Fri

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Fri as PDF for free.

More details

  • Words: 395
  • Pages: 19
Fri,dega në Kërçovë Me rastin e ditëlindjesë së profetit Muhamedit a.s. Forumi Rinor Islam, dega në Kërçovë organizoi Manifestim madhështor me një program të pasur kulturo-islam. Në fillim moderatori i këtij programi Xhabir Emini foli për rëndësin dhe kujtimin e kësaj dite dhe pastaj me leximin e disa ajeteve të Kur’anit Famëlart nga hafëz Xhamail Nuhiju u shpall i hapur ky manifestim. Programi i manifestimit në fjalë përbëhej nga ligjerata me temë: “Muhamedi a.s. në familje dhe realiteti ynë bashkëkohor” ligjëruar nga Selver Xhemaili, teolog nga Tetova dhe nga kryetati i FRI-së z.Rufat Sherifi. Ligjëruesi i pare hoxha Selver Xhemaili gjatë ligjërimit të tij ndër të tjera theksoi se:” ne kur shikojmë në personalitetin e pejgamberit Muhamedit a.s. do të gjejmë shembullin për të gjitha fushat e jetës, këtë mund ta ilustrojmë me disa shembuj, edhe ate nëse shikojmë në familjen e shoqërisë para ardhjes së këtij pejgamberi, ajo familje nuk kishte asnjë koncept për moralin, ishte e degjenerume, e shkatëruar. Muhamedi a.s. për një kohë shumë të shkurtër nga ajo familje e asaj shoqërie nxorri gjenerata shumë të edukuara, të cilët do të jenë bartëse dhe themeltar të shumë ushtruve dhe perandorive, mu këtu shihet madhështia e këtij profeti”. Kurse ligjëruesi tjetër i këtij manifestimi Rufat sherifi ndër të tjera theksoi:”nëse ndalemi pak te bashkëshortët, në lidhje me këtë Muhamedi a.s. ka thënë:”më i miri nga ju ( më i miri në mesin tuaj) është ai që sillet më mirë, është më i kulturuar, më i sjellshëm me gratë e tij, kurse unë jam më i miri që sillem me bashkëshortet e mia”, dhe shtoi se athua vallë duhet të sillemi mirë vetëm me bashkëshortet, apo duhet të kujdesemi dhe të sillemi mirë edhe ndaj fëmijëve? Mirëpo për shkak të dinamikës jetësore, ne në të shumtën e rasteve i neglizhojmë ndjenjat e tyre, i harojmë emocionet e tyre dhe si pasojë ata janë viktimë e shumë faktorëve tjerë, të cilët në të shumtë e rasteve luajnë rol negativë”. Më pastaj të pranishmi ndëgjuan dhe u kënaqën me disa ilahije të këndura nga Fidush Aliu. Në përfundim të këtij manifstimi kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s. në formën e videoprezentimit me kujdes të madh u përcjell videoklipi “Mëshira” interpretuar nga artist i mirënjohur Reshat Arbana. Manifestimi u mbajtë në Pallatin e Kulturës në Kërçovë.

Burimi i informacionit Kujtim Kasami, kryetar i degës së FRI-së në Kërçovë.

Related Documents

Fri
May 2020 5
Emerg Fri
October 2019 20
Fri Broshure
June 2020 6
Fri 23rd Oct Ratings
June 2020 16
Fri 11th Sep Ratings
June 2020 8
Fri Sep 18th Ratings
June 2020 5