Misioni, Vizioni dhe Vlerat Vizioni Të shkollohen dhe edukohen nxënësit si qytetarë dinjiotz të vendit të tyre dhe të botës, të pajisur me dije dhe aftësi jetësore të nevojshme për të arritur sukses global. Misioni Misioni ynë është që të promovojmë nxënien gjatë gjithë jetës në një ambient ku ata motivohen që të kenë besim në vete dhe të jenë qytetarë global e të përgjegjshëm. Shkolla “Arsimi i Shqipërisë” ka një mision të madh e të shenjtë, atë të shkollimit të fëmijëve me standarde si në shkollat e vendeve fqinje ashtu edhe ato ndërkombëtare. Programet, kurrikulat dhe tekstet që përdoren në shkollën tonë janë nga Shqipëria, dhe ndihmojnë në njehësimin e arsimit të Kosovës me atë të Shqipërisë. Qëllimi dhe objektivat e shkollës sonë do të realizohen me sukses, pasi arsimi shqipëtar me një moshë rreth 130-vjeçare, tashmë është konsoliduar dhe modernizuar. Ai ka përqafuar lehtësisht strategjitë, metodat dhe eksperiencat e universiteteve europiane. Programet dhe kurrikulat tona janë njohur e pranuar nga Komuniteti Europian, sepse u bënë gati 20 vjet që arsimi shqiptar është integruar në keto programe. Kjo shkollë vazhdon nën udhën e gjatë të atij kontributi të nisur vite më parë midis dy vendeve në shumë fusha, por sidomos në atë të arsimit dhe të kulturës. Ky kontribut ka qenë i përhershëm, aktiv e konkret, me një shkëmbim përvoje, vlerash e dijesh midis tyre. Mjafton të kthehemi pas në vitet ’70 – ‘80 kur pedagogët shqiptarë e kosovarë shkëmbenin përvojën e tyre disavjeçare në fakultete të ndryshme të të dy vendeve. Pavarësisht vështirësive të mëdha, këtyre padagogëve nuk iu mungoi dëshira për të zhvilluar aktivitetin e tyre shkencor e padagogjik në Shqipëri e Kosovë.
Misioni ynë përmbushet duke u mësuar nxënësve që të: Kuptojnë, të punojnë shumë dhe të tregojnë sukses në një shoqëri që po ndryshon me shpejtësi, dhe të jenë në gjendje ta bëjnë vendin tonë një vend më të mire. Zhvillojnë të gjitha aftesitë që një shkollë e suksesshme duhet të ofrojë ashtu edhe kompetencat kryesore për sukses dhe lidership në një ekonomi në zhvillim, si ajo e vendit tonë.
Marrin njohuri praktike dhe teorike që u mundëson atyre ta kuptojnë më mirë botën që i rrethon dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për komunitetin lokal dhe atë global.
Bëhen konkurrentë të fortë edhe për nxënësit jashtë vendit në shkolla ndërkombëtare duke i pajisur ata me dije globale, me aftësi që kërkohen kudo ne bote si ne shkollim ashtu edhe ne punesim.
Vlerat Lidershipi, Arritjet e shkëlqyera, Pergjegjësitë shoqërore dhe etike, Diversiteti dhe Komunikimi si dhe bashkëpunimi i mirëfilltë. Ne, udhëheqësia dhe stafi akademik i shkollës Arsimi i Shqipërisë, jemi të përkushtuar ndaj këtyre vlerave në të cilat besojmë dhe i nxisim: Lidershipi: Ne vlerësojmë aftësitë udhëheqëse të një personi dhe jemi të përkushtuar që të ushtrojmë një lidership të tillë në shkollë të karakterizuar nga inovacioni dhe vizioni. Arritjet e shkëlqyera: Ne vleresojmë mësimdhënien, shërbimin dhe mësimnxënien e shkëlqyer. Jemi të përkushtuar që të promovojmë mendimin kritik dhe atë kreativ në mesin e mësuesve, nxenësve dhe tërë stafit të shkollës, me një kulturë të inspirimit, pritjeve të mëdha, llogaridhënies dhe cilësisë së shërbimeve për nxënësit si dhe për tërë komunitetitn. Përgjegjësitë shoqërore dhe etike: Ne vlerësojmë ndershmërinë, respektin, bashkepunimin, dhe etiken profesionale mes udheheqësve, stafit akademik, nxënësve dhe prindërve. Ne jemi të përkushtuar që të rrisim qasjen ndaj mundësive dhe të promovojmë drejtësinë shoqërore. Diversiteti: Ne vlerësojmë respektin për diversitetin kulturor dhe individual duke përfshirë moshën, gjininë, racën, etninë, origjinë kombëtare, fenë, orientimin seksual, statusin martesor, aftësitë e vecanta, gjuhën, orientimin filozofik dhe statusin socio-ekonomik mes të gjithë anëtarëve të komunitetit tonë. Ne jemi të përkushtuar që të nxisim reflektime të vazhdueshme vet-kritike dhe tolerancë ndaj diversitetit. Komunikimi dhe bashkëpunimi i mirëfilltë: Ne vlerësojmë komunikimin e hapur dhe bashkëpunimin e ngushtë si em komunitetin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Ne
jemi të përkushtuar që të mbajmë një frymë të komunitetit ku dallimet dhe mendimet e të tjerëve respektohen dhe inkurajohen.