ndryshojnë shumë nga realiteti. Prandaj te menaxhimi i kohës duhet të nisemi nga realiteti dhe jo nga pikëpamjet tona. Të jemi sa më konkret që është e mundshme që të përcaktojmë se si në fakt qëndrojnë punët me organizimin e kohës sonë. Gjëja e parë dhe më esenciale që duhet të bëjmë është të përpiqemi ta analizojmë dhe të vlerësojmë përvojën tonë personale. Këtu pikënisje është pikëpamja se në radhë të parë kjo është bazë për ndryshime në të ardhmen. Nëse seriozisht sillemi në vet vlerësimin e punës sonë është e domosdoshme të shtrojmë disa pyetje dhe në vazhdim gjatë një periudhe të caktuar kohore t’i ndjekim përgjegjet e sakta dhe të plota. Këto janë pyetjet e tipit të: * A shfrytëzoj në punën time ndonjë mënyrë të planifikimit ditor, javor, mujor dhe vjetor? * Në çfarë mënyre e planifikoj punën - a kam shprehi të bëj edhe plane të shkruara? * Nëse bëj plane të shkruara a i zbatoj duke i kryer realisht? * Si janë rezultatet - a ekziston shmangie ose jo? * Si rjedh dita ime punuese, çka bëj rëndomë? * Cila punë më shkakton kënaqësi dhe cila jo? * Cilave detyra përpiqem t’u shmangem? * Çfarë detyrash dëshiroj të kryej? * Çka më nervozon në vendin e punës? * Ç’është për mua sukses dhe mossukses?
24
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË
Çdokush duhet ta dijë se pyetjet personale mund t’u ndihmojnë (nëse u përgjigjet shpesh) ta analizoni realitetin ashtu si është dhe jo ashtu siç e pranon ai. Nëse keni guxim të mjaftueshëm, mund t’i krahasoni përgjegjet tuaja me vlerësimet e punës së disa kolegëve dhe miqëve tuaj, mendimet e të cilëve i respektoni. Çdo njeri ka anet e veta të dobëta. Nuk duhet për këtë të shqetësoheni. Duhet të pranojmë qetë faktin se në punë gjithnjë ekzistojnë aktivitete, të cilat na mërzisin dhe të cilat nuk janë në pajtim me ne, të cilat na alarojmë dhe për të cilat konsiderojmë se kot na e marrin kohën. Në mënyrë të sinqertë të përpiqemi saktë t’i përcaktojmë cilat janë ato. Specialistët kanë përpunuar një listë nga shkaktarë të ndryshëm të cilët na pengojnë për organizimin më të mirë të kohës sonë. Ja disa prej tyre: Telefoni - Rregullisht cingëron; - E ndërpret kryerjen e detyrave të rëndësishme; - Bisedat janë shumë të gjata; - Ndonjëherë nuk e kam të qartë për çka u paraqit dhe më nevojitet informim plotësues; - Nëpërmjet telefonit më parashtrohen disa detyra vijuese. Vizituesit - Kolegë, të cilët dëshirojnë të flasim ose të analizojmë disa gjëra; - Vizita të padëshirueshme të anëtarëve dhe simpatizuesve; - Njerëz jo aq të përgatitur për diskutim. Diskutimet - Shumë të gjata; - Me rezultat të padëshirueshëm; - Kërkojnë përgatitje të mëdha; - Është kryer përgatitja për problemet, të cilat pastaj prolongojnë ose bien poshtë; - Jo aq të përgatitura; - Pritja e gjatë. Përparësitë - Shpesh mungojnë përparësitë e qarta;
25
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv - Përpiqem të bëj disa punë në të njejtën kohë; - Nuk jam koncentruar në më të rëndësishmen; - Dëshiroj maksimalisht mirë të njihem me faktet; - Mungon koordinimi; - Punë e dobët ekipore. Afatet - I përmbahem asaj që jam marrë vesh vetëm nën presionin e afateve të caktuara; - Shpesh paraqiten situata të paparashikuara; - Kam ambicie të kryejë shumë punë; - Planifikim i keq i kohës së punës; - Shpejtoj; - Nuk kam durim të përfundoj punën. Dokumentimi - Byroja është plot materiale; - Korrespondenca më merr shumë kohë; - Leximi më merr shumë kohë; - Vendi i punës i parregulluar; - Rregullisht kërkoj numra telefonik, shënime, adresa etj. - Burimet informative të rregulluara keq. Komunikimet - Komunikimi i keq; - Shkëmbim i vonuar i informatave; - Moskuptim dhe zënka me kolegët; - Mosaftësia për t’i dëgjuar të tjerët; - Vërejtjet jashtëzakonisht të tepërta. Udhëheqja - Nuk mund ta kryejë; - Shpesh duhej t’i kryejë aktivitetet që duhet t’i bëjnë të tjerët; - Mungesa e kontrollit gjatë udhëheqjes. Heqja dorë - Nuk mund të heq dorë kur të tjerët do të më lusin.
26
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË Qëllimet e parashtruara - Nuk kam qëllime të qarta; - Nuk kam koncept të qartë në jetë; - Pavendosmëria; - Nuk mund të gjindem në punën time të përditshme. Vetë diciplina - Ndonjëherë nuk mund ta kryejë atë qe kam paraparë; - Mosekzistimi i motivimit; - Shpesh nuk mund ta kryejë punën. Ambienti jetësor - Zhurma; - Dërdëllitja; - Shkuarje e vështirë deri në vendin e punës; - Marrja e vështirë e dokumenteve për shkaqe të ndryshme; - Disponimi i im në vendin e punës. Gjatë analizës së këtyre shkaktarëve kërkojmë përgjegje edhe në këto pyetje: * Çfarë vëllimi të punës së paplanifikuar na imponohet që ta kryejmë? * Çka sakt na dekoncentron nga puna e planifikuar? * Sa detyra të reja duhet të zgjidhen në mënyrë urgjente? * Kujt i telefonojmë më shpesh? * Kur pranojmë më shumë palë dhe për cilat çështje? * Cilat çështje i diskutojmë më shpesh në vendin e punës? * A bëjmë pushim të rregullt? * A kemi shkaktarë të rregullt dhe të çfarë natyre janë ato (teknike, nga ana e njerëzve, qenësore)? Kur do t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe pyetjeve të tjera të ngjashme do t’i kemi plotësisht të qarta shkaqet, të cilat na pengojnë të organizojmë më mirë kohën tonë. Problemi, në fakt qëndron në atë se konstatimi për vetvete nuk e jep zgjidhjen. Çdonjëri duhet të nxjerrë konkluzë dhe të parashohë saktë se ç’duhet të ndërmarrë që të ndryshojnë punët.
27
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Si ta organizojmë kohën tonë? Çdonjërit nga ne i ka ndodhur të vëreje se si punon mjeshtri dhe si i qaset punës një laik. Mjeshtri së pari shqyrton, vlerëson, paramendon, i mat qasjet dhe zgjidhjet e mundshme dhe atëherë i hynë punës. Laiku menjëherë hidhet në veprim të rrufeshëm, pa menduar aspak cili është qëllimi dhe si mund të arrihet ai më lehtë. Që të organizojmë më mirë kohën tonë, duhet të mësohemi t’u qasemi problemeve si mjeshtri. Është e nevojshme t’i përballojmë kushtet dhe drejtimet kryesore te menaxhimi i kohës. Duhet ditur se procesi i menaxhimit të kohës mund të modelohet dhe të paraqitet në mënyre grafike në këtë formë. Duhet ditur se procesi i menaxhimit të kohës mund të modelohet dhe të paraqitet në mënyre grafike në këtë formë.
Vënja e qëllimit
Kontroli
1
5
Realizimi 4
Të informuarit dhe komunikimi 6
Marrja e vendimit 3
28
Planifikimi 2
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË E shohim se ai paraqet një rreth pafund, i cili i përfshin periudhat dhe fazat e ndryshme dhe mbështetet në bazat e informatave dhe të komunikimeve. Të ndalemi më holësisht në çdonjërën periudhë:
A
Parashtrimi i qëllimit
Të parashtrohen qëllimet e sakta kjo duket e lehtë me fjalë por në vepër vështirë. Si mund të mësojmë që t’i formulojmë mirë qëllimet tona? Dhe a është një gjë e tillë e mundshme? Ekspertët pohojnë se është e mundshme, por është e nevojshme një parasupozim esencial, në radhë të parë vullneti dhe dëshira jonë që të kemi qëllim të qartë. Çdo kush konsideron se dëshiron të ketë një qëllim. Por në praktikë kjo nuk ndodh kështu. Prandaj kur njeriu ka një qëllim, ai bëhet më lehtë i dukshëm dhe i jep shkak për vlerësime. Atëherë atij mund t’i parashtrohen pyetje të llojit të këtillë: * A e ka arritur qëllimin e vet - po ose jo? * Çka ke bërë që ta arrish këtë qëllim? * Kush dhe çka të pengonte që ta arrish qëllimin tënd? * Cilët janë përparësitë e tua në procesin e realizimit të qëllimi? * A je i gatshëm të pranosh përgjegjësinë në emër të atij qëllimi? * A je i gatshëm ta mbrojsh qëllimin tënd? Kur formulimi i qëllimit shqyrtohet në këtë kontekst, e shohim se nuk është aq lehtë për të vendosur parashtrimin e qëllimeve të qarta. Posaçërisht kur jemi politikanë dhe gjendemi në dritën e prozhektorëve. Shpesh ballafaqohemi me gjykimin e mendimit publik dhe e dimë se rejtingu ynë varet edhe nga formulimi i qëllimeve, si i realizojmë ato dhe në fakt a jemi të aftë që t’i arrijmë qëllimet e parashtruara. Për politikanin me siguri është esenciale ajo që e ka theksuar Moljeri: “Ne jemi përgjegjës jo vetëm pse e kryejmë një punë por edhe për atë pse nuk e kryejmë”. Të përpiqemi t’u përgjigjemi disa pyetjeve: Ç’është qëllimi? Përgjithësisht qëllimi mund të definohet në këtë mënyrë - ai është gjendje konkrete e përshkruar në mënyrë cilësore dhe sasiore, të cilën synojmë ta arrijmë. Çfarë cilësish duhet të përmbajë qëllimi? Qëllimet duhet të jenë * Të arritshme; * Konkrete; * Bindëse; * Të kuptueshme;
* Të mund të realizohen;
29
* Të dukshme;
* Atraktive;
* Të mund të financohen;
* Të mund të identifikohen;
* Të mund të vlerësohen.
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Qëllimet kërkojnë: * Domosdoshmëri;
•
* Qëndrim vetiak.
Qëllimet shënojnë: Interesa.
Ç’duhet ditur më parë që të mund të përcaktojmë qëllimin? Duhet të pastrojmë faktin se kushti paraprak i transaksioneve të këtij procesi është prania e vullnetit për veprim. Supozimi tjetër esencial ëshë dëshira për ndryshim dhe prezentim të qartë të situatës, të cilën e synojmë. Nevojitet gjithashtu të kemi aftësi planifikimi të punës sonë - të mund të përcaktojmë saktë cilat aktivitete duhet t’i kryejmë dhe në çfarë radhitje. Si të arrijmë te formulimi i qëllimit? Praktika tregon se formulimi edhe i qëllimit më të rëndomtë përfshinë disa faza vijuese: * I formulojmë dëshirat, nevojat dhe detyrat tona; * I përshkruajmë aq saktë, që të mundemi qartë të parashohim atë që duam ta arrijmë; * Përcaktojmë se një qëllim i këtillë i parashtruar është i lartë, ai është sprovë për ne por është i arritshëm; * Ai është formuluar pozitivisht; * Nga ai rrjedhin aktivitetet, të cilat shërbejnë për realizimin e tij; * Qëllimi është formuluar aq qartë dhe thjeshtë sa që mundet në çdo kohë të jetë i kuptueshëm për secilin auditorium. Qëllimi mund të planifikohet duke u sjellur në këtë radhitje: * Analiza e gjendjes së deritanishme; * Analiza e gjendjes, e cila duhet të arrihet; * Mënjanimet; * Potenciali i im; * Analiza e burimeve; * Qëllimi - minimal dhe qëllimi - maksimal; * Afatet; * Struktura e qëllimeve dhe nënqëllimeve themelore; * Hapat e realizimit; * Kontrolli. Ja si duket procesi i paraqitur me shemë:
30
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË
Qëllimi
Analiza e qëllimeve
Analiza e situatës
Qëllimi- mjetet (analiza)
Formulimi i qëllimit
Qëllimi i aktivitetit
Instrumentat e kontrrollit
Konkludimi i arritjes së qëllimit
Kremtimi
31
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Qëllimi i formuluar mirë duhet t’u japë përgjegje disa pyetjeve: * Ç’dëshirojmë të arrijmë? * Si do të arrijmë, me çfarë mjeti? * Në ç’farë afati? * Kush për çka do të përgjigjet? * Si vlerësohet rezultati? Është esenciale që saktësisht të formulohet qëllimi. Sepse një gjë e këtillë do të na ndihmoj t’i mobilizojmë të gjitha burimet tona për arritjen e tij, të gjejmë mjete dhe të përcaktojmë afate. Nëse jemi të bindur në qëllimin, ne do të punojmë jo vetëm me kënaqësi, por edhe duke u përpjekur për arritjen e tij. Ja dy shembuj, të cilat na bëjnë të mundshëm të konstatojmë se a është i formuluar mirë një qëllim në pajtim me kërkesat: Dëshiroj që sa më shpejtë të përmirësojë teknologjinë e punës sime. E pa drejtë! I drejtë është formulimi që vijon: Nga 1 qershori dëshiroj të punoj në ditë një orë më pak, që do të thotë se do të arrijë të njejtin rezultat me teknologji më të mirë të punës. Nëpërmjet të organizimit më të mirë të punës deri më 15 maj t’i zvogëlojë bisedat ditore telefonike nga 3 në 2 orë. Rezultati - kursehen 1000 denarë nga bisedat telefonike. Qëllimi është formuluar drejtë!
Në veprimtarinë politike formulimi i qëllimit është më i vështirë. shohim shembujt që vijojnë:
T’i
Deri te zgjedhjet e planifikuara duhet të rrisim vëmendjen ndaj të rinjëve. Nuk është e drejtë!Formulimi i drejtë i qëllimit mund të jetë: Deri te zgjedhjet e planifikuara të rrisim vëmendjen tonë 5 për qind tek studentët nëpërmjet komunikimit më të mirë politik.
32
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË Së shpejti duhet t’i nisim diskutimet dhe arsyetimet e aktiviteteve për përgatitjen e fushatës paraelektorale. Çka është jo e drejtë në këtë formulim? Nuk ekziston afati, nuk ka ekzekutues, nuk ka adresë, nuk është e qartë se çfarë kërkese të saktë ka. Si duhet të riformulohet?
Prej 1.10.2000 në udhëheqjen politike të partisë ose të subjektit tjetër të nisë diskutimi dhe arsyetimi i fushatës paraelektorale. Propozues i konceptit ... ; afati i dorëzimit në arhivë ... ; afati i pranimit ... .
B PLANIFIKIMI Kjo është periudha e dytë në modelin e menaxhimit të kohës. Gjatë kësaj peirudhe kryen përgatitjet për realizimin e qëllimit të caktuar. Kjo do të thotë që të fitohet më tepër kohë, të përqëndrohen përpjekjet dhe të harmonizohen nënqëllimet dhe detyrat individuale me ato të organizatës. Është e domosdoshme që qëllimi kryesor të ndahet në nënqëllime - të përcaktohen masat konkrete për realizimin e tij, mjetet e nevojshme për të, si dhe afatet e arsyeshme. Këtu duhet t’u përgjigjemi disa pyetjeve: * A është e mundur t’i mobilizojmë forcat dhe mjetet e nevojshme për ta arritur qëllimin? * Nëse nuk është e mundshme a ekzistojnë alternativa të tjera dhe cilat janë ato? * Me cilin konkretisht? * Në çfarë afati? Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë që të lehtësojmë procesin e planifikimit. Para çdo pune duhet të parashtrojmë vetëm katër pyetje.
33
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
4 PYETJE PARA ÇDO PUNE
A duhet me të vërtetë të kryet kjo punë? Po
Jo
eliminimi
A duhet unë ta kryej këtë punë? Po
Jo
delegohet
A duhet tani ta kryej këtë punë? Po
Jo
përcaktimi i afateve
A duhet të kryhet kjo punë në këtë mënyrë? Po
jo
racionalizimi
Eliminimi Nëse konstatojmë se një aktivitet i caktuar kontribuon me diçka për arritjen e qëllimit, atëherë është e nevojshme të vazhdojmë të merremi me të. Nëse përgjegjja është jo, atëherë është e nevojshme që edhe një herë të vendosim se kjo punë a ka diç të përbashkët me kryerjen e qëllimeve të tjera të organizatës. Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet lënë personave kompetent. Nëse është jo, eliminohet tërësisht. Askush, as edhe ekzekutuesi më i thjeshtë nuk duhet të harrojë se prej tij varet se a do të merret me këto gjëra organizata, të cilat e largojnë nga qëllimet e saja kryesore. Ndonëjherë është e nevojshme të kryhen edhe punë jo të volitshme që do të donim t’i eliminonim ose t’ua ngarkonim të tjerëve. Por një gjë e këtillë duhet bërë vetëm në rast kur kemi pasur qasje korrekte ndaj përgjegjjes së pyetjes së parë. Delegimi (përcjellja) Aftësia e përcjelljes është një nga cilësitë më të rëndësishme të politikanit. Kjo garanton punë ekipore dhe cilësi më të mirë të kryerjes së detyrave. Politikani nuk është i detyruar të bëjë çdo gjë. Për suksesin e iniciativës është e rëndësishme,
34
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË kur ai nuk do të mund të kryente një punë të caktuar me kohë t’ua përcjellë të tjerëve, të cilët do të mund të ballafaqohen në një nivel të caktuar. Ilaçi magjik për sukses shpesh fshihet në shkathtësinë e përcjelljes. Henri Ford thotë se cilësia më esenciale, që e disponon është shkathtësia e tij të inkuadrojë njerëz, të cilët janë më të aftë se sa ai. Politikani i mirë nuk duhet të shqetësohet kur ia përcjell një tjetri punën e caktuar. Ai nuk duhet të lodhet me argumenta të ndryshme si të llojit: * Pse është e nevojshme t’i a përcjellë, kur mundem edhe vetë ... * Gjersa ia spjegoj, mundem edhe vetë ta kryejë punën * Ai nuk do ta kryejë punën ashtu siç dua unë * A do të mendojnë se unë nuk mund ta kryejë vetë këtë punë * Të tjerët nuk duhet të dijnë më tepër * Do të ballafaqohem vetë. Eshtë shumë e rëndësishme mënyra e përcjelljes. Shpesh sikur edhe nuk dallohet nga urdhëri. Atëherë kryrësi ndjehet i nënshtruar dhe i kryen detyrat formalisht. Vetë puna nuk i paraqet kënaqësi. Ndryshe duken punët kur gjatë përcjelljes së punës ndahet kohë për arsyetime - pse është e nevojshme të kryhet kjo punë, cili është qëllimi, çfarë rezultatesh priten nga ajo. Në këtë rast kryerësi fiton ndjenjën e bashkëpjesëmarrësit. Ai e merr përgjegjësinë dhe bën më tepër përpjekje. Nuk ka ndjenjën, se e humb kohën kot. Nëse ekziston që vetë të referojë për rezultatet, ai do të ndjejë kënaqësinë e punës së vet. Shpesh në jetën politike bullgare këto gjëra në radhë të parë elementare harrohen. Puna partiake kuptohet si veprimtari rutinore, ku njeriu trajtohet si një allkë e makinës së madhe. Nga afatet e përcaktuara jemi nën presion, nuk kemi kohë për sqarime të gjata, e të mos flasim për falenderime. Një qasje e këtillë vështirë se mund të quhet përcjellje. Në veprimin e politikanëve nuk duhet lejuar përcjellje e thjeshtë e ndonjë lloji të punës. Përcjellja e vërtetë është përcjellja e përgjegjësisë. Cili është dallimi ndërmjet këtyre te dyjave? Gjatë përcjelljes së punës: - Jepet informatë jo e plotë; - Nuk sqarohet qëllimi; - Nuk jepet mundësia për pjesëmarrje në sukses. Gjatë përcjelljes së përgjegjësisë: - Bëhet e mundshme qasja e informatave komplete; - Qëllimi është i qartë; - Është i pranishëm identifikimi me qëllimin;
35
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv - Ndjenja e përgjegjësisë vetiake; - Ndjenja për pjesëmarrje në sukses; - Ndjenja për pjesëmarrje në mossukses; - Ndjenja për pjesëmarrje në konkluzione dhe nxjerrjen e mësimeve. Përcaktimi i afateve Kur do të parashtrojmë një detyrë të caktuar ne së pari pyesim se cilat janë afatet. Nëse puna është urgjente, ajo duhet të kryhet menjëherë. Nëse nuk është urgjente dhe ekziston afat i caktuar, duhet paramenduar se çfarë hapash të ndërmerren dhe në çfarë afatesh të arsyeshme të përfshihen. Problem serioz në veprimtarinë politike në Bullgari është se detyrat shumë shpesh bëhen të paparalajmëruara dhe politikanët shndërrohen në një trup të reagimit të shpejtë, i cili ua ç’rregullon punën e tyre të planifikuar. Është e domosdoshme çdo njëri të gjejë mënyrë që të ballafaqohet me detyrat vijuese. Ashtu që nuk do të pengonte veprimtarinë kryesore. Nuk është e dëshirueshme të punohet në bazë të parimit të shprazjes së frenave - niset nga poshtë dhe shkohet përpjetë. Në krye gjithnjë gjenden detyra të reja, por ato nuk janë gjithmonë më esencialet. Politikani i mirë duhet të gjejë masën ndërmjet asaj esenciales dhe joesenciales, themelores dhe plotësueses, ekzistenciales dhe joekzistenciales dhe të dijë të planifikojë afatet, ashtu që drejtimi kryesor i veprimtarisë të mbetet gjithnjë në krye. Racionalizimi Njeriu është i prirur që t’i përmbahet asaj që e di. Shpeshëherë themi: “Nuk kam probleme. Shpeshëherë e kemi bërë këtë. Edhe tani do ta kryejë”. Kjo na jep ndjenjën e sigurisë, por nuk është gjithmonë mënyra më e mirë e punës. Ndonjëherë është e radhës që të pyesim - a nuk mund të kursejmë diskutimet, të cilat i bëjmë rëndomë në raste të këtilla. A është e domosdoshme të përfshijmë aq njerëz dhe të diskutojmë me orë të tëra, kur mund t’u paraqitemi me telefon disa njerëzve dhe të këshillohemi me ta. A është e nevojshme të përgatisim material të shkruar për çdo pjesëmarrës në diskutim ose do të kursejmë kohë, nëse në fillim shkurtimisht e theksojmë esencën e problemit? Te menaxhimi i kohës imponohet shema i pesë hapave të planifikimit: 1. Radhitja e aktiviteteve 2. Vlerësimi i gjatësisë të çdo njërit prej tyre 3. Parashikimi i kohës për detyra të paparamenduara 4. Përcaktimi i përparësive 5. Kontrolli.
36
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË Rregulla kryesore gjatë planifikimit të kohës është ndarja e saj nga përpara në raport 60 % me 40 % - aktivitete të parapara dhe jo të parapara. Kjo në praktikë do të thotë se ne mund të planifikojmë vetëm 60 % të kohës sonë, ndërsa sipas specifikave të punës edhe më pak. 40 % të tjera të kohës shkojnë për aktivitete, të cilat nuk i nënshtrohen planifikimit - pauzë për kafe, vizita të paparalajmëruara, biseda me kolegë, por gjithashtu edhe për aktivitete të tilla esenciale, si për shembull, formulimi i detyrave, marrja e informacioneve plotësuese e të tjera, të cilat, rëndomë konsiderohen si të parëndësishme dhe për to nuk është paraparë kohë. Politikanët duhet të përcaktojnë përparësitë. Pa këtë shkathtësi ata do të zhyten në punët e përditshme, do të mbesin prapa punës qenësore dhe do të lodhen. Shpesh nënçmohet roli i kontrollit. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ai na jep mundësi t’i vlerësojmë rezultatet e punës sonë. Nëpërmjet tij mund të marrin përgjegje për pyetje të këtilla: A e kemi planifikuar mirë punë; A i kemi drejtuar me përgjegjësi; A kemi bashkëpunim të mirë me kolegët etj. Kontrolli i vetëdijshëm është garancion për zhvillimin dhe kualifikimin tonë profesional.
C Marrja e vendimeve Marrja e vendimeve është periudhë e tretë në modelin e menaxhimit të kohës. Në këtë periudhë vendoset çështja e aktiviteteve me përparësitë dhe pa to. Sociologu italian Vilfredo Pareto ka konstatuar një raport të caktuar ndërmjet përpjekjeve të bëra dhe rezultatit përfundimtar. Ai ka arritur në përfundim se 20 % e kohës së shfrytëzuar krijon 80 % të rezultateve. Fitohet përshtypja se sa me më pak kohë mund të arrijmë më shumë dhe anasjelltas. Me fjalë të tjera edhe në politikë duhet të kërkojmë përgjegje të pyetjes: Si të arrijmë me më pak pune rezultate më të mëdha? Çka do të thotë kjo, në fakt në praktikë? Së pari duhet t’i konstatojmë këto aktivitete, të cilat do të na shpiejnë në rezultate më të larta. Rëndomë në jetën e përditshme nuk veprohet kështu. Kur shkojmë në punë na presin një grumbull detyrash - disa të jashtme, disa të reja. Ndryshon edhe natyra e tyre - shkruarja e materialeve, raporteve, planeve, korrespondencave, bisedave telefonike, takimeve mbledhjeve e të tjera. Njeriu është i prirur në radhë të parë t’i rreket më të lehtës, duke thënë, sa të nisë punën do të fillojë të merret me detyrën kryesore. Kështu fitohet qarku magjik - gjatë gjithë ditës kolovajz e pandërprerë, dhe duket se nuk e kemi kryer atë çka duhet. Politikani i mirë duhet ta përshtasë punën në atë mënyrë me ç’rast do t’u përmbahet disa parimeve:
37
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Një e pesta e përpjekjeve mund të sjellë katër të pestat e suksesit! 80% e kohës
80% e rezultatit 20% e kohës Veçimi i përparësive do të thotë të përcaktosh aktivitetet, kryerja e të cilave ka pjesë esenciale në rezultatin përfundimtar. Kjo do të thotë se duhet nisur me detyrat, të cilat kanë kontribut më të madh për arritjen e qëllimeve. Në vend të dytë të vehen detyrat, të cilat kërkojnë mund dhe kohë, paralelisht me madhësinë e suksesit. Ndërsa në vendin e fundit vijnë detyrat, të cilat kërkojnë më shumë kohë dhe mund, ndërsa japin më pak rezultate. 65%
20%
15%
Detyra A
Detyra B Detyra C
15%
20%
65%
Si të bëhet në praktikë planifikimi i kohës sonë nga aspekti i këtij parimi? 1. Para se t’i rekemi kësaj pune sërish duhet të vlerësojmë se çfarë është nevoja e saj? 2. Nëse është e mundshme punën t’i a transferojmë tjetrit. 3. Saktë të përcaktojmë rëndësinë e kryerjes së detyrës së caktuar dhe në pajtim me këtë t’i a përshtasim prioriteteve tona.
38
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË 4. Të racionalizojmë punën tonë. Në menaxhimin politik është e popullarizuar shumë shema e D. Ajzenhauer, e cila i prezenton varësitë reciproke ndërmjet detyrave qenësore dhe urgjente,
Qenësore B
A
prioritete
C
Urgjente
Në veprimtarinë politike detyrat qenësore shpesh konfrontohen me ato urgjente. Sa më shumë të jetë urgjente një punë e caktuar, aq më shumë del ajo në plan të parë. Ndodhë që detyrat urgjente i ç’vendosin ato qenësore dhe esenciale. Në politikë ekzistojnë shumë detyra të karakterit operativ. Më e rëndësishme është diç tjetër, në radhë të parë, se me forcën e praktikës rutinore ajo mund të jetë me përparësi. Tek partitë shpesh ndodhë që aparati fillon t’i diktojë përparësitë dhe arrihet te ndryshimi i qëllimeve dhe detyrave kryesore politike. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që funksionarët drejtues politik të mësojnë t’i dallojnë qartë punët qenësore nga ato urgjente. Ata duhet t’i shmangen pjesëmarrjes në aktivitete të cilat konsiderohen si urgjente dhe t’u japin përparësi punëve të tyre qenësore. Nëse nuk e bëjnë këtë ata pa dyshim do të gjenden në rrjetin e grupeve dhe strukturave të njejta të përhershme ,të cilat gjithnjë pretendojnë se puna e tyre është më urgjente.
D Realizimi Në këtë periudhë mund t’i rekemi planifikimit të vërtetë të kohës. Qëllimet janë të qarta. E njohim ekipin dhe organizatën ku punojmë. I dijmë afatet. Mund t’i përcaktojmë përparësitë. Në bazë të kësaj mund ta planifikojmë ditën punuese, javën punuese, muajin, tremujorin, vitin. Ja disa këshilla të dobishme, të cilat do të na ndihmonin në këto aktivitete.
39
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Të supozojmë se po bëjmë një plan për ditën punuese. 1. I shënojmë detyrat e ditës, i rregullojmë sipas prioritetit. Nuk duhet harruar se realisht mund të planifikojmë vetëm 60 % të kohës sonë punuese, sepse 40 % të mbetura janë për punë të paparashikuara. 2. I shënojmë takimet e caktuara dhe vendet e mbajtjes së tyre. 3. E parashohim kohën e nevojshme për kryerjen e detyrave të posaçme, duke mos harruar të përfshijmë edhe kohën e marrjes dhe përpunimit të informatave, pengesat e të tjera. Plani ynë duhet të jetë real. 4. Parashohim kohë për biseda telefonike. Është e rekomandueshme t’i përfshijmë në blloqe, që të mos ndërpresim punën tonë. Nëse nuk na paraqiten, nuk duhet kërkuar rregullisht sepse humbim kohë. 5. Parashohim kohë për nevojat personale. 6. E përcaktojmë qëllimin personal të ditës dhe bëjmë përpjekje ta realizojmë. 7. E përcaktojmë motivin tonë personal për kryerjen e detyrave. 8. Kur e nisim dhe e përfundojmë punën na duhet pak kohë për koncentrim. Në fillim të ditës punuese duhet të mendojmë se çka duhet të bëjmë saktë sot, cilat detyra janë parësore dhe çka duhet të kryejmë saktësisht. Në fund të ditës punuese duhet të bëjmë pasqyrë se çka kemi kryer dhe çka na mbet pa u kryer. Nga ajo që na mbet, cila është e rëndësishme, cila është urgjente, dhe a ka kuptim që ende të kryhet, a mund ta kryejë vetë ose duhet t’i a përcjellë dikujt, cilat janë afatet. 9. Është e nevojshme të planifikojmë edhe pauzën. Duhet ditur se njeriu është me aftësitë punuese më të mëdha në mëngjes, prej 8 deri në 11 dhe pasdite prej orës 15 deri në 16. Gjatë kësaj kohe duhet të planifikojmë pjesën më esenciale të punës sonë gjatë ditës.
40
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË
Dinamika e aftësisë punuese
Atfësiapunuese 100%
Shkarkimi
Shkarkimi
Orët e ditës 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Kalendari politik Organiatat politike shfrytëzojnë planifikimin mujor, tremujor dhe vjetor të aktiviteteve kryesore. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për përgatitjen e këtyre planeve. Më i përhapur është i ashtuquajturi kalendari politik, theksohet i tërë informacioni esencial që disponojmë. Shema e ardhshme tregon pasqyrën e përmbajtjes dhe elementeve të saj. Shembulli i shemës për planifikimin e aktiviteteve të partisë politike.
41
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
tremujori
I
Aktivitete partiake * Kongreset * Konferencat * Ngjarje tjera të ditës Aktivitete në parlament dhe qeveri * Projektet ligjore * Debate * Kntrrolli parlamentar * Të tjera Aktivitetet e konkurentëve politik * Kongrese * Forume *Ngjarje të tjera Ngjarje të rëndësishme kombëtare Të organizatave qytetare
të
shoqërisë
Ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare Ngjarje të rëndësishme Poltike Vënja e temave Politike kryesore diskutime
42
II
III
IV
MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË
Ç Kontrolli Kontrolli është periudha përfundimtare. Shpesh kjo nënçmohet. Kur bëhet fjalë për vetkontrollin shpesh edhe lehet anash. Por ajo gjithashtu është periudhë e rëndësishme sepse në këtë periudhë arsyetohet përvoja, ajo personale dhe kolektive. Bëhen konkluzionet dhe nxirren mesime. Shihen mundësitë për të lehtësuar punën. Nuk duhet harruar se kjo është periudhë kur formohet edhe dokumentacioni. Detyra: Jeni ndarë në dy ekipa, që kanë për detyrë të përpunojmë dhe të realizojmë konceptim e koalicionit politik në pragë të zgjedhjeve të ardhshme. Si do ta planifikoni punën tuaj nga aspekti i menaxhimit të kohës. Dispononi kohë të caktuar saktë për diskutim, raport të drejtuesve të ekipave, diskutim të përbashkët.
43
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
PUNA EKIPORE Nevoja e punës ekipore në politikë Viteve të fundit gjithnjë e më shumë rritet interesi rreth problemit të zbatimit të parimit të punës ekipore në veprimtari të ndryshme. Nuk ekziston organizatë shoqërore, ku nuk është kuptuar se zbatimi me sukses i këtij parimi e rritë dukshëm efikasitetin dhe e përmirëson cilësinë e punës. Kjo veçanërisht ka të bëjë me veprimtarinë politike. Politikë është veprimtaria politike. Ajo mund të ketë efekt vetëm atëherë, kur në të angazhohet një numër i madh i pjesëmarrësve. Puna politike në parim është e gjykuar për mossukses, nëse nuk organizohet në baza të profesionalizmit dhe të shfrytëzimit sa më të mirë të aftësive të çdo pjesëmarrësi. Aftësia për punë ekipore është element absolut i domosdoshëm për përgatitjen e çdonjërit që dëshiron të merret me veprimtari politike. Trajnimi në kuadër të kësaj problematike mund t’i ndihmojmë çdo kujt që t’i kuptojë më mirë karakteristika dhe veçoritë e punës së vet personale që të mund të bashkëpunojë më mirë me të tjerët dhe bashkërisht të punojë me efekte maksimale për kryerjen e detyrave në organizatë. Të gjithë jemi të bindur se puna ekipore është pjesë e kulturës demokratike politike. Të gjithë jemi të bindur se zbatimi i parimit të punës ekipore në organizimin e punës shpie drejt rezultateve më të mira. Por njëkohësisht çdonjëri nga ne, veç e veç e di se në praktikë në punën tonë të përditshme dëshirat dhe realitetet shpesh tejkalohen. Puna ekipore shpesh zëvendësohet me hierarki, me shprehja të mundimshme e mendimeve edhe me zgjidhjeve të imponuara nga eprorët, me iniciativë të disa anëtarëve të udhëheqësisë. Pranimi i mendimit të të tjerëve dhe respektimi i ndërsjellë zëvendësohen me marrëdhënie mospërfillëse dhe me cënimin e personalitetit të të tjerëve. E gjithë kjo ka shumë rreziqe për veprimtarinë politike. Jo vetëm që ulë cilësinë e punës në strukturën përkatëse, por edhe shpie në brengosje serioze si dhe largim nga politika si e tillë. Pasojat e luhatjes së parimit të punës ekipore në veprimtarinë politike kanë qenë objekt i hulumtimeve disa vjeçare në fusha të ndryshme të shkencës –të psikologjisë, sociologjisë, politikologjisë. Detyra jonë është të merremi më
44
PUNA EKIPORE konkretisht me njërin nga këto shkaqe – njeriun, veçoritë e tij, individualitetin e tij. Në bazë të tyre, ai formon mendim dhe zgjidhje reale. Çdo njeri ka pikëpamjet e veta individuale për botën dhe realitetin. Çdo njeri ka anët e larta dhe të dobëta, që i bëjnë të mundshme ose e pengojnë t’i vërejë dhe t’i vlerësojë njerëzit dhe ngjarjet, të marrin vendime dhe të përfshihet në mjedisin e tij, që e rrethon. Këto cilësi dhe karakteristika të personalitetit, në fakt shpesh janë shkak për lindjen e tendosjeve në punën e përditshme, në vështirësimin e procesit të marrjes së vendimeve kolektive dhe mund të shkaktojnë bllokimin e punës së një strukture përkatëse organizuese. Por të kuptuarit e saj nuk mund të jetë shkak kryesor për nënçmimin e nevojës së punës ekipore në kushte bashkëkohore. Përkundrazi. Në radhë të parë kjo karakteristikë e individëve i jep gjasa organizatës t’i vlerësojë realitetet ashtu si janë në të vërtetë – me kompleksitetin, kundërthëniet dhe lloj-llojshmërinë e tyre. Vetëm në këtë bazë sot mund të sillen vendime serioze në politikë dhe të kërkohen përgjegje jo standarte të sprovave të reja. Veprimtaria politike është aktivitet në situata reale dhe në ato të paramenduara. Në punën tonë të përditshme ne nuk kemi mundësi të punojmë në ekipe ideale. Ekipat, që formohen për kryerjen e këtij apo atij aktiviteti konkret, si dhe ekipat, që drejtojnë aktivitetet në tërësi në organizatë gjatë periudhës së menaxhimit adekuat, të shumtën e rasteve nuk varen nga vullneti dhe dëshira e pjesëmarrësve. Por ato janë shprehje e vullnetit dhe dëshirës së tyre të përbashkët të punohet në emër të një qëllimi të caktuar. Në radhë të parë interesi i përbashkët është ajo karakteristikë e përbashkët që duhet t’i bashkojë dhe t’i orjentojë aftësitë individuale të çdo pjesëmarrësit në ekip. Ne do të punojmë si ekip, nëse do të mund të veprojmë në një drejtim, t’i orjentojmë të gjitha aftësitë tona në përpjekjet e përbashkëta në organizatë dhe njëkohësisht të ruajmë individualitetin tonë. Në përpunimin e mëtejshëm të temës do të përpiqemi t’i zbulojmë anët tona të forta dhe të dobëta, të përkufizojmë disa rregulla themelore të punës ekipore dhe t’i spjegojmë modelet e zgjidhjes së problemeve në bazë të parimit ekipor. Marrim pjesë në ekip me anët tona të forta dhe të dobëta Detyrë: Shkruani dhjetë cilësi, që i posedoni dhe që sipas jush u lejojnë të punoni me ekip.
45
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Çfarë kualitetesh nevojiten për punën ekipore? Cilat nga to i posedoni ju? Nëse i krahasojmë cilësitë e radhitura të personalitetit të grupit, më i afërt është konkludimi se shumë prej tyre do të përsëriten në çdo tekst. Këto janë cilësi si pragmatizmi, qëndrueshmëria, aftësia analitike, aftësia për zgjidhjen e konflikteve, durimi, toleranca, respektimi i mendimeve të të tjerëve, e të tjera. Është e ditur se për punë ekipore nevojiten cilësi të caktuara. Dhe njëri nga ne në esencë posedon shkallë të ndryshme. Nëse përpiqemi që t’i kategorizojmë, do të shohim se shkalla për çdo njërin është e ndryshme. Çdo individ është i ndryshëm. Çdo njëri ka anët e veta të fuqishme dhe të dobëta. Në ekip ai merr pjesë si me aftësitë e veta ashtu edhe me mangësitë e tij. Supozim për punë të mirë ekipore është se sa është gatishmëria e çdo pjesëmarrësi që në mënyrë të vetëdijshme dhe me qëllim të caktuar t’i shfrytëzojë përparësitë e veta gjithashtu edhe aftësitë e veta për t’u vetpërsosur, të mësojë nga të tjerët dhe të zhvillojë personalitetin e tij. Kushti i domosdoshëm është gjithashtu që të njihet dhe respektohet dinjiteti i anëtarëve të tjerë, të shprehet durim dhe mirëkuptim ndaj dobësive dhe mangësive të tyre. Të gjithë kemi njëfarë përvoje të punës ekipore. Kjo na tregon se me disa anëtarë të ekipit mund të punojmë shumë lehtë. Kuptohet me një gjysëm fjale ose vetëm me të parë nuk humbim kohë për diskutime dhe spjegime të gjata. Ndërsa të tjerë, thënë thjeshtë, mezi që durohen. Nuk mund të durojmë mënyrën e tyre të punës, edhe pse e dimë se pa to nuk bën.
A e keni të njohur këtë? Mirrni pjesë në mbledhje dhe gjithnjë nervozoheni sepse ç’rregullohet rendi i ditës se nuk diskutohen çështjet në hollësi dhe në mënyrë të natyrshme, se mbledhja vazhdon mjaft gjatë dhe kohë pas kohe shëndrrohet në foltore. Nuk arrihet në zgjidhje konkrete. Në fund nuk përmbaheni, shpërtheni dhe thoni se nuk ka kurrfarë lloj kuptimi që të punohet në këtë mënyrë. Të tjerët ju thonë se jeni pedant dhe i thjeshtë. Pas të gjitha diskutimeve ju nuk keni kurrfarë dëshire të mirrni pjesë më në asnjë punë organizuese, sepse jeni të bindur se me këto njerëz nuk mund të punohet seriozisht. Përse të humbni kohë dhe t’i prishni nervat, kur e keni të qartë, se në tubimet e këtilla thuhen vetëm fjalë boshe dhe kurrsesi të merren vendime.
46
PUNA EKIPORE
Ose kjo? Duhet të shkoni në mbledhje, ku nga përpara e dini se nuk do të mund të duroni. Ka një rend dite të mërzitshëm dhe të gjatë. Gjithnjë zhytet në numra, data, shpenzime dhe të ardhura. Njerëzit mendojnë se sa më shumë u bombardojnë me hollësi aq më shumë kryejnë punë. Me të vërtetë nuk mund t’i duroni. Si nuk ju kuptojnë se nëse vazhdojnë kështu asgjë nuk mund të ndryshojë? A nuk i shohin mundësitë dhe perspektivat e reja? Përse nuk kërkojmë ide të reja? Me situata të këtilla ballafaqohemi shpesh në aktivitetet e përditshme politike. Vuajmë nga moskuptimet dhe qëndrimet nënçmuese të të tjerëve ndaj nesh. Nuk mund të hyjmë në pikëpamjet e tyre. Nervozohemi njëri me tjetrin. Thjeshtë fillojmë t’u largohemi njerëzve, të cilët nuk mendojnë si ne. Çfarë është rezultati? Kuptohet se në këtë mënyrë pëson puna e të gjithë ekipit. Prandaj është e domosdoshme, në radhë të parë të përfshihemi në çfarëdolloj aktiviteti që kërkon punë ekipore, të bindemi se duhet t’i kemi parasysh rregullat e respektimit të personalitetit të të tjerëve dhe të bëjmë përpjekje për veprim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Bashkë me këtë është e domosdoshme t’i dijmë mirë anët tona të dobëta dhe të forta, që të mund të japim maksimumin e vetvehtes për cilësi më të mirë të punës ekipore.
Detyrë: Shkruani me dorë, me të cilën shërbeheni normalisht, emrin dhe adresën tuaj. Pastaj përpiquni ta shkruani të njejtën me dorën tjetër. Rezultati është se me dorën që shërbeheni rregullisht harxhojmë më pak kohë dhe mund. Kjo është një punë rutinore. Me dorën tjetër duhet të kemi shumë kujdes. Cilësia ndryshon – shkronjat shtrembohen, drejtshkrimi është i ndryshëm. Na duhet më shumë kohë dhe më shumë mund për të shkruar këtë tekst të thjeshtë dhe të rëndomtë. Kështu ndodhë me punën ekipore. Kur marrim pjesë me anët tona të forta ne pranojmë tërësisht atë që është e natyrshme. Nuk është e nevojshme të detyrojmë vehten, ose të ndryshojmë nga ajo që jemi. Por, në fakt kur duhet t’i kryejmë aktivitetet, të cilat nuk janë të zakonshme dhe të natyrshme por krejtësisht të huaja, atëherë ky është një mundim i vërtetë. Por edhe puna nuk shkon mirë, edhe pse
47
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv angazhohemi me qëllime të mira që ta kryejmë punën. Sepse në fakt ç’nevojiten të gjitha ato përpjekje kur në ekip mund të përfshihet një njeri, që sipas forcës së talentit të tij, mund ta kryejë këtë punë më mirë dhe më shpejtë? Kështu një nga parkushtet më esenciale të punës ekipore është që çdo pjesëmarrës ta njoh vetvehten dhe t’i njohë përparësitë dhe mangësitë e të tjerëve. Ekzistojnë shumë mënyra që të arrihet kjo. Në punën tonë do të përqëndrohemi vetëm në njërin prej tyre, që gjatë viteve të fundit në forma të ngjashme shpesh zbatohet në punë në Amerikë dhe në Evropë.
Indikatori Majers-Brigs Indikatori Majers-Brigs i shfrytëzon tekstet për përcaktimin e cilësisë së individit, të llojit të tij. Ai është përpunuar në vitet e 30-ta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Izabel Majers dhe Katerin Majers – Brigs dhe kuptohet në bazë të teorisë së Karl Gustav Jungut. Në Evropë zbatohet në verzionin e tij specifik nga fillimi i viteve të 90-ta. Ai paraqet një instrument të pasur, të ndërlikuar dhe dinamik për të karakterizuar potencialin personal dhe pikërisht për këtë arsye cilësia e tij shfrytëzohet në fushat e ndryshme të shkencës aplikative. Nëpërmjet këtij indikatori mund të caktohen përparësitë dhe dëshirat e çdo njeriu, i cili gradualisht i drejton aktivitetet e veta. Pikënisëse është pikëpamja për dallimet ndërmjet njerëzve dhe për nevojën e të mësuarit për t’i njohur dhe respektuar më mirë të tjerët. Për qëllimet e caktuara të ushtrimeve të këtij lloji ai zbatohet në një variantë të shkurtër dhe të modifikuar.
Pse për punën ekipore është e domosdoshme të punohet me këtë indikator? Sepse nëpërmjet tij mund të vendosen animet e natyrshme të çdo anëtari, që të mundet në mënyrë efektive të shfrytëzohen për të arritur qëllimet e përbashkëta. Mund të zbulohen anët e dobëta të pjesëmarrësve dhe të bëhen përpjekje që të kompenzohet që të mos pësojë vetë puna. E gjithë kjo lejon të bëhet më optimale ndarja e funksioneve në ekip, të njihen dhe tërësisht të shfrytëzohen anët e tij negative dhe pozitive. Janë të nevojshme edhe disa fjalë të tjera para se t’i qasemi përdorimit të kësaj teknike. Indikatori Majrs-Brigs i përcakton përparësitë e veta ndaj një aktiviteti të caktuar. Kjo në fakt nuk do të thotë se njeriu nuk mund të kryejë punë të tjera. Përkundrazi, ai mund t’i bëjë edhe gjërat e tjera. Mund të punojë çfarëdolloj pune, por cilësia e saj nuk do të jetë në nivel të njejtë, ashtu si kur do të merret me veprimtarinë e dëshirueshme.
48
PUNA EKIPORE Si t’i japim përgjegje pyetjes. Çfarë tipi jam. Për këtë qëllim me ndihmën e nënpyetjeve do t’i formulojmë animet tona në situata të ndryshme. Kështu që do të caktojmë katër kategori themelore, me të cilat merret indikatori Majers-Brigs dhe do të veçojmë çdonjërin nga të pranishmit. Për këtë qëllim do t’i shfrytëzojmë shenjat e pranuara ndërkombëtare – E-I; S-N; T-F; J-R (ekstravert-introvert; praktikë-kreativë; analitikë-emocional; struktural-pragmatik).
Detyra: Të paraqesim situatën që vijon. Shkojmë në mbledhje. Përveç njerëzve të njohur aty ka edhe të panjohur. Çka të bëjmë? Hymë në kontakt me ta ose presim që t’i prezentojmë? Nisim të flasim për temat e rendit të ditës me anëtarë të tjera ose presim në heshtje të nisë mbledhja dhe atëherë të përfshihemi në diskutim, duke sqaruar atë që e kemi shënuar më parë? E marrim fjalën ndër të parët? Si ndjehemi pas mbledhjes – plot me energji ose të lodhur? Përgjigjuni pyetjeve. Është e qartë se njerzit reagojnë në mënyrë të ndryshme në situata të caktuara. Ndërsa tani çdo njëri për vetvete le t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:
Çfarë tipi jam? Prej ku mbushem me energji? - E-I (ekstravagnt-introvert) I shoh njerëzit tjerë si burim të energjisë? A hy në kontakt lehtë me të panjohurit? A jam i vetmuar kur nuk jam me njerëz? Ose A është për ju vetmia burim energjie? Njoftoheni vështirë? A jeni më tepër për botën e brendshme? Nëse në përgjegje të grupit të parë të pyetjeve dominon “po” shkruani si përgjegje të pyetjes “prej ku mbushem me energji” – tipi E. Nëse në përgjegjet e grupit të dytë të pyetjeve dominon “po” – shkruani tipin I adekuat.
49
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Ja si mund të duket kjo në mënyrë vizuale
Merrë energji nga të tjerët
mbushet me energji të brendëshme
Ka nevojë për kontakt
Logarit në botën e vet të brendëshme
50
PUNA EKIPORE
Kërkon, ka nevojë dhe ofron gjerësi
Kërkon,ka nevojë dhe
ofronthellësi Si ta pranojmë botën? – tipi S-N (praktikë-kreativ) Detyra: t’i kthehemi sërish mbledhjes. Paramendoni sikur diskutoni çështje konkrete, sipas së cilës është prezentuar projekti përkatës i konceptit. A interesoheni për hollësi (si do ta realizoni saktë, cilët janë njerëzit që do të marrin pjesë, sa do të kushtojë realizimi, cilat janë afatet etj.)? Ose tipike për ju janë që të ofroni pikëpamje, ide të reja të cilat do të tërhjekin simpatizues të rinjë dhe do të zgjërojnë vëllimin e konceptit, pa u interesuar se kush do ta organizojë realizimin e gjithë kësaj, sa do të kushtojë etj.? Kur e diskutoni projektin, a keni parasysh përvojat e fituara në të kaluarën ose kjo nuk u intereson? A nervozoheni, nëse në fund të mbledhjes nuk është asgjë e qartë, se çka do të realizohet nga idetë e diskutuara e çka jo? Përgjigjuni pyetjeve. Dihet se në këtë rast reagimet do të jenë të ndryshme. Do të nënvizohen dallimet dhe nëse përpiqemi të përgjigjemi me po ose jo ndaj këtyre pyetjeve: A e shihni botën me aspektin e saj pragmatik? A mund t’i mbani mend mirë të dhënat; a keni besim në fakte? A mbështeteni në përvojën personale? A jeni realist; a jetoni me realitetin? A i merrni parasysh hollësitë dhe përgjithsimet?
51
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Ose A e shihni botën më shumë në mënyrë idealiste? A i kini parasysh kontaktet reciproke dhe mvarshmëritë e ndërsjella ndërmjet gjërave dhe dukurive? A ju jepeni shumë ndjenjave tuaja? A u pëlqejnë metaforat dhe përshkrimet figurative? A i shihni gjërat në perspektivë? Nëse përgjigjja në grupin e parë të pyetjeve është po ju jeni tip S. Nëse përgjegjja në grupin e dytë të pyetjeve është jo, ju jeni tip N. Ta shohim edhe një herë paraqitjen vizuele
Jeton me të tashmen
Merrë parasush vërejtjet
Jeton me mendimin për të ardhmen
E ndjek intuitën e vet
52
PUNA EKIPORE I vëren hollësitë
Ecë sipas rradhës nga fillimi deri në fund
Ja nis ku të mundet i këcen periudhat
Si e bëj zgjidhjen? – Tipi T-F (analitik-emocional) Detyra: t’i kthehemi sërish mbledhjes së mëparshme. Nëse konsideroni se ideja e diskutuar është e keqe dhe nuk vlen për asgjë si do të reagoni? Do të bëni kritikë të hapët dhe afariste? Do të bëni analizë dhe do t’i theksoni dobësitë esenciale? Ose do t’i qaseni në mënyrë të kujdesshme? Do të bëni komplote dhe do të synoni t’i përqeshni pjesëmarrësit e tjerë? Përgjigjuni pyetjeve! Përgjegjet ndaj këtyre pyetjeve do të na ndihmojnë të bëjmë vlerësimin e mënyrën e marrjes së vendimeve – a bëhet kjo në mënyrë analitike ose sipas vlerësimeve emocionale. Ja dhe pyetjet. Cilën situatë e keni më të afërt? Në çka mbështeten vendimet, që i mirrni – për objektivitet, në vlerësim logjik dhe afarist të situatës? A mirrni vendim kokë në vehte? A e kërkoni të vërtetën? A është forca juaj në analizë? A e shprehni ndjenjën tuaj haptaz?
53
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Ose A i mirrni vendimet në bazë të paragjykimeve tuaja personale dhe orjentimeve dhe pikëpamjeve të vlerave? A mirrni vendime sipas intuitës? A jeni për harrmoni në marrëdhëniet e ndërsjella? A i kuptoni mirë njerëzit? A keni interes të madh për të tjerët? Nëse në përgjegjet e grupit të parë të pyetjeve dominon ana pozitive, ju jeni tip T. Dhe anasjelltas. Nëse në përgjegjet e grupit të dytë të pyetjeve sundojnë ato pozitive, ju jeni tip F. Ta shohim edhe paraqitjen vizuele.
E kërkon drejtësinë dhe të vërtetën
54
Kërkon harmoni në mardhënje
PUNA EKIPORE
Ka aftësi për analizë
Ka aftësi t’i kuptoj njërëzit
Delë nga logjika
Niset nga bindja e vet
Dhe në fund të shqyrtojmë tipin e fundit antagonist të dysheve – J dhe R. Pyetje kryesore që do të na ndihmojë për identifikim është:
55
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Si është stili im i preferuar i jetës? Tipi J dhe R (struktural-pragmatik) Detyra: Sërish t’i kthehemi shembullit të mbledhjes. Nëse diskutohet për dy koncepte dhe ju duhet të merrni vendime, që do të përkrahen, si do të veproni? A orjentoheni shpejt ndaj situatës dhe e përkrahni njërin koncept, ndërsa pastaj bëni ç’mos për realizimin e tij? Ose u nevojiten shumë informacione, që të mund të vendosni të përkrahni njërin nga dy konceptet? Vendimet e shpejta ju nervozojnë dhe nuk i keni qejf? Përgjigjuni pyetjeve. Ja dhe pyetjet kontrolluese për vetëvlerësim. A ndjeni nevojë për finalizimin e gjërave? A punoni me kënaqësi në afate të caktuara? A ndjeni kënaqësi kur do ta kryeni detyrën e dhënë? A bëni pauza, vetëm atëherë kur do ta kryeni detyrën? A u intereson rezultati i punës? Ose A ndjeni nevojë të jeni të hapur gjatë punës? A u jepeni më së shumti situatave, ku ekzistojnë më shumë mundësi për zgjidhje? A mirrni vendime vetëm atëherë, kur konsideroni se keni në disponim informacionet e plota? Kur kryeni një veprimtari a interesoheni më tepër për procesin e punës, ndërsa jo aq shumë për rezultatin e saj përfundimtar?
Nëse përgjegjet pozitive në grupin e parë të pyetjeve dominojnë, ju jeni tipi J. Dhe analogjikisht, nëse përgjegjet pozitive dominojnë në grupin e dytë të pyetjeve ju jeni tip P.
56
PUNA EKIPORE Ja dhe paraqitja vizuale.
Dëshiron t’i kryej aktivitetet
I bënë kënaqësi procesi i punës
E do rendin dhe përvojën
Kërkon llojllojshmëri dhe ndryshime
57
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
U përmbahet vendimeve të marra
Dëshiron befasi
Detyrë: Shihni përgjegjet e çdo pyetje dhe përcaktoheni tipin tuaj nga aspekti i testit Majers-Brigsit. Duhet t’i kushtoni vëmendje asaj se gjatë vënies së afinitetit tonë dhe gjatë ndarjes së katër tipave antagonist ne manipulojmë me shumë pak pyetje. Në praktikë, kur kjo kryhet në mënyrë profesionale, punohet me rreth 90 pyetje në çdo grup të veçantë të tipeve dyshe antagoniste. Në shkollat e menaxhmit politik tekstit Marjers-Brigst mësohet më saktësisht edhe përkundër ndërlikueshmërisë së plotë gjatë formulimit të pyetjeve dhe gjatë interpretimit të tyre. Në mënyrë plotësuese duhet të nënvizohet se gjatë vënies së tipave në kushte reale bëhet nga psikologëprofesional me përgatitje të posaçme. Shumë shpesh karakteristikat e tipit janë pak të shprehura dhe përcaktimi i tyre kërkon punë të vështirë dhe të saktë. Për qëllimet e ushtrimeve një gjë e këtillë nuk është e nevojshme. Por është e nevojshme të dijmë se ekzistojnë mundësi që në mënyrë precize të përcaktohen afinitetet e çdonjërit prej neve, veç e veç dhe në bazë të kësaj të radhitemi në njërin apo tjetrin tip të katër grupeve. Dhe kështu sa do të jemi të dobishëm me këto cilësi që i kemi, për të cilat kemi konstatuar se i posedojmë për punë ekipore? Shembulli i testit Majers-Brigs tregon se te çdo grup njerëzish ekzistojnë përfaqësues të tipave të ndryshëm. Janë të pranishëm edhe kombinacione të tjera nga aspekti i katër grupeve antagoniste, për të cilat u bë fjalë më lartë në tekst. Nga
58
PUNA EKIPORE 16 kombinimet e mundshme në grup janë të pranishme pothuajse të gjitha variantet. Ta shohim shemën e kombinimeve të mundshme.
ISTJ
ISFJ
INFJ
INTJ
ISTP
ISFP
INFP
INTP
ESTP
ESFP
ENFP
ENTP
ESTJ
ESFJ
ENFJ
ENTJ
Lloj-llojshmëria e madhe e kombinimeve të varianteve të ndryshme në ekip është shumë e dobishme për punë. Ajo jep mundësi për analiza të shumë aspekteve gjatë diskutimit të problemeve dhe është garancion për gjërësi më të madhe të pikëpamjeve dhe rrekjeve, për elasticitet më të madh në procesin e marrjes së vendimeve. Njëkohësisht ndryshimet e tipeve përcillen edhe me negativitete të ndryshme. Shpesh kjo mund të jetë burim konflikti në ekip. Prandaj me rëndësi të posaçme është të dihen mirë karakteristikat e tipeve të ndryshme në një ekip të caktuar, si dhe kombinimet e tyre. Me një shkallë më të madhe nga kjo do të varej se sa do të kemi sukses të ballafaqohemi me situatat e konflikteve, t’i tejkalojmë ato dhe të bëjmë menaxhimin e tyre. Tani të përpiqemi të ilustrojmë konfliktin e tipave të ndryshëm antagonist në situata ekstreme. Nëse në një ekip janë paraqitur tipat E dhe I atëherë çdo herë duhet të kemi parasysh edhe mundësinë e paraqitjes së mosdurimit ndërmjet tyre. Tipat E nuk mund të durojnë seriozitetin dhe thellimin e antagonizmit të vet, nuk janë të durueshëm ndaj mënyrës së tyre të mendimit, u pengojnë flegmatikët gjatë vlerësimit dhe analizës. Dhe anasjelltas.
59
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Tipat I kanë shumë ide, mund të propozojnë variante dhe koncepte të ndryshme por nuk mund të organizojnë realizimin e tyre. Këtë gjë kanë mundësi ta bëjnë tipat S. Ekziston një shembull i studijuar mirë në këtë kontekst i vëllezërve Dizni. Uollt Dizni ishte tip I, por idetë e tij realizoheshin nga i vëllai Roji i cili ishte tip S. Tipike për rrekjet e tipave F është se gjatë të shprehurit të mendimeve dhe gjatë formimit të vendimeve nisen nga ajo, e cila në moment është esenciale për ta. Ata i vlerësojnë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet harmonike në ekip. Ndërsa tipat – T nuk i përmbahen asaj se a do ta prekin ndonjë dhe drejtpërsëdrejt e shprehin mendimin e vet. Por këta janë posaçërisht të vyeshëm gjatë analizave, sepse japin argumente dhe vlerësime më të thella. Tipat J janë më shumë kontraverz. Ata u përmbahen traditave të vëna, ritualeve, nga përpara e planifikojnë punën, u përmbahen afateve dhe bashkëpunojnë vështirë me tipat P të cilët me stilin e tyre të lirë të punës u duken pa shpresë dhe jo serioz. Prandaj kur përfshihemi në një ekip të caktuar, gjithnjë duhet të kemi parasysh, se a do të jetë e nevojshme të punojmë me njerëz, të cilët ndryshojnë nga ne, dhe nga përpara duhet të kemi përcaktimin që të jemi tolerantë ndaj tyre, t’i vlerësojmë cilësitë, të cilat ata i posedojnë ndërsa ne nuk i kemi. Është posaçërisht e rëndësishme drejtuesi i ekipit t’i njohë mirë karakteristikat e tipeve dhe të ketë aftësi të organizojë punën në atë mënyrë që sa më maksimalisht të shfrytëzohen anët e forta të të gjithëve dhe të mos lejohet të bëhen fyerje personale dhe të bllokohet puna ekipore.
Detyra: Jemi përfshirë në grupin punues, që përbëhet nga pesë anëtarë, i cili do të propozojë konceptin e politikës sonë të koalicionit në një vendbanim të caktuar. Sipas karakteristikave të tipeve ne jemi shumë afër me tipat I, N, T. Si do të jetë rezultati i punës sonë në këtë rast? Mund të pritet se ky ekip do të jetë në gjendje të propozojë një koncept të mirë, i orjentuar nga ardhmëria. Ekipi nuk do të mund të propozojë hapat konkret praktik për realizimin e tij (sepse dominant është tipi N), nuk do të jetë në gjendje të realizojë komunkimin politik (sepse dominon tipi I) dhe të ruajë klimën e mirë kolegiale ndërmjet anëtarëve (sepse sundon tipi T). Çfarë këshilla praktika mund të japim që t’i shmangemi situatës së këtillë?
Nga përvoja mund të nxjerrim si mësim së paku këto supozime:
60
PUNA EKIPORE
1. Çdo ekip duhet t’i kushtojë vëmendje të posaçme anëve të veta të dobëta. Në rastin e lartpërmendur grupi punues do të duhej të mendonte se si në mënyrë plotësuese të tërhjek njerëz që janë të tipit S, që të përmirësohet puna rreth realizimit të konceptit, njerëz të tipi E, që të sigurohet përfshirje më e mirë mediale e projektit dhe komunikim më i mirë politik dhe njerëz të tipit F, që të sigurohet bashkëpunim brenda në vet grupin punues dhe ndërmjet grupit punues dhe anëtarëve dhe simpatizerëve të partisë.
2. Ekipit duhet t’i bashkangjiten ekspertë të cilët me aftësinë e tyre profesionale do të përforconin punën. Në këtë shembull mund të mendojmë rreth asaj se grupit punues mund t’i bashkangjiten ekspertë, të cilët janë specialistë rreth situatës sociale-ekonomike dhe politike në vendbanim, njerëz të cilët e njohin mirë aktivitetin e partive të tjera politike, të organizatave dhe iniciativave qytetare, që kanë kontakte të gjëra me ta dhe janë organizatorë të mirë.
3. Të mendohet nga aspekti i punës së ardhshme, se a është e mundshme përkrahja e disa anëtarëve të ekipit ose plotësimi i ekipit me anëtarë të rinjë, të cilët janë bartës të tipave specifik, të ndryshëm nga ata anëtarë të tashëm të ekipit.
Rregullat themelore për punë të mirë të përbashkët ekipore. a) Zgjidhja ekipore e problemit – modeli Z. Kur do të na parashtrohet një detyrë e caktuar, ne gjithmonë shtrojmë pyetje se prej ku duhet të nisim, si ta përfundojmë atë më mirë. Këto pyetje paraqiten për shkak të vështirësisë së rritur gjatë punës në ekip. Menaxhimi politik propozon disa këshilla praktika për organizimin e mirë të punës ekipore. Është mjaft me rëndësi t’i përmbahemi rendit të caktuar të periudhave. Për këtë arsye do të përqëndrohemi në disa faza të domosdoshme në organizimin e punës.
61
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
S
N
* Fakte * Rregullimi * Përkufiyimi i informatës
* Mundësitë * Alternativat * vlerësimi në raport me: - të ardhmen - përgjithshmen
F * Vlerësimi personal * Përputhshmëria me vlerat * Kërkimi i animit
T * analiza * marrja e vendimit objektiv
Modeli i zgjidhjes ekipore të problemit quhet Z, sepse radhitja e fazave të paraqitura mund të prezentohet në formë të shkonjës Z.
Faza e parë Grumbulloni të gjitha faktet dhe të dhënat e mundshme në lidhje me detyrën e caktuar dhe mendoni se cilat janë pasojat e lindjes së problemit. Pse është krijuar kjo situatë e caktuar? Çfarë është saktë problemi? Si ka qenë politika e jonë e mëparshme rreth kësaj çështje, si kanë reaguar simpatizuesit tanë, kundërshtarët tanë, opinioni, mediumet? Çfarë është përvoja jonë e deritashme? Çfarë njerëz nevojiten në ekipin tonë, që t’i japin përgjegje pyetjeve të këtilla dhe të bëjnë analizën dhe vlerësimin e kësaj faze? Më së miri do të ballafaqoheshin anëtarët e ekipit, i cili i përmbanë karakteristikat e tipit S.
62
PUNA EKIPORE Faza e dytë Në bazë të informatave të marra tani duhet t’i qasemi kërkesës së zgjidhjeve. Është mirë nëse për çdo shkak kërkojmë të paktën dy zgjidhje të mundshme, të cilat do të mënjanonin problemin. Duhet të zhvillohen pikëpamje dhe ide të reja. Këtu veprohet gjithashtu si me idetë e bujshme. Propozohen ide të ndryshme, duke iu përmbajtur rregullit se çdo gjë është e mundshme. Nuk lejohen kritika, komente dhe vlerësime. Sasia e ideve në këtë rast është më e rëndësishme se cilësia. Lejohen edhe ide të pranueshme. Është e preferueshme të hidhet ideja dhe të zhvillohet. Të gjitha idetë duhet të shkruhen, sepse në periudhat e ardhshme të punës ato do të jenë të domosdoshme. Më të përshtatshme për këtë lloj të aktiviteteve në ekip janë ata njerëz që kanë karakteristikat e tipit N.
Faza e tretë Kjo është faza e vlerësimit dhe e analizës. Tani duhet t’i shohim të gjitha idetë e ofruara dhe t’i zbatojmë në realitet. Nëpërmjet cilave ide mund të arrijë efekt më të madh politik? Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e çdo zgjidhje të propozuar? Cilat ide mund të realizohen dhe cilat jo? Sa do tu kushtojë një gjë e këtillë? Çfarë problemesh dhe vështirësi mund të krijohen gjatë realizimit? Çfarë aktivitetesh plotësuese janë të domosdoshme dhe si do të ndihmohen ato gjatë realizimit? Në këtë periudhë të punës në mënyrë më adekuate duhet të përfshihen anëtarët e ekipit me karakteristikat e tipit T. Faza e katërt Në këtë periudhë vlerësohet se si të organizohet më mirë kryerja e ideve të zgjedhura. Cilët njerëz dhe organizata duhet të përfshihen në kryerjen e detyrës? Cilat janë partnerët dhe aleatët tanë? Në çfarë qëndrese mund të hasim dhe nga cili? Si mund ta tejkalojmë atë? Si t’i qasemi çdo njeriu dhe çdo qytetari? Këtu janë të nevojshme cilësi të anëtarëve të ekipit me karakteristikat e tipit F. Është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje edhe një të dhëne të hollësishme. Fakti se në të gjitha katër fazat më të pranueshëm janë njerëz me cilësi të caktuara, nuk do të thotë se anëtarët tjerë duhet të mos angazhohen. Të kujtojmë ushtrimin me duart. Pavarësisht nga ajo se aktiviteti nuk na shkon për shtati, ne mundet dhe duhet të marrim pjesë në të gjitha fazat e punës. Së paku për shkak se me pjesëmarrjen tonë i nxisim ata, të cilët në pajtim me afinitetet e tyre të natyrshme
63
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv janë më adekuat për këtë lloj aktiviteti. Por edhe nëpërmjet njohurive dhe pjesëmarrjes aktive ne mund të mësojmë nga të tjerët shumë punë të reja, të ushtrojmë dhe t’i përmirësojmë dhe harmonizojmë aftësitë tona.
b) Gjashtë formula për sukses në punën ekipore. Në çdo ekip është e nevojshme të krijohen parasupozime dhe kushte për punë të përbashkët të mirë. Propozojmë pesë rregulla të reja për punë efektive në ekip. 1. 2. 3. 4. 5.
