Pasqyra e lëndes Hyrje Pjesa e parë •
Kapitulli i parë - Pamje e gjendjes shoqërore, historike e letrare në kohën kur shfaqet Kuteli
1.1 Konteksti historiko-shoqëror i dukurisë 1.2 Zhvillimi kulturor i Shqipërisë në vitet ‘30 1.2.1 Zhvillimi i letersisë në vitet ‘30 1.2.1.1 Drama 1.2.1.2 Poezia 1.2.1.3 Proza 1.2.1.4 Gazetaria (publicistika) •
Kapitulli i dytë - Mitrush Kuteli: kush ishte ai?
2.1. Biobibliografi 2.2. Individualiteti •
Kapitulli i tretë- Studimi mbi Mitrush Kutelin:
3.1 Përkatësia në një periudhë letrare 3.2 Kuteli mes romantizmit dhe realizmit 3.2.1 Kuteli dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare 3.2.2 Temat e trajtuara nga Kuteli 1
3.3 Ritregim/Rikrijim 3.4 Gjuha në veprën e Kutelit 3.5 Elemente të modernitetit në veprën e Kutelit 3.6 Koha dhe jashtëkohësia 3.7 Diskursi biblik në veprën e Kutelit 3.8 Proza 3.9 Poezia 3.10 Kritika letrare 3.11 Përkthimet 3.12 Vlerësimi i Kutelit në rend kronologjik Pjesa e dytë Kapitulli i parë - Çështje teorike në lidhje me objektin 4.1 Ç’është personazhi ? 4.2 Ç’është karakterizimi ? Kapitulli i dytë – Modele karakterizmi. 5. Modeli I - Emërtimi; 5.1. Modeli II - Narratori i gjithëdijshëm; 5.2. Modeli III - Karakterizimi me anë të kundërvënies; 5.3. Modeli IV - Karakterizimi me anë të gjuhës; 5.4. Modeli V - Karakterizimi me anë të efektit që lë pamja e një personazhi në personat me të cilët hyn në veprim; 2
5.5. Modeli VI- Karakterizimi nëpërmjet rrethanave (vetëzbulimi në veprim); 5.6. Modeli VII - Karakterizimi nëpërmjet përmbajtjes morale, psikologjike, shpirtërore që përfaqson personazhi; 5.7. Modeli VIII - Karakterizimi nëpërmjet monologut; 5.8. Modeli IX - Karakterizimi më anë te episodeve nga e kaluara; 5.9. Modeli X - Karakterizimi nëpërmjet një thënije (a gjesti) që shoqëron personazhin; 5.10. Modeli XI- Karakterizimi më anë te endrrës; 5.11. Modeli XII- Karakterizimi më anë te kujtimeve nga e shkuara; 5.12. Modeli XIII - Karakterizimi me anë të këndvështrimit të heshtur të personazhit; 5.13. Modeli XIV - Personazhe statik; 6. Kapitulli i tretë – Përfundime 7. Bibliografi
“ Do të më njohë dhe kuptojë dikush, Të paktën pas vdekjes ?” Mitrush Kuteli
Hyrje
3
Në hyrje të këtij punimi kemi vendosur një sëntencë të shkëputur nga Testamenti i Mitrush Kutelit dhe jo rastesisht.Ashtu si të gjithë shkrimtarët që jetuan dhe krijuan gjatë viteve ’30, Kuteli ka tërhequr vëmëndjen e kritikës, veçanërisht në aspektin e vlerësimit: janë vënë në dukje shumë aspekte të krijimtarisë së tij, të panjohura më parë, osë të pakten të papërmendura; janë ricilësuar disa veçori të kësaj krijimtarie, në kuadër të një mendimi kritik të hapur e të lirë. Vëmendja e kushtuar nuk ka qenë e tepërt. Studiuesit e kanë marrë shtysën jo nga fakti se Kuteli ishte fillimisht një shkrimtar i papranuar, e më pas “i pranuar me rezerva “, porse vetë estetika kutelianë të lë mundesi për një shumësi interpretimesh, “Gjuha është një mikrokozmos” në rastin e shkrimtarëve të shtatit të Kutelit.Veç kësaj, shumë aspekte të krijimtarisë së tij ende nuk janë trajtuar në terë kompleksitetin e tyre, ose thjesht përmenden nga kritika, pa u shpjeguar dhe interpretuar. Si rrjedhojë e ketyre që thamë mund të nxjerim dy konkluzione: Së pari: me gjithë vëmendjen e kushtuar, kritika e derisotme nuk ka arritur ende t’a “përmbushë dëshiren e Kutelit për t’u kuptuar”; Së dyti: krijmtaria e M. Kutelit do të vazhdojë të terheqë vëmëndjen e studiuesve
dhe
interpretuesve
të
veprës
letrare,
jo
për
shkak
të
jetëshkrimit apo personalitetit të tij, por pikërisht për shkak të krijimtarisë së tij letrare, me veçantësitë e saj dhe me sfidën që i bën ajo çdo interpretimi të derisotëm. Objekt i punimit tonë janë personazhet, objekt ky i trajtur në pothuajse çdo shkrim për Kutelin. Personazhi është pikë kyçe e veprës, siç e çilësojnë teoricienët e letersisë:
“Kritika analitike për romanin zakonisht ka tre
përbërës, subjektin, karakteret dhe situaten. Vetekuptohet se secili prej këtyre elementeve është vendimtar për të tjerët”1. Metoda me anë të së cilës do t’i afrohemi këtij objekti, gjykojmë së është një këndvështrim i patrajtuar gjerësisht nga kritika për Kutelin, osë të paktën, me aq sa kemi mundur të lexojmë rreth tij, nuk i është kushtuar ndonjë monografi e 1
Warren, A. , Wellek, R. Teoria e Letërsisë, Onufri, 2000, f. 224; 4
veçante. Në këte fushë mungojnë botimë të tilla edhe për autorë të tjerë të letersisë shqipe. Ne, në punimin tonë jemi udhëhequr nga një punim i njëte i Dr. Floresha Dados për personazhet e Naim Frashërit, Ismail Kadaresë si dhe Vath Koreshti. Veç modelit të Dados, kemi shfrytëzuar parimet teorike të formalizimit rus........ 1. Në kapitullin e parë të këtij punimi kemi dhënë një pamje të përgjithshme të realitetit historiko- shoqëror si edhe letrar, veçanërisht të prozës, në kohën kur shfaqet Kuteli si letrar e njeri i kulturës. Kjo, besojmë, do të ndihmojë për të krijuar një përfytyrim të qartë të punës krijuesë të Kutelit si edhe do të nxjerë në pah risitë që ai sjell në prozëshkrimin shqiptar të asaj kohe. 2. Në kapitullin e dytë kemi dhënë në mënyrë të përmbledhur jetëshkrimin e Kutelit, datat kryesore, elementet që ndikuan në formimin e personalitetit të tij si individ dhe individualitet letrar. Këta dy kapituj të punimit janë trajtur në mënyrë të përmbledhur dhe për shkak të gjerësisë së punimit dhe synimeve të tij , janë dhënë në mënyrë të sipërfaqshme. 3. Në kapitullin e tretë e kemi parë të arsyeshme të japim një përshkrim apo përmbledhje të studimeve të deritanishme mbi Kultin, receptimin kritik për të. Jemi munduar të përfshijmë ç’do aspekt për të cilin përmendet Kuteli sot nga kritika, duke mos u fokusuar vetem te proza që është dhe synimi kryesor e final i punimit ,por jemi munduar të trajtojmë ç’do shfaqje të Kutelit në letërsinë dhe kultrën shqipe. Siç e vërejtëm edhe pak më lart, ky kapitull është konceptuar si një punim panoramik e kompilues njëherësh i kritikes mbi Kutelin, pasi aty janë mbrojtur edhe dy teza të cilat i gjykojmë origjinale: së pari: kemi mbrojtur tezën se Kuteli është shkrimtar romantik, por që trajton tema realiste; së dyti: duke u mbështëtur në një punim të akademikut Rexhep Qosja, jemi munduar, me modesti, të shpërndajmë mjegullën që po i mbulon së fundmi veprat letrare, duke i radhitur ato në hullinë e “izmave” të shek. XX. Deri
diku këtë tezë e kemi mbrojtur jo
vetem për prozën e tij, por edhe për shkrimët kritike. Mëgjithate, synimi i 5
këtij kapitulli është të ritheksojë dhe të përmbledhë vlerësimet kryesore në lidhje me veprën e Kutelit. 4. Në kapitullin e katërt kemi dhënë një historik të shkurtër të termit personazh, si edhe mendimet e disa teoricienëve për këte koncept. Pjesa e dytë e këtij kapitulli trajton metodën e përzgjedhur, pra karakterizimi, çështje të përgjithshme teorike. Teorizimet në këte fushë nuk janë objekt për punimin tonë, ndaj jemi munduar të japim mendimin më përfaqësues të teoricienëve në lidhje me këtë objekt, pa u ndalur në hollësi. 5. Kapitulli i pestë i kushtohet aplikimit, punës tonë konkrete. Për shkak të gjerësisë së punimit, kemi zgjedhur për të trajtuar vetëm katër krijime të Kutelit , të cilat i gjykojmë si përfaqsuese: “Vjeshta e Xheladin Beut”, “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit”, “E madhe është gjëma e mëkatit”, “Xha Brahua i Shkumbanores”. Puna jonë në këte kapitull ka synuar në dy drejtime kryesore: (1): përshkrimi i dukurive me materiale konkrete nga vepra, (2): dhënia e interpretimeve në lidhje me funksionin e kësaj dukurive brenda kontekstit të interpretimit të personazhit dhe veprës në teresi. Pra, punimi realizon jo vetem gjetjen dhe përcaktimin e mënyrave të karakterizimit, gjetjen e veçantësive të Kutelit në këte fushë, por jemi munduar të japim edhe një sprovë modeste të interpretimit të personazheve
dhe të ideve
e
domethënieve të veprës. Së fundi, dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht për ndihmesën e dhënë dhe dashamirësinë e treguar Dr. Ermir Xhindin, pa ndihmën e të cilit ky punim nuk do të ishte realizuar. Gjithashtu, falenderojmë në mënyrë të sinqërtë për ndihmën e dhënë në sigurimin e literaturës së pari pedagogen Alisa Velaj, punonjësin e bibliotekës së universitetit z. Albert Abazi; drejtoreshën dhe punonjëset e biblotekës publike “Shefqet Musaraj”, si edhe Alketin për ndihmën e dhënë në problemet teknike.
6
PJESA E PARË
Kapitulli i parë 1.
Pamje e gjendjes shoqërore, historike e letrare në kohën kur shfaqet Mitrush Kuteli.
1.1 Konteksti
historiko-shoqëror në vitet 1912-1939
Ngritja e flamurit të Pavarsisë Kombëtare, më 28 nëntor 1912, shënon shkëputjen e Shqipërisë nga pushtimi pesë shekullor osman. Edhe pse Shqipëria kishte mundur t’i mbijetonte kulturalisht dhe gjuhësisht këtij pushtimi, ajo del prej tij e rrënuar ekonomikisht dhe e përçarë. Pothuaj gjysma e pasurisë së saj ishte natyrore,pjesa më vitale e kombit ose ishte larguar nga vendi ose kishte humbur në luftrat e shumta. Të gjithë pushtuesit kishin patur vije politike zhbërjen e strukturave organizative ndërkombëtare. Veç mjerimit dhe prapambetjes së madhe, tani shqiptarët kishin dhe një rrezik tjeter; atë të coptimit të trojeve nga fqinjët. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër
i ngriti shqiptarët në lufte,të
vendosur për mbrojtjen e tokave amtare. Fuqitë e Mëdha kërkonin një Shqipëri “autonome”, por nën sovranitetin e Sulltanit. Por kjo binte ndesh
7
me vendimin e marrë më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin Kombëtar të Vlorës i cili shpallte Pavarsinë e Shqipërisë. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, veprimtaria e atdhetarëve të Qeverisë së Vlorës hasi në kundërshtimin e elementeve konservatore e turkomane. Nga ana tjëter kërkohej të vendosej në krye të shtetit shqiptar një princ mysliman, pra turk. Por, princi që derguan fuqitë e Mëdha në Shqipëri ishte princi gjerman Vilhem Vidi. Qeveria e tij u formua, në pjesën më të madhe, me ministra që kishin vepruar kundër Levizjes Kombëtare. Për atdhetaret princ Vidi, ishte simbol i Shqipërisë së pavarur dhe i njeriut që do ta nxjerë vendin nga prapambetja ekonomike e do t’i jepte atij një drejtim perëndimor. Por duke mos e njohur as gjendjen e Shqipërisë dhe as psikologjinë e shqiptarëve, princ Vidi nuk mundi të depërtonte në thellësi të problemeve reale. Individë të caktuar, të cilëve nuk u interesonte pjesëmarrja e Shqipërisë në rrjedhat europiane, luajtën me interesat kombëtare. Edhe pse me qëllime antikombëtare kjo kryengritje tërhoqi pas vetes shumë fshatarë,të cilët shpresonin se do të shpëtonin nga taksat. Kryengritja e qershorit te 1924 solli qeverinë e Fan S. Nolit, e cila dështoi shumë shpejt. Gjatë regjimit të Zogut (1924-1939) Shqipëria për herë të parë pati një qëndrueshmëri të kënaqshme politike. Qeverisja e Zogut terhiqej në mënyrë të barabartë si nga lindja ashtu dhe nga perëndimi. Si në çdo mbrëteri tjetër ajo kishte karakter autoritarist, por megjithatë pati një fare lirie në shtyp dhe në mendim. Zogu dështoi në përpjekjet për rritjen e nivelit ekonomik të vendit si dhe në zbatimin e Reformës Agrare. 1.2
Zhvillimi kulturor i Shqipërisë në vitet ‘30
Më gjithë së një vend i prapambetur ekonomikisht, shqiptarët treguan se janë një popull me kulturë që e duan përparimin. Kjo vërehet sidomos në art. Kështu, në këte përiudhë, pati zhvillim edhe jeta artistike, me gjithë se rreth tetëdhjet e pesë përqind e popullsisë ishin analfabete. Edhe pse pa përkrahjen e nevojshme të strukturave shtetërore, arti figurativ, pati një përfaqsim pak a shumë të mirë. Deri në fillim të viteve ‘20 në pikturë mbizotëronte ende lajtmotivi kombëtar, që kishte karakterizuar Rilindjen
8
Kombëtare, por tani artistet shfaqën më shumë interes për jeten e përditshme, si dhe për dukuritë etnografike dhe folklorike. U zhvilluan sidomos portreti dhe peizazhi. Në portret u dalluan veçanërisht Zef Kolombi, Andrea Kushti etj. Ndërsa në peizazh la vepra piktori i talentuar Vangjush Mio, me portrete nga qyteti i Korçës, Pogradecit etj. Gjithashtu dhe skulptura pati një zhvillim te dukshëm. Odise Paskali me vepren e tij “I urituri” krijoi shkollën realiste shqiptare në skulpturë. Me ndihmën e tij dhe te V.Mios, për herë të parë në Shqipëri, u organizua një ekspozitë e arteve figurative. Edhe në fushën e muzikës pati një farë gjallërimi: u organizuan koncerte dhe grupe korale, u krijua “kori i pleqve” korçarë, u dhanë koncerte të ndryshme publike nga bandat orkestrale në qytetet e mëdha. Me këtë periudhë lidhen emrat e Kristaq Antonios, Mihal Cikos, Tefta Tashkos, Preng Jakovës etj.
1.2.1.
Zhvillimi i letërsisë në vitet ‘30
Letërsia jonë e periudhës së Pavarsisë vazhdonte të mbështëtej te Rilindja Kombëtare ,madje vazhdonin të shkruanin një pjesë e shkrimtarëve që kishin dal prej romantizmit. Kjo letërsi zhvilloi po ato tema e motive si Rilindja: çështja kombëtare, e kaluara historike, figura e Skënderbeut, krenaria kombëtare, atdhedashuria etj. Por shkrimtarët e rinj nisën ta shihnin realitetin dhe te kaluarën me sy kritik,jo më përmës toneve entuziaste të romantizmit. Drama pati një zhvillim të ngadalshëm. Lëvruesit e saj ishin Foqion Postoli, me dramën “Detyra e mëmës” dhe komëdinë “Martesa e avokatit”. Në këte gjini shkruajti dhe Fan Noli “Izraelitë dhe filistinë”; Gjergj Fishta “Juda Makabe’”; Et’hem Haxhiademi “Abeli”, triologjinë
“Dibranja
e
mjerueme”,
“Skenderbeu”; Haki Stërmilli
“Dashuni
e
besnikëri”,
“Agim
i
lumnueshem”. Të tjerë shkrimtarë që e pasuruan gjinin e dramës në vitet ’30 janë: Ndre Zadeja, prift katolik nga Shkodra -“Ruba e Kuqe”, “Rrethimi i Shkodres” etj; Kristo Floqi nga Korça,dramaturgu më popullor në këto vite, 9
Mehdi bej Frashëri me “Tradhëtia”, Lazer Lumëri, Filip Papajani, Ilo M. Qafëzezi etj. Në përgjithësi dramaturgjia e kësaj kohe vuan nga moralizimet e
tepërta,
artificializmi,
mosrealizimi
i
subjektit
dhe
mbylljet
melodramatike. Ajo vlerësohet për ndihmesën që dha në lëvrimin e gjuhës shqipe në këte përiudhë si dhe për faktin se ishte një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur zgjuar ndërgjegjen kombëtare. Temat në te cilat u përqëndrua dramaturgjia e kësaj kohe
ishin temat që lidheshin me të
kaluarën historike e atdhedashurinë . Kjo dramë eci në gjurmët e Rilindjes Kombëtare, por pati dhe ndikime nga drama evropiane. Më ktëtë gjini letërsia shqipe e viteve ’30 nuk arriti ndonjë kulm (madje, as me dramat e Fishtes e të Nolit), qoftë dhe për faktin se nuk pati trashëgimi. Poezia. edhe
Ka qenë gjinia mbizotëruese në letërsinë shqipe, siç shprehet
prof. Agim Vinca “....në letërsinë shqipe poezia deri vonë ka
mbizotëruar mbi gjinitë dhe llojet e tjera letrare, si në pikëpamje të sasisë, ashtu edhe në atë të cilësisë2). Duke mos lënë në harresë temat e së kaluares, atdhedashurinë, krenarinë kombëtare, poezia po i drejtohej njëkohësisht edhe temave sociale, të jetës së përditshme, plagëve të rënda të shoqërisë. Dhe ndryshe nga poezia e mëparëshme, tani shkruhej më shumë për dashurinë, për herë të parë vjen në letersinë shqipe një konceptim modern i ndjenjës së dashurisë dhe i figurës së vajzës (përmendim këtu dy vëllimet me poezi të L. Poradecit). Gjithashtu dhe poezia epike njohu këte përiudhë një arritje të madhe, me “Lahuten e Malcisë” së Gjergj Fishtës. Ndërsa Migjeni, veç frymës së kritikës, që njihej tashmë që me shkrimet e Çajupit, Asdrenit dhe Nolit, do ti shtojë poezisë tonë dhe nota të revoltës. Në tematikën e poezisë tonë të viteve ’30 trajtohet edhe motivi i luftës spanjolle ku morën pjesë edhe shumë të rinj shqiptarë (por në pjesën më të madhe këta autorë nuk arritën të botonin përmbledhje të tyre). Veç temës 2
Agim Vinca, Alternativa letrare shqiptare, Shkup, Shkupi, 2006, f.47 10
patriotike, tani në qëndër të poezisë vendoset njeriu me problemet dhe shqëtësimet e kohës. Disa përfaqësues të letërsisë së viteve ‘30 janë: Ali Asllani, Nexhat Hakiu, Kristaq Cepa (Kapa), P. Marko, A. Varfi etj. Proza. Në fushën e gjinisë së narracionit,në letersinë tonë ka pasur një mungesë tradite. Gjatë periudhës së Rilindjes ishin marrë me lëvrimin e prozës M.Grameno dhe M.Frashëri,por nuk u arrit ndonjë kualitet. Pas shpalljes së pavarsisë Noli e Konica arriten një lloj cilësie, por nuk i’u kushtuan veçanërisht prozës. Me gjithë atë proza e viteve ’30 pati një zhvillim të dukshëm. Është vlerësuar veçanërisht lëvrimi i romanit me përfaqësues kryesor Ndoc Nikaj (“Shkodra e Rrethueme”), Postoli (“Lulja e Kujtimit” dhe “Për Mbrojtjen e Atdheut” ), Haki Stërmilli (“Sikur t’isha djalë”), Sterio Spasse (“Nga jeta në jete, pse?”) etj. Sidomos romanet e Nikaj dhe Postolit, vuanin edhe nga dobësitë që karakterizonin letërsinë e Rilindjes, si: krijimi i situatave të pabesueshme e joreale, motivimi i dobet i veprimit, mungesa e analizës psikologjike e varfëria e gjuhës artistike. Por nismëtarë të vërtetë të kësaj proze janë Koliqi, Kuteli, Migjeni e Spasse. Për herë të parë proza jonë u shkëput nga karakteri përshkrues didaktik e moralizues, duke i’u afruar një proze moderne, që herë-herë vë në bazë të saj analizën psikologjike, gjë që e afron letersinë tonë më pranë nivelit bashkëkohor. Boshti tematik i kësaj proze është problematika shoqërore, jeta e përditshme, por edhe fati i femrës në shoqërinë shqiptare. Një temë e preferuar e kësaj periudhe është edhe ajo e kurbetit dhe e mallit për vendlindjen (ndërkohë që vazhdon të trajtohet edhe tema patriotike). Kjo përiudhë dallohet veçanërisht për metodën realiste të pasqyrimit të jetës, si dhe
për futjen e frymës
së krishterë ( ndryshe nga letërsia
romantike). Zhvillim të dukshëm mori gazetaria (publicistika). Sidomos, vlejnë të përmenden “Minerva” (gusht 1932-1936), “Iliria” (Tiranë, mars 1934-36) , “Përpjekja
shqiptare”
(
tetor
1936-39).
