NJERIU ME I VJETER NE BOTE Në Indi ka vdekur një nga njerëzit më të vjetër në botë, i cili sipas disa dokumenteve të tij ka pasur 130 vjet. Habib Miyan ka pohuar se ka pasur madje 139 vjet, derisa sipas dokumenteve me të cilat ka fituar të drejtën për pension ai ka pasur 130 vjet, ka njoftuar të martën agjencia indiane e lajmeve PTI. Miyan nuk ka qenë i pranueshëm në librin e rekordeve Guinness, sepse përfaqësuesit e këtij libri kanë pohuar se nuk ka dëshmi për moshën e vërtetë të tij. Personi më i moshuar që është shënuar në librin e rekordeve Guinness është francezja Jeanne Calment, e cila ka vdekur në moshën 122 vjeçare. Atë moshë Habib Miyan e kishte përjetuar moti, nëse mund t’u besohet dokumenteve të tij të vdekjes. Në to shkruante se kishte lindur më 20 maj, 1878. Miyan ka vdekur të
martën në spitalin e qytetit Jaipuru në perëndim të Indisë, në të cilin ishte vendosur për shkak të temperaturës dhe barkqitjes. Para 50 vitesh ai kishte humbur të parit, derisa në pension kishte dalë në vitin 1938. Para kësaj ai kishte punuar si muzikant. Siç ka transmetuar agjencia PTI, pas tij ai ka lënë 140 nipër dhe stërnipër.
NJERIU ME I GJATE NE BOTE QE KA QEN ..
Veterineri Leonid Stadnik nga Ukraina duke ngare nje biciklete te bere apostafat per te. Sipas rekordeve boterore te Guines, ai eshte njeriu me i gjate ne bote, 2 milion e 60 cm.
Nje ngjarje e pazakonte ne metrone e Melburnit. Nje femije arriti te shpetoje nga nje aksident, ku femija ngeli nen trenin ne levizje. Pakujdesia momentale e nenes ka bere qe karroca ne te cilen gjendej femija, te binte mes shinave te metrose dhe metroja ta zvarriste rreth 30 metra. Sipas gazetes "Daily Mail", ne momentin kur te gjithe kishin besuar ne vdekjen e femijes dhe ekipet e shpetimit u futen nen tren per te nxjere trupin e pashpirt te femijes, shohin se ai ishte i gjalle dhe kishte vetem nje gervishtje te vogel ne koke. Read More
NJERIU ME I VOGEL NE BOTE. {BOTE}