Anglisht Conditional

  • Uploaded by: Ygert Cadri
  • 0
  • 0
  • August 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Anglisht Conditional as PDF for free.

More details

  • Words: 440
  • Pages: 1
Toka pas zhdukjes së njerëzve.

Nëse të gjithë njerëzit në tokë do të zhdukeshin nesër, natyra do të fillojë të mbizotërojë planetin. Si për fillim, nëse njerëzit nuk e ndotin më atmosferën, ajri shpejt do të bëhet I pastër sërisht. Nëse nuk do të ketë njerëz për të mirëmbajtur ndërtesat, ato shpejt do të fillojnë të kalbëzohen, por shumë pjesëve të ngurta do ti duheshin mijëra vite për tu zhdukur. Në përgjithësi, nëse 6.5 billionë njerëz nuk konkurrojnë me speciet e tjera në tokë, shume specie do të përfitojnë. Për shembull nëse njerëzit nuk kapin më peshq, përfundimisht numri I tyre ne mbarë botën do të rritet. Gjithësesi, nëse njerëzit zhduken nga toka speciet e kafshëve që rrezikojnë të zhduken nuk do të shpëtojnë domosdoshmërisht duke qenë disa janë tashmë shumë pak në numër. Disa specie në zhdukje do të kenë vështirësi më të mëdha për të mbijetuar nëse njerëzit nuk do të merrnin mundimin që ti mbronin ato nga speciet e tjera. Edhe nëse ne nuk helmojmë planetin, dekada do të kalonin përpara se të gjitha kimikatet e rrezikshme të zhduken. Edhe nëse djegia e lëndëve djegëse fosile do pushonin nesër, oqeanet nuk do të absorbonin të gjithë dioksidin e karbonit 𝑐𝑜2 në atmosferë për mijëra vite. Në fund edhe nëse vizitorët alienë të pushtojnë token pas një kohe 100 000 vjecare ato nuk do të gjejnë ndonjë shenja se një qytetërim i avancuar të ketë jetuar ndonjëherë këtu.

Zhdukja e dinosaurëve . Dinosaurët ndoshta u zhdukën pasi një asteroid gjigant goditi Tokën rreth 65 milionë vjet më parë. Por cfarë do të kishte ndodhur nëse ky asteroid nuk do të kishte goditur tokën? Shkenctarët besojnë se në këtë rast, dinosaurët do të kishin vazhduar të dominonin tokën dhe kafshët moderne ndoshta, nuk do ekzistonin. Në vend të elefantëve dhe luanëve dhe kështu me radhë, ishin tipe të ndryshme dinosaurësh, sepse kafshët që ne kemi tani thjesht nuk ishin në gjendje të evoluonin. Disa shkenctarë madje kanë sugjeruar që dinosaurët mund të jenë zhvilluar përgjatë të njejtave linja si qeniet njerëzore, por kjo është një pikëpamje e pakicës. Pikëpamja e përgjithshme është se ndoshta mendja e dinosaureve do të ishte rritur më shumë, por nëse ato do ekzistonin sot, dinosaurët në përgjithsi, nuk do të kishin ndryshuar shumë dhe do të dukeshin njësoj. Megjithatë, perspektiva për qeniet njerëzore nuk do të ishte aq e mire. Nëse asteroidi nuk do të përplasej me tokën,sot ndoshta nuk do të ishte asnjë njëri gjallë. Kur katastrofa e asteroidit fshiu dinosaurët kjo u dha gjitarëve përparësi. Pa atë përplasje të hapësirës, gjitarët nuk do të kishin shumë shanse kundër llojeve dominante të dinosaurëve.

Related Documents


More Documents from "terry"

Anglisht Conditional
August 2019 11
August 2019 16