Ministrja Qe U Persekutua...

  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Ministrja Qe U Persekutua... as PDF for free.

More details

  • Words: 2,422
  • Pages: 8
NAXHIJE DUME, MINISTRJA E PARË SHQIPTAR QË U PERSEKUTUA TËRË JETËN Nga: SEJDO HARKA publicist- Tiranë

-Disa të dhëna nga vitet e para të jetës së Naxhije Dumes. -Ajo hedh dritë mbi vrasjet enigratike të Q.Stafës, V.Shantos dhe V.Kushit e heronjëve të tjerë të Kodrës së Kuqe, në Tiranë. -Me gjithë vështirësitë e shumta e zhgënimet në jetë, ajo ndërroi jetë krenare për bëmat e veta, duke lënë në gjumë letargjik shurdhmemecët e politikës shqiptare.

Naxhije Dume 1. Si një pëmendore e lashtë, ka mbetur në kujtesën time portreti i Naxjije Dumes, e para grua ministre në historinë e Shqipërisë. Nga afër, e kam njohur në nëntor të vitit 2003, kur punoja në gazetën “Mësuesi.” Shkak u bë detyra që m’u ngarkua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të asaj kohe për të bërë jetëshkrimin e saj, sepse mendohej të dekorohej. Por, çuditërisht, edhe sot e kësaj dite s’e kam marrë vesh përse nuk u dekorua. Pë jetëshkrimin e saj shfrytëzova Arkivin e Shtetit, kujtimet e saj dhe shtypin e viteve, kur ajo punoi dhe jetoi. Pë të biseduar nga afër shkuam në shtëpinë e saj, bashkë me profesorin e nderuar Pajtim Bejtja, i cili kishte kohë që e njihte. Atëherë, ajo jetonte me djalin e saj, në një hyrje të vjetër me qera, që ndodhej në Tiranën e Re.



1


Naxhijen e gjetëm pëmbys mbi një tavolinë të vjetër, ku shkruante kujtimet e saj. Barra e 83 viteve të vështira të jetës, sëmundja e gjatë dhe hallet e brengat, e kishn ligështuar, por nuk e kishin gjunjëzuar për asnjë çast. Në fjalët e saj ndjeva jehonen e luftës pë liri, shijen e hidhur të lotëve e vuajtjeve pafund, kujtesën e freskët, të pëzierë me gëzimin dhe shpresën për një jetë më të mirë. Në atë kohë, meqenëse u largova jashtë shtetit,

Naxhija, vajzë nuk munda të shkruaja diçka për atë grua fisnike, që ëndrrën pë liri dhe dije ia shndërruan në një ferr plot vuajtje e mjerime. Ndësa tani, që ajo nuk jeton më, në shenjë nderimi për të, mendova të shkruaj për ato që di dhe më ka treguar vetë ai njeri i mrekullueshëm, që sakrifikoi tërë jetën në emër të lirisë, të së vëtetës, arsimit dhe kulturës kombëtare. 2. Naxhije Dume lindi në 3 janar të vitit 1921, në fshatin Lubonjë të Kolonjës, në një familje atdhetare dhe arsimdashëse. Babai i saj, Dume Dumja ishte specialist pyjesh. Ai luftoi kundër forcave rrebele të Haxhi Qamilit, ndërsa nëna e saj, Vezirja, e ndoqi Naxhijen pas në çdo vështirësi të jetës. Shtëpia e saj, në rrugën e Shëngjergjit, në Tiranë, ku rrinte me qera, u bë bazë



