Edukimi Europian Ne Shkolle

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Edukimi Europian Ne Shkolle as PDF for free.

More details

  • Words: 2,377
  • Pages: 15
1 Liliana Guga Mësuese e historisë, Shkolla e mesme e përgjithshme: ”Petro Nini Luarasi” Tiranë EDUKIMI EUROPIAN NË SHKOLLË Nuk është lëndë e veçantë as e futur rishtas, por filozofia e re që duhet të udhëheqë punën në shkollë. Sot për sot, edukimi Europian, mbetet “monopol” i lëndëve shoqërore dhe punës edukative në shkolla e megjithatë nuk mund të pretendohet se ka fituar status të plotë dhe “mirëkuptim” nga të gjithë. Kjo për një sërë arsyesh që nga kurrikula si në hapësirë dhe përmbajtje,mjedisi social shpesh sfidant dhe skeptik ndaj kësaj filozofie, kontradikta midis asaj që dëshirojnë të praktikojnë mësuesit avangardë dhe ngarkesave shokante të klasave,mungesës së teknologjive bashkëkohore në procesin mësimor,”largësisë” së shkollës sonë nga shkollat europiane dhe Europa në tërësi, nga mungesa e kualifikimit të mjaftueshëm, nga mungesa e informacionit të mjaftueshëm, nga paaftësia e disa të tjerëve për tu përshtatur me filozofitë e reja në formim dhe edukim, nga, nga, nga,,etj. Duke dashur ti anashkaloj me dëshirë të gjitha vështirësitë e paraqitura, do të pretendoja se, të futësh edukimin qytetar,edukimin europian,përshtajen dhe integrimin me botën, në procesin mësimor edukativ është më tepër se një qëllim apo strategji qeveritare, është një obligim, një mision që duhet të udhëheqë ata që kanë marrë në dorë “qiririn” për të ndriçuar mëndjet e mënçura të të rinjëve tanë të cilët janë të etur për Europë, e për civilizim.Ku mund të futet ky orientim? Si mund të futet? Europa fillon qe në shkollë…. •

“Të mësojmë për Europën “ do të thotë

kualifikimi për përgjegjësitë dhe pjesmarrjen si qytetar europian •

“të mësojmë rreth Europës” do të thotë të përfitosh njohuri rreth historisë, kulturës,

2



integrimit,politikave,ekonomisë,ligjit,shoqërisë,institucioneve europiane. “të mesojmë të njohim Europën” do të thotë të jesh kompetent përsa i përket akseseve dhe proceseve të informimit rreth Europës.

Disa refleksione të përgjithëshme rreth të mësuarit për Europën: • • •

Asnjë fëmijë nuk është i vogël për të mësuar rreth Europës Sot fëmijët e prekin “ Europën” si një realitet , në jetën e tyre të përditëshme Europa duhet të preket dhe mësohet , që nga fillimi i shkollës, në të gjitha nivelet e saj

Rruga e futjes së informacionit mbi Europën në nivele të ndyshme të sistemit arsimor: •

Kopështe

-lojra,këngë,poema, përalla, vjersha, -kurse gojore të gjuhës etj. •

Shkollat fillore

-Njohja me disa ngjarje Europiane, -blerjet në dyqane, -ushqimi, -librat, -këngët, filma etj. •

Arsimi 9 vjecar

-Kërkimet europiane për mjedisin, -njohuri rreth shoqërisë europiane -lojra të ndryshme. •

Jashtë sistemit shkollor

3 -Kampe rinore verore -Udhëtime -Përkujtohen Ngjarjet Europiane -Lidhjet me shoqatat europiane -Këshill rinor -Parlamenti rinor Europian

4

Përmbajtja e njohurive mbi Europën lidhet me pyetjen: -Çfarë duhet të njohin nxënësit rreth Europës?-INXËNËSIT DUHET TË NJOHIN:

Makro elementët e njohurive për Europën

Mikro – elementet e njohurive për Europën



Ndryshimet midis lindje• perëndim,veri- jug të Europës



Migracioni dhe minoritetet



Politikat ekologjike në Europë •

• •

Europa dhe globalizmi Lëvizjet sociale në Europë



Historia e idesë së Europës së bashkuar Gjuhët në Europë Europa pa kufij Pjesmarrja në Europë

• • • •

E ardhmja e shteteve kombëtare në Europë

-II-



• •

Udhëtime dhe pushime në Europë Si e takojmë Europën në shkollë, klasë, shtëpi Si e gjejmë Europën në media? Europa pa kufij Europa dhe hapsira botërore

