Iliria Post The First Issue

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Iliria Post The First Issue as PDF for free.

More details

  • Words: 36,790
  • Pages: 32
BILL KLINTON: PRESIDENTI RUGOVA MË IMPRESIONONTE

E premte, 27 janar 2006 32 Gazetë e përditshme

Çmimi

0.20 €

Viti I • Nr 01

FAQE

www.iliriapost.net

Klinton: E kam dashur dhe admiruar shumë

Bler: Jam shumë i lumtur që kam pasur rastin ta takoj

Kur flet loti, fjala s`ka vend Nga përshëndetja e fundit e bashkëudhëtarit të deritashëm të Rugovës, nënkryetarit të LDK-së Kolë Berisha. | FAQE 3

kanëthënë» Bush:  Kryetari Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës...

Papa Benedikti i XVI ngushëllon Kosovën

Kondoliza Rajs: Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, i shprehu ngushëllimet e saj popullit të Kosovës për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nëpërmjet një deklarate, Sekretarja e Shtetit thekson se Presidenti Rugova e udhëhoqi popullin e tij në kohë të vështira dhe fitoi respektin e botës, për përpjekjet e tij për demokraci dhe paqe... 

Papa Benedikti XVI i ka dërguar një mesazh ngushëllimi popullit dhe administratës se Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova. Papa Benedikti XVI thekson ne mesazh cilësitë e larta qytetare qe e frymëzuan jetën e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova si edhe shërbimin bujar qe u bëri ai bashkëqytetarëve të tij kosovarë.

Riçard Hollbruk  "Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë, ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke bartur një shall që thoshte se do ta varte, vetëm kur ta sheh vendin e lirë...

Madlen Ollbrajt:  Mbajmë zi për ndërrimin e jetës së Presidentit Rugova dhe e kujtojmë trashëgiminë e tij. E ka prekur jetën e gjithë neve... Dhe, unë isha e nderuar që e njoha...

Flamuri amerikan në gjysmë shtizë

Bob Dol:  Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

«

Në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. » — Presidenti Rugova

NËILIRIAPOST

Goldberg: Presidenti Rugova FAQE 16 ishte mik i SHBA-ve Në varrim shumë delegacione nga bota

www

FAQE 8-9

Më shumë informata mbi përmbajtjen e gazetës në www.iliriapost.net

Koha ime po vjen

Në një ceremoni të shkurtër të mbajtur të hënën në Zyrën e Shteteve të Bashkuara në Prishtine, shefi i kësaj zyre Philip Goldberg, ka udhëhequr ceremoninë e uljes së flamurit amerikan në gjysmështizë për të nderuar presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Zoti Goledberg, ka thënë me këtë rast se Kosova ka humbur një udhëheqës të madh. “Ne në Shtetet e Bashkuara humbëm një mik të madh dhe të përkushtuar. Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara sikur që pati Kryetari Rugova dhe ka populli i Kosovës. Dhe si rrjedhoje e respektit për të, respektit për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është shumë e qëlluar që edhe ne të lëshojmë flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë kësaj periudhe të zisë. Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurt se do të ketë edhe për popullin e Kosovës gjithashtu”, ka theksuar zoti Goldberg.

2

E premte, 27 janar 2006

Speciale

I suksesshëm në çdo anë» Shtojca për kulturë

FAQE 14-15 FAQE 16-24 www.iliriapost.net

TELEGRAM NGUSHËLLIMI NGA KRYEMINISTRI BRITANIK TONI BLER

25.01.2006 MESAZHI I PRESIDENTIT TË SHBA-VE DËRGUAR FAMILJES RUGOVA DHE POPULLIT TË KOSOVËS

Amerika humbi një mik të madh “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kryetari Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës. Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë... “Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare. Në emër të popullit

«

Presidenti Rugova ishte forca kryesore në Kosovë

LONDËR, 24 JANAR - Kryeministri i Bri-

tanisë së Madhe Toni Bler, nëpërmjet një mesazhi në adresë të kryeparlamentarit Nexhat Daci, ka shprehur ngushëllime të sinqerta dhe keqardhje të thellë për vdekjen e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. "Po të shkruaj për të shprehur

ngushëllimet e mia pas vdekjes së Presidentit Rugova. Mendimet dhe lutjet tona janë me gruan dhe tre fëmijët e tij, gjatë kësaj periudhe kohore të vështirë. Presidenti Rugova ishte një forcë e rëndësishme në jetën e Kosovës, për shumë vjet. Popullariteti i tij në mesin e popullit të Kosovës dëshmon për mbështetje të gjerë për përpjekjet e tij joviolente për të ardhmen e Kosovës. Jam shumë i lumtur që kam pasur rastin të takohem me të. Shpreh keqardhje të thellë që vdekja e tij ndodhi në kohën kur sapo ka filluar procesi për statusin final të Kosovës. Puna e palodhshme e pres-

identit Rugova dhe vendosmëria e tij ka ndihmuar që kjo të ndodh. Pres që të gjithë liderët politik të Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë në përkushtimin e presidentit Rugova për një Kosovë ku të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën apo religjionin, janë të lirë të jetojnë dhe të prosperojnë në mënyrë të barabartë. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës dhe Ekipi Negociator dhe liderët tjerë të Kosovës që të mblidhen për këtë qëllim në negociatat që po i zhvillon presidenti Ahtisari. Sinqerisht, Toni Bler

Jam optimist për Kosovën William Walkeri ishshefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, pas vdekjes së kryetarit Rugova , në bisedë ekskluzive telefonike për Iliria Post, shprehi dhimbje të thellë “Lajmin e kam pritur i shokuar dhe me një pikëllim të thellë pasi që ai ishte njeri i madh dhe të gjithëve do të na mungojë shumë në ardhmëri. Mendoj se të gjithë në Kosovë, të

Sinqerisht, George W. Bush

Holbrooke: Shqiptarët ishin me fat që e patën Rugovën

Po të shkruaj për të shprehur ngushëllimet e mia pas vdekjes së Presidentit Rugova. Mendimet dhe lutjet tona janë me gruan dhe tre fëmijët e tij, gjatë kësaj periudhe kohore të vështirë... »

Mendimet dhe lutjet tona janë me gruan dhe tre fëmijët e tij, gjatë kësaj periudhe kohore të vështirë.

të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Kryetarit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës.

gjitha anët, të gjitha fraksionet politike, të gjitha grupet etnike, duhet të jenë shumë të tronditur me shkuarjen e tij. E kam takuar Rugovën para pesë apo gjashtë javësh kur isha atje herën e fundit dhe, përkundër faktit që vuante, ai ishte në gjendje të takohet me mua dhe kemi biseduar një kohë të gjatë për shëndetin e tij dhe për ardhmërinë. Ishte optimist se do të jetë në gjendje ta mposhtë sëmundjen. Mendoj se ai do të mungojë në bisedimet që po vijnë pasi që ai ishte zëri i arsyes. Ende mendoj dhe jam optimist se të tjerët do ta marrin vendin e tij dhe se ardhmëria e

Kosovës do të jetë e mirë. Do të vij atje kur të përfundojnë bisedimet dhe do të shoh një situatë tjetër nga kjo qe është tani. Mendoj se kryetarit Rugova i takon pjesa më e madhe e meritave që gjërat janë sjell deri në këtë pikë ku janë tani, por do të ketë të tjerë që do ta mbajnë pishtarin dhe besoj se do të ketë zgjidhje të suksesshme për popullin e Kosovës. Bota është një vend i çuditshëm dhe sa herë që ndërron jetë ndonjë njeri, siç ishte kryetari Rugova, të gjithë thonë se atë nuk ka kush ta zavendësojë, por unë mendoj se ky nuk është rasti këtë herë. Unë jam optimist”.

UASHINGTON - Richard Holbrooke, një nga diplomatët që ka luajtur një rol qendror në Ballkan, gjatë viteve ’90-ta thotë se Presidenti Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm. Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, tha se populli i Kosovës ishte me fat që u drejtua nga një njeri i tillë dhe tani duhet të punojë për të realizuar ëndrrën e Presidentit Rugova për pavarësi. Ambasadori Holbrook foli edhe për një ëndërr të tijën për të ardhmen e popujve të Ballkanit. Ambasadori Holbrooke e përmblodhi me pak fjalë rolin e rëndësishëm të Presidentit Rugova për Kosovën. “Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij”. Ambasadori thotë se e njihte mirë Presidentin Rugova dhe për të shprehur kujtimet e tij sjell vetëm një detaj dhe simbolizmin e tij. “Gjithmonë do ta kujtoj që kur e takova, ai kishte shallin e tij të përhershëm dhe tha se nuk do ta hiqte deri kur Kosova të ishte e lirë. Më vonë, kur shkova përsëri në Prishtinë e pashë pa shall në qafë. Ishte diçka e mrekullueshme. Ai ishte një njeri i madh dhe populli i Kosovës ishte me fat që e kishte atë si udhëheqës”. Duke u përgjigjur për sfidat me të cilat përballet Kosova pas vdekjes së Presidentit Rugova në një moment aq kritik për të ardhmen e saj, ambasadori Holbrooke shpreh besimin se trashëgimia e tij do të mbetet dhe thotë se shpreson që shqiptarët të bashkohen për të punuar drejt qëllimit për të cilin u përpoq presidenti Rugova. “Shqiptarët e Kosovës kanë një mision historik për të plotësuar. Tani aq më tepër si një nderim ndaj kujtimit të doktor Rugovës”. Ish diplomati nuk i jep ndonjë rëndësi të madhe faktit që bisedimet e parashikuara për në janar, u shtynë për në shkurt, por e vë theksin tek ajo që duhet të bëjnë shqiptarët për të realizuar qëllimin e tyre. “E rëndësishme është që shqiptarët dhe delegacioni i tyre të jenë të bashkuar rreth një programi të qartë për pavarësi dhe respekt të plotë për të drejtat e të gjitha pakicave në Kosovë, për të drejtat e tyre kulturore, fetare, politike, etnike dhe gjuhësore. Kjo është thelbësore. Pa mbrojtjen e këtyre të drejtave do të jetë e pamundur të realizohet ëndrra që ka trazuar shqiptarët e Kosovës për shekuj me radhë”.

Megjithëse shqiptarët janë shprehur se nuk pranojnë asgjë më pak se pavarësinë dhe serbët do të ishin dakord me gjithçka përveç pavarësisë, ambasadori Holbrooke thotë se gjithkush e di se cilat janë alternativat dhe me siguri që ata do të jenë në gjendje ta gjejnë zgjidhjen. Megjithatë ai thotë se nuk do të donte të bënte parashikime për përfundimin e negociatave. “Nuk ka vlerë të parashikohet përfundimi i negociatave. Vetëm po them se e rëndësishme është që nëse shqiptarët duan të realizojnë ëndrrën e tyre historike, të cilën unë e mbështes, ata duhet të garantojnë sigurinë dhe lirinë e pakicave, sidomos të serbëve”. Megjithëse një nga idetë e hedhura për të ardhmen është për një marrëveshje si ajo e Dejtonit, ambasadori i cili ishte vetë një nga arkitektët e saj, nuk sheh ngjashmëri mes Bosnjës dhe Kosovës dhe nuk e sheh të përshtatshme një zgjidhje të tillë. Ai gjithashtu shprehet qartë se megjithëse janë negociatorët ata që do të vendosin, ai vetë është kundër ndarjes. Ambasadori Holbrooke është optimist për të ardhmen e bisedimeve edhe për një arsye tjetër. Ai vlerëson lart diplomatët ndërkombëtarë që janë caktuar për të ndërmjetësuar. “Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kombet e Bashkuara kanë emëruar emisarë të shkëlqyer. Marti Ahtisaari është shumë i zoti dhe i dërguari amerikan, Ambasadori Frank Wisner, të cilin e njoh prej kohësh, që kur kemi qenë bashkë në luftën e Vietnamit, është një nga diplomatët më të zotë në historinë moderne të diplomacisë amerikane. Kështu mendoj se ekipi i Ahtisaarit dhe Wisnerit do të ketë një rol shumë të madh për zgjidhjen e këtij problemi të vjetër”. Ambasadori vlerëson angazhimin aktual të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, pas 4 vjet vonese dhe thotë se ky është një sinjal shumë i mirë për paqe dhe qëndrueshmëri. Por si e parashikon zoti Holbrooke Ballkanin, në të ardhmen? “Ëndrra ime është që Ballkani të jetë një grup vendesh të pavarura, të lidhura në një zonë të përbashkët ekonomike dhe që të futen të gjitha në Bashkimin Evropian përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë”.

Botues: Kompania Iliria • Drejtor: Lekë Musolli • Kryeredaktor: Hivzi Krasniqi • Rubrika e brendshme: Paulin Pashku • Kulturë: Frok Kristaj • Shtojca e kulturës: Nexhat Halimi • Desku: Vehbi Kajtazi • Sporti: Bekim Aliu • Dizajni: Trembelat • Marketingu: Ramë Hoxha • Fotoreporterë: Alban Ramadani, Adnan Ruhani, Matjan Hashani, Edmond Krasniqi dhe Ismajl Dërguti. Tel.: 038/ 247 643, 044/ 506 860 dhe 044/ 506 862 • E-mail: [email protected] • Adresa: Pallati i Shtypit, Prishtinë.

3

E premte, 27 janar 2006

Speciale

Fjala e Kolë Berishës në ceremonin e varrimit të Presidentit Rugova

Kur flet loti fjala nuk ka vend Në këtë janar të kobshëm Kosova e humbi njeriun, i cili me veprimet e tij i ndrroi rrjedhat e historisë. Ku ta gjej fjalën, atë fjalë prej gurit, nga kush do ta huazoj guximin, kujt t’ia vjedh forcën që të mund ta thyej këtë heshtje varri që na ka mbërthyer tash e gjashtë ditë, jo vetëm ne këtu dhe në këtë sallë, por krejt Kosovën, tërë botën shqiptare kudo që ajo gjendet dhe jo vetëm atë. E nderuar familje Rugova, miq të pikëlluar jemi tubuar sot këtu për t’ia bërë nderimet mbase jo të fundit, njeriut që lindi në kohë të huaj, por që me punën e tij intelektuale, politike, diplomatike e mbi të gjitha atë kombëtare e shndërroi atë në epokë që do ta marrë emrin e tij, Epoka e Rugovës. Por kur flet loti fjala nuk ka vend. Ajo hesht, sepse shpeshherë nuk arrin ta shprehë atë që e ndien shpirti. E sot më zëshëm se kushdo tjetër po flet loti, po flasin sytë, po flasin fytyrat tona të ngrysura, po flet dhembja. Po flet pikllimi ynë i thell dhe i pambarim. Të nderuar të pranishëm, i tmerruar nga një ngjarje tragjike që pati ndodhur kohë më parë në atë pjesën tjetër të kombit, një vëlla yni nga matanë kufiri shkroi librin “Shqipëria trishtimi im”. E çfarë do të duhej të them unë sot për Kosovën, këtë pjesë të atdheut tonë të rrudhur!? E çfarë duhet të them unë në këtë targjedi tonë gjithëkombëtare? Mbase

këtë më mirë se unë e kushdo tjetër e tha populli i cili për këto gjashtë ditë me temperaturat nën 15 gradë celsius qëndroi në rrugë. Sepse sikundër edhe ai në janarin e largët këtu e pesëqind vjet më parë që na e mori kryetrimin tonë të të gjitha kohëve Gjergj Kastriotin- Skënderbeun. E më vonë edhe janarë të tjerë na i vodhën një nga një duke i ndarë nga lufta për liri Isa Boletinin e Bajram Currin, Ismail Qemalin e Haxhi Zekën, shkrimtarët Voreja Ujko, Ernest Koliqin e Haki Stërmillin, atdhetarë, mërgimtarë vëllerëzit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, drejtorin e qendrës po ashtu të parë informative të Kosovës Enver Malokun, pastaj Smajl Hajdarajn e Tahir Zemajn. Si edhe shumë e shumë janarë të tjerë edhe ky janar na vjen shumëfish më i acartë, shumëfish më i akullt, shumëfish më i përlotur, më i përdhimbur dhe shumëfish më i përmllefur. Na vjen si një metaforë e zisë dhe e pikëllimit, e lotit dhe e hidhërimit, e vajit dhe gjëmimit, e mllefit dhe e mallkimit, sepse gjashtë ditë më parë vdiq presidenti! Me 21 janar të këtij fillimviti letrat shqipe e humbën rrezatorin dhe poetin, kritikun e hollë dhe estetin, autorin dhe bashkautorin e më se një dyzine librash të zhanreve të ndryshme të krijimtarisë letrare. Pra presidenti Rugova ishte shkrimtar me vokacion, por në ato vitet e stuhishme kur fati i kësaj pjese të atdheut dhe të kombit kishte marrë tatëpjetën dhe për çdo moment pritej të përplasej në humnerë, kur makineria ushtarako-policore dhe paramilitare e Milosheviçit me tërë brutalitetin dhe barbarinë që kishte, u vërsul për t’i pushtuar hapësirat e ish të sëmurës së Ballkanit, kur Kosova rrezikohej të shndërrohej e tëra në një

varrezë masive në një Toplicë të dytë ose në një park nacional serb, ku do të mbillej një bar i ri me farë joshqiptare. Pra kur Kosova dhe populli i saj përpëlitej për jetë a vdekje, shkrimtarin e ri e thirri zëri i atdheut që përkohësisht ta lërë punën letrare. Ai bashkë më një grup intelektualësh shqiptarë, në një program më shumë kombëtar se sa partiak formoi lëvizjen e parë legale shqiptare nën obmrellën e së cilës filloi veprimtarinë politike, unifikoi popullin dhe duke promovuar për herë të parë në historinë e Ballkanit dhe të Evropës në frymë të re filozofike në politikën e kësaj pjesë të Ballkanit dhe të Europës.

«

Ai, punoi tërë jetën, që edhe kur të shkojë në përjetësi, ne të mos na lërë vetëm, dhe vërtet nuk jemi vetëm, përreth nesh na la një numër të madh, jashtëzakonisht të madh miqsh » Ai aplikoi rebelimin dhe mosdëgjueshmërinë ndaj pushtetit serb, krijoi institucione të pavarura, theu propagandën zhurmëmadhe mbi 200vjeçare antishqiptare dhe vuri bazat e forta të një shteti sovran dhe të pavarur. Por nuk arriti ta përjetojë edhe pavarësinë e tij formale. Në këtë janar Kosova e humbi nismëtarin e Deklaratës Kushtetuese të njohur si Deklarata e 2 Korrikut, të Kushtetutës së Kaçanikut, të Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, organizatorin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale shumëpartiake, akte këto që vunë bazën e fortë formalo-ju-

ridike për ndërtimin e institucioneve të para të pavarura në Kosovë dhe shënuan fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX, si dhe fillimin e proceseve për realizimin e aspiratave shekullore të kësaj pjese të atdheut dhe të kombit shqiptar. Në këtë janar të kobshëm Kosova e humbi njeriun, i cili me veprimet e tij i ndrroi rrjedhat e historisë. Në këtë janar të zisë kombëtare Kosova e humbi arkitektin dhe strategun e pavarësisë së saj, laureatin e çmimit për paqe të Fondacionit Pulitzer të Danimarkës, fituesin e titullit Doktor Nderi të Universitetit të 8 të Parisit dhe atij të Tiranës, fituesit të çmimit “Saharov” të Parlamentit Evropian, të çmimit për Paqe të Mynsterit të Gjermanisë, të titullit “Qytetar Nderi” të Venedikut, të Milanos dhe të Breshias, fituesin e çmimit po ashtu për Paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë në Barcelonë të Spanjës, të titullit “Senator Nderi” të Parlamentit Evropian , të mirënjohjes “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, e mbi të gjitha Kosova dhe populli i saj e humbi njeriun dhe udhëheqësin e guximshëm historik me emrin e të cilit lidhet jo vetëm formimi, zhvillimi, profilizimi dhe rezistenca paqësore aktive e forcës së parë dhe më të madhe politike – Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe kjo pjesë e historisë mbi gjashtëmbëdhjetëvjeçare të Kosovës dhe më gjerë. E humbi artikuluesin e denjë të kërkesave për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, njeriun dhe intelektualin e mirëfilltë të kalibrit evropian, i cili me politikën e tij të urtë, me përcaktimin e tij të sinqertë proevropian dhe properëndimor e fitoi simpatinë e fuqisë më të madhe të botës dhe e solli bashkësinë

ndërkombëtare në Kosovë. Kosova e humbi udhëheqësin e parë të madh shqiptar, i cili me urtinë e fjalës dhe me madhështinë e veprës së tij jetësore diti t’i rirreshtojë shqiptarët në përgjithësi, e këta të Kosovës në veçanti aty ku vërtet me shekuj e kishin vendin dhe i miqësoi ata me shumë popuj dhe kombe të vendeve përparimtare të botës, sidomos të asaj perëndimore, e humbi njeriun i cili siç do të thoshte zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë zonja Ketrin Bejker Noll, citoj: “Që me frymën e tij të ngrohtë të bashkëpunimit si ideal drejt së cilës aspirojnë të gjithë njerëzit, që punoi për ta përmbyllur kornizën ligjore për pavarësinë e Kosovës, simbolin e unitetit dhe të bashkëpunimit ndërshqiptar në Kosovë dhe më gjerë”. Me filozofinë e tij të rrallë, ai vërtet i kaloi kufijtë kombëtarë. E quajtën Gandi i Ballkanit, e quajtën Xhorxh Ëashingtoni i Kosovës, e quajtën… E, ai vazhdoi të ishte vetëm i tillë çfarë ishte, i madh , tepër i madh për hapësirën në të cilën jetoi dhe veproi. Një mik i tij i letrave, njëherë pati thënë: “Rugova, do të mbetet udhëheqës unikat në historinë kombëtare, i cili për më shumë se një dekadë e gjysmë, pa polici dhe pa ushtri, pra pa këto dy segmente elementare të shtetit, udhëhoqi popullin e tij. Ai do të mbetet gjithmonë president i Kosovës, udhëheqës i saj shpirtëror dhe historik. Ai, punoi tërë jetën, që edhe kur të shkojë në përjetësi, ne të mos na lërë vetëm, dhe vërtet nuk jemi vetëm, përreth nesh na la një numër të madh, jashtëzakonisht të madh miqsh. Të faleminderit zoti President për të gjitha ato që bëre për Kosovën dhe për popullin e saj. Të faleminderit që na ktheve në identitetin tonë evropian.

4

E premte, 27 janar 2006

Speciale Me nderime të larta u varros presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova

Lamtumirë, Presidenti ynë i dashur “SHBA janë të zotuar ndaj vizionit të kryetarit Rugova dhe popullit të Kosovës, që Kosova të jetë shtëpi për të gjithë popullin e saj, pjesë e Evropës dhe që do të jetë e sigurt në familjen e kombeve” tha Xhekson. PRISHTINË, 26 JANAR - Për ta nderuar për herë të fundit, Presidentin Rugova në hollin e Kuvendit të Kosovës, homazhe që nga orët e hershme të mëngjesit kanë bërë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendit dhe ndërkombëtarë. Arkivoli me trupin e pajetë të kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, i mbuluar me flamurin e Dardanisë, i shoqëruar nga 6 roje nderi të armatosura, të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës trupi i pajetë i presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i vendosur në shtratin e Topit, në orën 9 e 30 minuta është nisur nga holli i Kuvendit të Kosovës, drejt sallës “1 Tetori”, ku u zhvillua ceremonia zyrtare e përkujtimore. Kortezhi mortor, përshkoi rrugën nga Kuvendi i Kosovës, përgjatë sheshit Nëna Terezë, të udhëkryqi i Fakultetit të Filologjisë, Udhëkryqi të Mensa e Studentëve dhe prej aty në Sallën “1 Tetori”. Gjatë rrugës së kortezhit mortor prej Kuvendit të Kosovës deri në Sallën “ 1 Tetori “, qytetarët nuk siç ishte e paralajmëruar nuk iu bashkuan kortezhit mortor por qëndruan në të dyja anët e rrugës duke nderuar dhe përshëndetur për herë të fundit Presidentin që aq shumë i deshën dhe i deshi. Në sallën “1 Tetori” ndërkaq, trupi i pajetë i kryetarit të Kosovës u prit nga mbi 50 delegacione të shteteve të ndryshme. Përveç tjerëve, të pranishëm ishin: delegacioni i Shteteve të Bashkuara, i Bashkimit Evropian me shefin e diplomacisë Havier Solana, delegacioni i Shqipërisë në krye me kryetarin Alfred Moisiu, i dërguari i OKB-së në bisedimet për statusin Marti Ahtisari, kryeministra, ministra dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme evropiane, përfaqësues politikë të shqiptarëve nga rajoni dhe diaspora, zyrtarë të lartë politikë të Kosovës, të mekanizmave ndërkombëtare në Kosovë etj. Tingujt e himnit kombëtar, pastaj të atij të propozuar nga kryetari Rugova “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, dhe një minutë heshtje shënuan fillimin e ceremonisë qendrore. Në fjalimin e tij shefi i UNMIKut Soren Jesen Petersen tha se prania e të gjithë këtyre njerëzve flet për personalitetin e kryetarit. “Kryetari Rugova ia solli ndërmend botës nganjëherë indiferente mjerimin e Kosovës. Sot ajo nuk është më indiferente. Tani bota ka ardhur tek ai për t’i dhënë lamtumirën e ngrohtë” tha Petersen. Ai ishte baba i Kosovës, ishte i bindur në besimin e tij dhe i palëkundur në metodat e tij, tha Petersen. “Në një kohë dhe në një rajon ku shumëkush kthehej nga e kaluara kryetari Rugova ishte gjithmonë i orientuar nga e ardhmja. Ai ia shtroi rrugën Kosovës dhe iu përmbajt asaj në mënyrë të palodhur” tha shefi i UNMIK-ut. Kjo rrugë, tha shefi i UNMIK-ut çon drejtë një Kosove demokratike, shumetnike, të lirë, të integruar në Evropë dhe në lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara.

Andaj, tha Petersen, Rugova ka lënë një zbrazëtirë pas vetes por edhe një vizion. “Është vizioni përmbushjen e të cilit nuk e priti por realizimi i të cilit do të arrihet përmes unitetit dhe përkushtimit të atyre që do të shkojnë pas hapave të tij. Ky do të jetë përkujtimi i vërtetë për të” tha Petersen. Kryeministri Bajram Kosumi tha se Rugova i dha imazh bashkëkohor lëvizjes patriotike të shekullit XX në Kosovë. “Emri i presidentit Rugova njeriut të bashkimit dhe tolerancës, i njeriut të mirëkuptimit dhe të forcës intelektuale, durimit dhe qëndrueshmërisë është i lidhur pashkëputshëm me pavarësinë e Kosovës të cilën e bëri të njohur kudo në botë” tha Kosumi. Ne, tha kryeministri do ta shndërrojmë në realitet vizionin e kryetarit të ndjerë. “Vdekja e kryetarit Rugova në periudhën më të rëndësishme për Kosovën shton nevojën për një unitet edhe më të madh të popullit dhe udhëheqjes së tij, për ta rrumbullaksuar procesin e gjatë për liri dhe për krijimin e shtetit modern e demokratik të Kosovës” tha Kosumi. Miku i vjetër i kryetarit të ndjerë, njëkohësisht përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana përkujtoi takimet me Rugovën. “Ibrahim Rugova e përkushtoi tërë jetën e tij për mbrojtjen e të drejtave të popullit të Kosovës. Ishte i qëndrueshëm në bindjen e tij por ishte edhe njeri i paqes dhe i përkushtuar në arritjen e objektivave të tij” tha Solana. Vdekja e tij tha Solana është një humbje e madhe. “Sinqerisht shpresoj që trashëgimia e tij dhe mendimi i tij do të vazhdojë të ekzistojë në Kosovë. Në këtë moment udhëheqësit politik duhet të tregojnë bashkim, përgjegjësi dhe zemërgjerësi. Ka edhe shumë punë për t’u bërë” tha Solana. Shefi i delegacionit të Shteteve të Bashkuara Alfonso Xhekson, tha se na ka lënë një njeri i përkushtuar ndaj popullit dhe tokës së tij si dhe një mik i madh i Shteteve të Bashkaura. “SHBA janë të zotuar ndaj vizionit të kryetarit Rugova dhe popullit të Kosovës, që Kosova të jetë shtëpi për të gjithë popullin e saj, pjesë e Evropës dhe që do të jetë e sigurt në familjen e kombeve” tha Xhekson. Tani është koha të bashkohemi dhe të përfundojmë punën e kryetarit Rugova, porositi Xhekson. Kryeparlamentari Nexhat Daci e cilësoi kryetarin e ndjerë, simbol dhe prijës. “President i respektuar, Kosova e përlotur është në pikëllim të thellë, por me zemër besimtare që shpirti juaj bashkë me plejadën do të na prijnë në finalen e madhe të pavarësisë në të cilën dinjitetshëm na udhëhoqët ju” tha Daci. Pushoni i qetë në parajsën e gjithësisë, sepse në këtë botë tonë kalimtare asnjëherë nuk gjetët kohë për pushim, tha kryeparlamentari Daci. “Njëherë nga lufta për ekzistencë dhe lufta për ekzistencë dhe në dy dekadat e fundit nga puna e strategut politik dhe diplomatik për Kosovën e lirë të dinjitetshme e të pavarur. Kryetar i Kosovës ju e përmbushët ëndrrën tuaj, i bëtë themelet që Kosova të jetë shtet i lirë dhe i pavarur” tha Daci. Kryeparlamentari Nexhat Daci gjithashtu falënderoi bashkësinë ndërkombëtare për ndihmën që po i jep Kosovës. Fjalimin e tij kryeparlamentari, e përfundoi duke iu drejtuar kryetarit të ndjerë me frazën. “Zoti iu bekoftë, ndërsa Kosovën ju e bekuat me veprën dhe jetën tuaj”, tha në fund Daci.

E premte, 27 janar 2006

Speciale

Garda e TMK-së përcjell trupin e pa jetë të Presidentit Rugova

5

6

E premte, 27 janar 2006

Speciale

E premte, 27 janar 2006

Speciale

7

8

E premte, 27 janar 2006

Speciale Biografia e Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

Një jetë e terë kushtuar kombit Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris. Autor i dhjetë librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (197172), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, që e nxirrte ky Institut. Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe parti e grupe të tjera. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit. Nën udhëheqjen e Dr.Rugovës, LDKja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale më 2002. Poashtu LDK-ja nën udhëheqjen e Dr. Rugovës i fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale të 23 tetorit 2004. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 në

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë

1995

 Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

1996

 Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

1998

 Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

1999

 Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

2000

 Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguera”, në Barcelonë, Spanjë.

2004

 Në vitin 2004 Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës Senator Nderi nga Fonadcioni panevoprian CoudenhoveKalergi.  Po në vitin 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisë (SHBA) “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.  Ibrahim Rugova më 2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit të Tiranës.

bazë të zgjedhjeve nacionale të zhvilluara në nëntor të 2001, si dhe më 3 dhjetor të vitit 2004 u rizgjodh President i Kosovës në bazë të zgjedhjeve të dyta nacionale të 23 tetorit. Ibrahim Rugova është edhe kryetar i LDK-së. Në shtator 2005 u zgjodh shef i Ekipit Negociator për statusin Kosovës.