2


e rëndësishme e luftës për liri. Nga që i jati punonte si nëpunës dhe që lëvizte shpesh nga një qytet në tjetrin, Naxhijes iu desh vazhdonte shkollën në shumë rrethe të vendit, si në Ersekë, Sarandë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Në vitet 1933-1941, mbaroi Institutin Femëror ”Nëna Mbretëeshë” , nga i cili ruante kujtime të bukura. Ja çfarë tregonte Naxhija: ”Vitet e Institutit Femëror, ndoshta, ishte koha më e bukur e rinisë sonë. Kujtoj me shumë dashuri dhe nostalgji, se shkolla jonë u shndërrua në një vatër të mrekullueshme kulturore dhe atdhetare”. Në atë kohë, drejtor ishte i respektuari Sotir Papakristo, njeri shumë autoritar dhe një nga pedagogët më të përkushtuar të arsimit shqiptar. Ndësa pedagogë, që u dhanë dije e kulturë, midis të tjerëve, ishin dhe Marije Kraja, Lola Gjoka, Ollga Nikolla(Luarasi) etj. Në këtë shkollë ajo ka studiuar me Meri Papakriston, Fatbardha Ficon, Liri Gegën, Nermin Vlorën, Margarita Tutulanin, Liri Belishovën, Eleni Pashkon, Nexhmije Xhunglinin, Fiqirete Sanxhaktarin etj., të cilët më vonë u bënë antifashiste dhe personalitete të njohura të regjimit monist. Si anëtare e grupit të Shkodrës, që vepronte në Tiranë, ajo ishte e lidhur ngusht me Qemal Stafën, Vojo Kushin, Tuk Jakovën, Kristaq Tutulanin e të tjerë. Pas mbarimit të këtij Instituti, Naxhija u emëua mësuese në shkollën ”Avni Rustemi”, në kryeqytet. Mori pjesë në të gjitha demonstrarat antifashiste të ditëve të para të vitit 1939. Për veprimtarinë e saj tepër aktive, u vu në ndjekje nga kuestura, gjë që e detyroi të punonte në ilegalitet. Në vitin1943, mori pjesë në Konferencën e Parë të PKSh të vendit dhe kur ajo ishte vetëm 23 vjeçe, u zgjodh një nga 15 anëtarët e Komitetit Qëndror të PKSh. Një vit më vonë u zgjodh delegate e qarkut të Korçës për në Kongresin e Përmetit, nga ku u kthye anëtare e Këshillit Antifashist. Së bashku me Kristo Themelkon, bënë organizimin e Brigadës së 22-të Sulmuese. Naxhija ishte një nga gratë, që mori pjesë në mbledhjen për



3


krijimin e Qeverisë së parë shqiptare, në Berat. Me transferimin e Qeverisë së re në Tiranë, ajo u emërua pranë aparatit të KQ të PPSH dhe më vonë Sekretare e Parë e Komitetit të Partisë për Tiranën, ku qëndroi deri në vitin 1947. Në dhjetor të vitit 1946, ajo u zgjodh deputete në Kuvendin Popullor. Më 6 shkurt 1948 Naxhije Dume emërohet Ministre e Arsimit, e para femër në historinë e Shqipërisë. 3. “Në fillim,-tregonte ajo për kohën kur u caktua ministre e Arsimit, -nuk dinim nga t’ia fillonim. Nuk rrinim dot në zyrë, sepse ishim çmësuar të punonim në tavolinë. Nuk komunikonim dot në telefon, se ishim mësuar ta bënim këtë me korrier. Nuk shtypnim dot shkresa në makinë, sepse ishim mësuar të komunikonim gojarisht. Është e vëtetë se emërimi im në këtë post ishte emocionues dhe i papritur.



4


Naxjije Dume (majtas) dhe Pof.Andromaqi Gjergji, etnografe Mua më thirrën Koçi dhe Enveri, në shtëpinë e këtij të fundit dhe më komunikoi se, me vendim të Byrosë Politike, isha emëruar Ministre e Arsimit. Në çast, belbëzova një “faleminderit” dhe mendja gjithnjë më punonte se si do ta kryeja këtë detyrë të vështirë. Më pas, kur e mblodha veten, i thashë Enverit se isha shumë e re dhe se e ndieja veten nxënëse pëpara profesorëve te mi, të cilët do t’i kisha vartës në Ministri. E ndieja veten të ndrojtur, sepse në atë Ministri më parë kishin punuar Gjergj Kokoshi, shkodrani i urtë e me kulturë të gjerë dhe Sejfulla Malshova, që më dukeshin më të zotë se unë. Para meje dilnin detyra të vështira. Duheshin kompletuar shkollat e mesme dhe sidomos ato unike e fillore me kuadër, literaturë, banka e materiale didaktike, të cilat mungonin thuajse krejtësisht. Vetëm në qytetet kryesore ekzistonin shkolla të rregullta. Ndësa në fshatra mungonte gjithcka. Na duhej të emëronim mësues me arsim 7-vjeçar, sepse kishim mungesë të madhe kuadri. Dilte në plan të parë organizimi i kurseve kundër analfabetizmit, kualifikimi i mësuesve dhe gjithë punonjësve të arsimit, organizimi i botimeve masive të teksteve të reja shkollore. Kishte ardhur koha të mendonim për shkollën tonë të lartë kombëtare. Si fillim, duhej të krijonim Institutin e Lartë Pedagogjik, shtëpitë e pionierit dhe vatrat e kulturës, muzeumet, biblotekat, Insitutin e Shkencave, Teatrin Popullor, Estradën e Shtetit, Lidhjen e Shkrimtarëve, që do të ishin bazat e Universitetit Shtetëror dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Një pjesë e këtyre institucioneve kishin filluar të organizoheshin me kohë, por ishin të pakonsoliduara. Kështu, në këto kushte të vështira për mua, por edhe pë 