Por
edhe
“ABC”,
organ
i
përdyjavshëm, drejtuar nga Petro Marko. Ky organ ndikoi në përhapjen e ideve të majta, ndaj në 1936 u mbyll nga organet zogiste. Të nëjten
11
fizionomi pati “Bota e re” (prill 1936 - shkurt
1938) e përdyjavshme
liberale. Në këto vite vazhdon të botohen organet e Rilindjes Kombëtare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ndër këto organe përmendim: “Koha” (Korçë), “Liria e Shqipërisë” (Sofje), “Dielli” (Boston), etj. Në përhapjen e ideve luajtën rol edhe organet e shtypit katolik të Shkodrës, si: “Hylli i Dritës”, “Leka” etj. Problemet e shumta me të cilat duhej
të përballej Shqipëria në vitet e
regjimit zogist, bën që shumë nga intelektualët e kësaj kohe të mbështesin “komunizmin sovjetik”, ose të paktën socializmin”. Kështu, Kongresi i parë i shkrimtarëve sovjetikë, mbajtur në Moskë në 1934, pati jehonë edhe në Shqipërinë e asaj kohe.
12
KAPITULLI I DYTË 2.Mitrush Kuteli - Kush ishte ai? 2.1 Biobibliografia Mitrush Kuteli është pseudonimi letrar më i njohur i Dhimiter Paskos. U lind më 13 shtator të vitit 1907 në qytetin e Pogradecit. Mbaron studimet fillore në 1919 në vendelindje. Me anë të një burse që i kishte siguruar i ati, vazhdon dy vjet më vonë
për shkak të kushteve ekonomike në familje
kolegjin tregëtar rumun në Selanik, Greqi. Ishte njëri nga themeluesit dhe drejtuesit e shoqërisë së nxënësve shqipetar të Selanikut. Aspironte të vazhdonte studimet e larta për mjeksi në Paris, por rastësia bën që të vazhdoi studimet në Akademinë e shkencave të larta Ekonomike, në Bukuresht të Rumanisë. I kryen studimet në 1931, dhe në shkurt të vitit 1934 mbron gradën “Doktor i shkencave Ekonomike”. Punoi në Rumani ku pati disa funksione të larta në bankat e vendit, derisa në shtator të vitit 1942 kthehet përfundimisht në Shqipëri. Gjatë viteve 1928-1933 të qëndrimit në Rumani, është drejtues i gazetave “Shqipëria e Re”Konstance. Po në këte organ në vitin 1929 hap rubrikën “Shënimët Letrare”. Në 1944 boton “Shenime letrare”. Gjatë kohës që drejtonte shoqërinë e nxënësve
shqipetarë
të
Rumanisë,
në
1933
në
Bukuresht
boton
përmbledhjen e parë poetike të poetit Lasgush Poradeci “Vallja e yjeve”. E më pas, në 1937 librin e tij të dytë “Ylli i Zemrës”, në Konstancë shoqëruar me një pasthënie prej 40 faqesh. Në 1939 përkthen Emineskun. Profili i tij si prozator ishte paralajmëruar që me prozat “Më kot”, “Natë kollozhegu” etj, te “Shqipëria e Re”, por vepra që e bëri të njohur Kutelin ishte përmbledhja prej 8-rrëfimësh, “Nete shqiptare”, të cilat, siç shprehet edhe vetë i’a kushton nënës “për mallet dhe brengat e mërgimit”. U botua në Konstancë në 1938 dhe u ribotua në 1943 në Tiranë. Të tjera botime të këtij viti janë: “Mall e brengë”, Tiranë 1943 (e para përmbledhje poetike e Fan Nolit), shoqëruar me një parathënie (vështrim panoramik), “Këngë e britma nga qyteti i djegur” 1944 (“kushtuar kujtimit të babait, djegur e 13
vrarë me gjithë shtëpi prej ushtrisë italiane, në shtator të 1943, shumë nga fjalët e vepërs janë fjalët e tij”), “Ago Jakupi e të tjera rrrëfimë” ,1943”; “Sulm e lot”, 1944. Kjo përmban “Poemin Kosovar” të shkruar në 1943, gjatë një udhëtimi pune në Kosovë, “Poemin e Shëndaumit” dhe vjershën “Po te vdes në dhe te huaj” shkruar më 1941, është përfshirë në këtë vëllim kronika ilire “Në Prizëren midis të gjallëve dhe të vdekurve”– shkruar po në këte udhëtim; botuar me peudonimin Lugati; “Dashuria e barbarit Artan”1945; 1943- “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”; “Fshati im e pi rakinë” – 1943; riboton “Netë shqiptare”, 1943; “Kapllan Aga i Shaban Shpatës” - 1944; “Shënime letrare”- 1944 ;
“Rrëfime-Rrëfenja”- 1944;
“Havadan më
havadan” -1945 (pamflete). Në vitin 1944, së bashku me N. Hakiun dhe S. Spassen botuan për 6-muaj të përdyjavshmen “Revista letrare” (botimi i së ciles u ndërpre për shkaqe të luftës). Aty veç krijimeve origjinale të autorëve
bashkëkohorë prezantohej dhe folklori, letërsia e tradites,
letërsiae popujve te Ballkanit
dhe ajo boterore. Në vitin 1945 dha
kontributin e tij për themelimin e lidhjes së shkrimtarëve. Me këto mbyllet dhe etapa e parë e krijimtarisë së Mitrush Kutelit. Etapa e dytë përfshin veçanërisht botime në fushën e përkethimeve dhe të ripunimeve të përrallave e tregimeve epike legjendare. Arrestohet më 16 maj 1947 pasi kthehet nga udhetimi në Kosovë. Në 1949 lirohet me falje. Pas arrestimit të tij humbasin një sërë veprash e dorëshkrimesh. Pas burgimit punoi si përkthyes. Kështu do vinë në gjuhën shqipe emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore, ku përmendim : Gogol, Ostrovski, Tolstoi, Eminesku etj. Në 1966 i jepet, pas kërkesës së bërë, “leja për krijimtarinë”, por i ndërpritet në fillim të vitit 1967. Libërthi me poezi për femijë “Pylli i gështenjave” shënon
rikthimin e
tij
në letersi. Në 1962 boton
“Xinxifilloja”; 1964 “Netë më përralla në fshatin e qepeve” dhe në 1965 “Tregime të moçme shqiptare”. Nuk arrin të përfundojë një
roman me
temë nga bota ilire, “Në një cep të Ilirisë së Poshtme”, por boton në faqet e revistes “Nëntori” kapitullin e parë dhe të katërt: “Ditë paqeje dhe ditë lufte në Enkelinë e Mbretit Bardhyl”- 1964 dhe “Nga Dyrakioma në Bardhomë”. “Shkëputet nga dhembjet e kësaj jete” më
4 maj 1967, pa
pasur respektin dhe nderin që i takon. Pas vdekjes i botohet vëllimi “Baltë
14
nga kjo tokë” dhe vepra e plotë në pesë vëllime (1990), shoqëruar edhe me një parathënie nga prof.Nasho Jorgaqi. Gjithashtu në Kosovë botohen “Ago Jakupi e rrëfime të tjera” (Prishtinë 1968), “Tregime të moçme shqiptare” ( Prishtinë 1970), “Ago Jakupi” (Prishtinë 1984), “Sulm e lot” ( Prishtinë 1977). “Tregime të zgjedhura (Vjeshta e Xheladin beut e rrëfime të tjera”, Tiranë 1972, “Në një cep të Ilirisë së poshtmë”, Tiranë, 1983. Në 27.09.2002 nderohet me çmimin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Viti 2007 u shpall nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Viti letrar i Kutelit”.
2.1 Individualiteti i Mitrush Kutelit
3)
Personaliteti4 i Mitrush Kutelit / Dhimitër Paskos karakterizohet nga dashuria për vendlindjen / kombin dhe pasioni për letersinë. Te dyja keto tipare u bënë pjesë e formimit të tij që në vogëli: i ati ishte aktivist i lëvizjes patriotike dhe pronar i një bibloteke të vogël. Nga periudha e fëmijërisë Kuteli mban mend vizitat e patriotëve (M. Grameno etj) dhe librat e Spiro Dines, Naimit, Çajupit, Lumo Skëndos, K. Kristofodhit, Gj. Qiriazit etj. Siç është shprehur edhe Prof. Sabri Hamiti “… nuk mund të ketë vetëdije letrare një qark kulture që harron autorët e njohur të brezave të shkuar” 5). Në formimin e tij letrar la gjurmë “adhurimi i tij për rilindasit dhe aktet e tyre heroike e Patriotike6). Veç krijimtarisë gojore popullore te Kuteli ndikuan edhe tekstet religjoze të shqipes kishtare: përkthimet biblike të Kristoforidhit dhe përkthimet kishtare të Nolit. Formimi i Kutelit si njeri e shkrimtar nuk duhet ndarë nga kultura në të cilën u shkollua dhe vendit ku kaloi rrethe 22 vjet të jetës së tij. Siç vëren edhe studiuesi i lertersisë shqipetare Robert Elsie “shkrimtarët
3
Kuteli na paraqitet si letrar e njeri kulture, si vetje fort komplekse”, Martin Camaj, “Kuteli ende i pa zbuluem”, Gazeta Albania, 4 maj, 2000. 4 Në këtë çështje do të trajtojmë më tepër elementet që ndikuan në forminin e tij si individ. Ndërsa individualiteti letrar do të zbulohet në çështjet në vazhdim. 5 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Albas, 2000, f. 23. 6 Petraq Kolevica, Me Mitrushin, Toena, Tiranë, f 30. 15
shqipetar të Bukureshtit…ndikoheshin nga kultura kozmopolite e Rumanis së asaj kohe”7) Në çdo kritikë për Kutelin sot përmendet edhe ndikimi nga lertërsia ruse, të cilën Kuteli e pati lexuar qysh në rinin e herëshme. Një përberës tepër i rëndësishëm në formimin e Kutelit si shkrimtar, por edhe në planin jetësor është lidhja e ngushtë shpirtërore me kishën dhe kulturën Greke. “Theksimi i kësaj vazhdimësie dhe historie (është mbrojës krishtërimit tradicional – B. I) të provave të përjetshme e vënë Mitrush Kutelin përballë kohës së tij, kohë që mohonte lidhjet me kulturën tradicionale shqipetare në emër të një bote të re në luftë me gjithçka të vjetër, sidomos në lufte me vjertërsinë në institucionet dhe besimet të cilat u shpallën armiqësore. Mitrush Kuteli mendonte se kjo kulturë që ka dhënë prova të mëdha, do të dijë të rezistojë”8. Kuteli shkrimtar nuk duhet të ndahet nga Kuteli poet, publicist, kritik letrar, përrallëtar, folklorist dhe përkthyes; veprimtari që siç shprehet e bija Atlanta Pasko, i zhvillonte njëherazi “duke i ndërthurur edhe brenda 24 orëve të ditë-natës”. Kuteli është ndoshta i vetmi personalitet i njohur në fushën e letrave shqipe që nuk shfaqi as edhe një grimë smire për punën e letrarëve të tjerë. Aurel Plasari, studiues i jetës dhe veprës së Mitrush Kutelit shkruan: “ai nuk hodhi një copëz guri ndaj shkrimtarëve për të cilët ka shkruar”, “në qerthullin e mendimeve të tij ata vejevinë kurdoherë nën respektin sovran të shkrimtarit për shkrimtarin….”9. Ndërsa Ismail Kadare shprehet se “ Kuteli ishte i fundit, në fatin e të cilit u përsërit diçka nga tradita grotes10): u shkollua në nivel të ekspertit për ekonomi dhe financë, botoi në këte fushë, por pasioni i tij mbeti letërsia, shpallet tradhëtar dhe pse vepra e tij flet për të kundërten, si individ nuk u pajtua kurrë as me Monarkinë e as me diktaturën dhe u sulmua nga të dyja, si 7
Robert Elsie, Letërsia shqipe, Një histori e shkurtër, Skanderbeg Boks ,Tiranë, 2006, f.105. 8 Sadik Bejko, Njeriu dhe mëkati, në gazetën Standart, Tiranë 30 qershor, 2007. 9 Aurel Plasari, Shënime përmbi shënimet, në Mitrush Kuteli “Shënime letrare”, Grand Prind, Tiranë, 2007, fq. 27. 10 Ismail Kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Tiranë, 1991, fq. 50. 16
njeri I kulturës. Ai në jetë “ … nuk pati qenë veç lodër e fatit në këte bote…. ”
KAPITULLI I TRETE
2.
2.1.
Niveli i deritanishëm i studimëve mbi Kutelin Përkatesia në një përiudhë letrare
Emri i Kutelit në historinë e letrave shqipe lidhet me editorin, mbledhësin e folklorit, poetin, eseistin, prozatorin, kritikun letrar, përkthyesin, lëvruesin e rrëfenjës si llloj te ri letrar, rikrijuesin e baladave dhe legjendave. Kuteli u afirmua si shkrimtar në vitet ’30. Nis në këte përiudhë një fazë e krijimtarisë së tij letrare, e cila vazhdon deri në vitet ’45, me marrjen e pushtetit nga komunistët. Pas episodeve te njohura në këte përiudhë ndaj njerëzve të kulturës, të cilave nuk u shpëtoi as shkrimtari ynë, nis një fazë e dytë në krijimtarinë e Kutelit: ajo e përkthimeve mjeshtërore dhe e krijimtarisë kryesisht për femijë. Për shkak se jetoi dhe krijoi në dy epoka të ndryshme, por edhe pse nuk e bë asnjëherë pjesë e letersisë socrealiste (me gjithë disa krijime, kryesisht në poezi, të shkruara në fazën e dytë të krijimtarisë, të cilat do t’i trajtojmë më poshtë) ka pasur mendime të
17
ndryshme në lidhje më përkatesinë e tij në një periudhë letrare. Në vitet ’70, kur nis të përmendet emri i tij në letërsinë shkollore radhitet mes shkrimtarëve të letërsisë së traditës. Ndërsa pas viteve ’90, fillimisht trajtohet si shkrimtar i periudhës së Pavarësisë (1912-1939), e më pas si shkrimtar i letërsisë moderne shqipe. Teorikisht që të quhesh shkrimtar i një periudhe të caktuar duhet të kesh nisur dhe përfunduar aktivitetin letrar brenda asaj periudhe. Kuteli e nis krijimtarinë e tij letrare në vitet ’30 dhe e mbyll nga mesi i viteve ’60, ndaj asnjë nga këto përkufizime nuk është i drejtë. Më e saktë shkencërisht do te ishte të konsiderohej shkrimtar i letërsisë bashkëkohore shqiptare.
3.2. Kuteli mes romantizmit dhe realizmit Për nga mënyra e të shkruarit të gjithë studiuesit që kanë shkruar për Kunëtin kanë vërejtur se në shkrimët e tij ndjehet fryma romantike. Në përgjithësi është trajtur si romantik i vonuar. Edhe në historinë e letersisë shqipe, proza e Kutelit përkufizohet si “prozë realiste me një theks të dukshëm romantk11.. Ndërsa profesor Alfred Uçi, pasi analizon konceptin e “realitetit të zgjeruar” në veprat e romantizmit dhe të Kutelit (ky lloj realiteti shprehet me përfshirjen në objektin e artit edhe produktet e fantazisë e të imagjinatës, bestytnitë e ëndrrave) thekson se “Kuteli nuk vjen në këto pozita si romantik i vonuar”12), por ai është vazhdues i traditës romantike. Ndërsa prof. Nasho Jorgaqi te “Poetika e dokumentit” shprehet se Kuteli “është përpjekur për një konceptim realist të jetes, të tipave e te problemëve, por në të njëjten kohë ndihet prirja në përgjithësi për një frymë romantizuese. Dhe kjo duket në rradhë të parë në notat ekzaltuesë e nostalgjike, në mënyrën pak emfatike të formës së shprehjes, në ngjyrat e forta etj”13). Edhe tre vjet më vonë në parathënien e veprës së Mitrush 11
Historia e Letersisë Shqipe, Botim i Akademisë, f. 541 Alfered Uçi, Pesë të mëdhenjte e letersisë Shqioe në optiken e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f. 143-144. 13 Nasho Jorgaqi, Poetika e dokumentit, Naim Frashëri, Tiranë, 1987, f. 110 12
18
Kutelit, profesori nënvizon: “Disa nga problemët shoqërore që ngriti, fryma antifeudale, pakënaqësia e fshatarësisë,
stigmantizmi i pushtetit dhe
normave morale të bejlerëve, krijimi i karaktereve të fuqishme dhe i mjediseve të besueshme e bëjnë prozën e tij më të shëndoshë t’i takojë letërsisë realiste.”14) Por nuk shpjegon këtu se cilit minidrejtim të prozës realiste i takon Kuteli, duke theksuar vetëm faktin se nuk i përket drejtimit të realizmit socialist. Po të bëjmë një analizë të shkurtër të novelës “Vjeshta e Xheladin Beut” në ligjërim, gjuhë si dhe mënyra se si është trajtuar tema qendrore, Kuteli shfaqet si prozator realist. Ndërsa në tregime të tjera si “Më kot”, Kuteli shfaqet tipik romantik, por me tendencën për të trajtuar një temë realiste: tendenca për të përshkruar dukurinë e nizamit, përshkrimi nga pozita e një shtrati
emocional, zmadhimi i ngjarjeve shtrirja e dukurisë te të gjithë
shqiptarët) koncepti i gjuhës (si tek romantiket) mit që i përbashkon të gjithë shqiptarët (“rënkonin shqip”) e bejnë Kutelin të shfaqet si romantik. Tregime të tilla si “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit” apo “E madhe është gjëma e mëkatit” e çojnë Kutelin në pozitat e romantikut; gjithashtu edhe koncepti i katarsisit që arrihet me anë të sprovave, ballafaqimit me jetën apo domethënia morale e tregimeve. Në përgjithësi Kuteli trajton tema realiste, mirpo realizmi (si mënyrë të shkruari) nuk është i barabartë me temën, por me mënyrën si trajtohet dukuria. Ndaj na duket më bindës mendimi që e trajton Kutelin si vazhdues të rilindjes në një epokë të re, dhe jo si “romantik i vonuar”.
