Dashuria

  • October 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Dashuria as PDF for free.

More details

  • Words: 578
  • Pages: 1
DASHURIA Dashuria ne fillim eshte deshire, por ne nje kuptim me te gjere se ne gjuhen erotike, romantike apo romaneske, ajo eshte deshire per dicka te cilen nuk e kemi por qe e aspirojme. Shume marredhenie ne fillimet e veta karakterizohen nga terheqja seksuale qe ushqen ndjenjat e dashurise pasionante. Romantika e dashurise eshte aq e njohur sa edhe femija behet adoleshent duke menduar se do te bjere ne dashuri patjeter gjate rritjes. Dashuria eshte nje lidhje e pandashme, ajo karakterizohet nga elemente te magjepsjes, deshires seksuale dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria perfshin nje ngritje psikologjike, thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazi per te, lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente. Dashuria perjetohet ne forma nga me te ndryshmet, aq sa mund te thuhet se cdo njeri i jep dicka tere kesaj ndjenje mbarenjerezore. Dashuria perfaqeson mbijetesen e nje pasioni teper njerezor nga me te bukurit, nga me karakteristiket, nga me dalluesit per njeriun, ndoshta me i bukuri e me i fuqishmi. Abraham thote se nje cift mund te bashkejetoje perderisa marredheniet seksuale te tyre te jene te mjaftueshme. Seksi mund te quhet kusht i nevojshem per dashurine por jo i mjaftueshem per te. Nuk duhet harruar gjithashtu qe nevoja per seks, duke qene fiziologjike dhe e domosdoshme per njeriun normal, eshte nje komponent me tepre per dashurine. Pa te, shpesh dashuria vdes. Midis njerezve lindin marredhenie terheqjeje dashurie, miqesie etj. Dashuria nuk ekziston vetem per partnerin, dashuri mund te kemi per familjen, atdheun, kafshet, natyren etj. Mark Antoni thote dashuroni ne moshe mbi 50 vjecare. Pervec dashurise se perjetuar ne rini kemi edhe dashuri te vonme, ne pergjithesi ajo e pasmarteses. Nevojat e njeriut, kerkesate tij per nje dashuri te madhe te vertete e te fuqishme qe te permbushe sa me shume te jete e mundur, parafytyrat qe ka krijuar ai qe ne moshe te vogel e ne adoleshence, mund te plotesohen tek njerez te ndryshem ne periudha te ndryshme te jetes se tyre. Dikush e gjen ate ne moshe te re, dikush me vone, dikush e gjen disa here, kjo nuk duhet menduar se nje rastesi, gje e cuditshme apo e pazakonte. Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumellojshme sa qe pothuajse cdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo i pelqyeshem. Nje martese eshte e moralshme kur lind nga dashuria por perderisa jeton dashuri. Dashuria qe ka cuar ne martese mund te mos kete qene vertete dashuri, po ndofta nuk ka qene ajo e kerkuara dhe dalengadale eshte shuar. Kunder fatalitetit te shuarjes, njeriu ka perpunuar ritin e ndezjes, te mbijeteses. Kemi disa lloje dashurie, dashuri romantike, shoqerore, imagjinare, e konsumuar dhe e plote. Cdo lloj nga dashurite e siperpermendura ka karakteristikat e veta. Njerezit me shume vite martese priren te behen perseri me romantike. Per rastet e ftohjes seksuale ka edhe rekomandime. Partneri burre apo grua, por sidomos kjo e fundit, duhet dhe mundet te mbroje veten ne menyre te tille qe vazhdimisht te zgjoje terheqje seksuale. Eshte vene re nje fakt qe jo me kot veshjet e brendshme te femrave jane nga me te rafinuarat dhe vazhdojne te rafinohen vazhdimisht. Ato jane te padukshme ndoshta nga te tjeret, por marrin vlere ne syte e partnerit. Perkedheljet, dhe sjellja e femrave zene nje vend te rendesishem ne terheqjen seksuale. Dashuria eshte nje ndjenje njerezore nga me te fuqishmet qe riperterihet vazhdimisht me riperteritjen e brezave.

Related Documents