NORTHERN EPIRUS THROUGH THE CENTURIES (LECTURE OF VASILIOS KYRANIS, Harvard University -1981)
Delegacioni i Vorio Epirotëve i cili kërkon drejtësinë nga koferenca e ambasadorëve në Londër(1913). Të ulur nga e majta në të djathtë: Vasilios Zhustis nga Gjirokastra, Josif Benjas nga Përmeti, Petros Zapas nga Tepelena. Në këmbë, nga majta në të djathtë: Themistoklis Bamihas nga Delvina, Athanasios Gjikas (Vuno-Himare) dhe Nikollaos Vllasis (Qeparo-Himara.) «NORTHERN EPIRUS THROUGH THE CENTURIES » IN BOSTON, MASSACHUSETTS, UNIVERSITY OF HARVARD, USA, ON JUNUARY 11th, 1981, translated in albanian language from the greek verssion, Boston, 2004. REFERATI I VASILIOS KYRANIS: ” VORIO EPIRI NDER SHEKUJ” NE BOSTONIN E SH.B.A., 11 JANAR 1981, PERKTHYER NE GJUHEN SHQIPE NGA TEKSTI GREK, BOTUAR NE BOSTON, 2004.
Zonja, zonjusha dhe zotërinj! Me lejoni së pari të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time, ndaj presidentit të shoqatës “HELIKON” Konstantinos Hionidhis dhe ndaj gjithë antarëve të nderuar të këshillit administrativ të universitetit të Harvardit, që na dha këtë sallë. Më besoni, emocioni im është i madh, sepse ndodhem sot në sallën e këtij tempulli të shenjtë të literaturës dhe shkencave dhe u drejtohem këtyre dëgjuesve të zgjedhur, që janë shkencetarë, studentë, sipermarës, tregëtarë dhe punetorë të të gjitha klasave, për t’iu përshkruar shkurtimisht ngjarjet mbi Vorio-Epirin ndër shekuj. Provoj gëzim të madh, se nëpërmjet fjalës time, sot dëgjohet zëri i atdheut tim të dashur por fatkeq, i vendlindjes time, i Vorio-Epirit. Pasi pranova ftesën e grekut të zgjedhur dhe shkencetatrit të shquar Dr. Kostandinos Hionidhis, ndolla muzat hyjnore me këtë lutje:
O ju muzat virgjëresha Me shtyni pakëz frymëzimin Që të mund të rrëfej lehtë Të Epirit tim vajtimin Që nga kohërat më të lashta Epiri i Greqisë ka qenë Edhe grek Epirin tim Shekujt kanë për ta lënë Evokova muzat, pasi vendi i shenjtë i Pierisë që është vendlindja e tyre, priti me miqësi Dr. Kostantinos Hionidhis, të zbuar nga Pontos dhe që tani ka nderin të jetë presidenti i shoqatës “HELIKON”. Sigurisht do të më frymezojnë edhe mua në të kallëzuar ngjarjet e vajtueshme të atdheut tim, sepse të gjithë vajtojmë kur shohim të ndarë Epirin burrëror, Greqinë e Greqisë. Është detyrë e çdo burri të virtytshëm dhe të arsyeshëm, që të vleresojë çka është e mirë dhe të dënojë gabimet, qofte mik apo armik ai që i kreu. Duke u nisur nga kjo bazë morale, unë do të përshkruaj me paanësi ngjarjet e Vorio-Epirit ndër shekuj dhe do të dënoj pa paragjykim veprimet e gabuara të grekëve, shqiptarëve dhe fuqive të mëdha. Gjithashtu ju siguroj se jam krejtësisht i lirë nga çdo angazhim dhe botkuptim politik. Që të filloj të flas për Vorio-Epirin, duhet ti referohem së pari Epirit, pasi Vorio-Epiri nuk është tjetër veçse pjesa veriore e Epirit, që me padrejtesi u nda nga fuqite e mëdha. Që në kohët pre-historike, Epiri ka qenë i bashkuar, i pandarë deri në vitin 1914 kur fuqitë e mëdha krijuan Shqipërinë duke i aneksuar edhe këtë province të Greqisë. Këtu lindi çështja Vorio-Epirit Nuk është e mundur të tregoj me imtësi e detaje gjithë historinë e Vorio-Epirit tani, pasi do duheshin vëllime të panumërta, për të përshkruar vuajtjet dhe sakrificat e banorëve të tij, histori që nis nga kohët më të lashta. Dhe pikërisht për kontributin e dhënë ndaj Greqisë, me këto sakrifica dhe vuajtje, Vorio-Epiri u bë vendi i heronjve dhe bamirësve të mëdhenj që e nderon gjithë kombi grek. Njëkohësisht, për shkak të padrejtësive të fuqive të mëdha dhe pashkathtësisë së burrave politikë dhe diplomatevë greke, që u mungon politika largpamëse, u kthye në vend torturash, rënkimesh dhe vajtimesh, që gjakosin shpirtin e popullit grek dhe në përgjithësi të gjithë njerëzimit të qytetëruar. Epiri, me qendrën kulturale të tij Dodona, më i vjetri dhe më i respektueshmi orakull nga të gjithë orakujt grekë, shtrihet nga gjiri i Ambrakisë deri në lumin Jenusos (Shkumbin). Ja çfarë shkruan gjeografi i madh i lashtësisë Straboni nga Amaseja e Pontit (65 p.k.- 23m.k.): “Duke përshkruar këtë vijë (Egnatia), nga Epidamnos ose Dhyrrahion (Durres) dhe Appollonia (Pojani), kemi në krahun e djathtë fiset e ndryshme Epirote, që lagen nga deti Jon deri në gjirin e Ambraqisë (nga Preveza e sotme), dhe në krahun e majtë vargun e maleve të Ilirisë". I të njejtit mendim ishte edhe Henrik Kipert (1818-1899), gjeografi më i madh dhë më kompetent i shekullit XlX-të, i cili e konsideronte Shkumbinin (Jenusos ) si kufirin
më verior të Greqisë, duke thënë më 1878 në Berlin: - "Nuk ka province më Greke se Epiri nga pikëpamja e popullsisë, gjuhës dhe mendimit". Në fillim Epiri quhej Apeiros nga fjala e dialektit dorik "apeiros" dhe atij eolik "aperos" (vend pambarim, pa skaj). Më vonë u quajt Epiros (kontinent, tokë e vazhduar) në kundershtim me pjesen e detit dhe të ishujve të Jonit. U banua në kohe shumë të lashta nga fise të ndryshme greke të origjinës dorike, që flisnin dialektin dorik (nje nga katër dialektet e Greqisë së lashtë). Fiset kryesore epirote ishin Ambrakiotët, Atamanët, Amfilokët, Kasopët, Mollosët, Timfët, Parorët, Thesprotët, Kestrinët, Kaonët, Atintanët, Omfalët , Paravët, Abentët, Apollonasit, Dasaretët, Kalikinet etj. Pjeset më të shumta të Epirit administroheshin në mënyrë autonome dhe mbreti i madh i Epirit, Pirros, i biri i Eakidit (318 p.k.-275 p.k.), bashkoi fiset e epirotëve në një shtet unik dhe të fortë, i cili nga veriu shtrihej gjer në derdhjen e lumit Mathis (Mat) në veri të Epidamnos (Durrës) me kryeqitetin Ambrakia. Pirros, qe i pari nga grekët që pa rrezikun që kërcënonte greqizmin nga romakët dhe që në vitin 280 p.k. kaloi detin Jon me thirrjen e tarantinëve, për shpetimin e qyteteve të Greqisë së Madhe (Magna Grecia) në Italinë e poshteme (jugore). Midis të tjerash, në ultimatumin që u drejtonte romakëve, shkruante: - "Nuk do t’iu lejoj të shkretoni vendin e aleatëve, të rrëmbeni qytetet greke dhe njerëzit e lirë t'i shisni si plaçkë. Do t' ju pengoj me armë, që të ndaleni se plaçkituri gjithë Italinë dhe shndërrimin e gjithë njerëzve në skllevër". Pas vdekjes së Pirros, epirotët qeveriseshin në mënyrë demokratike me kryeqytet Finiqin (deri atëherë kryeqytet i Kaonisë ndërmjet Ajii Saranda dhe Delvinës) dhe u quajt " KOINON TON AIIEIPOTN " (Federata e Epirotëve). Finiqi (i banuar nga një popullsi e dëndur, në lashtësi morri emrin nga bima palmë (phoinix)), shtrihet në verilindje të fushës piktoreske me të njëjtin emër (tani Vurkos), jo larg shtratit të lumit Simois (tani Bistricë) dhe që ka si port më të afërt Onhismos (Saranda e sotme). U plaçkit nga Ilirët në vitin 230p.k. dhe e rindërtuar nga Justiniani. U shkaterrua nga Ostrogotët e Totillës më 552 m.k. Kur Epiri u okupua nga romakët, pësoi një shkatërrim të gjithanshëm në vitin 167p.k., nga hordhitë e Emil Pavlos, emri i të cilit ishte dhe do mbetet gjithmonë i shëmtuar dhe i mallëkuar në shpirtin e epirotëve sepse, sipas Plutarhos (Plutarku): - "Kur erdhi dita e caktuar, në të njëjtin çast u vërsulën ushtarët romakë për plaçkitjen e qyteteve dhe brenda një ore u zunë si skllevër 150.000 njerëz dhe u shkatëruan 70 qytete. Keshtu ju kalli friken gjithë botes për mbarimin e luftës, duke shkatërruar mbarë kombin". Me këtë monedhë romakët shpërblyen epirotët për miresinë dhe fisnikerinë e Pirros ndaj tyre. I tillë qe fundi i përdhembshëm i Epirit hijerëndë në kohën e lashtë. Në periudhën e perandorisë Bizantine, Epiri përfshinte provincën e dymbedhjetë dhe trembedhjetë. Theodosi i Madh e ndau atë në Epirin e Vjetër ( Epirus Vetus) dhe Epiri i Ri (Epirus Novus). Ndërsa Epiri i Vjetër (provinca e dymbedhjetë) shtrihej në Veri gjer në malet Keravnia (Llogaraja e sotëshme), Epiri i Ri arrinte në veri të Epidamnit (Durrësi). Nga ana lindore përfshinte edhe Lyhnidos (Ohrin). Siç na dëshmon historiani Prokopi i Qesaresë (sh V m.k.): - "Jashtë gjirit (deti Adriatik) banorët janë Grekë dhe quheh Epirotë deri në qytetin bregdetar të Epidamnit (Durrës)”. Në një pikë tjetër citon: - "Lyhnidos (Ohrid) i Epirit, që kishte një popullsi të madhe në kohën e vjetër, u rrënua nga tërmeti, ndërsa banorët e tij pothuajse u shkatëruan bashkë me të".
