Permbledhje E Leksionit 6

  • October 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Permbledhje E Leksionit 6 as PDF for free.

More details

  • Words: 502
  • Pages: 2
Shkrim Akademik

Përgatiti Sonila Danaj, MA

Përmbledhje e Leksionit 6 Procesi i të shkruarit akademik II 1. Nga shënimet në kopien e parë: drafti Pikat e planit të hartuara sipas udhëzimeve të mëparshme janë pikënisja për shkrimin e draftit të parë. Ky draft është kthimi i secilës pike plani në paragrafë të shtjelluar sipas hapave të shpjeguara.

 Vetë-motivimi Mënyra më e mirë për të nxitur veten të shkruajmë është vetë-motivimi. a. Kapërcimi i ngërçit/bllokimit b. Teknikat e vetë-motivimit

 Ndërtimi i Esesë Për shkrimin e eseve në botën akademike duhet të ndiqni disa parime bazë strukturore dhe stilistike, të cilat e bëjnë shkrimin tuaj të qartë dhe të kuptueshëm, si edhe shërbejnë për të përcjellë mesazhin e synuar tek lexuesi. Siç kemi përmendur dhe më herët në këtë cikël leksionesh, një ese akademike ka një strukturë të mirëpërcaktuar me hyrjen, zhvillimin dhe përfundimet (konkluzionet) përkatëse. Pra, esetë kanë një strukturë tepër të dallueshme që mund të ndahet në tri pjesë: 1 – Hyrja → 2 paragrafë - paraqet tezën - informacione bazë të nevojshme për të kuptuar diskutimin - rrit interesin e lexuesit për diskutim dhe - e kufizon atë brenda parametrave të caktuar. 2 – Diskutimi/Zhvillimi → disa paragrafë - të organizuar me fjali-tematike të lidhura me tezën - idetë e shprehura në tezë zhvillohen në mënyrë të plotë dhe të detajuar. 3 – Konkluzioni/Përfundimi → një paragraf - jep sensin e përfundimit - shpesh rithekson me fjalë të tjera tezën dhe pikat kryesore të zhvilluara.

1

Shkrim Akademik

Përgatiti Sonila Danaj, MA

 Teza dhe Hyrja: grepi për të kapur vëmendjen e lexuesit Hyrja shkruhet në fund, edhe pse teza hartohet që në fillim, kur ndërtojmë pikat e planit. Hyrja përmban: a. tezën b. informacione bazë të nevojshme për të kuptuar diskutimin c. qëllimin e autores/it d. këndvështrimin e saj/tij e. burimet e përdorura ë. Përkufizimin e termave kyçe Hyrja duhet të ketë disa fjali të cilat luajnë rolin e grepit për të tërhequr vëmendjen e lexuesit. Pra, fjalitë që çojnë drejt tezës duhet ta ngacmojnë lexuesin në mënyrë që ai/ajo të interesohet për vazhdimin e esesë. Disa nga mjetet që mund të përdorni janë: • • • • • • • •

një një një një një një një një

statistikë tronditëse ose një fakt i pazakontë shembull i gjallë përshkrim deklaratë paradoksale citim ose një pjesë të shkëputur nga një dialog pyetje analogji barcaletë apo një anekdotë.

 Konkluzionet Përfundimet efektive kanë këto tipare: a. i bëjnë jehonë idesë kryesore b. janë të shkurtra c. bëjnë përmbledhje të argumentit/argumentave kryesore d. ngrejnë pyetje për studime të ardhshme e. japin këshilla/rekomandime/sugjerime dhe/ose plane veprimi Përfundimet NUK përmbajnë: a. ide të reja b. shfajësime c. përfundime të papërcaktuara Në mënyrë që përfundimet tuaja të jenë të paharrueshme përfshini një detaj, shembull apo imazh që e kishit thënë dhe tek hyrja për t’i treguar lexuesit një përfytyrim të plotë; një citim apo pjesë të shkëputur nga një dialog; një anekdotë apo një shprehje a koment ironik.

 Paragrafët tranzicionalë

2

Related Documents

Permbledhje E Leksionit 6
October 2019 4
Permbledhje E Leksionit 4
October 2019 8
E 6
May 2020 3
July Attachment E 6
May 2020 2