Fahredin Shehu
Rahovec 1999 Lektor: Besa Hoxha Beqiri
1
PËRMBAJTJA
PORTOKALLI I SHTRYLLUR ËSHTË I IDHËT MEZANIN • MIU DHE AJO • HËNA E PLOTË • KULLA E ZBRAZUR • PËLLUMBI DHE GJARPËRI • TRI TREGIME PËR KAKTUSIN • SUPERNOVA • MACJA • FËMIJA DHE NJERIU • BUKURIA KAH FUNDI I VET • KREM • NEKTONI • SHQIPONJËS NË FLUTURIM EDHE DASHI I DUKET KRIMB • PASQYRË E THYER • STEPET E LODHURA • SIPJA • UNË E MERITOJ KËTË • TI DHE AI • PALLOI E PULA • TIRANI • TYMËN • KENOBITI • NJË KËNGË NË MES TË FJALËVE • NJERIU DHE FËMIJA • ATË NATË QENTË LEHNIN NDRYSHE • PJESHKA • VDEKJA E KALIT • JAM PJESË E TË NJEJTËS ULTËSI POR MAJA IME I KALON RETË E BARDHA
2
• Vazhdimi i tregimit FËMIJA ME PJESHKA NË DUAR përqëndrimi HOJI I BLETËVE QË TURPSHËM PRET ZBRAZJEN • DUDI I PJEKUR BIE VET • GJËRAT NË RRUGË • PARAJSA DHE FERRI • LULJA E GJORË • HERMAFRODITIZMI I DRITËS • NGJALA • RITUAL • VITRAZH • PËRGJIGJJA E TROFTËS Vazhdimi i tregimit NGJALA-VIZITA E OQEANIT-ose 777 • PIKTURIMI ME ÇAJ • Vazhdimi i tregimit NGJALA përqëndrimi TYMNI I VIZITËS NË OQEAN dhe DEKORIME TJERA • DEGA E GINKOS • TREGIMI I PIKTURTË • TREGIMI PËR POETIN E ÇMENDUR • HURMA • KUJTIMET E DETIT • KRIMBI DHE ARRA • PSYCHOMUTANT • HARAMZADE • NIMFOMANJA E NJEJTA E TJETRËS • KONCENTRAT • BALSAM • KOLEKCIONARI I ZEMRAVE TË HUMBURA • NGA LUMI NË DET • UDHËTIMET • HANIMALI • CANNABISI I DASHURISË • DETI I GËNJESHTRAVE • TRIMËRIA • VOODOO • SALYX BABYLONICA • VAZHDIMI I PANJOHUR I TË NJEJTIT TREGIM 3
• • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • •
Vazhdimi i parë i tregimit CANNABISI I DASHURISË PJESA E PARAFUNDME E FUNDIT XL ASHOK GREMINA E SIPËRFAQES BARRA KËRKIMI ANA E MBRANDËSHME E DASHURISË TREKËNDËSHI GREVË E JOAKTIT ILUZIONI I DASHURISË KONTEMPLACIONI I KONTEMPLACIONI I, 5 E METË E VULLNETIT REVERSIONI I SOT -it BALANSI INICIMI MAGJIK NË DASHURI KONTEMPLACIONI I DYTË TRËNDAFILI I BAGDADIT BOZHURI ZIGOTI VRASËSI I REALITETIT ËNDRROR GURËT E VESHKËS TELAT E KËPUTUR BRITMË PRIMALE E PSYCHOMUTANTIT RUNE QYRRAT CONFESSION NAROPA DHE PLAKJA NJË DITË NYJA NË LITARIN TRINGJYRËSH LOVE HIEROPHANT KONTEMPLACIONET FEKONDO AKTUALITETIN TËND KUJTIMET
4
1 PORTOKALLI I SHRYDHUR ËSHTË I IDHTË Ecëm së bashku bukur gjatë duke menduar gjerë e gjatë për jehonën e tingujve fëmijërore që u ngjanin sytheve të hareshme, që përcjellnin ritmin dhe rimën e natyrës. Unë, vetëm klithje që nuk ndjehet nga veshi i hutuar, u gjeta rastësisht në rrethin e burrave dhe grave që më njihnin si hallkë të tyre, por thellë i vetëdijshëm se jam fëmijë i lumtur. Jam i lumtur dhe i lumtur që nuk di se dikush ëshë atje duke u brengosur për të e ai vazhdon lojën e vet derisa errësohet. Që nuk vuan si vuajnë të rriturit nga vetja e stërvitur për të qenë i huaj nga erërat, tingujtë, freskitë e agut dhe gjithë spiralën e mrekullive jetësore.
5
Unë saktë e dija që nuk isha hallkë e tyre, por isha fëmijë i lumtur dhe jam fëmijë i lumtur. Ata grindeshin e unë vazhdova lojën time derisa u errësua/zbardhua. Unë lexoja ENDËSIN e Khalil Gibran-it.
2
MEZANIN Dhe erdhi lulja pragun të ma puth. Më pa se jam në mes i vendosur si lisi plak i mbjellur nga kohërat. Lisi më i vjetër thonë se është nga koha e profetëve. Sot nuk ka profetë, por ka male të larta. Nuk ka profetë, por ka lisa të lashtë dhe fidane të reja të të njëjtit lloj dhe të llojeve të llojllojshme. Në përqafim të çdogjësë në mes, rreth boshtit të vet, sillem si unë dhe çdokush tjetër që di për vete. Dhe qëndroj nën hije të lisit tim mes tokës dhe qiellit dhe mes rrënjeve dhe kurorës. Por, ende nuk kuptoj, pse raca e profetëve nuk ekziston më.
6
3 MIU DHE AJO Shikonte veten në fluska të pështymës njerëzore teksa era fryente dhe lëkundte puplën nga koka e saj që e mbante si stoli. Ishin të dashuruar në bukurinë e saj sikurse fytyra që nuk ndahet nga pasqyra. Pupla ishte ekzistencë në vete dhe në sytë e të tjerëve. Pupla ra në kurthin e miut ndërsa ajo mallkonte çdo krijesë të minjtë. E hutuar mendonte se mëshira e puplës ra në të e tani kur puplën miu e shkatërroi, ajo shkoi e heshtur në kohërat që vijnë. Ç’faj kam unë që jam mi? Unë tërheq vërejtjen vetëm me minjllëkun tim. Kjo është jeta ime. Unë jam gjë e harruar - tha ajo dhe shkoi.
7
4
HËNA E PLOTË Kjo ishte toka më e bukur që kishte parë syri i njeriut ndonjëherë më parë. Hëna ishte e plotë, e qetë, e vetmuar, derisa poshtë kuvendohej. Ajo, e mësuar të lehin në të, s’bëzante. E menduar, e hutuar se këtu poshtë i lehet yjeve e jo hënës. Këtu kuvendohet për lumin e kuq. Kjo, pra, është tokë, të cilës bota ia ktheu shpinën përherë dhe bukuria jeton sipas qëllimit të vet.
8
5
KULLA E ZBRAZUR
E unë mendoja se je frikacak kur nuk deshe të hysh në dhomën time. Këtu sikur sheh, vetëm sa nuk këndojnë zanat se po i ngjan pyllit të dendur. E unë, edhe kur granatoheshim, lexoja, dhe nëna më thoshte “mjaft o i krisur”.
9
E unë të ftova në kullën e zbrazur që ishte fillikat, por ti dot s’e preke pastërtinë e saj, ti dot s’e nuhate aromën e këndëshme dhe ti dot nuk bëre asgjë. Kulla ime ishte libri im si kullë e zbrazur.
6 PËLLUMBI DHE GJARPËRI Pëllumbi fluturoi lart, pakëz nën bukurinë e reve të bardha që shtriheshin mrekullueshëm. Herë-herë zbriste në degën e shelgut që i lante degët si flokët e artë. I strukur ashtu, dukej se këndonte këngën e butësisë. Gjarpëri shushuriste teksa rrëshqiste në degë të pjekura në vapë dielli dhe sillej me sy zikzake që lëviznin. “Pa më thuaj një fjalë të bukur o pëllumb qafëlarosh”- i tha gjarpëri tek i sillej me dinakëri, por jo për ta sulmuar. Pëllumbi hutuar me mirësi, i dehur me butësi, luante vallen e jetës së tij të rrjedhëshme. Shikoi qetë anash, me
10
elegancë hapi krihët dhe shkoi, e pas vetes la porosinë në zbraztirën e vendit ku rrinte pakëz më parë. Ai tha “VAZHDO”! e gjarpëri kuptoi. –Po unë jam gjarpër e ai pëllumb e shelgu është shelg që na mban në qafë. Sheh si i fshihem me zog në gojë. Sheh pëllumbin si i këndon të dashurës dhe shtrin degëzat e holla të lagen në lumin pranë.
7 TRI TREGIME PËR KAKTUSIN
Ishin të mallkuar dhe i hudhën në labirinthin shkretinor. Të vuajnë në vapën e ashpër, pa gjethe, bimë të vrazhda. Por, çuditërisht të fortë, të durueshëm dhe ç’është me rëndësi, shumë natyral. Gjuha të të çahet, etjen ta shuajnë vetëm kur afrohesh. Atëherë, ta shfaqin mrekullinë. Duhet nipi të vdes që tek i biri i tij të erëmojë lulja që dot s’e prek. VETËM TË FORTIT MBESIN!
11
UJI VJEN E SHKON RËRA MBETET!
Të patrembur, të vetmuar, sillen në labirinthin e vuajtjes në shkretëtirë, kontemplojnë për fshehtësinë. Nga rrënjë të thella thith lagështinë, në damar përcillet vetëdija kosmike dhe shndërrohet në lule. I vetmi prinë, të tjerët shikohen në lulen e tij. Përcjellin të vetmuarin dhe nuk lulëzojnë të gjithë. Më në fund shkrihet në diell, bashkohet me diellin, shndërrohet në mrekulli, shndërrohet në asgjë, shndërrohet në çdogjë, shndërrohet në gjithëprani që të verbon.
8 SUPERNOVA Ylli fliste pandërprerë. Pothuaj, nuk e njihte fare lodhjen. Të gjithë të pranishmit ngroheshin me fjalët e tija. Sapo fryente ndonjë Veri nuk e njihje, kujtoje se Jugu sjell shi. E toka ëndrronte se do të pjell frute të bollshme. Për çudi ylli nuk ndalej dhe derisa mendonin se do të shuhet, përkundrazi, në vete kishte energji edhe për miliarda fjalë tjera. Në vete kishte koncentrat fjalësh që gjuha i zbërthente në mijëra tinguj e të dukej se rrjedh nga
12
humnera që shumë më parë gëlltiti çdogjë të paramenduar, çdogjë të imagjinuar, çdogjë të ëndrruar. Sa mund të flas, sa fola, për sa fola, për sa do të flas, nuk shterrem dot-tha ylli-pastaj vazhdoi. Si peshku në ujë kërcej, si peshku nga uji i kërcej. Kjo është lehtë për mua e në vete ruaj fshehtësinë e pafolur, të padëftuar, të dëftuar vetëm që është fshehtësi. Pasha vjetërsinë e gjithësisë, unë yll mos qofsha, kjo është nëna e së vërtetës që rri e shpaluar si velur ngjyrëqafërosaku, e bukur është për të Madhin, për Fuqinë e Tij.
Të tjerët e shikonin si qiriun pak para dritëqitjes së fundit, si pyetjen:-Nga erdhi dhe ku shkoi? Mjegulla i tha –“Të lumtë o guximtar”. Mjegulla atë ditë ishte e bukur si nuse.
13
9 MACJA Dita ishte e gjatë për muratorin. Kudo që kthehej dielli e pjekte. Djersa nuk kishte kohë ta lëshojë kundërmimin e saj sepse vapa e avullonte aq shpejt sa që të dukej se ai fare nuk djersitej. Tregimi ynë nuk do të ishte interesant po të mos ishte muratori. Ai fliste çdoherë për ditën e gjatë, por kurrë nuk e mallkonte. Fliste edhe për shumë gjëra, por asnjëherë nuk dorëzohej në tërsi. NJË HERË ISHA NË MAJE TË KULMIT
14
SHUMË HERË ISHA NË MAJE TË KULMIT-tha muratori duke u menduar të na hutoj. I rekomanduam që të mos përpiqet. Macja kaloi nëpër mur e ajo ishte e dashur si muratori. Unë jam murator. Macja nuk i tregoi të gjitha.
10 FËMIJA DHE NJERIU Shpata ime e prehtë, e pret granitin. E pret çdo degë. E pret armikun në dhjetë pjesë. Thika ime rrjep lëkurën e bishave, pret gushat e pëllumbave të bardhë dhe pulave të zeza që gjaku i tyre e mbush kupën time prej ari. Ky është qilimi im i kuq që ty të duket i larmë. Me të fluturoj në qiell, në qiej si shqiponja, si engjëlli, si babai i engjëllit. Kjo është çadra ime që më mbron nga retë e zeza në vapën e gushtit, nga shiu i bojadisur. Më mbron nga zërat e trishtueshme. Më mbron edhe nga
15
erërat e tymosura. Unë jam mbreti i divave dhe mbreti i shkurtabiqave. Eh, kush jam unë.
Shpata ime e prehtë, e pret granitin. E pret çdo degë. E pret armikun në dhjetë pjesë. Thika ime rrjep lëkurën e bishave, pret gushat e pëllumbave të bardhë dhe pulave të zeza që gjaku i tyre e mbush kupën time prej ari. Ky është qilimi im i kuq që ty të duket i larmë. Me të fluturoj në qiell, në qiej si shqiponja, si engjëlli, si babai i engjëllit. Kjo është çadra ime që më mbron nga retë e zeza në vapën e gushtit, nga shiu i bojadisur. Më mbron nga zërat e trishtueshme. Më mbron edhe nga erërat e tymosura. Unë jam mbreti i divave dhe mbreti i shkurtabiqave. Eh, kush jam unë. (KËTË NUK E THA NJERIU).
16
11
BUKURIA KAH FUNDI I VET Ma këndo këngën e lëngët se jeta më duket shumë e tharë pa të: thoshte duke dënesur gjysma e gjethit e mbetur nga thatësia. Po kujt kush i këndon sot dhe kujt ia kërkonte zërin për t’u ngjallur, nuk arrita të kuptoj. Deri në pikë të fundit do të isha i çmendur po qe se nuk do të isha në gjendje ta dija se kush kujt i këndon. Por, edhe deri në pikë të fundit do të isha infantil po qe se do ta rrëfeja atë pjesë të tregimit që i takon pafolsëve të gjuhës mallëngjyese, të atyre që kërkojnë gënjeshtrën që të tjerët e quajnë e që nuk është, pikërisht në pikë të ditës kur dielli i zgjat duart dhe hapëron si njeri.
17
Sidoqoftë, aty flitej e këndohej dhe çdogjë dukej se kishte në kurriz të SË ZAKONSHMES LODHËSE. Po ta këndoj këtë këngë, oj bukuri, kah fundi i vet, kah gëzimi i takimit me ÇDOGJËNË MADHËSHTORE, me ASGJËNË MADHËSHTORE–tha zëri që vinte nga çdo anë. Ishte ai zëri i dritës së dëfryer, pakëz të çmendur.
12 KREM E ZAKONSHMJA LODHËSE-Çdogjë punohej në këtë drejtim dhe jipeshin kontribute të pashterrshme për të ekzistuar kjo. BUKURIA soset, themi. Duke u sosur-tha gjethi, imazhi i mbetur i gjethit të mbetur nga thatësia. KËTË NUK E THA NJERIU. Është ajo pjesë e spijunazhit intuitiv që quhet gënjeshtër e që nuk është kjo. MACJA-ishte matëse e kohës së tij në vend të diellit dhe të akrepave të padukshëm në LCD. Koha është e re, bota po vjetrohet. Ajo ecte në murin që
18
e ndërtuan gjaqet. Ajo e thoshte atë që muratori nuk mundte. Ajo asistonte në hapsirën ku muratori belbëzonte. MURATORI-As që donte ta rrëfej tregimin kah mesi i vet. A është kështu? Ai tha-Njëherë isha në maje të kulmit. SUPERNOVA-është zbrazje dhe tubim në të njëjtën kohë, diçka humbej për t’u formuar diçka krejtësisht tjetër. YLLI-kishte dëshirë të fliste shumë.
LABIRINTHI SHKRETINOR- Vetëm një ushtar i vetëm para mbretit kishte guxim ta bëj atë që të tjerët e quanin ankth. Po, me siguri se ishte ankth. Kjo në fakt edhe nuk ishte e zakonshme. SHELGU-Pa vrazhdësinë dhe butësinë. Derisa pëllumbi iku, e la zbrazëtirën. Pa gjarpërin me zog në gojë dhe vazhdoi t’i lag degëzat e holla në lumin pranë. TRIMI QË LEXON-është trim ai që lexon sepse librat janë përbindësha. Ha,ha,ha,ha,ha... ATA QË NUK DËSHIROJNË TË VETËHUTOHEN-kanë pirë ujë nga lumi KEVSER dhe përherë janë të etshëm.
19
KULLA IME E ZBRAZUR-ishte konak i frikës së atyre që nuk kanë zemër për detin. SHKRUAJ-për të qenë UNË dhe TË TJERËT në të njëjtën kohë, që më në fund të mbetem UNË dhe ASKUSH TJETËR. HËNA-asaj ia kthyen shpinën, atëherë kur filluan t‘i lehin qenëve. PUPLA-dhe flutura janë dyftyrëshe, mashtrimtare, joshëse për mendjeshkurtërit. Për çfarë lloj të dashurisë je në gjendje të na flasësh kur nuk ka bukuria pasqyrën ku të shikohet. RACA E PROFETËVE NUK EKZISTON MË -PSE? –Flitet se qenka shndërruar bota në fuqi vere dhe aq e mbushur me secilin lloj sa që për ta nuk ka vend -Derisa fuqia nuk pastrohet. LOJA IME-ishte leximi i veprave të rënda dhe për këtë më përjashtuan nga loja e tyre. Por as që isha ENDËS, jo kurrë Vallahi.
20
13 NEKTONI Ndodhi që rryma të ndryshme të ujit të turbullojnë çdo gjallesë brenda aftësive që posedonte, të aftësive shthurëse, kuptohet. Bukuria mrekulluese nuk humbaste asgjë nga kjo ndodhi. Aty ishin peshqit e llojeve të shumta që shumoheshin për t ‘i mbyllur gojat e të uriturve dhe pyetjet si: çka do të bëhej me detin po qe se nuk do t’i hanin e ata të shumohen me këtë ritëm? A e di peshku, kafshatë e cilës gojë është? E shumë pyetje të tjera. Pastaj, aty ishin kuajt e detit që ia bartnin pajën e nusërisë yllit, që martohej me vetvetën. Ekzistonin edhe mrekullitë tjera që syri nuk i kishte parë as lart e
21
as poshtë. Ajo çka më preokuponte më se shumti ishte kremtimi i festave. Aty, posaçërisht, kremtohej liria me të gjitha llojet e fishekzjarrëve dhe dashuri e seks deri në mesnatë. Kjo ishte pamje e parajsës që s’i thoshte ashtu vetës. Sepse këtu hymnizohej liria, jo si fjalë por si harresë. Nuk kishte aty fjalë për lirinë. Ajo zhvillohej pa u hetuar si mjegull kur më në fund kupton se je në të. E mira dhe e keqja ishin të përzier dhe dukeshin si një organizëm që i ngjante çudisë e jo përbindëshit, që i ngjante mrekullisë e jo hibridit të paqëllimshëm. Aty ishin të gjithë të SOT-met që bartnin në kurriz të vetin përrallën e secilës krijesë dhe se të DJE-shmet dhe të NESËR-met i takonin sferave tjera. E kjo m’u duk se është sfera ime .
22
14
SHQIPONJËS NË FLUTURIM EDHE DASHI I DUKET KRIMB
Në bisedat tona dukeshin tepricat e përgjegjësisë dhe ndoshta të profesionalizmit të pa dalur në shesh. Ekzistonin ca që dëshironin ta thonin PO-n e vet, por u mungonte një fuqi që atë ta koncetronin në një pikë, mu ashtu siç e bënin shenjën e diellit me qendër në mes dhe krihët e hapur. Shumë më vonë kuptuam se qendra dhe dielli ishin imazh racizmi. Ti e di të shumtën në asgjë-më tha miku im dhe vazhdoi ta bënte veten dele të butë dhe të qetë siç mua më dukej, por të tjerët pajtoheshin. RROFSHIN
23
TË TJERËT. Të tjerët poashtu mburreshin me shqiponjën që thonin se po i takoka atyre e mua më shihnin si simbol shqiponje, si imazh të saj. Miku më thoshte me një ndeje, ku po merrnim pjesë së bashku, të flas për diç që ata çitnin djersë të akullt si i sëmuri para vdekjes. Ndërsa unë i thashë: Për këso gjërash jam ngopur, e të gjithë këta njerëz nuk më hahen. Saherë të thashë se shqiponjës në fluturim edhe dashi i duket krimb. Ishin ato, ditët kur vetbindja pezull më çonte.