Pas pushtimit të Konstantinopolit nga frankët, Komnenet të bazuar në patriotizmin e epirotëve krijuan AEZNOTATON THE HTIEIPOY (dhespotatin e Epirit, 12041260), që shtrihej nga veriu gjer në Dhirrahion (Durrës). Pas pushtimit të gjithë Greqisë nga turqit, më 29 Maj 1453 epirotët megjithëse ju nënështruan mizorive të pushtuesve, nuk iu përkulën me bindje tiranit, por e luftuan vazhdimisht atë. Shumë mizorive iu nënështrua Epiri nga turko-shqiptarët e Ali Pashe Tepelenës, si islamizimin me forcë, plaçkitje, djegie dhe tortura të tjera, që gjer atëherë nuk i pat njohur njerëzimi. Shumë katunde e qytete të vogla u shkretuan nga bandat (bashibuzukët) e atij satrapi të egër. Ndër epirotët qenë organizatoret e parë të THE ΦIΛΙΚHE ETAIPIAE (Shoqëria e miqve). Nikolaos Skufas (1779-1819) dhe Athanasios Cakalof (1788-1851), pregatitën revolucionin nacional çilirimtar për pavarsinë e Greqisë (1821). Të panumërt ishin ata që hynë dhe vepruan aktivisht në të. Kur plasi revolucioni grek më 25 Mars 1821, të parët epirotët u sulën në fushat e betejave: Voskopojare, Korcare, Leskoviqare, Permetare, Gjirokastrite, Delviniote, Himariote, Suliote etj. Kombi ynë shumë vepra të mira ia dedikon Konstantinos Dhallaropullos, nga Hormova e Tepelenës, i cili u mbiquajt "Yponomopios"(Lagëmxhi), sepse ndërtonte kanale nëntokësore, kurse kryengritësit greke vendosnin lënde explozive dhe hidhnin në erë turqit. Megjithëse epirotët bënë kaq sakrifica për pavarësinë greke, Epiri sipas protokollit të Londrës (14 Qershor 1830) nuk u përfshi nëteritorin e shtetit grek tëporsaçliruar. I pari qeveritar i Greqisë Ioannis Kapodhistrias (1766-1831), që kishte origjinë Epirote i lindur në Argjirokastro (Gjirokastra), me një notë verbale më 30 Tetor 1828, bëte tënjohur se zgjerimi i Greqisë, duhet të caktohet nga veriu me vijën që niset në veri të Vlorës.Gjithashtu dhe qeveria revolucionare e Greqise më 13 Mars 1822, përfshin të gjithë Epirin, deri në Epidamno (Durrës), në teritorin grek. Por epirotët, që i mësuan greket si të vdesin për lirinë e Greqisë, kurrë nuk mbeten me duar kryq. Që në fillim të vitit 1854, rrokën armët dhe u çuan peshë kundër tiranit. Mjerisht, megjithëse epirotët luftuan heroikisht kudo në Epir, forcat e mëdha ushtarake turke mbytën në gjak kryengritjen epirote. Pushtuesit filluan me egërsi përdhunime të reja në dëm të popullit epirot. Për këtë arsye, epirotët të shqetësuar, me nxitjen e abatit Filimon nga katundi i Ajios Andreas të rrethit Ajii Saranta (Sarandë), u ngritën përsëri dhe më 12 Shkurt 1878, me në krye komandandin Jeorjios Stefanu (qe rridhte nga Qiparoja e Himarës), ngritën flamurin e kryengritjes greke në Lykursion (Lëkurësin e Sarandës). Kryengritësit luftuan pa shpresë për trembëdhjetë ditë me radhë kundër forcave të panumerta turke, që shuan kryengritjen duke shkatëruar Lykoursion dhe mbjellur fatkeqësi të reja midis popullsisë së Kaonisë (Sarandë Delnivë dhe Himarë). Konferenca e Berlinit në mars të vitit 1881 i dha Greqisë vetëm Thesalinë dhe krahinën e Artës në Epirin e jugut. Po në atë kohë filluan intrigat e huaja në dëm të Epirit dhe në përgjithësi kundër helenizmit. Ndërsa Turqia konsiderohej i sëmuri i rëndë i Evropës, fuqitë e errëta të shtyra nga Italia dhe Austria, nxitnin shqiptarët për një Shqipëri të pavarur në dëm të tokave Greke. Shqiptarët që kurrë nuk kishin ndërgjegje kombëtare, por përkundrazi ndjenin vehten më shumë turq dhe nga ata të Azisë, paraqiteshin si pasardhës gjoja të Ilirëve e.t.j. Në kumtesa dhe artikuj të gazetave të ndryshme të Evropës, që nga viti 1878, shpallnin ndërmjet përallave të tjera: - "shqiptarët janë pasardhes të pellazgëve dhe të ilirëve ndërsa ishin shqiptarë, ashtu si Filipos, Aleksandros i Madh, Pirros i Epirit, Jeorjios Kastriotis (Skenderbeu) dhe heronjtë e revolucionit grek të 1821 ishin shqiptarë, ndërsa Grekët ishin popull pa burrëri, genjeshtar dhe intrigant qysh në
lashtesi dhe se u zaptuan thesaret e shqiptareve"!!! Gjithashtu protestonin për mosmirenjohjen e grekeve kundrejt heroit shqiptar Ali Pashës, që afroi aq shërbime të mëdha në favor të revolucionit grek! D.m.th.ai përbindshi dhe dështimi i natyrës qenka shpëtimtar i Grekëve....!!! Për hir të degjonjësve të mi, do të përpiqem shkurtimisht të përshkruaj Ilirinë, që shumë zhurmë për të u bë. Në veri të lumit Jenusos (Shkumbin), tokat quheshin Iliri. Atje u krijuan qytete të panumërta greke. Kështu në bregdetin e Taulandisë, në perëndim të lumit Pallamnos (Erzen) u ndërtua në vitin 627 p.k.r. qyteti i Epidamnus (Durrësi) nga Kerkyrasit (Korfuzit) dhe Korinthasit duke patur si dominues Falios nga Korinthi, të birin e Eratoklidit, ku mbretëroi Glafkias gjatë gjysmës ëe dytë të shek. te IV-të p.e.r. Në veri të Epidamnit u ngrit nga tirani mbret i Sirakuzës Dionisios qyteti Lissos (Lezhe) me akropolin (kështjellë) që quhesh "Akrolisos", të cilin mbreti i fundit i Shkodrës Jenithos (Genti), bëri kryeqytet të shtetit të tij, gjer në kohën e nënshtrimit të tij nga Romakët në vitin 168 p.k.r. Në veri të Lezhës në brigjet e Dalmacisë, ndodhen qytetet greke Epidavrus (Raguza e sotme), Tragyrion etj. Në përendim të brigjeve gjendeshin ishujt Meliti, Melena Korkyra (Kerkyra), Issa, Faros (me parë Paros, Kolonitë e banorëve të ardhur nga ishulli Paros të masivit të ishujve të Qickladit, që ishte atdheu i Dhimitrios të Faros që u bë i njohur nga luftrat e tij kundër romakëve (sh.III p.k.). Ç'gjuhe flisnin Ilirët? Profesori i njohur Fotios Pecas, në një referat të tij, më 30 Prill 1980, midis të tjerash nënvizoi se një studjues (nga Bullgaria) Luba Ognenova (tani Marinova), dha rinjohjen e drejtë të mbishkrimit ilirik: "Kirie voithi Ioannu" (O Zot ndihmo Jani). Kështu Ilirët nuk kishin gjuhë dhe shkrim tjetër veçse greqishten, në shumë provinca të Ilirisë. Cila është origjina e shqiptarëve dhe cilën gjuhë po flasin? Simbas dëshmive të shumë gjeografëve dhe historjanëve, shqiptarët gjatë kohëve të vona të periudhës romake u shpërngulën nga Kaukazi dhe prej andej morrën dhe emrin e tyre, sepse një krahinë atje quhej AABANIA (Allvania). Disa të tjerë përkrahin mendimin se erdhën nga perëndimi . Gustav Majer (Strasburg 1891) në fjalorin etimologjik të gjuhes shqipe zbuloi se midis 5110 fjalëve shqipe të përdorimit të rëndomtë, 1420 rrjedhin nga gjuhët romane ose neolatine, 1180 janë të turqishtes, 840 të greqishtes se re, 540 të sllavishtes, 730 fjalë janë të origjinës së pa njohur dhe 400 i përkasin gjuhës së banorëve të periudhës