Sqaroni qëllimin tuaj. Caktoni rregullat e punes. Ndani punën tuaj Shfrytëzoni anët tuaja më të fuqishme. Formoni ekipin
Disa fjalë për çdo njërën nga këto rregulla. 1. Spjegoni qëllimin tuaj Para se t’i qaseni disa aktiviteteve të caktuara duhet ditur cili është qëllimi ynë prandaj në ekip është e domosdoshme të përcaktohet qëllimi i saktë dhe i qartë, i cili do të pranohet nga të gjithë. Ekzistojnë disa rregulla të përgjithshme, të cilat duhet t’i kemi parasysh gjatë përcaktimit të qëllimit tonë: • • • •
Qëllimi duhet të formulohet pozitivisht; Ai duhet të jetë real dhe i realizueshëm; Duhet t’i jetë i pranueshëm nga të gjithë; Pjesëmarrësit në ekip duhet të kenë mundësi të ndikojnë në procesin e realizimit të tij; Duhet të përcaktohet se cili është kriteri për matjen e arritjes së qëllimit dhe të garantohet transparencë gjatë dhënies së raportit; Qëllimi duhet të formulohet në kohën e tashme; Qëllimi duhet të ndahet në nën qëllime, të cilat rregullohen sipas kierarkisë përkatëse.
• • •
2.
Caktoni rregullat e punës ekipore
64
PUNA EKIPORE Çdo ekip vet i cakton rregullat e punës së vet. Kuptohet, këtu nuk bëhet fjalë të shpiken disa rregulla të reja të përkryera por në radhë të parë, për përcaktimin e kushteve të caktuara kornizë, në të cilat do të punohet. Për këtë qëllim çdo njëri nga pjesëmarrësit duhet që përpara të pastrojë motivet e veta personale, kërkesat e veta ndaj të tjerëve dhe jo në vend të fundit t’i lë obligimet të cilat është i gatshëm t’i pranojë. Kur përfshiheni në një ekip të caktuar ne shpesh duhet tu përgjigjemi pyetjeve, Sa dhe a jemi të gatshëm të punojmë haptaz me anëtarë të tjerë; A respektojmë mendimin e tyre; A mund të punojmë në mënyrë konstruktive dhe me shiqim kah e ardhmja; A e kemi mundësi të pranojmë rreziqet e të tjerëve. Pjesëmarrja jonë në ekipë është e dobishme, nëse në mënyrë të vetëdijshme dhe aktive punojnë në emër të qëllimit të përbashkët. Rregullat mund të jenë të shkruara ose të pa shkruara. Por të gjithë anëtarët e ekipit duhet t’i kenë plotësisht të qarta. Ja disa shembuj të rregullave, të cilat mund të kontribuojnë për punë më të mirë ekipore: • Çdo mendim është i rëndësishëm; • Çdo njëri merr obligim të caktuar; • Çdo njëri ka përkrahje nga ana e ekipit: • Gabimet nuk janë të pa kalueshme; • Por ne mësojmë nga to; • Të dëgjojmë njëri-tjetrin; • Të flasim shkurt dhe qartë. Me rëndësi është që jo vetëm t’i arsyetojmë rregullat e punës sonë por në praktikë tu përmbahemi atyre. Është mirë kur ekipi do të caktojë një, i cili do ta drejtojë ose udhëheq, i cili do ta marrë përgjegjësinë e organizimit të punës dhe të ndjek respektimin e rregullave. Mund të merremi vesh nga përpara si për rregullat dhe obligimet e atij udhëheqësi ashtu edhe për kohëzgjatjen e mandatit të tij. Plotësisht të qetë mund të heqim dorë nga një drejtues i përhershëm i ekipit, por atëherë çdo njëri nga anëtarët sipas parimit të rrotacionit duhet të kryejë edhe këtë funksion. Për punën e udhëheqësit të ekipit janë të rëndësishme disa rregulla: • Ai duhet të jetë dëgjues më i mirë; • Ai duhet t’i nxisë aktivisht të dëgjojë dhe të orjentojë diskutimin rreth më esenciales; • Duhet t’i ndriçojë problemet dhe t’i ndërpres konfliktet; • Duhet të caktojë klimën e punës dhe t’i motivojë pjesëmarrësit;
65
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv • • •
Duhet të dijë t’i ndajë detyrat dhe të kërkojë përgjegjësi për kryerjen e tyre; Duhet të mbajë kontakte me çdo njërin nga anëtarët e ekipit dhe të ndihmojë bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve; Duhet të krijojë ndjenjën tek anëtarët se puna e çdo njërit është e rëndësishme dhe mendimi i tij është me rëndësi për formimin e qëndrimeve dhe vendimeve.
3. Ndani punën tuaj Kjo është mjaft me rëndësi gjatë planifikimit. Nëse ekipi është formuar për zgjidhjen e detyrave të natyrës së lartëpërmendur, atëherë anëtarët duhet t’i ndajnë funksionet. Çdo njëri duhet të marrë resorin, duhet të formojë strukturën ndihmëse, të tërhjek ekspertët dhe të organizojë punën e tij, si veprimtari të përhershme dhe rutinore. Në princip tjetër përcaktohet puna në ekipe, të formuar për kryerjen e detyrave konkrete. Në to është mjaft me rëndësi harmonizimi i aktiviteteve të anëtarëve, ndërsa gjithashtu edhe roli i udhëheqësit, i cili nga ana e vet duhet të bëjë të mundshme kushtet për shfrytëzimin maksimal të mundësive dhe aftësive të çdo njërit. Ndarja e punës ekipore ka edhe një aspekt. Bëhet fjalë për planifikim konkret të mbledhjeve dhe diskutimeve me ekip. Këtu rëndësi të posaçme ka aftësia e përpunimit dhe e propozimit të rendit të ditës, të caktohen referentët për pikat e veçanta, të mendohet për të shprehurit dhe të përcaktohet koha e arsyetimit për çdo pikë. Ndarja e mirë e punës në këtë rast përfshinë edhe mbulimin e asaj që dëshirohet dhe reales, ndërmjet planifikimit në letër dhe arritjeve reale.
4. Shfrytëzoni anët tuaja të fuqishme Puna e suksesshme ekipore është e pamundshme pa i ditur tendencat e çdo njërit që t’i shfrytëzojë anët e veta të fuqishme në mënyrë maksimale. Prandaj është e domosdoshme që gjatë formimit të ekipit që përpara të arsyetohen anët e fuqishme dhe të dobëta të çdo pjesëmarrësi dhe në këtë bazë të bëhet ndarja e punës. Posaçërisht është e rëndësishme të konstatohet se çfarë aftësish dhe shkathtësish mungojnë në ekip, që të kërkohet zgjidhje jashtë saj. Duhet të krijohet klimë e respektimit dhe mirëkuptimit reciprok, që të mund çdo njëri t’i shpreh anët e veta më të mira. Praktika tregon se kur formohet një ekip me tipa homogjen punohet më lehtë, por prandaj pëson cilësia e punës. Me një ekip të këtillë anëtarët me karakteristika të ndryshme të tipeve dominuese rëndomë i nënshtrohen presionit
66
PUNA EKIPORE grupor nga ana e të tjerëve. Ata ose nuk guxojnë të marrin pjesë në diskutim ose janë me tendencë tu përshtaten mendimeve të pjesës më të madhe. Detyra e udhëheqësit por edhe ekipit në tërësi është që në mënyrë korekte t’i nxisë këta anëtarë dhe t’i shfrytëzojë si korrigjues të punës ekipore.
5. Formoni ekipe Siç shihet nga tabela në tekstin e mëtejshëm, ekziston dallim ndërmjet grupit dhe ekipit. Kur në aktivitetet politike formohet ekip, shpesh pjesëmarrësit nuk kanë qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj atij procesi. Por pas formimit të atij ekipi çdo njëri nga anëtarët është i obliguar të bëjë çmos për punën e tij më të mirë. Ekipi nuk duhet të shihet si diçka që nuk mund tu nënshtrohet ndryshimeve. Pa bërë ndryshime personale në të, me vullnet të mirë çdo herë duhet të angazhohemi në atë mënyrë që të zhvillohet dhe të punojë më mirë. Prandaj njëkohësisht me kryerjen e detyrës kryesore ekipi duhet t’i pranojë si parim në punën e vet vetanalizën dhe vetvlerësimin. Duhet t’i kushtohet kohë dhe vëmendje e veçantë diskutimit të këtyre çështjeve siç janë: Cilët aktivitete të anëtarëve të ekipit i pranoni si autoritative, të cilat i nxisin iniciativën dhe punën e përbashkët; Çka konsiderohet si tabu në punën ekipore dhe a pranoni këtë si gjë normale dhe të arsyeshme; Çfarë kundërthenie paraqiten gjatë punës dhe si të tejkalohen ata; Si e pranoni ekipin si tërësi - të suksesshëm ose jo; Nëse jo - ç’duhet të bëhet, që të përmirësohet puna e të tjera. Sjellja serioze ndaj përgjegjeve të këtyre pyetjeve është shenjë se ekipi funksionon si organizëm i pavarur, mund ta përsos punën e vet dhe ka të ardhme.
67
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Dallimet ndërmjet grupit dhe ekipit Grupi
Ekipi
1. Anëtarët konsiderojnë se janë bashkuar në grupe vetëm për shkaqe administrative. Anëtarët punojnë në mënyrë individuale. Ndonjëherë arrihen qëllime të kundërta.
1. Anëtarët e kuptojnë varshmërinë reciproke dhe e kuptojnë se qëllimet përsonale dhe të përbashkëta arrihen më së miri me përpjekje të përbashkëta. Nuk humbet kohë në luftë për ndikim dhe interes personal në logari të të tjerëve.
2. Anëtarët e orjentojnë vemenjen e tyre krzesisht ndaj vetvetes. I qasen punës së tyre si punëtor rrogëtar.
2. Anëtarët e hulumtojnë ndjenjën e përkatësisë ndaj punës dhe ekipit të tyre, sepse janë obliguar me qëllime, në përcaktimin e të cilave mirrnin pjesë edhe ata vet.
3. Anëtarëve u jepet urdhër, pa kërkuar mendimin e tyre. Nuk nxitet dhënje e propoyimeve.
3. Anëtarët kontribuojnë për suksesin e organiyatës, duke e imponuar talentin dhe diturine tyre personale për arritjen e qëllimeve të përbashkëta
4.Anëtarët ndjejnë mosbesim ndaj motiveve të kolegëve të tyre Konsiderohet të shprehurit e mendimit ose pakënaqësisë shkakton mospajtime. Dominon apati.
4. Anëtarët punojnë në atmosferë mirkuptimi. I parashtojnë hapur mendimet, idetë, pakënaqësitë,dhe ndjenjat e tyre. Përshëndetet të shtruarit e çdo pyetjeje.
5. Anëtarët janë aq të kujdesshëm në fjalët e tyre, sa që kuptime real është i pamundshëm. Në komunikim janë të mundshme intriga.
5. Anëtarët kanë sjellje të hapta dhe të ndershme. Ata bëjnë përpjekje, për t’i kuptuar qëndrimet e të tjerëve.
6. Anëtarët mund të fitojnë kualifikim të mirë, por gjatë ybatimit të tijnë praktikë u bëhen kufiyime nga eprorët e vet.
6. Anëtarët nxiten t’i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe t’i zbatojnë në punë ato që do t’i mësojnë. Ata kanë përkrahje nga ekipi.
7. Anëtarët bien në situata konfliktuoye, të cilat nuk dinë si t’i
7. Konfliktet pranohen si pjesë normale e komunikimit njerzor.
68
PUNA EKIPORE zgjidhin
Situatat e ngjajshme shihen si mundësi për zbatimin e ideve të reja krijuese.
8. Është e mundshme pjesmarrja dhe mospjesmarrja e anëtarëve gjatë marrjes së vendimeve, që kanë të bëjnë me të gjithë grupin. Konfrontimi shpesh shprehet më shumë se reazultatet e arritura.
8. Anëtarët marrin pjesë në sjelljen e vendimeve, të cilat kanë t ëbëjnë me tërë ekipin. Drejtuesi i ekipit e mban të drejtën e fjalës së fundit, atëherë, kur ekipi nuk ka mundësi të marrë qëndim të përbashkët ose eksiston gjendje e jashtëzakonshme.
Dallimet ndërmjet udheqësve të grupit dhe ekipit Udheqës të grupit
Udheqës të ekipit
1.Kujdesi për detyrat vijuese e ngudhtojnë mendimin për atë që do të mund të arrihet nëpërmjet riorganizimit, i cili ka një qëllim të caktuar për rritjen e kontributit personal të anëtarëve.
1. Detyrat vijuese pranohen shumë lehtë. Mbani llogari për atë se ç’mund të arrijnë si ekip. Mund të shprehni mendimin dhe të veproni sipas tij.
2. Reagoni ndaj kontrrollit të funkcionervë të lartë dhe dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Më lehtë është ta bëni atë që e bëjnë të tjerët.
2. Bashkëpunoni me më shumë njerës. Mund të nxisni interes dhe aktivitet. E orjentoni parimin kolektiv.
3. Keni dëshirë t’i përfshini njerëzit tuaj në planifikimin dhe ygjidhjen e problemeve, por vetëm deri në njëfarë mase dhe në kufinjë të caktuar.
3. Mund ta rrisni numrin e njerëzve dhe t’i angazhoni. Ua lehtësoni punën të tjerëve gjatë kërkimit të mundësive për punë të përbashkët. U jepni mundësi njerëzve tuaj të sqarohen.
4. Nuk keni besim ose u nervozojnë njerëzit, të cilët e njohin punën më mirë se Ju..
4. kërkoni njerës, të cilët duan të sqarohen dhe kanë mundësi të punojnë në mënyrë konstruktive me të tjerët. Mendoni se rroli i Juaj është që të lehtësoni dhe nxisni sjelljen e ngjajshme.
69
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv 5. Mendoni se zgjidhja kolekltive e problemeve është humbje kohe dhe largim nga përgjegjësia. E kontrroloni informacionin dhe e përcillni vetëm atë që anëtarët e grupit dëshirojnë ose duhet ta dijnë.
5. mendoni, se gjatë zgjidhjes së problemeve përgjegjësi mbajnë të gjithëanëtarët e grupit.E përcillni hapatas tërë informacionin. Përshëndesni çdo pyetje. E lini ekipin të bëjë vet pastrimin.
6. Nuk i kushtoni vemendje konflikteve ndërmjet bashkëpunëtorëve Tuaj ose grupeve të tjera.
6. Nddërmjetësoni gjatë konflikteve para se të ashpërsohen deri në destruktivitet.
7. Ndonjëher shumë vonë i shpërbleni arritjet personale ose grupore.
7. Bëni përpjekje që arritjet personale dhe shoqërore të shpërblehen me kohë dhe në mënyrë adekuate.
8. Ndonjëherë i ndyshoni marrëveshjet e përbashkëta varësisht nga komoditeti juaj personal.
8. U përmbaheni angayhimeve të marra dhe si zëvendësim kërkoni të njëjtën gjë.
Trajning:
Ndani një grup në dy ekipe, të cilët gjatë punës së mëtejshme do të kryejnë detyra të ndryshme. Qëllimi është që të konstatohen anët e fuqishme dhe të dobëta, si të anëtarëve të caktuar ashtu edhe të ekipit, si i tillë; të caktohet udhëheqësi i ekipit; të vehen rregullat e punës; të ndahen funksionet kushtimisht; të zbulohet ajo se çka i mungon ekipit; të ndërmerren masa për përmirësimin e punës si ekip. Keni gjysëm ore për diskutim në grupe, pastaj raportin e udhëheqësve për rezultatet e punës, krahasime dhe arsyetime.
70
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE Për çka takimet dhe këshillimet punuese dallohen nga mbledhjet? Praktika e deritashme dhe traditat e krijuara të punës në partitë politike maqedonase (bullgare) tregojnë se është pranuar një metodë kryesore e veprimit grupor reciprok ose e punës së përbashkët në grup, që politikanët shpesh e quajnë mbledhje. Kjo është një pamje tani më e njohur, kur një grup i madh njerëzisht tubohen në një vend – njëri nga ta lexon referatin ose informatën për problemin që diskutohet; Vijojnë pastaj ekspoze të gjata, mendime, diskutime, propozim; Pastaj propozohet një projekt për zgjidhje (më shpesh nga një njeri ose grupi, që i kanë dëgjuar të tërat diskutimet) dhe në fund me votim miratohet zgjidhja. Rëndomë ky tip i punës shpie drejt humbjes së madhe të kohës, në prani pasive të pjesës më të madhe të pjesëmarrësve, në mos shfrytëzimin e plotë të potencialit mendor të ekipit, në paraqitjen e problemit sipas qëndrimit të vetëm një pjese të grupit punues, në përvojën për reagim kolektiv ndaj tekstit (prej 50-100 njerëzish), në dyshimet e rregullta për manipulime, për degradimin e fakteve, për kurdisje, etj. Takimet dhe mbledhjet punuese (shkurtimisht deri në fund do t’i emërojmë si takime punuese, të cilat këtu merren parasysh), janë forma të ndërtuara dhe planifikuara më herët në punë të përbashkët, te të cilat bëhet harmonizimi i mundësive dhe pritjet e pjesëmarrësve, arrihet përfshirje maksimale e të gjithëve në procesin e punës dhe shfrytëzohen teknika dhe shkathtësi, të cilat e lehtësojnë punën, e kursejnë kohën, e aktivizojnë mendimin dhe marrëdhëniet reciproke dhe sjellin rezultate të papritura të lehta dhe të begatshme. Objektivat Është e logjikshme që në fillim të takimit punues edhe drejtuesit edhe pjesëmarrësve të tjerë tu bëhet e qartë rezultati që pritet nga puna e përbashkët. Dhe jo vetëm ai që e pret kryesuesi, por si janë edhe pritjet e çdo pjesëmarrësi. Teknika përkatëse për “qetësimin” e pritjeve është metoda e “ideve të bujshme” (brajin
71
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv stroning). Në kuadër 5-7 minutave kryesuesi zhvillon një vërshim ideshë rreth pyetjeve: “Çka prisni nga puna jonë e përbashkët?”
Pritjet regjistrohen dhe protokolohen në një fletë të madhe para të gjithë pjesëmarrësve, ashtu që ata i kumtojnë pa u lënë anash asnjë deklarim. OBJEKTIVAT 1. 2. 3.
Pastaj bëhet pasqyrë e përgjithshme dhe sqarim i kuptimit të çdo pritje. Çdo pjesëmarrës spjegon çka ka parasysh (nëse për një gjë të tillë është e nevojshme). Është mirë që fleta e madhe me pritjet e shkruara të jetë në lokalin e punës deri në fund të takimit dhe para përfundimit të punës të bëhet një pasqyrë e re, sërish të lexohet dhe të arsyetohet kryerja e pritjeve. Duke marrë parasysh objektivat e regjistruara, kryesuesi mund të aktualizojë ose të ndryshojë strukturën ose programin e takimeve punuese. Mund të fusë momente të reja ose t’i vlerësojë thekset e auditoriumit. Mund të bëhet realisht edhe prognozimi i fatit të ideve eventuale të propozuara për zgjidhje.
Koncentrimi Në fillim të çdo takimi punues është e preferueshme të aktivizohen pjesëmarrësit për një qëllim të caktuar me një aktivitet të shënuar më herët për koncentrim. Aktiviteti për koncentrim mund të jetë një kontroll i zakonshëm i kuorumit, nëpërmjet zgjidhjes tradicionale të problemeve të paramenduara (“kush është kryeqytet i Hondurasit:”) deri te disa ushtrime të caktuara për koncentrim.
72
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE
SHKATHTËSIA PËR UDHËHEQJE DHE FASILIMIN EPROCESIT GRUPOR Dinamika grupore Përse janë të nevojshme rregullat për punë grupore? Çdo grup njerëzish të cilët punojnë sëbashku ka rregulla të caktuara të marrëdhënieve të ndërsjella. Ato mund të formulohen në ligje, rregullore (për shembull rregullorja e Kuvendit Popullore, rregullorja e administratës të këshillit të përhershëm), statutin dhe etj. Për grupet e krijuara përkohësisht për punë të përbashkët, gjithashtu janë të nevojshme rregullat e punës së përbashkët. Më së miri do të ishte nëse ato sillen me koncenzus nga të gjithë. Në të gjitha rastet është e domosdoshme në fillim të punës të gjithë të jenë të informuar. Gjatë kësaj situate vërejtje më e mirë gjatë paraqitjes së vështirësive organizuese në grup është: “Mos iu përmbaheni rregullave …”, dhe jo fyerje e skandale. Grupi i njerëzve të angazhuar (vetëm për një orë) ka jetën e vet. Komunikimi, diskutimi, mendimi kolektiv dhe krijimtaria lindin marrëdhënie të posaçme të ndërsjella, role grupore dhe ndonjëherë edhe kierarki. Zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe i atmosferës në grup si dhe i dominimit të tyre me qëllimin e caktuar, do ta quajmë dinamikë grupore Aftësia e të drejtuarit të dinamikës grupore kërkon: • Të zëvendësohen ngarkesat psiqike me aktivitete relaksuese, • Të planifikohen periudhat e koncentrimit të plotë, • Të ballansohet raporti ndërmjet mendimeve teorike dhe punës praktike. Hulumtimet tregojnë se: • • • •
Periudhat e mundshme e produktivitetit nuk mund të jenë më të gjata se 90 deri më 100 minuta, Një orator nuk mund të koncentrojë vëmendjen ndaj vehtes së tij më tepër 10 deri 15 minuta, Vlerësimi ndërmjet personaliteteve dhe paaftësia për të shtruar pyetje rëndomë bllokon punën, Ekzistojnë dallime në produktivitet, si gjatë orëve të ndryshme të ditës ashtu edhe gjatë numrit të ndryshueshëm të pjesëmarrësve,
73
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv • • •
Në ditën e dytë të punës së përbashkët rëndomë paraqitet plogështi tek njerëzit, që lidhet me lodhjen, Lidhshmëria emocionale dhe ndjenja e përkatësisë ndaj grupit vërtetohen pas tri ditësh të punës së përbashkët. Produktiviteti e arrinë pikën e vet kulmore, kur ekipet punojnë në grupe të vogla (prej 4 deri 8 veta). Atëherë janë të mundshme diskutimet rreth një numri më të madh të problemeve për një kohë më të shkurtër.
Punë në grupe të vogla Praktika e jetës politike bullgare tregon se përvoja e punës në grupe të vogla nuk praktikohet. Të gjithë kemi parë se si një ekip prej 50, deri 150 ose edhe prej 750 vetash përpiqet ti arsyetojë, ti zgjedhë dhe ti reduktojë të gjitha problemet në vend që të ndahet në grupe (prej 4 deri më 8 por mundet edhe me 20 veta) dhe me këtë rast çdo grup ti paraqesë në sesione të planifikuara rezultatet e aktiviteteve të veta. E gjithë kjo kërkon sqarim dhe rend që krijohet nga rregullat. Rregullat rëndomë shkruhen në një fletë të madhe dhe vendosen në vend të dukshëm gjatë kohës së punës së përbashkët në grup.
RREGULLA 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9.
Flasim me “ti” Dëgjohemi Kursejmë kohën Këtu dhe tani Nuk e vlerësojmë personalitetin por idetë Flasim në emrin tonë dhe jo në emër të popullit I vlerësojmë dallimet dhe lloj-llojshmërinë e ideve … …
Sjellja e mundshme në grup Rëndomë gjatë punës së përbashkët strukturore, përveç qëndrimeve dhe mundësive emocionale të ndërsjella paraqiten edhe role tipike të sjelljes në diskutime dhe në të shprehurit e mendimeve të ndryshme. Kryesuesi është i
74
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE detyruar të dijë sjelljen e mundshme të grupit, ta presë atë dhe të jetë i gatshëm të reagojë, ashtu që reagimi i tij të mos pengojë punën e përbashkët.
Rolet e grupeve: Iniciatori – pjesëmarrësi, i cili më shpesh se të tjerët propozon zgjidhje dhe ide të reja, • Vazhduesi – i pranon iniciativat e reja, i zhvillon, ndihmon që të nisë menjëherë aktiviteti i filluar. • Gjurmuesi rreth informacioneve – shpesh shtron pyetje, kërkon informata se ç’duhet bërë, • Dhënësi i informacioneve – u përgjigjet pyetjeve të atyre që kërkojnë informacione, • Koordinatori – i koordinon aktivitetet e anëtarëve të ndryshëm të grupit, • Vlerësuesi – i vlerëson aktivitetet e anëtarëve tjerë në grup, dhe gjithashtu edhe pozitën në grup, • Stimuluesi – i nxit dhe i aktivizon të tjerët të punojnë, u jep përkrahje pjesëmarrësve, të cilët nuk ndjehen mirë, • Harmonizuesi – angazhohet që të gjithë të marrin pjesë barabartë në jetën grupore, përpiqet ti rregullojë konfliktet dhe kundërthëniet që lindin gjatë punës, • Mbrojtësi i parimeve – i kushton kujdes asaj kur një grup nuk i përmbahet parimeve të pranuara dhe rregullave të punës, • Bllokuesi – i kundërvehet inciativave grupore, e vë në dyshim atë që kërkon grupi, • Kërkuesi i mirënjohjeve – pavarësisht nga ajo se çka ndodh në grup, kërkon të tërhjeq ndaj vehtes vëmendjen, interesin e njerëzve ndaj personalitetit të tij, • Dominuesi – nuk u jep të tjerëve të marrin fjalën, gjithnjë kërkon të jetë në krye të grupit, • Shmangësi – nuk përkrah iniciativa grupore, i largohet përfshirjes në detyra grupore, gjithnjë angazhohet të jetë anash. •
Këto role nuk janë caktuar ose formuluar nga e para, por lindin vetvetiu në çdo proces të grupës grupore. Më shpesh një pjesëmarrës pranon dy ose më shumë rolë, jo vetëm një, por njëra gjithmonë dominon me një moment të caktuar të punës grupore.
75
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Reagime ndaj të shprehurit të partnerit: • Fortifikimi – lidhet me angazhimin për të mbrojtur pikëpamjet e veta. Përmbajtja e të shprehurit të partnerit nuk merret parasysh, anashkalohet ose me qëllim tjetërsohet. Nuk merret parasysh gjendja e tij emocionale. Sikur të jenë të mundshme reagimet e arsyeshme, për shembull: “unë i kuptoj vështirësit e tua, por …” (shpesh me fraza dhe klishe trivijale). • Nënpyetje – nëpërmjet një vargu nënpyetjesh ç’orjentohet dhe manipulohet drejtimi i shprehjeve të partnerit, me ç’rast synimet dhe qëllimet vetiake mbeten të fshehta. • Reagimi agresiv – nëpërmjet demonstrimit të shqetësimit, fyerjeve, nervozizmit, nuk i jepet mundësi partnerit të përfundojë ekspozenë e vet. Nuk përqëndrohen (diskutojnë rreth argumenteve të tij, ndërsa sulmohet personaliteti i tërësishëm ose një pjesë e anëve të tij. • Të dëgjuarit dhe nënvizuarit të shprehjes me fjalë të tua (parafrazimi) – me të theksuar, pyetje ose shënime të shkurtëra të riplotësuara paraqitet se është e pranishme gatishmëria për të dëgjuar partnerin. Përsëriten elementet esencial të ekspozesë, me ç’rast nënvizohen edhe qëndrimet personale të partnerit për shembull: “ti thotë, se …”, “ti je i mendimit se …”. • Vënia në dukje e gjendjes emocionale të partnerit – shprehet qartë gjendja momentale e partnerit dhe shkaqet e mundshme për të. • Thellimi dhe plotësimi i ekspozesë – zhvillimi i mëtejshëm i mendimeve të partnerit, duke përfshirë aspekte të reja për të ardhur tek “aha – e përjetuam edhe këtë”. Në tri rastet e para jemi dëshmitarë të aksioneve që e vështirësojnë punën e përbashkët grupore, ndërsa anasjelltas në tre rastet vijuese – të reagimeve të cilat e lehtësojnë punën e përbashkët. Të menduarit për përjetimet personale: • Të menduarit e fshehtë – gjendja personale emocionale fshihet. Përmbajtja e shprehjes me fjalë dhe shprehjes me trup (mimika, gjestet e të tjera) janë të kundërta. • Të menduarit duke sulmuar (sanksionimi) – nëpërmjet duelit me fjalë dhe me reagime emocionale bëjnë përpjekje për të nënçmuar partnerin. Ndaj tij radhiten dhe shprehen paaftësia, e cila ve në dukje presionin.
76
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE •
•
Të shprehurit informativ – jepet informatë konkrete për gjendjen personale emocionale. Të shprehur verbal dhe të shprehurit jo verbal nuk janë në kundërshtim. Të shprehurit që kërkon – me qëllim të caktuar kërkohen kundërthëniet, të cilët shpiejnë në ndryshimin e disponimit të vetbesimit deri te rritja e përpjekjeve. Jo vetëm që kumtohet gjendja personale emocionale, por kërkohen edhe shkaqet për të për shembull: “Ndjehem pa ndihmë dhe nuk do ta kryejmë punën, sepse më duket, se qëllimet i kemi të ndryshme dhe vështirë bashkohen”.
Edhe gjatë llojeve të nënvizuara të të shprehurit, dy shembujt e parë e vështirësojnë punën, ndërsa dy të fundit – e lehtësojnë.
77
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Vërshimi i ideve (Brain Storming) ? ?
Ç’është vërshimi i deve? Vërshimi i ideve (VI) është proces grupor krijues, gjatë të cilit formohet lista e një numri të madh idesh të lloj-llojshme, përkatësisht, e një problemi ose detyre të caktuar. Ana specifike te VI është ajo se zhvillohet në tri faza: faza e ideve, faza e vlerësimeve dhe faza e zgjidhjes. Në fazën e parë radhiten, sipas mundësisë, numri më i madh i ideve, pa i vlerësuar dhe i reduktuar. Në fazën e dytë këto ide spjegohen, radhiten, grupohen dhe vlerësohen sipas kriterit të caktuar, që grupi i ka zgjedhur. Faza e tretë shpie në prodhimin final të VI-së. Prodhimi final i këtij procesi mund të jetë një zgjidhje e miratuar me koncezus ose disa variante të pranueshme – një plan punues i aktiviteteve, i miratuar njëzëri, sepse të gjithë pjesëmarrësit janë angazhuar në mënyrë të barabartë në përgatitjen e tij. Nëpërmjet kësaj pune grupore mund të arrihet të gjallërohen të gjitha llojet e ndryshme të zgjidhjes – edhe te eksperti edhe te politikani. Rregullat e vërshimit të ideve: 1. Mos thekso vlerësimet negative të ideve të paraqitura. 2. Puno për sasi dhe jo për cilësi – sa më i gjatë të jetë lista e ideve, aq mirë. 3. Zhvilloi idetë e të tjerëve – nëse ndonjëra ide shkakton ide tjetër tek ty – ndaje atë me të tjerët. 4. Jepu kurajo ideve jo tradicionale, bëju krijues. 5. Shënoe çdo ide – të paktën fjalët dhe frazat kryesore. 6. Konstatoje limitin kohor për vërshimin e ideve dhe përmbaju në mënyrë strikte atij. Bazat e rregullave:
78
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE 1. Moslejimi i vlerësimeve negative i nxit pjesëmarrësit të flasin lirisht pa u shqetësuar, se idetë e tyre janë mjaft të mira për tu shprehur. Kjo rregull thotë: “Të gjitha idetë janë të vlefshme dhe të mirëseardhura këtu dhe tani”. 2. Kjo rregull ndihmon rjedhën e fjalëve. Cilësia është e shkallës së dytë në krahasim me sasinë. Sa më e gjatë të jetë lista aq më shumë është mundësia që të përmbajë ide punuese. Kjo rregull e nxit çdo pjesëmarrës pa u frikësuar nga “rënia”. 3. Kjo rregull supozon, se pjesëmarrësit mund ti ndihmojnë njëri tjetrit. Kur ndonjëri do të zhvillojë ndonjë ide, kjo është njëfarë komplimenti për atë që e propozoi, ndërsa miratimi, vlerësim i kontributit të tij dhe shprehet se është bashkëpunëtor dhe partneri i vlefshëm. 4. Në idetë e këtilla të shumta, mund të ekzistojë një kokë e fshehur që nuk duket as edhe tek ai që e propozon idenë, por që mund të zbulohet nga grupi më vonë. Ideja jotradicionale mund të nxisë propozim të vlefshëm në mendjen e ndonjërit. Shpesh problemet shihen në mënyrë të re si rezultat i kësaj praktike. 5. Kjo rregull shton pranimin e çdo ideje dhe siguron mekanizmin për shtyerjen e vlerësimit. Lista e ideve mund të jetë e kuptueshme si investim i vlefshëm, e cila më vonë mund të marrë kuptim dhe të shfrytëzohet që të pres përdorimin e caktuar. Por nuk duhet humbur idetë. Futrolla me të gjitha “protokolet”, e cila quhet “memoria grupore”, pa dyshim është një nga prodhimet e jashtëzakonshme të trurit, që është e dobishme për të gjithë analizuesit, praktikët, punëtorët shkencor, si dhe hulumtuesit teknologjik. 6. Kjo rregull e eliminon qëndresën për përsosje. Koha kuptohet si burim i vlefshëm, i dobishëm për çdo fillim. Në fakt, kur koha është e kufizuar, objektivat personale janë të larta, sepse individi është liruar nga presioni që krijohet nga puna e gjatë për kryerjen e detyrave të caktuara. Edhe pas dhjetë minutash, idetë rëndomë nisin të përsëriten, por të thëna me fjalë të tjera. VLERAT E VËRSHIMIT TË IDEVE: • • • •
Puna me grupe Shumë ide Ide jo standarte Të gjithë ndjehen barabartë
• • të
Praktikimi i vërshimit të ideve
79
•
Zgjidhje krijuese Harmonizimi grupor për zgjidhjet e arritura Procedurë e shpejtë (fitimi i kohës).
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Vërshimi i ideve është aftësi, e cila mund të përmirësohet me praktikë. Rregullat spjegohen nga përpara. Sipas nevojës shfrytëzohen dy ose tre procesverbalist, që të ndjekin më shpejtë idetë.
Problemeve dhe zgjidhje Zgjidhjet, që i bëj Mënyrat e kryerjes së zgjidhjeve Njihen tre mënyra themelore për kryerjen e zgjidhjeve: 1. Prej eprorit (autoriteti) 2. Me votime 3. Me pajtim të përbashkët (koncenzus) Çdo njëra nga këto ka kohë dhe vend përkatës. Nuk janë të sakta pohimet se njëra nga mënyrat është më e drejtë se tjetra. Në fakt, ato dallohen sipas kohës, që disponojmë për pranimin e tyre, me vazhdimin e tyre dhe sipas përgjegjësisë personale, që mbahet për pasojat.
Koha
Pajtimi
Votimi
Përgjegjës
Përgjegjësia Vazhdimsia (Efektiviteti)
Ç’është pajtimi i përgjithshëm (koncenzusi)? Një grup arrinë koncenzus atëherë kur: • •
Zgjedh përfundimisht njërin nga variantat e përgjithshme të zgjidhjes dhe Çdo anëtar i saj mund të deklarojë qartë: “Pikëpamjet e mira janë të kuptueshme. Besoj se i kam kuptuar edhe pikëpamjet tuaja. Pavarësisht se do të zgjedh zgjidhjen e shprehur apo jo, unë e përkrah atë, për shkak se:
80
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE -
Arritëm te ajo me dialog të hapët dhe të qartë dhe Kjo është një gjë më i mirë për grupin momentalisht”
RREGULLAT PËR ARRITJEN E KONCENZUSIT 1. Dëgjoi dhe kushtoi vëmendje të tjerëve. 2. Merr pjesë. 3. Diskutoe informatën. 4. Mos u pajto shumë shpejt, shtro pyetje. 5. Mos ia ve veshin çdo gjëje dhe mos bë pazar me përkrahje. 6. Mos voto (edhe në atë mënyrë, që nuk është me votim të sinqertë). 7. Shihi dallimet si përparësi. 8. Propozo zgjidhje, të cilat mund të pranohen. 9. Shmangu argumentimit qoraz në dobi tëndin. 10. Kërkoi zgjidhje sipas motos “fitoj-fiton”.
Problemi Modelet për zgjidhjen e problemeve Janë bërë shumë përpjekje të formulohet përkufizimi për konceptim e problemit, por më përkatës për të hyrë në punë të përbashkët është definicioni: “Kur mund të gjendet përgjegje adekuate për pyetjen e shtruar, kështu mund të zgjidhet problemi”. Formulimi i problemit si pyetje gjithnjë e ndihmon zgjidhjen e tij. Më shpesh ajo bëhet me përemrin “si?”, por në raste të veçanta mund të shfrytëzohen edhe “çfarë?”, “kur?”, “ku?”, “sa?”, e kështu me radhë. Për shembull: Kur e formulojmë problemin “bie besimi ndaj partisë sonë”, ky është vetëm një konstatim i njëfarë shqetësimi. Por, gjatë riformulimit të tij si pyetje, mund të kërkojmë në mënyrë pragmatike zgjidhjen të dy problemeve themelore: “Si të pengojmë rënien e besimit ndaj partisë sonë?” dhe “Si të risim besimin ndaj partisë sonë?”.
81
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Skema e zgjidhjes individuale të problemeve Problemi
Informacioni i domosdoshëm Varianti numër 1
Varianti numër 2
Vlerësimi i burimeve, pasojat
Varianti numër 3
Zgjedhja ime
Momenti më i rëndësishëm gjatë zgjidhjes të çdo problemi është hapja sa më e gjërë e spektrit të mundësive. Gjatë përpunimit të analizave politike është e qartë se momenti kryesor i analizës është kërkimi i variantave të ndryshme. Udhëheqësi i mirë gjithnjë synon të gjejë një numër sa më të madh variantesh dhe mundësish për zgjidhje, ti kërkojë burimet e tyre dhe pasojat nga to, dhe vetëm atëherë të shkojë në marrjen e vendimit drejtues. Modeli për zgjidhjen e përbashkët të problemit Gjerësia e problemit Fusha e pranimit
Fusha e formulimit
Fisha e analiyës
Hapja
Ngushtimi
Mbyllja
Kush është detyra e grupit? *Harmonizim për punë të përbashkët grupore. *Pajtim se eksiston probbi. *Spjegimi i të pranuarit.
*Arritja e pajtimit për formulimin e punës së përkrahur përgjitsisht për problemin.
*Spjegimi i pasojave të problemit. *Pajtim për kiteret e analizës të situatës problematike.
Cilat instrumente t’i përdorim? Hapja
Ngushtimi
Mbullja
*Si ndjehesh?
*Shtroje si pyetje
*Pyetjet themelore?
82
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE *Si është problemi i vërtetë? *Zhvillimi më i mirë, më i keq,më i arsyeshëm
*Është, s’ është
(me shkronjën K)
*Pengesë
*Ndaj në pjesë
*Dijagram
*Jep shembuj *Përgjithësime *T’i pyesim ekspertët
*i kujt është problemi? Pjesët e zgjidhjes Fusha e ideve
Fusha e vlerësimit
Fusha e marrëveshjes
Hapja
Ngushtimi
Mbyllja
Cila është detyra e grupit *Harmonizimi sipas listës së të gjitha ideve të propozuara për zgjidhjen e problemit të definuar.
*Vlerësimi i propozimeve ( të kritereve të akorduara) dhe marrëveshje të velrave të akorduara për çdonjë.
*Dakordim i vazhdueshëm i përgjithshëm gjatë zgjdhjes së njërit ose disa varianteve për zgjidhjen e problemit, që grupi i përkrah dhe do t’i realizojë.
Cilat instrumenta t’i përdorim? Hapja
Ngushtimi
*Vërshim idesh
*Amëz e kritereve
*Fitoj/ Fiton
*Ç’bëbë të tjerët?
*Rradhitja
*Të dy dhe ose
*Pusho dhe shihe veten
*Sipas kategorive
*Të kthehemi në harmonizimin më të afërt
*përparësitë/ mangësitë *Ajo që më pëlqen
Mbyllja
*harmonizim negativ *Eliminimi
Marrëdhëniet reciproke “Udhëheqsia – personeli” Problemet ndërmjet udhëheqjes dhe ekspertëve. Detyra: Çfarë problemesh mund të krijohen ndërmjet udhëheqjes dhe persnelit (ndërmjet politikanëve dhe ekspertëve)?
83
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Çka do të ndodhte nëse … ? Situata një: Anëtari i personelit është i brengosur për mënyrën se si shefi i seksionit udhëheq disa çështje financiare. Edhe dy nëpunës të tjerë gjithashtu ndajnë brengosjen e tij. Ai vendos që ti drejtohet ndonjë anëtari të udhëheqësisë së partisë, me të cilin ka punuar një kohë të gjatë bashkë për ti paraqitur dyshimet e veta. Anëtari i udhëheqësisë habitet se çka të bëjë. Situata dy: Në njërën nga mbledhjet e udhëheqësisë politike njëri nga anëtarët fillon të dyshojë për disa vendime të udhëheqësit të sektorit të bashkëpunëtorëve (sekretari i përgjithshëm), i cili nuk është anëtarë i udhëheqësisë. Politikani thotë se bëhet fjalë për politikë publike të organizatës, ndërsa udhëheqësia nuk ka informatë të saktë. Edhe përkundër kësaj që pjesa më e madhe e udhëheqësisë e miraton punën e sekretarit të përgjithshë, ekzistojnë edhe njerëz të cilët mendojnë se ai duhet të harmonizojë sjelljen e tij me atë të udhëheqësisë politike. Por ata nuk i shprehin pikëpamjet e veta në mbledhje. Situata tre: Udhëheqësi i organizatës kërkon prezentimin e raporteve javore të shkruara për të gjitha aktivitetet e bashkëpunëtorëve të të gjitha seksioneve, kalon nga një ditë në javë në kabinetin e sekretarit të përgjithshëm, duke biseduar me të dhe me anëtarët e tjerë të personelit. Sekretari i përgjithshëm nuk është i kënaqur me angazhimin e tepërt të kryetarit me punë administrative të organizatës. Ai nuk di si të veprojë. • Përcaktoni problemet. • Rekomandoni personelit çka të bëjë. • Rekomandoni udhëheqësit çka të bëjë. • Si të jenë obligimet e anëtarëve tjerë të udhëheqësisë? Pjesa më e madhe e problemeve që kanë lindur ndërmjet udhëheqësisë dhe personelit mund të zgjidhen nëpërmjet: • • •
Me krijimin e mundësive nga përpara për bashkëpunim me ekip, Me njohjen e mundësive për shfrytëzimin e strategjisë në “fitoj-fiton”, Me aftësinë për sjellje asertive.
Sjellja asertive Çdo të thotë kjo? – Asertive është ajo sjellje e cila i mbron interesat e personaliteteve, pa i cënuar interesat e të tjerëve. Këtu përfshihet aftësia që të themi
84
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE “jo” pa e cënuar dhe e dëmtuar tjetrin, të mund të heqim dorë pa u shqetësuar për një gjë të këtillë, të mbetemi në interesin personal pa i cënuar interesat e të tjerëve. Dhjetë rregulla të sjelljes asertive: 1. Ke të drejtë të vlerësojsh sjelljen tënde personale, mendimet, emocionet dhe të jesh i hapur për to. 2. Ke të drejtë të mos kërkojsh kurrfarë falje për sjelljen tënde. 3. Ke të drejtë të vlerësojsh se sa dhe si je përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të të tjerëve. 4. Ke të drejtë të ndryshosh pikëpamjet e tua. 5. Ke të drejtë të bësh gabime, por të përgjigjesh për ta. 6. Ke të drejtë të thuash: “nuk e di”, “nuk dua”, “nuk mundem”, ose “nuk kam mundësi”. 7. Ke të drejtë të jesh i pavarur nga vullneti i mirë i të tjerëve. 8. Ke të drejtë të bësh punë jo logjike. 9. Ke të drejtë të thuash “nuk të kuptoj”. 10. Ke të drejtë të thuash: “krejt një për mua”. Përpiquni ti mbani mend këto rregulla dhe ti kujtoni ato kur do të keni probleme gjatë komunikimit me të tjerët. Stresi Situatat e stresit janë përditshmëri e jonë dhe ndodhin shumë shpesh. Ato janë një nga faktorët themelor që e vështirësojnë punën tonë të dobishme dhe ballafaqimi me stresin është baza e aftësimit tonë efektiv të punës. Tre faktorë, që ndikojnë në ballafaqimin me stresin: 1.Ndjenja për kontrollin e situatave. - Shprehet me njohurinë se mund të bëj diçka - Besim në aftësinë për të ndikuar te ngjarjet. 2.Informacion i mjaftueshëm - Natyra, sasia dhe koha e marrjes së informacioneve, në fakt sa më shumë informacione të kemi për natyrën e situatës së stresit, aq më shumë janë gjasat të gjejmë mjete për zvogëlimin ose pengimin e pasojave. 3.Përkrahja sociale - Kontakte të shpeshta personale
85
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv - Të mësuarit dhe shprehit për ti përimtësuar problemet. Tre rregulla të luftës me strese: 1. Mos u nervozoni për gjëra të imta! 2. Çdo gjë është punë e imët! 3. Nëse nuk mund të fluturoni dhe nuk mund të largoheni, atëherë dorëzojuni kohës!
Këshilla të Dejl Karnerit Që nga gjysma e parë e shekullit, themeluesi i njohur botëror i shkollave të para të menaxhimit Dejl Karneri i përhap këshillat e veta për komunikim efektiv gjatë punës së përbashkët, të cilat janë edhe sot aktuale. Gjatë mënyra për të përfituar dashurinë e të tjerëve: 1. Tregoni interes të sinqertë ndaj njerëzve të tjerë. 2. Buzëqeshni. 3. Mbani mend, se emri i njeriut është komponenta më e rëndësishme dhe më e ëmbël akustike në gjuhën e tij amtare. 4. Dëgjoni me vëmendje, nxisni të tjerët të flasin për vetvehten. 5. Gjatë bisedës kërkoni atë që i intereson palës tjetër. 6. Silluni në atë mënyrë që tjetri të ndjehet i rëndësishëm dhe bëni këtë në mënyrë të sinqertë. Tetë rregulla se si ti detyroni njerëzit të mendojnë si ju: 1. Nuk mund të fitoni ndonjë kontest vetëm nëse grindeni. 2. Tregoni respekt ndaj mendimit të palës tjetër. Asnjëherë mos i thoni ndokujt se nuk ke të drejtë. 3. Nëse nuk keni të drejtë, pranoni atë shpejt dhe me zemër të hapur. 4. Nisnja gjëra në mënyrë shoqërore. 5. Silluni në atë mënyrë ashtu që personi tjetër të nis tu përgjigjet menjëherë me “po, po”. 6. Lejoni tjetrin të flasë më tepër. 7. Përpiquni ti shihni gjërat nga aspekti i personit tjetër. 8. Përjetoni edhe idetë dhe dëshirat e të tjerëve. Tetë mënyra që ti ndryshoni njerëzit pa i prekur dhe pa i shqetësuar:
86
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE 1. Nisnja me lëvdata dhe me vlerësim, të ndershëm të anëve të tij të mira. 2. Tërhiqnja vëmendjen ndaj gabimeve të tij në mënyrë indirekte – me rrugë të tërthorta. 3. Pranoni së pari gabimet tuaja para se ti kritikoni të tjerët. 4. Mos e vini në situatë të pavolitshme tjetrin. 5. Lavdëroni edhe dukurinë më të vogël të aftësisë, si dhe të gjitha aftësitë. 6. Thoni ndonjërit se është njeri shembullor dhe ai do të përpiqet që ta arsyetojë këtë emër të mirë. 7. Shërbehuni me nxitje, silluni në atë mënyrë që gabimi që dëshironi ta përmirësoni të duket i lehtë për tu përmirësuar. Silluni në atë mënyrë që atë që dëshiron ta kryejë tjetri të duket e lehtë. 8. Silluni në atë mënyrë, ashtu që tjetri të ndjehet i lumtur kur e bën atë që e dëshironi ju.
Organizimi i takimeve punuese dhe i marrëveshjeve Problemet gjatë takimeve punuese dhe marrëveshjeve: Problemet lindin me njërën nga fazat vijuese të takimit punues: 1. Gjatë organizimit, 2. Gjatë zgjedhjes së kohës dhe vendit të takimit, 3. Gjatë sigurimit të informatave, 4. Gjatë përgatitjes të projektit të zgjidhjes, 5. Gjatë sigurimit të konsultantëve, ekspertëve, autoriteteve. Është mirë që çdo udhëheqë të përpiqet nga përpara ti parashohë këto. Probleme gjatë kohës së mbajtjes së takimit punues: 1. Saktësi 2. Pasivitet 3. Të mos dëgjuarit, 4. Mos interesim 5. Largim nga tema Probleme më të shpeshta të takimeve punuese: 1. Në proces:
87
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv • • 2. • • • 3. • • • 4. • • 5. • •
Përzierja e procesit (procedurës) dhe përmbajtjes Pjesëmarrja shumë e vogël, shumë e madhe ose e dëmshme Në role: Role dhe përgjegjësi të paqarta Manipulim Rend i ditës i fshehur Gjatë shfrytëzimit të informatave: Ngarkesë me të dhëna Përsëritje dhe të sjellurit në rreth Përzierje dhe moskuptime (komentime të ndryshme) Gjatë sjelljes së vendimeve: Mbledhje për sjellje formale të zgjidhjeve nga përpara të panjohura Mungesë e përkrahjes për ndonjërën nga variantet e vendimeve Për situatën: Radhitja e keqe e vendeve për ulje Shumë nxehtë, shumë ftohtë, shumë zhurmë, shumë formalitete në atmosferë 6. Gjatë aplikimit të vendimeve: • Qëllimi ose rruga e paqartë për radhitjen e tyre • Objektiva të përziera • Pa ndikim Aktivitetet lehtësuese e sjelljes për tejkalimin e problemeve gjatë takimeve të punës mund të jenë të dy llojeve: a) preventive (veprime mbrojtëse) – ato që kryen para ose gjatë takimit, që të pengohet largimi i përmbajtjes ose i procesit: Preventivat e mundshme: spjegimi nga përpara i rendit të ditës, formulimi i mirë i temës, sqarimi i kushteve kohës, vendit, kohëzgjatjes, atmosferës komfore, përcaktimit të roleve, fasilitator kompetent me ndjenjë për humor, grumbullim të informatave paraprake, rregulla për punë ekipore, pauza fikse. b) intervenimet (ndërhyrjet) – ata të cilat kryen gjatë takimit për ta kthyer ekipin sërish te përmbajtja. Intervenimet e mundshme: të shkurtëra, replika taktike, me vërejtje ndaj çështjes që diskutohet ose ndaj rregullave të punës, përcaktimi i kohës për tu shprehur, shtyerja e diskutimit pas krijimit të çështjeve të dorës së dytë në një kohë të caktuar, pauza e ç’rregullt, përcaktimi i detyrave konkrete, përcjellja e
88
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE çështjes së re, grupit të posaçëm më të vogël, kthimi te rolet, nxitja e “shmangësit”, përgjigjuni me pyetje, pengoni sulmet personale, sqaroni se çka po ndodh. Udhëheqësi i mirë është bartës i aftësisë së mirë nëse zbaton në radhë të parë preventivën dhe që përpara ti parasheh problemet. Komunikimi reflektues Komunikimi efektiv është i pamundshëm për reflektim aktiv. Komunikimi reflektues është i pranueshëm kur atëherë kur 1) oratori ka mundësi të kontrollojë se si e kanë kuptuar dhe atëherë 2) kur dëgjuesi ka mundësinë të bëjë pyetje konkrete për të ditur se a e ka kuptuar drejt atë që e ka dëgjuar. Në rast të kundërt fitohet informacion i shtrembëruar sepse dëgjuesi e pranon në bazë të përvojës së vet jetësore, të stereotipeve, të sistemit të vlerave, të pranimit, bindjes dhe të stilit të komunikimit. Për shembull: Ç’është e drejtë, çfarë mendoni, kur do të dëgjoni fjalën “shalqi”?
Informata e ndryshuar Përvoja, stili, vlerat, stereotipet Reflektimi i komunikimit me ?
Ndarja e roleve në takimin e punës Llojet e roleve: Takimin punues mund ta drejtojnë prej dy anëtarë/pjesëmarrës) deri në disa veta. Variantet e roleve janë: Udhëheqësi
89
(kryesues
dhe
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Udheqësi (jo gjithnjë kryesuesi është njëkohësisht edhe udhëheqës i takimit) Fasilitatori (lehtësuesi) – ekspert për punë në grupe, i cili me aftësinë e vet e lehtëson procesin Procesverbalisti – njeriu, nga i cili varet që të mos humbin idetë e vlefshme ose variantet e vendimeve Oratorët – ato që japin informata ose vlerësime profesionale apo propozimeve dhe variante Komisionet apo grupet punuese – gjatë shfrytëzimit të metodave të grupeve të vogla Anëtarë të këshillit (pjesëmarrës në takimin e punës) Zgjedhja e mundshme e roleve: Drejtuesit(Kryesuesit)
Anëtarë
Drejtuesi(Kryesuesi)
Anëtarë Procesverbalist
Drejtues
Anëtarë
Kryesues
Procesverbalist
Kryesues
Procesverbalist
Kryesues~
Fasilitator
Anëtarë
Komisionet (grupi i m.)
Nga të trija shemat edhe më mirë na bëhet e qartë rëndësia e madhe e procesverbalit dhe regjistrit si dhe ajo çka ndodh gjatë takimit punues. Kryesuesi dhe udhëheqësi nëse nuk është i njejti person, gjithashtu edhe fasilitatori i çdo takimi punues duhet të kenë çdo të pastër, se kur, kush, çka dhe si shkruan! Më së miri është që shënimet të bëhen para të gjithëve në një fletë (tabllo) të madhe ose në tabel nga e cila pastaj shkruhen në fletë të vogla. Esenciale është që pasuset kryesore dhe me radhitje të ndryshme të procesverbalit të shkruajnë me ngjyra të ndryshme për tu dalluar. Gjatë këtyre shënimeve, rëndomë shfrytëzohen lapsa të zinjë, të gjelbër dhe të kaltër, me ç’rast me të kuqe dhe të verdhë nënvizohen
90
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE shënimet kryesore. Kjo ndihmon grupimin dhe integrimin e propozimeve, ideve dhe varianteve të temave të ndryshme, radhën dhe kriteret. Tani më folëm se përmbajtja e procesverbalit është memorie grupore, e cila është mjaft e dobishme për çdo kolektiv. Trajtimi praktik i takimit punues (marrëveshja) Rendi i ditës Shembull i rendit të ditës së takimit punues: Çfarë Si Sa Reyultatet e pritura Pasqyra Rendi i ditës 5 minuta Pyetje, përgjegje, marrëveshje Rrole, rregulla, dispozita Formulimi i problemit Si është problemi i vërtetë. 30 minuta Diskutim, Marrëveshje Si shkojnë punët? Ku nuk shkojnë. Shkaqet
Vendime
Lista Spjegime Lista Skjarime Kriteret dhe Prioritetet Grupe të vogla Vërshim idesh Sqarime Marrja e vendimeve
10 minuta 10 minuta 5 minuta 10 minuta 7 minuta 10 minuta 5 minuta 10 minuta
Vini re! Domosdo në fund të takimit punues të bëni tri gjëra: 1. Caktoni afatet në të cilat do ti kryeni zgjidhjet dhe kush do të mbajë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për to. 2. Bëni listën e hapave vijuese që do ti ndërmerrni. 3. Këroni informatë reflektuese nga pjesëmarrësit për pluset dhe minuset (kush dhe si do të mund ta bëjë më mirë) gjatë takimit punues. Lista e përgatitjes së takimit punues.
91
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Kur e përpunoni rendin e hollësishëm të ditës e përgatisni takimin punues përgjigjuni këtyre pyetjeve: 1. Çfarë pyetje do të diskutohet në këtë takim punues : ____________________________________________________________ ___________________________________________________________ 2. Çfarë rezultatesh prisni të arrini dhe çka do të konsideroni si sukses? Në fund të këtij takimi ne do të kemi në disponim. Çfarë sheme të ndarjes së roleve do të shfrytëzojmë? ________________________ ___________________________________________________________________ 3. Kush do të luajë rolin gjatë takimit? ____________________________ ___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________ 4. Kush do t’i luaj rrolet gjatë takimit? Rrole
Emri
5. Cila variantë e marrjes së vendimeve do të shfrytëzohet në takim? _______________________________________________________________ _______________________________________________________________ Lista e rendit të ditës të takimit punues Pyetje për diskutim: ____________________________________________ Rezultate të dëshirueshme (që priten): _____________________________ Çfarë
Si
Kush
(përmbajtja)
(teknikat, metodat)
92
Si (në minuta)
TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE
Informata reflektuese Si kaloi takimi ynë me temë “takime punuese dhe këshilla punuese”? – Komunikimi reflektues Është mirë të sigurojmë komunikim reflektues nëpërmjet vërshimit të ideve nëpërmjet dy pikave: “Ç’bëm të mirë dhe ç’mund të bënim ende më të mirë gjatë takimit punuese?” – pluse dhe minuse për punën e kryer. Të ndajmë minuta për të theksuar përshtypjet e punës së përbashkët. Të japim mundësinë dhe ndarjmë kohë për të nënshtruar pyetje konkrete nga pjesëmarrësit dhe për përgjegje të të gjithëve.
93
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH Dihet se shumica e njerëzve kanë paradispozita për të hyrë në situata konflikti. Para studimeve të konflikteve dhe të negociatave është mirë që çdo njëri që të shqyrtojë paradispozitat e veta.
Marrëdhëniet ndërnjerëzore Vetëvlerësimi Njëra nga metodat më përkatëse për vetvlerësimin e cilësive, tipike për komunikim të mirë dhe sjellje ndërnjerëzore është shkalla e Melibrudit. Detyra: Lexoni me kujdes karakteristikat e radhitura në listën e komunikimit efektiv dhe të marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore. Vlerësoni sa ato janë karakteristike për sjelljen tuaj, me ç’rast do të shfrytëzoni këtë shkallë: 0. m.
Aspak nuk është tipike për mua
1 m.
Është shprehur tek unë në shkallë shumë të ulët
2 m.
Është shprehur tek unë në shkallë të ulët
3 m.
Është shprehur tek unë në shkallë mesatare
4 m.
Është shprehur tek unë në shkallë të lartë
5 m.
Është shprehur tek unë në shkallë shumë të lartë
6 m.
Kjo është karakteristika ime tipike
94
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH LISTA (sipa E. Melibruda) Emri
Përmbajtja
Pika
1.
Empatija
Aftësi për të parë dhe kuptuar botën nëpërmjet pikpamjeve të të tjerëve, të pranohen sjelljet e të tjerëve sipas qëndrimeve të tyre dhe njëkohësisht aftësia e tyre që pikpamjet e veta t’ua përcjellin partnerëve dhe t’u japë mundësi për të menduar.
2.
Qëllimi i mirë
Aftaësi jo vetëm për të marrë pjesë, por t’u tregohet njerëyve sjellja e mirë, respektimi dhe simpatia: aftësia për ti pranuar të tjerët, edhe atëherë kur nuk përligjen sjelljet e tyre: gadishmëri për përkrahje.
Avtenti~ citeti
Aftësi për të qënë të natyrshëm në sjelljen tuaj, Të mos fshiheni pas maskave dhe roleve; Prezentimin e hapur të sjelljes suaj ndaj të tjerëve; aftësi për të shprehur unin tuaj në komunikim me ata që u rrethojnë.
Konkretë si
Shamngjet nga mendimet e përgjithshme, shënimet me kuptim të shumfishtë dhe të pakuptuara; aftësi për të folur për përjetimet, mendimet , veprimet e tua konkrete; gadishmëri për t’iu përgjegjure njëyëri pyetjeve.
Iniciativit et
Prirje për qëndrim aktiv ndaj të tjerëve, dhe jo vetëm për reagim ndaj asaj që ata bëjnë; aftësi për të vënë kontakte , dhe jo vetëm duke pritur iniciativa nga pala tjetër.
3.
4
5
95
0 1 2 3 4 5 6 0 1 2 3 4 5 6 0 1 2 3 4 5 6 0 1 2 3 4 5 6 0 1 2 3 4 5 6
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
6
7
8
9
10
Veprim direkt
Aftësi për të folur dhe vepruar haptas, pa kurrëfarë marrëveshjesh; pasqyrë të kjartë për sjalljet me njerëzit e terë dhe prezentim i sinqertë i sjelljes suaj ndaj të tjerëve.
0 1 2 3 4 5 6
Çiltëri
Adishmëri që të preyentohet bota juaj e brendhsme ; Sinqeritet që nuk ësht ëekuivalent me gaishmërinë për t’i shprehur në mënyrë apsolute të gjitha intimitetet e personalitetit; bindje se çiltërtëria ndihmon për vënjen e mardhënjeve të përhershme dhe të qëndrueshme me ata që na rrethojnë.
0 1 2 3 4 5 6
Mungesa e frikës gjatë takimit të drejtpërdrejtë me ndjenjat e tua ose me ndjenjat e të tjerëve; shkathtësi jo vetëm për të provuar ndjenjat në Pranimi i komunikim me njerëzit, por edhe të shprehen; ndjenjave gadishmëri për të pranuar gjendjen emocionale të të tjerëve, por edhe mospasje dëshirë për t’iu imonuar ndjenjat e veta.
0 1 2 3 4 5 6
Konfrontacija
Vetënjohj e
VeÇtina da se komunicira so drugite o~i v o~i so celosno osoznavaëe na svojata odgovornost i zainteresiranost; pri raziduvaëe na misleëata spremnost da se otide do konfrontacija, no ne so cel da se isplaÇi ili kazni drugiot, ami so nade` za vospostavuvaëe na vistinski iskreni odnosi Qëndrime hulumtuese ndaj jetës dhe sjelljes personale, synim që të shfrytëzojmë për këtë ndihmën e atyre që na rrethojnë; gadishmëri që të mirret nga ta informacioni se si ata na pranojnë , por edhe aftësi të jemi vet autorë të vetëvlerësimit tonë përsonal.
0 1 2 3 4 5 6
0 1 2 3 4 5 6
Kur nisemi të merremi me problemet e komunikimit dhe të marrëdhënieve ndërnjerëzore me rëndësi është ta njohim veten tonë me to. Të dijmë se sa mund të mbështetemi në vetvete dhe çka duhet të përsosim. Prandaj është me rëndësi që të ndiqet kjo anketë.
96
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH
2
Anketa
“Si komunikoj?” Ju lutem, përfundoni atë që thatë! 1. E kam vështirë të flasë kur … 2. E kam lehtë të flasë kur … 3. 4. 5. 6. 7. 8.
Gjatë moskuptimit të madh qëllimi im është … Anët e mija të fuqishme në komunikim janë … Anët e mija të dobëta në komunikim janë … Në diskutim grupor unë rëndomë … Gjatë marrjes së vendimeve në grup unë më shpesh i përkrah … Aftësitë, të cilat dua ti përmirësojë janë …
97
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Konfliktet
Konflikti dhe vendi im në to Asociacionet, emocionet dhe reagimet Hulumtimi dhe vlerësimi i asociacioneve, emocioneve dhe reagimeve që i shkakton tek ne fjala konflikt mund të bëhet nëpërmjet shkëmbimit grupor të mendimeve, si fazë e vërshimit të ideve me pyetjet:
Cila fjalë u vjen në mend, kur do të dëgjoni fjalën “konflikt”? 1. 2. 3. Çfarë ndjenje paraqitet tek ju me fjalën “konflikt”? 1. 2. 3.
Detyra: Para hyrjes suaj u takon kolegu, i cili me muajin të tëra u nxjerr nga takti, bën intriga kundër jush, u akuzon pa kurrfarë baze për mëkate të ndryshme para njerëzve jo adekuat. Me të nuk flisni tani më disa javë. Sot ai në mënyrë provokative përpiqet tu afrohet.
Si do të reagoni/, (përgjigjuni vetëm me folje) 1.
98
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH 2. 3. Është gjë normale të diskutohet rreth rezultateve të të trija listave. A është diç pozitive ose negative konflikti? Sa nga asociacionet dhe emocionet janë pozitive dhe sa negative? Megjithatë, pa konflikte nuk mundemi, prandaj si motor shtytës në jetë i bën ato pozitive dhe të dosmodoshme. Ne do të merremi në radhë të parë me reagimet në konflikt, por së pari të shtrojmë pyetje: “Ç’është konflikti”?
Përkufizimi Ekzistojnë dhjetra përkufizime të shkruara për konceptim konflikt. Nga më të përhapurit janë ai i Kenet Bolldingut: * “Ballafaqim situatash, në të cilat palët i shohin mospajtimet e qëndrimeve të ardhshme potenciale dhe në të cilat çdo palë dëshiron të mbajë qëndrim, të papërshtatshëm me dëshirën e tjetrit”. Definicioni i shkurtër i Morton Dojçi: * “Kur rreth një çështje ekzistojnë dy mendime të kundërta, kjo më është konflikt”. Tek e fundit të gjithë kemi të drejtë të zgjedhim përkufizimin e tij.
Konflikt është ai që ne e përkrahim
Cikli i konfliktit Te çdo konflikt i veçojmë tre faza themelore: • Lindjen e konfliktit; • Reagimin (atë që e bëjmë pas lindjes së tij) – sillemi sikur se çdo gjë është në rregull, bëjmë lëshime, heshtim, qajmë, shkojmë tek eprorët, godasim ose e shprehim me zë nervozizmin, ankohemi, qeshim sikur asgjë të mos kishte ndodhur, tallemi, pajtohemi të flasim e kështu me radhë; • Pasojat – stresi, lehtësimi, shkallëzimi, ulja e tensionit, zgjidhja në (e mirë apo e keqe), prekja e ndjenjave etj. Kur do t’i “plotësojmë” duke e bindur dhe me disponimin ndaj qëndrimit në konflikt, mund të kemi dy variante të zhvillimit:
99
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv 1. Regjistrimin, shkallëzimin dhe thellimin e konfliktit ose 2. Zgjidhja e konfliktit.
Pasojat
Bindje dhe disponime
Reagime
Lindja
Qëllimi gjatë menaxhimit në situata konfliktuoze është që të ndikojmë në: * Në reagimet tona në situata të konfliktit, * Bindjet dhe disponimet në lidhje me konfliktet dhe në praktikë për të ndikuar në mënyrë të tërthortë me * pasojat, që të mos shkallëzohet dhe mos shpeshtohen konfliktet. Komunikimi gjatë konfliktit Tani e kemi të qartë se në bazë të disponimit tonë në raport me konfliktin është mjaft me rëndësi gjatë reagimit tonë aftësia e komunikimit në situata konflikti. Komunikimi efektiv është temë tjetër e materialit por ne këtu do ti përkujtojmë: a) Specifikat e komunikimit efektiv nga vlerësimi (më lartë) ; b) Elementet e komunikimit efektiv: * Komunikimi i domosdoshëm reflektues reciprok (u bë fjalë për këtë në temën e takimeve punuese); * Shërbimi efektiv me teknikat e tij – të folurit me trup (qëndrimi, shprehja, shiqimi, mimikat, gjestet, distanca), pjesëmarrje minimale verbale, të shtruarit e pyetjeve të hapta, parafrazimi, të ballafaquarit me ndjenja, përgjithësimet. Fjalimi efektiv – të shprehurit e porosisë Un-porosia, ti lësh vend dhe të identifikosh, drejtësi, vlera dhe autoritete. Vlerat në konflikt
100
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH Të shohim se si janë vlerat, të cilat mund të jenë të dobishme gjatë menaxhimit të situatave të konfliktit. Listës së propozuar me 14 vlera, çdo njëri mund ti shtojë edhe të tjera – vlera të menduara prej tij. Lista me 14 (+n) vlera Paqe Vendosmëri Heqja dorë Takt Fisnikëri Fitore Mirësi Kompetenca, Prova Urtësi _______________ Ortaksi Komunikim Përpjekje ________________ Humanizëm ________________ Mirëkuptim Vendi im në konflikt Detyra: Shihni me kujdes “drurin e njohur të jetës” të Pip Villkins. Çdo njëri le tu përgjigjet pyetjeve: psikologut danez Cili nga këta njerëz jam unë gjatë konfliktit? Dhe cili nga këta njerëz dëshiroj të jem?
101
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
102
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH
Llojet e konfliktit Konflikte joreale Konflikti i informatës Nga shtrembërimi i informatave apo nga mungesa e informatave fitohen kundërthënie. Praktika tregon se më se 50% e konflikteve janë për shkak shtrembërimit ose informimit jo të plotë. Konflikti i informatave bie në të ashtuquajturat “konflikte joreale”. Procedura e vetme për zgjidhjen e tij është korigjimi dhe plotësimi i informatës. Cilat janë llojet tjera të konfliktit? Konflikti në rreth Konfliktet e gjysmës së sipërme të qarkut quhen konflikte joreale (jo ekzistuese), sepse për to nuk ka procedura të posaçme për zgjidhje. Në to korigjohet vetëm qasja e gabuar. Konfliktet e gjysmës së poshtme të rrethit – ato të procedurës, të strukturës dhe të interesave janë konflikte reale, për të cilët do të mësojmë se si zgjidhen.
të mardhënjeve të vlerave
të informatës
të interesit
për procedurë Të strukturës
103
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Shkaqet e konflikteve: • • •
komunikimi i dobët stereotipe të ndryshme sjellje negative
• • •
mosekzistimi informatës dezinformimi kriteret e ndryshme
• • •
Pronësore procedurale Psikologjike
Konflikt strukturash
• • •
Burime të ndryshme litime gjeografik limite kohore
Konflikt procedurash
• • •
Prishja e rregullave qëllime jo të qarta këcimi i fazave
Konflikt vlerash
• •
religjioni, ideologjia dallimet në kriteret e moralit vlerat kundërthënëse
Konflikt mardhëniesh
Konflikt i informimit
Konflikt interesash
•
i
Konflikti i vlerave. Konflikti i marrëdhënieve. Është e natyrshme se për konfliktet e vlerave asnjëherë nuk ekziston përgjegje e saktë. Ai është konflikt joreal. Çdo njëri ka të drejtë të mbrojë sistemin e vet të vlerave ose religjionin, ndërsa zgjidhja e vetme e konfliktit është që të pranojmë, se tjetri ka pikëpamje të vet, por do të na lë që edhe ne të kemi tonën. Në këtë kontekst, nëse ndonjëherë ju thonë se zhvillohet luftë për shkak të fesë - mos i besoni. Me siguri ekzistojnë disa interesa, për të cilat edhe ato që luftojnë ndoshta nuk e dinë.
