(par)etimology And History

  • December 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View (par)etimology And History as PDF for free.

More details

  • Words: 3,322
  • Pages: 6
Botuar në revistën Albanohellenica 2 (2000-2001), ff. 7-14.

DHORI Q. QIRIAZI Universiteti i Selanikut

(PAR)ETIMOLOGJIA DHE HISTORIA1 (Shembulli i Rilindjes Kombëtare Shqiptare) «ç’i mbetet gjuhësë Grekut po të qëronetë nga rrënjët’ e Shqipesë?» Çajupi, 1902 ara se të kalojmë në shtjellimin e temës e ndiejmë të nevojshme të përsërisim diçka që është thuajse e vetëkuptueshme: marrëdhëniet e etimologjisë me historinë bazohen në faktin se e para studion historinë dhe burimin e fjalëve ndërsa e dyta merret me historinë e njerëzve që i krijojnë dhe i përdorin fjalët. Janë të shumtë shembujt ku historia e fjalëve dhe historia e bartësve të tyre ndihmojnë shoshoqen duke hedhur njëra dritë në çështje të panjohura a të errëta të tjetrës. Gjuhëtarët e historianët pranojnë, p.sh., që fjala pronë e shqipes së sotme, që shënon pronën në përgjithësi, e zgjeroi dora-dorës kuptimin e saj mbi bazën e faktit që πρόνοια ka qenë një formë shumë e përhapur e pronësisë mbi tokën në vitet e Bizantit. Do të duhet gjithashtu të bëjmë edhe disa sqarime të natyrës terminologjike. Në gjuhën greke termi παρετυµολογία (paretimolojia) përdoret jo vetëm për etimologjitë popullore (angl. folk etymologies) por edhe për rastet e etimologjive librore, që, edhe pse janë të tilla, mbeten shpesh në periferi të shkencës së etimologjisë. Rasti i fundit përbën edhe objektin kryesor të këtij shkrimi, që mbështetet në shembuj nga prodhimi intelektual i lëvizjes kombëtare shqiptare, prej të cilëve mund të nxirren përfundime të vlefshme edhe për ditët e sotme. Në periudhën e zgjimit kombëtar të shqiptarëve bëhen përpjekje intensive për kultivimin e gjuhës, e cila, në përputhje me frymën e kohës, konsiderohej si një nga përbërësit kryesorë dhe specifikë të kombit. Duke shfletuar shkrimet e intelektualëve shqiptarë të asaj kohe vërejmë se ata jo vetëm që luajnë rol të dorës së parë në shkrimin dhe përhapjen e teksteve për shkollat e para shqipe, por krijojnë, mund të themi, edhe një raport disi të veçantë me gjuhën: meditojnë për të, i thurin himne, e quajnë më të bukurën, e konsiderojnë si diçka hyjnore. «Gjuha shqip është m’ e par’ e gjithë gjuhëvet t’ Evropësë dhe m’ e bukurë» shkruan Naim Frashëri më 18862. Të njëjtin mendim do të shprehë vite më pas edhe Sami Frashëri: «Shqipëtarëtë flasin një nga më të vjetërat e më të bukuratë gjuhë të dheut»3. Gjuha do të bëhet argumenti kryesor që do të përdoret në mënyrë të përsëritur në debatet për lashtësinë dhe unitetin e kombit shqiptar. Dy janë drejtimet që përbëjnë kuadrin e diskutimeve dhe në të njëjtën kohë u japin atyre karakter kontradiktor, sikurse do të përpiqemi të tregojmë me shembullin e paretimologjive. Nga njëra anë, teoria pellazgjike, aq e përhapur ndër qarqet intelektuale të kohës, e cila, edhe pse ngjante më tepër me një nebulozë pikëpamjesh sesa me një tezë të mbështetur shkencërisht, u kthye në një pikë referimi për të kapur fillin e kryehershëm të gjuhëvë të lashta të arealit ballkanik. Në anën tjetër, metoda dhe rezultatet e gjuhësisë historike krahasuese, e cila përbënte një hop thelbësor të kalimit nga stadi para-shkencor në stadin shkencor të studimit të gjuhëve dhe të marrëdhënieve mes tyre, gjetën jehonë të hershme edhe në intelektualët shqiptarë, sidomos në ngulimet e arbëreshëve të Italisë, me përfaqësues kryesor Dhimitër Kamardën4. 1