parahistorike të pjesës veriore të gadishullit të Ballkanit (përshkim me imtësi për ilirët, shqiptarëet dhe gjuhëen e tyre shiko në vëllimin e parë të librit tim tre volumesh "EAAHNO- HnEIPQTIKA"). Me të vërtetë shqiptarët ruajnë shumë fjalë nga dialektet e vjetra greke. Si p.sh. “ditë” nga shkurtimi i perëndeshës Afrodit, “udhë” nga "odhos", "nuk" nga "uk", “është” nga "esti", "qen" nga "qion", "nisem" nga "nissome", e shumë të pa numërta fjalë. Shumë gjuhëtarë që nuk munden të shpjegojnë prejardhjen e disa fjalëve të gjuhës shqipe, në menyrë arbitare i konsiderojnë me origjinë Ilire!!!! Me pak fjalë, shumica e shqiptarëve kanë origjinë greke dhe me kalimin e kohës humbën civilizimin, gjuhën, fenë, ndërgjegjen, dhe pa dashur u bënë armiq të vëllezërve të tyre, të grekëve, u kthyen në jeniçere bashkëkohës. Këto me pak fjalë për sa i perket çështjes shqiptare. Duhet të përmendim se satrapi i egër Ali Pasha, si gjuhë zyrtare përdorte vetëm greqishten, sepse skllevërit e tij ishin grekët. Dhe tani po kthehemi me ato ngjarje që kanë lindhje me Epirin. Lufta greko-turke e 5 Prillit 1897 dhe dështimi i Greqisë, i solli tragjedi të reja kombit grek. Me shpalljen e luftës ballkanike (5 Tetor 1912), burrëria dhe vrulli i grekëve me Panajotis Danglis nga Suli (me origjinë nga Permeti) në krye, bënë shkrumb dhe hi rezistencen e turqeve dhe më 26 Tetor 1912 u valëvit flamuri blubardhë në kryeqytetin e Maqedonisë, Thesalloniki. Më 7 Dhjetor 1912 u çlirua Korica(Korca), ndërsa më 21
shkurt 1913 çliruan kryeqytetin e Epirit të bashkuar Ioannina (Janinën) legjendare. Grekët zemërluanë marshonin drejt veriut dhe dhuronin lirinë shumëdashëse nëpër provincat greke të Epirit, vatër burrërore fisnike. Më 5 Dhjetor 1912 Himara heroike me në krye Spiros Spiromilos ngriti flamurin grek, ndërsa më 3 Mars 1913 u çlirua Argjirokastro (Gjirokastra), Përmeti, Këlcyra, Frashëri dhe qytete të tjera të Epirit. Më 7 Dhjetor të vitit 1912, fuqitë e mëdha me rekomandime dhe nxitje të Italisë dhe Austrisë, vendosën në Londër krijimin e një shteti shqiptar, ndërsa konferenca e paqes së 17 Majit 1913 në Londër, që i dha fund luftës së parë ballkanike dhe në artikullin e 3-të caktonte: - “Kujdesi i caktimit të kufijve të Shqiperisë u ngarkohet të gjashtë fuqive të mëdha”. Më 29 Korrik të vitit 1913, u nënshkrua në Londër nga të gjashtë fuqitë e mëdha (Gjermani, Austro-hungari, Francë, Angli, Rusi, Itali) një protokoll për pavaresinë e Shqiperisë. Më 17 Dhjetor të vitit 1913 u nënëshkrua në Firence(të Italise) protokolli i shëmtuar, me anën e të cilit i jepeshin shtetit të porsaformuar shqiptar, provinca greke e Epirit, pa u marrë parasysh aspiratet kombëtare të banoreve të tyre. Për të kuptuar më mirë krimin e fuqive të mëdha në dëm të qyteterimit grek, do të shpjegoj shkurtimisht se cilat provinca të Epirit i aneksuan me pahir në shtetin shqiptar, të krijuar prej fuqive të medha. Duke filluar përshkrimin nga jugu drejt veriut: Provincen e Kestrinit, që kishte qytetin e saj homonim (Kestrini) në pozitën kato Aetos (Kataetoi) si dhe qytetin e lashtë Vuthroton (Butrint), ku sot ndodhet muzeumi arkeologjik, që ruan të gjitha zbulimet arkeologjike të provincës, pranë portit të Pillodhis, afër fushes pjellore të Kestrinit (Vrina e Sotme), të cilën e përshkon lumi Ksanthos (Pavlla e tanishme). Kaonia ku ndodhet si më sipër përmendem kryeqyteti i saj Finiqi, qe dispononte maqinë për prerjen e monedhës, pranë fushes me të njëjtin emër (tani pellgu i Vurgut), pranë të cilit kalon lumi i Simois (Bistrica e sotme), si dhe qytetet e lashta Meandria (Karalibeu ose Fanari i tanishem), Onhismos (Ajii Saranta, ose Sarande ), Dhelvinon (Delvina), Panormos (Porto Palermon), Hekatompedhon (Borshe), Himarra (Himare), Palesti (Palasa). Orikos (në Pashalimanin në jugpërëndim të derdhjes së lumit Kelyndos (Dukat), Antigonia (Jerma e Saraqinishtes te Lunzheris), që rruante maqinë të prerjes së monedhave, Argjirini (Argjyrokastron ose Gjirokastra), Titupolis (Tepelenë). Omfalia ku ndodheshin qytetet e lashta Omfalion (Labova e Sipërme). Paravea që mori emrin nga lumi Avos ose Aoos (Vjosë), Përmeti (që ndodhet fshati Hotova, vendilindja e Apostollos Arsakis), Leskoviqion (Leskovik). Në veri të Kaonisë ndodhet Amantia (bregdetar) pranë Vlorës dhe qytetetet e lashta ku ruhen ende gërmadha siç është Amantia (ose Abantia e mëparëshme, kur sot ndodhet Ploça), Thronion (Kanina e sotme), Nimfeon (Nymphaeum, në vend të Selenicës së tanishme), Arta (Narta e Vlorës), Bylis (Gradishtë). Duke vazhduar drejt Veriut takojme Apolloniatis, ku ndodhen monumentet e qytetit të lashtë dhe hijerendë Apollonia (Pojani), që u ndërtua nga Jylakos i Korinthit në vitin 585 p.k.r.dhe morri emrin e tij Jylakia, që më vonë u quajt Apollonia. Kështu fusha pjellore e sotme Myzeqeja atëhere quhej Muzea (vendi i Muzavet). Në muzeumin e Apollonisë sot ruhen monumente të vjetra Greke të provincës. Në verilindje të Apollonisë ndodhej qyteti i vjeter Dhimali (Krotina). Në lindje të krahinës së Apollonidhos është Dasaritis, ku ndodhet Antipatrea që mori emrin nga udhëheqësi ushtarak (stratigos) i Maqedonise Antipatros, e cila në kohën e Theodhosit të II u riquajt Pulheriupolis (Pulcheriupolis) nga emri i së motrës Pulheria
dhe në kohën e pushtimit serb u thirr Belegrada, ndërsa në kohën e Turqvet u quajt Berat dhe që ne e quajmë Veration ose Verati (Berati i sotëm). Në juglindje të Desaratidhos shtrihej vendi i Kaliqinon, ku ndodhet Pylion e vjetër (Gollobardhë e sotme). Afër Pylion u ndërtua Korica (Korea) vendi i dhurusit të madh të kombit grek, Ioannis Bangas dhe vendlindja e burrave të tjerë me emër, që lavdëruan Greqinë. Afër Korçës ishte Emporion (Mborja e sotshme). Në veriperëndim të Korçës ndodhet Moshopolis (Voskopoja e sotme), qytet që u ndërtua rreth vitit 1330 m.k.r., ku me 1731 u ndërtua shtypshkronja e dytë greke dhe botoheshin libra të ndryshme. Atje funksiononte akademia e famëshme greke. Eshtë vendlindja e bamirësve të mëdhenj të kombit grek Jeorjios dhe Simos Sinas, të cilët lavdëruan Epirin dhe në përgjithesi gjithë popullin grek, duke ndërtuar akademinë e tanishme në Athinë. Perveç Finiqit, shumë qytete të lashta të Vorio Epirit prisnin monedhat e tyre si Bylis, Amantia, Olympia, etj. Provinca të tilla të Epirit dhe një qytetërim të tille grek, fuqitë e mëdha ia dorëzuan shtetit të sajuar prej tyre dhe që e quajtën "Shqipëri". Duhet të shënohet se në atë kohë (1913) në territorin për të cilin u bë