Dizajnimi (kitsch)

  • November 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Dizajnimi (kitsch) as PDF for free.

More details

  • Words: 373
  • Pages: 1
Universiteti AAB

Fakulteti

i Arteve Aplikative Dega: Enterier Lënda: Dizajni Industrial

DIZAJNIMI “ KITSCH ” Termi “ Kitsch “ ka prejardhje nga fjala Gjermane “ verkitschen “ ( shumë e ulët ) dhe është përdorur për të përshkruar dizajnet e popullarizuara në mënyra “ vulgare ” të asaj kohe që kërkoheshin shumë. Kitsch në të shumtën e rasteve është parë si një antitezë e madhe e Dizajnimit të Mirë. Termi është përdorur me një origjinalitet të theksuar me qëllim të përshkrimit të objekteve jo – funksionale siç janë suvenirët, stringlave dhe artikujve të rinj ( novacioneve ) . Një nga studiuesit e parë të kësaj teme ishte filozofi Gjerman Fritz Karpen, i cili publikimin e tij të vitit 1925 e quajti Der Kitsch. Megjithatë, në vitet pasuese Kritiku i artit nga Amerika Clement Greenberg shkroi publikimin Kitsch dhe Stili Avant- gard më 1939 , i cili publikim pasqyron qartas zgjerimin e njohurive në definimin e elementet të kulturës bashkëkohore , siç janë njoftimet apo reklamat komerciale dhe literaturat e “ pa vlera ”. Në vitin 1950, Dizajnimi Kitsch arriti kulmin e tij në prodhimin e produkteve “jo - funksionale” të cilat ngjanin dhe bazoheshin në Dizajn të “ Lartë ” , nga dhe e kishin marrë inspirimin. Gjatë kësaj periode erdhi “ rryma ” e gjërave me një kosto më të ulët, të cilat zakonisht prodhoheshin në materiale plastike, që paraqisnin një mashtrim dhe një humor për opinionin e gjerë. Ky fenomen i rrejshëm, me një konsumim të madh popullor, mund të shihet si një reaksion kundër shtetit dhe promovimeve institucionale të Dizajnimit të Mirë. Gjatë viteve 1960, Kitsch vazhdoi të konsiderohej si një term nënçmues, por më 1970 objektet Kitsch filluan të përdoreshin në mënyrë ironike në hapësirat e brendshme ( enterier ) dhe me një “ marrëveshje ” promovoheshin si objektet të cilat “ peshojnë ” shije dhe kualitet të dobët të krijimit. Me një “ emergjencë ” të paraqitjes së Post – Modernizmit më 1980, Kitsch filloi të lavdërohej me kulturën e krijimit të saj, dhe idetë përkatësisht tendencave shkatërruese. Nga krijimi i personalitetit humoristik “ shije e mirë “, Kitsch më në fund, u nda nga prodhimi i stilit Avant – Gard.

Dizajni Industrial – Mr. Kamuran Goranci

1

Related Documents