Kumtesë e mbajtur në konferencën Greqia dhe Shqipëria. Shek. XIX-XX, Selanik, Maj 2000. N. Frashëri, Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para, Bukuresht, 1886, 109. 3 S. Frashëri, Shqipërija ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë, Bukuresht 1899, në Sami Frashëri, Vepra (I+II), Tiranë 1988, II 31. 4 D. Camarda, Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese, I 1864, II (Appendice) 1866, Livorno. 2

1

Edhe vetë Sami Frashëri, që na ka lënë një sërë paretimologjish, duket se i njihte në vija të përgjithshme idetë rreth lidhjeve të afrisë dhe zhvillimit të gjuhëve indoevropiane: «Shqipja, thotë, është shoqe me greqishten e vjetër, me llatinishtenë, me sanskritishtenë, gjuhën e Indis’ së vjetërë, me sendishten, gjuhën e Persisë së vjëtërë, me qeltishtenë, me tevtonishtenë, etj.»5. Në këtë hulli lëviz edhe mendimi i Naimit: «Njerëzia ndahetë në kombe, çdo komb ka gjuhën e tij. Gjuhëtë ndahen në fëmijë [=familje], e para thuhetë Ariane, që janë gjuh’ e vjetr’ e Hindit, që quhetë Sanskrite, Greqishtja, Shqipja, Latinishtja dhe gjithë po-thua gjuhët’ e ra t’ Evropësë, e dyta quhetë Turaniane …. E treta Semite …»6. Sa i përket evolucionit të tyre: «Gjuhëratë, që kanë qenë shoqet e motërat e shqipesë, kanë mijëra vjet që kanë humburë e s’flitenë në nonjë vënt të dheut; po në vendit t’ atyre përdoren mbesat e stërmbesat e tyre»7. Nëse do të përpiqeshim të përshkruajmë pozitën e shqipes në raport me gjuhët e tjera të rajonit, për periudhën që po shqyrtojmë, do të thonim se ajo gjendet nën trysninë e turqishtes si gjuhë e pushtuesit, ka kontakte direkte me greqishten jo vetëm për shkak të fqinjërisë, por edhe sepse kjo e fundit është gjuhë e tregtisë dhe e kulturës, ka gjithashtu kontakte – direkte dhe indirekte – me italishten dhe dialekte të saj (p.sh. venecianishten) kryesisht në pjesën qendrore dhe veriore të arealit shqipfolës, dhe, më në fund, me gjuhët sllave në verilindje të territoreve që banohen prej shqiptarësh. Prej gjuhëve të lartpërmendura vetëm greqishtja dhe latinishtja («nënë» e italishtes dhe e gjuhëvë të tjera neolatine) paraqesin interes direkt për intelektualët e kohës, sepse marrëdhëniet e tyre me shqipen humbasin në mugëtirat e mijëvjeçarëvë dhe rrjedhimisht mund të jenë të dobishme në debatet për lashtërinë e shqiptarëvë. Sa për të tjerat, e sidomos për turqishten, qëndrimi është i qartë: shqipja duhet të çlirohet nga barra e fjalëvë të huaja. Krahas kësaj shtrohet qartë edhe ideja se «nuk duetë të qërojmë shqipenë nga gjithë fjalët e huaja, se gjithë gjutë janë lidhurë me njëra tjetërnë dhe janë huarë»8. Greqishtja vazhdon të ushqejë shqipen me terma dhe fjalë të reja, të cilat shfaqen shpesh në trajtën e huazimeve përkthimore (kalkeve)9, që përfaqësojnë një mënyrë ndërhyrjeje të qëllimshme të njerëzve të letrave në zhvillimin e gjuhës. E njëjta pamje na shpaloset edhe në rastin e etimologjive librore, që, të shqyrtuara në tërësinë e tyre, duket se përbëjnë edhe ato një rrugë të zgjedhur qëllimisht për t’u shërbyer synimeve të caktuara, jashtëgjuhësore. Këtu gjuhët ballafaqohen në diakroni (ndërsa me kalket kemi një «ballafaqim» sinkronik) dhe interpretimi i fjalëve të njërës gjuhë me rrënjët e tjetrës çon në përfundime që kanë të bëjnë me moshën por edhe me marrëdhëniet e tyre në rrjedhë të kohës. Ja se ç’shkruan Naim Frashëri, poeti kombëtar i shqiptarëve, në prologun e përkthimit të rapsodisë së parë të «Iliadës»: «Irodhoti thotë se besënë grekërit’ e vjetërë e muarrë nga pellasgëtë, të cilët janë, si thamë, shqipëtarët’ e vjetërë, dhe fjalët’ e besësë e të perëndivet i kanë rrënjëtë në gjuhëtë shqip, si Theta, deti; Afrodhiti, Afërdita, se Afërdita ish Yll’ i mëngjezit; Djana, Hanë gegënisht»10. I njëjti poet bëhet edhe më i qartë në një tjetër krijim: «Gjuh’ që flisnin Perënditë, / Atë flisnin pellazgjitë; / Atë kanë shqipëtarët, / Siç e kishin edhe të parët»11. Poeti vazhdon në të njëjtën linjë dhe thotë pak më poshtë se greqishtja dhe latinishtja dolën nga shqipja («Greqishten ajo e polli, / Latinishtja andej dolli»); se grekët dhe latinët janë bij të shqiptarëve («Bijtë tanë janë elinët / Sindëkur edhe latinët»)12. Gjithashtu, qysh në fillim të veprës «Shqipërija, ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?» (1899), Sami Frashëri është i prerë: «Shqipëtarëtë janë m’i vjetër’ i kombevet t’Evropësë». Mendojmë se të tilla pohime kaq kategorike tregojnë se ajo çka u intereson në thelb rilindësve shqiptarë në përsiatjet e tyre «etimologjike» nuk është aq akribia shkencore sesa të 5