15 PASQYRË E THYER Ishte një njeri që në sytë e të tjerëve dukej krijesë më e bukur që kishte parë kjo tokë. Me miqtë kurrë nuk bisedonte për veten. Zakonisht përpiqej t’i zgjidh problemet e të tjerëve. Si kalonin ditët mosha po vinte me telashe. Si shikohej në fytyrat e njerëzve dhe kënaqej me bukurinë e vet. Ditët sillnin të reja të tjera që ishin të vjetra për të tjerë dhe dukeshin si gogla të numratores që na mësonte mësuesja, dikur. Një ditë pa veten në pasqyrë dhe vërejti shëmtinë që i ishte dukur fantazmë. A jam ky unë?-tha duke mos iu besuar syve, pastaj e theu pasqyrën sepse ajo më parë ia fshehu çmendinë.
24
16 STEPET E LODHURA Lëngimi veç kishte gjetur veten në turmën e kreaturave më të llojllojshme dhe ai habitej se si nuk gjeti një troh buzëqeshje për ta shpërlarë trupin e dergjur, se kështu nuk jetohet më dhe se e vetmja rrugëdalje për t‘i shpëtuar këtij orteku ishte pushimi nga udhëtimi që nuk ishte edhe aq i obliguar. Këtu, dinte shiu ta ngjyros dheun në të gjelbërt, veç se dielli e zhveshte në ditë të gjatë, si dhëndri në natën e dhëndërisë. Në shesh dilnin hidhërimet, por edhe shterreshin. Idetë vinin në vegjitacion të bujshëm, por era e thatë dhe përcëllima e diellit në orën 13:00 të çdo dite merrte me vete pajën e thatësisë dhe ia shpërndante të gjorëve.
25
17 SIPJA Natyra është e tillë që të lutet edhe në bardhësinë më të madhe të rrezes dhe në kthjellshmërinë e hatashme të ditës. Pse duhet të gjesh jashtë miqtë, njëfarë fuqie të huaj të adaptohet për qëllime personale që të kënaqesh me rezultate më vonë, por shumë më vonë. Një mjek njëherë më foli për vaksinat, të cilat patjetër duhet të injektohen për të shpëtuar. Më tregoi për mekanizmin e veprimit të organizmit tonë pas pranimit të vaksinës. E pas kësaj trupi vetmbrohet, lavdërohet fuqia trupore. Vaksina është shkak i jashtëm. Për këtë foli Gurgjijevi për t’u zgjuar, për ta zgjuar të fjeturën.
26
Dhe pash veten si mbrohem, si sipja e detit në rrezikun më të madh, lëshoj fjalë të ngjyrosura, ta mjegulloj të vërtetën, por këto janë raste të rradha. Pastaj pyet-Po ku e merr gjithë këtë ngjyrë? Unë të përgjigjem-Nga deti. Le të jetë ky fundi i rrëfimit.
18 UNË E MERITOJ KËTË Ekzistencën ia kishte borxh, thellë në vete mendonte, shpellës së lashtë në gjoksin e vargmaleve, në periferi të qytetit që emrin vetëm ia dinte, por nuk e vriste kokën me mallëngjime sa atë e bënte për nder të mbamendjes së vetes. Rrugës kalone me veten në kujtesë, por këtë kompozicion e ndërprente, zëri që thërriste në lutje. Meqë e kishte Zotin e vet, dot s’e kërkonte në faltore, atje e çonin këmbët për t’u identifikuar si njeri, sepse po u bëre i veçuar të thonë, LAMTUMIRË.
27
“As Zoti është i shurdhër, as unë jam i çartur e kurrësesi i marrë, bile këtë të fundit vetes i fala si kurorë dhe për këtë nuk mund të më bindte as profecia e Delfit e as Tabelat babilonase”: tha njeriu me symace që shikohej në vetvete si unë kaherë në thellësinë e pusit të lashtë e diellin e kisha prapa shpine që më dukej si aoreol. Por, unë dua të lutem ashtu si dua, si lutet ahu e plepi, si lutet pëllumbi e devja, si lutet njeriu, ai njeri. Unë e meritoj këtë, vetëm këtë UNË nuk di kujt t’ia fali.
19 TI DHE AI Ajo çka është, është se të gënjej kurrë nuk kam ditur. Këtë mjeshtri e kam mësuar, dashur e padashur. Paramendo kur të akuzojnë për asgjë e vërteta jote duket si tym cigareje, di kah del por nuk di kah tretet. Pastaj, as s’të lan lumi e as s’të lan deti. Më vonë, pra në vazhdim të këtij kursi jetësor, ti i thua se sot ke vepruar qysh në agun më të hershëm e ai nuk të beson, por herën tjetër kur e gënjen (kjo është provë e parë) ai prap nuk të beson. Ai të beson pas gënjeshtrës së
28
199-të, atëherë kur shtresohen si litosfera, as nuk i shihet fillimi e as mbarimi. Pastaj kurrë më nuk të beson ose të beson vetëm atëherë kur gënjeshtra e tij plotpjestohet me gënjeshtrën tënde.
20 PALLOI E PULA Ty të donin njerëzit dhe të duan, kjo i është e qartë çdo mize edhe pse nuk është soji ynë. Veçse njerëzit të duan për dy gjëra, të mençur janë ata-tha pallua, një bukuroshe marrëmendëse dhe e hamendur, nuk ka fjalë, e vetëdijshme për bukurinë e vet. E hamendur se mendonte se kishte këngën e pëshpëritshme që as të gjithë fluturuesit dhe jofluturuesit të bashkuar nuk mund ta kuptonin.
29
Por, unë as e bukur jam as të fluturoj di, bile as këndoj. ”Unë dyshoj se njeriu më do më shumë se ty” –u përgigj pula që frikohej nga riga e njomë e shiut. Më shkoi dita huç, aq jam përgatitur e askush s’vuri re. Ec e takoje njeriun në këtë shkretëtirë. Po sigurisht, ata rrinë në vende të tyre, ata nuk rrinë me pula dhe papagaj tjerë.
21
TIRANI Nuk njoh tjetër që në këtë mënyrë kaq të vrazhdë përcjell duke ndëshkuar për çdo hap që do e që s’do të ec para e prapa. A ka armik më të madh? Sikur nuk ekziston askush tjetër që është objekt vërejtjeje me dioptri të qindëfishuar. Vetëm unë sillem në qarkun e këtillë, që përpiqem të dal jashtë dhe teksa ky më liron tjeta më okupon. Deri kur do të jetoj në botën e shtrembëruar?
30
A ka armik më të madh? Pse e gjithë kjo vëmendje kundër meje? Vetëm sa shikoj një relief gjinjësh të stërbukur përplotë ardhmëri, dikush më kritikon (jo trumbeton) nga brendia, që ligjet këtë nuk e lejojnë. A ka armik më të madhë? Tiran i odave skëterrore. Ai që mban çelësat dhe i ruan pragjet e pafundta si stomaqe vulkanesh (SA PËR TË TA DHËNË PAMJEN MË REALE), Ai që kujdeset për zurkaja klithjesh të të gjorëve. Nuk di a ka armik më të madh? Aq i kthyer kundër vetes. Po nuk guxoj bre ta vë kokërdhokun nga qoshi në tjetrin, më mëshojnë me kamxhik, më sjellin si fruljetë. Dhe luaj vallen e shtrembësisë së madhe të Ibzenit e sillem si fruljetë.
31
22 TYMËN Sinjalet i vinin nëpërmjet fijeve erotike si vibrimet ëndërrore që vrushkullojnë në bebzat e lodhura. Trupi që dukej se po ecte, tirkiz i lëmuar me ëndje të madhe dhe frymë të shenjtë e fryer kaherë si puhizë, shfaqej në tejdukshmëri si vizion verbues i të sotmes së tashpërtashme. Pranuesi ishte, zgjuarsia që pëlciste nga shkëlqimi dhe alivanosej nga tretja duke dëshmuar momentin, të vetmin që është në gjendje edhe Zotin ta harroj.
32
Dhe ja shikoi më në fund, në fillim figurën lëvizëse të zhveshur si skrrajë tek zvarritej në dyshemenë e shtruar nga puplat dhe mëndafshi. Pastaj, po afrohej dhe i dukej se parashutistë është e do të thehet në shkëlqimin e tirkizit. Aq ftohtë. Më në fund ra duke depërtuar në glazurën organike si të tëhuajsuar nga kohërat. Aq thellë: Depërtoi. Sa. Që. Po. Thuaj. Se. U. Bashkuan. Si.Oksigjeni. Me. Hidrogjenin. “Kështu fliste profesori i kimisë”. Kaloi nga këtu në AH-un e fundit të yllit të vetmuar dhe shikonte me dioptri të mjegulluar si atje poshtë enden fijet erotike që ai me yllin të ngazëllehet për herë të fundit.
23 KENOBITI Të gjithë që ishin këtu, ama të gjithë disi kërkonin të njëjtën gjë. Edhe unë, por diçka ma prente barkun. Ishte një dhembje radioaktive e si askush nuk gjeti mëshirë, askush nuk gjeti mëshirë ta kthej kokën tek shtrydhesha, tek më delte shkuma e të gjitha ngjyrave. Ditët kalonin, aq shumë largohesha sa që nuk kuptoja dot, si më lan. Kot përpiqesha të bashkohem me lutjen e tyre, por ata më dëbonin duke kërkuar e duke më mosvërejtur.
33
Fillova të dal nga çdo formë e lëngët. Pushova të jem pikë e tyre e shenjtë që bekonte çdogjë që shkëlqente. Vetëm disa hapa më tej, në yllin tjetër, shihej fytyra ime e pahutuar siç shikohet shpina e diellit në fytyrën e hënës. Ata shikonin qiellin tim të sterrorur dhe vet paraqitja ime, syt i verbonte, qiellin e ndriçonte, pezmin vullkan e eruptonte dhe më lan të vuaj!? E unë buzëqeshem me lezet.
24 NJË KËNGË NË MES TË FJALËVE E TEJKALOVA LIBRIN ERDHA TEK NJERIU S’ka dyshim se është i çuditshëm ai që e këndoi këtë këngë. Ai bile as e quante veten poet, as këngëtar. Kishte çdoherë komente të kundërta për vetveten, në krahasim me atë çka më dukej mua, por edhe të shumtëve që janë si unë. “Si mundet njeriu ta tejkaloj librin”-thoshte i hutuari duke ecur krahpërkrah me ikonën e botës së civilizuar që habitej vetëm kur gënjeshtra e gjuhës së
34
tij pajtojhej me të vërtetën e zemrës dhe mendjes së tij dhe çka, ai ishte duke lexuar THE DUNE të Frank Herbertit dhe thellë në vete mendonte se, bakllava, si e spjegon Herberti, na qenka një lloj i posaçshëm i ëmbëlsirës që e hanë banorët e distriktit kosmik të quajtur ARAKIS. Unë, sot, pas shumë kohësh, i tregoj se vërtet, ai poet paska tejkaluar librin dhe erdhi tek njeriu, tek njeriu që kuptohet. Jo nga ai që ka dalur, por tek ai që po derdhet për të jetuar në lumturi e të kënaqet me pjeshka leshatuke nektari i të cilëve të gjarpërohet mes gishtrinjëve dhe arrijnë deri tek bërryli duke mos i ndalur as qimet e derdhura në mes të rrugës ku kalonte me elegancë.
25 NJERIU DHE FËMIJA Forma drastike e vazhdimit të tregimit
Një nga momentet e vështira të takimeve është kur të sillen njerëzit. Dhe ishte një njeri që vetquhej. E nuk kishte gjë që nuk përkdhelte. Çdo lloj të dijes, çdo lloj të dashurisë. Fëmija ishte në dukje vetëm njeri i rëndomtë, i pakonsiderueshëm për bisedë. Dhe krejtë çka bënte ishte mençuria e tij.Dhe fliste me njeriun si ylli me gurin e lëmuar. Çdo gjë dukej se është kot së koti.
35
Më në fund një tepsi bakllavë prapa. Dhe fëmija fliste për gjëra të larta. E si mund të flas ylli ndryshe. Ndërsa njeriu humbte çdo gjurmë të këtij tregimi, si arusha gjurmët e mjaltit. Po ku po shkon o i mallkuar, bleta është, jam, janë –nuk të lëmë të qetë, ta dish. Unë ta vazhdova këtë tregim. Lojtar i flliqur është njeriu, lojtar i papërshtatshëm. Ai thente qetësinë në mënyrën vetanake. Por, ne, i nuhasim miziviritë e tilla. Pizivengut nuk i lemë hapsirë manipulimi. Unë po e vazhdoj këtë tregim dhe po hapem si guaca e përvuajtur me barkqitje përlesh. Fëmija fliste për Eufanimët, Sallamandrat dhe kryeengjëjt tjerë. Njeriu lëpinte hundët, gjurmën e fundit të mjaltit por si arusha, Vdektarët e rëndomtë zukatnin si zakonisht.
36
26 ATË NATË QENTË LEHNIN NDRYSHE Ndodh që të ec i përgjumuri në tehe të murit e të mos bie në tregimet e të mallëngjyerëve të pragut të ylbertë. Pas shumë ditëve, e takova në rrugë dhe më përshëndeti duke më lën përshtypje se po ikte larg prej këtej dhe as kërkonte buzëqeshjen time, meqë po kalonte në të zezën e vuajtjes po edhe në vuajtje, nuancën e saj më të ultë. Basi i vuajtjes së tij hetohej edhe në mua si tronditje e papritur e përcjellur me shumësi laramane të tingullt, si do të thoshte Vainingeri.
37
Era fryente, gjethet m’i lëkundte. Disa më ranë si lotët e pakthyeshme të njeriut të përvuajtur që as këndon e as hesht, vetëm dënes. E shikoja si më vinte në gosti dhe lente Ah-un ku secili dukej se është i fundit. Ishte zog i bukur që me ëndje e shikonin. Veç të kujtosh këngën e tij, është kënaqësi e lere më, ta ndiesh. Kurse tani është shumë vonë për këngën e tij. Herën e fundit e këndoi para Bajramit të madh. Nuk durova, e ndala dhe e pyeta: Pse ik miku im e nuk ma le këngën tënde ta mbaj si kujtim. “Shumë pak kohë” -u përgjigj ai. “Po ti ke krihët dhe…”
“Ndal të lutem”. Atë natë qentë ashpër lehnin, u frikësova. Jo nga qentë por nga njerëzit, që të mos mendonin se po vdisja. “Kaq le të mjaftoj”-thoshte si i hutuar. “Ndal. Ndal o miku im, stolia e gjetheve të mi. Ndal të lutem “.-Po nuk vlente, ai kishte vendosur. “Shumë pak kohë kam, më duhet ta zë valën e fundit. Më duhet ta zë vibrimin e fundit, a po më kupton? “
38
“Ndal o mik, ti e di që unë nuk i takoj atyre që dinë të shabakohen. Edhe unë e kam vuajtjen plagë që kullon. Po më derdhet si ujvare. As jam nga ata nakarmëdhentë që donë të ta humbasin momentin e shenjtërisë, veç dua të ndahemi si miq. Kjo është gënjeshtra ime nga e cila vuaj. “Shumë pak”…-më tha.”Shumë pak”. Dhe tek humbaste çdo gjurmë të vetën në lamtumirën e qiellit, zëri jehonte duke i tingëlluar –“carpe diem, carpe diem”. “Lamtumirë miku im, unë të siguroj nga harresa. Le të të lehin qentë sa të donë, le të gëzohen armiqtë e le të hamenden, se ashtu shpejt nuk vdiset” –I tha lisi, të cilit era i shkundte gjethe dhe hudhte si lotë të pakthyeshëm.
Këtë tregim ma tregoi lisi i përlotur në ditën kur në këtë qytet të vogël, ama shumë të vogël, çdogjë digjej nga detonimet dhe eksplozivët e montuar në lagjen më të kalueshme të qytetit që çon kah Theranda.
39
27 PJESHKA Nuk do të flas për kurrëfarë lloji të vetmisë e cila do të na preokuponte aq shumë sa që do t’i ekspozoheshim harresës me aq intenzitet të madh sa që të gjithë do të dyshonin se kurrëdoherë kjo tokë e pa fytyrën e tyre, por për njëlloj të vetmisë së pavetëdijshme, e cila nuk gjen rrugdalje pos që zhvillohet si top pëlhure elektromagnetike nën pragun e të perceptuarit tonë që të përvlon nga lëkura e deri te formacionet më të imta organike, ekzistencën e të cilëve nuk e dyshojmë.
40
Ai foli për gjëra më të thella sepse ishte i gjallë dhe lëvizte e kontraktonte më shumë lloje njerëzish, ndërsa ky fliste për lëkurën e pjeshkës dhe për botën që vetëm atij i takonte. Kjo është një sëmundje që përhapet. Të mençurit e emërtuan SVP (Sindromi i Vetmisë Perfide), ndërsa në masa të gjera quhet SHM ose (Shenjtëria Malicioze), e vet ata nuk e quajnë sepse është thellë në ta dhe nuk e hetojnë. Ekziston pakica e vogël e të sëmurëve që e kuptuan gjendjen e vet, të cilën e quajnë GJP (Gjendja Periferike). Ai që flise për lëkurën e pjeshkës ishte më i mençuri i të gjitha botërave. Pse? Sepse fliste në botën e tij si mbret i fronit më të lartë. 28 VDEKJA E KALIT Kali vdiste bindshëm dhe ishte hera e parë që kuptoja të mesmen e fjalëve të vdektarit tek më thoshte: ”Nuk ka të vërtetë më të vërtetë dhe më të sigurtë se vdekja. Çdo vetëdije është e preokupuar me vdekjen dhe ajo nuk është e vërtet ngase lakuriqon fshehtësinë e jetës, por vërtetsinë e realizimit të saj”. Dhe e gjithë kjo nuk më mjaftonte me të parë se ai shtrihej me gjuhë të varur duke i kulluar jargët në dheun e pluhurt qull, duke u gatitur ngjyra e të cilit ndryshohej nga lagështia.
41
Ai nuk njihte konceptin Resurectio. Më shumë i ngjante kjo, derdhjes së fluidëve dhe lëvizjes së lëngët sesa ndonjë kalimi të dhunshëm që zhvillohet si tregim i rënd dhe zvaritet me përtaci nëpër esplanadë, qëllimisht për ta parë sytë e botës dhe duke u mahnitur zemrat e tyre që me ëndje gjakojnë për këtë lumturi.
29 JAM PJESË E TË NJËJTËS ULTËSI POR MAJA IME I KALON RETË E BARDHA As përafërsisht nuk mund ta përshkruaj dhembjen memece të kurrizit tim, nëpër të cilin, me eone të tëra kalonin shpirtërat e të gjitha ngjyrave, tek lodronin në motet e vonëshme të jetës, duke u hamendur se janë fëmijë të përhershëm që për plakje ide nuk kanë. Hasani ishte ajo lloj krijese që dinte për kupat e zbrazura dhe mënyrën se si mbushen, por disi i mungonte aftësia e ngjyrosjes së lëngjeve që ishin gati
42
aty për t’u derdhur. Veçse ndonjëherë, aq ishte i bindur në vërtetësinë e fjalëve të veta, gjë që edhe përputhej me fakte sa që haptazi e thoshte, pa u kthyer anash për t’i parë njerëzit se për të mendojnë ndryshe dhe e shohin duke folur për vetveten, në superlativ. Shikuar vërtetësisht, ai këto momente të vetëdijshme i përjetonte vetëm si të veta dhe se momentin e tij e grahte krejtësisht dikush tjetër. Klithjen e tij veç të famshme JAM PJESË E TË NJËJTËS ULTËSI, POR MAJA IME I KALON RETË E BARDHA, dikur ishte një tingëllimë më ekspresive dhe blasfemi moti e përsëritur dhe e rradhitur nga ata si zotfyesi e pashembullt, ndërsa tani si tingulli i këmbanave të kishës që ushtojnë pa u ndjer.
