Document 9

  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Document 9 as PDF for free.

More details

  • Words: 1,926
  • Pages: 4
Kapitulli i pare nga romani “Pergjumje iluzionesh" botuar ne vitin 2006 Thani Naqo 1. Gugitja monotone e pellumbave diku ne shtepine e fqinjit e mbeshtolli me ndjesine pergjumeshe sikur qe akoma na ajer.Ferkoi syte me mollezat e gishtave dhe veshtroi ne murin e dhomes.Dritehijet iu duken te stergjatura dhe te kalteryera.Peranash dollapit njohu valixhet e tija te larushitura nga pullat doganore.Menjehere u kthye ne realitet: ishte ne atdheun e tij,ne shtepine e tij. Nga dritarja gjysem e hapur vershonte ajri i ngjeshur me aromen e luleblireve.Zera tipike ballkanase, me timber te larte, vinin nga sheshi i qytetit.Pavaresisht se ne shtrat kishte shkuar aty nga mesnata,syhapur dhe veshmprehur qe cuditur me zhurrmerimin e qytetit ne ato ore te vona te pasmesnates.Kishte degjuar edhe te shtena armesh.Vinin nga ana tjeter e qytetit, por atij i qe dukur sikur plumbat benin rrikoshet ne fasaden e mureve te shtepise.Trotuari shtruar me kalldrem kalonte nen dritaren e dhomes se gjumit.Dikush pati kenduar nje nga ato kenget e vjetra te kurbetit me ze grykor prej te dehuri.Kishte mundur te kapte dy vargjet e para te kenges, “ne moshen e dashurise,kur isha njezet vjec,”sepse i dehuri perseriste vetem keto dy vargje duke i shoqeruar me nje “la-la-la” te stergjatur.Pastaj qe degjuar trokellitja e kepuceve te patrulles dhe zeri gervishtes i njerit prej policeve: ”Hej,shko ne shtepi,perndryshe do te hash ndonje plumb qorr pas kokes.” I dehuri qe pergjigjur: “Njeriu nuk vritet dy here,zoterinj police” dhe pa care koken prej tyre kishte vazhduar kengen ndersa ecte perpjete rruges. Ai pati shtrydhur memorien te kujtonte vargjet e tjera te kenges,por kishte qene e pamundur.Ne kete stermundim i qe dorezuar gjumit.Ne enderr i qene shfaqur qerre druri qe terhiqeshin nga byej te zinj neper rruget e perbaltura.Qerret kishin ikur teposhte,zhurrmemedha.Ne gjysempergjumje kishte degjuar kenge kendezash dhe tinguj kitare. Mberrtheu veshtrimin mbi valixhet.Permes psheretimes se thelle tha gati me ze “njezet e pese vjet”dhe syte iu mjegulluan nga lotet.Cerma nervore i kaluan pergjate buzeve. Vertet qe kthyer ne atdhe,por shtepine e gjeti bosh.Prinderit dhe motra kishin vdekur ne kampet e internimeve. Iu be se ky mengjez do te ishte nje nga mengjezet me te ankthme ne jeten e tij.Kishte kaluar cerek shekulli ne boten perendimore dhe sa here kishte zene shtratin,i qe dukur se ndodhej para nje trupi gjykues te pameshirshem dhe te padukshem. Denesi nje cope here ne heshtje. Permes denesjes degjoi hapat e dikujt qe u ngjiten shkalleve te drunjta dhe per pak do te kishte therritur “leave me alone,”gjersa zeri i Mashkullores iu pergjigj dikujt: -Corrapet satapura italiane grisen si flete cigareje. Me cepin e carcafit pastroi nxitimthi lotet.Terhoqi velenen e leshte deri tek mjekra dhe desheroi si kurre ndonjehere tjeter,qe i gjithe ky mengjez te ishte i tij dhe te mos e shqetesonte kush. Pavaresisht se velenxen e kishin pudrosur paq me bar moljesh,ai njohu kundermimin e vjeter.Ky shtrat dhe keto shtroja kishin qene te dhomes se gjumit te prinderve te tij. Kur qe femije i kishte pelqyer te tulatej ne shtratin e tyre dhe te