5 Nxënësit duhet të dinë… 1..rreth të drejtave humane dhe legale të shoqërisë së një vëndi ose të Evropës së bashkuar 2..rreth pëdorimit të imagjinatës së tyre për ti konsideruar eksperiencat e popujve të tjerë, dhe të jenë të aftë të mendojnë rreth tyre, duke dhënë mendimin personal 3..rreth karakteristikave kyçe të parlamentarizmit dhe formave të tjera të qeverrisjes 4..rreth rëndësisë së luajtjes të një roli aktiv, në një proces zgjedhor demokratik

6..rreth mundësive të grupeve individuale ose vullnetare për të sjellë disa ndryshime lokale, kombëtare, në Europë dhe në Botë. 7..rreth domethënies së mediave në shoqëri

8.. rreth rëndësisë së fjalës së lirë në media

9..rreth botës si një bashkësi globale dhe rolit të bashkimit Europian, dhe kombeve të bashkuara në këtë bashkësi 5..rreth sistemit elektoral dhe rëndësisë 10..rreth të drejtave dhe përgjegjësive së votimit të konsumatorëve, punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Nxënësit në shkollë duhet të informohen dhe të mësojnë për: -III•

1- Historikun e formimit te BE.

( referenca,-INTERNET) “…Ai që njihet dhe pranohet si babai i Europës së Bashkuar është ish -ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman. Në maj të 1950 ai propozoi krijimin e një instituti mbishtetëror europian, i cili do të koordinonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut.... Iiniciativa e Shumanit, përmbante në vetvete edhe një sërë elementesh ambiciozë të një aspirate akoma më të madhe: “ krijimin e një federate europiane, e cila do të garantonte ruajtjen e vlerave demokratike dhe të paqes”. Gjashtë vende: Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu iu përgjigjën pozitivisht Deklaratës së Shumanit dhe në, 1951 nënshkruan Traktatin e Parisit duke themeluar kështu Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut me inicialet e tij EC ( apo, KE në shqip ). Një hap tjetër madhor ishte nënshkrimi i Traktatit të Komunitetit Europian të Mbrojtjes. I firmosur në 1952 ai synonte unifikimin gradual të aftësive mbrojtëse të komunitetit. Në 25 mars 1957, gjashtë anëtarë( Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu) të KE nënshkruan Traktatin e Romës duke krijuar Komunitetin Ekonomik Europian. Qellimi i tij ishte ligjërimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, elemente ambicioze dhe të guximshëm për njehsimin e ekonomive të vendeve “lokomotiva” të unifikimit të kontinentit. Kjo inkurajoi Britaninë e Madhe, Irlandën dhe Danimarkën t’i bashkohen atij në vitin 1973. Greqia ishte vendi i dhjetë. Por, edhe pse marrëveshja e anëtarësimit me KE u nënshkrua në 1961, ajo u pezullua për shkak të diktaturës shtatëvjeçare. Athina riaplikoi për t’u pranuar si anëtare me të drejta ta plota në 1 janar 1981. Në 1986 Komuniteti mirëpriti edhe dy shtete të reja: Spanjën dhe Portugalinë duke e rritur në 12 numrin e anëtarëve…. ..Në 1985, presidenti i Komisionit Europian francezi Zhak Delor parashtroi një plan pune dhe 1 janarin 1993 si datën e krijimit të tregut të përbashkët. Një perspektivë e tillë krijoi nevojën e unifikimit ekonomik dhe monetar.. .. Gjatë dekadës së fundit së shekullit të kaluar ndodhën edhe disa prej ndryshimeve më të mëdha të shekullit: blloku socialist u shpërbë, Rusia

humbi rolin e saj si superfuqi dhe Traktati i Varshavës pushoi së ekzistuari. Ato të gjitha shtruan nevojën e revizionimit të të gjitha traktateve për t’iu adoptuar realitetit të ri botëror. Traktati i Mahstrihtit ( apo siç njihet në gjuhën teknike Traktati i Bashkimit Europian ) i nënshkruar në 10 dhjetor 1991, shënoi një moment të veçantë në rrugën e integrimit europian. 12 vendet anëtare nënshkruan një plan ambicioz, i cili do të çonte drejt bashkimit monetar dhe njehsimit të monedhës. Paralelisht me të filluan edhe përpjekjet për krijimin e një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Qëllimi ishte i qartë: forcimi i influencës së organizmit të ri në arenën ndërkombëtare. Traktati i Amsterdamit i 1997-s pasoi dhe plotësoi atë të Mahstrihtit duke i rishqyrtuar dhe forcuar politikat e Unionit në fusha si punësimi dhe politika e jashtme. Pas anëtarësimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në 1995, BE numëronte 15 anëtarë. Në 1999, Bashkimi Monetar dhe Ekonomik u bë realitet me pjesëmarrjen e 11 shteteve anëtare. Një vit më vonë, këtij grupi ju bashkua edhe Greqia. Në 1 janar të 2002, u ndërmor një hap i jashtëzakonshëm dhe për vite me radhë i pabesueshëm. 12 shtete i tërhoqën monedhat e tyre duke hedhur në qarkullim monedhën e vetme, euron… ... Zgjerimi i radhëve përbën një nga parimet bazë të filozofisë së ekzistencës së BE.. Reformat aq të nevojshme në këtë drejtim u miratuan në Traktatin e Nicës të vitit 2000. Vetëm dy vjet më vonë në dhjetor të 2002, Këshilli i Europës në samitin e tij të fundit vendosi që dhjetë vende të reja: Çekia, Qiproja, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia të anëtarësohen në 1 maj 2004.” •