S. Frashëri, vep.cit., II 31. N. Frashëri, Gjithësija, Bukuresht, 1895:130. 7 S. Frashëri, vep.cit., II 31. 8 A.Z. Çajupi, Baba Tomorri, Parathënia, 1902. 9 Xh. Lloshi, «Cases of word-formation in Albanian following Greek patterns», Zeitschrift für Balkanologie, 32/1 1996, 73-78. 10 N. Frashëri, Iliadh’ e Omirit, Këngë e parë, Bukuresht, 1896. 11 N. Frashëri, Shqipëria, Vjershë, Sofje, 1902. 12 N. Frashëri, po aty. 6

2

vërtetuarit me çdo lloj mënyre i lashtësisë së bashkëkombësve të vet në trojet ku banojnë. Është domethënës rasti i S. Frashërit, që, siç e pamë më lart, i bën të vetat idetë për afrinë dhe evolucionin e gjuhëve, por i lë mënjanë ato kur është fjala për shqipen. Për gjuhët e lashta të kontinentit tonë thotë se «kanë mijë a mijëra vjet që nukë po flitenë më e s’rojnë përveçse në faqet të ca livrave të vjetëra. Ato quhenë gjuhë të vdekura e shqipja, …. , q’ është m’e vjetërë nga ato, ësht’ e gjallë e flitetë edhe sot si në kohët të Pelasgëvet»13. «…Shqipja është një gjuhë fort e vjetërë, e mbeturë që nga kohërat e qëmoçime e të përallta e e ruajturë sindëkur qe, pa prishur e pa ndryshuarë»!14. Dhe si mund të dimë që shqipja nuk ka ndryshuar në rrjedhë të kohës, kur na mungojnë tekste të vjetra të saj për t’i krahasuar me ato të ditëve të sotme? Sipas Samiut, kjo mungesë kapërcehet disi nga lënda gjuhësore që gjejmë në gjuhë të tjera (emra hyjnish, toponime, etj.), një numër fjalësh të cilat «dukenë që janë fjalë fjeshtë shqip edhe na tregojnë që pelasgëtë kanë folurë kaqë mijë vjet më parë këtë gjuhë që flasimë na sot, pothua pa ndryshime a me aqë pakë ndryshim, sa të muntte të delte sot një pelasg, do të muntimë të flasimë me të si fletë një gegë me një toskë…»!!!15. Në vazhdim të sa u shtjelluan më lart shtrohet pyetja nëse kemi të drejtën apo do të ishte e pavend t’i gjykojmë këto pohime me kriteret shkencore të së sotmes. Le të themi thjesht se një qëndrim i tillë, kur përballë greqishtes vihej një gjuhë pa monumente të lashta shkrimore, siç është shqipja, tregon edhe pasion edhe guxim por edhe një trajtim romantik të problemit. Në këtë kuadër nuk është për t’u çuditur pse fjala Ήπειρος (Epir) shihet e lidhur me mbiemrin i epërm dhe me ndajfoljen sipër: Epir (Ipërë, Hipërë, Sipërë), emri Πύρρος me emrin burrë, as përse emri latin Ignatius (via Egnatia) shihet në lidhje me mbiemrin i gjatë të shqipes16. Edhe Naim Frashëri nuk i shpëtoi «tundimit» të paretimologjive. Në përkthimin e rapsodisë së parë të «Iliadës», emri Αχιλλεύς do të shqipërohet në trajtën Aqilehti. Një interpretim si ky buron nga bindja e poetit se po ta shoshitim mirë dhe me paanësi çështjen, del se edhe Aristoteli mendjeshumë, edhe Ptolemejtë dhe shumë burra të tjerë të shquar, i takojnë kombit burrëror të shqiptarëve: «αν εξετάση τις καλώς, δικαίως και σπουδαίως,/ και τον σοφώτατον αυτόν, και τον Αριστοτέλη,/ και Πτολεµαίους και λοιπούς πολλούς εκ των σπουδαίων,/ θα µάθη πως ανήκουσιν εις το ανδρείον γένος,/ Των Σκυπετάρων…»17. Është koha të themi dy fjalë edhe për etimologjitë popullore, rast klasik i të cilave konsiderohet për shqipen lidhja e fjalëve Shqipëri, shqiptar dhe shqipe, prej nga edhe emri i Shqipërisë si «nuse e shqipeve». Naim Frashëri shkruan se shqiptarët e morën këtë emër sepse në flamurin e tyre kishin përherë shqiponjën, simbol të forcës, fitores, burrërisë: «Ανέκαθεν το έθνος µας ήτο καθώς και τώρα,/ γενναίον µεγαλοπρεπές και ευγενές και θείον,/ Ούτοι ήσαν όπως ηµείς γνήσιοι Σκυπετάροι./ Έλαβε δε το όνοµα αυτό ο Σκυπετάρος/ Ότι εις την σηµαία του είχε τον γύπα πάντα,/ Σύµβολο της δυνάµεως της νίκης της ανδρείας»18. Etimologjitë popullore janë rezultat i një procesi kolektiv, që bazohet në faktin se disa fjalë ngjajnë fonetikisht me njëra tjetrën, dhe si të tilla japin shkas për interpretime që qëndrojnë larg së vërtetës shkencore, por që bëhen lehtësisht të pranueshme nga masa e gjerë e njerëzve. Krahas ngjashmërisë fonetike ndikojnë, sigurisht, edhe faktorë semasiologjikë. Po sjellim këtu shembullin e fjalës πρωτόγυρος [prot΄ojiros], kuptimi bazë i së cilës të çon tek fjala πρωτόγερος [prot΄ojeros] ‘kryeplak’, që njihet dhe në vise të tjera të Greqisë. Kjo fjala e fundit u konfondua në ndërgjegjen e folësve me fjalën πορτόγυρος [port΄ojiros], d.m.th. ‘njeriu që sillet nga porta në portë’19. Gjithashtu, fjala κουφόβραση [kuf΄ovrasi] ‘zagushi’, meqenëse u referohet kushteve të motit, u interpretua në shqip si kohovr΄az20, fjala