E premte, 27 janar 2006

Speciale

9

10

E premte, 27 janar 2006

Speciale

Moisiu dekoron Presidentin Rugova me Urdhrin “Flamuri Kombëtar” "Një Kosovë e pavarur të realizohet sa më parë" tha ai, ndërsa porositi popullin shqiptarë dhe politikanët që të jenë të bashkuar dhe të ecin përpara, "për realizimin e ëndrrës së Rugovës dhe të gjithë shqiptarëve" Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dekoroi post mortum Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova me Urdhrin “Flamuri Kombëtar". "Unë kam vendosur ta dekoroj Presidentin Rugova me Dekoratën më të lartë - Urdhrin e Flamurit Kombëtar", tha Moisiu duke i siguruar shqiptarët se do të realizohet sa më parë pavarësia e Kosovës, ndërsa porositi popullin shqiptar dhe politikanët që të jenë të bashkuar dhe të ecin përpara, "për realizimin e ëndrrës së Rugovës dhe të gjithë shqiptarëve". Këto komente Presidenti Alfred Moisiu, i bëri pas takimit me kryetarin

e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci. Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe anëtarët tjerë të delegacionit të lartë shtetëror pas homazheve që i bënë Presidentit Rugova. Presidenti Moisiu ngushëlloi edhe njëherë popullin shqiptar për humbjen e madhe, që, siç tha ai, nuk është vetëm për shqiptarët e Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve kudo janë". Kryeministri Berisha, që gjithashtu u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Rugova, institucioneve dhe gjithë popullit të Kosovës, tha: “Presidenti Rugova ishte produkt, ishte pjellë e moralit, e shpirtit të këtij populli”. Ai tha se e ardhmja e Kosovës është e garantuar. "Udhëheqja politike e Kosovës dhe qytetarët e saj, duhet ta ndjekin rrugën e presidentit Rugova, gjatë së cilës luftoi me aq përkushtim, do ta çojnë përpara një Kosovë evropiane, të lirë, të pavarur të integruar, dhe faktore e paqes dhe e stabilitetit", tha ai. Ndërsa, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, tha se Dr.Rugova është absolutisht humanisti i shekullit XX, dhe "gjenerali i kohëve moderne, që diti ta çojë popullin atje ku duhet". Delegacioni më pas është shënuar në librin e zisë të hapur në katin e Presidencës së Kosovës.

Trashëgimia e Rugovës

Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu gjat homazhit.

ShBA-të bënë thirrje për unitet dhe bashkim

Të gjitha delegacionet u nënshkruan në librin e zisë

Vazhdoni rrugën e Presidentit Rugova

Njeriu i paqes Gandi i Ballkanit

Nënsekretari Burns përsëriti qëndrimin e Uashingtonit për udhëheqësit shqiptarë të Kosovës që të bashkohen nën një platformë unike UASHINGTON, 26 JANAR - Derisa shumi-

ca e kanaleve televizive amerikane kanë

dhënë pamje me homazhet për presidentin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish kanë bërë thirrje për unitet dhe bashkim të udhëheqësve shtetërorë dhe partiakë kosovarë. Domosdoshmërinë e unitetit e theksoi prapë nënsekretari i Departamentit të Shtetit, Nikolas Burns, duke përmendur vakuumin politik që është krijuar me vdekjen e Presidentit Rugova. Nënsekretari Burns përsëriti qëndrimin e Uashingtonit për udhëheqësit shqiptarë të Kosovës që të bashkohen nën një platformë unike për vazhdimin e bisedimeve, duke refuzuar kategorikisht çfarëdo lloj dhune.

Në Tiranë u mbajtën ceremoni për nder të Presidentit Rugova

Lamtumirë, vëlla! Në të njëjtën kohë me ceremoninë mortore të Presidenti Rugova në Prishtinë, një grup studentesh kosovarë në Tiranë, i dhanë lamtumirën e fundit presidenti të tyre. TIRANË, 26 JANAR - Ceremonia e varrim-

it të presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është shoqëruar edhe me reagime të ndryshme në Shqipëri. Kështu taksistet kanë përshëndetur ndarjen e presidentit me buritë e makinave, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes, është mbajtur një minutë heshtje për nder të tij. Në të njëjtën kohë me ceremoninë mortore të Presidenti Rugova në Prishtinë, një grup studentesh kosovarë në Tiranë, i dhanë lamtumirën e fundit presidenti të tyre. Duke synuar afërsinë e dy popujve, studentët zgjodhën kryeqytetin shqiptar për të përcjellë atë që ata e quajnë arkitekt të pavarësisë.

Flamuri në gjysëmshtizë në Tiranë.

Një minutë heshtje në nderim të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, mbajti Gjykata e Lartë Shqiptare. Në orën 13:00 të ditës së sotme, kur në Kosovë po zhvillohej ceremonia mortore e Presidentit Rugova, anëtarë të kësaj gjykate, të shoqëruar dhe nga punonjës të tjerë të saj mbajtën 1 minute heshtje në nderim të udhëheqësit kosovar.

Nga Havier SOLANA

Delegacionin presidencial amerikan po e kryeson Alphonso Jackson, Sekretar për Banim dhe Zhvillim Urban, ndërsa në delegacionin që ka caktuar Presidenti amerikan George W. Bush, janë Philip Goldberg, shef i Misionit Amerikan në Kosovë dhe Frank Wisner, Përfaqësues Special i Sekretares Amerikane të Shtetit në bisedat për Statusin e Kosovës. PRISHTINË, 26 JANAR - Në ceremoninë mortore të presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova morën pjesë mbi 50 delegacione të botës. Në librin e zisë, i cili është vendosur para zyrës së kryetarit tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova, në Kuvendin e Kosovës, të enjten janë nënshkruar përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës dhe diplomatë të institucioneve ndërkombëtare, të cilët erdhën për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Në librin e zisë është nënshkruar presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, ai i Kroacisë Stipe Mesiç, një delegacion nga Gjermania i prirë nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter, eurodeputetja Doris Pack, si dhe shumë delegacione nga vende tjera. Delegacioni nga Gjermania, i prirë nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter është takuar me kryeparlamentarin Nexhat Daci. Ai e ka falënderuar delegacionin gjerman që gjeti kohë të jetë bashkë me

Alphonso Jackson, Sekretar për Banim dhe Zhvillim Urban

popullin e Kosovës në këto ditë të rënda të zisë. Delegacionin presidencial amerikan po e kryeson Alphonso Jackson, Sekretar për Banim dhe Zhvillim Urban, ndërsa në delegacionin që ka caktuar Presidenti amerikan George W. Bush, janë Philip Goldberg, shef i Misionit Amerikan në Kosovë dhe Frank Wisner, Përfaqësues Special i Sekretares Amerikane të Shtetit në bisedat për Statusin e Kosovës. Të gjitha delegacionet nga Evropa dhe bota së pari janë nënshkruar në librin e zisë, pastaj kanë bërë homazhe pranë trupit të pajetë të kryetarit Rugova i cili ndërroi jetë të shtunën e kaluar. Grupi për Pritjen e Delegacioneve Ndërkombëtare, i caktuar nga Këshilli për Varrim, të gjitha delegacioneve u ka bërë pritje të organizuar në Aeroportin e Prishtinës. Ndryshe media nga gjithë bota kanë shfaqur interesim të madh për përcjelljen e ceremonive përkujtuese dhe mortore.

Vdekja e presidentit Ibrahim Rugova ishte një shok i madh për Kosovën. Ai ishte një burrë që i ka kushtuar jetën e tij mbrojtjes së të drejtave të popullit të Kosovës. Por vdekja e tij ishte gjithashtu një humbje e madhe për Ballkanin dhe Evropën, pasi Ibrahim Rugova ishte gjithashtu një burrë i paqes, i vendosur përballë dhunës dhe shumë i angazhuar për idealin e paqes, ideale këto që janë në themel të ndërtimit të Evropës dhe të cilat do të forcojnë sot transformimin demokratik të Ballkanit. Presidenti Rugova ishte i respektuar nga e gjithë bota për angazhimin dhe vendosmërinë për paqen, por gjithashtu populli i Kosovës e donte për angazhimin e tij lidhur me të ardhmen. Ishte një nga ironitë mizore të fatit që ai ndërroi jetën tani në momentin kur ai duhej më shumë se kurrë, momentin që ai priste, që të udhëhiqte për të ndihmuar statusin e ardhshëm të Kosovës. I gjithë Ballkani ka bërë shumë progres gjatë këtyre viteve. Rreziku i luftërave është mënjanuar, reformat kanë ecur përpara dhe shenjat e zhvillimit ekonomik janë të dukshme. Gjithsesi, «puna e pambaruar» dhe në mënyrë të veçantë moszgjidhja e statusit të Kosovës mbetet një barrë e rëndë. Ka ende grupe radikale në pjesë të ndryshme të Ballkanit, të cilat besojnë, që nëse vendimi i Kosovës mund të shkojë në një drejtim apo në një tjetër, kjo do të krijojë mundësinë për të rihapur çështjen e territoreve ose çështje etnike. Ky problem i pazgjidhur krijon një sens të pasigurisë politikisht dhe ekonomikisht. 2006 është viti në të cilin ky problem do të trajtohet përfundimisht dhe pritet të zgjidhet. Asnjëri nuk duhet të nënvlerësojë vështirësinë. Gjurmët e konflikteve të mëparshme janë ende prezentë, tensionet dhe mosbesimet janë pengesa të mëdha për progresin. Kjo do të kërkojë angazhim të madh nga partitë dhe vendosmëri nga lidershipi i Komunitetit Ndërkombëtar për ta çuar procesin drejt një konkluzioni të suksesshëm. Me Marti Ahtisarin, Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur njeriun e duhur për të kryesuar procesin. Nëse procesi i negociatave për statusin është i vështirë, çmimi i justifikon përpjekjet. Një zgjidhje e ndershme dhe e qëndrueshme për Kosovën do të thotë që i gjithë territori i Ballkanit do të hedhë një hap përpara. Organizimi territorial i rajonit nuk do të jetë më në pyetje, fantazmat e të kaluarës do të dëbohen një herë e mirë. Qeveritë dhe shoqëritë do të mund të fokusohen në një agjendë të vërtetë, në zhvillimin ekonomik, në progresin në reforma drejt Bashkimit Evropian. Nëse projekti për një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, do të jetë i suksesshëm, kjo do të jetë e mundur vetëm pasi i gjithë rajoni ndan të njëjtat aspirata për të ardhmen, që do të shuajë të gjitha mëritë e të kaluarës. Ajo që e bashkon Ballkanin sot është se konsensusi për të marrë pjesë në integrimin evropian është fat i tyre i përbashkët. Pushteti magjik i Bashkimit Evropian i drejton përpjekjet për reformat politike dhe ekonomike dhe asistenca konkrete e BE ndihmon në krijimin e kapacitetit për të ecur përpara në këtë drejtim. Zgjuarsia dhe autoriteti i Ibrahim Rugovës do t’i mungojë Kosovës, sidomos gjatë këtyre kohëve. Por, sinqerisht, unë mendoj që trashëgimia e Rugovës do të udhëheqë liderët politikë të Kosovës që të ruajnë bashkimin dhe përgjegjësinë. Kjo është mënyra më e mirë për të respektuar kujtimin e Kosovës. Kjo është gjithashtu ajo që Komuniteti Ndërkombëtar po kërkon nga ata dhe populli i Kosovës pret prej tyre.

11

E premte, 27 janar 2006

Speciale

Me nderime të larta u varros presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova (foto: Alban Ramadani)

Lamtumirë, Presidenti ynë i dashur “SHBA janë të zotuar ndaj vizionit të kryetarit Rugova dhe popullit të Kosovës, që Kosova të jetë shtëpi për të gjithë popullin e saj, pjesë e Evropës dhe që do të jetë e sigurt në familjen e kombeve” tha Xhekson. Tani është koha të bashkohemi dhe të përfundojmë punën e kryetarit Rugova, porositi Xhekson. PRISHTINË, 26 JANAR - Për ta nderuar

për herë të fundit, Presidentin Rugova në hollin e Kuvendit të Kosovës, homazhe që nga orët e hershme të mëngjesit kanë bërë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendit dhe ndërkombëtarë. Arkivoli me trupin e pajetë të kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, i mbuluar me flamurin e Dardanisë, i shoqëruar nga 6 roje nderi të armatosura, të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës trupi i pajetë i presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i vendosur në shtratin e Topit, në orën 9 e 30 minuta është nisur nga holli i Kuvendit të Kosovës, drejt sallës “1 Tetori”, ku u zhvillua ceremonia zyrtare e përkujtimore. Kortezhi mortor, përshkoi rrugën nga

Kuvendi i Kosovës, përgjatë sheshit Nëna Terezë, të udhëkryqi i Fakultetit të Filologjisë, Udhëkryqi të Mensa e Studentëve dhe prej aty në Sallën “1 Tetori”. Gjatë rrugës së kortezhit mortor prej Kuvendit të Kosovës deri në Sallën “ 1 Tetori “, qytetarët nuk siç ishte e paralajmëruar nuk iu bashkuan kortezhit mortor por qëndruan në të dyja anët e rrugës duke nderuar dhe përshëndetur për herë të fundit Presidentin që aq shumë i deshën dhe i deshi. Në sallën “1 Tetori” ndërkaq, trupi i pajetë i kryetarit të Kosovës u prit nga mbi 50 delegacione të shteteve të ndryshme. Përveç tjerëve, të pranishëm ishin: delegacioni i Shteteve të Bashkuara, i Bashkimit Evropian me shefin e diplomacisë Havier Solana, delegacioni i Shqipërisë në krye me kryetarin Alfred Moisiu, i dërguari i OKB-së në bisedimet për statusin Marti Ahtisari, kryeministra, ministra dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme evropiane, përfaqësues politikë të shqiptarëve nga rajoni dhe diaspora, zyrtarë të lartë politikë të Kosovës, të mekanizmave ndërkombëtare në Kosovë etj. Tingujt e himnit kombëtar, pastaj të atij të propozuar nga kryetari Rugova “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, dhe një minutë heshtje shënuan fillimin e ceremonisë qendrore. Në fjalimin e tij shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen tha se prania e të gjithë këtyre njerëzve flet për personalitetin e kryetarit. “Kryetari Rugova ia solli ndërmend botës nganjëherë indiferente mjerimin e Kosovës. Sot ajo nuk është më indiferente. Tani bota ka ardhur tek ai për t’i dhënë lamtumirën e ngrohtë” tha Petersen.

Ai ishte baba i Kosovës, ishte i bindur në besimin e tij dhe i palëkundur në metodat e tij, tha Petersen. “Në një kohë dhe në një rajon ku shumëkush kthehej nga e kaluara kryetari Rugova ishte gjithmonë i orientuar nga e ardhmja. Ai ia shtroi rrugën Kosovës dhe iu përmbajt asaj në mënyrë të palodhur” tha shefi i UNMIK-ut. Kjo rrugë, tha shefi i UNMIK-ut çon drejtë një Kosove demokratike, shumetnike, të lirë, të integruar në Evropë dhe në lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara. Andaj, tha Petersen, Rugova ka lënë një zbrazëtirë pas vetes por edhe një vizion. “Është vizioni përmbushjen e të cilit nuk e priti por realizimi i të cilit do të arrihet përmes unitetit dhe përkushtimit të atyre që do të shkojnë pas hapave të tij. Ky do të jetë përkujtimi i vërtetë për të” tha Petersen. Kryeministri Bajram Kosumi tha se Rugova i dha imazh bashkëkohor lëvizjes patriotike të shekullit XX në Kosovë. “Emri i presidentit Rugova njeriut të bashkimit dhe tolerancës, i njeriut të mirëkuptimit dhe të forcës intelektuale, durimit dhe qëndrueshmërisë është i lidhur pashkëputshëm me pavarësinë e Kosovës të cilën e bëri të njohur kudo në botë” tha Kosumi. Ne, tha kryeministri do ta shndërrojmë në realitet vizionin e kryetarit të ndjerë. “Vdekja e kryetarit Rugova në periudhën më të rëndësishme për Kosovën shton nevojën për një unitet edhe më të madh të popullit dhe udhëheqjes së tij, për ta rrumbullaksuar procesin e gjatë për liri dhe për krijimin e shtetit modern e demokratik të Kosovës” tha Kosumi. Miku i vjetër i kryetarit të ndjerë,

njëkohësisht përfaqësues i lartë i BEsë për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana përkujtoi takimet me Rugovën. “Ibrahim Rugova e përkushtoi tërë jetën e tij për mbrojtjen e të drejtave të popullit të Kosovës. Ishte i qëndrueshëm në bindjen e tij por ishte edhe njeri i paqes dhe i përkushtuar në arritjen e objektivave të tij” tha Solana. Vdekja e tij tha Solana është një humbje e madhe. “Sinqerisht shpresoj që trashëgimia e tij dhe mendimi i tij do të vazhdojë të ekzistojë në Kosovë. Në këtë moment udhëheqësit politik duhet të tregojnë bashkim, përgjegjësi dhe zemërgjerësi. Ka edhe shumë punë për t’u bërë” tha Solana. Po i bëjmë nderime njeriut që lindi në një tokë të sertë dhe kohë të parakohshme, por me punën e tij e zbuti dhe e shndërroi atë në kohë të koheshe që lidhet me emrin e tij, tha nënkryetari i Lidhjes Demokratike Kolë Berisha. “Në këtë janar të zisë kombëtare Kosova humbi njeriun dhe udhëheqësin e guximshëm historik me emrin e të cilit lidhet jo vetëm formimi, zhvillimi profilizimi, i forcës së parë më të madhe politike, LDK, por edhe kjo pjesë e historisë mbi 16 vjeçare e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë. Kosova humbi artikuluesin e denjë të kërkesave për liri e pavarësi të Kosovës” tha Berisha. Berisha tha se Kosova humbi njeriun që me veprën e tij ndërroi rrjedhat e historisë. “Kosova sot e humbi udhëheqësin e parë të madh shqiptar i cili diti ta rirreshtojë popullin shqiptar në përgjithësi e atë të Kosovës në veçanti aty ku shekuj më parë e kishte vendin” tha Berisha.

Shefi i delegacionit të Shteteve të Bashkuara Alfonso Xhekson, tha se na ka lënë një njeri i përkushtuar ndaj popullit dhe tokës së tij si dhe një mik i madh i Shteteve të Bashkaura. “SHBA janë të zotuar ndaj vizionit të kryetarit Rugova dhe popullit të Kosovës, që Kosova të jetë shtëpi për të gjithë popullin e saj, pjesë e Evropës dhe që do të jetë e sigurt në familjen e kombeve” tha Xhekson. Tani është koha të bashkohemi dhe të përfundojmë punën e kryetarit Rugova, porositi Xhekson. Kryeparlamentari Nexhat Daci e cilësoi kryetarin e ndjerë, simbol dhe prijës. “President i respektuar, Kosova e përlotur është në pikëllim të thellë, por me zemër besimtare që shpirti juaj bashkë me plejadën do të na prijnë në finalen e madhe të pavarësisë në të cilën dinjitetshëm na udhëhoqët ju” tha Daci. Pushoni i qetë në parajsën e gjithësisë, sepse në këtë botë tonë kalimtare asnjëherë nuk gjetët kohë për pushim, tha kryeparlamentari Daci. “Njëherë nga lufta për ekzistencë dhe lufta për ekzistencë dhe në dy dekadat e fundit nga puna e strategut politik dhe diplomatik për Kosovën e lirë të dinjitetshme e të pavarur. Kryetar i Kosovës ju e përmbushët ëndrrën tuaj, i bëtë themelet që Kosova të jetë shtet i lirë dhe i pavarur” tha Daci. Kryeparlamentari Nexhat Daci gjithashtu falënderoi bashkësinë ndërkombëtare për ndihmën që po i jep Kosovës. Fjalimin e tij kryeparlamentari, e përfundoi duke iu drejtuar kryetarit të ndjerë me frazën. “Zoti iu bekoftë, ndërsa Kosovën ju e bekuat me veprën dhe jetën tuaj”, tha në fund Daci.

12

E premte, 27 janar 2006

Speciale Rreth 67 televizione bënë transmetimin direkt

BBC: Mbi pesëqind mijë njerëz në varrimin e Presidentit Rugova Në raportimin nga Prishtina, “Reuters” transmeton se të dërguarit perëndimorë u kanë bërë thirrje udhëheqësve shqiptarë të Kosovës të mos lejojnë që humbja e figurës unifikuese të Rugovës, ta shmangë vëmendjen e tyre nga përkushtimi për të zgjidhur statusin e Kosovës. PRISHTINË, 26 JANAR - Natën e mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes mbi 400 gazetarë të huaj u gjenden në Prishtinë. Ndërkaq, ceremoninë e varrimit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova e direkt e kanë transmetuar rreth 60 televizione të huaja kanë. “Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u tubuan sot për t'i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë pa e parë të realizuar ëndrrën e tij për Kosovën e pavarur, raportonte agjencia “Reuters”. Në raportimin nga Prishtina, “Reuters” transmeton se të dërguarit perëndimorë u kanë bërë thirrje udhëheqësve shqiptarë të Kosovës të mos lejojnë që humbja e figurës unifikuese të Rugovës, ta shmangë vëmendjen e tyre nga përkushtimi për të zgjidhur statusin e Kosovës. Agjencia “France Presse” gjithashtu e thekson praninë e zyrtarëve më të lartë ndërkombëtarë në ceremoninë mortore të presidentit Ibrahim Rugova, dhe shton se Rugova e simbolizonte kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

“AFP” thotë se bashkësia ndërkombëtare e shihte Rugovën si udhëheqës, i cili asnjëherë nuk predikoi dhunën. Ndërkaq rrjeti televiziv evropian “Euro News” ka bërë transmetimin e drejtpërdrejtë të pothuaj tërë ceremonialit të varrimit të presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Stacioni televiziv britanik “BBC” raportoi se në funeralin e Presidentit Rugova morën pjesë rreth pesëqind mijë njerëz. Ibrahim Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e një Ballkani të ri dhe vdekja e tij do të jetë një sfidë për rajonin, ka transmetuar rrjeti televiziv britanik “BBC”. Shumë nga agjencitë e lajmeve në internet, varrimin e presidentit Rugova e kanë plasuar si lajmin kryesor të tyre. Në mesin e shumë artikujve të publikuar, ishin, “Lamtumira e fundit për “Gandin e Kosovës”, “Kosova do ta ruajë Rugovën si baba të pavarësisë” dhe “Kosova varrosë Presidentin, perëndimi kërkon unitet”. Duke lavdwruar qasjen e tij për zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës, gazetarët botëror, Presidenti Rugova i kanë dhënë epitetin e Gandit të Ballkanit. Rrjeti televiziv amerikan CNN, përkujton se kryetari Rugova përveç kontributit të tij për pavarësinë e vendit, ishte lider i moderuar duke dhënë kontribut të madh edhe në evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar. Associated Press, konsideron se asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk është respektuar dhe nderuar sa Rugova. Mediat ballkanike në përgjithësi mendojnë se një njeri si Rugova tani nuk shihet në skenën politike kosovare duke e konsideruar të vështirë krijimin e unitetit në mes të partive politike në Kosovë. 67 televizione nga mbarë bota kanë marrë sinjalin televiziv nga Kosova për të transmetuar pamje nga ceremonia e varrimit të Presidentit të Kosovës Dr Ibrahim Rugova.

Përcjellja. (foto: Alban Ramadani)

Rugova - njeriu i rezistencës dhe i paqes Nga Shlomo Avinier, Izrael Ibrahim Rugova, për shumë vite udhëheqës i shqiptarëve të Kosovës dhe, që nga viti 2002 edhe president i zgjedhur i Kosovës nën protektoratin e përkohshëm të OKB-së, është krahasuar me Nelson Mandelën dhe në insistimin e tij që shqiptarët e Kosovës do të arrijnë çlirimin vetëm përmes mjeteve paqësore. Ushtria Çlirimtare e Kosovës militante, dhe nganjëherë terroriste, mendonte ndryshe, por përfundimisht politika e Rugovës mbizotëroi dhe i fitoi popullit të tij bashkëndjenjën dhe përkrahjen ndërkombëtare në vitet e serta të represionit serb nën Sllobodan Millosheviçin. Fizikisht, ai ishte pikërisht e kundërta e asaj që mund të pritet të jetë një luftëtar shqiptar i lirisë. Rugova dukej paksa si të ishte intelektual hebre nga Varshava e kohës mes dy luftërave - gojëmbël, me sy të pikëlluar dhe të mençur, me zërin që nuk e ngrinte kurrë. I diplomuar në Sorbonë dhe profesor i letërsisë shqiptare në Prishtinë, ai sigurisht dukej si profesor, me sytë e mëdhenj e të rëndë, rroba që nuk i përshtateshin dhe një shall leshi që u bë simbol i tij. E megjithatë, ishte ky intelektual në dukje i butë, ai që arriti sukses në mbajtjen e kontrollit të popullit të tij. E takova Rugovën për herë të parë

Përcjellja. (foto: Alban Ramadani)

«

Populli i tij - dhe bota - duhet t'i falënderohen Ibrahim Rugovës për këtë, në butësinë e tij kishte çelik. »

më 1990 në Cavtat, afër Dubrovnikut, kur Instituti Kombëtar Demokratik, me seli në Uashington, bëri njërën nga përpjekjet e fundit për të sjellë bashkë politikanët, shkrimtarët dhe intelektualët nga grupet e ndryshme etnike në Jugosllavinë që asokohe shpërbëhej me shpejtësi. U largova nga konferenca i bindur se treni tashmë ishte larguar nga stacioni dhe se grupet e ndryshme po shkonin secili në drejtimin e vet - dhe të përkushtuar që këtë ta bënin me dhunë. Megjithatë, duke i dëgjuar zërat e ashpër të serbëve dhe të kroatëve, isha i befasuar nga butësia e Rugovës: ja ku ishte një udhëheqës i një grupi që është viktimizuar më shumë se të tjerët - e megjithatë aty nuk kishte aspak hidhërim, asnjë sharje, aspak urrejtje. Rugova po ashtu kishte arsye të mjaftueshme personale për të mos falur: edhe babai edhe gjyshi i tij ishin vrarë nga komunistët e Titos në konfliktet civile pas vitit 1945. Me të dëgjuar se unë isha nga Izraeli, ai donte të dinte se si e mbante Izraeli sistemin demokratik në kushtet e luftës dhe rrethimit; ai ishte po ashtu i impresionuar nga historia e vendit në kombndërtim, nga shkrirja së bashku e grupeve ndryshme në një komb-shtet. Ai më dha një libër që e kishte shkruar (në shqip) rreth një filozofi shqiptar të shekullit të 17-të, Pjetër

Bodgani, i cili kishte shkruar një traktat në latinisht të quajtur Cuneus Prophetarum ("Çeta e Profetëve"), dhe ma theksoi kapitullin për Zoharin dhe kabalistin Sephirot. Më pas ai shkroi, në frëngjishte, një përkushtim shpirtmirë personal për mua, duke e përfunduar atë me: "Kombet tona kanë fat të njëjtë historik". Kur e vizitova atë kah mesi i viteve ‘90 në shtëpinë e tij në Prishtinë, ai më dhuroi një mineral të rrallë, të nxjerrë, siç e shpjegoi, nga "malet tona". Kur grupet e tjera në ish-Jugosllavi po e përdornin dhunën për të formësuar shtetet e tyre kombëtare, Rugova e udhëhoqi popullin e tij në një bojkot paqësor të të gjitha institucioneve jugosllave. Në baza vullnetare, dhe i ndihmuar nga kontributet prej diasporës kosovare, Rugova e udhëhoqi popullin e tij në krijimin e institucioneve të shtetit-në-ndërtim: një kuvend jozyrtar i zgjedhur, një sistem vullnetar i tatimit, shkolla në shqip, një rrjet spitalesh dhe klinikash. Shembulli i Yishuvit hebre në Palestinë ishte pjesë e inspirimit të tij. Vullneti i Shteteve të Bashkuara dhe i të tjerëve që më 1999 të intervenojnë ushtarakisht në emër të shqiptarëve të Kosovës dhe të parandalojnë spastrimin etnik dhe politikat pothuaj gjenocide të Millosheviçit, ia ka borxh shumë mënyrës se si Rugova ishte në gjendje të prezantojë rastin

e tij para demokracive perëndimore. Në këtë, Rugova po ashtu ndihmoi në vënien e një standardi për justifikimin e intervenimeve humanitare. Pas çlirimit nga sundimi serb, Rugova insistoi në pavarësi në bazë të vetëvendosjes. Ai i respektoi lidhjet historike serbe me Kosovën, por megjithatë ishte liria njerëzore, jo pretendimet territoriale, që ishin prioritare në mendjen e tij: me kohë, ai arriti sukses në bindjen e shumicës në bashkësinë ndërkombëtare se kosovarët - që janë më shumë se 90% në këtë rajon - e meritojnë vendin e tyre nën diell. Duke reflektuar rreth këtij personi të pazakonshëm, patriotik dhe jo të dhunshëm, njeriu nuk mund të përmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do të ishte skena jonë në Lindjen e Mesme po të kishin palestinezët një lider si ai. Rruga e Kosovës drejt pavarësisë ende është e shtruar me gurë, por - me disa përjashtime të pakëndshme - ajo nuk ka qenë e hapur me terrorizëm, dhunë dhe bombahedhës vetëvrasës. Populli i tij - dhe bota - duhet t'i falënderohen Ibrahim Rugovës për këtë, në butësinë e tij kishte çelik. (Autori është profesor i Shkencave Politike në Universiteetin hebraik të Jerusalemit. Ky vështrim është botuar në të përditshmen më të madhe izraelite "Ha'aaretz")

13

E premte, 27 janar 2006

Speciale Bashkatdhetarët tanë nuk punuan në ditën e varrimit të Presidentit Rugova

Shefat e punës mirëkuptuan shqiptarët Dr. Rugova është dhe do të mbetet gjithmonë sinonim i pavarësisë së Kosovës

Bob Hand.