104
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH E njejtë është qasja edhe gjatë zgjidhjes së konflikteve të marrëdhënieve, ku mjafton vetëm të dish se rregullat e komunikimit dhe të veprimit reciprok në këtë rreth (grup) janë të tilla sa që nuk duhet mbajtur mend, sepse nuk përputhen me pikëpamjet dhe stereotipet tona. Kështu do të zgjidheshin edhe rastet, që shumë shkrimtarë të FSH (fantazi shkencore) e parashtrojnë për takimin ndërmjet përfaqësuesve të civilizimeve të ndryshme. Kështu duhet të zgjidhet edhe mos harrmonizimi zyrtar ndërmjet njerëzve me stereotipe të ndryshme ose thjeshtë me mospajtime personale. Stile të sjelljeve në konflikt Stilet e ndryshme të sjelljes në situata konflikti caktohen nga shkalla e përpjekjeve për interesat personale dhe nga gatishmëria për zgjidhjen e problemit.
Unë
Dominimi
Komunikimi Kompromisi
Shmangja
Qetësia Tjetri
Këtu duhet ta përmendim strategjinë “fitojë-fiton”, që tani më e kemi të njohur nga tema e takimeve punuese. Në fakt, në këtë strategji punohet për integrimin e interesave. Kompromisi nuk është varianti më i mirë i sjelljes gjatë menaxhimit të situatave konfliktuoze. Për fat të keq, në politikë një gjë e tillë imponohet shpesh.
105
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Konfliktet reale Konfliktet e procedurave Detyrë: Test për tre minuta Përpiquni ta zgjidhni këtë test në mënyrë individuale në kuadër të tre minutave. Përmbajuni saktë rregullave dhe kushteve që janë shkruar! 1. Lexoni me kujdes të gjitha pikat para se të nisni punën! 2. Shkruani emrin tuaj në këndin e sipërm të djathtë të fletës! 3. Rrethoni fjalën “emri” të fjalisë numër 2! 4. Vizatoni pesë katror të vegjël në këndin e sipërm të majtë të fletës! 5. Vini nga një kryq në çdo njërin nga katrorët në fjalinë numër 4! 6. Rreth çdo katrori vizatoni rreth! 7. Shkruani emrin tuaj para titullit të fletës” 8. Nën titullin shkruani: “po, po, po,! 9. Rrethoni me stilograf fjalitë me numër 7 dhe 8! 10. Vëndoni nga një kryq në këndin e poshtëm të mjaftë të fletës! 11. Rreth atij kryqi vizatoni trekëndëshin! 12. Në anën e prapme të fletës mblidhni se sa bëjnë 70x30! 13. Rrethoni me stilograf fjalën “fletë” të fjalisë numër 4! 14. Nëse keni mundur të arrini deri këtu – thoni emrin tuaj me zë! 15. Nëse jeni të bindur se i ndiqni saktë udhëzimet, shqiptoni me zë fjalinë: “unë i ndjek saktë udhëzimet”! 16. Llogarisni në anën e mbrapme të fletës sa bëjnë 107x278! 17. Rrethoni me stilograf rezultatet e detyrës në fjalinë numër 16! 18. Numëroni me zë prej 1 deri më 10! 19. Shponi tre bira të vogla me stilograf, ja këtu – 0 – 0 – 0! 20. Nëse jeni gati nga të parët, thërrisni me zë: “Unë jam i pari në këtë test”! 21. Pasi keni lexuar çdo gjë me kujdes, bëni vetëm atë që kërkohet në fjalinë numër 1 dhe 2!
Pasi i kemi parë të gjitha rezultatet e “testit”, e kemi plotësisht të qartë se
106
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH problemi i procedurës zgjidhet nëpërmjet përmirësimit të shtrembërimeve të procedurave formale dhe duke iu përmbajtur rregullave, udhëzimeve, statuteve, etj. Konflikti i strukturës Paramendoni sikur me një grup njerëz keni mbetur në një ishull të shkretë në mes të Oqeanit pas fundosjes së anijës. Nuk ekzistojnë probleme me ushqim dhe ujë, por pas pak nuk përjashtohet mundësia që të bëni shtëpi tuaja. Asnjëri nga ju nuk ka obligim, ndërsa do të duhet të formoni edhe rregulla për jetë të përbashkët, strukturën e shoqërisë suaj të vogël. Të gjithë jeni barabarësisht të mirë (të pasur). Si do t’i ndani bimët me të cilat ushqeheni dhe me të cilat ndërtoni familje. Si do t’i ndani fushat e gjuetisë. Si të formoni hierarki. Kështu lindin konfliktet e strukturës. Konflikti i interesave
Rasti “biznes veja” Me aeroplan për në një shtet afrikan udhëtojnë njëri pranë tjetrit dy tregtar – përfaqësues i koncernit automobilistik japonez dhe një firme kimike austriake. Gjatë bisedës së drejtpërdrejtë, ata pa pritmas konstatojnë se udhëtojnë për të njejtin vend, me të njejtën detyrë dhe se janë konkurentë. Që të dy me çdo çmim duhet ta blejnë vezën e zogut të rallë, sasia e të cilit është mjaft e vogël, ndërsa dërgesa tjetër pritet vitin e ardhshëm. Menjëherë biseda ndërpritet. Ata nuk dijnë si të sillen. Edhe pse të dy e dinë mirë se sa shumë u duhet veza dhe se po u kthyen pa të do ta paguajnë me karierën e tyre. Ky është vetëm një shembull e përputhjes së konflikteve të interesave.
107
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Mënyrat e zgjidhjes së konflikteve. Zgjidhja pa bashkëpunim. Arbitrazhi ushtarak – Gjyqi A u pëlqejnë ose jo ka tre mënyra të zgjidhjes së konflikteve dhe ato duhet të dihen. A
B
Lufta është rrugë e dhunshme e zgjidhjes së konflikteve – nga rrahjet në lagje, me gjuajtje raketash në luftërat botërore. B A
C
Gjatë arbitrazhës të dyja palët anojnë kah ana B, e cila me autoritetin e vet apo me forcën e vet e zgjidh problemin sipas pikëpamjeve të veta. Në rastin tonë ai është arbitri. C A1
B1
A
B
Gjyqi dallohet nga arbitrazha nga ajo se në të palët e konflikteve prezentohen nëpërmjet avokatit. Por edhe atje zgjidhjen nuk e sjellin palët e përfshira në të por gjykatësi. Prandaj, vazhdon të jetë i saktë pohimi se
Edhe gjykimi më i mirë është më i keq se marrëveshja më e keqe. Zgjidhja nëpërmjet bashkëpunimit Bashkëpunimi Prezentoni lojën “kalo kufirin”. Dy pjesëmarrës janë nga të dyja anët e një vije të paramenduar të dyshemesë, të quajtur “kufi”. Fiton ai, i cili do ta detyrojë
108
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH tjetrin të kalojë në anën e tij të kufirit. Gati asnjërit nuk i shkon ndërmend, nëse të dy i ndërrojnë vendet, do të fitonin që të dy …
Bisedime, ndërmjetësime, konsultime
A
B
Gjatë bisedimeve jemi dëshmitarë të diskutimit të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve për konfliktin dhe ata sjellin zgjidhje të përbashkët, dhe jo ndonjë tjetër në vend të tyre.
A
B P
Edhe gjatë ndërmjetësimit, palët e konfliktit sjellin zgjidhje, por ndërmjetësuesi më parë bisedon me çdo njërën nga palët. Ai i saktëson rregullat. Siguron pajtimin e takimit të përbashkët. E lehtëson procesin e komunikimit. Bashkë me ta e hulumton spektrin e mundësive. Ai e kryen punën e vet para periudhës së sjelljes së zgjidhjes. Ndërmjetësimi (mediatori) është shkencë serioze, përvojë serioze, temë e gjatë që kërkon stërvitje. A
B
K
K
K
A
B
Konsultimi është i lloj-llojshëm gjatë ndërmjetësimit, me ç’rast konsultanti i konsulton veç e veç problemet e të dyja palëve që janë në konflikt dhe pastaj merret vesh për takim të përbashkët.
109
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv Tetë rregulla gjatë konsultimit: 1. Përmbaju asaj “këtu dhe tani” 2. Qëndro neutral 3. Mos jep vlerësim 4. Mos jep këshill personale 5. Mos merr përgjegjësi për problemet e tjetrit 6. Mos shtro pyetje të cilat fillojnë me “pse” 7. Mos komento, kur parafrazon 8. Së pari ballafaqohu me ndjenjat
110
MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH
ZHVILLIMI I BISEDIMEVE Llojet e bisedimeve Ekzistojnë dy lloje bisedimesh: 1) bisedime të mbështetura në qëndrim dhe 2) bisedime të mbështetura në interes Bisedime të mbështetura në qëndrim (bisedime pozicionale) Qëndrimi: zgjidhja e problemit që e propozon njëra palë. Qëllimi:Strategjia e orjentuar kah plotësimi i interesave personale në llogari të interesave të kundërshtarit dhe këmbëngulja për zgjidhje personale. Cilësitë karakteristike: • • • •
Të dyja palët nisen nga qëndrimet e caktuara Marrëdhëniet ndërmjet palëve nuk kanë kurrfarë rëndësie Heqja dorë shqyrtohet si shenjë dobësie Lufta zhvillohet deri në fund (“zgjidhja ime është më e mira dhe më e drejta”) • Pala tjetër shihet si kundërshtare, dhe jo si partner Qëllimi është që të përfitohet sa më shumë, pa marrë parasysh mjetet e arritjes së saj. Rregullat e bisedimeve pozicionale: • • • •
Përcakto ç’dëshiron të arrish (zgjidhe variantin minimal dhe maksimal) Mendo për vriantin rezervë (vargun e qëndrimeve në të cilat ekziston logjik) Nisu nga çështja me e lehtë rreth së cilës mund të arrihet pajtim Jepi mundësi edhe palës tjetër t’i sqarojë qëndrimet për zgjidhje
111
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv •
Përpiqu të arrish kompromis kur përfitimet dhe humbjet janë përkatëse për ty Karkateristikat negative të bisedimeve pozicionale: 1. 2. 3. 4. 5. 6.
Shkalla e ulët e hapjes së pjesëmarrësve Blefi dhe dezinformimi (strategji jo etike) Dukuria e destruktivitetit dhe polarizimit Shkalla e ulët e mirëbesimit Mbrojtja gjatë lëshimeve Përqëndrimi jo ndaj interesave të propozuesve tjerë, por në zgjidhjet e ofruara
Bisedime, të mbështetura në interesa (“fitoj-fiton”) Interesi:Qëndrimi i pjesëmarrësve ndaj çështjes kontestuese. Qëllimi: Strategjia e orjentuar kah plotësimi i sa më shumë interesave të të gjithë atyre që bisedojnë. Parimet kryesore: 1. Mënjanimi i personalitetit nga problemi • Vëmendja përqëndrohet në çështjet kontestuese dhe jo te personaliteti i pjesëmarrësve • Problemi – objekti i bisedimeve 2. Koncentrimi ndaj interesave të pjesëmarrësve dhe jo në qëndrimet e tyre * Qëndrimi – zgjidhja konkrete, që njëra palë e propozon për problemin kontestues • Interesi – qëndrimi i çdo njërës palë ndaj problemit 3. Kërkimi i varianteve të ndryshme para se të sillet zgjidhja • Diskutim dhe të kërkuarit e spektrit të gjërë të zgjidhjeve për realizimin e interesave të përbashkëta dhe harmonizimin e interesave të cilat dallohen. • Përcaktimi i mundësive të marrëveshjes reciproke dhe të bashkëpunimit të ardhshëm.
112
ZHVILLIMI I BISEDIMEVE
4. Shfrytëzimi i kritereve (standarteve) objektive për vlerësimin e varianteve • • • •
Gjetja e interesave të përbashkëta Plotësimi i interesave Mundësitë e zgjidhjes reciproke Standarti – karakteristika, që mundëson të vlerësohen mundësitë
5. Sjellja e zgjidhjes me koncenzus
Kushtet për zhvillimin e suksesshëm të bisedimeve • • • • • • • • • • • • • • •
Identifikimi i palëve, të cilat janë përfshirë në problemin që shqyrtohet Varshmëria reciproke Gatishmëria për bisedime Mjeti për ndikim ose mënyra e arritjes së qëllimit Pajtim në lidhje me çështjet kontestuese dhe me disa interesa Dëshira për të arritur zgjidhjen Mos tregimi i rezultatit Ekzistimi i afatit të fundit për arritjen e zgjidhjes Mosekzistimi i pengesave psiqike të rëndësishme për arritjen e zgjidhjes Çështjet kontestuese të jenë të mundshme për bisedime Pjesëmarrësit në bisedime të kenë të drejtë për të sjellë zgjidhje Dëshira për kompromis Marrëveshje e cila do të jetë e arsyeshme dhe e realizueshme Faktorët e jashtëm, që ndihmojnë për marrjen e vendimeve Ekzistimi i burimeve për zhvillimin e bisedimeve (ushtrime ndërmjet personaliteteve, koha, mjetet)
Kriteret dhe llojet e sjelljes Kriteret e vlerësimit të procesit të zhvillimit të bisedimeve: 1. Të shpiejë në arritjen e marrëveshjes së urtë 2. Të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve ose të paktën të mos i keqësojë
113
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv 3. Të jetë efektiv Llojet të sjelljes në procesin e bisedimeve: I Sjellje tolerante në bisedime • Qëllimi është të arrihet marrëveshje • Pjesëmarrësit pranohen si miq • Të rëndomta janë tolerancat reciproke • Pjesëmarrësit nuk i fshehin qëllimet e tyre • Shpesh ndryshojnë qëndrimet, edhe me çmim të humbjes së njëanshme II Sjellje jo tolerante në bisedime • Qëllimi është fitorja me çdo kusht • Pjesëmarrësit e kuptojnë procesin si luftë • Mungesa e besimit ndaj njëri-tjetrit • Shfrytëzohen kërcënimet • Pjesëmarrësit bëjnë blef në lidhje me qëllimet e tyre personale • Palët i bëjnë presion njëra-tjetrës • Pjesëmarrësit i përmbahen vetëm zgjidhjes së tyre III Bisedime parimore • Qëllimi është që çështjet të zgjidhen sipas natyrës së tyre • Kërkohen përparësitë reciproke • Këmbëngulës në lidhje me esencën – tolerant në lidhje me njerëz
Etapat e bisedimeve Etapa e zhvillimit të bisedimeve Etapa I- Përgatitore: 1. Zgjedhja e qasjes së bisedimeve 2. Analiza e nevojave dhe interesave – - në lidhje me objektin - në lidhje me mënyrat - në lidhje me marrëdhëniet ndërnjerëzore 3. Sigurimi i informatave
114
ZHVILLIMI I BISEDIMEVE 4. Formimi i ekipit personal (të pjesëmarrësve stabil dhe jostabil) 5. Precizimi se për çka do të bisedohet
kërkohet
ballancim
ndërmjet
Etapa II- Zhvillimi i bisedimeve: 1. Vënia e rregullave të qarta 2. Identifikimi i problemit – paraqitja e interesave, kritereve, dhe llojet e zgjidhjes 3. Taktika për bisedime • “gjiu-cicu” biseduese (arritja e përparësisë në llogari të shfrytëzimit të forcës së kundërshtarit nëpërmjet mosvërtetimit të qëndrimit të pritur stereotip) • ballafaqim me potezat të papastërta të palës tjetër • ndarja e njerëzve nga problemet Etapa III- Sjellja e vendimit: 1. Formulim i qartë 2. Precizimi i afateve 3. Njerëzit Faza e sjelljes gjatë zhvillimit të bisedimeve: 1 ZBULIMI Qetësoni situatën, krijoni kontakte (këmbim ritualesh) caktoni rregullat dhe procedurat Ajde ta përfundojmë punën. 2 PËRCAKTONI Shkëmbeni informacione, ndani njerëzit prej problemeve, INTERESAT DHE mirrni inofrmata- fjalë efektive- ndani interesat nga NEVOJAT qëndrimet 3 ARSYETONI DHE Mund të kuptohem. I ZHVILLONI Përsërisni formulimin e përgjithshëm për problemin, theksoni interesat themelore të çdonjërit nga palët Të sjell vendim. 4 KRIJONI Zbuloni mundësitë për zgjidhje nëprmjet Vërshimit të MUNDSI PËR ideve, veproni në mënyrë inventive, bëni vlerësimin FITIM RECIPROK zgjedhjeve të propozuara Zgjidhni solucionet e pranueshme reciprokisht, arrini 5 ARRINI marrëveshje konkrete: Kush? Kur? Ku? Si? MARRËVESHJE KONKRETE
115
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
Metoda jo etike gjatë bisedimeve Metodat jo etike në bisedime
Si të ballafaqohemi
1. Iluzionet me paramendim a) faktet jo të sakta Kërkojmë konfirmimine disa fakteve b) kompetencë e dyshimtë Konfirmoni se deri ku zgjerohen saktë kopetencat e palës tjetër c)qëllime të paqarta Parashihni që përpara klauzola ose përshtatje të vetë marrëveshjes 2. Lufta psikologjike a)situata stresi Nëse vlerësoni se kushtet fizike ( zhurmë, nxehtë, ftohtë, mungesë mudësishë për t’u konsultuar me njeriun e ekipit tuaj, teren i huaj) i dëmtojnë bisedimet, menjëherë haptas shpallni atë b) loja e të mirit dhe të Skjaroni pse dhe “i miri” edhe “i keqi” e konsiderojnë pozitën e vet keqit si të pranueshme dhe të drejtë c)kërcënime * nënvizoni rreziqet dhe kërcënimet *mos ua vini veshin d)sulme personale Haptas shtroni çështjen 3. Presioni nga pozita a) heqje dorë nga * Përcaktimi i parakushteve për pjesmarrje në bideime bisedimet * Diskutim i drejtpërdrejtë me palën tjetër *Ptopozoni bisedime npërmjet palëve të treta, letrave, takimeve etj. b) kërkesat e fundit * Haptas pyesni: Çka duan të arrijnë? * vazhdoni të pyesni gjersa edhe atyre t’u duket se kjo nëuk është e mirë c)kërkesa shkallëzuese * Përpiquni për zbatimin eparimeve * kërkoni pushim që t’i shmangeni reagimit shpërthyes dhe të mendoni d)taktika e blokimit * Komentoni kuptimin e propozimit, edhepse qëlimi i tij është që t’u blokojë, përpiquni t’i jepni kuptim tjetër, që do ta dobësonte dhe do ta zvogëlonte * talluni dhe mos i kapni seriozisht këto përpjekje e)partner i ngurtë * bindni që të dakordohen me ju * flisni drejtpërdrejt me partnerin
116
ZHVILLIMI I BISEDIMEVE Pengesat për gjetjen e zgjidhjes Pengesat e mundshme për krijimin e një numri të madh variantesh të zgjidhjes në procesin e bisedimeve: 1. Vlerësime të papjekura – dominon ndjenja kritike, përcillet tek çdo ide dhe pengon formësimin. 2. Mbyllja parakohe e zgjidhjeve të reja – idetë se mënyra e zgjidhjes është vetëm një. 3. Shqyrtimi i situatës nga qëndrimi “ose – ose” – ide se mund të fitojë vetëm njëri apo vetëm tjetri. 4. Çdo njëra nga palët është e brengosur kryesisht për interesat e veta të drejtpërdrejta personale – emocionet i pengojnë objektivitetit; mospasje dëshirë për të pranuar arsyetimin e pikëpamjes tjetër. Si të mënjanohen pengesat? 1. Ndani dy procese • Gjetja e zgjidhjes • Vlerësimi i zgjidhjes 2. Zgjeroni diapazonin e zgjidhjeve të ofruara • Shtoni numërin e zgjidhjeve të mundshme – sipas situatës – sipas qasjes – sipas aktiviteteve • I shihni me sytë e ekspertëve të ndryshëm • Ofroni marrëveshje me veprim të ndryshëm – sipas procedurës dhe sipas esencës. • Ndryshoni vëllimin e marrëveshjes së ofruar – ndarja në pjesë më të vogla, zgjerimi. 3. • • • 4. •
Kërkoni të dobishmen për të gjitha palët Regjistroni intereset e shprehura dhe paraqisni si qëllim të përbashkët Shfrytëzoni edhe dallimet për arritjen e marrëveshjes Shprehni interes ndaj afiniteteve të palës tjetër Gjeni mënyrën e lehtësimit të vendimeve të palës tjetër Krijoni mundësi, të cilat do të ndryshonin zgjidhjen që ekziston para të tjerëve në atë mënyrë që vendimin që do ta marrë të jetë i volitshëm për ju.
117
Kreu i parë Mehanizmi Organizitiv
118
Kaptina e dytë
ANALIZAT POLITIKE
Çdo politikan ka nevojë jo vetëm per informacione (ndonjëherë ato i ka me bollëk) por edhe për informacione përkatëse dhe të sakta, të marra me kohë dhe të përshtatura në formë përkatëse. Kjo nevojë mund të paraqitet si dy inka, të lidhura me grykat e tyre të ngushta, ashtu që hapjet e gjëra të inkave të jenë me pamje nga të dy drejtimet e kundërta. Pjesa e majtë e inkës përfshinë spektrin e gjërë të informatave, të cilat do ta shfrytëzohen në politikë. Ana e djathtë simbolizon hapësirën e saj të gjërë ndërmjet publikut të ngushtë dhe të gjërë, që e formon “personi” i politikanit. Segmenti i ngushtë ndërmjet tyre është lidhja kritike – shndërrimi i informatës në prodhim analizues, që ekziston në bazën e sjelljes të çdo lloj vendimi politik.
Rrjedha informative dhe analizat në politikë
ANALIZA DALJE
HYRJE
qëndrime Informacione
Të dhëna debati Zgjidhjet
Pa këtë qendër të rëndësishme jetësore sistemi thjeshtë do të mbytej në fakte dhe në informacione, me ç’rast nuk do të fitonim njohuri të domosdoshme, dhe në këtë mënyrë edhe efektivitet. Nëse një politikan dëshiron të kryejë rol aktiv dhe të rëndësishëm, ai ka nevojë për njohuri dhe informacione specifike sipas përmbajtjes dhe formës.
119
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE • • • • • • •
Për çfarë njohurish dhe informacionesh të sakta kanë nevojë politikanët për të kryer funksionin e vet? Ku gjenden këto njohuri dhe informacione? Si ofrohen ato? Si vlerësohet ky informacion nga aspekti i objektivitetit të saj dhe së ardhmes së saj? Si përcillen njohuritë nga “lëmi i shkencës” në “lëmin e politikës”, në fakt, në “lëmin e aktiviteteve”? Si arrihet në qëndrimin politik solid më të qartë? Si ky qëndrim prezentohet dhe mund të qëndrojë i argumentuar para politikanëve të tjerë dhe para opinionit të gjërë?
• Këtyre pyetjeve do tu jepen përgjegje në këtë kaptinë. Qëllimi i saj është të formojë mjeshtri për të kërkuar dhe vlerësuar informacionet, për përpunimin e analizave politike, për ndërtimin e argumenteve politike.
INFORMATA POLITIKE Përkufizimi: Informata politike është përmbledhje faktesh, pohimesh, mendimesh, vlerësimesh, të dhënash, që kanë të bëjnë me funksionet dhe me elementet e sistemit politik, me veprimtarinë e institucioneve politike dhe me punën e politikanëve. Derdhja e madhe e lloj-lloj informatave kërkon kritere të qarta të selektimit të informatave politike. Është e ditur se jo çdo informatë shoqërore ka të bëjë me politikën. Nga ana tjetër, shumë çështje, në shiqim të parë të pa lidhura me politikën, në instancë të fundit paraqiten si politike. Për çdo politikan mjeshtëria për t’i hetuar çështjet politike, t’i shohë anët politike në punët shoqërore është një nga cilësitë esenciale. Në instancë të fundit një nga funksionet e politikanëve është që t’i formulojnë si interesat dhe synimet politike-sociale ashtu konfliktet sociale. Në disa raste shpesh është e nevojshme të shihen qëndrimet politike të problemeve në shiqim të parë private ose jetësore. Shumë çështje shoqërore, ato, të cilat e shqetësojnë pjesën më të madhe të mendimit publik, të cilat i prekin interesat e gjëra publike dhe u interesojnë grupeve të mëdha shoqërore kanë si qëllim të fundit dimensionet politike, edhe pse jo
120
INFORMATA POLITIKE gjithëherë kanë të bëjnë me politikën në kuptimin e ngushtë të fjalës. Politike është çdo çështje sipas së cilës mund të përkufizohet politika publike, d.m.th. të angazhohet pushteti publik dhe të mobilizohen burimet publike. Shembull: Dimensionet politike të problemeve shoqërore
Çështja jo politike Pastërtia në qytet
Dimenzioni politik • • •
Çmimi i transportit publik Lëshimi nga puna i punëtorëve
• • • • •
Sa dhe si shpenzohen mjetet të buxhetit shtetror ose komunal për pastërtinë? Si zgjidhen firmat që bëjnë këtë punë? A ka korupcion? Kujt më së tepërmi i shërben ky servis publik? A ka lagje të privilegjuara? Si është angazhimi i autoriteteve publike në transportin shoqëror? Për cilët transporti shoqëroro është i pakapshëm Sa familje do të preken nga papunësia? Si është e ardhmja e të larguarëve? Si pushteti publik nxitë hapjen e vendeve të reja të punës? A janë respektuar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me lëshimet nga puna?
Shumë shpesh në debatin publik bëhet fjalë për probleme, zgjidhja e të cilave në një ekonomi tregu varet nga loja e forcave të tregut. Arsyetimi se higjiena në qytet varet nga mjetet që disponojmë, të cilat janë të pakta, dhe se çmimi i transportit varet nga rentabiliteti i firmave transportuese, ose lëshimi nga puna i punëtorëve prek këndelljen financiare të ndërmarrjes, nuk kursehen nga dimensionet politike në debat. Bëhet fjalë për atë, jo për t’i u shmangur diskutimit, por që të shtrohen në të dimensionet politike të problemeve. Politikani nuk është “specialist për çdo gjë” dhe nuk mund të shprehet në mënyrë kompetente në lëmi thjesht profesionale: Si të rehabilitohet ndërmarrja, si të organizohet kjo ose ajo veprimtari profesionale, si të mjekohen të sëmurit nga turbekulozi, si të organizohet galeria artistike e komunës, çka duhet të mësohet në klasën e katërt etj. Kompetenca e tij si politikan është në dimensionet politike të problemeve politike. Detyra: Caktoni dimensionet politike të çdo njërit nga problemet publike në vijim.
121
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE
Problemi Dimenzionet politike 1. Zhvillimi negativ .......................................................................... demografik .................................................................... ....................................................................... 2.Ndotja e ajrit me ....................................................................... gazra të dëmshme ...................................................................... ...................................................................... 3.Shtimi i numrit të të ........................................................................ sëmurëve nga SIDA ....................................................................... ,..................................................................... 4. Korrupcioni në ............................................................................. dogana .............................................................................. ............................................................................
Mbledhja e informatave politike Mbledhja e informatave politike mund të jetë sporadike, e rastit, por që t’i shërbejë rregullisht një procesi për formulimin e qëndrimeve dhe vendimeve politike ka nevojë për një organizim të caktuar. Për këtë qëllim është e domosdoshme të dallohen llojet e ndryshme të informacioneve politike varësisht nga: • Ekzistenca dhe arritja në to; • Burimet e tyre; • Bartësit e tyre (ndërmjetësit, që i përhapin) Varësisht nga ekzistenca informacionet politike janë: 1. Gjithnjë mund të merren, informacionet publike, të pranishme rëndomë në vendet informative të gjëra dhe burime publike (përfshirë këtu edhe internetin, botimet informative që mund t’i marrin biblioteka ose materialet informative të shpërndara masovikisht në mjetet e informimit, sektorët dokumentar të botuesve publik). 2. Në parim të pranueshme, por me formë jo përkatëse (me ç’rast është e nevojshme që ato të gjenden dhe të dedikohen në pajtim me nevojat e caktuara).
122
INFORMATA POLITIKE 3. Informata që nuk është e pranishme dhe që duhet të prodhohet të cilin duhet ta gjejmë me përpjekje të caktuara Tek përkufizimi i çfarëdo lloj problemi, një nga detyrat esencial dhe të domosdoshme është vlerësimi i informatës të nevojshme për analizën dhe zgjidhjen e problemit. Kjo është përgjegjja ndaj pyetjes: çka na nevojitet të dijmë më parë, që të kuptojmë ose të zgjidhim të problem? Përgjegjia mund të jetë rezultat i intuitës së thjeshtë. Në fakt, zbërthimi analitik i një situate problematike kërkon më tepër mirëkuptim për shkaqet themelore të saj. Duke i mësuar shkaqet “faktorët” të një problemi duhet pasur informacionet e nevojshme për zgjidhjen e atij problemi. Ekzistojnë metoda më të lehta analizuese, që lejojnë ose bëjnë të mundshme analizën e çdo problemi, që i tejkalon dhe mbrohet nga gabimet e rastit, nga aspekti i shkaqeve më themelore (ose fakteve), të cilat e kanë krijuar. Një nga shemat e shfrytëzuara më shpesh është e ashtuquajtura shema kauzale. Shembull: Formimi i shemës kauzale. Detyra e përbashkët është që të bëhet një listë e mjaftueshme me hollësi për shkaqet themelore (faktorët) e lindjes së një problemi. Në radhë të parë është e nevojshme përkufizimi i problemit – për shembull: Sa ekziston rrezik që partia në pushtet t’i humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Përgatitja e shemës kauzale kalon nëpër këto procedura: 1. Ndahen anët më esenciale të problmit (tre-katër). Ai zbërthehet në pjesë të tij përbërëse, që i përgjigjet pyetjes: me çka kemi të bëjmë kur flasim për rrezikun e humbjes së zgjedhjeve? Me këtë rast mund të kemi: • Mobilizimin e dobët të simpatizuesve të partisë në pushtet; • Mobilizim kulmor të zgjedhësve opozicioner; • Riorjentim të rëndësishëm ndaj partive të tjera të një pjese të zgjedhësve besnik deri atëherë. 2. Të përgatitet lista e fakteve, të cilat mund të ndikojnë esencialisht gjatë përkufizimit të tri anëve të problemit: • Skandale të korrupcionit në Qeveri; • Mossuksesi i dukshëm në politikën ekonomike të Qeverisë, i cili shprehet me krizë ekonomike dhe rritjen e papunësisë; • “Lodhje” te zgjedhësit nga qëndrimi i gjatë i partisë në pushtet; • Paraqitja e figurave të reja dhe thirrje të reja të opozitës;
123
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE • • •
Përçarje e një pjese të elitës partiake të partisë në pushtet; Paraqitja e konkurentit të fortë politik në hapësirën e vet elektorale; Shenja të dukshme të mosbesimit ndaj Qeverisë në planin ndërkombëtar. 3. Caktohet ndikimi i çdo faktori të definuar në këtë mënyrë për të gjitha anët e problemit, me ç’rast përkufizohet edhe shenja e ndikimit (rëndomë – domethënë se faktori e rrit/ thellon problemin; - domethënë anasjelltas fakti e zvogëlon problemin). 4. Te disa faktorë mund të bëhet edhe një hap prapa për përcaktimin e shkaqeve të tij më kryesore. Për shembull, te faktori “mossukses i dukshëm në politikën ekonomike të Qeverisë”: • Rritje e lartë e papritur e papunësisë; • Rrënie e madhe e të ardhurave; • Rrënie e madhe ose kolaps i prodhimtarisë; • Shpërndarje e kapitalit. 5. Sipas listës të krijuar në këtë mënyrë nga faktorët esencial të problemit formohet edhe lista e informacioneve të domosdoshme për zgjidhjen e problemit. Vlerësohen edhe burimet e mundshme të informacionit të saktë për to. Metoda e shemës kauzale është mënyrë e lehtë për tu ballafaquar me probleme. Kjo parimisht mund të shfrytëzohet edhe gjatë analizës dhe përkufizimit e alternativave të mundshme për zgjidhje të mundshme (me ç’rast kjo rrugë – lëvizja nuk është “hap prapa”, por “hap përpara”).
124
INFORMATA POLITIKE Shema kauzale Mobilizim i dobët i simpatizuesve të partisë në pushtet
Skandal për korupcion në qeveri Sukese i dukshëm i plittikës ekonimike të qeverisë “lodhje” tek zgjedhësit nga qëndrimi i gjatë i partisë në pyshtet
Mobilizim kulmor i zgjedhësve opozitar
Paraqitje e figurave të reja porosi të reja te opozita Shkëputje e një pjese të elitës partiake të partisë në pushtet Paraqitje e konkurentit të fortë politik në hapsirën elektorale
Riorientim i në parti të tjera zgjedhësve besnik para kësaj
Shena të dukshme të mosbesimit ndaj qeverisë në pushtet
125
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE
Burimet e informatës politike Informata politike është dokument për ngjarjet politike, që është dokumentuar me njëfarë mënyre dhe shpërndahet nga ndërmjetës të ndryshëm. Sipas llojit të dokumentit informata politike është: * E drejtpërdrejtë (fillestare); * E tërthortë (e dorës së dytë). Informata fillestare jepet drejtpërdrejtë nga dëshmitari i ngjarjes. Kjo nuk do të thotë se ajo është objektive. Në çdo rast, në fakt bëhet fjalë për informatë e cila nuk është transmentuar. Informata fillestare përfshinë: • Intervistën me pjesëmarrës në ngjarje; • Reportazhin nga lajmet e agjencive informative dhe të reporterëve të dërguar (korrespodentë) • Rrëfime të pjesëmarrësve, politkanëve; • Të gjitha llojet e dokumentave të shkruara, të përgatitura nga pjesëmarrësit në ngjarje; • Referate për hulumtimin e mendimit publik, të përgatitura nga agjenci sociologjike; • Informatë fillestare statistikore. Informata e dorës së dytë është e transmentuar, e cituar në mënyrë përkatëse, e rezymuar, e rirrëfyer nga ndonjë ndërmjetës. Informata e tërthortë rëndomë haset në: Komente dhe mendime për ngjarjet; • Vlerësime të qëndrimeve të shprehura nga pjesëmarrësit; • Analiza të situatës të ekspertëve dhe gazetarëve; • Kërkime, të cilat bazohen në rezultate të anketave sociologjike; • Hulumtime të politikës dhe shoqërisë me karakter më të gjërë. Varësisht nga ndërmjetësuesi informata politike mund të ndahet në: • Informatë e agjencive informative; • Informatë e mediumeve publike (shpesh shfrytëzohet informata e agjencive informative); • Informatë e mediumeve elektronike në (shpesh shfrytëzohet informata e agjencive informative);
126
INFORMATA POLITIKE • Informata të hulumtimeve; • Informata e kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët; • Informata e materialeve të ekspertëve; • Informata e buletineve zyrtare të organeve shtetërore. Lista nuk është mbyllur, por çdo ndërmjetës ka specifikat e veta si bartës i informatës politike. Specifika është me rëndësi për formimin e dokumentacionit. Një pjesë e gazetave tani më hynë në internet dhe mund t’i shfrytëzojnë që andej. E njejta gjë ka të bëjë edhe me disa mediume elektronike. Qasja agjencive të mëdha informative është e mundshme nëpërmjet internetit. Por shërbimet e agjencive informative paguhen. Varësisht nga burimi fillestar informata politike mund të ndahet: • Informatë e institucioneve zyrtare dhe e zëdhënësve të tyre; • Informatë e politikanëve dhe anëtarëve partiak; • Informatë e mediumeve (mediumeve publike, radios, televizionit); • Informatë e qendrave kërkimore (ekspertëve); • Informatë e opinionit (mendimi publik, qytetarët). Varësisht nga statusi i saj informata politike është zyrtare dhe jo zyrtare. Këtu ndarja është e kushtëzuar. Informata jo zyrtare shpesh është e besueshme, por ajo nuk i imponohet opinionit. Kjo nuk do të thotë se informata e besueshme në vetvehte është bartëse e së vërtetës. Shpesh bëhet fjalë për “të vërteta të palakmueshme”, te të cilat nuk është me aq rëndësi përmbajtja e saj, por se kush e thotë atë. Në shumë raste informata e besueshme përmbanë njohuri, që përhapen edhe nga qarqet më të mëdha të ekspertëve dhe të vëzhguesve të jetës politike. Informata publike nuk është më pak e rëndësishme se sa ajo e besueshmja. Shumë hulumtime, për shembull, marrin nga informatat publike njohuri esenciale, që janë më të rëndësishme se sa informata e besueshme. Informata politike asnjëherë nuk është pa vlerë, përhapja e saj gjithnjë ka një qëllim, për të cilën shpesh flitet si informatë e manipuluar. Me këtë rëndomë nënkuptohet: • Informata sygjestive me konkluza të caktuara (informata me intencë); • Informata jo e saktë ose gjysëm e vërtetë (mashtruese, iluzione); • Informatë e pjesëshme, e njëanshme, e pasaktë.
127
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Shumë rallë informata në politikë është e çliruar nga manipulimi. Kjo nuk do të thotë se duhet hequr dorë që ta shfryrtëzojmë pjesën më të madhe të informatës ekzistuese vetëm se dyshojmë se është manipuluese. Detyra: Klasifikoni në pajtim me shemën e sipërme këtë informatë. “Moratorium ndaj veprimeve privatizuese të komunës do të urdhëroj prefekti i kryeqytetit Stefan Sofijanski. I ka bllokuar bisedimet për shitje dhe zëvendësimet për një muaj, deklaroi dje ai. Prefekti vendosi në këtë mënyrë pas bisedimeve me prokurorin publik Nikolla Filçev të hënën. Sofijanski e harmonizoi ndalesën me shefin e këshilltarëve të qytetit Antoan Nikollov. Vendimi përfundimtar do të merret në mbledhjen e komunës”. (Aneta Petkova, gazeta “Trud”, 10 maj 2000).
Kriteret 1.Tipi i informatës 2 . Ndërmjetësuesi 3. Burimi fillestar 4. Statusi
Organizimi i informatës Rëndomë informata politike është e madhe nga vëllimi prandaj ajo vështirë shfrytëzohet. Detyra është që ajo të pastrohet dhe të rregullohet në formë përkatëse duke marrë parasysh problemin e shtruar dhe zgjidhjen e tij. Është me rëndësi që informata e marrë të jetë e lloj-llojshme: e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë nga ndërmjetës dhe burime të ndryshme, zyrtare dhe jo zyrtare. Formimi i Dosjes informative (kovertës informative) për çdo problem të shqyrtuar është kusht i rëndësishëm për të kuptuar dhe zgjidhur atë me sukses. Kjo dosje informative është pjesë e qasjes profesionale ndaj zgjidhjes së problemeve. Shembull:
Dosja informative
128
INFORMATA POLITIKE
Dosja informative i përmbanë këto elemente: 1. Kronologjinë e problemit (radhitjen e ngjarjeve kryesore, që e formojnë problemin). 2. Qëndrimet më esenciale të palëve të interesuara. 3. Vlerësimet dhe qëndrimet zyrtare politike për esencën e problemit dhe perspektivat e zgjidhjes së tij. 4. Qëndrimi i mendimit publik ndaj problemit, përfshirë këtu edhe anketat sociologjike dhe mendimet e gazetarëve kryesor. 5. Materialet analitike të ekspertëve dhe specialistëve të problemit, përfshirë këtu edhe vlerësimin krahasues të përvojës së huaj. Grumbullimi sistematik i informatave është me rëndësi të posaçme, më shumë për problemet që zgjasin edhe të përhershmen. Këtë nuk mund ta bëjë vetëm një njeri ose një grup i vogël. Të shumtën e rasteve punë të përhershme për grumbullimin dhe organizimin e informatës politike i besohet shërbimeve të specializuara informative të partisë, grupit parlamentar, gazetës partiake ose qendrës analitike apo kërkimore speciale. Çfarë informate? Grumbullimi i përhershëm i informatave është i domosdoshëm që të ndiqen proceset e rëndësishme politike, për të cilat gjithmonë interes i posaçëm janë: • • • •
Përkrahja publike e sistemit politik, e institucioneve dhe rregullave të tij; Popullariteti i partisë dhe i liderëve të saj; Potenciali protestues në shoqëri dhe gatishmëria e mënyrave të ndryshme për të marrë pjesë në protesta; Dinamika e simpative politike, përkrahja e status-kuosë ose ndryshime.
Grumbullimi i përhershëm i informatave bëhet për shkak të informimit të bazës së të dhënave të indikatorëve të proceseve dhe problemeve, që janë në interesin tuaj. Indikatorët janë të dhëna që mund të merren nga fusha të vëzhgimit të ngjarjeve dhe proceseve në lëmin e vëzhgimit. Nëse interesohemi, ashtu siç ndodh edhe rëndomë kur merremi me politikë, për problemet e shqyrtuara apstrakte, të pamundshme për t’i shqyrtuar drejtpërsëdrejt (potenciali protestues, legjitimiteti i
129
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE sistemit politik, motivet për ndryshime etj.) është e domosdoshme t’i zbulojmë ato indikatorë (tregues), të cilat mund t’i vëzhgojmë në jetën shoqërore dhe politike, dhe që sjellin informatë për problemet në interes tonë. Shembull:
Indikatorët e potencialit protestues.
Ato mund të jenë për shembull ngjarjet e vëzhguara më poshtë: • • • • •
Përqindja e të anketuarve, e përgatitur për të marrë pjesë në mitingjet protestuese; Numri i grevave dhe i grevistëve në periudhën e caktuar kohore; Numri i demostratave dhe i demostruesve në një periudhë të caktuar kohore; Numri i ankesave individuale të bëra në institucione dhe në administratë për kohën e caktuar; Numri i peticioneve të shkruara në një periudhë kohore të caktuar.
Detyra: Përpiloni listën e indikatorëve për popullaritetin e partisë dhe të udhëheqësve të saj.
Bëhet fjalë për seleksionimin e shumë indikatorëve të popullaritetit, njohja dhe pranimi i partisë, i liderëve të saj, i mesazheve dhe projekteve të saj.
1 2 3 4 5
130
INFORMATA POLITIKE Puna me informatën politike Gjatë punës me informatën politike është e domosdoshme të bëhet raport për disa specifika, në lidhje me vlerësimin e saj, me prodhimin dhe zgjerimin e saj. Çdo informatë i nënshtrohet vlerësimit nga pikëpamja e dy kritereve esenciale: • Së vërtetës dhe • Dobisë. Vlerësimi i burimeve të informatës Informata politike i nënshtrohet vlerësimit nga pikëpamja e së vërtetës së saj. Kjo është detyrë e vështirë, sepse çdo informatë politike në njëfarë mase është manipuluese (në fakt, me intencë, e cila e përzien të vërtetën me të pavërtetën). Vlerësimi i së vërtetës është, gjithashtu edhe vlerësim i objektivitetit të informatës. Duhet të dijmë se informata objektive absolute politike nuk ekziston. Çështja nuk është se një informatë e këtillë a mund të prodhohet në përgjithësi. Çështja është se si të shfrytëzohet informata ekzistuese, duke marrë parasysh të vërtetën e saj (që është sinonim e shpresës). Këtu mund të zbatohen disa rregulla, të cilat, në fakt janë të pafund dhe nuk duhet apsolutizohen. Ato kanë për qëllim vetëm të orjentojnë mendimin në kriteret e mundshme të vlerësimit të shpresës së informatës. Thënë përgjithësisht parimi është më shpresëdhënëse është informata e marrë nga njeri i ndershëm, nga informata e njeriut që tani më e dinë se gënjen. Shembull: • • • • • •
Kriteret për vlerësimin e shpresës dhe objektivitetit të informatës. Informata e dëshmitarit të drejtpërdrejtë është më shpresdhënëse se informata e burimit që nuk ka marrë pjesë. Informata e të painteresuarit është më objektive nga informata e të interesuarit për zgjidhjen e problemit. Informata e burimit të paangazhuar politik është më objektive se informata e burimit të angazhuar politik. Informata e ekspertëve është më shpresdhënëse nga informata që vjen nga jo profesionist. Informata e burimit të madh dhe me prestigj është më shpresdhënëse se informata prej ndonjë të rastësishmi ose me pak burime. Informata e shkruar është më shpresdhënëse se sa e dëgjuara.
131
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE •
Informata e shumë burimeve është më shpresdhënëse se informata e një burimi të vetëm. Detyra: Vlerësoni sipas kritereve të mëparshme këto informata: “Rënia e çmimeve të blerjes së prodhimeve bujqësore është pasojë e spekulimeve të stërshitësve, deklaruan në dhomën bujqësore në Rusen. Çmimi i qumështit ra deri 8-10 leva për litër, deri 1,30 leva për kilogram të kafshëve të gjalla tani më blehet mishi i derrit transmenton Agjencia Telegrafike bullgare” (redaktuar në gazetën (Novinar) 8 maj 2000. Informata politike pastaj vlerësohet në pajtim me dobinë e saj në raport me: • • •
Problemin e zgjidhur; Politikën e përgjithshme të partisë; Situatën e përgjithshme politike.
Nuk ka informatë “të dëmshme”, në parim nuk duhet të hidhet informata, vetëm se është në kundërshtim me pikëpamjet dhe kuptimet tani më të formuara (shpesh paralajmëruese) ose sepse e ngadalëson vendimin e marrë ose që është potencial. Informata duhet të klasifikohet nga aspekti i rëndësisë së saj si: • Me rëndësi prioritare; • E shkallës së dytë; • E padobishme në rastin e dhënë. Ajo ndihmon edhe organizimin e grumbullimit të informatave, rentabilitetin e tyre sipas shemës Cost-Effect. Gjatë zgjedhjes së informatës është e nevojshme të nisim prej informatës parësore, të vërtetë dhe fillestare.
Puna me llojet specifike të informatës Informata e mediave është me vëllim më të madh në informatat politike publike, prandaj ajo përmbanë pjesën më të madhe të “mosdobisë” (domethënë anë jo esenciale, përsëritje, qasje sipërfaqësore, jo me kohë). Gjatë punës me informatat e mediave është mirë të kihen parasysh disa parime, të cilat ndihmojnë për shfrytëzimin e saj efikas:
132
INFORMATA POLITIKE * Linjën e përbashkët të mediumeve (më tepër nga aspekti a është më shumë pro opozitës ose proqeveritare). * Autori i tekstit, përfshirë këtu a është kolektiv, ose a është nënshkruar me pseudonim. * Burimet fillestare të theksuara dhe mundësia që ato të provohen. * Ekzistimi i korespondentëve tanë dhe i rrjetit mobil repotaresk. * Përparësitë e informatës me vizion (ku është kryer, në çfarë konteksti). Në këtë rast gjithashtu është me rëndësi edhe mjeshtria që të ndahen pohimet për faktet e ndryshme nga mendimet ose interpretimet. Nuk duhet të hidhen poshtë faktet vetëm se janë interpretuar në mënyrë të papranueshme për lexuesin. Përkundrazi. Është me rëndësi të nxirret informatë e dobishme edhe tekstet dukshëm me intencë, të cilat shprehin mendime të papranueshme.
Informata nga statistikat, si dhe nga kërkimet sociologjike, merr gjithnjë e më shumë vend në informatën politike. Mjeshtria e shfrytëzimit të informatës së këtillë është posaçërisht e rëndësishme për politikanin e suksesshëm. Gabimi më i shpeshtë qëndron në atë se çdo informatë e këtillë, të cilën nuk e kuptojnë politikanët ose është në kundërshtim me pritjet e tij hidhet poshtë si e pa vërtetë absolute ose manipulim. Në radhë të parë informata statistike, edhe kur grumbullohet dhe paraqitet pa ndonjë qëllim manipulimi (shpesh qeveritë e bëjnë këtë), mund të jetë e pasaktë, për shkak të vështirësive specifike të grumbullimit të informatës së këtillë (shpesh nga karakteri metodologjik dhe organizativo-financiar. Shembull tipik është informata për nivelin e papunësisë. Të shumtë e rasteve shfrytëzohen të dhëna të shërbimit të punësimit, i cili vetëm njofton për të pa punët e regjistruar. Kjo i le anash të gjithë ata, që nuk janë regjistruar si të papunë (më shpesh të këtillë janë ata që sa kanë dalur nga shkollat dhe universitetet, ata që sa po kanë kryer shërbimin ushtarak, ata që punojnë përkohësisht shpesh me status të parregulluar). Kështu statistika zyrtare për papunësinë le anash, sipas shumë vlerësimeve, rreth një të katërtën e të pa punëve real, por kjo është si pasojë e metodologjisë së pa përsosur. Prandaj të dhënat e këtilla duhet të krahasohen me konkluzat e hulumtimeve sociologjike.
133
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Të dhënat e anketave sociologjike po bëhen burim gjithnjë e më e rëndësishëm i informatës politike. Është përhapur mendimi se me këto të dhëna bëhet manipulim. Në realitet ekzistojnë shumë shembuj të manipulimeve të këtilla, por në të shumtën e rasteve bëhet fjalë më tepër për probleme metodologjike ose për interpretim të të dhënave. Një anketë sociologjike në Bullgari, rëndomë bëhet, nëpërmjet ekzemplarit të rastësishëm, nga popullsia e moshuar, që përfshinë mijëra njerëz, të shpërndarë anembanë vendit. Hulumtimi është mjaft i shtrenjtë, prandaj nuk ekzistojnë agjenci, të cilat do ta organizonin, vetëm që pastaj t’i shpallin që përpara të dhënat e supozuara. Problemi qëndron në aftësinë që konkretisht të shfrytëzohen të dhënat e anketave sociologjike. Nëse të dhënat e këtilla shfrytëzohen në mënyrë korekte, ato janë burim esencial i informatës për gjendjen e mendimit publik për tendencat ekzistuese. Në pritjet politike të mendimit publik dhe të vlerësimit të tij janë më esenciale si motiv për sjellje politike, se sa të dhënat faktike për njëfarë gjendje objektive të gjërave. Kështu për shembull, nëse shumica e popullsisë është e bindur se gjatë dy viteve të fundit është dobësuar, kurrfarë informate statistikore objektive nuk mund ta bind në të kundërtën, nëse njerëzit në jetën e tyre të përditshme nuk gjejnë dëshmi për këtë. Rezultatet e anketave sociologjike janë më interesante nga aspekti i asaj ane të procesit politik, që nuk mundet të hulumtohet në mënyrë tjetër: përbërja sociale profesionale dhe e moshës e elektoratit politik, lidhja ndërmjet vlerave të caktuara dhe bindjeve politike në vetëdijën masive, ideologjia dominuese në vetëdijën shoqërore. Një informatë e këtillë të paktën deri tani nuk mund të sigurohet me metoda të tjera. Shembull:
Komentimi i rezultateve të hulumtimeve ndërkombëtare.
Detyra: Nxjerrni konkluza nga tabela për dallimet ndërmjet elektoratit të partive politike. Tabela e pyetjeve “për cilën parti do të votoni, nëse së shpejti mbahen zgjedhjet parlamentare?” dhe “a jeni të kënaqur nga gjendja e demokracisë në Bullgari?”
134
INFORMATA POLITIKE
A jeni të kënaqur nga demokracia në Bullgari?
Për cilën shumë parti do të votoni? 23 8.3% LSD
Deri diku
pak
aspak
143 51.6%
75 27.1%
22 7.9%
e Pa përgjeg j 8 6 2.9% 2.2%
PCB
2 1.3%
13 8.5%
26 17.0%
105 68.6%
5 3.3%
2 1.3%
DPS
2 4.3%
6 13.0%
16 34.8%
8 17.4%
10 21.7%
4 8.7%
12 16.7%
29 40.3%
28 38.9%
1 1.4%
2 2.8%
37 16.9%
56 25.6%
92 42.0%
15 6.8%
18 8.2%
20 13.2%
53 35.1%
55 36.4%
18 11.9%
5 3.3%
1 6%
12 7,4%
56 34,6%
58 35.8%
9 5.6%
26 16%
29
251
320
379
64
65
Të tjera Nuk do 1 të votoj 5% Nuk e di
Pa përgjegj e Gjithsej
Nuk di
277 100.0 % 153 100.0 % 46 100.0 % 72 100.0 % 219 100.0 % 151 100.0 % 162 100.0 % 1.108
Informata e drejtpërdrejtë. Në veprimtarinë politike rëndësi të posaçme ka informata, e marrë drejtpërdrejtë nga qytetarët gjatë takimeve të posaçme ose të rastit. Informata e këtillë nuk duhet të shihet si jo esenciale. Ashtu siç nuk duhet të demostrohet interes artificial ndaj saj.
135
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Ky lloj i dokumentimit mund të jetë shumë i dobishëm, por vetëm nëse dokumentohet në mënyrë sistematike. Në këtë rast është me rëndësi të nënvizohet në vija të përgjithshme burime dhe konteksti (çfarë qytetari, në cilën komunë). Është bërë modë që në shkencat sociale të shfrytëzohen të ashtuquajturat “intervista jo standarte”. Bëhet fjalë për bisedë të lirë në temën të shpallur më parë nga sociologu, e cila incizohet (dokumentohet) dhe pastaj analizohet. Mënyra se si njerëzit e rëndomtë i trajtojnë çështjet politike, terminet, me të cilat i ndërtojnë pikëpamjet e veta për politikën janë mjaft të rëndësishme për politikën. Njohuritë për këtë e lehtësojnë komunikimin politik me zgjedhësit, ndihmojnë të kuptohen më mirë problemet politike, të formulohet rendi i ditës. Me interes të posaçëm është informata e marrë gjatë takimeve me përfaqësuesit e grupeve të caktuara profesionale (takimet me biznesmenë, ato sindikale, me mjek, me arsimtarë). Specifika e informatës së marrë është rëndomtë e pazëvendësueshme, por me rëndësi është që ajo të përpunohet për qëllimin e caktuar. Qëllimi është identifikimi i mendimit publik si tërësi “oratorësh” të bashkësive të ndryshme. Pas çdo mendimi të shprehur, në fakt fshihet grupi më i madh, i cili i ka të njejtat pikëpamje, ja pra, përse është qenësore grumbullimi i informatave edhe nëpërmjet këtyre rrugëve.
136
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË Në kuadër të analizës politike ekzistojnë lloje të shumta të dokumentave pak a shumë të standartizuara analitike, me ndihmën e të cilave mund të bëjmë strukturën e një problemi të caktuar politik, të veçojmë zgjidhjen e tij më të mirë, të ndjekim lindjen dhe zhvillimin e tij, të përgatisim analiza të situatës, para elektorale dhe analiza të tjera. Këtu do të shqyrtohen dy dokumenta të këtillë - dokumenti për qëndrimin politik dhe dokumenti për vërejtje para kohe.
Dokumenti për qëndrim politik Qëllimi i dokumentit për qëndrimin politik (DQP) është të përpunojë analiza dhe propozime se si mund të përmirësohet politika ekzistuese. Me të formulohet mesazhi i zgjidhjes, që jep mundësi për aktivitete në pajtim me parimet dhe rregullat e caktuara në mjedisin e caktuar gjatë situatës. Ky është dokument, që dedikohet për tu ndihmuar atyre, që sjellin vendime, të zgjedhin politikën më të mirë për zgjidhjen e problemit të caktuar. Një analizë e këtillë mund të bëhet në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Karakteri DQP paraqet njërën nga format më elementare të analizës politike dhe të tekstit të ndërtuar politik. Rëndomë ai ka të bëjë me një problem politik dhe i adresohet ose organi shtetëror ose organit partiak. Është e mundshme gjithashtu, që ai t’i prezentohet edhe publikuar për të dokumentuar qëndrimin e një politikani ose një organizate politike për problemet e caktuara. DQP preokupohet me problemin aktual të politikës. Ai nuk ka objekt ngjarjet historike ose parashikimet për të ardhmen. Objekti i tij duhet të caktohet saktë si problem “i ngushtë” politik.
137
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Forma dhe përmbajtja Forma e DQP-së përcaktohet nga spcifika e saj. Ajo ka qëllim thjesht të limituar të vë në dukje personat përgjegjës politik (ose të informojë publikun) rreth asaj që ata duhet të dijnë për të marrë vendim përkatës, në radhë të parë: * Natyra dhe përfshirja e problemit * Karakteristikat relevante rreth obcioneve ekzistuese (variantet) për zgjidhjen e problemit * Zgjidhja më e mirë e problemit Çdo DQP duhet të përmbajë pesë elemente themelore: * Faqen kryesore; * Rezime, që e arsyeton përmbajtjen e dokumentit; * Tekstin themelor; * Shënimet rreth burimeve të informatës; * Kontributet. Rezymeja Vjen menjëherë pas faqes kryesore. Ajo përbëhet jo më shumë se një faqe. I dedikohet lexuesit, i cili duhet ta marrë shpejt informatën. I përmbanë idetë kryesore, të cilat janë përpunuar tërësisht në tekstin kryesor. Rëndom ato janë fjali sqaruese të çdo pjese të tekstit. Qëllimi i rezimesë është të bëjë të mundshme të kuptohen idetë kryesore në dokument për një kohë më të shkurtër Me një të parë duhet të përfshihet i tërë problemi, alternativat e mundshme për zgjidhjen e tij si dhe porosia e juaj. Përmbajtja e rezimesë ndjek përmbajtjen e tekstit kryesor. Prandaj, ajo duhet të shkruhet pasi të përfundojë teksti. Fjalia fillestare e rezimesë rëndomë është: “problemi qëndron në atë se ... “ Aplikimi Qëllimi i aplikimit është të japë informatën e domosdoshme, e cila i plotëson faktet në tekst. Këto mund të jenë harta, diagrame, statistika, artikuj, referate qeveritar dhe vendime. Të gjitha burimet e informatave në DQP duhet të citohen saktë dhe në mënyrë korekte.
138
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË Çka duhet të përmbajë teksti? 1. Përkufizim të qartë dhe përmbajtësor të problemit A) Sqarimi i historisë së problemit B) Përshkrimi i tërësisë së problemit 2. Zgjidhjet e mundshme për problemin A) Zgjidhja e parë e mundshme çdo herë është që të mos ndërmerret asgjë 1. Vlerësimi i përparësive (dobisë) të kësaj alternative 2. Vlerësimi i mungesave (dëmeve) të kësaj alternative B) Alternativa e parë e mosmarrjes së aktiviteteve 1. Vlerësimi i përparësive (dobisë) të kësaj alternative 2. Vlerësimi i mangësive (dëmeve) të kësaj alternative C) Alternativa e dytë e mosmarrjes së aktiviteteve 1. Vlerësimi i përparësive (dobisë) të kësaj alternative 2. Vlerësimi i mangësive (dëmeve) të kësaj alternative 3. Porosia e saktë për ndërmarrjen e aktiviteteve, e përbërë nga dy pjesë: A) Porosia për vetë politikën B) Porosia për zbatimin e saj Ekzistojnë dy rregulla kryesore për përcaktimin e vëllimit të informatës, që do të përfshihet në DQP: E para Informata duhet të mjaftojë për marrjen e vendimit të drejtë. Duhet të ekspozohen të gjitha faktet e nevojshme. Nëse është lënë anash ndonjë fakt kryesor, me siguri se do të merret vendim i gabuar. Asnjëherë mos i lini anash faktet e rëndësishme vetëm se ato nuk përmbajnë porosinë tuaj. Shkruani DQP-në nga pozita e anëtarit të shtabit për personin të cilit i drejtoni. Si i këtillë roli i juaj është që ta informoni eprorin. Marrja e vendimit është përgjegjësia e tij. Më mirë është ai të zgjedh alternativë, të ndryshme nga porosia e juaj, por e mbështetur në të gjitha faktet e rëndësishme, se sa merret vendim i gabuar për shkak të informatës jo adekuate.
139
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE
E dyta Duhet shmangur distancës tepër të madhe të DQP-së. Përfshini vetëm atë informatë, e cila është e dobishme për të marrë vendimin e caktuar. Nëse për shembull, problemi është masat kundër krimit në një komunë specifike, është pikëpyetje se statistika kombëtare për gjendjen e krimit do të jetë e nevojshme. E njejta gjë ka të bëjë edhe me qëndrimin e përgjithshëm teorik për shkaqet e krimit e kështu me radhë. Përkufizimi i problemit Përkufizimi i problemit shpesh është detyra më e rëndë gjatë përpunimit të DQP-së. Problemi esencial mund të jetë ndonjë tjetër, dhe jo ai që na duket në shiqim të parë. Një gjë e këtillë mund të na shpie në zgjidhje të gabueshme. Gabim më i shpeshtë është përzierja e (nevojave) me “problemet”. Për shembull mund ta përcaktojmë problemin kështu: “Problemi qëndron në atë se komuna X ka nevojë për spital të ri”. Nëse në fakt, shtrojmë pyetje përse ajo ka nevojë për spital të ri, përgjegjja mund të jetë për shembull: “sepse ndihma e parë në këtë komuna është jo efikase”. Me fjalë të tjera problemi i vërtetë (gjendja e vështirë e ndihmës së shpejtë në komunë) mund të mos kërkojë spital të ri. Problemet kryesisht përbëhen nga: * Mungesa e diçkaje të nevojshme për siguri, shëndet, mirëqenie etj. * Pengesa për të njëjtën punë Shembull:
Përkufizimi i problemit
Bisedë tipike për përcaktimin e problemit real ndërmjet analistit (A) dhe kolonelit të policisë në qytetin X (B) do të zhvillohej për shembull kështu: A: Zotëri kolonel cili është problemi më i rëndësishëm, me të cilin ballafaqohet shërbimi i juaj policor në këtë moment? P: Kemi nevojë për shumë nëpunës policor.
140
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË Nëse përcaktimi i problemit përfundon në këtë moment, rezimeja e DQPsë do të ishte kështu: Problemi qëndron në numrin e pamjaftueshëm të nëpunësve policor në qytetin X. A) Nga viti 1993 e këndej në shërbimin policor të qytetit X nuk janë emëruar nëpunës të ri policor. B) Në të njejtën periudhë shkalla e kriminalitetit është rritur 22 për qind. 1. Kryeshefi i policisë në qytetin X sheh katër mundësi: A) Mundësia e parë është të mos ndërmerret asgjë. Në këtë pozitë shkalla e kriminalitetit do të rritet ndërsa qytetarët do të jenë më pak të sigurtë. B) Zgjidhja e parë alternative është që t’i hidhen 200 mijë leva të fushave të ndryshme të buxhetit të komunës dhe të emërohen shtatë nëpunës të ri policor. Buxheti i shërbimeve të tjera të komunave tani më zvogëlohet. C) Zgjidhja e dytë alternative është që të rriten taksat lokale për 200 mijë leva dhe të emërohen nëpunës të ri. Në këtë mënyrë do të plotësohej një pjesë e nevojave. D) Zgjidhja e tretë alternative është të rriten taksat lokale për 500 mijë leva dhe të emërohen 10-14 nëpunës të ri policor. Në këtë pozitë mund të pritet që të zvogëlohet edhe shkalla e kriminalitetit. Janë paraparë edhe disa rezultate negative ndaj ekonomisë lokale. 2) Rekomandohet që të ndiqet alternativa D. Problemet e krimit në qytet janë aq serioze, sa që zgjidhja e tyre ka përparësi para vështirësive të mundshme në ekonominë lokale. Nëse në fakt përpjekje për definimin e problemit nuk ndalet këtu por vazhdon. A: Përse u nevojiten më shumë nëpunës? P: Gjatë pesë viteve të fundit vjedhjet e automjeteve janë shtuar 50% dhe personeli i ynë i tashëm nuk mjafton që të ballafaqohet me këtë problem. A: A është atëherë problemi esencial rritja më e madhe e vjedhjeve të automjeteve? P: Po, ashtu është. A: A janë propozuar rrugë të tjera për zvogëlimin e vjedhjeve të automjeteve? P: Nëse shumica e vjedhjeve janë bërë nga të rinjë, disa propozojnë dënime më të rënda ose vënien e orës policore pas orës 22. Të tjerët pohojnë se është shumë lehtë të vidhen automjete dhe propozojnë që komuna të miratojë (ose
141
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Parlamenti) një ligj, që kërkon vënien e alarmeve në të gjitha automjetet e reja, të cilat regjistrohen këtu.
Pas përfundimit të kësaj bisede DQP do të duket krejt ndryshe: 1. Problemi qëndron në rritjen e vjedhjeve të automjeteve në qytetin X nga 10 mijë të vitit 1993 deri më 15 mijë në vitin 1998. A) Janë cënuar të drejtat e pronarëve, nëse 50% e vjedhjeve nuk janë zbuluar, a 60% e automobilave të kthyer janë dëmtuar. B) Kontributet për sigurimin e automjeteve në qytetin X janë rritur 220 % në këtë periudhë. 2. Evidente janë katër alternativa për zgjidhjen e problemit: A) Mundësia e parë është të mos ndërmerret asgjë. Vjedhjet e automjeteve do të vazhdojnë të rriten. B) Zgjidhja e parë alternative është të emërohen 14 nëpunës të ri policor që do të kërkojnë mjete në lartësi prej 500 mijë leva në vjet. C) Zgjidhja e dytë alternative është të shpallet orë policore për të rinjtë deri 18 vjet pas orës 22, sepse 45 % të vjedhjeve janë bërë nga të rinjtë e kësaj moshe në kohën prej orës 22 deri 07. Gjatë kësaj pozite do të preken të drejtat e qytetarëve të cilët u përmbahen ligjeve. D) Alternativa e tretë është që t’i bëhet propozim këshillit të komunës të kërkojë vënien e alarmeve në automobilat e rinjë. Rritja e çmimit të automobilave të rinjë do të jetë rreth 100 leva. 3. Rekomandohet që të ndiqet obcioni D. Krahasimi ndërmjet dy DQP tregon qartë se zgjidhja e problemeve reale varet nga përcaktimi i tyre i drejtë. Përkufizimi i gabuar rëndomë shpie në zgjidhje të gabuar.
Prejardhja dhe mjedisi (konteksti i problemit) Pasi problemi është përkufizuar saktë dhe qartë hapi i ardhshëm është që të dihet * Si lindi * Sa është serioz
142
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË
Nëse problemi është përcaktuar si rritje e vjedhjeve të automobilave në qytetin X, në DQP duhet të përfshihet lëvizja e këtyre vjedhjeve në qytet. Përshkrimi duhet t’i theksojë periudhat e fundit, posaçërisht ato, kur ajo paraqitet në mënyrë më intensive. Edhe pse shpesh është shumë vështirë të caktohet shkaku për një problem të veçantë, duhet bërë përpjekje të zbulohet zgjidhja e mundshme, vetëm nëse njihet shkaku. Rëndomë kërkohet shkaku i drejtpërdrejtë. Për shembull të rinjtë nën 18 vjet bëjnë më shumë vjedhje të automobilave në qytetin X, dhe kjo mund të jetë si pasojë e politikës në arsim, e përdorimit të mjeteve narkotike, ose të faktorëve të tjerë. Në këtë gjendje mënjanimi i shkaqeve duhet të përfshihet në alternativat e gjetjes së zgjidhjeve. Pasi do të përshkruani lindjen e problemit sqaroni edhe vëllimin e tij (seriozitetin, rëndësinë). Në lidhje me shembullin tonë kjo mund të realizohet kur do të prezentohen të dhëna të statistikës kriminale, të numrit të qytetarëve që janë prekur nga krimi, pasojat ekonomike.
Formulimi i alternativave për zgjidhjen e problemit Si politikan pasi i keni dhënë përgjegje pyetjeve, “cili është problemi i saktë? Si lindi? Çfarë rëndësie ka?”, pyetja e ardhshme që do ta shtroni është: “Cilët janë alternativat e mia për zgjidhjen e këtij problemi?” Që t’i caktoni këto alternativa është e nevojshme t’i përshkruani qasjet e ndryshme për zgjidhjen e problemit, dhe jo vetëm të numëroni masat e ndryshme, që duhet të ndërmerren dhe që duhet të jenë në kuadër të një qasjeje.
Alternativat në DQP janë të ndryshme, në mënyrë reciproke përjashtojnë qasjet për zgjidhjen e problemit. Nëse një alternativë është pranuar, të tjerat duhet lënë anash. Në rastin tonë PA për shembull mund t’i caktojë këto alternativa: A. Të mos ndërmerret asgjë; B. Të merret vendim që i bën të pamundshme vjedhjet; C. Të vërtetohet këshilltari për sjelljen e projekt-zgjidhjeve të këtilla;
143
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE D. të përgatitet mendimi publik për zgjidhjen e tillë. Në fakt, këto “alternativa” nuk janë asgjë më shumë veç se hapa të veçantë për realizimin vetëm të një alternative - zbatimin e ligjeve adekuate. Alternativat të cilat përjashtohen reciprokisht (në planin politik dhe praktik) janë në rrugë për zgjidhjen e problemit. Nëse alternativat janë formuluar drejt, çdo njëra prej tyre duhet të jetë e mjaftueshme për zgjidhjen e problemit. Nëse për shembull vendosni të realizoni një ose më shumë alternativa në të njejtën kohë, juve do të ballafaqoheni me mendimin publik, nëse çdo njëra prej tyre i prek qytetarët. Më lehtë do të mund t’i bindni për nevojën e realizimit të njërës se sa të më tepër alternativave.