3.2.1 Kuteli dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare Krijimtarinë e vet letrare Kuteli e zhvilloi rreth dy dekada pas Rilindjes sonë Kombëtare. Me gjithë atë, kritika e çdo periudhe ka nënvizuar ndikimin e kësaj letërsie në veprën e Kutelit,
në përgjithësi ai është quajtur vazhdues
14
Nasho Jorgaqi, Parathënie, në Mitrush Kuteli, Vepra Letrare 1, Naim Frashëri, Tiranë , 1990, f. 54 19
i idealeve të Rilindjes, sidomos i idealit të demokracisë. Fryma romantike në veprën e tij ndjehet sidomos në trajtimin e temave që marrin fill nga e kaluara, paraqitja e jetës së fshatit, përshkrimi i natyrës shqiptare ( përshkrime të cilat janë vlerësuar si përshkrime antologjike), trajtimi i temës së kurbetit si një “e keqe shoqërore”, trajtimi i temës së gjakmarrjes (si dhe zgjidhja romantike e saj në ndonjë rast, si tek “Gjanomadh e Gjatollinj”), trajtimi i temës kombëtare-fati historik i Kosovës (në “Poemin kosovar”, e cila është vlerësuar si krijimi më i mirë që një tosk ka shkruar për Kosovën). Nga tri shfaqjet kryesore të realizmit: socialist, magjik, kritik, vetem të parin kritika mbi Kutelin e ka mohuar plotësisht, ndërsa realizmi magjik është ai, i cili nuk është vënë në dyshim, pavarësisht se
cilat elemente
janë të prirur të shohin studiues të ndryshëm: ata të folklorit tonë, elemntet fantastike, apo në përshkrimin e disa “të vërtetave të rendit universal që të
nxjerrin te vështrimet e mëdha të botës e të jetës, funksionimi i të
cilave mbetet mister ...”15). Profesor Alfred Uçi vëren në veprën e Kutelit, shfaqjen e realizmit kritik apo social në tregime të tilla si “Vjeshta e Xheladin Beut” apo “Xha Brahua i Shkumbanores“. Me gjithë atë kritika për Kutelin ka nënvizuar se ai nuk është lëvrues i realizmit kritik në letersinë shqipe, në atë masë sa Migjeni, por, as nuk përjashtohet të shkruarit nën ndikimin e këti lloj realizmi; i tillë intepretohet p.sh. qëndrimi kritik i Kutelit ndaj mbeturinave feudale. Të gjitha këto po të vendosen në kontekstin e kohës kur u shkruajtën formojnë një “qëndrim kritik ndaj regjimit komunist”– sipas profesorit A. Uçit. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen e profesor Uçit është një “variant” specifik i realizmi modern të shek. xx: realizmi grotesk. Ky lloj realizmi i shërbente Kutelit meqenëse ai vuri në themelet e krijimtarisë së tij “një botë kalimtare”: “perëndimin e botës mesjetare dhe lindjen e një bote të re enigmatike”, të cilën mund t’a përcillte “duke qeshur e duke përqëshur”, me anë të elementeve groteske, të cilat i mbartte
kultura
gaztore, duke i shndëruar ato në elemente “të ceremonisë së varrimit 15
Aurel Plasari, Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve, Apollonia, 1995, f. 13 20
artistik të asaj bote që i kish ikur koha”. Këtë lloj realizmi profesori e gjen në vepra të tilla si “ Lugetërit e fshatiti tim”; “Fshati im e pi rakinë”; “Kryengritje për lugat” etj, të cilat i cilëson edhe krijimet më origjinale e të papërsëritshme të M.Kutelit për “realitetin e zgjeruar”16). Në lidhje me këto formulime të prof. Uçit, studiuesi Behar Gjoka tenton të shpjegojë se grotesku është një mjet specifik letrar jo një rrymë, metodë apo drejtim letrar. Gjithashtu ai vëren se leximi që i bën profesor Uçi prozës kuteliane është “një lexim sociologjik e jo një prekje e vlerave letrare”17). Në punimin e tij për Kutelin studiuesi Sali Bashota edhe pse e pranon që në dy novelat “ Netë me përralla në fshatin e qepeve“ dhe “Qëtesi përpara fërtyme“ është i pranishëm elementi me përmbajtje nga koha aktuale shprehet se ato nuk janë pjesë përbërës e veprës së tij : “...nuk mund të thuhet se vepra letrare e M. Kutelit si përjeton të ndodhurat në realitetin social të kohës mirpo edhe atherë kur ato ndjejnë nëvojën e manifestimit aktual, disi mbesin të pamotivuara.”18). Në kontekstin e një prirjeje të përgjithshme sot, nga ana e kritikës letrare për t’i vendosur autorët dhe veprat letrare brenda kornizave të rrymave të shek xx. “Shkrimtarët e njohur te letersisë boterore, por edhe ata shqiptarë, të cilët kanë krijuar vepra letrare artistike në kuptimin e plotë të fjalës, nuk u janë përmbajtur dhe nuk u përmbahen as sot normave sipas të cilave patjetër duhet të krijohet vepra letrare”19). Në kontekst të këtyre shkollave letrare, Kuteli ka qenë në qëndër të diskutimeve nga studiues të shumtë. Mendimi më i përgjithshëm është ai që e sheh veprën e Kutelit si ekzistencë e njëkohshme e disa prej këtyre drejtimeve, por pa e përfshirë plotësisht në asnjërën prej tyre. Përkufizimi më i spikatur për Kutelin në vazhdën e këtyre diskutimeve
ka qenë ai i
16
Alfred Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, Rozafa, 2003, f. 142-154 17 Sali Bashota, Kuteli prozator poet, kritik,Rozafa, Prishtinë, 2007, f.122 18 Behar Gjoka, Proza e Kutelit, Ideart, Tiranë, 2004, f.14 19 Isak Shema, Aspekte të vlerësimit të letërsisë, në Letërsia si e tillë, Akademia e Shkencave, Instituti i Letërsisë dhe Gjuhësisë, Toena, Tiranë, 1996, f. 30-31 21
shkrimtarit dhe studiuesit Martim Camaj: “mik 3 - ditësh vetem për kalin, kudo të vendoset brenda kallëpeve të “izmave”.
3.2.2 Temat e trajtuara nga Kuteli Nga kritika e viteve ’45-’90, larmia tematike e motivore e Kutelit është parë në rrafshin sociologjik: tema e kurbetit, tema e nizamllëkut, tema e mallit për vendlindjen dhe
atdheun, lufta dhe përpjekja e fshatarit për
liri e drejtësi, nder e dinjitet, jeta baritore e tij me mentalitetin dhe bestytnitë që e karakterizojnë, tema e kaçakëve etj. Vitet fundit po vihen në dukje tema të tilla si “dëshpërimi social”, “fati i njeriut përballë kurthit të dëshpërimeve sociale shpirterore e morale”20); “Dashuria njerëzore e ballafaquar me dashurinë hyjnore”21),
jeta përballë vdekjes, tema
ekzistenciale, ekzistenca në një botë të vjetëruar që është në perëndim dhe një bote të re që po lind. Prof. Nasho Jorgaqi vëren se në temat e trajtuara nga Kuteli mungon “tema aktuale”, “problemet e drejtëpërdrejta të kohës”. Ndërsa prof. Alfred Uçi vëren se një tip i veçantë i prozave të Kutelit janë pikërisht ato që për shkak të kohës kur u shkruajten, kanë në bazë të ndërtimit të tyre një shartim mes lëndës folklorike dhe lëndës me tematikë njerëzore, të kohës. Sipas profesorit lënda folklorike mund të qëndrojë si pjesë më vete, ndërsa “internexot”- të cilat janë bartësë të lëndës jetësore (biseda e dialogje që sjellin jehonën e atmosferës shoqërore e psikologjike të viteve ’30 në Shqipëri) intermexot, pra nuk mund të qëndrojnë më vete. Këtë mendim profesori e mbështët me argumente nga tregime të tilla si "Netë me përralla në fshatin e qepëve” apo në vëllimin “Xinxifillua” etj. “Kuteli është shkrimtari më emblematik, i cili i ndërtoi rrëfenjat e tij mbi bazamentin, përvojën, substratin e letersisë popullore...por edhe atë (përvojën - B.I) të periudhës rilindësë...”22). 20
Sali Bashota, Kuteli prozator, poet, kritik, Rozafa, Prishtinë, 2007, f. 16-17 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, Albas, 2002 f. 22 22 Sali Bashota, Kuteli prozator, poet, kritik, Rozafa, Prishtinë, 2007, f. 21
22
Por “Kuteli është vazhdues i idealeve të Rilindjes Kombëtare, por u qëndroi besnik në kushtet, kur vendi ishte i pavarur, kur këto ideale nuk kishin gjetur realizim të plotë...spikat si shfaqje e prirje e re fryma antimesjetare dhe antifeudale”23). Lidhja me letërsinë gojore popullore, veçanërisht me folklorin e trevës së tij, është vënë në dukje dhe nga vetë autori në tekstë të ndryshmë autobiografike, si dhe në shënimet që vendos në fund të veprave të tij (p.sh. “Punuar sipas dy legjendave të dëgjuara në Pogradec”, “Punuar pas një përralle të dëgjuar në Pogradec, në vogëli”, etj.). Veçse duhet theksuar se elementi popullor është pjesë e çdo krijimi të Kutëlit, dhe në ato me vlera antologjike e që janë cilësuar si proza autoriale (p.sh. “E madhe është gjëma e mëkatit”– në hyrje të së cilës autori shënon së është punuar sipas dy legjendave të vendlindjes së tij. Folklori është një nga përbërësit kryesorë të formimit të Kutëlit si shkrimtar. Tjetër gjë janë punimet që u bëri tregimeve, baladave, legjendave shqiptare (në vëllimin “Tregime të moçme Shqiptare”, “Xinxifillua”). Prania e elementeve gojore në krijimtarinë e Kutelit, veçanërisht në kohën e diktaturës ka qenë dhe më e theksuar. Ai fut elemente popullore në çdo shrkim të tij për të qenë “i besueshëm” dhe “i pranueshëm” në rrethanat në të cilat shkruajti. Siç e shpjegon edhe prof. Kujtim Shala “Bëhet që prirja e tillë e autorit të mund të jetë pjesë e formimit të tij deri në atë masë sa që ai ndjen të nëvojshmë që edhe një teksteve (inkoherenca gramatikore është e origjinalit- B.I) me bazë krejt autoriale t’u ndajveshë referenca orale, sikur që është e mundur që referencën orale autori t’a përdorë, fundja, për qëllime jashtëletrare si dëshmi të lidhjes me kulturën popullore “çka përbënte një kartë pozitive për korrelacioet në pushtetin që thirrej në “vlera të trashëgimisë dhe kulturës e traditës
popullore”. Madje një
referencë e këtij modeli, mund t’i ngjallte autorit iluzionin se do ta 23
Alfered Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë Shqipe në optiken e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f. 141 23
shpëtontë tregimin e tij, mëqë diskursi dhe ambientimi fund e krye biblik mund ta rrezikonte tregimin jo vetëm me mosbesim, por dhe ta shndërronte atë në atak ndaj jetës së autorit...I mbështëtur për muri nga tirania komuniste e Tiranës, atij si mbetët gj tjetër veçse të “luante” me mundësitë e lejuara për të shpëtuar kështu nga kotësia dhe tmerri i jetës nën diktaturë. Ishtë kjo një mënyrë e azilit shpirtëror ...Kuteli ka sakrifikuar vetëdijshem statusin autorial dhe mundesitë e përdorimit të imagjinatës në drejtim të krijimit të strukturave rrëfimtare origjinale, me baëz nga folklori, në favor të një shkrimtari, thënë kushtimisht, kulturor”24. Dhe për këtë Kuteli u vlerësua në mënyre të veçantë në kohen e krijimit: “Tregimi kutelian...është ngritur ose shartuar kryesisht mbi trungun
e
rrëfimit popullor shqiptar...ai e ngriti prozën e vet mbi bazën kombëtare, iu drejtua frymës dhe modeleve të rrëfimit popullor”, “si në brendinë ashtu dhe në trajtën e saj”
. Por “veçanësia qëndron pikërisht në këtë kryqëzim
25)
me fat mes prozës së kultivuar dhe formave narrative gojore.”26). Ajo që Kuteli “merrte nga folklori” është vetëm motivi dhe “ideja e përgjithshme tematike“, ajo që i ndizte shkrimtarit frymëzimin fillestar është imagjinata e tij dhe forca inventive që “i mbushte si skeletin me mish e jetë të gjallë...”27).
3.3 Ritregim/rikrijim Është diskutuar shumë nga kritika edhe çështja e ritregimit/ rikrijimit kryesisht në vëllimin “Tregime të moçme Shqiptare”. Vetë autori
në
parathënien e këtij vëllimi shkrua: “Doemos, duke u kthyer në tregime, pra në prozë, baladat dhe rapsoditë kanë humbur shumë nga bukuria dhe 24
Kujtim M. Shala, Kujtesa e tekstit, Buzuku, Prishtinë, 2003, f. 152-153; 166-167 Nasho Jorgaqi, Parathenie, në Mitrush Kuteli, Vepra letrare 5, Naim Frashëri, 1990, f. 19 26 Nasho Jorgaqi, Poetika e Dokumentit, Naim Frashëri, Tiranë, 1987, f. 111 27 Alfered Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letersisë Shqipe në optikën e një rileximi, Vatra, Shkup, 2003, f. 14 25
24
freskia e tyre, nga hovi këngëtar, nga ngjyrat e shumta të poezisë ...sepse të përpiqësh t’a kthesh këngën në tregim është pothuajse e njëjta gjë sikur të përpiqësh ta fusësh qiellin e kaltër në një kuti të errët apo të ngjeshësh tërë pranverën brenda në trastë...”28). Profesor Sali Bashota bën një analizë të gjatë të “Poetikës së ritregimit” të baladave dhe legjendave, ritregimin e këngëve kreshnike. Ai nxjerr në pah gjithë meritat e Kutelit në lidhje me këto ritregime (duke analizuar një nga një disa nga prozat e tij autoriale, parë në vështrim krahasues me tekstin burimor), dhe e quan vetëvleresimin e Kutelit një “paragjykim” i tejkaluar. Kryesisht ai vlerëson rrëfimin autorial të Kutelit, i cili e pasuron ritregimin në detaje, me ndërtimin stilistik e gjuhësor; vlerëson përmbajtjen më të nuancuar e më të ngritur stilistikisht si dhe me të fuqishme e me të ngjeshur poetikisht; thellimin e elementeve patriotike, luftarake e morale të këngës së Gjergj Elez Alisë; ruajtjen e vargut popullor e ritmin; vlerëson gjithashtu konkretizimin apo tipizimin e disa personazheve e ngarkesën edukative e diturore të këtyre tregimeve; shtresimet e shumta të moralitetit në këngët e kreshnikëve etj.
.
29)
Në menyrë të veçantë kjo pjesë e krijimtarisë së Kutelit është vlerësuar nga profesor
Alfred Uçi, madje ai e quan atë dhe “çelësin e stilit origjinal,
të mevetësishëm të tij” por, sipas profesorit, nuk është vënë re “sa i madh ishtë kontributi krijues e rikrijues” i shkrimtarit. Nga
kjo pikëpamje
Kuteli mund të krahasohet me autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore si Ezopi, La Fonteni, Andersen, Bokaçio, Rabële, Servantes, Hofman, Gogol etj. Ndërsa vlen të veçohet mendimi i studjuesit Kujtim Shala: për statusin e tregimeve
kutelian ai veçon statusin autorial dhe atë ezopian. Sipas tij
përrallat e ritreguara nga Kuteli janë më autoriale se tregimet e moçme. Merita e Kutelit në këtë fushë është se arriti t’a kthejë përrallën popullore në përrallë letrare. Është vlerësuar veçanërisht njohja nga Kuteli e letërsisë
28 29
Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, Tiranë, 1965, f. 111 Sali Bashota, Kuteli prozator, poet, kritik, Rozafa, Prishtinë, 2007, f. 83-113 25
së kultivuar dhe letërsisë popullore, gjë që ndihmon në moscënimin e vlerave të asnjëres. Kritika e pas viteve ’90, duke u fokusuar në një shikim të brendshëm të veprës, jashtë konteksteve sociologjike e kultorore e sheh veprën e Mitrush Kutelit veçanërisht prozën autoriale, si një krijimtari “që njëherit t’i përkujton dhe t’i mergon tutje me shpoti rrymat dhe
metodat letrare të
kohës shkrimore dhe me gjerë se kaq”. Është pranuar tashme gjerësisht nga kritika letrare se Kuteli është përfaqësues i modernitetit në letërsinë shqipe (së bashku me Lasgush Poradecin e Ernest Koliqin). Por “proza e Kutelit karakterizohet nga një modernitet me i vështirë ( se ajo e Koliqit- B.I) për t’u klasifikuar, si për strukturën e formës narrative që përdor, ashtu dhe për formen e përmbajtjes...”30). Në studimet për Kutelin gjithmonë është vënë në dukje stili i veçantë letrar me anë të të cilit Kuteli krijoi një shkollë e cila pati ndjekës në letërsinë e mevonshme që, siç shprehen stdutjuesit e Kutelit, nuk do të tëjkalohet as edhe një gjysmë shekulli me vonë.
3.4 Gjuha në veprën e Kutelit Ashtu si në tërë veprën e vet edhe në fushën e gjuhës, Kuteli mbetet ndjekës dhe adhurues i gjuhës së rilindsave. Në këtë fushë ai mbahet si mjështër në letërsinë shqipe. Edhe pse Kuteli
ishtë njeri i kulturës në
shkrimet e veta perdori toskërishtën letrare. Sipas spjegimit që jep profesor Jorgo Bulo: Së pari: Raporti gjuhë - dialekt në prozën e Kutelit paraqitet si problem stilistiko- letrar, jo linguistik; së dyti: gjuha e përdorur prej tij nuk duhet parë në kuptimin e ngushtë të dialektit, por ajo përbehet nga gjallëria e larmia
e
gjuhës
së
folur.31
Përveçse gjuhën e vendlindjes e ngre në nivel artistik profesor Aurel Plasari 30
Blerina Suta, Disa aspekte të narracionit në prozën e Kutelit, në Studime Filologjike, Tiranë, nr -2, 2002 f. 139 26
vëren se Kuteli është ndër ata shkrimtarë “...që patën aftësinë të bëhen menaxherë modern të hieartizmit
(kur flet për gjëra të shenjta, gjuha
bëhet e shenjt– B.I) të gjuhës ametare”, dhe këtë në historinë e letrave shqipe e kanë arritur “Donat Kurti për gegërishtën dhe M.Kuteli për toskërishtën letrare” Po sipas tij “...dy mesues të medhenj pati M.Kuteli në fushë të gjuhës: krijimtarinë gojore të popullit dhe tekstet reiligjoze të shqipes kishtare ...”32). Në prozëshkrimin e Kutelit, gjuha është shenjë estetike e përdorur vetëm për qëllime të artit. 3.5 Elemente të modernitetit në prozën e Kutelit Komponente
të
modernitetit
në
prozën
kuteliane
janë
përmendur
veçanërisht stili dhe rrëfimi letrar; “intertëkstualiteti i cili shfaqet dukshm përmes grafisë së kllapave”33), “gërshetimi narativ edhe me nuancat e dialogimit”34). Ndërsa A.Plasari shton edhe “përshkrimin e një palë mardhëniesh kohë e hapësirë origjinale për traditat e moçme folklorike e njëkohësisht për prozën moderne“
35
.