13

S.Frashëri, vep.cit., II 31. S.Frashëri, vep.cit., II 32. 15 S.Frashëri, vep.cit., II 31-32. 16 S.Frashëri, vep.cit., II 23-24. 17 N. Frashëri, Ο Αληθής πόθος των Σκυπετάρων, Βουκουρέστι, 1886, 4. 18 N. Frashëri, Αληθής πόθος..., f. 4. 19 E. Μπόγκας, Τα γλωσσικά ιδιώµατα της Ηπείρου, Ιωάννινα 1966, II 57. 20 Dialektologjia shqiptare, II 60. 14

3

µελισσοβότανο [melisov΄otano] ‘bar blete’ u kuptua si melis´avato21, nga fjala Σάββατο ‘e shtunë’ e greqishtes. Kalket popullore janë gjithashtu produkte të kreativitetit gjuhësor të personave dy- a më shumë- gjuhësh, të cilët, gjatë kalimit nga njëra gjuhë në tjetrën, sjellin, pa e kuptuar, ndryshime në nivelin leksikor. Në kësi rastesh nuk është gjithnjë e lehtë të vendosim nëse kemi të bëjmë me kalke (khs. Ιωάννης Χρυσόστοµος dhe Jan Gojarti) apo me izosema (khs. ψωµοπάτης22 dhe bukëshkalë, Κερασάρης23 dhe qershor, etj.). Studimi i veprës së rilindësve shqiptarë tregon se përsiatjet e tyre «etimologjike» kanë edhe një nënshtrat ideologjik të përbashkët. Përveç teorisë pellazgjike –«ç’i mbetet gjuhësë Grekut po të qëronetë nga rrënjët’ e Shqipesë?» pyeste Çajupi më 190224- gjejmë edhe elemente të tjera të këtij nënshtrati. Lufta për mbijetesën e kombeve «është luft’ e pëndës e e shkollësë» shkruan S.Frashëri25. «Kombetë, thotë, janë si pishqitë, që hanë njëri tjatrinë. Mjerë kush ësht’ i dobëtë!»26. Ja përse Naim Frashëri, mes ‘armëve’ të tjera që përdor në këtë ‘luftë’, përmend në prologun e përkthimit të rapsodisë së parë të Iliadës edhe teorinë e Fallmerajerit, por pa u ndalur gjatë në të: «grekërit’ e sotmë s’janë nga far’ e grekëret të vjetërë, se far’ e atyre është shuarë, po janë nga sllavërë, nga vlleh, etj.» Është për t’u përmendur edhe një tjetër fragment nga vepra e S.Frashërit, ku ideologu i lëvizjes kombëtare shqiptare thotë se «...llatinëtë janë më t’afërë nga gjithë me na shqipëtarëtë; p’andaj edhe gjuha jonë i ngjan shumë llatinishtesë e gjuhëvet që janë ndarë prej asaj, si italishtja, francishtja, etj.»27. As edhe këtu e vërteta shkencore nuk përbën qëllim më vete për autorin. Orientimi properëndimor i Shqipërisë kishte nevojë edhe për krijimin e truallit të përshtatshëm. Ndërkaq, 20 vjet më parë Thimi Mitkoja e konsideronte shqipen «të afërme shumë të ngushtë të greqishtes së vjetër» («στενοτάτη συγγενή της αρχαίας ελληνικής»)28, ndërsa J.Vretoja këshillonte më 1884 që «fjalëtë që do dituria e s’i ka gjuha jonë … , kur të mos muntmë t’i bëjmë nga gjuha jonë, t’i marrëmë nga elenishtja, a nga llatinishtja, me të cilat është shumë gjëri»29. Përvijimi i dy prirjeve për sa i përket orientimit të mëtejmë – jo vetëm kulturor – të shqiptarëve do të duket më pas edhe gjatë diskutimeve për alfabetin unik, që u kurorëzuan me Kongresin e Manastirit, më 1908. Duke e rimarrë çështjen e paretimologjive dhe të «krijimit» shumë herë arbitrar të së shkuarës historike, vihemi përballë pyetjes nëse kishin a s’kishin autorët e tyre ndjenjën e masës kur mbanin qëndrime të tilla. Nuk mund të anashkalohet, p.sh., kontradikta e brendshme që karakterizon veprën «Ο αληθής πόθος των Σκυπετάρων», ku poeti, ndonëse shpall bashkëjetesën harmonike me fqinjët, bën «të vetat» pjesë nga historia e lashtë e tyre. Duket qartë që paretimologjia vihet në funksion të ideologjisë dhe të ideologemave të kohës, të cilat, sipas një pikëpamjeje, janë të domosdoshme për brumosjen e ndërgjegjes dhe të identitetit kombëtar. Kontradikta të ngjashme gjejmë edhe në veprën e vëllait tjetër, Samiut, sa i përket çështjes së evolucionit të shqipes dhe të gjuhëve të tjera si edhe të marrëdhënieve mes tyre. Duhet pranuar se, krahasuar me homologët e tyre grekë, intelektualët shqiptarë të asaj kohe u ndodhën përballë shumë më tepër vështirësish në krijimin a rindërtimin e së shkuarës historike, si përbërëse të asaj «bërthame» idesh rreth së cilës do të grupohej dhe formësohej kombi shqiptar. Nuk kishin komoditetin të konceptonin dhe përpunonin skema të vazhdimësisë që nga lashtësia e deri në ditët e tyre, sikurse veproi historiani grek i shekullit XIX, Paparigopulos.