Krahasimi i alternativave për zgjidhjen e problemit Për çdo alternativë ekzistuese duhet të përcaktohen, së pari përparësitë e saj (dobitë, përfitimet) dhe së dyti çmimi i saj, (shpenzimet). Përparësitë (përfitimet) janë rezultatet e pritura pozitive. Çmimi (shpenzimet) përfshinë kohën, paratë, burimet e nevojshme si dhe rezultatet e mundshme negative. Ashtu si përfitimet edhe shpenzimet mund të përfshijnë faktorë ekonomik, social, politik e të tjera. Shembull:
Alternativat
Përfitimet nga përmirësimi i parkut të qytetit mund të përfshijë: 1. Përmirësimin e cilësisë së jetës për ata që jetojnë rreth parkut; 2. Rritja e vlerës së tokës rreth parkut; 3. Përkrahje më e madhe politike nga ato që jetojnë rreth parkut; 4. Përmirësimi i situatës ekologjike në qytet; Shpenzimet mund të përfshijnë: 1. 500.000 leva; 2. Më pak burime për projekte të tjera të komunës; 3. Opozitë politike të rajoneve të tjera të qytetit.
144
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË Në DQP duhet të përfshihen të gjitha përfitimet dhe humbjet e mundshme. Asgjë nga to nuk duhet të përjashtohet për çfarëdo lloj shkaqesh, sepse rezultati mund të shkaktojë zgjedhjen e alternativës më të keqe. Analiza e humbjeve dhe përfitimeve Që të analizohen përfitimet dhe humbjet e çdo alternative është e nevojshme, në radhë të parë, që ato të radhiten. Shembulli i përmendur më sipër: Alternativa e parë: Të mos ndërmerret asgjë. Përfitimi 1: Shkurtohet shpenzimi i mjeteve (500.000 leva) Përfitimi 2: Personeli mund të orjentohet në projekte të tjera (mund të llogaritet si numër i personelit X rroga e punës). Humbja 1: Keqësimi i situatës në park dhe paisjeve të tij (për shkak të inflacionit gjatë zgjatjes së kohës, shpenzimeve për meremetim ose të ndryshimeve do të rriten 200.000 leva. Në një situatë të këtillë shpenzimet e ardhshme vlerësohen në 700.000 leva). Humbja 2: Zvogëlimi i vlerës të pronësisë tokësore (gjithashtu edhe kjo mund të llogaritet). Humbja 3: Pakënaqësi e popullsisë në rajon - vështirë të matet. Prandaj në këtë lloj të analizës elementare rëndomë shkohet kah shkallëzimi - shkallë më e lartë, mesatare, dhe e ulët, e pakënaqësisë.
Alternativa Nuk ndërmerret asgjë Të përmirësohet tërësisht menjëherë Të Përtrihet gradualisht
Rezymeja e analizës përfitim - humbje Përfitimet Humbjet Kursehen mjete dhe Keqësim… personeli… Shpenzime për ndërtim Parku do të shfrytëzohet (500.000 leva) menjëherë: mënjanohet inflacioni Shfrytëzim i pjesshëm i Shpenzime ndërtimi (200.00 parkut edhe tani leva) momentalisht, 300.000 leva gjatë tri viteve të ardhshme
145
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE
Përgatitja e rekomandimeve për zgjidhjen e problemit Qëllimi i përgatitjes së DQP-së është që t’i ndërtoni qëndrimet tuaja për politikën e nevojshme ose të veprimit politik. Ky qëndrim duhet të jetë i qartë dhe jo antagonist. Dokumenti do të jetë më efektiv nëse alternativat përshtatni në atë mënyrë që alternativa që ju e propozoni të jetë e fundit. Supozimi nuk duhet të jetë në raport të obcionit, i cili nuk ekziston në listën e alternativave. Ai duhet të sqarojë përse alternativa që e keni zgjedhur ju është më e mirë nga ato që janë lënë anash. Kjo sjellë përfitime më të mëdha dhe humbje më të vogla. Pjesa aplikative e porosisë suaj duhet të synojë jo vetëm se ç’duhet bërë, por edhe të sqarojë se si të bëhet ajo. Me fjalë të tjera analisti duhet t’i detajojë, në disa hapa të qartë dhe të ndarë, se çfarë aktivitetesh duhet të kryhen që porosia të realizohet në praktikë. Ti kthehemi shembullit me vjedhjen e automobilave në qytetin X. Pasi është bërë porosia në bazë të analizës përfitim-humbje dhe të krahasimit me alternativa tjera, pjesa përfundimtare e porosisë mund të duket kështu: Që të kryhet kjo porosi, u rekomandojë autoriteteve vendore që t’i ndërmarrin këto aktivitete: 1. Pasi të konsultohen me organet kompetente të formulojnë projektzgjidhje, që në mënyrë minimale do t’i përfshijë këto kushte: A) Lejohen vetëm disa lloje të auto-alarmeve. B) Llojet e zgjedhura të auto-alarmeve janë të detyrueshme për të gjitha automobilat e rinjë të regjistruar pas 1 janari të vitit 1999. C) Nuk do të regjistrohet automobili i cili nuk i plotëson këto kushte. 2. Të vehet kontakt me këshilltarët komunal dhe të përgatitet plani sa vijon: A) Të përcaktohen propozues të projekt-zgjidhjes. B) Të sigurohet përkrahje e këshilltarëve për miratimin e tij. C) Përkrahje e mendimit publik dhe mbështetje për projekt-zgjidhjen. Detyra:
Përgatitja e DQP-së
146
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË Partia politike X ka humbur numër të konsiderueshëm të zgjedhësve. Pas këtyre humbjeve si jo proporcionale theksohet humbja e votuesve-të rinjëve. Shprehen mendime se shkaqet rreth kësaj janë mospëlqimi i programit partiak për këtë grup zgjedhësish, sundimi më i gjatë i udhëheqësisë partiake, mosekzistenca e formës adekuate për punë me të rinjë e të tjera. Ndërmerren masa përkatëse për kthimin e besimit të këtyre zgjedhësve, me vënien e kuotave për të rinjë deri 25 vjet në organet udhëheqëse partiake të të gjitha niveleve, rritjen e organizatës partiake të të rinjëve, vënien e formave të reja të veprimit politik e të tjera. Përpunoni DQP, përcaktoni problemin, lindjen e tij dhe rëndësinë, me ç’rast do t’i paraqisni zgjidhjet e tij të mundshme dhe do ta rekomandoni më të mirën nga to.
Raport për paralajmërim të parakohshëm
A mund të parashihen gjërat në politikë? Në politikë rëndomë konsiderohet se menaxhimi, në fakt është parashikim. Shkathtësia që të parashihen situatat në jetën politike është një nga cilësitë më të rëndësishme të politikës. Në shumë raste politikanët dhe ekspertët e tyre mbështeten në intuit. Edhe kur përdorin teknikat e parashikimeve, ata gati asnjëherë nuk dalin jashtë ekstrapolarizimeve të zakonshme të përshkrimit të tendencave në jetën politike apo në zhvillimin ekonomik. Për shembull, nëse ekzistojnë tendenca për shtimin e papunësisë, më lehtë është që kjo të ekstrapolarizohet në të ardhmen (gjatë një apo dy vitevet ë ardhshme) dhe të bëhen konkluzione në bazë të pritjeve për shtimin e papunësisë. Në të njejtën mënyrë mund të bëhen ekstrapolarizime për zhvillimin e tendecave politike, siç është rënia e besimit ndaj një qeverie ose ndaj partisë në pushtet, shtimi i potencialit protestues e tjera. Ekstrapolarizimet, në fakt janë mjete jo të sigurta për parashikimin e proceseve politike.
147
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Vëzhgimi sistematik i proceseve shoqërore, ashtu edhe i shfrytëzimit të parashikimit të konkluzave teorike lejon ndërtimin e sistemit të “paralajmërimit të parakohshëm”. Bëhet fjalë për konstruimin e rrjetit të indikatorëve, i cili bën kombinimin e njohurive të lidhjeve të rëndësishme shkak-pasojë dhe për supozimet për të ardhmen e mundshme. Shema teorike e indikatorëve e paralajmërimit të hershëm duket kështu
Fusha e ardhshme Vëzhgimit
shkaku i përgjithshëm
Fusha e vëzhgimit
ngjarja
e
Indikatori
Efekti në rastin konkret është njëkohësisht edhe rrezik dhe mundësi fatlume nga aspekti i vëzhguesit.
Rreziqet mund të jenë të ndryshme: * Të krizës politike; * Të konflikteve etnike; * Të luftës; * Të revolucionit; * Të grushtshtetit.
Mundësitë fatlume mund të jenë: * Ndryshime të klimës më të mirë investuese; * Fitore e partisë përkatëse në zgjedhjet parlamentare; * Rritje e prestigjit të përkrahësve të partisë ose qeverisë. Formimi i sistemit të indikatorëve për paralajmërim të parakohshëm në parim kërkon kontinuitet të punës në ekip nga ekspertë dhe bashkëpunëtorë të agjencisë së marrjes së informatave. Rëndomë sistemet e këtilla përkrahjen nga shërbimet qeveritare me ndihmën e organizatave ndërkombëtare. Në një varg rastesh sistemet e paralajmërimeve të parakohshme organizohen nga organizata joqeveritare ndërsa prodhimi i tyre kërkohet nga kompanitë e mëdha të cilat
148
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË interesohen për vlerësimin e rrezikut të investimeve dhe të situatës së përgjithshme politike. Sistemi i paralajmërimit të parakohshëm i përfshinë rëndomë këto periudha: 1. Studimet e hulumtimeve akademike, të cilat janë burim të diturive teorike në lidhje me shkaqet dhe pasojat dhe indikatorët e mundshëm për këtë. Studijohen artikujt dhe tekstet e tjera relevante. Nga çdo tekst nxjerren modelet sqaruese për ngjarjet që janë me interes për ne. Qëllimi është të marrim përgjegje teorike për pyetjen:”Prej çka varet rreziku për ...?”. Autorët e ndryshëm japin përgjegje të ndryshme, detyra e ekipit të ekspertëve është të bëjë zgjedhjen e modeleve sqaruese. Qëllimi është që të zgjidhet lista relevante e atyre shkaqeve të dukurive që janë me interes për ne, vëzhgimi i të cilave mund të na ndihmojë t’i parashohim paraqitjet e këtyre dukurive. Pastaj ekipi i ekspertëve bën listën e indikatorëve të cilat sjellin informacione për shkaqet. Rëndomë lista e indikatorëve është bazë e testit së shpresës, me ç’rast shfrytëzohen të dhënat historike tani më të mbledhura. 2. Në mënyrë sistematike dhe rregullisht mblidhen të dhënat për të gjithë indikatorët. Këto veprimtari paraqiten gjithashtu edhe si monitoring. Mundësia e paraqitjes së ngjarjes që na intereson varet nga dinamika e ndryshimeve në vlerat e indikatorëve të vëzhguar. Pasi rëndomë nuk e dimë që më para, se si janë vlerat kritikat të indikatorëve (për shembull, si është vlera kritike e nivelit të papunësisë, që të supozojmë se ajo do të shkaktojë protesta masive sociale), është e nevojshme të mblidhen informacione në një periudhë më të gjatë kohore si dhe të krahasohen këto informacione me ngjarjet reale që të vlerësohen kufijtë kritik të indikatorëve. Zgjedhja e intervalit kohor varet nga natyre e indikatorëve (viti, tremujori, muaji). Rëndomë kjo lidhet edhe me punën e statistikës kombëtare, që është burim themelor i informimit tek sistemi i paralajmërimit të parakohshëm, edhe pse jo i vetëm. 3. Kuptohet se në bazë të informatës së këtillë të marrë për indikatorët mund të përgatiten indeksa më të gjithanshëm.
Më shpesh, sistemet e sinjalizimit të parakohshëm formohen për vëzhgimin e proceseve të ndërlikuara, të cilat zhvillohen shumë ngadal, por që përmbajnë potencial për ndryshimin rrënjësor dhe të shpejtë. Për shembull: rreziku nga kryengritja, nga konflikti social, nga konflikti etnik, nga destabilizimi politik.
149
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Indikatorët e sinjalizimit të parakohshëm nuk aplikohen për proceset, të cilat zhvillohen shpejtë dhe zgjasin shkurt, si për shembull, për përcaktimin e nivelit kritik të tensioneve gjatë krizave. Detyrë: Ofroni një sistem të indikatorëve për sinjalizim të parakohshëm në komunë ... Indikatori
Çfarë vëzhgon?
Sistemi i sinjalizimit të parakohshëm në Bullgari Në Bullgari tani më ekziston një sistem i këtillë, i formuar në kuadër të projektit të përkrahur nga programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP). Projekti ka nisur pas vitit 1997 dhe qëllimi i tij është që të “sinjalizojë parakohe” për mundësitë e krizave të ashpërta politike, siç ishte kriza e fundit të 1996 dhe e fillimit të 1997. Sistemi i sinjalizimit të parakohshëm bazohet në ndjekjen e rregullt të 45 indikatorëve kryesor, të futur në grupe në shtatë fusha themelore: 1. Niveli i të ardhurave; 2. Sistemi financiar i vendit; 3. Sistemi i sigurimit social; 4. Siguria e vendit të punës; 5. Stabiliteti politik; 6. Tensionet etnike; 7. Siguria personale; Modeli teorik supozon se këto indikatorë së bashku e përcaktojnë nivelin e përgjithshëm të stabilitetit social, ndërsa luhatjet e ashpërsuara (në drejtim negativ) të indikatorëve e sjell informacioni i grumbullimit të supozimeve për shpërthim të pakënaqësisë sociale dhe të konfliktit politik.
150
DOKUMENTAT ANALITIK NË POLITIKË Çdo dy muaj ekip përgatit Raport për sinjalizim të parakohshëm, i cili përmbanë informatat e indikatorëve dhe konkluzionet e ekspertëve. Raporti u shpërndahet institucioneve, sindikatave, partive politike, disa organizatave joqeveritare. Kuptimi i raportit përjashton shpalljen e tij në mjetet e informimit publik, edhe pse ai parimisht është publik. Kuptimi i tij është se në marrëdhëniet sociale shpesh qëndrimi i formuluar publikisht për konfliktin që afrohet mund të veprojë si katalizator (asnjëherë si shkak) për konflikt të tillë. Ja pra pse sistemi i sinjalizimit të parakohshëm nuk është objekt për mediumet. Ai ka për qëllim t’i nxisë masat me kohë, të cilat do të pengonin procesin e krijimit të konflikteve të ashpëra, prej cilit është vështirë të dilet, sepse kërkon kohë dhe shpie në shpërndarjen e burimeve shoqërore. Përveç kësaj konkluzat e një sinjalizimi të këtillë të parakohshëm mund të shfrytëzohen në luftën ndërpartiake dhe kështu të humbim kuptimin e vet të paralajmërimit. Nga kjo nuk mund të ruhet asnjë sistem i këtillë. Detyra është që të vëzhgohen proceset shoqërore me qëllim - parashikimin e rreziqeve të destabilizimit social - politik dhe për “dalje të situatës nga kontrolli”. Sinjalizimi i parakohshëm mund të kryhet edhe në principin rajonal, me ç’rast do të merret parasysh konjuktura e përgjithshme. Në ekipe më të vogla mund të shfrytëzohen numër i madh indikatorësh themelor, të cilat do të ndiqen dhe për të cilat do të grumbullohet informatë sistematike. Këtu rreziku mund të lidhet me disa specifika: * Të mos grumbullohen informacione për indikatorët e rëndësishëm të pranuar, sepse është vështirë ose sepse informatat nuk janë mbledhur nga të tjerët; * Të mos mblidhen informacione për indikatorët të cilët konsiderohen si të papranueshëm nga aspekti nga ana e atij të mbledh informacione (të ashtuquajturin “indikator të papërshtatshëm); * Të mos mblidhen informata sistematike të të cilat do të lehet anash dinamika e indikatorëve. Në shumë raste mund të marrim vetëm 1-2 indikator të grupit, për të cilët mund të grumbullohen informata sistematike. Ky monitoring është si diç “matje e pulsit” të shoqërisë. Ndonjëherë sistemi i sinjalizimit të parakohshëm mund të japë edhe informacione të papritura për situatën (fatlume ose jo), për kufijtë kritik të proceseve që zhvillohen në të njejtë kohë.
151
ARGUMENTI POLITIK Si duket procesi i realizimit të një qëndrimi politik në zgjidhje dhe veprim nuk përfundon me shfrytëzimin e metodave të ndryshme për prodhimin e informatave dhe transformimit të tyre në argumente analitik. Më shpesh hapi vijues është ekzistenca e këtij qëndrimi dhe angazhimi i tij - me fjalë të tjera, argumentimi dhe debati me qëllim të vlerësimit kritik dhe komunikimit të qëndrimit tonë personal. Çdo kush nga ne rregullisht ballafaqohet - gjatë bisedave, diskutimeve, kontesteve, bisedimeve - me nocionin “argument”; “Argumentet e mia janë ...” “Si kundër argument e paraqesë ... “ “Mund t’i bashkangjitem argumenteve të ...” Me siguri edhe ju shpeshherë e përdorni nocinonin “argument”. Nga cili aspekt e bëni këtë? Detyra:
Përcaktoni se ç’kuptoni me “argument”.
Përvoja tregon se me “argument” lidhen shumë kuptime: Pikpamje Mendim themelor Ideja përfundimtare Rregullshmëria
Mendim i skjaruar Mendim logjik Dëshmia Fakti i dëshmuar Bindja E vërteta Pohimi i gjithvlefshëm Konkluzioni
Ç’është atëherë në fakt argumenti? Në këtë moment nuk do të synojmë të japim përkufizim shkencor. Duhet të shqyrtojmë disa karakteristika të argumenteve.
152
ARGUMENTI POLITIK Ndikimi i argumentit Padyshim se në politik argumenti duhet të ndikojë ndaj të tjerëve - dhe atë, sa më bindës, shpejtë dhe me sukses. Argumenti pa rezultat mund të ketë domethënie për hulumtuesin, por për politikanin ai është kurgjë. Si ndikojnë te ju shembujt me argumentet e shënuara më poshtë? Shembulli 1 Shembulli 2 Politikani “A” Politikani “B” Bullgaria është vend orthodoks, pasi Demokristianët posaçërisht janë të patitë demokristiane janë të fuqishme fuqishëm në Evropë, sepse në raportin në vendet katolike dhe orthodokse nuk financiar dhe politik i përkrahin partitë e duhet synojmë të formojmë demokraci ngjajshme, në Bullgari duhet të formohet partia demo-kristiane. krishtere te ne Detyrë:
Përcaktoni se ç‘u pëlqen në argumentet e theksuar dhe çka jo?
Shembulli 1
Shembulli 2
Ndikimi i argumenteve tek ju është vendimtar për bindshmërinë e tyre, sepse me argumente përcaktohemi për “pro” ose “kundër” një veprimi të caktuar, i cili do të ndodh në të ardhmen - siç është rasti për të vendosur rreth formimit ose jo të partisë demokristiane në Bullgari. Edhe pse e dimë, se çfarë do të ndodh nesër, vendimet për të ardhmen duhet të merren sot. Praktika tregon se më bindës janë ato argumente, të cilat përveç “dëshmive të fuqishme”, përmbajnë edhe “pikëpamje përkatëse”. Ato duhet tu përgjigjen si mendimit tuaj të deri atëhershëm ashtu edhe personalitetit që i mbron. Ose: Për mua argumente më bindëse janë ato, të cilat së pari, e përkrahin mendimin tim, dhe së dyti, prezentimi i tyre do të më shtojë besimin Nga kjo rrjedh se a do të ketë qëndrim negativ tek njerëzit të cilët janë të interesuar për temën.
153
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Krijimi i argumentit Ti kthehemi shembullit të paraqitur dhe t’i shqyrtojmë edhe njëherë argumentet nën pikat 1 dhe 2 duke zbuluar edhe elemente të veçanta tek to. Detyra: Ndiqni, se si ata të dy, duke u nisur nga qëndrimi i tyre personal bëjnë konkluzionin e vet.
1. Qëndrimi fillestar fillestar ---------------------
----------------------
Konkluzioni
Konkluzioni
Detyra: sjelljes së njëri tjetrit?
2. Qëndrimi
Përshkruani se si janë antagonizmat në përmbajtjen gjatë
1 ndaj 2: -----------------------------2 ndaj 1: -----------------------------Në këtë mënyrë tani më jeni gatshëm për pyetjen se si të ndërtoni argumentin tuaj personal dhe si mund të reagoni me kundër argumente. Fakte, shkaqe, kërkesa Pyetje:
Cilat nga pohimet e mëposhtme sipas jush janë argumente? “Millosheviqi bën pastrim etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja duhet ta bombardojë Jugosllavinë”. Qeveria duhet të investojë për përfundimin e CEA “Belenje” sepse prodhimtaria e energjisë bërthamore është rruga e vetme për sigurimin e zhvillimit ekonomik të Bullgarisë. “Në Bullgari ekzistojnë shumë të varfër. Qeveria duhet të krijojë programe sociale për ndihmuar ata, sepse Bullgaria sipas kushtetutës është shtet social”.
154
ARGUMENTI POLITIK Pyetje: Ku e dini se janë argumente? Tani më shqyrtuam njërën nga mundësitë. Kërkesat mund të vlerësohen nga aspekti i bindjes së tyre - sa më të dukshme të jenë për mua, aq më të shpejta bëhen argumente. Në këtë rast cilësia e argumentit vlerësohet sipas forcës bindëse, ashtu që ai të pranohet nga dëgjuesit. Por kjo, në fakt nuk mjafton. Ekzistojnë kritere, me ndihmën e të cilave mund të provohet se a është argument një deklaratë e dhënë ose jo. Për argumentin nevojiten tre pjesë përbërëse: 1. Kërkesa - “pro” ose “kundër”, asaj që argumentohet. Ky është konkluzion e argumentit politik dhe rëndom është objekt mospajtimesh apo konflikti. Kjo është pasojë logjike e informatës së caktuar dhe mund të theksohet me fjalët “nga kjo del se” “prandaj”. (“Millosheviqi bën pastrim etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja duhet ta bombardojë Jugosllavinë”). 2. Informata - faktet, të cilat përshkruajnë një gjendje të caktuar (si është në moment). Kjo është pikë themelore për çdo varg të argumenteve. Ajo mund të shprehet në forma të ndryshme. Për shembull: Përshkrimi statistikor “Rezultatet e shfrytëzimit të energjisë elektrike tregojnë se ajo është më e lirë në krahasim me burimet tjera të energjisë”. Konkluzioni i ekspertëve (“mendimi i shumicës së ekspertëve është se energjia bërthamore është më praktike dhe më efektive)”. Vlerë ose nevojë (“kemi nevojë për më shumë centrale bërthamore që të sigurojmë zhvillim ekonomik”). Arsyetimi - Parimi i pranuar përgjithësisht nga i cili nisemi (që duhet të vlejë). - Element në argumentin politik, i cili lejon të aplikohet nga informata në kërkesë politike. Roli themelor është që ta shpiejë informatën relevante politike në kërkesë politike, që është objekt mospajtimesh dhe konflikti, dhe në lidhje me këtë të paraqesë shkaqet për përkrahjen e kërkesës. Shembull: “Millosheviqi bën pastrim etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja duhet ta bombardojë Jugosllavinë”.
155
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Nuk ekziston bazë për zgjidhje, ndërsa në fakt (të paktën për NATO-n), politika e jashtme duhet të bazohet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet tjera. Që të jenë më bindës argumentet tuaj nuk është e rëndësishme që vetëm t’i përmbajnë këto tre elemente. Duhet të emëroni fakte dhe shkaqe të tilla që janë adekuate, ndërsa gjithashtu, faktet dhe shkaqet të shpiejnë te kërkesa. Vetëm atëherë kur janë të pranishme shkaqet përkatëse, faktet përkatëse dhe kërkesa e tyre përkatëse është i pranishëm edhe argumenti i plotë dhe përfundimtarë. Fakti E Shkaku Në çka bazohet TË JETË Vlerësimi juaj? “pro” ose
DUHET Pse jëni “kundër”?
Kërkesë Pse jani “pro” ose “kundër”? Nga ky aspekt dy shembujt e parë nuk janë argumente, sepse mungojnë elementet e nevojshme. Argumenti që përmbanë shkakun, faktet dhe kërkesën mund të duket si në këtë shembull të tretë. Shkaku Bullgaria sipas Kushtetutës është shtet social Fakti Në bullgari ka shumë të varfër Kërkesë Qeveria duhet të krijojë program social për të ndihmuar të varfërit Përveç kësaj rjedha e mendimit të ky shembull është e kuptueshme për të gjithë. Një argument duhet t’u përgjigjet këtyre dy kërkesave - të jetë si i kuptueshëm, ashtu edhe plotësisht i ndërtuar në raport struktural. * Duhet të shprehet qartë një mendim, në fakt, duhet të formulohet ashtu që ta kuptojnë të tjerët; * Duhet të përfshihen të trija pjesët - kërkesa, faktet, shkaku.
156
ARGUMENTI POLITIK
Fakti se argumenti i juaj është i plotë dhe i kuptueshëm, ende nuk do të thotë se të gjithë pajtohen me mendimin tuaj. Por, në këtë mënyrë ju keni bërë hapin e parë për t’i bindur.
“Pro” dhe “kundër” Deri tani e shqyrtuam argumentin e caktuar, të izoluar. Në fakt, tani duhet të gjejmë kundër argumente të argumenteve. Në praktikën politike kjo qasje shfrytëzohet rregullisht me qëllim që të reagoni me kërkesë me të cilën nuk pajtoheni. Në shembullin e ardhshëm argumentohet në dobi të votimit për besimin ndaj Qeverisë. Përpiquni t’i kundërveheni kësaj me kundër argument përkatës. Deputeti X: “Hulumtimet e mendimit publik tregojnë se besimi ndaj Qeverisë ka rënë nën pikën kritike. Hulumtuesit çdo herë janë të saktë në vlerësimin e vet, prandaj Qeveria duhet të kërkojë votbesim në Parlament”. Për këtë qëllim më mirë është të studijohen argumentet e shembullit të dhënë. Detyra: Shqyrtoni në radhë të parë argumentet nga aspekti i pyetjes çfarë kërkesa, fakte dhe shkaqesh propozojnë ata. Pastaj, kundërvihuni këtyre fakteve dhe shkaqeve: formuloni kundër argumentin tuaj personal me ndihmën e këtyre kundër fakteve dhe shkaqeve.
Ashtu si ju edhe Y ka përpunuar kundër argumente: “Në sistemin demokratik politik mendimi publik vërtetohet në zgjedhje. Pasi në zgjedhjet e fundit partia në pushtet mori besimin e pjesës më të madhe të qytetarëve bullgar, nuk ka kurrfarë lloj arsye të kërkohet votbesim për Qeverinë”. Por, megjithatë, mbase keni me çka t’i kundërveheni kësaj deklarate.
157
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Detyra: kërkoni ashtu si më parë elementet e argumentit dhe sërish kundër faktet dhe kundër arsyet e mundshme. Me këto elemente tani më mund të formuloni kundër argumentin ndaj X. Ju me vëmendje i hulumtoni argumentet e të dyve. Nëse ato dallohen, ku ekziston mundësia e harmonizimit ndërmjet të dyve? Ku dallimet janë të pakalueshme? Që tu përgjigjeni këtyre pyetjeve, në radhë të parë duhet t’i krahasoni kërkesat, faktet dhe arsyet përkatëse. Detyra: Krahasoni kërkesat faktet dhe arsyet përkatëse dhe tregoni se me të cilat fakte dhe arsye ato mund të harmonizohen e me cilat jo. Fakte
Shkaqe
Të kuptuarit është i pamundshëm Të kuptuarit është i mundshëm Me ndarjen e këtillë të fakteve dhe arsyeve të të dyja palëve ju keni bërë hap të rëndësishëm që t’i qaseni në mënyrë të ndryshme argumenteve. Në këtë mënyrë keni krijuar bazën se jeni në gjendje me vetëdije të orjentoni atmosferën e diskutimit. Ankesa Çka do të thotë, në fakt të keni mendim tjetër? Kjo do të thotë se ju e hidhni poshtë kërkesën. Çka nënkupton kjo nga ana e saj? Si një argument i plotë kërkesa përkrahet nga faktet dhe arsyet përkatëse. Kjo do të thotë se gjithnjë kur hidhni një argument të dhënë, ju në fakt, i hidhni faktet ose argumentet. Nëse nuk pajtohemi me faktet ose arsyet, kjo mund të ketë dy shkaqe: * Ju mund t’i hidhni poshtë faktet ose arsyet, sepse dispononi fakte ose arsye të tjera; * Ose kur dispononi fakte ose arsye më të mira ose të tepërta, të cilat mund t’i zgjerojnë faktet dhe arsyet e kundërshtarit.
158
ARGUMENTI POLITIK
Nga ajo se a do t’i hidhni poshtë ose do t’i zgjeroni argumentet e partnerit që diskuton, varet shumë atmosfera e diskutimit. Nëse keni fakte dhe arsye të kundërta, ju e atakoni argumentin e kundërshtarit tuaj. Në të kundërtën, nëse e zgjëroni argumentin e tij me fakte dhe arsye më të mira ose plotësuese, ju e bëni zgjerimin e argumentit të kundërt. Në rastin e parë rezultati është konfrontim, në të dytin - bashkëpunim në të ardhmen e afërt.
Argumenti i kundërshtarit c
Hidhet poshtë Kundërfakte kundërshkaqe
lë përshtypjen për dhe shpie më shpejt te e bënë kundërshtarin
Sulm Konfrontimi Agresiv
Përpunohet Më të mira/fakte ose shkaqe plotësuese Lidhje Bashkëpunimi qëlimmirë
Nëse dëshironi të kontrolli dhe orjentoni atmosferën e diskutimit kuptohet se duhet të dispononi shumë mundësi për reagim ndaj kundërshtarit tuaj. Në këtë aspekt ekzistojnë katër mundësi parimore: * t’i hidhni poshtë faktet, t’i hidhni poshtë arsyet, t’i zgjeroni faktet, t’i zgjeroni arsyet. Fakte
Shkaqe
Hedh poshtë Zgjerohet Zbatimi i këtyre mundësive do të ilustrohet për shembull, me kontestin e ndërtimit të elektro-centralit bërthamor “Belenje”. Të ndjekim një debat të ngjashme ku shkëmbehen argumente të tërësishëm: A: Disa qeveri bullgare kanë marrë vendime për përfundimin e ndërtimit të ECB “Belenje” dhe nëse një gjë e tillë nuk realizohet do të pësojë shumë autoriteti i institucioneve shtetërore. B:
159
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE Për përfundimin e ECB janë të nevojshme disa miliardë dollarë, të cilat nuk i kemi. Që të çojmë politikë të stabilitetit financiar duhet të heqim dorë nga ky qëllim. A: Pavarësisht se sa do të na kushtojë tani, këto mjete do të ripërtërihen shpejtë dhe do të nisin të sjellin përfitim dhe prandaj, nëse politika jonë është afatgjate, duhet të vazhdojmë me ndërtimin e ECB “Belenje”. B: Energjia bërthamore është e rrezikshme dhe mund të ndikojë keq te shëndeti i qytetarëve bullgare, prandaj duhet të hidhet poshtë ideja për përfundimin e centralit atomik në Belenje. Duke marrë parasysh këto katër mundësi, do të mund të reagonim në këto mënyra që vijojnë: 1. Fakte Shkaqe A Pohon Përfundimi është bërë Autoriteti i institucioneve B mohon Ka edhe zgjidhje tjera Me rëndësi janë vetëm aspektet ekonomike C zgjeron Bashkësia ndërkombtare gjiashtu është Me rëndësi janë vetëm kundër aspektet ekonomike 2. Faktet Shkaqet B pohon Shpenzime të mëdha a mjete s’kemi Politika e stabilitetit financiar A mohon Shpenzimet do të jenë dukshëm të vogla Shfrutëzimi i të dhënave të objektive A zgjeron Investicionet shpejtë do të paguhen Afat të gjatë në politikë 3. Fakte Shkaqe A pohon Kryerja pagohet Aspektet ekonomike B mohon Shpenzimet asnjëherë nuk do të Shteti duhet të kursejë paguhen B zgjeron E pranueshme është për vendin Përvojë në energjinë bërthamore
160
ARGUMENTI POLITIK 4. B pohon A mohon A zgjeron
Fakte Energjia bërthamore është e rrezikshme Kjo nuk është vërtetuar, ndërsa efekti është i pakontestueshëm Eksistojnë burime tjera të mjaftueshme energjie
Shkaqe Shëndeti i popullsisë Me rëndësi është efektiviteti Lidhja e efektivitetit me sigurinë
Të gjitha këto lloje na tregojnë qartë se si mund të orjentohet diskutimi. Për shembull, çdo hedhje poshtë nuk i jep mundësi kundërshtarit që të shprehet ndryshëm përveçse të mbrohet rreptë. Zgjerimi ka efekt tjetër - ai i zbulon mundësitë për të vazhduar diskutimi dhe për të gjetur zgjidhjen e pranueshme reciproke. Të dëgjuarit aktiv Kur nuk flisni, por vetëm dëgjoni nuk do të thotë se jeni pasiv. Përkundrazi që t’i kuptoni fjalët e kundërshtarit tuaj, ju jo vetëm duhet t’i dëgjoni, por t’i ndiqni ato dhe t’i kuptoni. Kur i përgjigjeni argumentit nuk duhet të fillon drejtpërdrejtë (siç ndodh kjo shpesh), por më mirë është të nisni duke përsëritur atë që ai e ka thënë. Mendimin tuaj duhet ta theksoni pasi do të përsërisni me sukses qëndrimin e tjetrit. Nëse e bëni këtë, do të vëreni sa vijon: * Çdo njëri është i detyruar të shfrytëzojë fjali të shkurtëra “që përsëriten” * Koha e fjalimit duhet të jetë e shkurtë * Duhet të prezentohet informata shumë e shkurtër * Ajo që thuhet duhet të kuptohet nga të tjerët * Gjatë përsëritjes zbulohen sulmet dhe akuzat e pa baza * Oratori dhe dëgjuesi të koncentrohen te përmbajtja * Atmosfera të jetë e përshtatshme * Asnjëri të mos e ndërpres tjetrin * Nëpërmjet përsëritjes fitohet kohë për përgjegjen vetiake * Çdo një mund të bëjë kontrollin se a kuptohet ajo që është thënë * Përsëritja bën të mundshme eliminimin e agresivitetit * Derisa tjetri përsërit, mundem edhe njëherë t’i paramendoj gjërat
161
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE * Tjetri i palës kundërshtare i formulon mendimet e mia më mirë, më me elegancë, më të qarta * Çdo një e përsërit atë qe e ka thënë tjetri dhe në këtë mënyrë njihet më mirë me të * I dëgjoj mendimet e mia nga tjetër njeri dhe kjo më bën të ndjehem më mirë.
NJËZET E NJË MËNYRA PËR T’U “BALLAFAQUAR” ME ARGUMENTET E KUNDËRSHTARIT 1. Kundërshtimi i fakteve Gjatë një diskutimi faktet nuk mund të dëshmohet tërësisht dhe as të kundërshohen tërësisht. Prandaj, ky mjet është njëkohësisht edhe i fuqishëm edhe i dobët! 2. Kundërshtimi i shkaqeve Shkaqet dhe pasojat shpeshherë nuk mund të dallohen lehtë. Mund, për shembull të kundërshtoni se një proces në fakt është shkaktuar nga një tjetër ose do të shkaktojë pasoja të tjera. 3. Ndarja dhe veçimi Një ide e caktuar mund të veçohet në shumë pjesë dhe të plotësohet duke folur. 4. Krahasimi Nënvizohen disa raste paralele të cilat e përkrahin idenë tonë, si dhe rastet e ngjashme që dëshmojnë kundër mendimit të kundërshtarit. 5. Vënien në dukje e sjelljes së kundërshtarit Ngjashëm si krahasimi si dhe mënyrën e më poshtme. 6. Demant ad absurdo Vehet në dukje se kundërshtarit nuk i përmbahet rregullave të veta personale, ndërsa përpiqet që ato të na i imponojë; ndonjëherë theksohet edhe argumentet që kuptohen vetvetiu. (shembull: “njeriu duhet të ruhet nga korenti, ashtu që do ta ndërpres tërësisht qarkullimin e ajrit”). 7. Argumentet të cilat shpiejnë tek më e madhja ose më e vogla Vehen në dukje shembujt më të mëdhenjë (më të vegjël) dhe “dëshmohet se me këtë qëllim mund të arrihet edhe më pak (ose më shumë)”. 8. Ajo që vlen për të gjithë “Nëse të gjithë sillen ashtu!” ose në të kundërtën: “Kjo që e dua nuk ka pasoja të përbashkëta, por është përjashtim”.
162
ARGUMENTI POLITIK 9. Ndikime në vazhdime (rezymeja) Ngjashëm si me tetën “nëse kjo vazhdon kështu!” - “deri tani kemi bërë disa herë lëshime, prandaj ka ardhur fundi”. 10. Shtrembërimi i argumenteve të kundërshtarit Krijohet figurë artificiale, e cila atëherë me sukses do të “mposhtet”. 11. Dy anë Nënvizohet se çdo gjë ka mangësi, por edhe përparësi të vlefshme, të cilat janë në numër më të madh. 12. Si njërën, ashtu edhe tjetrën Ngjashëm me 11. Qëllimet dhe harmonizimet e kundërthënieve. 13. Kontest rreth anës së sigurtë Sillen elemente të reja të sigurisë dhe të mundësive. Mund të jetë mjet për sqarimin e problemit, por edhe për mbulimin e tij. 14. Ikja te e përbashkëta Shembull: nxënësi ia tregon babës së tij librezën shkollore, plot me nota të dobëta, me fjalët: “baba ke të drejtë kur gjithnjë thotë se kryesorja është shëndeti”. 15. Ikja te specifikat (Nga rastet plotësisht private bëhen konkluza të përgjithshme dhe si hap i ardhshëm i kthehesh rastit me dëshmi, i cili paraqitet si i rrezikshëm: konkluzat e përgjithsuara shpesh herë janë aq të dukshme, sa edhe të gabuara. Për shembull: i gjeni disa politikanë të korruptuar dhe konkludon: politika e dëmton karakterin. Ana e sigurtë se karakteret e këqija mund ta prishin politikën, nuk merren parasysh. Njëri nga mjetet më të këqija dhe më të rrezikshme). 16. Dënimi me përalla të përgjithshme Rasti i posaçëm i përgjithësimeve: argumentet e kundërshtarit tregojnë se sa e ka mendimin të vjetëruar, se çfarë politike të ndyrë ndjek etj. 17. Citimi i autoriteteve (Gjithnjë do të gjendet njëfarë autoriteti botëror, i cili më tani ka thënë diçka të ngjashme me temën dhe kështu na çliron nga kërkimi i dëshmive).
18. Kundërshtimi i çështjes (Shprehim dyshim, se a është shtruar çështja në përgjithësi drejt, a është legjitime, a lidhet me problemin, a është konstruktive). 19. Taktika e zbulimit të origjinës së argumentit të kundërshtarit
163
Kaptina e dytë ANALIZAT POLITIKE (Dëshmojmë se me këtë kundërshtari nuk thotë asgjë të re, por se disa urtësi i ka marrë nga ndonjë ose diku. Me këtë vetëm i mbulon interesat e veta personale ose interesat e atij nga i cili i ka marrë). 20. Taktika kur i jepet e drejta kundërshtarit (Lënia e kundërshtarit me “duart bosh”, me ç’rast i japim të drejtë që ai edhe mëtutje ta shpreh me pasion problemin e vet. Shpesh sjell mangësi taktike duhet të jeni të përgatitur për kundërsulm të papritur). 21. Taktika e habisë (Ta habisish kundërshtarin me ndërrimin e shpeshtë të temave dhe dëshmive dhe ta shpiesh të heqi dorë nga qëllimi i tij. Nuk rekomandohet). Siç mundët të bindeni, shumë prej këtyre “shkathtësive” nuk janë të rekomandueshme. Gjithnjë në fakt, me përparësi është që t’i dini, se mund të ndodh që kundërshtari i juaj t’ju sulmojë nëpërmjet ndonjërës prej këtyre mënyrave. Kjo do të thotë se do tu ndihmojë t’i dalloni përgjithësimet legjitime nga ato jo legjitime. Të kërkoni qëndrueshmërinë e vendimit tuaj personal, por edhe t’i dalloni argumentet nga pseudo-argumentet.
164
Kreu i tretë
KOMUNIKIMI POLITIK
Komunikimi politik është i vjetër sa edhe vetë politika. Në fillim me këtë termin kuptohej të mësuarit e komunikimit ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Më vonë shkëmbimi i diskutimeve ndërmjet politikanëve në pushtet dhe atyre të opozitës, më së shumti gjatë fushatës paraelektorale. Fusha hulumtuese zgjerohet dhe përfshihet roli i mediumeve për formimin e mendimit politik, pastaj – ndikimi i sondazheve sociologjike në jetën politike dhe sjelljen politike të njerëzve. Sot komunikimi politik përfshinë të mësuarit e rolit të komunikimit në jetën politike në kuptim më të gjërë, që i përfshinë si mediumet dhe sondazhat e mendimit publik, ashtu edhe marketingun dhe reklamën politike. Ky përcaktim i përbashkët është përqëndruar në faktin e numrit gjithnjë e më të madh të aktorëve politik. Komunikimi politik është çdo lloj komunikimi që ka si objekt politikën. Ky përcaktim i shkurtër ka përparësi sepse i përfshinë dy karakteristikat më esenciale të politikës bashkëkohore: zgjerimi i sferës politike me ritjen e numrit të problemeve dhe të aktorëve, të ngërthyer në fushën politike, dhe ritjen e rolit të komunikimit. Komunikimi politik jo vetëm që i shkatërron antagonizmat në politikë nëpërmjet debatit dhe nëpërmjet arritjes së koncenzusit, por në fakt i jep saktësi antagonizmit politik të demokracisë bashkohore, e cila shprehet NË dhe NËPËRMJET komunikimit (dhe jo nëpërmjet, për shembull, revolucioneve). Sepse problemi më serioz sot është jo vetëm që të përkrahet modeli demokratik, por ai të adaptohet ndaj një shoqërie, rrënjësisht i ndryshueshëm nga shoqëria ku është formuar modeli. Komunikimi politik është fushë përleshjesh të diskutimeve, të cilat kanë si objekt politikën dhe qëllimi i të cilave është pushteti i interpretimit politik të realitetit. Ideja themelore është se sot politika po e merr karakterin e vet publik nëpërmjet mediumeve, domethënë politika “bëhet reale” jo nëpërmjet përvojës personale të njerëzve, por nëpërmjet pamjes së saj mediale.
165
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK
Çka duhet të mbajmë mend? 1. Komunikimi objektiv në mediume është jo objektiv. M
E
E1 M2
S
S1 Ngjarja (E) pranohet nga njeriu (M). Ngjarja tani më e kapur (E1) është prodhim i aktivitetit të pranueshëm dhe njëkohësisht me këtë – prodhim i mediumeve i transformuar në faktorë specifik selektiv dhe kontekstual. Ato formojnë dallime ndërmjet E dhe E1. Boshti vertikal tregon rrëfimin e ngjarjes. Pas kësaj duket se ajo është prodhim i pjesshëm i vetëdijës (teksti i shkruar, fjalim, fotografi, film i krijuar nga autorë) dhe pjesërisht është prodhim i konvencave specifike për përdorimin e këtyre sistemeve, domethënë, varet, për shembull, nga zhvillimi historik i mediumeve. Këto elemente formale (S) kombinohen me elementet reale të ngjarjes (E). Horizontalja tjetër tregon se si tani më SE e formuar kapet nga njeriu i dytë (M2-anëtar i auditoriumit të një mediumi të caktuar) domethënë tregon se si ngjarja SE lexohet, shihet, dëgjohet nga M2. Edhe këtu gjithashtu ekziston transformim kështu arrihet dallimi ndërmjet SE dhe SE1. Kjo shemë e Xhorxh Gërgnarit tregon se sa është e pamundur arritja e neutralitetit dhe objektivitetit në mediume dhe në mesazhe, të prezentuara nga to. 2. Komunikimi masiv shtron një varg problemesh gjatë shfrytëzimit të tij për qëllime politike, të cilat rjedhin nga specifikat e tij të veta. Komunikimi reflektues rëndomë konsiderohet si mjaft i rëndësishëm. Në fakt, pasi nga ai nuk mund të merret informatë e vërtetë për cilësinë e kapjes së asaj që kumtohet, ai bëhet i rëndësishëm për politikanët vetëm duke marrë parasysh krijimin e bindjes politike te auditoriumi për të mundur që të ndikojë në vendimet dhe sjelljet politike. Gjatë komunikimit publik kapen tone të ndryshme nga karakteri i vet: teknike, semantike, nga mjedisi. Ato mund të ndikojnë ndaj asaj që kapet edhe gjatë interpretimit të kumtimit.
166
3. Efektet kryesore të funksionimit të mediumeve, të cilat ndikojnë ndaj konstruimit të vet komunikimit politik janë: • mediumet formojnë rendin e ditës (manipulimi mund të zhvillohet në dy drejtime: duke i zgjedhur ngjarjet dhe nëpërmjet hierarkisë së tyre sipas rëndësisë); • mediumet e rrisin mendimin tani më të formuar: - memoria selektive (mozaike, e lidhur me problemet e selektimit në nivel të kapjes, kuptimit dhe mbajtjes mend të kumtesave) - kuadri (klima) e komunikimit – këtu bëhet fjalë për kushtet e përgjithshme në të cilat kapet komunikimi dhe të cilat drejtpërdrejtë shprehen në mënyrën e kapjes dhe mbajtjes mend të komunikatave. Rol themelor luajnë grupet referente, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen dhe formimin e mendimit të personalitetit të caktuar. • mediumet formojnë mendime, kur bëhet fjalë për ndonjë risi dhe kur bëhet fjalë për t’i u përmbajtur trendeve dhe mendimeve ekzistuese. • mediumet sigurojnë personifikimin e çdo veprimtarie, domethënë nëpërmjet tyre ndërtohen imixhe .. personale, kooperuese ose të ideve.
167
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK
STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT Një strategji jo në mënyrë të domosdoshme shprehet nëpërmjet fushatës së suksesshme, por ajo gjithnjë ndihmon. Strategjia është e nevojshme, por jo kusht i mjaftueshëm për cilësinë e krijimit. Strategjia e mirë e komunikimi nuk e garanton, por u mundëson kushte më të volitshme. Përse shërben strategjia e komunikimit? 1. Ajo është mjet, që ndihmon për koherencën, koncenzusin dhe kontinuitetin: * Strategjia në komunikim i lidh qëndrimet e komunikuesit me strategjinë e marketingut. Reklama është në shërbim të marketingut dhe gjithnjë duhet të jetë në vendin e vet, domethënë të ndjek strategjinë e marketingut. * Strategjia e komunikimit është rezultat i mendimit të përbashkët, kolektiv. Ajo duhet të arrijë koncenzus, që të mund të niset nëpër një rrugë të caktuar dhe nuk mund të ndryshojë çdo ditë në pajtim me disponimin e disa njerëzve. * Strategjia e komunikimit është instrument për homogjenizimin ndërmjet të gjithë atyre që janë brenda dhe jashtë një organizate – ndikon për zgjidhjen e detyrave të ndryshme nga të cilat lind një fushatë. Çdo njëri, pavarësisht se për çka është ekspert ka ide ç’duhet të bëjë, dhe në këtë mënyrë e orjenton punën e të gjithëve në një drejtim. * Ajo është instrument për kontroll, sepse rezultatet nuk mund të vlerësohen, nësemë parë nuk janë formuluar në tërësi. 2. Ajo është mjet për krijimin e kulturës politike. Formulimi i mirë i situatës i problemeve të komunikimit i boshteve themelore të ndjekjes – ajo ndihmonë idetë, ndonjëherë të formuluara në mënyrë intuinitive , të mos sillen adhok. Përgatitja e strategjisë së komunikimit është punë e tërë ekipit dhe kjo është shenjë e pjekurisë së organizatës politike. Të pajtoheni me një strategji të komunikimit do të thotë të impononi dialogun për çështjet fundamentale. 3.Strategjia e komunikimit është edhe ana formale e jashtme e paraqitjes së problemeve dhe të mënyrës se si do t’i zgjidhin. Prezentimi i natyrshëm sistematik i
168
STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT qëllimeve dhe i mjeteve si tërësi është më bindës se sa paraqitja jo e organizuar e bindjeve dhe e intuitave. Nga kjo del se një strategji mund ta “rrëxojë” një fushatë. Kush duhet të vendos se si të jetë strategjia e komunikimit? Në vend të parë qëndron përgjegjësia e komunikuesit, por organizata nuk mund të përjashtohet. Ato jo vetëm që janë koautor, por njëkohësisht janë përgjegjës për të. Elementet Strategjia e komunikimit është përmbledhje e zgjidhjeve themelore dhe reciprokisht të varura në lidhje me qëllimet që duhet të arrihen dhe e mjeteve themelore, që duhet të realizohen. Kjo do të thotë tu përgjigjesh dy pyetjeve themelore: 1. Ç’duam të arrijmë? • Cilat janë qëllimet? • Cilat janë grupet e dedikimit? 2. Si duam që t’i arrijmë? • Me çfarë mjete? - Si është strategjia e krijimit? - Si është strategjia e mediumeve? - Sa është buxheti? • Si është planifikimi i kohës? Problem kryesor është radhitja e këtyre përgjegjeve që i përbëjnë strategjinë. Mund të formulojmë pesë faza themelore: Nisemi nga strategjia e marketingut, që do të thotë: - Qëllimet e marketingut; - Grupet e dedikimit; - Qëndrimet; - Plani i aktiviteteve: a) Zgjedhja e elementit “shtytës”; b) Formulimi i marketing-mix 2.Bëjmë analizë – diagnozën e situatës të komunikuesit dhe të tregut ku veprojmë. 3.Përpunojmë strategjinë e komunikimit. 4.E aktivizojmë sipas planit fushatën. 5.I kontrollojmë rezultatet dhe i modifikojmë zgjidhjet në rast nevoje.
169
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Analiza diagnostike e situatës së komunikuesit. Rrjeti i analizës: 1. Shoqëria • Formulimi: kur? Në ç’formë? Në ç’farë situate? Në ç’shkallë lidhshmërie? • Historia e saj: ngjarjet kryesore, zhvillimi nëpër vite (vëllimi i përbashkët, marrëveshja, aktiviteti, konkurenca) • Qëllimi i shoqërisë: përcaktimet, interesat, motivet për formimin e qëndrimit. • Organizimi dhe funksionimi: institucionalizimi, strukturat, si përzihen në zgjedhje. • Senzibiliteti i shoqërisë ndaj ndryshimeve në: ekonomi, gjendjen politike, problemet sociale, mendimin publik, problemet ndërkombëtare etj. • Qëllimet e përbashkëta: a ekzistojnë, a janë të shprehura, si janë interesat afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata (në lidhje me vëllimin, marrëveshjet, aktivitetet, konkurencat). 2. Organizimi politik • Përshkrimi i hollësishëm • Forcat e veprimit politik: efektiviteti i veprimeve, sporadike ose jo, prej kujt janë organizuar apo drejtohen, si zhvillohen, cilat janë metodat • Reklama: kush e drejton, sa është efikasiteti i saj, cilat janë detyrat e saj, cila është ideja prej çka mvaret • A punon me këshilltarë të jashtëm. 3. Kandidatët (ose platforma) 4. Konkurenca • Konkurentët themelor politik: struktura, admirimi, karakteristikat themelore (prani elektorale, idetë, idetë e suksesshme, prania rajonale, mundësitë financiare, mendimi i elektoratit për to) • Idetë themelore: nomenklatura dhe hierarkia sipas rëndësisë, “markave” nacionale – rajonale, mbajtja e llogarisë.
170
STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT •
•
Me çka idetë tona dallohen nga të tyret: cilësia, aspekti, reputacioni e të tjera, cila është përparësia reale specifike, çka mund t’i tërhjek zgjedhësit. Nëse nuk ekziston dallimi i tillë, si t’i ndryshoni gjërat, që të ndodhë ashtu që: kur, si, në bashkëpunim me cilin Reklama e konkurentëve: buxheti, temat dhe argumentet dhe vlera e tyre, të shpërndara në mediume, kush e realizon. Kush është konkurenti i ardhshëm: dhe më së tepërmi në çfarë baze mund të na pengojë A ekziston dhe cila është konkurenca indirekte.
5. • • •
“Tregu” Vëllimi perspektivat e zhvillimit Struktura Me çfarë instrumentash e analizojmë
• • •
6. Përhapja • Gjeografike: A është vetëm nacionale, nëse është rajonale, atëherë në cilat rajone, a duhet t’i përfshijë rajonet tjerë, cilët dhe kur. • Si arrihet në terren: datat, përhapësit 7. Kanalet • Cilat janë kanalet komunikuese, si është proporcioni që do ta realizojë çdo kanal, si do të zhvillohet ky realizim i proporcionit, sipas çfarë parimesh i zgjedhim kanalet dhe sistemin e ndarjes, a munden edhe kanalet e tjera, a jeni përpjekur nëpërmjet tyre, me çfarë rezultatesh, politika e konkurentëve themelorë në këtë fushë. • Gjatësia mesatare e ciklit të përhapjes • Sjellja e elektoratit ndaj prodhimit: cilësia, kapja, paraqitja, nevoja, çmimi
171
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK
Si t’i shesim idetë tona? Gjashtë rregulla për bindje efektive 1. Përcaktoni saktë qëllimet tuaja dhe grumbulloni informata plotësuese. Vendosni çka dhe përse dëshironi ta arrini qëllimin. Grumbulloni të gjitha faktet që i shkojnë për shtati tezës suaj. Përjashtoni argumentet emocional, që ta vlerësoni drejt bazën faktike për marrjen e vendimeve. 2. Kuptoni se ç’dëshiron “pala kundërshtare”. Asnjëherë mos e nënçmoni rezistencën e natyrshme të njerëzve ndaj ideve dhe ndryshimeve të reja. Rezistenca është më e madhe, kur e prek konkretisht një personalitet të caktuar. Prandaj, duhet nga përpara tu përgjigjeni pyetjeve që njerëzit i parashtrojnë kundër jush: “çfarë rëndësie ka kjo për mua?”, “Çfarë mund të humb?”, “Çfarë mund të fitojë?”. Çelsi i suksesit është në aftësinë që ta shihni propozimin tuaj nga qëndrimi i të tjerëve. Kështu mund t’i parashihni kundërshtimet e tyre dhe t’i prezentoni idetë tuaja në atë mënyrë që të të jenë tërhjekëse për ta. Prandaj, dëgjoni me vëmendje dhe përpiquni ta kuptoni pikëpamjen e tyre. Paraqitni tezat ashtu që t’i theksoni përparësitë e personaliteteve të veçantë dhe t’i zvogëloni kundërthëniet dhe frikën nga ndryshimet. 3. Përgatisni propozim të thjeshtë dhe tërhjekës. Ekspozeja duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe të mos i shmanget idesë themelore. Nënvizoni përparësitë. Mos i leni anash anët e dobëta. Ekspozeja duhet të jetë me gratacion, që të shkaktojë befasi. Jeni të gatshëm për kundërvënie eventuale. 4. Tërhiqni “të tjerët” në anën tuaj. Ftoni të marrin pjesë në diskutim dhe të japin kontributin e tyre në veprën e përbashkët. Gjini të paktën bazën minimale të përgjithshme, rreth së cilës do të arrini marrëveshje. Mos kundërshtoni shpejt. Mos i vini argumentet e të tjerëve në kritikë shkatërruese. Ndihmoni që ata të ruajnë identitetin e vet. Gjithmonë linu shtegdalje. 5. Nënvizoni përparësitë. Shprehni konfirmim dhe bindje. Nuk mund të fitoni ithtarë për kauzën, së cilës ju vet nuk i besoni ose nuk prezentoni me bindje. Bindja efektive paraqet demonstrimin e bindjes personale. Vini theksin ndaj përparësive. Nuk është me aq rëndësi përmbajtja e propozimit, se sa pasojat e tij për bashkëbiseduesit tuaj. 6. Gjini momentin përkatës dhe veproni. Mos e lëshoni momentin kur do të nisni t’i bindni, dhe as kur do ta ndërprisni atë. Mos bëni presion ndaj bashkëbiseduesve tuaj. Kur do të arrini qëllimin tuaj mos i teproni përsëritjet, sepse mund të humbni çdo gjë. Veproni menjëherë para se të tjerët të gjykojnë.
172
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI Në sistemin shoqëroro-politik ka qëllime plotësisht të qarta, prej të cilave themelor është ai që e përkrah dhe modifikon përparimin social. Realizimi i këtij qëllimi e detyron politikën të kërkojë njëfarë ballansimi – jo në kuptimin e konservatizmit apo mohimit të ndryshimit, por në kuptim të “ballansimit të sistemit”: ballansim ndërmjet ndikimeve të brendshme dhe të jashtme, ballansim ndërmjet nënsistemeve. Në esencë, ekziston një ballansim qendror në çdo sistem politik: mirëkuptim ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Nëpërmjet arritjes së tij sistemi politik bëhet njëkohësisht garant për pranimin e regjimit nga ana e të sunduarve dhe i të gjithë asaj që përfshinë ai, si dhe i mundësisë që sunduesit t’i imponojnë vendimet e tyre që i kanë marrë. Në fakt, këto janë dy aspektet e komunikimit politik. Pajtimi ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve sqaron pse masat e pranuara nga sistemi politik paraqiten dhe zbatohen në shoqëri. Kështu sistemi politik luan rolin e rregullatorit të atij rendit – harmonizimin e tij, si dhe rënia e tij është rezultat i veprimit të tij, që në njëfarë mënyrë varet nga shkalla e lartë e funksionimit efektiv të komunikimit. Çdo qytetar i pakënaqur nga sistemi duhet të ndikojë në sistemin politik, që të mund të arrijë ndryshimin e rendit. Kjo kërkesë e përcaktimit të ri të rendit kolektiv ka si rezultat prishjen e ballansimit në shoqëri, periudhën tranzitore, kur vlerat e vjetra janë “harxhuar”, ndërsa ato të rejat janë përcaktuar keq. Komunikimi duhet të lejojë sigurimin e legjitimitetit të vlerave, të cilat janë të reja, ose nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë tek këto, ose nëpërmjet imponimit të simboleve të reja. Me fjalë të tjera, vlerat të cilat shoqëria i thekson nëpërmjet sistemit politik, duhet të jenë ato, që shoqëria i kërkon, pranon, i njeh, ky pajtim në esencën e vet është rezultat i komunikimit ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Që nga paraqitja e politikës janë ndërtuar dhe janë bërë angazhime për teknika dhe metoda të ndryshme të realizimit efektiv të komunikimit ndërmjet politikanëve dhe popullit. Forma e parë historike e komunikimit në fushën e politikës është propaganda. Si veprimtari e institucionalizuar propaganda paraqitet në shekullin e 17-të me konstruimin e “konventës për përhapjen e besimit” ndaj Vatikanit. Shekuj të
173
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK tërë para kësaj që nga formimi i organizatave të para shtetërore, sunduesit shfrytëzonin teknika të ndryshme të ndikimit në vetëdijën e elitës të arsimuar dhe masave me qëllim të mbajtjes dhe të vazhdimit të sundimit të tyre. Që nga kohët e vjetra deri në format bashkohore të propagandës bazë është kujdesi për efikasitet. Siç thotë njëri nga propaganduesit më efikas – Gebells, ne nuk flasim, që të themi diçka, por që të arrijmë njëfarë efekti. Shfrytëzimi i propagandës lidhet në radhë të parë me të shkaktuarit e veprimeve konkrete. Në radhë të dytë, propaganda ka për qëllim ta armatos politikën me metoda efikase dhe së fundi t’i japë vendimeve politike kontinuitet të qëndrueshëm. Hulumtues të ndryshëm e definojnë propagandën në mënyra të ndryshme. Por në të gjitha përkufizimet veprimtaria “propagandë” lidhet me shkallën e caktuar të mashtrimit dhe manipulimit. Karakteri manipulues i propagandës rrjedh nga esenca e mundit të komunikimit. Propaganda synon të formojë konstrukte të qëndrueshme, të cilët do t’i motivonin sjelljet konkrete politike. Arritja e këtyre konstrukteve të qëndrueshme lidhet me formimin e vlerave dhe socializimin e personalitetit, domethënë me adaptimin e individit ndaj shoqërisë, nëpërmjet konformizmit të tij. Kuptimi i shfrytëzimit të propagandës si formë e komunikimit ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve është në maksimizimin e pushtetit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër – në kursimin e mundit më serioz. Ekziston lidhje tradicionale ndërmjet propagandës dhe ideologjisë që nga shekulli 19-të. Propaganda është mjet, sponta ose i organizuar, për përhapjen jashtë grupit ose për përforcimin e ideologjisë brenda në grup. Është e natyrshme, ngjashëm si ajo edhe vet ideologjia të shpreh ndikim si ndaj përmbajtjes, ashtu edhe ndaj formave të propagandës. Kjo shemë klasike e lidhshmërisë është saktë edhe për shekullin e 20-të por situata ndryshon thellë. Në plan të parë del veprimi. I pari Lenini ka nënvizuar se qëllimet ideologjike janë të dorës së dytë në lidhje me mjetet e arritjes së tyre. Kështu që propaganda gradualisht bëhet faktor kryesor në raport me ideologjitë që bëhen epifenomene. Rast më tipik është nacionalizmi, i cili ka ndryshuar disa herë sipas nevojave të propagandës. Detyrat themelore të propagandës janë: izolimi i kundërshtarit politik, përfshirja totale dhe ngarkimi panoramik i auditoriumit me ndikimin propagandues, sigurimi i prestigjit të propagandës dhe krijuesve të saj, tërheqja dhe mbajtja e vëmendjes (nëpërmjet përsosjes së mjeteve teknologjike dhe shndërrimet e tyre në mjete zbavitëse), strategjia dhe taktika e sigurimit të variantit optimal për pranimin e saj, (të kërkohet koha më e përshtatshme për auditoriumin, të shfrytëzohen teknikat e ndryshme të manipulimit, përfshirë këtu edhe panikun).
174
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI Qëllimi themelor i çdo propagandë që ajo të jetë efikase, është mitoligjizimi i vetëdijës njerëzore. Vetëdija e mitoligjizuar e bllokon çdo përpjekje për ndikim të jashtëm dhe sulm kundër besimit sarkal. Ajo mbanë anën më të fuqishme, sepse pasi ta ketë pranuar njëherë idolin e vet, e pranon atë si të vërtetë përkundër çdo ndikimi dhe manipulimi psikologjik.
Teknikat themelore propaganduese të ndikimeve. GJUHËSORE: Paralelisht me të mësuarit e gjuhës dhe me njohuritë e shfrytëzimit të saj nga grupet e ndryshme sociale, në propagandë duhet përvetësuar dhe të merren parasysh, gjithashtu edhe të gjitha mundësitë për shfrytëzimin më të volitshëm përkatës dhe ndryshimin e fjalëve dhe krijimin e atyre të rejave. Tërësia e këtyre kushteve rëndomë shqyrtohet si “metodë për ndryshimin e realitetit”. Si përparësi e posaçme e kësaj metode theksohet se me ndihmën e saj një shoqëri e caktuar mund të kontrollohet më mirë se sa me mjete të dukshme të dhunës. Në kategorinë e gjithanshme “shfrytëzimi i fjalëve” përfshihet një arsenal i tërë i metodave dhe teknikave specifike, të cilat rëndomë janë aq mirë të kurdisura që vështirë dallohen dhe formulohen – shfrytëzimi specifik i foljeve dhe i kohëve të tyre; shfrytëzimi i epiteteve, metaforave, elementeve të baladës e të tjera. OFRIMI KOMPLET I INFORMATËS SË DORËS SË DYTË: Kjo teknikë shërben për rritjen e besimit të shiquesve dhe dëgjuesve dhe mënjanimin e vëmendjes nga proceset dhe ngjarjet shoqërore esenciale dhe qenësore. MANIPULIMI ME NUMRA: Shërben për sygjerime të së vërtetës, saktësisë dhe konkretes së mesazhit tonë. Manipulimi qëndron në atë se kur i citojmë numrat, ato duken jo esenciale, edhe pse të gjitha të dhënat të nxjerra nga kontesti i tyre ose të komentuara, janë formë e vërtetë e manipulimit.
SHMANGIE ME QËLLIME TË SHFRYTËZIMIT TË KONCEPTEVE TË CAKTUARA: Bëhet përpjekje për zvogëlim gradual të rëndësisë së auditoriumit. Nëpërmjet të kësaj teknike koncepti përkatës jo vetëm që përjashtohet nga përdorimi, por synohet në radhë të parë të harrohen përmbajtjet që asociojnë me këtë koncept.
NERVOZIZMA TË SHKAKTUARA NGA SHQETËSIMET PËR SHKAK TË FRIKËS: Shfrytëzohen teknika të ndryshme më shpesh me sygjerime për paragjykime, shokime dhe paralajmërime. Kuptimi i teknikës është që njeriu të nxirret jashtë pozitës së tij sociale konkrete, të shkaktohet tek ai ndjenja e situatës së destabilizimit, që ai t’i nënshtrohet zbatimit të teknikës së ardhshme.
175
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK ZGJIMI I INSTIKTEVE GRUPORE: ESENCA PËRMBLIDHET NË KËTË: Të gjithë bëjnë kështu. Sepse propaganda dëshiron të na detyrojë tërësisht të ndjekim turmën, ndizet beteja e vërtetë për ashpërsimin e frikës, antipatisë, mbajtjes së anës, idealeve të përbashkët të grupit. Në këtë mënyrë ndjenjat shfrytëzohen që ta detyrojnë grupin të veprojë si tufë kafshësh. Parimi i veprimit si tufë ka karakteristikat e veta pozitive dhe jo vetëm negative. Pozitive janë nevoja dhe dëshira për komunikim me realitetin dhe pasi nevojitet guxim që të dallohesh nga turma unifikimi këtu zhvillohet deri në absolutizëm. Që të veprojmë në mënyrë efektive sygjerimi më i rëndësishëm është se në shoqëri duhet të jetë e pranishme një lloj i caktuar i sjelljes psikologjike. Ekzistojnë bashkësi të cilat janë shumë të prirura ndaj veprimit individual dhe të tjera të cilat janë të prirura ndaj veprimit grupor. Në rastin e kundërt me një varg GRADACIONI I EFEKTEVE: teknikash propaganduese, ndikimi mbështetet në hipoteza për shfrytëzuesin racional, i cili reagon si pasojë e zgjidhjes logjike dhe progresive. Ideja është që të çohet njeriu nga pa dija drejt dijës për të vepruar, me ç’rast i japim forca t’i tejkalojë periudhat e ndryshme: informatë, dituri, mirëkuptim, bindje. Për këtë qëllim duhet ta tërheqim vëmendjen e njerëzve, ta ngjallim interesin e tyre, ta shkaktojmë dëshirën dhe më në fund të provokojmë veprimin.