degjonte ate shprehjen nenore,”perkedhelash i nenes,” si dhe doren e saj te ashper kur i pershshprishte kacurelat e zeza. E ema kishte qene punonjese fermes bujqesore,gjithashtu edhe i ati,pendar,sic e mbante mend ai,me nje hosten te gjate ne dore, komandonte dy byej te medhenj,te zinj,briretrashe, teksa terhiqnin ate qerren e drunjte me rrota po prej druri ku qe vendosur nje cisterne llamarine. Mashkullorja i kishte thene dje,gjate rrugetimit nga aeroporti per ne qytet,se shtepia,pas arratisjes se tij dhe internimit te familjes,qe perdorur disa vite per zyrat e komunales se qytetit dhe, me pas,per strehimin e familjeve te ushtarakeve te garnizonit.Megjithese kishte qene nate,ai pati njohur nga larg fasaden e shtepise se tij kur feneret e makines ishin fashuar mbi te.Murtulle,catimbuluar me po ato tjegulla te rrafshta marsileze.Qene akoma po ato kenata druri ne porten e madhe me qemer. Dyert e dhomave dhe parmaku i shkalleve, nga te ferkuarit me lecke ,kishin mare ngjyre cocaniku.Ne dhomen e gjumit Mashkullorja kishte vendosur dollapin e dikurshem te rrobave si dhe pasqyren me kornizen e cifluar perfundi. ”Kaq munda te sjell-i kishte thene Mashkullorja-Gjerat e tjera ishin te vjetra,tejet te rronitura.Te pakten solla qe andej mbulesat e leshta.” Catia kishte pikuar ne disa vende. Ai dalloi njollat e verdhelleme ne tavan te cilat i ngjasuan me harten e Ballkanit.Tipike,zelarta,ballkanase, ishin edhe zerat e njerezve qe vazhdonin te vinin nga rruga. -He,mo,c’kemi? -C’te kemi,qeni te zone nuk gjen. Ai qe tha, “qeni te zone nuk gjen,” deshte te shtonte edhe dicka tjeter,por e mbyti kolla qe kane zakonisht duhanxhinjte e rregjur herret ne mengjes.Pasi qerroi gurmazin,mbeshtyu,rregulloi frymemarjen dhe arriti te thote : -Opozita do ta rregulloje kete vend te shkrete. -Atehere kur gomaret te kullosin mbi ne-plotesoi tjetri me ze grykor. Tingujt e nje kembane te vetme erdhen nga larg.Perytyroi priftin e dikurshem,at Simonin,i paket nga trupi,veshur me ate rason e gjate deri ne fund te kembeve,ndersa terhiqte litaret e kembanores.Shpejt u kujtua se ky perfytyrim korespondonte me njezet e pese vjet te shkuara dhe nuk pati as dyshimin me te vogel se at Simoni duhej te kishte vdekur qekuri. Ngritjen e beri te ngadalshme dhe te kujdesshme,ashtu sic e kishte keshilluar mjeku.Qendroi ulur ne cep te shtratit me pllazet vendosur mbi dysheme.Si cdo mengjez pati tronditjen e ekuilibrit,zhurrmerimin ne veshe dhe turbullimin ne sy.I duhej te qendronte disa sekonda ne kete pozicion,symbyllur dhe me koken ulur poshte.Kur hapi syte veshtrimi i qe kthjelluar dhe gumezhima ne vesh iu tulat.U cua .Instiktivisht qendroi perpara pasqyres.Qe i veshur ne kanatiere dhe mbathje. Pese fit e gjysem i gjate.l66 paund.Kete mengjez rrudhat ne fytyre iu duken me te thella se heret e tjera.Floket i kishin rene vite te shkuara,por mbi temtha dhe pergjate zverkut kishte mbetur ajo fashe thinjoshe,e perdredhur flokesh te ashper. Perpara kesaj pasqyre kornizecifluar kishte pozuar dikur ne rini. Sa e sa here qe krehur me ate kreherin dhembemadh te nenes se tij.Kaloi mollezat e gishtave mbi fytyre,sikur te deshte te tezarte lekuren e rrudhur dhe iu kujtua sershmi i dehuri i nje nate me pare nen dritaren e dhomes.Perfytyroi gojen e madhe,pa dhembe,te te dehurit,goje e erret,si ajo kamarja ne te majte te qemerit te portes ku i ati vendoste zakonisht celesin.Nen driten e pocit llamburites,fytyra e te dehurit i qe dukur e njohur, ose, ashtu kishte pandehur ai. “Tani jam ne vendlindjen time-mendoi-Fytyrat e njerezve me duken te ngjashme dhe te njohura”dhe instiktivisht perseriti pa ze dy vargjet e kenges.Per cudi,duke