30 FËMIJA ME PJESHKA NË DUAR
Ja hoji i bletëve që kullon mjaltin e pangrënë, turpshëm pret të zbrazet dhe ta kryej të veten. Dikush mund të habitet, por Meti ishte virtuoz dhe çka është me rëndësi, të gjithë e njihnin si njeri, aty ku shkel bari nuk mbin. Dhe vërtet ishte ashtu,
43
por unë për këtë e kam përrallën time. Ishte e vërtetë se ku ai shkelte bari nuk mbinte, kjo sepse dukej ashtu. Barit i binte të fikët dhe në gjatësinë e alivanosjes vdekja e mbante timoninn me aq pietet, saqë pothuaj asgjë tjetër nuk ekziston. E të fikurit e barit ishte instazë e vërtetë, dhe ai atje realitetin e vet e shihte me nuanca të reja si dhe nuk kishte më nevojë më të ekzistonte, prandaj ai fikej, terej, vërtet të gjithë-ët kishin të drejtë nga niveli i tyre, por edhe përralla më duket se është në këmbët e shëndosha. Po e lëmë këtë dhe po vazhdojmë me pjeshka në duart e Metit. Pjeshkat ishin leshatuke si faqet e beqarit fshatar, për të cilin kalleshin vajzat e qytetit duke projektuar në të të gjitha aftësitë aplikative të fizikës së shëndoshë. Ndërsa
kur ato pjeshka, ishin të papjekura, dukeshin si shpinë miu, e unë minjtë nuk i dua. Meti mbante pjeshka dhe ëndrronte nektarin e tyre, vërtet e ëndërronte. Dhe çdoherë që i provonte ato kishin shije të ndryshme e ai i ndjente ato dhe ishte në gjendje t’i dallonte nuancat e shijes. Dhe kujdes, ai edhe krahas asaj se ishin leshatuke, për hirë të nektarit, rrezikonte, Po, shumë rrezikonte.
44
Meti ishte trim dhe jo vetëm për pjeshka
31 Vazhdimi i tregimit” FËMIJA ME PJESHKA NË DUAR”
Përqëndrimi: HOJI I BLETËVE QË TURPSHËM PRET ZBRAZJEN.
45
Hoji i bletëve veten e gjente nën hijen e një dege. Njerëzit flisnin se ishte hija e degës së lisit të quajtur Banian, ndërkaq pylli dhe banorët e tij njiheshin si frymëzues të pashterrshëm dhe si kënaqësi e mesit. Hoji ishte aq i etur për t’u zbrazur, por turpi nuk e lente. Loja e përnjëhershmërisë e bëri të veten në momentin më të duhur derisa mjalti kullonte si buzëqeshje e vashës parajsore. Dihet, ai rrjedhte ngadal. Mjalti nuk hamendej me ide, si në cilën gojë do të shkojë, cilën zemër do ta qetësojë, në cilën venë do të qarkullojë, cilin shkatërrimtar do ta luftojë, e të ngjashme. As kujtonte pjellë e cilës bletë ishte, as kujtonte aromat e forta të nektareve që disa kishin fortësinë e aromës së naftalinës e disave mezi u diktohej aroma. Kohë pas kohe kujtonte bukurinë e livadhit me barëra të gjelbërta në të kaltërt të errët, dejçet që i çonin kallinjtë në maje të stolisura me tufa polenësh që ngjitet për trupin e bletëve, lule të verdha qumështore me gjethe të ngopura me lagështi dhe lulekujtime tjera që stolisin greminat e harresës. Askush nuk dinte pritjen e mjaltit. Ajo pritje ishte kënaqësi e fundit, por turpi nuk e lente. Ajo pritje ishte kryerje e vetes, kënaqësi e fundit, banim i përnjëhershëm, kalim i përnjëhershëm. Mjalti turpshëm priti të zbrazet dhe ta kryej të veten.
46
32 DUDI I PJEKUR BIE VET - Loja na ishte e shkëlqyeshme me këngën e përcjellur. Njerëzit me fytyra gjithfarëshe dhe me zemra të tilla, ma thyen lodrën e gëzimit. Çdogjë shukatej si heshtja ëndërore, nuk na çohej malli për të dënesur bile. Me vete tërheqnim lumturinë e kahmotëshme që na dukej si barë e
47
padurueshme. Kjo është jetë e jonë, tek vonë e kuptuam. Kuptuam pse bie dudi i pjekur.
Ne deshëm t’i hanim frytet sikur krimbat e mëndafshit që i hanin gjethet e tij. Ndërsa gjyshja ime i kultivonte krimbat e mëndafshit vetëm për t’u marrë me diçka. Më tha se dikush ia pat sjellur nga Selaniku. Ajo kishte edhe një shami mëndafshi shumë të bukur, që ia kishte blerë burri në Shqipëri qysh moti, në kohën e mbretit Zogu.
Ne deshëm t’i hanim frytet e dudit të pjekur që binin vet, por mizat ishin më të shpejta sa që i shndërronin në plehëra dhe i ngjanin trurit të minjëve, gjë që për ne ishte ikje e vërtetë.
A a a a …po, harrova të them se shamia ishte armaç i shtrenjtë në shenjë dashurie memece.
Ndërsa shamia tani është pasuri e motrës, e para se ta merrte motra, unë e vodha atë shami për t’i shkundur degët e dudit dhe për t’i mbledhur frytet sepse ato që vet binin i ngjanin njeriut të vdekur që vetëm toka e pranon.
Pas shumë vitesh kuptova se jeta ime i ngjante teatrit dhe krejt çka ishte prapa perdeve ishte reale, ndërsa çdo gjë tjetër ishte aktrim, e unë disa
48
herë e shkela frytin e dudit të pjekur, që bie vet sepse nuk ka më pse të jetojë.
Unë nuk isha i gatshëm për të rënë, kisha edhe shumëçka për të kryer, sado që njerëzit me fytyra të ndryshme e të gjithëfarëshme dhe zemra të tilla dëshironin ta ndërprejnë këtë lum të rrëmbyeshëm, që vërshon dhe ta sjell bërllokun e moteve të martirizuar.
33 GJËRAT NE RRUGË
Shprehia ime që të lexojë në verandë veç kishte marrë të zakonshmen
e vetë.
49
Nata e korrikut ishte e ftohtë. Rrugën kryesore e kam para derës. Dhe
pasë ditës së ngrohtë të stërpikur me shi, era fryente dhe shumë qartë dëgjoheshin shushurimat e gjetheve të plepit në oborrin e një shtalle që dikur përdorej si pjesë e një kooperative të madhe. Ndërsa përtej rrugës janë shtëpitë e një kushëriri tim që i lëshoi me qira THË-së (Technischeshilfsverk), një organizatë teknike humanitare e Gjermanisë për rindërtimin e vendeve që përjetuan luftën. Lufta këtu qartazi po shuhet edhe pse ka xixa si zemra e gacës së thëngjillit që dëshiron të punojë në vete.
Kjo organizatë punësoi shumë njerëz, ndër ta edhe rojtar. Rojtarin nuk
e pash, por do ta shoh nesër. Ai derisa lëvizte përgjatë rrugës nuk i dëgjoheshin rraptimet e këpucëve, por një gjë e dëgjova shumë qart. Me siguri kishte ngrën pasul të shoqëruar me lakëra si sallatë. Pordhte bre vëlla, si autobusi kur lëshon ajër. Vetëm pordha
ndihej si tingull i veçantë, si dhe rigat e shiut që bënin në tehet e
llamarinës së kulmeve.
50
E gjithë kjo më duket e hudhur prapa shpine, si pisat e vegjël qenit për
bisht kur me pe i lidhin tase llamarine, e ata ushtojnë derisa qeni ik dhe frikohet nga kujtesa e vet.
Dikush do të kërkonte urtësinë në gjithë këtë trillim e dikush vetëm
çlodhje. Dhe ashtu duhet.
34 PARAJSA DHE FERRI Si fëmijë gjyshja më mësonte për ferrin dhe parajsën dhe të gjithat që përmbajnë. Dhe kjo njohje më mjaftonte deri vonë. Mirëpo, sa më shumë që
51
lexoj dhe meditoj për këtë problem kuptoj se këto na qenkan vetëm gjendje të vetëdijes pas përfundimit të ciklit organik. Meher Baba thotë: Ferri dhe Parajsa janë gjendje të vetëdijes e jo vende të vërteta, edhe pse subjektivisht kanë domethënie dhe rëndësi të madhe, ato janë iluzion vetëm në kuadër të ILIZIONIT në përgjithësi. Kjo njohje nuk më le të qetë dhe them se njohja e mëhershme më konvenonte më tepër. Këtë tregim Lami ma tregoi disa herë dhe aq më është ngopur truri sa edhe hunda me aromën e naftalinës që vinte nga rrobet e tij. Një njeri aq i kujdesshëm, deri në sëmundje. Ende i ruan rrobet ngjyrë kafe që dikur mbaheshin, kravatat trevira ngjyrë blumarine, me do vija të bardha dhe të holla, kapela sikur ato që i mbajnë folkloristët e alpeve dhe këpuca velur me dekor pointilizues. Ai bile zbuloi teknikën e posaçme të konzervimit të këtyre rrobave –eksponateve muzeore dhe nuk deshi askujt t’ia zbuloj këtë mjeshtri. Zakoni i tij si ritual i mëngjesit ishte larje me dush të ftohtë e saherë që këtë ia rrëfeva dikujt, më thonin “Je viruoz i vërtetë, kështu fliste vetëm Ciceroni, po shok nuk ke në gënjeshtra “ ose “ Të lumtë se të paska hije” ndërsa ata që më besojnë thonë: ”Miku yt është i çmendur ose i sëmuarë, si të pëlqen më shumë” ose “Ai humbakohës i përhershëm, tundaç i përhershëm në pikë të ditës së bardhë, në pikë të shekullit të bardhë,
52
në pikë të botës së bardhë, ti sillesh si kukuvajkë kjo, bre vëlla, nuk është për t’u falur”. Tani secili është në gjendje të ngopet nga tregimet e huaja, por mua më dhemb më së shumti kur dikush kalon i heshtur, varrin ma bën në zemrën e tij, por si një armik i përbetuar, e unë as kohë pata për ta përshëndetur dhe t’i them “Zoti të mëshiroftë, kjo është Parajsa”.
35 LULJA E GJORË
53
Më lulo syth i bukur se kështu fliste gjyshi im ndërsa ju keni luluar gjithmonë dhe nuk mërziteshit pse ne nuk ju shikonim. Sa për bukuri, shoqen nuk e keni. Bile disa edhe lëshojnë aromën. Aromën e seksit dhe joshjes seksuale. Edhe pse ne nuk ju erëmonim, ju lëshonit aromën e këndëshme për ata pisa fluturues. Sa për bukuri shoqen mund ta keni edhe atëherë kur nuk lëshoni aromë. Kur më tha një i çmendur, se bota sillet rreth seksit, i thash se sa bukur shikohet në çmendinë time. Por, netët kalonin e unë në pikë të ditës nga libri nxjerr lulen e tharë të kamomilës dhe nuk më ha palla që do të thonë që ajo ishte dashuri e parë. Sot, unë jam njeri, atë e di shumë qart, edhe pse mund të verbohem. Atë mund ta ndjej sikur ndjen lulja ngrohësinë e agut, sikur ndjen veja ngrohësinë e shpezës, sikur ndjen nëna dhembjen e lindjes. Të mallkuar janë ata, të cilët këtë nuk e dinë. Të mallkuar janë edhe ata, të cilët këtë e dinë dhe sillen si flutura rreth llambës. Ndërsa unë, sot pash një lule shumë të bukur. Flert më bënte e poshtra lule, me zemër të fëlliqur, as ishte mashkull as femër ishte, as mashkull e femër në të njëjtën kohë. Ishte e vrullshme që ta këpus edhe të më shkoj kjo botë huç.
54
Kishte në vete lashtësinë e tubuar dhe kurrësesi ta zbraz diku helmin shekullor. Çdo gjë aty më dukej se ishte në humbje e sipër dhe vetëm një gjest i pamend mua nuk do të më kishte. Do të mbetej vetëm UNË. Vetëm të ta rrëfej problemin e unit, do të humbeshim në lashtësinë e lules dhe e gjithë kjo botë do të më shkonte huç. E gjora lule, plus mua më ke, lamtumirë, shihemi në botën tjetër, kur të më këput njeriu.
36
55
HERMAFRODITIZMI I DRITËS Sa fshehtësi ka shpallur kjo gojë, nuk mund të ta rrëfej vetëm një gojë. Aty duhet gjuha rezerv se amortizimi i së parës do të jetë aq i dukshëm sa që lirisht do të mund të shpallet mungesa e gjuhës si mungesë e diturisë. Lekcione të tilla i takonin logjikës së lashtë, ndërkaq tani edhe këtu si dikur në civilizime të lashta, kur ishin në kulmin e vet, heshtja betohet e përbetohet si praktikë shumë e dobishme dhe po aq inteligjente, ndoshta edhe më efikase për kohën në të cilën jetojmë. Stërngopësia në tërësi paraqet problem, e vetëm problemi nuk paraqet stërngopësi, sepse shumëzimi i tij satanistik e dehës të shungullon dhe çdo i fundit, si më i freskët, duket si i vetmi. E kush është fajtor. Ëndrrat? Kujtesa? E gjithë kjo çmendi?! Po, e gjithë kjo çmendi që hareshëm loz vallen rreth sferës dritore, që përhap rrezet nga vetja kah bërthamat atometrike të univerzumit. Më kujtohet, pata lexuar diku se në Indi adhurohet, ARDHANARISHVARzot androginik. Ajo është aspekt zotëror i psikikës së realizuar, e jo njëfarë lakuriqim i ndjenjës dhe formës. Ndërsa qielli sonte është ëndërr e pasluftës, i stolisur me vetvetën mahnitëse dhe memece në të njejtën kohë. Kush di ta lexoj mund të sheh se do të ndodhin parregullsi periodike të qetësisë dhe
56
zhurmës në sferat më të ndryshme të tij, të cilët do të pikojnë si pikon qumështi nga kulluesja e shqyer. Tani është koha kur lirisht mund të thusash, s’më ha palla për lëvizjet periodike të ngatërresave kohore, për ëndrrat e pasluftës, për atë çka ndodhi në luftë tek të lëviz rrezja nga indi në ind, nga qeliza në struktura tjera, tek të kurvërohet me mjeshtrinë e tejkalimit të së zakonshmes. Thonë:”SILLU ASHTU SI TË DUHET, E JO ASHTU SI DUHET, BËHU AI QË DO TË BËHESH, E JO AI QË DO TË SHOHIN TË TË BËJNË. Dhe derisa ti kallesh për lëkurën time, kam edhe qindra tjera që ta ndjellin pesh epshin e fjetur kur të përbirohet në pore më të imta rrezja e parë e agut, por ti nuk heton sepse jeton në lumturinë gjysmë të përgjumur.
37
57
NGJALA As trofta pikaloshe nuk më frikohet, e as gjarpër jam. Pse duhet të më frikohej? Mendimet më çojnë nga vala në valë dhe hareshëm notoj, duke mos vërejtur florën e lumit, as krijesat tjera që janë si krimba, për mua. O, të gjithë jeni krimba ndërsa unë virtuoze. Di të këndoj këngën e ngjalës, jam mbretëreshë përrallore, elegante që lahem në dushe të freskëta, çdoherë të aromatizuar ndryshe. Rrymat e ujit më sjellin freskinë hyjnore. Unë jam hyjneshë që fustanin e vdesh kur dua. Në madhësinë time, të gjithë siç thash, janë krimba. Çdo ditë më trokasin në derën e lëngët, me buqete barërash më nderojnë, vetëm që t’u kushtoj një çast hyjnor në bisedën e këndëshme me ta. Në kohë të fundit kam filluar të shkruaj poezi dhe çka të të flas për poezinë, ajo është mbretëreshë, pikërisht si unë. Sa herë duhet të të tregoj se soji e kërkon sojin, si mund të përzihet ari me qymyrin, ndoshta të është e njohur kjo anekdotë. Përrallën ta tregoj, por ti dëgjo të vërtetën, dëgjo tregimin mbretëror. Një ditë do të vi. Ajo do të jetë dita ime kur do t’i mbisundoj të gjitha. Do të shkoj në oqean dhe atje do të më kurorëzojnë, mbretëreshë e oqeanit. Në kokë do të më vënë kurorë koralesh të kuqe, ndërsa në qafë gjerdan perlesh
58
të çmueshme. Ka për të ditur secila krijesë në ujë dhe në tokë. Unë nuk kam për të vdekur. Fjalët e mia do të jenë lutje e të gjitha krijesave. Askush nuk do të guxoj të flas kundër meje, sepse kam fjalën vdekjepruese që posa e mëson njëherë, ajo skalitet në kokat e tyre, si skalitje në gur dhe poqëse fillon bile të mendoj kundër meje, do të rrezikohej ekzistenca normale, e cila çon në vuajtje ngadal dhe sigurt, në vdekje. Nëse atje në det ka kush që të matet me mua, do t’i tregoj se si sillet një mbretëreshë. Do t’i tregoj diturinë e lumit. Po këtu ka bukuri të shumëta. Do t’i çoj fustanin të stërpikur me copëza ari e vetë ai është punuar me leshterik lumi ngjyrë smagradi parajsor. Veçta shohish hamendesh, fryma të ndalet, gjaku të bllokohet. Krejt mendojnë se jam llafazane me hamendje të lartë, me një zemër të sëmurë, e unë këtë e di se mendojnë. Mund ta shoh nga sytë e tyre, kur më përshëndesin me përulje derisa në zemër çelin varre të reja, ndërtojnë burgje të urrejtjes, ku viktima janë vetë.
38
59
RITUAL SHKRIMI JAPONEZ
Njeriu i ulur në tavolinë. Përball kopjes më besnike të fotografisë së Ëerner BISCHOF-it “Një idilë dimri japonez”. Lexon librin e BASHO-s “Katër stinët”. Degët e Ginkos të sjellura nga parku botanik i Zagrebit. Teksa filloi të krijohet një botë e pezullt, kamikazet fryen, shkrimi u shkapërderdh. Mbeti vetëm muzika e stinës pranverë dhe rrezatimet e tingullta të krijimtarisë hyjnore.
39
60
VITRAZH Është dekorim dritaresh, me xhama shumëngjyrësh dhe me kallaj, me forma të ndryshme dhe motive të begatshme nga natyra, por edhe më shpesh ato biblike. Zakonisht nëpër objekte sakrale krishtere, por hasen edhe në ato hebreje, e më rrallë islame. Isha i varur përballë një kreature të qelqtë, shumëngjyrëshe, kur dita me duaj ngjyrash fokusohej në fytyrën time dhe për moment slajdet ndërroheshin. Unë u bëra ekrani organik, e pastaj fluturova si flutur dhe ruaj kujtimin si vashë e bukur. Ai thehet si çdo xham, prandaj, kujdes!
40
61
PËRGJIGJJA E TROFTËS Vazhdimi i parë i tregimit NGJALA Trofta ishte engjëll lumi, një engjëll pikalosh e inteligjent që qetë mendon sikur derdhet mjalti, ngadal me elegancë. “Dëgjo ti mbretëreshë e madhe (E di se është e vetshpallur, por nuk mund t’ia them troq, jo që i kam drojë as turp, por më dhimbset t’ia thej zemrën e dehur) dje kam pranuar depeshën zyrtare nga përfaqësuesit më të lartë të klasës sime dhe nga mbreti i oqeanit të madhë, peshkaqenit, se vizitorët që vijnë nga lumi në oqean, janë shumë të mirëseardhur, por falë mikëpritësisë sonë dhe fisnikërisë, ne po i pranojmë dhe do t’i ushqejmë, deri në sezonën e ardhshme. Ngjala në vete zien vrerin më të miksuar dhe mendon në vete (ky trillim i troftës për mua është cinizëm, por edhe ndër të gjitha cinizmat, oh pasha lashtësinë e këtij lumi, është cinizëm i klasit më të lartë). Kot përpiqet të ma ndërroj mendjen. Nuk jam unë zog që çeli sot, as jam perime e këputur që humb freskinë pas ca orësh (këtë ma treguan dikush nga njerëzit kur më zunë, e fatmirësisht shpëtova se më lëshoi një djalosh). As shtatë detëra të bashkohen me të gjitha krijesat nuk mund të ma ndryshojnë mendjen. Ajo mbeti e qetë dhe vazhdoi ta dëgjoj rrëfimin e troftës.