Komunikimi ose konflikti? Kur flasim për komunikimin rëndomë kuptojmë shkëmbimin e informatave, njohurive, mendimeve, vlerësimeve dhe interpretimeve. Vetë termi “komunikim” na shpie në një realitet social, te i cili shkëmbehen informata që merren, kapen dhe transmentohen nga të gjithë pjesëmarrësit në aktin e komunikimit. Njëkohësisht me këtë, konflikti, lufta, rivaliteti janë përditshmëri që e krijon shoqëria. Mbetet të supozojmë se edhe në lëmin e linguistikës, përkatësisht të gjuhës, nuk është çdo gjë harmonike. Kjo tezë na shpie të pyetjet, si lind dhe funksionon komunikimi konfliktuoz, çfarë forma gjuhësore pranon, me çka dallohet nga komunikimi jokonfliktuoz. Ç’bën një person, i cili është në konflikt me një person tjetër, kur komunikon me të? Çka bën bashkëbiseduesi kur e akuzon, dënon, njollos kundërshtari i tij? Si përgjigjet i akuzuari i përfshirë në konfliktin gjuhësor? Në komunikimin konfliktuoz qëllimi ndërpritet që të jetë informimi dhe mirëkuptimi, sa që mund të parashtrojmë edhe pyetjen se a bëhet fjalë me të vërtetë për komunikim ose për luftë me fjalë. Qëllimi themelor bëhet dominimi, cilësimi
176
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI (në llogari të tjetrit), përjashtimi. Gjuha shërben për betejë, fitore, sulm, kryengirjte. Por ajo gjithashtu ka funksione të gjuhës që ekzistojnë bashkë me ato të përgjithshmet, të cilat i përmbanë në vetvehte dhe të cilat dalin nga përmbajtja e komunikimit – shkëmbimi, informimi dhe kodi i përbashkët, domethënë mirëkuptimi. Termi “polemikë” na shpie te ideja e konflikteve verbale ndërmjet politikanëve. Por konflikti nuk është karakteristik vetëm për elitën politike: ai funksionon në të gjitha nivelet e shoqërisë. Harmonia sociale dhe konflikti social paraqesin dy situata sociale, të cilat janë realisht të njejta. Vetëm se ato i nënshtrohen dy logjikave të ndryshme të kundër sociale. Domethënë duhet dalluar konfliktin social dhe konfliktin gjuhësor. Gjatë konfliktit gjuhësor bëhet fjalë për një realitet specifik gjuhësor dhe diskurziv, i cili mund të ndërpritet (por nuk është i domosdoshëm, nga konflikti social). Kuptimi i komunikimit konfliktuoz është në përpjekje që të vësh kundërshtarin në vendin saktësisht të caktuar (social dhe politik). Kur e cilësojmë , për shembull, bashkëbiseduesin tonë “si socialdemokrat” përpiqemi ta vëmë në vendin (në këtë rast politik), i cili me siguri nuk është pozicioni i tij. Në fakt, me diskusin konfliktuoz përpiqemi të realizojmë “ç’vendosjen” e personalitetit të kundërshtarit tonë, ashtu që të fitojmë betejën kundër diskusit të tij. Më shpesh bëhet fjalë për ç’vendosje të mundshme. Kjo dhunë shkakton dhunën: Personi i atakuar përpiqet t’i mbrojë qëndrimet e veta personale dhe esencën e tyre, me ç’rast ai hynë në konflikt. Me diskusin didaktik përpiqemi t’i japim recipientit informatë, të cilën ai nuk e di ndërsa me diskusin konfliktuoz synojmë të hedhim poshtë informatën që e ka marrë recipienti ose që mund ta marrë. Në fakt diskusi konfliktuoz gjithnjë është kontradiskurs. Autori i tij gjithnjë ka parasysh dy kushte: kundërshtarin dhe publikun – dëshmitarin. Qëllimi i tij është: 1. Lufta kundër ideve, tezave dhe qëndrimeve të kundërshtarit; 3. Triumfi apo fitorja e tezave dhe qëndrimeve të veta; 4. Ndarja e fitores me publikun, i cili është dëshmitarë i konfliktit. Recipienti, domethënë nuk është vetëm kundërshtar konkret por edhe shumicë e madhe. Në fakt, qëllimi i diskursit konfliktuoz (posaçërisht në politikë) është që një numër sa më i madh i recipientëve të tërhiqen dhe të fascinohen me fitoren, në fakt të shndërrohen në pjesëmarrës në betejë dhe të ndajnë triumfin e fitores. Domethënë diskursi konfliktuoz paraqet shëndrrimin e konfliktit në spektakël, i cili duhet të vlerësohet nga publiku në të kundërtën kuptimi i konfliktit humb.
177
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Diskursi konfliktuoz është “kontradiskurs” dhe në kuptim se autori i tij e pranon diskursin e kundërshtarit në të njëjtën kohë, që ta hedh poshtë dhe ta imponojë të vetin. Rregulla në këtë rast është që asnjëherë të mos merret diskursi i kundërshtarit ashtu siç është, ai duhet të ndryshojë, të manipulohet, dhe së tepërmi, të falsifikohet duke marrë parasysh qëllimet dhe synimet tona. Manipulimet e ngjashme janë dhunë e vërtetë jo vetëm e fjalës së tjetrit, por edhe e identitetit të tij. Te diskursi konfliktuoz qëllimi nuk është të kundërvejmë një diskurs me tjetrin dhe ta lëmë publikun që të vendos të zgjedhë njërin nga këto të dy. Qëllimi i vërtetë është sulmi ndaj identitetit të kundërshtarit. Nëpërmjet diskursit konfliktuoz përpiqemi të ndërtojmë identitet të ri – si të personalitetit, ashtu edhe të gjuhës së tij. Ky konstruim bëhet në debat publik, me ç’rast besimi apo identiteti lehen si peng para publikut. Rrugëdalja është në dy zgjidhje absolute antagoniste: fitore ose humbje, nuk ekziston kurrfarë gjysëm zgjidhje. Ky peng – ose do të fitosh ose do të humbish, nuk e sqaron vetëm praninë e dhunës në diskursin konfliktuoz, por edhe dimensionet, që ai i përfshinë. Komunikimi konfliktuoz ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe gjatë “të thirrurit në realitet”. Gjuha, fjalët nuk janë vetëm shprehje e realitetit, por ato shpesh “e krijojnë” dhe e modifikojnë realitetin. Posaçërisht është mjaft me rëndësi fakti në rastet kur ekziston mungesë serioze e përvojës dhe njohurive personale – më shpesh në lëmin e menaxhimit dhe pushtetit politik. Raporti kryesor në komunikimin konfliktuoz është mosbarazimi. Komunikimi konfliktuoz caktohet nëpërmjet raportit të vënies jo të barabartë dhe të kierarkisë, por në fakt, ai ka për qëllim vënien e po këtyre raporteve. Domethënë, dominimi është element i tij kryesor. Karakteristike për diskursin konfliktuoz është se çdo autor ofron interpretimin e realitetit. Ai dëshiron t’i japë njëfarë kuptimi këtij realiteti dhe në mënyrë efikase ai të zë “çerdhe” në vetëdijën e njerëzve nëpërmjet procedurës, argumentimit, retorikës, teknikave propaganduese e kështu me radhë, si dhe nëpërmjet strategjive të ndryshme të diskursve. Nëse ekziston mos harmonizim në raport me këtë interpretim dhe të kuptimit të caktuar – që është gjithnjë kështu në fushën e politikës – hynë në fushën e kundërshtimit të kuptimit dhe interpretimit, domethënë në ciklin e diskursit konfliktuoz.
178
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI Strategjitë diskurzive të manipulimit Etiketat diskrete. Këto janë elemente linguistike, të cilat sinjalizojnë se me një tekst autori i kundërvihet (në ose nëpërmjet diskursit të tij personal) diskursi tjetër, atij të kundërshtarit. Këto etiketa janë të llojit të ndryshëm: - Leksikore: a) për shembull bëhet fjalë për sulm, zhvfletësim, diskurs negativ. Këto janë fjalë që shprehin mospajtim, kundërshtim, hedhje poshtë dhe këto janë sinjale se autori përpiqet të manipulojë (këto janë fjalë, që i thoni me rastin e diçkaje, që nuk u pëlqen); b) Folje deklarative të cilat kumtojnë për diskursin e tjetrit (pretendin, deklarim, thënie të tjera) dhe hedhja poshtë në të ardhmen e tyre; c) Foljet vlerësuese (vështirë të pohohet, absurde është të deklarohet se dhe të tjera); d) Forma të ndryshme të mohimit – këto janë shenja të dukshme për hedhje poshtë (nuk është e saktë se; asnjëherë nuk kam thënë se e të tjera); e) Përmbledhje e etiketave formale (nga mbiemra foljor; folje dhe kohë të tyre), të cilat tregojnë se autori i diskursit nuk merr përgjegjësi për disa pjesë të diskursit të tij personal, në fakt izolohet formalisht nga paralajmërimi në diskurs (për shembull: e ashtuquajtura; atë që pretendon; dukshëm; në kundërshtim me; e prezentuar e të tjera): “thonë se do ta zvogëlojnë papunësinë”; “demokracia do të ekzistojë në këtë vend”; f) Konstrukte gjuhësore – me të vërtetë; por; si duket e të tjerë. g) Intonacioni (edhe kur fjala imitohet), stilet e ndryshme e tjerë. Etiketat grafike: thojzat, vizat, kllapat, pikëpyetjet, pikëçuditjet, disa pika, presjet, përdorimi i shkornjave të mëdha e të tjera. Në vetvehte ato nuk janë indikator gjuhësore për diskursin konfliktuoz. Por përdorimi i tyre i shpeshtë dhe paraqitja e tyre paralele bashkë me etiketat gjuhësore janë shenja për praninë e mundësisë së diskursit konfliktuoz. Prezentimi i drejtpërdrejtë i diskursit. (citimi autotentik i thojzave): me këtë mënyrë të citimi dëshmohet autenticiteti dhe tregohet se mund të kemi besim në atë që është thënë. Kuptimi i kësaj strategjie është se jo gjithmonë sulmi frontal është më efikas – duam të tregojmë se formalisht nuk e ngrejmë diskursin e kundërshtarit. Rëndomë të cituarit është jashtë diskursit të manipulimit (këtë e mendon vetëdija e përditshme), por në fakt, nëse e citojmë ndonjë, këtë e bëjmë sepse
179
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK mendimi i tij ka njëfarë kuptimi, prej nga edhe vjen shprehja “të cituarit e autorit”, ose sepse duam të prezentohemi si njerëz që kanë “pikëpamje të gjëra”. Ekzistojnë dy lloj citimesh: - Citimi i autoritetit, që e rrit legjitimitetin e të shprehurit të subjektit – manipulator dhe kështu e delegjitimon kundërshtarin. - Citimi i autoritetit, i cili nuk pranohet as nga autori, as nga kundërshtari, por me të cilin ne përpiqemi t’i a hedhim kundërshtarit tonë (për shembull, japim një citat të Hitlerit, me të cilin bëjmë asociacion me gjuhën e kundërshtarit tonë).
Paraqitja e tërthortë e diskursit (duke e cituar pa thojza dhe duke i bërë ndryshime): integrojmë diskurs tjetër në tone, por pa e cituar atë saktë. Qëllimi i kësaj strategjia të prezentojmë atë që duket se e ka thënë kundërshtari, dhe jo ashtu si e ka thënë. Kjo paraqitje është manipulim që merret nga vet diskursi i kundërshtarit. Në kundërshtim me tipin e mëparshëm të citimit, kjo procedurë shfrytëzohet gati tërësisht për hedhur poshtë dhe për të manipuluar diskursin e kundërshtarit. Shenjë themelore e kësaj strategjie është tipi i foljeve: neutral (thotë, deklaron, mendon): konflikte (pretendon, e ashtuquajtura e të tjera) ose
nëpërmjet formave leksikore të mohimit. Format e ndryshme të mohimit dhe të hedhjes poshtë. Kjo si duket, është transaskion më i rëndomtë i diskursit konfliktuoz, por pasiqë duke si më të zakonshme, nuk do të thotë se nuk janë efikase. Nëpërmjet këtyre mënyrave të mohimit dhe të refuzimit më efektive janë format e ndryshme të “tërhjekjes” (këto vështirë kualifikohen nga dëgjuesit si konflikt). Tërhjekja do të thotë që të të pëlqejë, të shkaktojë simpati nëpërmjet mashtrimit. Mohimi shpesh mjafton që të neutralizojë ose ta diskreditojë kundërshtarin. Është e domosdoshme të përfshijmë edhe strategji të tjera, në fakt, kjo strategji shfrytëzohet në kombinim. Demaskimi: kjo strategji dëshiron të tregojë “atë që nuk është thënë” nga kundërshtari. Tendenca është që publiku të bindet se kundërshtari dëshiron të fshehë diçka nga ai, se ekziston konteksti ose kuptimi i fshehur në fjalët e tij.
Ironija dhe të shtjerurit Paraqitja e formësuar: tërësisht shfrytëzohet që të ndërtohet imixhi i kërkuar i kundërshtarit theksohen karakteristikat specifike te personaliteti i kundërshtarit (për shembull: në këtë rast “fryni dhallti”).
180
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI Strategjia e luftës së padukshme: janë organizuar shumë teknika kuptimi i të cilave për shfrytëzim është që të radhisë një varg betejash konfliktuoze në kohë dhe hapësirë dhe në kuadër të lëvizjeve të ndryshme taknike. Kjo do të thotë se kjo strategji është orjentuar tërësisht në shfrytëzimin jo të konflikteve të veçanta diskursive, por në zhvillimin e vet diskursit të konfliktit. Strategjia e ngjashme shpesh paraqitet në strategjinë propaganduese të partive politi,e të mediumeve të veçanta e të tjera, në fakt kjo mund të përcillet gjatë analizës së strategjisë së përbashkët të komunikimit.
181
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK
Teknikat e mundshme për manipulim të mendimeve dhe ndjenjave Mendime dhe ndjenja të fshehura
Me të shprehur të gabuar të mendimeve dhe ndjenjave
Pa shprehur mendime dhe ndjenja të rreme
Mendime dhe
so deformacii
ndejnja të shprehura Me deformime
Pa deformime
Me prishjen e konventës
Mashtrim, manipulim, tradhëti
Me respektimin e konventës
Gënjeshtra për mbrojtje, gjusëm të vërtea
Me prishjen e konventës
Heshtje
Me respektimin e konventës
Heshjte nga edukata, kujdes , mosbesim
so naruÇuvaëe na
preuveli~uvaëe, iluzii,
konvencijata
ironija
Me prishjen e konventës
Lartësim, , iluzione, hironi
Me respektimin e konventës
Parabola, hiperbola,iluzione që kuptohen
Me prishjen e konventës
Demaskim, gafe, jodiskrencë
Me respektimin e konventës
Vetëhapje, të zbuluarit e tjetrit, mirënjehje, predikim
182
PROPAGANDA, MANIPULIMI KONFLIKTI Detyra: Analizoni teknikat e manipulimit në përmbajtje dhe paraqitjen e tekstit të shfrytëzuara në fjalimin prezentues. Çudomir Naskata Kur u shpallën zgjedhjet, Naskata tërë natën nuk fjeti. Shkonte vërdallë, ofshante, mendonte, ulej e ngrihej ndërsa kur gdhiu, pa iu lajmëruar askujt, u nis për në qytet. Pyeste njerëz, pyeste që të mësojë cilët janë kandidatët për deputet të popullit, bëri një kërkesë dhe pas një jave u kthye edhe ai si kandidat. Pas ia konfirmuan kandidaturën e rrëmbeu çantën, i mbathi këpucët më të shkurtëra dhe pa rrojtur, pa mbërthyer dhe kokëzbuluar u nis të agjitojë nëpër fshatra. Që në fshatin e parë, pasi e mblodhi popullin dhe kur filloi tu bërtasë: “vëllezër të dashur varfënjak! Më shihni se çfarë figure jam dhe më përshkruani! Ky jam unë i tëri, i mjerë, i këputur si ju, por pas kësaj veshje të grisur rreh zemra heroike bullgare, e cila shumë herë ka ndjerë dhimbje për popullin dhe për masat e gjëra. Babai im ishte lavrues, gjyshi im vdiq duke kullotur dhi të huaja në pyll, ndërsa stërgjyshin tim nuk e mbaj mend, por duhet që edhe ai të jetë strukur nëpër kaçubet e pyellit ... kështu jemi ne! Jemi të thjeshtë, por vite të tëra na kanë sunduar në mënyrë intelegjente dhe profesionale, deri sa na bënë që të marrim shkopin e lypësit. Vëllezër të dashur! U ngopëm me ta! Na kanë ardhur deri te hunda! Ma jipni përkrahjen dhe votën tuaj, që të shihni çka mund të bëjmë ne, të thjeshtët dhe të pa diturit! Më ndihmoni që t’ua ndreq një punë shtetërore për të mirën e bujkut nikoqir dhe të inventarit të tij! Më jipni mundësi që t’i shtrentojë dyfishë dhe trefishë çmimet e grurit, elbin, thekrit, lulediellit, kamomiljes, qiqrave, kikirikëve dhe prodhimeve të tjera të vajit! Votoni për mua, që t’i eliminojë taksat, lejet e pyellit, tatimet e tokës dhe akcizat! Vëllezët bullgar! Kur hyra në fshatin tuaj - e pashë - lumin. I shtrembët, jo i kanalizuar, me brigje të derdhura dhe të pa pastërta. E pyeta njërin prej jush: - Po a ka të paktën peshqë në të; - Çfarë peshqesh, më tha ai, prej se e shkulëm pyellin e bretkocat në të janë pakicë; - E pra mirë! Do të ketë peshqë! Duhet të ketë peshqë! Do të urdhëroj që të sjellin ikra nga Burgasi në llogari të shtetit që t’i hedhim nga ura. Krapet dhe troftat duhet të luajnë lirisht nëpër të! Vëllezër fshatar, duhet të tregoni të mëdhenjëve që janë lartë se ne tani më nuk jemi tufë kafshësh për të na qethur dhe për të na mjelur, por përkundrazi se çdo gjë e shohim dhe e dimë, dhe dëshirojmë vetë ta ndreqim shtetin, vetë të sundojmë! Poshtë intelegjenca! Rrofshin dembelët, të diturit dhe profesorët! Rrofshin, duart, këmbët e plasura dhe të ngjashme si këto! Rroftë populli dhe masat e tij të gjëra.
183
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL Gjuha politike Në nivelin elementar gjuha paraqitet si përmbledhje tingujsh. Në në nivelin sekundar këto tinguj kombinohen me idenë të shkaktuar prej tyre që të fitohet gjuha e shoqërisë. Gjuha është njëkohësisht krijim i individëve të caktuar, por, gjithashtu edhe fenomen social, rezultat i përpjekjeve të shoqërisë. Por ajo gjithnjë është rezultat dhe institucionion i së kaluarës. Në të tashmen ne veprojmë nëpërmjet gjuhës, të krijuar në të kaluarën. Prandaj në gjuhë rëndësi të posaçme kanë konstruktet dhe normat, nëpërmjet të cilave “është arritur” kuptimi i logjikës. Logjika fshihet jo vetëm në fjalë, por edhe në të ashtuquajturën komunikim jo verbal - gjeste, mimikë, të folurit e trupit, që jo vetëm mund ta plotësojë gjuhën, por shpesh edhe vet janë bartës të logjikës. Në politikë roli i gjuhës është i madh, sepse ajo e shpreh dhe e garanton demokracinë. Ashtu siç Tukididi ia tërhoqi vërejtjen Perikliut: “njeriu, që di të mendojë dhe nuk di t’i shpreh mendimet e veta është në nivel të atij, i cili nuk di të mendoj”. Problemi në politikë shprehet jo vetëm me zotësinë e të shprehurit të mendimeve. Ai qëndron edhe në mundësinë që të ngrihet kodi i përbashkët (të kuptuarit e përgjithshëm të logjikës) ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Së këndejmi rëndësia e komunikimit është në aftësinë e politikanëve t’ua sqarojnë qëllimet dhe solucionet e tyre qytetarëve, ndërsa zotësia e qytetarëve është që t’i shprehin interesat dhe dëshirat e tyre ashtu që politikanët të mund t’i kuptojnë ato. Ku qëndron forca e fjalëve? Në politikë forca e fjalëve është zotësi, e cila i është deleguar oratorit që të shpreh, në fakt, autoriteti i gjuhës vjen nga jasht. Forca e fjalëve qëndron në faktin se ato nuk theksohen në emër personal. Grupi social ose organizata (partia) i delegon të drejtat e oratorit të caktuar që të shpreh fjalë në emër të organizatës ose grupit. Specifika e fjalës së deleguar, siç është rëndomë fjalimi politik, përbëhet nga fakti se nuk mjafton që ai vetëm të kuptohet dhe interpretohet drejt. Duhet gjithashtu që ai të jetë i kapshëm si fjalim i deleguar. Kjo kapje do të thotë:
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL * Fjalët të theksohen nga personaliteti legjitim - rrëfimi dhe të kapurit gjithashtu. Për shembull: ekziston dallimi i madh ndërmjet paraqitjes së strukturës së buxhetit të ministrit të financave dhe e ndonjë violinisti të njohur. Fjalimi i parë është legjitim dhe politikë, ndërsa i dyti mendim i një njeriu të njohur dhe të popullarizuar. * Fjalët të thuhen në kushte legjitime, në fakt para auditoriumit legjitim. Nëse e vazhdojmë shembullin e mëparshëm, fjalët e ministrit do të kapen në mënyra të ndryshme, nëse thuhen gjatë një diskutimi për buxhetin në parlament dhe nëse thuhen në qarkun e miqëve. * Fjalët duhet të jenë në formë legjitime. Këtu ideja është se ekziston specifika e një fjalimi politik. Në shembullin tonë kuptimi i fjalëve të ministrit është i një aspekti, nëse thuhen në emër të Qeverisë, ndërsa i një aspekti krejt tjetër nëse janë në formë të mendimit të vet ministrit. Fjalimi i oratorit quhet fjalim publik sepse paraqet me fjalë një veprim të orjentuar gojor në një situatë konkrete. Bëhet fjalë për zotësi që në mënyrë efektive të shprehim dituri dhe përvojë, të ndërtojmë qëndrime dhe mendime, të sygjerojmë ide me mjete të fjalës së gjallë, në kushte të situatës së përditshme publike. Përvoja e oratorit publik domethënë përvoja oratorike është zotësi për të folur mirë para një auditoriumi kompakt. “Të flasish mirë” do të thotë “të bindish, të emocionojsh dhe të fascinojsh” (cicëroni). E gjithë kjo mund të arrihet vetëm në kushte kur e zotëron gjuhën, me të cilën komunikon. “Çdo menaxhim, thotë Margaret Theçer, nisë me zotërimin e gjuhës së rëndomtë angleze” me zotërimin e mjeteve të nevojshme gjuhësore, për t’i shprehur problemet saktë dhe në mënyrë të kuptueshme dhe të shkaktosh reagimin e nevojshëm te auditoriumi me qëllim të zgjidhjes së një problemi të caktuar, t’i nxitësh aktivitetet e domosdoshme shoqërore dhe zgjidhjen e tyre. Me rëndësi të posaçme është parashtrimi saktë i detyrës. Kuptohet, saktësia nuk është vetëm domethënie e paramendimit të fjalëve dhe e organizimit të tyre në tekst. Ajo është në mënyrën, me të cilën theksohet fjalët e sakta, pikërisht te ai njeri ose grup, tani dhe këtu, pikërisht në këtë situatë. Kjo është zotësi, kur i drejtohesh hapësirës publike të jesh në gjendje t’i tejkalosh kufijtë e hapësirës kulturore, të kesh sukses në procesin e pranisë tëndë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet saj të sintetizojsh porosinë dhe t’i sygjerojsh pasojat e saj në mënyrë diskrete në nivel të shqisësh. Me fjalë të tjera, të keshë aftësi në shkallë të mjaftueshme “të humanizojsh” porosinë. Sepse oratoria është edukatë sistematike e disa përpjekjeve, kërkon përqëndrim të përhershëm të vëmendjes në mundësitë dhe fshehtësitë e vetë lojës së sjelljes.
185
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Funksionet e fjalës publike mund të përmblidhen në dy qëllime të lidhura reciprokisht dhe të kushtëzuara reciprokisht: të njoftojmë “informojmë” dhe të bindim. Paraqitja e mendimeve, ndjenjave, përvojave, njohurive, ideve mund të quhet informim. Ndikimi e një informate të caktuar në vetëdijën, mendimet, ndjenjat, disponimin mental dhe sjellje mund të quhet bindje. Të dyja aktivitetet lidhen me një proces të komunikimit. Njeriu nuk kryen kurrfarë veprimi nëse nuk beson se ekziston ndonjë kuptim për ta kryer; nëse nuk është i bindur se do të arrijë diçka. Bëjmë këmbimin e informatave, sepse në të kundërtën nuk do të mund të jetonim dhe të zhvilloheshin në shoqëri. Shprehemi, sepse besojme se atij që i flasim do të na besojë, do të mund ta bindim në vlerën e shkëmbimit të mendimeve. Nga ana tjetër, që ta detyrojmë ndonjë të na besojë, duhet ta bindim me të drejtën tonë, duhet ta ndajmë me të informatën, me të cilën ndërtohet bindja e johë. Kështu që informata përmbanë elemente të bindjes, ndërsa bindja është e pamundshme pa informatë. Në praktikën e komunikimit duke pasur parasysh situatën konkrete, njëri nga dy aktivitetet rëndomë dominon. Kjo na jep të drejtë të flasim për dy lloje të fjalimit publik - informativ dhe bindës. Gjatë tërë jetës tonë ne jemi objekt dhe subjekt të bindjeve. E drejta që të bindish dhe të bindesh i karakterizon shoqëritë demokratike, sepse është poetike nga imponimi me dhunë i vullnetit të shumicës. Esenca e fjalimit bindës është në arritjen e ndryshimeve në vetëdije dhe në sjelljen e dëgjuesit. Ai kërkon angazhim më aktiv të auditoriumit se sa fjalimi informativ imponon pranimin e rreziqeve. Kjo është kështu, sepse ai jo vetëm që i zbulon mundësitë, por edhe e detyron auditoriumin të bëjë zgjedhjen e tij, e orjenton këtë zgjedhje në një drejtim të caktuar me ç’rast sipas një radhitje të caktuar i përjashton të gjitha mundësitë, përveç njërës - mendimit të oratorit, i cili e merr funksionin e udhëheqësit. Përjashtimi i të gjitha mundësive, përveç njërës, arrihet në radhë të parë sipas rrugës logjike, nëpërmjet sistemit të shkaqeve, dëshmive, argumenteve. Por pranimi i rreziqeve dhe i përgjegjësive nuk mund të realizohet pa pjesëmarrje intensive të emocioneve, pa u provokuar “e pranishmja”. Efektiviteti i veprimit foljor në shkallë të madhe ka të bëjë me aftësinë e oratorit të ngjallë mirëbesim, të garantojë për rreziqet e pranueshme me personalitetin e vet. Në këtë rast flasim për talent që të sygjerojsh dhe të bindish. Kjo, në fakt paraqet një rrezatim të shtuar energjetik, që nuk mund të arrihet pa ushtrime. Kjo varet nga aftësitë individuale dhe specifikat e sistemit nervor dhe prandaj është talent. Por, nëpërmjet ushtrimeve mund të zbulohet talenti me ç’rast mënjanohen përpjekjet e dëmshme që e ndrydhin atë. Sepse në të kundërtën
186
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL presioni emocional nga e oratorit, presioni i fuqishëm emocional do ta shëndrronin veprimin foljor në dhunë - pavarësisht a bëhet kjo me dije ose jo “për shembull, fjalimet e Hitlerit”. Pak a shumë çdo njëri ka shqisën për forcë të fjalëve, nga e cila çlirohet dhe orjentohet energjia e fjetur, sipas mënyrës së përdorimit të saj. Çdo njeri të paktën një herë në jetën e vet e ka përjetuar forcën e vërtetë të fjalëve, e cila mund të ndryshojë historinë. * Fjalët i zëvendësojnë pikëpamjet * Fjalët e formojnë disponimin * Fjalët e dominojnë hapësirën dhe kohën * I dominojnë apetitet dhe i provokojnë emocionet * E provokojnë veprimin * Bëhen instrument i mendjes * Krijojnë ndjenjën e përkatësisë sociale, të aftësojnë Përdorimi i fjalëve praktikisht do të thotë shfrytëzim i njërës ose disave nga këto mundësi. Fjalët e artikuluara krijojnë një fonostil të caktuar. I cili kuptohet përbëhet nga teksti. Por qëndrimi i oratorit, theksimin të drejtpërdrejtë të fjalëve mund të adaptojë, por edhe mund të ndryshojë kuptimin dhe sygjerimin (për shembull, kur u drejtohemi me “zonja dhe zotërinjë”. Nga e gjithë ajo që e thamë deri tani mund të konkludojmë se nga gjuha e oratorit varet cilësia e ndikimit të tij ndaj auditoriumit ose siç ka thënë Konfuqi: “nëse gjuha është e pasaktë, ajo që thuhet nuk e shënon atë që thuhet edhe ajo, që duhet të bëhet nuk mund të bëhet”!
Aspektet jo linguistike të fjalimit Disa fjalë të njejta mund të thuhen në mënyra të ndryshme - me emocione të ndryshme, domethënie të ndryshme dhe me kuptim të fshehur. Pauza, theksi, gradacionet e zërit gjithashtu sjellin porosi. Këtu posaçërisht me rëndësi është pauza, sepse ashtu si në muzikë mungesa e tingullit jep mundësi të kuptohet vetë tingulli. Sa kohë flasim, sa shpejtë, sa shpejtë nisim të flasim, pasi tjetri të jetë ndalur - kjo shprehet në të kuptuarit dhe të interpretuarit të porosisë sonë. Njerëzit kanë mënyra specifike të reagimit të ndërprerjes dhe heshtjes nga ana e tjetrit dhe kjo duhet të kuptohet si reagim, posaçërisht në raport me situatën “dhënie intervistash”.
187
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Këtu përfshihen edhe problemet me praninë e fjalëve dhe tingujve të dëmshëm, ndryshimet në ndërtimin e fjalisë e të tjera.
Intonimi dhe ngjyra e zërit Ai që ka aftësi të dëgjojë, dhe ai që lexon midis reshtash kupton më shumë se sa nga domethënia e fjalëve që ai i thotë. Ai dëgjon dhe e vlerëson forcën dhe tonin e zërit, shpejtësinë e të folurit. Ai i vëren zhvendosjen në ndërtimin e frazave, si për shembull, sipërfaqësimin e fjalive i shënon pauzat e shpeshta. Toni i zërit është çelës mjaft i vlerësuar për të kuptuar ndjenjat e bashkëbiseduesit. Ndjenjat vijnë në shprehje pavarësisht nga domethënia e fjalëve. Ndjenjat mund të theksohen edhe gjatë leximit të alfabetit. Është lehtë të kuptohet mllefi dhe mallëngjimi. Nervozizmi dhe gjelozia kanë të bëjnë me ndjenjat që kuptohen vështirë. Forcat dhe lartësia e zërit janë gjithashtu sinjale të dobishme për deshifrimin e kumtimit të oratorit. Disa ndjenja, si entuziazmin, gëzimin dhe mosbesimin, rëndomë shprehen me zë me ton të lartë. Mllefi dhe frika gjithashtu shprehen me ton të lartë, por me diapazon më të gjërë të tonalitetit, të forcës dhe të lartësisë së zërit. Ndjenjat si mallëngjimi, dhimbja dhe lodhja rëndomë shprehen me zë të qetë dhe të mbytur, duke zvogëluar intonacionin në fund të çdo fraze. Edhe shpejtësia e të folurit i shpreh ndjenjat e oratorit. Njerëzit flasin shpesh kur janë të emocionuar ose të shqetësuar nga diçka, kur flasin për vështirësitë e tyre personale. E folura e ngadalshme shpeshherë dëshmon për situatë të tendosur, mallëngjim, prepotencë ose lodhje. Pasiguria gjatë shqiptimit të fjalëve shprehet atëherë kur oratori nuk ka bindje në vetvehte ose përgatitet që të mos “mbytet”. Rëndomtë mungesa e fjalëve është e shprehur në situata të shqetësimeve ose atëherë kur bashkëbiseduesi përpiqet të na mashtrojë.
Teknika e të folurit Mjetet themelore të teknikës së të folurit kanë të bëjnë me periudha të caktuara dhe ligje të procesit të të folurit, e trajtuar njëkohësisht si dukuri e artikuluar e zëshme: frymëmarrja, formimi i zërit, shqiptimi i drejtë. Kushtet themelore për fjalim të drejtë janë:
188
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL * Të çliruarit e psikës nga tendosja e dëmshme, që përqëndrohet në aparatin e të folurit; * Shqiptimi i qartë dhe aktiv i çdo tingulli; * Frymëmarrje e drejtë, që siguron zë stabil; * Të përmbajturit ndaj normave gjuhësore.
Komunikimi jo verbal Komunikimi jo verbal, i njohur gjërësisht “gjuhë e gjesteve”, përfshinë forma të tilla të të shprehurit, që nuk bazohen te fjalët dhe simbolet e tjera të të folurit. Që të mesohemi të kuptojmë gjuhën e komunikimit jo verbal është e rëndësishme për disa arsye. Së pari, me fjalë mund të transmentohen vetëm njohuritë faktike, por që të shprehen ndjenjat, nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Së dyti, njohja e kësaj gjuhe tregon se sa ne jemi të zotë të sundojmë vetveten. Nëse oratori e ka të vështirë të ballafaqohet me mllefin, ai e rrit zërin, sillet përreth, ndërsa ndonjëherë sillet si grindavec. Gjuha jo verbale do ta shprehte edhe atë, se çka mendojnë realisht për ne dhe për ata që na rrethojnë. Pavarësisht, se njerëzit i masin fjalët e veta dhe ndonjëherë i kontrollojnë gjestet e tyre shpeshherë mund të “shpërthejë” ndonjë ndjenjë e fshehur nëpërmjet mimikës, gjesteve dhe intonacionit të zërit. Të gjitha këto elemente jo verbale të komunikimit mund të na ndihmojnë të bindemi në rregullshmërinë e asaj, që është thënë me fjalë ose, siç ndodh përherë, ta vëmë atë që është thënë në dyshim. Komunikimi jo verbal është me rëndësi të veçantë për politikanët. Për ta është e domosdoshme të zotërojnë mirë “gjuhën e gjesteve”. Pamja fizike veçanërisht karakteristikat e fytyrës kontrollohen vështirë. Rol të rëndësishëm për kapjen e pamjes së jashtme luajnë parasupozimit dhe disponimi i pavetëdijshëm – qëndrimi pozitiv ose negativ ndaj politikanëve. Gjestet e shfrytëzuara, duke mos pasur dijeni për to mund të rrisin ose të bëjnë asociacion në kundërshtim me atë që e folim. Gjestet më lehtë mund të përvetësohen dhe të bëjnë ndryshime. Simbolika e gjesteve është shumë e shprehur dhe me ndikim, posaçërisht tek shikuesit e luhatshëm. Pozita e trupit karakterizohet me tri momente themelore: reaksionet biologjike të organizmit, qëndrimi i caktuar dhe situata dhe traditat kulturore në një shoqëri të caktuar. Kur flasim për komunikimin jo verbal, duhet t’i kushtojmë kujdes specifikave të personalitetit, të kontaktit të drejtpërdrejtë dhe atij audio-vizuel. Për
189
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK dallim nga fascinimi i komunikimit të drejtpërdrejtë, “harizma” audio-vizuele e politkanëve është në radhë të parë sjellja jo verbale. Ekzistojnë tri mundësi të ndikimit të komunikimit jo verbal ndaj prezentimit të politikanit nëpërmjet mediumeve audio-vizuele: a) Pamja fizike: aspekti fizik i politikanit është vështirë për tu kontrolluar, sepse ai ndryshon vështirë. Kjo ka të bëjë posaçërisht me karakteristikat e fytyrës, që lidhen në mënyrë negative dhe pozitive me përmbajtjen e asaj që e kumtojmë. Rol të veçantë në këtë aspekt luajnë paramendimet dhe disponimi i pavetëdijshëm, që shkakton kapje pozitive dhe negative të politikës, pavarësisht nga përkrahja që i jepet diskursit të tij; b) Zëri: këtu mund të ndryshohet kuptimi ose interpretimi i komunikimit nëpërmjet talentit, ngjyrës, ritmit, elasticitetit e të tjera. Në fakt, edhe sikur të donte, politikani nuk mund ta ndryshojë zërin e tij, i cili është më karakteristik për një personalitet se sa të prekurit me gishtërinjë. Por, ajo që është me rëndësi është përzierja e teknikës, e cila pjesërisht mund t’i përmirësojë karakteristikat e zërit ose t’i keqësojë; c) Gjestet: ato mund ta rrisin, por mund të jenë edhe në kundërshtim me fjalimin, të cilin e paraqet politikani. Analitikisht më së miri vazhdohet me miratimet dhe ndryshimet. Shumë vështirë është që të mësohet politikani t’i kontrollojë sjelljet e tij jo verbale, sepse në shkallë të madhe ato janë të pavetëdijshme. Kjo vështirësi lidhet edhe me karakterin e debatit – nxitet nervozizmi i kundërshtarit në radhë të parë që t’i nxjerrë në shesh sjelljet e tij të pavetëdijshme dhe që të bëjë gabime. Vështirësi tjetër është në lidhje me interpretimin e tërësishëm subjektiv të sjelljes jo verbale, edhe pse i kemi në disponim modelet e përgjithshme kulturore dhe sociale të interpretimit të saj. Gjatë komunikimit verbal shërbehemi me elemente relativisht të sakta – gjuhën, prandaj kemi edhe mundësi të kufizuara të interpretimit. Gjatë dekodimit të komunikimit jo verbal ekziston një numër më i madh variantesh.
Shprehja e fytyrës Shprehja e fytyrës është shenjë kryesore e ndjenjave. Ajo përbëhet nga lëvizja e syve, vetullave, gojës e të tjera. Tek njerëzit të shprehurit me fytyrë është një nga fushat e kontrolluara të gjesteve. Përveç kësaj, këtu problemi me
190
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL interpretimin është sepse shumë shprehje të afërta mund të kenë kuptim tërësisht të kundërt. Nëpërmjet shprehjes së fytyrës më së miri zbulohet shkalla e emocionit. Së dyti është se mendimi i gjesteve të fytyrës duhet të interpretohet së bashku me shenja të tjera. Shpesh shprehja e fytyrës shfrytëzohet për “tu mbështetur” te komunikimi reflektues me auditorium, sepse pjesa rreth syve dhe gojës është komentues i përhershëm. Kështu, sytë e mbyllur tërësisht shprehin mosbesim; gjysëm të hapura -–befasi; shikimi normal – pa koment; më të hapura – moskuptim; shumë të hapura – nervozizëm.
Dashuri, lumturi Kënaqësi
befasi
Refuzim
vuajtje Nervozë, vendosmëri
Më lehtë kuptohen emocionet pozitive – lumturia, dashuria dhe kënaqësia. Vështirë kapen si rregulla emocionet negative – mallëngjimi, inati, mohimi. Rëndomë emocionet bëhen me asociacione të mimikës në këtë mënyrë: - Kënaqësia – vetullat e ngritura, sy të hapura gjërësisht, të ulura teposhtë, pjesët e skajshme të buzëve, gojë gjysëm e hapur; - Frika – vetulla të ngritura dhe të rrudhura kah mjedisi, sy të hapur gjërë, skajet e buzëve të lëshuara te poshtë pak të tërhjekura prapa, goja mund të jetë e hapur; - Mllefi – vetullat janë të lëshuara teposhtë, rrudhat e ballit janë të shtrënguara, sytë jaëë të mbyllura, buzët të mbledhura, dhëmbët të shtrënguara; - Mallëngjimi – vetullat lëshohen teposhtë, sytë janë më të errëta, shpesh skajet e buzëve lëshohen pak teposhtë;
191
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK -
Lumturia – sytë shprehin dinjitet, skajet e buzëve janë të ngritura përpjetë dhe rëndomë të shtrënguara. Të gjithë e dijmë se: - Buzët e shtrënguara tepër shprehin gjendje të thellë të të menduarit; - Buzët e shtrembëruara, të shtrënguara – shprehin dyshim ose sarkazëm. Buzëqeshja rregullisht shpreh miqësi, nevojë për miratim. Duhet, ditur se buzëqeshja si element i gjesteve dhe i sjelljes varet nga dallimet rajonale dhe kulturore: të jugut anojnë që të buzëqeshin më shpesh se sa banorët e pjesëve veriore.
Kontakti vizuel Kontakti vizuel paraqitet si element jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë komunikimit. Shikimi i oratorit do të thotë jo vetëm interesim por edhe na ndihmon ta koncentrojnë vëmendjen tonë rreth asaj që flitet. Gjatë fjalimit, oratori dhe dëgjuesi kohë pas kohe shohin njëri-tjetrin, kohë pas kohe i largojnë shikimet e tyre, duke ndjerë se shikimi i përhershëm mund t’i pengojë bashkëbiseduesit që të përqëndrohen. Si oratori, ashtu edhe dëgjuesi e shohin njëri-tjetrin drejt në sy jo më shumë se dhjetë sekonda. Kohë pas kohe sytë e oratorëve takohen, por një gjë e tillë zgjatë shumë pak, se sa qëndron shikimi i njërit ndaj bashkëbiseduesit tjetër. Mbajmë kontakt vizuel jashtëzakonisht të lehtë me oratorin gjatë sqarimit të ndonjë teme të këndshme dhe e largojmë shikimin, duke diskutuar për tema të pakëndshme ose të përziera. Pamja këmbëngulëse dhe e përqëndruar rëndomtë pranohet si shenjë e armiqësisë. Duhet ditur se aspektet e veçanta të marrëdhënieve reciproke shprehen me atë se si njerëzit e shohin njëri-tjetrin. Për shembull, ne jemi të prirur t’i shohim më shumë ata të cilët na impresionojnë ose kemi marrëdhënie të afërta. Përveç kësaj, femrat janë të prirura më tepër ndaj kontaktit vizual se sa meshkujt. Përqëndrimi i syve të bashkëbiseduesit do të thotë vëmendje ndaj tij. Por, nëse vazhdon më gjatë dalin edhe interpretime të reja, të cilat varen nga shprehja e tërësishme e fytyrës dhe nga situata: është e mundshme që B të jetë dashuruar në A, mund të ketë disponim miqësor, agresiv ose tërësisht kurreshtar. Pamja e syve, luajnë rol të rëndësishëm gjatë mbajtjes së marrëdhënieve reciproke në aktin e komunikimit.
Pozita dhe gjestet
192
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL Këto janë lëvizjet e duarve, të këmbëve dhe të pjesëve të tjera të trupit. Disa prej tyre kanë për qëllim të transmentojnë kumtimin përfundimtar, të tjerat karakteristikat e padëshirueshme sociale, të cilat mund të interpretohen drejtë dhe jo drejtë. Gjestet mund ta transmentojnë gjendjen emocionale. Rëndomë gjatë emocioneve të fuqishme njerëzit bëjnë gjeste në mënyrë instiktive – mrrolen (agresivitet), e prekin fytyrën (jo dinjitet), kruhen (vetnënçmim), fërkohen (lodhje) e të tjera. Nëpërmjet gjesteve mund të plotësohet kuptimi i asaj që e kumtojmë. Rëndomë, këto janë gjeste të koordinuara me përmbajtjen e komunikimit verbal: të numëruarit me gjeste me gishtërinjë, tregon objektet dhe njerëzit, përkrahje me gjeste pyetjet, impresionet e të tjera; ndryshimi i amplitudës së gjesteve gjatë ilustrimit të madhërishme (peshk i madh) e tjera. Gjestet mund të ndryshojnë tërësisht fjalimin. Gjestet e kokës janë gjeste specifike dhe kanë dy role të ndryshme: ata mund të “nxisin” domethënë të japin kurajo ose ta kontrollojnë sinkronizimin e komunikimit. Gjendja dhe ndjenja e njeriut mund të caktohen sipas asaj se si ri më këmbë dhe ulur, sipas gjesteve dhe lëvizjeve të tij. Kur oratori përkulet nga ne gjatë bisedës ne e pranojmë këtë si dashamirësi, si duket nga shkaku se pozita e këtillë flet për vëmendje. Ne do të ndihemi më pak komod me ata, të cilët gjatë bisedës me ne tërhiqen prapa ose tërësisht shtrihen në kolltukë (karige). Rëndomë është lehtë të diskutohet me ata, të cilët marrin pozitë të natyrshme. Pozitë të këtillë mund të marrin njerëzit e rangut të lartë, me siguri për shkak se ata janë më të vendosur në momentin e komunikimit dhe rëndomë nuk qëndrojnë mëkëmbë, por ulur – ndonjëherë shtrembohen mbrapa ndonjëherë luhaten anash. Prirja, me të cilën bashkëbiseduesit që ri mëkëmbë ose bashkëbiseduesit që janë ulur të ndjehen më komod, varet nga karakteri i situatës ose i dallimeve të pozitës së tyre shoqërore dhe të nivelit kulturor. Njerëzit, që e njohin mirë njëritjetrin ose bashkëpunojnë në punë, rëndomë rrinë mëkëmbë ose ulur anash njeritjetrit. Femrat shpesh kanë dëshirë të bisedojnë të mbështetura majtas kah bashkëbiseduesi ose të qëndrojnë paralelisht me të, veçanërisht nëse njihen mirë. Meshkujt në diskutim e preferojnë pozitën ballë për ballë, përveç gjatë situatave të rivalitetit. Domethënia e gjesteve të shumta me dorë ose lëvizje të këmbëve është e dukshme. Për shembull, duart ose këmbët e kryqëzuara flasin për skepticizëm, për
193
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK pozitë mbrojtëse. Dhe anasjelltas – këmbët e pakryqëzuara shprehin pozitë më të hapur, qëndrim mirëbesimi. Kur njerëzit mendojnë, rëndomë qëndrojnë duke e mbështetur me pëllëmbë mjekrën. Duart e vëna pas kokës shprehin lartësim. Gjatë bisedës kokat e bashkëbiseduesve janë në lëvizje të përhershme. Edhe pse luhatja me kokë jo gjithnjë do të thotë pajtim, kjo ndihmon në bisedë. Me këtë dëgjuesi sikur i jep të drejtë bashkëbiseduesit të vazhdojë. Luhatja me kokë vepron tek oratori me miratim dhe gjatë diskutimit grupor, sepse oratori e përqëndron fjalimin e tij drejtpërsëdrejti tek ai, i cili rregullisht ia bën me kokë. Luhatja e shpejtë dhe kthimi i kokës anash shpreshherë janë shenja se dëgjuesi dëshiron të shpreh diçka. Rëndomë edhe oratorët por edhe dëgjuesit e kanë më lehtë të diskutojnë me atë që pamjen e fytyrës e ka të gjallë dhe lëvizjet ekspresive. Gjestet aktive shpeshherë shprehin emocione pozitive dhe pranohen si shenjë e interesimit dhe përqafimit. Gjestet e tepërta, në fakt, mund të jenë edhe shprehje e shqetësimit apo pasigurisë.
Hapësira ndërmjet personaliteteve Faktorë tjetër i rëndësishëm në komunikim është hapësira ndërmjet personaliteteve – sa afër ose largë janë bashkëbiseduesit njëri nga tjetri. Distanca fizike është me rëndësi në radhë të parë me raportin e intimitetit dhe të dominimit. Shkalla normale e distancës fizike ndryshon në kulturat e ndryshme, por çdo lloj i krijesave të gjalla (përfshirë këtu edhe njeriun) i ka veçoritë e veta për hapësirën sociale. Ndonjëherë ne e paraqesim qëndrimin tonë me kategoritë hapësinore, si për shembull: “qëndroj anash” nga ai, i cili nuk më pëlqen ose nga i cili frikohem; “qëndroj këmbëngulës” ndaj tij për të cilin jam i interesuar. Sa më shumë që bashkëbiseduesit të interesohen njëri për tjetrin, aq më shumë ata qëndrojnë ose rrinë pranë njëri tjetrit. Ekziston një pjesë e caktuar e distancës së lejueshme ndërmjet bashkëbiseduesve e cila varet nga lloji i marrëdhënieve reciproke dhe përcaktohet në këto mënyra: - Distancë intime (deri 0,5m), - u përgjigjet marrëdhënieve intime; - Distancë ndërmjet personaliteteve (0,5-1,2 m) – kjo është distancë për bisedë ndërmjet miqëve duke i prekur ose jo; - Distanca sociale (1,2-3,7 m) – kjo është distancë për marrëdhënie joformale shoqërore dhe afariste, ku kufiri më i lartë më shumë i përgjigjet marrëdhënieve formale;
194
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL -
Distancë publike (3,7m dhe më shumë) – gjatë kësaj distance nuk konsiderohet si ashpërsi shkëmbimi vetëm i disa fjalëve ose të përmbahemi nga komunikimi. Rëndomë njerëzit ndjehen komodë dhe lën përshtypje të mirë kur qëndrojnë dhe rinë ulur në distancë, që u përgjigjet marrëdhënieve reciproke të përmendura më lartë. Pozita tepër e afërt si dhe ajo tepër e largët mund të ketë ndikim negativ ndaj komunikimit. Sa më afër të jenë njerëzit pranë njëri tjetrit aq më pak ata e shohin njëri tjetrin. Dhe anasjelltas duke qëndruar në distancë, ata më shumë e shohin njëritjetrin dhe i shfrytëzojnë gjestet për të mbajtur vëmendjen e bashkëbiseduesit. Rëndësia e afërsisë fizike ndryshon varësisht nga të rrethuarit fizik – ajo nuk ka rëndësi në autobusin e mbushur plotë, por gjatë kontakteve me sy ose në bisedë ajo bëhet karakteristikë e rëndësishme. Nëse A rrin ulur pranë B rëndësia duket të shpjegohet në raport me atë se a ka edhe vende të tjera ku mund të ulet A, a rrin ulur në kënd ose ballë për ballë; a ekziston barierë fizike ndërmjet tyre e të tjera. Lokalet “të mbyllura” janë karakteristike për bisedat intime. Tek këto në interpretim përfshihen edhe shqisat – prekja, aroma e të tjera. Është dëshmuar se njerëzit ulen ose qëndrojnë pranë njerëzve të cilët u pëlqejnë. Por ekzistojnë dallime të fuqishme ndërkulturore – arabët dhe latino-amerikanët qëndrojnë shumë afër, ndërsa suedezët dhe skotlandezët në distancë më të theksuar. Rritja dhe shkurtimi i distancës janë shenja përkatëse për ndërprerjen ose intensifikimin e komunikimit. Këto rregulla ndryshojnë mjaft varësisht nga mosha, seksi dhe niveli kulturor. Për shembull fëmijët dhe njerëzit e moshuar qëndrojnë më afër bashkëbiseduesit, ndërsa të rinjtë dhe njerëzit e moshës mesatare preferojnë pozitë më të largët. Rëndomë femrat qëndrojnë ose rinë ulur më afër bashkëbiseduesit e sa meshkujt. Cilësia e personalitetit, gjithashtu e përcakton distancën ndërmjet bashkëbiseduesve – njeriu i ballansuar, me ndjenjë të dinjitetit të vet, i afrohet bashkëbiseduesit më tepër, ndërsa ndaj njerëzve nervoz qëndron në distancë më të largët. Gjendja shoqërore e njerëzve që bisedojnë, gjithashtu ka rëndësi.
Kontakti me trup Kjo është mënyra më primitive e veprimit social. Ajo është simbolik – për shembull rrahje pas shpinës, shtrëngimi i dorës. Kontakti me trup nëse e përjashtojmë agresionin e drejtpërdrejtë (konfliktin) dhe prekjen seksuale, politikanët shpesh e shfrytëzojnë për t’i shprehur ndjenjat dhe qëndrimet. Jashtë
195
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK komunikimit familjar rëndomë ky kontakt kufizohet me të prekurit me dorë. Janë bërë hulumtime të ndryshme, që të përcaktohen zonat e prekjes së trupit, si dhe subjektet e veprimit reciprok. Është me rëndësi të mbahet mend se për shkak të dallimeve të mëdha kulturore në kontaktin me trup nuk mund të shfrytëzohen rezultatet e hulumtimeve në vendet tjera.
Pozita e trupit Kjo gjithashtu është sinjal i fortë instiktiv, që transmenton sinjale të rëndësishme sociale. Ekzistojnë pozita instiktivisht “të larta” (dominante) dhe “të ulta” (nënshtrime). Dëshira apo qëllimi për të dominuar shprehen me qëndrim të drejtë dhe të sigurtë të trupit, me kohë të ngritur lartë e kështu me radhë. Ekzistojnë gjithashtu pozita miqësore dhe armiqësore. Nëpërmjet pozitës së përgjithshme të trupit personaliteti rëndomë e shpreh gjendjen e tij emocionale, për shembull tendosjen ose lezheritetin. Mund të shprehet gjithashtu edhe qëndrimi ndaj të tjerëve. Njerëzit kanë stil të përbashkët të shprehjes së sjelljes, që tregohet nëpërmjet ecjes, pozitës së trupit, mënyrës së uljes e kështu me radhë. Në këtë stil ndikojnë: - Rolet e tashme sociale (aktive) dhe ato të kaluara, - për shembull, nëse një njeri ka qenë ose momentalisht është person ushtarak; - Pikëpamja për veten i personalitetit; - Besimin që e kemi në vetveten; - Gjendja emocionale; - Dallimet kulturore -
Pamja, figura dhe ecja Karakteristikat e pamjes, figura dhe ecja e një njeriut mund t’i flasin shumë vëzhguesit të vëmendshëm dhe të interesuar. Pamja e mirë, jo e imponuar flet për kapje dhe çiltëri ndaj atyre që na rrethojnë, për aftësinë që menjëherë t’i shfrytëzojmë forcat e brendshme dhe të çliruar nga çfarëdo lloj dhune.
196
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL Ngathtësia ose mos lëvizja e trupit zbulojnë reagimin e vetmbrojtjes shmangies së kontakteve, mbyllja, ndjeshmëri të shpeshtë, ndërsa gjithashtu edhe synim jo adekuat ndaj korrektësisë. Pamja e keqe, e lëshuar, shpina e gërmusur, shprehin përulje, pajtim dhe përshtatje. Pozita e pamjes tradicionale (njëra ose të dyjat duart në xhepa, duart e lidhura pas shpine ose të kryqëzuara në gjoks e të tjera) janë shenjë e pamvarësisë së pamjaftueshme dhe nevojë e përshtatjes së padukshme me rrethin. Për vëzhguesin e vëmendshëm shumë informata merren nga lëvizja e shpatulla dhe pjesa e sipërme e trupit të njeriut. Këto pjesë të trupit në mënyrë karakteristike dëshmojnë si për karakterin e njeriut ashtu edhe për gjendjen e tij emocionale në moment. Pozita e këmbëve dhe e shputave gjithashtu mund të japë informatë për gjendjen dhe karakteristikat psikologjike të individit: - Të qëndruarit në dy këmbë (këmbët rinë të ndara jo më shumë se dy pëllëmbë) me vendosje të ballansuar të peshës së trupit, është veçori e njeriut të fortë dhe të ballansuar, të qetë dhe të fuqishëm, që di të përshtatet çdo kund. - Pozita e palëvizshme, e ftohtë me tendosje të fuqishme tregon aftësim të keq, inate, jo elasticitet në sjellje dhe vet të shprehurit; - Pozita e ndryshueshme gjatë tendosjes jo aq të mjaftueshme, ndryshimi i shpejtë i mbështetjes themelore të këmbëve dhe qëndrimi në këmbë tregojnë qëndrueshmëri dhe diciplinë jo të mjaftueshme, mosshpresë dhe frikë; - “Të luhaturit”, ngritja e gishtit flet ose për gatishmëri për veprim aktiv ose për grindje; - Pozita “këmbë të hapura në mënyrë të parregullt” tregon nevojën e vet dëshmimit, pretendimeve të gjëra, vetvlerësimeve të mëdha dhe shpesh edhe ndjenjën për nënçmim; - Nëse ecja ose pozita janë karakteristike me ndarje të dukshme të këmbëve përpara, bëhet fjalë për “për ecje të demostruar”, prepotencë dhe vetbesim (ec si paunë); - Nëse majet e shputave janë kthyer për prapa, atëherë kjo tregon ndonjë dobësi të brendshme, ndonjë mungesë relative të iniciativës, bindje jo të mjaftueshme në forcat e veta. Dallohen disa lloje të ecjes:
197
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK - Ritmike - formë e çliruar për së larti, por me sjellje të ballansuar; kjo është tipike për ata që dëshirojnë të shetisin; E ballansuar – e llojit të marshit ushtarak kjo është tipike për njerëz me vullnet dhe me synim për një qëllim të caktuar; Hapat të gjerë – tregon synim kah një qëllimi, aksion, thjeshtësi, mendim apstrakt; Hapa të shpeshtë të shkurtëra – shenjë për kujdes, qëllim, mendim të shpejtë dhe reagim, moderim, mënyrë konkrete të të menduarit; Ecje e fuqishme ritmike (me lëvizje të forcuara të kryqave) – sjellje të këtillë kanë vetëm ata naiv – instiktiv dhe personalitetet egoist; Ecje e plogshtë - kjo është shenjë e mos pasjes së vullnetit dhe të dëshirës për diçka, lezheritet, mërzi; Ecja e fortë, e shtrënguar, e ngurtë – kjo tregon mbyllje, mungesën e kontaktit, paaftësi për paraqitje të lirë; Ngritje e përhershme e gishtave të këmbëve – kjo demonstron synimin për të ecur përpara, ndjenjën e superioritetit posaçërisht atë intelektuale. Karakteri i raporteve të njerëzve me njerëz të tjerë dhe me botën në përgjithësi ndërsa gjithashtu disa specifika personale gjenden dhe kultivohen edhe në pozita të tjera tipike.
Lëvizja e duarve Lëvizjet e duarve kur flasim janë të ndryshme dhe varen nga temperamenti i individit. Duhet ditur se nga distancat e mëdha ky gjest, i quajtur të folurit me duar është posaçërisht instrument i rëndësishëm për përforcimin e fjalës. Qëndrimi fillestar gjatë kësaj lëvizje është pozita neutrale kur duart gjenden mbi gjysmën e sipërme të trupit. Problemi qëndron në atë se si të arrihet përshtypja se jemi të çliruar. Një këshillë – shfrytëzoni shënimet e shkurtëra me tezat kryesore të fjalimit tuaj. Mbani në njërën dorë. Kështu që ajo gjithnjë do të jetë e zënë dhe do të marrë pozitë të natyrshme, ndërsa me dorën tjetër mund të bëni gjeste. Asnjëherë nuk duhet bërë gjeste me dorën ku i keni shënimet, sepse ajo e dekoncentron publikun. Duhet shmangur këtyre gjesteve: Duarve të kryqëzuara para gjoksit – këto kapen si shenja të arogancës dhe të mbajtjes së distancës. Oratori krijon bariera ndërmjet vetes dhe publikut dhe është antipatik;
198
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL Duart e kryqëzuara në gjysmën e poshtme të trupit – ato janë pengesë për hapjen të oratorit ndaj publikut dhe len përshtypje e mentalitetit si të rrëfimit para priftit; Vënia e duarve në kryqa, gjithashtu vepron sikur refuzon publikun. Dëgjuesit mendonin se kërkoni të ngriheni mbi ta, ndërsa me një sjellje të këtillë nuk fitohen ithtarë; Të bërit me gisht ndaj publikut është gjest i pahijshëm, që len përshtypjen se oratori gjoja di çdo gjë; Lëvizja e syzave, stilografit ose e sendeve të tjera, të cilat i mbani në duar, e mënjanojnë vëmendjen e dëgjuesve nga përmbajtja e fjalimit tuaj.
Rekomandohen gjestet e këtij lloji: Dora e hapur ndaj dëgjuesve, demonstron dëshirë për kontakt; Gjithashtu vlen edhe kur dy duart janë të hapura ndaj publikut. Kjo le përshtypjen e sinqeritetit. Detyrë: të njoftuarit – trajningu për vëmendje dhe për të mbajtur mend. Qëllimi është që të ushtrohet aftësia e të vëzhguarit dhe e të paraqiturit të mënyrave të ndryshme të njohjes dhe prezentimit në situata të ndryshme: në rrugë, gjatë takimeve jo formale, gjatë aktiviteteve formale (takime, pritje, mitingje, punë me aktivin, debate me kundërshtarin etj.). Në fillim pjesëmarrësit ndahen nga dy dhe për një kohë të shkurtër bëjnë njoftimin njëri me tjetrin. Pastaj, pa u paralajmëruar më parë, çdo njëri e përshkruan hollësisht partnerin e vet – për shembull, ngjyrën e këpucëve, gjestet karakteristike etj.
Detyrë: Trajning për tu ballafaquar me situatat. Mirrni qëndrim në situata të ndryshme kur duhet të flisni para publikut: Hyni dhe nuk keni ku të rrini, Hyni dhe asnjëri s’ua ve veshin, Përplaseni në derë me një njeri tjetër, Hyni dhe ndokush u afrohet dhe fillon tu flasë, Hyni dhe fillojnë tu bërtasin. Ndiqni dhe realizoni reagimet.
199
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK
200
PUNA ME MEDIUMET Specifikat e mediumeve të veçanta Shtypi Nga shekulli i 18 deri sot njëra nga mënyrat më të përhapura të komunikimit publik është shtypi. Me konceptin ,,shtyp” nënkuptohen dy grupe të mëdha të botimit- gazetat dhe revistat. Gazetat janë kryesisht të përditshme dhe javore. Kriteret themelore për zgjedhjen e e mediumeve si mjet komunikimi janë: Ana periodike (të përditshme- të mëngjesit dhe të pasditës, javore); përfshirja teritoriale (nacionale, rajonale, lokale dhe interne të ndërmarrjeve); tirazhi; veçoritë e auditoriumit, madhësia dhe formati (standarde dhe tablloide). Karakteristikë e shtyput të Evropës është edhe ekzistimi i edicioneve partiake. Viteve të fundit ekziston tendenca botimit të gazetave, të cilat nuk janë organe të partive politike, por paraqesin qëndrime të caktuara idelogjike dhe përkrahin qëndrimin e partive të caktuara. Në fakt, ende në Evropën Juglindore dhe Qendrore (ish vendet socialiste) hasen gazeta dhe revista të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të partive. Rëndomë pas proklamimit të zhurshmëm të disa botimeve ,,te pavarura” fshihen grupe të fuqishme ekonomike, të cilat shfrytëzohen për të krijuar mendimin e mirë publik sipas interesave të tyre personale dhe fianciare. Sipas ekspertëve , me rëndësi të madhe për forcën ndikuese të komunikatave në shtyp është vendi i publikimit- ,,pozicioni”. Me ,,pozicion” nëkuptojmë ,, ...vendin që e zë një komunikatë në krahasim me matërialet tjera në një faqe, të majtën ose të djathtën të folios, në krye, në mes ose në fund të botimit...” Ekzistojnë disa ligjshmëri për ndikimin e pozicionit për pranimin , por ende nuk mund të sqarohet esenca e mekanizmit. Pranohet se është adekuate që komunikatat të vendosen në pjesën e sipërme të fletës. Me rëndësi është edhe komponimi i dy fletëve të afërme, të cilat vërehen në të njëjtën kohë. Konsiderohet
201
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK se ana e djathë është me afektivitet më të lartë. Të përshtatshme në pajtim me shkallën e rëndësisë janë: faqja e parë, e katërt, e tretë dhe e dyta. Në praktikë shfrytëzohen edhe disa shtylla të posaçme ,,vesh”, “kembël sup”, pozicioni i Kilit” etj.
Plaketi politik Për dallim nga bartësit e tjerë reklamues, plaketi politik nuk ka ndonjë auditorium të caktuar. Efekti reklamues e tij arrihet nëprmjet kopjeve të shumta, të cilat e mbushin hapsirën që na rrethon. Plaketat janë më të lira dhe shpërndahen lehtë. Që të arrihet efekt i shumfishtë i reklamimit me plaketa, është e domosdoshme mbajtja e një varg fushatash. Ndryshe nga plaketat tregëtare, të cilat ngjiten në vende të posaçme për të cilat paguhet në mënyrë të veçantë dhe që lidhen me një mall ose shërbim të caktuar, te plaketat politike përsëritja e shpeshtë e një ideje apo porosie nuk është e kufizuar me kohën, dhe shpesh as edhe më hapsirën. Praktika e fushatave zgjdhore ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme metodat e bërjes së plaketave. Në Evropë plaketat vazhdojnë gjithnjë të mbeten mjet politik për reklamim, të cilat nuk i ka nxjerrur jashtë loje radioja dhe televizioni. Kohëve të fundit imponohet praktika e shfrytëzimit maksimal të 4-5 plaketave, për të mos dekoncentruar efektin e ndikimit. Shpesh shpërndahet një plaket nacionalnë madhësi të ndryshme, i ndjekur nga plaketat lokale. Sot në fushatat paraelektorale shfrytëzohen dy lloje të plaketave: tregëtare dhe “luftarake”. Në parim plaketat tregëtare janë me dimenzione të mëdha (12, 16 m2 etj), ngjiten nëpër pano të cilat merren nga firmat për reklamime të jashtme. Vendet zgjidhen varëisht nga efekti i tyre, ndërsa ndonjëherë edhe nga auditoriumi specifik i frekuentimit të rrugës. Shepesh ato vehen pranë arterieve automobilistike, në hyrje të venbanimeve, në qendër të qytetit dhe pranë semaforëve. Sipa hulumtimeve të bëra ekspertët e reklamave kanë konstatuar se gjysma e njërëzve që janë në lëvizje i vërejnë ato. Për t’u arritur efekti i nëvojshëm ato duhet të vehen në atë mënyrë që të mund të shihen dhe të pranohen vetëm për dy sekonda. Me rëndësi është që të jenë emocionuese dhe të lexueshme. Plaketat konvencionale, të nohura edhe si “luftarake” ose “të egërta” ngjiten nga ekipet vullnetare ose të paguara në të gjitha viset e mundshme dhe me dimenzione të ndryshme. Plaketat luftarake bëhen më qëllim të krijimit të mjedisit vizuel mahnitës.
202
PUNA ME MEDIUMET Formave të shtypura mund t’u shtohen edhe shirita të shumfishtë, tiketa dhe plaketa floroscente, të cilat shihen edhe natën. Shpesh përdoret edhe “plaketi i lëvizshëm” – “njerës senduiç“ ose i ngjiten automjeteve ose mjeteve tjera transportuese. Nga aspekti plikologjik është shumë me rëndësi se si do të shfrytëzohet hapsira e plaketit për të pasur një efekt më të madh sygjestioni. Në të kaluarën janë përdorur shumë plaketa të mbushura me tekste. Në plaketat bashkohore dominojnë liderët partiak me shenjën e partisë dhe deviza e tyre kryesore- motoja e fushatës. Zakonisht portretet e liderëve vendosen në të majtë ose në të djasht varësisht nga ideologjija e tyre, me çrast kërkohet mundësi që të shohin në një drejtim të caktuar. Shpesh shfrytëzohet rofili B ¾ , i cili shpreh synimin dhe lëvizjen. Kujdes i posaçëm i kushtohet fytyrës e cila paraqitet si komunikim joverbal. Kur njëriu i sheh fotografit, syri i tij më së shumti ndalet te sytë, goja, hunda dhe duart. Shiqimi duhet të jetë pak lartë, por të moë shoh drejt në objektiv, të mos jetë me pamje të shtangur, për të mos ngushtojë vullnetin e vet për zgjedhje të lirë. Në praktikë është imponuar mendimi se më të shprehura janë figurat e politikanëve deri te shpatullat. Shpesh shfrytëzohen lëvizjet e duarve me çrast kërkohet simbolika e reciprocitetit dhe orjenitmit të drejtimit të hecjes së shoqërisë. Efekt më të madh ka shfrytëzimi i plaketave në qytetet e mëdha. Në këto qytete njerëzit kanë shumë obligime dhe më pak shohin dhe dëgjojnë radio dhe televizion. Ndonjëherë shfrytëzohen edhe plaketat në të cilat janë prezentuar edhe listat partiake të rajoneve të caktuara. Efekti nuk është aq i mirë, por nëse ka të tilla, atëherë udheqësit kryesor të vehen në pjesën e sipërme. Analiza e politikës praktike në lëmin e reklamës me plaket tregon se shpesh shfrytëzohen si simbole figurat e fëmijëve, të rinjëve, nënëve me foshnje, duar, lule të çelura, kuaj dhe zogjë. Partitë e opozitës shpesh kanë qejf të shfrytëzojnë plaketa me fëmijë, të cilët simbolizojnë të ardhmen dhe vendin e tyre në të. Paritë në pushtet më shumë anojnë nga plaketat me të rinjë dhe njerës të pjekur, me të cilët kërkojnë simbolikën e ditës së tashme dhe të ardhshme. Figura e gruës dhe nënës me foshnje e simolizon atdheun dhe vazhdimësinë e fisit. Rrallë në plaketat politike shfrytëzohen njërës të moshuar. Problemi kryesor me shfrytëzimin e plaketave është se të painteresuarit, të brengosurit nga problemet e përditshme nuk i vërejnë dhe u kushtojnë pak kohë. Prandaj, plaketi gjithnjë e më shumë po shndërrohet në mjet i cili fuqimisht duhet të tërhjek vemendjen e aufitoriumit dhet’ipërcjellë porositë për disa sekonda. Konsiderohet se këmbësorët kanë në disponim tre deri pes sekonda, përt’iparë plaketat (ndërsa vozitësit vetëm dy). Së këndejmi delë edhe kërkesa për theksim maksimal lëkonik dhe të drejtpërdrejtë, posaçërisht të pjesës teksuale.
203
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Mbishkrimet, shkronjat e shtypit dhe ngjyrat duhet të harmonizohen me karakteristikat psikologjike të pranimit dhe distancës nga ato shihen. Gjersa teksti i plaketave merret kryesisht në nivel logjik dhe racional, figura reflekton, në radhë të parë, nivelin e transmetimit dhe sugjestioneve të emocioneve të panjohura të porosisë së reklamës. Me rëndësi të posaçme është që plaketi të krijojë përjetim dhe lidhje emocionale me auditoriumin. Lidhshmëria ndërmjet devizës dhe prezentimit të plaketit varet nga zgjedhja e boshtit psikologjik të fushatave dhe mund të jetë asociuse, ilustruese dhe kontradiktore. Gjatë fushatave paraelektorale plaketi është mjet i pazëvendësueshëm për prezentimin e “portretit” të oragnizatës politike. Nëpërmjet përsëritjes së pandalshme dhe shumfishimit të “portretit” kryesor politik kërkohet përcaktimi ose përforcimi i sugjestionit. Prandaj edhe sot plaketi politik është mjaft efektiv, veçanërisht si mjet plotësues.
Lloje të tjera të mjeteve të shtypura Në politikë, posaçërisht gjatë fushatës paraelektorale shpesh prdoren afishet, prospekte të shumta të lehta, prospekte dhe kalendarë. Sipa Klod Holkins, afishet paraqesin reklamë. Afishja është edicion reklamues i drejtpërdrejtë dhe më operativ, krahasuar me të tjerat më e lirë. Rëndom ajo shkruhet me tirazhe masive dhe qëllimi i saj është të tërhjekë vemendjen e masave dhe auditoriumit të ndryshëm. Që nga shekulli i 16 e këndej, përveç afisheve, shpesh përdoren edhe prospekte për fushatat reklamuese hyrëse dhe nxitëse. Prospekti është një fletë e katuar (rëndom në format A4 ose A%), e cila përmban informacione reklamuese të gjerësishme. Për dallim nga afishet, prospektet ofrojnë informacionin e nevojshëm të llojllojshëm, të hollëishëm. Shpesh ato përmbajnë edhe ilustrime. Me prospekte shumëfletësh nënkuptojmë katimin disa herë të prospektit (flaerët). Nëpërmjet të katimit kërkohet aktraktivitet më i madh dhe aftësim vizuel për nëntemat e porosisë. Rëndom ato pasurohen me material ilustrues. Kalendarët shfrytëzohen, në radhë të parë si dhurta reklamuese dhe qëllimi i tyre është, në radhë të parë, të nxisë simpatitë dhe dhënjen e votave.