Edhe studiuesi Kujtim Shala e përcakton Kutelin si autor të modernitetit: “Moderniteti kutelian del fuqishëm në planin e diskursit, të procedimeve ligjërimore...”36. Në lidhje me shfaqjet moderne në letërsinë shqipe profesor Rrexhep Qosja37) shprehet se në letërsinë shqipe si në Shqipëri dhe në Kosovë, ku realizmi soëialist “ nuk ishtë doktrinë zyrtare” u zhvillua “... një akronizëm letrar : “modernizëm “ pa pakenaqësi, pa mospajtim, pa revoltë shoqërore e morale, pa disidencë shpirtërore... Ishtë ky në thelb një “modernizëm” pa moodernizë, domethenë, një përpjekje risimesh në të cilin harrohej qëllimisht së modernizmi është i tërë apo nuk është, në të ëilin harrohej 31
Jorgo Bulo, Seminar mbi veprën dhe gjuhën e Mitrush Kutelit ,në Studimr Filologjike, nr .2, Tiranë, 1999, f.134 32 Aurel Plasari, Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve,Apolonia, 1995, f. 105, 100 33 Blerina Suta, Disa aspekte të narracionit në prozën e Kutelit, në Studime Filologjike, Tiranë, nr -2 , 2002 ,f.59 34 Behar Gjoka, Proza e Kutelit, Ideart, Tiranë, 2004, f. 59 35 Aurel Plasari, Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekureve, Apolonia, Tiranë, 1995, f. 60 36 Kujtim M. Shala, Kujtesa e tekstit, Buzuku, Prishtinë, 2003, f. 91 37 Rexhep Qosja, Nocione magjepsësë, në (...) Prishtinë, 2006, f. 173-174 27
keshtu së përmbajtja dhe forma e trajtimit të saj që do të jetë i vërtëtë, artistike,
janë
të
pandara
“zhvillohet
keshtu
një
novatorizën
i
konformizuar” Sipas tij “... Letërsia shqipe është një letërsi vitaliste, në bazën e së cilës qëndrojnë nacionalizmi dhe pozitivizmi. Kulte të krijuesve të saj janë historia, tradita, ardhmeria, shëndeti e jo sëmundja”. Duke i quajtur këto elemente të modernitetit në letërsinë shqipe “nocione magjepsësë“ profesori shpjegon së në letërsinë mes dy luftërave por edhe deri në
“përmbysje të komunizmit”, mund të gjendet ndonjë vepër e
veçantë e përbërësve kompozicionale e gjuhësore për përshkrimin e të cilëve të mund të përdoret ndonjë a disa prej këtyre katëgorive ( negative B.I )”. Në faktë në prozëshkrimin e Kutelit ka disa veçori që s’njiheshin në letërsinë shqipe dhe që janë karaktëristike për Kutelin. Të tilla janë: Së pari : nocioni kohë – është shume i veçantë te Kuteli. Në prozën “Tat Tanushi i Bubutimes” autori luan me nocionet kohë e hapësirë, gjithashtu dhe në tregime të tjera, si tek “I vdekuri dhe i gjalli“ ku autori bën dhe konkludime të tilla si, në botën e përtëjme “
koha rrjedh shpejtë së jemi të lumtur ndërsa tek ju ngadalë së jeni
fatkeq ”. Me gjithë atë Kuteli nuk sjell atë çorientim që sjellin përfaqësues të vërtëtë të modernizmit si Xhojsi, Prusti e të tjerë, sepsë Kuteli dhe në këtë aspekt mbetët ndjekës dhe adhurues i letërsisë popullore. Së dyti : Shumëkuptimësia e veprës- me këtë Kuteli u përgjigjtët edhe prirjeve të brendshme të tij (të shkruajturit në menyrë simbolike), por edhe për shkak të nivelit të lexuesve (rreth 85 % e poullsisë janë analfabetë në Shqipërinë e këtyre viteve). Së treti : fuqia e madhe shprehëse;
28
Së katërti : struktura të shumëkuptimshe mitologjike e arkaike me shtrirje simbolike – kjo te Kuteli është e kudogjendur (si p.sh të “Tat Tanushi i Bubutimes “apo “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit” etj.) por edhe në këto raste Kuteli mbështëtët në filozofinë popullore. Së pesti: absolutizimi i imagjinatës - me personazhet që krijon (të gjallë e të vdekur), Kuteli e çon imagjinatën në ekstrem. Të treguarit me vërtëtësi të madhe, njësoj si rrëfimtari popullor, e bën Kutelin të pranueshem e të besueshem pavarësisht sa të “pranueshme“ janë ato për logjikën. Edhe këtu Kuteli është brenda
kuadrit të filozofisë popullore, duke futur në
letërsinë e kultivuar personazhe fantastike, lugetër etj. Së gjashti: monologu i brendshëm, është një nga menyrat bazë për karaktërizimin e personazheve. Por nga ana tjetër në veprën e Kutelit nuk kemi gjetur elemente të tjera të modernizimit, si p. sh: së pari: teknika të reja shkrimore – Kuteli e mbështët rrefimin e tij te ligjërimi popullor. Kjo nuk nënkupton se Kuteli nuk sjell risi me shkrimin e tij, porse menyra që ai ka zgjedhur për të ndërtuar prozën është e përshtatshme për ç’do lloj lexuesi.; së dyti: fragmentarizmi ose mënjanimi i fabules shfaqet shumë pak; së treti: psikanaliza: për Kutelin është karakteristik
të rrëfyerit pa pasur si qëllim të zbulojë botën
psikologjike të personazhit, edhe pse në ndonjë rast bën përjashtim (si tek figura e Xheladin Beut apo te Ago Jakupi); së katërti: konceptimi i veçantë i të keqës. Rrëfimi duke u bazuar në anët me negative për një shtresë të caktuar (bejlerët) nuk përafrohet aspak me konceptimin për të keqën te autorë si Bodler, Rembo etj. Te Kuteli ajo lidhet me pikëpamjen realistë për artin; së pesti: krijimi i letërsisë së ideve; së gjashti: largimi nga lexues iështë
kjo
pika
modernistëve
e
ndarjes
së
Kutelit
nga
modernizmi,
përkunder
Kuteli është shume pranë lexuesit; së shtati: letërsia e
opozitës ndaj traditës dhe shoqërisë bashkekohore; së teti: zëvendësimi i katëgorive
qëndore
estetike
të
letërsisë
klasike:
e
bukura
dhe
e
madhërishmja, nga e shemtuara, tragjikja dhe tragjikomikja. Vertëtë që në ndonjë proze të Kutelit ky tipar i modernitetit verehet, pror kjo lidhet me
29
krijimin e prozave realistë (si “ Vjeshta e Xheladin Beut “). Pra ky zëvendesim te Kuteli bëhet për të treguar me vertëtësi; së nënti: shpërberja morale dhe dehumanizmi, madje edhe i dashurisë e vdekjes. Në lidhje me vdekjen, Kuteli shfaq një konceptim popullor. Nuk vlen ky përkufizimin as për vjershat e fundit të jetës së tij, të cilat u shkruan në momentë të vështira jetësore. Ndersa për ndjenjën e dashurisë, Kuteli ka shkruar faqët më të bukura të noveles “Tat Tanushi i Bubutimes”, “Rinë Katërinëza” etj. Ajo është forca më e madhe lëvizëse për Kutelin, madje qëndron në disa momente, edhe mbi dashurinë hyjnore. Së dhjeti: mbizotërimi i dhembjes, kotësisë, pikëllimit, vetmisë, absurdit, shprazetisë, iluzionit, braktisja e individit nga kolektivi, kulti i vdekjes. Kulti i vdekjes është shume i përdorur nga Kuteli, siç e përkufizon dhe profesor Uçi, autori ka për vdekjen një konceptim të tille si ai i filozofisë popullore. Mirepo nuk shfaq as tragjizëm as pesimizëm. Ndërsa absurdi mbizotëron tek proza “Me kot“, asthu si dhe dhembja e kotësia. Mirpo kjo, ashtu si dhe te “ Vjeshta e Xheladin Beut“, përdoret për të qënë realist. Në kontëkstin e modernitetit, kritika e përshkallëzon mendimin duke tentuar të përcaktoje se ç’shkolle të realizmit i përket proza e Mitrush Kutelit. Shpesh herë kritikët mbi vepren e Kutelit kanë hedhur idenë e pikëtakimeve mes novelës
“Vjeshta e Xheladin Beut” të Kutelit dhe
krijimtarisë së shkrimtarit përfaqësues të realizmit magjik Markes. Në lidhje me ketë profesor Aurel Plasari thekson se “lidhjet e Kutelit me tregimin fantastik aq të theksuara janë, sa domosdomerisht i bejnë sfidë realizmit së paku një realizmi në kuptimin e tij klasik”38). Me tej, profesor Plasari tregimit fantastik të Kutelit i vesh vleren e paraqitjes së autorit me artin letrar kundër “së besueshmes”– një paragjykim ky që me shume e ka dëmtuar artin. Edhe profesor Alfred Uçi e pranon ekzistëncen e realizmit magjik te ky tregim, por ai shkon me tej, kur pohon se ky lloj realizmi shfaqet edhe në një grup tjetër rrëfimesh: “Kuteli në ketë rrugë (me paraqitjen në vepër të
38
Aurel Plasari, Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve, Apollonia, 1995, f. 46 30
fantazmave, lugetërve të vdekurve
që ngjallen etj– B.I) ka afirmuar një
trajtë të “realizmit magjk”39). Vlerën e kesaj krijimtarie profesori e sheh së pari në faktin se e pasuron “konceptin estetik të realitetit në art me krijimtarinë origjinale letrare të kombit tonë“, dhe së dyti në faktin se Kuteli krijoi një variant origjinal të realizmit magjik para së të ideoej si koncept teorik e jo më si praktikë letrare “gjë që i bën nder atij dhe letërsisë shqipe...”. Sipas studiusit Behar Gjoka shkrimet e Kutelit brenda kuadrit të realizmit magjik, nuk u ndikuan aspak prej kësaj shkolle, e cila nuk ishtë formuar ende, por për shkak të distancës “kohore dhe gjuhësore ... nuk ndikoi aspak në autorët që e ngritën në apogje (Borges, Markes etj.– B.I )”. Por, vazhdon ai, “Ndërprerja e detyruar (e krijimtarisë së realizmit të veçantë) dhe përshtatshmeria e pashmangshme në kontestët e reja, bëri që faektura e realizmit magjik të shkruhet brenda qënies së shkrimtarit, gjithsei pa u fikur në të gjitha kuptimet.”40). 3.6 Koha dhe jashtëkohesia Një veçori e prozës së Kutelit është edhe ajo që në kritikën për të është njohur me emërtimin largësi apo distancim kohor. E kaluara dhe e sotmja në prozën e Kutelit shihen nga kritika si
“kategori historike“, që nuk
shkeputën nga njëra-tjetra, por gjithsesi me së shumti është folur për një “fryme ekzaltimi pas së kaluares“. Sipas shpjegimit të profesor Nasho Jorgaqit në parathenien e Vepres letrare të Kutelit (1990) kjo fryme ekzaltimi vjen si pasojë e pakenaqësisë nga aktualiteti, bashkekohësia, aq sa e kaluara mund të shihet veçse në pastërtinë e moralit, në vlerat e larta shpirtërore e patriotike. Te kjo kohë e pasur me luftra dhe trimerira, ku shkëlqyen mjaft virtyte të fshatarit, po edhe të mbushura me padrejtësira, shtypje e shfrytëzim, ai ka gjetur burimin e pashtërshem për të rikrijuar karakteret, ngjarjet e ambjenteve fshatarake41) Në përgjithësi largimi i
39
Alfred Uçi estetika brenda rrëfimit kutelian, në gazetën SHQIP, Tiranë, 25 gusht 2007 Behar Gjoka, Proza e Kutelit, Tiranë, Ideart, 2004, f.21 41 Nasho Jorgaqi, Poetika e dokumentit, Naim Frashëri, Tiranë, 1987, f. 92 40
31
Kutelit nga realitëti është konsideruar si një prirje romantike, por në lidhje me këtë duhen sqruar dy çeshtje : Së pari : Sipas mendimit të profesor Alfred Uçit, një shkrimtar i talentuar ka si pikënisje vetëm realitetin, është aftësia e tij krijuese për të krijuar një realitët
të
ri
estetik.
Keshtu
që
tregimet
me
lugetër,
fantazma,
hiperbolizime groteske nuk duhen parë si largim nga realiteti apo varfërim i përmbajtjes sociale të artit. Këtë nënkupton edhe Sartri kur shprehet “...arti nuk e humbet aspak angazhimin, përkundrazi...kerkesat gjithnjë e me të reja, sociale ose metafizike, angazhojnë artistin të gjeje një gjuhe të re, teknika të reja.”42) Së dyti : Kjo largesë kohore ka një “funksion ideoartistik” në prozën e Kutelit: duke përshkruar të kaluarën e largët historike, Kuteli zbulon thelbin e kohës në të cilën jetoi e krijoi, ose siç shprehet professor Jorgaqi, i bën “ jehonë ... gjendjes së fshatit shqiptar të epokës që jetontë shkrimtari. “, ato kanë “ tingëllimin e tyre aktual dhe për kohën kur dolën ...sado të ndodhura në kohë të kaluara, ato (temat e trajtuara– B.I) flisnin dhe për kohët e reja“
.Pra “Kuteli i flet kohës së tij në menyrën e vet dhe hyn në
43)
dialog me të”
. Këtë distancë kohore, që vërehet edhe në planin jetësor,
4)
studiuesi Spiro Gjoni, e quan “jashtëkohësi“ dhe e shpjegon me faktin jetësor të të jetuarit dhe të krijuarit larg realitetit të vendlindjes. Por në të njëjtën kohë ai e përkufizon “jashtëkohësinë“ letrare të Kutelit si një veprim të vetëdijshëm të tij. Për këtë ai shprehet se Kuteli “... në asnjë moment të jetës së tij, nuk pelqën të jetë konformist, por as disfatist”44 . Studiuesi Gjoni i vesh këtij koncepti të veprës së Kutelit funksione të shumëfishta si në planin ideor ashtu dhe në atë artistik, sipas tij, ajo është jo vetëm bashkëkohësi, por edhe gjithkohësi. Po ky studiues shprehet me tej se distancimi kohor i Kutelit nuk del tëj përmasave reale, por është në kufij të përcaktuar qartë: nga lashtësia ilire deri në vitet e luftës së dytë botërore, ndersa distancimi në hapësirë është me i rrallë dhe përfshin trevat shqiptare dhe mjediset shqipfolësë. 42
Zhan Pol Sartri, Ç’është Letërsia, DeaS, 1998, f.22 Nasho Jorgaqi, Poetika e dokumentit, Naim Frashëri, Tiranë, 1987, f .93-94 44 Spiro Gjoni, Studime për autorë të ndaluar..., f .235-236 43
32
Ndersa studiuesi Sali Bashota vëren se në veprën e Kutelit ka dy kohë: ajo e shkuara dhe koha aktuale, ecin paralel dhe kanë një forcë ekuilibri mes tyre
“... koha e shkuar
përfaqëson pozitën dhe perspektivën e
personazhit” dhe lidhet me disa “forma të thjeshta të epikës: miti, përralla, legjenda. Ndermjet ketyre dy kohëve qëndron “tregimtari që intrrpreton dhe vlerëson “45). Në vazhdën e këtyre studimeve për fenomenin kohë në prozën e Mitrush Kutelit mjaft interesant është studimi i profesor Aurel Plasarit në “Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve“, veçanërisht për krijimet “Sbulesa e dytë e Pjetër Kulirës“ dhe “E madhe është gjëma e mëketit”. Duke u nisur nga zbulimet e fizikës klasike (Ajnshtajni, Njutoni) për realtivitëtin e kohës, kohë që nuk rrjedh në absolut dhe as në një drejtim të vetëm, në tregimet e sipërpërmendura Kuteli qëndron, siç e prekufizon dhe shpjegon profesor Plasari, “ përsipër kohës “(epikroni), që do të thotë “të jesh çliruar nga tmerri i të nënshtruarit të kohës, të jesh zot i kohës, të fitosh “hapësirën hierarktike”, e cila ka për simbole “...flatrën, të ngjiturit përpjetë, fluturimin, dlirësinë dhe ndriçimin e veçantë .” Studiuesi konkludon se : “Shkrimtarët e shatit të Kutelit kanë favorin gati hyjnor të një tjetër kahu lidhjesh: atyre që venë nga e tashmja në të ardhmen ... japin e marrin jo veç me të kaluarën, por ngjtën nëpër vertikalen e kohës ...” 46) Dëshira e Kutelit për të shkruar një roman për Ilirinë dhe veprimtaria letrare e tij në përiudhën e dytë të krijimtarisë, bën që shpesh Kuteli të quhet “autori i përrallave“ apo “ Kuteli i tregimeve të moçme“, duke aluduar qartë se Kuteli nuk është shkrimtar i “së sotmes“, por shkrimtar i një periudhe të kaluar, shkrimtar i së
shkuares historike. Siç e theksuam dhe me lartë,
Kuteli nuk është aspak i larguar nga realiteti, ai në menyrë të qëllimshme e të vetëdijshme e kalon cakun e një kohe të caktuar. Aq me shume në rrëfimet mitike, përrallat fantastike, epike e legjendare, e përfytyrimi i “kohës së mbyllur“ nuk e largojnë Kutelin nga koha në të cilën krijoi. Që në 45 46
Po aty f. 202 Aurel Plasari, Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, Apolonia, Tiranë 1995, f. 16 33
titujt e tregimeve duket që koha e përdorur është nata : “Natë kollozhegu”, “Natë muaji maj”, “Natë gushti”, “Natë vjështë të tretë”, “Net shqiptare”, “ Lugetrit endajnatës” etj. Profesor A.Uçi e argumenton këtë me konceptin e “kohës së mbyllur”, i cili huazohet nga zhanre popullore. Shkrimtari qëllimisht i “mbështilltë gjithë ngjarjet, situatat e veprimet ... në tisin e një kohe të kaluar, të largët, të një të shkuare përrallore dhe eterne. Konceptit të kohës së mbyllur i nënshtrohet edhe prirja për të lidhur ngjarjet me muajt dhe stinët ciklike ...” Studiues të tjerë e lidhin nocionin “natë” në prozëshkrimin e Kutelit me fakitn se autori krijimet e tij i quan “rrëfenja“, pra ashtu si përrallat popullore ato rrefehen në ndajnatë. Studiuesi Sali Bashota e çon mendimin me tëj kur argumenton se “nocioni natë merr atribute përmbajtësore dhe ideore, domethenë shpjeguese dhe realizuese; ajo me shume luan rolin lidhës të personazheve të pandryshuesheme (statike) dhe atyre që ndryshojnë (dinamike) ... pothuajse, gjithnjë luan funksionin e pare, domethenë ajo ekziston si kohë për intriga ...”47 3.7 Diskursi biblik në krijimtarinë e Kutelit. Proza kuteliane e shpërfaq dukshem praninë e hyjnores dhe të Hyjit. Edhe për nga formimi dhe botëkuptimi i tij, Kuteli shenjtë. Në shënimet autobiografike
është adhurues i
librit të
shprehet se mesues të tij në fushë
të gjuhës, veç të tjerash, ishin edhe Dhjata e Re dhe Dhjata e Vjetër të përkthyera nga Kristoforidhi dhe Fan Noli. Për lidhjen e Kutelit me “librin e librave“ miku i tij Sadik Bejko kujton një thenie të shkrimtarit të shprehur atëhere kur edhe vetëm
të menduarit e saj përbëntë
ekzistëncën e tij : “Dhe ja ...ja
rrezik për
bomba që ai leshoi nga goja: lexoi Biblen
dhe Kuranin, në doni të dini gjërat me të vjetra për humanizmin , me të lashtat”.
48)
Ndryshe nga poeti novator në lertërsin shqipe Migjeni, për të cilin Veli Stafa shkruan: “E lindi edhe ai .....i paisur me një zot të madh, të randë....por të 47 48
Sali Bashota, Kuteli prozator, poet, kritik, Rozafa, Prishtinë, 2007, f.118 Sadik Bejko, Njeriu dhe mëkati, në gazetën Standard, Tiranë, 30 qershor 2007 34
përkoshëm. Ke djepja i thonë: Qe zoti yt, adhuroje. Por poetët janë të paqetë,... Migjeni nuk u kenaq me kaq, eci nëpër male kambë për kambë me malësorin e uritur, hyni nëpër kolibe, prigjoti kasollet e gjeti...”49 Për kundër Migjenit, Kuteli i qëndron besnik për tërë jetën librit të shenjtë, pa u lëkundur në besim as nga peripecitë e shumta që kaloi, as edhe nga kushtet idelogjike atëhere kur, siç e quan studjuesi K.Shala, “vitet e zotit në Shqipëri kishin marë fund”. Në lertësin shqipe Kuteli jo vetëm që trajton gjerësisht konceptin e Hyjit dhe të hyjnores, por njeriun e ngre në një lartësi me Perëdinë: “Njeriu i Kutelit, pasi pastrohet, flet me
engjej. Ky njeri është i ndërtuar mbi
fizolofinë e kishes ortodokse, mbi teozen, doktrinën mbi njeriun-zot, njeriun në një lartësi në Përendinë. Ndaj në fund të tregimit (E madhe është gjëma e mëkatit-B.I) tat Tanushi dhe zoti i kërkojnë ndjes njëri –tjetrit “ 50). Për me tëpër, në tregime të tilla si “Rinë Katërinëza” dhe më shumë akoma tek “E madhe është gjëma e mëkatit”, trajtohet “tema e dashurisë njerëzore e ballafaquar me dashurinë hyjnore për të provuar fuqin e saj...”. Në këtë lloj tregimi Kuteli del mishërues i thelle i dashurisë së krishter në lertësi. Këtu vepra e Kutelit arrin shkallën më të lartë të depërtimit në botën shpirtërore....51) Madje studjuesi Kujtim Shala, për
novelën– kryevepër të
Kutelit, “E madhe është gjëma e mëkatit”, shprehet se elementi folklorik mund të jetë nderfutur për qëllime jashtëtrare. Mbizotrues aty është elementi biblik, i cili merr edhe shtresa të shumta kuptimore. Trajtimi i gjerë i temes së hyjnores në prozëshkrimin e Kutelit ka formular edhe kerkesën e tij për përsosëmerin morale të njeriut (p.sh. në tregime të tilla si Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit, E madhe është gjëma e mëkatit, e ndonjë tjetër, përmbatja morale është shume e dukshme) .
3.8 Proza52 49
Veli Stafa, Kur vdes poeti, në Migjeni, Vepra, Cetis Tirana, 2002, f. 250 Sadik Bejko, po aty. 51 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Albas, Tiranë, 2002 f. 52 Sipas shpjegimit të studiuesit Agim Vinca për një kohë të gjatë në letërsinë shqipe u zhvillua vençanrisht poezia, kjo për faktin se, poezia duke qenë më e shkurtër edhe sepse 50
35
Kuteli në historinë e letrave shqipe
veç arritjeve që pati
në fusha të
ndryshme, do të mbahet mend për lëvrimin e prozes së shkurtër. Ai është vlersuar si shkrimtari me të cilen nisi moderniteti në letërsinë shqipe njëkohësisht, edhe si shkrimtari që e nxori prozën shqipe nga periferia në qender të sistemit letrar shqiptar. Siç vlerson studiuesi Behar Gjoka: “Krijimtaria e tij në gjinin e prozës bart dhe shenjëzon lertësinë në përgjthesi dhe lëvrimit të kultivuar”
vlera jetike për
vençanërisht për futjen e saj në shtratin e
53)
Nisi të shkruantë prozat e para në mergim, gjatë kohës që punotë në gazetën “Shqipëria e Re”. Që në prozat e para , si “Vjeshta e Xheldin Beut”, të shkruar në 1926, në Rumani, dhe të botuar për herë të parë 3 vjet me vonë, spikati trajtimi i temave raliste nderthurur fuqishëm me elementet fantastike. Sot ai vlerësohet si
pararendës i relizimit magjik (por që për
shkak të disatansës kohore dhe hapsinore, siç e sqaruam me sipër, nuk mundi të ndikont edhe as të ndikoj nga levruesit kryesor të ketij shkrimi të veçantë). “Ndersa tregimet e para të Kutelit u shquan për himnizimin dhe për përshkrimet dehese, të tjerat u shquan për thellesinë dhe vertëtësinë e përshkrimit të jetës”54). Proza e shkurtër e Kutelit është një dukuri sa unike aq dhe e nderlikuar, tek e cila “nderthuren në menyrë harmonike talenti, pasioni, interesat krijuese, formimi si dhe jeta e shkrimtarit, e cila pati të përpjetat dhe tatpjetat, e saj ”55) Proza e Kutelit është vlersuar, veç të tjerash, edhe për përshkrimet e natyrës, të cilat profesor N.Jorgaqi i ka vlerësuar, si “proza poetike, të denja për çdo antologji”. Me këtë proze Kuteli bëri përjetësimin e qytetit të tij, Pogradecit, ashtu si Lasgushi në poezi. Me anë të saj ai krijon një atdhe “tokësor dhe hyjnor”, konkret dhe imagjinar, të pasuruara me karaktere ka ndërtim ritmik, është e rimuar dhe organizuar në strofa, mbahet mend me lehtë dhe përhapet shpejt. 53 Behar Gjoka, Proza e Kutelit, Ideart, Tiranë, 2004, f. 10 54 Frida Zeqo, Parathënie, në Antologji e tregimit shqiptar 1884-1939, Naim Frashëri,Tiranë, 1965, f. 56 55 55 Gjoni, Spiro ,Jashtekohësia e Mitrush Kutelit në optiken e dy regjimëve , në Letërësa si e tillë ,Akademia e shkencave , Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë , Teona ,Tiranë 1996,.f. 199 36
nga jeta e thjeshtë, fshatare, tipik shqipëarë. Do vënë re se konturet mëmdhetare në prozën e Kutelit, nuk vinë si shenja e qëllime të rapsodisë krenare.
Krejt
ndryshe
ndodh
me
tekstet
e
shkrimtarit.
