Ms Dos

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Ms Dos as PDF for free.

More details

  • Words: 1,325
  • Pages: 14
Sistemi operativ MS-DOS Fillimi i punës në MS-DOS bëhet në disa mënyra: 1. Mënyra e parë: Klikojmë në menynë Start, Run pastaj shkruajmë cmd dhe klikojmë OK, shih fig.1.

Fig.1 .Mënyra e parë e startimit të MS-DOS.

2. Mënyra e dytë: Klikojmë në menynë Start, Accessories, Command Prompt, shih fig.2.

Fig.2 .Mënyra e dytë e startimit të MS-DOS.

1

3. Mënyra e tretë: Nëse e kemi ikonën në desktop, klikojmë dy herë shpejt mbi ikonën e Command Prompt, shih fig.3.

Kliko dy herë shpejt mbi ikonë

Fig.3 .Mënyra e tretë e startimit të MS-DOS.

Dritarja kryesore e MS-DOS-it shih fig.4.

Fig.4 . Dritarja kryesore e MS-DOS-it.

2

Disa komanda kryesore për punë në MS-DOS janë: dir dir/p dir/w dir/p/w md

rd cls cd cd.. cd\

format del erase type label

copy diskcopy print date time

Komanda dir përdoret për shfletimin e të dhënave të diskut apo follderit të caktuar, shkruajmë C:\>dir dhe klikojmë Enter paraqitet shfletimi i përmbajtjes së diskut, shih fig.5.

Fig.5 . Komanda dir.

Siç shihet në fig.5. është shfletuar e gjithë përmbajtja e diskut C, kur njësi aktive është C. Shfletimi faqe për faqe i diskut C, kryhet me komandën dir/p, ku jepen të dhënat e sakta të fajllave dhe follderëve, duke u nisur nga data e krijimit, kohën, emrin, tipin e deri tek madhësia e tyre e cila paraqitet në bajta(bytes), shkruajmë C:\>dir/p dhe klikojmë Enter, shih fig.6.

Fig.6 . Komanda dir/p.

3

Shfletimi në formë të dritares i diskut C, kryhet me komandën dir/w, ku jepen vetëm emrat e fajllave dhe follderëve, shkruajmë C:\>dir/w dhe klikojmë Enter, shih fig.7.

Fig.7 . Komanda dir/w.

Komanda md përdoret për krijimin e follderit të ri, shkruajmë C:\>md besniku dhe klikojmë Enter më pas krijohet follderi besniku, shih fig.8.

Fig.8 . Komanda md.

4

Komanda rd përdoret për fshirjen e follderit, së pari e gjejmë vendin e follderit, pastaj e fshijmë, shkruajmë C:\>dir e shfletojmë dhe e fshijmë me C:\>rd besniku dhe klikojmë Enter, shih fig.9.

Fig.9 . Komanda rd.

Komanda cls përdoret për pastrimin e ekranit, me ç`rast nuk fshihen të dhënat në disk por bëhet vetëm pastrimi i ekranit, shkruajmë C:\>cls dhe klikojmë Enter, shih fig.10.

Fig.10 . Komanda cls.

5

Komanda cd përdoret për të ndërruar follderin, nëse duam që prej follderit besniku të dalim në follderin PC3, shkruajmë C:\besniku>cd PC3 dhe klikojmë Enter, shih fig.11.

Fig.11 . Komanda cd.

Komanda cd.. përdoret për tu kthyer një hap mbrapa, p.sh.: nëse jemi në follderin besniku për tu kthyer në diskun C, shkruajmë C:\besniku>cd.. dhe klikojmë Enter, shih fig.12.

Fig.12 . Komanda cd..

6

Komanda cd\ përdoret për tu kthyer direkt në diskun C, jo hap pas hapi si më parë, p.sh.: nëse jemi në follderin PC3 për tu kthyer direkt në diskun C, shkruajmë C:\besniku\pc3>cd\ dhe klikojmë Enter, shih fig.13.

Fig.13 . Komanda cd\.

Komanda format përdoret për të formatizuar diskun C ose disqet tjera siç janë: (A: , B: , D: , E: , F: etj). P.sh nëse duam të formatizojmë diskun C, shkruajmë C:\>format C: ose C:\>format dhe klikojmë Enter, shih fig.14. Vërejtje: nëse shkruajmë C:\>format pa e cekur diskun ( A: , D: , E: , F: etj), atëherë kompjuteri automatikisht e formatizon diskun C, prandaj keni kujdes se mund ta formatizoni komplet kompjuterin dhe të fshini çdo gjë që gjendet në të!

Fig.14 . Komanda format.

7

Formatizimi i disketës kur njësia aktive është C, shkruajmë C:\>format A: dhe klikojmë Enter, shih fig.15. Nëse duam që të formatizojmë disqet tjera atëherë veprojmë njësoj vetëm e ndërrojmë diskun ( C:\>format D: , C:\>format E: , C:\>format F: etj).

Fig.15 . Formatizimi i disketës.

Ndërrimi i njësisë aktive, kur njësi aktive është C atëherë për ta ndërruar njësinë aktive shkruajmë C:\>A: dhe klikojmë Enter. Tash kemi njësi aktive A:\> disketën “floppy disk (A:)”, shih fig.16.

Fig.16 . Ndërrimi i njësisë aktive.

Për të bërë aktive njësinë ( B: , D: , F: etj), veprohet në të njëjtën mënyrë.