fjalë funksiononin 360 shkolla greke me 22.580 nxënës. Mbarë njërëzimi i qytetëruar u çudit për ndarjen e padrejtë të Epirit grek. Gazetari i famshëm francez Rene Pieau, në librin e tij me titullin "Epiri i mjerë", në parathenie shkruan: - "Italia ka shkruar faqe të shkëlqyera në historine e përbotshme, por në këtë moment hap politikën më të shëmtuar dhe të urryer, për realizimin e ëndrave të saj imperialiste në dëm të Vorio-Epirit". Më 31 Janar të vitit 1914, ambasadorët e fuqive të mëdha në Athinë, kërkuan nga qeveria Greke të heqë forcat ushtarake nga teritoret e çliruara të Epirit, të cilat iu lëshuan Shqiperisë dhe n.q.s. Greqia do të mohonte kërkesën e tyre, fuqitë e mëdha nuk do të lejonin bashkimin e ishujve të Egjeut lindor. Greqia i u bind rekomandimeve të fuqive të mëdha, duke lënë në mëshirën e shqiptarëve popullsinë greke të Vorio-Epirit. Nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat e Vorio-Epirit, u organizuan demostrata me armë, sepse atdheu i tyre i dorëzohej një tirani më të egër se Turqia. Nga dëshpërimi i madh rrokën armët dhe nën kryesinë e Jeorjios Hristaqis Zografos nga Qestorati i Luxherisë dhe të mitropolitit të Drinopolit Vasilios Papahristu nga Omfalion (Labova i Kryqit), më 17 Shkurt 1914 shpallën Vorio-Epirin shtet autonom me kryeqytet Argjirokastron (Gjirokastrën). Qeveria Vorio-Epirote duke iu drejtuar popullit Epirot, ndërmjet të tjerash thoshte: - "Epirotë, shpresat tona njera mbas tjetrës humbën. Po na shkëpusin nga gjiri i nënës Greqi. Vatani ynë po bëhet sot ngrenje në bazë të vullnetit të padrejtë të gjithë plotfuqishmëve të globit. Por e patundëshme mbetet e drejta jonë, e popullit epirot. Vorio-Epiri shpalli autonominë e tij dhe u bën thirrje gjithëe qytetarëve, që duke iu nënështruar çdo sakrifice, të mbrojnë intergritetin e tokës dhe lirinë e tyre". Si ministër i ushtrisë, u emërua nënkoleneli i ushtrisë greke Dhimitrios Dhulis nga Nivica e Himarës. Kudo në Vorio-Epir u krijuan komitete të mbrojtjes dhe kompani të shenjta (Ieri Llohi). Patriotizmi i Vorio-Epirotëve vuri në korrent gjithë popullin e Greqisë. Grekë pushkatarë dhe oficere linin radhet e ushtrisë greke dhe së bashku me ushtrinë Vorio-Epirote, luftonin kundra shqiptarëve të cilet inkuadroheshin nga oficerë: hollandezë, austriakë dhe italianë. Në luften e shenjtë të Vorio-Epirit stundentet greke nuk mbeten me duart kryq. Studentët e Ioannines (Janinës) lanë bangat e gjimnazit dhe u bashkuan me forcat e armatosura të Vorio-Epirit, duke iu drejtuar presidentit e qeverisë revolucionare: - "I nderuar zoti kryetar! Sapo dëgjuam thirrjen tuaj, ne epirotet lamë bangot e shkolles
dhe i përgjigjemi me vrull zërit të Epirit të masakruar, që është i vendosur duke vazhduar heroizmat e Suliotëve, të varroset nën gërmadhat e tij para se t’u dorëzohet xhelatëve". Gjithashtu shoqëria "Bashkimi i Studentëve Grekë të Universitetit te Athines" iu përgjigj zërit të Vorio-Epirotëve, duke predikuar: - "Lufta gjigande së cilës iu përveshën bijtë e atdheut të madh, Vorio-Epirit, tronditi kraharorin e studentëve të Univeritetit tonë, që u ngutën të vijnë në ndihmë". Triumfi i përditshëm i armëve i Vorio-Epirotëve, u kalli dëshperim të madh shqiptarëve dhe i mbylli në një rrugë pa dalje krijusit e shtetit shqiptar, të cilet u detyruan të kërkojnë armëpushim. Kështu me protokollin e Korfuzit më 17 Maj të vitit 1914, fuqitë e mëdha dhe qeveria shqiptare rinjohën teresinë greke të VorioEpirit dhe të drejtat e helenizmit Vorio-Epirot. Pas shpërthimit të luftës së parë botërore (gusht 1914), fuqitë e mëdha urdhëruan Greqinë të rimarrë Vorio-Epirin, ndërsa qeveria Vorio-Epirote, më 24 Tetor 1914 i dorëzoi vendin nënës Greqi, sepse ajo qe deshira nacionale shumëshekullore e banorëve. Fjala e qeverisë Vorio-Epirote shkakton rrënqethje të emocionit kombëtar atë ditë duke i u drejtuar popullit Epirot: - "Lufta jonë triumfoi, dëshira jonë u plotësua. Nuk iu përulëm dënimit të padrejtë. Nuk iu bindëm urdhërit poshtërues. Me luftën tuaj çlirimtare pagëzuat me heroizëm dhe nderuat mëmëdheun, Greqinë që na priste me duart e hapura. Përfundimisht hyni tashmë si vellezër të denjë të atyre vëllezërve, të cilët në fushat e betejave dhe të fitores zmadhuan dhe shkëlqyen yllin e lavdisë së kombit grek. Por në këtë moment mendimet dhe mirenjohja jonë kthehen tek ata trima të cilët duke luftuar për ne, provojnë tani dhimbjen e plagëve të pasherushme ose tashmë njohin gjëmën e vdekjes. Në emër të popullit të Vorio-Epirit u drejtohem ushtarëve, nënoficereve dhe oficerëve të cilët nga të gjitha anët e Greqisë vërshuan drejt flamurit grek dhe luftuan heroikisht për të mirën tonë. Duke lëne pushtetin i lutemi Zotit, që bekoi luftën tonë, të ruajë nën strehën e shenjtë të tij, Epirin tonë, që është më e dashura province e nënës tonë Greqi". Më 6 Dhjetor të vitit 1915 u zhvilluan zgjedhjet e deputetëve në Vorio-Epir, ndërsa të zgjedhurit morren pjesëe në parlamentin grek gjatë sesionit të vitit 1916. Por Italia, duke ç'frytëzuar përçarjen civile të grekëve (të mbretit Konstandinos dhe qeverisë Eleftherios Venizellos), pushtoi me armë gjithë Epirin, dhe në vitin 1917 aneksoi Vorio-Epirin në Shqipëri. Më 17 Maj të vitit 1920 senati i SH.B.A. votoi ne favor të Bashkimit të Vorio-Epirit me Greqinë. Mbas shkatërimit të Azisë së Vogël, pozita ushtarake dhe politike e Greqisë qe shumë e rëndë dhe ndërsa po pritej rregullimi i kufijve greko-shqiptarë, propaganda italiane organizoi vrasjen e gjeneralit italian Telini, që u bë më 28 Gusht 1923 brenda teritorit grek. Musolini që mburrej si Cezari i ri, në 31 Gusht 1923 bombardhoi Korfuzin dhe zbarkoi ne ishull me 18,000 ushtarë që mbeten deri me 27 shtator të atij viti. Mbas cesionit definitiv të Vorio-Epirit në Shqiperi, më 27 Janar 1925 qeveritë e çdo kohe të Shqiperise, luftuan në mënyrë sistematike gjuhën greke. Në vitin 1934 qeveria e mbretit Ahmet Zog, mbylli në mënyrë arbitrare të gjitha shkollat greke të Vorio-Epirit duke iu formalizuar gjuhën shqipe nxënësve grekë. Nxënësit e Vorio-Epirit refuzuan të ndjekin dhe të frekuentojnë mësimet në gjuhën shqipe dhe popullsia e Vorio-Epirit u ngrit kundra arbitraritetit shqiptar, ndërsa qeveria shqiptare bëri arrestime në masë. Qeveria greke kërcënoi se do te rrimarë Vorio-Epirin. Gjithashtu protestoi pranë Lidhjes së Kombeve dhe gjyqit ndërkombëtar të Hagës e cila më 21 Shkurt 1935 dënoi aktin shqiptar duke rihapur shkollat greke në disa provinca të rrobëruara te Vorio-Epirit.