Mediumet audio-vizuele
204
PUNA ME MEDIUMET Element themelor i komunikimit politik bashkohor janë mjetet klasike audio-vizuele- , radoioja, kinemaja dhe televizioni. Pas zbulimit të shtypshkronjës, si mjet i parë për komunikim masiv, zbulimi i mediumeve elektronike bëri revolucion të vërtetë në komunikimin masiv. Me paraqitjen e radios, kinemasë dhe televizionit jo vetëm se u zbuluan mjetet e reja të komunikimit masiv, por ndryshoi edhe tërë procesi i pranimit të komunikimit. Pranimet aiudio dhe vizuele i rrisin mundësitë e ndikimit të kombinuar ndaj auditoriumit. Mediumet elektronike japin mundësi të kontrollohet rradhitja e receptimit. Komunikatat e radios dhe spotet televizive dallohen me shkallë të lartë të mbajtjes mend të porosive, se sa reklamat e shtypura. Auditoriumi i mediumeve elektronike është më i madh dhe nëpërmjet kohës së ndryshme të emetimit, jep mundësi të saktësohet qëndrimi i dëgjuesit dhe shiquesit dhe i porosive që u drejtohen atyre. Radoja është fon i shumë veprimeve sociale dhe mund të arrijë në adresë çdokund- në shtëpi, në vendin e punës, në automobil, gjatë pushimeve etj. Hulumtimet e auditoriumit të radios tregojnë se ekzistojnë termine të ndryshme kohore, kur ka interes të ndryshueshëm tek dëgjuesit. Më shumë dëgjohet radjoja në mëngjes, para se të shkojmë në punë, pasdite kur interesi është më i madh dhe gjatë orëve të mbrëmjes rreth fillimit të emisioneve të rregullta informative. Hulumtimet më të thelluara nga ekspertët kanë vënë në dukje disa parime themelore të radiokomunikimit bashkohor: - niveli i kuptueshmërisë kumtesës duhet të jetë rreth dhjetë pikë me i ulët nga koeficienti mesatar i intelegjencës së auditoriumit me qëllim të caktuar për të cilët janë dedikuar; - programet duhet të përgatiten ashtu që çdo dëgjues i radios në çdo kohë të mund të përfshihet në to me një afat më të shkurtër se sa memorja momentale (68 sekonda); - porositë nuk duhet ta mundojnë ose ta lodhin memorjen kur dëgjuesit i dëgjojnë; - vëmendja e dëgjuesve duhet të tërhiqet në dhjetë sekondat e para që të të përqëndrohet më tutje; ndërsa në pajtim me këtë vijon, shpejtësia maksimale nuk duhet të kalojë më shumë se dy fjalë e gjysëm në sekondë, ndërsa frazat të mos jenë më të gjata se shtatë fjalë. ; - mesazhi i identifikuar duhet të përsëritet katër herë gjatë transmetimit prej një kohëzgjatjeje prej 60 sekondash; - muzika dhe efektet fonike nuk duhet të porosisin, por duhet të ndihmojnë dhe ta përqëndrojnë porosin dhe jo ta largojnë.
205
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Radioja dhe mediumet e tjera elektronike kanë një karakteristikë specifike- dinamikën. Dinamika i shton kërkesat për të mbajtur mend. Duhet të ndiqet një ndërtim i caktuar logjik, saktësia e përmbajtjes dhe konkluzat e kjarta. Mungesa e pikturimit në radi me kompenzohet me nxitjen e fantazisë vizuele. Në krahasim me llojet e tjera të komunikimit radioja është me e lirë dhe teknikisht më lehtë formohen porosit. Praktikë e shpeshtë viteve të fundit në SHBA dhe në Evropën Perëndimore është që partitë politike hapin radiostacioe të veta. Moda e gazetave politike zëvendësohet me radiostacione partiake. Kinemaja në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore luan një rol të rëndësishëm. Sot, pas paraqitjes së televizionit, mundësitë e kinemasë janë kufizuar dukshëm. Karakteristike për kinëmanë është niveli i ulët i informimit verbal dhe i personifikimit. Kinamaja ka auditoriumin e vet specifik, prandaj sot shfrytëzohet si mjet plotësues për lansimin e porosive politike. Televizioni përmban mundësi informuese, artistike dhe teknike, që e shndërrojnë në transmetues më efektiv të ideve, vlerave dhe sugjerimeve. Forca e televizionit është në bashkimin e dinamikës së ndikimit nëpërmjet zërit, fotografisë dhe lëvizjeve. Tek televizioni zhurma informative në fushën komunikuese është shumë e vogël. Arma më e fortë e televizionit është dialogu, prandaj janë për tu respektuar deklaratat e drejtpërdrejta dhe jo incizimet. Ana statike e përjashton porosinë nga ndikimi me vlerë dhe e afron transmetimin televiziv me komunikatat e radios. Ekspozetë e drejtpërdrejta , përveç kësaj, e rrisin besimin te shikuesit dhe objektivitetin e informatës që ofrohet. Forca e televizionit nga aspekti i ndikimit psikologjik mund të analizohet nëprmjet këtyre kritereve: - ekzistimi apo mungesa e acarimit; - forma e përjetimit psikik (frikë- impresionim); - përmbajtja e përjetimit psikik (efekte ngarkuese dhe relaksuese); - qëndrimi ndaj perspektivës jetësore (pesimizëm-optimizëm); - nxitjen e pjesmarjes intelektuale (të menduarit- kritikën); - orjentim të përgjithshëm të pjesmarrjes (kurreshtje- indiferencë). Përparësia e televizionit është e madhe për auditorium të llojllojshëm. Sot televizioni realisht është i pranishëm në çdo shtëpi dhe ndikon ndaj familjes dhe në mënyrën bashkohore të jetesës. Emisionet e caktuara kanë auditoriume të ndryshm, të cilat na japin mundësi që të analizojmë dhe përmirësojmë porosinë tonë. Forca e ndikimit të televizionit i ka detyruar një vargë dijetarësh të flasin për politikën e “erës së televizionit” dhe “ të teledemokracisë”. Kjo
206
PUNA ME MEDIUMET përcaktohet nga fakti se sot televizioni luan rrol kryesor gjatë formimit të mendimit politik dhe të pikpamjeve të auditoriumit. Sipas ekspertëve shikuesit : - nuk interesohen për detaje të luftës politike dhe të mekanizmit dretjues; sillen ndaj politikës, sikur ndaj automjetit- si ndaj mjetit për transportim, redaktimi nuk i intereson; - e rritë vemendjen e saj ndaj politikës, kur disa probleme i prekin ata personalisht; - interesohen, në radhë të parë, për zgjedhejen e kryetarit, vizitat e tij jashtë shtetit, skandalet dhe zbulimet nëpr korideoret e pushtetit të lartë; - janë të padurueshëm dhe kanë qëndrim armiqësor ndaj prazentimeve të gjata dhe të ngadalshme dhe prezentimit të ngjarjeve politike. Në vitin 1948 në SHBA bëhen përpjekjet e para në përfshirjen e televizionit në fushatat paraelektorale. Nga viti 1960 në televizion rregullisht paraqiten ngjarjet më të rëndësishme të luftës paraelektorale. Në fakt, kërkohen dhe paraqiten momentet më interesante masive- debatat publike ndërmjet kandidatëve për kryetar dhe “ngarendjet garuese” ndërmjet partive. Shiqueshemëria varet nga interesi vizual dhe karakteri komercial i televizionit amerikan. Ana specifike e televizionit shtron kritere të ndryshme për porosinë nga ato të radjos. Kinemaja dhe radioja janë “kanale të nxehta”, ndërsa televizioni “i ftohtë”. Konsiderohet se kanali i nxehtë përmban një sasti mjaftë të madhe të informacionit audio-vizual ndërsa ka mundësi më të vogla për pjesmarrje dhe ballafaqim me auditoriumin. Për dallim nga kanali i nxehtë, te kanali i ftohtë ka shkallë më të lartë të të pathënave, që bënë të mundshme pjesmarrjen më të madhe të auditoriumit në procesin e pranimit të komunikatave. Nuk është i vogël numri i politikanëve që e kanë shrytëzuar në mënyrë të padrejtë qasjen e nxehtë në deklarata televizive ( Xh. Makarti, R. Niksoni etj.). Ata mbanin fjlaime me retorikë të nxehtë, i suleshin me akuza të rrepta kundërshtarëve të tyre dhe flisnin me zë të lartë. Qasja e ftohtë ndaj televizionit e zëvendëson “oratorinë” me fjalim të besueshëm me qëllim që të shkaktojë pjesëmarrje të shiquesve. Specifika e komunikimit televiziv e imponon praktikën bashkohore në vendet perëndimore që të mbahen ligjërata me linja të hapura ose nga sallat me pjesmarrje të publikut. Kështu dëgjuesit kanë mundësi të përfshihen drejtpërdrejtë në zhvilimin e diskutimit. Kjo kërkon edhe ndryshime në formën e reklamës politike në televizion. Për herë ë parë në vitin 1952 në SHBA në fushatat paraelektorale të gjeneralit Ajzenhauer nisën të shfrytëzohen format e shkurtëra të reklamave politike televizive, ndërsa më vonë edhe klipa. Prej atëherë emisionet e shfrytëzuara prej gjysëm ore me pjesmarje të poitikanëve kalojnë në plan të fundit ndërsa nga viti 1956 ndërpriten në tërësi.
207
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Në fushatën presidenciale në SHBA të vitit 1952 këshilltari i reklamave të gjeneralit Ajzenhauer, Roser Rivs, shfrutëzoi 49 spote (“spots)- nga një për çdo rajon. Pas anketave të mendimit publik spotet u grupuan rreth tri temave kryesore: lufta e koresë, korupcioni dhe rritja e çmimeve. Suksesi i madh i gjeneralit në masë të madhe është si rezultat i formave të reja të reklamave që i batoi në fushatën e vet. Sipas Roser Rivs spotet e shkurtëra janë mënyrë e tejkalimit të magësive, tipike për një reklamë të rëndomte politike. Modeli amerikan i ndikimit të televizionit është ndërtuar në bazë të specifikave të mediumeve, në bazë të hulumtimit të mendimit publik dhe nga prirja për të nxitur pjesmarrjen e drejtpërdrejte të votuesve në procesin politik. Kjo kërkon që diskursi efektiv politik të përqëndrohet në citate të shkurtëra në kohën më të shikueshme të televizionit. Për dallim nga radioja, televizioni është bashkim jo vetëm i komunikimit verbal por edhe atij joverbal. Nëse në komunikimin personal politikanët duhet të kenë kulturë joverbale, një gjë e tillë gjatë deklaratave televizive është kusht i domosdoshëm. Gjatë komunikimit publik nëpërmjet të televizionit mungesa e aftësisë verbale dhe joverbale mund t’i shndërrojë të gjitha anët pozitive të komunikimit audiovizuel në negative dhe të sjellë dëme të papërmirësueshme në imixhin e politikanëve. Komunikimi verbal nëprmejt televizionit, përveç kulturës së domosdoshme të të foluri, kërkon nga politikanët t’i kenë parasysh edhe specifikat tjera. Që të arrijnë ndikim maksimal është e domosdoshme të përqëndrohen në një temë, të cilën do ta zhvillojnë dhe përforcojnë duke e përsëritur. Përmednja sipërfaqsore e disa temave është jashtëzakonisht pa efekt. Me rëndësi është që politikanët të përvetësojnë ritmin e të folurit, të shfrytëzojnë fjali të shkurtëra me ndërtim të thjeshtë, me kushtëzime sa më të pakta dhe me fjalë të cilat shqiptohen lehtë dhe pranohen gjatë të dëgjuarit. Te komunikimi televiziv me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është mjeshtëria e komunikimit joverba. Komunikimi joverbal ndikon kryesisht në nëvetëdijen dhe ka efekt të madh pozitiv se sa ai verbal. Vështirësitë gjatë sjelljes joverbale rrjedhin nga esenca e saj dhe nga interpretimi i tërësishëm, pavarsisht nga disa modele të përgjithshme kulturore dhe sociale. Problem serioz gjatë të kuptuarit dhe të interpretuarit të komunikimit joverbal janë dallimet ndërkulturore. Komunikimi joverbal jep mundësi që të ndikohet nëpërmjet pamjes së jashtme fizike, gjesteve dhe pozitës së trupit. Për t’i tejkaluar problemet me mungesën e informimit reflektues gjatë komunikimit audio-vizuel, përveç formave që i përmendëm të transmetimeve
208
PUNA ME MEDIUMET të drejtpërdrejta, shfrutëzohet edhe metoda e telemetriksit për matjen e interesit vizuel për emisionet e veçanta. Viteve të fundit me zhvillimin e sistemeve komunikuese krijohen kushte plotësuese për zhvillimin e komunikimit politik. “Mediumet e reja” si videot, televizioni kablovik dhe satelitor, telematika dhe shpërndarja e sistemeve globale të mediumeve e ndryshojnë tërësisht karakterin e komunikimit bashkohor. Në Evropë, veçanërisht në Francë zhvillim të hovshëm po merrë telematika. Të gjithë qytetarët, të cilët janë përfshirë në sistem mund ta kërkojnë dhe ta shfrytëzojnë informatën që u intereson. Sistemi jep mundësi për komunikm të dyanshëm me kandidatët, e kufizon fushën e përhapjes dhe kërkon aktivitet nga ana e recepientëve. Në vitin 1986 dhe 1988 politikanët françes (Zhan Mari Li Pen, Zhan Lang Pier Zhuken etj.) formuan buro të posaçme për shërbime politike. Nëpërmjet tyre mund të shfrytëzohej gratis informacioni për programet dhe idetë e partive dhe të politikanëve. Sistemi bënë të mundshëm dhenjen e përgjegjeve konkrete dhe “komunikimin e drejtpërdrejtë” me kandidatët. Shfrytëzimi i këtij lloji të komunikimit kërkon njohuri të veçanta dhe kushton shtrenjtë për t’u prfshirë në rrjet. Ekzistojnë shtresa të tëra sociale dhe kulturore që i shmangen këtij lloji të komunikimit.
209
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK
Mediatrajnimi Ky ushtrim është apsolutisht i detyrueshëm. Kështu përshembull De Goli nuk mban suze, nuk i lexon fjalimet e veta, nuk sheh te kamera (mënjanohen përshtypjet se ai është i vjetër). Xhon Kenedi në vitin 1960 është kandidat i parë për president i cili merrte mësime të posaçme. Niksoni, pas disfatës së vet nga Kenedi media-trajnimit i kushtoi çdo ditë nga dy orë. Këto ushtrime më shpesh i mbajnë drejtuesit më të popullarizuar televiziv, të cilët në mënyrë të pamëshirshme i vënë politikanët në “skarë” , si në aspektin e prezentimit të tyre ashtu edhe në aspektin e përmbajtjes së diskursit të tyre. Ekzistojnë dy lloj ushtrimesh: -formale- në lidhje të drejtpërdrejtë me komunikimin joverbal; -ushtrimet themeore.
Ushtrimi formal I pari ka të bëjë me prezentimin Pamja e jashtme: ka për qëllim të pengojë rrezikun që politikani të prezentohet krejt ndryshe nga tipi mesatar i personaliteteve, ashtu si edhe nga politikanët tjerë. Në disa raste kjo luftë e vërtetë e “Look” u lejon disa politikanëve të vënë disa aspekte të pamjes së ture fizike, të cilat bëhen pjesë e figurës së tyre audivizuele. Teni i përhershëm i bronxtë i Reganit, mustaqet e gjata të Valensës, njolla në ball e Gorbaçovit. I dyti, me veshjen Rëndom këshilltarët preferojnë njëfarë “neutraliteti” me veshjen, e kaltër, e përhimtë, kravata dhe këmisha të së njëjtës ngjyrë. Ngjyrat janë imponuar që nga koha e fotografisë jo cilësore, por edhe sot i shmangen thjeshtë të bardhës e cila jepë reflekse ndaj lëkurës së fytyrës dhe lë përshtupje të përgjithshme të lodhjes dhe pamjes së keqe. Ndonjëherë rekomandohet veshje e cila do ta fuste politikanin në kategorinë e “modernëve”.
210
PUNA ME MEDIUMET I treti me të mësuarit e teknikave klasike të të shprehurit Kërkesë themelore këtu është thjeshtësimi i fjalimit, si dhe i fjalorit kryesor për debat, puna në prafrazime etj. Përpunohet edhe stili i tërësishëm i politikanit. I katërti, me të mësuarin e gjesteve me vetëdije Këtu përvehtësohen gjestet kryesore, të cilat do ta theksonin esencën e fjalimit. Nuk rekomandohet përshembull, bërja me gisht drejt kamerës, sepse paraqet agrsivitet. Ose e kundërta, rekomandohet të numërosh me gishtra, sepse të ndihmon të mbash mend e kështu me radhë. Ekzistojnë dy boshte kryesore të kontrollit të gjesteve: - në raport me shikuesin – si të ndiqen kamert, ashtuqë gjithnjë të jemi në lidhje me shikuesin, dhe si t’i shmangemi paraqitjes me shpinë; - në raport me diskurisin- theksi klasik i fjalimit të
përcillet me gjestet adekuate. Përveç kësaj duhet që gjestet klasike të harmonizohen me prezentimin televiziv- këtu gjestet janë krejtë të ndryshme nga ato të mitingjeve, përshembull, për shkak të kendeve të mëdha të incizimit. - Ushtrimi themelor Ushtrime me çdo gjë për të cilat u bë fjalë në diskurs. Veçohen problemet, përgatiten përgjegjet. Këshu arrijmë spontanitetin e diskursit të politikanit, rekomandohet kompetencë dhe sinqeritet.
Dhënja e intervistave Para intervistës Çlirojeni veten. Disa herë merrni frymë thellë dhe thoni, se do të prezentoheni shkëlqyeshëm. Zvogëloni presionin. Shënoni disa pika kryesore, në të cilat dëshironi të përqëndroheni dhe t’i spjegoni. Përsërisni në vetvete, që të ndjeheni të sigurtë. Shprehjet tuaja duhet të jenë të shkurtëra, të kjarta dhe esenciale. Përpiquni të gjini se çfarë pyetjesh mund t’u parashtrojnë dhe nga përpara përgatitni përgjegjet. Nëse keni mundësi, angazhoni ndonjërin që ka njohuri rreth pyetjes që tu bëjë intervistë para se ju të jepni intervitë për mediumet. Angazhoni që t’ua parashtroi “pyetjen e vështirë”. Mos u përpiqni që t’i mbani mend përgjegjet, sepse kjo është vetëm një lloj prove e cila do t’u jap mundësi të vendosni se si do t’u përgjigjeni pyetjeve të
211
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK vështora dhe t’i ktheni në dobi tuajën, dhe njëkohësisht se si do të zvogëloni rrezikun që t’u gjenë të papërgatitut. Kjo gjithashtu mund t’u ndihmojë të vendosni se si do të përgatiteni për intervistë.
Intervista- strategjitë themelore Silluni në mënyrë të natyrshme. Kini besim në vetvete dhe përgtituni mirë. Ju e njihni fushën tuaj më mirë se çdonjëri, ashtu edhe nga reporteri. Kjo u bënë të ndjeheni me atutoritet prandaj mos u fikësoni. Përgjigjuni pozitivisht. Shmanguni përgjigjeve “pa koment”. Nëse nuk mund t’i përgjigjeni pyetjes së parashtruar spegoni pse. Thoni “Më vjen keq, por kjo është në proces diskutimi në gjyq dhe unë nuk kamë të drejtë mendime për këtë çështje në këtë moment”, ose diç të ngjajshme. “Pa koment” për shumë njerës do të thotë se fshihni diçka, gjë që e vë në dyshim besimin tek ju. Nuk jeni të dëtyruar t’i përgjigjeni çdo pyetjeje. Nëse nuk e keni përgjegjen , bëhuni të sinqertë dhe thoni “Nuk jam i sigurtë. Do ta provoj dhe do t’u përgjigjem”. Kur jepni intervistë si përfaqësues i organizatës Ju asnjëherë mos flisni vetëm në emrin tuaj. Çkado që të thoni dot’ipërshkruhet organizatës, pavarsishtë se do të shpjegoni se “Ky është vetëm mendimi im personal”. Përmbahuni fakteve dhe asaj që dëshiron ta shpreh organizata Juaj. Mos sikur mbroheni ose armiqësisht. Rrini me disponim pozitiv dhe shpirt të qetë kur i shyrtoni temat e rënda.Mbani mend, kur flisni në televizion ose në radio ju i flisni çdo njeriu veç e veç, hyni në shtëpinë e tyre ose në automobil të tyre. Mbajuni sikur jeni diçka sikur ata duan që t’u dëgjojnë. Përpiquni atë që do ta thoni ta shprehni thjeshtë dhe të kuptueshme, ashtu që t’u kuptojnë edhe ata që nuk kanë ditur për atë që ju e shqyrtoni. Shmanguni përdorimit të zhargonit profesional, akronimet dhe të ngjajshmet që mund t’i habisë dëgjuesit dhe shikuesit tuaj. Përgjigjuni në fillim shkurt, pastaj spjegoni dhe zhvilloni përgjegjen tuaj. Kjo do të përqëndronte interesimin e auditoriumit tuaj. Gjithnjë theksoni esencën e asj që doni ta thoni, pavarsisht nga përgjegjia. Përgjigjet tuaja duhet të jenë të shkurtëra. Një intervistë prej tre deri pesë minuta rëndom shkurtohet në mënyrë drastike- në shumë raste ajo që përcillet është rreth 15 deri 30 sekonda (në lajme). Nëse reporteri nuk u ka shtruar pyetje të cilat ju mendoni se janë të rëndësishme ngrini atë në përgjegjen tuaj si pyetje e veçantë apo, kur e shihni se
212
PUNA ME MEDIUMET intervistës i ka ardhur fundi thoni: “ekziston ehe një çështje tjetër e rëndësishme të cilën nuk e kemi arsyetuar...”. Nëse niseni në drejtim të kundërt dhe nuk u pëlqen përgjegja juaj përpiquni të nisni nga fillimi. Shmanguni që të flsini “jozyrtarisht”. Gjatë intervistave televizive ose në radio, gjersa kamera dhe pajisjet tjera për incizim punojnë asgjë nuk thuhet jozyrtare. Mos u besoni gazetarëve se nuk do t’i botojnë komentet tuaja jozyrtare. Nëse doni t’u jepni ndonjë informatë plotësuese, që nuk doni ta publikohet ose transmetohet, ua thoni atë para se të nisni intervistën, por megjithatë përpiquni që një gjëje të këtillë t’i shmangeni. Kur do t’i njihni disa reporterë më mirë do të dini se kujt më vonë t’i besoni. Rregulla kryesore është, thoni reporterëve vetëm atë për të cilën nuk keni asgjë kundër që doni të shihet ose dëgjohet se po e thoni.
Në të gjallë Kur jepmni intervista në radio ose në televizion merreni sikur jeni drejtpërdrejtë nga ai moment i fillimi i emisionit ose i paraqitjes së reporterit deri në momentin kur do t’u thonë se emisioni përfundoi. Kur do të prfundoni fjalën rrini pak pa lëvizur dhe ndiqni reporterin derisa i t’u thotë se intervista përfundojë. Mbani qëndrim dinjitoz, kur do t’u parashtrojnë pyetje tronditëse ose kur reporteri do të sillet me agrsivitet. Mos mbani qëndrim armiqësor në përgjegjen tuaj. Shprehni optimizëm dhe bindje, bëhuni të natyrshëm. Shmanguni sqarimeve të gjera, të cilat e dekoncentojnë vëmendjen apo gjesteve të cilat përsëriten. Në studjot e radjos përpiquni që duart të mos i lëvizni, që të mos shkaktoni zhurmë që do ta merrte mikrofoni.
Si të visheni për intervistë televizive Vemendja duhet të përqëndrohet te ju dhe jo te veshja juaj: - veshje njëngjyrëshe, e çelur për femrat, e mbyllur për meshkujt; - makiazhi i përditshëm për gratë; - këmisha dhe bluza me ngjyra të përshtatshme. Mos i vishni këto gjatë intervistave televizive - veshje me material me vula ose lara të mëdha; - materiale të bardha dhe të zeza ose që shkelqen;
213
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK -
faculeta ose kravata ekstravagante; stoli të zëshme (ka të bëjë edhe për radion); monedha nëpër xhepa (ka të bëjë edhe për radion); stoli që shndërrit, që e reflekton dritën; cilindra me rreth të gjerë; syze të errta.
Kur intervista bëhet nga vendi i grevës, demostratave ose mitingjet të drejtuar nga organizata juaj, bluzat, kapuçet e organizatës suaj jo vetëm që të jenë të përshtatshme, por paraqesin edhe plotësim të ekspozesë suaj.
MBANI MEND, DO T’IA DILNI SHKËLQUESHËM! Ballë për ballë me kamerën televizive Edhepse kanali televiziv e organizon intervistën, ju jeni ai që e diktoni atë. Parimet themelore të sqaruara në vazhdim do t’u ndihmojnë jo vetëm që të përgatiteni për intervistë , por edhe ta kontrroloni. 1. Njihuni me natyrën e pyetjeve 2. Mbase nuk do të keni mundësinë të mirrni listën me pyetje, të cilat do t’ua bëjë reporteri para intervistës. Por, gazetarët e përgjegjshëm duhet t’u japin pasqurë të përgjithshme për temët të cilat do t’i diskutoni. Mos hamendni t’i pyesni.
3. Siguroni informata plotësuese Shumë drejtues televiziv kanë njohuri të përgjithshme. Ajo që ata e dijnë për organizatën tuaj, të kaluarën e saj dhe qëllimet e saj me siguri është e kufizuar. Nuk është me rëndësi se a do t’i dërgoni informata plotësuese stacionit televiziv ose do t’i sqaroni shkurtimisht pra intervistës, por sa më shumë informacioni do t’i jepni reporterit, aq më të mëdha janë gjasat për reportazh të mirë.
3.Përgatitni planin tuaj
214
PUNA ME MEDIUMET Para se të nisë intervista shënoni dy pikat kryesore, në të cilat dëshironi të përqëndroheni. Flisni për atë esencialen dhe përmbajuni temës.
4.Shqyrtoni pyetjet si tema Kur reporteri do t’u shtrojë pyetje të pakëndëshme, negative qasuni asaj si temë e përgjthshme dhe përqëndrohuni në aspektet pozitive. Për shembull, nëse pyetja është për përdorimin e mjeteve narkotike, mund t’i përgjigjeni duke e përqëndruar vemendjen tuaj ndaj të hollave të cilat sigurohen për t’i përkrahur përpjekjet për pengimin e narkomanisë.
5.Si të dukeni A, do tu pëlqejë ose jo, prezentimi Juaj në masë më të madhe varet nga mënyra si dukeni dhe si flisni. * Mos u shtrini prapa, por rrini në mënyrë komote në karrige. * Buzëqeshni. Kamerat televizive e bëjnë fytyrën tuaj më serioze. * Shihni drejtuesin. Shikimi i papërqëndruar në parim ngacmon, ndërsa para kamerës do të dukeni sikur nuk ndjeheni mirë ose sikur vetëm mbroheni. * Qëndroni sikuri palëvizshëm. Zini pozitë të përshtatshme para se kamera të nisë të punojë dhe përpiquni ta ruani atë pozitë. Mos u luhatni para –mbrapa dhe mos u rrotulloni. * Rri i qetë. Asnjëherë mos e shfaqni nervozën tuaj. * Para intervistës merrni disa herë frymë thellëdhe numëroni ngadal në vetvete.
6.Bini shkurt Shprehni qëndrimin tuaj shkurtëdhe përmbahuni atij. Koha mesatare e zgjatjes së një citati në televizion apo radjo është rreth 15 sekonda. Nëse nuk shpreheni shkurt, rrezikohet që shprehja juaj të shkurtohet ose redaktohet. Vërjetjet e tilla redaktuese të vëna jashtë kontekstit të ekspozesë suaj mund ta tjetërsojnë përgjegjen tuaj.
7. Bëni fjalimin tuaj interesant Përgjegjia thjeshtë teknike dhe e komplikuar nuk është përgjegje e mirë. Reporterët kërkojnë përgjegje jo të rëndomta, më interesante dhe jostandarde.Ofroni historinë e shkurtër ose ndonjë hollësi interesante nga projekti që e përkrahni.
8.Zgjidhni vendin
215
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Televizioni është medium vizuel: shfrytëzoni atë. Në vend se të bëni intervistat ulur në byronë tuaj, shkoni në atë vend që lidhet me bisedën, sepse duke folur mund të plotësoni mendimin tuaj- përshembull , kur flisni për vendin e ndotur të mjedisit.
9.Komente jashtë intervistës Komentet për të cilat ju konsideroni se do të mbeten vetëm midis jush dhe drejtuesit, kanë shkatërruar aq fillestarë , se sa u kanë ndihmuar. Asnjëherë mos thoni diçka për të cilën nuk do të ndiheshit komod po ta dëgjoni në lajmet e mbrëmjes.
10.Thoni atë që keni vendosur Nëse intervista është nga fundi, ndërsa ju ende nuk e keni ngritur çështjen kryesore, bëhuni guximtar dhe thoni reporterit, se doni të thoni edhe diçka.
216
FJALIMI POLITIK Çdonjëri që mendon se se është i aftë të mbaj fjalime dhe delë në tribunë pa u përgatitur gabon. Mungesa e përgatitjeve të përparshme shpesh të shpie të dërdëllitja dhe te deklaratat pa përmbajtje. Politikanët, të cilët sillen në mënyrë serioze ndaj plolitikës dhe seriozitetit të profesionit të tyre, gjithnjë i përgatisin fjalimet e tyre me vemendje të veçantë, edhepse shpesh kanë folur lirisht. Xhozef Çemberlen njëri nga oratorët më të mirë të fjalimeve politike në Britani rreth kësaj shkruan: “Masa analfabete mendon se ne i lëshojmë mendimet tona spontanisht- pa u përgatitur dhe pa u munduar. Në fakt e saktë është e kundërta dhe unë nuk di punë tjetër, e cila nga intenziviteti dhe thellësia do të mund të krahasohej me përgatitjen e një fjlaimi”.
Disa shembuj: Theodor Ruzvellt e mblidhte tërë materialin që kishte të bëjë me temën, e lexonte disa herë, këshillohej deri në momentin kur do të ndjehej i sigurtë në vlerësimin e tij. Pastaj i rrethuar me vërejtjejt e veta, diktonte shpejt në stilin e tij, e korigjonte dorëshkrimin, diktonte edhe një herë dhe e lexonte para miqëve duke kërkuar mendime jo për përmbajtjen, por për formën e fjalimit. Pas të gjitha këtyre ai i mbante fjalimet e veta lirisht. “Asgjë nuk e kam arritur pa u përgatitur mirë, pa punë të vështirë, pa ushtrime të pandërprera të vlerësimeve të mija dhe pa planifikim serioz”. Abraham Linkoln gjithashtu gjatë i përgatiste fjalimet e veta, me çrast i shënonte të gjitha mendimet dhe idetë që do t’i kujtoheshin dhe pastaj i vendoste në një korrnizë. Fjalimin e tij të njohur të Getinzburgut- dhjetë fjali, të cilat hynë në historinë amerikane dhe botërore- e përgtiti dy javë dhe deri në momentin e fundit shumë herë e ndryshoi.
Struktura dhe specifikat e fjalimit politik Mbase nuk tingëllon jo aq autoritative, por atë që të gjithë e dijnë nga shkolla për tre pjesët themelore të një tërësie, vlenë edhe për fjalimin politik.
217
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Praktika tregon më së mirë është që ai të ndërtohet në këto tri pjesë tradicionale me gjatësi përkatëse të kohës: Pjesa përgatitire (hyrëse) (A) Pjesa themelore (përmbajtja) (B) Konkluzioni (C)
15% 70% 15%
Ky orjentim i përgjithshëm duhet të zbatohet në aspektin e qëllimit tonë dhe të dëgjuesve. Mund të parasypozojmë fjalim të panshëm (referat), në të cilin i radhisim dhe i rregullojmë faktet dhe i lëmë konklusionet e diskutimit dhe të mendimeve të disa dëgjuesëve. Nëse qëllimi i fjalimit tonë është që t’i bindim të tjerët dhe t’i drejtojmë ata, ta bëjmë të dridhet dëgjuesi, atëherë fjalimi duhet të jetë me tendecë, të përfundojë me thirrje, e sila do të jetë e qartë dhe mobilizuese. Në këto fjalime shpesh qëndrojmë në parimet e reklamave thjeshtë tregëtare. Në këtë kuptim është, përshembull edhe formula AIDA: Attention (Kujdes) Interesing (nxitje e interesit) Desire (dëshira) Action (veprim)
pjesa A pjesa B pjesa C
Sipas natyrës së fjalimit politik mund ta përdorim këtë strukturë A B
C
Motivimi, prezentimi Përshkrim i situatës Qëllimi Shembuj për veprim: alternativa Vendimi
Amerikanët shpesh shfrytëzojnë orjentim të drejtpërdrejtë ndaj dëgjuesit A Ney (i drejtohet dëgjuesve) B You (për ty bëhet fjalë) Ëhy (përse duhet të ndodhë ( ose të bëhet diçka ) C Ëhat (çka saktë duhet bërë) Te fajalimi bindës me sukses mund të shfrytëzohet struktura dialektike:
218
FJALIMI POLITIK A: Teza (pikpamjet vetjake)
B: Antiteza (pikpamjet e hedhura poshtë të kundërshtarit
C: Sinteza (Konkluzë e domosdoshme e cila mund të përfshihet edhe në kompromis)
Ekziston mundësia që gjatë fjalimeve më afariste dhe analitike (referate) të shfrytëzohet edhe shema vijuese: A: B:
C:
Pikpamja: Arsyeja: Ndjenja:
ndiçimi i problemit informatë e kthejlltë njohtimi me brengosjen e dëgjuesit për problemin) Dituria: Të përgjithësuarit dhe përcaktuarit të infromatës)
Në fund t’i arsyetojmë ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet dy fjalimeve varësisht se a është qëllimi ynë t’i bindim dëgjuesit ose paraqitja e shpejtë e pikpamjeve tona: A Përse flas? A Cila është detyra ime? Si i qasem zgjidhjes së saj? B Si është situata? B Si është situata? Si duhej të ishte? Cilën e brengos ajo? Si mund të sillemi? Ç‘pikpamje ekzistojnë? C Ç‘duhet të bëjë? C Si është konkluzioni im? Kuptohet, asnjë nga këta shembuj nuk i përgjigjet të gjitha rasteve të mundshme. Nuk duhet thjeshtë t’i ndiqni, pa e patur të qartë qëllimin tuaj dhe tipin e dëgjuesve .
Ndërtimi i pjesëve të veçanta Hyrja Mos e nënçmoni hyrjen! Ambicjet e dëgjuesve më të mëdha janë në fillim. Mos i dëshproni ata! Së pari, që të tërhjekim interesimin e dëgjuesve për temën, duhet shkurtimisht ta sqarojmë dhe ta prezentojmë qëllimin tonë. Këshu i jepni në fillim
219
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK publikut tuaj nja dy tre minuta t’i përshtatet zërit tuaj, tintonacionit, pamjes suaj të jashtme. Njëkohesisht edhe ju keni nevojë për kohë- t’i adaptoheni sallës, të tjekaloni emocionet e para dhe frikën nga skena. Fillimi është urë ndërmjet jush dhe publikut. Duhet me sukses të zgjoni kurreshtjen e tyre. Ja disa mënyra të mundshme se si ta filloni fjalimin tuaj: • hyni drejtpërdrejtë në situatën- vendin, kohën, ngjarjen e mëparshme, që lidhet me publikun ose me një pjesë të tij. • Nisnja me shaka ose me barcoletë, por kini kujdes mos e tepëroni! • Mund të shfrytëzoni citat, por atë ta zgjidhni me kujdes nga aspekti i publukut dhe i temës • Mund të hyni drejtpërdrejtë në mënyrë të rryfeshme në temë, duke shfrytëzuar numra dhe fakte në numër të konsiderueshëm • Mund të shfrytëzoni edhe ndonjë përjetim tuajin që lidhet me temën dhe me publikun • Mund t’i drejtoheni drejtpërdrejtë publikut me (pyetje provokuese)
Pjesa themelore Kjo është pjesa esenciale e fjalimit. Në të i theksojmë idetë tona themelore dhe i çojmë në vetëdijen e dëgjuesve. Gjatë përgatitjes së fjalimit tuaj kushtoni kujdes të veçantë këtyre pyetjeve: 1. Cilat janë argumentet e mia? 2. Cili nga to është më bindës? 3. Në ç‘radhë t’i paraqes? 4. Në çfarë forme t’i prezentoj (të dhëna, shembuj)? Me këtë rast për asnjë moment mos harroni të keni parasysh edhe këtë: 1. Si është publiku? 2. Ç‘di ai për temën? 3. Ç‘vlerësime dominojnë te publiku për këtë temë? Më mirë është që t’i zhvilloni idetë tuaja në atë mënyrë që publiku ta ndjekë dhe ta ndjejë logjikën e fjalimit tuaj, ta çoni atë nga zbulimi i problemit, nëpër konflikte, duke u kaluar te përpjekjet për zgjidhjen e tij deri te zgjidhja më e mirë.
220
FJALIMI POLITIK Me rëndsi të posaçme është që të caktoni momentin kulmor në fjalimin tuaj, i cili duhet të mbetet në vetëdijen e publikut dhe t’i jap atij kuptimin themelor. Ai mund të jetë: • argumenti juaj më i fuqishëm • zbulimi i fakteve të panjohura deri tani • qëndrimi i qartë dhe këmbëngulës gjatë krizës • mund të jetë edhe pauza ose ndonjë gjest i caktuar
Konkludimi Me të e spjegojmë dhe dhe e veçojmë më esencialen. Në një fjalim konkludimi është mjaft me rëndësi. Atë që dëgjuesit do ta dëgjojnë në fund mbahet mendë më mirë. Rëndom pyetjet dhe diskutimet lidhen me fjalitë e fundit. Në fund duhet lënë më të rëndësishmen dhe ajo të jetë e formuluar mirë. Shumë oratorë kanë vështirësi serioze me këtë pjesë të fjalimit, përfshirë edhe ata që kanë aftëis të shkëlqyer për t’i tërhjekur dëgjuesit që në fillim. Ata sillen e sillën rreth temës dhe nuk mund të gjejnë kohë dhe vend që të bien në tokë. Ja disa mënyra të mundshme se si ta përfundojmë fjalimin tonë: • • • • • • • •
Kthehuni në fillim të fjalimit tuaj Arsyetoni idetë kryesore në disa teza (deri në tre) Nënvizoni idenë përfundimtare Përmendni edhe iniciativat e propozimit tuaj dhe pasojat e tyre negative Thirrje për veprim të përbashkët Propozim për kompromis Vizioni për të ardhme më të mirë Dhuratë, kontribut, ndihmë (në rastet adekuate)
Fjalim i shkruar apo i pashkruar? Midis dy ekstremeve- të lexojmë së pari fjalimin ose t’i doprëzohemi tërësisht inercionit të shprehjes sonë të bukur – çdokush duhet të gjejë vendin e vet përkatës. Për çdo rast nuk duhet harruar se ndërmjet fjalimit gojor dhe të shkruar ekziston dallim i madh. Fjalimi frymëzues i duartrokitur shpesh shkakton të qeshura, se sa kur do të paraqitet me letër.
221
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Përshembull fjalimi më i njohur i Edmond Brk për lirinë, i theksuar shpesh herë, nuk la kurrëharë përshtypje gjatë prezentimit të tij në parlament , gjersa edhe ata që më vonë thirreshin në të dolën prjashta në koluarë për shkak të bezdisë. Politikani i mirë flet lirisht! Kjo do të thotë se ai e shpreh, shqipton tekstin e vet, i cili është formuluar më herët (ose është shkruar) ose pa e përdorur në tërësi ose në bazë të shënimeve të shkurtra , që e përmbajnë strukturën kryesore të tekstit (që edhe rekomandohet). Dëgjuesit duhet të mbeten me përshtypjen se flet ndokush, i cili e di se ç‘ëshiron, dhe di si ta shprehë atë. Dhe jo ndënjë që nuk di të lexojë mirë. Këshilla e Kurt Tuholskit është: “Ndarje të qartë në kokë dhe se të jetë e mundur më pak në letër”. Posaçërisht me rëndësi është të dihet se sa më i madh të jetë iluzioni se fjalimi paraqitet spontanisht, me autocenzurë minimale, aq më i fuqishëm është ndikimi i tij psikologjik. Fjalimi i thënë lirisht kërkon gjithashtu edhe përgtitjet e veta. Kurt Shumaher, lideri i pakontestuar i socialdemokracisë gjermane , pas luftës, me kujdes e përgatiste çdo fjalim të tij dhe nuk i llogariste aq shumë stolitë e shumta të tribunës. Bashkëpartiakët e tij tregojnë se gjithnjë para tij kishte dorëshkrime, por ai kurrë nuk lexonte kur mbante fjalim. Xhon Kenedi, i cili gjathashtu me vkujdes i përgatiste fjalimet e tij, shfrytëzonte tekstet e shkruara vetë që të jetë i sigurtë dhe të orjentohej. Për shumicën e politikanëve varianti më i mirë është ai mesatarshfrytëzimi i teksit jo të gatshëm, por i shënimeve , të cilat e pëmbajnë strukturën kryesore të fjalimit dhe momentet e tij esenciale. Para se t’i përgatisni shënimet tuaja duhet të keni planin për përgatitjen e fjalimit tuaj, që do t’i përfshinte këto pesë hapa: 1. Titullin e saktë të temës 2. Qëllimin e fjalimit 3. Sqarime për të gjitha pyetjet që mund t’i kenë dëgjuesit rreth temës përkatëse. 4. Fytja e përgjegjeve të shkurtra për ato pyetje 5. Kthimi në këtë bazë te detyra e parashtruar dhe paramendimi i sërishëm i tyre. Sjellja e oratorit përcaktohet sipas disa parimeve kryesore: 1. Të kuptuarit e motivimit- shkaqet dhe arsyet të veprimit- Pse flasim? 2. Të përcaktuarit e dëgjuesve- tek i cili janë drejtuar aktivitetet- Kujt i drejtohemi?
222
FJALIMI POLITIK 3. Formulimi i qëllimit- ç‘dëshiroj të them? 4. Strategji dhe taktikë- parashikim, planifikim i veprimit dhe mënyrat e arritjes së qëllimit të fjalimit. Strategjia lidhet me kërkesën e qëllimit të fundit. Taktika lidhet me aktivitetet dhe mënyrat e tejkalimit të peripetive të rrugës së qëllimit të fundit
Ç‘përmbajtje i përgjigjet më shumë konceptit tuaj? A e arrini qëlimin tuaj me argumentet QËLLIMI
TEMA
A e kanë të njëtin qëllim si ju edhe dëgjuesit? Edhe sa duhet që T’i bindni?
Çfarë u intereson në këtë temë? A e njihni mirë memorien? A e thoni atë që dëshironi ta arrini? Si ndiheni kur mendoni rreth qëllimeve?
Sa dëgjuesit janë të njohur me temën? Çka nga tema juaj u intereson dëgjuesve?
Fjalimi
DËGJUESIT
UNË A i njihni dëgjuesit? Si dëshironi të ndikonni Tedëgjuesit?
Është mirë që disa pjesë të shënimeve tuaja të jenë si tekst i plotë. Kjo do t’u shpëtonte nga konfuzionet. Kjo këshillë ka të bëjë me forcën e veçantë të hyrjes dhe përfundimit. Hyrja Pjesa themelore Idetë kryesore Konkluza
Teksti i plotë Tezat Teksti i plitë Teksti i plotë
223
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Sa kohë të flasim? “Fillimin e fjalimit tuaj më e harruam, mjedisin e lamë anash dhe vetëm fundi na gëzon”. Kjo prgjegje spirituale e spartakëve në lidhje me fjalimin e gjatë të lodhshëm të deputetit nga Samosi, duhet të shërbejë si vërejtje pë çdonjërin që është në sprovë ta tepërojë me fjalimin e tij të shprehjeve të bukura. Njihet edhe një rast tjetër nga Parlamenti britanik, kur kryeministri e dëgjoj fjalimin e gjatë me sy të mbyllur dhe kur oratori përkatës e vërejti këtë, se kryeministri po dremiste, përgjegjia ishte: “Kisha dëshirë të flej”. Ose vërejtja e Çerçilit në lidhje me kryeministrin Mekdonald: “Të gjithë e dijmë se s’ka asnjë tjetër me aq talent të sjellë aq sasi të madhe fjalësh në diskutimin me sasi më të vogël të mendimit”. Përvoja tregon se kur fjalimi e tejkalon kohën prej 20-30 minuatash, ai në të shumtën e rasteve kalon pranë veshëve të dëgjuesve. Pjesëmarrja në diskutim nuk duhet të kalojë 5-10 minutat. Rregulla: Të mënjanohet çdo gjë që nuk shënohet në pasqyrën rrjedhëse të mendimeve, pavarsisht se sa të bukura janë ato; çdo gjë që është e pakuptueshme ose kuptohet me vështirësi nga dëgjuesit. Fjalimi nuk mbahet për vetveten, por u drejtohet të tjerëve. Ose siç është shprehur një profesor i njohur evropjan në të kaluarën: “ Fjalimi i mirë duhet t’i përgjigjet tri kushteve: 1. Duhet të kesh se ç‘të thuesh; 2. Vetëm ajo të thuhet; 3. Menjëherë pas thënjes së saj të përfundojmë”.
Citatet, aforizmat, sloganet Në fjalimin politik shpesh është shumë e përshtatshme të shfrytëzohen citatet logjike. Ato duhet të jenë shprehje të arsimuara dhe uriditive, por edhe të modestisë së oratorit. Kenedi i cili shpesh shfrytëzonte citate në fjalimet e tij, gjithnjë kishte pranë vetes një futrollë me citate të përshtatshme për të gjitha rastet. Ndër to, për shembull, e gjejmë Danten (Vendi më përvëlues në ferr është caktuar për ata , të cilët rrinë indiferent gjatë kohës së krizës”) ose fjalën e urtë indiane “ Ankohesha se nuk kam këpucë, gjersa e takova njeriun që nuk kishte këmbë”. Kërkimi i citateve ndonjëherë të shpie edhe në vulgarizma. Në kujtimet e veta bashkëpunëtori
224
FJALIMI POLITIK i afërt i Kenediut, Teodor Sjorensen, i cili i përgatiti atij shumë fjalime përmend se kur nuk mund të gjinte citat përkatës dhe mjaft të shkurtë për të përkrahur tezën e tij, ai i shpikte dhe ia përshkruente atë bdonjërit nga baballarët e Kushtetutës amerikane. Njëkohësisht me rëndësi është t’i prmbahesh masës, që të mos marrë efekt të kundërt- përshtupje artificialiteti, prepotence etj. Zgjidhni citatet sipas pikpamjeve të publikut, para të cilit mbani fjalimin. Emri i atij që e citojmë duhet të përmendet. Mos shfrytëzoni citate shumë të njohura dhe frapante, kërkoni diçka origjinale. Mos e tepëroni me citate dhe aforizma. Ato janë si gurë të çmueshëm, vlera e të cilëve është e madhe pse janë të rrallë dhe të japin kënaqësi vetëm me sasi të vogla. Përdorimi i shpotisë, satirës dhe ironisë gjithashtu duhet të dozohet me sukses. Pa to, në fakt, një fjalim mund të mbetet i thatë dhe i papranueshëm për publikun. Kjo ka efekt veçanërisht gjatë diskutimeve, kur përdorimi i këtyre mjeteve është mjaft efektiv dhe e përfiton simpatinë e dëgjuesve. Kenedi ashtu si për citatet kishte kartotekë edhe me titullin “Humor”. Njëri nga mjeshtërit e pakalueshëm në këtë drejtim padyshim është Çerçili. Ja një rast. Gjatë një debati në parlament deputetja e njohur me konzervatizmin e saj Ledi Astor i bërtet Çerçilit, se sikur po të ishte martuar me të, do t’i vinte cijanid në çaj. Përgjegja e qetë e Çerçilit: “Nëse marohesha me ty atëherë do ta pija”.
Fjalimi paraelektoral Për dallim nga tipi tjetër i fjalimit politik fjalimi paraelektoral gjithnjë ka për qëllim ta bind publikun në dobi të një kauze ose programi dhe ta motivojë për veprim. Prandaj fjalimi paraelektoral ka specifikat e veta të cilat mund të përmblidhen: Elementet psikologjike Thekset janë orjentuar kah interesi i dëgjuesve U drejtohet emocioneve të publikut Zgjedhja subjektive e rregullimit të argumenteve duke marrë parasysh qëllimin e fjalimit
Qëllimet e zakonshme të fjalimit paraelektoral janë: • Të nënvizohen përparësitë të partisë suaj • Të çvleftësohen programet e partive të tjera;
225
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK •
Të nënvizohen interesat e përgjithshme tuaja me ato të popullsisë.
Fjalimi i mirë paraelektoral i përshtatet auditoriumit. Në të shumtën e rasteve ky auditorium është heterogjen, prandaj nuk rekomandohet të orjentoheni vetëm në një pjesë të tij. Nga ky aspekt me rëndësi të posaçme është që më parë të përgatiteni për këto pyetje: • Ç‘mendim dominon te publiku? • Cili është qëllimi im? • Cilat janë argumentet e mia? • Si t’i paraqes ato? • Ç‘zgjidhje racionale të problemit ofroj? • Ç‘zgjidhje emocionale ofroj? • Çfarë kundërargumentesh mund të pres? • Si mund t’u përgjigjem? Ja edhe disa këshilla në lidhje me fjalimin paraelektoral: • • • • • • • •
Mos flisni shumë për dokumente dhe programe, por shfrytëzoni figura të kjarta dhe shembuj me raste konkrete; Vini në mënyrë retorike ato pyetje , që janë tema për publikun; Informojuni për problemet specifike të publikut; Mos fshihni dhe mos nënçmoni asgjë; Mos premtoni diçka që nuk mund ta realizoni; Mos dalldisni pas hollësive; Çka do që të ndodhi mos e shëndrroni publikun në arkmik tuajin; mos u adaptoni në mënyrë konjukturale, rrini besnik vetvetes/
Qëllimet dhe karakteri i fjalimit paraelektoral gjithashtu dalohen ndërmjet vete nga pikpamja e rastit dhe auditoriumit. Ja disa shembuj më karakteristik: 1Fjalimi para anëtarëve partiak gjatë zgjedhjes së kandidatëve Në këtë rast nuk është e domosdoshma ta bindni publikun në lidhje me kauzën dhe politikën në tërësi. Duhet t’i bindni në raport me veten tuaj! Pas fjalimit tuaj dëgjuesit duhet të jenë të bindur se: • vetëm me këtë kandidat do të fitojmë • kandidati ka nevojë për ata, që të arrijë atë sukses; • dëshirojnë të përfshihen aktivisht në betejën paraelektorale.
226
FJALIMI POLITIK 2.Fjalime para votuesve të përhershëm (elektoratit stabil) Qëllimi në këtë rast është që të gjithë të votojnë. Ky potencial duhet të shfrytëzohet tërësisht. Porosia juaj duhet të jetë: Votoni! Kemi nevojë për votën tuaj! 3.Fjalim para votuesve të luhatshëm Në këtë rsat duhet t’i bindni si me programin tuaj, ashtu edhe me personalitetin tuaj. Tregoni se jeni i sinqertë dhe tolerantë. Dëshmoni se jeni të informuar mirë. Mos i nënçmoni konkurentët tuaj. Distancoheni nga ata i përmbajtur, mirrni seriozisht argumentet e tyre dhe asnjëherë mos i konsideroni të marrë. Në sytë e votuesve duhet të dukeni si kompetent dhe simpatik.
Mbajtja e fjalimit Në fillim, gjersa ju nuk i keni përvetësuar shkathtësitë profesionale dhe nuk keni prvojë, ushtroni fjalimin tuaj. Zgjidhni kohën dhe vendin që të mos u pengoj askush dhe duke ndenjur sikur u drejtoheni dëgjuesve, përpiquni të mbani fjalimin tuaj. Rekomandohet që të provoni para pasqyrës, që të shihni se si qëndroni, se sa janë të lira dhe lehta lëvizjet Tuaja. Dëgjoni zërin tuaj. A bëni pauza.. Kur duhet të merrni frymë, si të zvogëloni shtangien, si t’i përmblidhni mendimet tuaja? A i veçoni fjalët më të rëndësishme? A mund ta zbuloni në këtë rast lodhjen? Oratori duhet të ketë kujdes për sjelljen, e cila i siguron kontakt me auditoriumin. Një gjë e tillë në masë të madhe lidhet me besimin, që ai e shkakton te dëgjuesit me vetë praninë e tij, falë cilësive të tilla, siç janë kompetenca dhe angazhimi, sinqeriteti dhe çiltëria, ndjenja për energji pozitive, për rrezatim dhe emocione. Me rëndësi të madhe është edhe tipari individual i oratorit i cili e veçon atë si personalitet. Ky individualitet mund të shkaktoj ne vetvete lidhje emocionale me auditoriumin, të shkaktojë disponim dhe të formojë prezentim të këndshëm. Strategjia nis me krijimin- shkruarjen, skicën, paramendimin e tekstit, ndërsa taktika kryesisht lidhet me prezentimin e tij. Në Strategji kryesori është teksti. Kompozicioni i tij, e cila mund të çrregulohet sipas qëllimeve të oratorit.
227
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK Kështu që ai krijon më shumë mundësi pragmatike për harmonizim me nevojat e auditoriumit ose më specifikat e temës. Çdo strategji komunikuese ka përparësitë e veta dhe kërkon kushte të veta: - Sulm fillestar- e kalit vemendjen, por kërkonë dinamikë të shtuar dhe intenzitet në tekst gjatë gjithë veprimit të fjalimit, që të mos humbet interesimi fillestar. Këkon angazhim të madh, masë më të madhe të energjisë së sjelljes; - Rritje graduale të angazhimit- jepë mundësi për pranim sa më të plotë, por kërkon nga oratori ndjenjë të saktë për ritmin dhe kohën apsolute të gradacionit. - Sulmi final- kërkonë aktivitet më të madh energjetik para fundit. Kur do t’ua japin fjalën qëndroni qetë në vendin tuaj në tribunë. Vini kontaktin vizuel me auditotiumin gjatë gjithë fjalimit. Mos e harroni asnjë nga dëgjuesit. Nëse keni droje se diç mund t’u shpëtojë, mbani në dorë një letër të vogël me disa qëndrime themelore të shkruara me shkronja të mëdha.Por pa ndonjë nevojë të madhe mos e shihni atë. Flisni me zë më të lartë, se sa mendoni se duhet sipas mendimit tuaj. Atëherë kumbimi i zërit do të jetë i mjaftueshme. Mos u shqetësoni për atë se si kumbon zëri, si dukeni Ju, harroni përvojën personale. Koncentrohuni në të vetmin qëllim- mendimet Tua të arrijnë të dëgjuesit. Fshehtësia esenciale e fjalimit të mirë që thuhet lirisht qëndron në diçka që mund ta quajmë “fjalim- mendim”. Duhet të jeni në gjendje të shprehni para publikut një ide por njëkohësisht të formuloni mendimin që vjen. Duhet të flisni dhe të mendoni, por jo vetëm që ta kontrrolloni dhe vlerësoni atë që e thoni në moment, por edhe atë që do ta thoni pastaj. Kjo mund të behet vetëm atëherë kur e keni paramenduar dhe përgatitur mirë fjalimin tuaj, kur u bëni ballë porblemeve. Nga ana tjetër, në këtë pozitë do të keni sukses vetëm nëse edhe në fjalimin e gjatë (veçanërisht gjatë diskutimit) silleni ashtu si në bisedë të rëndomtë. I paraqisni bindshëm idetë, informatat, mendimet me qartësi, ashtu që mund t’u kuptojë bashkëbiseduese juaj. Nuk është me rëndësi që unë t’i kuptoj, sepse edhe ashtu i di gjërat, por të më kuptoj ai që i flas.
228
FJALIMI POLITIK Si të arrini vetbesimin? Duke dalë para auditoriumit, mos kini frik nga sgjë, se është frikë e brendëshme. Të ndjeni shqetësim dhe emocione para paraqitjes së fjalimit është gjë e natyrshme dhe normale. Kjo do të thotë se me të vërtetë dëshironi të prezentoheni mirë. Shqetësimi i tepërt mund të jetë edhe shkatërrues. Aktorët dhe oratorët e njohur e pranojnë se gjithnjë janë nervoz ose kanë frikë para se të dalin në skenë. Por si duket kjo frikë nuk u pengon. Pasi t’u kalojnë emoscionet të cilat u kanë përfshirë, ju do të ndjeni lartësim fizik dhe moral dhe do ta kryeni detyrën tuaj më mirë, se sa po të mos kishit pasur emocione para kësaj. Praktika e pandërprerë në paraqitje publike është mjeti më i mirë kundër emocioneve dhe frikës. Ja si mund t’i kontrrolloni emocionet tuaja dhe realizoni “prezentime” të sukseshme, impresionuese: • Sqaroni shkakun e frikës suaj; • Studjoni hapsirën ku do të flisni; shkoni më herët, shetisni nëpër podium, flisni në mikrofon dhe shfrytëzoni mjetet kontrrolluese; • Prezentohuni auditoriumit , përshëndesni ndonjë dëgjues kur është duke ardhur, se më lehtë është të flasësh para një grup miqësh se sa para një grupi të panjohurish; • Mendoni sikur asnjë nuk dëshiron të të fyej dhe se dëgjuesit tuaj kanë qënsrim miqësor dhe u dëshirojnë sukses. Auditoriumi do që ju të jeni interesant, t’i nxisni ata, t’i informoni dhe argëtoni. Ata nuk duan që të mos kesh sukses; • Dilini plotësisht i përgatitur. Do të keni shkak të jeni të shqetësuar, nëse menjëherë pas paraqitjes vazhdoni t’i shihni shënime tuaja. Të jesh gadi, do të thotë ta kesh përpunuar temën dhe ta kesh ushtruar. Kjo do t’u ndihmojë që duke qëndruar para auditoriumit të mos shqetësoheni as për përmbajtjen, as për fjalët. Nëse nuk e njihni materialin ose nuk ndjeheni komod me fjalimin, emocionet tuaja do të shtohen. Bëni ushtrime dhe nëse është e nevojshme përpunoje materialin që të jeni të qetë se është në harmoni me mendimet tuaja; • Ruani pamjen e njeriut të besueshëm. Pamja e besueshmërisë ndikon te dëgjuesit. Nëse i bëni të besojnë në mundëistë tuaja, atëherë edhe tek Ju do të vijë ndjenja e besimit; • Prezentohuni sikur e paraqisni fjalimin. Paraqituni sikur flisni me zë të fortë, të qartë bindës. Nëse paraqiteni sikur do të keni sukses, me të vërtet do të keni sukses;
229
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK • Sipas nevojës, para se të nisni fjalimin bëni disa frymëmarrje të thella dhe nxirrni fortë frymën që të liroheni nga shtangja; • Kini kujdes sidomos për shënimet hyrëse; • Nëse i jepeni nxitjes që në fillim për të shpejtuar, nervozizmi juaj gjatë ekspozesë do të shtohet; • Bëni pauza aq shpesh sa mendoni se duhet; • Mos u shqetësoni, nëse rastësisht gaboni. Dëgjuesit nuk do t’i japin kësaj aq rëndësi, nëse ju nuk do të habiteshit. Mos kërkoni falje. Nëse e shprehni shqetësimin tuaj dhe nëse kërkoni falje për çfardo qoftë problemi të fjalimit Tuaj, mund ta tërhiqni mendimin e auditoriumit ndaj diçkaje që nuk e keni vërejtur; • Përqëndrohuni te porosia, jo te mjedisi. Mos i kushtoni kujdes emocioneve tua, ndërsa përqëndrohuni te porosia dhe auditoriumi juaj. Emocionet tuaja do të largohen; • Sundoni frikën nëpërmjet veprimit. Veproni si fudbollist, i cili i sundon emocionet para fillimit nëpërmjet lëvizjeve energjike; • Kini parasysh- do të mësoheni nëpërmejt përvojës dhe gabimeve.
Këshillat e Aristotelit Mjeshtria e oratorisë është lidhur ngushtë me emrin e Aristotelit dhe punimin e tij “Retorika”, në të cilin ai i shënon bazat themelore të mjeshtrisë së të folurit: “Sepse janë tri pyetje, të cilat duhet të diskutohen nga pikpamja e fjalimitsë pari- në çfarë burimesh mbështeten dëshmitë; së dyti- stili, dhe së treti- si duhet t’i rradhisim pjesët e fjalimit”. “Dëshmitë nëpërmjet fjalimit janë prej tri llojesh: disa gjenden në karakterin e oratorit, të dytat- në aftësinë e tij ta bëjë dëgjuesin me disponimin e njohur dhe së treti- në vetë fjalimin, në rëndësinë e tijpër të dëshmuar ose të duket se dëshmon”. “Fjalimi është bindës atëherë kur do ta paraqesë të vërtetën reale ose të duket si reale në bazë të së vërtetës veç e veç të çdo sendi”. Tani është rradha të themi për stillin, sepse nuk mjafton vetëm të kemi se çka të flasim, por duhet ta themi atë ashtu si na përshtatet neve, dhe kjo kontribuon që fjalimi ynë të duket karakteristik”. “Si gjë e parë është ajo se prej nga sendet të kenë bindshmëri, në vend të dytë është disponimi i tyre sipas stilit, e treta që ka forcë të jashtëzakonshmemjashtëria aktoreske... Ajo përbëhet nga përdorimi i zërit, në aspektin e përdorimit
230
FJALIMI POLITIK të tij gjatë të gjitha ndjenjave, për shembull, se kur të jetë i fuqishëm, i ulët ose mesatar dhe si ta përdorim intonacionin”. Duhet t’i shfrytëzojmë metaforat e disa sendeve të afërta, por jo të atyre që dihen- ...Nëse themi se kërbishtja dhe kryqat janë diçka të njëjta, dhe të dyja janë të njëjta, por dallohen për “pjesën e tyre të sipërme dhe të poshtme”... Shumë mendime të mbrehtajanë si rezultat i metaforave dhe dalin nga mashtrimi. Krahasimet e vlerave në njëfarë mënyre janë metafora ( njeriu shkurtpamës është memzi si një lampë drite)”. “Nuk duhet harruar se ... nuk është stil i njëjtë si i fjalimit të shkruar ashtu edhe i atij të deklamuar, si i fjalimit në parlament dhe në gjygj”. “Fjalimi ka dy pjesë: është e nevojshme të thuhet se për çka bëhet fjalë dhe pastaj të jepen dëshmitë: sepse është e pamundur të mos dëshmojmë, kur diç do të themi. Sepse ai që dëshmon, dëshmon diçka, ndërsa ai që ka thenë diç më parë, e ka thënë për ta dëshmuar”. “Hyrja është fillimi i fjalimit, siç është prologu në poezi dhe prelidiumi në pjesën për flautë... Hyrja në fjalim është treguese e përmbajtjes, që të dijnë degjuesit se cila është përmbajtja dhe të mos enden poshtë e lartë- sepse e padefinuara të obligon... Hyrjet bëhen nga këto burime: nga lëvdata, nga mosmiratimi publik, nga nxitja, nga bindja, nga ajo që i drejtohemi dëgjuesit. Funkcioni më i domosdoshëm dhe tipik i fyrjes është që të spjegojë se cili është qëllimi që ndjek falimi. Prandaj nëse puna është e shkurtër dhe e qartë nuk duhet përdorur hyrjen”. “Përveç kësaj, detyra që të sprehur vemendjen e dëgjuesve është e përbashkët për të gjitha pjesët e fjalimit”. “Argumentet duhet të kenë forcë dëshmuese. Gjatë fjalimit pjesa më e madhe që e përcakton ndikimin, që i përcakton veprimet si të mira dhe të dobishme është gradacioni. Këtu faktet duhet të shkaktojnë besim... Në fjalimet politike mund të kontestojmë diç kur do të themi se asgjë nuk do të ndodhë, ose ajo që e themi do të ndodhë, por nuk do të jetë e drejtë ose nuk do të jetë e dobishme, ose nuk do të jetë me aq rëndësi. Duhet mbajtur llogari mos vallë kundërshtari futë mashtrime te diç që është jashtë çështjes që diskutohet- ajo ka formën e dëshmisë se ai gënjen edhe për gjërat tjera. Zbatimi i shembujve është mjaft i dobishëm për fjalimin politik”. “Kur bëhet fjalë për parashtrimin e pyetjeve, me e ligjikshme është ta bësh atëherë kur kundërshtari e ka thënë ... pikpamjen e tij armiqësore, kështu që i shtojmë vetëm edhe një pyetje që të dalë në pah marrija e tij”.
231
Kreu i tretë KOMUNIKIMI POLITIK “Rast i dytë i pyetjes është, kur një sypozim duket qartë, ndërsa tjetrin publikisht do të na e jap kundërshtari. Kur të infomohemi me një sypozim, nuk duhet të pyesim për atë që duket haptas, por të themi konkluzionin tonë”. “Pyetje shtrojmë gjithashtu kur duam të tregojmë se kundërshtari flet gjëra kontradiktore ose paradoksale”. Në raste të tjera nuk duhet të përqëndrohemi në pyetje, sepse nëse kundërshtari u përgjigjet , do të krijohet përshtypja se ai e sundon gjendjen. Nndërsa nuk kemi mundësi t’i bëjmë shumë pyetje për shkak të dobësisë së dëgjuesit”. “Dhe duke konkluduar, nëse konkluzioni shkakton pyetje duhet të theksojmë edhe shkakun për të”. Për çështjen e shpotive... Duhet të shkatërrojmë seriozitetin e kundërshtarëve tanë nëpërmejt mahive, ndërsa mahitë e tyre- nëpërmjet seriozitetit”. Konkluza përbëhet prej katër momenteve: së pari, ta bëjmë të disponuar dëgjuesin me qëndrim miqësor ndaj nesh dhe me qëndrim armiqësor ndaj kundërshtarit, së dyti- ta ngrejmë lart dhe ta vlerësojmë; së treti- ta shpiejmë dëgjuesin te ndjenjat përkatëse; se katërti- ta përkujtojmë esencialen. Dhe pasi kemi dëshmuar, se e flasim të vërtetën, ndërsa kundërshtari- gënjen, është e natyrshme që të lartësojmë, të akuzojmë, dhe t’i bëjmë goditjet e fundit me çekan...”.
232
Kreu i katërt
FUSHATAT ELEKTORALE Përgatitja dhe mbajtjave e fushatave paraelektorale është aspekt i ndërlikuar dhe shumëaspektesh. Ky proces kërkon njohje të shumta të sistematizuara, sukses në punën ekipore, diciplinë të jashtëzakonshme dhe sigurim të burimeve. Nëse u hedhim një sy fushatave gjatë dhjetë vjetëve të fundit do të vërejmë se të paktën asnjë nga këto kërkesa nuk ka ekzistuar. Për fat të keq numri më i madh i anëtarëve partiak dhe i kandidatëve e kanë nënçmuar nevojën e përgatitjeve të paramenduara të zhvillimit të fushatave por janë bazuar vetëm në përvojat e tyre personale. Në të shumtën e rasteve kjo të shpie që të bësh gabime serioze- shpenzimin e mundit të kotë, shpenzim joracional të mjeteve, demotivimin e kuadrit dhe të vullnetarëve dhe në instancë të fundit në rezultate të këqia gjatë zgjedhjeve. Për të tejkaluar këtë do të përpiqemi t’i prezentojmë pikat kryesore, radhitjen dhe lidhshmërinë reciproke në procesin e tërësishëm electoral në bazë të përvojës sonë dhe të huaj. Mbani mend! Fushtata paraelektorale e çdo partie nisë ditën tjetër pas përfundimit të zgjedhjeve të përparshme. Nëse zgjedhjet janë plotë pas 12 muajsh dhe juve ia nisni pikërisht atëherë organizimit të fushatës suaj do të jetë vonë.