5


vendin, fillova punën e Ministres. Në këtë post qëndrova vetëm 6 muaj, sepse pas Kongresit të Parë të PKSh-së u përjashtova nga detyra e lartë që mbaja, pas akuzave të rënda nga Enveri dhe Mehmeti, se gjoja po i jepja arsimit drejtim projugosllav dhe antisovjetik!”. 4. Po cila është arsyeja e vëtetë, që Naxhije Dume u vu në shenjestrën e partisë-shtet, pas punimeve të Kongresit të Parë?! Ja si e shpjegon ajo vetë këtë gjë: “Në Kongres sqarova se, për gabimet e Plenumit të 8-të të K.Q., pëgjegjësi kishim të gjithë, sepse askush nuk diskutoi kundër rezolutës së tij. Por kjo gjë nuk u pëlqeu krerëve të udhëheqjes. I pari u hodh Mehmeti, i cili tha: -Ta rrahim hekurin sa është i nxehtë, sepse konkluzionet e Naxhijes godasin krerët kryesorë të udhëheqjes. -Kështu filloi persekutimi im 54-vjeçar. Për një kohë të gjatë, agjentët e sigurimit më gjurmuan për të më arrestuar. Pra, vazhduam të jetonim në një tmerr të pafund, deri sa u pëmbys sistemi diktatorial”. Në vitet 1951-1953, ajo punoi si drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik dhe Etnografik, ndërsa në vitin 1956 drejtoreshë e Biblotekës Kombëtare. Këtu punoi edhe 3 vjet të tjera, deri në çastin e shpëthimit të goditjeve të fuqishme, që do t’ia shkatëronin jetën. Si përfundim, e transferuan në Cërrik, ku mbeti pa punë. Ndësa i shoqi i saj, Nesti Kerenxhi, në atë kohë punoi në ndërtimin e rafinerisë së naftës. Më vonë, Naxhija punoi në Elbasan drejtoreshë e biblotekës, por shpejt atë e dërguan mësuese të thjeshtë në këtë qytet. Në vitin 1961, nga që i shoqi u emërua drejtor i minierës së Selenicës, shkoi për të jetuar atje. Pas konferencës së njohur të Partisë në Tiranë, filloi kalvari i ri edhe më i egër politik e administrativ ndaj Naxhije Dumes dhe të shoqit, Nesti Kerenxhi. Pasi punoi gjatë si mësuese e thjeshtë, në vitin 1972 doli në pension. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1982, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të Kadri Hzbiut, i shoqi i saj, Nesti Kerenxhi u burgos dhe doli prej tij në shtator të vitit 1983. Prej këtej filloi internimi në Mavrovë, në Selenicë të Vlorës. Vetëm në vitin 1996 u kthye pësëri në Tiranë. Gjatë Luftës dhe punës ajo ka marrë disa dekorata, si “Urdheri i Flamurit”, “Urdhëri i Lirisë”, “Urdhëri i Trimërisë”, “Medalaja e Kujtimit”, “Medalja e Trimërisë” e “Medalja e Çlirimit”, të cilat për arsye të qindrimeve të saj politike, i janë hequr padrejtësisht. Por meritat e saj të luftës për liri dhe të punës ndërtimtare nuk mund t’i mohojë askush. 5. Është intersante se, në kujtimet e saj, Naxhije Dume hedh dritë mbi vrasjet enigmatike, siç i quante ajo, të disa Heronjve të Luftës. “Kur vendosa të them të gjitha ato që di, rreth Luftës dhe regjimit të kaluar,-ka shkruar ajo në kujtimet e saj,- mendova se kështu mund t’i shëbej sadopak historisë së vendit tim. Këto kujtime janë testamenti im i fundit, para se të largohem mjaft e lodhur, nga kjo botë, por e qetë sepse mbi ndëgjegjjen time nuk kam shkelur kurrë. Nuk mund të hesht nga shtrembërimet, që i bëhen historisë, nga disa pseudohistorianë.



