Cikël me poezi Nga Përparim Hysi 1.Përse hesht? Përse hesht,o nur i bukur? Përse hesht dhe nuk më flet? Se me ty,ta dish,moj flutur, Si në pus kam rënë vet.. Kam rënë brënda mu në "pus" S'ka çengel që të më xjerrë O moj trëndafil venus Po s'më nxorre,mbeta thellë... 23 dhjetor 2001 2.E ku kam llafe unë?! Shiko,- më the ti, ah,se çdo të thosha Se ç'do të thosha,po ja që s'e kujtoj!!! Ja,kështu,me ty filloi atëherë "lodra" Këtë "lodër"?Jo.Nuk kam se si e harroj E di,- të thashë,- se ç'deshe të më thoshe Se ca gjëra(ja që i marrë me mënd unë!!!) Ndaj dhe unë të putha,moj bukuroshe, Epo ku kam llafe unë?!!! 23 dhjetor 2001 3.Opopo! Opopo se si të ndrit faqja! Obobo ç'më hëngri syri! Ah,ç'më bëri manushaqja, Më godet me bomba gjiri! Më godet me bombagjiri
A je burrë që t'i bësh ballë?! U shkrumbita unë,qafiri, Ah, si qe!E tëra,zjarr... 23 dhjetor 2001 4.Më fshik Edhe pse jam i moshuar, M'u pre goja:u habita! Se një vajzë aty ka shkuar Ish e bukur mu si drita! Dritë e fortë më qorron (apo s'jam i dobtë nga sytë?!) Enkas rri dhe më pozon Dhe më fshik,më fshik,më fshik... 9 dhjetor 2001 5."Gjitonja" Vjen kërkon gjëkafshë (kot s'jemi gjiton) Po s'e di më qafshë! Sytë nga unë pse çon?! Çon dhe çfarë të çuari Se ç'm'i ngul turrjelë Ah,unë ,mallpashuari S'u ngopa njëherë. 9 dhjetor 2001 6.Pse s'u prishën ato shkallë?! Kur nga shkallët ti po zbrisje, U pengove dhe desh re Unë në krahët e mi të prita Se ,rastësisht, qeshë atje.
Ti u skuqe si me turp Edhe ike fluturim Por s'e di,s'e di ,moj çupë, Seç po heq shpirti im. Tash jam unë që "rashë" nga shkallët Por askush s'më pret në krahë Më dhëmb trupi,plagë kam krahët Si i vrarë të jem,pakësa, Dhe s'po gjej hiç rehat Dua të vish më thosh një fjalë E ku qe vallë ai çast? Pse s'u prishën ato shkallë?!... 9 dhjetor 2001 7."Ujku" Po ndjek trragën e një rruge Ja,diku,të çon një shteg Unë po eci pas një gjurme GJurma diku seç humbet. Por tek shtegu,unë gjej "ujkun" (e ç'më duhet gjurma mua?!) Dhe"luftoj" që ta "vras" ujkun Se,për ndryshe,më "ha" mua... 8 dhjetor 2001 8,Pleqëri Pleqëri,moj malukate M'i ke halllet kate-kate Kate-kate,sërë-sërë Pak nga pak dhe më ke zhbërë. U zbardh koka,më lënë këmbët Një nga një dhe po bien dhëmbët
Të bien dhëmbët,shkoi fuqia Prapë ke neps si djalëria. 8 dhjetor 2001 9.Plakarush?!!! Plakarush,ti më ngacmon Por çfarë fshihet në ngacmim? Ja,kështu,më thuaj gjithmonë GJasme:"Vdiqe,Përparim?!!!" Edhe plak,po qenka pak Me plot gojën:plakarush! Domethënë,kërkon shkak Me inat,kështu,më mbush. Duroj një a dy-tri herë Po "shakaja" ka kufi Dua inatin që ta nxjerrë Për t'i thënë që kam fuqi. Sa u mate të më thoshe: -Si të kam,o palakarush?! Të mbështeta në një qoshe (O të keqen,-the,- Ursus!!!) 8 dhjetor 2001 10.Mos më thoni Mos më thoni:-S'ka dashuri me shikimin e parë Unë nga një shikim e pësova dhe jam dëshmitar E pashë...Më pa... Nuk folëm asnjë çikë E mora atë në krahë dhe,mandej,pikë,pikë,pikë... 17 dhjetro 2001 11.Zgjim në mesnatë
U zgjova nga gjumi në mes të natës Gjumi nuk më zuri mua më. S'di se se më erdhi një çupë e lagjes E zura "kuvëndin" me të. Kuvënd sa për t'u larë goja Se me të"kuvendova" pak ndryshe Le t'më dalë,o miq, mua boja Ta dini,ta dini si ishte! Mirëpo"kuvëndi" pak ndryshe Për pleqtë ka pak zahmet Ç'më bëre,ç'më bëre,dallandyshe? Më le pa gjumë,moj lanetkë. 17 dhjetor 2001 12.Trupi yt i hollë Trupi yt i hollë si gjethe Nuk e di pse më fut ethe Të kesh ethe në dhjetor S'të beson asnjë doktor. Ethe kam,edhe po dridhem Pa shiko si hidhem-mblidhem Sa më zure ti me dorë Pushuan ethet;s'dua doktor. 6 dhjetor 2001 13.Ku ha pyka Përparimi? Unë do vij,- më the një ditë Se kam qejf që të bisedoj Por ta them trroç:-Mos prit! Mos kujto se të dashuroj?!