Atëdhesia
dëshmohet si prani e pashmagshme që i shpërfill sinoret kohore. Zbulesa atdhedashëse në prozën e tij formohet si nevojë jetike e qënies. “Në prozëshkrimin kutelian vërehet një gershetim i së mbinatyreshes me realen, realitetin me vegimin, i asaj që mund të ndothte me atë që ka ndodhur, i hyjnores me njerëzoren, dhe dalin soje faqe të shkelqyshme proze
ëndërrimtare
,
simbolistë
apo
fatastike
me
një
estetizëm
magjepsës”.56 Në përgjithesi shtrati i tregimeve të Kutelit është të treguarit me vërtetësin e ndodhive të pangjara, por është ky një i treguar bindës, i treguar
me vertëtësinë më të madhe, gjithçka bëhet e besueshme për
lexuesin. Edhe vetë autori në ndonjë rast, kërkon të bind lexuesin se ajo që ai shkruan është e vertëtë: “Keto të gjitha janë të shkruara në shkronjë dhe ne preps t’u zëme besë, si preps t’i zeme besë edhe rrëfimit rrëfejme, sepse ky është i vertët edhe
që do
ka ardhurë nga të lashtët, gojë me
gojë.”57) Kjo prozë është një ndërthurje komplekse e elementeve elementet e
folklorike me
prozës moderne, me burime popullore me prurjet autorjale.
Keto ka parasyshe edhe studiuesi Gjoka kur e quan prozën e Kutelit “potikë e dyjëzuar” Me anë të saj Kuteli krijoi
një shkollë e cila pati ndjekës në letërsinë e
mepastajme, veçanërisht me stilin e saj. Ky
krijim është vlersuar si një
krijim që “qëndron mes frymës lirike dhe trajtave epike, ku shpesh zotëron e para .... dhe cilësia e saj (prozës-B.I) përcaktuese është natyra rrëfimtare”
58
Dihet se në jetë dhe në vepër Kuteli mbeti adhurues i rilindasve dhe, nuk u shkëput asnjëhere prej letërsisë romatike. Me gjithë atë një meritë që studiuesi B.Gjoka i jep Kutelit është pikerisht shkëputja e prozes nga fryma 56
Aurel Plasari, Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve, Apolonia, Tiranë, 1995, f. 78 Mitrush Kuteli , E madhe është gjëma e mëkatit, Tiranë , 2000, f. 11 58 Nasho Jorgaqi, Parathënie në Mitrush Kuteli, Vepra letrare 1-5, Naim Frashëri, Tiranë, 1990, f. 54 57
37
diturake dhe rapsodike, nga tonet sentimetale moralizuese e përshkruese, për faktin se prozëshkrimi shqiptar nën pendën e Mitrush Kutelit ka arritur në nivele të cilat s’u njohën në Rinlindjen Kombetare. Veç lëvrimit mjeshtëror të tregimit dhe novelës Kuteli ka meritën se e pasuroi letërsinë shqipe dhe me një lloj të ri letrar, të palëvruar deri atëherë: rrëfenja. Madje rrëfenja (osë rrëfimi) u lëvrua prej tij për mëse 40 vjet dhe, u kthye në shfaqjen kryesore të individualitëtit të tij. Me këtë lloj të ri letrar në letërsinë shqipe, Kuteli ecën në gjurmet e autorëv të medhenj botëror si Bokaçio, Andersen, Vëllezërit Grim etj. Për një përidhe të gjatë kohore Kuteli, u cilësua nga kritika zyrtare e kohës si “Mitrushi i përrallave” apo “Mitrushi i tregimeve të moçme” për faktin se “autorët himnizonin vulgarisht “prijësen” dhe “prijësin” e Luftës Nacional çlirimtare dhe të “epokës komunistë”, si edhe për faktin që autorët e këtij “byku dhe kashte letrare
ishin militantë dhe funksionar komunist, që kishihn mënjanuar e
asgjesuar lënden poetike të Fishtës, Konices, Koliqit, Kutelit etj.”
59)
Mendimi i sotëm kritik e vlerëson këtë punë të Kutelit, aq sa ndonjë studjues e quan atë pjesën me të mirë të krijimeve të Kutelit, (profesor A.Uçi vlerëson ndikimin nga kultura popullore gaztore). Me gjithë atë individualiti i Kutelit spikant me tepër në prozën
autorjale. Në fushën e
ritregimeve vlerësohen veçanërisht fakti se autori e kthen poezin popullore në prozë, e cila natyrisht që ka vështirësi serioze, por që nuk mund të mos i kapërcentë një prozator me përvojë si Kuteli.60)
3.9 Poezia
Shkrimet e para të Kutelit datojnë në vitin 1919 me dy poezi: "Nënës Shqipëri” dhe “Skënderbeu”, të botuara në kalendarin “Pogradeci”. Viti 1944 është viti i botimit me të mirë në poezi për Mitrush Kutelin: Sulm e lot . Ky vëllim përmban “Poemin Kosovar”, nënshkruar me pseudonimin 59
Koçi Petriti, Fjala poetike kuti e Pandoris, Globus R, 2008, f.375 Nasho Jorgaqi, Parathënie, në Mitrush Kuteli, Vepra letrare 1-5, Naim Frashëri, Tiranë, 1990, f. 35 60
38
Izedin Jashar Kutrulia, “Poemin e Shëndaumit” nga Mitrush Kuteli, një parathënie nga Dr.Pas, si edhe lirikat “Baltës Shqiptar” dhe “Po të vdes në dhe të huaj”. Sa ishtë gjallë autori, për shkaqe idelogjike, Poemi kosovar nuk u botua. Ajo u shkruajt menjëherë pas një vizitë pune të Kutelit në Kosovë, pak para arrestimit dhe burgosjes së tij. Nga kritika e Kosovës Poemi është vlersuar si “shkrimi me i mirë që ka shkruar një autor i jugut për Kosoven”. Me mirë së në çdo krijim tjetër, kjo poemë epikoheroike dëshmon për patriotizimin dhe atdhetarizimin e Mitrush Kutelit. Ndërsa “Poemi i Shëndaumit” për shkak se duket se ndërtohet nga një fryme antifashiste, u botua dhe u vlërsua që në gjallje të shkrimtarit. Ajo është ngritur mbi një shkak jetësor: djegja e shtëpisë së Kutelit nga ushtria italjane. Merita e Kutelit është se nuk qëndron në rrafshin individual, por arrin të përgjithësoi ngjarjen, si dhe t’i japë asaj frymë kombëtare. Nëse “Poemi Kosovar” lidhet me fatin e Kosovës nën mizorin serb, “Poemii Shëndaumit “ lidhet me fatin e Shqipërisë nën mizoritë e Peradorisë Italjane. Në trashëgiminë poetike të Mitrush Kutelit hyjnë edhe një grup vjershash të shkruara për qëllime pragmatiste, “për një lloj mbijetëse”. Këto fillojnë me vëllimin “Pylli i gështënjave”-1958. Autori “këtu e ndërroi orientimin letrar me një gjendje të dhembshme shpirtërore kur ishtë vështirë të shpërtheje fjala e fuqishme e tij pa u përshtatur modeleve dhe klisheve të pranueshme për kohën”.61) Një pjesë e këtyre poezive a bladave u botuan në përmbledhjen postmortum “Baltë nga kjo tokë”- 1973. Balada është gjinia mbizotëruese në këtë përmbledhje, gjë që shfaqet edhe në tituj: “Balada e pyllit të gështënjës”, “Balada e udhës nëpër natë”, “Balada e zogut të vogel të dallandyshes” etj. Keto krijime, si dhe të tjerat, përmbajnë disa vargje (të cilat janë shtuar pas ripunimit që u beri Kuteli) dhe që i përshtaten frymës së kohës, të tilla janë vargjet që evokojnë Luftën Naciolçlirimtare dhe ato që glarifikojnë partinë. Me gjithë atë këto vargje nuk janë pjesë organike e
61
Sali Bashota, Kuteli prozator,poet, kritik,Prishtinë ,Rozafa, 2007 , f. 215 39
krijimeve të Mitrush Kutelit, edhe në qoftë së do të hiqeshin, vjershat mund të qëndronin mevehtësisht. Poezitë që evokojnë Ilirinë plotësojnë mozaikun e krijimtarisë poetike të Mitrushit Kutelit.
Në rini autori synonte të shkruante poemën e me pas
romanin ilirjan. Por arriti të shkruaj vetëm poemën “Rrjedhin lumenjt” si edhe vjershen “Teuta ilire” kushtuar Teutës, siç e quan Dr.Pas, “kjo grua e ashpër e vigane shprehje tipike e krenarisë shqietare”. Nga krijimtaria poetike e Kutelit së fundmi po përmenden edhe disa poezi ende të panjohura gjerësisht, të shkruara në vitët e fundit të jetës së shkrimtarit, në kushte të rënda jetësore dhe psikologjike. Këto poezi trajtojnë
gjendjen e rendë në të cilën ndodhej Mitrush Kuteli në keto vite,
kanë vlerën e një testamenti poetik për autorin. Mund të përmendim këtu një poezi të gjetur mes librave të kontabilitetit titulluar “Vegim i bardhë“, ku poeti i lutet vdekjes, të cilën metaforikisht e quan “Bardhoshja”,që ta marrë. Edhe poezia “Epitaf” vlerësohet si një lloj testamenti që poeti “me peshen e dheut tim mbi mua“ (kupto –mbi të, shenimi ynë B.I) i fton ata që “mbeti pas në jetë “ të hedhin gure mbi figuren e tij -“bini tigullit siç doni vetë” Janë të po kësaj fryme edhe poezitë e një cikli të pambaruar “Ankthe dhe vegime, të shkruara në fund të jetës, si dhe poezia “Lutje” e shkruar në burg, e cila i drejtohet bashkëshortës së tij. Lajtmotivi i këtyre poezive është “vdekja e dëshiruar “. Studjuesi Bashota i quan ato “elegji shpirtrore të shkruara për vetveten, madje të meditura e të shkruara me një ndërgjegjje të lartë krijuese”. Dhe me poshtë studiuesi Bashota sqaron “poeti e parashikon dhe e
parandjen vdekjen. Këtu
mungojnë referecat elegjiake, notat e thella të dhembjes apo tragjikja. Gjithsesi, asocioni i vdekjes i nështrohet një akti të qetë jo zhuremëror dhe të funksionalizuar me mjeshtëri figurative” Poezitë e këtij cikli janë nga me të bukurat dhe me individualitet e Mitrush Kutelit. Sipas medimit tonë janë pikërisht këto lirika, ato që do të meritojnë 40
përkufizimin që bën profesor N.Jorgaqi në parathënien e vepres letrare të Kutelit (1990): “ditari poetik“ i Kutelit. Në mozaikun poetik të Kutelit nuk mungojnë edhe disa poezi lirike me motive të natyrës e peisaisazhit të hollë si; “Prilli”, “Panja”, “Pranvera e bajames së vogel”, “Pranvera e plepit plak” etj. Në përgjthësi në poezin e tij Kuteli trajton tëmen e krenarisë kombëtare edhe të vuajtjes shpirtërore. Është vlerësuar si poet lirik por si mungojnë edhe notat epike (në krijime që kanë motive nga historia shqiptare ).
3.10 Kritika letrare Hapat e para në këtë fushë Kuteli i hodhi që në vitët ’20 me hapjen e rubrikës “Shënime letrare” në gazetën “Shqipëria e re“ të Konstancës. Punën e kritkut Mitrush Kuteli duhet ta shohim ngushtë me punën e botuesit, editorit: është botuesi i dy përmbledhjeve poetike të Lasgush Poradecit: “Vallja e yjeve”, Bukuresht, 1932 dhe “Ylli i zemrës”, Konstancë 1933. Gjithashtu Kuteli është botuesi i të parës përmbledhje poetike të Fan Nolit, “ Mall e brengë “, të cilën e shoqëron edhe me një parathenie – studim kritik. Ndërsa në vitin 1973 boton studimin
“Poeti Lasgush
Poradeci“, dhe në 1944 “Shënime Letrare“. Lajmeronte këtu, se do të botontë edhe “Sulme Letrare“, por, për arsye që njihen, nuk i përfundoi. Interesimi i Kutelit për veprat e shkrimtarëve të tjerë është tregues i humanizmit të thellë të tij (në planin njërezor). Me të drejtë profesor Aurel Plasari në “Shënime përmbi shënimet“ konstaton se vepra e Nolit dhe Poradecit pa punën e Kutelit “si editor e kritik njëherësh, receptimi i tyre korrekt në letrat shqipe mund të ishtë vonuar edhe më”. Kuteli vjen në kritiken letrare shqiptare edhe, siç shprehet Plasari, “spikat si kritik i rendit 41
të parë pas “hapit cilësor” të F.Konices e Gj.Fishtës. Në formimin e mendimit të tij kritik do të kishin një ndikim pozitiv “njohja e thellë dhe lidhja shpirtëtrore me letërsinë e kultivuar kombëtare, talenti i shquar artistik, kultura e gjerë dhe përgatitja profesionale, aftësitë vetjake për të gjykuar dhe intërpretuar veprat dhe dukuritë letrare”
62
. Kuteli mori pjesë
në mendimin kritik në kohën kur, siç shprehet vetë Kuteli “autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”e “me miq” në qoftë se i kritikove veprën ose, të paktën, të rri me kokën me nj’a sepse nuk e lëvdove sa desh ay vetë”63) Sipas sqarimit që bën Dr. Plasari në këtë kohë kritika shqiptare “kishtë kaluar nëpër procesin e modernizmit“ ashtu si kudo në Evropë edhe në Shqipëri veprat letrare shqyrtoheshin nga këndvështrime të ndryshme. Kritika letrare ishtë tanime një “ame” e përberë nga sociologjia, filozofia, psikologjia etj.” Vetë kritika vështrohej tanime si sistem korelativ që mund të hyjë në aleancë me fusha të tjera të dijeve humaniste ose në zona të tjera hulumtimi. Ashtu si në veprën letrare Kuteli cilësohet si produkt i zhvillimeve evropiane dhe mbetet i papërcaktuar në një shkollë të vetme, edhe pse shfaq lidhje të dukshme me shume syresh. Ky është mendimi që mbizotëron në Shenime përmbi shenimet e Plasarit. Ndërsa profesor Ibrahim Rugova në studimin “Kahe dhe premisa të kritkës letrare shqiptare 1504 – 1983”, shprehet se nuk ka mundur të vërtetojë ndonjë farë ndikimi nga formalizmi rus, që njihej në Bukuresht në kohën kur u formua si kritik Mitrush Kuteli, por mund të ketë ndonjë refleksion nga kjo shkollë, si dhe
nga teoria franceze “Explitacion de texte.” Të gjithë
studiuesit e veprës kritike të Kutelit kanë nënvizuar ndikimin nga shkolla estetike/ teoria e intuicionit të B.Kroçesë, por “Do konstatuar se Kuteli kërkon të matërializoje intuticionin përmes formalizmit të vështrimit “.64)
62
Aurel Plasari, Shenimë përmbi shenimët, në Mitrush Kuteli, Shenime Letrare, Grand Prind, Tiranë, 2007, f. 16-17 63 cituar sipas Shenime përmbi shenimet, iden. f. 32 64 Ibrahim Rugova, Kahe dhe premisa të kritikes shqiptare, 1504-1983, Prishtinë, 2005, f. 151 42
Sipas sqarimit që bën studiuesi Rugova, duket se Kuteli ka vetëdije të plotë për llojet/ nënllojet përberëse të kritikës letrare. Ai me vetëdije, në parathënien e vëllimit të Lasgush Poradecit, aplikoi formen e një veshtrimi apo “vazhdim kritik të poezisë”, që është dhe një lloj ndërmjetësimi mes veprës dhe lexuesit. Ndërsa për Nolin shkruan një veshtrim panoramik ,meqenësë theksoi “dinamizmin, energjinë dhe fuqinë e poezisë së tij”. Sipas mendimit tonë është me i motivuar mendimi se Kuteli vërtetë kishtë njohje mbi zhvillimet kritike të kohës (ashtu si dhe mbi mendimin letrar), porse arsyet që e çojnë në zgjedhjen e një tipi të caktuar lidhen, me vetëdijen e plotë të Kutelit mbi llojet e kritikës letrare. “Në dy punimet kryesore të tij, atë për Lasgush Poradecin dhe për Nolin, Kuteli do të zbatojë në kritiken tonë metodën e analizës formale
65)
por
“përkundër analizës së brendshme i shtyrë nga konteksti i kritikës shpesh jepte edhe gjykime impresioniste, po që nuk ia zvogelojnë vlerën analitike” Nderkohë që Lasgushin e veshtron në pikëpamje të formes, përmbajtjes dhe njëkohësisht kërkon të mbrojë tëzën se Lasgush Poradeci është poet atdhetar; tek Noli kërkon të afirmojë poezin e tij dhe Nolin si poet, që deri në atë kohë s’njhej në Shqipëri. Ky punim është vleresuar nga të gjithë studiuesit e veprës kritike të Kutelit (përjashtuar rastet kur është mohuar për qëllime ideologjike), profesor Agim Vinca shprehet: “të gjithë studiuesit e Fan Nolit dhe të poezisë së tij kanë bërë, si të thuash, bismilahi, me Mitrush Kutelin.”
66)
Tek “Shënimet letrare” ekziston një kapitull i titulluar “Viti latrar 1943”. Ky punim ka pamjen e një lloj “kronike” të shfaqjeve letrare të vitit ’43 (librat e rinj, përkthimet, revistat, gazetat, institucionet kulturore). Por ajo që është me intëresante është trajtimi i dukurisë së lexuesit. Këtë studim profesor Sabri Hamiti e ka quajtur “Shembull i krijimit të sociologjisë letrare
65
Enver Muhametej, Vështrim mbi mendimin letrar dhe estetik shqiptar të periudhes 19121944, në Letërësa si e tillë, Botim i Akademisë, Toena, 1996, f. 116 66 Agim Vinca, Aspekte të kritikës sonë, Prishtinë, 1977, f. 3 43
shqiptare”. Gjithashtu Kuteli “bën dhe karakterizimin e autorit në kuadrin e letërsisë shqiptare”67. Kuteli lëvroi me sukses pothuaj të gjitha trajtat e kritkës letrare: shënimin, reçensionin, studimin, esenë, duke trajtuar jo vetëm letërsinë shqipe dhe probleme të saj, por edhe autorë të huaj, nga të cilët mund të përmendim disa autorë të medhenj të letërsisë botërore si: Mihail Eminesku, Marsel Panjoli, Ivan Turgenjev, Nikollai Gogol, Ostrovski, Shefçenkoetj. Ndersa nga shkrimtaret shqiptare përmendim: Ali Asllani, Andon Zako Çajupi, Asdreni, Migjeni, Filip Shiroka, Papa Kristo Negovani, etj. Krtiku Mitrush Kuteli është edhe autor i komenteve mbi vepra të huaja që flasin mbi Shqipërinë, si vepra të Evlia Çelebisë, N.Popit, Serdarv Bilçireskut, V.Hristut etj. Në opusin
e tij kritik përfshihet vëllimi me pamfletë “Havadan me
Havadan”, satira
kundër pseudopatriotëve, politikanëve
të
shitur e
bajraktarëve; si dhe dy ese letrare: “Vargje mbi gurrë varresh“ dhe “Në Prizëren, midis të vdekurve dhe të gjallëve“. Ka veçoritë e një vellimi eseistik edhe parathenia e vellimit “ Sulm e lot“, shkruar nga Dr.Pas. Kjo e fundit qëndron kryesisht në “rrafshin autobiografik ... me shenja autokritike “ Një shënim autokritik të Kutelit e gjejme në shkrimin “Autokritikë mbi shqipërimin e disa vjershave të Mihail Emineskut”, shkurt, 1943– Tiranë. Veç
këtyre
si
shkrime
mirfilli
autobiografike
të
Kutelit
janë
edhe
“Testamenti”, i cili i adresohet gruas dhe fëmijëve të tij, shkruar pak para vdekjes; si edhe “Kujtesa...”. Kuteli veç të tjerash “është kritik që shquhet për origjinalitetin e vet të metodës ... kontributi i tij nuk lidhet me studime sintetike por me risi stilistike dhe me përpjekjen për t’i afirmuar të arriturat në letërsinë kombëtare ... i veçantë në mendimet dhe interpretimet e veta. Ai është
67
Sabri Hamiti, Letërësa moderne shqiptare, Albas, Tiranë, 2002, f. 238 44
modern në konceptë ,metodë ..”.68). “ ... puna e tij është një përpjekje që të bejë një analizë imanente të poezisë ... me vetëdijen e kritikut se çdo vepër duhet vlerësuar si objekt të pavarur si një tëtrësi”69) Puna e tij si kritik letrar dëshmon “që autori të këtë pasur të formuar vetëdijen për mesimin në fjalë”70)
3.11 Përkthimet Kuteli ka nisur të përkthejë që në vitin 1939- një vëllim me vjersha të Emineskut. Ashtu si të gjithë shkrimtarët që nuk u “inkuadruan në kornizat e socrealizmit, edhe Mitrush Kuteli pas vitëve ’40 u mor kryesisht me përkthime, përkthime të cilat ndonëse punonte me normë, vlerësohen si mjështërore. Për përkthimet nga letërsia rumune profesor Nasho Jorgaqi shprehet se “Mitrush Kuteli i kalon caqet e një përkthyesi, ai është një nga ndërlidhesit e ndërsjelltë në marredheniet letrare në mes dy kulturave.” Veçanërisht do të spikatë stili i tij me përkthimet në proze. Për një përiudhë relativisht të gjatë kohore, Kuteli solli në gjuhën shqipe rreth 60 tituj të letërsisë botërore. Në praktikën e përkthimit Kuteli u udhehoq nga parime të cilat i qëndrojnë besnik veprës origjinale, frymes së përgjithshme të saj dhe individualitetit të përkthyesit. Këto përkthime cilësohen me të drejtë si rikrijime. Nën pendën mjështërore të Kutelit kanë ardhur në letërsinë shqipe: Nga letërsia rumune: Sadovenau – Mitri Kokar, Koria e mrekullive; Popoviç– I huaji; Stomeku – Qentë; Përmbledhja me tregime “E drejta e madhe për të jetuar” nga autore të ndryshem etj. Nga letërsiaruse : Nikollai Gogol – Tregimet e Petërburgut, Fryme të vdekura; Turgeniev– Kujtimet e një gjahtari; Salltikov, Shçedrin– Zotërinjtë Gollovliov, Përralla; Pushkini – Vajza e kapitenit; Krillovi– Përralla; Gorki– 68
Sabri Hamiti, Letërësa moderne shqiptare, Albas, Tiranë, 2002f.188,201 Ibrahim Rugova, Kahe dhe premisa të kritikës shqiptare, 1504-1983, Faik Konica, Prishtinë, 2005, f. 151 70 Aurel Plasari, Shenime përmbi shenimet, në Mitrush Kuteli, Shenime Letrare, Grand Prind, Tiranë, 2007,..,f.1 69
45
Armiqtë, Tregime të zgjedhura, Përrallat e Italisë; Tolstoi– triologjoa “Rruga e mundimeve”; Paustovski– Tregimi i pyjeve, Tregime të zgjedhura; Fadajev – Shpartallimi etj. Nga letërsiakineze: Lu Sin– Tregime të zgjedhura; Kengët e rinisë (roman), Shtrëngata (roman). Si dhe letërsi arabe , persiane, turke,mongole; Pablo Neruden etj.