8

Komanda del (delete) përdoret për të fshirë fajllat e panevojshëm, nëse duam që të fshijmë një fajll nga disku C ose disqet tjera, veprojmë kështu së pari nëse nuk e dimë emrin e saktë të fajllit e shfletojmë përmes komandës dir, pastaj kur ta shohim emrin e saktë të fajllit shkruajmë C:\>del prishtina.bmp dhe klikojmë Enter, shih fig.17. Të njëjtën detyrë e ka edhe komanda erase gjithashtu në të njëjtën mënyrë punohet me të si me komandën del (delete).

Fig.17 . Komanda del.

Nëse duam ta fshijmë komplet përmbajtjen e diskut A kur njësi aktive është C atëherë shkruajmë C:\>del A:,ose nëse është njësi aktive A, atëherë shkruajmë A:\>del *.* dhe klikojmë Enter, pastaj në ekran paraqitet porosia, “Are you sure (Y/N)?”(A jeni i sigurt?), ku Y=PO dhe N=JO, nëse duam ta fshijmë përmbajtjen e disketës shkruajmë Y dhe Enter, nëse jo shkruajmë N dhe Enter, shih fig.18.

Fig.18 . Fshirja e përmbajtjes së disketës.

9

Fshirja e përmbajtjes së follderit bëhet kështu së pari e gjejmë follderin dhe pastaj shkruajmë C:\>del Prishtina dhe klikojmë Enter pastaj në ekran paraqitet porosia, “Are you sure (Y/N)?”(A jeni i sigurt?), ku Y=PO dhe N=JO, e pastaj bëhet fshirja e vetë direktoriumit me komandën rd, shih fig.19.

Fig.19 . Fshirja e përmbajtjes së follderit Prishtina..

Komanda type përdoret për të shfletuar përmbajtjen e një fajlli në formë tekstuale, pra shkruajmë C:\>type lulet.doc dhe klikojmë Enter, shih fig.20.

Fig.20 . Komanda type.

Pastaj mund ta shtypim në printer apo ta përpunojmë më tutje...

10

Komanda label përdoret për emërimin e disqeve të ndryshme që të dallohen më lehtë gjatë punës me kompjuter. Nëse duamë të emërojmë diskun e caktuar atëherë shkruajmë C:\>label dhe klikojmë Enter. Pastaj shkruajmë emrin e ri “Volume label (Enter for none)?_”, shih fig.21.

Fig.21 . Komanda label..

Komanda copy përdoret për kopjimin e fajllave në një vend të caktuar me emër të njëjtë apo gjatë kopjimit mund t`i ndërrohet emri. Gjatë kopjimit origjinali mbetet dhe kopja e tij bartet ne vendin e caktuar me të njëjtën përmbajtje. Për të kopjuar një fajll prej vendit aktual në një vend tjetër të caktuar shkruajmë C:>copy lulet.doc C:\prishtina dhe klikojmë Enter, shih fig.22. Fajlli lulet.doc është kopjuar në follderin Prishtina.

Fig.22 . Komanda copy.

11

Për të kopjuar fajllin me emër të ri shkruajmë C:\>copy lulet.doc lulet.bmp dhe klikojmë Enter, shih fig.23.

Fig.23 . Kopjimi i fajllit me emër të ndryshëm.

Komanda diskcopy përdoret për të bërë kopjimin e një disku në një disk tjetër, ai mund të jetë (Hard Disk, Floppy Disk, CD, USB, USB Hard Disk etj), por duhet të kenë madhësinë e barabartë ose më të madhe se disku nga i cili kopjohen të dhënat. Për të kopjuar diskun C në diskun D atëherë shkruajmë C:\>diskcopy C: D: dhe klikojmë Enter, shih fig.24.

Fig.24 . Komanda diskcopy.

12

Kështu veprohet edhe me disqet tjera vetëm ndërrohet njësia të cilën duam ta kopjojmë p.sh.: “C:\>diskcopy A: A: , C:\>diskcopy D: F: , C:\>diskcopy A: C: etj”, nëse duam të kopjojmë disketën në një disketë të re atëherë shkruajmë C:\>diskcopy A: A: dhe klikojmë Enter, shih fig.25. Ndërprerja e kopjimit bëhet duke shtypur njëherit dy tastet Ctrl+C.

Fig.25 . Kopjimi i disketës në disketë të re.

Komanda print përdoret për të shtypur(printuar) përmbajtjen e fajllit në letër, shtypja e fajllit bëhet duke shkruar C:\>print lulet.doc dhe klikojmë Enter, shih fig.26.

Fig.26 . Komanda print.

13

Komanda date përdoret për të rregulluar datën e humbur më parë ose data nuk është e shkruar saktë, për ta ndryshuar datën duhet shkruajmë C:\>date dhe klikojmë Enter, shih fig.27. Pastaj paraqitet data aktuale dhe vendi në të cilin duhet ta shkruash datën e re, ku (yy-është viti), (mm-është muaji), (dd-është dita), ne mund ta shkruajmë në këtë formë (1999/08/23 ose 1999.08.23).

Fig.27 . Komanda date.

Komanda time përdoret për rregullimin e kohës në kompjuterin tuaj, shkruajmë C:\>time dhe klikojmë Enter, shih fig.28. Veprohet në të njëjtën mënyrë si me rregullimin e datës por në këtë rast shkruhet koha.

Fig.28 . Komanda time.

Autor: Besnik Latifi

14

Related Documents

Ms-dos
May 2020 6
Ms Dos
May 2020 3
Ms Dos
May 2020 5
Ms Dos
May 2020 3
Ms-dos
November 2019 6
Ms Dos
November 2019 8