PËRGATITJET PËR FUSHATËN ELEKTORALE Periudha përgatitore e fushatës kërkon kohë dhe përfshin përpunimin e hollësishëm të nëntë elementeve kryesore të fushatës suaj. 1. Puna e parë në të cilën duhet të angazhoheni është hulumtimi demografik i rajonit elektoral dhe analiza e zgjedhjeve të mbajtura viteve të fundit. Shtabi elektoral dhe kandidati duhet të kenë informata jashtëzakonisht të sakta dhe objektive për situatën demografike në rajonin elektoral. Të dhënat për popullsinë në rajon, mosha e saj, përkatësia etnike dhe religjioze , mënyra e jetesë e tjera, janë me rëndësi të jashtëzakonshme gjatë përcaktimit të strategjisë së fushatës. Me rëndësi të posaçme është edhe analiza e rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme,
233
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE disponimet konstante dhe paradispozitat ndaj votimit për njërën apo forcën poloitike tjetër. 2. Në vend të dytë vinë hulumtimi i disponimit shoqëror. Të dhënat e këtij hulumtimi janë vendimtare gjatë përcaktimit të problematikës kryesore në strategjinë dhe platformën elektorale. Në këtë bazë zbatohen edhe praktikat e fushatës. Rezultatet e hulumtimit të mendimit shoqëror paraqiten si shumë të rëndësishme për kandidatin në zgjedhjen e temës së diskutimit dhe të orjentimit ndaj grupeve të zgjedhësve. Që të bëhet analizë e saktë e të dhënave të hulumtimit të mendimit publik me rëndësi është që të kemi edhe rezultatet e hulumtimeve demografike.. Në fushatat bashkohore paraelektorale çdo veprim kërkohet në bazë të studimit kompetent dhe të gjithanshëm të disponimit të shoqërisë. 3. Element tjetër i rëndëishëm, nga i cili varet suksesi në luftën paraelektorale është strategjia e fushatës paraelektorale. Çështjes së zgjedhjes së strategjisë do t’i kushtojmë më tepër kujdes pak më vonë. 4.Nuk ekzistonë fushatë e mirë pa planifikim preciz të buxhetit financiar. Politika është mjeshtëri e shtrenjtë. Në kohën e sotme që të jeshë konkurent i aftë është e domosdoshme të keshë burime adekuate financiare. Fshehtësia e suksesit, në fakt, fshihet në ndarjen precize dhe efektive të mjeteve. Planifikimi i drejtë është i mundshëm atëherë kur është përcaktuar taktika dhe është bërë logaria se çfarë burimesh janë të domosdoshme pr realizimin e strategjisë. Që të mos kemi deficit të mjeteve menaxherët me përvojë të fushatave paraelektorale përpiqen të përpunojnë dy ose tri vrijante të buxhetit. Buxheti i parë përgatitet sipas programit në maksimum dhe i përfshin të gjitha idetë dhe qasjet taktike, që i ofrojnë organizatorët e fushatës. Varianti i dytë i buxhetit planifikohet në bazë të mjeteve minimale të nevojshme për mbajtjen e fushatës. Më shpesh në veprim vjenë i ashtuquajkturi buxheti mesatars, që është njëfarë kompromisi ndërmjet programit minimium dhe programit maksimum. Përpilimi dhe planifikimi i buxhetit i përfshinë jo vetëm mjetet financiare për sigurimin e aktiviteteve të ndryshme, por edhe burimet njerëzore dhe hapsinore. Ja pse, pjesa e këtij procesi paraqet përgatitjen e kalendarit të fushatës ose planin e e përfitimit të ekzekutuesve dhe të vullnetarëve, duke përfshirë edhe qëllimin e përfitimin e tyre. Jemi të detyruar të mbajmë mend se burim i vetëm i pakthyeshëm me të cilin punojmë është koha. Mjete dhe njerës plotëues mund të gjejmë, por kohën num mund ta kthejmë.
234
PËRGATITJET PËR FUSHATËN ELEKTORALE 5.Puna me mjetet e informimit publik është element i veçantë nga aspekti i përpunimit të imixhit përkatës të kandidatit tonë. Realizimi dhe mbajtja e kontakteve me mas-mediumet nuk është e lehtë dhe është punë delikate. Në nivelin qendror ose lokal, bashkëpunëtorët e mjeteve të informimit publik nga esenca e vet janë unikate, me cilësi të veta specifike. Detyra e bashkëpunëtorëve të mediumeve në shtab është të takohen me gazetarët, t’i studjojnë kriteret e tyre të punës, ta prezentojnë kandidatin e tyre sa më mirë që është e mundur dhe t’u përpmbahen në mënyre strikte planit ndaj mediumeve. E gjithë kjo, por plus edhe qasja dhe profesionalizmi nga ana e kandidatit do të garantonte të shprehurit adekuat dhe të hollësishëm të fushatës. Parimi kryesor që duhet ta dinë dhe që duhet t’i përmbahen atij bashkëpunëtorët e mediumeve të shtabit dhe të kandidatëit është : “Puna e reporterit është që të lajmërojë. Puna e kandidatit dhe e shtabit është që t’i përgatisë lajmet.” Në teksitn e mëposhtëm do të flasim ende për punën me mediumet. 6.Reklama paraelektorale është element strategjik , e cila pëfshinë dy komponenta kryesore- reklamën elektronike dhe materialet e shtypura. Me reklamë elektronike nënkuptohet reklama e televizionit dhe e radioa. Reklama e shtypur ërfshinë zgjedhjen e tërësishme të materialit të shtypur dhe letrat e zgjedhësve. përpunimi dhe relizimi i reklamës kërkojnë domosdo ekspert në shtabin paraelektoral, i cili do t’i përgjigjet këtij elementi taktik. Të mos harrojmë, se reklama jo profesionale lehtë shëndrrohet në anti-reklamë dhe se të gjitha mjetet e komunikimit me zgjedhësit duhet qartë t’i transmetojnë porositë e fushatave dhe të ndjekin stategjinë në mënyrë strikte. 7.Puna me zgjedhësit është element i ndërlikuar dhe i vështirë nga aspekti i përcaktimit të rrekjeve teknike që të arish te zgjdhsit. Rëndom për prcaktimin dhe përgatitjen e progremit të kontakteve me zgjedhësit është i nevojshëm konsultanti profesional dhe ekipi i shtabit, i cili e siguron këtë program. 8.Identifikimi dhe planifikimi i zgjedhësve janë elemente që shpeshë nuk përfillen nga ekipat e shtabeve paraelektorale. Vlerësimi i drejtë dhe i saktë i planifikimit të numrit të zgjedhësve , që na janë të nevojshëm në rajonin elektoral, japin mundësi për monitoring të përhershëm të rrjedhës së fushatës sonë dhe korigjimet e nevojshme, ndërsa përveç kësaj i motivon bashkëpunëtorët e shtabit dhe vullnetarët që punojnë për ne. Në këtë pjesë të fushatës gjithashtu më vonë do t’i kushtojmë vemendje plotësuese.
235
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE 9.Sigurimi i ditës së votimit është element i fundit që lidhet ngushtë me identifikimin dhe planifikimin e zgjedhësve tanë, sese pa sigurim të zgjedhësve para kutive të votimit çdo gjë shëndrrohet në humbje të pastër të mjeteve dhe kohës. Me siguri mund të përcaktojmë si moment kritik të fitimit të zgjedhjeve. Çdonjëri nga këto nëntë elemente është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nuk duhet të mospërfillet. Megjithatë nëse hymë më thellë në këtë kompleks do të vërejmë se strategjia e fushatës është është ai element në të cilin përqëndrohen lidhjet e të gjitha të tjerave. Hulumtimet janë të domosdoshme për t’u përcaktuar strategjia e drejtë. Plani financiar bazohet në domosdonë e sigurimit të mjeteve të nevojshme për kryerjen e strategjisë. Mjetet e informimit publik, kontaktet me zgjedhësit dhe planifikimi organizues e realizojnë lidhjen ndërmjet strategjisë,figurës së kandidatit dhe “lartmadhërisë së tij” votuesit.
236
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE Elementet themelore Para set’irrekemi marrjes së ndonjë vendimi për të arritur fushatë e suksesshme dhe me objektiv të fundit- të fitojmë zgjedhjet është e nevojshme t’i formulojmë hapat e rëndësishëm strategjik në fushatën politike. Politikanët dhe konstultantët me përvojë për mbajtjen e fushatës u rekomandojnë kandidatëve dhe menaxherëve të bëjnë harmonizimin me disa qëndrime klasike. Ata paraqesin boshtin e strategjisë elektorale. Nuk është e domosdoshme që çdonjëri nga këto qëndrime të përpunohet hollësisht dhe të shfrytëzohet në strategji. Kjo varet nga specifika e sistemit politik në një vend të caktuar, nga lloji i fushatës, nga specifika e ligjeve elektorale, nga specifikat e disponimit shoqëror etj. Ne do të shqyrtojmë më gjerësisht një pjesë të këtyre pikave kryesore, duke pasur parasysh zbatimin e tyre sipas kushteve dhe disponimit në Bullgari, ndërsa të tjerat vetëm do t’ishënojmë. Në radhë të parë, duhet të merremi vesh. Elementet strategjike duhet të formulohen në formë të shkruar dhe të jenë në formë të shkurtër dhe të saktë. Pas harmonizimit të strategjisë bëhet plani i hollësishëm i fushatës në formë të shkruar. Në këtë plan është e domosdoshme të përfshsihen të gjitha veprimet taktike në raport me kohën. Ekziston rreziku nëse elementet e posaçme taktike nuk shkruhen në linjën e strategjisë, ajo të shkatërrohet. Në planin tonë të gjitha veprimet taktike duhet të përpunohen detajisht , të përcaktohet saktë qëllimi i çdo qasjeje , ashtu si është shkruar në në synimin kryesor strategjik dhe koha e realizimit konkret. Çelësi i suksesit qëndron te diciplina. Nëse Shtabi i fushatës ka diciplinë dhe frymë të lartë, i kryen në mënyrë strikte elementet taktike dhe nuk i shmanget strategjisë së miratuar, fushata do të jetë e sukseshme. Të ndalemi në pikat e veçanta të strategjisë.
1. Përdorimi i përkatësisë partiake Përdorimi i përkatësisë partiake lirisht mund të thuhet qëndrim piknisës i strategjisë sonë. Para se t’i hyjmë marrjes së vendimeve se a do të përfshihet fuqishëm ky qëndrim në strategjinë paraelektorale është e domosdoshme t’i japim përgjegje disa pyetjeve nga dy aspkete.
237
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE •
•
Nga aspekti arganizativ-teknik: a e kmei partinë të formuar si sistemi unik në strukturat tona organizative politike me mekanizma të ndërtuara të brendshëme partiake, që e bëjnë të mundshëm funkcionimn e saj. a është formuar shtabi paraelektoral kombëtar (kur do të formohet dhe cilat janë kompetencat e tij?).
Kini kujdes!!! Pjesa më e madhe e pyetjeve praktike në lidhje me fushatën paraelektorale kërkojnë zgjidhje të shpejtë, të saktë, dhe kategorike në kuadër të shtabit të formuar kompëtar paraelektoral (SHPK). SHPK duhet t’i jepen kompetenca t’i zgjidhë në ecje e sipër të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushatën. Identifikimi politik dhe ndikimi i partisë • • • •
Si është identifikimi ideo-politik i partisë sonë? Ç‘rezultate arrin tradicionalisht partia ne zonën e caktuar elektorale? Si përfaqësohet partia në pushtetin vendor? Si është prezentimi i partisë në parlament, e tj.
Ky moment strategjik duhet të përfshihet fuqishëm atëherë, kur partia së cilës i takon kandidati e ka përkrahjen e nurmin e konsiderueshëm konstant të zgjdhesve të zgjedhësve . Kur ekzistonë një situatë e këtillë njëra nga detyrat e shtabit është t’i “informojë” zgjedhësit e vet, se ky kandidat e përfaqëson, në radhë të parë këtë parti e pastaj dhe t’i orjentoj përpjekjet tek zgjedhësit potencial. Në rastet kur partija ka fituar zgjedhjet e mëparshme në mëse gjashtëdhjetë përqind dhe nuk ka përjetuar tronditje serioze, atëherë strategjia paraelektorale duhet të bazohet kryesisht në bazë të përkatëisë partiake. Në rajone të tjera ku nuk ka ndonjë ndarje të këtillë të fortë në bazë të parimit partiak, kjo qasje nuk do të shprehet aq shumë. Gjatë përcaktimit të rëndësisë së këtij qëndrimi duhet të kihen parasysh edhe rezultatet e analizës së situatës politike dhe ekonomike në zonë dhe në vend. Detyrë: Vlerësoni se a do ta vini theksin e strategjisë suaj elektorale në shfrytëzimin e përkatësisë partiake në këto raste:
238
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE Rast 1: Përgatitjet e fushatës për zgjedhjet parlamentare nisë në periudhën, në të cilën situata politike në vend bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ekzistonë përqëndrim i fuqishëm i pushtetit që është një ndërlidhje e cenzurës në mediumet kombëtare, preokupim i i pushtetit ekonomik të një qarku të ngushtë politik dhe i korupcionit që s’mund të vlerësohet. Rasti 2: Me sjelljen e Ligjit të ri për zgjedhjet vendore , zgjedhësit e vendbanimeve nga 500 banorë janë përjashtuar nga mundësia që të votojnë për listën e këshillëtarëve komunal dhe për kryetarët e komunave. Përveç kësaj është zvogëluar edhe numri i mandateve për këshillëtarë komunal, me të cilin para partive u paraqitën çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Nga zgjidhja e tyre adekuate varet prezentimi i tyre i suksesshëm në zgjedhjet vendore
2
Krijimi i kontrastit të dukshëm
Krijimi i kontrastit të dukshëm është qëndrimi i dytë klasik i strategjisë elektorale. Në shumë raste paraqitet nevoja e krijimi të kontrastit të dukshëm ose e dalimeve ndërmjet kandidatëve dhe kundërshtarëve të tyre. Arritja e këtij kontrasti mund të realizohet vetëm nëpërmjet përdorimit të shumë parametrave. Të këtila mund të jenë problemet e veçanta, karakteristikat personale, përvojat, aftësia e punës dhe dallime të tjera fizike. Të japim një shembull për arritje të një kontrasti të këtillë të kandidatit të Partisë republikane Gotard Kobl gjatë fuhatës për senator në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kobël për këtë qëllim e shfrytëzonte çështjen për ndalimin e abortit si dallim kryesor ndërmjet tij dhe administratorit të atëhershëm, kundërshtar i tij nga rradhët e domokratëve Robin Britam. Shumica e popullisë në zonën elektorale të përfshirë në Grinzbaro, e pranuan qëndrimin e Koblit për këtë çështje konkrete. Për këtë arsye Kobl krijoj një kontrast të dukshëm, që bazohej në idenë pr ndalimin e aborteve. Ai e arriti këtë duke shfrytëzuar një grua të re, që fliste për rëndësinë e jetës së njeriut. Në fillim objektivi i kamerës televizive fiksohet vetëm në fytyrën e saj. Në fund të materialit kamera e përmbledh tërë figurën e saj të plotë në momentin, kur ajo thotë, se ka vetëm një votë duke treguar barkun e saj shtatzënë (barkun e saj të fryrë) dhe përfundon me fjalët “Unë jap dy vota ër Godart Koblin”. Ky kontrast u bë një nga shkaqet që Kobl fitoi me rezultat 51% ndaj 49% me kundërshtarin e vet. Dëtyrë: këthehuni prapa asaj kohe dhe përpiquni të zbuloni qasje të tillë në fushatën paraelektorale të forcave themelore politike në Bullgari. Nëse zbuloni, përpiquni të jepni vlerësime për efikasitetin në rastet e caktuara.
239
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE
3.Formimi i dallimeve ideologjike Aspekti i ardhshëm i strategjisë paraelektorale ka lidhje të ngushtë me formimin e kontrastit të theksuar, por përdoret më shpeshë në nivel kombëtar. Ai bazohet në parimet e përgjithshme ideologjike: dallimet ndërmjet filozofive konzervative, liberale, social demokrate e të tjera. Ajo që duhet të formohet është dallimi i arsyetuar dhe real dhe prandaj këtë qëndrim e quajme formimi i dallimeve ideologjike. Nëse situata është e tillë që tek zgjedhësit janë në kundërshtim bindjet liberale dhe sociale dhe në pjesën e vet më të madhe popullsia është me disponim social, atëherë strategjia e formimit të dallimeve ideologjike është e pranueshme për partitë të hapsirës politike të majtë. Duke paraqitur situatën e përmendur më lartë në kontekst real, atëherë partia e hapsirës së majtë “X” mund të ketë si shembull këtë karakter të fushatës paraelektorale: Në planin ideo politik ajo mund të jetë fushatë agresive. Kjo lloj fushate synon drejtë identifikimit të theksuar në hapsirën e majtë. Ajo imponon në shoqëri figurën e opozitës reale dhe të fortë të modelit eksistues të administrimit: partinë me potencial stabil ideor dhe kadrovik, e cila propozon edhe alternativa konkrete të administrimit të shumicës eksistuese; parti e cila e ka përkrahjen e së majtës evropjane. Njëkohësisht ajo është opozitë e theksuar, me saktësi precize, konkrete dhe e pamëshirshme në kritikat ndaj pushtetarëve. Angazhohet për njerës që mendojnë në mënyrë racionale nga të gjitha grupet sociale në shoqëri, të pakënaqur me administrimin eksistues, të cilët e kanë kuptuar anën joedekuate, ndërmjet premtimeve të bëra paraelektorale, cenzurën e mediumeve, korrupcionin i cili po merrë përmasa të gjera, portizimin e ekonomisë, rënjen e reformës strukturore dhe të privatizimit. Në kontekst të velerave themelore ideore imponohen projekte aktuale për shoqërinë në periudhën e tashme; ekonomi të lirë; ndarjen e drejtë të çmimit social të reformës strukturore; heqje dorë nga modeli liberalo-kapitalist dhe kapitalizmi autoritar.
Shembull: Shumë e dukshëme dhe e dobishëme në këtë pjesë të strategjisë është qasja e kryeminsitrit britanik Toni Bler, me vizit kartën e tij. Kjo qasje përbëhet nga sa vijon:
240
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE Pesë pikat themelore të programit të laburistëve, të cilat në mënyrë të theksuar e shprehin bazën e partisë dhe të formuluara qartë dhe shkurtë me shkronja në një vizit kartë me material mbishkrimi “Ruani këtë kartelë dhe do të shihni, se ne do ta realizojmë atë që e premtojmë”. 4.Eksekutimi e një çështjeje Paraqitja e një çështjeje është qasje shumë e rrezikshme në strategji, sepse është shumë e vështirë dhe e ndërlikuar për t’u ekyekutuar. Ekzistojnë raste, kur një autsajder, që duket haptas në zgjedhje t’i përballojë situatat e padëshirueshme me vlerësim dhe informim të mirë dhe të mbajë anën e një çështjeje konkrete. “Triku” kryesor në këtë qasje përmblidhet në sa vijon: kandidati synon të bëjë me fushatën e vet referendum rreth një çështjeje të rëndësishme emocionale. Kjo çështje duhet të ndahet nga grupi i çështjeve tjera, ndërsa qëndrimi i kundërt i kandidatit të ketë përcaktim të qartë. Nëse pranohet ky drejtim i strategjisë është e nevojshme diciplinë e mirë. Gjatë fushatës nuk nuk duhet të ndërmerret kurrëfarë veprimi që nuk është lidhur me çëshjten e vetme të përcaktuar. Shfrytëzimi i këtij qëndrimi në instanca të fundit, vjenë në shprehje kur në zonën elektorale kundërshtari i kandidatit tuaj është jashtëzakonisht i fortë, ndërsa partia e tij e ka prkrahjen e shumicës së zgjedhësve. 5.Krijimi i figurës pozitive Krijimi i figurës pozitive është periudhë në strategji e cila nuk mund ta dëmtojë kandidatin. Prandaj shfrytëzimi i saj është gadi i domosdoshëm. Rasti i vetëm , kur nuk duhet të formohet figurë pozitive është rasti kur kjo figurë tani më ka ekzistuar. (Vërejtje, tejdozat në këtë rast janë të rrezikshme!) Formimi i figurës pozitive është moment themelor për ndërtimin e imixhit të përgjithshëm. Ajo duhet të formohet në periudhën e hershme të fushatës paraelektorale. Më vonë figura pozitive bëhet fundamentale dhe në këtë bazë formulohen dallimet në qëndrimet e kandidatëve. Ekzistonë edhe një aspekt i rëndësishëm i figurës pozitive, dhe ky është pozicionimi i saktë i kandidatit. Gabimet e këtij aspekti mund të jenë fatale për suksesin përfundimtar të kandidatit. Përse në fakt është fjala? Liderët kombëtar njihen shumë mirë nga zgjedhësit, se sa ata lokal. Kandidatin lokal rregullisht e mbanë në vetëdije të zgjedhësve lidhja simbolike ndërmjet tij dhe liderëve partiak kombëtar. Kjo e bënë të duket si lider në pajtim me elitën partiake kombëtare. Në fushatat lokale kërkohet prani e liderëve kombëtar në ngjarjet vendore për dy qëllime themelore:
241
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE a) “Autoriteti i lartë” e zyrtarizon kandidatin dhe qëndrimet e tij në sytë e zgjedhësve lokal dhe e respekton publikisht simbolin “vllazërim” ndërmjet kandidatëve tanë. b) E bënë të lehtë depërtimin e kandidatit lokal në mediume. Por, tejkalimi i masës në këtë drejtim e fsheh rrezikun që kandidati lokal të humbë autonominë e vet. Nëse nuk arrihet ballansim punues ndërmjet këtyre dy niveleve të fushatës- nacionales dhe kombëtare, mund të parashihen këto rreziqe: Nëse kandidatët lokal përpiqen të mbeten tërësisht të pavarur dhe e nënçmojnë fushatën kombëtare, ata do të bien në izolim; Nëse harmonizimi nuk realizohet me hapa konkret praktik efekti i fushatës lokale do të bie dukshëm; Nëse fushata lokale varet tepër nga ajo kombëtare, ajo do të humbte formën, gjë që do ta vërenin edhe zgjedhësit dhe do të ndikonte negativisht gjatë përcaktimit të tyre. Përparësi serioze do të japë harmonizimi me fushatat e mëparshme (përfshirë këtuedhe ato afariste). Në nivel lokal ato mbahen mend më shumë se sa në atë kombëtar. Këkohet kontinuitet, por jo edhe përsëritje. 6.Krijimi i figurës negative Krijimi i figurës negative është qëndrim i strategjisë që shpesh është në kundërshtim dhe ne nuk do të ndalemi më gjerësisht për këtë. Por megjithatë, kur duhet t’i rrekesh përpunimit të saj të hollësishëm? Në fushata të shumta kundër kandidatit tonë delë kundërshtari i popullarizuar, veçanërisht kur kandidti ynë është i panjohur ose njihet sipas anëve të tij negative. Për formimin e figurës negative shfrytëzohen çështje të diskutuara në fushatë, ndonjëherë cilësitë personale, ndërsa në raste të tjera edhe efikasiteti i veprimimtarisë së tij. 7.Formimi i kualicioneve paraelektorale Formimi i koalicioneve paraelektorale është aspekt i cili meriton vemendje të posaçme dhe shqyrtim të posaçem për shkak të vëllimit të madh dhe planeve të mëdha. Megjithatë është radha të thuhet se politika e koalicionit përpunohet në dy drejtime. Nga njëra anë është formimi i koalicioneve ndërpartiake. Nga ana tjetër është formimi i kolaicioneve me grupe njerëzish, të cilët rëndom nuk kryejnë veprimtari politike, por në radhë të parë janë struktura qytetare dhe shoqërore , organizata të degëve. Përveç kësaj, mënyra dhe forma e formimit të koalicioneve
242
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE varet nga lloji i zgjedhjeve që që mbahen (për deputet, për organet lokale të vetadministratës, zgjedhje presidenciale). Me rëndësi është të sqarohet, se si është formulimi i përgjithshëm për pjesmarrjen në koalicion gjatë zgjedhjeve, a është i lejueshëm varianti (niveli nacional, niveli lokal). Shembull: Në nivelin nacional të fushatës kërkohet dialog i gjerë me të gjithë forcat e opozitës, parlamentare dhe jashtëparlamentit në bazë të alternativës së përgjithshme të menaxhimit të prëhershëm. Në nivelin lokla vendimtare për strategjinë e koalicionit është vlerësimi i saktë i mundësive dhe burimeve të mundshme, raporti i saktë i forcave në çdo vendbanim dhe komunë, si dhe situata e përgjithshme politike në vend. Në pajtim me kuhstet e përcaktuara dhe sipas harmonizimit me udheqësinë nacionale të partisë mund të bëhen koalicione lokale në bazë të programeve. Mundet, gjithashtu, imponimi i autoritetit dhe ndikimi i partive nëpërmjet listave partiake individuale, të formuara nga anëtarë, simpatizerë, profesionistë të paangazhuar partiak, autoritete lokale. Kriteri themelor gjatë solucioneve të shumta të jetë zgjedhja e kandidatit. Në rastet e këtilla duhet të kërkohet përkrahje e gjerë për kandidatin e propozuar( partiake, profesionale etj). Qasjet e ndryshme varen edhe nga dispozitat e ligjit përkatës elektoral. 9.Formimi i organizatës Formimi i organizatës është pjesë e strategjisë, e cila i bashkon të gjitha momentet organizuese të punës politike- regjistrimin, punën me zgjedhësit, sigurimin gjatë ditës së zgjedhjeve. Të gjitha këto momente do t’i shqyrtojmë më hollësisht në teksin e mëposhtëm. 9.Shfrytëzimi i burimeve financiare për ta dëtyruar kundërshtarin të heqë dorë. Shfrytëzimi i burimeve financiare për ta deyruar kundërshtarin të heqë dorë është qasje specifike dhe e shfrytëzuar rrallë në strategji. Qëllimi i fundit është të heqe dorë dhe të demoralizohet nëpërmjet shfrytëzimit të sasive të mëdha të mjeteve financiare. Në kushte tona më mirë është që kjo pjesë të lehet anash, sepse mund të ketë efekt të kundërt. T’u përkujtojmë se ç‘shkaktoi shpenzimi i mjeteve të mëdha të (ODS) në fushatën për organet lokale të pushtetit në vitin 1999. Dëri në këtë moment i radhitëm nëntë qëndrimet klasike të strategjisë sonë. Njohja e tyre me e thellë dhe zbatimi në praktikë është moment kyç për zhvillimin e
243
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE suksesshëm të fushatës. Në procesin e përgatitjes së strategjisë paraelektorale çdo qëndrim do të përfshihet në shkallë të ndryshme, në pajtim me specifikën e situatës së tërësishme në vend ose të zonës elektorale. Me rëndësi është të nënvizojmë se politika bashkohore zhvillohet në mënyrë dinamike dhe struktura e përmendur më lartë e strategjisë paralektorale nuk duhet të merret si sistem konzrevativ, që nuk lejon korigjime dhe futje të risive, të kushtëzuara nga situata konkrete. Më i rëndësishëm është përpunimi i saktë dhe i thellë i çdo komponente dhe i realizimit struktural të planit të fushatës.
Plani i fushatës paraelektorale Nëse e arsyetuam atë që tanimë e kemi sqaruar si proces i përgatitjes së fushatës dhe i përcaktimit të strategjsë paraelektorale, poashtu mund t’i përcaktojmë edhe gjashtë komponentat themelore të planit të fushatës. Komponentat themelore të planit të fushatës paraelektorale 1. Hulumtimet: - pamja demografike e zonës elektorale - predispozicionet shoqërore - studimi i kandidatëve - rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme 2. Strategjia: Si t’i fitojmë votat e : - elektoratit tonë të përhershëm - elektoratit tonë margjinal elektoratit të luhatshëm elektoratit pasiv (atyre që nuk votojnë) - elektoratit margjinal të kundërshtarit Ekuacioni, që duhet ta zgjidhim duket kështu: Sasia e votave e elektoratit tonë të përhershëm= sasia e votave, të fituara me fushatë është = me sasinë votave, të domosdoshme për sukssin përfundimtar 3. Taktika: - masmediumet - të drejtuarit drejtpërdrejt shikuesve
244
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE -
paraqitjet telefonike takimet me zgjedhësit (ngjarjet publike; “nga dera në derë” etj.) tërhjekja e vullnetarëve identifikimi i zgjedhësve organizimi në ditën e zgjedhjeve
4. Struktura e menaxhimit të fushatës: - Shema e strukturës organizative - Funkcione dhe obligime të të punësuarëve në shtab 5. Buxheti i fushatës: - shpenzimet; më mirë është që të planifikohen menjëherë para startit të fushatës esenciale. Nuk mund të përcaktohet se sa do të kushtojë fushata para se të përpunohen strategjia dhe plani. - Të ardhurt; është shumë me rëndësi që marrja dhe tërhejkja e mjetëve të planifikohen në mënyrë reale, që të mos blokohet fushata në një monent të caktuar.
6. Korigjimi i fushatës: Nëse ka nevojë të koigjohet fushata, së pari ndryshoni taktikën dhe jo strategjinë. Ndryshimi i strtegjsë është masa e fundit e korigjimit. Gjatë përpilimit të planit të fushatës duhet nisur nga disa rregulla të cilat shërbejnë si kritere për të velerësuar se sa me sukses është përpunuar plani: • realizëm- parashtrimi i objektivave të arritshme dhe masa reale; • funkcionalizëm- plani duhet të jetë i përdorshëm; • hollësitë-t’imbulojë të gjitha detyrat dhe mundësitë; • orjentim dhe logjikë- parashtrimi i drejtë dhe me rregull i detyrave; • dinamikë (pragmatizëm)- të mund të reagohet në mënyrë adekuate dhe me kohë gjatë ndryshimit të situatës. Të shohim një shembull të planit të fushatës paraelektorale për organet e pushtetit lokal. Në bazë të këtij plani përgatitet grafiku i hollësishëm dhe me afate kohore të sakta për kryerjen e të gjitha veprimtarive të parapara, si në nivelin nacional, ashtu edhe në atë lokal. Periudha përgaditëse (përfundon gjashtë muaj para zgjedhjeve)
245
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE • • • • • • • •
Grumbulimi i potencialeve kadrovike të partisë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale; Përgatitja e analizave para kohe të elektoratit sipas zonave; Përpunimi konceptual i të gjitha elementeve të fushatës dhe përgatitja e programit për stërvitjen e kandidatëve dhe të kuadrit; Përpunimi i programeve paraelektorale organizatave partiake lokale; Paraqitja e kandidatëve për prefekt dhe këshillëtarë komunal nga organizatat komunale (të zonave) dhe konfimimi i tyre; Sigurimi kadrovik i strukturave partiake lokale për të marrë pjesë në fushatën paraelektorale; Stërvitja e kandidatëve dhe kuadrove për të marrë pjesë në zgjedhje; Përpunimi i planeve komunale për prezentimin shoqëror të kandidatëve.
Periudha e parë (gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e fillimit të fushatës aktive) • • •
• • • •
Prezentimi shoqëror i kandidatëve Mediumet- periudha para startimit Adaptimi i aktivitetit të tërësishëm organizativ partiak dhe teknologjik të strukturave lokale partiake për punë në periudhën paraelektorale. Moment themelor i rëndësishëm është puna individuale me anëtarët, sipatizuesit dhe zgjedhësit, si në këtë periudhë ashtu edhe në fund të fushatës. Adaptimi i strukturave ndaj ligjit eksistues elektoral; Perpunimi i rrjedhave të posaçme teknike dhe qasjet e diferencuara për zonat dhe komunat e veçanta; Fomimi përfundimtar i koalicioneve paraelektorale nëpër komuna dhe konfirmimi i tyre nga organet e partisë; Të sigurohet pjesmarrje e përfaqësuesve në komisionet elektorale në të gjitha nivelet; Zgjishidhja e spektrit të tërë të çështjeve organizative dhe juridike, që lidhen me regjistirmin në Komisionin qendror të zgjedhjeve lokale (KQZL),
246
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE regjistrimi i kandidatëve për prefekt dhe i listës së këshillëtarëve komunal, pjesmarrja në KQZL, KZK (Komisionin e zgjedhjeve lokale), anëtarëve të komisioneve të seksioneve dhe përfaqësues.
Periudha e dytë ( periudha 30 ditëshe deri në ditën e zgjedhjeve) * Puna e kandidatëve nëpër komuna dhe vendbanime; • Puna e anëtarëve të udheqësisë nacionale dhe PG në zona; • Propaganda totale e mediumeve në zonë, në komunë dhe në nivel qendror; • Propagandë masive- materiale të shtypura, reklama, hulumtime publike dhe analiza të elektoratit dhe propozime për korigjimin e tekstit të fushatës sipas zonave; • Sigurimi jurdik i ditës së zgjedhjeve- kontakte me vëzhguesit ndërkombëtar Iniciativat qytetare për zgjedhje demokratike (IQZD), Shoqata bullgare për zgjedhje të ndershme (SHBZN). Ftesa për pjesmarrje të përfaqësuesve të partive mike nga Evropa, si vëzhguese të ditës së zgjedhjeve.
Periudha e tretë •
(dita e zgjedhjeve dhe më pas) Plan i posaçem i hapur për kontrroll dhe raport paralel për rezultatet në ditën e zgjedhjeve
Periudha pas zgjedhjeve • •
Analiza e rezultateve dhe e kryerjes së detyrave nga strukturat partiake; Mediumet
Grafikoni Grafiku i fushatës është pjesë e pandarë e palanit të fushatës. Ai paraqet llogaritjen e sistematizuar të aktiviteteve të ndryshme dhe të veprimeve taktike për arritjen e qëllimeve konkrete të parashtruara në afete të caktuara. Qëllimi i grafikut është që të sigurojë mundësi për kontrroll të kryerjes së detyrave dhe ngjarjeve të ndryshme, esenciale dhe jo aq esenciale të cilat duhet të realizohen deri në ditën e zgjedhjeve. Përveç kësaj, grafiku është i domosdoshëm për menaxhim efektiv të
247
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE shtabit dhe të vullnetarëve dhe për siguri rreth asaj se ata e kryen detyrën e parashtruar. Si ta bëjmë grafikun e fushatës? Më mirë është që të nisni të bëni grafikun duke filluar nga ana e kundërt. Nisni nga dita e përfundimit të zgjedhjeve dhe plotësoni detyrat sipas rradhës së kundërt deri në momentin e tashëm.. ( Mbani mend se një fushatë asnjëherë nuk fillon pa periudhën përfundimtare pas marrjes së rezultateve, sido qofshin ato). Veprimet taktike ndahen në elemnte te veçanta të domosdoshëm për kryrje të suksesshme të detyrave. Masat duhet të rradhiten sipas rradhës logjike. Grafiku duhet të harmonizohet me karakterin e masave. Në lidhje me punën e kandidatit, ato duhet të harmonizohen me kohën; vendin e vizitës; distancën ndërmjet vendbanimeve të caktuara. (Ndarja e kohës së kandidatit duhet të jetë reale dhe njerëzore). Kalendari i vetëm i shtabit, si udheqje për veprim është shumë i rëndësishëm. Ai duhet të jetë me përmasa të mëdha, i varur në mur në Shtabin tuaj gjatë gjithë fushatës.
248
STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE
Kopje e grafikut të fushatës paraelektorale
Veprimtaria
Muaji Dita 123456 7 8 9 10 11 12
Përgjegjës
Studimi dhe logaritja e votave të nevojshme Monitoringu Mediumet Stërvitjet Regjistrimi Komunikimi Mbledhja e mejteve Organizimi elektoral Kandidatët Tërhjekja e vullnetarëve Materiali i shtypur Ngjarjet masive Agjitimi nga dera në derë Regjistrimi i anëtarëve të komisioneve dhe përfaqësuesve Organizimi i ditë së zgjedhjeve Të tjera Përveç kalendarit të përgjithshëm të shtabit elektoral, çdonjëri nga përgjegjësit është i obliguar të ketë grafikun e vet individual në resorin për të cilin është përgjegjës.
249
ORGANIZIMI I FUSHATËS Natyrisht se grafiku është moment bazik në organizimin e saj të tërësishëm dhe nga kryerja e tij strikte varet edhe suksesi përfundimtar. Që ky të jetë real dhe të mund të realizohet duhet të këthehemi pak më prapa dhe të veçopjmë disa momente të rëndësishme në planigikimin e fushatës. Këto momente janë objekt i planifikimit të fushatës, ndërsa njohje e tyre me hollësi është e detyrueshme që të mund të përcaktohet koha e nevojshme për kryerje e tyre, kohë e saktë në të cilën do të zbatohet fushata dhe burimet që kërkohen. Shtatë monmente janë posaçërisht të rëndësishme në organizimin fushatës: - formimi dhe menexhimi i ekipit nga ekspertë dhe vullnetarë për fushatën; - përcaktimi i numrit minimal të votave të nevojshme për ta arritur qëllimin tonë; - Puna me zgjedhësit; - Puna me mediumet; - Monitoringu gjatë fushatës; - Sigurimi i numrit të nevojshëm të zgjedhësve në ditën e votimit; Sigurimi dhe menaxhimi i mjeteve financiare për fushatën. Përshkrimi i hollësishëm dhe i plotë dhe përpunimi i këtyre aktiviteteve të nevojshme për organizimin e fushatës do të na marrë shumë kohë dhe vend. Në këtë rast shumë me rëndësi është për ne ta kuptojmë esencën e tyre dhe rregullat themelore për realizim. Së pari, do të ndalemi në çështjen e formimit të funkcioneve dhe menazhimeve themelore të ekipeve të ekspertëve dhe vullnetarëve në fushatën paraelektorale. Shtabi paraelektoral Shtabi paraelektoral është struktura kryesore organizative e fushatës. Qëllimi i tij kryesor është të formojë organizim efektiv të fushatës. Puna e shtabit duhet t’u lejojë kandidatëve të përqëndrohen në kontaktet me njerëzit dhe të arrihet formula punuese e organizimit për të fituar zgjedhjet. Funkcionet themelore të shtabeve paraelektorale janë: përgatitjen e planit të fushatës; grafiku kohor dhe sigurimi i tij. Struktura e shtabit paraelektoral nuk është përkufizuar në mënyrë shkencore dhe
250
ORGANIZIMI I FUSHATËS varet nga shumë specifika. Me shpeshë struktura e shtabit nacional përcaktohet me vendimin e udheqësive të partive, me propozim të shefit të zhtabit. Struktura e shtabeve lokale rëndomë është kopje e shtabit nacional. Pavarsishtë se si është struktura, ekzistojnë disa aktivitete kyçe , të cilat janë të domosdoshme gjithmonë: • shefi i shtabit nacional paralelektoral; • shefi i shtabit paraelektoral lokal; • përgjegjës për planifikim; • përgjegjës për mediumet; • drejtor financiar të fushatës; • këshilltar juridik. Në vend të parë për shkak të rëndësisë tepër të madhe dhe përgjegjësisë të veçantë, do t’i shqyrtojmë funkcionet e menaxherit të fushatës (nëse ajo është nacionale) ose siç i themi rëndom Shef i Shtabit paraelektoral nacional. Ai : • formon ekip të madh të ekspertëve dhe konsultantëve në nivel kombëtar, të cilët do t’i përpunojnë të gjitha hollësitë e fushatës; • e drejton përgatitjen e variantit të shkruar të strategjisë së fushatës dhe prpunon qasje tektike periodike për realizimin e saj • i planifikon dhe i ndjek studimet e mendimit publik • e kordionon dhe i jep rekomandime tërë rrjetit të shtabeve paraelektorale • i vërteton të gjitha ndryshimet serioze në planet e zbatimit të fushatës në zonat elektorale • rregullisht e akutalizon rjedhën e fushatës varësisht nga respektimi i afateve për marrjen dhe harxhimin e mjeteve financiare • i maban dhe i drejton mbledhjet e shtabit • i përgatit dhe i konfirmon të gjitha ndryshimet në obligimet zyrtare të të punësuarve në shtabe • i përgatit dhe i pranon paranon planet e aktiviteteve kur paraqiten situata të paplanifikuara • e ndjekë rrjedhën dhe kryerjen e planit të mediumeve dhe të veprimtarive reklamuese • kryen aktivitete tjera më pak të rëndësishme
251
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Figurë e dytë kryesore në përpbërje, të atyre që e realizojnë fushatën është shefi i shtabit lokal (i zonës apo i komunës). Ai rëndom është ngarkuar me këto funkcione më të rëndësishme. • •
•
• • •
përgjigjet për funkcionimin efektiv të shtabit paralektoral lokal përgjigjet për gjetjen dhe kompletimin e kuadrit të bërthamave të ndryshme në shtab, përfshirë këtu vullnetarët për përgatitjen e takimeve më zgjedhësit dhe përhapjen e materialit të shtypur e tjera përgjigjet për kryerjen e programit të kandidatëve, u ndanë detyrat e drejtpërdrejta për përgatitjen e programeve të ngjarjeve kalendarike mes anëtarëve të shtabit i zgjidh problemet e përditshme të shtabit, i siguron materialet dhe mjetet e nevojshme për aktivitet i ndanë përgjegjësitë përfshirë këtu edhe punën e drejtpërdrejtë me kandidatin i jep raport për rrjedhën e fushatës shtabit paraelektoral kombëtar
Kompetenti tjetër i rëndësishëm në shtab është përgjegjësi i planifikimit. Funkcionet e tij themelore janë: •
•
e përgatit grafikonin e plotë dhe të hollësishëm për kohën e kandidtëve duke e vënë në dukje dhe me informata të gjithanshme për vendin e takimit, adresat, numrat e telefonëve, njerëzit e ftuar dhe kontaktet e planifikuara në çdo pikë të zonës elektorale, ku paraqitet kandidati; bashkë me shefin e shtabit është përgjegjës për gjetjen e zonave dhe ngjarjet me përparësi, të cilat kandidati duhet t’i vizitojë Përgjegjësi për mediumet rëndom i kryen këto funkcione:
•
• •
përgjigjet për komunikimet e përditshme me shtypin ditor dhe me mjetet e informimit publik dhe punon aktivisht për mbajtjen e mardhënjeve të mira me mediumet me vemendje i studjon problemet ekzistuese në zonën elektorale dhe përpgjigjet për studimet në rrethin e çështjeve, që i nxisin zgjedhësit përgjigjet se si të formësohet finalja e qëndrimeve të kandidatit dhe strategjia e fushatës
252
ORGANIZIMI I FUSHATËS • • • •
përgatit grafikun e takimeve me gazetarë të mediumeve dhe i kordinon të gjitha aktivitetet në lidhje me këtë përgatit pasqyrën e përditshme të materialeve në shtypin e përditshëm në lidhje me fushatën dhe e njofton shefin e shtabit paraelektoral dhe kandidatët i përgatit tezat e fjalimeve të kandidatëve e kordinon realizimin e reklamave paraelektorale në mediume
Drejtori financiar i fushatës: • • • •
e përgatit buxhetin e fushatës dhe grafikun e sigurimit të mjeteve merrë pjesë aktive vet ne sigurimin e mjeteve për fushatën paraelektorale në mënyrë strikte i prmbahet instrukcioneve për drejtimin e veprimtarisë financiare dhe të raportit dhe njëkohësisht i mëson anëtarët e shtabit çdo ditë e ndjek shumën e mjeteve të marra dhe i informon shefin e shtabit dhe kandidatët
Në çdo shtab paraelektoral duhet të ketë edhe këshilltar juridik. Kryerja precize i funkcioneve të tij është garancion për pjesmarrje sipas rregullit në zgjedhje. Ai: •
• •
përgjigjet për: t’iu prmbajtur afateve të parapara me ligj për regjistrimin e partisë në komisionet elektorale, të kandidatëve, të anëtarëve të komisioneve të seksioneve dhe të përfaqësuesve të kandidatëve zhvillon stërvitje dhe e kordinon tërë rrjetin e anëtarëve të konisineve elektorale dhe të përfaqësuesve në tëritorin e zonës elektorale i përgatit dhe përgjigjet rreth paraqitjes së denoncimeve, akuzave dhe të tjera në komisionet e zgjedhjeve ose në gjygje
Që të përfundojmë me sigurimin kadrovik dhe funkcional të strukturës paraelektorale të fushatës, duhet të nënvoizojmë se kryerja e mirë e qëllimeve të parashtruara mund të jetë faktor vetëm nëse ka diciplinë dhe aftësi te kuadri që të punojë në ekip. Kuptohet, në radhë të parë ndaj asaj që e përmendëm më lartë, strukturat partiake duhet të bien në situatë pune gjatë periudhës paraelektorale. Gjetja dhe menexhimi i mjeteve financiare të fushatës nuk është vetëm çështje e organizimit. Nuk ekziston strategji, nuk ka planifikim , nuk ka fushatë pa sigurimin e përkrahjes financiare. Sigurimi i mjeteve financiare duhet të fillojë shumë më herët se të nisë përgatitja për të marrë pjesë në zgjedhje. Në pjesën e
253
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE parë, e cila e shyrton periudhën përgatitore të fushatës paraelektorale, përmendëm disa specifika të financimit. Mbase, duhet vetëm të shtojmë edhe disa parime të rëndësishme që do të kontribuojnë për sigurimin e fushatës. Së pari duhet ta kemi të qartë se sigurimi i burimeve financiare realizohet në të gjitha nuvelet- qendrore, rajonale dhe lokale. Të gjithë pjesëmarrësit në fushatë duhet të përfshihen rreth kësaj detyre të vështirë. Së dyti, sipas rëndësisë është saktësia dhe realizimi i buxhetit të fushatës. Nga mjetet e planifikuara saktë për të gjitha veprimtaritë varet zhvillimi normal i fushatës. Me e rrezikshmja është blokimi i punës së shtabit për shkak të mungesës së mjeteve, që do të shkaktonte edhe ngecjen e fushatës. Që të mos lejohet ngecja, me rëndësi është që mjetet të shpenzohen vetëm sipas planit të buxhetit. Të shmangen shpenzimet e panevojshme. Kur përgatitet buxheti duhet pasur kujdes të mos lehen anash aktivitetet të cilat kërkojnë financim. Raporti i saktë dhe transparenca e pjesës financiare të fushatës janë kusht i domosdoshëm për çdo shtab paraelektoral. Në çdo buxhet financiar duhet të përfshihet edhe llogaria e shpenzimeve të paplanifikuara, të cilat duhet përdorur vetëm në rastet e veçanta. Për t’u respektuar është që drejtori finaciar i shtabit të jetë ekonomist me arsimim. Këtyre parimeve do t’u shtojmë edhe një që ka të bëjë me palanifikimin e fushatës. Ai është posaçërisht aktual për situatën eksistuese në Bullgari. Ky parim përbëhet nga fakti se nuk duhet të bëhet fushatë e shtrenjtë, e shfrenuar dhe dhe që të vret sytë. Një gjë e tillë mund t’i zbraps zgjedhësit. Nëse ekziston diç nga elementet klasike, që nuk bëhet në Bullgari, kjo është të llogariturit e numrit të nevojshëm të votuesve për të arritur sukses në zgjedhje dhe mbajtja e “raportit për çdo votë veç e veç“. Kjo qasje është mjeftë me vlerë nga fakti se përshkruan qëllimin plotësisht të qartë dhe të saktë dhe lejon monitoringun e saktë të rrjedhës së fushatës. Mbajtja e llogarisë për numrin e nevojshëm të votave është edhe mënyrë e arritjes së motivit me të fuqishëm të vullnetarëve, të angazhuar në fushatën paraelektorale. Si është në fakt teknologjia e përcaktimit të votave të nevojshme? Puna në zonën elektorale nis me përcaktimin e numrit të votave të nevojshme për arritjen e qëllimit të përcaktuar më strategji. Që t’i përgjigjemi lehtë pytjes se ç‘është e domosdoshme që të përcaktojme numrin tonë të nevojshëm të votave, duhet të sypozojmë se në vend të zgjedhjeve të mëdha, në zonën elektorale mbahen shumë zgjedhje të vogla. Numri i tyre përputhet me numrin e vogël të vendbanimeve dhe të rajoneve të qyteteve. Çdo vendbanim ose rajon i qytetit
254
ORGANIZIMI I FUSHATËS paraqesin zgjedhje të veçanta dhe marrja e sasisë së nevojshme të të votave nga të gjitha ato është e domosdoshme për të arritur qëllimin e përbashkët. Vështirë se ndonjë do të pranonte përgjegjësinë të sigurojë 40.000 mijë vota plotësuese të zgjedhjeve, por më praktikë është që çdonjë të punojë me 80 deri 100 votues. Votat e tyre janë të nevojshme për të fituar në rajon ose në fshat. Aq më mirë kur në të njejtin rajon apo fshat punojnë pes veta, atëherë çdonjëri prej tyre përgjigjet për 18 apo 20 vota. Kapni dhe mbani mend se në fushatën paraelektorale me rëndësi është që të mendohet për çdo votë si vendimtare. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm parashikimi maksimal i saktë i përqindjes së zgjedhësve që do të dalin të votojnë. Mënyra më e mirë që ta arrini këtë është të bëni krahasim me lloje të ngjajshme të zgjedhjeve. Qëllimi i shtabit është t’i analizoi zgjedhjet e mbajtura gjatë 8 deri dhjetë vjetë të fundit dhe të gjejë specifika të tilla, të cilat i aforhen më tepër zgjedhjeve të tashme. Bashkë me këtë shtabi duhet t’i ketë parasysh parashikemet e hulumtimeve sociologjike për aktivitetet e zgjedhësve, në cilën periudhë të vitit mbahen zgjedhjet dhe cilët faktorë mund të ndikojnë në aktivitetet e zgjedhjeve. Marrja e parashikimit për paraqitjen e zgjedhjeve do ta tregojmë me një shembull.
255
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE
Shembulli: Për të planifikuar numrin e nevojshëm të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2001 duhet bërë krahasimein me zgjedhjet e kaluara, të cilat janë më adekuate me specifikat. Pas analizës së hollësishme i zgjodhëm zgjedhjet parlamentare të vitit 1994. Atëherë 233.918 zgjedhës nga gjithsej 315.583 morën pjesë në zgjedhje. Për të përcaktuar përqindjen e aktivitetit elektoral në këto zgjedhje mjafton të llogarisim raportin 233.918 ndaj 315.583 për të fituar 74%. Sipas kësaj llogarie duhet të pranojmë se veprimtaria elektorale e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë 74%. Shtabi paraelektoral duhet të ketë parasysh se megjithatë përqindja e fituar mund të dalë jo e saktë. Këtu e marrim numrin e zgjedhësve të regjistruar në vitin 2001, i cili është 302.608. 74% e prej këtij numri të zgjedhësve e paraqesin numrin e pritur të zgjedhësve, të cilët do të votojnë, dhe ai është 224.232. Pasi e kemi konstatuar gjasën e numrit (probabilitetin) të zgjedhësve, të cilët do të votojnë, mund t’i qasemi përcaktimit të votave që na janë të nevojshme për të arritur rezultatin e caktuar në zgjedhje. Pranojmë se qëllimi ynë është që të fitojmë tre mandate, për të cilët nevoitet rezultat prej 20%. Llogarisim se cili numër prej 224.232 të zgjedhësve është 20% dhe e fitojmë numrin tonë të nevojshëm i cili i përgjigjet 44.846 votave. Në bazë votave të përgjithshme të fituara, të nevojshme për zonën elektorale, mund t’i qasemi ndarjes së tyre nëpër vendbanime dhe nëpër rajone të qytetit. Kjo ndodhë kur do ta ndajmë numrin e votave që na i dhanë neve në zgjedhjet e vitit 1994 për çdo vendbanim, të numrit të përgjithshëm të votave në zonën elektorale që ia dhanë partisë. Rezultati i fituar tregon se sa përqind nga numri i përgjithshëm i votave për partinë ka ardhur nga vendbanimi konkret. Të sypozojmë se në vitin 1994 në fshatin X për ne votuan 133 zgjedhës, ndërsa votat tona të fituara përgjithësisht në sonën elektorale ishin 123.187 vota. Rezultati i fituar tregon se pjesa e votave të fshatit X është 0,0011% nga numri i përgjithshëm i votave të fituara. Kjo përqindje paraqitet si koeficient me të cilin mund t’i përcaktojmë për ne votat e nevojshme të fshatit X.. E shprehur në tabelë kjo do të dukej kështu:
256
ORGANIZIMI I FUSHATËS
Vendbanimi
numri i votuesve, të
% numrit të
Numri i votave të
fituara në vitin 1994
përgjithshëm të zonës
nevojshme në vitin 2001
Fshati X
133
0.0011
125
Fshati Y
152
0.0012
143
Fshati Z
221
0.0018
208
elektorale
Shuma e votave, të nevojshme nga çdo vendbanim duhet të jetë e barabartë me numrin e përgjithshëm të votave të nevojshme për zonën elektorale. Nëse e shprehim qartë rezulttin e të gjitha logarive të bëra për përcaktimin e numrit të nevojshëm ai do të duket kështu: • • • • • • •
aktivitet i pritur elektoral 74% numri i pritur i votave 224 232 rezultati i sypozuar 20% numri i përgjithshëm i votave të nevojshme 44.846 numri i votave të nevojshme për fshatin X 125 numri i votave të nevojshme për fshatin Y 143 numri i votave të vevojshme për fshatin Z 143
Puna me zgjedhës Moment tjetër i rëndësishëm i organizimit është puna me zgjedhësit. Realisht takimi individual me kandidatin është faktori i vetëm më i rëndësishëm gjatë përcaktimit se si do të votojë zgjedhësi. Edhe në zgjedhjet e përgjithshme zgjedhësi voton më tepër për kandidatin se sa për partinë e tij. Mësimi për organizuesit e fushatës është i qartë: Duhet që zgjedhësit sa më shumë të jetë e mudur të takohen me kandidatin tonë. Por si mundet që një kandidat të takohet me më shumë se 60.000 veta? Kur i përcaktoni përparësitë në programin e kandidatit, mbani mend se ai/ajo do të takojë më shumë njerëz në qendrën tregëtare ose në supermarketin lokal se sa në takimin dyorësh me 12 veta Nxirrni kandidatin përjashta- të shtrëngoi duart me njerëzit në qendrën tregëtare, në lagje, në stacionet hekurudhore, në panairin e verës ose në ngjarje të tjera lokale. Kandidati duhet të takohet me udheqës lokal të mendimit publik- me ata njerëz, të cilët mund të ndikojnë te mendimi i votuesve. Ata njerës janë
257
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE këshilltarët vendor, drejtorët e shkollave dhe arsimtarët, nëpunësit, pronarët e dyqaneve, udheqës fetar etj. Qëllimi i takimit me liderët vendor të mendimit publik është që të prezentohet kandidati, të propozohet ndihma për partinë, të diskutohen problemet e ndryshme dhe të kërkohen këshilla, të organizohen takime për diskutim për problemet me interes reciprok. Shfrytëzimi i lokalit publik është metodë tjetër e dhënjes së informatave për kandidatin. Ngjarjet që duhet t’i organizoni nuk duhet të jenë skandaloze, por të tërhjekin vemendjen e mediumeve lokale. Kjo mund të jetë vizita ndonjë klubi publik të biznesëve ose shkollës. Ngjarjet mund të jenë edhe më jostandarde, si për shembull, marrje pjesë në një ngjarje demostrative të klubit të sporteve ekstreme, ose në shoun e lëshimit të balonave, ose tërhjekja e mendimit publik ndaj problemit të mbushjes përplot të spitaleve nëpërmjet pajisjes me trolejbus të spitaleve dhe duke ecur nëpër rrugë. Shfrytëzoni fantazinë tuaj, por në kufij të arsyeshëm Njëra nga detyrat më të rëndësishëm të kandidatit është të takohet me të gjithë antëtarët lokal dhe ithatërt e partisë së tij, për të nxitur pjesmarrjen e tyre në fushatë. Për planifikim më të lehtë është mirë ta përgtisni të ashtuquajturin (pyetësor kontrrolues) që do t’u mbronte nga lëshimet.
• • • • • • •
Shembull i pyetësorit: Vende për vizita: shkollat vendore dhe spitalet në zonën elektorale shtëpia e pleqëve ndërmarrjet përmendoret dhe monumentet historike klubet vendore- vendet ku kalohet koha e lirë klubet e invalidëve, të pensionistëve, të të verbërve e tjera rajonet e vreshtave gjatë vjeljeve.
Njerëzit, me të cilët kandidati mund të takohet: • anëtarë të partisë • këshillatrët vendor • drejtorët e shkollave dhe mësues • mjekë autoritativ, avoketër... • publicist, gazetar • drejtues dyqanesh • udheqës fetar • udheqës të grupeve minoritare
258
ORGANIZIMI I FUSHATËS •
e të tjerë
Blic-paraqitje (“paraqitje të befasishme”- “blitzing”) është mënyra më e mirë për formimin e përshtypjeve për fushatën aktive dhe për prezentimin e kandidatit para një numri më të madh zgjedhësish. Praktika tregon se kur zgjedhësit takohen me kandidatin, gjasat janë më të mëdha që ata të votojnë për partinë e tij. Prandaj me rëndësi të jashtëzakonshme është që kandidati personalisht të takohet sipas mundësis me sa më shumë zgjedhës. Mdërsa takimi me një numër maksimal të zgjedhësve mund të realizohet duke e shfrytëzuar të ashtuquajturin blicing. Blicingu është teknikë jashtëzakonisht e thjeshtë, e cila e angazhon kandidatin dhe ekipin e ndihmësve të tij, të cilët “ e atakojnë “ një teritor të caktuar. Njëri nga ekipi është kordinator i tërë akcionit, ndërsa ndihmësit e tjerë mbajnë plaketa, afishe, broshura, formularë për anëtarësim. Ndihmësit lëvizin para kandidatit, trokasin derë më derë dhe ndajnë material propagandues, duke u bërë thirrje njerëzve të takohen me kandidatin lokal të caktuar nga partia. Kandidati i ndjek ndihmësit e tij nga shtëpia në shtëpi dhe qëndron nja dy tri minuta në bisedë vetëm me zgjedhësit përkatës dhe me ata që i janë përgjigjur ftesës. Detyra e kordinatorit është të ndjekë tempon e akcionit- të mos qëndrojë kandidati shumë gjatë para ndonjë shtëpie ose ndihmësit të shkojnë më shpejtë prej kandidatit. Dobia nga kjo veprimtari qëndron në atë se kandidati takohet me numrin maksimal të mundshëm të zgjedhësve, ndërsa zona “vërshohet” me plakata, afishe dhe material propagandues. Ky akcion i improvizuar shkakton komentime ndërmjet njerëzve për një kohë më të gjatë. Organizatorët e blic-ngjarjeve të këtilla duhet të zgjedhin shumë mirë se ku do të mbahen ato. Shtëpitë largë njëra tjetrës dhe ndërtesat e banimit janë të papërshtatshme dhe jo adekuate. Nëse rruga ndërmjet dy anëve të rrugës është me komunidkacion të ngjeshur ose është shumë i gjerë, ashtu edhe rajoni, kato nuk janë të përshtatshme. Zgjidhni lagjet kompakte, ku shtëpitë janë njëra pranë tjetrës, oborret përpara nuk janë aq të medhenjë dhe rrugët të jenë të qeta. Kjo qasje është më e zbatueshme në qytetet më të vogla ose nëpër fshatra apo vendbanime. Gjatë blic-paraqitjes në vend të qarkullueshëm është e nevojshme të gjendet vend-trafiku gjatë kohës së shpicës, kur është plot me njerës- oborri i nodnjë enti, shkolle, enti shëndetësor, qendër tregëtare, treg ose lagje. Kandidati paraqitet ose e paraqesin me manjetofon disa minuta ndërsa ndihmësit e tij ndajnë plaketa, afishe, balona, etiketa. Nëse kandidati prezentohet nga anëtar tjetër i grupit, ai vet bënë vizita dhe përdhëndetet dhe bisedon me njërëzit. Sërish ta shsohim pyetësorin:
259
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE • • • • • • • •
rajoni përkatës; ekipi i ndihmësve (pes ose gjashtë veta); kandidati; palaketat; afishet; etiketat dhe balonat; formularë për anëtarësim; evenualish podium i iprovizuar për blic-dukuri në vendin plot trafik
Si qasje shtandet e rrugëve japin mundësi për t’u arritur auditorium i madh në mënrya të ndryshme. Në shtande të këtilla nuk flitet për zgjedhjet. Ju nuk duhet t’i pyesni njerëzit se si do të votojnë- kjo e lehtëson komunikimin e të dya palëve. E përshtatshme është që këto shtande të ngrihen në qendra të mëdha tregëtare (para ose në dyqane më të mëdha në qytet) të tregut, posaçërisht të djelën. Nëse ngrihen disa shtande kandidati mund të shetisë nëpër to dhe të flasë nëpërmjet magnetofonit. Dallimi i këtyre shtandeve dhe tavolinave për grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahje për kërkesën përkatëse është te ndikimi. Qëllimi i shtandeve të rrugëve është që t’u mundësojë njerëzve vullnetarisht të bisedojnë me kandidatin dhe me përfaqësuesit e partisë, t’i diskutojnë haptas dëshirat dhe disponimin e vet. Balonat, emblemat me ngjyra i joshin fëmijët. Ndërsa fëmijët i sjellin me vete edhe prindërit e tyre. Njërëzit do të mblidhen në këto vende. Shtandet mund të aranzhohen me mënyrë argëtuese. Shembull: Gjyshi dimër me dhurata për vitin e ri, në të cilat ka etiketa me shtrenjtimin e ngrohjes qendrore, do ta tërhjekë vemendjen e njerëzve dhe të mediumeve.
Është e preferueshme të përgatiten disa vullnetarë të partisë, të cilët do të jenë nëpër njerës që të orjentojnë vemendjen e tyre kah shtandi. Siguroni shumë plaketa, balona, etiketa, afishe, formularë për anëtarësim etjera. Qëllimi është që të trhjekë vemendjen. Pyetësori juaj: • shtandi • plaketa (me ngjyra të ndryshme) • balona
260
ORGANIZIMI I FUSHATËS • • • •
shenja dhe amblema afishe dhe broshura, të cilat e prezentojnë kandidatin kandidati formularë për anëtarësim
Gjatë punës me zgjedhësit, përveç veprimtarisë aktive dhe të organizuar mirë të shtabit me rëndësi të posaçme është aktiviteti i pandërprerë i vetë kandidatëve. Në sjelljen e kadidatit të veçantë me rëndësi është që ai të sillet si mbrojtës i interesave publike, i cili është kompetent që të merret me problemet lokale. Prandaj është e nevojshme kandidati të demonstrojë aktivitetin e tij në lidhje me zgjidhjen e problemeve të zgjedhësve. Në këtë mënyrë shtabi do të marrë informacione për problemet konkrete dhe fushat në zonën elektorale. Diskutimi në lidhje me problemet duhet të zhvillohet në drejtimin politik, të komnetohen gabimet të disa sistemeve të caktuara të pushteteve dhe legjislacioni aktual. Si konkluzion gjatë diskutimeve, ndryshimi politik gjithnjë duhet të shtrohet si zgjidhje. Një veprimtari e këtillë e hapur e bisedave dhe e konsultimeve me opinionin jepë shembuj të qartë për sukses, që mund të shprehen në mediumet lokale, me çrast prezentohet afektiviteti i kandidatit dhe formohet imixhi i tij, si person i partisë dhe mbrojtës i interesave shoqërore në rajon. Gjatë organzimit të këtyre ngjarjeve duhet të gjenden edhe lokale të përshtatshme nëpër vendbanime të ndryshme në zonën elektorale. Vullnetarët mund t’i ndihmojnë kandidatit në disa mënyra. Ata mund të informojnë për vendin dhe kohën e takimeve, me vemendje t’i presin njerëzit gjersa kandidati fletë me të tjerë. Nëse kandidati është i zënë tepër, ata gjithashtu mund të flasin me njërëzit. Është e detyrueshme që të gjithë të mbajnë shënime për pyetjet dhe dëshirat e tyre, që personalisht do t’i japin kandidatit. Vullnetarët mund ta lirojnë kandidatin për gjera të tjera më të dobishme, me çrast tërësisht i përkrahin konsultimet në lokalet e këtilla. Kjo varet nga zotësia e komunikimit dhe e motiveve të tyre të brendëshme për këtë veprimtari. U shkruani zgjedhësve duke i informuar se çfarë aktivitetesh ndërmerr partia për zgjidhjen e problemeve të caktuara. Për çdo sukses informoni edhe shtypin lokal. Këtu do të ndalemi me numërimin e qasjeve të ndryshme në punën me zgjedhësitmasive dhe individuale. Organizimi i mitingjeve, vizitave, takimeve dhe aktiviteteve të tjera është praktikë e njohur mirë në Bullgari.
261
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Disa rregulla themelore janë me rëndësi për organizatorët e fushatave të cilave duhet t’u përmbahen: • Zgjedhja e preiudhës së caktuar për punë me zgjedhësit, varet nga tipi i vendbanimit, nga situata poltike dhe nga disponimi shoqëror • çdo qasje mund të jetë e suksesshme nëse është zgjedhur drejtë koha e realizimit të saj • për organizimin dhe mbajtjen e çdo ngjarjeje nevoiten vullnetarë. Aktivitetet e tyre duhet të kordinohen mirë. • Nëse nuk ekzistojnë mjete për organizimin e një aktiviteti të caktuar, më mirë të mos mbahet. Parimi themelor i punës me zgjedhësit është: Kandidati duhet të shkojë te zgjedhësit, dhe jo ata te ai!!! Këtu nuk do të ndalemi hollësisht në organizimin e punës me mediumet sepse çështja do të përpunohet hollësisht në teksitn e mëposhtëm. Pasi kjo pjesë e fushatës paraelektorale është me rëndësi strategjike duhet të shënojmë disa rregulla themelore: *Në vend të parë, palni i mediumeve të fushatës dhe i grafikut të deklaratave të posaçme duhet të ndërtohen mirë dhe t’i shprehin karakteristikat specifike të deklaratave të mediumeve në preiudhën përgatitëse (periudha e “nxemjes”), në periudhën e fushatës esenciale (periudhë e sulmit të fuqishëm medial) dhe pas periudhës paselektorale (periudha e “rezymesë”); *Si pikë e dytë, duhet të sillemi me qëllime të mira dhe me mirkuptim ndaj të punësuarëve në mediume. T’i qasemi me mirkuptim kërkesave të tyre profesionale, për informacion të vërtetë, pr afatet e fundit për përgatitjen e amterialeve, për nevojën e informatës së holësishme e të tjera; *Çdo faks drejtuar mediumeve për të informuar për një ngjarje të caktuar zbatoni me paraqitje direkte nëprmjet telefonit dhe përpiquni të vërtetoheni për pjesëmarrje; *përveç në rastet kur kur publikohen materiale të paguara reklamues, gjatë organizimit të pres-konferencave ose gjatë deklaratave të kandidatit, përgatisni përpara një rezyme të shkurtër për çështjet kryesore, të cilat do të preken. Ajo do t’ua lehtësojë punën gazetarëve dhe do t’u garantoj prezentim të saktë të ngjarjes. *Mediumet shënojnë ngjarjet e reja. Ekspertët e mediumeve në shtabin paraelektoral e kanë detyrën e vështirë të bëjnë lajm nga çdo ngjarje. *Organizoni pres –monitoring të përditshëm. Analizoni të gjitha materialet që kanë të bëjnë me problematikën politike dhe ekonomike dhe me çështjet e
262
ORGANIZIMI I FUSHATËS lidhura dretjpërdrejtë me fushatë. Në këtë bazë zgjidhni problemet kryesore për t’i përpunuar në pjesën përmbajtësore të fushatës. Nëse u hedhim një sy hulumtimeve të bëra do të konstatojmë se rreth 50% e votuesve zgjedhjen e bëjnë sipas dëshirës së tyre, ndërsa pjesa tjetër me ndonjë presion. (Kuptohet, jo në kuptimin e detyrimit me dhunë). Prandaj sigurimi i numrit të nevojshëm të zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve është pjesa më e rëndësishme e organizimit të fushatës. Çdo gjë që kemi kryer në periudhën përgatitore dhe esenciale të fushatës humbë kuptimin, nëse nuk sigurohet paraqitja e zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve. Organizata për sigurimin e zgjedhjeve në vetvete paraqet qëllimin e zakonshëm. Ajo përbëhet në vënjen e njerëzve për këtë punë, kur fillon dita e zgjedhjeve, ndërsa gjithashtu edhe të votojnë atë ditë. Vështirësia qëndron në atë se në zgjedhje në zonën elektorale duhet të votojnë mijëra njerës, paraqitja e të cilëve kërkon siguri. Puna e madhe për nga vëllimi kërkon përgatitje me kohë, si teknik ashtu edhe në gjetjen e numrit të mjeftueshëm të vullnetarëve. Për organizimin e mirë nevoiten vullnetarë me numër të njëjtë më atë të seksioneve të zgjedhjeve në zonën elektorale. Vullnetarët kanë për detyrë në ditën e zgjedhjeve t’i përkujtojnë zgjedhësve që i kemi agjituar ose t’u telefonojnë dhe t’ua kujtojnë se duhet të shkojnë të votojnë për kandidatin tonë. Si ta organizojmë tërë procesin? Si kordinator më i përshtatshëm i organizimit në ditën e zgjedhjeve është përgjegjësi i çështjeve juridike të shtabit. Përveç përgjegjësive për të bërë regjistrime të ndryshme në komisionin elektoral të zonës, ai e ka detyrë para startit të fushatës esenciale bashkë me ndihmësit e tij të organizojë gjetjen e numrit të mjaftueshëm të vullnetarëve. Ata duhet të zgjidhen nga rajonet e çdo seksioni, për të cilin përgjigjen. Praktika tregonë se më së mirë është që vullnetarët, të cilët përgjigjen për seksione të ndryshme, të regjistrohen edhe si përfaqësues të partisë. Kjo imponon që gjatë grumbulimit të tyre të përgatitet lista, e cila i përmban tre emrat e tyre, të gjitha të dhënat e dokumenteve të udhëtimit, adresën, telefonat e kontaktit, vendbanimin dhe numrin e seksionit për të cilin përgjigjet. Më mirë është që një ekzemplar i kësaj liste të rri varur gjithnjë në mur në shtabin paraelektoral të zonës elektorale. Pasi të mblidhen vullnetarët me rëndësi është të prezentohet programi i sistematizuar me njohtime për detyrat e tyre, të caktuara sipas rradhës kronologjike. Përgjegjësi për organizimin e ditës së zgjedhjeve është i obliguar një muaj para zgjedhjeve të ketë planin e tërësishëm, të hollësishëm dhe të shumanshëm të veprimit, i cili e përfshinë materialin metodologjik për stërvitjen e vullnetarëve.