3.12. Vlerësimi i Kutelit në rend kronologjik Pas fushtës së përndjekjeve nga ana e diktaturës ndaj njerëzve të kulturës ose siç e ka quajtur studiuesi A.Vinca atëher kur “e kaluara letrare dhe kulturore vihet nën thjerrëzën e dyshimit”71 Edhe vepra e Mitrush Kutelit nis të mohohet fillimisht dhe, me pas të keqintërpretohet. Konkretisht, në tetor të vitit 1949 në Konferencen e tretë të lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Dhimitër Shutëriqi e quan Kutelin “fjalaman” dhe parathënien e vellimit “Mall e brengë” të Nolit, botuar nga Mitrush Kuteli – “Budallalleqët e Mitrush Kutelit për Fan Nolin.” Gjithashtu në vitin 1950 në Konferencen Nacionale të letrarëve të rinj, shkrimtari Mark Ndoja në diskutimin e tij me titull “Brendija e formave në letërsi”, studiuesin e poezisë së Lasgush Poradecit e quan “komplotist i shoqërisë sonë”. Në këtë kohë Kuteli u dënua pse “kishtë përmendur çeshtjen kosovare”, u burgos dhe u mohua. Siç shprehet miku i tij Sadik Bejko “e dinte dhe e dinin të tillë: autor i madh, por i botës “së vdekur”, mjështër i fjalës, por i ndaluar, autor i gjallë nën cipë terri e nëntërri ... ishte dhe nuk ishte i keso botë ... zyrtarisht ishtë dhe nuk ishtë i gjallë.” 72 Me gjithë kërkimet e shumta në krijimtarinë e Dhimitër Paskos/ Mitrush Kutelit, nuk mund t’i gjenin ndonjë fakt jetësor/ letrar që në njëfar menyre të mohonte atdhetarizmin e tij dhe shërbimin e tij ndaj Shqipërisë, qoft si ekonomist, qoft si letrar. Ernest Koliqi përmendet për lidhjet e tij me pushtuesit fashist; Lasgush Poradeci për faktin se vepra e tij nuk i 71 72
Vinca,Agim, Alternativa letrare shqiptare, Shkupi, Shkup, 2006, f.22 Sadik Bejko, Njeriu dhe mekati, në gazetën Standard, Tiranë, 30 qershor,2007 46
përmbahet realitetit; ndërsa Kuteli s’mund të përmendet as për qëllime antishqiptare (si Koliqi), nga ana tjetër vepra e tij letrare shpërfaq dukshëm lidhjet me folklorin, gjë e cila sherbën si “kartë pozitive” në këtë kohë. Kjo duket se është edhe arsyeja se, në qoftë se krahasohet me autorë të tjerë të “mohuar” nga regjimi komunist, në lidhje me Kutelin ka një lloj “heshtjeje”me të madhe. Vetëm pas vitëve ’70 ai filloi të përmendet në programet shkollore, si autor i traditës. Tashmë Kuteli akuzohej se “nuk kishtë patur një koncept të qartë mbi zhvillimin e shoqërisë”. Në historinë e letërsisë të vitit 1983 ai vlerësohet veçmas për punën që bëri për mbledhjen e folklorit, “shkrimtar realist, me fryme të theksuar romantike”73) Profesor N.Jorgaqi në parathënien e veprës letrare, përveç vlerësimit që jep për autorin në pothuaj çdo drejtim ku u shfaq Kuteli nënvizon se Kuteli vuan nga disa “kufizime ideore”,”problemet vitale , si çështja e tokës, janë parë ngushtë ose kalohen anash.” 74) Në këtë periudhë Mitrush Kuteli vlerësohet si një shkrimtar që ecen në gjurmet e romantizmit (edhe në planin jetësor i tille është quajtur “largimi” nga temat aktuale në kohën kur “luftohej për liri”), vlerësohet veçanërisht për mbështëtjen e gjerë në traditën folklorike dhe për demaskimin e klasës së bejlerëve. Sot Kuteli vlerësohet për gërshetimin origjinal e kompleks të traditës folklorike me traditën e letërsisë së shkruar, për ndërthurjen e njëkohshme (edhe brenda një teksti) të disa rrymave letrare (“mik 3-ditësh i izmave )“, bashkëjetësa e “menyrave të thënies plot laryshi “75) e për lidhjet me Librin e shenjtë (Biblën); për kritikën letrare e përkthimet që mbetën për t’u imituar edhe sot. Me të drejtë studiuesit vërejnë se vepra e autorëve të “viktimizuem nga diktatura” duhet të kalojë në procesin e një “leximi estetik“, nga këndvështirmi i letërsisë në vetvetë “që do të prodhontë një hierarki tjetër vlerash” me qëllim që letërsia e katandisur shqiptare “të jetë pjesë e 73
Historia e letersisë shqiptare ,Akademia E Shkencave ,Tiranë 1983,f.49 Nasho Jorgaqi, Parathënie, në Mitrush Kuteli, vepra letrare 1-5, Naim Frashëri, Tiranë, 1990 f.91,93 75 )Gjoka ,Behar ,Proza e Kutelit ,Ideart ,Tiranë ,2004 ,f.49 74
47
letërsisë” artistike e shpirtërore të Evropës”, “të mos shihet më vetëm si një produkt etnocentrik, por të analizohet në menyrë krahasuese, si pjesë e letërsisë evropiane e ballkanike “si koherencë lineare e nivelit të letërsisë botërore”76. Veç të tjerash sot Kuteli vlerësohet, veçanërisht novela “Vjeshta e Xheladin Beut”, për lidhjet me realizmin magjik, si dhe për shfaqjen e njëkohëshme të disa rrymave letrare. Leximet dhe interpretimet që i janë bërë Kutelit janë të shumta në numer dhe të larmishme për nga këndveshtrimi. Kështu novela “Vjeshta e Xheladin Beut” është nga krijimet me të vlerësuara të Mitrush Kutelit, në të gjitha kohërat. Por për një përiudhë të gjatë ajo u lexua nga një këndvështrim vetëm sociologjik: kundërvënia në planin moral e beut me vegjëlinë, nderkohë që lihet jashtë vëmendjes realiteti estetik i kësaj novele dhe mundësia e intërpretimvee të pafundme. Tregimin “Lumi i madh” Dr. Agron Tufa e vlerëson si të vetmin tregim që nuk përmendet fare nga kritika letrare për Kutelin. Ai e vlerëson tregimin si “një nder tregimet me të veçanta të Kutelit, dhe ndoshta i vetmi në letërsinë shqipe, për nga problematika e pazakontë që trajton – atë të gjetjes së një ekuilibri etik të bashkëkzistëncës së njeriut me natyrën ...një shqëtësim shumeplanësh të rrafsheve filozofike, etike dhe morale ...”77 Shkrimin e tij profesori e mbyll me një citat nga kulturologu moskovit Mihail Jampalskut: “Gjatë gjithë historisë së civilizimit njeriu e ka pështyrë në fytyrë natyrën. Natyra nga ana e vet e ka fshire prej fytyre pështumen e njeriut dhe, natyrisht duke i kërkuar thellësisht të falur atij, e ka pështyre dhe ajo. Tani, krahasoni forcat.” Ndërsa për “Baladën e udhës nëpër natë”, siç kujton miku i tij Petraq Kolevica në libër -kujtimin “Me Mitrushin”, balada u lexua sipas shënimit që vetë autori vendos në fund të saj. Ai sqaron se kjo është “Balada e udhës
76
Joaacim Lanksch Hans, Trashëgimia letrare e diktaturës, në Letërsia si e tillë, Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe letërsisë ,Toena , Tiranë 1996, f. 81; Capariqi Bosri ,Si të lexohet letërsia shqipe, po aty, f. 128; Misha Piro, Probleme të kritereve të vlerësimit të letërsisë, po aty, f. 47 77 Agron Tufa, Harmonia që kushtëzon rendin e organizimit të botës, në Fenomeni i avangardës në letersinë shqipe, Arbëria, Tiranë ,2004 ,f. 138-141 48
së Mitrushit nëpër natë”, aty përshkruhet rruga kur e çonin të lidhur me pranga nga Tirana për në Maliq. 78) Për autorë si Kuteli e të tjerë që kanë jetuar e krijuar nën regjimin komunist, vihet re vitet e fundit se kanë tërhequr vëmendjen e kritikës dhe kulturës, si për të shlyer një lloj borxhi ndaj këtij autori që u mohua dhe me pas u keqintërpretua. Ajo që është me e rendesishme dhe që ja vlen të nënvizohet është fakti se këta autorë (përfshire dhe Kutelin) studiohen sot për hir të vlerave estetiko– letrare që bart vepra e tyre. Pikërisht për shkak të “estëtikës kuteliane”, Kuteli mbetët sot ndër autorët me të përmendur në qarqet letrare. Vet fakti që Kutelit po i kthehen gjithnjë e me shume është një provë për vlerat artistike të veprës së tij. “Një rizbulim i pafundmë vlerash, që flen brenda artit të fjalës.”79); “letërësia ka një domethenie objektive të caktuar, por edhe të hapur për interpretuesin në çdo kohë”80) Në tëresi vepra e Kutelit të lejon interpretime të shumta, por në menyrë të veçantë profesor, Sabri Hamiti vlerëson mbylljet e tregimeve apo novelave, të cilat të lenë mundësi për një intërpretim subjektiv si dhe shtresëzimet përmbajtësore të cilat formojnë “tekst me shume nëntëkste”. Si përfundim mund të themi se Kuteli do të vazhdojë të lexohet, jo vetëm nga lexuesi shqiptar, por tashme dhe nga lexuesi i huaj, “ai lexohet dhe do të lexohet me ëndje nga njerëz të thjeshtë, nga intëlektualë të lartë, si dhe nga shkencëtare të ftohtë dhe për të gjithë do të jetë një minierë e bagatë”81; “përmes shkrimit ay i flet botës së sotme dhe shekujve që vijnë, përmjet tij ringjall jetën e së shkuarës, përmjet tij pasqyrohet shpirti i kombit.”82)
78
Petraq Kolevica, Me Mitrushin ,Toena,Tiranë,2004, f. 87 Behar Gjoka, Proza e Kutelit, Ideart,Tiranë, 2004, f .65 80 Floresha Dado, Letërësa si sistem, në Letërsia si e tillë ,vep. e cit.f.28 81 Petraq Kolevica, Me Mitrushin,Toena, Tiranë,2004, f. 87 78 Ky është vizioni i Kutelit për shkrimtarin, cituar sipas Shenime përmbi ....f.52 79
82
49
PJESA E DYTË
4.
KAPITULLI I PARË: Çështje teorike në lidhje me objektin
Ç’është personazhi?
Me lindjen e artit dramatik (në shekullin e V para
erës sonë -“shekulli i arte i antikitetit ”, siç quhet ndryshe), lindi edhe koncepti i “aktorit” (personazhit )në skenë. Tashmë, përball Korifeut (drejtuesi i ditirambit )në skenë qëndron një aktor,i cili ndryshon veshjen disa herë gjatë shfaqjes dhe, mer kështu role të ndryshme. Më pas, nga informacioni që jep filozofi i antikitetit Aristoteli, do të ishte dramaturgu i kësaj epoke Eskili ai që “shtoi i pari numrin e aketorëve dhe prej një i bëri dy...” 83), ndërsa më vonë Sofokliu “i shpuri deri në tre aktorët...”. Në konceptin e Aristotelit, siç sqarohet në Teorinë e Narrativës, “personazhi nuk duhet të meret në kuptimin e “qënies njërëzore”por më tepër në kuptimin e “personalitetit “, “prirjes”. Nuk është terësia e personalitetit, por më tepër prirja për të vepruar në mënyrë të virtytshme ose anasjelltas, siç manifestohet me qellimin e qartë etik (proairesis). Kjo shfaqet përmes veprimit dhe të folurit: për pasojë rendësisë së “mendimit”. Nuk ka vend në teorinë e Aristotelit për një shfaqje të pavetedijshme të personazhit. Kjo bëhet e qarte vetem në zgjedhjen morale .”84) Sipas teoricienëvë Ëarren dhe Ëellek (Uoren dhe Velek ) shkrimëarët “kanë lëshuar te gjithë flluska të mëdha me ngjyrat e ylberit ,në të cilat kanë vënë qëniet njërëzore të përshkruara prej tyre ,që ,ndonësë kanë ,natyrisht ,ngjashmëri të dukshme
me njerëz realë ,janë në gjendje të eksistojnë
vetëm brenda atyre flluskave .”85)Pra, sipas tyre letërsia nuk është e barabartë me jeten reale. 83 84 85
Aristoteli ,Poetika ,Tiranë ,çabej ,2006 ,f. Teoria e narrativës Ëarren , A. Ëellek ,R. ,Teoria e letersisë ,Onufri ,2007 ,f.221 50
4.1. Metoda e përzgjedhur është karakterizimi, që është një metodë letrare, dhe duhet dalluar nga karaktërologjia-teoria e personazhit, e tipave individual. “Mekanizmi i ndërtimit të figurës është një proces tëpër
i
vështirë, është thelbi i ekzistëncës së romanit...”86).. Për karaktërizimin e personazheve nuk ka modele tëorike të përcaktuara, ai është një proces individual, që përfshihet brenda veçantësive të stilit të autorit. Në të përfshihen elementë nga me të thjeshtat, si emertimi i personazhit, e deri të elementë që mund të mund të përdoren vetëm të një autor, dhe që përbëjnë veçantësitë e tij. Me lindjen e artit dramatik (në shekullin e V para erës sonë -“shekulli i artë i antikitëtit ”, siç quhet ndryshe), lindi edhe koncepti i “aktorit” (personazhit) në skenë. Tashmë, përballë Korifeut (drejtuesi i ditirambit) në skenë qëndron një aktor, i cili ndryshon veshjen disa herë gjatë shfaqjes dhe merr kështu role të ndryshme. Me pas, nga informacioni që jep filozofi i antikitëtit Aristotëli, do të ishtë dramaturgu i kësaj epoke Eskili ai që “shtoi i pari numrin e aktorëve dhe prej një i bëri dy...” 87), ndërsa me vonë Sofokliu “i shpuri deri në tre aktorët...”. Në konceptin e Aristotëlit, siç sqarohet në Tëorinë e Narratives, “personazhi nuk duhet të merr në kuptimin e “qënies njërëzore” por më tëpër në kuptimin e
“personalitëtit“,
“prirjes”. Nuk është tërësia e
personalitëtit, por më tëpër prirja për të vepruar në mënyrë të virtytshme ose anasjelltas, siç manifestohet me qëllimin e qartë etik (proairesis). Kjo shfaqet përmes veprimit dhe të folurit: për pasojë rëndësisë së “mendimit”. Nuk ka vend në tëorinë e Aristotëlit për një shfaqje të pavetëdijshme të personazhit. Kjo bëhet e qartë vetëm në zgjedhjen morale.”88)
86 87 88
Floresha Dado, Teoria e veprës letrar, ,Poetika, Toena ,2006 , f. 285 Aristoteli, Poetika, Tiranë, òabej ,2006, f. Theory of Narrative, 51
Sipas tëoricienëve Ëarren dhe Ëellek (Uoren dhe Velek) shkrimtarët “kanë lëshuar të gjithë flluska të medha me ngjyrat e ylberit, në të cilat kanë vënë qëniet njërëzore të përshkruara prej tyre, që, ndonëse kanë, natyrisht, ngjashmëri të dukshme
me njerëz realë, janë në gjendje të eksistojnë
vetëm brenda atyre flluskave.”89). Pra, sipas tyre letërsia nuk është e barabartë me jetën reale.
89
Ëarren , A. Ëelek ,R., Teoria e letersisë, Onufri, 2007, f.221 52
KAPITULLI I DYTË 5.
Modeli I: Emërtimi Metoda e përzgjedhur është karaktërizimi, që është një metodë
letrare, dhe duhet dalluar nga karaktërologjia-teoria e personazhit, e tipave individual. “Mekanizmi i ndërtimit të figurës është një proces tëpër vështirë, është thelbi i ekzistëncës së romanit ...”
90).
i
Për karakterizimin e
personazheve nuk ka modele teorike të përcaktuara, ai është një proces individual, që përfshihet brenda veçantësive të stilit të autorit. Në të përfshihen elemente nga me të thjeshtat, si emertimi i personazhit, e deri te elemente që mund të mund të përdoren vetëm të një autor, dhe që përbëjnë veçantësitë e tij. Në prozën e Kutelit nuk ka personazhe të paemertuara sado jokryesor apo episodik të jenë ata. Në emertimin e personazheve Kuteli është klasik; i emerton ata me emer. Bën përjashtim ndonjë rast si p.sh.në tregimin “Natë Kollozhegu”, ku njëri nga personazhet (një nga të pestë udhëtarët) nuk emertohet me emer, por ”Udhëtari i Pagures”,”ay i pagures” apo “Udhëtari Hundëkrrabë”. Në raste të tjera autori jep emrin e plotë të personazhit dhe shpesh herë edhe titullin e tij, si psh : Xheladin Beu, Ago Jakupi, etj. Të emërtuarit me anë të titullit (be, aga), shpreh dhe një gjykim (apo paragjykim )të autorit për këto shtresa sociale si dhe për menyrën e tyre të jetësës. Me emertime të tilla si “Xheladin Beu i Shemshedin Beut të Xheladin Pashait”, Kuteli vë në dukje faktin se titulli është i trashëguar dhe jo i fituar. Vetëm në rastin e Ago Jakupit autori sqaron se titullin personazhi e ka të fituar, jo të trashëguar:
“Këtë mall kaq të madh për punë Ago
Jakupi nuk e ka që sot e që dje, po që në të ri, kur i thoshin Kupja i Sulit e kur s’kish veçse një rryp are, aty në Dardha brozdoganë. Agallekun e ka fituar vetë. Jo me gurë dyfeku si të tjërë, por me djersën e ballit..Gjith me djersë njatë gjë e mall ...Kësaj dite der’ e tij është nga me të mirat në fshat, me ara në fushë, me ara në mal, me vreshtë, me dy pendë qe e shume gjë 90
Floresha Dado, Teoria e veprës letrare, Poetika, Toena, 2006, f .285 53
të gjallë, si s’janë shume të tjerë... Ka me të vërtëtë Agai lira në qemer, a ku i ka, po nga puna e krahëve e jo nga hazna e malit”.(f.100). Në novelën “E madhe është gjëme e mëkatit”, autori protagonistin që në titull e emërton, veç emrit, dhe me funksionin shoqëror që mbart personazhi: Tat Tanushi. Në këtë novele dhe krijime të tjera të Kutelit që në titull apo në prezantimin e parë me personazhin vec të dhënave që përmendem për funksionin apo pozicionin shoqëror të personazhit (be, aga, tat)jep edhe vendin e veprimit, ku zhvillohet ngjarja: Tat Tanushi i Bubutimes, Xha Braua i Shkumbanores. Për personazhin femer në “E madhe ....” Kuteli, për arsye të caktuar i kushton rendesi enrit të personazhit: “Tat Tanushi e kish sjellë atë nga detet e larguara të lindjes...Emri i saj i vjetër ishtë Noemi, nga “Galilea e Judhesë”. Në përgjithësi Kuteli jep të dhëna të hollësishme për të gjithe personazhet e tij duke filluar nga prejardhja, gjendja shoqërore e të tjera, edhe në ato pak rastë kur personazhit emrin e vërtëtë nuk ja dintë njeri, autori sërish i emerton ata: Për figuren e Guries Kuteli veç emrit me të cilin e thëresin tani, jep edhe perifrazimin “kopilja me e vogel e shtëpisë”, apo “Ajo”.