ndjekur levizjen e buzeve ne pasqyre,i tingelloi ne tru vargu i trete,“me dhimbje mora rrugen”,varg qe e cukiti dhimbshem mbi balle.Serishmi ndjeu vershimin e loteve e dhe dridhjen nervoze te buzeve.Humbi ekuilibrin.Mbeshteti pellemben mbi pasqyre.Ate cast,diku nga mbrapa oborrit, erdhi zeri i Mashkullores,kesaj here,sikur te qe ze burri: : -Qimebardhe,prit te te jap kusurin-mirpo ai qe mbante nofken Qimebardhe nuk priti.Deri siper, ne dhomen e tij, erdhi gervima e mentesheve te vjetra te portes dhe nje ze jo i natyrshem,piskames: -Ika Mashkullore. Kllapa e drunjte kerciti ne ventor.Porta u mbyll. I kishin ngjeshur nofken Mashkullore herret ne rini.I kishte pelqyer te shoqerohej me djemte dhe te luante lojrat e tyre.I ati saj,kepucar,burre teper hokator,thoshte,”u perpoqa per vajze, por me doli djale” dhe kur ajo nuk kishte mbushur ende te dymbedhjetat,qyteti e nofkoi Mashkullore. Megjethese lotet vazhdonin t’i rridhnin mbi faqe,ai vuri buzen ne gaz nga perkujtimi i nofkes Mashkullore dhe degjoi serish hapat e saj qe u ngjiten rendcazi neper shkallet e drunjta. Nga ana tjeter e deres u degjua zeri i saj: -U zgjove Magelan?Kafja eshte gati. Magelan ishte nofka e tij e dikurshme.Mbas cerek shekulli ia kujtuan kete.I ardhi mire qe Mashkullorja nuk kishte harruar nofken e tij.U gjallerua.Hapi njeren nga valixhet dhe nxorri kostumin sportiv te cilin e kishte blere enkas ne vigjilje te kthimit per ne atdhe.Si gjithnje,u vesh pa i vene rendesi dukjes.Shkoi e hapi kenatat e dritareve.Pellumbat vazhdonin te gugitnin dhe patrullonin rritmikisht ne strehet e shtepise perballe dhe pergjate murit rrethues te oborrit.Mashkullorja po bisedonte me komshiun.I lutej qe ai t’i jipte nje kove me glasa pellumbash. Deshte te pleheronte perimet dhe lulet me to.Komshiu,nga ana tjeter e murit, i pergjigjej zelarte: -Do te te jap nje kove me glasa,por, dihe Mashkullore,perimet dhe lulet do te te perzhiten.Glasat jane djegese. -Mos u bej merak-iu pergjigj ajo-Glasat duhen holluar me uje para se te perdoren.E mesova kete, andej,nga Myzeqeja,ne kampet e internimeve. Magelani shperveshi kortinen ne dritare dhe veshtroi sheshin e qytetit.Sheshi iu duk i vogel,teper i mbledhur, megjithese perrqark ishin po ato ndertesat e dikurshme, te vjetra ,dykateshe.Ne shikimin gjysem henor te sheshit ishin dyqanet e artizanatit,perballe banka kombetare,ndertesat partiake dhe ato qeveritare.Shumica e te zoterve te ketyre ndertesave dikur kishin qene tregetare,tregeti qe ariti kulmin e lulezimit ne kohen e mbreterise dhe pergjate pushtimit italian.Te zotet e tyre u burgosen ose u internuan nga qeveria komuniste aty nga vitet ’60-te. Pjesa jugore e sheshit qe bashkuar me parkun.I ndante trotuari i gjere shtruar me plloca.E mbante mend fare mire;ne vend te parkut, dikur kishte patur baraka,ndertesa me mure plitharesh,brimuar nga grerat.Kur ishte i vogel shkonte shpesh aty se bashku me shoket dhe perpiqeshin te volosnin keto brimeza me balte,por grerat dilnin ne tjeter vend.Keto ndertesa mureronitura kishin qene dyqane zanatcinjsh te vegjel, me ca rrugica te perbaltura,thelluar nga gjurmet e karrocave dhe qerreve.Aty kishte kallanxhinj,opingare,pocare,kovecer,zdurktare,nallbate.Cekani kerciste mbi kudhra dhe mbi potkojte e kuajve e mushkave. Kjo,dikur.Trotuari pergjate parkut tani qe mbushur me kioska dhe tezga te tregtareve ambulante.Barbekyte leshonin fasha tymi te cilat hiqeshin osh-osh neper kurrorat e pemeve te blireve.Ne cep te sheshit dukej nje pirg i madh me rroba te