263
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Gjatë stërvitjeve, që duhet të mbahen për të gjithë vullnetarët, duhet të sqarohen edhe holësitë më të vogla të organizimit dhe të sigurojë punën e tyre. Siç përmendëm, ekzistojnë dy mënyra të sigurohet paraqitja e zgjedhësve tanë të identifikuar në ditën e zgjedhjeve- me metodën “derë më derë” ose nëpërmjet paraqitjeve telefonike. Rruga më e mirë për aktivizimin e zgjedhësve është kontakti personal nëpr shtëpi, i cili garanton sukses në shkallën më të lartë. Shpesh ndodhë pronarët e shtëpive të mungojnë. Varianti rezerv në raste të tilla është që më parë të shtypen fletë, me shënime kujtese, që lehen para derës së shtëpisë, të cilat kanë përshembull këtë përmbajtje: I nderuar zotri dhe zonjë.... Kemi nderin t’u përkujtojmë, se nesër (data) është dita e zgjedhjeve. E dijmë se e përkrahni kandidatin e partisë sonë zotri Dimitrovin. Presim që lufta në zgjedhje të kontestohet dhe prandaj kemi nevojë për votën tuaj. U falënderojmë nga përpara për ndihmën. Përfaqësuesi i partisë Ivan Iliev Vizita nëpër shtëpi, në fakt, përmban një mana, dhe kjo është nevoja për kohë të tepërt, ndërsa në disa raste, edhe komplikimi gjeografik i zonës. Në disa rajone fshatare praktikisht është e pamundur të mund të vizitohen zgjedhësit. Atëherë nuk kemi alternativë tjetër përveç se të përdorim paraqitjen telefonike. Nëpërmjet telefonit ftohen të gjithë zgjedhësit për të cilët nuk kemi kohë të mjaftueshme që t’i vizitojmë. Paraqitja telefonike qoftë një ditë përpara zgjedhjeve, ose në ditën e mbajtjes së tyre. Përvoja tregon se disa zgjedhës duhet të kërkohen shpesh herë dhe vetëm paraqitja e dytë ose e tretë do ta detyrojë zgjedhësin “përtac” të shkoj në qendrën e votimit. Bashkë me punën ne rajonet e seksioneve të veçanta, në shtabin paraelektoral organizohet kujdestari e përherëshme për çdo telefon, për kontrrollimin e procesit të zgjedhjeve dhe marrjen e informacioneve për rrjedhën e votimit dhe për kundërvajtjet e bëra nga aktivistët e kundërshtarit. Sigurohet edhe grupi i vullnetarëve me automjete të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të zonës elektorale, të cilët do t’i transportonin zgjedhësit që lëvizin me vështirësi dhe invalidët deri në qendrat e votimit. Në shtabin paraelektoral formohet ekipi, i cili i merrë dhe i përpunon të dhënat me rezultatet e nga mbushja e procesverbaleve të seksioneve, të marra nga anëtarët dhe përfaqësuesit e tyre në komisionet e seksioneve pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve. Marrja e rezultateve bëhet nëpërmjet vullnetarëve me telefon
264
ORGANIZIMI I FUSHATËS ose drejtpërsëdrejti ssipas shemës së precizuar më parë. Ekipi në shtab duhet të jetë i furnizuar me kompjuter dhe pajisje përkatëse për logaritje të shpejtë paralele të rezultateve. Pra, siç e patë, eksitojnë një numër i madh zgjedhësish, të cilët nuk duan ta japin votën e tyre për asnjërin, pavarsishtë nga ushtria e vullnetarëve e cila punon në fushatë. Në radhë të parë, kryerja e përpiktë e detyrave për përcaktimin e numrit të nevojshëm, zgjedhja e rajoneve prioritare për punë me zgjedhësit dhe identifikimi i tyre janë shumë me rëndësi. Varësisht nga kryerja e mirë, këto aktivitete përgatitore bëjnë të mundshëm shfrytëzimin maksimal, efektiv dhe produktiv të kohës së kufizuar në ditën e zgjedhjeve.
Puna me grupet dedikuese Përvoja tregon se efektet e fushatës paraelektorale janë më të mëdha, kur ajo është diferencuar sipas disa grupeve sociale. Rekomandohet që gjatë fushatave më shpesh të përdoren nocionet e shpeshta –“elektorat”, “zgjedhës”, “votues”. Strategjia e diferencuar është një nga garancat e suksesin e zgjedhjeve. Segmentimi i tregut politik kushtëzohet nga specifika sociale reale dhe grupet shoqërore. Prandaj së bashku me përcaktimin e detyrave të qëllimit të përbashkët të fushatës përpunohet edhe sistemi i nënqëllimeve, të cilat realizohen nëpërmjet punës me grupet e posaçme të zgjedhësve. Prej këtu delë edhe emri i tyre specifik,- grupe dedikuese. Por, para se t’ia nisim punës me ta duhet të njohin shkathtësinë për të veçuar. Të sqarojmë mirë: • ç‘i bashkon • cili është interesi i tyre i përbashkët • cilat janë nevojat e tyre më të ndjeshme dhe • ç‘disponim dominon. Vetëm pas sqarimit të këtyre çështjeve ne e përcaktojmë sjelljen tonë me objektivin e ceçantë ndaj grupeve të ndryshme. Për dallim nga grupet e tjera, me të cilinpunohet në procesin e menexhimit social, grupet dedikuese kanë shumë specifika: • Në radhë të parë janë shumë të mëdha për nga numri • Nuk kanë shenja teritoriale • Ekzistojnë dallime esenciale brenda grupit • Jo gjithnjë i kapin mirë interesat dhe nevojat e tyre grupore.
265
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE E gjijthë kjo e bënë aftësimin e tyre të vështorë dhe dhe relativ, por për qëllimet e fushatës së zgjedhur ata janë mjaft të nevojshëm. Të shumta janë kriteret për aftësimin e grupeve dedikuese. Do të shnëojmë disa prej tyre dhe të segmentimit të elektoratit në këtë bazë. Shembuj për grupet dedikuese Sipas votuesve: Elektroat i përhershëm Ata që luhaten(hamenden) Ata që votojnë për herë të parë
simpatizerë apstenuesit ata që votojnë për kundërshtarin
Sipas karakteristikës demografike Të rinjë Gra
të moshuar burra Sipas gjendjes familjare
Të rinjë Të çlurorëzuar Beqarë
familjarë nëna pa bashkëshort
Sipas punësimit: Të punësuar Familjarë/ re
të papunë pensionistë Sipas përkatësisë etnike: Plotësoni juve:
.................... .......................
............................................... ...............................................
Grupet dedikuese mund të ndahen edhe sipas karakteristikave profesionale, shkalla e arsimit, gjendja materiale, lartësia e të ardhurave të tyre etj.
266
ORGANIZIMI I FUSHATËS Vetëm rradhitja e tërësishme e grupeve dedikuese tregon se sa shumë dhe sa specifike janë ato dhe se me ç‘qëllim të caktuar duhet të jetë aktiviteti paraelektoral. Ky aktivitet vshtirësohet edhe më tepër ng përbërja johomogjene e grupeve relativisht të ndara. Përshembull: Te pensionistët ka të pasur dhe të varfër Te të rinjët ka të punësuar dhe të papunë Të romët ka edhe mysliman edhe orthodoks Te njerëzit e kulturës ka të suksesshëm dhe të pasuksesshëm. Grupeve specifike më qëllim të caktuar mund t’u shtohen edhe shumë organizata si: lidhjet e kooperativave; sindikatat; të rinjtë; pendionistët; odat e degëve; të femrave; bujqëve e të tjera. Llojllojshmëria është e jashtëzakonshme në çdo grup, në çdo zonë elektorale. Detyra është që të logaritet saktë: - cili është grupi dominant - cili është disponimi dominant - cili është problem më i mbrehtë - cili është lideri joformal, për të vënë kontakt me të dhe - të zhvillohet puna kokrete dhe me sukses me qëllim të caktuar. Disa rekomandime të përgjithshme për punë me grupet dedikuese. Të kihet parasysh se i ashtuquajturi “elektorat i përhershëm” nuk është tërësi e përhershme. Me kandidatë jo përkatës, me politikë të dobët të menexhimit, me platforma jo reale edhe elektorati i përhershëm mund ta tërhjekë përkrahjen e vet. Anëtarët e partisë jo vetëm që janë burim i zgjedhjeve, por e domosdoshmë është që ata të motivohen dhe të përfshihen si pjesëmarrës aktiv në fushatën paraelektorale. Simpatizerët janë një nga burimet kryesore. Me ta punohet, në radhë të parë, me metoda dhe mjete racionale. Ata që hamenden duhet të jenë në qendër të vemendjes, duhet t’i motivojmë të marrin qëndrim në dobi tonë. Synimi ynë gjatë fushatës është t’i shndërrojmë në simpatezues tanë. Ma ta punohet me zë, me emocione dhe me atraktivitet.
267
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Ata që nuk votojnë, gjithashtu, nuk duhet lënë jashtë veprimtarisë sonë. Qëllimi është që me shumë taktikë dhe mund t’u ndihmojmë të mësojnë obligimin e tyre qytetar, interesat dhe nevojat e tyre reale, të tejkalojnë abstenimin (heqje dorë vullnetarisht nga votimi). Votuesit e kundërshtarit gjithashtu nuk duhet të prjashtohen nga qarku paraelektoral, veçanërisht kur kudërshtari është shumicë në pushtet dhe pakënaqësia e një pjesë të elektoratit të tij është e pashmangshmë. Volatizmi (ndyshimi i drejtimit) nuk është nocion i shpikur rastësisht. Çdo moment i fushatës duhet të punojmë edhe për një votë, të mos harrojë se fitorja e zgjedhjeve është grumbullim i votave veç e veç nga zgjedhësit dhe ndonjëherë është i mundshëm vetëm prej disa votave.
268
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE Platforma është një nga dokumentet më përgjegjës dhe më i vështirë për ta përpunuar. Argumentet: *Platforma është oferta për tregun më të rëndësishëm dhe më dinamik politik- për fushatën elektorale. *U drejtohet miliona zgjedhësve. *Paraqetë shprehjen e sintetizuar të inofrmatës vëllimore për nga sasia dhe të llojllojshme për nga përmbajtja. *Kjo informatë jepet me vëllim të vogël dhe e përshtatur me gjuhën e marketingut politik. *Përmbajtja e platformës harmonizohet si me vizionin kryesor të subjektit të vet politik, ashtu edhe me ofertën e kundërshtarëve politik dhe të forcave tjera politike. *Dokumenti përpunohet në një periudhë të përcaktuar saktë dhe të shkurtër. * Platforma paraelektorale është mjeti themelor për formimin masiv dhe dinamik të mendimit publik, të disponimeve konkrete paraelektorale dhe të motiveve të përcaktimit politik. *Platforma paraelektorale është alternativë- Porosi e theksuar sitemore politike për qevereisje tëndryshme (alternative) të ardhëshme. *Platforma është porosia e parë publike e një partie të caktuar për përvetësimin e mekanizmave të pushtetit në mandatin e ardhshëm elektoral. Në përgjithësi, alternativat mund të përcaktohen si mekanizma themelorë të menaxhimit të procesit politik dhe të shoqërisë si tërësi. Është paradoksale në kushte të tranzicionit, kohë e caktuar historike për përpunimin e alternativave të ndryshme, tek ne të dominojë deviza “Qeverisja nuk ka alternativë”. Një varg ekipash qeverisëse na sygjerojnë se zhvillimi ynë është parapërcaktuar në mënyrë fatale dhe se nuk ka alternativë. Detyrë: Tregoni të vërtetën dhe të pavërtetën e pohimit të theksuar më lartë, duke iu përgjegjur disa pyetjeve
269
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE 1. 2. 3. 4.
Në ç‘temperaturë uji kalon nga gjendja e lëngshme në të ngurtë? Në ç‘temperaturë uji kalon ngja gjendja e lëngshme në të avulltë? Në ç‘datë kalon në Angli feudalizmi në kapitalizëm? Cila është kudhtetuta më demokratike në botë?
Konkluza: Ligjshmëritë sociale paraqiten në mënyrë masive dhe në shumë variante. Për dallim nga ligjet e natyrës, ata nuk kanë kufijë të caktuar rreptë dhe forma të vetme. Kjo specifikë e ligjshmërive sociale (paraqitja e tyre në shumë variante) është baza e qecerisjes sociale. Rroli i faktorit subjektiv është në zgjedhjen e variantit optimal të spektrit të shumtë të varianteve. Fraza “Nuk ekziston alternativë” është shprehje e moskompetencës filozofike, qeverisëse dhe politike.
Vendi dhe rëndësia e platformës paraelektorale 1. Çdo parti serioze parlamentare duhet të përpunojë dhe të ketë tre lloj programesh dhe dokumentesh. Programi partiak- përmban orjentimin e saj valorizues, ideor, strategjik dhe objektivat. Programi paraelektoral- Platforma- i përmban qëllimet dhe detyrat konkrete të fushatës paraelektorale- parlamentare, presidenciale dhe të organeve të pushtetit lokal. Programi i qeverisjes- i përmban qëllimet dhe detyrat themelore të qeverisjes për një mandat të caktuar, siç janë burimet dhe diapazoni periodik për zgjidhjen e tyre. Nevoitet lidhshmëri valorizuese, ideore dhe dedikuese ndërmjet tre llojeve të programeve partiake. Ndonjëherë kjo lidhshmëri reciproke është mjaftë relative, por është e nevojshme për identifikimin e subjektit politik. Gjatë situata ekstreme sociale e olitike përpunohen edhe dokumente të tjerë partiak me karakter programor. Detyrë: Përgjigjuni pyetjes, paraelektoral të quhet platformë?
përse
është
pranuar
që
PLATFORMA- në përkthim tekstual nga frengjishtja do të thotë: - vend i lartësuar ose - diçka e dhëna përpara, për t’u vërejtur dhe parë më mirë.
270
programi
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE Programi paraelektoral është pikërisht i tillë I lartë Masiv Dimenzionues dhe Atraktiv për të paraqitur ofertën paraelektorale të një parite të caktuar ose të koalicionit. Kjo na jep të drejtën të nënvizojmë specifikën e saj nëpërmjet programeve partiake dhe ta quajmë PLATFORMË. Në disa raste platformë quhen dokumentet partiake me orjentim strategjik, por nga apsekti i teorisë politike nuk është mjaft preciz. Në kongresin e saj të tridhjetë e nëntë Partia socialiste bullgare e miraton (“Platformën e unitetit dhe ripërtrirjes së partisë socialiste bullgare dhe të shoqërisë bullgare në Bullgari”). 2. Platforma paraelektorale është dokument themelor, bërthamë e fushatës. Ajo e bashkon dhe kordinon përmbajtësisht në mënyrë të tërësishme veprimtarinë paraelektorale. Porositë, parrullat, portretet politike dhe dokumentet e tjerë paraelektoral përpunohen sipas bazës përmbajtësore të platformës. Ajo përmban: *Strategjinë, qëllimet dhe detyrat themelore të një force të caktuar politike në një fushatës konkrete; *Angazhimet më të rënësishme, porositë dhe fjalët kyçe drejtuar zgjedhësve; *Moton kryesore të fushatës. Kur përpunohet platforma paraelektorale? Detyrë: Vlerësoni, kur është momenti më adekuat për përpunimin e platformës paraelektorale: • largë prej fushatës • në prag të fushatës • gjatë fushatës. • Skjaroni përgjegjen tuaj. Kush e përpunon platformën platformën paraelektorale? Platformën e përgatit ekipi me udheqës dhe me përbërje të llojllojshme dhe të gjerë të bashkëpunëtorëve, që është garancion i dmosdoshëm për cilësinë e sajë. Ekipi, që e përgatit platformën duhet të përbëhet prej ekspertëve të këtillë:
271
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Politikolog Sociolog Ekonomist Jurist Gazetar Arsimtar Mjek Rinist Artist Punëtor shoqëror Psikolog Shtoni ju ----------------------------------------------------------
Ky është varianti optimal Në çdo situatë të caktuar përbërja e ekipit mund të reduktohet
Procesi i përpunimit të platformës 1 Periudha e përgatitjes * Grumbullimi korekt dhe analiza e numrit voluminoz të këtyre llojeve të inofrmacionit: Ekonomike Politick Sociale Statistike Ekologjike Demografike Etnike Shpirtërore Komunale Isntitucionale psikologjike
Qëllimi është të grumbullohet dhe të përpunohet numri i madh i të dhënave për: numrin, përbërjen dhe dinamikën e popullsisë, të ardhurat, niveli i arsimit dhe mënyra e jetës të njerëzve. Të veçohen problemet më të theksuara dhe konfliktet. Të nënvizohen disponimet dominante dhe pritjet e drupeve të ndryshme të zgjedhëzve në vend ose në zonën e caktuar elektorale. Të paramendohet ndikimi i faktorëve të volitshëm dhe të pavolitshëm .
Pa një informatë të analizuar të gjithanshëm dhe në mënyrë profesionale nuk mund të përpunohet platformë realiste dhe e mirë paraelektorale. Kjo do të thotë jo vetëm vëzhgim konstatues të problemit, por edhe të karakteristikave të: shkaqeve, përmasave, shkallës së antagonizmit, sjelljen
272
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE psikologjike, variantet e zgjidhjes së tyre dhe pasojat negative dhe pozitive eventuale. Për përpunimin e platformës është e nevojshme: • Analiza e rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme sipas kohës dhe llojit. • Njohja e mirë e dokumenteve të tjera partiake që të shmangen tezat kontradiktore dhe angazhimet. • Për disa zona të caktuara elektorale kjo do të thotë edhe njohje e mirë e platformës partiake (nacionale) paraelektorale. • Njohja dhe analiza e dokumenteve partiak dhe paraelektoral të kundërshtarëve themelor dhe të forcave të tjera politike. • Sqarimi më parë i karakterit të fushatës – ana pozitive apo negative. • Njohja e mirë e ligjit konkret elektoral. • Precizimi nga përpara se a do të përpunohet platforma partiake ose e koalicionit? • Njohja e thellë e qëllimit kryesor e çdo fushate paraelektorale – numri maksimal i njerëzve të na dëgjojnë, të na kuptojnë, tu pëlqejmë, të na besojnë, të na respektojnë. Detyra: Shtoni edhe ju elemente të tjera të domosdoshme në periudhën përgatitore të përpunimit të platformës paraelektorale.
273
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE 2. Përpunimi përmbajtësor i platformës Struktura Struktura e platformës paraelektorale mund të veçohet në disa mënyrë. Varianti i konfirmuar është: Hyrja – përmbanë të drejtuarit, strategjinë dhe qëllimet e fushatës. Ekspozeja – përmbanë prezentimin dhe karakterizimin e problemeve dhe ideve kryesore, të burimeve për zgjidhjen e tyre dhe pasojat e domosdoshme pozitive. Konkluzioni – e përmbanë mesazhin kryesor dhe moton e fushatës. Edhe gjatë këtij varianti klasik lloj-llojshmëria është e madhe. Ekspozeja, për shembull, mund të bëhet së paku në tre mënyrë: - Në lidhje me problemet; - Në lidhje me grupet sociale (dedikuese); - Për fushat shoqërore. Ekspozeja mund të bëhet në mënyrë jo standarte dhe atraktive, por komponentat themelore të dokumentit – të platformës paraelektorale, duhet të përmblidhen në të. Detyrë: 1. Kush sipas jush është fjalim më përkatës për një patformë paraelektorale? “Bashkëkombas”; Fjala ka rëndësi esenciale. Ajo është hap i parë komunikues në adresën e “Qytetarë”; platformës. Sipas situatës konkrete “Miqë”; zgjidhet fjalimi adekuat. Por, ai duhet “Zgjedhës”; të jetë i tillë që një numër i vogël njerëzish do të thonë: “Kjo s’ka të bëjë “Bashkëmendimtar”; me mua”.
2. Çfarë epiteti do t’i shtonit fjalimit që ju do ta zgjidhni? “Të shtrenjtë”; “Të dashur”; “Të respektuar”; “Të munduar”; “Të trathtuar”; “Të bashkuar”;
274
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE
1. Sipas çfarë kriteri do ta rregullonit ekspozenë nëse e zgjidhni variantin problematizues? (varfërinë, papunësinë, korrupcionin, krimin, e të tjera). - Thellësinë e problemit - Dimenzionin e problemit - Ashpërsinë e problemit - Aktualitetin e problemit - Ngarkesën psiqike të problemit - Atraktivitetin e problemit - Rëndësinë nacionale të problemit - Rëndësinë rajonale të problemit
Konkluza: Zgjedhja është e juaja, konkrete dhe prandaj edhe e ndryshme. Por, së pari duhet t’i keni analizuar dhe menduar mirë edhe dy gjëra të rëndësishme për fushatën elektorale dhe për hartimin e platformës: a) Cila është tipologjia dominuese e votimit në një zonë të caktuar elektorale? Valorizuese, Kjo tipologji nuk përzihet me grupet Tradicionale, dedikuese. Në çdo njërën prej tyre mund të hasen llojet e përmendura të votimit. Etnike, Nastolgjike, c) Gjatë fushatës bëhet ndikim kryesisht ndaj disponimit, emocioneve, fantazisë, motiveve dhe aktiviteteve të zgjedhësve dhe jo ndaj ideve dhe bindjeve të tyre. Elementet e botkuptimeve formohen dhe ndryshohen gjatë dhe vështirë dhe prandaj me këtë nuk duhet të ngarkohen ideologjikisht platformat, nuk duhet të parashtrohen detyra të këtilla.
Platforma e ideologjizuar ka efekt të kundërt ndaj neutralëve, të luhatshmëve dhe të rinjëve, ndërsa qëllimi i fushatës është pikërisht që ata të përvetësohen.
275
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Praktika pozitive e marketingut tregon se përpunimi i tërësishëm i platformës duhet të zhvillohet sipas këtyre parimeve:
Realizëm Konkretësi Qartësi Qaje Bindshëmri Gradacion Profesionalizëm Pragmatizëm
anim, kufizim Optimizëm rezultate konfirmim angazhim dozim -----------------------------
përsëritje atraktivitet emocione prognotizëm -----------------------------------------
Numërimi i kaq kërkesave të shumta parimore nuk duhet të na befasojë, por të na tërheq vërejtjen se platforma paraelektorale me të vërtetë është një nga dokumentet më përgjegjëse politike dhe përpunimi i saj kërkon punë serioze paraprake dhe përgatitje të mirë profesionale. Detyra: 1. Përcaktoni përmbajtjen në bazë të parimit të animit. 2. Arsyetoni dhe precizoni fjalët kyçe kolektive të fushatës “zgjedhjet parlamentare 2001”.
Fjalët kyçe të menduara mirë duhet të përmbahen në mënyrë të dozuar në platformë dhe në fushatën komplete. Ekspertët e marketingut politik pohojnë se që një fjalë kyçe të zë vend në vetëdijën e zgjedhësit duhet të dëgjohet të paktën shtatë herë. Numërimet e matura janë element i domosdoshëm i këtij procesi intensiv politik. Gjendja e jetës politike bullgare dhe fushatat elektorale të shpeshta kanë bërë erozionin e përmbajtjes dhe kanë shkaktuar inflacion të shumë fjalëve dhe shprehjeve në fjalorin politik. Përdorimi i tyre i mëtejshëm do të shkaktojë hamendje dhe emocione negative tek zgjedhësit.
276
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE Detyrë: Përgatisni listën e fjalëve “të ndaluara” dhe të shprehjeve në fushatën e ardhshme. Gjuha, stili dhe formimi grafik i platformës duhet të harmonizohen maksimalisht me nivelin arsimor, përgatitjen profesionale dhe disponimin emocional të zgjedhësve. Rekomandime plotësuese gjatë përgatitjes së platformës paraelektorale: 1. Platforma nuk është program për qeverisje, por duhet të përmbajë konturat e pamjes së saj të ardhshme. Kjo do ta bënte më të orjentuar dhe do të shkaktonte besim. 2. Gjatë marketingut të dëshiruar të kihet parasysh se nëpërmjet platformës ne ofrojmë “shërbim të prolonguar”, shërbim që do të fitohet në të ardhme të caktuar, ndërsa dëshirojmë për këtë kredi në avans, kredi sot (në fund të fushatës). Një veprim i këtillë edhe në marketingun social është vështirë për tu realizuar. Është e nevojshme një cilësi e lartë, propozim mjeshtror dhe takt i jashtëzakonshëm politik që të fitohet çmimi – besimi dhe vota e zgjedhësve. 3. Platforma është shërbim (prodhim) jo vetëm për përdorim të jashtëm. Ajo është gjenerator themelor i tërë fushatës dhe katalizator i pajtimit në parti. Përpunimi, arsyetimi, miratimi i saj shpien drejt qëndrimeve koncensuale dhe sëkëndejmi në porosi një kahëshe. Nëse këtë nuk e kryen dhe nuk e di një parti e caktuar, parrullat mund të shpiejnë në drejtime të ndryshme pra në drejtime të kundërta. Për shembull: “do ta vazhdojmë privatizimin” dhe “do të bëjmë nacionalizimin”, ndërsa rezultatet mund të tregojnë – habitje dhe humbje e besimit tek zgjedhësit. Kush i lexon platformat paraelektorale? Gjatë fushatës:Pjesëmarrësit aktiv; Një pjesë e elektoratit stabil; Një pjesë e gazetarëve; Një pjesë e kundërshtarit; Disa vëzhgues ndërkombëtarë; Disa hulumtues. Shtoni diçka: ------------------------------------------------------------------Pas fushatës: Gazetarët dhe Opozita për ta kritikuar
277
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Llojet e formave paraelektorale: Flasim për platforma në shumës, sepse ato janë: Partiake; Të koalicionit; Komunale; Të kandidatit – të deputetit; Të kandidatit – prefektit. Përgatitja dhe përpunimi i llojeve të ndryshme janë të barabarta në aspektin parimor. Individualet janë më të shkurtëra nga vëllimi dhe me më shumë emocion personal. Ato mund të përmbajnë edhe portretin e shkurtër politik të kandidatit. Ligji i marketingut gjatë fushatës është lidhshmëria e tyre dhe njëkahshmëria, e realizuar me teknika të ndryshme. Detyrë: Si duhet të jetë vëllimi i platformës? Çështja është për tu diskutuar. Vlerësoni dhe zgjidhni ju. 5c 10c 20c 30c Jepni argumente tuaja -----------------------------Kush e merr dhe e përcakton platformën? Platforma diskutohet nga qarku i gjerë i aktivistëve, kandodatëve, anëtarëve, të shtabit paraelektoral dhe të udhëheqjes partiake. Pas përpunimit definitiv platforma miratohet nga organi udhëheqës përkatës partiak. Gjatë fushatës platforma korigjohet në pajtim nëse situata ndryshon në mënyrë drastike dhe paraqiten konsekuenca. Shpërndarja e platformës Platforma e konfirmuar bëhet dokument kryesor për të gjithë pjesëmarrësit në fushatën paraelektorale. Qëllimi është që përmbajtja e saj tu bëhet e njohur një numri sa më të madh të zgjedhësve. Nëpërmjet: publikimeve të plota, afisheve, Takimeve të shkurtëra, fjalimeve Letrave, debateve publike Mesazheve, mbledhjeve Fjalime, mitingjeve Emisioneve në radio dhe televizion. Trajnimi:
“Platforma 2001”
278
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE Ndjeksit e ushtrimeve ndahen në dy ekipe dhe zgjidhen udhëheqësit. Marrin një detyrë të njejtë – përpunimi i platformës paraelektorale. Lloji i platformës përcaktohet nga përpara. Pas një kohe të caktuar lexohen dhe analizohen të dy projektet. Qëllimi është që në mënyrë intensive dhe praktike të përvehtësohen shkathtësitë për përpunimin e dokumentit politik dhe të zbatohen teknikat përkatëse. 1. Shkruani konkluzat e përgjithshme; 2. Theksoni anët tuaja të fuqishme dhe të dobëta gjatë pjesëmarrjes në lojë.
POROSITË PARAELEKTORALE Instrument tjetër i rëndësishmë komunikues gjatë fushatës është porosia. Përse është e nevojshme të përpunohen porositë, pasi ekziston platforma? Përgjegje për këtë pyetje do të gjejmë në specifikat e vetë fushatës si treg politik. • Fushata kufizohet në suaza kohore të përcaktuara me ligj. • Fushata është e mbushur përplot me prodhime të ndryshme dhe antagoniste politike • Fushata segmentohet për shkak të karakterit të shumllojshëm të zgjedhësve potencial • Fushata është me dinamikë të theksuar mobilizuese • Fushata është fleksibile- ngjarje e imët mund ta ndryshojë menjëherë konfiguracionin e lojtarëve kryesor. Detyrë:
Plotësoni karakteristikat esenciale të fushatës elektorale.
Si përgjegje kësaj specifike të ndërlikuar të fushatës i vjenë porosia, si prodhim adekuat politik, si mjet komunikimi me zbatim të gjerë. Që të kryejë këtë rrol porosia duhet të jetë: E shkurtër; e kapshme; Emocionale; përvetësuese; Me aftësi përmirësuese; e kuptueshme; Atraktive; .............................. Këtu dohet të prmendim atë që kë vënë në dukje Çehovi për vëshrirësitë e mëdha forcën e madhe shprehëse të formave të shkurtëra. Shkurtësia e porosisë nuk duhet të na shpjerë në ilizione dhe të kërkojmë krijimin e saj të shpejtë.
279
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Pas porosisë duhet të qëndrojnë informacione të bollshme dhe analiza të cilat e sigurojnë edhe pëpunimin e platformës. Diçka më tepër, kjo analizë duhet të jetë më e saktë dhe me segmentim social. Kërksesë mjaft me rëndësi është gjatë përpunimit të porosisë është lidhshmëria e saj përmbajtësore me ofertën kryesorë-platformën.Praktikat janë të ndryshme, shkruhen porosi para përpunimit të plotë të platformës dhe anasjelltasporositë bëhen në lidhje me problemet e veçanta, të përfshira në platformë. Por, lidhshmëria e ndërsjellë është me varësi të barabartë. Mundësitë për zbatimin e qasjes terorike gjatë përgatitjes së porosive paraelektorale janë të pakufizuara, mjafton që ajo të jetë hrmonizuar me përgjegjet për pyetjet e mëposhtme esenciale për fushatën: A do t’i vërjenë? A do t’i lexojnë? A do t’i mbajnë mbend? A do t’i pëlqejnë? A do t’i besojnë? A do të votojnë për ne? Porositë mund të shpërndahen në forma të ndryshme, si: Ligjërim pozitiv Në formë të pyetjeve Me pranim të aranzhmanit konkret Me fjalim Me deklaratë Thirjje dhe të tjera. Porositë, ashtu si edhe platformat, mund të jenë partiake dhe individuale. Për formësimin e tyre grafik dhe pr transparencën do të flitet edhe më tutje, por këtu të theksojmë se gjithnjë duhet të jenë të pranishëm simbolet e partisë edhe në fushatë. Porositë individuale të kandidatëve është mirë të shoqërohen me portret, por vetëm kur ka rrezatime pozitive. Portreti i keq mund ta “turpërojë” edhe porosinë më të mirë. Rekomandime plotësuese për përpunimin e porosive paraelektorale të fushatës “Zgjedhjet parlamentare 2001”. *Në fushatën e ardhshme është i nevojshëm shfrytëzimi më i gjerë i porosive për shkak të fjalëve të zgjedhjeve të shpeshta, efektit të ngopjes me shumë programe dhe zhgënjimeve të thella te pjesa më e madhe e elektoratit.
280
PLATFORMAT DHE POROSITË PARAELEKTORALE *Do të jetë me efekt gjatë përpunimit të porosive të shfrytëzohen sqarimet kohore që tani më janë futur në vetëdijen e zgjedhësve të llojit të: “10 vjet tranzicion”; “Fundi i milemiumit”; “Fillimi i shekullit të ri”; “Mileniumi i ri”. Këto periudha të theksuara kohore japin mundësi për të bërë edhe parashikime. Garanioni kohor kuptohet është sprovë për disa objektiva pozitive. *Në porosi dhe në aktivitetë të tërësishme propaganduese të theksohet momenti i kapjes dhe të mos kontestohet çdo gjë. Zgjedhësit bullgar është është bezdisur (ka droje) se çdo shumicë e re vjenë me pretendime “për fillim të ri”. *Gjatë porosive “të angazhuara” të kërkohet karakteristika e saktë dhe reale e problemit, që njëkohësisht të shkaktojë interes dhe besim. Koncepti”premtim” ndikon fuqishëm, prandaj rekomandohet që të shkruhet dhe të flitet për pranimin e angazhimeve dhe të përgjegjësive. Kini kujdes që gjatë të shkruarit të porosive zgjedhësve të mos u duket se i porosisni tekstualisht porositë e fushatës së kaluar elektorale. Një rrezik i këtillë real ekziston për shkak të ngecjes së reformave dhe ashpërsimit momental të problemeve “të vjetra”. Detyra: 1.Mendoni se çdo t’u premtoni zgjedhësve të dobët social? “varfëri të durueshme”; “kufizimin e varfërisë”; “rënjen e varfërisë”; “tejkalimin e varfërisë”; “pengimin e varfërisë”; “ndarje të prabartë të varfërisë”; “varfëri të përkohshme”; “varfëri për të gjithë”. Para se të zgjidhni angazhimin tuaj, mendoni për madhësinë e problemit dhe për burimet e zgjidhjes së tij. 2.Përpunoni porosi të shkurtëra për problemin themelor “korrupcioni” për: të rinjtë pensionistët të papunët
281
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE
Plani për mediumet
Plani medial mbështetet në shemën e përgjithshme të komunikimit për lidhjen ndërmjet “liderit politik – mjeteve të informimit masiv – recepientit – efektit të arritur”. Specifika e kësaj lidhje është se lideri politik është komunikuesi fillestar, i cili në esencë i kodifikon mesazhet ndërsa mediumet më tepër luajnë rolin e mjeteve të transmentimit të këtyre mesazheve. Pasi çdo mjet për informim masiv i kërkon specifikat e veta karakteristike gjatë komunikimit, në marketingun politik ekzistojnë tri kushte, kur e bëjmë përpunimin e planit medial: - Selekcionimi gjatë shfrytëzimit të mediumeve; - Selekcionimi gjatë pranimit të tyre; - Selekcionimi gjatë dekodimit dhe mbajtes mend. Sëkëndejmi çështja themelore, që ekziston para ekspertëve, është se si të grumbullohen mjetet për komunikim masiv ashtu që ndikimi i tyre i plotë të jetë i mundshëm dhe më efektiv duke marrë parasysh planin strategjik të fushatës. Kjo kërkon që plani medial të parashtrojë dy qëllime themelore: • Të arrijë nëpërmjet mënyrës më efektive numrin e kufizuar të recipientëve (segment i caktuar); • Të arrijë sa më tepër që është e mundur numër të madh njerëzish, që ky numër të jetë edhe më i madh, dhe me një shpejtësi më të madhe që të shtojë “efektin e ditarit” (radhitjen e temave).
282
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE • Qëllimet
Mediumet
Mënyra e komunikimit
Të kumtuarit dhe komunikuarit e rëndomtë (parrulla)
“Plaketa e egër” ose lloji i reklamës tregtare – broshura, spote e tjera
E shpejtë
Komunikatat e ndërlikuara (programi politik)
Takimet, mitingjet, gazetat, videokasetat, mjetet e marketingut të drejtpërdrejtë
E shpejtë
Vënien ose hedhjen poshtë të imigjit të politikanit
1. Takime personale, Takime të kufizuara; 2. Reklama politike, preskonferenca;
1. 2.
3.
3.
E shpejtë E shpejtë dhe e tërthortë E shpejtë
Radioja dhe televizioni
Zgjedhja e mjeteve, nëpërmjet të cilave do të ndikojnë te zgjedhësit lidhet me karakterin e komunikatës, me shpejtësinë që kërkohet dhe me përcaktimin e segmenteve elektorale, që do të thotë se sa më mirët’injohim zgjedhësit, funksionimin, dhe specifikat e masmediumeve dhe qëllimet tona personale aq më mirë do të mund të ndikojmë. Qëllimet
Mediumet
Segmenti
Rritja e numrit të simpatizuesve nëpërmjet lidhshmërisë me grupet e lloj-llojshme sociale – profesionale
Kuvendet, diskutimet, letrat nëpërmjet postës, marketingu i drejtpërdrejtë
Auditorium homogjen i ndarë në mënyrë profesionale ose sipas kategorisë sociale
Mobilizimi i aktivistëve dhe përkrahësve
Mitingjet, spote, viedokaseta
Auditorium homogjen, elektoral stabil
Përvetësimi i një pjese të elektoratit margjinal të kundërshtarit ose të atyre që hamenden
Pllaketa, shtypi, reklama politike, radioja, televizioni
Publik heterogjen
Kur e formojmë planin medial duhet së pari të precizojmë cilët janë mediumet tona themelore të domosdoshme dhe kryesore. Në vend të dytë cilët do të jenë mediumet plotësuese, në vend të tretë cilat mediume do të shfrytëzohen ose do të lehen anash nga auditoriumi. Gjatë përpunimit të planit medial para ekspertëve paraqiten dy probleme themelore:
283
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE • Gjatë zgjedhjes së mjeteve themelore mund të dyfishohet publiku i tyre, që do të bënte ndikimin më të madh të shpeshtuar, lodhjen e publikut ose rritjen e simpative. • Kuadri ligjor me të cilin na e bëhet e mundshme që të veprojmë gjithashtu shkakton problem. Ky problem në Bullgari del nga fakti i rregullativës së ashpër jo vetëm të kohës, por edhe të formave, nëpërmjet të cilave mund të shprehemi në mediumet shtetërore. Nga kjo rrjedh gjatë përpunimit të planit medial jemi të detyruar së pari t’i kemi parasysh këto kushte. Fushë më e lirë për tu shprehur është shtypi.
Përpunimi i planit medial duhet të bazohet në bazë të analizave të bëra: a) Analiza e mediumeve Analiza e mediumeve rëndomë bazohet në teknikat, të njohura me emrin “kontent-analiza”. Këto teknika mund të na japin njohuri në lidhje me politikën redaktuese të një mjeti të caktuar të informimit publik; Njohuri për strukturën e mediumit; Njohuri për gjuhën dhe simbolikën, që i përdor ky medium. Ajo që është e nevojshme për t’ia shtuar kontent-analizës janë të dhënat në lidhje me auditoriumin, domethënë përhapjen dhe ndikimin e mjetit të caktuar për informim publik. Këto të dhëna mund të merren nga hulumtimet sociologjike dhe nga monitoringjet që bëhen çdo muaj nga qendrat e mëdha sociologjike në Bullgari. Këtyre informacioneve duhet t’ua shtojmë informatën në lidhje me ekipin, i cili punon në mjetin e informimit publik që e analizojmë, si dhe vlerësimet për lobimin e mundshëm të gazetarëve, të cilët mundt’iketë politikani për të cilin punojmë. Rëndomë ky informacion merret nga dosjet, që plotësohen në bazën informative të partisë politike, të cilën e ka theksuar udhëheqësi konkret politik. b) Analiza e auditoriumit Analiza e auditoriumit të mjeteve të ndryshme të informimit masiv fitohet nëpërmjet një varg metodash sociologjike: - Intervistat telefonike Kur e përdorim informatën e intervistave telefonike, duhet të kemi parasysh se për Bullgarinë këto nuk kanë aq vlerë, pamvarësisht se si janë vënë nga qendrat sociologjike. Ky zhveftësim ka të bëjë me problemet e rrjetit telefonik dhe nga përmasat nacionale, si dhe me mënyrën e zbatimit të intervistave telefonike fragmente, bashkëpunimi me persona që anketohen, dhe jo me kompjuter e të tjera. Nga kjo rrjedh se tek intervistat telefonike nuk mund të kemi informatë (aktuale) të
284
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE shpejtë e cila do të na orjetonte te problemi i caktuar. Kjo informatë nuk mund të shërbejë për asgjë tjetër, përveç testimi të disa temave ose elementeve të fushatës. - Anketat sociologjike Hulumtimet empirike sociologjike nëse janë bërë mirë dhe profesionalisht, na japin informacionin e vërtetë dhe të vlefshëm për auditoriumin nacional. Problemi me shfrytëzimin e kësaj informate lidhet me: së pari, me mjetet e mëdha financiare, të cilat duhet t’i ndajmë për një hulumtim të këtillë nacional; së dyti, me kohën e realizimit dhe të analizës së informatës. Për shkak të këtyre situatave të vështirësuara të dhënat e hulumtimeve sociologjike rëndomë përdorën para fillimit të fushatës, me çka ndihmohet përgatitje e planit strategjik dhe pas përfundimit të saj kur shërbejnë për vlerësimet e efikasitetit të fushatës. - Analiza sekundare e të dhënave të hulumtimeve sociologjike Pasi gjatë fushatës qendrat sociologjike e vazhdojnë punën e tyre në lidhje me hulumtimin e auditoriumit të masmediumeve (marrëveshjet vijuese me masmediumet dhe dhëniet e reklamave nga to), shumë të dobishme për punën tonë në fushatë është që të sigurojmë këtë informatë rrjedhëse, e cila do të mund të na paraqiste kthesat esenciale të auditoriumit. Në fund duhet të mbajmë mend se plani medial është njëri nga pjesët më esencial të fushatës së marketingut. Pamvarësisht nga puna jonë e mirë në lidhje me planin strategjik, me formulimin e qëllimeve dhe temave të fushatës, në radhë të parë plani medial na jep mundësi që të arrijmë te zgjedhësit dhe t'ia transmentojmë argumentimet dhe motivet e qëndrimit të tij, që do të thotë se: • Plani medial duhet të përgatitet sëbashku me ekspertë në lëmin e komunikimit masiv; • Media plani duhet të bazohet në një analizë shumë serioze të bërë më parë; • Media plani duhet të sigurojë koordinimin vijues të ndikimit komunikativ, ashtu që në fund të fushatës të kemi: Imixh të ndërtuar dhe të përkrahur në mënyrë adekuate të politikës; Sqarim absolut gjatë dekodimit të porosive tona politike; Argumentim të saktë, që do të sqaronte votimin “për” ne ose “kundër” kundërshtarit tonë; Efektet e mobilizimit të zgjedhësve, dhe jo apatinë e tyre; Sigurimin me mjete minimale për efikasitet maksimal; Zgjerimin e bazës elektorale dhe tonën dhe sprovimin e disponimit pozitiv të elektoratit të kundërshtarit tonë; • Plani medial duhet të sigurojë fushë të tillë të zhvillimit të figurës së kandidatit tonë, që ai pas fushatës të mos mbyllet në suaza ekstreme. Bëhet fjalë
285
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE për ndikim të tillë të mediave, i cili do të jepte mundësinë që gjatë ndryshimit të situatës politike dhe në pajtim me mënyrën e ndikimit të kandidatit tonë, ai të mos dalë tërësisht nga imixhi që ia kemi krijuar gjatë fushatës.
Detyrë: Përgatisni planin medial për prezentim publik të temës “Opozita e bashkuar dot’ifitojë zgjedhjet”.
Materiali i shtypur në reklamat paraelektorale Kur flasim për reklamën paraelektorale, gjëja e parë që duhet të dijmë është se përpunimi i keq i reklamës automatikisht shndërrohet në anti-reklamë. Reklama paraelektorale, me të gjitha hollësitë dhe variantet e saj, duhet të përpunohet nga ekipi i ekspertëve. Rregulla e parë për çdo kandidat dhe për çdo shtab paraelektoral është të mos lejojë kurrfarë improvizime në këtë veprimtari. Në shumë vende evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës reklamat paraelektorale të fushatave përpunohen nga institucione të tëra, pas studimeve dhe testimeve serioze. Ja një shembull për ilustrim rreth kësaj: Për zgjedhjet e vitit 1995 në Francë, në të gjitha pllaketat kandidati i socialistëve Lionel Zhospen mbante këmishë me ngjyrë të theksuar të kaltër. Shkaku për këtë është nga hulumtimi që ka bërë ekipi i ekspertëve, në të cilin më se 80 për qind e burrave u përgjegjën se për ta ngjyra më e dashur e këmishës është e kaltërta, ndërsa më se 60 për qind e grave u përgjegjën se u pëlqejnë meshkujt që mbajnë këmisha të kaltërta. Moment esencial, i cili shpesh imponohet është uniteti i fushatës reklamuese. Materialet e reklamave të formuara në mënyrë unikale për të gjithë kandidatët e sigurojnë efektin e rëndësishëm të “ndikimit të vetëm ndaj zgjedhësve” dhe kontribuojnë përt’idhënë rëndësi më të madhe fushatës. Praktika bashkëkohore bën përpunimin e zgjedhjes unike dhe të plotë të të gjitha llojeve të materialit reklamues. Ata përpunohen nga ekipi i ekspertëve në veprim të ndërsjellë me shtabin nacional paraelektoral. Komponentat e kësaj zgjedhje të plotë ose të të ashtuquajturit “set reklamues” u ndahet të gjitha shtabeve dhe kandidatëve. Në setin reklamues është vënë si pjesë i bartësit magnetik, që përmbanë lloje të materialit reklamues, të formuar dhe të përgatitur për shtyp pasi në të janë futur tekstet dhe fotografitë konkrete të kandidatëve. Ky lloj i organizimit të reklamës i jep në
286
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE shkallë të madhe garancione për kryerjen e strategjisë së vetme reklamuese në fushatë. Kur flasim për fushatën paraelektorale i kemi parasysh klipet reklamuese për televizion dhe radio, materialin e shtypur, (plaketat, afishet, letrat drejtuar zgjedhësve, buletinet informative), etiketat, ballonat, maicat, kapat e të tjera. Pasi klipet televizive dhe radios i përgatisin profesionistët dhe rëndomë vinë të gatshme në shtabet lokale (që edhe rekomandohet) më së tepërmi do të përqëndrohemi në materialin e shtypur. Qëllimi për çdo shtab paraelektoral të zonës si duket është që të fitohen zgjedhjet në nivel lokal. Për shtabin paraelektoral nacional qëllimi kryesor është të ndihmojë aktivitetin e qendrave rajonale që të fitojë. Në plotësim të këtij qëllimi me përgjegjësi të shtabit kryesor mund të vijnë edhe këto nënqëllime: përfshirja e anëtarëve të rinjë në parti ose përcaktimi në zgjedhjen e bashkëmendimtarëve të pasigurtë dhe të luhatshëm partiak. Pasi do të definohen qartë qëllimet parësore duhet të vendosni se çfarë bartës reklamues do të përdorni. Mbani mend se afishet dhe letrat e drejtpërdrejta nëpërmjet postës nuk mund të ndryshojnë mendimin e zgjedhësve, por si plotësim, në funksion të përkrahjes dhe përforcimit të mesazheve të fushatës, materialet e shtypura mund: • Të prezentojnë (promovojnë) kandidatin e partisë; • Tu sqarojnë zgjedhësve se si janë pikëpamjet e partisë për përmirësimin e mënyrës së jetës së tyre personale; • Të rrisin statusin e zgjedhësit, domethënë nga përkrahësi i ideve të bëhen trashëgimtarë të sigurtë ose votuesit e sigurtë të bëhen aktivistë, ndihmues të fushatës paraelektorale, të agjitojnë ose të bëhen anëtarë të partisë. • Të nxjerrë përgjegje nga recipienti, domethënë të shkaktojë reagim reflektues tek zgjedhësit me qëllim zhvillimit të dialogut; • Të rrisë nivelin tonë të informimit për qëllimet e votuesve të miqëve të tyre; • Të nxisë motivimin e ithtarëve të partisë; • Të agjitojë nëpërmjet postës dhe drejtpërdrejtë te zgjedhësit; • Të sugjerojë për gjetjen e anëtarëve të rinjë dhe të dhuruesve; • Ti vë në pah mangësitë e kundërshtarit në luftën paraelektorale Mënyra e vetme e sigurtë që të ndryshojë efikasiteti i materialit të shtypur propagandues është që të krijohet lidhje dinamike reflektuese. Çdo afish ose letër duhet të përmbajë informatën, që dot’ijapë mundësi recepientit qët’ipërgjigjet asaj që e lexon, ta komentojë, të bëjë pyetje, të shpreh mendime, të japë propozime konstruktive. Kjo informatë është numri i shkruar i linjës kujdestare telefonike, adresa e zyrës për informata, karta postale me adresë kthyese e të tjera. Gjithashtu,
287
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE numëroni edhe thirrjet telefonike dhe përgjegjet e zgjedhësve, që të mundet kjo informatë të shfrytëzohet për fushatat dhe iniciativat e ardhshme. Varësisht nga territori i vendit për tu respektuar është edhe një ose dy qendra zonale, të cilat do të kujdesen për shtypjen dhe dizajnimin e të gjitha materialeve paraelektorale, domethënë të centralizohet shtypja e materialit. Në këtë rast dizajni do të jetë në nivel më të lartë ndërsa shtypja më e lirë si shërbim nga shtypshkronjat e shumta lokale. Kështu përpunimi do të përfshijë shtypjen katër ngjyrëshe me çmime të ulta.
Afishet Fjalimi elektoral i kandidatit lokal. Afishet me fjalimin e kandidatit përgatiten në mënyrë standarte për të gjithë kandidatët. Mund të ketë formën e kovertës. Rekomandohet që ana e parë të përmbajë fotografinë e kandidatit (me veshje zyrtare), fazën kyçe të fushatës së tij, katër deri pesë momente themelore të formuluara shkurtë nga platforma paraelektorale, nënshkrimin dhe emblemin e partisë. Fjalimi paraelektoral duhet të jetë shumë i shkurtër dhe me përmbajtje. Ana e brendshme e afisheve me fjalimin paraelektoral të kandidatit duhet të përmbajë thëniet përkrahëse të liderit të njohur të partisë ose të personalitetit tjetër autoritativ për kandidatin aktual, si dhe qëndrimet e përbashkëta politike. Nëse paraqiten edhe fotografi të tjera, ato duhet të jenë të lloj-llojshme, ta tregojnë kandidatin në vende të ndryshme, me veshje të ndryshme dhe i rrethuar nga njerëz të ndryshëm. Fotografitë duhet të jenë aktive – të paraqesin njerëz të angazhuar me ndonjëfarë veprimtarie, dhe jo vetëm njerëz që e shohin objektivin. Në afishe përfshihet adresa e shtabit të kandidatit dhe telefonat e kontaktit. Afishet nuk duhet të përmbajnë platformën e tërësishme të kandidatit. Ato duhet të jenë të shkurtëra nga aspekti i prezentimit të shemës së momenteve themelore të programit paraelektoral dhe të përfshijnë problemet lokale.
Buletini informativ Shumë buletine informative janë të formatit A4 dhe rëndomë me një fletë me anë të jashtme dhe të brendshme. Informacionet e ndryshme duhet të vendosen me kujdes duke iu përmbajtur dispozitave të formimit të titullit dhe tekstit themelor. Me rëndësi është rregullimi i teksteve vëllimore të cilat gjithnjë duhet të jenë të ndryshme, që të mos e lënë lexuesin me përshtypje se çdo herë e lexon të njejtën gjë, edhe përkundër përsëritjeve të mesazheve themelore.
288
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE
Plaketat Plaketat e ngjitura nëpër dritare të zonës elektorale e rrisin imixhin e partisë dhe e përkrahin bindjen e bashkëpunëtorëve të partisë për punë të përbashkët. Plaketat duhet tu ndahen anëtareve, ashtu që të mund të ngjiten që në fillim të startimit të fushatës. Në krye të plaketës duhet të qëndrojë ngjitsja e dyfishtë. Kur ndonjë do të pajtohet të vendosë ndonjë plaketë, jepni ngjitëse që ai ta ngjisë atë menjëherë. Efekt të madh vizual kanë plaketat e ngjitura më lartë në tabela, në pjesën e përparme të oborrit të shtëpive. Këto plaketa duhet të jenë sugjestive me madhësi (A3,A2,A1) dhe me ngjyrë. Qendra paraelektorale lokale duhet të sigurojë materialin. Qëllimi gjatë shpërndarjes dhe ngjitjes së plaketave është që të gjenden vendet më adekuate për ndikim vizual – në rrugët kryesore, në ndonjë supermaket lokal, në vitrinat e dyqaneve etj. Më vështirë është t’i gjini vendet e para më adekuate për pllaketa pas së cilave vijojnë derdhja e dëshirave nga ana e bashkëpunëtorëve të tjerë. Përfshini edhe disa tabela me informacione dhe numra të linjave kujdestare telefonike, të cilat dot’ivendosni në vende të dukshme.
Probleme gjatë shfrytëzimeve të mediumeve audiovizuele Këto kryesisht janë dy: Efekti i ngadalshëm i komunikatës, të transmentuar nëpërmjet mediumeve audiovizuele, shpesh hynë në kundërshtim me periudhën e shkurtër të fushatës zgjedhore; Vështirësitë e kontrollit të informimit audiovizuel për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të komunikimit joverbal, që mund të ndryshojë kuptimin dhe kapjen e tij pavarësisht nga dëshira jonë. Këshilltarët e komunikimeve e dijnë se mjetet audiovizuele nuk janë aq efikase, sepse ato nuk japin mundësi për komunikim reflektues me auditoriumin dhe për të përmirësuar cilësinë e komunikimit nëpërmjet dialogut. Kjo shpjegon se pse efekti i drejtpërdrejtë i tyre është kaq i ngadalshëm.
289
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE Disa autorë e lidhin këtë efekt të ngadalësuar “efektin e ditarit” te mediumet, domethënë arrihet thellimi i të depërtuarit, por kjo ndodh në llogari të ngadalësimit të efektit. Vetë të shpejtuarit të komunikimit medial dhe shumë fishmëria e mjeteve të komunikimit shpie drejt vazhdimit të “rrugës” të komunikimit. Në këtë mënyrë efekti i ditarit nuk i ndryshon vetëm mendimet dhe disponimet, por i përmirëson edhe njohuritë. Përveç kësaj shikuesit televiziv nuk mundt’ilargohen komunikimit sepse ata i ndjekin si ekranin televiziv ashtu edhe gazetat dhe radion. Ky ngadalësim i efektit të komunikimit tregon se pse është kaq vështirë të ndryshojë figura e politikanit gjatë fushatës – nevojitet një periudhë e gjatë kohore ndërmjet momentit të realizimit të ndryshimeve në imixh dhe momentit të arritjes të besimit në këtë imixh të ndryshuar. Prandaj, gjatë shfrytëzimit të mjeteve audiovizuele më mirë është të bazohemi në karakteristikat e njohura dhe të pranueshme të kandidatit, edhe kur ato asociojnë në mënyrë negative sepse më lirë është të ndryshojmë imixhin tani më të njohur me një asociim më të butë, se sa të ndryshojmë me karakteristika të reja. Ky mekanizëm e shpjegon edhe vështirësinë e ndikimit të drejtpërdrejtë ndaj procesit të komunikimit për mjetet audiovizuele: efekti i ditarit nuk kontrollohet në mënyrë empirike. Prandaj, mediumet shpesh i ndryshojnë prioritetet e debatit ashtu që kandidatët të mos mund tu kundërshtojnë. Debatet dhe lajmet televizive janë emisionet themelore, që i shfrytëzon marketingu politik. Shfrytëzohen edhe emisionet televizive, spotet politike dhe të tjera, të cilat efektivisht mundt’indihmojnë komunikimit të kandidatit. Kandidatët duhett’igrumbullojnë tipat e ndryshëm të pranishmërisë, kështu që në mënyrë efektive ta zhvillojnë fushatën e vet. Paraqitja në emisione të kategorive ndryshme kontribuon për rritjen e efektit të ditarit.
Debatet televizive Në teorinë e marketingut politik debati televiziv është pika kulmore e fushatës paraelektorale. Ndonjëherë ai mund të shëndrrohet në moment, në të cilin rrezikohet fati i tërë fushatës dhe në këtë aspekt gjatë debatit politik kandidati mundet me një të paraqitur në ekranin televiziv të fitojë ose të humb. Kjo kërkon përgatitje të kujdeshme me ç’rast mundt’iveçojmë këto elemente: a) Barabarësi në paraqitjen e gjallë Paraqitja në televizion varet nga ajo se a e ka rregulluar ligji ose për atë duhet të paguhet posaçërisht. Vendet e ndryshme këtë çështje e kanë rregulluar në
290
BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE mënyrë të ndryshme. Barazia shprehet dhe në rregullimin e çështjes së kohës së barabartë, të cilën e kanë politikanët në një debat. c) Të vëzhguarit e kushteve për realizimin e debatit Grumbullimi i faktorëve teknik të realizimit – kuadri, montazhi, zërimi – për kandidatin ka ndikim në komunikim në aspektin pozitiv dhe negativ. Për shembull, një kamerë e vënë pak më largë se fytyra, mund të shkaktojë bindjen se politikani është më i lartë se bashkëbiseduesi i tij, por mund të tregojë edhe se politikani ka vetëm dy gisht ballë. Një zë pozitiv i ëmbël ndikon pozitivisht, por rritja e dobët e ashpërsisë së tij mund të sygjerojë për mungesë të burrërisë etj. Nga kjo rrjedh se kandidati domosdo duhet të punojë me profesionistë në fushën konkrete. Këta profesionistë kryesisht përzihen si në rjedhën e përgatitjes së emisionit (takohen me kolegët e tyre, të cilët punojnë drejtpërsëdrejti për kandidatët e tjerë, ashtu edhe me njeriun, i cili është përgjegjës për realizimin e debatit; i përcaktojnë të gjitha kushtet teknike për debat; e përqëndrojnë kohëzgjatjen e përbashkët dhe modalitetin e kapjes së zërit, dekorimin e tjera), ashtu edhe gjatë emisionit. Gjatë përcaktimit të rregullave për të marrë fjalën ekzistojnë disa momente të rëndësishme: e drejta e ndërprerjes dhe ndërhyrjes së gazetarit. Më pak rrezik, kur pjesëmarrësit në debat përgjigjen sipas radhës në pyetjet e gazetarëve, por procedura e këtillë është më pak atraktive. Dekori është i rëndësishëm sepse ndikon se si shiquesit e shohin kandidatin. Do të thotë se duhet të jetë tërësisht neutral në lidhje me politikanin si simbolikisht ashtu edhe për nga pozicioni (tavolina e madhe i zvogëlon kandidatët, ndërsa tavolinat e vogla i nxjerrin në plan të parë fytyrat dhe trupin). Çështja, se në çfarë kuadri të paraqitet debati, është me rëndësi nga aspekti i komunikimit joverbal. Për shembull, nëse kandidatët janë me figura të ndryshme, kuadrot e gjëra janë të pavolitshme për shkak të krahasimeve të pashmangshme midis dy figurave. Përveç kësaj specifikat fizike të politikanëve mund të paraqiten mjaft negativisht ose pozitivisht nëpërmjet kuadrit. Montazhi paraqet edhe një mundësi për modifikim. Për shembull, plani i këputur i gjesteve të kandidatit gjersa kundërshtari i tij është duke zhvilluar ndonjë ide, ndikon shumë negativisht dhe rëndomtë nuk është i lejueshëm. Në montazhë rëndomtë kemi cenzurë shumë të lartë. Kontrolli gjatë emisionit është shumë i kufizuar, me ç’rast rëndomtë shprehet në të respektuarit e kushteve të nënvizuara më herët.
291
Kreu i katërt FUSHATAT ELEKTORALE
Lajmet televizive Konsiderohet se kandidatët shumë vështirë mund të kontrollojnë paraqitjen e tyre në lajme. Në fakt, ata nuk përjashtohen nga mundësia e ndikimit. Ky ndikim realizohet në dy drejtime. Ndikimi në format e pjesëmarrjes. Kuptohet, paraqitja e kandidatit në emisionet gazetareske nuk varet prej tij. Kjo varet nga gazetarët, të cilët përpiqen të jenë neutral, që të ruajnë besimin e shikuesve. Ky neutralitet kërkon nga gazetarët qët’iprezentojnë të gjitha ngjarjet, të cilat kanë njëfarë rëndësie minimale, edhe ato ngjarje të cilat që janë krijuar nga vetë ekipi i kandidatit. Përveç kësa, mënyra e teknikës së përfshirjes në lajme gjithashtu duket se është jashtë çdo kontrolli, por në fakt ekipi i politikanit mund të ndikojë edhe tek mizanskena e intervistave të befasueshme. Ndikimi tek përmbajtja Mundësitë e kandidatëve të ndikojnë tek përmbajtja e asaj që paraqitet në lajme, mbeten shumë të vogla, posaçërisht në lidhje me përgatitjen dhe komentimin, që bëhen pa praninë e politikanëve. Shumë shpesh kandidatët përjetojnë befasi, sepse si duket ajo esencialja për ta aspak nuk është transmentuar në emisionet gazetareske. Prandaj, politikanët bashkëkohor duhet shumë mirë të dijnë se për se do të shfrytëzohen deklaratat e tyre dhet’ipërshtasin gjatësitë e mendimeve të tyre me kohëzgjatjen e një lajmi në emisionet gazetareske.
292
LITERATURA E SHFRYTËZUAR Angel, A., Osnovi na menaxmentot, Sofje, 2000. Bart, R., VÍobra`enieto na znaka. Sofje 1991. Bongran, M. , Politi~eski®t Marketing, Sofje 1991. Burdiuño, P., VÍedenie v refleksivnata antropologi®, Sofje 1993. Burud`ieva, T., Politi~eskata reklama v Blgari®, sp. Politi~eski izsledvani®, br.2, 1994. Vernaskoni, V., Valencano, D., Vlastta na komunikaci®ta Sofje 1995. Vilarov, B., Komunikacioni Shemi v politi politi~eski® marketing, sp. VrÍzki s obestvenostta, br.1, 1997. VÍl~ev, R., Prakti~eski sistemi za re{avane na konflikti. Izdanie na Fondaci® “ Vodene na pregovori i re{avane na konflikti” , Sofje 1994. VÍl~ev, R., SvetÍt na konflikta. Pomagalo za trenÃori na psohologonedagogi~eski treningi, Sofje 1995. Gen~ev, N., Socialno psihologi~eski tipove v bÍgarskata istori®, Sofje 1978. Dal, R., SÍvremenni®t politi~eski analiz, Sofje 1996. De Bono, E., [est misleÈti {apki, Sofje 2000. D`efkins, F., VÍvedenie v marketinga, reklamata i pablik rileñ{Íns, Varna, 1993. Doñ~, M., CentÍr za re{avane na konflikti v u~iliÈe, sp. Otvoreno obrazovanie, br. 3, 1993. Izbori ‘ 91. Ideologi~eski aspekti. Sofje 1994. Istori® na vrÍzkite s obÈtestvenostta, br. 1, 1995. @enite mogat da uspe®t, Sofje 1998. Kanev D., Ot Godesberg do Berlin, Programi i programni diskusii v germanskata socialdemokrati®, Sofje 1997. Kanev D., Scialdemokrati®ta: “Klasi~eski® model” , Sofje 1998. Kanev D., Novata socialdemokrati®, Sofje, 1999. Kapferer, @. Sluhovete. Nañ-staroto sredstvo za informaci® v sveta. Sofje 1992. Kaftand`iev, Hr. Vizuelnata komunikaci®, Sofje 1996. Kirilov, Sv., EzikÍt na lozingite , sp. BÍlgarski `urnalist, br. 1, 1990. KrÍsteva, A., Elit i politi~eski ezik, sp. Sociologi~eski pregled, br. 1, 1993. KrÍsteva, A., Identi~nosti, diskurs, vlast, Sofje 1999. Kin~ik, M., Cipfel, A., VÍvedenie v naukata za publicistika i komunikacii, Sofje 1997. Ku{ovska, L., Predizvikatelstvoto na politi~ki® marketing, sp. Sociologi~eski problemi, br. 1, 1993. Ku{ovska, L., L. Stoñkov, Politi~eski®t imid` i socialnite realnosti...., sp. Politi~eski izsledvani®, br. 2, 1994. LÃobon, G., Politi~eska psihologi®, Sofje 1993. LÃobon, G., Menid`ment na reklamata, Sofje, 1992. MakluÍn, M i E. Zakonite na mediite , Sofje 1995. Malamin, Cv., Izkustvoto na politi~eskata reklama, sp. BÍlgarski `urnalist, br.4, 1993. Malecke, G., Psihologi® na masovata komunikaci®, Sofje, 1994.
293
Marinov M., Konsultirane na vrÍstnici i namesa pri kriza. Izdanie na Sdru`enie “Kak si pri®telÓ?” Sofje, 1997. Marinov M., MozÍ~nata ataka. Izdanie na Sdru`enie “Kak si pri®telÓ?” Sofje, 1997. Marinov, P.Pohodi v pablik rileñ{Íns pri izgra`dane na reputaci®ta, sp. VrÍzki s obÈestvenostta br. 1, 1995. Marinova, E., Marketing - produkt, reklama Sofje, 1992. Mestni izbori ‘99. Metodi~esko rÍkovodstvo, Sofje, 1999. Milkov, H., Mo®t vrag e tvoñ vrag, sp. Politi~eski izsledvan®, br.3, 1995. Mickevi~, E., FañÍrstoun, ^., Televizi® i izbori, Sofje, 1999. Novite levi i bÍdeÈeto na BÍlgari®, Sofje, 1999. Ostin, D`., Kak s dumi se vÍr{at neÈata, Sofje, 1996. Par~ev, I., BÍlgarski®t izboritel, sp. Politi~eski izsledvan®, br. 1, 1995. Penev, V., ObÈestvenoto mnenie kato faktor na politi~eski® `ivot u nas, Sofje, 1990. Petrova, A., Imid`Ít v reklamnata praktika, sp. VrÍzki s obÈestvenostta, br. 1, 1995. Piñz, A., GarnÍr, A., EzikÍt na t®loto - skriti®t smisÍl na dumite, Sofje, 2000. Psihotehnika na ube`davaÈoto vÍzdeñstvie, Sofje 1992. Rañkov, Z., Izbori i masovi komunikacii, sp. BÍlgarski `urnalist, br. 11-12, 1990. Rañkov, Z., Publi~nite komunikacii, Sofje, 2000. Raleva, N., Kaneva, L., Politi~eski marketing: vÍvedenie v problematikata, sp. Politi~eski izsledvan®, br. 2, 1993. Raleva, N., Kaneva, L., Ü.ordanova, M., Izborite. Formuli za uspeha, Sofje, 1991. Riñs, A., Traut, D., Neizmennite 22 zakona na marketinga, Sofje, 2000. Pistou, M., Izborna borba za prom®na v Mestni izbori 99, Sofje, 1999. Segela, @., Holivud pere nañ-dobre. Azbuka na reklamata v biznesa i politikata, Sofje, bez godina Socialdemokrati~eski programi, Sofje, 1994. Socialnata stratifikaci® v BÍlgari®, Sofje, 2000. Todorov A., Elektoralnata mobilnost: bÍlgari®t variant, sp. Politi~eski izsledvan®, br. 1, 1995. Fast, D`., EzikÍt na t®loto, Sofje, 1993. Ferel, P., Marketing - koncepcii i strategii, Sofje, 1994. Hess, H., Prakti~eska® rabota v Social-demokrati~eskoñ partii. Spravo~nik. Varshava 1995. Hopkins, K., Riñs, R., Nau~nata reklama. RealizmÍt v reklamata, S. 1994. [arankova, @., Elektronnite medii po vreme na predizborna kampani®, Sofje sp. Demokrati~eski pregled, br. 9, 1994. Breton, P. La parole manipulee, Paris 1997. Discourse and Political Change in Europe, - Discourse and Society, 1994, no.1. Dunn, Ë., Public Policy Analysis, Engelëood Cliffs, 1994. Graber, D.A. Mass Media and American Politics. Ëashington, D.C. Congressional Quaterly, 1980.
294
Halberstdt, G. Das freie Ëort, Bonn 1974. Hansen, Cottle, Negrine and Neëbold, Mass Communication Research Metods, MacMillan Press Ltd., 1998. Hart, R. Campaign Talk. Ëhy Elections Are Good for Us. Princeton 2000. Himmelëeit, H., Humphreys, R., Jaeger, M. Hoë Voters Decide, Milton Keynes 1985. Johnson, J., Joslyn, R. Political Science Research Methods, Ëashington, 1991. Kűhn, H. Die Kunst der politischen Rede, Dűsseldorf 1985 Mit Argumenten űberzeugen. Ëege zu grősserem Erfolg in Diskussionen and Verhandlungen. Bonn 1995. Műller, A. Von der Parteiendemokratie zur Mediendemokratie. Opladen 1999 Murseëieck, A., Regieren und Politikberatung, Opladen 1994 Prittëitz, V. Poltikanalyse, Opladen 1994 Schlichte, K., Einfűhrung in die Arbeitstechniken der Politikëissenschalf, Opladen 1999 Schulte, C., Erfolg ist kein Zuffal, Bonn 1994 Teams und Typen, Ëege zur besserer Zussamenarbeit in Grupen, 1996, Bonn Vom Zeitbesitzer zum Zeitnutzer, 1997, Bonn, Ëilson, J. Politically Speaking. The Pragmatic Analysis of Political Language, Oxford 1990. Ëolton, D., Penser la communication politique, Flammarion, 1997.
295