Më 7 Prill 1939, Italia përfshiu Shqiperinë në mbretërinë e saj, duke pushtuar Vorio-Epirin me mashtrimin se gjoja donte të zmadhonte Shqiperine gjer në gjirin e Ambrakisë (Preveze) dhe ne Maqedoninë perëndimore. Qysh në fillim vuri në qarkullim hartën e "Shqiperisë së Madhe" ne dëm edhe të tokave të tjera të Greqisë. Ardhja e italianëve u përshëndet nga shqiptarët, të cilët dorëzuan stemën e Shqiperisë nën perandorin e Italisë, dhe e kthyen vendin në një bazë ushtarake për të sulmuar Greqinë. Autoritetet italiane filluan arrestimin dhe ç’vendosjen e mijra grekëve të Vorio-Epirit me qëllim që të mos inkuadrohen në ushtrinë greke. Më 28 Tetor 1940 forcat ushtarake italiane pa asnjë arësye sulmuan Greqinë, duke pasur përkrahes batalionet e pavarura shqiptare, të cilat morrën pjesë në luftime të ndryshme në bashkëpunim me mijra shqiptarë vullnetarë, të inkuadruar nga oficerë italianë dhe të kompanive të kemishezinjeve të garnizoneve të milicisë fashiste të Shqipërisë. Grekët trima të denjë kundrejt stërgjyshëve tanë të lëvduar, zbrapsën në mënyrë të rrufeshme agresionin Italo-Shqiptar dhe brenda një kohe fare të shkurtër, ushtritë greke marshuan brenda në tokat e Vorio-Epirit dhe flamuri ynë blubardhë u valëvit përsëri nëpër qytete e fshatra që prisnin me padurim çlirimtarët e kombit tonë. I papërshkruar qe heroizmi i ushtarëve grekë dhe entuziazmi i papërmbajtur i helenizmit Vorio-Epirot gjatë apotheozës, ndihmonte gjithnjë edhe më shumë çlirimtarët. Por mjerisht për kombin tonë, udheheqja politike dhe ushtarake e nënës Greqi, nuk frymezohej me po ato ndjenja patriotike. Komunikatat luftarake kurrë nuk i referoheshin emrit "Vorio-Epir" ose "Malet e Vorio-Epirit" por përkundrazi, Shqipëri dhe malet e Shqipërisë. Diktatori Ioannis Metaksas i cili ekzekutonte me besnikeri urdhërat e qeverisë Angleze, në një komunikatë të drejtuar drejtorëve dhe kryeredaktoreve të shtypit të Athinës më 30 Tetor 1940, me perjashtim të Dodekanezit, aspak nuk bëri fjalë për Vorio-Epirin dhe Qipron. Ndërsa natën e 22 Nëndorit të atij viti, kur trupat ushtarake greke ngritën flumurin tonë kombetar në qytetin thellesisht grek të Epirit, ne Korica (Korçë), në fjalën e tij të transmetuar me anë të radios, ndërmjet të tjerash tha dhe frazën e mëposhtme antikombëtare: - "Po luftojmë jo vetëm për egzistencen tonë por edhe për atë të popujve të tjerë të Ballkanit, si edhe për çlirimin e Shqipërisë"!. Kështu ndërsa populli shqiptar po luftonte në krah të ushtrive italiane kundra Greqisë, Metaksas nuk interesohej për çlirimin e Vorio-Epirit, por mjerisht për çlirimin e Shqipërisë!!! Ja pra dekadenca e udheheqësve grekë! Por ushtria greke nuk u vuri veshin fjalëve të kryeministrit pa meritë por përkundrazi, vazhdoi luftën për çlirimin edhe të qyteteve të tjera të Vorio-Epirit si dhe për dërmimin definitiv të forcave fashiste. Pas agresionit jo burrëror të Gjermanisë (6 Prill 1941), pozita e Greqisë u bë mjaft kritike, sepse një grusht grekësh, luftonte njëkohesisht kundër dy perandorive me satelitet e tyre (shqiptaret dhe bullgarët). Megjithëse grekët luftonin në menyre të mbinatyrshme në të gjitha frontet, nuk mundën të ndalonin marshimin e divizioneve të blinduar naziste, të mbrojtur nga flota ajrore luftarake e përsosor për atë kohë, duke patur shpinat të siguruara nga aleate besnikë (shqiptarët dhe bullgarët), në një kohë ku Jugoslavia brenda tre ditëve po thyhej krejtesisht. Më 20 Maj 1941, Greqia heroike u okupua nga forcat gjermane dhe italiane. Shqiptarët shfrytëzuan rastin dhe okupuan Vorio-Epirin dhe Thesprotinë duke kryer krime çnjerëzore kundrejt epirotëve të pa mbrojtur. Gjithashtu dhe bullgarët kundrejt Maqedhonisë lindore dhe Thraqit. Por Vorio-Epirotët dhe gjithë populli heroik grek nuk kapitulluan.Organizuan skuadra sulmi duke goditur pushtuesin nga të gjitha drejtimet. Një nga ato grupe të
rezistencës së kombit tonë të robëruar ishte dhe MAVI (Metopon Apeleftheroseos Voriu Ipiru (Fronti i çlirimit të Vorio-Epirit) me në krye dëshmorin e kombit Vasilios Sahinis (1897-1943), nga katundi Dhuvjani të Gjirokastrës, të cilin më 17 Nendor 1943, pushtuesit shqiptarë e ekzekutuan nëe Arjirokastron (Gjirokastër). Populli i Vorio-Epirit kalonte (kalon ende dhe sot) ditë tmerri. Bandat e shfrenuara shqiptare të të dy nuancave, majtiste e djathtiste të përkrahur nga forcat fashiste dhe naziste, kryenin akte kriminale të shëmtuara në dëm të popullit të Vorio-Epirit, që mbeti në mëshirë të fatit. Rrëmbimet, vrasjet, djegiet dhe veprime e tjera ç'njerëzore ishin shoqërues të përditshëm të helenizmit Vorio-Epirot. Shqiptarët e urryer ndaj grekëve, duke mos mohuar luftën heroike të forcave te armatosura Vorio-Epirote gjate luftrave nacional-çlirimtare dhe kryengritjen si nje trup të vitit 1934 për ruajtjen e gjuhës greke, më 2 Gusht 1943 pushkatuan në Gjirokastër 24 burra trima të Glinës të cilët panë baterinëe egzekutimit duke thirrur: "Rroftë Greqia!. Të 8 milionë vëllezerit tanë grekë shumë shpejt do të marrin hakun për vrasjen tonë të padrejtë". Më 29 Nëndor 1944 me përkrahjen e Rusisë, Jugosllavisë së Titos, E.A.M. Grek (Ethnikon Apeleftherotikon Metopon =Front Nacional Clirimtar ) dhe bekimit të Anglisë, erdhi në fuqi Partia Komuniste e Shqipërisë. Qeveria e Enver Hoxhes duke shfrytëzuar ç'rregullimin e brendshëm (të majtët dhe të djathtët) të Greqisë, filloi fushatën sistematike të shfarosjes së grekëve të Vorio-Epirit. Arrestime në masë, torturime, ekzekutime, internime, djegje etj. Nuk u gjet Vorio-Epirot që të mos ketë provuar kërbaçin dhe raprezaljet e tmerrshme të "Republikës Popullore të Shqiperisë" !!!. Nuk u gjet them asnjë Vorio-Epirot, të mos jetë kthyer i deformuar nga burgjet mesjetare të Gjirokastres, Vlorës, Beratit, Tiranës, Burrelit, etj. Torturuesit i lanin me vajgur viktimat e tyre dhe i kërcënonin me djegje n.q.s. mohonin t’u përgjigjeshin pyetjeve të tyre. Britania e Madhe, aleatja ndihmëse dhe përkrahëse e Greqisë, qe e para që garantoi indipendencën e Shqiperisë, me anën e një deklarate solemne më 14 Dhjetor 1942, pa marrë parasysh protestat e gjalla të qeverisë greke në emigrim. Çështja e Vorio-Epirit iu parashtrua Byrosë Politike tëe Partisëe Komuniste Greke dhe u muar vendimi: - "N.q.s. do të sulmohet Shqipëria (për çlrimin e Vorio-Epirit) ne nuk do të jemi dakord, por as do të kundërshtojmë". Enver Hoxha denoncoi menjëherë vendimin e mësipërm para Stalinit, gje që çoi në revizionizimin e përmbajtjes së vendimit nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Greke, Nikos