Rugova ishte model në politikë

Bob Hand, njeriu që u takua shumë herë me Presidentin Rugova Në këto ditë zie kombëtare në Kosovë, çdo njeri, nga personalitetet më të larta deri tek njerëzit e thjeshtë, po e cilësojnë presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, si njeriun e paqes. Bob Hand, këshilltar në Komisionin Helsinki të Kongresit Amerikan është takuar shumë herë me presidentin Rugova, si zyrtarisht dhe privatisht. Edhe për të, zoti Rugova është simboli i paqes. “Zëri i Amerikës”: Zoti Hand, Dr. Rugova ka qenë udhëheqës i Kosovës për një kohë shumë të gjatë dhe me dinjitetin e maturinë e tij ai ka gëzuar respektin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Cila është trashëgimia e tij? Bob Hand: Mendoj se trashëgimia e tij kryesore për Kosovën, dhe këtë po e shikojmë në mesazhet e ngushëllimet, që po merr populli i Kosovës si dhe familja e miqtë e tij, është se ai ishte njeriu i paqes, ai mbështeste pavarësinë e Kosovës dhe e shikonte arritjen e saj nëpërmjet mjeteve të padhunshme dhe pikërisht kjo do të jetë trashëgimia e tij. Shpresoj që trashëgimia e tij të mbetet e gjallë, që njerëzit të shikojnë arritjet e tij, të reflektojnë mbi këto arritje dhe të përpiqen të gjejnë në të ardhmen mënyra paqësore për të çuar përpara çështjen e tyre cilado qoftë ajo. “Zëri i Amerikës”: Dr. Rugova ndërroi jetë në një moment tepër kritik për

Kosovën. Sot në Vjenë do të kishin filluar bisedimet e para midis Prishtinës dhe Beogradit. Ato natyrisht u shtynë për më vonë. Si do të ndikojë mungesa e zotit Rugova në arenën politike në Kosovë? Bob Hand: Mendoj se deri diku është një gjë e mirë që bisedimet u shtynë. Do të kishte qenë më e vështirë sikur presidenti Rugova të kishte ndërruar jetë pas fillimit të bisedimeve, pasi të ishin shprehur qëndrimet e të dy palëve, të ishin bërë kompromise, dhe pastaj gjërat të rishqyrtoheshin pas një ndryshimi aq të madh. Vdekja e zotit Rugova do të shkaktojë një farë vonese, së pari do të mbahet zia kombëtare, pastaj do të ketë negociata mes partive të ndryshme politike në Kosovë për të përcaktuar pasardhësin e tij dhe se si vdekja e tij ndryshon qëndrimet politike. Shpresoj që trashëgimia e tij të mbetet e gjallë, por kjo do të varet nga pasardhësi i zotit Rugova dhe lojtarët e tjerë në arenën politike të Kosovës. Ndërkohë, nga ana e Beogradit mund të ketë një farë testimi për të parë se çfarë ndryshimesh mund të ndodhin. Dhe natyrisht që në një gjendje të tillë pasigurie mund të ndodhin gjëra spontane dhe normalisht kjo më shqetëson më shumë sepse diçka e papritur mund të ndryshojë të gjithë pasqyrën politike në Kosovë. Kjo më shqetëson, por me këtë nuk dua të them se në arenën politike të Kosovës parashikoj ndryshime drastike. Pa dyshim, në qoftë se trashëgimia e zotit Rugova mbështetet nga partitë politike të Kosovës, kjo do ta bënte më të lehtë procesin e bisedimeve mbi statusin e Kosovës. “Zëri i Amerikës”: Zoti Hand, Dr. Rugova vuante nga një sëmundje e rëndë dhe megjithëse diagnostikimi i tij nuk erdhi deri në shtator të vitit të kaluar, vdekja e tij pritej. Ndërkohë, ngushëllimet po vërshojnë nga e gjithë bota, duke filluar nga presidenti Bush, sekretarja e shtetit Rice, e shumë personalitete të tjera. A ka vend që komuniteti ndërkombëtar të jetë i shqetësuar për të ardhmen e Kosovës?

Bob Han nd: Pa dyshim që ekziston shqetësim sepse ekziston pasiguri, dhe kurdoherë që ka pasiguri, ekziston mundësia që një individ apo një grup të shkaktojë probleme. Megjithatë mendoj se edhe nëse zoti Rugova do të ishte gjallë dhe aktiv, në Kosovë ka mjaft tensione, pikëpamjet rreth të ardhmes së saj janë kaq të polarizuara sa që komuniteti ndërkombëtar ishte dhe vazhdon të jetë shumë i shqetësuar. Duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet në Kosovë, shqetësimi nuk mendoj se është shtuar. Unë vetë për shembull isha shumë i shqetësuar rreth Kosovës para një viti, para se të mësonim rreth sëmundjes së Dr. Rugovës. Shpresoj që udhëheqësit politikë të Kosovës, disa prej të cilëve janë shumë të talentuar, inteligjentë dhe të arsyeshëm, do të tregojnë mençurinë për t’u përpjekur të vazhdojnë kursin që kanë ndjekur deri tani. Asgjë nuk do ta ndihmonte më shumë Kosovën në bisedimet mbi të ardhmen e saj se sa përmirësimi konkret i gjendjes në terren, si respektimi i të drejtave të pakicave, liria e lëvizjes dhe respektimi i shtetit ligjor.

PRISHTINË, 26 JANAR - Sot pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve tanë në Gjermani pothuajse nuk punuan fare. Që herët me punëdhënësit e tyre u pajtuan që këtë ditë ta rezervojnë për të qenë pranë ekraneve televizive, përmes të cilave ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë të varrimit të Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. U mblodhën familjet, shokët, miqtë e farefisi në shtëpi banimi e në lokalet e klubeve e asociacioneve shqiptare dhe ndoqën së bashku këtë ngjarje që i pikëlloi të gjithë. Me zemra të thyera e me lot në sy, iu bashkëngjiten kështu bashkatdhetarët tanë në Gjermani, nderimeve që iu bënë në kryeqytetin e Kosovës kryetarit të parë të Kosovës, mjeshtrit të letrave shqipe, politikanit dhe luftëtarit konsekuent për pavarësinë e Kosovës. I shprehnin njëri tjetrit ngushëllime për humbjen e njeriut të dashur, të respektuar nga bashkësia botërore por dhe njëkohësisht shprehnin krenarinë dhe trimëroheshin për faktin se në Prishtinë, në këtë ditë të pikëllimit e zemrave të lënduara, u tubuan qindra delegacione e burrështetas të niveleve më të larta shtetërore e ndërkombëtare për të nderuar Kryetarin Rugova. Gjithkush, mbante shpresën se edhe në këtë rast u manifestua një mbështetje e fuqishme për rrugën e sigurt të Kosovës së pavarur nga nivelet e ndryshme të vendosjes. Natyrisht u forcua kështu besimi për unitetin e vendosur dhe pathyeshmërinë e subjekteve politike shqiptare për të vazhduar me këmbëngulësi rrugën për pavarësi e inkuadrim të Kosovës në familjen e madhe Evropiane dhe strukturat verioantlantike. Adem Dodolli, tha se Dr. Rugova është dhe do të mbetet gjithmonë sinonim i pavarësisë së Kosovës. Ai ka ditur me mençuri të sublimeje kërkesën e popullit për Kosovën sovrane të cilës ia kushtoi tërë jetën. Edhe në ditën e fundit, pra në ditën e varrimit të tij, e luajti rolin e madh sepse në Prishtinë në nderim të tij dhe veprimtarisë e përkushtueshmërisë për çështjen madhore të Kosovës, u tubuan politikan e diplomat nga gjithë bota, fjala e të cilëve

çmohet dhe respektohet për ardhmërinë e Kosovës. Ardhja e tyre në Prishtinë ishte shenjë e shprehjes së ngushëllimit të sinqertë popullit të Kosovës por edhe porosi shpresëdhënëse për zgjidhjen e afërt të statusit final të Kosovës të cilit iu përkushtua Dr. Ibrahim Rugova". Ndwrksq, Mark Kristaj, tha: "Edhe pse jemi me zemra të lënduara dhe të pikëlluar për vdekjen e Kryetarit Rugova, jemi krenar që në këtë ditë, sa pamë përmes ekraneve televizive, në Kosovë u dëshmua një organizim i nivelit më të lartë shtetëror ku çdo gjë funksiononte e programuar dhe me seriozitetin më të madh. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, shërbimi policor, njerëzit e tubuar, protokolli dhe të gjitha të tjerat ishin në nivelin më të lartë. U dëshmua se në Kosovë veprojnë ligjet kurse njerëzit e Kosovës edhe në ditët më të vështira si kjo dinë të organizohen dhe tregojnë botës se kosovarët i përkasin popujve tejet të civilizuar e me kulturë të lartë. Ndërkaq, Dr. Ibrahim Rugova, mbetet përgjithmonë në zemrat e njerëzve të civilizuar të cilët do të shpijnë përpara përcaktimet për Kosovën e pavarur". Nuridin Gashi tha se Presidenti Rugova ishte një si profet dhe me urtësinë e mençurinë e tij luajti rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Ai do të mbetet i njohur si Gandi i madh i Kosovës. Ndërkaq, ceremonia e varrimit të tij është dëshmi e funksionimit të mirëfilltë të institucioneve shtetërore. A nuk ishte ky, edhe pse mortor, edhe më shumë se manifestim i sendërtimit të standardeve për Kosovën. Botës, e veçmas atyre që ishin të pranishëm, iu është më se e çartë se Kosova, njerëzit e saj të civilizuar, e meritojnë pavarësinë e plotë, për të cilën Kryetari Rugova u angazhua deri në ditën e fundit të jetës". Në Gjermani, që nga kumtimi i lajmit të hidhur për vdekjen e Dr. Ibrahim Rugova, u organizuan një serë tubimesh komemorative nga bashkatdhetarët në qytete të ndryshme, në klube e shoqata shqiptare. Tubime në shenjë të përkujtimit të Kryetarit Rugova dhe nderimit të angazhimit të tij, sakrificës dhe veprës madhore për Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj, paralajmërohet se do të organizohen edhe ditëve të ardhshme në shumë mjedise e qytete ku jetojnë bashkatdhetarët tanë./ IP

“Zëri i Amerikës”: Ju përmendët disa vështirësi me të cilat përballet Kosova. Nëse do të identifikonit sfidën më të madhe me të cilën përballet sot Kosova, udhëheqësit dhe populli i saj, cila është ajo? Bob Hand: Mendoj se sfida më e madhe pas vdekjes së zotit Rugova do të jetë përcaktimi i udhëheqësit të ri të Kosovës. Nuk mendoj se është e qartë se ndonjë prej politikanëve të Kosovës, pavarësisht se sa të talentuar mund të jenë ata, të jetë në gjendje të arrijnë bashkimin që arriti presidenti Ibrahim Rugova. Ai i organizoi shqiptarët në lëvizjen kundër sundimit serb të luftonin për aspiratat e tyre në mënyrë paqësore. Nuk jam i sigurtë nëse ndonjë politikan tjetër i Kosovës mund të zërë vendin e zotit Rugova. Dikush do të jetë presidenti i Kosovës dhe ai duhet të mos jetë figurë polarizuese, por të ketë aftësinë ta bashkojë popullin në këtë periudhë të vështirë.

Një njeri mban foton e Presidentit rogova gjat parakalimit të funeralit. (foto: Alban Ramadani)

14

E premte, 27 janar 2006

Speciale Dekorata të ndara nga Presidenti Rugova

Ai nuk i harronte miqtë "Kosovës i kam kushtuar shumë kohë duke menduar se si ta ndihmoja. Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në akademinë e sotme solemne njoftoi se me rastin e këtij pesë-vjetori të çlirimit të Kosovës ka vendosur të dekorojë me "Medaljen e Artë të Lirisë" burrë shtetesh dhe personalitete të njohura të botës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe për ndërtimin e lirë të Kosovës. Në tekstin e Dekretit presidencial thuhet: "Në pesë-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë, 12 qershorit, Ditës së Lirisë së Kosovës, në bazë të fuqive kushtetuese të Presidentit të Kosovës me Dekret të veçantë kam vendosur të dekoroj me "Medaljen e Artë të Lirisë" shefa të shteteve, të qeverive, senatorë, kongresmenë, deputetë, ushtarakë, ministra, personalitete të Amerikës e të Evropës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin e tij në bashkësinë e kombeve të lira të botës".

Me "Medaljen e Artë të Lirisë" dekorohen: I. SHBA 1. Presidenti Ronald Reagan 2. Presidenti George Bush, Plaku 3. Presidenti Bill Clinton 4. Presidenti George Bush, i Riu 5. Senatori Bob Dole 6. Senatorja Hillary Clinton 7. Sekretarja e shttetit Madeleine Albright 8. Sekretari i Shtetit James Baker 9. Gjenerali Wesley Clark 10. Ambasadorri William Walker 11. Kongresmeni Eliot Engel 12. Kongresmenja Sue Kelly 13. Kongresmeni Benjamin Gilllman 14. Kongresmeni Tom Lantos II. BRITANI E MADHE 15. Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II 16. Kryeministri Tony Blair 17. Ministri Robin Cook 18. Lordi George Robertson 19. Gjenerali Michael Jackson 20. Komisioneri evropian Chris Patten III. FRANCË 21. Presidenti Jacques Chirac 22. Ministrii Alain Jupeé 23. Minstri Hubert Vedrine 24. Ministri Bernard Kouchner 25. Eurodeputetja Nicole Fontaaine IV. GJERMANI 26. Kancelari Helmut Kohl 27. Kancelari Gerhard Schröder 28. Ministri Klaus Kinkel 29. Ministrri Joschka Fischer 30. Ministri Rudolph Scharping 31. Eurodeputetja Doris Pack V. ITALI 32. Presidenti Oscar Luigi Scalfaro 33. Presidenti Carlo Azeglio Ciampi 34. Kryeministri Masimo D’Alema 35. Kryeministri Silvio Berlusconi VI. SPANJË 36. Lartmadhëria e Tij Juan Carlos II 37. Kryeministri Jose Maria Aznar 38. Shefi i diplomacisë evropiane Javier M. Solana

VII. AUSTRI 39. Presidenti Thomas Klestil 40. Presidenti Heinz Fischeer 41. Ministri Alois Mock 42. Eurodeputeti Otto Von Habsburg VIII. SUEDI 43. Ministrja Anna Lindh IX. ZVICËR 44. Ministrii Flavio Cotti 45. Ministri Joseph Deiss X.VATIKAN 46. Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II i dhurohet "Medalja e Artë e Lirisë" XI. OKB 47. Sekretari i OKB-së Kofi Anan XII. INSTITUCIONET 48. Kongresi i SHBA 49. Parlamenti Evropian 50. Komanda e NATO-s B Bruxelles 51. Komanda e NATO/KFOR-it në Kosovë

K RO N O L O G J I Në raste të veçanta Presidenti Rugova dekoroi njerëzit që bënë shumë për Kosovën Prishtinë, 5 korrik - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në një solmnitet rasti, sot i dorëzoi ish sekretares amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilën e ka dekoruar më 12 qershor 2004, në 5-vjetorin e Ditës së Lirisë të Kosovës. Presidenti Rugova zhvilloi edhe një takim me zonjën Ollbrajt ku bisedoi për gjendjen aktuale në Kosovë. Presidenti Rugova pasi shprehu kënaqësinë për takimin me zonjën Ollbrajt, e çmoi si mike të madhe të Kosovës dhe të popullit tonë. Duke e falënderuar që sot ndodhet në vendin tonë dhe që ka gjetur kohë të jetë këtu, Presidenti tha se ajo "gjithmonë është e dashur dhe e respektuar". Ndërkaq, duke folur për takimin, Presidenti Rugova tha se me zonjën Ollbrajt ka biseduar për progresin e Kosovës dhe se e ka njohur me arritjet që janë bërë, për gjendjen e mirë të sigurisë, stabilitetin e përgjithshëm. "Po punojmë në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme që të hapen bisedat për të ardhmen; punët që i kemi t'i kryejmë dhe natyrisht për të ardhmen, për pavarësinë", u shpreh Presidenti Rugova, duke insistuar që të njihet sa më shpejt pavarësia nga SHBA-të BE-ja, po sidomos nga SHBA-të. Pavarësia, tha ai, do të hapte perspektiva të reja për të ardhmen e Kosovës, për popullatën e saj të re, duke u angazhuar për një mbrojtje dhe siguri të minoriteteve dhe të grupeve etnike. "Kemi bërë një progres, por duhet të punojmë më shumë, po me pavarësinë do të bënim edhe më shumë. Unë punoj për këtë çështje, sikur edhe qeveria e grupet politike". Në fund duke i shprehur një falënderim të madh ish-sekretares së Shtetit për të gjitha ato që ka bërë për Kosovën, për lirinë e Kosovës, Presidenti tha se pret përkrahjen dhe ndihmën e mëtejshme të zonjës Ollbrajt në këtë fazë të rëndësishme për Kosovën: "Jeni një mike e madhe e Kosovës. Unë kam miqësi permanente me SHBA-të", tha Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova. Zonja shprehu kënaqësinë e madhe që sot ndodhet në Kosovë. "Kosovës i kam kushtuar shumë ko-

hë duke menduar se si ta ndihmoja. Shumë shpesh jam ndjerë edhe e shqetësuar për të. Prandaj sot jam shumë e kënaqur që jam këtu, pikërisht këtë vit që është vendimtar për Kosovën", u shpreh pas takimit zonja Medllin Ollbrajt.

Presidenti Rugova i dorëzoi Dioguardit Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit Prishtinë, 6 korrik - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot ish kongresistin amerikan Xhozef Dioguardi (Joseph DioGuardi) dhe aktualisht kryetar i Ligës Qytetare Shqiptare- Amerikane. Me një një ceremoni rasti, Presidenti Rugova i dorëzoi zotit Dioguardi Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, me të cilën e ka dekoruar në 125- vjetorin e Lidhjes së Prizrenit më 2003. "Nga Presidenti i Kosovës dekorohet me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, kongresisti DioGuardi, për kontributin e dhënë në mbrojtjen dhe afirmimin e çështjes së Kosovës sa u përket shqiptarëve në Kongresin amerikan dhe në Amerikë në fund të viteve të 80 ta dhe në përkrahjen e Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri dhe pavarësi". Presidenti Rugova dekoroi admiralin Xhonson me "Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit" Prishtinë, 24 shtator - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, rezidencën e tij e dekoroi admiralin Gregori Xhonson me "Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizerenit" për meritat e tij për sigurinë dhe për përkrahjen e Kosovës. Presidenti Rugova ka dekoruar gjeneralin Kamerhof me Medaljen Artë për shërbime ushtarake në Kosovë Prishtinë, 30 gusht - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova priti sot në një vizitë lamtumirëse komandantin e KFOR-it gjeneralin gjerman Holger Kamerhof shprehu mirënjohje komandantit të KFOR-it. Presidenti Rugova bëri të ditur se me një dekret të veçantë e ka dekoruar gjeneralin Holger Kamerhof me Medaljen e Artë për shërbime ushtarake në Kosovë dhe për Kosovën, dorëzimi i së cilës do të bëhet në një ceremoni që organizohet pasnesër.

Dekorimet për personalitete shqiptare Prishtinë, 26 nëntor - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë e dekoron me Urdhërin e Artë "Hero i Kosovës" Adem Jasharin, Komandant i UÇK-së, për meritat e Tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, Kosovës. Presidenti Rugova me dekret të veçantë ka vendosur t'i dekorojë me Medaljen e Artë të Pavarësisë Latif Berishën, Agim Hajrizin dhe Bajram Kelmendin me të bijtë e tij, Kastriotin e Kushtrimin, në gjashtëvjetorin e rënies së tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dekoratë për burrat e shquar Prishtinë, 26 nëntor - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë i dekoron me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës: Isa Boletinin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Bajram Currin dhe Luigj Gurakuqin, për meritat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve. Presidenti Rugova dekoron Enver Hadrin me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës" Prishtinë, 4 prill - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e ka dekoruar me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës" veprimtarin Enver Hadri, në 15-vjetorin e vrasjes, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dorëzimi i dekoratës do të bëhet në një ceremoni të veçantë. Me këtë dekret të dekorimit, Presidenti Rugova e njoftoi familjen e Enver Hadrit – zonjën Ajshe Hadri, të birin Renoir Hadri, dhe motrën Nediha Hadri-Grapci – gjatë pritjes që organizoi sot në rezidencën e tij. Presidenti Rugova dekoron Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën me Urdhrin e Artë Hero i Kosovës Prishtinë, 17 janar - Presidenti Ibrahim Rugova dekoron Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën me Urdhrin e Artë Hero i Kosovës. Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me Dekret të veçantë ka vendosur të dekorojë me Urdhrin e Artë Hero i Kosovës: Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërval-

lën, për meritat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Rugova dekoron me Medalje të Artë të gjithë delegatët që shpallën Deklaratën Kushtetuese më 2 Korrik 1990 Prishtinë, 2 korrik - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova priti sot një grup delegatësh të Kuvendit të dikurshëm të Kosovës, të cilët më 2 korrik të vitit 1990 shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës dhe u uroi këtë datë të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës. Me këtë rast Presidenti Rugova bëri të ditur se në 14-vjetorin e 2 Korrikut, Ditës së pavarësisë, dekoroi me Medalje të Artë të Pavarësisë së Kosovës të gjithë delegatët që shpallën Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 2 korrik 1990, Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 dhe që shpallën Referendumin për pavarësinë e Republikës së Kosovës në shtator të viti 1991, si dhe shpallën zgjedhjet e para parlamentare në maj të vitit 1992. Presidenti Rugova theksoi se Medalja e Artë e Pavarësisë u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Rugova e nderoi me "Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit", profesor Bujar Hoxhën Prishtinë, 22 tetor - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e nderoi sot me "Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit", profesor Bujar Hoxhën, djalin e Kadri Hoxhë Prishtinës, një ndër figurat më të shquara kombëtare të historisë sonë. Presidenti Rugova e ka dekoruar prof. Bujar Hoxhën në vitin 2003, në 125-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Në motivacionin e dekorimit të profesorit të nderuar, Presidenti Rugova thekson se kjo dekoratë Bujar Hoxhës i jepet për kontributin e dhënë në studimet e historisë shqiptare, në fushën e arsimit universitar dhe për përkrahjen e Lëvizjes Demokratike të Kosovës për Liri e Pavarësi në vitet '90. (Në këtë përmbledhje nuk janë përfshirë të gjitha dekoratat që ka ndarë Presidenti Rugova)

15

E premte, 27 janar 2006

Speciale

Shqiptarët përherë kanë qenë proamerikan Kongresmeni amerikan në Kishën Katolike në Prsihtinë shprehu ngushëllime për vdekjen e Ibrahim Rugovës dhe Imzot Mark Sopin Vilson CULAJ Albert MARJAKAJ Eliot Engel u shpreh: Jam I kënaqur që jam në Kosovë. Kam ardhur posaçërisht të shpreh ngushëllimet e mija me rastin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova dhe për Imzot Mark Është gjë fatkeqe që këta dy burra kanë ndërruar jetë brënda dhjetë ditëve. Ne e ndjejmë thellë mungesën e tyre. Mbaj mend kur Imzot Mark Sopi erdhi në

SHBA për të dëshmuar për çështjen e Kosovës. Është për admirim tha zotëri Engel se nuk ka popull më pro-amerikan se populli i Kosovës. Për këtë u jemi mirënjohës dhe ju mbështesim. Këtë miqësi - kosovaro-amerikane ne e përkrahim. Shumë njerëzve fjalët e Imzot Mark Sopit u kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme, prandaj në shenjë respekti ndaj tij u ngushëlloj. Mysafirët nga SHBA-ja i përshën-

deti famullitari i Kishës së Shën Ndout në Prishtinë don Nosh Gjolaj dhe i falënderoj për angazhimin e tyre që bëjnë për Kosovën në Amerikë dhe më gjerë. Në veçanti mysafirët i falënderoj për ngushëllime me rastin e kalimitr në amshim të kryetarit tonë të nderuar dr. Ibrahim Rugova. Me këtë rast don Nosh Gjolaj tha se populli ynë shpesh ka pasur vdekje gjatë janarëve të lavdishëm. Në janar ka ndërruar jetë i madhi Gjergj Kastioiti

ynë, edhe shumë personalitete të mëdha. Mbi të gjitha na ka tronditur vdekja e presidentit tonë Ibrahim Rugova, por edhe e Imzot Mark Sopi. Por ,mbesim me shpresë se idetë e tyre kanë mbetur brum e tharm I trashegimisë sonë që do të na ndihmojë edhe në të ardhmen . Idete e tyre kanë dëshmuar se ne jemi popull që e duam jetën , dhe dime te jetojmë e t’i respektojmë edhe të tjerët. Kam pasur fatin që në të kalu-

arën së bashku me Ipeshkvin e ndjerë Nikë Prela t’i bëjmë vizitë disa here . Ishin miq të vertet nder veti . Presidenti Rugova nuk dinte te fliste keq per askend , e donte bashkjetesen brenda njeriut shqiptar por edhe me popujt e tjerë , I tillë ishte edhe Mark Sopi. Në emër të keshillit shqipatroamerikan folën edhe Franë Shkreli, Hari Bajraktari, Musli Mulosmanaj, Rrustem Geci, Din Hoti, Ali Musa , Emin Krasnqi e të tjerë.

16

E premte, 27 janar 2006

Speciale

Goldberg: Vizioni i Rugovës ishte i lidhur me statusit përfundimtar jetë presidenti tjetër), procesi do të ndihmohet nga ajo zgjedhje. Procesi i negociatave për statusin përfundimtar do të vazhdojë nga grupi i unitetit, nga grupi negociator që ngriti presidenti Rugova si një nga veprimet e tij të fundit si president dhe të cilin e udhëhoqi aq mirë. Ky proces do të vazhdojë, sepse është në interes të të gjithë njerëzve këtu dhe sepse do të nderojë kujtimin e tij sepse kjo është ajo që ishte më e rëndësishme për të, e ardhmja e Kosovës. Kjo do të thotë se duhet të jetë një grup uniteti, njerëzit duhet të bëhen bashkë dhe shpresoj se vdekja e presidentit Rugova do të ndihmojë dhe do ta bëjë më solid këtë unitet edhe pse ai nuk është këtu për të ndihmuar, për ta udhëhequr.

Intervistë e ambasadorit amerikan Filip Golberg dhënë “Zërit të Amerikës” Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës tha se Kosova pa presidentin Rugova është një Kosovë e ndryshme, politikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, por njerëzit këtu do ta respektojnë shumë trashëgiminë e tij dhe do të shkojnë përpara me idetë që u la ai. “Zëri i Amerikës”: Zoti Goldberg, presidenti Rugova ishte mik i Shteteve të Bashkuara dhe ju e ken ni mbështetur aq shumë. Cili është boshllëku që la ai në Kosovë me vdekjen e tij? Goldberg: Presidenti Rugova ishte simbol i Kosovës në gjithë botën, ishte edhe simbol në Kosovë, mund ta shohësh këtë nga grupet e shumta të njerëzve që kalojnë para trupit të tij, në ndërtesën e Parlamentit. Ata po e bëjnë këtë me dinjitet dhe respekt shumë të madh dhe dashuri shumë të madhe. Është një pjesëmarrje e jashtëzakonshme. Mendoj se Kosova pa presidentin Rugova është një Kosovë e ndryshme, politikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, por njerëzit këtu do ta respektojnë shumë trashëgiminë e tij dhe do të shkojnë përpara me idetë që u la ai. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. “Zërii i Amerikës”: Zoti Rugova mbante tri pozita shumë të rëndësishme. Ishte kryesues i grupit negociator, president i Kosovës dhe udhëheqës i partisë më të madhe në vend, Lidhjes Demokratike. Si meendoni se do të plotësohen këto vende, veçanërisht kryesuesi i grupit negociator dhe i presidentit?? Goldberg: Pa dashur të diskutoj shumë për politikën sepse kjo është kohë zie kur duam thjeshtë t’i bëjmë nderimet presidentit Rugova dhe

familjes së tij, mund të them se vizioni i tij për të ardhmen ishte shumë i lidhur me procesin e statusit përfundimtar. Dhe çdo gjë që do të bëhet në periudhën që pason, duhet marrë parasysh procesin e statusit përfundimtar, jo

vetëm për të mirën e të gjithë popullit të Kosovës, por edhe në kujtim të presidentit Rugova. Kjo do të thotë se kushdo që do të bëhet president i Kosovës, (dhe tani nuk ka president, do të duhet të vendoset se cili do të

“Zëri i Amerikës”: A prisni negociata shumë të vështira apo të vështira për këto dy pozita, atë të kryesuesit të grupit negociator dhe të presidentit? Goldberg: Nuk dua të flas për politikë për momentin, por ajo që mendoj është se kryesuesi i grupit negociator, siç u ngrit nga presidenti Rugova, është presidenti i Kosovës. Nuk ka president të Kosovës, dhe mendoj se do të ishte shumë mirë nëse pas zisë zyrtare, fillon procesi për të zgjedhur një president të ri, sepse është shumë e rëndësishme, për të ardhmen dhe kujtimin e dr. Rugovës. Ai luajti një rol unik, ai është i pazëvendësueshëm në kaq shumë mënyra, si udhëheqës, si simbol dhe si një figurë e madhe për botën dhe popullin e Kosovës. Por ajo që mund të bëhet është që kujtimi i tij të nderohet duke e çuar këtë proces përpara, në të cilin ai besonte kaq shumë. Kjo mund të bëhet përmes zgjedhjes së një personi konsensual, dikush që do t’i bashkojë njerëzit, veçanërisht në atë grup negociator, në mënyrë që të mbahet takimi i Vjenës, procesi të shkojë përpara, në mënyrë që të mos humbet kohë, sepse mendoj se kjo do të ishte gjëja e fundit që do të kishte dashur presidenti Rugova.

Zbulohet planet i ngjashëm me Tokën Një grup ndërkombëtar astronautësh, anëtarë të PLANET/ RoboNet, OGLE and MOA, përmes një teknike moderne ka vërejtur një planet shumë të ngjashëm me Tokën. Planeti i posazbuluar gjindet në Rrugën e Qumështit, por në një sistem tjetër diellor, njëzet e pesë mi-

jë vite drite larg tonit. I emëruari OGLE-2005-BLG-390Lb në fjalë, peshon pesë herë më shumë se Toka. Ai ka sipërfaqe të ngurtë, të mbuluar me akullnaja të cilat janë krijuar për shkak të largësisë së madhe që ka nga ylli mëmë, një yll më i vogël dhe jo aq i nxehtë sa Dielli

ynë. Ky planet mendohet të ketë një shtresë të hollë atmosfere, por temperatura e ulët, diku -220 gradë Celzius e cila mbizotëron, na bën vështuirë të besojmë se në të ka ndonjë formë jete. Sidoqoftë, shpresat ekzistojnë gjithëherë, d he fundja, vështruar nga

një kënd tjetër, pyetjes ‘A ka jetë në planetin OGLE-2005-BLG-390Lb?’, nuk është turp nëse shkencëtarët nuk ia gjejnë përgjegjien, kur shohim sesa të vështirë kan t’i japin përgjegjie të njejtës pyetje, por që në fund mban emrin Mars. (Edon Muhaxheri)

Trashëgimi i shprësës Shqiptarët etnik po e vajtojnë vdekjen e Kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin gjithnjë e më zëshëm janë duke e quajtur “baba të kombit”, një epitet ky I merituar, të cilit I munfon një detaj I vogël : Kombi të cilit I’u dedikua Rugova, akoma nuk ka lindur. 61 vjeqari Rugova, ka vdekur të shtunën, vetëm disa ditë para ditës të cilën e kishin caktuar nga Kombet e Bashkuara për mbajtjen e bisedimeve të ndërmjetësuara në lidhje me fatin e Kosovës. Vdekja e tij le një zbrastësirë lidershipi në një moment crucial për historinë kosovare. Ndërsa në pyetje është ardhëmria e 2 milion kosovarëve, shumica e të cilëve shqiptar etnik të cilët janë të etur për pavarësi nga Serbia dhe Mali I Zi, union ky I cili zëvendësoi atë që kishte mbetur nga Jugosllavia e dikurshme. Ndërsa serbët e konsiderojnë Kosovën si djep të kulturës së tyre, si dhe I janë kundërvënë ndarjes nga unioni Serbi-Mali I Zi. Kosova është duke u administruar nga KB-ja, që nga përfundimi I sulmeve ajrore të vitit 1999 të ndërmara nga NATO, me qëllim të ndalimit të fushatës së pastrimit etnik që kishin ndërmarë forcat serbe, nën udhëheqjen e kryetarit të Jugosllavisë së atëhershme, Sllobodan Milloshevic. Profesori I dikurshëm I letërsisë, I njohur përmes shallit karakteristik të mëndafshit, syzave dhe pirjes konstante të duhanit, Rugova kishte imazhin e intelektualit, jo të një burrështetasi. Para se të zgjedhej si udhëheqës i9 Lidhjes zDemokratike të Kosovës në vitin 1989, ai ishte I njohur si Kyrtar I Shoqatës së Shkrimtarëve. Pacifisti I përjetshëm, Rugova, u bë zëri I parë entuziast për pavarësi. Ai udhëhoqi betejën jo të dhunshme kundër shtypjes dhe represionit të Milloshevicit, për të cilën gjë edhe fitoi epitetin “Gandhi Ballkanik”. Në vitin 2002, ai është zgjedhur kryetari I parë I Kosovës, post ky më tepër ceremonial. Ndërsa vitin e kaluar për herë të dytë fitoi këtë post. Gjatë shtyrjes së lehtë të Kosovës kah pavarësia, Rugova ishte ndeshur me rezistensën liderët e tjerë – shumica e të cilëve ish anëtar të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, të cilët ishin të mdenimit se pavarsia nuk fitohet pa ngritjen e armëve. Kritikët ndërkombëtar kanë thënë se pamundësia e Rugovës për mbajtur qeveritarët grindavec të bashkuar, kanë nxjerë në pah pyetjen e aftësisë së Kosovës për të vetëqeverisur. Këto brenga vetëmse janë shtuar pas vdekjes së Rugovës. Bisedimet e caktuara nga KB-ja për t’u mbajtur të mërkurën, janë shtyrë deri në shkurt. Tani për tani, kosovarët duket të jenë optimist për kombin e tyre të ri është I pasur përmbrenda. Gazetat locale kanë shkruar se “vdekja e Rugovës ka ardhur në vrapimin final drejt pavarësisë”. Nexhat Daci, kryetar I parlamentit, I cili është duke ushtruar detyrën e kryetarit, ka thënë se Kosova “ është e bindur për të ardhmen e saj, pasi që e ka trashëgim nga Rugova”. Edhe pse nuk jetoi për ta parë atë, Rugova njerëzve të tij u dha arsye për të shpresuar në pavarsinë e Kosovës, të arritur në mënyrë paqësore. Atyre që besuan në ëndrën e tij, u ka mbetur ta vazhdojnë ate në amër të Rugovës.

