Dhimiter Pojanaku Qiriri nates
Sillmi faqet krahe korbash. T`i zverdh me timin pjalm, T`i ngroh me timin prush. Afromu, flutur bije serash Mbulome, Duame, Vetem une digjem per ty me trup dhe eshtra. Sillmi faqet, Duame, Mos e bej e babezitur Palcen e perit Mos ma thith pernjehere, Eja te bejme ngadale Sic e kemi bere motmoteve Moj skilja ime e vjeter. Eja, Duame dhe lerme te mbreteroj, Zambak verbues mbi lekure detesh te zinj.