Zahariadhis. Ja pra kombit gjenial grek, gjatë momenteve kritike i mungonte (i mungon dhe sot) udhëheqja politike, sepse udhëheqesit grekë, djathtistë ose majtistë qofshin (me përjashtim të disave) nuk u shërbyen dhe as u shërbejnë interesave kombëtare, por përkundrazi bëhen organe të verbera të njerës ose të tjetrës fuqie të madhe. Më 29 Korrik të vitit 1946, senati i SH.B.A me ane të një rezolute për here të dytë përkrahte : "Vorio-Epiri duhet t'i jepet Greqisë". Parlamenti grek më 18 Maj 1946, kërkoi nga qeveria greke, që në konferencën e paqes që do të thirrej pas pak, të insistonte për bashkimin e Vorio-Epirit me Greqinë. I ndjeri Jeorjios Papandreu duke folur në parlament tha: - "Më pare do t'i rikthehet Greqisë Vorio-Epiri dhe pastaj do të bisedojme për paqësimin me Shqiperinë". Më 30 Gusht 1946, delegacioni grek me në krye kryeministrin Konstandinos Caldharis, paraqiti çështjen e Vorio-Epirit në Konferencën e Paqes të Parisit. Delegacioni i Rusisë me në krye Molotovin reagoi gjallërisht. Përfaqësia greke që ishte krejtesisht e pa pregatitur dhe e pa aftë për një mision të tillë kombëtar, hoqi
kërkesën nga rendi i ditës "për të lehtësuar konferencën.", duke u kënaqur me sesionin e Dhodhekanezit dhe me vendimin e konferencës se problemi i Vorio-Epirit vihet nën gjykimin e të katër ministrave të jashtëm të fuqive të mëdha (Anglisë, Francës, Rusisë dhe SH.B.A.). D.m.th. të gjitha ato që populli heroik grek fitoi me gjakun e tij në fushat e betejave, i humbën diplomatët tanë të pashkathët në tryezen e negociatave, duke u kthyer në Athinë si triumfatorë! Se cila qe indinjata e popullit dhe parlamentit grek, shume lehte mund ta kuptojme nga fjalimi që mbajti në parlament më 3 Tetor 1946 Jeorjios Papandreu i cili ndërmjet të tjerash tha: - "Zotërinj deputetë! Hapja e sesionit të ri të asamblesë, konçidon me lajme të zeza që vijnë nga Konferenca e Paqes. Një ditë kremtuam lajmin, se çeshtja e Vorio-Epirit u përfshi në rendin e ditës së konferencës dhe shpresuam se në tribunën e saj do të arinte zëri i dëshmorëve të pavdekshëm dhe se do të gjente një jehonë në ndërgjegjen e gjithë aleatëve tanë të vegjël ose të mëdhenj. Besuam se kërkesa jonë më e vogël, të çlirojmë atë rryp të vogël dhe të shenjtë të tokës që ishte bërë altar i lirisë, do të gjente aprovim të njezëshëm. Një ditë mësuam se delegacioni grek, e hoqi çështjen e Vorio-Epirit nga konferenca e Paqes dhe kështu u privua liria për të trumbetuar të drejtat tona të shenjta. E pafund është zija që provon kombi ynë nga lajmi i hidhur ". Deputet greke bertitnin kunder vendimit antikombetar te koferences "turp, turp!!!" Qysh atëherë, problemi i Vorio-Epirit nuk u bisedua më në organizata ndërkombëtare, sepse nuk e shtyti Greqia, edhe pse është e autorizuar nga konferenca e Paqes me të drejten e rishtrimit të ceshtjes në të ardhmen, para katër ministrave të jashtëm të fuqive të mëdha. Pse nuk e bëri këtë Greqia dhe perse nuk e bënë? Qeveritë e çdo kohe kanë patur si arësye, pezullimin e problemit të Qipros, për të cilën përgjegjësit janë udheheqësit politikë dhe diplomatët tanë, si dhe gjoja aleatët dhe "padronët" tanë. Nuk është e kohës që referati i tanishëm të ushtrojë kritikë mbi të gjitha çështjet tona kombëtare, sepse nga një anë na janë të njohura të gjitha, dhe nga ana tjetër nuk e lejon as vendi as koha, prandaj rikthehemi në temë. Pas zgjedhjeve parlamentare të 27 Shkurtit të vitit 1956, Ministrinë e Puneve te Jashtme e drejtoi epiroti Evangjellos Averof Tosicas, i cili me premtimet e tij u dha shumë shpresa epirotëve, se do të ngreje çështjen e Vorio-Epirit në organizatat ndërkombëtare, por mjerisht me kalimin e kohës të gjitha u përgënjeshtruan, sepse zoti Averof, më tej nga fjalimet e fushatës elektorale në Epir për të fituar vota, nuk zuri më në gojë çështjen e Vorio-Epirit. Në fund të Majit dhe në fillim të Qershorit të vitit 1959, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe kryeministri i B.R.S.S. (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) Nikita Sergejevic Hrushov vizitoi Shqiperinë dhe konstatoi së afërmi grecitetin e Vorio-Epirit. Kështu që më 1960, duke pranuar në audience kryetarin e Partisë Liberale, të ndjerin Sofoklis Venizellos (1892-1964), pranoi propozimin e të fundit që të shpallet autonomia e Vorio-Epirit dhe iu premtua se do të sillte çështjen në kongresin e Partisë Komuniste të Rumanisë në Bukuresht më 20 Qershor 1960, ku ishin ftuar të gjithë udhëheqësit e partive komuniste të Europës Lindore. Marrëveshja midis Venizellos dhe Hrushovit, irritoi Hoxhën i cili nuk shkoi në kongres. Në atë kohë në Vorio-Epirin fatkeq zunë vend ngjarje me tragjike. Qeveria shqiptare brenda tre ditëve filloi arrestime në masë në krahinen e Vorio-Epirit të kuadrove të larta të krishterë dhe muhamedanë, si dhe oficerë të lartë të ushtrisë shqiptare, mjekë, avokatë, nëpunës të lartë të shtetit. Shumica e të arrestuarve vdiqën nga turturat. Në muajt Maj-Qershor të vitit 1961, u zhvillua gjyqi-parodi i Tiranës. Midis të arrestuarve ishin Ilias Gizelis (Gjyzelis), Spiros Ekonomu, Aleksandhros Kalivopullos, Filipos Papas, Evangjellos Zahos, Athanasios Gerxos, Theodhoros
Vetos, Teme Sejko, Taho Sejko, Avdul Resuli, Tahir Demi, dhe shumë të tjerë.Të arrestuarit u akuzuan se pregatisnin kryengritjen për autonominë e Vorio-Epirit dhe shumë nga ata u dënuan me vdekje. Ky akt i shëmtuar tronditi zemrat e popullit Vorio-Epirot. Në krye të këtij "komploti" ishte komandanti i forcave bregdetare shqiptare(marinës luftarake) gjenerali leitnant Teme Sejko. N.q.s. me të vërtetë të arrestuarit dhe të dënuarit u përpoqën për çlirimin e Vorio-Epirit, kjo përbën një dokument se edhe ata greke të atij vendi, që humbën gjuhën dhe fenë dikur, njohën origjinën e tyre greke (d.m.th. greqisht-folësit dhe shqip-folësit e Vorio-Epirit bashkëpunuan për çlirimin e atdheut të tyre që po vuante nën sundimin e Shqiperisë, sepse nuk harrojme se të gjithë jemi vëllezër Epirotë dhe djem të Greqisë). Procesin e gjyqit dhe dënimin e bashkëatdhetareve të mi e ndoqa me ankth nëpërmjet shtypit dhe radios, që na kontrollohej në mënyrë të rreptë, kur punoja në qytetin piktoresk të Vorio-Epirit në Avllona (Vlorë). Të shënohet së familjet e të arestuarve i perçanë dhe i dërguan në kampet e përqëndrimit. P.sh familjen e dajës tim Ilias Gizelis e shpërndanë në vende të ndryshme të Shqiperise së veriut, që të mos komunikonin me të afërmit e tyre në Vorio-Epirin. Më 21 Prill 1967 oficerë greke