17

E premte, 27 janar 2006

Speciale

Vlerë e qëndrueshme dhe e përgjithshme kombëtare»

FAQE 18

Pavarësia e Kosovës e ka emrin dhe emblemën e presidentit Rugova»

FAQE 20

FOTO: ALBAN RAMADANI

www.iliriapost.net

Nismëtari i kritikës moderne letrare Letërsia shqiptare në vitet 70 të shekullit të njëzetë do të përballet me një prurje të veçantë të mendimit teorik e kritik. Një shkollë e re, një mendim i ri, një shkrim me vështrim ndryshe për letërsinë. Një ndër emrat më të shquar të këtyre studimeve letrare, pa dyshim se do të jetë Ibrahim Rugova, i shkolluar në Kosovë dhe i specializuar edhe në Francë, në fushën e teorive letrare. Mendimi kritik e teorik për letërsinë në Kosovë me pikëpamjet letrare të Ibrahim Rugovës dhe studiuesve të tjerë të këtij brezi do të shënojë një epokë të re, e cila do t’i ndjekë rrjedhat shkencore letrare evropiane. Studimet e Ibrahim Rugovës, i doktoruar në fushën e letërsisë dhe akademik në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të bëhen shembull i mendimit të ri shkencor për letërsinë shqiptare, trungu rreth të cilit do të ngrihen studiues të tjerë dhe

pasqyra e studimeve të krejt letërsisë shqiptare. Për dy dekada dr. Ibrahim Rugova do të jetë njëri ndër dijetarët më të mëdhenj shqiptarë të studimeve letrare, përkatësisht deri në fund të viteve tetëdhjeta kur angazhimin e tij intelektual e drejtoi në fushën e politikës.

Kritiku modern Muaj më parë e tërë vepra letrare, por edhe ajo politike e dr. Rugovës u botua në Prishtinë nga shtëpia botuese “Faik Konica”. “Ibrahim Rugova është kritik letrar e studiues letërsisë, që nuk iu largua krijimtarisë letrare. Në veprën e tij gjejmë një kritikë të argumentuar të një kritiku modern”, pat thënë në promovimin e këtyre librave, akademik Sabri Hamiti, i cili e quajti atëbotë letrarin dr. Rugova “njeriu meditant, njeriu militant”. Dr. Ibrahim Rugova njihet si brezi i 68-s në fushën e letër-

sisë shqipe në Kosovë, por jo vetëm të letërsisë, por edhe si njëri nga prijësit e kulturës shqiptare në Kosovë, e cila kishte nisur një fazë të gjallimit më të ndjeshëm. “Protagonist në të gjitha këto lëvizje kulturore e letrare… ishte Ibrahim Rugova me krijuesit e brezit të tij studentë, kryesisht të gjuhës e të letërsisë shqipe”, shkruan Sabri Hamiti, i cili vlerëson se Rugova i printe mendimit që të “hyhet sa më thellë në njohjen e trashëgimisë shpirtërore nacionale e në të njëjtën kohë të ketë një hapje ndaj kulturave të tjera perëndimore, sidomos të modernitetit të tyre”. “Ibrahim Rugova është një kritik modern që teorinë e ndërton si majë që del nga interpretimi i tekstit letrar, kurse vlerësimin e bën si një përqasje me universalitetin e krijimit letrar. Kjo e shpie nga qerthulli i letërsisë kombëtare në universumin e literaturave të tjera”, pat thënë

akademik Sabri Hamiti në promovimin e librave të dr. Rugovës.

Një ndër figurat e Rëndësishme të studimeve Letrare në albanistikë “Në më pak se dy dekada jetë të ngjeshur hulumtuese (Dr. Ibrahim Rugova) arriti të bëhej një ndër figurat e rëndësishme të studimeve letrare në albanistikë, në fushën e kritikës e të interpretimit letrar në përgjithësi në botën shqiptare”, pat shkruar akademik Rexhep Ismajli, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me rastin e botimit të kompletit të veprave të dr. Rugovës. Një vlerësim të tillë për veprën letrare të kritikut Rugova patën edhe albanologët shqiptarë në Tiranë kur kompleti i tij u promovua, në vjeshtën e vitit të kaluar, atje. “Rugova ndër-thur në vështrimet e tij bagazhin e dijeve teorike, të njohjeve të thelluara

albanistike me interesimet bashkëkohëse, ka vlerësuar akademik Ismajli. Në studimet e tij dr. Rugova ka formuar një formë të re studimit, një qasje deri në imtësi të veprës letrare, me aparaturë letrare e cila rrjedhimisht eliminonte animet subjective ndaj periudhash letrare apo autorësh të caktuar. “Ai thjesht ofronte një tjetër mënyrë interpretimi dhe përmes saj ngjallte kontestime që në themelet e atyre studimeve”, vlerëson akademik Ismajli. Me punën e tij, dr. Rugova sigurisht që ndërtoi për vete një figurë të rëndësishme në fushën e letërsisë, në mënyrën e studimeve dhe mbrojtjes shkencore të këtyre studimeve. Me vdekjen e dr. Rugovës studimet albanistike, veçmas ato të fushës së letërsisë, kanë humbur njërin nga themeltarët e mendimit shkencor, kritik e teorik të letërsisë shqiptare i cili vuri bazat e mendimit të shëndoshë shkencor për letërsinë.

të natyrës së tij dhe ajo gjeti mbështetjen në frymën e gjerë e të akumuluar me vite të popullit të Kosovës. Në vazhdën e ideve për mëvetësimin e Kosovës, që në vitet 60 të shekullit të 20-të kishin marrë formën e kërkesës për Republikë, kjo lëvizje me Rugovën në krye me mbështetjen e gjithanshme nga brezi i mëparmë e nga brezi i tij,

natyrshëm e ushqeu më tutje kërkesën popullore për pavarësi të plotë të Kosovës dhe për bashkim të mëtejmë kombëtar në suazat e bashkimeve të mëdha evropiane… Dr. Ibrahim Rugovën vdekja e gjeti në një situatë delikate për Kosovën dhe fatin e saj të mëtejmë, në fazën e fillimit të pavarësimit të vërtetë, për çka ai luftoi gjithë jetën.

Shuarja e dijetarit (PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË ASHAKUT, AKADEMIK REXHEP ISMAILI, NË MBLEDHJEN KOMEMORATIVE ME RASTIN E VDEKJES SË DR. IBRAHIM RUGOVËS)

Shuarja e dijetarit, studiuesit të letrave dhe të kulturës, personalitetit të shquar të botës shqiptare, anëtarit të ASHAKut, bartësit të shumë çmimeve e dekoratave ndërkombëtare për paqe, doktor honoris causa të Universitetit VIII të Parisit dhe të Tiranës, prijësit frymëgjatë të lëvizjes për emancipimin dhe çlirimin, për pavarësimin e Kosovës dhe për krijimin e shtetit të pavarur të saj, personalitetit të çmuar për shpalosjen dhe begatimine vlerave evropiane, dr. Ibrahim Rugovës është humbje e jashtëzakonshme për të gjithë. Në jetën publike të Kosovës Ibrahim Rugova u shfaq qysh në vitet 1967-1968. Qysh në shkrimet e para ai manifestoi qartë mëvetësinë dhe pavarësinë e vështrimit dhe të gjykimit, autonominë personale në fushën e kritikës dhe të interpretimit letrar. Në vitet 80 të sh. të 20-të, ai shquhej me hulumtimin historiko-letrar albanistik, me vlerësimin kritik të tendencave për klasifikime dhe përgjithësime lidhur me rrjedhat e mendimit dhe të shkrimit shqip. Librin e fundit të studimeve letrare Ibrahim Rugova e botoi më 1987. Në më pak

se dy dekada ai ariti të bëhej ndër figurat e rëndësishme të studimeve letrare në albanistikë, në fushën e kritikës dhe të interpretimit letrar në botën shqiptare. Si intelektual i angazhuar për të çuar përpara proceset emancipuese në Kosovë dhe ndër shqiptarë, veprimtar i shquar në lëvizjen kulturore të studentëve me drejtimine gazetës “Bota e re”, me botimin e revistës “Dituria”, botimet e veçanta, Rugova hyri në qarkun e elitës intelektuale të kohës. Me veprimtarinë studimore në fushë të letrave e të kulturës shqiptare Rugova shënoi ritje të cilësisë së atyre studimeve e njëherësh ndikoi në çlirimin e opinionit në ato fusha nga shtrëngesa të ndryshme ideologjike të kohës. Rrezatimet e tij çliruese intelektuale u përhapën përmes veprave të tij, përmes projekteve hulumtuese, udhëheqjes së revistave shkencore e kulturore dhe Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në studimet letrare me frymën e tij librale, ai thjesht ofronte një tjetër mënyrë interpretimi dhe përmes saj ngjallte kontestime qysh në themelet e atyre studimeve. Bindja e tij se në çështje interpretimi gjithnjë ka më shumë se një vështrim e shoqëroi në tërë veprimtarinë, jo vetëm studiuese. Ndërkohë ai kishte depërtuar më thellë me informimet dhe

me formimin teorik në frymën e kohës, në rrymimet që merreshin me interpretimin dhe me teoritë estetike dhe në veprat si ajo për Bogdanin, apo monografia për zhvillimin e mendimit kritik shqiptar, ai i shkrinte njohjet, hulumtimin personal me interpretimin, kontekstualizimin dhe ndriçimin e fenomeneve letrare e implikimet shoqërore të tyre. Në mes të këtyre interesimeve estetike, filozofike, teorike letrare, vjen e rishfaqet natyra kontestuese e Ibrahimit dhe kjo ngjet në kohë të rënda zhvillimesh intelektuale në Kosovë e në botën shqiptare. Natyrë joimpulsive, e shtruar, kontempluese, kontestimet e tij vinin nga brenga, synonin qenësoren, depërtonin thellë. Ibrahim Rugova veproi me qëndrimin për të mos iu shtruar rrëgjimeve në një interpretim të vetëm. Me gjerësinë e tematizimeve teorike, kritike, inicuese, me nismat e projekteve hulumtuese, na solli përpara një vepër që shtron çështje, hap horizonte, josh për ndërmarrje interpretimi. Të gjitha këto aspak papritur, sidomos pasi doli në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, zhyten përnjëherë në projektin që shtroi jeta - atë të angazhimit për çlirimin kombëtar. Vitet e vona 80 i dhanë krah kësaj pjese

Shkrimtari politikan Ibrahim Rugova pas mbarimit të shkollimit të mesëm në Pejë, më 1967 studioi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës dhe më 1971 diplomoi. Gjatë një viti akademik (1976-77) ai qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e prof. Roland Barthesit, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsi në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, ai u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit u shpall “Doktor Nderi” i Universitetit (VIII) të Parisit. Ndërkaq, më 9 shtator 2004, Rugova shpallet “Doktor Nderi” i Universitetit të Tiranës.

Rugova është autor i dhjetë librave. Ai ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë, ku ishte edhe kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”. Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, e cila u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serbo-jugosllav në Kosovë. Si intelektual dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i LDKës, partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Si njeri me profil paqësor mori edhe shumë çmime ndërkombëtare.

18

E premte, 27 janar 2006

Përmes figurës së tij Kosova dhe lëvizja e saj për emancipim të përgjithshëm kombëtar, shoqëror e demokratik gjetën artikuluesin dhe zëdhënësin, u bënë të njohura dhe të pranishme në botën diplomatike të kohës në Evropë dhe SHBA..

Speciale

Vlerë e qëndrueshme dhe e VDEKJA E RUGOVËS SHKAKTOI DHËMBJE PËRMASASH TË MËDHA. GAZETA ìILIRIA POSTî MORI DISA OPINIONE NGA NJERËZ TË ARTIT DHE TË KULTURËS. Ismail Kadare (shkrimtar) - Do të kujtohet për shumë gjëra Rugova, por do të kujtohet në radhë të parë si presidenti i parë i Kosovës së lirë. Për mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qenë e veçantë, sepse ka qenë kolegu im edhe miku im. Kemi qenë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta, dhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta. Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar. Shpresoj se klasa politike e Kosovës në këtë vit historik, kur mungesa e tij do të ndihet aq shumë ta kthejë emrin e tij, veprën dhe urtësinë e tij, në një energji të madhe pozitive për Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

Rexhep Ismajli (kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës) U nda nga kjo jetë intelektuali, shkencëtari, studiuesi i letrave dhe i kulturës, personaliteti i shquar i botës shqiptare, anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, bartësi i shumë çmimeve ndërkombëtare për paqe, “Doktor Nderi(honoris causa) të universiteteve të Parisit (VIII) dhe të Tiranës, i shumë dekoratave ndërkombëtare për paqe, prijësi frymëgjatë i lëvizjes për emancipimin dhe çlirimin, për pavarësimin e Kosovës dhe për krijimin e shtetit të pavarur të saj, Kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Rrezatimet e tij butësisht çliruese intelektuale u përhapën jo vetëm përmes veprave të tij, por edhe përmes projekteve të shumta hulumtuese, udhëheq-

jes së revistave shkencore e kulturore dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Me veprën e tij studimet shqiptare në fushat me të cilat ai u mor shënuan një hap cilësisht të ri. Personaliteti i tij u çmua lart për shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane të kohës. Përmes figurës së tij Kosova dhe lëvizja e saj për emancipim të përgjithshëm kombëtar, shoqëror e demokratik gjetën artikuluesin dhe zëdhënësin, u bënë të njohura dhe të pranishme në botën diplomatike të kohës në Evropë dhe SHBA. Visar Zhiti (shkrimtar) - Me vdekjen e dr. Rugovës, kombi shqiptar ka humbur shumë. Së pari do të thosha ai është një burr i madh, pastaj është politikan i madh, është filozof i madh, i cili që në fillim ka qenë njeri i letrave dhe kritik i madh letrar. E them se ështe më shumë se sa humbje, sepse Rugova është një vlerë e qëndrueshme dhe e përgjthshme kombtare. Me Rugovën ne kemi humbur njeriun, por veprën e tij jo. Në jetën e tij në mënyrë paradoksale nuk ka humbje. Por kemi një konsolidim të një fuqie të madhe në njerëz. Vërehet shqetësimi se si do të jetë periudha postrugoviane. Do të thosha se Rugova nuk është një rastësi që del, them se atje e nxori shpirti shqiptar, e nxorri vet kombi ynë. Është përgaditur me shekuj, do të thosha si Nëna Terezë, mu nga ky popull. Populli ynë e krijoi Rugovën dhe ai drejtoi popullin. Porosia e tij është se ne të jemi sa më pranë njëri tjetrit, sa më bashk, t’i kalojmë vështërsitë ashtu si kaloi edhe ai. Ai e bëri Kosovën të pavarur. Ai e arriti këtë qëllim. Detyra është që ta prekim me dorë këtë gjë që ai e ideoi, e stilizoi dhe e sensibilizoi. Ne duhet

të jemi të denjë për Rugovën, sepse ai ishte i ndenjë për ne. Ngushëllime Prishtinës dhe gjithë kombit shqiptarë për humbjen e këtij njeriu të madh. Ramadan Musliu (shkrimtar) - Në këto çaste kur dhëmbja është e madhe, fjalët janë edhe më të pakta. Jam prej atyre njerëzve që dhëmbjen për presidentin dhe mikun tim e përjetoj në vetvete. Duke menduar për të kaluarën, për të tashmën dhe për të ardhmën tonë, personaliteti i tij ishte shumë i madh, sidomos ato dimensione që e shquajnë Rugovën si një personalitet që nuk shfaqet përditë në histori. Nuk e di sa e kemi çmuar dhe sa e kemi dashur, por ne kemi qenë të privilegjuar nga Zoti që e patem. Kam bindjen se nuk e çmuam dhe nuk e deshëm sa duhej, prandaj edhe na shkoi para kohe. Është e vërtet se kemi pasur raporte miqësore me te, por këtë miqësi me presidentin tonë të dashur jam përpjekur ta dëshmoj në situata të vështira, e veçmas në kohën kur ka pasur nevojë që dikush të jetë me te. Brezi ynë i ka borgj shumë, ngase ai ka qenë njeri me vizione të larta e të qarta. Ai ka pasur ideale të pakalueshme nga të tjerët. Ai ka qenë një përkrahës i jashtëzakonshëm i brezit tone. Qoftë me estetikën e vet, qoftë me përkrahjen e ngroht apo qoftë si kritikë letrar, ai ishte në panteonin e kritikës dhe të kulturës shqiptare. Duke na përkrahur ne më të rinjve te botuesit, i pranoi dhe i avansoi vlerat që mund të kishin veprat tona. Arbër Hadri (drejtor i Muzeut të Kosovës) - Muzeu i Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit të Kosovës për humbjen e burrështeta-

sit më të madh të historisë më të re të Kosovës, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Së bashku, në këto momente, ndajmë dhëmbjen e madhe me familjen e tij dhe popullin e Kosovës dhe jemi të bashkuar si kurrë më parë në misionin e Presidentit Rugova për pavarësinë e Kosovës. Kultura e Kosovës ka humbur një krijues dhe përkrahës të madh të kulturës së vendit tonë. Agim Deva (shkrimtar) - Lajmi i hidhur për vdekjen e Presindentit Rugova na ka tronditur. I ka tronditur shkrimtarët e Kosovës, ku në mesin e tyre edhe Karvanin e shkrimtarëve për fëmijë. Është një humbje e pa kompensueshnme. Ishte një figure shumë e madhe, e cila ka qëndruar për 20 vjet në ballë të lëvizjes për çlirimin e Kosovës dhe praktikisht ka hy në mesin e figurave më të mëdha shqiptare e evropiane. Luan Mulliqi (piktor) –Është vështirë të gjesh fjalë ngushlluese për vdekjen e kryetarit tonë të parë. Kryetari i cili ishte shkrimtarë, kritik letrar madje edhe studiues i madh, ishte personalitet, që udhëhoqi me Kosovën e viteve më të vështira. Luftoi deri në vdekje për pavarësinë e Kosovës me vizionin e tij largpamës dhe atë vizion na e la amanet që ta vazhdojmë me pjekurinë ma të madhe duke e ruajtur dhe forcuar unitetin tonë në këto kohë të vështira dhe vendimtare. Në këto momente i vetmi ngushëllim që kemi është që të jemi krenar që Kosova e lindi dhe rriti një personalitet siç ishte Ibrahim Rugova. Që nga vitet e 70-ta ishte involvuar në radhët e para të zhvillimit të kulturës së

Kosovës e posaçërishtë në letërsi përmes studimeve, shkrimeve kritike të artit e pastaj punoi deri në jetësimin e pavarësisë së Kosovës. Veli Gërvalla (piktor) - Jo vetëm unë që mendoj se është një rast tragjik për Kosovën, por kështu mendon edhe i gjithë kombi shqiptar. Kemi humbur një njeri të madh. Edhe unë që i takoj artit them se ka qenë një shkrimtarë shumë i mire. Nuk do të ketë më Kosova njeri të tillë siç ishte i madhi Ibrahim. E kam një apel për gjithë shqiptarët kudo që janë: Të mos kemi përqarje. Ta qojmë amanetin e tij deri në fund. Jemi krenarë që e patëm, sepse me figurën dhe drejtësinë e tij na njeh bota. Adem Gashi (shkrimtar) – Nuk ka asnjë dyshim, vdekja është e dhëmbshme por në rastin konkret, vdekjen e kryetarit të vendit është vështirë ta paramendojmë. Është edhe humbje edhe dhëmbje. Ibrahim Rugova ishte letrar, njeri human, studiues edhe kritrik letrar. Por edhe si çdo intelektual që vjen nga këto fusha hynë edhe në fushën politike -lëvize politike. Pra ishte në koncepcion i tij me bazament human që vinte nga shkenca dhe veprimtaria e tij humane. Ishte një figurë jo vetëm që ka bërë emër në vendin e tij por edhe në atë ndërkombëtar me konceptin e tij paqësor. Për fat të keq kjo botë i ka të rrallë njerëzit e tillë. Dilaver Kryeziu (koreograf) – E humbëm njeriun më të madh duke na lënë pas një histori të ndritshme. Ai e bashkoi popullin, por nuk mundi ta përjetoj dhe ta kurorëzoj pavarsinë për të cilën luftoi deri në vdekje. Megjithatë ky popull i ka borgj kryetar-

19

E premte, 27 janar 2006

«

Speciale

Kemi qenë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta, dhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta.

»

përgjithshme kombëtare it Ibrahim Rugova atë që ai e bëri për ne. Ibrahim Rugova ishte dhe do të mbetet sinonim i Kosovës, por edhe sinonim i mbarë popullit shqiptarë. Adelina Ismaili (këngëtare) - Jam e shokuar jo vetëm unë por edhe gjithë familja ime. Nuk e kemi besuar vdekjen e tij. Bile, edhe tash nuk po mund të besoj .Ende jam në shok. Kryetari Ibrahim Rugova ishte shqiptari më i madh që ka pasur historia jonë. Ali Podrimaja (shkrimtar) – Çdo vdekje e njeriut është e dhëmbshme, por kur njeriu gjendet në një post çfarë ishte presindenti, dhëmbja është edhe më e madhe. Ishte një intelektual i madh. Vepra e tij është e pavdekshme në zemrat tona. Une e kam pasur mik dhe një kohë të gjatë kemi bashkëpunuar bashkë. Ka qenë një punëtor shumë i vyeshëm në redaksi por edhe në Institutin Albanologjik. Ishte i kujdesshëm dhe u ka ndihmuar krijuesëve të rinj. Për mua Ibrahimi do të mbetet një figurë e pa harruar kombëtare e intelektuale. Bekim Lumi (regjisor) - Lajmin për vdekjen e Presidentit Rugova e kam përjetuar si një moment të hidhur dhe tragjik, ndaj të cilit, si qytetar i Kosovës, nuk mund të mos reagoj emocionalisht. Përveç dimensionit politik, ky reagim imi si artist, ka të bëjë edhe me faktin se, me vdekjen e tij, veç tjerash, kemi humbur një personalitet të fuqishëm të letrave, të artit dhe të kulturës shqiptare. Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ishte ideatori, projektuesi dhe arkitekti i lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, të cilin vdekja e mori në pikën më kulmore të historisë sonë kombëtare. Finalizimi i projektit poli-

tik i Presidentit Rugova për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran varet nga mënyra me të cilën ne do ta përballojmë vdekjen e tij dhe sidomos nga reagimi ynë kundrejt sfidave me të cilat do të ballafaqohemi tash e tutje kur do të ndjehet aq shumë mungesa e mendimeve, ideve, veprimeve dhe vendimeve të tij. Në historinë e re të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do të jetë më shumë se një president, një burrështetas dhe një lider politik. Me vizionin e tij politik e profetik, me kulturën, mençurinë dhe urtësinë e tij politike, si dhe me vendimet e tij historike, ai do të mbetet personaliteti më karizmatik, më i fuqishëm dhe më reflektues i historisë shtetformuese të Kosovës. Sinan Vllasaliu (këngëtar) - Populli ynë më vonë ka për ta kuptuar se çfarë njeriu të madh ka humbur. Për mua është një humbje e madhe, një dhimbje e papërshkrueshme. Ai ishte dhe do të mbetet një faqe e historisë sonë sidomos në këto 20 vjetët e fundit. Është epoka e tij, epoka e Ibrahim Rugovës. Drita Boshnjaku-Begolli (aktore) Dhëmbja nuk mund të shprehet me fjalë. Vepra e Rugovës është shumë e madhe. Fjala e tij ishte me peshë. Kemi humbur shtyllën kryesore. Të lumtur ishim që e patëm. Megjithatë, do ta kemi më lehtë nga se ai na i hapi shtigjet për ta arritur qëllimin tonë. Dibran Tahiri (aktor) - Është shumë vështirë te thuhet me pak fjalë gjithë ajo dhëmbje për kryetarin e parë të Kosovës, të cilin e kisha fatin ta njoh personalisht kurë ishte kryetar i

SHSHK-së në një emission të RTPsë me rastin e botimit te librit të tij “Vepra e Bogdani” e ku unë i deklamova disa pjesë të këtij libri dhe mendoj se ishte njeri me virtyte të larta njerëzore. Ne ishim fatlum që e patem një njeri të tillë, të urtë. Ai ishte me shumë se Gandi, sepse jetoi në rrethana jashtëzakonisht të rënda dhe e udhëhoqi popullin ashtu si duhet. Këtë ditë që po e gëzojmë ne është është falë mençurisë së tij. Në kohën e Skënderbeut në saje, të të bëmave të tij për shqipëtarët, dëgjoi mbarë evropa, ndersa tash në saje të bëmavë të presidentit tonë të ndjer dëgjoj mbarë bota. Afrim Selimi (regjisor drejtor i teatrit “Dodona”) - Do të ishtë fat për çdo popull që ta kishte një personalitet si Ibrahim Rugova. Ai ishte personaliteti më tipik i Ballkanit,.Ai i afirmoi vlerat qytetëruese dhe evropiane te popullit shqiptar. Ne kemi pasur fat qe na ka prirë dhe mendoj se vizioni i tij është vizion i qartë për popullin e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi. Vdekja e tij është humbje për tërë kombin shqiptar. Dhëmbjen qe e kemi duhet ta shndërrojmë në energji për punë, për krijimtari dhe për ndërtimin e shtetit tonë pamvarësia e të cilit është e pakontestushme në saje të punë se Ibrahim Rugovës. Igballe Qena (aktore) - Dr. Ibrahim Rugova ishte njeri i madh. Unë do të jetoj me respektin për punën dhe veprën e tij. Vdekja e tij nuk më ka befasuar, sepse ai ishte I shenjtë kur e pranoi sëmundjen. Ne tani ndjejmë dhëmbje edhe për faktin se jemi afër cakut të pavarësisë. Kishim shpresuar së do ta përjetojmë atë akt bashkërisht.

Fehmi Kuleta (profesor dhe bashkëpunëtor artistik i teatrit) – Po, Presidenti tashmë i ndjerë na dha shpresë kur ajo na mungote, rrezatoi paqe kur ajo po vritej, sublimoi idenë e pavarësisë kur ajo për shumëkënd ishte utopi. Ai e sendërtoi idenë e pavarsisë me forcën e një prometeu. Unë po ndjej pikëllim tash, por njëkohësisht po ndjej edhe shpresë se kujtimi për të do të shndërrohët në forcë për ta sëndërtuar pavarësinë, rimëkëmbjen ekonomike e mbi të gjitha për ta quar më tëjë ndërtimin e demokracisë në Kosovë. Teki Dërvishi (shkrimtar) - Unë si krijues nuk kam qenë i inkuadruar në ndonjë parti politike, por tani do të qasem në Lidhjen Demokratike dhe do të bëhem anëtar i saj, duke shprehur adhurimin e tij ndaj presidentit. Rugova është personaliteti i shekullit dhe njeriu që ka bërë ndryshimet më të mëdha në 20 vjetët e fundit. Ishte kryetari Rugova ai që pati guxim të dal, kur të gjithë ne strukeshim. Unë mendoj se ai nuk do të vdes kurrë, pasi që ne do ta ndjekim rrugën e tij, ka përfunduar “cimeri” i dikurshëm i Presidentit Rugova. Din Mehmeti (shkrimtar) - Vdekja e Presidentit Rugova është humbje e madhe për të gjithë të gjithë shqiptarët. Ai ishte një lider i madh, një humanist i madh, njëri i jashtëzakonshëm. Ishte njeri me vizion të qartë për të ardhmën e Kosovës. Personalisht unë e kam njohur Rugovën një kohë të gjatë dhe kam pasë fatin të punojë me të në Kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës kur ai ishte kryetar. Me kohë jam njohur me idetë e tij. Rugova ishte projek-

tues i mirë i të ardhmes. Në anën tjetër, Rugova ka qenë kritik letrar dhe kritikat e tij kryesisht kanë qenë të një fryme intelektuale perendimore, përkatësisht pikpamjet më moderne të cilat qarkullojnë në europë”, thotë Mehmeti duke shtuar se ai ka kontribu shumë për kritikën letrare dhe në klima të përgjithshme, në mitingun e poezisë në takime të ndryshme ai ka hapë idetë e vetë të cilat janë ide perëdimore progresive. Mevlyde Saraqi (shkrimtare dhe veprimtare e lartë e LDK-së) - Vdekja e mori njeriun e sakrificës burrin e madh të Kosovës, politikanin e rrallë dhe presidentin e parë të Kosovë, në kohën kur po vendoset fati historik i Kosovës. Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti amblemë e lirisë dhe demokracisë. Ai i gërshetoi me mjeshtri të madh letrat shqipe me politikën, që solli ndryshime jo vetëm Kosovës, por dhe mbarë shqiptarëve në Europës Juglindore. Pata fatin të veprojë në shekullin e presidentit Rugova. Halil Haxhosaj (shkrimtar) - Ibrahim Rugova me një plejadë të shkrimtarëve, sidomos të viteve 70-ta të shekullit të kaluar, kanë sjellë shumëdiçka të re në letrat tona. Dr. Rugova atëherë u dëshmua si studiues i zellshem madje kritik që dinte të vlerësonte se çështë arti, sidomos studimet për veprën e Bogdanit, me të cilat Rugova ka sjellë diçka që i ka munguar historisë së letërsisë shqiptare dhe studimit tonë. MalÎsore LLAPASHTICA Jeton KELMENDI Mehmet DASHAJ Saranda RAMA

20

E premte, 27 janar 2006

Speciale Pavarësia e Kosovës e ka emrin dhe emblemën e presidentit Rugova Ibrahim Rugova MINISTËR I MKRSÇJ-SË

Sonte t’kemi qëndisë në ball – Me katër sy, Me i tufëz shikime – Me ndriçue ma tepër.