62
“Ti je e re dhe asnjëherë nuk ke qenë në det. Në detin e madh që nuk ta merr mendja jote mbretërore”. “Ti fole për do farë fustane prej leshteriku ngjyrë smagradi me ari të stolisur. Veç me e pa fustanin e tezes sime nga zona e bentosit si i lëshon dritë tek lëvizë me elegancë. Do të çuditesh dhe do të thuash se këtu është mizeri. Pastaj, ta shohish plantazhin e burrit të saj, plantazhin e koraleve të të gjitha ngjyrave, nga të cilat punohen stoli të ndryshme e një lloji i veçantë që përdoret për prodhimin e kurorave mbretërore, kultivohet në plantazhin e mbretërisë e që burri i saj, ka një përqindje të të gjithë profitit. A më kuptove?” “Ti më fole fjalë nga më të ndryshme. Je aq inspiruese dhe imagjinata jote aq e fortë që vetëm ajo është në gjendje të krijojë iluzione aq hipnotike, vërtet ma ndal frymën në fyt e zemra më zgjerohet nga kënaqësia. Por, unë po të them troq se do të shkoj atje dhe nuk ka kush që do të më ndal”.
41
63
Vazhdimi i dytë i tregimit i tregimit NGJALA “VIZITA E OQEANIT” Ose “777”
Rruga e gjatë lumore, përplot ngritje e zbritje, ishte e lodhëshme. Aty e SOT-mja nuk ekzistonte. Çdo pikë që pikonte, bartej si kufomë, pikërisht si bartet gjethi në vjeshtë. Aty rrjedhin jetat e krijesave të niveleve të ndryshme, fëmijëritë dhe të gjitha moshat, kenotafet e engjëjve, krihët e këputur të fluturave, antenat e grenjzave, thumbat e bletëve, unazat e skrrajave, vezët e bretkocave, ikrat e pshqëve, ikrat dhe shurra e njeriut, gjaku i njeriut i përzier me gjaqet e njerëzve bisha dhe njerëzve viktima, thelpinjë të bymuara të kumbullave, fijet e barërave, polenat e luleve të të gjitha llojeve, sporet e kërpudhave, lulet e fiqëve, gjethe të dafinave, të zitë e ullinjëve, kokërat e idhësuara të shegave, shishet e parfumeve, ambalazhet njerëzore etj. Ngjala erdhi pas një rruge shumë të gjatë dhe të lodhëshme, në sferën gjigante të oqeanit. Aty, pa atë çka nuk mund të paramendonte e as të ëndrronte.
64
Kur lexova të gjitha germat e oqeanit të gjitha mbledhjet dhe zbritjet dhe kombinimet tjera, kuptova gematrinë e oqeanit. Çdo gjë që kam ditur, hodha prapa shpine. Njohja e mëparme binte si flokët, pa kthim prapa, pa ripërtrirje. Çfarë mbretëreshë? Çfarë fustana të smagradta? Çfarë kurora koralesh e gjerdana perlesh? Çfarë poezi e çfarë njohje, kujtesë e haresë? Aty kishte gjëra që emrat nuk i dija as që e paramendoja ekzistencën e tyre. Unë nuk di, këtë e kuptova më së miri sepse emrat janë ekzistencat e gjërave. Më ishte vështirë t’a prandaj, troftës jo se jo, por vetvetës sa herë që i kujtoja fjalët e troftës. Unë patjetër vitin e ardhshëm do të vijë sepse është e pamundur çdo gjë të shikohet e të analizohet. Aty duhen vitet. Vitet shkuan kot dhe këtë doemos duhet t’ia pranoj troftës para syve. E aq me përkushtim të madh ia mbaja vetes si të pakapshme, si të paarritshme në çdo nivel, si mbretëreshë që nuk vdes. Këtu vdiqa njëherë për t’u lindur më e fortë. Dielli agoi, e poret e lëkurës u hapën si stomet në mikrostrukturën e gjethit të gjelbër. Kuptova se oqeani është i pakapshëm sikur në kodrën e lashtë. Kuptova se atë që dija me të depërtuar në oqean, pash se mijëra herë kishte më shumë objekte studimi, e pse mos të them”Mbeta në mes”.
65
42 PIKTURIMI ME ÇAJ
Është teknik jo shumë e vjetër. Nuancat krijohen me përzierje me ujë. Ishte ajo përpjekje sizifike, që asgjëja e mbështjellur në kadife bojgjake, të pikturohet me çaj. Ose pritje e vezës katrore të dal nga kloaka e patës japoneze. Rituali i ngjante të zakonshmes lodhëse. Dielli sërish agoi e unë e shikoj duke e ngritur papirusin, në lartësinë e syve dhe vërej strukturën e indeve parenkimatike të papirusit dhe për të infinitën herë mahnitem me krijimtarinë e Perendisë.
P.S. Papirusin ma solli një student i Al azharit që e pat blerë në puntoritë artizane të Kajros.
66
43 Vazhdimi i teregimit NGJALA Përqëndrimi: TYMNI I VIZITËS NË OQEAN dhe DEKORIME TJERA Dikur mendoja, se do të shkoj në det, e do të bëhem çdogjëja e tij. Pikë së pari, do të më kurorëzojnë mbretëreshë. Akoma nuk kam parë të mesmen e detit dhe që nga fillimi kuptoj. Erdha që të shkoj, sepse vend këtu nuk kam. Do të vij njëherë tjetër dhe me këngë të re dhe hiç pa u munduar se në rrugë e sipër mund të vdes nga lodhja (kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë sikur edhe vdekja ), mund të jem ushqim i dikujt edhe kjo nuk dihet, se këtu pash se jeta vlen sa çel e mëshel sytë. Nuk të ka, tëëk! Mbyllet fyti dhe vazhdon rrugën e dezintegrimit organik. Këtu po hapem si qielli në natën e bekuar. Vizita ime ishte e motivuar për promovimin tim, nga mbretëreshë të lumit në mbretëreshë të detit. Kur erdha këtu ndryshova mendjen, thash të jem mbretëreshë e pjesës qendrore dhe më të begatshme ku thotë njeriu “rrofshin bukuritë e detit” As kjo nuk u realizua e sa i përket mbretërisë së fundit të detit ,as që mendoja, meqenëse është vështirë për të huajtë, edhe pse kisha tendencë të jem, bile baronesë. Në hamendjet e mija në netët e pagjum të detit, planifikoja të shkruaj për vizitën
67
time në det dhe ato shkrime t’i titulloj ËDËRRAT E NGJALËS. Aty nuk dihet çka nuk të sjell jeta, posaqarisht jeta e ngjalës. Mundem ndoshta në të ardhme të bëj diç më tepër në këtë plan. Thurja e tepihut të vizitës sime mbarimin e ka në kujtesë sepse bukuria dhe gjithëdijshmëria e detit mbarojnë vetëm në placin iracional. E vet deti është imazh ose të them më mirë hije e detit kosmik sepse dikush nga njerëzit pat thënë “Ta ballafaqosh njeriun me hijen e tij do të thotë t’i dëftosh dritën e tij personale”. Unë këtë po i tregoj vetes, vetëm vetvetes në sinqeritet më ekstrem dhe nën betimin në jetë. E vetmja gjë që jam në gjendje ta bëj është të kthehem qetë dhe me plot frikë nga predatorët e rrezikshëm. Plaçkat e mia janë ëndrrat, të cilat doemos duhet t’i flak në rrugë e sipër dhe atë duke i flakur pas shpine e duke mos e kthyer kokën prapa. Nga turpi.
P.S. Thënia e cekur e njeriut, është thënie e K.G.Jungut.
68
44 DEGA E GINKOS Kajsia e argjendtë më rrinte e freskuar Era fryente, shkundte lagështinë e gjetheve jeshile Një degë e thyer si dorë plaku, varrej Fajtor është fuqia e padukshme Ndërsa të tjerët mezi presin kokën ta çojnë Këto gjethe veç mend sjellin Tregojnë rrugën majtas e djathtas Çudira mbi mrekulli Rrëfim mbi ndodhi Toka njejtë sillet si më parë Njerëzit vdesin e lindin si ginko dhe nuk i ha palla, pikërisht për njerinë.
69
45 TREGIMI I PIKTURTË Përdorimi i digresioneve, është mënyrë e mbijetimit të racave njerëzore që quheshin rastësisht. Krimbat kompjuterik, mësuan si lakuriqohet toka e shndërrohet në shkretëtirë. Po kush nuk e di këtë? Vetëm kujto, kur rriteshe e bëheshe e vërtetë cullake me hamendje kolektive. Ishte lehtë, po besa shumë lehtë, ta vësh shikimin në shkretëtirë. Era po fryente, sytë t’i mbushte me rërë e qepallet e pluhërosura, lëviznin si gjethe të palmës që nga largësia të duken se janë të pluhërosura me talcuum. Aty koha kishte domethënien e vet, sapo hëna dilte në zenitin e qiellit, kurse prapavia e saj të dukej se humbej në greminë. A,a,a,a,a,a,a,a,a,…po kohën dhe lumsinë e saj e kuptoje edhe kur shihje kafkat e ndara nga torakset animale, por edhe të njeriut ndërsa rrobet dhe paisjet, qëllimisht të thara si proshutë dhe të sterilizuara nga vapa në mënyrë ultravizuele, u vinte në pah ekzistenca e tyre sikur do farë fetishe të natyrës përfundimisht religjioze. Simulakrumi i vërtetë i këtij tregimi, mund të krijohet vetëm brenda katër komorave të zemrës, dy hemisferave të trurit, hipofizës që qëllimisht aty
70
ndodhet kah mesi dhe elementit tënd kreativ ku si fushë veprimi e ka zonën e dielltë. Pastaj mos më akuzo mallkueshëm që të flas për elementet anatomike të përbërjes sate me naytyrë hyjnore. Zoti sigurisht që ekziston, sepse shkaku i ekzistencëe sate, tretet në asgjënë e cila nuk është.
71
46 TREGIMI PËR POETIN E ÇMENDUR Ndonjë puhizë dinte t’i lëkund bimët e imta, që gjethet i mbuloheshin me pluhurin shkretëtiror, në oazë uji, sikur plagë e shkretëtirës. Nga kasollet dinte, në mesditë të zjarrtë, të avullohej herë kamfori, herë tamjani e herë aroma e gazelës që piqej. Datullat e freskëta përgatiteshin për t’u tharë e kamilet pushonin nën hijen e tyre duke mos ditur se për ca ditë do të shkojnë në karavan. Ah, ajo magjistare, e çmendi njeriun që bënte gara në bazaret e Hixhazit duke recituar vargje më të bukura, që janë refleks i shpirtit autokton semit. Ajo e çmendi deri në pakufi, kush do ta zbulojë trupin e saj margaritar në guacë. Era fishkëllon emrin e saj, edhe gjeli në mëngjes përmend emrin e saj. Kur ajo kalon, qeni bëhet i urtë, hiena kalon si plaku i lodhur, miu i shkretëtirës hedh valle, rreth saj gjarpëri i mbështillet si qafore. Ajo është e zezë si nata e bukur, si hëna e nxehtë, si dielli e njomë, si lumi që derdhet në ujvare. Ajo është unë, ajo është çmendia ime, ajo jam unë. Po ta tregonin të tjerët bukuria e saj, mbetat prapseprap ajo që e them unë.
72
Unë këndoj. Ndonjëherë ndiej se zemra piqet dhe i pëlcet, si lëvezhgë e shegës së pjekur. Unë i thurr fjalët, rrushk sikur datulla, ti ia pi lëngun si mushkoja gjakun. Piva ujë me dy shuplaka të bashkuara në kupë sepse kërçagu e shkriu, lotët që i mblidhja natë për natë dhe ëndrroja për vajzën e stolisur dhe të zezë si nata me yje.
P.S. Pas shumë vitesh zbulova këtë tregim që përjetoi luftën e njejtë si unë. Më është thënë ta them të vërtetën se ky tregim është rrëfim i një plaku që unë e njoha si shembëlltyrë e vuajtjes ose thënë më mirë mbeturinë, fosil i fundit i vuajtjes edhe ashtu të plakur.
73
47 HURMA Assenbergu është fëmijë i revolucionit. Atje lind një botë krejtë tjetër, ose je i vjetër ose i çmendur. Të mëshirojnë nëse beson. E aq shumë ka. As ai do ta mësoj të birin e vet. Sot dalin në shesh fjalët e Karl Marksit. Ose sot piqen frytete tij. Ka kaluar një kohë, kuptohet, natyrisht. Ai që krijon sërish do të jetë në humbje. Ndërsa katastrofën e vet do ta sheh si ëndërr të kahmotëshme. “Kënaqësia në krim” made in Marquis de Sade. Ose je i marr ose këmbëve tua u vie era e thartësirave djerësore. Se kështu nuk pranohet një e vërtetë. A mundet dikush të më flas me ëmbëlsinë e frytit? ” Kënaqësia në dashuri “ made in Fahredin Shehu. Ose je i dashuruar ose të vie era aromë djerrëse mashkulli me dihatje, dhjetëra herë më shumë në min²(minut në katror). Erotikë e harruar, kundërthënie, kontradiktë, antagonizma në shikim³ (shikim në kub). Kënaqu me ëmbëlsinë e frytit të hurmës, por kurrë mos e shijo farën e saj sepse është e idhët.
74
Assenbergu ishte i ëmbël në bisedë, por kurrën e kurrës nuk dua t’ia shijoj hidhërimin. Ai është fëmijë i revolucionit, fëmijë i botës së re që po lind. Religjioni është opium për popullin. Ne e duam njeriun, e duam njëri-tjetrin. Ha vetëm frytin e hurmës, jo edhe farën, se është e idhët. Natyrisht fara gjuhet pas shpine dhe djallëzisht kurrë më nuk mbin këtu.
75
48 KUJTIMET E DETIT Vazhdimi monoton i tregimit për NGJALËN Ditët e bukura janë tani vetëm fotografi të zbehura, të psikoalbumit tim. Çdo gjë që sot është identike, me ditën e bukur, është aq larg 1)Sa vrima e parë me atë të fundit të fyellit, 2)si peta e parë me atë të fundit, e errashkës dhe 3)si velur i gjelbër, i shkelur dhe ai i pashkelur, i myshqeve në rrasa guri që kanë lashtësinë, me të cilën mburren dhe kanë të drejtë. Më kujtohet, kur isha në det--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Pa shihe këtë zbrazëtirë. I humba fjalët nga mahnitja. Fjalët bashkë me kujtimet, më janë fundosur në ujin e harresës ose kënaqësisë, kush e di. Sidoqoftë, dëshiroj të vazhdoj. Unë, ngjalë, krijesë e gjorë, e rëndomtë ndoshta që shkoj në det, në lum jetoj kur duhet. Kujtoj ditët e bukura tani vetëm fotografi të zbehura të albumit tim. Krejt çka mund të them, është se nuk pash fosile peshqish ose atje kishte shoqëri komunale të organizuar ose
76
peshkaqenët aq djallëzisht tretin edhe eshtrat, sa që nuk mund të shihje asht peshku. As u vinte era, fekalieve sepse aq me sukses bëhej transformimi i materies për shkak të zingjirit ushqimor sa që papastërtia e ambientit ishte koncept i harruar. Koralet e degëzuara krijonin pejsazhin parajsor e ai posedonte frymën e lashtësisë evolutive dhe kujtime të reinkarnimeve të mëherëshme. Çka do të shtoja, vetëm që do të krijoj mospajtime të reja. Hipokampet lëviznin në grupe dhe hordhi të tilla, veç i pash tek disa lloje njerëzore dhe se ajo pamje, veç më ishte e njohur, ndërsa vallja e flaktë erotike kishte vulën e tyre dhe nuk i ngjante askujt, pos ndoshta modifikimit të tyre tokësor, gjitarëve karmëdhenj. Nënat hipokampe, mitërmëdha, me mburrje shkojnë përpara dhe kthehen prapa për ta shikuar pricesionin e pjellës së vet, në të cilën jo vetëm që ishte bajraktar por edhe burimi i ekzistencës kalimtare. Breshkat e mëdha të detit, që vijnë në gjueti në det, e shokjnë atje nën rërë, i pjellin vezët ping-pong. Unë e di që është femër, sepse podin e lëvozhgës e ka të rrafshtë. Shkuam shumë thellë për të gjuajtur. Algat filur valëviten dhe shqyen si pëlhurë mëndafshi, copët e të cilëve më vonë bëhen ushqim krijesash të ndryshme. Ta dish se plotësojnë nevojat ditore me vitamina. Për këtë arsye deti është aq i shëndosh. Algat e të gjitha
77
llojeve aty jetonin dhe zbraznin mënyrën identike të jetës. Ndërsa të tjerët i shikonin tek jetonin thua të lumtur pa patur brenga të trashëgimisë. Aty ekzistonin edhe bimë tjera që ishin jo vetëm stoli deti, por edhe nevojë e domosdoshme e të gjithë atij ambienti. Sa i përket hapësirave dhe pejsazhit gjigant, mund të flas edhe më vonë por edhe kurrë. Po kush është në gjendje ta përshkruaj detin? Jo vetëm nga madhësia, por edhe nga mungesa e fjalëve.
78
49 KRIMBI DHE ARRA Këtë e quan ti jetë? A nuk ka kjo tokë të pjell taze mish njeriu, që ta ndërrojë shujtën, se kam gazëra nga këto gjethe të mallkuara, çdo ditë që ma mbushin brendësinë e sytë ndonjëherë nga kapsllëku duan të më dalin. Freskia kishte humbur domethënien e vet. Era fryen dhe herë-herë më mbulojnë gjethet. E vetmja gjë që më frikon është rënia e degëve dhe degëzave, sepse ajo është fundi im, ta dish. Po kush do të çoj dorë në mua? A po kujton se nuk ka mallkim? Dikur moti gjyshi më tregoi se kishte ngrënë tru njeriu dhe aty (sipas fjalëve të tij) kishte përjetuar ekstazë të vërtet. Po ai ishte gastronom ( këtë po e them me sinqeritet ). Ekstazë në të ngrënër. A ka gjë të ngjajshme. Unë nuk di. E vetmja …që di është se dua ta provoj edhe unë. Dhe aq dua sa mallkueshëm kërkoj të gjej diç të ngjjashme. I kthehem kujtimit për ekstazën e gjyshit.-” Aty ishin qindra mijëra materie e komponime që bënin shujtën time DARKË TË FSHEHTË. Unë isha i ri. Kjo nuk është gënjeshtër nipi im”. (Këtu po e përfundoj tregimin, jo nga monotonia e përsëritjes së fjalëve të gjyshit, por nga uria). FINITO.
79
Dioptria ime e mijëfishuar, ishte aktivizuar, ndërsa koncentrimi laserik i shikimit detektonte çdo krijesë të trurtë. Dhe ja zura. Atje duket qartë, kafka e çarë e njeriut. Shihja trurin që zbardhonte nga ashti oker me të gjitha infra dhe ultra, por edhe sub nuanca. S’më ha palla. I uritur jam. Këtu mëkat nuk ka. Kjo është gjueti e lejuar. Tek e fundit…Po Zoti është më i madh, kujt tjetër duhet t’i frikohem. Fillova të ha dhe përjetova ekstazë. Ndërsa, gjyshi kur kaloi nga mëria më tha: ”Ajo është vetëm arrë e thyer,o i marrë”. Ndërsa unë u kënaqa.
