“
“
e m h d r a ë t ë j n j Merito më të mirë!
“
“
me m i s r a ë j n n o k a Më t baza të forta!
të ë z a b r ë up k ë n u p jë n ! j ë o t k q r i ë m K o e, j m i V C t merre
“
“
“
“
rta a b a r a b cë ë t n e e r c r n u a k h n s o Dëshiroj sin tim dhe një k e për bizn në treg! të pastër
n o i s n e p e k i l b t pu Kërkoj shënde injitet pleqërinë time! d që të jetoj me
“
“
“
“
të is d je m r ë p i m e Dua të kujdes ër ne dhe brezat e p shëndetshëm ardhshëm!
“
“
nd
u m t a r ë j g e s p Përpiqem se ! të ndryshojnë
LSI
Lëvizja Socialiste për Intergrim Socialist Movement for Integration
FORCE E RE Të dashur miq! Me mbështetjen dhe kontributin tuaj, ne socialistët e vërtetë progresistë të rreshtuar në ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe udhehequr nga Ilir Meta mund të sjellim ndryshimin e kërkuar. Eshtë Koha për Veprim! Lideri yne Ilir Meta dhe të gjithë ne këtu në Lëvizjen Socialiste për Integrim jemi të vendosur për të sjellë ndryshimet e duhura në qeverisjen e vendit, për t’iu paraqitur shqiptarëve më shumë se një model, për t’iu paraqitur një kulturë të re qeverisjeje që bazohet jo tek fjalët, por tek një plan veprimi konkret. Ne kemi njohuri dhe mundësi për ta udhëhequr vendin tonë nga kriza e rëndë ekonomike aktuale në një drejtim të ri zhvillimi. Për një shoqëri ku mbizotërojnë vlerat njërëzore, solidariteti dhe drejtësia për çdo individ. Për sigurinë e jetës dhe të punës në përditshmërinë e bashkeqytetarit tonë.
Duke nënshkruar një Marrëveshje të Re me zgjedhësit, e cila mbështetet në garancinë e fituar nga serioziteti i forcës sonë politike në këto katër vjet opozitë reale, në programin tonë të qartë, konkret, realist, tokësor dhe njëkohësisht ambicioz, në provat e dhëna në qeverisjen socialiste të kryetarit tonë Ilir Meta si Kryeministër i Fjalës së Mbajtur. Një Marrëveshje e Re Shoqërore për Punësimin, për Arsimin, Shëndetësinë, Ndihmën Sociale, Mjedisin, Bujqësinë, Turizmin, Rininë, Sportet, Kulturën. Për të Drejtat e të Punësuarve: minatorë, bujq, blegtorë, ndërtues, peshkatarë. Për të Drejtat e Shtresave në Nevojë, të Grave, të Rinisë, të Fëmijëve. Mbi të gjitha njëriu. Në qëndër politikat për njërëzit. Garantojmë përpjekjet maksimale për mjedisin. Për hir të jetës së të gjithë neve. Për hir të jetës së brezave që do të vijnë. Ne dimë dhe jemi të aftë t’i çojmë shqiptarët dhe vendin e tyre me përpara në rrugën e integrimit. Me rol të fortë dhe përcaktues në Ballkanin e sotëm dhe në Bashkimin Europian nesër. Ta bëjmë Shqipërinë nje forcë paqeje, sigurie dhe bashkëpunimi. Ne mundemi!
Për të gjitha këto vendosim së bashku në 28 qershor! Duke votuar partinë me numër 24 në fletën e votimit. Lëvizjen Socialiste për Integrim!
Vitet që kanë kaluar janë të mjaftueshme për të kuptuar dhe vlerësuar dy partitë e vjetra tradicionale. Boll me me alternativat e vjetra. Thoni mjaft korrupsionit, arrogancës së pushtetit, mungesës së transparences, politikës së fjalëve, qeverisjeve partiake, krizave, papunësisë, padrejtësisë! Erdhi ora të ecim para. Eshtë Koha për Veprim! Në 28 qershor vendimi është në dorën tonë. E ardhmja është në dorën tonë!
I juaji miqësisht,
Gjergji Mano
CURRICULUM VITAE Emri Mbiemri: Datëlindja: Vendlindja: Adresa: Tel: E-mail: Gjendja Civile:
Gjergji Kozma Mano 29.06.1969 Mursi, Sarandë Lagjia Nr.4, Sarandë 0852 24569 - Cel 0692436689
[email protected] I martuar me Laurën dhe kanë dy fëmijë: Evin dhe Nikeasin.
ARSIMI Qershor 1987 Korrik 1991 Janar 2009
Mbaroi Shkollën e Mesme Pedagogjike “Pandeli Sotiri” Gjirokastër. U diplomua në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Dega e Filologjisë Angleze, Universiteti i Tiranës. Mastër në Administrim Publik në (MIC) Management Institute of Canada Montreal.
PERVOJA NE PUNE 1991-1992 1992-1996 1996-1998 1998-2001 2001-2003 2003-2007
Mësues i Gjuhës Angleze në Shkollën e Mesme “Bido Sejko” Konispol. Emigracion. Menaxher i Qendrës së Gjuhëve të Huaja “Cosmos Lingua Centre” në Sarandë. Sekretar i Deputetëve pranë Këshillit të Rrethit Sarandë. Shef i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Turizmin, Bashkia Sarandë. Pedagog i Jashtëm në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër.
PERVOJA ME ORGANIZATAT JO-QEVERITARE: 2002-2009 2005-2009 2006-2009
Themelues dhe Kryetar i Bordit të Byrosë së Turizmit Sarandë. Themelues dhe President i Institutit Shqiptar të Lidershipit. Anëtar i Këshillit Shqiptar të Aleancës së Atlantikut Verior.
PERVOJA POLITIKE: 1997-2005 2004-2005 1999-2004 2003-2007 2008-2009
Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste Dega Sarandë. Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste Dega Sarandë. Kryetar i Forumit Rinor Euro-Socialist Dega Sarandë. Anëtar i Këshillit të Bashkisë Sarandë. Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dega Sarandë.
CURRICULUM VITAE GJUHë Të HUAJA: Anglisht, Greqisht, Gjermanisht. NJOHURI Në KOMPJUTER: Word, Excel, Powerpoint.
KUALIFIKIME Të TJERA POLITIKë
2000-2001 Shkurt 2002 Maj 2003-Mars 2004 2005-2006
Programi i Zhvillimit të Politikanëve të Rinj - NDI. Training of Trainers – NDI. Programi i Menaxhimit Politik - NDI. Akademia e Menaxhimit të Fushatave - NDI. MANAGEMENT
2001-2002 Hartimi i Plan-Veprimeve - Co-PLAN & IHS. 2003 Planifikimi Strategjik - Co-PLAN & IHS. 2007 Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal - inWent, Leipzig Germany.