2- Sfidat e Europes se re,

p.sh -Europa është një forcë e madhe në proceset integruese -Bashkimi Europian – një fushë e rëndësishme institucionale dhe sigurie -Aspekte të identitetit Europian -Procesi i zgjerimit në 2007 e më tej. -Kushtetuta europiane

-Për lirinë e levizjes, shërbimit, mirqënies,kryeqytetit për të gjithe shtetasit e vëndeve anëtare të BE -bashkpunimi tregtar -mbrojtja e konsumatorit -sigurimin e energjisë, edukimit, shëndetit, -siguri sociale



3- Se“Europianizimi” i të mësuarit është i një rëndësie në rritje.



4-Një hyrje rreth “ dimensionit Europian” në të gjithë kurrikulat, në të gjitha nivelet e shkollave 5-Vënia e theksit tek “ të mësuarit ndërkulturor” 6-Zhvillimi i strategjive të të mësuarit për çështje komplekse 7-Inkurajimi i ruajtjes së identitetit rajonal, i stilit të jetës , dhe traditave 8-AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET e zgjerimit të BE, p.sh:

• • • •

Avantazhet e zgjerimit të BE

Disavantazhet e zgjerimit të BE

• •

Rritja e teritorit 35% Ritja e popullsisë 30%

• •

Diferencimi i madh i zhvillimit Krahu i lirë i punës në shumë vënde të Europës lindore



Rritja e GDP 9%





Formimi i një tregu të përbashkët, shumë të madh, me 450 milion njerëz Stabilizimi i procesit demokratik



Vënde që janë të ekspozuara drejt çfaqieve të këqija të mirqënies dhe shërbimeve 25 kombe me 21 gjuhë zyrtare

Sigurimi i paqes për brezat e ardhshëm Mundësi të larta punësimi brënda kufijëve të Europës së bashkuar



• • •







Domosdoshmëria e reformave të mëdha te sistemit të BE Vendimarrja bëhet gjithmonë edhe më e vështire Diversitet i lartë interesash në shumë fusha politike

8-KUPTIMIN MBI EUROPËN E RE .

Europa ështe një “kontinent” apo “ideja” e një kontinenti,,duke ju përgjigjur pyetjeve të tilla si: a- është gadishulli perëndimor i kontinentit euroaziatik?

b-ka kufijë lindorë të pa percaktuar qartë? c-është një civilizim , por ka shumë kultura? d-ka ushtruar një influencë të fortë mbi njerëzimin? e-është një “ide” me tepër se sa një koncept gjeografik?



9-historia e hartës së europës.

Harta e Europës ka ndryshuar gjat…. a-keltëve dhe romakëve b- mesjetës c-lindjes së shtetve kombëtare d-gjat Luftës së I-rë, II-të, Botërore e-E ardhmja? : - Nesër do të jetë një hartë e një EUROPE TË RE •

10- Europa është një shumllojshmëri diversitetesh sepse ka:

a- 47 kombe b-shumë kultura rajonale të vogla c-64 gjuhë d-3 alfabete e- besime të mëdha fetare •

11- Vlerat Europiane

a-Forca unifikuese e Europës është CIVILIZIMI i saj b-Trashëgimia kulturore dhe filozofike e Europës ka patur dhe ka një influencë të fuqishme në zhvillimin e njerëzimit.

c-Historia e Europës mund të shihet si një laborator i historisë njerëzore d-Letërsia, arti dhe muzika botërore janë influencuar nga Europa e-Stilet arkitekturore më të spikatura të Botës janë zhvilluar në Europë(veprat e Da Vincit, Mikelanxhelos) etj f-Të drejtat e njeriut g-Dinjiteti i njeriut h-Liria j-Barazi k-Demokraci l-Qeverisja ligjore •

12- antivlerat e europës

a-Pjesa më e madhe e historisë Europiane është karakterizuar nga grindje dhe konflikte b-Europa është kontinenti në të cilin kanë ndodhur luftrat më brutale c-kolonializmi agresiv europian ,me të cilin Europa ka pushtuar dhe nënshtruar gati gjysmën e botës d-genocidi më brutal është zhvilluar në Europë (= barabarizmat e kryera nga rregjimi nazist gjerman dhe rregjimet komuniste në B.S,Shqipëri , genocidi serb në Bosnje dhe Kosovë etj.