Nuk e di se çfarë kuptimi Do të kishin ato fjalë Ku ha pyka Përparimi? Të përfshiu sikur qe djall... 6 dhjetor 2001 14.Kur të thashë Kur të thashë je si Ornela (domethënë,Ornela Muti!) Unë qeshë futur në të thella Dhe më hante keq fuxhuti. Se i shihja sytë me neps (dhe psherëtija vet thellë) Sado puna qe me"spec" Unë të putha,moj Ornelë. Tash u binde që s'bëj lajka I bie pragut,të dëgjojë dera Edhe tash,moj,që u plaka Më pëlqen,pse mos,Ornela. 6 dhjetor 2001 15.M'u tek Nuk e di pse sot m'u tek që të bëja dashuri Se u ngrita sot qeshqek;m'u duk vetja si i ri Edhe dola unë për"gjah";domethënë,dikë do "vrasë" Kaloi njëra "që s'më pa?!",dhe më bëri të pëllcas. Që"s'më pa",përkëdhel veten,se më pa që çke me të Dhe të them unë të vëretën,sa më shkojnë si "fiim pa zë" Dihet që mua më shkoi vakti,se ka ardhur pleqëria Pse më rri mua tetë sahati,aq që pyet më çupëria. 10 dhjetor 2001 16.Dale-dale!
Dale-dale,me ngadale O moj vajza bukëshkale?! Se të rrita me thërrime O moj ti,gjitonia ime. Se je rrritur,çfarë të rritur Ah,ç'më hëngri,syri i ndritur! Vetëtimë që re,më dogje Shpirt e zëmër seç m'i poqe. 10 dhjetor 2001 17.Ballkiz! Ç'qe ti,Ballkiz,bukuroshe nga Elbasani Që e luajte këngëtarin që këndoi për ty Paske qenë mis;i madh për ty nami E çmënde "xhananin",por nuk vdisni të dy. 15 dhjetor 2001 18.Mu aty tek tulla e pusit * Mu aty tek tulla e pusit Siç këndoi,Isuf Myzyri Ti,moj ti,i ngjan venusit Ndaj me ty u kënaq syri. Tek po mbushje ujë në pus Fekse si luleprilli Tash jam unë që rashë në pus Le të mbytem,"faqenxiri".. *këngë e Usta Isuf Myzyrit 15 dhjetor 2001 19.Fët-fët m'i hidhje çapat
Fët-fët m'i hidhje çapat;trupin drejt si një fidan Unë hiç s'ti ndaj "bubajkat",se merak të madh të kam. Po të ndjek çap pas çapi sikur jam një qingj manar Se një mall i madh më kapi(duket sikur më heq zvarrë) Në të ndjek çap pas çapi,dihet:më ka rënë në kokë! Ah,ky mall që keq më kapi, as që pyet për gjë në botë. Të vij pas si qingj manar,aq sa gjumë më s'vë në sy Shiko,plaku kokëbardhë,vërvit"pleshta" si i ri... 15 dhjetor 2001 20.Mall E kam dashur unë një vajzë Për një kohë mjaft të gjatë Nuk e di se ç'ndodh më pas S'e them dot me fjalë,me kartë. Vetëm kaq që po pohoj Pa ma gjeni,kujt s'i dhimbet S'kam lënë vënd që e kërkoj Se ku iku;më nuk gjindet. Ndaj për të ndjej një boshllëk Ja,diçka,mua më mungon Le t'më thonë mua:jazëk! Porse zëmra nuk harron. 10 dhjetor 2001 2 dhjetor 2009