Vdekja e presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, është lajmi më i pikëlluar që kam marrë në jetën time, plaga ime më e madhe shpirtërore që kam marrë në jetën time si dhe humbja më e madhe që kam përjetuar në jetën time. Ne që ishim bij besnikë të

këtij personaliteti të madh të historisë e të politikës jemi tepër të pikëlluar për vdekjen e më të dashurit tonë, presidentit Rugova. Ne që punuam e luftuam për realizimin e idesë madhore të presidentit Rugova për pavarësinë e Kosovës, jemi të plagosur në turp e në zemër, me rastin e vdekjes së burrështetasit të madh të Kosovës.

Ne jemi të pikëlluar, të plagosur në shpirt për humbjen e strategut të pavarësisë së Kosovës. Por, ne jemi krenarë që e patëm prijës, jemi krenarë që punuam me këtë personalitet të madh të Kosovës! Ne betohemi në emrin e presidentit dr. Ibrahim Rugova se do të përmbushim deri në fund amanetin e tij për realizimin e pavarësisë së Kosovës!

(“Jeta e re”, Prishtinë, 1962, numër 1, faqe 157)

Rreze të bukura, kur keni ardh në duart e mija – A ka shumë mot? - Sot. Kush ju krijoi kaq të kandshme e të kuqe – Si prej zjarri? - Vllaznit. Çka dhanë për ju – A shumë, a pak? - Gjak.

Skënder ZOGAJ

Unë jam dëshmitari (Letër presidentit Ibrahim Rugova)

Mes zogjve dhe korbave unë jam dëshmitari, o Pjetër Bogdani me sytë e mi e pashë kur piku fiku që e mori i ligu dhe iku...

(“Jeta e re”, Prishtinë, 1963, numër 1, faqe 109)

Portreti për lot

Unë jam dëshmitari. Zvarranikët kanë ngjeshur shpatat dhëmbin e ujkut e kanë vath në vesh, në qafë thonjtë e maces. Gjithë lakejt e vilajetit janë veshur me sharkun e gjarprit i kanë edhe maskat e pallatit të mbretit, o Zot, kur të dalin në skenë ç’dramë e tmerrshme e sprovës do të luhet në trupin e Kosovës.

Tue lexue gazetën, pash fotografin e nji vocrraku me kët tekst: “Në shum vende të botës edhe ma tutje kjo gjendje normale” Trupi i fëmisë Me nji gjysë këmishe Nji pjesë i asht zhdukë Nëpër therrat e jetës. E brijtë i kanë dalë

2. Qëllomëni, o rrufe të akullta, të ngrihem, trupin në grimca erërat të ma përhapin anëve të botës. Nuk rri cjap me thikë në qafë midis lajkatarëve e horrave.

Me dorën e shtrime kërcu, Si gardh i vjetruemI hudhun n’harresë. Sy Thellue në gropëza E buzët trashë Si dy rrathë çerepi Të kallun në flake Të ngopuna shkrum.

(“Jeta e re”, Prishtinë, 1963, numër 2, faqe 272-273)

Që të rosh E bekofsh Kosovën Atdheun Tonë

Kosova do frymojë Kosova do gjallojë Kosova do gjakojë Kosova Kosovë do të jetojë Me Shenjtin e vet Për Shenjtimin e vet Nga tash e në pambarim (5 shtator 2005)

Asht vështirë me e ba Zemrën gur Dhe me ia thanë kangës sa herë të duesh. Por, ma bukur, S’ka. Mandej – Veten prej saj s’mundesh me e nda!

Jam mbushë me lot, Kurt të pashë në gazetë, Në syt e botës O shoku im, Prej kujt e ke?!

E lutem E s’ndalem Deri në përgjërim

Nuk jam ai që skuqem Para teje përkulem Dhe ndjek frymën tënde Deri në amshim

Kanga për kangën

Shekulli njizetë, (Shekulli i atomit) Ka shtri krahët anembanë E njerëzit thonë: “Po përparojmë!”

Përkulem pa skuqje Përkulem me përkushtim Para Shenjtit Tim

O Shenjti ynë O Shenjti im Me ne E në ne Për pavarësim Për amshim

Rrezeve në duar

Fytyra e ajun Prej lotëve E zvoglue shum: Gati Ka humbë prej flokëve…

Kosova me shenjtin e vet (Dr. Ibrahim Rugovës)

Astrit HARAÇIA

Nanës

Sabit RRUSTEMI

Unë jam dëshmitari i mprehjes së thikave të helmta nga Tirana te fontana e Prishtinës... Hapi sytë, o Pjetër Bogdani, Vallja e Hiles po të luhet prapa shpinës!

Ibrahim Rugova, formula shqiptare më frytdhënëse Bujar LESKAJ MINISTËR I KULTURËS I SHQIPËRISË

Janë shumë të rralla rastet në krestomacinë e shqiptarëve të mëdhenj të të gjitha kohëve ku të rrijë krah për krah, kulturologu dhe politikani që shndërrohet në lider shpirtëror, dhe përmasa humane si tek Ibrahim Rugova. Veset e racës vepruan ndaj Rugovës dhe kundër Rugovës. Ishte një reagim meskin, një përballje e kahershme e mediokritetit me intelektualitetin, e politikës vizionare e moderne me de-

rivatet negative të saj, të shqiptarësisë së kulluar që kërkon të integrohet me ideologjinë e stepave dhe zëdhënësit e tyre shqiptarë e joshqiptarë. Ibrahim Rugova, presidenti i Kosovës, Gandi bashkëkohor, esteti dhe teoricieni i letërsisë është formula shqiptare më frytëdhënëse. Është kështu, sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta bëjë me doktrinën e Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës dhe papa Gjon Palit. Ai mbështetet në filozofinë dhe politikën euroatlantike, dhe veçanërisht atë amerikane.

Të shkuarën kulturore shqiptare e racionalizoi në bashkëkohësi dhe më tej, duke krijuar kështu një mendim politik të llojit të veçantë. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash është konservuar krimi, po kthehet në tokë paqeje. Kjo ishte metamorfoza sfidë e Rugovës, alkimia e civilizimit shqiptar. Në këtë betejë të madhe, ai ndriçoi, ai fitoi. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash është konservuar krimi, po kthehet në tokë paqeje. Pas Skënderbeut, në çetën e profetëve të kombit, Ibrahim Rugova zë të parin vend.

3. Ujkut Thinak i kulluan sytë gjak për Kalin e Kuq, që bëri puç por i shkoi mundi huq. Symiu, Macja, Krraba dhe Kërriçi po të sillen si pordha nëpër tirqi, (i hëngërt dreqi) sikletin për atdheun fatkeq e zbusin me fiq, raki e me përpeq. Unë jam dëshmitari Protestoj, akuzoj, kurrë nuk pranoj lojë me gjakun e dallëndysheve. Drita e madhe në ballin e Lakuriqëve është e shpifur, o Mesi kullon zhgjyr Duarsh të Ndyta i mjeri u’për ty! (TIRANË, 29.06.1994)

21

E premte, 27 janar 2006

FOTO : MATJAN HASHANI

Speciale

Kosova pa Rugovën Të shpresojmë se edhe të tjerët pas tij do të ngrihen mbi veten dhe interesat e tyre meskine dhe do të sillen e të veprojnë si burra shteti. Ali ALAJ SHBA

Kosova është mbërthyer në një pikëllim të thellë, kurse dhimbja ka pllakosur secilën shtëpi, familje e individ anekënd tokave arbërore. Kosova dhe shqiptarët këto ditë kanë mort. Ky vend dhe ky popull humbi liderin dhe presidentin e vet, njeriun e sfidave, vizioneve, projekteve dhe bëmave dhe sakrificave sizifiane për ta arritur lirinë dhe për ta ndërtuar pavarësinë. Kosova mbeti pa Ibrahim Rugovën,pa presidentin plebishitar, pa njeriun e vullnetit,ambicieve dhe të drejtave reale për të qenë zot të vetës, të tokës së tyre,të fatit dhe ardhmërisë. Lider dhe aktivist i devotshëm, urtak, por këmbëngulësky do t’ishte portreti i fuqisë së personalitetit dhe karakterit të Ibrahim Rugovës, të cilit i takojnë dy dekadat e fundit dhe do t’i përkasin shekujt e ardhëm të historisë shqiptare dhe të lirisë dhe demokracisë së përbotshme. Presidenti ynë i ndjerë, i ka kaluar caqet tona nacionale, ato Ballkani dhe evropiane, për të hyrë në orbitën e përbotshme të shtetarëve më me famë, sepse ai është një nga ato figurat morale, që janë të pakte, në botën shqiptare po se po, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Çelësi i çështjes shqiptare dhe i Kosovës në veçanti ndodhej në Washington Duke e ndjekur biografinë e dr. Rugovës, në të e gjejmë gjithë inventurën e veprimeve të tij në funksion të lirisë dhe të Kosovës sovrane, duke gjetur njëherësh rrënimin e koncepteve të vjetra dhe ngritjen e mendimit të ri politik dhe nacional, si mjeti më impresiv i bindjes së botës për dimensionet alarmante të katrahurës shqiptare,si mjet e rrugë për të fituar përkrahjen e domosdoshme te kancelarive vendimmarrëse të botës dhe për të ngritur miqësitë që ne shqiptarët kurrë s’i kishim pasur, meqë thuaja gjithmonë rreshtoheshim në anët e gabueshme.

Duke e paralajmëruar ngritjen e këtij koncepti, Rugova njëkohësisht kishte paralajmëruar (që më 1989) se çelësi i çështjes shqiptare dhe i Kosovës në veçanti ndodhej në Washington, pra në metropolet e fuqisë numër një në botë – SHBA. Edhe pse ishte fjalëpakë, edhe pse ishte i butë nga zëri, ai fuqishëm e projektoi Kosovën në Perëndim, dramën dhe tragjiken shqiptare dhe të Kosovës. Rugova, prej jave në javë nga Prishtina, por më shpesh gjatë vizitave të tij qendrave botërore, ua thoshte dhe ua përsëriste: Kosova nuk po kërkon shumë – veçse liri dhe pavarësi,vlera që e bëjnë lirinë universale të njerëzimit. Në këtë mision Rugova udhëtoi shumë, edhe pse kishte individë edhe brenda LDK-së që përpiqeshin ta lidhnin për ndërtesën e Shoqatës së Shkrimtarëve. Ambicieve të tilla komplotiste, Rugova u përgjigjej: ta bëjmë lirinë dhe pavarësinë dhe do kemi kohë të merremi me veten tonë. Ta heqim qafe njëherë Serbinë okupatore. Kosovës nuk i duheshin, por nuk i duhen as sot përleshje brenda shqiptare. Vetëm njerëzit e mëdhenj, me vizione me kuptim të detyrës dhe rolit që ua ka determinuar historia, me elegancë, me urti, i kapërcejnë sfidat e tilla. Rugova e bëri një kapërcim të tillë, të domosdoshëm. Të shpresojmë se edhe të tjerët pas tij do të ngrihen mbi veten dhe interesat e tyre meskine dhe do të sillen e të veprojnë si burra shteti.(Këtu mendoj para së gjithash për njerëzit që janë në ekipin negociator të Kosovës, sepse disa prej tyre, së paku deri më tash, kanë qenë të prirë nga gama primitive të mentalitetit përjashtimor, aferoman, gati grindavec, ”cilësi” këto që ua zbehin gjasat të marrin mbi supe misionin e shejntë të përmbylljes së shtetformimit). Që nga 28 qershori i vitit 1989(atë ditë Milosheviqi afër Prishtinës kishte mbledhur nja 1 milion serbë të etshëm për gjak dhe kërcënonte me luftëra) kur Ibrahim Rugova e tha atë fjalinë e famshme për gazetën gjermane “Spiegel” se: ”Nëse pozita e shqiptarëve dhe Kosovës shkallëzon edhe mëtej, ne do të ngritemi në kryengritje”, gjithkushi, brenda dhe jashtë – në arenën e politikës botëror- e pa këtë njeri të vendosur për t’u bërë artikuluesi, mbrojtësi dhe afirmuesi i të drejtave nacionale dhe shtetare të shqiptarëve dhe të Kosovës. Intervista e sipërpërmendur vërtet u bë kasnecë e një lideri të ri, të vendosur, trim e të pakom-

promis për tu vënë në shërbim të lirisë së popullit të vet. Ibrahim Rugova mori vendimin e vet historik – do të sakrifikohet për popullin dhe për Kosovën. Doli se ky ishte edhe vendimi historik për vetë Kosovën. Sepse, së pari lindi shpresa, e mandej edhe besimi se dyzetvjeçari i hajthshëm, do të lirojë nga shtati dhe shpirti i tij energjinë e sfidimit të një okupatori gjakatar, që në historinë shqiptare kishte hapur me mija e mija varre. Kishte djegur e shkatërruar dhe kishte dëbuar shqiptarët nga toka dhe nga vatra e tyre. Rugova na atë nismë ishte i vetëm, sepse ai nuk e begeniste komoditetin në ballafaqim me sakrificën për tokën dhe për popullin që e kishte lindur e rritur. Letrari i afirmuar, nisi si politikan fillimtar, meqë ideja prijetare e tij ishte më e përmasëshme se hapësirat kozmike. (Fillim korriku i 1990, vetëm një javë pasi Serbia e kishte riokupuar Kosovën, Ibrahim Rugova kishte kaluar nëpër një dëshmi në Parlamentin Evropian dhe I kishte tronditur njerëzit që e kishin bërë audiencën e “Gandit Ballkanas”, sepse ky njeri, terrorit dhe vrasjeve serbiane, po u përgjigjet me opsionin e paqes. Ky qenka zëri i vetmuar në shkretëtirë, zëri i ndërgjegjes së një populli që një regjim satanik e paska futur në rrathët e ferrit, kishte qenë mendimi intim i secilit pjesëtarë të kësaj audience. Nga ky depërtim i parë, të them, diplomatik tek kancelaritë e Evropës plakë, Rugova kishte ndaluar në Kroaci. Në Zagreb, në një darkë intime që për të kishin shtruar ca shqiptarë atdhedashës të Kosovës, Rugovën e “huazojnë” për pesë minuta, por e mbajnë dy orë, një grup akademikësh, profesorësh dhe politikanësh kroat. Kur na e kthyen, na nderuan me këto fjalë: ”Të lumtë ju shqiptarët që paskëshi këtë njeri të madh në ball të lëvizjes suaj”. Në atë darkë kanë qenë akademikët Gazmend Zajmi, Rexhep Çosja, dr. Hivzi Islami dhe ndonjë tjetër. Konstatimi i mësipërmë i kroatëve, disa i la të çakërdisur.)

Rrugët e kalldrëmta të Prishtinës Fundvite të gjashtëdhjeta dhe fillimvitet e shtatëdhjeta. Një djalosh i hajthshëm, gati me shëndet të lig, i ecte amfiteatrot e fakulteteve dhe rrugët e kalldrëmta të Prishtinës. Ishte i përzemërt, fjalëpakë për të ëmbla. Fliste pak, por gjithherë fjalë të matura, të pjekura dhe shumëkuptimplote. E shihje të thel-

luar në mendime dhe me ballë të rrudhur, thuajse që atëherë ta kishte të ditur fatin e tij – se do t’i vijë dita që do të vihet në ballë të popullit, të cilin shteti-parti po e nëpërkëmbte, tëhuajësonte, burgoste, vriste, diskriminonte dhe që, siç do të dëshmojnë mbarimvitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar – do ta lë të vetmuar. Dhe këtë vetmi do ta sfidoj dhe do ta triumfoi tashmë burri i pjekur Ibrahim Rugova. Presidenti i ndjerë i Kosovës, nuk ishte mitik, sepse ai ishte një prijës ekzistent. Ai nuk jetonte dhe as nuk vinte prej legjendave. Ai ishte biri dhe fryti i këtij populli dhe i kësaj toke. Ai ishte njeri, si të tjerët, prej mishi e gjaku, por ishte më trim dhe më i ven-

«

Rugova na e pat siguruar çlirimin e brendshëm dhe duke e thirrur për plotë dhjetë vjet Intervenimin e NATO-s, bashkë me luftën që e bëri UÇK dhe me gjakun e mbi dhjetë mijë vetëve, në Kosovë sot zotëron liria. » dosur se të tjerët. Ibrahim Rugova ishte vdekatar si çdo qenie tjetër njerëzore, kurse ata që vijnë prej legjendave ata nuk vdesin. Por disa duke dashur ta kthejnë Rugovën në abstraksion, e pagëzojnë mitik dhe e bëjnë këtë se nuk kanë guxim të futën në thelbin e filozofisë dhe veprimit të tij prej burri të shtetit. Ai nuk ishte as romantik,as i rrëmbyer. Ibrahim Rugova ishte realist dhe duke e njohur mirë realitetin e kohës, ai e krijoj një tip të posaçëm të urtisë dhe filozofisë politike,kombëtare dhe diplomatike. Ai nuk imagjinonte, por mbështetej në rrethanat dhe mundësitë historike – që ofronte rrënimi i perandorive komuniste dhe afirmimi i demokracisë universale. Të kuptohemi,ai nuk i frikohej luftës, por përpiqej ta shmangte atë, sepse e dinte mirë se sa viktimat i kishim dhënë ne shqiptarët që nga viti 1912 e këndej. Rrafshoheshin mbi 100 mijë shqiptarë të vrarë, e po aq, a mbase edhe më shumë të shpërngulur dhunshëm nga Kosova në Turqi. Ibrahim Rugova nuk e donte Kosovën tokë të djegur dhe pa shqiptarë. Ai e dëshironte dhe synonte Kosovën kopsht të lulëzuar dhe përlotë popull të saj. Po e bëj edhe një digresion: Në dhje-

tor 2000. Diku në New Jersey të SHBAvë, në një takim të dr. Rugovës me bashkatdhetarë, ndodhej I ftuar edhe senatori amerikan, demokrati Jon Corzine. Duke folur në një anglishte të pastër, zoti Rugova e kishte mahnitur politikanin amerikan, jo vetëm me koncepteve dhe filozofinë e tij politike, por edhe me projekte humaniste për ardhmërinë e të gjithë banoreve të Kosovës, pa dallim etnie, feje a kulture. Senatori I patë thënë këto fjalë: ”Unë kisha dëgjuar shumë për udhëheqësin tuaj. Për zotin Rugova kisha dëgjuar vlerësime vërtet të larta. Sonte, kur pata nderin të rri e të bisedoj më të, arrita jo vetëm të konfirmoj, por edhe t’i forcoi bindjet e mia se ju shqiptarët paskëshin një president të ditur, të urtë dhe shumë pragmatik. Ajo që po më gëzon më së shumti, është se zoti Rugova qenka përkrahës I madh I demokracisë dhe paqës dhe mik shumë I madh I SHBA-ve…” Se kush ishte Ibrahim Rugova fjalën dhe qëndrimin meritor do ta thotë historia. Do të duhen studime e studime, të paanshme, shkencërisht të qëndrueshme për ta nxjerrë vlerën reale, shumëdimensionale të Rugovës në shtetbërjen e Kosovës. Një pjesë të kësaj faktografie sot po e japin burra shtetesh, qeveritarë, diplomatë, akademike, shkrimtarë, politikan, nga të katër anët e botës perëndimore. Unë personalisht jam thellë i bindur se këto nuk janë fjalë kurtuazie, por janë vlerësime të argumentuara dhe të cilat dëshmojnë se Rugova ka biseduar me liderë botëror me vendosmëri për katrahurën dhe tragjedinë shqiptare. Portretin e Rugovës do ta bëjnë shkencëtarë të fushave të ndryshme,analistë objektivë e realist dhe ai portret do të jetë i zhveshur prej amputimeve që përpiqen ti imponojnë individë apo një grupe mjeranësh që kanë zënë vend nëpër disa gazeta dhe në disa TV të Kosovës, sikur që doli shumë skandaloz kinse portreti që i “kishte” bërë Rugovës dikushi apo një askushi nga RTK. Edhe “analistë”, që i kanë shërbyer edhe dreqit japin mendime për Rugovën, po këtë e paska demokracia – në të cilën liria e fjalës keqpërdoret dhe shpërdorohet keqas.

Pavarësia është e panegociueshme Ibrahim Rugova që kishte në krah një Fehmi Agani dhe kuadro të tjera kombëtarisht të dëshmuara, u bë promotori, vizionari dhe zbatuesi i vullnetit te popullit për të pasur shtetin e vet me sovranitet të brendshëm dhe të jashtëm. Kur kishte ngelur puna finale, ai ndërroj jetë. Faktori ndërkombëtar u tregua i padrejtë ndaj personalitetit të Ibrahim Rugovës, i cili e ka pasuruar shumë demokracinë e përbotshme, dhe ndaj shqiptarëve,duke mos e njohur shtetin e pavarur të Kosovës drejtpërsëdrejti. Këtë e kërkonte Rugova në secilin hap dhe në secilin takim të tij diplomatik e shtetëror. Ai e dinte se negociatat, konferencat ndërkombëtare, ishin e janë të rrezikshme se ato, ose e cungojnë të drejtën e natyrshme të një vendi e populli për të qenë i pavarur në tërësinë e tij territoriale, ose kërcënohen edhe me amputime territoresh. Prandaj, Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovës, thoshte përditë se pavarësia është e panegociueshme. Dhe atë – pavarësia e plotë. Tash në këtë ndarje të dhimbshme, plot pikëllim e lot, populli i ka drejtuar shpresat tek trashëgimia politike dhe diplomatike që na e la presidenti Rugova. Populli I Kosovës, Dardanisë Antike, me pikëllimin dhe lotët e vet të dhimbjes, me kolonat e gjata e të pambarim, po e portretizon më së miri politikanin, diplomatin, burrështetasin Ibrahim Rugova Rugova na e pat siguruar çlirimin e brendshëm dhe duke e thirrur për plotë dhjetë vjet Intervenimin e NATO-s, bashkë me luftën që e bëri UÇK dhe me gjakun e mbi dhjetë mijë vetëve, në Kosovë sot zotëron liria. Por, kjo liri është e cunguar – sepse mungon edhe pavarësia për ta përmbushur plotninë e saj. Fuqitë e mëdha ia kanë borgj këtij populli dhe liderit të tyre, luftëtarit përmasash të demokracisë së përbotshme – Ibrahim Rugovës- njohjen e pavarësisë së plotë. Dhe ky do t’ishte i vetmi kompensim që sado pak do ta mbulonte zbrastësirën që e ka krijuar vdekja e presidentit tonë. Zoti të bekoftë President Rugova. Pusho i qetë në gjirin e Dardanisë Antike, o i nderuari President.

22

E premte, 27 janar 2006

Speciale www.iliriapost.net

Nga: Mark KRASNIQI AKADEMIK

Simboli i pavarësisë së Kosovës e i Dardanisë Antike

Rugova fitoi simpatinë dhe përkrahjen e civilizimit botëror Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës mbajti mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova Albert MARJAKAJ PRISHTINË, 24 JANAR - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, mbajti mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Që në fillim figura dhe vepra e dr. Ibrahim Rugovës u nderua me tre minuta heshtje. Me këtë rast kryetari i PSHDK-së dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i presidentit Rugova, akademik Mark Krasniqi, ndër të tjera tha se presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili ndërroj jetë më 21 janarin e sivjetmë, gjatë 16 vjetëve ka qenë prijës dhe udhëheqës ë popullit shqiptarë në Kosovë, në rrugën e së drejtës për vetëvendosje, përkatësisht drejtë pavarësisë së shtetit të lire e sovran të Kosovës, shtet ky që është e drejtë historike, etnike e politike e shqiptarëve të kësaj treve. Më pastaj Krasniqi foli edhe për vështirësitë që kaloi populli i Kosovës në krye me presidentin Rugova. Kjo rrugë ka qenë shumë e vështirë, sepse jeta në te zhvillohej në kushte të okupatorit serb, i cili gjatë shekujve, e sidomos gjatë viteve 1989-99, bëri gjenocid e pastrim etnik të popullsisë shqiptare nga vatrat e tyre shekullore të Dardanisë antike. Presidenti Rugova këtë rrugë

të gjatë e të vështirë e bëri para së gjithash duke e sensibilizuar problemin e Kosovës në botën euroatlantike, e cila për Kosovën nuk kishte njohuri, e aq më pak mirëkuptim për t’i realizuar edhe në aktet dhe qëndrimet ndërkombëtare për vetëvendosje. Mirëpo, me këmbënguljen dhe me qëndrimin dhe zgjuarsinë intelektuale e politike të dr. Ibrahim Rugovës, faktori ndërkombëtar filloi ta kuptojë të drejtën tonë dhe përpjekjet për të qenë të lirë e të pavarur në shtetin sovran të Kosovës. Krasniqi më pas foli edhe për meritat e Presidentit Rugova në rrugëtimin e tij dhe të pa ndalur për pavarësinë e Kosovës, ku ndër shtoi se me meritat e dr. Ibrahim Rugovës, ne sot kemi mikun më të fortë, fuqinë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Bashkimit Evropian. Në saje të veprimtarisë politike të presidentit Rugova dhe në saje të përpjekjeve të gjithë popullit shqiptarë në Kosovë, por edhe të gjitha strukturave paqësore e ushtarake të tij, forcat e NATO-s, bombarduan 78 ditë pandërprerë okupatorin serb, të cilin e detyruan të gjunjëzohet në Kosovë, më 12 qershor të vitit 1999. Krasniqi foli edhe për PSHDK-në dhe bash-këpunimin e saj me partinë më të madhe në Kosovë LDK-në, si krahu më i fortë gjatë 16 vjetëve të kaluara. PSHDK-ja e Kosovës gjatë 16 vjetëve të kaluara ka qenë krahu i djathtë i LDK-së dhe kryetarit të saj dr. Ibrahim Rugovës. Në ketë rrugë të interesit kombëtar, edhe partia jonë, e cila ka qenë forca e dytë politike në Kosovë ka dhenë kontributin e vet në Kosovë e në diasporë, duke marrë pjesë në institucionet shtetërore dhe në veprimtaritë tjera të nevojshme të asaj kohe.

«

Presidenti Rugova këtë rrugë të gjatë e të vështirë e bëri para së gjithash duke e sensibilizuar problemin e Kosovës në botën euroatlantike... »

Presidenti Rugova, me qëndrimet e tij demokratike e paqësore, ka fituar simpati e përkrahje te autoritetet politike perëndimore, duke e respektuar dhe njoftur si intelektual të madh, demokrat, tolerant dhe paqedashës, veti këto që pozitive e morale që janë traditë e kulturës shqiptare. Ndërsa për vdekjen e presidentit Rugova dhe humbjen e burrit të madh të Kosovës, Krasniqi ndër të tjera tha se me vdekjen e presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, është shkaktuar një boshllëk i madh në jetën institucionale e politike në momentet më të vështira për Kosovën , e cila gjendet në udhëkryq për vendosjen e fatit të saj përfundimtar. Nga kjo del se në ketë moment presidenti Rugova ka qenë shumë i nevojshëm. Në këtë mbledhje komemorative Krasniqi foli edhe për sakrificën dhe për vizionin e madh të presidentit Rugova. Në fakt, presidenti Rugova, me sakrificën e tij të guximshme dhe mendjen e tij të hollë e vizionare, ka qenë dhe ka mbetur arkitekti dhe babai i pavarësisë së Kosovës dhe i kombit shqiptar. Pavarësinë e Kosovës, pa marrë parasysh se kush do ta nënshkruaj aktin final të saj, është meritë e gjithë popullit shqiptar, por merita kryesore dhe e pamohueshme i takon atij që gjatë dy decenieve e trasoi ketë rrugë të vështirë kombëtare, e ky personalitet është vetëm dr. Ibrahim Rugova. Kosova e humbi dr. Ibrahim Rugovën fizikisht, por rruga dhe ideali i tij nuk do të humbët kurrë. Në fund, akademik Mark Krasniqi tha se PSHDK-ja do të qëndrojë e paluhatshme edhe mëtutje me aleatin e saj të natyrshme - Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbarë popullin e Kosovës, i cili e ndjek këtë rrugë kombëtare.

Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova i cili ndërroi jetë më 21 janar të këtij viti, gjatë 16 vjetëve ka qenë prijës dhe udhëheqës i popullit shqiptar në Kosovë në rrugën e të drejtës së vetëvendosjes, përkatësisht drejt Pavarësisë së shtetit të lirë e Sovran të Kosovës që është e drejtë historike, etnike e politike e shqiptarëve të kësaj treve. Kjo rrugë ka qenë shumë e vështirë në kushtet e okupacionit serb i cili gjatë shekujve, e sidomos më vitet 1998-99, bëri gjenocid e pastrim etnik të popullsisë shqiptare nga vatrat e tij shekullore të Dardanisë antike. Presidenti Rugova këtë rrugë të gjatë e të vështirë e bëri para se gjithash duke e sensibilizuar problemin e Kosovës në botën euroatlantike e cila për Kosovën nuk kishte njohuri e aq më pak mirëkuptim për t’i realizuar edhe ne aktet dhe qëndrimet ndërkombëtare për vetëvendosje. Mirëpo me këmbënguljen dhe me qëndrimin e zgjuarsinë intelektuale e politike të dr. Ibrahim Rugovës, filloi faktori ndërkombëtar ta kuptojë të drejtën tonë dhe përpjekjet tona për të qenë të lirë e të pavarur në shtetin Sovran të Kosovës. Me meritat e dr. Ibrahim Rugovës, ne sot kemi mikun më të fortë, fuqinë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Bashkimit Evropian. Në saje të veprimtarisë politike të Presidentit Rugova dhe në saje të përpjekjeve të gjithë popullit shqiptar në Kosovë dhe të gjitha strukturave paqësore e ushtarake të tij, forcat e NATO-s, bombarduan 72 ditë pa ndërprerë okupatorin serb të cilin e detyruan të gjunjëzohet e të tërhiqet nga Kosova më 12 qershor të vitit 1999. Falë angazhimit dhe suksesit të tillë, dr. Ibrahim Rugova fitoi simpatinë dhe përkrahjen e gjithë shqiptarëve të Kosovës e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë si dhe të botës demokratike ndërkombëtare. Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës gjatë 16 vjetëve të kaluara ka qenë krahu i djathtë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj dr. Ibrahim Rugovës. Në këtë rrugë të interesit kombëtar, edhe partia jonë, e cila gjatë kohë ka qenë forca e dytë politike në Kosovë, ka dhënë kontributin e vet në Kosovë e në diasporë duke marrë pjesë në Institucionet paralele në kohën e okupacionit serb dhe në veprimtaritë e tjera të nevojshme të asaj kohe. Dr. Ibrahim Rugova, me qëndrimet e tij demokratike e paqësore ka fituar simpati e përkrahje të autoriteteve politike perëndimore. Dr. Ibrahim Rugovën, kushdo që e ka njohtë dhe që ka dashur të jetë objektiv, e ka respektuar si njeri shumë të ndershëm, të dashur, të afërt, intelektual i madh, demokrat, tolerant e paqedashës. Të gjitha këto veti pozitive morale janë traditë e kulturës tradicionale shqiptare. Prandaj shtresat më të gjëra të popullit shqiptar, Ibrahim Rugovën e kanë çmuar si shembull i njeriut të madh, të mençur dhe të guximshëm, i cili meriton të jetë në ballë të këtij populli, ta ketë përkrahjen e besimin e pjesës më të madhe të tij, Me vdekjen e presidentit të Kosovës, d. Ibrahim Rugova, është shkaktuar një boshllëk i madh në jetën institucionale e politike, në momentet më të vështira për Kosovën, e cila gjendet në udhëkryq për vendosjen e fatit të saj përfundimtar. Në këtë moment personaliteti i dr. Ibrahim Rugovës ka qenë i domosdoshëm. Mirëpo, Ibrahim Rugova me sakrificën e tij, me guximin e mendjen e tij të holë e vizionare ka qenë dhe ka mbetur arkitekti dhe babai i Pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës, pa marrë parasysh kush do ta nënshkruajë aktin final të saj, është meritë e gjithë popullit shqiptar, por merita kryesore Dhe e pamohueshme i takon atij i cili gjatë dy decenieve e trasoi këtë rrugë të vështirë kombëtare, e ky personalitet është vetëm dr. Ibraim Rugova. Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova është i pazëvendësueshëm. Por me humbjen e tij fizike nuk do të humb rruga e idealit të cilin e ka ndjekur me përkushtim gjatë gjithë jetës së tij. Në këtë rrugë, siç e ka përcjellë deri tash PSHDK-ja, do të qëndrojë e paluhatshme edhe më tutje së bashku me partinë e tij, aleaten e natyrshme të saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbarë popullin e Kosovës i cili e ndjek këtë rrugë kombëtare. Me këtë rast, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe unë personalisht, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar të dr. Ibrahim Rugovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbarë popullit shqiptarë.