80
50 PSYCHOMUTANT Mjaftë janë të thënat për simbolin e fatkeqësisë. Dita agoi pak më ndryshe. Janë thyer pjesët e kristalta të fluidëve të fshehura 1)si mëkat i fjetur, 2)si gur të veshkëve, 3)si florë stomaku dhe mjaftë marëzira. Dhe askush nuk trembet as u bren mendjen dëshira parajsore (ndoshta e mallkuar) për… Jam plot të zeza, të përhimta, të velurta, të hamendshme, të dreqta, të gjakosura, të përlotura, të shpërngulura, të dëbuara, të krisura, të dalldisura, të djegura, të pluhërosura, të limfosura, të qelbosura, të lythosura, të pëlcitura, të fryera, të zhgënjyera, të mallëngjyera, të syrgjynosura, të dangosura, të arnuara, të admiruara, të arratisura, të braktisura, të shfryera, të çrregulluara, të përmendura, të lartëpërmendura, të dedikuara, të paqëllimshme, të mundimshme, të pavyeshme, të pazgjidhura, të fshehura, të mbuluara, të bajatosura, të matufosura, të pakthjelluara, të mjegulluara, të mykosura, të lakmuara, të pallastruara, të çara, të ndara, të pakëputura, të shkëputura, të flakura, të shkapërderdhura, të derdhura, të shpërndara, të ndara, të lidhura, të ngjyrosura, të bojadisura, të dehura, të esullosura, të mllefosura, të përleshura, të ngjeshura, të zhveshura, të rreshura, të ngrira, të shkrira, të dëlirura, të çliruara, të limituara, të paeliminuara, të limonuara, të kriposura, të fëshira, të idhësuara, të biberosura, të helmuara, të ushtruara, të
81
harruara, të kujtuara, të bymuara, të kërpudhosura, të sporosura, të bakterizuara, të virusuara, të amebizuara, të vrimosura, të shoshosura, të situara, të ngopura, të zbehura, të stërkulluara, të leckosura, të zhelosura, të zemëruara, të zverdhura. PVS-Poly Violent Service Dhe erdhi koha e ndërprerjes së territ ditor, të jem më i thjeshtë, koha kur u shua, kur pushoi së ekzistuari më obskurant nga të gjitha shërbimet e ish mutanitit. Çka është, është. Sot lindi një kreaturë e re ose ndoshta është një autoprogramim i llojit ekstraindividual, autentik, me notë inventive dhe kreativitet ultrasonik e ultravizuel, në të njejtën kohë. A është e mundur? ZBRAZJE-Derdhje ---Mbledhje farësh. LEXIM I KUNDËRT –Metodë egzorciste RRËFIM MASIV---koloni kreaturash, të natyrës interne. JO PËR INERTËT ! STRIKTIVISHT E NDALUAR PËR TË PAUDHËZUARIT FILLON TASH
82
Jam plot mrekulli, çudibërësi, magji, dashuri, krenari, zgjuarësi, bukuri, lumturi, dashamirësi, kënaqësi, mburrje, prepotencë, pasuri, energji, fuqi, fortësi, stabilitet, libromani, dashurimani, imagjinatë, ëndrra, shëndet, aromë, mjaltë, qumësht, lule, fryte, diell, qiell, hënë, tokë, qelizë, inde, organe, organele, tinguj, frekuenca, amplituda, ngjyra, nuanca, shkallë, diamante, flori, thesare, shkëlqim, sythe, petale, stigma, polen, bërthama, embrione, spermatozoide, vezë, fletë, gjethe, degë, pupla, thupra, shkopa, duaj, rreze, elipsa, rrathe, cilindra, yje, piramida, paraleopipedë, sfera, nivele, këngë, harmoni, komponime, simulakrume, simultanitet, përçueshmëri, ndërmjetshmëri, transparencë, spektre, bardhësi, fluska, erashka, rrjedhshëmëri, pikueshmëri, fshehtësi, vizualitet, singularitet, kopleksshmëri, pasrtërti, glamur, maksimalitet, pjellshmëri, elokuencë, pluralitet, elegancë, virtuozitet, erudicion, entuziazëm, inspirim, laramani. FUND EMRAT JANË TË BUKUR (+) MBIEMRAT JANË JO TË BUKUR (-) FUNKCIONET TJERA ZBULOJI VET !
83
VAZHDIM
OMH-Oqeani i Mirësisë Hyjnore-Koha e aktivizimit të dritës ditore. TREGIMI PËRFUNDON ME NAIVITETIN E PSYCHOMUTANTIT.
84
51 HARAMZADE
Të shkruash dikur, është kënaqësi, posaçarisht, kur të përcjellin tingujt e psaltrit (reprodukcion natyrisht). Jam përmalluar për frytet e pjeshkës, t’i këpus me ëndje, nga Bostani shumëngjyrësh. Po të ishin vetëm ngjyrat, nuk do të më zgjoheshin epshet deri në këtë shkallë. Aty ishin shputat e buta, ndërsa bylyzykët, që në çdo hap pengoheshin nga nyjet e këmbëve për të dalur. Ja pse nuk i gjetëm të tjerët, por vetëm unë. Duhesh armaçin së pari ta largosh, pastaj pelerinat e voalit të të gjitha ngjyrave të ylbertë. Fytyra është e skuqur, plexus solaris, maksimalisht i ngarkuar me dritën e diellit, bara është e padurueshme. Mos të ishte dëshira, do të ndjeja mpirjen e dorës së majtë, të shtanguar si pamje e erekcionit në klimaksin e vet, por këtë nuk e ndjej. Ndjej vetëm kërcitjen e dhëmbëve edhe krahas temperaturës së lartë. E di se digjeshin ushqimet dhe struktura e tyre mertalike, mineralogjike, vitaminoze etj. Kuptohet në ekstrademinutivin e tyre.
85
Lanzheria ishte pëlhurë marimange, ndërsa ndërresat e mia mezi mbanin shtazën që donte të gëlltisë çdo qelizë, desha të them çdo gjë që lëvizte e që i vinte aromë femre. Ajo çahej në trurin tim, porsi rrënjë ginsengu, e me të vërtet ishim pamje e lumturisë më të madhe. Rrëfimin ta rrëfeu i pafajshmi, i cili mezi është. E mallkuar qoftë ajo që nuk është .
86
52 NIMFOMANJA Penda a palloit, ngjyente në shishen me ngjyrë dhe atë çka prodhonte ishte imazh njeriu.. Unë jam luftëtare me shpatë në dorë dhe nuk më trembet syri. Fusha është e madhe, kaktuset vigane ah…shkretëtira nuk shihej. Në përqafim të kuajve isha e srtërlumtur. Të kuajve të të gjitha racave. Skenat sado-mazo janë tani harresë. Veç të më shohish si fluturoj nga lumturia. -Jeah…jeah…jeah…..aaahhhhhhh…. aaaaaaaah….aaaaaahhhëëëëëëëë….aaahhhhëëëëëëëëëëëëëëëëëëë. Hëë ha ha haaaaaaa…haaaaa… haaaaaaa. Le të plasin dushmanët, le të pëlcasin si morrat në zjarr. Fushë misri të pjekur dhe nuk di çka tjetër. Fryte bineqe të pjeshkës dhe nuk di çka tjetër, ju e dini. Çdo gjë si kalliri dhe nuk di çka tjetër.
87
Lahesha në lumin e kuq, çdo gjë më dukej e imja.Gjuha im shijonte çdo gjë dhe nuk ngopesha, si peshku që kurrë nuk ngopet me ujë, por di të vdes nga etja. Çdogjëja, të cilën po e përmendi, i ka të njejtat forma, vetëm që të jemi më të qartë. Kalova mile tokësore dhe detare. Shikoni sytë çfarë i kam, të hapura për çdokend, të hapura si shpellë fundi i së cilës quhet, greminë. Dhe më beso se janë shumë të lumtur. Po le të jetojnë të gjithë, si u do shpella e tyre.
88
53
E NJEJTA E TJETRËS
Eho-t e tingujve CRYSTAL CLEAR që më vijnë nga memoria, janë pakëz të zbehura, por sidoqoftë i kujtoj me zell se janë vibrimet e zemrës së Mike Oldfield-it, të cilët ai i vodhi nga rrasat e mezozoikut, nga rrasat e kristaleve kur Ginko gufoi dhe tregoi sharmin e vet. Nuk është vetëm sharmi që të bën shëmbëllim të kohës. Aty ekzistojnë qindra sorte e raca gjërash që aty vetëquhen e shikohen në thjerrëza gjysmë të thyer, ose vetëm të shtrembëruara, pa qëllim, si rezultat i ndryshkjes së mprehtësisë etj. Nuk do të vazhdoj më. Dhe dëfrehem me ekzistencën e vet dhe çuditërisht të vetëdijshëm. Dhe kjo më pëlqen ta dini, por po të ishin edhe pakëz ( ah çka jemi ne, çdoherë kërkojmë diç më shumë, a të thash se jemi fëmijë a të kujtojhet? Po, po, të kujtohet. Këtë e di mirë. Ti je miku im i mirë, por nuk di si të të quaj, sidoqoftë mik të kam apo jo), më të kujdesshëm, sepse pata ndier si të urtit thonë “argëtimi i madhë dhe qeshja e pakontrolluar e mbyt zemrën, ngadal dhe sigurt”. Po në rregull se unë i kuptoj këto,
89
posaçarisht nëse e ke përjetuar luftën më të tmerrshme nga të tjerat (këtë llogarite si qëndrim të emocionuar), sepse secila luftë është më e tmerrshme
nga tjetra, sepse luftërat nuk kanë deminutiv, ato janë çdoherë aq ekstreme dhe secila individualisht përjetohet si niveli i tetë i ferrit, sadoqë këtë nuk e kemi përjetuar por e dimë, se ne i takojmë jetës dhe ferri le të jetë prapavijë e saj a po, a pajtohesh me mua? Ndërsa, këtu është shumë vështirë, vërtet askush nuk kërkon të huajën, por vetëm të veten, në tjetrën. Kjo shton dhembjen. Askush nuk kërkon të huajën që ta ushqej me të vetën, si toka,e pastaj presin fryte. Ti sigurisht do të shikosh këtë arrë, arrën time që ia theve lëvozhgën dhe duket e hapur, merre të lutem, se nuk do të mashtrohesh. Ja shiko si unë kërkoj tënden ta ushqej, jo për levërdinë time, por për dashuri, e asgjë tjetër. Deri kur do të dashurohemi me koprraci, nuk di, por një gjë di sigurt e ajo është se nuk më doni. LAMTUMIRË.
90
54 KONCENTRAT
LIRIA HYMNIZOHEJ JO SI FJALË POR SI HARRESË-Momenti i fundit i hymnizimit, ishte thellësia e shtresës së harresës, sepse kjo ishte e gjetur rastësisht dhe të gjithë filomitusët e pranishëm ngazëlleheshin si kurrë më parë. E SHUMTA NË ASGJË –Është modalitet subreal, por edhe kjo vetëm për...Çdo gjë që ndodhet në ty, është harresa ime, sadoqë ti mund të thuash se ajo është asgjë nëse krahasohet me atë çka me të vërtetë ti ke. ÇMENDIA E FSHEHUR-Si çdo gjë tjetër zbukurohet lëkura, është vërtet mrekulli. Po 20% të njeriut është lëkurë, ndërsa çmendia si dhelpër, buzëqesh dhe fshehet me mjeshtri. NJË TROHË BUZËQESHJE-Pas shumë të ligave, të plotë jemi ta dini. Kjo na nevojitet. RRUGËS KALONTE ME VETEN NË KUJTESË-Më trego, saherë në ditë? Të gjithë rrugët vazhdojnë, por ti ndërpritesh duke lënë veten në harresë.
91
A KA ARMIK MË TË MADH?-Jo, sepse askush nuk kërkon atë që nuk mund të mosfitoj. VRUSHKULLI I VIBRIMEVE ËNDËRRORE-Thente barikadat kvarcore të çdo ideje, që i thoshte vetes, jehonte dhe ngjyroste me të madhe çdo gjë që të dukej zbrazëtirë. KENOBITI-Sepse askush nuk e do, ose vetëm ndoshta ashtu ndjen, sepse nuk identifikohet me askë. Ndërtoi çerdhen e vet dhe lamtumirë mizohumanusëve. SI MUNDET NJERIU TA TEJKALOJ LIBRIN-Shumë leht, vetëm e lexon. Një humor i tillë nuk është për difuzion interorganik. Erdhi tek njeriu dhe thjesht. Vetëm dashuron, sepse nga libri thithi tërë nektarin që ai kishte. BARKQITJE PERLESH-Njeriu me sëmundje të rëndë. Dikush ia theu kokën, kishte gjakderdhje, natyrisht, por edhe barkqitje perlesh. Në lamtumirën e tij rrezatohej buzëqeshja. PSE QENTË LEHNIN NDRYSHE ATË NATË?-Sepse armiqtë mendonin se kam vdekur dhe vrapuan ta shikojnë në sy kënaqësinë e tyre sikur kanë të bëjnë me njerinë. VELURI I LËKURËS PJESHKORE-Është ndjenjë, shumë erotike dhe simbol i cekshmërisë tënde, natyrisht.
92
HASANI DINTE T’I MBUSH KUPAT E ZBRAZURA-Hasani këtu është mirësia, që derdhej në kupat që nuk i pinte vet. USHQIMI I BLETËVE-Është ky libër, miku im i dashur dhe jo vetëm ai nektar i luleve, që adhuroj vetëm si hëna diellin, por ushqim amzash, që ata në uzina e quajnë MELBROSIN. NUK ISHA I GATSHËM PËR TË RËNË-Jo, pse kisha edhe shumë obligime tjera. Isha aq i papjekur. Dashuria më mbeti në gjysmë. Kush do të ushqej këta të gjorë? LULJA E GJORË-Ekspozim i saj çdo gjë bënte për të më pëlqyer, si plakë e stolisur dukej. Po kush kallet në plaka. Ato vetëm mëshirohen. Lulja e gjorë ishte bukuri që fikej.
93
55 BALSAM ARDHANARISHVAR-Disa herë kanë folur. Ky është një psikotip shumë real dhe ekzistencën e vet e vërteton me ekzistimin e imagjinatës. TREGIMET PËR NGJALËN-Janë rrëfime të vërteta të karakterit të dyfishtë. Ngjala është tregim për vete dhe mjafton që ashtu quhet. RREZATIMET E TINGULLTA –Ishin shumë të efektshme dhe ndikimi i tyre zgjaste 24 orë ecje në sferën e tingullt. VITRAZH-Ai ishte i mrekullueshëm, sadoqë kallaji i përforconte përputhshmëritë dhe i ndante nuancat e ngjyrave . ASGJËJA E MBËSHTKJELLUR NË KADIFE BOJGJAKE-Është pamundësi e shprehjes, në plan të parë, të bukurisë verbuese.Fenomenalisht ekziston, por kuptohet, vetëm figurativisht, sepse të verbon. SIMULAKRUMI I VËRTETË-krijohet e shuhet, vetëm kur përputhen parakushtet. Çdo kokërr e ngjyrosur rëre, bie aty ku e ka matricën e vet dhe pamja që krijojhet, është imazh kreativ. LEJLA DHE MEXHNUNI-E zezë, si nata që me asgjënë e errët të deh dhe të çmend. Çdo gjë që shushurinte, ishte Lejla, ndërsa çdo gjë që marrëzohej ishte Mexhnun.
94
FINITO-Nuk ekziston fenomenalisht. Konsiderohet, vetëm si pauzë gjatë së cilës kullohet gjaku nga kapilarët dhe prodhon proteina nga ribozomet, ndërsa loja e lumit ende vazhdon.
95
56 KOLEKCIONARI I ZEMRAVE TË HUMBURA Emri i tij ishte Johan. Isha ajo lloj krijese ku kisha mbulesën aq të thellë,sa që rrallë kush mund ta depërtonte. Secili që përpiqej, arrinte vetëm pikën më të thellë të sipërfaqes. Shikimi më shkonte shumë thellë. Mozaiqet më laramane, dhe jo vetëm mozaik përkah sipërfaqja, por edhe nga brendia i shikoja dhe i lexoja pjesët si germa të larme në fletoret fëmijërore. Kishte aty përbërje nga më të llojllojshmet, kombinime dhe elemente primare, natyrisht. Ekziston edhe një lloj krijesash, të cilat nuk kanë mbulesë, kështu të dukej sepse kthjellshmëria, si tek lumi, i sheh gurët.Vërtet është bukuri. Hyn në lum, i shkel gurët, lëkura i hap poret, nuhat thellë oksigjenin e ujit ndërsa valët e freskisë të vijnë deri në kapakun e kokës. Kjo është mrekullia e thjeshtësisë. Të gjithë në ty hynë, por si të verbuar, sillen. Pikërisht sikur fshehtësia fshehet në dritë dhe bukuria aty është në elementin e vet të plotë. E unë asgjë nuk di për bukurinë. Ç’është ajo? Cili është momenti i saj? Kështu ec ngadalë dhe pa frikë, Lumi është i kthjellët. Mos ke frikë. I cekët gjithashtu të duket, por nuk është. Emrin e kishte Johan. Moçali ishte frikë e vërtetë. Ai nuk ishte si moçali, jo assesi. Ishte kolekcionar i zemrave të huaja.
96
57 NGA LUMI NË DET Fleni shpirtërat e molisur. Zotin unë e lus në këtë natë të bukur me kujtime të stolisura. Sot lexova lutjen e Rugovës, edhe ai e beson Zotin. Jam kënaqur për të zgjuarit e mesnatës. Kapakët e syve mezi hapen. Mëkatin ta quaj marrëzirë, turp nuk të vije. Veç ta shohish këtë lum që rrjedh tek bart gjethe të thara bashkë me ikrat humane, fëmijë potencial, hamendesh. Rrëfimin ta rrëfej për lulet e porsaçelura. E imja, me farë është, se patën thithur nektarin nga stigma e saj. Eja bletëz në lutje të përbashkët ta përmendim emrin e Perëndisë, kur gjunjëzohem për një jetë të re, kur falënderohen se patën shpëtuar dhe pas kësaj ata do të hedhin vallen e mbretëreshës perfide, të cilës i kullon mitra, gjak të përlyer. Ndërsa ne do ta përmendim emrin e Perendisë, si çdoherë pa frikë e turp. Ne luajmë vallen e lumit. Ne shkojmë në det. Ne kënduam çdoherë dhe dinim për këngën tonë.
97
58 UDHËTIMET
Veçanarisht e ofendonte prania e jomikut, i cili përpiqej të të futet si pleshti nën lëkurë dhe vërtet ishte e bukur. Kanë folur shumë për djegjet, por pa u djegur vetë, nuk përjetohet dhembja. Ndërsa dhembja në lëkurë është goxha e madhe. Më patën folur për shokët. Unë i pash si erërat e natës verore, por edhe kjo thonë, nuk po mjaftoka. Ata thonë, se shokët janë zjarret që të djegin në kalim e sipër, e ta depilojnë lëkurën, sa që mbetesh qos. Rrëfim mbi tregim mund të jetë ky hapërrim. Rrëfimin ta rrëfej, përrallën ta përralloj, tregimin ta tregoj, ëndrrën ta ëndrroj, këngën ta këndoj, dashurinë ta dashuroj. Pakëz mirësi ju lutem. Pakëz mirëkuptim ju lutem. Pakëz rrjedhshmëri ju lutem. Le të rrjedh gjaku si më parë. Le të rrjedhin dhurtat si më parë Ti më vjen si nuse–sjell pajën dhe mbyllesh në vete, kurorëzohesh me trupin dhe bëhesh se nuk bezdisesh për breshërinë e fjalëve, që biejnë në xhama e të duket, njëjtë sikur mëshojnë katër dardha turke, pakëz para pjekjes kur rrebeshi i shiut i shpërlan baglat e vremçave, e pastaj kullohen dhe tokën
98
pikturojnë që të duket si pikturë Jackson Pollockut. Por, kuptohet me dimensione shumë të vogla. Pastaj, feston vetminë, por si banorët e shpellës nga drama e Teufik Al Hakimit.
99
59 HANIMALI
Njëri nga Vizitorët e kloakave të qytetit ishte Hanimali,i cili çonte jetë të dyfishtë të dyfishtë vetëm nga forma se si zbrazej nga shembulli që jepte për të qenë i parë nga ne, përndryshe aty vërtet kishte filma jatërash, që zhvilloheshin si Instant Karma ose thënë thjesht, si top laraman i devore-ut, nën të cilin dukej erotikisht reliefi muskulor, të cilin natyra e ndërton me vite e që ti je në gjendje t’ia bësh të mundëshme tokës ta gëlltit për çaste mikrokohore e të humbet secili fërkem i mundur. Nga ai mund të mbetet vetëm emri, si shije e idhët në gojën e të dëshpëruarit ose vetëm kontrakcion i miokardit, të nënës së tij, të veshur me të zeza, në gjakun e së cilës qarkullojnë jetërat e njerëzve të elektrizuar negativisht. Ai është njeri i mrekullueshëm. Në sytë e mij është fontanë qumështi e mjalti që kullonë për etjen e huaj. Nga ai kam mësuar mjeshtrinë e dhënies së rrjedhshme. E AI VËRTET JEPTE SHUMË. Dhënia e rrjedhshme nuk ishte dhunti, së paku jo nga deklaratat e tij. Ajo na është sferë e e vjedhur kosmike sikur në pus kur matarja na mbushet, nga e cila etjen e shuajnë korrësit e grurishtës së artë, të stolisur me lulekuqe, lulepembe dhe luleylber tjerë.
100
Çkado që ai jepte ishte vetëm përcjellje.Ai veten e quante përçues dhe thoshte “Çdo pemë jep frytin nga toka, ai nuk është vetëm pjellë e saj.”
