UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I MJEKËSISË KATEDRA E FARMACISË
mr.ph. Arijeta N. Stanovci
NDIKIMI I ANTITUBERKULOTIKËVE NË PARAMETRAT BIOKIMIKË – KLINIK DHE HEMATOLOGJIKË - punim magjistrature -
shatator, 2006 PRISHTINË
HYR JE Përcaktimi dhe vlerësimi i saktë i rezultateve laboratorike është pjesë përbërëse me rëndësi e diagnozës dhe, njëkohësisht është një informacion me shumë vlerë për përcjelljen e efektit të terapisë dhe të efekteve anësore.
HYRJE
Rezultatet e fituara nga testimet laboratorike janë të prekshme nga shumë faktorë, si: sëmundjet, ushqimi, pozita e pacientit (shtrirë, ulur), pasaktësia e marrjes së kampioneve për analizë, shfrytëzimi i gabueshëm i reagjentëve, gabimet teknike gjatë punës, etj.
HYR JE
Faktori shtesë që mund të ndikojë në rezultatet laboratorike është FAKTORI I MARRJES SË BARNAVE, (faktori “terapia”). [Štraus, B.] qoftë në drejtim të përmirësimit të tyre (si rezultat i trajtimit terapeutik), apo edhe duke dhënë rezultate të rrejshme pozitive apo negative.
HYR JE
Shumë barna (sidomos kur përdoren për kohë të gjatë) japin efektet e tyre anësore, të cilat përpikërisht mund të vërtetohen në bazë të hulumtimeve laboratorike, apo efektet e tyre anësore pasqyrohen në parametrat laboratorikë. Në rreth 80 për qind nga 16000 barna të përshkruara është konstatuar ndikimi i tyre in vivo në rezultatet laboratorike.[Yong, D.S. et al. 1975]. Sot rreth 1% e pacientëve hospitalizohen për shkak të efekteve anësore, kurse te 20% e pacientëve gjatë kohës së hospitalizimit paraqitet ndonjë efekt anësor.
HYR JE
Ndikimi i barnave në parametrat biokimikë dhe hematologjikë shpeshherë është esenciale në vlerësimin e veprimit të barnave në sëmundjen bazë, në drejtim të përmirësimit ose të keqësimit të saj, por njëkohësisht edhe për vlerësimin e efekteve të mundshme anësore.
Veprimet e barnave në këto parametra, dhe si pasojë në vlerësimin e tyre paraqesin sfidë si për personelin që i përcakton këto parametra ashtu edhe për mjekun që i shfrytëzon të dhënat e këtyre parametrave gjatë përcaktimit të terapisë dhe përcjelljes së efektit nga ajo terapi. Për përcaktimin e një parametri laboratorik ekzistojnë disa metoda, ndërsa përdoret metoda analitike që nuk ndikohet nga bari i përdorur me çrast edhe eliminohen interferimet e mundshme me barin.
Prandaj, një bashkëpunim reciprok më i ngushtë ndërmjet klinicistit dhe biokimistit kontribon mjaft në përcaktim të diagnozës, interpretim të saktë të rezultateve laboratorike dhe përcjelljen e efekteve të terapisë me barna. Duke u bazuar në faktin se barnat (apo metabolitët e tyre) veprojnë në proceset fiziologjike apo metodat analitike (hyjnë në reaksione biokimike) të përcaktimit të testeve laboratorike duke ndikuar në vlerat e këtyre parametrave dhe dhënë rezultate fallso +/-, kemi parë të arsyëshme hulumtimin e ndikimit të antituberkulotikëve ne disa parametra rutinore biokomike dhe hematologjike.
Tuberkulozi – është një sëmundje e njohur që në lashtësi dhe ka qenë shkaktarë i shpeshtë i vdekjeve tek njerëzit në të kaluarën
HYRJE
Shumë vjet pas përdorimit të
kimioterapikëve antituberkularë, infeksioni nga M. tuberculosis vazhdon të jetë një problem i madh shëndetësor dhe një kërcënim serioz për jetën. Antituberkulotikët vazhdojnë të jenë medikamentet më të efektshme kundër këtij infeksioni.[1]
HYRJE
Bazuar në efektin e veprimit antituberkular, ekzistojnë dy grupe të antituberkulotikëve:
izoniazidi (INH), etambutoli, rifampicina, pirazinamidi dhe streptomicina. të radhës së dytë: PAS (acidi pamino salicilik), etionamidi, cikloserina, kapreomicina dhe të radhës së parë:
HY RJE
Kohëve të fundit, zbatohen regjime terapeutike me efikasitet të lartë klinik, duke përdorur skema me kombinime të ndryshme të antituberkulotikëve. Strategjia më efikase për kontrollin e epidemisë së TBC-së është DOTS-strategjia iniciuar nga IUATLD-i dhe rekomanduar nga (WHO). Kjo strategji përfshin një regjim standard të mjekimit, që vëzhgohet drejtëp gjatë gjithë kohës së trajtimitnga personeli shëndetësor, pastaj sigurimin adekuat e në mënyrë permanente të barnave antituberkulare dhe evidentimin e mbajtjen e shënimeve (sistemi i raportimit).