6


Tërë jetën më ka ngacmuar pyetja, se si u vra Q.Stafa?! Deri në atë kohë, Qemali banonte në shtëpinë time, në rrugën e Shëngjergjit. Më tha të kontrolloja shtëpinë e re, fatale për të, ku një ditë më pas ai do të vritej. Kur e takova, i thashë me insistim se ajo shtëpi nuk ishte e pështatshme për të qënë bazë e tij, pasi ishte e pasigurtë. Pëveç meje, për këtë bazë kishte dijeni vetëm Enveri. Pë mua ka ngelur enigmatik fakti se nga e dinte Kristo Themelko këtë bazë kaq të rëndësishme, në kushtet e konspiracionit tonë të madh?! Kjo enigmë nuk u zgjidh kurrë, as pas çlirimit. Në shtëpinë e re, Qemali gjeti Dritën, gruan e Zefit, Kriston dhe shokun e panjohur. Papritur, panë se ishin të rrethuar nga forcat policore. Themelkua (Shulja) shpëtoi për mbrekulli, ndësa Qemali u vra!? Kjo ishte ngjarja më tronditëse për ne shokët e tij. Nëse Kristo Themelko do të kishte faj, Enveri nuk do ta linte pa ndëshkuar rëndë. Për mua, konkltuzioni përfundimtar do të ishte ky: Enver Hoxhën, më shumë se kompleksi i neglizhencës, e ka munduar kompleksi i vetëfajësisë për vrasjen e Qemalit”. Ndësa për vrasjen e Vasil Shantos, Naxhije Dume kujtonte: “Takimi i fundit me Vasil Shanton (në Korçë) më ka lënë mbresa të veçanta. Ai ishte caktuar të shoqëronte Tempon në Mal te Zi. Shpesh herë më ka shqetësuar pyetja: -Vallë, ky qëndrim duhej mbajtur me një personalitet si Vasil Shanto?! Ky hero atentator, mjeshtër i madh i luftës guerrile, që ishte aq i vyer për Shqipërinë, a duhej keqpërdorur si shoqërues e korrier i tij. Mbaj mend se Vasili më tha: Naxhije, ky do të jetë udhëtimi im i fundit. Në fakt, ashtu ndodhi. Vasili u vra në rrethana enigmatike, duke u kthyer nga misioni i fundit luftarak. Me vrasjen e tij, Lufta humbi një nga atentatorët dhe trimat më të rrallë të kohës”. Ndërsa më tej, ajo vazhdon: “Për t’i dhënë pëgjigje enigmës së kësaj vrasjeje, më kanë ndihmuar dëshmitë e Llambrini Mitrushit, zonjës së shtëpisë, që u bë bazë e Vojo Kushit në ato vite të stuhishme lufte. Ajo më ka thënë se një ditë prej ditësh vajti në shtëpinë e tyre (bazë e V. Kushit), Fiqirete Sanxhaktari (Shehu) dhe e njoftoi atë, se duhej të shkonte në shtëpinë e Kodrës së Kuqe. Në këtë shtëpi, V.Kushi e ndiente veten të sigurtë, aqësa në kohë të lirë lexonte dhe libra. Kaluan shumë kohë nga kjo ndodhi tragjike dhe Llambrinisë s’i hiqet nga mendja fakti që atë ditë në Kodrën e Kuqe nuk u bë asnjë mbledhje e thjeshtë dhe jo më e rëndësishme. Në atë shtëpi mbetën të rrethuar, përveç Vojos dhe Sadik Stavelecit dhe Xhorxhi Martini, të cilët luftuan e ranë si trimat, aq sa legjenda e Kodrës së Kuqe mbeti e përjetëshme në historinë e Shqipërisë”. 6. Naxhije Dume u nda nga kjo jetë në moshën 87-vjecare, pas një sëmundjeje të gjatë e të pashërueshme, më 25 shtator të vitit 2008. Ajo u shua si kandili, që i mbarohet vaji, në një shtëpi të vjetër, me qera, ku banonte me djalin e saj të dytë. Pëndjekja e gjatë dhe sëmundja e pashërueshme, ia brenë shpirtin tërë jetën. “Por më shumë se çdo gjë,- ka shkruar ajo në kujtimet e saj, -më ka vrarë indiferentizmi dhe heshtja shurdhmemece e qeverive të kohëve të sotme. Askush nga pushtetarët nuk u interesua të mësonte se ku banoja dhe ç’nevoja kisha për t’u kuruar. Ishin mjaftuar vetëm me një pension qesharak, që nuk më dilte as pë ilaçe e kafe”.



7


Është sa e dhimbshme, aq edhe paradoksale, kur mëson se Naxhije Dume, ish-Ministrja e parë shqiptare, e cila u ndesh dhëmb për dhëmb me diktaturën, për të trokitur në portën e lirisë së vërtetë, u largua nga kjo botë, pa iu thënë asnjë fjalë e mirë nga pushtetarët e kohës, edhe pse u persekutua tërë jetën nga rregjimi monist. “Aq e madhe ishte heshtja ndaj saj,-thotë i biri, Maksimi, sa edhe shtypi nuk shkroi asgjë, nuk bëri qoftë dhe një nekrologji të thjeshtë, si ato që shkruhen sot për çdo njeri të zakonshëm!”. Naxhije Dume ndërroi jetë krenare për bëmat e veta, duke lënë në gjumë letargjik shurdhmemecët e politikës shqiptare. Tiranë, 2009



8


Related Documents

1st Qe
October 2019 22
Hdsd Qe
July 2020 5
U
May 2020 67
U
April 2020 65
U
November 2019 73