23

E premte, 27 janar 2006

Speciale

I pazëvendësueshëm Ai kurrë në Institut nuk ka kërkuar të jetë i pari, por gjithmonë në prapavijë ka qenë në zemër të çështjes dhe problemeve që e kanë shoqëruar këtë institucion Rita MURATI Misin ADEMI Vilson CULAJ PRISHTINË, 23 JANAR - Të flasësh për jetën e një njeriu, i cili ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij vendit dhe lirisë së tij, është e vështirë, megjithatë ne mblodhëm ca dromca kujtimesh në mesin e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve shumëvjeçarë të presidentit Rugova.. Si një student të zellshëm dhe të aftë, na e paraqet prof.dr. Isak Shema.” Kam pasur fatin ta kem student në vitin e katërt të studimeve, ku i kam ligjëruar lëndën Teoria e letërsisë së sotme shqipe. Poashtu edhe provimin e diplomës e ka pasur tek unë dhe vlerësimi ka qenë me notën maksimale 10. Është dalluar shumë nga të tjerëtë në punët e tij shkenore”, shprehet profesori Shema. “Megjithatë puna e tij nuk është kufizuar vetëm si një student i rregullt dhe i aftë, më pas ai është angazhuar si punëtor shkencor në Institutin e Albanologjisë të Prishtinës ku edhe kemi bashkëpunuar së bashku në projekte të ndryshme siç ka qenë hartimi i “Bibliografisë së kritikës letrare shqipe” ku është kërkuar një informacion i gjerë shkencor dhe një punë e vazhdueshme”, thotë Isak Shema dhe shton se Rugova ka qenë shumë i zellshëm dhe i angazhuar në punë shkencore. Ai gjithashtu tha se së bashku me dr.Rugovën kanë qenë hartuesit e planprogrameve shkollore të gjuhës dhe letërsisë shqipe, sepse në ato kohë ishte pezulluar prezantimi i letërsisë shqipe nëpër shkolla. “Kemi punuar një komision të përbërë nga më shumë se 40 veta dhe në krye të tij isha unë. Pikërisht në në atë kohë morëm qëndrim që planprogrami shkollor të zhvillohet vetëm sipas projekteve tona”, tha ai. Profesori Shema foli edhe për konsultime të ndryshme që kishin ndodhur ndërkohë për çështje të caktuara.”Me rastin e ndërprerjes së shkollimit nga ana e regjimit serb, presidenti Rugova pati ardhur në Fakultetin e Filologjisë dhe qemë konsultuar me të lidhur me këtë çështje. Ne dolëm me qëndrime të qarta se duhet të bashkëpunojmë dhe punojmë me planprogramet shkollore tonat”, tregon profesori dhe shton se e gjithë kjo ishte deklaruar para opinionit botëror me qëndrime unike se nuk do të lejojmë reduktime dhe diktime nga pala tjetër. “Ne e vazhduam punën kështuqë me 26 nëntor të vitit 1991 morëm pjesë në Kongresin e Universitetit dhe vendosëm që universiteti dhe nivelet e tjera shkollore ta vazhdojnë mësimin si institucione të mëvetësishme. Dhe në të gjithë këtë ne përkrahjen më të madhe e gjetëm nga Ibrahim Rugova”, pohon Isak Shema. Shema gjithashtu foli edhe për karakterin e tij të cilin ai e përshkroi kështu: ”Si i ri ka qenë i zellshëm, i heshtur dhe pakëz i tërhequr por shumë i angazhuar. Më vonë na del si njeri komunikativ, fjalëpakët që ka një takt, shumë i matur në deklarime, bashkëpunues, tip vizionar dhe meditativ”.

Rugova: njeri i vendosur, atdhetar, i devotshmëm Ndërkaq një portret të personit modest dhe me njohuri të madhe na e paraqet Xheladin Shala. ”Ai për dy dekada punoi në Institutin e Albanologjisë në kohën e krizave më të mëdha historiko-politike për popullin e Kosovës. Ishte gjithmonë në

syrin e okupatorit”, thotë Shala. Me sinqeritetin e tij më të madh, ai Rugovën na e paraqiti si njeri të vendosur, atdhetar, të devotshmëm dhe kur populli ishte në gjendje më të vështira ai doli në ballë që ta ndihmojë dhe ta përkrahë atë. “Ai kurrë në Institut nuk ka kërkuar të jetë i pari, por gjithmonë në prapavijë ka qenë në zemër të çështjes dhe problemeve që e kanë shoqëruar këtë institucion”, shprehet ai. Sipas tij dr.Rugova ishte i vendosur për çështjen kombëtare deri në fund. “Për herë të fundit jam takuar me të në muajin prill, kur biseduam dhe më ndihmoi në lidhje me botimin e një libri të një miku tim, për papën Klementin XI (Gjon Françesk Albani). Kryetari kontribuoi jo vetëm me ide e përkrahje morale por edhe me një shumë të mjeteve për botimin e kësaj vepre”- tha Shala. Ndërsa për Fatmir Hoxhën, vdekja e presidentit ishte e papranueshme. ”Presidenti nuk ka vdekur. Për mendimin tim vepra e tij do të jetë e gjallë përherë në mesin e gjithë shqiptarëve por edhe më gjerë. Mendoj vetëm ka ndërruar vend”- tha Hoxha duke theksuar se e tërë Kosova është rritur me frymën dhe veprën e tij. Ndërsa për karakterin e presidentit, ai shtoi se ”Një strateg të tillë nuk do ta kemi më kurrë. Një njeri akademik por edhe luftëtar, jo luftëtar dhune por luftëtar që luftoi me gjethin e paqes, luftëtar paqje. Unë mendoj se edhe Gandit ia ka kaluar në këtë aspekt. Ky është Ibra jonë”theksoi ai duke plotësuar se edhe presidenti Rugova si të gjithë shqiptarët kishte fatin të rritej jetim dhe pa shtet. ” Rugova ska vdekur. Ai jeton me ne dhe në ne. Lirshëm e krahasoj me figurën e Gjergj Kastriotit tonë. Vërtetë është Gjergji ynë i sotëm. Do të mbetet i pazëvendësueshëm”- tha ai.

Ai ka pasur mendimet e tij dhe parimet e tij Sipas Begzad Baliut vdekjet janë të ftohta dhe të dhembshme, por kur vdes udhëheqësi shtetëror pesha e dhembjes është më e madhe.” Unë më shumë e njoh jetën e tij brenda institucionit, ku me dekretin e tij kemi ardhur që të punojmë 10 punëtorë të rinj shkencor, në Institutin e Albanologjisë. Personalitetin e tij e lidhë jeta e tij shkencore andaj edhe unë dhe shumë kolegë tjerë e duam dhe e respektojmë shumë punën e tij shkencore”- th ai. Ai gjithashtu theksoi se veprat e tij lexohen e rilexohen: ”Shpesh i kthehem leximit të veprave të tij, për shembull studimi i tij për veprën e Bogdanit “Çeta e profetëve” është e papërsëritshme dhe e tipit të rrallë”- theksoi ai duke plotësuar se angazhimi i dr.Rugovës ka qenë në fushën e historisë së letërsisë. “Presidenti Rugova nuk ka qenë vetëm një njeri i urtë sepse do të dilte vetëm një dogmat, po ai mbi të gjitha ka qenë njeri i ndjeshëm dhe i vendosur. Gjithmonë ka ditur çka kërkon në jetë. Ai i ka pasur mendimet e tij dhe parimet e tij. Kurrë nuk është thyer në planet që vetëm mendja e tij i blunate dhe kjo e ka sjellë dhe e ka shndërruar në një njeri shumë të realizuar dhe të dashur për masat e gjera të popullit”, tha Baliu, dhe duke përfunduar ai thotë se Rugova ka pasur unin e vet dhe do të mbetet gjithmonë i mbjellur në shpirtin e popullit.

ullit shqiptar ai e paraqiti si njëri nga shkencëtarët më vizionarë, më largpamës, më i pjekur, me një metodologji më të përsosur në trevën tonë.” Ai ka njohur disa gjuhë andaj diapazoni i tij intelektual i ka tejkaluar shumë njohje e tabu, të cilat na u kanë servuar nga e kalura jonë e padëshiruar pa dëshirën tonë”, tha ai. Sipas tij, presidenti Rugova ishte njeri i moderuar, në të cilin gjithmonë ka dominuar fryma evropiane dhe një tolerancë ndaj njeriut të afërm, e cila nganjëherë i kalonte edhe kufijtë e arsyes. Si njeri i afërt, i cili gjithmonë i ka ofruar njerëzit ndër vete dhe kurrë nuk e ka dashur përçarjen e as thyerjet ideore brenda njeriu shqiptar, do të mbetet përherë portreti i presidentit Rugova për Rexhep Doqin.” Ka qenë njeri i ditur dhe shumë studiues kanë ardhur këtu për t’u konsultuar me të. Ai gjithashtu ka qenë njohës i mirë i antikitetit. Më kujtohet një ekskursion që e patëm bërë bashkë në Butrint dhe ai studionte disa figura të gëdhendura në gurë”, tregon Doqi. Sipas tij, Rugova njihte edhe arkitekturën pellazge, sepse ai kishte arritur që vetëm përmes ca figurave të konkludojë edhe kohën e punimit të tyre pak a shumë.”Ai kishte aftësi t’i krahasonte dhe t’i zbërthente kronikat kohore bazuar në njohurinë e tij për filozofët antik grek”, përmbyll Rexhep Doqi kujtimet e tij për kryetarin tashmë të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Rugova: Njohës i mirë i antikitetit “Në jetën time, tash unë hyj në të 70-at, ende nuk kam përjetuar lajm më të zi, më të dhembshëm, jo vetëm për mua por për tërë familjën time. Pikëllimi ynë i ka kaluar kufijtë e zemrës”, tha Mehmet Rukiqi nën emocione. Dhe këtë figurë të madhe të pop-

Ai kishte politikë gandiste “Ai ishte mes nesh më shumë se dy dekada. Me një punë të përkushtuar, sistematike, ai u ngrit deri në titullin më të lartë studimor, të anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Me kohë u bë studiues i nivelit më të lartë në lëmin

e letërsisë” – tha Sadri Fetiu, drejtor i Institutit të Albanologjisë, duke shtuar se në studimet e tij ai zbatoi metodat më bashkëkohore që letërsinë e trajtojnë si krijimtari specifike, estetike të realizuar në plane të ndryshme. “Ai i ka trajtuar me sukses çështjet e letërsisë së vjetër shqipe, andaj studimi i tij për Bogdanin do të jetë një shembull se si zbulohen vlerat e artit edhe në veprat e krijuesve që kanë potencial të veçantë kreativ”, tha z.Fetiu. Për të, Ibrahim Rugova ishte i suksesshëm edhe në studimet e letërsisë bashkëkohore ku shquhen analizat e tij për vlerat estetiko-letrare të prozës së Kadaresë. “Politika e tij gandiste për kushtet e Kosovës dhe marrëdhëniet e ndërlikuara të Ballkanit, dr.Rugova meriton respekt për qëndrimin e tij të vazhdueshëm, konsekuent për pavarësinë e Kosovës dhe realzimin e saj me mjete paqësore”, tha ai. Fetiu gjithashtu shtoi se vdekja e tij është humbje e madhe për familjen e tij dhe mbarë popullin e Kosovës.” Ne kolegët do ta çmojmë si njeri të urtë, shembull të përkushtimit ndaj punës dhe sjelljes njerëzore. Për Daut Bislimin ishte fat që kishte pasur rastin të punonte mbi 18 vjet me dr. Rugovën. ”Unë kam bashkëpunuar 18 vjet dhe isha me fat që kisha një mik dhe bashkëpunëtor të tillë. Ka qenë njeri i madh dhe njohës i shquar i historiografisë. Më ka ndihmuar shumë dhe pikërisht idetë e tij më bënë që sot t’a kem titullin doktor”- tha ai. Sipas tij z. Rugova ka qenë një mik i mirë shtëpie, i cili kishte mjaft vështirësi materiale.”Ka jetuar me nder dhe me të vetmën pagë të tij. Gruaja e tij në një rast tregon se Rugovën shpesh e zinte gjumi mbi libra. Ka qenë studiues i hollë i lashtësisë dhe njeri i madh.

Çast nga mbledhja komemorative në Institutin e Historisë.

Rugova - figurë e përmasave të historisë botërore Leonard MUJA Vilson CULAJ PRISHTINË, 24 JANAR - Në Institutin e Historisë në Prishtinë u mbajtë mbledhje komemorative me rastin e kalimit në amshim të dr. Ibrahim

Rugovës. Në këtë komemoracion morën pjesë edhe shumë personalitete politike e të shkencës, ndër ta edhe Kolë Berisha, dr. Zekeria Cana etj. Në këtë komemoracion për figurën e presiudentit të Rugovës foli drejtori i këtij Instituti dr. Jusuf Ba-

jraktari, i cili ndër të tjera tha se jemi bashkuar për te nderuar shëmbëlltyrën, frymëzuesin dhe realizatorin e projektit për Kosovën e pavarur dr. Ibrahim Rugovën . Drejtori i këtij Instituti më pastaj shtoi se mbase mos ka diçka mitike

muaji janar në botën shqipëtare kur çdo herë na shoqëron vargimi i janarëve të kobshëm që nga Gjergj Kastrioti, Isa Boletini, Jusuf Gërvalla e deri te Presidenti Rugova, i cili e deshi me shpirt historinë dhe njëherësh u bë edhe krijuesi saj.

24

E premte, 27 janar

Speciale www.iliriapost.net

Në rastin e negociatave për st Kosovës është me vend tekni Intervistë me dr.Lisen Bashkurti, ambasador dhe kryetar i Akademisë Diplomatike Shqiptare Gjon KEKA INTERVISTOI

Iliria Post: Tani që fillojnë përgatitjet për bisedimet mbi statusin përfundimtar të Kosovës, komuniteti ndërkombëtar po u bën thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës dhe grupit negociator që të punojnë dhe të mos humbasin kohë në këto përgatitje. Ndërsa Prishtina, Beogradi dhe komuniteti ndërkombëtar përgatiten të gjejnë një zgjidhje të statusit të Kosovës, analistët shprehen se kjo nuk do të jetë e lehtë. Çka mendoni ju z. Bashkurti? Dr. Lisen Bashkurti: Zgjidhja e statusit të Kosovës përbën një rast të vështirë. Vetë fakti që u zgjodh diplomacia e tipit “shuttle” për negociata do të thotë se midis palëve negociuese, respektivisht midis Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të këtë tension politik të lartë, pozicione të skajuara dhe mosbesueshmëri maksimale ndaj njëra-tjetrës. Përveç kësaj situate, rasti i Kosovës ka edhe një sërë vështirësish që burojnë nga kontradiksione në të drejtën ndërkombëtare, në mekanizmat vendim-marrës të Kombeve të Bashkuara dhe në dinamikën e zhvillimeve në terrenin lokal, ballkanik, evropian dhe global. Por, duke qenë rast i vështirë nuk do të thotë se është i pazgjidhshëm. Historia e marrëdhenieve ndërkombëtare ka njohur raste edhe më të vështira, në situata më të komplikuara, por që janë zgjidhur fare mirë. Iliria Post: A mund të na flisni shkurtimisht për diplomacinë ‘shuttle” dhe çka mund të sjell kjo në negociatat rreth statusit të ardhshëm të Kosovës? Dr. Lisen Bashkurti: Diplomacia e tipit “shuttle” është produkt relativisht i ri në diplomacinë botërore. Posaçërisht ajo lindi në sistemin e Luftës se Ftohtë dhe madje në pikun e krizës në Lindjen e Mesme, midis vendeve arabe dhe Izraelit në vitet ’70. Themelues i kësaj teknike negociuese moderne është Henri Kisingeri, politikan, diplomat dhe studiues i kalibreve ndërkombëtare. Teknikën e Kisingerit e përdoren në nivele të ndryshme e situata të ndryshme edhe presideni Karter, kryeministri Bler, sekretari i shtetit Aleksandër Heig, presidenti Klinton, ambasadori Richard Holbruk etj. Teknika negociuese “shuttle” diktohet nga rrethana ndërkombëtare të tensionuara politikisht, nga palë konfliktuale të papajtueshme dhe të vendosura në pozicione të ekstremizuara si dhe të karakterizuara nga mosbesimi i thellë midis tyre. “Shuttle”, është diplomacia e negociatave përmes një mediatori, të dërguar një një palë e tretë, e cila shkon e vjen midis palëve negociuese duke zëvendësuar kështu negociatat e drejtpërdrejta. Në rastin e negociatave për statusin e Kosovës është me vend teknika “shuttle”, sepse, specifikisht ekziston tension i lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, vendosje e të dy palëve në pozicione të skajuara pa kompromis dhe një mal i tërë mosbesimi reciprok. Në këto rrethana bisedimet e drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd, së paku për një fazë të caktuar, janë të pamundura. Them për një fazë të caktuar, sepse me vijimin e procesit situatat, pozicionet dhe besueshmëria midis paleve mund të evoluojë, çka do të krijonte klimën e dëshiruar për bisedime të drejtpërdrejta. Nëse një situatë do ndodhte,

«

Udhëheqja politike e Kosovës përfaqëson vullnetin politik të popullit të Kosovës, qëndrimin e institucioneve legjitime të tij. Përgjegjësia e saj historike buron nga fakti se ajo duhet të zgjedhë për një vit atë që populli i Kosovës e ka arritur për njëqind vjet sakrificë, duhet të firmosë me bojë atë që populli i Kosovës e ka vaditur me gjak…

»

Por, nuk është as mediator i rëndomtë. Ahtisari është mediator i nivelit të konsiderueshëm. Ai ka përvojën, kulturën, njohjen e mjedisit e të problemeve ballkanike, njohjen e diplomacisë evropiane, euroatlantike e globale. Mbi të gjitha, Ahtisari nuk vjen nga shtete apo struktura që kanë pasur historikisht apo kanë aktualisht klientelizëm politik në Ballkan. Pra, Ahtisari është mediator shumë i qëlluar për t’i prirë procesit “shuttle” në rastin e Kosovës. Ai e meriton besueshmërinë e mbështetjen e të dy palëve, Prishtinës dhe Beogradit. teknika “shuttle” do t’i linte gradualisht vendin teknikës së negociatave direkte. Diplomacia “shuttle” është teknikë negocimi për të realizuar qëllimin sipas opcioneve të palëve. Opcionet e zgjidhjes së statusit në analizë të fundit varen nga politika e aktorëve kryesorë në procesin negociues dhe nga institucionet relevante vendimmarrëse. Teknika negociuese është në shërbim të arritjes së opcioneve politike dhe jo e kundërta. Teknika “shuttle” shërben vetëm për të lehtësuar procesin, për të përshpejtuar kohën, për të përafruar zgjidhjen e kompromisit dhe për të ulur koston e negociatave. Në këtë aspekt nuk është teknika “shuttle” që vendos zgjidhjen. Politika do ta përdore këtë teknikë negociuese “shuttle” për formatizimin e opcionit dhe vendimmarrjen e zgjidhjes politike. Iliria Post : Çfarë roli do të luajë diplomati finlandez Athisari në negociatat rreth statusit të Kosovës? Dr. Lisen Bashkurti: Në teknikën negociuese “shuttle” mediatori ka një vend, rol dhe mision shumë të rëndësishëm. Përvoja e diplomacisë “shuttle” ka njohur mediatorë të profileve të ndryshme. Mediatorë të profileve shumë të larta, mediatorë të profileve të konsiderueshme dhe mediatorë të profileve të ulta. Pavarësisht nivelit të profilit, diplomacia “shuttle” ka provuar suksese, dështime apo relativisht suksese. Mbas afro 35 vjet diplomacie “shuttle” është arritur një përvojë me vlerë, që mendoj se po aplikohet në rastin e Kosovës. Ahtisari është mediator jo në nivelet e Kisingerit, Karterit, Blerit, të cilët kanë mediuar procese “shuttle” në raste të ndryshme negociatash.

Iliria Post: Sa i rëndësishëm është roli i udhëheqësve politikë të Kosovës në procesin e bisedimeve për statusin. Dr. Lisen Bashkurti: Roli i udhëheqësve politikë të Kosovës këtë vit do jëtë tre dimensional: në procesin e bisedimeve, në rrugën për vijimin e realizimit të standarteve, në ruajtjen e qëndrueshmërisë, stabilitetit dhe sigurisë gjatë gjithë procesit deri në definimin e statusit. E them dhe e përsëris, do të jetë tre dimensional, sepse, me sa kam vënë re në media, politike e opnionin publik kosovarë i është mëshuar vetëm negociatave për status dhe janë harruar ose neglizhuar dy dimensionet e tjera jashtëzakonisht të rëndësishme. Te tre dimensionet: negociatat, realizimi i standarteve, ruajtja e stabilitetit janë historike dhe i shërbejnë një qëllimi-arritjes së statusit për një Kosovë të pavarur, sovrane, demokratike dhe evropiane. Udhëheqja politike e Kosovës përfaqëson vullnetin politik të popullit të Kosovës, qëndrimin e institucioneve legjitime të tij. Përgjegjësia e saj historike buron nga fakti se ajo duhet të zgjidhë për një vit atë që populli i Kosovës e ka arritur për njëqind vjet sacrificë, duhet të firmosë me bojë atë që populli i Kosovës e ka vaditur me gjak, duhet të përfundojë me bisedime atë që populli i Kosovës e ka kryer me grykën e pushkës. Populli i Kosovës e ka bërë të veten. Tani, populli i Kosovës i ka besuar fatin historik udhëheqësve të tij. Natyrisht, këta udhëheqës kanë dalë nga ai popull, kanë bërë të njëjtat sakrifica, kanë të njëjtat aspirata. Ndaj, personalisht jam optimist se udhëheqësit politikë të Kosovës do përfaqësojnë me dinjitet të gjithanshëm popullin e vet. Të gjithë lypet të dijnë se asgjë nuk mund të vendoset pa konsideruar vullnetin poli-

tik të popullit të Kosovës dhe aq më pak nuk mund të vendoset përkundër interesit të tij legjitim. Por, më duhet të tërheq vëmendjen sidomos për dy obligimet e tjera të mëdha që ka udhëheqja e Kosovës, krahas me negociatat: vijimi i punës për realizimin e standarteve dhe ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë në terren. Udhëheqja e Kosovës këtë vit do të duhet të avancojë më shumë në fushën e zbatimit të standarteve të kërkuara nga Kombet e Bashkuara. Negociatat pa avancimin e realizimin e standarteve do të ishin të mangëta. Avancimi i standarteve është vlera më e shtuar në dobi të besueshmërisë që Kosova të meritojë statusin e pavarësisë. Do të ketë forca e struktura që do përpiqen të spostojnë vëmendjen nga angazhimi për realizimin e standarteve. Këto forca duhen mënjanuar ose neutralizuar. Udhëheqja kosovare duhet të vijojë punën për standartet paralelisht me negociatat për statusin. Krahas procesit negociues dhe vijimit të punës për realizimin e standarteve, udhëheqja e Kosovës duhet të jetë shumë e vëmendshme për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në terren gjatë gjithë procesit të negociatave. Zhvillimet në terren, stabiliteti dhe siguria janë vlera të shtuara pozitive për negociatat dhe argument në favor të të merituarit të statusit shtet i pavarur e sovran, faktor stabiliteti e qëndrushmërie në rajon. Do të ketë forca e struktura që do provokojnë destabilitet, paqendrushmëri, incidente, të cilat do të kishin ndikim shumë negativ për negociatat për status dhe do të ishin në favor të kundërshtarëve të pavarësimit të Kosovës. Këto forca e struktura të errëta duhen mbajtur nën kontroll, duhen margjinalizuar apo neutralizuar me rrugë e mjete demokratike. Pra, lidershipi politik i Kosovës ka tre sfida paralele njëkohësisht: udhëheqjen e negociatave drejt statusit final; udhëheqjen e institucioneve për realizimin e standarteve të kërkuara nga Kombet e Bashkuara dhe perëndimi; ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë në terren gjatë këtij procesi. Të trija këto sfida janë pjesë e një procesi, nuk mund të shkëputen, janë në mbështetje të njëratjetrës dhe në dobi të realizimit të kauzës finale historike të popullit të Kosovës. Nënvlerësimi, ose dështimi në njerën nga këto sfida dëmton dhe rrezikon seriozisht edhe të tjerat.

25

E premte, 27 janar

Speciale

tatusin e ka «shuttle» Iliria Post: E megjithatë, po shtohen gjithnjë e më shumë zërat se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e mirë dhe më e arsyeshme, por ka edhe zëra të tjerë të një zgjidhjeje të kushtëzuar. Cila zgjidhje mendoni ju se është më e mira? Dr. Lisen Bashkurti: Parasegjithash është e nevojshme të bëhet shumë kujdes kur bëhet fjalë për formën e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Unë jam kundër përzjerjes së shumë zërave në këtë aspekt. Jo kushdo ka të drejtë, ka legjitimitet apo profesionalizëm që të ofrojë opcione politike për zgjidhjen finale të statusit të Kosovës. Kosova nuk është laborator eksperimental, ku mund të futin duart gjithfarë ekspertësh. Kosova nuk është në udhëkryq dhe ka dalë të lypë ndihmë nëpër botë. Kosova nuk është pa zot, ku shumëkush do të mund të shfaqej si përfaqësues i saj. Kosova nuk është pa kapacite njerëzore, ndaj së cilës kushdo do të mund t’i jepte leksione e t’i bënte teori. Në mënyrë të veçantë, për substancën politike të zgjidhjes së statusit final pak kanë të drejtë, legjitimitet dhe profesionalizëm që të shfaqet publikisht. Kjo nuk do të thotë mbyllje goje për këdo që flet për statusin final të Kosovës. Kjo do të thotë që Kosova, populli e përfaqësuesit e saj nuk duhet të dëgjojnë e të konsiderojnë këdo që përzihet në statusin final të saj. Tanimë gjërat po shkojnë drejt zgjidhjes përfundimtare. Në faza të tilla duhen evituar konfuzioni, çoroditja, opcionaliteti i tepruar. Personalisht mendoj se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e mirë që i shërben popullit të Kosovës, vetë Serbisë, Ballkanit dhe mbarë Evropës. Shkurt, jam për Kosovën shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe evropian. Çdo zgjidhje tjetër është e pjesëshme, e përkohëshme, e paqëndrueshme, e rrezikshme dhe e kushtueshme. Iliria Post: Si mendoni ju Z .Bashkurti a do kemi grup apo ekip negociator dhe cila prej këtyre do funksionojë më mirë në bisedime? Dr. Lisen Bashkurti: Pa bërë shumë teori mund të them se jam përpjekur të ndjek në dinamikë gjithë procesin e krijimit të grupeve përfaqësuese negociuese politike e teknike të Kosovës për bisedime. Mund ta ndajë këtë proces në dy faza. Në fazën e parë, pati probleme lidhur me përbërjen dhe funksionimin e grupit politik. Kishte shenja të protagonizmit personal, të partitizmit dhe madje edhe të liderizmit. Këto nuk janë dukuri që ndodhin vetëm në Kosovë. Ndodhin edhe në shoqëritë e vendet më të zhvilluara e demokratike në botë. Në fazën e dytë, mendoj se anëtarët e grupit politik negociator po shndërrohen vërtetë në një ekip negociator. Kjo do të thotë se pjesëtarët e ekipit negociator kanë lënë prapa tyre protagonizmin, partitizmin dhe liderizmin e po ekzistojnë e funksionojnë mbi bazën e kohezionit politik të brendshëm, vizioneve të përbashkëta strategjike, performancës të harmonizuar, përqasjeve të përbashkëta ndaj dukurive në terrenin kombëtar e ndërkombëtar. Mendoj se kështu do funksionojnë deri në fund. Është pozitiv fakti që ekipi negociator mbështetet nga populli dhe institucionet e Kosovës, nga grupe teknike, virtuale, personalitete e lobingje të fuqishme brenda dhe jashtë Kosovës. Pra, ekipi negociator nuk ndjehet i vetëm dhe as i braktisur. Ai ka mbështetje të plotë dhe të gjithashme politike, teknike e profesionale. Kështu nevojitet të jetë ekipi: i hapur për gjithpërfshirje dhe bashkëpunues. Iliria Post: A mendoni ju se shqiptarët e Kosovës kanë bërë përparimin e duhur për sa i përket mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave, në mënyrë

që këto pakica të ndjehen të pakërcënuara për të banuar në Kosovë. Dr.. Lisen Bashkurti: Mendoj se është arritur përparim i dukshëm lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë e posaqërisht në marrëdhëniet midis shqiptarëve e serbëve. Por, gjithashtu mendoj se ka akoma shumë rrugë për t’u bërë që këto marrëdhënie ndëretnike të shndërrohen në marrëdhënie qytetare normale brenda një shoqërie e shteti demokratik. Por, nëse është situata ndëretnike është jo aq e dëshirueshme, kjo ka ardhur nga një sërë shkaqesh e faktorësh, për të cilat nuk mund të fajsohen apo të ngarkohen me përgjegjësi vetëm populli dhe politika e Kosovës. Së pari, Kosova aktuale është përgjegjësi e përbashkët midis vendorëve e ndërkombëtarëve nga vera e vitit 1999 si në arritjet ashtu edhe në sfidat. Së dyti, serbët e Kosovës më shumë kanë konsideruar kryeqytet të tyre politikisht Beogradin sesa Prishtinën. Së treti, Serbia është përpjekur ta përdorë kartën