rrëzuan rendin parlamentar të Greqisë dhe vendosën ligjin ushtarak. Qeveria oportuniste shqiptare, duke shfrytëzuar gjendjen e turbullt të krijuar në Greqi, u vu në veprime antigreke. Ç'kishëroi me zjarr dhe me hekur për të ndjekur fenë me pahir, dorezoi në zjarr idhujt e shenjtë, disa nga kishat i sheshoi, të tjera i ktheu në muzeume ose në stalla dhe depo. Kishat dhe manastiret tona ishin arkivi dhe gjendja civile e helenizmit të Vorio Epirit për shumë shekuj. Duke shkatërruar të gjitha arkivat e vendit tonë, Shqipëria ka bërë GJENOCID KULTURAL kundrejt helenizmit autokton të Vorio-Epirit. Të gjithë ata që kundërshtuan u dërguan nëpër kampet e punës së detyruar, të shpërndara në Shqipëri ose i mbyllën në lokale turturash. Qeveria greke e Jeorjios Papadhopullos, jo vetëm që nuk dënoi aktin barbar antigrek të Shqiperisë në dëm të popullit Vorio-Epirot por përkundrazi, në mënyrë të papritur vendosi marrëdhënie diplomatike, kur me në krye Dhimitrios Bicios, nënëshkroi marrëveshjen për shkëmbimin e ambasadorëve, pa i bërë publikut të njohur përmbajtjen e saj. Duhet shënuar se pas mbarimit të luftës së dytë botërore asnjë qeveri greke nuk pranoi të vendosë marrëdhënie diplomatike me Shqiperinë, pasi kjo mohonte normalizimin e çështjes së Vorio-Epirit. Nga qeveritë parlamentare greke, bëri përjashtim qeveria e Stefanos Stefanopullos e quajtur "qeveria e renegatëve", e cila në vitin 1966, me anën e zëvendës ministrit të jashtëm Theoharis Rentis tentoi të vendosë marrëdhënie me Shqiperinë. Por deputetët epirotë, të të gjitha partive politike, kërcenuan qeverinë me heqjen e votëbesimit nëse nuk do të ndërpriste negociatat me Shqiperinë, deri në zgjidhje të problemit të Vorio-Epirit. Qeveria e Theoharis Rentis iu bind rekomandimeve të deputeteve epirote, ndërsa ajo e Jeorjios Papadhopullos me moton "vendosim dhe urdherojmë", nuk u ndal përballë votebesimit për të kryer këtë krim kundrejt popullit të Vorio-Epirit. Përgjegjësi të rëndë mbajnë dhe të gjithë politikanët të të gjitha ngjyrave që ndodhen brenda ose jashtë Greqise (perveç Nikitas Venizellos ), sepse n.q.s. me anë të mesazheve do të denonin aktin jo kombëtar të Papadhopullos, si tradhëti në kulm, mund të evitoheshin tragjedi si ajo e Qipros më 20 Korrik l974. Pas agrresionit barbar të Qipros dhe restaurimit të demokracisë në Greqi, çështja e Vorio-Epirit, jo vetëm u harrua krejtësisht nga të gjitha partitë politike të vendit, por nga shtypi Grek ndiqej pa skrupull kushdo që interesohej për Vorio-Epirin, me qëllim që të mos prekej qeveria shqiptare!!! Nga ana tjetër qeveria shqiptare me anë të një vendimi me numër 533 te 23 Shtatorit 1975, urdhëroi zyrat e gjëndjes civile të mos
pranojnë të regjistojnë emrat e foshnjave pas pëlqimit të prindërve nëse këta të fundit nuk i përgjigjen vijës ideopolitike të P.P.SH (Partia e punës së Shqipërisë). Ndërsa në vitin 1976 urdhëroi ndërimin e emrave qëe nuk i korrespondonin idese panshqiptare tëe Enver Hoxhes (ndërsa ai vetë që ka emër dhe mbiemër turk nuk e ndryshoi). Kështu u ekzekutua nje prift i ç'kishëruar sepse pagëzoi fshehurazi një fëmijë, duke shkaktuar indinjatën e gjithë botës dhe demostratën e madhe të epiroteve më 6 Mars 1976 jashtë pallatit të O.K.B, që u organizua nga Federata Panepirotike e Amerikës dhe të Kanadasë. Lidhur me këtë shtypi dhe qeveria greke nuk nxorrën zë, jo vetëm që nuk denoncuan arbitaritetin e qeverisë shqiptare, por ishin krenarë për marrëdhëniet e mira me Shqiperinë!!! Në fillim të vitit 1979, delegacioni i SH.B.A. në Gjenevë me në krye zotin Melzvinski, preku çështjen e Vorio-Epirit përpara komitetit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të O.K.B. Zoti Melzvinski midis të tjerash tha: - "A mos vallë nuk është nevojë imediate të shpëtojmë minoritetin grek të Epirit që banon në Shqipëri? Që ndiqet, shtypet dhe në menyrë sistematike asgjësohet?" . Nga ky veprim u shkaktua një kundërveprim i menjëhershëm. A e dini nga u shkaktua? Jo nga Shqipëria, sepse qeveria shqiptare i di denoncimet më mirë nga çdokush dhe s'guxon të reagojë. Reagimi doli nga gazeta e Athines "Akropolis", e cila më 18 Mars 1979, aktin humanitar të delegancionit amerikan e quajti "ndërhyrje të hapur në marrëdheniet Greko-Shqiptare" dhe thënie të tjera që ulin krenarinë tonë kombëtare. Duhet të shënohet se gazeta "Akropolis" mbështet pikëpamjet e qeverisë së Konstantinos Karamanlis, i cili kurrë nuk e ka zënë në gojë emrin e Vorio-Epirit. Shumë herë ne epirotët dhe të gjithë ata grekë që kanë mendim kritik, pyesim veten përse zoti Evangjellos Averof nuk ngriti çështjen e Vorio-Epirit as të paktën nuk denoncoi qeverinë shqiptare para organizatave ndërkombëtare në kohën kur drejtonte politikën e jashtme të Greqisë? Përgjigjen e dha revista e Athinës "Anti" që ra si rrufe mbi kryet e Vorio-Epirotëve fatkeq. Revista e mësipërme më 12 Gusht 1978, publikoi një relacion të zotit Averof, të cilin e kishte redaktuar në Rome më datën 3 Shkurt 1945 si asistent i kapitenit të dytë të anijes luftarake. Në relacionin e tij midis të tjerave që ethnikisht nuk pranohen, shkruante: - "Një bashkëpunim i sinqertë me Shqiperinë, do të na ndihmonte në përmirësimin e pozitës sonë, dhe është e domosdoshme të heqim dorë në menyrë të sinqertë dhe të përpiktë qysh tani, nga ç'do rivendikim mbi Vorio-Epirin. Me kushtin e mësipërm duke hequr dorë nga ky pretendim do të duhet të jemi krejtesisht të vendosur mbi të dhe të mos pranojmë çështjen e Vorio-Epirit edhe sikur ajo të cënohej nga aleatet tanë të mëdhenj". Hartimi i mësipërm i cili për herë të parë pa dritën e botimit, provokoi hidhërimin, indinjatën dhe dëshpërimin e të gjithë Vorio-Epirotëve dhe të tërë popullit grek. Zoti Averof përgënjeshtroi revistën duke thënë: - "Nuk kam një hartim të tillë në dosjet e mia". Revista u përgjigj kështu: - "Në qofte se nuk e ke ti në dosjet e tua, e kemi ne në dosjet tona". Ne Vorio-Epirotet protestuam dhe kërkuam nga zoti Averof, se nëse do të tregojë pafajësinë e tij, të padisë revistën për shpifje. Mjerisht nuk e bëri gjer tani, ndofta sepse njeh fajin e tij për të cilin gjykues le të jete populli grek dhe historia e pashtrembëruar. Qeveria shqiptare po bene edhe krimin me te madh ne dem te Vorio-Epiroteve te arratisur kudo ne bote. Jo vetem nuk i lejon te vizitojne vendlindjen e tyre, per te perqafuar njerezit, te dashurit e tyre dhe te pelegrinojne mbi varret e shenjta te te vdekurve te vet, po nuk i lejon te kene asnje lloj komunikimi me te afermit te tyre ne Vorio-Epirin e izoluar. P.sh babai im, Evangjellos Kyranis, vdiq ne 1975 dhe une e