13-Probleme të përgjitheshme të zgjerimit të BE

a-Mosmarveshjet ekonomike midis vëndeve b-Stabiliteti politik

c-Standartet e demokracisëë d-Stabiliteti ekonomik e-Procesi i transformimit të përbashkët social,ekonomik, politik. f-Skepticizëm përsa i përket Europianizimit -IVNxënësit duhet të njohin , klasifikojnë ,përzgjedhin dhe përvetësojnë se : Cilat jane vlerat me te rendesishme ? Vlerat Europiane Miqësia Dashuria Shëndeti Të qënit i dobishëm Drejtësia sociale Lirija Dinjiteti njerëzor Përgjegjshmëria Mirkuptimi Të qënurit i hapur Familja Solidariteti Besimi(fetar) Ambicja Vetkontrolli Barazija jodiskriminimi kariera bollëku pushteti krijimtaria ekologjia siguria Mbizotërimi i ligjit patriotizmi paqe Ndërgjegjia kombëtare Pjesmarja

joviolenca toleranca

Objektiva didaktike për të mësuarit për Europën • •



Stimulimi i njohurive që lidhen me rëndësinë e integrimit europian Dhënia e eksperiencave të veçanta të kulturave të vëndeve të ndryshme: Pika fillestare, eksperienca personale e nxënësve( rreth asaj që ata dinë apo kanë parë dhe ndjerë për kulturat e vëndeve të tjera) Njohja e jetës së përditëshme të vendeve të tjera si

( këngët, artistët, gatimi, klima, shprehje, zakone,etj) • • • • •

Stimulimi i interesimit për kulturat, besimin,kushtet e jetës në vënde të tjera Të aftësohen nxënësit të përcaktojnë diversitetin dhe ndryshimet në kulturat europiane Të nxiten nxënësit të kuptojnë lidhjet historike, politike, ekonomike midis shoqërive dhe vëndeve të ndryshme të Europës. Të nxisë kërkimet për origjinën dhe shkaqet e divergjencave, problemeve dhe konflikteve midis vëndeve të ndryshme të Europës. Nxitja e imagjinateës, të ardhmes perspektive, pritshmërisë,shpresës, dhe ëndrës rreth Europës së ardhëshme

Disa rrugë të futjes së informacionit për europën • • • • • • • • • • • • • • • • • • • •

Ndërtimi i hartës duke patur shtete të Europës me kartona( si lojë) Vendosja e flamurëve përkatës në çdo shtet Ngjyrosja e shteteve anëtare sipas kronologjisë së hyrjes, si dhe vëndet në pritje Vendosja në hartën e cdo Shteti të një portreti apo emri personaliteti, një objekti kulturor tipik, Vendosja mbi çdo shtet i gjuhës së folur apo alfabetit Përcaktimi Shteteve kufitare të një Shteti të caktuar etj. Njohja me Këngët dhe këngetarët Ushqimi i preferuar i çdo vëndi Qyteti turistik Veshjet karakteristike Aktivitetet më përmasa Europiane të zhvilluara në secilin vënd Veprat e shquara kulturore arkitekturore Personalitetet e njohura Tiparet e sistemit arsimor Sistemi i qarkullimit të njerëzve Njohja me disa të drejta të shtetasve në vënde të ndryshme Njohja me dokumentet Europiane kryesore mbi të drejtat Lidhjet nëpërmjet internetit me shkolla , klasa, individë nga shtete të ndryshme Përcaktimi i tipologjisë së popullsisë së një vëndi mbi bazën e asaj që njohin vetë nxënësit apo batutave të ndryshme etj. Thënie të njerëzve të shquar nga Europa si p.sh

-unë di një gjë , që unë nuk di asgjë (Sokrates) - e megjithatë lëviz.( Galileo) -erdha ,pashë, fitova.(romake) -liberte,egalite, fratelite(franceze) -fitore si e Pirros(shqiptare)

-to be or not to be ( angleze) -më mirë një fund i tmershëm se sa një tmerr pa fund(gjermane) -ju mund te krijoni diçka si Shtetet e Bashkuara të Europës(Çërçill) -dikur, njerëzit do të shkelin mbi Atdheun tonë të përbashkët, Europën(Bonaparti) TETOR 2004

Related Documents

Europian Civilization
May 2020 26
Ne
April 2020 39
Ne
June 2020 34
Europian Mom Strategy
October 2019 9