«

Kosova nuk është pa kapacite njerëzore, ndaj së cilës kushdo do të mund t’i jepte leksione e t’i bënte teori. » e pakicës serbe në Kosovë më tepër për motive politike të brendshme sesa për zgjidhjen reale të problemeve të kësaj pakice me pjesën tjetër të popullsisë së Kosovës. Së katërti, do të theksoja që vetë niveli i zhvillimit ekonomik e social i Kosovës përbën kufizime të mëdha për liritë e të drejtat e gjithë qytetarëve të saj, duke nisur nga punësimi, pronësimi, biznesi, lëvizja e lirë e mallrave, kapitaleve, shërbimeve, njerëzve. Këto limite, që burojnë nga niveli i zhvillimit ekonomik e social, i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga etniciteti i tyre. Së pesti, do thoja, që edhe modelet e aplikuara deri tani në marrëdhëniet ndëretnike brenda një shteti në rajonin tonë si në Qipro, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni kanë dhënë përvoja kontradiktore. Diku kanë qenë të dështuara (Qipro), diku gjysmë të dështuara (Bosnjë-Hercegovina), diku më pozitive e funksionale (Maqedonia). Ndonëse, secili prej rasteve të lartpërmendura ka specifika unike të ndryshme krahasimisht me Kosovën, sërish ato nevojitet të mbahen mirë parasyshë për mirë apo për keq. Unë do thoja, pa u përzier në lëndën e përgatitur nga pala kosovare për këtë aspekt të negociatave, udhëheqja e Kosovës do të duhet të mbajë mirë parasyshë këto akte juridike dhe modele: Konventën Evropiane për të Drejtat e Minoriteteve, Konventën Evropiane për Autonominë e Pushtetit Vendor, modelin e dështuar në Qipro, modelin aspak funksional tre etnik të BosnjëHercegovinës si dhe modelin më të sukseshëm të Marrëveshjes Kuadër të Ohrit për Maqedoninë. Mbi këto akte jurike dhe modele do të burojë parimi i ndërtimit në Kosovë të një shoqërie dhe shteti multietnik, bazuar në qytete e komuna multietnike. Multietniciteti lypet të jetë bazë vertikale dhe horizontale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Çdo zgjidhje tjetër do të ishte me rrezikshmëri për Kosovën dhe do prodhonte efekte domino negative për gjithë Ballkanin. Iliria Post: Shqiptarët e Kosovës shikojnë gjithashtu si shumë të rëndësishëm angazhimin e Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin. Si e shikoni angazhimin amerikan të kohëve të fundit në çështjen e Kosovës. Dr. Lisen Bashkurti: Jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por shumica e popujve në Ballkan, në Evropë dhe në botë e konsiderojnë praninë dhe rolin e Shteteve

të Bashkuara të Amerikës jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurimin e paqes, stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik e social. Në asnjë sistem të marrëdhënieve ndër-kombëtare të historisë moderne të njerëzimit bota nuk ka pasur në krye një fuqi kaq të madhe, e cila të ndërtonte politikën globale bazuar në vlerat më të larta universale siç jane liria, demokracia dhe zhvillimi. Natyrisht, jo kudo prania dhe roli i SHBA-ve kanë qenë dhe janë të njëjta. Në Ballkan, padyshim që prania dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përcaktues. Këtë pozicion nuk e kërkuan vetë SHBA-të. Ky pozicion u diktua nga kriza e thellë e rajonit tonë mbas viteve ’90, përballë së cilës dështuan përpjekjet e fuqive evropiane dhe Kombeve të Bashkuara për paqe, stabilitet e demokraci. Tragjedia e Bosnjëe-Hercegovinës deri në vitin 1995, konflikti në Kosovë deri në vitin 1999 dhe kriza serioze e Maqedonisë deri në verën e vitit 2001 nuk do të kishin gjetur zgjidhjet e duhura pa ndërhyrjen e fuqishme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtu e ka bazën reale besueshmëria që shqiptarët e Kosovës kanë të angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e statusit final të tyre. Madje populli e politika e Kosovës shikojnë te SHBA-të jo vetëm një popull dhe vend mik në zgjidhjen e statusit, por në vizion afatgjatë një aleat strategjik të tyre. SHBA-të, që nga mesi i viteve ‘90 kanë qenë gjatë tërë kohës të angazhuar seriozisht për Ballkanin. Natyrisht, për Kosovën angazhimi tyre njohu nivele e përmasa të tjera. Unë mendoj se projekti i Kosovës i realizuar me sukses deri në fund nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte një aspiratë e materializuar për popullin e Kosovës, një element shtesë për paqe, siguri, demokraci dhe integrim ballkanik, por njëkohësisht edhe një arritje e shkëlqyer e politikës së jashtme të SHBA-ve për të gjeneruar vlerat e veta, për të arritur interesat e tyre dhe për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar në rendin e ri botëror. Iliria Post: Në qoftë se nuk do ketë përparim në keto negociata dhe palët nuk do arrijnë ndonjë zgjidhje, çfarë do të ndërrmarrë bashkësia ndërkombëtare në këtë rast? Dr. Lisen Bashkurrti: Pa folur për substancën politike të zgjidhjes, sepse nuk përfaqësoj vullnetin politik dhe as intitucionet legjitime të Kosovës, por vetëm në planin tekniko-diplomatik do të thoja se ekzistojnë dy mundësi të hapura. Mundësia e parë është që palët të shkojnë gradualisht drejt një dokumenti të përbashkët që do përmbante zgjidhjen e kompromisit me vullnetin politik të Prishtinës dhe Beogradit. Kjo zgjidhje dypalëshe dhe me vullnet politik të dyanshëm politik do të ishte me e dëshiruara. Ajo do të prodhonte një model që do krijonte dy fqinjë të mirë në Ballkan, të cilët do të kishin paqe midis tyre, që do kishin mirëkuptim, bashkëpunim dhe do ecnin së bashku drejt integrimit evroatlantik. Mundësia e dytë është që palët të mos arrijnë në përpilimin e një dokumenti kompromisi të përbashkët. Atëherë dokumenti dhe vendimi do të ndërmerreshin nga institucione relevante ndërkombëtare, jashtë dhe pavarësisht Prishtinës dhe Beogradit. Kjo do të ishte një zgjidhje e imponuar, por, aspak e përjashtuar. Natyrisht një zgjidhje e tillë do jetë e pashmangshme nëse palët nuk arrijnë marrëveshje dypalëshe me vullnetin e tyre politik. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rrijë peng i tensioneve, ektremiteteve apo i skepticizmit shqiptaro-serb. Mirëpo, një zgjidhje e imponuar do të ishte më pak e dëshiruar, sepse në kuptimin perspektiv nuk do të prodhonte dy fqinjë të mirë, me paqe, siguri, bashkë-punim dhe frymë integruese evroatlantike. Një zgjidhje e imponuar do të zgjaste kohën e pranisë ndërkombëtare civile e ushtarake në Kosovë e rajon, do të mbante gjallë tensionin politik Kosovë-Serbi, do të ngadalësonte proceset e demokratizimit në të dy këto vende dhe në mbarë Ballkanin, do të frenonte tregtinë dhe ekonominë e lirë rajonale, do pengonte avancimin e integrimit të Ballkanit në strukturat evroatlantike si dhe do jepte një precedent jo të dëshiruar për raste të përafërta në sistemin e sotëm të marrëdhënieve ndërkombëtare.

ASHAK: Vdekja e dr.Ibrahim Rugovës ndodhi në një situatë delikate për Kosovën dhe fatin e saj Dr.Ibrahim Rugovën një dijetar, studiues të letrave dhe të kulturës, personalitet të shquar të botës shqiptare, prijës frymëgjatë i lëvizjes për emancipimin, çlirimin dhe për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës Lindita DEDINCA PRISHTINË, 22/01/2006 - Mbledhje

komemorative për ta kujtuar dhe nderuar veprën dhe jetën e presidentit Ibrahim Rugova kanë mbajtur anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku me këtë rast ata i kanë shprehur ngushëllime familjes Rugova dhe popullit të Kosovës. Akademik Rexhep Ismajli pohoi se dr.Ibrahim Rugova ishte një burrë i madh dhe vdekja e tij është humbje e jashtëzakonshme për Kosovën. Ai ndër të tjera ka theksuar se: “Në jetën publike të Kosovës Ibrahim Rugova u shfaq qysh në vitet 1967-1968. Qysh në shkrimet e para ai manifestoi qartë mëvetësinë dhe pavarësinë e vështrimit dhe të gjykimit, autonominë personale në fushën e kritikës dhe të interpretimit letrar”. Akademik Ismajli tha se, Rugova me frymën e tij liberale, ofronte një tjetër mënyrë të interpretimit dhe përmes saj ngjallte kontestime qysh në themelet e

atyre studimeve. “Bindja e tij se në çështje interpretimi gjithnjë ka më shumë se një vështrim e shoqëri në tërë veprimtarinë, jo vetëm studiuese. Me këtë gjerësi, në përplasje të vetvetishme me dogmatizmin sundues të kohës nga fundi i viteve 70-të, dr. Rugova u bë një nga figurat qendrore të studimeve letrare dhe u bë i tillë me risinë e vështrimeve, me njohjet bazike për rrjedhat dhe me qëndrimin jopërjashtues për tjetrin”, theksoi Rexhep Ismaili, duke shtuar se Rugova kishte krijuar një frymë të re në mjedisin për idetë e tij vepruese të padhunshme në drejtim të realizimit të idealeve çlirimtare e përparimtare. “Në vitet 1988-1989 Dr. Ibrahim Rugova qe zëri mbi zërat që arrinin të artikuloheshin publikisht në mbrojtje të interesave kombëtare e të tjera shqiptare dhe fare natyrshëm u bë bashkëbiseduesi më i parapëlqyer i opinionit publik evropian. Në dekadën e fundit të shekullit 20 Rugova u njoh ndërkombëtarisht lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, lider i lëvizjes për emancipimin, për çlirimin kombëtar e për pavarësi të Kosovës”- pohoi Ismaili. Sipas tij vdekja e dr. Ibrahim Rugovës ndodhi në një situatë delikate për Kosovën dhe fatin e saj, ndodhi në fazën e fillimit të pavarësimit të vërtetë, për çka ai luftoi gjithë jetën. Akademik Rexhep Ismalji këtë mbledhje komemorative e mbylli duke e shfaqur shpresën se lëvizja politike që po e lë pas presidenti Rugova, do të bashkohet edhe më shumë dhe do ta çojë me tej procesin për ta realizuar synimin e popullit të saj, e që është pavarësia e plotë të Kosovës.

26

E premte, 27 janar 2006

Speciale

Një qiri për

FOTO: ALBAN RAMADANI

Presidentin

27

E premte, 27 janar 2006

Speciale Sfidat brenda 16 vjetësh

Ai thoshte: Kosova është e pavarur, duhet njohje formale Presidenti Rugova gjatë karrierës së tij politike është angazhuar vazhdimisht për zgjidhjen paqësore të problemit të Kosovës. Me të drejtë ai është krahasuar me Mahatma Gandhin dhe me Martin Luter Kingun, ndërsa udhërrëfyes ka pasur nobelisten shqiptare Nëna Tereze Iliria POST Ibrahim Rugova ka lindur në fshatin Cërcë të Istogut, Burimit në Kosovën përendimore, më 2 dhjetor të vitit 1944. Ka qenë djali i një tregtari të vogël, i cili është ekzekutuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore nga komunistët jugosllavë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në vendlindje, ndërkaq studimet në Prishtinë, në Beograd dhe në Paris. Ka studiuar linguistikën në Univeristetin e Sorbonës dhe më pas ka punuar si studiues dhe kritik i letërsisë në Prishtinë, për një kohë të gjatë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitet tetëdhjetë-nëntëdhjetë ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe qysh atëherë është shquar me një aktivitet të ngjeshur në mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Në fakt qysh atëherë ishte shndërruar në disident politik. Në politikë është futur me 1989 duke qenë njëri prej pak intelektualëve që e krijuan partinë e parë politike, jashtë skemës së atëhershme të organizimit politik. Në dhjetor të vitit 1989 u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe kryetar i saj i parë u zgjodh Ibrahim Rugova. Ai shumë shpejt, që në vitin 1990, e krijoj imazhin e një politikani modern, duke propaguar shkëputjen e Kosovës nga Serbia fillimisht, e më pas edhe nga Jugosllavia e atëhershme. Ibrahim Rugova, duke qenë kryetari i parë i një partie politike në sistemin pluralist u bë opozitari më i madh i regjimit të Beogradit që drejtohej nga Sllobodan Millosheviqi. Rugova ishte bërë politikani i parë që mendonte se të drejtat e popullit të Kosovës mund të realizoheshin me rrugë paqësore dhe pa dhunë. Ai dhe partia e tij, arritën që në vitin 1991, të mbanin një referendum për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran, mirëpo rezultatet e këtij referendumi, qenë shpallur të jashtëligjshme nga Beogradi dhe udhëheqja e atëhershme jugosllave. Një vit më parë, më saktësisht në shtator të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të shpërndarë të Kosovës, kishin miratuar një kushtetutë me të cilën Kosova shpallej republikë e pavarur e federatës-konfederatës jugosllave, mirëpo edhe ky vendim qe shpallur i jashtëligjshëm. Mirëpo, pavarësisht prej kësaj, në vitin 1992, Rugova në mënyrë të njëanshme kishte organizuar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ku ai u zgjodh president i Kosovës. "Ne jemi për një Kosovë të pavarur, njësoj të hapur si ndaj Serbisë ashtu dhe Shqipërisë",- ishte ky prononcimi i tij më i shpeshtë nëpër konferencat e përjavshme të shtypit. Me këta hapa të tij, Rugova u bë udhëheqës i pakontestueshëm i shqiptarëve të Kosovës. Ai pas këtyre zgjedhjeve arriti të kri-

jojë edhe qeverinë e Kosovës në ekzil dhe të organizojë një strukturë paralele në Kosovë, duke filluar nga administrata, arsimi e deri te shëndetësia. Duke qenë lideri i vetëm politik në Kosovë, Rugova u bë partner politik i shumë shteteve perëndimore dhe fitoi simpatinë e tyre. Viti 1997 dhe fillimi i konflikteve të para të armatosura ndërmjet gueriles shqiptare dhe forcave serbe në Kosovë, e gjetën Rugovën në postin e kryetarit të LDK-së dhe në postin fiktiv të presidentit të shtetit. Ai mbetet lider i krahut të moderuar ose paqësor politik të Kosovës. Duke qenë prijës i këtij krahu, ai mori pjesë në konferencën e Rambujesë dhe të Parisit, por jo si kryetar i delegacionit. Krahu i luftës rezulton të jetë më i autoritetshëm dhe ai vihet në krye të veprimtarisë luftarake e politike të kohës. Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në mars të vitit 1999, Rugova mbetet i burgosur në shtëpinë e tij në Prishtinë. Ai gjatë kësaj kohe detyrohet dhunshëm të takohet dy herë me Millosheviqin në Beograd. Ai dhe familja e tij, arrijnë të largohen nga Kosova dhe të strehohen në Itali, vetëm pas ndërhyrjes së komunitetit fetar Shen Exhidio, i cili mbante raporte miqësore me Millosheviqin.

Kthimi triumfal i Rugovës Ai arrin që të rikthehet në skenën politike dhe i fiton zgjedhjet e para të pasluftës, dhe më 2002 bëhet kryetar i Kosovës i njohur ndërkombëtarisht. Rugova e krijoi edhe qeverinë e parë me partinë e udhëheqësit politik të ishUÇK-së, Hashim Thaçi. Presidenti Rugova dhe LDK-ja, arrijnë që të fitojnë edhe zgjedhjet e dyta të përgjithshme dhe Rugova në vitin 2004 rizgjidhet president edhe për katër vite të tjera. Ai arrin të jetë edhe dëshmitar kundër armikut të tij të vjetër Sllobodan Millosheviqit në Gjykatën e Hagës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Gjatë kësaj kohe të presidencës së tij, ka pasur edhe një tentim vrasje ndaj tij: në korrik të vitit 2005 shpërtheu një bombë në afërsi të makinës së tij, mirëpo ai shpëtoi i palënduar. Pak muaj më parë, Ibrahim Rugova krijoj edhe grupin negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe ai u vu në krye të këtij grupi. Presidenti Rugova ka qenë edhe kryesues i Grupit Negociator për zgjidhjen e statusit final në bisedimet për Kosovën, që është dashur të fillojnë me 25 janar në Vjenë të Austrisë me ndërmjetësim ndërkombëtar. Rugova - Gandi i Kosovës Presidenti Rugova gjatë karrierës së tij politike është angazhuar vazhdimisht për zgjidhjen paqësore të problemit të Kosovës. Me të drejtë ai është krahasuar me Mahatma Gandhin dhe me Martin Luter Kingun, ndërsa udhërrëfyes ka pasur nobelisten shqiptare Nëna Tereze. Dr. Ibrahim Rugova do të kujtohet si njeriu që iu përkushtua arritjes së pavarësisë së Kosovës me mjete paqësore. Në një farë mënyre, vdekja e tij i ngjan humbjes së një profeti: ai parashikoi me kohë një protektorat ndërkombëtar për Kosovën si hapi i parë drejt pavarësisë. Gjatë vitit 2005, Kosova hyri në një fazë të rëndësishme për përcaktimin e statusit të saj përfundimtar dhe ideja e Dr. Rugovës që ky status të jetë pavarësia ndodhet tani para një sfide. Rugova i është përmbajtur pikëpamjes se pavarësia është kompromisi i vetëm i palës shqiptare pasi ajo nuk ka kërkuar bashkimin me Shqipërinë. Në muajin shtator, Presidenti Rugova njoftoi se ishte i sëmurë me kancer. Po atë muaj ai emëroi ekipin negociator në bisedimet për statusin, ekip që përfshinte edhe atë vetë. Por disa analistë janë

shprehur se vdekja e Rugovës do të ndikojë negativisht në aftësinë e grupit negociator për të artikuluar platformën e tij në bisedime. Të tjerë kanë shprehur shqetësime se vdekja e tij mund të çonte në një luftë politike brenda LDKsë dhe në vështirësi në procesin e kalimit të pushtetit. Rugova krijoi një autoritet të padiskutueshëm dhe fitoi statusin e një idhulli politik midis një pjese të mirë të shqiptarëve të Kosovës. Si udhëheqës politik ai kishte mbështetësit por edhe kundërshtarët e tij, të cilët e quanin autoritar dhe e akuzonin se Lidhjes Demokratike i mungonte demokracia e brendshme.

Ai e kuptonte thellë konceptin se respektimi i të drejtave të pakicës serbe në Kosovë do të ishte me rëndësi vendimtare për ndërtimin e një shteti demokratik dhe besonte se pavarësia do të ndihmonte në zgjidhjen e këtij problemi. Ashtu si politikanët e tjerë shqiptarë, zoti Rugova shprehte kritika të ashpra ndaj Beogradit, i cili sipas tij duhet të hiqte dorë nga përpjekjet për të ndikuar te komuniteti serb i Kosovës. Dr. Rugova i shikonte Shtetet e Bashkuara si aleatet kryesore të shqiptarëve të Kosovës në luftën e tyre për liri dhe të drejta si dhe në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Në vitin 1990, ai mori pjesë në një seancë me pyetje-përgjigje në Kongresin amerikan për Kosovën, një ndër dëshmitë e para që organizonin ligjvënësit amerikanë për Kosovën. Që nga ajo kohë, ai i vizitoi shpesh Shtetet e Bashkuara, ku takohej me zyrtarët më të lartë dhe me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, me të cilin mbante vazhdimisht lidhje të ngushta. Trashëgimia e Dr. Rugovës do të mbetet ajo e një udhëheqësi që u përpoq të arrijë synimin e tij të pavarësisë me anë të politikave paqësore në një rajon të trazuar në të cilin dhuna dhe lufta shihej shpesh si terreni i vetëm ku mund të fitonin idetë.

28

E premte, 27 janar 2006

Ndërkombëtare “Tigrat e Tamilit” dhe qeveritarët, takohen në Zvicër

Përkrahësit e Hamasit militant më në fund kanë pasur arsye të festojnë. (Foto: Reuters)

Militantët e “Hamasit” fitojnë zgjedhjet, shkundet procesi paqësor në Lindjen e Mesme “Unë do t’i paraqes dorëheqjen time kryetarit Abu Mazen dhe “Hamasi” duhet të përgaditet për formimim e qeverisë së re”, ka thënë kryeministri palestinez Ahmed Qurai pas kumtimit të rezultateve jozyrtare, sipas të cilave “Hamasi” ka fituar më se 50 përqind të votave 26 JANAR, GAZA — Dorëheqja e kryeministrit palestinez Ahmed Qurei , shkalla e lartë e sigurisë, ambienti në të cilin dominon ngjyra e gjebërt e lëvizjes “Hamas”, janë elementet që karakterizojnë ditën e 26 janarit kur pritet të shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të para parlamentare në Palestinë, pas më se një dekade. Beteja zgjedhore e zhvilluar në mes të “Fatahut”, që momentalisht është duke qeverisur Palestinën, dhe rivalëve të tyre nga lëvizja militante “Hamas”, sipas rezultateve jozyrtare ka përfunduar në favor të lëvizjes militante. “Hamasi” ka arritur të fitojë votat e palestinezëve me një fushatë parazgjedhore të organizuar mirë, të fokusuar në problemet lokale, përmes së cilës ia doli që të krijojë një imazh të ri që nuk identifikohet vetëm përmes ideologjisë militante. “Unë do t’i paraqes dorëheqjen time kryetarit Abu Mazen ( Mahmoud Abbas), dhe “Hamas” duhet të përgaditet për formimim e qeverisë së re”, u ka thënë kryeministri Ahmed Qurei gazetarëve, pak pas kumtimit të rezultateve jozyrtare, të cilat tregonin se “Hamasi” është duke udhëhequr bindshëm në shumicën e vendvotimeve. Edhe për palestinezët kjo paraqet një ndryshim të madh dhe ndjenjat e tyre qenë të përziera. “Jam i lodhur nga korrupsioni dhe kësaj radhe kam votuar për “Hamasin”. “ Kjo organizatë mbledh njerëz religjiozë dhe shpresoj se vota për ta do të thotë se paratë tona i dorë-

zojmë në duar të pastërta”, ka thënë 29 vjeçari Samer Lulu nga Gaza. Por, me të nuk pajtohet bashkëqytetari i tij Ëaissam Abu Ajina. Sipas tij historikisht, “Fatahu” është grupi i vetëm i cili mund të udhëheqë marshin palestinez. Fitorja e “Hamasit” në këto zgjedhje do të izolojë Palestinën, pasi ata janë një grup militant, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me shtetet e botës perëndimore. Rezultatet jozyrtare tregojnë se “Hamasi” ka fituar më se 50 përqind të ulëseve, nga totali i 132 ulëseve që përbëjnë parlamentin palestinez. “Hamasi” ka fituar në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, ku janë përqëndruar shumica e votuesve palestinezë. Vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë të udhëhequr nga ish-kryetari amerikan Jimmy Carter, nuk kanë lajmëruar për parregullsi dhe incidente të përmasave të mëdha gjatë ditës së zgjedhjeve. Ka ekzistuar drojtja se situata mund të eskalojë pasi gjatë fushatës parazgjedhore, dy aktivistë të “Hamasit” qenë vrarë, ndërsa policia kishte arrestuar tetë pjestarë të krahut militant të “Fatahut” për pjesëmarje në vrasjen e tyre. 13.500 policë palestinezë ishin angazhuar për sigurimin e 1008 vendvotimeve, edhe përkundër zotimit që kishin bërë grupet e armatosura rivale për uljen e armëve gjatë procesit zgjedhor. Zëdhënësi i “Hamasit” dhe njëherësh kandidat për deputet i kësaj partie, Mushir al-Masri qysh një ditë para zgjedhjeve ka bërë të ditur se zyrtarët e “Hamasit” kanë kontaktuar Mahmoud Abbasin, të cilit ia kanë ofruar mundësinë e bashkëpunimit. “Në shpresojmë se do të fitojmë rreth 50 përqind të votave. Por “Hamasi” nuk do që të udhëheqë i vetëm. Qëllimi ynë nuk është të largojmë dikë nga qeveria. Ne vetëm duam që të shënojmë një periudhë të re të bashkëpunimit dhe unitetit kombëtar. Ne duam të marrim ministritë e shëndetësisë, edukimit dhe të mirëqenies sociale. Diplomacinë dhe kontaktet me Izraelin do t`ua lëmë të tjerëve”, kishte thënë Mushir al-Masri, duke shtuar se agjenda e “Hamasit” në lidhje me mosnjohjen e shtetit izraelit nuk ka ndryshuar. “Ne nuk bisedojmë me Izraelin” ka deklaruar ai i vendosur. “Njohja e shtetit izraelit, nuk është në agjendën tonë”, ka thënë Mushir al-Masri, pasi të ketë lajmëruar fitoren jozyrtare të partisë së tij. Raportuesi i

Një votues palestinez kërkon emrin e tij në listën në vendvotim. (Foto: Reuters)

“BBC” nga Jerusalemi, Jon Leyne, ka thënë se fitorja e “Hamasit” paraqet një sfidë të madhe për Izraelin, për komunitetin ndërkombëtar dhe për vetë “Hamasin”. Sipas tij, qëndrimi i “Hamasit” në opozitë ishte më komod se sa udhëheqja e Palestinës. Edhe zyrtarët amerikanë nuk kanë qëndruar të heshtur në lidhje me zgjedhjet palestineze. Ata, ditën e zgjedhjeve kanë përsëritur qëndrimin e tyre ndaj lëvizjes “Hamas”, të cilën e kanë futur në listën e organizatave terroriste. “Nëse doni të më pyesni se a do të bashkë-punojë me “Hamasin”, nëse arijnë të fitojnë zgjedhjet, përgjigja ime është JO. ” Jo, derisa ata nuk e rishqyrtojnë agjendën e tyre në lidhje me shkatërrimin e Izraelit”, ka thënë presidenti amerikan George Ë. Bush në një intervistë dhënë revistës “Ëall Street Journal”. ”Fitorja e “Hamasit” do të para-qiste probleme praktike në komunikimin e palestinezëve me botën perëndimore dhe me SHBA-të, për shkak të klasifikimit të tyre si lëvizje terroriste”, ka thënë Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, gjatë ditës së zgjedhjeve. Zyrtarët e Izraelit kanë refuzuar çfarëdo bashkëpunimi dhe bisedime me “Hamasin”. Sekretari I Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, është përmbajtur nga komentet e rezultateve, ndërsa ka lavdëruar dhe përgëzuar mënyrën demokratike të zhvillimit të procesit zgjedhor. Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve palestineze, ushtruesi i detyrës së

kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se kjo është çështje me të cilën duhet të merren vetë palestinezët. “Shpresojmë që votuesit palestinezë nuk do të votojnë për esktremistët që janë duke i dërguar nga një tragjedi në tjetrën. Shpresojmë se ata nuk do të votojnë për partitë militante që ofrojnë vetëm mjerim dhe asgjë tjetër”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert. Olmert, që njëherësh cilësohet si njëri nga favoritët për të fituar zgjedhjet izraelite të 28 marsit, në fjalimin e parë zyrtar të tij, pasi kishte zëvendësuar kryeministrin izraelit Ariel Sharon, ka thënë se Izraeli duhet të dorëzojë disa territore të Bregut Perëndimor, si dhe në mënyrë urgjente të caktojë një kufi me Palestinën., por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në rast se grupet militante palestineze, përfshirë “Hamasin”, pranojnë të çarmatosen. “Në rast se nuk kemi me kë të bisedojmë, atëherë ne njëanëshmërisht do të ngrejmë një kufi në territorin e Bregut Perëndimor. Ne do të ngrejmë kufinj për të caktuar zonat e sigurisë, dhe për t’i mbrojtur vendet e rëndësisë së madhe për hebrejtë, përfshirë Jerusalemin”, ka thënë Olemrti, dhe ka shpalosur qëndrimet e tij në lidhje me vazhdimësinë e politikës izraelite në lidhje me territoret palestineze. “Nuk është e mundur të ekzistojë shteti hebre pa sovranitetin Izraelit mbi Jerusalemin”, ka përmbyllur fjalimin e parë të tij Ehud Olmerti.

26 JANAR, COLOMBO - Qeveria e Sri Lankas dhe “Tigrat e Tamilit” janë pajtuar për një takim në Zvicër, ku do të flitet për përforcimin e armwpushimit egzitues, i cili ka filluar të kërcënohet nga incidentet armatosura, që janë shtuar në dy mujt e fundit. Qyteti i Gjenevës është ofruar si mikpritës i një takimi në mes palëve të armiqësuara, ka bërë të ditur i dërguari special në Sri Lanka, norvegjezi Erik Solheim. Deri më tani bisedimet kanë dështuar pasi që secila palë ka akuzuar tjetrën për thyerjen e armëpshumit që ishte arritur në vitin 2002. Rebelët e “Tigrave të Tamilit” kanë akuzuar qeverinë për shkak të përkrahjes së grupeve paramilitare, të cilët po sulmojnë “Tigrat”, ndërsa zyrtarët nga kryeqyteti i Sri Lankas, Kolombo, kanë akuzuar rebelët për sulmet ndaj forcave të rregullta qeveritare. Erik Solheim, është dërguar në Sri Lanka, për të biseduar me liderët e rebelëve dhe me përfaqësuesit e qeverisë së kryetarit Mahinda Rajapakse. “Të dyja palët kanë arritur në përfundim se janë të nevojshme bisedime shtesë, të cilat mund të ngrisin armëpushimin në shkallë më të lartë”, ka thënë Erik Solheim, pas bisedës së zhvilluar me udhëheqësin e “Tigrave të Tamilit”, Velupillai Prabhakaran. “Nga ana jonë jemi zotuar se nuk do të ndërmarrim akte të dhunshme. Tani i ka mbetur qeverisë të zotohet për një gjë të tillë”, ka thënë Anton Balasingh-am. Ndërsa në lidhje me atë se a është arritur ndonjë marrëveshje për armëpushim, Erik Solheim ka thënë se një gjë e tillë është lënë për ditën e mbajtjes së takimit. Përkeqësimi i situatës, i cili është duke kërcënuar edhe armëpushimin e brishtë katërvjeçar, ka filluar që nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 2005, kur kryetar ishte emëruar Rajapakses. Reth 120 persona, përfshirë 80 ushtarë dhe marinarë janë vrarë që nga dhjetori i vitit 2005. Sulmet ndaj forcave të armatosura qeveritare i janë mveshur rebelëve nga radhët e “Tigrave të Tamilit”, të cilët kategorikisht kanë refuzuar involvimin e tyre në këto sulme. Ndërsa rebelët bëjnë të ditur se më se 40 pjesëtarë të organizatës së tyre, janë vrarë nga forcat e sigurimit, gjë të cilën e mohojnë zyrtarët qeveritarw, të cilët thonë se vrasjet e rebelwve janë pasojë e fraksioneve brenda tyre, si dhe përleshjeve me grupet rivale të armatusora. Lufta që ka zgjatur më se dy dekada, ka lënë reth 60.000 të vdekur, ndërsa ka filluar si pasojë e dëshirës së “Tigrave të Tamilit” për krijimin e shtetit e tyre të pavarur në pjesët e Sri Lankas Veriore dhe asaj lindore.