perdorura.Tregetaret mustaqellinj po i hiqnin pirgut cergen e madhe.Sheshi levrinte nga njerezit dhe gumezhinte ne dy dialektet shqiptare gege e toske. Kambistet numeronin leket aty,ne kembe,duke mbajtur cantat e fryra nen sqetull.Gishtat u fluturonin mbi kartmonedha. Magelani shpalosi krejt kortinen e dritares dhe pa pazarin e fshatareve.Karroca,gomare e kuaj prisnin te shkarkoheshin nga koshat e mbushur dinga me prodhime te dala nga dimri.Nderkohe mbrriten autobuzat e linjave te largeta,te pluhurosur dhe perbaltur.Iu duken te ngjashem me autobuzat e Kolorados.Zbrriten turmat e pasagjereve edhe ata, te pluhurosur, njelloj si autobuzat qe i kishin sjelle. “Refugjate,tha me vehte.Njelloj si ne pamjet e CNNit.” Lajmet e permbysjeve te sistemeve komuniste i kishte ndjekur me etje dhe po me etje kishte pritur diten gjersa prenotoi bileten ajrore per t’u kthyer ne atdhe.Tani nuk qe perpara ekranit televiziv dhe te degjonte zerin e Larry Kingut.Pamja qe shihte ishte e gjalle,e gjalle para syve te tij ,tej dritares se shtepise se tij.Fytyra te lodhura, te ankthuara,me veshtrim corrodites.Refugjatet ishin te ngarkuar me canta shpine ose mbanin ne dore ato valixhet e vogla tradicionale prej druri. Femijet e vegjel i mbanin ne krah ose kaliqafe.Me te rriturit capiteshin mbas prinderve duke hequr kembet zvarre mbi asfalt me fytyra te hutuara dhe te dremelitura.Magelani mberrtheu veshtrimin mbi nje djale 6-7 vjecar cili kishte zene per dore motren vogel.Qene flokerverdhe dhe fytyreprenkuar.Ecnin ashtu,qorrazi,mbas prinderve, gjith duke veshtruar pas, sikur te deshen te fiksonin ne kujtesen e njome femijerore pamjet e fundit nga atdheu i tyre. Magelani u mbush fort me fryme dhe psheretiu dhimbshem. “Ku shkoni,o te mjere,”deshi te therrase,por zerin ja mblodhi ne gryke lemshi nervor.Kumbimin e brendshem te zerit ja mbyten te thirrurat e tregetareve dhe kambisteve te valutes: -Hajde qepe Bozhigradi. -Molle Struge. -Dollari me 800. -Hajde raki Sinice. -Dhrahmia me 4-terrrrr... -Gjize dhiiiiije.Sa dhjame ka pleshti,aq yndyre ka kjo gjize.Ilac per barkmedhenjte-e ngrinte zerin mbi te tjeret nje nga tregetaret e bulmetit.Ai kishte varur napat e mbushura me gjize e shuqe djathi te fresket ne disa vostongarka sajuar enkas per to. -Markaaaa... -Liretaaaa.....

Related Documents

Document (9)
August 2019 19
Document 9
December 2019 10
Document 9
June 2020 7
Document (9).docx
April 2020 4
Document(9).pdf
October 2019 26