21

Dialektologjia shqiptare, II 71. Π. Αραβαντινός, Ηπειρωτικόν Γλωσσάριον, εν Αθήναις 1909. 23 Χρ. Γεωργίου, Το γλωσσικό ιδίωµα Γέρµα Καστοριάς, Θεσσαλονίκη 1962. 24 Α. Z. Çajupi, vep. cit., Parathënie. 25 S. Frashëri, vep.cit., II 49. 26 S. Frashëri, vep.cit., II 48. 27 S. Frashëri, vep.cit., II 21. 28 Th. Mitko, Αλβανική Μέλισσα (Bleta Shqiptare), Σύγγραµµα αλβανο-ελληνικόν, συνταχθέν υπό Ε. Μήτκου, εν Αλεξανδρεία 1878. 29 J. Vreto, Vepra të zgjedhura, Tiranë 1973, 64. 22

4

Por sa mund t’i rezistojnë kohës «mite» të tilla? Në këtë pikë vlen të sjellim ndërmend vjershën «Aleksandri i Math» të Çajupit, përfshirë në përmbledhjen poetike «Baba Tomorri» të vitit 1902. Aty, gjithë sa ishin thënë e shkruar më parë për origjinën shqiptare të Aleksandrit të Madh nuk duket të kenë për poetin edhe aq shumë rëndësi, përderisa, siç thuhet në vjershë, «asnjë të mirë nuk pa Shqipëria prej tij». Ky qëndrim përputhet me frymën realiste të veprës së Çajupit, me të cilin letërsia shqiptare lë pas romantizmin për t’u ndodhur në prag të realizmit. Në mbyllje të këtij shkrimi do të deshëm të kujtojmë se paretimologjia nuk ka qenë një fenomen vetëm i lëvizjes kombëtare shqiptare. Ithtarët e saj vazhdojnë të gjëllojnë edhe sot… Shembujt nuk mungojnë as nga kjo dhe as nga ajo anë e kufirit. Këta njerëz të kujtojnë një thënie të etimologut të madh shqiptar Eqrem Çabej, sipas të cilit etimologjia ngjan me një lëndinë shumëngjyrëshe ku gjen gjithfarë insektesh, prej të cilëve shumë pak janë bletë mjaltëse. E nëse dikush dëshiron të bëhet e të mbetet ‘bletë mjaltëse’, i duhet të mbajë parasysh se «krahasimi i një fjale me një fjalë tjetër të së njëjtës gjuhë mund të quhet vetëm atëhere një etimologji, kur ai krahasim të jetë arsyetuar mirë, të jetë bazuar mbi ligjet fonetike dhe të jetë spieguar mirë edhe nga ana morfologjike e kuptimore»30.