Terapia standarde me antituberkulotik për
TBC pulmonar është 6 - 8 muaj, ku në 2 muajt e parë përdoret rifampicina me izoniazid, pirazinamid d he etambutol (mundet edhe streptomicina), ndërsa në 4 - 6 muajt e tjerë përdoret rifampicina me INH. Recidivët (terapia e dështuar, rimjekimi) zgjat 8 muaj.
QËLLIM I I P UNIMIT Qëllimi kryesor i këtij punimi është vlerësimi i ndikimit të barnave antituberkulare në parametrat biokimikë dhe hematologjikë. të analizohen ndikimet eventuale negative të antituberkulotikëve në organizëm, të vlerësuara në bazë të parametrave biokimikë – klinik dhe hematologjikë – laboratorik; të analizohen ndryshimet e këtyre parametrave te të sëmurët që marrin antituberkulotikë në periudha të ndryshme dhe në kohëzgjatje të ndryshme; të analizohet ndikimi i këtyre barnave në gjendjet (proceset) fiziologjike bazuar në variacionet e rezultateve të parametrave laboratorikë;-ndikimi biologjik in vivo (farmakologjik, toksikologjik)
të analizohet ndikimi i këtyre barnave në metodat (proceset) analitike që përdoren për përcaktimin e këtyre parametrave;-ndikimi in vitro me interferimin në metodat analitike. mundësisht të analizohen interferimet e këtyre barnave me reagjentët që përdoren për përcaktimin e parametrave të analizuar ose me përbërësit biokimik që përcaktohen; të arrihet synimi për interpretim sa më real (të saktë) të rezultateve laboratorike duke eliminuar gabimet që ndodhin gjatë interpretimit të tyre; të kontribuojë në bashkëpunimin më të ngushtë ndërmjet mjekut dhe biokimistit klinik në fushën e interpretimit të rezultateve laboratorike.
ME TOD OLOG JIA E P UNËS Në këtë punim janë analizuar vlerat e parametrave biokimikë në serumin e pacientëve me tuberkuloz pulmonar të trajtuar me antituberkulotikë në Klinikën e Sëmundjeve të Mushkërive të Fakultetit të Mjekësisë dhe të pacientëve të kontrolluar në laboratorin e Klinikës Radiologjike me Onkologji “Rezonanca” Prishtinë. Gjithashtu janë analizuar edhe vlerat e parametrave hematologjikë në gjakun e personave të shëndoshë dhe të pacientëve .
MET ODOL OGJI A E PU NËS
Hulumtimi ishte manipulativo- klinik, i kontrolluar, ku janë krahasuar vlerat e parametrave biokimik- klinikë dhe hematologjikë mes të sëmurëve me terapi dhe grupit të kontrollit me persona të shëndoshë, të cilët ishin dhurues vullnetarë të gjakut në Entin Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Numri i të hulumtuarëve ka qenë 56, me moshë prej 29 – 57 vjeçar. Prej tyre, 30 kanë qenë pacientë me tuberkuloz pulmonar të trajtuar me antituberkulotikë gjashtë muaj, 11 pacientë me tuberkuloz pulmonar të trajtuar në kohëzgjatje prej tetë muajsh dhe 15 persona klinikisht të shëndoshë dhurues vullnetarë të gjakut, si grup kontrolli-GK (grup krahasues).
Për çdo grup të hulumtuar është llogaritur mesatarja aritmetikore, devijimi standard, indeksi i strukturës. Diferencat e përqendrimit ndërmjet grupeve janë testuar me t-testin e studentit, ndërsa sinjifikanca statistikore është konsideruar në nivelin e p<0.05.
met odol og jia p unës
Parametrat e hulumtuara biokimikë janë:
proteinat (proteinat totale dhe albuminat), karbohidratet (glukoza), lipidet (kolesteroli dhe trigliceridet), bashkëdyzimet azotike joproteinike (bilirubina, acidi urik dhe kreatinina) dhe enzimat (α amilaza, AsAT, AlAT, GGT, ALP).