Policia franceze gabon për pesë shekuj Detektivët francezë kanë qenë të frustruar për tentimet e pasuksesshme dy vjeçare për identifikimin e trupit të një femre, për moshën e të cilës është thënë se duhet të jetë diku reth 30 vjeçare. Eshtërat e saj janë gjetur në bregdetin e qytetit Plouezoch. Pas obduksioni të parë që i është bërë trupit të pajetë, është zbuluar se vdekja ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar nga goditje me objekt të mprehur. Në fillim është dyshuar se eshtërat i përkisinin një mjekeje nga Normandia, e cila ishte zhdukur në vitin 1999. Por, analizat e AND-së, kanë dalur negative dhe ngjarja që nga atëherë u mbulua me mister, i cili ka arritur të zbërthehet vetëm pas analizave të karbonit radioaktiv, të cilat vërtetuan se eshtrat i takonin trupit të një femre të vdekur në mes viteve 1401 dhe 1453. Zyrtari i policisë Francois Gerthosser, ka bërë të ditur se tani më kanë arritur në përfundim të këtij hetimi. “Ne jemi të kënaqur që arritëm të zbulojmë kohën kur është kryer vrasja. Të gjitha indikacionet shpiejnë në vrasje të kryer nga piratët para më se 500 vitesh”, ka thënë ai.

29

E premte, 27 janar 2006

Ndërkombëtare Turqia thërret në bisedime të reja për Qipron e ndarë

Irani luan ftohtëngrohtë kundër bashkësisë ndërkombëtare Kryenegociatori iranian për çështjet bërthamore, Ali Larijani ka arritur në Kinë për bisedime që pritet të përqendrohen në armatimin bërthamor të Iranit Ali Larijani takohet me ministrin e Jashtëm, Li Zhaoxing dhe zyrtarë të tjerë kinezë. Besohet se këto takime do të jenë të fundit, në të cilat do të tentohet arritja e një kompromisi diplomatik rreth çështjes së të drejtës iraniane për pasurimin e uraniumit. Edhe pse një ditë më herët, gjatë vizitës së tij në Moskë, Larijani tha se Irani mirëpret propozimin rus sipas të cilit pasurimi i uraniumit do të bëhet bashkarisht nga Irani dhe Rusia por në territorin Rus, ai gjithashtu paralajmëroi se marrëveshja përfundimtare nuk është arritur dhe se gjërat mund të ndryshojnë. Ai gjithashtu paralajmëroi Agjencionin Ndërkombbëtar për Energjinë Bërthamore (IAEA), i cili duhet të takohet rreth çështjes së Iranit me 2 shkurt të këtij viti, se po qe se programi nuklear i Teheranit i referohet Këshillit të Sigurimit, Irani do të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar në “shkallë të lartë industriale”. Deri më tani Kina dhe Rusia, dy shtete me lidhje të forta ekonomike me Teheranin, kanë arritur t’u bëjnë qën-

26 JANAR, ANKARA - Turqia ka ftuar bisedime të reja turko-greke, përmes të cilave do të propozonte planin e saj të ri, që parasheh hapjen e porteve detare dhe aeroporteve turke për trafikun qipriot, në shkëmbim të një lirie më të madhe qarkullimi për turqit nga po i njëjti ishull. Minisitri turk i Punëve të Jashtme Abdullah Gul, ka shprehur nevojën e rifillimit të bisedimeve në nivel më të lartë në mes të dy palëve, deri në mesin e vitit 2006. Qipriotët grekë, në maj të vitit 2004, përmes një referendumi kishin refuzuar planin e Kombeve të Bashkuara, që parashihte bashkimin e ishullit të ndarë. Ndërsa kundërshtimi i Turqisë për njohjen e Qipros si shtet anëtar të BEsë, ka shtyrë këtë asociacion që një nga kushtet për afrimin e Turqisë me BE-në, të jetë njohja e sovranitetit qipriot si dhe njohja e Qipros si shtet anëtar të BE-së. Autoritetet greke kanë thënë se do të studiojnë ofertën e re turke, ndërsa vet qipriotët e kanë refuzuar këtë ofertë duke thënë se ajo nuk parasheh asgjë të re. Ministri qipriot i Punëve të Jashtme, George Iacovou e ka quajtur ofertën turke “gjë të parë edhe më herët”. Ishulli i Qipros është ndarë në anën e kontrolluar nga grekët si dhe anën të cilën e kishte okupuar Turiqa në vitin 1974. Pjesa turke e Qipros, Republika Turke e Qipros Veriore është e njohur vetëm nga Ankaraja.

dresë përpjekjeve amerikane për ta çuar Iranin përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të denohej me sanksione të rënda ekonomike. Por, përkundër lëvizjeve që duken të tregojnë zbutje të qëndrimit iranian në nivelin diplomatik, porositë, të cilat dëgjohen brenda Iranit, thonë se mundësia e konfrontimit të Iranit me bashkësinë ndërkombëtare është ende mjaft e fortë. Në një deklaratë të djeshme, kryetari iranian ka akuzuar “okupuesit e Irakut”, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, si organizatorë të sulmeve terroriste, në qytetin jugperëndimor Ahvaz. Sulmet kanë ndodhur në ditën kur pritej që kryetari të vizitojë atë qytet. Televizioni shtetëror iranian ka lajmëruar se kryetari Mahmud Ahmadinexhad ka urdhëruar ministrin e tij të kundërzbulimit dhe ministrin e Punëve të Jashtme të hetojnë mundësinë se “duart e huaja” kanë qenë përgjegjëse. "Në ngjarjet e Ahvazit shihen qartë shenjat e okupatorëve të Irakut. Ata duhet të marrin mbi vete përgjegjësinë për këtë ngjarje” ka cituar televizioni shtetëror kryetarin Ahmadinexhad. Ndërsa në një lëvizje tjetër konfrontuese Teherani zyrtar ka shpallur se do të mbajë një konferencë në të cilën do të “rishikohet holokausti”, gjë e cila ka shkaktuar reagime të ashpra në tërë botën. Ndërsa ambasadori i Izraelit pranë Kombeve të Bashkuara , Dan Gillerman, ka thënë se konferenca e planifikuar “është provë se çfarë kërcënimi global paraqet Irani në të vërtetë”.

Bashkësia evropiane heton akuzat për misionet sekrete të CIA-s

Europa ballafaqohet me mot polar Moti i ftohtë që ka kaluar pjesën më të madhe të Evropës vazhdon të marrë viktima. Më së keqi e qëlluar nga acari është Ukraina, ku mediat shtetërore lajmërojnë se mbi 130 persona kanë humbur jetën nga acari që nga java e kaluar. Kievi ka kërkuar që Rusia të zvogëlojë përdorimin e gazit natyror për të ndihmuar shtetet fqinje. Në ndërkohë Moska ka problemet e veta. Në Rusi lajmërohet për më se 100 të vdekur dhe bllokimin e e shumë shërbimeve pub-

like si dhe të komunikacionit në disa regjione. Dhjetë persona kanë humbur jetën në republikën çeke, ku temperaturat e ulëta kanë arritur rekord me minus tridhjetë gradë celsius ndërsa vetëm në Poloni, ku acari ka arritur papritur, për 24 orë kanë humbur jetën 50 persona. Acari i këtij viti nuk i ka falur as vendet me klimë tradicionalisht të ngrohtë. Qytetet italiane kanë hapur dyert e stacioneve hekurudhore dhe

Google censuron vetveten për tregun kinez Kompania më e madhe botërore e internetit, pranon censurimin e shërbimeve të kërkimit për të depërtuar në Kinë Google ka ofruar versionin e makinës së saj të kërkimit në gjuhën kineze, por qeveria e shtetit më të populluar në botë, të cilës idea se qytetarët e saj mund të kenë qasje në çfarëdo informate që dëshirojnë nuk i kapëlqyer, ka vendosur ta bllokojë faqen. Google, gjithnjë në kërkim të tregjeve të reja, ka vendosur të krijojë një faqe të re të internetit të quajtur Google.cn, në të cilën do ta censurojë vetvetën për t’i kënaqur autoritetet e Pekinit. Kritikët e këtij vendimi paralajmërojnë se versioni i ri do të ketë qasje të limituar për mijëra terme apo faqe të internetit, për të cilat Kina mendon se do të mund të jenë të ndjeshme. Google përgjigjet se dëmi do të ishte edhe më i madh nëse ata nuk do të ishin fare të pranishëm në tregun

kinez. Termat që do të jenë të ndaluara në versionin e ri, do të përfshijnë masakrën e vitit 1989 në sheshin Tien An Men. Qeveria kineze mbanë një kontroll të fortë mbi internetin dhe faqet të cilave mund t’u qasen përdoruesit kinez. Për shembull qasje nuk ka për internet faqet e BBC-s, CNN-it ndërsa po qe se dikush shkon në Google.cn dhe kërkon informata për lëvizen spirituale Falun Gong, e cila është e ndaluar në Kinë, rezultatet që kthehen i drejtojnë përdoruesit kah artikujt që dënojnë këtë lëvizje. Përveç moslejimit të filtrimit të informatave të padëshiruara nga qeveria kineze, Google gjithashtu ka pranuar të bllokojë shërbimet e postës elektronike, chat-it dhe blog shërbimeve. Kompania mbronë veten duke thënë se cfarëdo pranie në tregun kinez është më e mirë se sa mosprania, grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shprehin frikën e përsëritjes së skandali “Yahoo”. Vitin e kaluar Yahoo ishte akuzuar se i kishte dorëzuar qeverisë së Pekinit informatat personale të një gazetari kinez, i cili më vonë u dënua me dhjetë vjet burg.

atyre të metrove për të strehuar të pastrehët pasi që dy prej tyre kanë humbur jetën për shkak të ftohtit. Tempraturat në viset malore kanë rënë në 35 shkallë përfundi zeros, ndërsa të mërkurën një stuhi e madhe e borës ka përfshirë pjesë mesdhetare të Italisë dhe ishullin e Siçilisë Stuhitë e borës kanë detyruar mbylljen e Akropolit të Athinës në Greqi si dhe kanë ndaluar lëvizjen në mes të më shumë se 400 fshatrave dhe qyteteve që gjenden në vise malore të

Greqisë. Edhe Serbia raporton për dy të vdekur ndërsa në Kroaci temperaturat kanë shënuar në minus 17 gradë dhe një stuhi prej 160 km/h, e cila ka pasur fuqi që të rrotullojë automjetet dhe të rrëzojë drunjtë, ka krijuar frikë të madhe tek popullata. Në Bullgari rreth 35 fshatra dhe qytete kanë mbetur pa energji elektrike dhe një numër i madh i shkollave është mbyllur, ndërsa për fat të mirë, deri më tani Bullgaria ka vetëm një viktimë të acarit.

Papa shpreh mendimet për dashurinë moderne

Papa Benedikti XVI, ka lëshuar në qarkullim letrën e tij të parë enklinike, të titulluar “Deus Caritas Est” ose “Zoti është dashuri”, në të cilën shkruan për nevojën e definimit të dashurisë fizike nga feja e të krishterëve, e cila duhet të sulmojë “seksin si artikull”, me të cilin është obsesionuar bota moderne. Kjo letër është shkruar në shtatë gjuhët kyçe në botë, përfshirë edhe atë latinishte. Vetëm në Itali, janë shpërndarë më se një milion, shumica e të cilave përmes revistës katolike “Chatolic magazine”. Në këtë letër, papa Benedikti thekson rëdësinë e dashurisë ndaj të afërmve, e cila përshkruhet si një pjesë e pandashme e natyrës ose “pjesë e detyrueshme e secilës qenie”. Ai është kri-

tik ndaj interpretimit modern të Erosit ose dashurisë fizike, për të cilën ka thënë se luan rol të rëndësishëm për ekzistimin njerëzor. Me kuptimin e Erosit vetëm si “seks”, dashuria shndërrohet në një artikull që shitet dhe blihet. Vetë njeriu po trajton veten si “artikull”. “Kjo mënyrë është një prishje e trupit njerëzor”, shkruan në letrën e tij papa Benedikti. Proklamacionet e papës, shpesh janë edhe shenja që tregojnë qëndrimet e kishës romano-katolike. Teologët janë duke e analizuar me kujdes letrën e parë të papa Benediktit, për të kuptuar shenjat paralajmëruese për kahjen që do të marrë doktrina e krishterë. Javën e kaluar papa Bendekti u ka thënë pelegrinëve se dhuntia e “dashurisë” mes mashkullit dhe femrës, me kohë mund të zhvillohet në një dashurië të pakushtëzuar ndaj Jezuit. Disa pjesë nga kjo letër, kanë qenë të shkruara nga papa Gjon Pali II, ndërsa shfrytëzimi i tyre tregon se papa Benedikti ndihet se i ka ngelur borxh njeriut vendin e të cilit ka zënë në Vatikan.

BRUKSEL 26 JANAR -Parlamenti Evropian në takimin e mbajtur dje, ka vendosur që të provojë të përdorë presion politik për të zbuluar të vërtetën në lidhje me thëniet se shërbimi i inteligjencës amerikane, ka kryer kidnapime, fluturime sektete, dhe ka bërë qindra arrestime sekrete. “Fuqia jonë e vetme është fyerja politike e qeverive që nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë me ne”, ka thënë Sara Ludford, britanike liberale dhe nënkryetare e komitetit, i cili është duke hetuar vërtetësinë e këtyre akuzave. “Unë nuk shoh ndonjë arsye pse nuk duhet t’i ftojmë, Donald Ramsfeld, Xhek Strau, Havier Solanën dhe ministra të tjerë të mbrojtjes “, shtoi ajo. Komiteti i pëbërë nga 46 anëtarë ishte krijuar këtë muaj pas raportimit të mediave amerikane dhe organizat-ave që veprojnë për të drejtat e njeriut, për ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në shtetet e reja evropiane dhe ato që kanë kandiduar për t’u futur në BE si Polonia dhe Rumania. Kryetari i komitetit Karlos Koelo, një konservativ portugez, ka thënë se komiteti do të emëronte dhe turpëronte ata të cilët nuk do t’i përgjigjen thirrjes së tij. Koelo ka thënë se qëllimi i ftesës është që të mirren përgjigjet në katër pyetje: A ka pasur fluturime dhe tortura nga CIA? A ishin qytetarët evropianë caqe në këto operacione? A kishte bashkëpunëtorë në mesin e autoriteteve të larta të shteve evropiane dhe përfundimisht a ka pasur shkelje të ligjeve evropiane apo ndërkombëtare? Dëgjimet e para për këtë çështje do të duhet të mbahen në mes të shkurtit në Strasburg, Ndërsa raporti final pritet që të përfundojë katër muaj pas fillimit të seancave.

30

E premte, 27 janar 2006

sport

Devaja: “Ta fitojmë atë që e deshi Ai”

Vokrri: “Unik dhe pa ndasi”

Muriqi: “Rugova, i pari në rrugën e pavarësisë”

Gjonbalaj: ”Në rrugë për shtetësinë e Kosovës”

Tash lypset të jemi më unik se kurrë më parë dhe të punojmë me përkushtim që ta fitojmë atë që Ai e deshi aq shumë, pavarësinë e Kosovës.

Shpresoj shumë se, edhe pas kësaj do të jemi unik dhe pa ndasi partiake do ta vazhdojmë rrugën që ta çojmë amanetin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Dihet se presidenti Rugova ka qenë një ndër të parët që ka nisur rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës, dhe për fat të keq, sëmundja e ndau pa e realizuar ëndrrën e tij.

Edhe ne si futbollistë do të mundohemi të japim kontributin tonë në rrugën drejtë shtetësisë së Kosovës, qëllim ky të cilin e kishte z. Rugova dhe të gjitha instuticionet e Kosovës”.

Gjatë takimit të presidentit Ibrahim Rugova me volejbollistet e KB “Mabetex”

Presidenti Rugova, mik i madh i sportistëve Sportistët e Kosovës mbetën pa përkrahësin më të madh të tyre, pa njeriun nga i cili mësuan urtësinë dhe dashurinë për njëri – tjetrin Ejup LLUMNICA Jeton S. KELMENDI Pikërisht në ditën e parë të fundjavës, në ditën kur sportistët e Kosovës duhej t’u ktheheshin garave për një edicion të ri, nga jeta u nda njeriu më i madh shqiptar i shekullit të fundit, presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Edhe në kohën më të vështirë për popullin e Kosovës, presidenti Rugova gjithmonë ishte afër sportistëve. Jo rrallëherë në takimet e tij me sportistë, presidenti Rugova i uronte ata për sukseset e arritura, qoftë në Kosovë, qoftë në arenën ndërkombëtare. Çdoherë në fund të edicionit të garave president Rugova organizonte pritje për kampionët e Kosovës për secilin sport. Pranimi i disa sporteve në arenën ndërkombëtare për presidentin ishin një hap i madh drejt pavarësisë së Kosovës, për të cilën punoi Ai gjatë gjithë jetës së tij. Sportistët, pjesa më vitale e shoqërisë, për presidentin ishin ambasadorët më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare. Ndarja nga je-

ta e presidentit Rugova është humbje e madhe për të gjithë, edhe për sportistët, mik i madh i të cilëve ishte Ai. Sportistët e Kosovës mbetën pa përkrahësin më të madh të tyre, pa njeriun nga i cili mësuan urtësinë dhe dashurinë për njëri – tjetrin. Bedri Cahani, drejtor i DSK-së: “Ne, si Departament i Sportit, betohemi se do t’i mbrojmë ngjyrat e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare me dinjitet dhe vetëmohim të pashoq për jetësimin e amanetit të presidentit Rugova, për Kosovën e pavarur. Ne gjithashtu premtojmë se, siç e ka bërë të njohur Kosovën nëpërmjet politikës vizionare, ne do të mundohemi që përmes rezultateve kulminante të japim kontributin tonë. Vdekja e parakohshme e presidentit Rugova është një humbje e madhe edhe për ne punëtorët sportivë”. Fadil Vokrri, kryetar i Këshillit të Përkohshëm të FFK-së: “Janë këto momente mjaft pikëlluese për ne kur, dihet se Ai ishte njeriu që na priu për shumë vjet. Shpresoj shumë se, edhe pas kësaj do të jemi unik dhe pa ndasi partiake do ta vazhdojmë rrugën që ta çojmë amanetin e tij për pavarësinë e Kosovës”. Mexhid Devaja, kryetar i FHK-së: “Kam pasur rastin të kontaktoj disa herë me të. Kosova ka fituar shumë sa ishte Ibrahim Rugova gjallë, por tash, me ndarjen e tij nga jeta, Kosova ka hum-

«

Malsor Gjonbalaj, futtbollist i KF “Prishtina”: “Vdekja e presidentit Rugova i ka prekur edhe sportistët. Edhe ne si futbollistë do të mundohemi të japim kontributin tonë në rrugën drejtë shtetësisë së Kosovës, qëllim ky të cilin e kishte z. Rugova dhe të gjitha instuticionet e Kosovës”.

Janë këto momente mjaft pikëlluese për ne kur, dihet se Ai ishte njeriu që na priu për shumë vjet. Shpresoj shumë se, edhe pas kësaj do të jemi unik dhe pa ndasi partiake do ta vazhdojmë rrugën që ta çojmë amanetin e tij për pavarësinë e Kosovës »

Artan Çerkini, sekretar i FBK-së: “Fedarata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e presidentit. Ne e kemi shtyrë fillimin e stinorit pranveror të Superligës, ndërsa vazhdimi i garave do të bëhet pas varrimit të presidentit“. bur shumë. Tash lypset të jemi më unik se kurrë më parë dhe të punojmë me përkushtim që ta fitojmë atë që Ai e deshi aq shumë, pavarësinë e Kosovës”.

Florian Miftari, basketbollist i KB “Mabetexit”: “Edhe unë sikur të gjithë basketbollistët e Kosovës kam ndjerë pikëllim të madh për vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova”.

Fadil Muriqi, trajner i KF Prishtina: “Për çdo shqiptar vdekja e presidentit dr. Ibrahim Rugova është një humbje e madhe. Dihet se ka qenë një ndër të parët që ka nisur rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës, dhe për fat të keq, sëmundja e ndau pa e realizuar ëndrrën e tij. Janë momente këto që nuk mund të përshkruhen me fjalë për atë që ka bërë Rugova për popullin shqiptar. Shkurt, Ai ka qenë burrështetas i vërtetë. Atë që ka filluar gjithmonë edhe ka realizuar, andaj në emrin tim personal, familjes Rugova dhe gjithë popullit shqiptar i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.

Edmond Azemi, basketbollist i KB “Sigal Prishtina”: “Unë e kam vlerësuar lartë punën e presidentit Rugova. Ai ka punuar gjatë tërë jetës së tij për shtetin e Kosovës, por nuk pati fat të vazhdojë këtë rrugë“. Arben Muçolli, hendbolllisti më i mirë i Kosovës për vitin 2005: “Vdekja e presidentit Rugova nuk është humbje vetëm për rrjedhat e rrugës drejt pavarësisë së Kosovës, por është humbje edhe për ne sportistët. Ai nuk pati jetë të gjatë, ndërsa vdekja e rrëmbeu në kohën kur prania dhe aftësia e tij në procesin e pavarësisë së Kosovës është më se e nevojshme”.

31

E premte, 27 janar 2006

sport

Faqen e përgatitën: Bekim Aliu dhe Esat Tërnava www.iliriapost.net

Ofertë fantastike për Henry Presidenti i Arsenalit, Peter Hill - Wood i ka premtuar një ofertë fanatstike kapitenit Thiery Henry për të qëndruar në këtë klub. Francezit 28-vjeçar i skadon kontrata në vitin 2007, ndërkohë që kanë filluar spekulimet për largimin e tij nga “Highbury”. “Dua të them është se i kemi ofruar një ofertë fantastike, pra bëhet fjalë për një shumë të madhe parash”- ka thënë Hill Wood për gazetën “Daily Star”.

«

Dua të them është se i kemi ofruar një ofertë fantastike, pra bëhet fjalë për një shumë të madhe parash

Shqipëria në vazon e pestë

Jose Mourinho kërkon respekt më të madh

«

e parë me gazetarë pas arritjes në Angli, njerëzit kanë dashur që unë të jem kampion evropian, të cilën gjë unë e kam bërë dy ose tri ditë më herët me Porton. “Unë nuk kam pasur dëshirë t’i them ato fjalë aq të mëdha, por mund t’u them njerëzve se unë jam ndryshe. Unë nuk kam frikë, jam i sigurt dhe se nuk kam interes për të rrezikuar”, kishte saktësuar Mourinho. Më pas, trajneri i kampionit të

Anglisë, thotë se, ende po ndodh kjo kur njerëzit thonë se unë këtë po e bëj vetëm për para, sepse ata nuk e dinë prej nga jam. Unë jam shumë i lumtur në Chelsea. “Ka një vit e gjysmë që unë jam në Angli dhe jam shumë i lumtur këtu. E dua klubin, i dua futbollistët dhe çdo gjë rreth meje. Në Angli e ndiej veten shumë mirë dhe këtu dua të jetoj edhe më tej. Në këtë moment unë nuk mendoj që të largohem nga ky klub, pasi vërtet jam i lumtur këtu”. Mourinho insiston në atë se Anglia është vendi më i mirë për futbollistët dhe trajnerët që punojnë aty. Sipas tij futbolli anglez është më i miri dhe më i freskti në botë, kurse trajneri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, është njëri ndër trajnerët më të mirë në historinë e futbollit anglez dhe ai atë e pëlqen tej mase. “Unë personalisht kam respekt të madh për Fergusonin dhe Wengerin si personalitete, por edhe si trajnerë, e sidomos kur gjendemi përballë në fushën e blertë.

Torino u mbulua me borë

U qëllua gjyqtari, ndërpritet ndeshja

Baghdatis, finalisti i parë

Dy javë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, në Torino të Italisë ka rënë borë, e cila i ka gëzuar organizatorët e këtyre lojërave. Meteorologët parashikojnë se gjatë ditëve të ardhshme do të bjerë borë e mjaftueshme në Torino dhe rrethinën e tij. Deri të mërkurën ka patur borë në trashësi vetëm 10 centimetra, që për një metër është trashësi më e vogël në këtë periudhë të vitit, krahasuar me vitet tjera.

Ndeshja e kthimit në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Spanjës, ndërmjet skuadrave Valencia dhe Deportivo është ndërprerë në minutën e 44-t, pasi me monedhë metalike është qëlluar gjyqtari ndihmës. Ndeshja është ndërprerë vetëm pas pak çastesh kur skuadra vendëse kishte kaluar në epërsi, me golin e shënuar nga David Villa. Me këtë gol ishte barazuar rezultati në 1:1, pasi në ndeshjen e parë skuadra nga Deportivo kishte shënuar fitore me rezultat 1:0. Pas golit, gjyqtari kishte sinjalizuar për përfundimin e pjesëlojës së parë, ndërsa në zhveshtore, i kishte njoftuar zyrtarët dhe futbollistët e të dyja skuadave se, ndeshja është ndërprerë. Pjesëloja e parë ndërmjet këtyre skuadrave ka qenë e përshkuar me lojë të ashpër të të dyja palëve. Pjesa e mbetur e ndeshjes do të zhvillohet në javën e ardhshem, ndërsa fusha e Valencias do të jetë e pezulluar.

Tenisti qipriot, Marcos Baghdatis, ka vazhduar me befasitë e tij në turneun e parë të sivjetmë, i cili është duke u zhvilluar në Melburn të Australisë. Pasi më parë nga garat i kishte eliminuar amerikanin Roddick dhe kroatin Lubicic, Baghdatis, në gjysmëfinale, ishte më i mirë se argjentinasi David Nalbandian. Edhe pse në dy setet e para Nalbandian ishte më i mirë, në tri setet vijues Baghdatis arriti të bëjë rikthim në rezultat, duke e përfunduar meçin me fitore, me rezultat 3:2 (3:6, 5:7, 6:3, 6:4, 6:4). Rivali i tij në finale do të jetë fituesi nga meçi Federer - Kiefer. Në finalen e konkurrencës së femrave do të takohen Justine Henin Hardenne dhe Amelie Mauresmo.

Trajneri i skuadrës Chelsea, Jose Mourinho kërkon që të ketë respekt edhe më të madh për trajnerët në Premier League. Mourinho ka thënë se është e padrejtë ajo se si sillen të tjerët me trajnerët e huaj në Premier League, të cilët bëjnë një punë shumë të madhe. ”Unë shpesh lexoj disa kritika dhe më vjen të qesh shumë.Mendoj se na mungon një respekt i duhur çfarë ne e meritojmë. Njerëzit kanë respekt për atë se çfarë ne kemi bërë më herët, e jo për atë se çfarë jemi duke bërë tash”tha portugezi. Ai shton se si i ka arritur gjithë ato suksese Arsene Wenger me Arsenalin e kam bërë këtë me skuadrën time të tashme. Unë u mësova të jetoj me këtë situatë. Është shumë me rëndësi çfarë mendoj unë për veten time, për imazhin tim, për sigurinë time, u shpreh Mourinho, duke e quajtur veten “njeri special”. Deklaratën e fundit Mourinho e ka dhënë pas kalimit të tij nga Porto në Chelsea, në konferencën e parë me gazetarë. Ai thotë se, në konferencën

Anglia është vendi më i mirë për futbollistët dhe trajnerët që punojnë aty. Sipas tij futbolli anglez është më i miri dhe më i freskti në botë, kurse trajneri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, është njëri ndër trajnerët më të mirë në historinë e futbollit anglez ... »

Sot, në orën 12:00 në Zvicër, në qytetin Montreux, kombëtarja e Shqipërisë do të dijë se cilët do të jenë rivalët e saj në kualifikimet e Kampionatit Evropian të futbollit, i cili në vitin 2008 do të zhvillohet në Austri dhe Zvicër. Kombëtarja jonë do të jetë e sistemuar në vazon e pestë, së bashku me Hungarinë, Finlandën, Estoninë, Uellsin, Letoninë dhe Islandën. Si shtete mikpritëse, Austria dhe Zvicra e kanë siguruar drejtpërdrejt pjesëmarrjen në përfundimtaret e këtij kampionati. Kampionati Evropian do të fillojë më 7 qershor 2008, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Bazel.

Përbërjet e vazove:  Vazoja e parë: Greqia, Holanda, Portugalia, Anglia, Çekia, Franca dhe Suedia.  Vazoja e dytë: SMZ, Ukraina, Rusia, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Sllovakia.  Vazoja e katërt: Be H, Irlanda, Belgjika, Lituania, Izraeli, Skocia, dhe Sllovenia.  Vazoja e pestë: Hungaria, Finlanda, Estonina, Uellsi, Letonia dhe Islanda.  Vazoja e gjashtë: Gjeorgjia, Maqedonia, Bjellorusia, Armenia, Irlanda V., Qipro dhe Moldavia.  Vazoja e shtatë: Lihtensht., Azerbaj-xhani, Andorra, Malta, Ishujt Faroe, Kazakistani, Luksemb. dhe S. Marino.

Fabio Capello: “Do të qëndroj në Juventus” E ardhmja e Fabio Capellos në postin e trajnerit të Juventusit është çështje e rendit të ditës në kampin bardhezi. Capello e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e kalimit të tij në Real, por në të njëjtën kohë, ka bërë të ditur se, nuk ka diskutuar ende me Luciano Moggin për ripërtëritjen e kontratës së tij. "Nuk ua vë shumë veshin gjërave që shkruhen apo thuhen për mua. Janë marrëzi. Shpesh janë thënë shumë gjëra të pavërteta, por unë pranoj gjithçka dhe i lë të tjerët të thonë ç'të duan. Këta zëra nuk më shqetësojnë mua dhe aq më pak skuadrën.

Futbollistët mendojnë vetëm të vrapojnë, unë t'i drejtoj, kurse zyrtarët e klubit të bëjnë sa më mirë punën e tyre. Kam lexuar edhe se do të na ishin të nevojshëm disa futbollistë që do të doja t’i merrja në Madrid. Madje, sipas disave, do të kisha bërë edhe listën e blerjeve të Realit. Capello e ka marrë me të qeshur. Trajneri bardhezi është i bindur se nuk është i vetmi që do të qëndrojë në Torino: "I kemi blerë lojtarët që na duheshin, por që tani e deri në fund të sezonit nuk do të ketë blerje të reja dhe as shitje”- ka përfunduar Capello.

Detroit Pistons fitoi vetëm pas vazhdimit Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes, skuadra kryesuese në NBA, Detroit, vetëm pas vazhdimit ka shënuar fitore kundër skuadrës Milwaukee, me rezultat 106:102. Koshashënuesi më i mirë në radhët e skuadrës fituese ishte Richard Hamil-

Rezultatet: LA Clippers – New Jersey

90:77

Toronto – Chicago

88:104

Atlanta – Cleveland

97:106

Detroit – Nilwaukee

106:102

Boston – Washington

87:89

New York – Sacramento

102:106

New Orleans – San Antonio

68:84

Houston – Charlotte

102:78

Utah – Seattle

94:113

Memphis – Minnesota

107:87

Portland – Denver

94:97

Golden State – Dallas

93:102

ton, i cili shënoi 35 pikë. Hamilton pati ndihmë të madhe edhe nga Chauncey Billups, i cili ndeshjen e përfundoi me 23 pikë dhe 15 asistime. Fitoren më të ngushtë, me dallim prej dy pikësh, e ka shënuar Washingtoni, i cili mundi Bostonin.

Related Documents

First Post
November 2019 8
First Issue
June 2020 3
My First Post
May 2020 0