101
60 CANNABIS-I I DASHURISË
Kam një ndjenjë mashtrimtare, se më duan të gjithë, dhe kjo më bënë të lumtur, sado që di se nuk më duan. Sidoqoftë, unë i dua dhe kjo gjithashtu,më bën të lumtur. Këtë e mendonte një i mahnitur dhe më vjen keq, shumë keq që nuk i takoj atyre shkrimtaëve të gjithdijshëm sa të di mendjen e të mahnituruit, ose në të kundërtën unë jam ai. Po këtë ma rrëfen i mahnituri duke më dhënë të drejtën që ta rrëfej duke mos kërkuar që bile as ta fsheh emrin e tij, por unë qyqar, siç nuk jam, për shkak të respektit ndaj tij (bile këtë mund t’ia siguroj), nuk dua ta tregoj emrin e tij. Trego! Trego! (Ja prap urdhëri djallëzor). Nuk dua të tregoj dhe pikë. Ose ndoshta më vonë. I mahnituri kaloi në arën e mbjellur me Cannabis dhe prej asaj dite nuk sheh hajr. Flet për njëfarë dashuri që na mungon. Për koprracinë në dashuri. Flet për dhënien e rrjedhshme, për mrekullinë e dhënies, për rrjedhshmërinë e jetës, për demin e kenofobisë e shumë e shumë gjëra tjera, sigurishtë të dobishme. I mahnituri quhej THIRSTY SOUL Ai i cili, të tre koncepte ose të them më mirë, shkolla hinduse BHAKTA (Dashuria), GJANA (Dituria) dhe
102
KARMA (Veptrimi), i gërshetoi dhe atë, duke i thurrur pejtë e Bhaktës dhe Gjanës në tymnin e Karmës, ndërsa pëlhura e lindur, është imazh mikrokozmik, më i rafinuar nga të gjitha kohërat.
103
61 DETI I GËNJESHTRAVE
Deti i gënjeshtrave na shpërlan me ngjyra më të llojllojshme, për këtë jemi aq të kënaqur që nuk jemi bardhë e zi. Njejtë në këtë nivel, mund të flitet për racat, për elementet e ndryshme të së njejtës natyrë. Kur pata folur për karbonin po, sa e padurueshme ishte zgërdhirja e mizohumanusit, nuk mund të ta përshkruaj, por nejse,mos ta mbështjelli mbrapsht lëmshin e tregimit, po e përcjelli rrjedhën e tij, të gjithë (pjesa dërmuese, luftëtarë për të drejtat e njeriut–antiracist natyrisht), mendonin për fazat e hënës dhe çmendinë time.Mirëpo, mbaj në mend fjalën e Mevlanës “S’i ha palla hënës së plotë, që qenët lehin në të“. Unë, atëherë, pata folur për atë se pse karboni mbetet po ai, edhe pse ka nivele të ulta, të mesme dhe të larta, por le të ecin ata si të duan, qoft edhe duke u zgërdhirë, nuk prish punë. Në diskutime të shumta me ata që quhen njerëz, pata mospajtime të shumta. Ata nuk ishin në gjendje të kuptonin se çdo gjë që shihet emërtohet nga ata dhe ky ështe deti i gënjeshtrave.Ndryshe unë nuk mund ta emëroj. Po kush u
104
dha të drejtë ta quajnë tokën TOKË dhe detin DET e miliona e miliona gjëra tjera e të tjera, e miliona e miliona emra, e kristale, e shtazë, e ide. Po kush u dha të drejtën të quhen njerëz kur ata janë diçka tjetër dhe çka është njeriu Hajnat. Paj, nuk e shohin ata kreaturën e vet, Golemin e vet, vetë i emërtojnë edhe gjërat, të cilat nuk i krijojnë vet. Zoti u faltë.
105
62
TRIMËRIA
Nata e kishte porosinë I vetmi që nuk e kuptonte isha unë
Sepse jetoja, jetën në dritë e harrova Le të jetojnë të gjithë si unë
Dita i takon trimit Ai natën e kaloi, e tejkaloi.
106
63 VOODOO
Dejavu, është kjo pamje e përditshmërisë verbuese, gjysmëverbuese. Dhe i dhembshëm është fakti se nuk duhemi. Së pari vodhëm nga natyra, pastaj në vete thurëm tymin e gënjeshtrave që transformohen në objekte të natyrës si imazhe të gjalla të imitimit, të fakirizuar dhe të pastër të natyrës, të vendosur në altarin dedikuar zotërave të jetësuar. Unë jam i lumtur dhe të tjerët nuk dinë pse? Edhe unë vështirë e kuptoj lumturinë ndonjëherë. Kështu i panjohur jam pjesë e natyrës i bashkuar me Zotin, bimët, shtazët engjëjt, yjet, kosmosin. I njohur bëhem vetëm atëherë, kur më zhveshin nga unë. E këtë nuk e dua.
107
64 SALYX BABYLONICA
Flokë të gjata, që nuk i kam, zvarriten. Më lagen në lotët që nuk i kam. Shikoj veten në pasqyrën fluide. Më shkon një pjesë e klepsidrës. Duhet të zihem në këtë ushqim që vetë e prodhoj. Jam si gjethi. A po më shihni? Flokët e mia lagen në lot, e të dy sytë nuk i kam. Të tjerëve nuk u ha palla që ndjehem si shëmti e lagur deri në palcën e ashtit kyq. Kalimtarët, vdektar të rëndomtë, zukasin si zgjoi i bletëve në acarin e dimrit. Dhe qeshu sa të duash. Unë dua të dua, por më çahet shega në mijëra kokërra të rubinta dhe kot përpiqem t’i mbledh. E vetmja rrugë është ta shtrydhi e të kënaqem me gjak të freskët, por i sëmuar jam. Rritem në vaje tek i shpërlaj rrënjtë në damar të lagur, të tokës së lagur, e koka më valëvitet në erërat e të gjitha stinëve.
108
65
VAZHDIMI I PANJOHUR I TË NJËJTIT TREGIM
Ata gjithmonë kanë folur për shumë gjëra dhe me mburrje e quanin veten njerëz. Ne heshtnim mallkueshëm, por s‘vajtonim se na këputnin ashpër para se të çelnim, që të na quajnë trëndafila. Merre ti me mend të të flas një syth i hapur, t’i çaj hallet për sythet tjera dhe të të tregoj fshehtësinë e tyre. Po ti, vërtet duhet të jesh loti i resë ose këngë bilbili, (kjo e fundit është inspirim oriental, më saktësisht persian, sepse biblbili i tregon fshehtësinë trëndafilit dhe anasjelltas dhe kjo vërtet nuk më takon mua). Ti, vërtet, duhet të jesh pjesë tjetër e klepsidrës, ajo e zbrazur. Të duket kjo si llomotitje e lartësisë së reve ose jehonë infra zanore. Ç’ke të bësh, duhet patjetër të jetohet dhe nëse është ashtu, jeto si i dashururar. Po të them se ata gjithmonë kanë folur për shumë gjëra. Pastrimi i hundës, ndoshta mund të jetë zbrazje indirekte, seksuale dhe atë ia mveshin Frojdit dhe e dyta sipas OSHO-s “seksi i zakonshëm, jo Tantra, është i ngjashëm me të shfryerit e hundës nga qyrrat, e të ngjashme.
109
Miqëve u këndojmë dhe ata e ndjejnë këngën tonë edhe ky mund të jetë tregim i pambaruar, si unë i mbetur në mes nga mendimet larg të shkuara.
110
66 Vazhdimi i parë i tregimit CANNABISI I DASHURISË
Niveli në të cilin fliste Thirsty Soul-i ishte i paniveltë sepse askush, deri atëherë atë, nuk e vërente si nivel. Ai ishte i cirkumcizuar në moshën shtatë vjeçare dhe atë fare nuk e fshehte. Në ato kohëra nuk ekzistonte antisemitizmi, por njerëzit i frikoheshin antideizmit. E ky, as këtij nuk i frikohej. Filantrop i llojit të tillë ekziston vetëm si dëshirë e flaktë, por asnjëherë si fenomen i dukshëm. Mund të jetë vetëm dialektikë e shkretizuar e vdektarit të rëndomtë ose retorikë e lëngëshme mjaltore. Ai fliste për dy lloje krijesash, të cilët nuk e kuptojnë njëri-tjetrin ose vetëm lloji i parë është ai që i kupton të gjitha duke e shtuar aty edhe llojin e dytë, ndërsa lloji i dytë i kupton të gjitha, pos llojin e parë, në fakt, pos elementit bazë të llojit të parë. Ndarja, sipas tij, duket e këtillë: Përrallën ta përralloj, të zbuloj llojet tjera. Nuk është kjo urdhër eudemonistik, por Loveholic-istik. Do të vazhdoj në nanosekondën e miliontë të së hënës së parë të vitit nefsan.
111
67 PJESA E PARAFUNDME E FUNDIT Në çastin kur dëshironte vërtet të hapet, ditët kalonin për mrekulli, netët në argëtime, duke u përpjekur që të harrohen streset e luftës. Në rrugë të ndal çifti i moshës së mesme dhe shikojnë me kënaqësi çdo lëvizje të bërë. Kot ishte të flasësh në atë moment. I parashtronim pyetje njëri-tjetrit, të cilët njiheshin si xhepat e zbrazur apo kuletë e lëkurës, me fotografinë e të dashurës që vërehet posa ajo hapet, ose fotografi e nënës tani veç të vdekur. Pyetjet më tepër ishin me qëllim të të zhveshurit. Shkonim aq thellë deri në cipën më të sipërt të thelbit e deri në pjesën e parafundme të fundit, që është lëvore. Ky është frut i shijshëm. Pastaj, iknim si shqiptarët nga Kosova. Në kujtesë më mbeti pyetja ”A mund të paramendosh, miku im, një shoqëri që do ta harrojë dashurinë si nocion”? Vështirë që mundesh, sepse dashuria është thellë e mbjellur, si lis i madhë, që vetëm diell kërkon degët për t’i zgjeruar e që të rritet. Ekspanzioni i këtillë, bart në vete epshin e pashterrshëm dhe grykësi të hamendshme, dhe e gjithë kjo kur ajo është e kërkuar. Por jo, ajo është lojë e lëngshme, ajo duhet të veprohet e jo të kërkohet, përndryshe kurrë nuk do ta harrojmë, ashtu siç harruam se në
112
veshkë kemi gur dhe nuk dimë se në shpirt kemi zemër dhe jo vetëm për NJERIUN, por edhe për njeriun.
113
68 XL
Bisedoj me mikun më të çmuar. Po e hapi librin e kujtimeve, i tregoj për të ligat që më ndodhin. I tregova si u takova me mësuesen e muzikës pas 7-8 vjetësh,pasi që ajo në Shkup pat dëgjuar se më patën vrar. Ajo qante shumë dhe më përqafoi nga gëzimi. I mahnitshëm ishte ky takim. I tregova gjithashtu, se me fjalën e shkruar dy herë në jetën time, kam përlotur faqen e librit. Njëherë, qe kur isha në klasën e tetë të fillores me romanin MALSORJA të Nazmi Rrahmanit, momentin kur nëna e la të birin dhe me lotë e shpërlau fytyrën e njomë. Herën e dytë, librin e kam përlotur gjatë leximit të librit të Romain Rolanit “Jeta e Shri Ramakrishnës”, kur flet për dashurinë dhe magjinë e saj. Aty gjeta veten dhe u shkriva, si kukulla e kripës në det, nga analogjia e vet, Ramakrishnës. Të parët ishin lotët e dhembjes, kurse të dytët lotët e dashurisë. Tregimin ta tregoj, miku im i dashur, i thashë. E di që më beson, përndryshe është hera e parë që del në shesh një gjë e këtillë. As vetë në vete kurrë nuk e kam klithur këtë. Dhe më erdhi kjo si përgjigje e momentit të tashëm që më
114
pyeste. E ai ishte i madh. Betohem në fuqitë e njohura dhe të panjohura në bukuritë e Tija, që kjo thjeshtësi është paguar shumë shtrenjtë. Kam kaluar rrugë të gjatë të kompleksicitetit dhe erdha deri tek thjeshtësia. Kam miq që janë të pastër dhe të thjeshtë, të lindur nga natyra si të tillë. Ata vlen të çmohen, si perëndi antike.
115
69 ASHOK Nata është shumë e shkurtë, që të përfshihet fuqia e tij e të rrëfyerit. Nëse ekziston lumi i tregimeve, atëherë ky rrjedh me modelin vetanak dhe me elegancë, të pakrahasueshme. Lehjen e qenëve, nuk mund ta ndalte askush, por mrekullia e rrëfimit ishte e dendur si mjegulla dhe shihej si mashtrim optikë. Prandaj, lehja humbte permanencën e vet, pothuaj nuk ndihej fare. Po ta jap shembullin, ajo dukej njësoj si tingulli gjatë pëlcitjesë fluskës sapunore. Ashok i thonë rrëfimtarit në Turkmenistan. Ai, i cili shkon në gara. Mjegulla e kujtimeve të mia është aq u kondenzua sa që plotëisht harrova se ku pata lexuar për këtë racë njerëzore. Dhe për këtë nuk po e fajësoj luftën, sepse edhe ajo e ka hapsirën e vet ku mund ta shfaq ekzistencën e vet. Unë, si ai që nuk jam, do të ishte më mirë që mos t’ia filloja fare kësaj pune duke u brengosur, se ata që janë, do të lëndohen me laserët e mi, të cilët nuk janë të dëmshëm. Aty nuk ka pjesë enkas të mprehura për lëkurat e tyre, të them më mirë, për cipat e ndjenjave të tyre, por kush e di edhe kjo ndonjëherë është e mundur. ”U dëshiroj shërim të shpejtë. Nuk di ndryshe si t’i dua “-tha njeriu, të cilin e quanin Ashok dhe ai dinte çka ishte. Por, unë kurrë nuk e takova.
116
70 GREMINA E SIPËRFAQES
Vulat të lashta, që letra ua kishte thithur ashpërsinë e shprehjes, të duken si pështymë pacienti, në të cilin lozin vallen e jetës së tyre kolonitë e të gjitha llojeve të mikroorganizmave të natyrës bimore, shtazore dhe atyre të hibridizuara. Dëgjoj jehonat e tingujve pyjore të sajuara nga rrezet e diellit, që kalojnë nëpër nervaturë të degëzuar të gjetheve të bungut e zhduken në zemrën e kaçubave, në të cilat fshehen epshet e mallëngjyera të krijesave fitospirituoze. Këtu çdo gjë zhveshet me fshehtësinë diellore. Klithjet e kahmotshme FSHEHTËSIA FSHEHET NË DRITË, I VERBUARI NË AGUN DIELLOR, ZHDUKJE E KËNAQËSISË SË ERRËSIRËS NËN HIJEN E DIELLIT PËRRALLOR e të ngjashme, sot i përjetoj si eho të moshës nostalgjike, që burojnë nga gremina e sipërfaqes më të fundit të jetës të ashtuquajtur kosmike. Sërish shikohem në trupin e diamantit, në pasqyrën magjike, si fytyrë e bukur, e dashuruar ku depërtoj si në rrëfimet e
117
rrëfimtarëve të lashtë dhe e kam vështirë të kthehem në këtë slajd të huaj kreativ, në të cilin jam alien. Po aty, burojnë edhe zurkajat e Dashurisë, nga të cilat fitoj ngjyrën nga më natyralet, teksa lahem si gur i lëmuar nga vrazhdësia e ujit.
118
71 BARRA
Në fazën e mesme rinore, u vetëdijësova për një cilësi që më përcjellte deridiku, që nga kujtimi i parë i vetes. E ajo është butësia histerike, që si rezultat e ka gufimin e lotëve në çdo mahnitje, qoftë ajo dhembshuri, qoftë kënaqësi në të shikuar të ndonjë pejsazhi natyror, qoftë biseda me mikun, i cili ka mirëkuptim të plotë, deri në atë shkallë saqë e përjeton si zbrazje nga kupa në kupë të të gjithë sasisë së ambrozies apo të balsamit më të çmuar. Këtë që e kërkojnë të tjerët dhe e arrijnë shumë vonë, në pragun e vdekjes, unë e përjetoj tani dhe kam një frikë mashtrimtare se do të vdes së shpejti. Por, vdekja të më vie prej frike të tillë, është mahi absurde për një mirëkuptim të tillë, si të diturisë, kuptimit, përcjelljes… E kur jam te përcjellja, do të shtjelloj një gjë. Njoh njeriun e moshuar. Në sytë e mi duket egoist nga aspekti krejtësisht tjetër, nga të kuptuarit e zakonshëm. Ai është i kërrusur pakëz dhe bart peshën e diturisë së vet dhe nuk e di a mburret. E shikova në sy, e i thashë: "Çdoherë ke qenë nxënës, por si fëmijë vetëm ke kërkuar dhe për këtë le përshtypje se je i lodhur, kënga që të del nga goja nuk është e
119
lumturisë, por çlirim nga pesha e padukshme. Më frikëson fakti se po qe se nuk zbrazet, po qe se nuk jep së shpejti, do të vdes. Zbrazja është e vetmja mënyrë që të mbetet i gjallë, se kështu vdiset më lehtë. S’di në është lojë e lëngshme, por e di se kemi miliona arsyetime për të vdekur. Dhe ai këtë e ka të qartë, por nuk dëshiron të pranoj këshillë, i pengon pesha e diturisë së akumuluar. Jeto miku im!
120
72 KËRKIMI
MOSHUSI ËSHTË NË DRERIN MYSHK, POR AI NUK E KËRKON NË VETE, AI BREDH LËNDINAVE NË KËRKIM TË TIJ. (Kabir)
Kërkim i vërtet, është ky, posaçarisht sepse unë kërkoja kaprollin. Ka më shumë se dhjetë vjet, kur gjeta fotografinë e humbur të Kabirit dhe atë tek albumi i Meher Babës. Ky më rrëfente për Mriga Kasturi, për kaprollin, i cili tajon gjëndra të njohura si Moshus. Tregimin ta përralloj edhe Meher Baba si Kabiri,e kombinon Hinduizmin me Sufizmin dhe që të dytë, mund të them se i takojnë Bhaktave–ata që dashurojnë. Unë vet i quaj Loveholic. Por, këta të mi nuk kanë të bëjnë as me Sufizmin e as me Hinduizmin. Janë vetëm si të tillë, Njerëz. Vetëm që të jemi më të qartë. Dhe ku mbeta … Po, Mriga Kasturi, apo siç ne e quajmë, Moschus Moschiferus, është përrallë për vete, sikur njeriu. Nuk di se vetë prodhon atë
121
parfum të këndshëm, por vrapon në majat më të larta, që të thehet dhe krejt derisa nuk bie, nuk a heton se ajo aromë vjen nga vetvetja. Ashtu flet Meher Baba, e unë e mendoja sa bukur e tha dhe kërkova si kaprolli. Kërkova kaprollin tjetër dhe vetë më erdhi. Ta tregoj të vërtetën, këtë ma tregoi Tagora dhe Evelyn Underhill. Ju faleminderit o Bhakta të shenjtë.
122
73 ANA E BRENDSHME E DASHURISË
Paformësia që fshehet në dritë ose transparenca në imazhin e saj më ekstrem ose verbësia në shkëlqimin më të lumtur të ekzistencës spontane të kremtuar, mund të definohet kështu: truruimi për çasje pothuaj të kota, në baza më të çiltëra, që buron nga tendenca subtile e filohumanusit As në mend nuk më bie të kërkoj ndjesë për shprehjen e stërngopura dhe ndoshta mëkatin e përsëritur, si këtu që shfaqet, si storje e mllefosur për filohumanusin e përvuajtur. Tha: ARI PËR T’U PASTRUAR NËPËR FLAKË DUHET KALUAR Këtë e mësova nga Mevlana. Por, do të vazhdoj t’i flaki vellot, si gjarpëri lëkurën kur e flak. Se si gjarpër nuk jam, kohë pas kohe kthehem kah ana e brendëshme e dashurisë, ndërsa gjarpëri thonë, nuk kthehet kurrë në vendin ku e flaku lëkurën. DHE KUPTOJE KËTË SI MËSHIRË QË BURON NGA GREMINA E PIKËS MË TË THELLË TË BËRTHAMËS SË DASHURISË
123
Ekzistojnë mijëra ndërprerje, në pjesën e kristalizuar të këtij sateni të pangjyrtë. Por, dashurinë e kam mësuar nga vetja, ndërsa e ngjyrosën duke filluar nga UNË, OSHO, RAMAKRISHNA, HALIL XHUBRAN, KABIR, RUMI, JONUZ EMRE etj. Më pëlqejnë pa masë, por dashuria e tyre ishte shumë sakrale. Ata edhe qëllimisht e kultivonin këtë sort, që nuk është për t’u hamendur. Por, frikohet njeriu. Dashuria ime është e thjeshtë, që lind fruta të mirësisë. Njeri jo mbinjeri. Lum.