5.1.
Modeli II : Narratori i gjithëdijshëm
Në gjithë krijimet e Kuteli rrëfimi kryhet në vetën e tretë, pra peshën kryesore të rrëfimit e mbart narratori. Ky i fundit është : - një dëshmitar i ngjarjes, i cili rrefen për kujtimet e tij të vegjëlisë, si psh : “S’di se qysh, po edhe sot, pas kaq vjetësh mergimi kur e kujtoj atë mengë të fshatit...vjen e me rendon në zemer një mallëngjes që nuk e tregoj dot me fjalë e nuk e shkruaj dot me shkrim” (Xha Brahua...). - Nërsa në të tjera tregime të Kutelit narracioni, siç shprehet Aristoteli te Poetika, kryhet “Duke treguar poeti rreth një ngjarje që s’ka të bëjë me të”91).Kështu për shembull të novela “Vjeshta e Xheladin Beut”: “As vetë 91
Aristoteli,Poetika,Tiranë, òabej, ,2006 f. 54
Xheladin Beu nuk dintë përse ndjentë një zbrazeti aq të madhe në zemer atij mengjesi vjeshtë të dytë...”.”Beu i madh”, siç i thoshe tërë bota, zot i patundurr mbi çifligje e mbi njërëz, ndjentë një zbrazëti të madhe në zemer”(f.55). Edhe në novelen “E madhe është gjama e mekatit” narratori është i jashtëm, s’ka lidhje me atë që rrëfen: “Rrontë në kohërat e para në gjirin e Kishes së Lindjes një prift me emrin Tanush ...Sipas të folurit të vendit njerezia i thoshin Tat Tanushi, po me shkurt Tata edhe Urata –emer që përdorert edhe sot në atë krahinë .” (f.13-14). E njëjta situatë përsëritet edhe në tregimin “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit” : “Në kohët e fundit nisën e u rralluan fort pleqt’e fshatit. Si të velur nga kjo botë njëri ndërroi jetë buzë-vjeshtë, dy këtij dimri edhe disa në pranverë kur rin bari”(f.99) Me anë të fjalës së narratorit mësojme edhe ato pak gjera që thuhen për pamjen e jashtme të personazheve: “Xha Braua ishtë ... i pakët nga shtati, i zeshket, me shpatullat të krusura nga pleqëria, i pahitur i tëri, nga koka gjer të këmbet, me mjekrën e thinjur”.(f.7-8). Për Gurien: “... miturake me ca faqe si pjeshka që sapo e ke këputur nga dega, me vetulla të holla si tirtir Sërezi.Sytë nuk i dukeshin se i mbantë përdhe dhe ja mbulonin qëpallat e gjata”(f.61-62). Ky tregim ka specifiken se rrëfehet nga narratori (si në pjesën me lartë), por edhe nga këndevështrimi i protagonistit Xheladin Beut. Keshtu për të njëjtin personazh, Gurien, përshkrimi fizik sipas këndvështrimit të Xheladin Beut është “...kopilja ishtë gjithnjë e bukur
me qafen e gjatë e të bardhë,
me gjinjtë as të medhenj, as të vegjel, të shtrënguar me jelekun e qëndisur...” Vihet re se përshkrimi që i bën beu vajzes është i përqëndruar në cilësi me specifike femerore. E njëjta situatë përsëritët me vajzen tjetër, në këtë novele: Përshkrimi i narratorit : “çupa siku s’ish nga kjo botë, po nga bota tjetër: një hyrije e veshur e tëra në të bardha, linjë të bardhë, shami të bardhë
55
mbi leshrat e
verdha, trup të hedhur, sy të gjelber si bari i njome i
kenëtës”.(f.86). Përshkrimi nga këndevështrimi i beut: “Beu e peshoi me sy, që nga kiskat e holla, mbi noçke ku zbristë një fije gjaku gjer lart në pulapt që ngjitëshin nën linjë, pastaj lartë në belin si të shkuar nëpër unazë, edhe me lartë, në gjinjtë e vegjël, në qafë, në gojën e vogël, me ca buze të tulta, të këcyera, me hunden të derdhur si qiri, me sytë e bardhë kenëtorë dhe ballin e shështë të bardhë”. Në pamje të parë duket se në tregimet e tipit të dytë, duket se narratori është i paanshëm apo thjesht rrëfen për ngjarjen. Në fakt në kritiken për Kutelin është përmendur shpesh intërtekstualiteti i shfaqur dukshëm përmes grafisë së kllapave, është një menyre për të shprehur mendimin e vetë autorit. Veç kësaj narratori në tregimet e Kutelit flet edhe për gjendjen shpirtërore e psikologjike të personazhit, si në rastin e Ago Jakupit: “Edhe desh fortë të qënkej në vendin e Sulit(djalit të vdekur-B.I) ...i’u duk kjo jeta e tij krejt e shpëlarë , krejt e kotë, si pus pa uje....Dhe humbi që asaj ditë Agai shijen e jetës...Nuk kish frikë Agai nga vdekja po nga jeta që zgjatej kaq fortë...Edhe e ndjente një bosh të madh, këtu, në zemer, një dhembje nga ato që s’kan fillim e as mbarim”.(f.103-104)
5.2.
Modeli III : Karakterizimi me anë të kundërvënies.
Kjo menyrë është e kudogjendur të Kuteli, spikat vecanërsisht për figurat e bejlërëve. Figurës së Xheladin beut, që në hyrje të novelës, autori i kundërvë gjendjes shpirtërore të beut (“ndjentë një zbrazëtirë aq të madhe në zemer atij mengjesi
vjështë të dytë”) faktin se “ mengjesi
s’ishtë i keq.” 1.
Kësaj figure autori i kunërvë “vegjëlinë” në disa rrafshe :
•
moral: “ Beut i ra në vesh se Marua kish mbetur rëndë. Atherë i bëri fjalë një bujku, që ta merrtë grua. Bile i taksi një pendë qe e s’di çfarë, 56
po bujku krisi e iku s’di se ku. S’kish dashur të bëhej “baxhnak e ortak” me Xheladin Benë, siç bëheshin vezirët e pashallarët me sulltanët e Stambillit.”, “ Çupërinë ia kish falur s’di se kujt ( Xhixhiko hanëmi- B.I.)… po Beu s’bëri as gëk as mek, se bintë në luftë me pashallarë e vezirë, me baxhanakun e tyre, Sulltanin.” •
menyra e jetësës, beu kundërvihet me ata që
“bënin gur e hanin
misër.” •
menyra së si e konceptojnë botën. Beu e redukton botën vetëm në dy procese fiziologjike që janë të ngrënit dhe bota erotike: “Kësaj “punë” ay i thosh “ puna e perëndisë ”, po bota i thosh “puna e djallit”. “…. qehajllarët”, “tirmat” siç u thosh beu “, apo “lanxhot”, “lozat”, “zybat” siç u thoshën me gjysme goje ata të tjerët, vegjëlia”.
•
në një kuptim me të gjerë beu kundërvihet me masat e gjera në faktin se beu, për arsye të caktuara estetike (e që lidhen me domethënien filozofike të veprës), nuk mund të këtë një pasradhës të ligjshëm, ndërsa “ata” shtohen përditë.
2.Beu kundërvihet edhe me fenrat me të cilat hyn në mardhënie në dy rrafshe kryesore: •
në planin fizik “Buzët i kish të vala, të thata mustaqet të ashpra si kreshta derri”. “Çupa sikur s’ish nga kjo botë …. një hyrie….”
•
siç
e
ka
përkufizuar
studiuesi
B.
Gjoka
:
ekziston
edhe
një
“kundërvënie e rrafshit seksologjik: “të miturat e kanë gjakun të hollë, të valë, dhe gjaku i hollë dhe i valë e hollon, e ngroh dhe e spastron gjakun e trashë të frohtë….” Kjo novelë ndërtohet nga një thyerje kompozicionale: koha e rrëfimit është një ditë e vetme nga “fundvjeshta” e jetës së beut; koha e rrëfyer përfshin rininë e beut, si edhe sikicon jetën e babait dhe gjyshit të tij. Rinia
57
është përiudha e lulëzimit të beut, kjo duket në: pasuri, sundim, argëtim, epshe, ngrënie. 3.Kundërvënihet edhe “impotenca e beut nepsqar” ( krahasimi I B. Gjoka, vepra cit.): “ Vogëlushja çupë hyri, çupë doli….” Ndërsa figura e Xheladin beut kundërvihet me vegjëlinë për të treguar shpërfytyrimin e tij moral, figura e Tat Tanushit i kundërvihet asaj të Kalies, në planin fizik( “aij i bardhë, ajo e zeshkaët, aij i gjatë, ajo e mitur, aij iirian, ajo judhee”.); për të vënë në pah një ide themelore për veprën e Kutelit, siç e përshkufizon ai vetë në këtë novelë, “dashuria nuk është as e bardhe, as e zeze, as tjatër ngjyrre,po vetëm dashuri e asgjë tjatër. Ajo është si era: fryn ku do vetë dhe ne i dëgjojme bucitjet.”(f.16)
Figura e Xha Brahos krijon kundërvënie në dy rrafshe: 1)
me shoqërinë. Gjatë gjithë tregimit marratori vë në dukje se
protogonisti jeton në një kohë tjetër: në një kohë kur “s’kish në botë gjë me të madhe e me të mirë se sa
të jesh ”kapedan” e të luftosh….”. Edhe
veshja e tij: fustane me treqind kinda, çepkene me dra e gajtan, triqndë, shishanja, takie etj, këtë funksion kanë: të japin figurën e tij të larguar në kohë. 2)
ma Qamilin në dy rrafshe kryesore:
- në planin mendor. Xha Brahua është në thelb personazh romantik, që jeton me të shkuarën e nuk shkëputët prej saj; ndërsa nipi i tij është realist: “rrintë ditë e natë në ato kafet e unjtra të
qytëtit dhe lontë kumar”.
Ngjyrimi negativ që i vishet kësaj figure është mbishtresë e subjektivitëtit të marratorit (duke pasur parasysh së figurat janë vëzhguar nga këndvështrimi i një fëmije). - Për të treguar se mundësia për të jetuar në një kohë tjetër, për të jetuar me të shkuarën, nuk ekziston autori i kundërvë fizikisht këto dy figura që 58
përfaqsojnë “ ëndrrimin romantik” të të jetuarit në një kohë tjetër dhe realitëtin, i cili vendoset përball tij me pamjen me të ashpër: Qamili “ish djalë i pashëm, i gjatë, vetullzi”; Xha Brahua, me zërin që “dukej si i lagur me lot”, “me shume i pikëlluar se sa i lodhur”. Për të realizuar këtë ide, autori i jep atë fund figurës së xha Brahos :ai varroset së bashk me kohën e tij.
5.3. -
Modeli IV: Karaktërizimi me anë të gjuhës.
Për të vendosur figurën e xha Brahos në një kohë të shkuar autori përdor fjalë të vjetëruara, kryesisht në përshkrimin e veshjeve të personazhit (të cilat u përmendin me lartë).
-
Ndërsa leksiku oriental si edhe menuja orientale e përdorur për karakterizimin e figuraës së Xheladin beut, ka si funksion të paralelizojë një individ në rënie ( në vjeshtë të jetë së tij) me një perandori në rënie, e cila, ashtu si protagonisti, e ka kaluar fazën e lulezimit të saj.
-
Krijimet e Kutelit shquhen për përdorimin me efekt karakteriziues të frazeologjisë popullore, veçanërisht të urimieve e mallkimeve: “të martë zoti mentë”,
“ të lëntë përëndia pa sy”, “thefsh arrëzëzn e qafës”,
“Ngorç në ndonjë përrua”,“t’u shojtë emri, të këndoftë kukuvajka në shtëpi” etj. -
Për nga ana sintaksore fjalitë që ndërton Kuteli janë të gjata të tipit “…. dhe…dhe...”, për të treguar në rastin e beut shtazarinë shpirtërore dhe në rastin e Maros forcën fizike dhe kembënguljen.
-
Me efekt karaktërizues janë në këtë tregim edhe përshkrimi i menusë së beut: “çorbë pule të majnë, tërë sythe lyre, por të athët, të prerë me limua…. e vazhdoi me mish të bardhë pule e miske, me qëngj të pjekur, e mbylli me sheqerpare të mbytur në sherbet të trashë të mbuluar me pluhur xhenxhëfilli”.
59
Ushqimi dhe erotizmi janë dy motivet e jetës së beut, ku i pari, veç funksionit që dhanë me lart, vihet në funksion të të dytit, pra shërbën si një lloj afrodiiziaku për beun: “... ish lidhur. Kësaj here s’kish bërë ferk as xhenxhefili, as karakfili e as rakia me meze”. Edhe në novelën “Tat Tanushi i Bubutimes” autori përdor fjlaë të vjetra për të vendosur ngjarjen e saj në një kohë të shkuar të papërcaktuar: preps ( duhet, geqishtja e vjetër), Aousa(emir i lashtë i Vjosës), klhisur(themeluargreq.vj.), Iiri, “Tata edhe Urata-emer që përdoret edhe sot në atë krahinë”, “Dhëgjoi, befas, prej së thellosh, një ze që flistë në një gjuhë të lashtë.”, hllanida-veshje(gr.),
aksios-i
drejtë,
anaksios,
liqëri
i
Ahridës-Ohrit,
pnëvatofrë-shpirtbartës. 5.4.
Modeli V: Karakteristizimi me anë të efektit që lë pamja e një personazhi në personat me të cilët hyn në veprim:
Ky model gjen zbatim në novelën “ Vjeshta…” për karaktërizimin e figurës së protogonistit në dy rrafshe: 1)
fizikisht “Kopilja…ngriu…për një çast asaj iu duk i llahtarshëm, si zogu gjarprin, që i afrohet t’i hedhë helmin, dhe s’iktë dot…frika i kish mbërthyer në vend.”
2)
autoriteti i tij ndaj fshatarëve: “dhe njërëzit ia dëgjonin vetëm kollën osë pëllëmbët që i përpiqtë faq-faq, dhe atëherë u ngritë gjaku në zemer “përpoqi duart beu!”
5.5.
Modeli
VI:
Karaktërizimi
nëpërmjet
rrethanave(
vetëzbulimi në veprim): Përgjithësisht personazhet e Kutelit janë aktiv (dinamik) dhe e zbulojnë vetën e tyre në veprim apo rrethana specifike. Për figurën e Xheladin beut do të mjaftontë vetëm paragrafi ku përshkruhet marrëdhënia e tij në Gurien, për të zbuluar gjithë thelbin e figurës së tij: “E shtyn ngadalë drejt 60
divanit, duke ia shtypur vrazhdë gjinjtë - si zot malli…”92 I tillë ndjehet Xheladin beu jo vetëm kundrejt njerzëve që “ Edhe sikur t’u bëntë urdhër që të shtriheshin përdhe që t’i shkeltë me këmbë, sic shkelet balta për të bërë plitharë, shume prej tyre do të shtriheshin t’i shkeltë. Se jo në kot Xheladin Beu kish në dorë bukën e kopaçen…” Ai e tregon vetën në mardhënie me femrat si mashkull që i’a lë në dorë luftën “ kamxhikut”. Tat Tanushi gjithashtu karakterizohet në veprim, madje në një bashkim zinxhir të veprimeve domethënësë: -
Kështu, në fillim tregohet se “besa ish fuqia e tij e madhe”.
-
Me vonë se për hartër të Kalies “ay kish veshur petkun e priftërisë”.
-
“Dikur, nga malli i shkau mendja t’i hapë varrë që ta shëkojë edhe një herë”, “ s’kish fuqi t’i largojë dëshirat (e mishit-B.I)”; “emria e Apollonisë, kreu nëkatin e madhe të mishit”.
-
Tata harron porositë e zotit dhe “hyri në shtëpinë e zotit, …për të filluar
-
shërbesën.” Mekati me i madh i tij është mallkimi që i bën ëngjëllit të zotit: “Aty mbeç!”. Në pjesën e dytë të novelës po në të njëjtën menyrë përshkruhet spastrimi (katarsisi) i tij, i cili arrihet vetëm me anë të sprovave të shumta. Edhe figura e Ago Jakupit jepet si figurë në veprim, si në një rrugëtim drejt ngritjes morale, me anë të katarisist i cili gjithashtu arrihet “duke bërë mirë”. Në rrugëtimin drejt
“vdekjes së dëshiruar”, në përballjen me
“njeriun me të bardha” ai meson të pajtohet me njeriun që të pajtohet me zotin: “Agai i vështrontë e gëzohej nga gazi i tyre”, “i qeshtë zemra nga gëzimi i tyre”, “Ndjehej i lumtur, i lehtë. Sa mirë është të gëzosh tjetrin se gëzon veten”.
92
Boldimi dhe nënvizimi janë të miae, B.I 61
Xha Brahua kryen vetëm një veprim për të karaktërizuar veten, për të treguar se nuk dëshiron të ndahet nga koha e tij: “Një ditë prej ditësh, plaku e mulliri i Shkumbanores u
bashkuan për jetë e mot”. Tre
personazhet e parë që trajtuan janë personazhe dinamik, i pari drejt degradimit
moral e fizik; dy të tjerët drejt ngritkes morale. Vetëm
personazhi i fundit është personazh i përfunduar, i kryer, i dhënë përfundimisht.
Në
përgjithësi
në
tregimet
e
Kutelit
mbizotërojnë
personazhet e tipit të dytë.
5.6.
Modeli VII: Karakterizimi nëpërmjet përmbajtjes normale, psikologjike, shpirtërore që përfaqson personazhi:
Në përgjithësi personazhet e Kutelit janë bartës të një morali të caktuar. Kështu Xheladin beu, si përfaqësues i një shtrese të caktuar shoqërore, është bartës i një morali të ulët, përfaqëson një shtresë të degraduar dhe kundërvihet me popullin, bartësin e moralit të shëndoshë (shiko Modelin III ). Përmbajtja morale e personazhit është edhe një menyrë për t’i dalluar ata nga njëri-tjetri. Ndërsa përmbajtja psikologjike nuk është karakteristike për Kutelin me gjithë atë personazhe psikologjik ka. Të tillë janë edhe Xheladin beu e Ago Jakupi: “Dendur lotontë fshehtazi, për Sulin, për vetvetën. Dhe shtontë. – Hej Zot, o zot, pse s’me mbledh e mua me shokët. – U lodha o zot, së rrojturi, u lodha.” Për Xheladin beun rënia psikologjike nis me zbulimin së është plakur, është shume i rëndësishëm në këtë novelë detaji i pasqyrës-momenti i përballjes me vetën: “qëndroi një cast përpara pasqyrës sa një derë, u shikua e nuk e njohu vetën; nga pasqyra e vështrontë një burrë tjetër me ca sy të skuqur, të kërcyer, me një grykë të shfryrë e të varur…..Aty-këtu, nëpër mustaqët e kershpëruara, i dukeshin fije ergjëdi….A mos e kish fajin pasqyra?”
62
Këto dy momente të pasuara nga ankthi nga e ardhmja, nga vdekja, nga mospasja e një trashëgimtari se kujt t’ia lë gjithë ato që zotëronte, si edhe t’u ndjerit “si një zog që sheh gjarpërin tëk afrohet e nuk ik dot.”; tregojnë për rënien psikologjike të personazhit. Një tjetër detaj artistik është ai i zbrazëtirës, i cili jepet në funksion të rrënimit të pandalshëm që jepet përmes portretizimit moral të brendshëm. Personazh me përmbajtje të dukshme morale janë edhe Ago Jakupi e Tat Tanushi si personazhe në rrugëtimin drejt ngritjes morale (për të cilët folm me lartë). Tëk Tata dallojme edhe elementët shpirtërore të cilat e karaktërizojnë atë: besimi i palëkundur, dashuria e pakufijshme për Kalien. Edhe Xha Brahua karakterizohet nga elemente shpirtërore, siç është dëshira që “ta martonte Qamilë, e ky të bëntë fëmijë, shume fëmijë.” që të mos i mbyllej dera.
5.7.
Modeli VIII: Karakterizimi nëpërmjet monologut.
Në tregimet që kemi marë në shqyrtim shfaqet në karaktëerizimin e figurës së Xheladin Beut, në trajtën e një bisedimi me zë me vetën: “u mplake, Xheladin Be…”, “Unë …”- “Hajde, be, hajde…..Edhe për tët atë të tha fjalë të rënda nga ato që nuk i ngre kandari.” Por edhe në figurën e Ago Jakupit (lutja me mend –u përmend me sipër)
5.8.
Modeli IX: Karaktërizimi me anë të episodeve nga e kaluara.
Edhe ky model shfaqet në tregimin “Vjeshta..”. Siç e vërejtëm edhe me sipër novela ndërtohet përmes një ekspozicioni të dyfishtë: rrëfehet për beun me dy kohë: në të tashmen dhe të shkaurën e tij. Veç kësaj rrëfehet edhe për gjyshin dhe babain e tij. Kjo mer funksion parësor në interpremtimin e figurës së protagonistit, për të treguar se Xheladin beu 63
shfaq një sjellje që e ka të mesuar (nga paraardhësit e tij). Këtë funksion duket se kanë këshillat e gjyshit: “Mbaje e shtoje atë që ke; preja kokën atij që mundohet ta ngrerë me lart; mos lerë të dalin në kasabanë tënde e në mallin; ki mendjen të shikosh nga fryn era e nga ngroh dielli për punë të tjera bëj ç’të duas”; “Ç’do gjë e gjallë që pillet, rritët e kullot në dhenë tënde është jotja. Merre e bëj ç’të duash”. Për nga karakteri gjyshi i Xhaldin Beut është cilësuar si binjaku I tij (krahasimi i B.Gjokës) 5.9.