MET ODOL OG JIA E PUN ËS
PRO TEIN AT TO TALE
-testi fotometrik kolorimetrik
(metoda Biuret) AL BUMI NAT -testi fotometrik-metoda bromocresol-green BCG1,2-
GLUK OZA metoda me heksokinazë përcaktimi pa deproteinizim KOLES TERO LI testi enzimatik kolorimetrik me faktorë lipidqartësues TRIG LIC ERID ET -testi enzimatik kolorimetrik mefaktorëlipidqartësues(LCF)-
BIL IRU BIN A T + D testi fotometrik për bilirubinën totale dhe direkte (metoda e modifikuar Jendrassik/Grof) AC ID I URIK metodaPAP(4aminofenazon) testi enzimatik fotometrik me faktorë lipidqartësues KREAT IN INA reaksioni Jaffe testi kolorimetrik, fotometrik me matje kinetike
AL FA AMIL AZ A testi kolorimetrik alfa1,4-glukan-4-glukanohidrolaza As AT , AlA T , GGT , ALP metoda të akorduara me rekomandimin e IFCC (International Federation of Clinical Chemistry)
Rezultatet biokimike janë përcaktuar në SFM UV-VIS autoanalizator biokimik “Beckman” dhe në aparatin për elektroforezë “Cemetron”
ME TODOL OGJIA E PU NËS
Përcaktimi i numrit të Eritrociteve me metodën turbidimetrike Përcaktimi i hemoglobinës me metodën cianmethemoglobinë Përcaktimi i numrit të leukociteve është kryer në kamerën Neubauer në tretjen e turkut
Parametrat hematologjikë janë caktuar në autoanalizator hematologjik “Coulter Counter”.
REZULTATET E PU NI MIT Rezultatet e këtij punimi janë shfaqur në mënyrë tabelare dhe grafike për çdo parametër të përcaktuar biokimikë dhe hematologjikë.
Rezultatet e punimit Të dhënat e fituara (vlerat mesatare të përqendrimit apo numrit) të çdo parametri janë shfaqur në tabela dhe grafikone duke krahasuar : vlerat mesatare të GK me vlerat e grupit të pacientëve të trajtuar gjashtë muaj, vlerat mesatare të GK me vlerat e grupit të pacientëve të trajtuar tetë muaj me antituberkulotikë, si dhe vlerat mesatare të pacientëve të trajtuar 6 muaj me vlerat e pacientëve të trajtuar 8 muaj me këto barna
Ndikimi i barnave antituberkulare në proceset fiziologjike dhe metoda analitike që shkakton ndryshime në vlerat e parametrave laboratorikë është konstatuar nga shumë autorë [50-100]. Variacionet e parametrave biokimikë dhe hematologjikë mund të jenë si rezultat i përdorimit të metodave me ndjeshmëri të ndryshme dhe ndikimit të faktorëve gjeografikë dhe socio-ekonomikë te pacientët e ndryshëm (ndikimi fiziologjik dhe analitik i barnave).
Në shumicën e parametrave laboratorikë që përcaktuam u konstatuan ndryshime me sinjifikancë statistikore Ndryshime më të mëdha u konstatuan te pacientët me trajtim tetë muaj me barna antituberkulare. Barnat, në parametrat laboratorik mund kenë ndikim: biologjik, in vivo (farmakologjik, toksikologjik, metabolik) in vitro, interferime në metodat analitike.
PËRFU NDI M ET Duke i analizuar rezultatet e fituara biokimike klinike dhe hematologjike të parametrave laboratorikë pas përdorimit të antituberkulotikëve dhe duke ditur burimet kryesore të këtyre parametrave, arritëm në këto përfundime:
Barnat kanë ndikim në numrin dhe në përqendrimin e vlerave të parametrave laboratorikë, duke i ndryshuar (rritur, ulur) këto vlera duke dhënë rezultate me variacione të vogla nga vlerat referente, sidomos nëse përdoren një kohë më të gjatë apo merren me doza më të larta Barnat e ndryshme kanë edhe ndikime të ndryshme në proceset fiziologjike të organizmit duke ndikuar në funksionimin normal të tij (efektet anësore) që konstatohet në vlerat e parametrave biokimikë klinikë dhe hematologjikë; (ndikim fiziologjik)
Barnat gjithashtu kanë edhe ndikime në metodat analitike të përcaktimit të parametrave biokimikë klinikë dhe hematologjikë, varësisht nga ndjeshmëria e metodave që përdoren; apo nga interferimi i barit (metabolitit) me këto metoda gjë që rezulton me rezulatate të rrejshme pozitive ose negative.(ndikim analitik) Ndikimi i barnave antituberkulare në parametrat biokimikë klinikë dhe hematologjikë te pacientët e marrë në këtë studim është konstatuar te 75 për qind të rasteve, kurse te 25 për qind të rasteve nuk është konstatuar ndonjë ndryshim me rëndësi statistikore krahasuar me grupin e kontrollit;
Ulja e vlerave nga këto barna është konstatuar te hemograma, proteinat totale dhe lipidet; Rritja e vlerave është konstatuar te karbohidratet, bashkëdyzimet azotike joproteinike dhe enzimat; Këto ndryshime (variacione) të parametrave biokimikë klinikë dhe hematologjikë ishin në përgjithësi më të shprehura te pacientët me trajtim tetë muaj me barna antituberkulare;
Hulumtimi ynë në vazhdim do të fokusohet në vlerësimin e ndikimit të këtyre barnave (antituberkulare), veçmas ose të kombinuara, në parametrat laboratorikë, për të konstatuar ndikimin eventual antagonist apo sinergjist në rezultatet laboratorike.