EDHE KY TREGIM MUND TË KETË VAZHDIME MONOTONE!
124
74 TREKËNDËSHI
I verbët, mbi vrimën në të cilën zbrazet imazhi, që zhduket para syve e që fundin e ka greminën e kujtimeve, të çasteve më të pikturuara dhe më të tingullta, me të gjitha nuancat tokësore, se këtu edhe parajsa duket siluetë e saj. Pakëz më poshtë, duket kaktusi që në vend të rrënjëve e ka renë e pambuktë që e sjell me vibrime më subtile, të ndjenjës diellore. Edhe pakëz më poshtë, shihen malet më të bukura ku fshehen Saniasinët e kohës sonë nga zhurma e kosmosit kreativ, që gufon nga produktiviteti i pashterrshëm dhe difuzioni likuid. Edhe pakëz më poshtë, ndodhet rrafshina e shkretëtirtë me një sy pikërisht në mes. Dikush thotë se është liqe, dikush thotë, fatamorganë. Ajo nuk fsheh asgjë, pos vetes, ndërsa lakuriqësia e saj vjen në shprehje, posaçarisht me verbërinë tënde. Kthehemi tek trekëndëshi në lëvizje, kah gremina e lartësisë, ku humben shkallët e secilës ambicie, dhembje të ulkusit dhe probleme tjera, që i sjell kjo.
125
Këtu akumulohet fuqia e lëvizjes kreative dhe jep shembull spektatorëve individual, me dioptri të shumëfishuar, enkas për këtë performans. Të lutem mos vajto për çastin e kaluar, as mos e mallko këtë çast të lexuar vetëm duke pritur lymin, që ta sjell lumi i mirësisë.
126
75 GREVË E JOAKTIT
Pamundësia e ekzistencës së tij,vjen në shprehje në protestën e njerëzve të pyllit, që përpiqen ta zënë joaktin i cili ofrohet vet, e ata ngulfaten me momentin që vështirë i thuhet. Dhe zhvillohet topi i kthjellshmërisë erotike me ndjellje të kërshërisë, e në të, nga më të llojllojshmet gjurmë që shihen vetëm në natën e bekuar, kur të hapet qielli i errët, ndërsa yjet dëbohen, me prostituimin e vetës, nëpër geto-t e kosmosit. Dita e paska edhe anën tjetër, këtë nuk e ditën ditëshohësit e sotëm. Nata e paska edhe anën tjetër, këtë nuk e dija vetëm unë i sotëm. Nuk ka kohë për kremtime /vajtime Nuk ka kohë për shpresa /Kujtesa. Sot është ditë greve, ti mirë e di këtë. Mallkimi veten e quan poezi, bile edhe këtë rrëfim e ngjyros poetikisht. Sot bukuria është sikur ishte koka dhe bishti i saj, poashtu njëjtë si koka dhe bishti i sot-it, por të shfaqet si mrekulli, në zbraztirën e kultivuar me shekuj, që tani modifikohet, pikërisht si diamanti me izotopet e tij.
127
Skleroza aty shfaq nuancat më të llojllojshme, me miliona kombinime dhe marrëdhënie ndërveprimore, çak edhe me joaktin. Ndërsa, joakti këtu rebelohet dhe pushon së ekzistuari, si neoasket në vorbullën e sferave profane, me ekzistencë të dyfishtë.
128
76 ILUZIONI I DASHURISË
KEMI DASHURUAR EDHE PARA SE TË LIND DASHURIA
Të gjitha marrëzirat e akumuluara nga detërat e mëllefosjes, dëshirojnë të derdhen këtu, sadoqë mirë e shohin se këtu ka vend vetëm për dashuri dhe ndoshta, për trëndafilin e Bagdadit, (për trëndafilin e Bagdadit do të të rrëfej njëherë tjetër –a pajtohesh?). Ajo çka e bënte të lumtur kreaturën më të përsosur, këtë ia impononte vetes, ndërsa të gjithë të tjerët, shabakoheshin me këtë nivel të shprehjes dhe ekspozimit) ishte njohja e vetes si mbret. Edhe atëherë, kur esullohej e kuptonte se nuk ishte, por edhe kjo e bënte të lumtur, pasiqë kuptonte atë çka ishte dhe atë çka nuk ishte. Edhe këtu e donte veten krahas të gjithëve. Edhe kështu kuptonte pamundësinë e ekzistencës së vet si të tillë, sepse pat mësuar se dielli e ka zemrën e akullt dhe se pika më e ftohtë në sistemin diellor është vetë zemra e diellit, ndërsa dashurinë që e emiton, nga e cila ushqehen shpirtërat e molisur, e flak sikur pema farën e vet, ashtu që secili ta ketë farën e diellit në gjakun e vet. Kështu kuptohet shumëzimi i vetes, edhe pse humbja në madhësi dhe peshë kushton me jetë.
129
77
KONTEMPLACIONI I
Njerëzit nuk i mas në bazë të lartësisë dhe nivelit, por në bazë të thellësisë.
130
78
KONTEMPLACIONI I,5
Njerëzit çdoherë kanë menduar për diferencat e tyre dhe për për këtë kanë krijuar konflikte. Le të mendojnë për ngjajshmëritë, problemet do të shuhen.
131
79 E METË E VULLNETIT
Prezenton në çdo frymëqitje të njeriut, të secilit lloj. Përpjekja për të qenë engjëll, mungon. Sot, engjëlli ecte në rrugët ku më së shumti protestohet dhe atë me djallin në xhep. Ishte ai Cd-u i Marilyn Manson-it, që në këngët demonike edhe prezentohet si Antichrist. Po ky engjëll lexon librin e Jean Baudrillard-it” L’ILLUSION DE LA FIN”versioni serb. Një libër si i vetmi fosil i vyeshëm serb. Po si ndryshe? E meta e vullnetit shihet aty,që engjullorja shuan etjen me djallëzoren dhe atë në varianta të shumta. Dëshira ishte e flaktë, që ligësia të jetë aq e tejdukshme sa të duket qartë reliefi i mirësisë, ndërsa kjo përjetonte surfuzion të vërtetë dhe kurrësesi të bëhet vizion statik. Aty ekzistonte diçka që mund ta quaj e metë e vullnetit, i cili doemos përpiqej të arrij majën e huaj, sepse për të vetën ide nuk kishte.
132
80 REVERSIONI I “SOT”-it
Tregimi për djallin dhe djalin, për mallin dhe malin, për mallin dhe madhin etj, se si zhvillohet, e qartë na është. Çdo gjë ishte, është si shembje e rezonimit të gabuar dhe tek sa pret rezonancën e tyre, diçka të kalon pa vërejtur, si duhet ose pa ndjer, morfiumin në indet, cream&grey, me nuancat e tyre më të shprehura, në tablo më natyrale nga të gjithat. Sot-i nuk është lëmsh, që zhvillohet si mjegull e dendur, në gjelbërsinë e livadheve me narcise të verdhë, ku humben si kokat e këputura, me gijotinë helmuese. Këtu mund të bëhet vetëm shtresimi i reziduumeve të Sot-ëve të kaluar dhe çfarë dobi ka? Kush e vret kokën për prapavinë e ngjyrosur me ngjyra të ylberta në shpejtësinë e lëvizjes së të cilëve, ngjyrat aq përzihen sa që takojnë pragun e bardhësisë së pashme nga të pamurit e zakonshëm. Me shkrim po e vërtetoj se kjo është reversion më i rëndomtë i sot-it të shtresuar, shtresat e të cilit emërtohen në bazë të pozitës që e zënë.
133
81 BALANSI
As tingujt e ujit val tek derdhej në betonin e regjur, që dilnin nga kjo thjeshtësi, nuk kishin më atë fuqi, që ta zbërthejnë një kujtesë, në imazh të ngjyrosur të tingulluar dhe plotë gjallëri, të projektuar në ekranin organik, të përbërë nga komponimet më të komplikuara kimike, pronë e Lumit. Ndërsa Lumi kujton me kënaqësi dhe pietet, dallimet e ngjyrës së bardhë dhe të mesmen e saj. ”Asnjëherë”-tha “Nuk pash të bardhën si vete. Ajo kurrë nuk ishte e pashme për syrin tim edhe nëse është e tillë, unë memec jam sikur memeci nga poezia e Kabirit –sheh , e di, por gjuhë nuk ka“. “Veten e gjeta në mes”-tha Lumi, i cili ishte i vërtetë. Mrekulli edhe për ata që dinë edhe për ata që nuk dinë. E shkonte përtej kufijëve të të gjitha kahjeve. Dhe as mërzitej se shkrimtarët e poetët thonë se nuk ekziston asgjë e re këtu, që do t’i tërhiqte atyre kurreshtjen. Ata vërtet janë si fëmijë. Kërkojnë lodrën e re për të luajtur, ndërsa Lumi ishte djali i poetit dhe nuk mërzitej sepse mbështetej në prapavinë e tij dhe sillej si i vetmi aktor që e meriton sepse jeton në qytetin, që i ngjan
134
amfiteatrit, e tenori i tij magjepës jehonte me pastërti kristalore, si dhe komunikonte me çdo nivel zanor infra mezo dhe ultra. Pa shikoni sa bukur rri në mes.
135
82
INICIMI MAGJIK NË DASHURI
Një vesë mua më derdh në elementin e lëngët, kur ti lan fytyrën ta ndjesh aromën time, shpirtin dhe jehonën citologjike, që të absorbohet në membranat më të padepërtuaeshme të dashurisë sate, vetëm që ta ndjesh këtë mëshirë. Të thashë se jam përçues. Grimuari im përmban formula më të thjeshta për përpunimin e reagenseve të dashurisë. Empatikisht bëhem ti dhe unë, mua, i imi etj. dhe ndjej vërtet dhembjet e tyre, por ata këtë nuk dinë.
136
83 KONTEMPLACIONI I DYTË Mistikët kanë devalvuar. Dikur vetëm ata thonin “UNË JAM ZOT”, “KËRKO ZOTIN NË VETE”, ” TI JE ZOT” ndërsa tani, të kuptuarit e Perëndisë ka shkuar më larg, shumë më larg, sa që homoseksualët thonë, “ZOTËRAT JEMI NE, SEPSE ZOTI NUK KA GJINI” ndërsa bredhacakët thonë, ”ZOTI NUK KA VEND TË CAKTUAR, AI ËSHTË ÇDOKUND”. Derisa fëmijë janë ende engjuj, le të përpiqemi ta kuptojmë gurin, ndoshta edhe ai ka diç për të thënë, për aspektin e vet hyjnor. Po ta kuptonim, edhe ai me siguri do të thoshte se është Zot.
137
84 Reciklimi i tregimit sufik
TRËNDAFILI I BAGDADIT Kështu e titulluan tregimin e parë për mistikun persian të shekullit XII, Abdyl Kadir Gejlanin. Them mistikun, sepse këta, atëherë, ekzistonin vërtet. Ndërsa lëmshi zhvillohet kështu: Ishte koha kur Bagdadi ishte qendër e civilizimit botëror. Aty përpunoheshin të gjitha të arriturat mendore dhe fitonin ngjyrat dhe paketimet arabe. Sikurse tani që marrin ato perëndimore. Këtu nuk dëshiroj t’i cek ekuivalentet dhe këtë ia lë mendjes kreative të shohësve të vërtetë. Bagdadi ishte i ngopur me dijetar, kjo ishte më se e sigurtë dhe pikërisht atëherë, kur fama e Gejlanit ishte në zenitin e vet dhe përcëllonte çdo aliimdijetar të quajtur. Me të dëgjuar se aliimi vjen në Bagdad, aliimët e Bagdadit në hyrjen e qytetit të ndërtuar për mrekulli, në stilin e Babilonisë, të rrethuar me mure, vendosën qype të stërmbushura me ujë, duke i treguar kështu se Bagdadit i kullon dituria, sepse është i stërmbushur me diejtar. Kështu ardhja e tij do të ishte vërtet e tepërt.
138
Që ilzuioni të jetë më i madh dhe mrekullia të promovohet si përparimi i avancuar i njohurisë, në fytyrën e analfabetizmit, në imazhin më radikal të tij. Tregimi vazhdon se si Gejlani në kohën kur dimri ishte në zurkajën e shfaqjes së vet, marterializoi trëndafilin dhe e vuri në qypin me ujë. Aliimët vrapuan ta pranojnë me admirim duke i siguruar vend të veçantë. Ky vërtet e meritonte. E meritonte edhe atë vend, i cili atëherë nuk ekzistonte.
KOMENT: Simbolika e trëndafilit në tregimin sufik, erëmon porsi aroma e trëndafilit dhe frymën që i dha ky dijetar shekullit të vet, kundërmonte si trëndafil i hapur.
VËREJTJE: Reciklimi si element i postmodernizmit në muzgun e vet, këtu paraqitet si domosdoshmëri informative.
*Ky tregim mund të ketë reciklimin e vet të dytë.
139
85 BOZHURI Këtu çeli gojën njeriu më i lumtur në sytë e të tjerëve. Veten e quante sipas momenteve dhe situatave që krijoheshin, qëllimisht dhe pa qëllim. Derisa njerëzit kontestoheshin në lojën e shahut dhe fitonin tituj dhe çmime të larta, ky s’bëzante, sepse shahun e luante në kub, pra në gjashtë pllaka, në gjashtë anë. Nuk hynte në asnjë garë. Jo që nuk donte as që ngritej, por vetëm luante vallen, me të gjitha trupërat që i posedonte. Një gjë ishte shumë e pashme. Çka është, është. Veten nuk e quante Zot. As kohë kishte për t’u mëllefosur në këtë mënyrë. Ishte kënaqësi ta shikosh rritjen e tij. Vetëm Kosovës i takonte. Ndërsa, kjo, asgjë nuk bëri për të. Shumë i ka borxh. Ai ngrohej me po këtë diell që ndjellte fatkeqësi të paharruara. Sot, ai nuk dëshiron të shkruajë për vuajtjen e një populli, sepse ishte shembëlltyrë e vuajtjes së popujve. Mezi gjeti një Kurd, e deshi shok ta bëjë. Në zhgëndër, duke menduar se lufta mbaroi dhe tani ka për rradhë të vuaj për kurdët. Ky ishte me prejardhje iranian dhe shtetas holandez, vendin e demokracisë mëkatore. E një holandez më mik nga të gjithë të tjerët më tha: Edhe dielli kur shkëlqen shumë, të djeg. FALEMINDERIT.
140
86 ZIGOTI Kam udhëtuar rreth e rrotull botës, mbeta mbretërisht në mes. Pash çka s‘pash, sërish mbeta në mes. Kjo, duket të jetë reprodukimi më besnik i të gjitha modaliteteve të së njejtës sentencë. 300 sosh dua t’i bëj, e dot nuk numërova deri më sot, jo për Zotin. Nëse më thonë hajn, le ta zbrazin veten në shkëlqimin tim. Nëse më thonë i marr, le të gëzojnë mençurinë e tyre. Nëse më thonë shporru, këtë nuk kanë të drejtë sepse jam fëmijë i dashurisë. Jam kalitje e vullnetit pa të metën e vet, në natën më të bukur për këtë truall. Mburrja ime nuk i tejkaloin mburrjet tuaja. E këtillë është vetëm se flet si e dehur. E këtillë është vetëm se i thotë vetes, derisa ato tuajat kurvërohen në anën e errët të heshtjes suaj. Nuk prish punë. Do të flas si flet populli, që të kuptoj se e dua. Rrugë është kjo e gjatë, e fakir nuk jam. Për mua kujdesen koloni të tëra ndihmëtarësh. Dhe akoma jam, IN UTERO.
141
87 VRASËSI I REALITETIT ËNDËRROR I mallkuari e bëri të papriturën. Vazhdojmë. Ishte fëmijë i bukur me faqe të njoma, që e përkdhelnin gjyshet e të gjitha kombeve. “Isha mbret”-tha dhe këtë fëmijë e pash si i lotonte zemra për të gjithë. E dija se do të bëhet mbret. E dija se koha e mbretërve kishte perenduar që moti. E dija se mbretërit nuk qajnë. Kënaqësia ishte e papërshkrueshme. Kjo ishte një jetë më e lumtur nga të gjithat. Harmonia nuk kujtohej dhe të verbonte si dielli në zenit. Ma fiku një jetë shumë të bukur-të lumtur.Këtu nuk ka kuptim të jetohet si të tjerët. I mallkuari e bëri të papriturën. Nuk do të vazhdojmë sepse nuk mundemi më. Kthimi ma thotë lamtumirën e një jete mbretërore. I mallkuari nuk ishte njeriu, që e mbaja mik e që më zgjoi nga gjumi. Kthimi më thotë: çdonjeri do t’i kthehemi Atij, ndërsa ajo botë ishte aq e bukur dhe reale, edhe pse kjo ëndërr më thotë se ajo ishte ëndërr dhe e shikonte vetën si kaprolli në ujë, pi dhe refuzon shëmbëllimin si armikun.
142
88 GURËT E VESHKËS
Vitet kalonin. Shtresoheshin mrekullitë në fytyrën e gabimeve. Rritja aty ishte e sigurtë, e ngadalshme dhe e qetë. Ujërat urinore i rrumbullaksonin gurët. Ato krijonin shtresa laramane. Ndërsa, të tjerët kishin formën e stalaktiteve. Ndërsa njeriu i thoshte vetes, jetë normale. Jetonte si jetohet dhe nuk humbaste kohën për shfaqjet e ndryshme. Ato kalonin. Slajdet ndryshonin. Ngjyrat reflektoheshin në fytyrën e tij dhe shfaqnin bukurinë e shumëfishuar. E gjithë kjo në një trup të mrekullueshëm, të cilin natyra e gdhendte me vite. E të mos flas për çfarë lloj trupi këtë i lë mendjes sate kreative. Kohë pas kohe ndjente dhembje, por këto harroheshin sepse ishin si impulse vetëtimore, bubullima ultrazanore e të cilëve shurdhonte organelet dëgjuese. Nuk mbeti kush të dëgjojë, u shurdhuan. Dikush përpiqej t’i gjuante këto topa të lehtë në thellësinë, në fundrrinën e lumit, por ato dilnin në sipërfaqe të verbuarit për t’i parë.
143
89
Reciklimi i Zen tregimit
“Pash diellin, fytyrën e tij në membranën e vesës dhe u habita”.
TELAT E KËPUTUR Ndërsa sot, do të ta rrëfej një tregim të lashtë. Kënaqësinë e sotme nuk mundet askush ta kompenzoj. Më flitnin për dritaren e shtëpisë dhe të drejtën e hapjes së saj. Një komshi hidhërohej sepse ky po shikoka drejt në oborrin e tij. Sikur kjo ëshhtë temë, për të cilën unë duhet ta humbas kohën time, atë hyjni zaratustrian të quajtur ZURVAN. Le ta mbështjellim lëmshin e tregimit. Isha duke dëgjuar tinguj më sublim dhe pjesën më të lartësuar të asaj melodie. Nuk vlen të brengosem për dritaren e huaj. Le të shikojnë ata si të duan. Unë shoh si dua. Dhe shikoj ashtu.
144
Dhe pashë një ditë një muzikant. I binte instrumentit me tela dhe çdo ditë kënaqej me muzikën e muzikantit. Ishin të lumtur si hëna me diellin. Kësaj i thuet jetë. Por, ditët kalonin. Dëgjuesi nuk vinte ta nuhas freskinë e natyrës dhe të ngazëllehet me muzikën parajsore. Muzikanti, me të kuptuar se dëgjuesi kishte vdekur, me që nuk kishte forcë ta ndalojë ardhjen e tij i këputi telat e instrumentit dhe asnjëherë më nuk bëri muzikë. Në pyetjen pse u përgjigjë se nuk vlen më sepse të tjerët nuk e kuptonin. Bëri mirë. Mësim i mirë është ky. Dhe atë në fazën e parë të lidhjes më të fortë mes njerëzve.
145
90
BRITMË PRIMARE E PSYCHOMUTANTIT
Le të jetë më e madhe tejdukshmëria e ligësisë Që të duket më mirë reliefi i mirësisë!