30

E. Çabej, Rreth disa etimologjive të Kristoforidhit, në Studime gjuhësore, IV 65, Prishtinë 1976.

5

∆ΩΡΗΣ ΚΥΡΙΑΖΗΣ

Αριστοτέλειο Πανεπιστήµιο Θεσσαλονίκης ΠΑΡΕΤΥΜΟΛΟΓΙΑ ΚΑΙ ΙΣΤΟΡΙΑ (Η περίπτωση της Αλβανικής Εθνικής Aναγέννησης) Περίληψη τα χρόνια της εθνικής αφύπνισης των Αλβανών, κατά το β’ ήµισυ του 19ου και τις αρχές του 20ού αιώνα, παράλληλα µε τις λαϊκές παρετυµολογίες (κλασικό παράδειγµα ο συσχετισµός των λ. Shqipëri ‘Αλβανία’, shqiptar ‘Αλβανός’ µε τη λ. shqipe ‘αετός’, εξ ου και η ονοµασία της Αλβανίας ως «χώρας των αετών», εκδοχή που ενισχύεται από την παρουσία του δικέφαλου αετού στην αλβανική σηµαία), στα έργα ελληνοµαθών Αλβανών διανοουµένων της εποχής εντοπίζονται και µια σειρά από λόγιες παρετυµολογίες, σχετιζόµενες µε την ελληνική. Ο Αχιλλέας, λ.χ., θα ονοµαστεί Aqilehti ‘ο τόσο ελαφρύς’, δηλ. ‘ο γρήγορος’, η Ήπειρος θα σχετιστεί µε το επίθετο i epërm ‘ευρισκόµενος ψηλά’, ο Πύρρος µε το ουσ. burrë ‘άνδρας, ανδρείος’, κ.ο.κ. Η εξέτασή τους δείχνει ανάγλυφα τον τρόπο µε τον οποίο η γλώσσα επιστρατεύεται από τους λογίους για να αποδείξουν ότι, εφόσον υπάρχουν λέξεις ελληνικές που «ετυµολογούνται» ικανοποιητικά από αντίστοιχες αλβανικές, είναι λογικό να αποδεχτούµε ότι Αλβανοί και Έλληνες συνυπήρξαν επί µακρόν στην ίδια περιοχή και ότι, επιπλέον, η αλβανική στέκεται πιο κοντά στην πελασγική, την κοινή γλώσσα από την οποία ξεκίνησαν και τράβηξαν δικιά τους πορεία η αλβανική και η ελληνική. Η λόγια παρετυµολογία εξυπηρετεί µε τον τρόπο αυτό τους µύθους και τα ιδεολογήµατα της εποχής, που κατά µίαν άποψη είναι απαραίτητα για τη διάπλαση της εθνικής συνείδησης και ταυτότητας. Οφείλουµε να παραδεχτούµε πως σε σχέση µε τους Έλληνες οµολόγους τους, οι Αλβανοί λόγιοι αντιµετώπισαν πολύ περισσότερες δυσκολίες στην κατασκευή του ιδεατού «πυρήνα» γύρω απ’ τον οποίο θα σχηµατιζόταν το έθνος των Αλβανών. Η µυθο-πλασία καθίσταται έτσι ενδιάµεσος κρίκος µετάβασης από τις ρίζες των λέξεων στις ρίζες των φορέων τους. Πόσο όµως µπορούν να κρατήσουν τέτοιοι µύθοι; Σ’ αυτό το σηµείο είναι ενδεικτικό το ποίηµα «Aleksandri i Math» («Ο Μέγας Αλέξανδρος», 1902) του Αλβανού ποιητή Çajupi, όπου τα περί αλβανικής καταγωγής του Μ.Αλέξανδρου δεν έχουν πια και τόση σηµασία, εφόσον, όπως γράφει ο ποιητής, ο Μακεδόνας στρατηλάτης τίποτα δεν έκανε για την Αλβανία. Μια τέτοια στάση συνάδει µε το γενικότερο ρεαλιστικό πνεύµα του έργου του Çajupi, µε τον οποίο η αλβανική λογοτεχνία αποχαιρετά τον ροµαντισµό για να βρεθεί στο κατώφλι του ρεαλισµού.

6

Related Documents