mesova pas dy vjetesh nga atdhetaret qe u arratisen nga sketerra e Shqiperise. Ky akt c'njerezor i mesiperm i qeverise shqiptare u degjua dhe u pa per here te pare ne historine e njerezimit, d.m.th. teorikisht dhe praktikisht eshte nje shpikje kriminale krejtesisht shqiptare. Nga pikepamjet politike dhe njerezore, mban pergjegjesi edhe Greqia sepse me ane te veshit te shurdher qe ben, inkurajon dhe cmon politiken antigreke te qeverise shqiptare ne dem te Vorio-Epirit. Qe te kuptojme gjendjen tragjike te 400,000 Grekeve te Vorio-Epirit qe renkojne nen pushtimin shqiptar, do tju permend denoncimin e deputetit amerikan, zotit Benjamin Rosenthal, i cili duke folur para kongresit te 21-te te Federate Panepirotike te Amerikes dhe Kanadase me 20 korrik 1980 ndermjet te tejrash tha: - "Tragjedia e popullit Vorio-Epirot eshte nderkombetare sepse qeveria shqiptare mohon dhe lirite me elementare. Politika e saj eshte te zhduke ne menyre te pameshirshme gjuhen greke, fene, frymen e epiroteve qe ndodhen brenda shtetit te tyre. Per kete arsye ngriti kampe te shumta perqendrimi per ata qe s'pajtohen me politiken e saj; keshtu nga 33,000 te burgosur politike, 20,000 jane greke. Qe nga viti 1967, qeveria shqiptare nga te 670 kisha Ortodokse, 640 i shkatroi krejtesisht ose i ktheu ato ne stalla, depo ose vende defrimi, ndersa 30 te tjera i beri muzeume antifetare". Denocimin e mesiperm qe e degjova personalisht si kryetar dhe perfaqesues i shoqerise Vorio-Epirote te Bostonit, bashke me sekretarin e saj zotin Kostantinos Dinis, pati nje jehone te tille sa qe zoti Herbert E. Haris, edhe ky deputet i shtetit te Virgjinias, pasi lexoi gjithe tekstin e denoncimit te zotit Rosenthal para kongresit amerikan dhe u konsiderua serioz, u shkrua ne aktin e kontrollit (Congressional Record Procedings and debates of the 96th Congress second session, volume 126, Washington, Wednesday, September 3, 1980 No. 135). Kur do te shqyrtohet ceshtja e Vorio-Epirit edhe ne Parlamentin grek? Haptas po e them, nuk mund ta parashikoj. Nga sa u pershkrua me lart ne menyre objektive dhe autoritare, morem vesh se cila eshte pozita gjeografike e Vorio-Epirit, grecitetin e tij, kuntributin e Vorio-Epiroteve ndaj nenes Greqi gjate shekujve. Kuptuam gjithashtu vuajtjet e fundit te popullit te Vorio-Epirit atje dhe nga ana tjeter, neglizhencen, perbuzjen, ndonjehere edhe ndjekjen qe perballojne Vorio-Epirotet nga koeficentet e politikes, ushtrise, diplomacise, aresimit, fese dhe gjithashtu nga shtypi grek. Me hidherim dhe indinjate kombetare po shpall se nena Greqi jo vetem nuk emocionohet per Vorio-Epirin e shumevuajtur ku kater here u derdhe si lume gjaku grek neper fushat dhe malet gjate kohes se shekullit 20, ku kockat e shenjta te bijve te saj trima me mijra mbeten te c'varrosura e te shpemdara andej ketej (sepse nuk u interesua gjer tani as per ata qe rane theror as edhe per ata qe shpetuan), por bene korte me Shqiperine duke lejuar krijimin e shoqerive te ndryshme shqiptaromane nga "intelektuale" greke dhe studente brenda Greqise. A e dini ku po ngjasin keto? Brenda ne Universitetin e Ioannines (Janines)!! Dhe per nder te kujt? Per nder te satrapit Enver Hoxha!! Ja pra shterngimi kombetar, ja pra rrenja kombetare, ja pra degjenerimi kombetar i Greqise!! Ajo qe mbetet tani eshte te krijojme shoqeri turkomane per nder te Bulet Exhevit ne Lefkosin e Qipros. U sakrifikuan dhe po flijohen te drejta te pamohuara te fituara nga ana e qeverive te deritanishme greke ne emer te miqesise plot zhurme shqiptare dhe per hir te interesave tregetare te paqena. Ku eshte nderi dhe dinjiteti yne kombetar?!! Greqise i ngarkohet nje detyre e shenjte: Te interesohet gjallerisht per fatin e mbi 400,000 grekeve te Vorio-Epirit, sepse edhe kur u braktisen nga Greqia me 1914, luftuan heroikisht duke konsoliduar nje shtet te pamvarur, Vorio-Epirin dhe me 24 Tetor 1914 e intergruan ate me nenen
Greqi. N.q.s. Greqia nuk e donte Vorio-Epirin, n.q.s. nuk do te ishte ne gjendje ti siguronte lirine ne gji te kombit, te mos pranonte atehere bashkimin e tij. Nuk ka asnje te drejte te na mohoje, te na perbuze, te na mashtroje dhe te na poshteroje. Ne duam paqen dhe miqesine me te gjithe popujt e botes dhe me shume me fqinjet, por te jene reciprok dhe jo te njeanshem sic na keshillon historiani i madh i lashtesise Polivios (Polibi) nga Megalopolis: - "Paqja kur shoqerohet nga e drejta dhe e pershtatshmja, eshte dobia me e bukur dhe me leverdi, por kur bashke me te jeton e keqja ose frikesia e turpshme, atehere eshte me e keqja dhe me demshmja". Si shkruante dhe gazetari i madh dhe politikani francez George Clemanseau, ne artikullin e tij largepames ne gazeten e Parisit "L' Horn libre", me 3 Mars te vitit 1914, ku nder te tjera kritikonte qeverine Greke qe la Vorio Epirin: - "350.000 greket e vertete te Vorio Epirit qe kane mbajtur nacionalitetin e tyre kundrejt turkut, qeveria greke pa marre asnje garanci, po i le duke u thene "naten e mire, te dashur bashkeatdhetare, dhe fate te mbare me hajdutet shqiptare"”. Ne Vorio-Epirotet respektojme bashkekzistencen paqesore me popullin shqiptar, nga momenti qe ata do te na njohin te gjithe te drejtat sambas ligjeve nderkombetare qe Shqiperia ka nenshkruar. Ne jemi popull paqesor dhe duam te zgjedhim te gjithe problemet ne menyre paqesore. Duke perfunduar te dashur degjues, ne emer te Vorio-Epiroteve te skllaveruar, ju nxis te merrni pjese ne perpjekjen tone me cdo menyre per te drejtat tona. Te shperndani kudo dhe gjithmone grecitetin e Vorio Epirit dhe torturat e popullit te tij, sidomos ne te gjithe organizatat dhe MIDIA, sepse perpjekja jone eshte perpjekje kombetare dhe njerezore. Pikesynimi i shqiptareve eshte te zhdukin autoktonet VorioEpirotet nga vatrat aterore. Ne qe kemi privilegj te jemi te lire, kemi detyre patriotike dhe njerezore te pengojme kete shkaterim kombetar. Faleminderit shume per pranine dhe vemendjen tuaj ne kete referat, ne te cilin degjuat ngjarjet historike dhe situaten e tanishme mizore te vendelindjes time te VORIO EPIRIT te skllaveruar nen sundimin e Shqiperise. Ne fund te referatit ku moren pjese mbi 300 te pranishem, u bene shume pyetje dhe diskutime, ku referuesi dha shpjegimet e duhura ne te gjitha drejtimet. Referati perfundoi me sukses te plote dhe u percoll me duartrokitje dhe brohoritje per te inkurajuar perpjekjen e gjate dhe te pandaleshme per identitetin dhe te drejtat e Vorio-Epirit.