Modeli x: Karakterizimi nëpërmjet një thenie( a gjesti) që shoqëron
personazhin.
Personazhi I Ago Jakupi karaktërizohet në tërë tregimin nga e folura (lutja) e tij: “Zot , o Zot! Ose Zot, oZot sa i madh je!. Kjo lutje e ndjek personazhin edhe në momentë dhembjeje të madhe siç është vdekja e djalit, edhe në çastë lumturie shpirtërore. 5.10.
Modeli XI: Karakterizimi me anë të ëndrres:
Në novelën “E madhe është gjëma e mëkatit” ëndrra që sheh protagonisti ndjek po atë linjë veprimesh si edhe vetë jeta e tij (për të cilen folem me lart): Fillimisht
Tata pavarësisht dhembjes ndjen edhe gezim sepse vetë
Krishti i kendontë Kalijes së vdekur, por kur nis të mednojë për të mirat e kësaj botë- mekaton, gabon para zotit sepse tashme ndjehet si “engjelli i zi i hedhur nga qielli në hadh”, “shojti gjithe kandilet” Pra ëndrra zbulon të vertëtat e shpirtit të Tat Tanushit faktin se vdekja e Kaljes do ta çonte kundër Zotit dhe se do të shndërohej në një “ëngjëll” të zi . Ëndrra mbyllet me një zë që fliste një gjuhë të lashtë: “Qëtësi, qëtësi… sepsë të fshehta e të çuditshme fort janë rrugët e zotit. Si lum i rreptë zemerimi I tij, si det i thellë meshira” Kjo thënie e ruan vërtëtësinë për pjesën e fundit të novelës. Në tregimin “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit” protagonisti shikon tre herë në ëndërr “njeriun me të bardha” Ëndrra
është pikë kyçe në këtë
tregim sepse është pikërsiht ajo që kushtëzon “kthesën” e Ago Jakupit për
64
pasojë, realizon edhe dëshirën e tij për tu mbledhur me shokët. Njeriu me të bardha në këtë tregimi hyn si personazh në tregim, funksioni i tij është ai i transmetimit të fjalës së Zotit. Qëllimisht autori e emerton me këtë perifrazim simbolik. 5.11.
ModeliXII: Karakterizimi me anë të kujtimeve nga e shkuara:
Ky model karakterizimi gjen zbatim veçanërisht në novelën “Vjeshta….”. Është
karaktëristikë
në
këtë
novelë
të
treguar
në
menyrë
prapavënështruese: fillimisht rrëfehet për rinin e tij (“Kish patur, vërtët, në të ri, një si frëngjyzë…”), e me pas për gjyshin e babin e beut; ndërsa në pjesën e dytë rrëfehet lidhja e beut me Maron e Kovit. Veç këtyre, është karakteristik për Kutelin të gërshetoi në rrëfim të tashmen me të shkuarën. Nga të gjitha këto kanë vlerë të vecantë për intërpretimin e figurës dy rrëfime: ai për gjyshin e Xheladin beut dhe, rrëfimi për Maron e Kovit. I pari, siç e përmendëm edhe me lartë, e justifikon në një farë menyre figurën dhe vepret e beut, pasi lë të kuptohet së ajo e tija është një sjellje e mesuar. Këtë funksion kanë edhe këshillat e gjyshit. Takimi i Xheladin beut me Maron e Kovit është i rendësishëm sepse është pikërisht ai që e rrënon psikologjikisht Xheladin beun. Inçesit i mundshëm me të bijën, të kuptuarit se një kohë të gjatë ka mar në konak si “dylber-hesapi” Rizain- të birin sipas gjasave -ky moment i vetëm ndërgjegjësimi ( Hajde-hajde, ku degdise o Xheladin Be! Si qentë e si derrat!”) e çon beun, “ njeriu i gjakut, i ahengut dhe i frëngjyzës” në çmenduri. Karakterizimi me anë të një detaji artistik: është përdorur veçanërisht për figurën e Xheladin beut. Bie në sy të përmendurit e faktit “që e kishin pritur me shpraga mëndafshi dhe e kishin tundur në djep floriri”. Kjo e ka bërë Xheladin beun të ndjehet ndryshe nga të tjerët, ndaj edhe përballja me të vërtëtën shkakton atë process psikologjik tek ai. Vazhdon karaktërizimi i tij në pjesën e dytë me rënien e kamaxhikut nga dora- në menyrë simbolike; si edhe zërat e vdekur që, për ironi, e ftojnë të
65
vij “me tabut floriri, me qefin mendafshin, ashtu siç të kanë tundur në djep.” Si edhe përballja me kërmen dhe galat “shtruar në gosti. Pasi përshkruan beun dhe zotërimin e tij në “atë mengë”, autori bën një përshkrim fare të shkurtër të fushës: “ këtu të verdhë, në tutje të murrme dhe vende-vende të gjelbër, me selvi. Atje ku dukeshin selvi kish varreza, të vdekur,….”.
Sipas një interpretimi të mundshëm ngjyra e verdhë
simbolizon mungesën e jetës së vërtëtë dhe ekzistëncën e një jetë bosh, të tharë, jetë pa jetë, pa bukuri; pra simbolizon vjeshtën e jetës për të treguar se jetë të vërtëtë këta fshatrë kanë vetëm në varreza, vetëm aty nuk janë në dorë të bejlerëve. Gjithashtu edhe qytëti përshkruhet si i mbështjellë “me kithin e përndritur të vjeshtës së thatë”. Qyteti simbolizon jetën që bëhet në të; vjeshta e tij– mundësinë e përfundimit të një jetësë të tillë, lindjen e dickaje të re. Ashtu si fundi i novelës ku autri lë të hapur mundësinë për lindjen e një trashëgimtari të beut, për pasojë edhe vazhdimin e kësaj jetese të degraduar të asaj shtrese shoqërore dhe përuljes së fshatarëve. 5.12.
Moduli XIII: Karakterizimi me anë të këndvështrimit të heshtur të personazhit:
Edhe pse rrëfehet në vetën e tretë, nga marratori, gjatë gjithë tregimit vihet në pah dëshira e fshehtë e Xha Brahos që “ta martonte Qamilë e ky të bëntë fëmij, shume fëmijë.. ta bëntë mullinë e Shkumbanores “fambrikë Avrope ...”. Ago Jakupi karakterizohet me një thënie, lutje ndaj zotit. Të dyja këto figura e zbulojnë thelbin e tyre me këtë thënie. 5.13.
Moduli XIV: Personazhe statik
Nënkupton se vetëm një tipar karakterizues është dominant. Personazhi i Xha Brahos përfaqëson një “donkishot” shqiptar, njrri i mbetur prapa në kohën e tij (shih me lartë). Edhe Xheladin Beu karakterizohet nga mbizotërmi i dy insttikteve: grykësisë dhe instikti erotik, ku pa të parin nuk mund të ekzistojë as i dyti. Të dy këto personazhe janë personazhe të
66
përfunduar, ashtu siç hyjnë në tregim/novelë ashtu janë edhe në përfundim të saj.
6.
PËRFUNDIME
Mitrush Kuteli shfaqet në letërsinë shqipe në një moment kritik për sa i përket gjendjes politiko-shoqërore të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe
67
kulturore. Ardhja e Kutelit në letërsinë shqipe (vitet ’30) përkon edhe me një sërë trazirash me karakter politik, si edhe me mungesën e një strukture të formuar shtëtërore. Të njëjtën pamje ka në këtë kohë edhe kultura, për të mos folur këtu për mungesën pothuaj totale të institucioneve kulturore, gjë që është me së e natyrshme për një vend si Shqipëria, që për shkak të pushtimit pesëshekullor, për shkak të mungesës së një organizimi të drejtë e të plotë, si edhe për shkak të politikave shkombëtarizuese që kishin ndjekur armiqtë e jashtëm e të “brendshëm”; pra për shkak të një sërë faktorësh të jashtëm, Shqipëria e këtyre viteve në fushë të kulturës ishtë po aq e rrënuar sa edhe në fushat e tjera; mjafton këtu të përmendim se tëtëdhjetëpesë përqind e popullsisë ishte analfabete. Vetëm tani fillon një përçapje e vogël për aktivizimin e jetës artistike në vend, si p.sh. në artet pamore, muzikë etj; ashtu edhe në letërsi. Kjo e fundit u zhvillua në pothuaj gjithë llojet përbërëse të saj. Bie në sy sidomos lëvrimi i drames dhe prozës për të cilat pothuaj mungonte trashëgimnia. Mirëpo botimet e para në këtë fushë vuanin nga po ato mangësi a probleme si letërsia jonë e Rilindjes Kombëtare. Ndaj, siç është nënvizuar në botime të ndryshme të Historisë së Letërsisë, autorët e viteve ’30, ku përfshihet edhe Kuteli, e pasuruan letërsinë shqipe të kësaj periudhe: Së pari: sepse kjo letërsi shërbeu si një shkollë e lëvrimit dhe pasurimit të gjuhës shqipe; Së dyti: sollën menyra të reja krijuese, duke qenë se pjesa me e madhe e tyre ishtë shkolluar në perëndim ose kishte njohje rreth procesit letrar e kulturor evropian; Së treti: me eksistënca e njëkohëshme e metodave dhe shkollave të ndryshme letrare, gjë që dëshmonte për larminë e letërsisë shqipe . Dhimitër Pasko/Mitrush Kuteli është një personalitet i letërsisë shqipe që do të mbahet mend për ndihmesën, përkushtimin e treguar ndaj atdheut të tij (gjatë kohës kur punonte si ekonomist apo titullar i lartë i shtetit shqiptar); edhe pse në kohë të ndryshme janë shprehur mendime të ndryshme (për 68
arsye të njohura tashmë). Gjithashtu Kuteli do të mbahet mend për idetë e tij përparimtare në lidhje me fatin e “popujve të vegjël”. Por ai do të vlerësohet me së shumti në letërsinë shqipe për punën e tij si editor, kritik letrar, përkthyes, si autor i disa poezive, ende të panjohura gjerësisht, me vlera të veçanta poetike e letrare; si përpunues i baladave e legjendave popullore; por veçanërisht për lëvrimin e rrëfenjës si lloj i ri letrar. Me gjithë të tatëpjetat në vlerësimin për Kutelin, veçanërisht atëherë kur nuk ekzistonte një kritikë e mirëfilltë letrare, sot atij i është kushtuar vëmendja e nevojshme për ridimensionimin e përmasave të krijimeve të tij. Leximet që i janë bërë veprës së Kutelit kanë qënë të ndryshme në kohë të ndryshme, madje dhe ekstreme: për një përiudhë të gjatë kohore asaj i’u bë vetëm një lexim sociologjik, duke e zhveshur kështu nga gjithë vlerat artistike që ajo mbarttë dhe, veshja me disa vlera, që edhe në qoftë së eksistojnë, gjë e cila duhet dhe është vënë në dyshim; nuk janë vlerat qenësore të krijimtarisë së tij. Ndërsa vitëet e fundit vërehet një mani për t’i inkuadruar veprat letrare brenda kontekstit të modernitetit dhe avangardës së letërsisë evropianë të kohës. Duke u mbështëtur kryesisht në mendimin e R.Qoses ne mbrojme mendimin se ç‘do letërsi sjell risi në procesin letrar artistik të një kombi, porse është tjetër gjë ai prodhim letrar që njohu letërsia me përparimtare evropianë. Moderniteti dhe avangarda (nocione magjepsësë siç i quan prof. Qosja) mund të konsiderohen si “luks” për një vend si Shqipëria e asaj kohë ku pjesa me e madhe e popullsisë ishin analfabetë. Me gjithë se Kutelit i është kushtuar vëmendje nga kritika letrare si edhe nga institucionet kulturore a politike, ende ai vazhdon të jetë një gurrë vlerash për studiuesit e rinj, por dhe ata me përvojë. Gjykojmë se veprës së tij mund t’i afrohesh nga pikëvështrime të ndryshme dhe gjithmonë mbetet e painterpretuar në menyrë përfundimtare . Në këtë punim jemi munduar të japim mendimin me përfaqësues për Kutelin dhe veprën e tij duke mos pretënduar se kemi përfshirë ç‘do aspekt 69
të trajtuar të kësaj krijimtarie, si p.sh. çështje të tipologjisë zhanrore, të cilat ose i kemi përmendur në trajtën me përfaqësuese të tyre, pa shpjeguar ose nuk kemi mundur t’i trajtojme brenda këtij punimi. Metoda me anë të së cilës në i jemi afruar veprës së Kutelit është e patrajtuar gjerësisht në shkrimet për të, por përmendet në pothuajse ç‘do shkrim, kjo për vetë faktin se personazhi është pjesë thelbësore në ndërtimin e një vepre letrare. Për konkretizim të tëmes kemi marë në shqyrtim vetëm personazhet kryesore të katër prej krijimeve të Kutelit. Në përfundim të punimit rezulton se me gjithë se personazhet nuk janë objekt më vetë për Kutelin (pra nuk i përkushtohet parimeve për ndërtimin e figurave) ai është përdorues mjeshtëror i mënyrave të karaktërizimit të figurave. Në përgjithësi
personazhet
e
krijuara
prej
Kutelit
janë
personazhe
të
përfunduara, personazhe statike, që nuk evoluojnë .Mirëpo nuk mungojnë edhe personazhet dinamik, në ndryshim të vazhdueshëm si: Tat Tanushi apo Ago Jakupi - drejt ngritjes morale; apo Xheladin beu - drejt rënies morale. Gjithashtu Kuteli nuk parapëlqën të krijoi figura a situata psikologjike, me gjithë atë të tilla gjenden në krijimet e tij, siç është rasti i figurës së Xheladin beut dhe i situatave të krijuara në këtë novelë. Personazhet e Kutelit janë në ç‘do rast personazhe të formuara nga psikologjia popullore; personazhe që, ashtu si ai vetë ruajnë lidhje të ngushta shpirtërore me vendlindjen e tyre. Kemi trajtuar këtu një nga shtresat me të parapëlqyera prej Kutelit, atë të bejlerëve (e cila mbart një ngjyrese të theksuar të antipatisë se autorit), por nuk kemi mundur të trajtojme një tjetër personazh të preferuar prej tij që është kaçaku – i cili shndërohet në hero moral për Kutelin . Në menyrat e karaktërizimit të personazheve Kuteli përdor disa menyra origjinale si p.sh. rasti i përshkrimit të menusë (orientale) apo karakterizimi me anë të një detaji artistik kuptimplotë për intërpretimin e figurave dhe parimeve udhëheqëse të tyre. Shpresojme se ky punim mund të shërbejë si një interpretim modest i figurave të Kutelit dhe për pasojë të krejt veprës se tij. Ai mund të çohet me tëj me një analizë të hollësishme të ç‘do krijimi 70
autorial të Kutelit, por ndoshta edhe me një analizë të risive të mundshme që sjell Kuteli në rikrijimin e
baladave dhe legjendave (me qenë se sot mbizotëron mendimi se ato janë rikrijime dhe jo ritregime, besojme se patjetër autori do të këtë ndërhyerë në to edhe me veçantësitë e tij krijuese ), për të vërejtur dallimet mes tyre, pra një vështrim në plan krahasues. Kjo punë do të nxirte në pah veçantësitë e parimit ndërtues të figurave në prozën e Kutelit, si edhe do të ishtë një intërpretim për këto personazhe. 7. Bibliografi
1.
Aristoteli, Poetika, Tiranë, Çabej, 2006;
2.
Bashota, Sali, Kuteli prozator, poet, kritik, Rozafa, Prishtinë, 2007;
3.
Bejko, Sadik, Njeriu dhe mekati, në gazetën Standard, Tiranë, 30 qershor,2007;
4.
Bulo, Jorgo, Për një tipologji të narracionit në prozën e Mitrush Kutelit, në studime Filologjike, Tiranë, nr 1-2,2002;
5.
Camaj, Martin, Kuteli ende i pazbuluem, në gazetaën Albania, 4 maj 2000;
6.
Dado, Floresha, Teoria e veprës letrare, Poetika, Toena, Tiranë, 2006;
7.
Elisie, Robert, Historia e Letërsisë Shqiptare, Dukagjin –Pejë, 1997;
8.
Elisie, Robert, Letërsia shqipe –një histori e shkurtër,
9.
Gjoka, Behar, Proza e Kutelit, Ideart, Tiran 2004;
10. Gjoni,
Spiro, Netët dhe ditët shqiptare të Kutelit, në Studime për autorë
të ndaluar, Qëndra e Studimeve Albabologjike, Inistituti i Gjuhësis dhe Letërsise, Tiranë, 2008; 11. Gjoni,
Spiro, Seminar mbi veprat dhe gjuhen e Mitrush Kutelit, në
studime Fiologjike, nr 1-2, 1999; 12. Hamiti,
Sabri, Letërsia Moderne Shqiptare, Albas, Tiranë,2002;
71
13. Historia
e letërsisë shqiptare, botim i Akademise së Shkencave, Tiranë,
1983; 14. Kadare, 15.
Ismail, Ardhja e Migjenit në Letërisn Shqipe, Tiranë,1991;
Letërsia si e tillë, Akademia e Shkencave, Instituti i Letërsise dhe Gjuhesisë, Toena, Tiranë, 1996;
16. Jorgaqi,
Nasho, Parathënie në Mitrush Kuteli, vepra letrare 1-5, Naim
Frashëri, Tiranë, 1990; 17. Jorgaqi,
Nasho, Poetika e dokumentit, Naim Frashëri, Tiranë 1987;
18. Jorgaqi,
Nasho, Sprovë për historinë e mendimit estetik shqiptar (1504-
1944), në Për Fan Nolin e të tjere, Tiranë, Dudaj 2001; 19. Kolevica,
Petraq, Pak fjale për një shkrim që thotë shumë, në Mitrush
Kuteli, E madhe është gjëma e mëkatit, Tiranë, 2000; 20. Kolevica, 21. Kuteli,
Petraq, Me mitrushin, Toena, Tiranë, 2004;
Mitrush, Prozë dhe vargje të zgjedhura,
Mitrush Kuteli, Tiranë
,2001; 22. Kuteli,
Mitrush, Proze dhe vargje të zgjedhura, Mitrush Kuteli, Tiranë ,
2004; 23. Kuteli,
Mitrush, Tregime të moçme shqiptare, Tiranë, 1965;
24. Maloki,
Krist, A asht’ poet Lasgush Poradeci, në Përpjekje Shqiptare,
Tiranë, nr. 18-24, 1938; 25. Meminaj,
Mariglena, Veçoritë të metodes krijuese në prozën e Mitrush
Kutelit, në Buletini Shkencor, Nr.9,Universiteti Teknologjik “I.Qemali”, Vlorë, Vlorë, 2006; 26. Petriti,
Koçi, Fjala poetike kuti e Pandores, Globus R, Tiranë, 2008;
27. Plasari,
Aurel, Kuteli midis të gjalleve dhe të vdekureve, Apolonia, Tiranë,
1995; 28. Plasari,
Aurel, Shenime përmbi shenimet, në Mitrush Kuteli, Shenime
Letrare, Grand Prind, Tiranë 2007; 29. Pasko,
Atlanta, Pak fjalë mbi jetën dhe vepren e Mitrush Kutelit, në
Mitrush Kuteli proze dhe vargje të zgjedhura, Mitrush Kuteli, Tiranë, 2001; 30. Qosja,
Rexhep, Nocione magjepsëse, në Studime Gjuhësore, Prishtinë,
2006;
72
31. Rugova,
Ibrahim, Kahe dhe premisa të kritikes letrare shqiptare (1504-
1983), Faik Kominca, Prishtinë, 2005; 32. Suta,
Blerina, Disa aspektëe të narracionit në prozën e Kutelit, në
Studime Filologjike, Tiranë, nr -2, 2002; 33. Shala, 34.
Kujtim , M., Kujtesa e tekstit, Buzuku, Prishtinë 2003;
Shema, Isak ,Pamfletet e Mitrush Kutelit, në Vleresime të letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1996;
35. Çaushi, 36. Teoria 37. Tufa,
Tafik, Klubi i personazheve, Dajti 2000, Tiranë, 2000;
e narratives;
Agron, Harmonia që kushtëzon rendin e organizimit të botës , në
Fenomeni i avangardes në letërsinë shqipe, Arbëria, Tiranë ,2004; 38. Tupja,
Edmond, Mendimi i Mitrush Kutelit dhe aktualiteti i tij, në Pro
translatore-Shtjellime kritike për përkthimin, OmbraGVG, 2003; 39. Ukaj,
Ndue, Diskurs biblik në letërsinë shqipe; material i marë në internet;
40. Ukaj,
Ndue , Rinjohje e vlerave kutelianë në gazetën 55, Tiranë, 2005;
41. Uçi,
Alfred, Pesë të medhenjtë
e letërsise shqipe në optiken e një
rileximi, Vatra , Shkup, 2003; 42. Vinca,
Agim, Altëernativa letrare shqiptare, Shkupi, Shkup, 2006;
43. Vinca,
Agim, Aspekte të kritikes sonë, Prishtinë, 1977;
44. Velek,
Renë; Uorren, Austin, Teoria e letërsise, Onufri, Tiranë, 2007;
45. Zeqo,
Frida, Antologji e tregimit shqiptare 1884-1934, Naim Frashëri,
Tiranë 1985;
73
74