146
91 RUNE
Ishte rradhitur si natyra me kaosin e vet, një mrekulli. Edhe kësaj i thonë mrekulli. Nga lufta shpëtova. Ato rune i mbaja në kokë. Krijova simbole. Toka ime quhej “Realistia“ dhe ka vend në çdo tokë. Le t’i gjuajmë: SYTHI, LUMI, DETI, SHEGA, NGJALA, PALLUA, SHAHU KUB, LOVEHOLIC, ELEMENTAL, ARRA, MELLBROSIN, DUDI, ZBRAZËTIRA (SLLAJDET). E tani zgjedh kur t’i zgjedh, unë do t’i rradhisë, në rrathin koncentrik. Do të krijohet nga kjo një humnerë, nga e cila do të burojnë kuptime për secilën kokë. Kujtimet, si çdogjë janë subjektive, por këto bashkohen në lumturinë kolektive dhe qartazi janë fenomene të prekshme nga secili nivel kreativ. Duhemi për të qenë të dehur, për të qenë më në fund të kuptuar, derisa të na bie të fikët pa meskalinë dhe pa sulme fotonesh të mbrojtur me mbulojë kuarci. Duke kënduar e duke luajtur vallen e Shivës dhe Mevlanës, duke mos u brengosur për tepricat e kapricëve e të sëmurëve duke u dëshiruar
147
shërim të shpejtë. Çdo rune e lartpërmendur, është imazh i secilit eon, në të cilat është punuar me zell dhe secila ka mbrojtësin e vet gojëmbël, fjalërrëshirë.
Vërejtje: Për të qëndruar më gjatë këto rune, duhet të punohen në pllaka diamanti, me dëshirën laserike të gdhenden simbolet, të cilat do të krijohen individualisht e të ruhen në zonën e përtejme hipofizike, ku sipas nevojës do të ftohen e të rradhiten në bazë të predestinimit kosmik.
148
92
QYRRAT
Sot, kur është vonë, mund të të flas për ato tuba neoni, që kullojnë nga lart e derdhen si rrëshirë. Prindërit, si njeriu, shikonin dhe haber nuk kishin ose nuk duan të dinë, kjo nuk dihet, se fëmija i tyre vuan nga sinusitisi që nga fëmijëria e hershme dhe nuk ka për ta lënë të qetë. Flitej se ajo ishte karakteristikë e të talentuarve, të cilët vuajnë (tërë jetën) dhe duhet të veçohen me diçka që është aq e qartë dhe vizuele, e çiltër sa që në të vrojtur edhe nuk i kushtohet kujdes dhe verbërisht nëpër të kalohet. Ky ishte kryqi i madh i drurit në madhësinë e tij së bashku të unifikuar, e vërteta e tij dhe e tyre, në formën e mëkatit të tij dhe të tyre. Nuk ekziston te diçka tjetër që do ta plotëson këtë pamje. Që ky tregim të jetë më lucid, duhet të ndërpritet, e në shërbim të sinqeritetit dua të flas për dashurinë.
DASHURIA NUK ËSHTË MËKAT SADO QË PËRPIQEN TA BËJNË.
149
93
CONFESSION Ta tregova fotografinë e shpirtit dhe në shikimin tënd pashë habinë e fshehur në johabi. Mendoje këtë për të sigurtë, e di se kjo të ishte shpirti im. Ajo ishte bukuri mahnitëse që për esullim nuk njeh. Pastaj fillova rrëfimin tim. Të tregova se kjo dhe kjo është ajo dhe ti mendoje se thithe nektarin e së vërtetës dhe këtë herë isha portokalli i shtrydhur. Më vonë erdha duke të të treguar se e gjithë kjo ishte vetëm mbulojë me humnerën e vet ose si i thonë më të mençurit ”Tejdukshmëria shtresore”. Dhe ti, dot farën nuk e shihje edhe këtë për të sigurtë e di. Pastaj, vazhdova rrëfimin dhe të thashë se kjo nuk jam unë. Me të treguar këtë, ti kuptove se kthejllshmëria ime e ka greminën e vet, ti kuptove se drama e sinqeritetit tim po vazhdon. Pikërisht atëherë, kur të tregova se i gjithë ky rrëfim i im ishte vetëm pjesa e sipërme e shtresës laramane. Në moment luaj rolin e fëmijës dhe bëhem ky. Filloj të qaj, e ti mendon se në mua art më nuk ka, se psikologjia ime nuk mund të merret si dëshmi vetëm se ti nuk kuptoje se toka ime quhet Realistia e për këtë një rast tjetër. Ndoshta në eonin e ri.
150
94 Reciklimi i tregimit budist tantrik
NAROPA DHE PLAKJA
*NAROPA-është indian nga Bengali 1016-1100. Është përfaqësues i shquar i mendimit tantrik budist dhe atë për mësimin, qëndrueshmërinë dhe sinqeritetin ndaj Tilopës – mësuesit të tij.
Të të rrëfej tregimin e Naropës nuk është vështirë sepse aty nuk ka fuqi që do të ishte në gjendje të zbulonte ndonjë mrekulli tjetër më të madhe sikurse që është thjeshtësia. Naropa ishte në kërkim dhe rrugëve ecte me zbrazëtirë në vete. Duke kërkuar, takoi një plakë ku thuhet se kishte 37 gjurma të shëmtisë në fytyrën e saj. Ajo e pyeti: “Çka po kërkon?” “Studjoj libra për gramatikë, epistemologji, parimet shpirtërore, logjikë –u përgjigj Naropa.
151
“A po i kupton”? “Po”. “A po i kupton fjalët apo domethëniet”. “Fjalët”-tha Naropa. Plakja mbante shkopin. Me të dëgjuar këto fjalë filloi ta prente ajrin me shkop dhe nga gëzimi filloi të vallëzojë. Kur Naropa e pa në këtë gjendje, në shpresë se do ta gëzojë edhe më tepër, shtoi. “Gjithashtu edhe domethëniet”. Me të dëgjuar këtë, plakja filloi të dridhet dhe e fërfëlloi shkopin. Naropa ishte i hutuar si ajo ishte e gëzuar kur tha se i kupton fjalët ndërsa u dëshpërua kur shtoi: ”Edhe domethëniet”- Ajo i tha: “Isha e lumtur që ti dijetar i madh nuk gënjeve se i kupton fjalët, por kur u përgjigje me gënjeshtrën se i kupton domethëniet, të cilët nuk i kupton, unë u dëshpërova. “Po kush i kupton”?-Pyeti Naropa. “Vëllau im”–tha plakja. “Të lutem më njohto me atë kudo që është”. “Shko vetë, tregoji respekt dhe lute që të të mësojë si të arrish t’i kuptosh domethëniet”.
152
Me t’i thënë këto fjalë thuhet se plakja u zhduk, sikurse ylberi në qiell. Ajo ishte motra e mësuesit të madh, më vonë mësuesit të vet Naropës.
95 NJË DITË
Një ditë, forma e adhuruar, prezentoi vetëm si lulja e shkretëtirës, aromën më të këndëshme. Këtë e quanin “Promovimi bizar i vetës” në kohën më të përshtatshme për këtë dolli. Ata që kështu e quanin ishim ne. E ndal të të rrëfej për ne. Ne ishim njëherë të tretur në unë, ndërsa unë në NUN. Këtë moment e përjetonim siç vetë thonim “SLAJD KOSMIK” ndërsa krijesa kështu e emërtuar vetëm për ta patur ekzistencën e vet, vetquhej APARATI KOSMIK PËR PRODHIMIN E ARMIQËVE. Pse ? Përgjigjja shkon shumë larg. Në kurorëzimin mbretëror të vetes si shëmbëllim, ndërsa spektatorët të ashtuquajtur përndryshe 99% armiq, në sytë e kësaj, shfaqeshin si lëmashka të hedhura nga penisi i shkadhitur në moshën ende engjullore, e herë herë si mumie të stërkequra që historia ua kishte gëlltitur ekzistencën në shkëlqimin biologjik. Ajo ditë varret në mur, të cilit vetëm këshut i thonë dhe ruhet si mbresë që ka kontinuitetin e vet, në çdo shikim.
153
96 NYJA NË LITARIN TRINGJYRËSH
Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit 1.Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit 2.Prej dëmit të çdo krijese, që ai krijoi 3.Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht 4.Dhe prej dëmit të atyre që lidhin nyje dhe fryejnë në nyje 5.Edhe prej dëmit të smirëkeqit , kur sipas smirës vepron.
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit 1. Thuaj:Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve 2. Sunduesin e njerëzve 3. Të adhuruarin e njerëzve 4. Prej të keqes së cytësit që fshihet 5. I cili bën cytje në zemrat 6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët o nga njerëzit.
154
Tre ngjyrat janë kobëzeze nëse e bashkojnë rrugëtimin, tokë të përqafuar, ku të gjithë aty mund të parakalojnë. Na dhanë formulën e dëbimit të frymës së lig. Na dhanë mënyrën e zgjidhjes së nyjes. Nyja nuk ishte e vetmuar, ndërsa ngjyrat aq më tepër të hutojnë kur bashkohen kështu. Ndërsa gëlltisin frymët e ziliqarit e në vete ruajnë mëllefin e shekujve të errësuar me bukurinë që vetquhet ose me varietete të llojllojshme të së zezës dëmprurëse. Ishte ditë e bukur. Më mësuan t’i zhvilloj nyjet duke kënduar e duke dashuruar. Dhe dashurova pa gram dëshire për të qenë i harruar e as për të ditur. Vetëm desha. Desha të ndihmoj.
155
97 LOVE HIEROPHANT
Kë e donim ne, njeri tjetrin tjetri tjetrin apo tjetri, tjetrin shiqonte si kontunuitet të urejtjes së vet. Unë doja unin, mua timin, të mitë, të tjerët të gjithët. Ti doje tënden etj. Ndërsa ai donte dhembjen e shkëputjes së gjethit ngas dega ku ishte, dhembjen e tij, kur në tokë ra. Donte mrekullin e quajtur kështu, atë të cilën bota e sheh por nuk e thotë, nga pafuqia dhe paaftësia, jovullneti dhe smirëzia etj.ashtu sikur memeci shijon diç dhe dot nuk e thotë çfarë shije ka. Donte mizat në fluturim tek bënin seks të pezullt.Vallen erotike të kumrive dhe macave dhe thellë shikohej në sytë e tyre. Numëroi plot 20 000 000 sy në srin e vogël të mizës dhe vetë e pa si mozaik hyjnor. Pa vetën si renegat të njerëzimit të hutuar dhe ishte mostër e të hutuari në dashuri. Pa vetën tek
156
hante granulla me prejardhje frymore që rritnin fuqinë e dashurisë dhe haber nuk kishte nga vinin këto. Dhe jeton mes nesh si peshku në lum. Dhe jeton e noton në verë si peshku në det. Mjegullisht lavdia e tij kapërcehet si mëngjeset me vesa kur dielli shikohet dhe zhduket në atë refleks.
157
98
KONTEMPLACIONET
Sa më shumë që më penguan dhe më bënin mburrojë unë rrjedhja vazhdimisht, ashtu si penda, akumuloja fuqi, që një ditë ta thyej rrëmbyeshëm me gjithë fuqinë e kohës e ta dëboj këtë mallkim.
158
99 FEKONDO AKTUALITETIN TËND Në shiqim të parë ai e pa, si përcaktim qiellor. Emri i saj ishte, Nektarinë. Në shiqimin vijues, ajo rrjedhte si lumi në të cilin mund t’ i pastrosh gishtrinjtë e këmbëve dhe ta dëbosh çdo gjurmë të aromës myke. Kjo don të thotë që ajo është, si vajzat tjera. Sidoqoftë, ndjenja ishte e jashtëzakonshme si pasojë e përpjekjeve, shumë, shumë të gjata, të krijoj, krijesën e cila mund ndoshta të shfrytëzohet, ta prezentoj, urtësinë e fshehtë, në mënyrën më të artikuluar. Me qëllim që të organizoj bindje më të mirë ashtu që njerëzit të mendojnë që ajo është ikonë e qëndrimit të erës së re, ai shkoi aq larg duke e shkëlqyer vetëdijen e saj duke e pikturuar me diturinë e tij të vjedhur nga një libërtapiseri artizane që është vështirë të jetë. Në realitet ato ishin simbolet e njohura vetëm për banorët e dritës. E njëri prerj tyre ishte vjehrri i tij i cili mund ta shtyej zjarrin nga zemra e vesës të bashkohet me elementin e tij në kosmos. Ai e mësoi atë si t’i deshifroj simbolet e librittapiserisë.
159
Tregimi i tapiserisë është shumë i lashtë dhe i gjatë që të shtrihet këtu. Por ai na spjegoi neve vetëm këtë simbol me këto fjelë: ”Fekondo aktualitetin tuajKy fluid duhet t I mbush kupat tuaja”.
100 KUJTIMET Dje fotografoi tri bleta që ushqeheshin me mezokarpin e dardhës .Dinte se janë tre pasi që I numëroi për ndryshe dukeshin vetëm dy dhe atë vetëm bishtat dhetehet e krihëve membranore (të cipëta)derisa ushqeheshin me mbrendinë e frytit të pjekur. E verdhja kufomore nga fytyra e tij u përputh me të vershen me njëla oker të dardhës së rënënë mëngjesin e hershëm nëp barin e njomë të kopështit të Mozen-it ku ky e nuhaste ajrin gjerman për të parën herë. Pas kësaj shkoi buzë liqenit për ta zhvilluar filmin mental.Për ta shiquar për të satën herë me ndjanja çdoherë të ndryshme. Të tjërët aspak nuk e kuptuan.Caroleen nga Irlanda u afrua ta nuhas aromën e sythit të hapur.U largua sepse aroma e kësaj bime kishte intenzitet të lartë gjë që Caroleen-ës të mësuar vetëm me aromën e narcisit nga livadhet irlandeze,trëndafili I ballkanit iu duk shumë I rënd për mushkëri.
160
Ajo dyshonte se ky përmban një dozë të konsiderueshme të moshusit gjë që kjjo ishte e pavërtet sepse as trëndafili nuk e duron moshusin.
99 tituj të Elementalit 99
1. NGA LUMI NË DET 2. GEL-I MBRETËROR 3. PORTOKALLI I SHTRYLLUR 4. KLITHMË PALLOI 5. LUMI 6. DETI 7. MOÇALI 8. DËSHIRË KAKTUSI 9. 99 10.
TREGIME TË VAZHDUARA
11.
XIXË DASHURIE
12.
SYTHI I HAPUR
161
13.
MATARE E MBUSHUR
14.
TRËNDAFILI ËNDRROR
15.
SHEGË E PJEKUR
16.
ARRA
17.
FIKU I LULËZUAR
18.
99%
19.
DIAMANTI
20.
DIAMANTI I NGJYROSUR
21.
LOJË E LËNGËSHME
22.
PIKË MJALTI
23.
HOJI I DIELLTË
24. RREZJA E ERRËSIRËS SË BRENDËSHME 25.
PASQYRË HYJNORE
26.
TYMNI I TREGIMEVE SHPIRTËRORE PËR NJERIUN
27.
NË KËRKIM TË NJERIUT
28.
FILLIMI I TREGIMEVE TË PAMBARIMSHME
29.
PIKA MË E THELLË E MBULESËS SË KRISTALTË
30.
BUKURIA KRISTALORE E FENOMENIT FLUID
31.
DEHJEDASHURIA NË GJUHËN NJERËZORE
32.
BUKURIA LLAFAZANE E TREGIMIT PËSHPËRITËS
162
33.
HIJA E YLBERTË E FLUIDIT YJOR
34.
DIGRESIONI I ZAKONSHËM NË FJALIMIN E
PAPËRDORSHËM 35.
99 LEKCIONE NGA KURSI I MIRËKUPTIMIT DHE
DASHURISË 36.
FAZAT EVOLUTIVE TË FILOHUMANUSIT
37.
HUMAN & HUMANOID ME TË MIRAT DHE TË LIGAT E
TYRE 38.
TREGIMET QË VETES NUK I THONË
39.
LLAMBA MAGJIKE PËR PADËSHIRËN
40.
FJALË TË FSHEHURA PËR JODASHURINË
41.
HASHASHI I TË DASHURUARËVE
42.
KRYETARI I DËSHIRAVE TË PASHPREHURA
43.
PËRRALLËN TA PËRRALLOJ PËR TË 99 HERË
44.
LUMTURIA QË TË BËNË TË DASHURUAR
45.
PISHTARI I DASHURISË SË KOPRRACUAR
46.
GJYMTIMI I BUKURISË NATYRORE
47.
ZHVESHJE E VETËS ME ËNDJE SHPIRTËRORE
48.
TYMNI I RRËFIMEVE TË ARDHMËRISË
49.
YJET E ETURA PËR NJERIUN
163
50.
ZBRITJE
51.
HAPJE
52.
DHUNTI
53.
DASHURI E ZHVESHUR
54.
SIDOQOFTË JU DUAM
55.
KEMI LEXUAR EDHE KUR NA GRANATUAN
56.
GRUAJA NGA ISHULLI I TË HUTUARVE
57.
XIXA TË LINDURA NGA RRAHJA E 99 SHPIRTËRAVE
58.
MERMERI I ERRËT
59.
KOKRRA E SHEGËS
60.
FIQËT DIELLOR
61.
QIRINJTË E TË GJITHA NGJYRAVE
62.
QIELLI I HAPPUR
63.
SHOH DIELLIN TËND
64.
PËRRALLA TË PËSHPËRITSHME
65.
SUKSESE TË RREJSHME
66.
DY ANË TË HËNËS
67.
NGRITJET
68.
KUFIRI SHPIRTËROR
69.
RRUGA QUMËSHTORE E MIKROGALAKSISË
164
70.
SUBLIMIMI I EPSHEVE TË ULTA
71.
KRYQËZIMI ME ETER
72.
MEZANINI I KULLËS SË MOLISUR
73.
MBËSHTJELLJA E LËMSHIT TË TREGIMIT
74.
DASHURI E PAHELMUAR
75.
KUPË E ZBRAZUR
76.
SHIU I NEKTARTË
77.
RECIKLIMI I TË NJËJTIT REALITET
78.
INCENSI I MËSHIRËS
79.
FOSILI I SOTSHMËRISË
80.
PRODUKTIVITTETI RADIKAL I IMAGJINATËS
81.
PSYCHOMUTANT
82.
KONCENTRAT
83.
BALSAM
84.
RUNE TË MIA
85.
MYSTERA AD ACTA
86.
MAMA-KLITHMAT
87.
MAZOHUMANI I KURORËZUAR NË FRONIN DIELLOR
88.
NIMFA E MOÇALIT DIELLOR
89.
PUNCH-I I KENOBITËVE
165
90.
HIJET E KRIJESAVE SHKËMBORE
91.
APARATI KOSMIK PËR KRIJIMIN E ARMIQËVE
92.
SLAJDI KOSMIK
93.
KURORËZIMI CARIK I VETVETËS
94.
EKZISTENCA NË SHKËLQIMIN BIOLOGJIK
95.
RECIKLIMI I FRYMAVE TË LASHTA
96.
DOMETHËNIA E ASGJËSË
97.
VERA E DËSHIRËS HYJNORE
98.
SHIU I FLAKTË
99.
99% TË SË 99-ËS
100. KËNAQËSI E GJETUR 101. GJUETIA E SHPIRTËRAVE TË TRONDITUR
166
© by Veton Vehapi
Shënimet biografike I lindur më 1972 në Rahovec. I diplomuar në Studimet orientale në fakultetin filologjik në Prishtinë, vazhdon studimet pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës në degën e letërsisë. Botoi përmbledhjen poetike •
1996, NUN-botim autori, shembull i letërsisë bashkokohore mistike shqipe. Botim autori-Rahovec
167
•
2000, prozë poetike, Shumësi e Padukshme- atelieu alternativ botues BANIAN Rahovec,
•
2004 romanin Nektarina botimi i ROZAFA- Prishtinë, Projekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportve- Prishtinë
•
poezi te botuara në Casopis za kulturu u drustvena pitanja STAV Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë,
•
poezi të botuara në revistën MM, Gani Bobi Prishtinë
•
Ese dhe kolumne për kulturë, art, filozofi të religjionit dhe misticizëm në gazetën e përjavshme JAVA në Prishtinë,
•
botimet elektronike online në; www.seguraweb.com, www.albapoetry.gr ,
www.gazetajava.com, www.hotizonti.com •
ekspozita e kaligrafive në Kajro
Studiues i trashigimisë botërore fetaro-mistike dhe të artit teurgjik Fahredin Shehu Elemental 99- Libri i tregimeve të shkurta poetike
168
Lektore: Besa Hoxha Beqiri Redaktor: Daut Demaku Botues: QENDRA E MENDIMIT POZITIV- Prishtinë
Donatori i botimit: Dëshiroi të mbetet anonim.
169